You are on page 1of 1

 ju vëllezër dhe ju motra, 

Kudo që jeni në mërgim, 


Mos harroni gjuhën shqipe, 
Se e kemi trashëgim. 

Gjuhën tonë të lashtë, 


Që na fali perëndija, 
Trashëgim brezit të ri, 
Që të rrojë Shqipërija. 

Është e ëmbël dhe e rallë, 


Që me shekuj e kemi pasë, 
Sa të ketë frymën jeta, 
Me gjuhë shqipe do të flasë. 

Ta mësojmë abetaren, 
Shkrim, lexim e këndim, 
Fjala nënë dhe baba, 
Që gjithmon në zemër rrin. 

Gjuha shqipe gjuhë e artë, 


Kudo që jeni të tingëlloj, 
Se ju rrit me gjuhën e nënës, 
Sa të jem gjallë dua ta ndigjoj. 

Këshilloni dhe udhëzoni 


Fëmit që lindin botës mbar, 
Asnjëher të mos harroni, 
Se me rrënjë jeni shqiptar.

You might also like