You are on page 1of 23

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

“HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE
Departamenti i Mekatronikës
Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti

Dr. sc. Shpetim LAJQI


TEORIA DHE TEKNIKAT E MATJES
(Ligjërata e V-të)

3. Senzori elektromagnetikë, Kapacitiv,


Potenciometer, Piezo-elektrik

02 Prill 2020, Prishtinë


3.3.2.2. Senzori elektromagnetikë

Senzorët elektromagnetik shfrytëzojnë principin e induksionit gjatë


ndryshimit të fluksit magnetik. Bëjnë pjesë në grupin e senzorëve pa
kontakt ashtu që me masën e tyre nuk ndikojnë në rezultatet e matjeve
dhe të hulumtimeve.
Ndryshimi i fluksit magnetik realizohet me lëvizjen e pllakës metalike
dhe si rezultat fitohet rryma me tension në fundet e përçuesit:

d d dx d
e  N   N    N  V (3.17)
dt dx dt dx

Ku janë:
N – numri i mbështjellave,
 – fluksi magnetik, dhe
V – shpejtësia e lëvizjes së pllakës.
2/23
3.3.2.2. Senzori elektromagnetikë
Në Fig. 3.10 është treguar senzori elektromagnetik.

Figura 2.10. Senzori elektromagnetik


Duke u bazuar në principin e punës së senzorit elektromagnetik kompania Bruel &
Kjaer ka prodhuar tipin MM0002 në Fig. 3.11 i cili përbëhet nga magneti permanent
cilindrik mbi të cilin është vendosur kalemi i izoluar.

Figura 3.11. Senzori elektromagnetik i tipit MM0002


3/23
3.3.3. Senzori kapacitiv

Puna e senzorit kapacitiv bazohet në ndryshimin e kapacitetit të


kondensatorit nën veprimin e madhësisë matëse joelektrike (mekanike),
dhe bënë pjesë në grupin e senzorëve pasiv.
Kapaciteti i kondensatorit me dy pllaka të cilat gjenden në largësinë d
dhe kanë sipërfaqen A do të jetë, Fig. 3.12. a:

A
C   (3.18)
d
ku janë:
 – konstantja dielektrike e mjedisit ndërmjet pllakave,
A – sipërfaqja e seksionit,
d – distanca ndërmjet pllakave.

4/23
3.3.3. Senzori kapacitiv

Karakteristika themelore e kondensatorit paraqet ndjeshmërinë e tij e


cila mund të llogaritet përmes shprehjes:

C C
Nd  ose Nd 
A d

Në Fig. 3.12 janë paraqitur tri forma të ndryshme të senzorëve


kondensator me: pllaka drejtkëndëshe, pllaka rrethore, dhe pllaka në
formë kraheni.

5/23
3.3.3. Senzori kapacitiv

a) b) c)

Figura 3.12. Senzorët kondensator

a) me pllaka drejtkëndëshe, b) me pllaka rrethore, dhe c) në formë krahni

6/23
2.3.3.3.1. Senzorët me ndryshim të distancës së pllakave

Me ndryshimin e distancës ndërmjet pllakave të kondensatorit (d) mund


të ndryshoi madhësia e kapacitetit, Fig. 3.13

Figura 3.13. Senzori kapacitiv me ndryshim të distancës


Kapaciteti maksimal, do të jetë për distancën d, shprehja në vijim:
A (3.20)
C1   
d
Kapaciteti minimal do të jetë për distancën d0, shprehja në vijim:
A
C2    (3.21)
d0

7/23
3.3.3.1. Senzorët me ndryshim të distancës së pllakave

Ndryshimi i kapacitetit do të jetë:


 1 1
C  C2  C1    A    
 d0 d 
(3.23)
Pas rregullimit fitohet:
 

A  d 
C      1
d 1 d  (3.24)
 
 d 
A   d 
C       (3.25)
d  d  d 
Ndjeshmëria e senzorit kondensator përcaktohet me shprehjen:

