You are on page 1of 10

LULET E SË

KEQES
SKEDA E LIBRIT
• Titulli i veprës: Lulet e së keqes
• Autori: Sharl Bodler
• Viti i botimit: 1857
• Nr. i faqeve: 160
• Lloji: Vëllim poetik
• Tema:
• Mesazhi:
Sharl Bodler
• I konsideruar si i fundmi i romantikeve dhe i
pari i moderneve, Sharl Bodler, mbahet si
më i madhi ndër poetët francezë. Pothuajse i
injoruar nga bashkëkohesit, i dënuar, i
dërmuar nga jeta, alkoli dhe droga, ai pat një
fund jetë të hidhur duke vdekur në moshen
46 vjeç, i paralizuar dhe me gojën të
humbur. Në të gjallë, ai nuk pat botuar veç
një përmbledhje poezish. Atë me titull "Les
Fleurs du Mal" ( Lulet e së Keqes ).
Akademiku francez, Jean d’Ormesson ka
thënë për të:" Bodler nuk ishte vetëm poeti i
epshit dhe i ankthit, trullosjes dhe vdekjes.
Ai ishte gjithashtu kritik me një inteligjence
të mrekullueshme. Në një epokë kur gjenia e
ëagner -it ishte e panjohur, ai e zbuloi dhe
lavdëroi veprën e tij. Gjatë jetës dhe pasionit
të tij për të Bukuren, ai ishte vazhdimisht i
ndarë në dysh, mes ekstazës dhe tmerrit të
jetës dhe të vetë ekzistencës njerëzore
TITULLI : LULET E SË KEQES
• Kemi shndërrimin e idesë (e keqja) në
imazh (lulja)
• Lulja simbolizon të keqen
• Titulli është alegori(metaforë e cila ka si
qëllim të godasë ngjarjet e jetës.)
• Ka përmbysjen e një vlere në një antivlerë
Modernizmi në 'Lulet e së Keqes'
• Titulli i ‘Lulet e së Keqes’, paraqet një estetike të re ‘moderne’ ku, e
bukura, sublimja (që simbolizohet nga termi ‘lule’), mund të
provokojë në saje të gjuhës poetike, realitete banale të natyrës dhe
sensualitetit të ‘mishit’, të ‘mëkatit’ (që simbolizohet nga e Keqja).
Dhe, me këtë lloj ‘materie’, mund të nxitësh frymëzim, të bashkosh
punën e imtë mbi gjuhën poetike ( përdorimin e formave tradicionale
si soneti dhe vargjet klasike) Ishte, pikërisht duke vepruar kështu që,
Bodleri arriti të ‘revolucionarizoje’ universin estetik duke marre jo
vetëm spunto nga tradita, (sipas së cilës vepra e artit duhej të ishte e
hijshme e me subjekte fisnike ), por mbi të gjitha duke realizuar
sintezën mes dy zgjedhjesh estetike, gjer atëherë të pakonceptueshme
për t’u kryqëzuar në mënyrë të tillë, pra: duke gërshetuar lirizmin
romantik me një forme sa me të përkryer.
• Vëllimi «Lulet e së keqes» është një rrëfim për shpresat, ëndrrat. Bodler ka
thënë se detyra e tij është të nxjerrë të bukurën nga e keqja. Në vëllim ka
kundërvënie ndërmjet kategorisë estetike të së bukurës, që ka për simbol
lulet, dhe kategorisë morale të së keqes. Modernizmi qëndron në faktin se
Bodler, ndryshe nga autorët klasikë, shkruan për të bukurën duke e parë
në një këndvështrim të ri: Letërsia duhet të evokojë edhe për anën absurde
dhe paradoksale të jetës dhe të bukurisë. Femra në poezitë e Bodlerit është
objekt kryesor mbartës i simbolizmit. Ajo është një ndërmjetëse e dy
gjendjeve kontrastuese të sipërpërmendura. Femra, sipas tij, është
një engjëll që të fal kënaqësi, por edhe një djall,
burim i së keqes, është qenia që na i mbush ëndrrat
me terrin më të madh; puthja e saj është helmuese.
Simbolika e udhëtimit ka të bëjë me rrugën e njeriut në jetë, lindjen dhe
zhgënjimin nga realiteti, tundimin nga djalli, dëshpërimin dhe revoltën e
njeriut të vrarë dhe së fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe
botën.
Gjuha dhe stili

• Forma të larta për tema të degraduara dhe të


ulëta, stil sublim për përmbajtje të
degraduar
• Kundërvënie dhe oksimoron; luksi dhe
varfëria, ekzotikja dhe familjarja, erotikja
dhe satanikja
• Çdo varg është autonom si kundërpeshë
ndaj kaosit të lëndës së trajtuar
Seksionet e librit
• Seksioni 1-2  Trajton gjendjen e poetit
dhe kontekstin ku zhvillohet aktiviteti i tij
• Seksioni 3-6  Trajtojnë tentativën për
arratisje dhe mohimin e gjendjes së tij
• Seksioni 3,4,5  Përshkruhet shmangia nga
realiteti, gjetja e ngushëllimit te vera,
opiumi, vendet ekzotike, erotizmi i
shfrenuar dhe protesta fetare.
• Seksioni 6  Arrihet në përfundimin se
fundi i gjithçkaje është vdekja
Tematika e 'Lulet e së
Keqes'
• PJESA "SPLEEN DHE IDEALI" VË NË PLAN TË PARË ‘SPLEEN’ -IN
DOMETHËNË MËRZITJEN, TRISHTIMIN ( NË KUPTIMIN E
ANKTHIT METAFIZIK ) NËPËRMJET TË CILËVE, VUAJTJA E
POETIT DHE FRYMËZIMI I TIJ ASPIROJNË DREJT ‘IDEALIT’,
DREJT NJË INFINITI SUBLIM KU MBRETËRON NJERIU. TE
POEZIA E BODLERIT FJALA ‘SPLEEN’, SIMBOLIZON MËRZITJEN
E NEVERINË NDAJ JETËS NË PËRGJITHËSI. 

• NJË GJENDJE E TILLË ‘SPLEEN’ -I ËSHTË EDHE ATMOSFERA


MBIZOTËRUESE QË USHQEN TËRËSINË E PËRMBLEDHJES
‘LULET E SE KEQES’, DUKE I DHËNE ASAJ NJË DINAMIKE
TEJET KONFLIKTUALE. NË TË POETI, SHPREH TRONDITJET E
SHPIRTIT TË VET TË PLAGOSUR KEQ, MES IDEVE SUBLIME
DHE BANALITETIT. DUKE U NISUR NGA PËRVOJA E VET
PERSONALE, SHARL BODLER, TRAJTON KËSHTU KONFLIKTIN
MES SHPIRTIT DHE ‘MISHIT’.

You might also like