C A
Nd    (3.26)
d d2
8/23
3.3.3.2. Senzorët me ndryshim të sipërfaqeve

Kapaciteti i këtij senzori ndryshon me ndryshimin e sipërfaqeve gjegjësisht


pozitave të tyre. Këtu sipërfaqja llogaritëse A në fakt paraqesin prerjen e tyre
sikurse të prerja e dy bashkësive, Fig. 3.14

Figura 3.14. Senzori kapacitiv me ndryshim të sipërfaqeve

Kapaciteti maksimal do të jetë atëherë kur të dy sipërfaqet qëndrojnë njëra kundër


tjetrës:
3

a b
C max  (3.27)
d
9/23
3.3.3.2. Senzorët me ndryshim të sipërfaqeve
Kapaciteti për çfarëdo pozite të pllakave do të jetë:

x b
Cx   (3.28)
d

Ndryshimi i kapacitetit:
(3.29)
C  Cmax  C x

a b x b a
C       b  x  (3.30)
d d d
Raporti i kapacitetit CX dhe atij maksimal Cmak do të jetë:

Cx x

Cmax a (3.31)

10/23
3.3.3.3. Senzorët kapacitiv diferencial
Këta senzor përbëhen nga tri pllaka të kondensatorëve 1, 2 dhe 3, Fig. 3.15.

Figura 3.15. Senzori kapacitiv diferencial

Pllaka 1 zhvendoset duke ju afruar pllakës 3 dhe duke ju larguar pllakës 2 që si pasojë
do të shkaktojë rritjen e kapacitetit ndërmjet 1 dhe 3 dhe zvogëlimin e kapacitetit
ndërmjet 1 dhe 2.
Kapaciteti i kondensatorit diferencial për këtë rast do të jetë:
A A
C1   dhe C2   (3.32)
d 2  d d1  d
11/23
3.3.3.3. Senzorët kapacitiv diferencial

Nëse në urën matëse kemi tensioni furnizues alternativ në hyrje UH, atëherë tensioni
në dalje UD, do të jetë:

 1 1 
 
 C1 C3 
UD UH 
 1 1 1 1  (3.33)
   
C
 1 C 2 C 3 C 4 

12/23
3.3.4. Senzori potenciometër
Puna e këtyre senzorëve bazohet në ndryshimin e rezistencës elektrike dhe bëjnë pjesë
në grupin e senzorëve pasiv. Në Fig. 3.16 është treguar senzori potenciometër për
matjen lineare dhe këndore.

Figura 3.16. Senzori potenciometër: a) matja lineare; b) matja këndore


13/23
3.3.4. Senzori potenciometër
Te këta senzorë rezistenca ndryshon në funksion të gjatësisë së përçuesit.
Rezistenca në përçues shprehet me relacionin:
l
R (3.34)
A

ku janë shënuar me:


 [Ω] – rezistenca specifike,
l [m] – gjatësia e përçuesit, dhe
A [m2] – sipërfaqja e seksionit tërthor të përçuesit.

Sipërfaqja tërthore e seksionit caktohet me shprehjen:

  d2
A (3.35)
4

14/23
3.3.4. Senzori potenciometër
Rezistenca dalëse:
Senzori linear:

SL
RS   RO (3.36)
SO
Senzori këndor:

R   RO
0 (3.37)
Tensioni në dalje:
Senzori linear:
SL
US  U O
SO (3.38)
Senzori këndor:

U  U O
0 (3.39)
15/23
3.3.5. Senzorët piezo-elektrik
Senzorët piezo-elektrik punojnë duke u bazuar në efektin piezo-elektrik të zbuluar
nga vëllezërit Cure 1880 të disa kristaleve të cilët nën veprimin e ngarkesës
mekanike në një sipërfaqe të caktuar lajmërohet elektriciteti.
Nëse kristali dialektrik i fortë shtypet nën veprimin e forcës F do të vije deri të
deformimi i rrjetës kristalore me çka do të lajmërohet elektriciteti i cili do të ketë një
tension vlera e të cilit matet me ndihmën e elektrodave të vendosura në sipërfaqet e
kristalit, Fig. 3.13.
Sasia e elektricitetit të senzori piezo-elektrik, përcaktohet me relacionin:
Q  K1  F (3.40)

K1 = konstanta e kristalit

16/23
3.3.5. Senzorët piezo-elektrik
Nëse zëvendësohet madhësia e forcës me:
l (3.41)
F   A  EA
l
ku është:
l – deformimi absolut i kristalit,
E – moduli i elasticitetit të kristalit, dhe
A – sipërfaqja tërthore.

pas zëvendësimit fitojmë:


l
Q  K1   E  A
l
Tensioni ndërmjet elektrodave të kristalit i shkaktuar nga veprimi i forcës së jashtme
është:
Q
U
C
Ku është:
C – kapaciteti, vlera e të cilit caktohet sipas shprehjes:
17/23
3.3.5. Senzorët piezo-elektrik
A
C   (3.44)
l
Kështu pas zëvendësimit fitojmë:
l
K1   A E K 1  l  E
l
U
A
 U
 
l
Nëse zëvendësojmë: K2 = K1/

U  K 2  l  E
Madhësitë për K1 dhe K2 janë dhënë në Tabelën 3.1.

18/23
3.3.5. Senzorët piezo-elektrik

Ndjeshmëria në ngarkim
Materiali Dimensioni Ndjeshmëria në ngarkim
K1[C/N]
prerja, gjatësia e
pllakës për gjatë 2.25 10-12 0.055
aksit y
Kuarci x- prerja, trashësia e
pllakës përgjatë aksit -2.04 -0.050
y
y - prerja 4.4 0.108
Keramika komerciale
(13...16)10-11 0.0106
dhe B2T1O3
96% BaT1 O3
10,5 0.012
4% PbT1O3

19/23
3.3.5. Senzorët piezo-elektrik
Madhësia dhe drejtimi i efektit pizo-elektrik varet nga orientimi i seksionit karshi aksit
të kristalit.
Piezo-efekti ka karakter polar d.m.th. efekti e ndërron parashenjën nëse
shkaktari e ndërron parashenjën (shtypjen ose tërheqje).

Figura 3.18. Elektrizimi i pllakave gjatë veprimit të forcës


20/23
3.3.5. Senzorët piezo-elektrik
Kristali i kuarcit përdoret më së shpeshti për shkak të vetive piezo-elektrike, fortësisë
së madhe mekanike, vetive izoluese të mëdha dhe mos varësisë nga temperaturat.
Në Fig. 3.19 është dhënë struktura elementare e kuarcit në formë prizmatike
me këto akse kryesore:
x-x aksi që kalon nëpër brinjë (aksi elektrik)
y-y aksi normal në brinjë (aksi mekanik)
z-z aksi gjatësor (aksi optik)

Figura 3.19. Kristali i kuarcit


21/23
2.3.3.5. Senzorët piezo-elektrik
Nëse nga kristali prehet pllaka brinjët e së cilës janë paralele me aksin elektrik,
mekanik dhe optik, nën veprimin e forcës normale në aksin optik kristali do të
elektrizohet dhe vektori i polarizimit do të jetë në drejtim të aksit elektrik ose
elektrizimi do të lajmërohet vetëm në sipërfaqet normal në akset elektrike-piezo-efekti
gjatësor.
Nëse forca vepron përgjatë aksit z-z (drejtim te aksit optik) nuk do të
lajmërohet elektrizimi i kristalit.
Nëse forca Fx vepron përgjatë aksit x-x, vektori i polarizimit do të jetë i
drejtuar në drejtim të aksit x-x proporcional me presionin në kufijtë e deformimeve
elastike.
Fx
  K1  p x  K1 
Ax (3.47)
ku janë:
px – presioni përgjatë aksit x-x,
Fx – forca përgjatë aksit x-x,
Ax = c  b – sipërfaqja
K1 – moduli piezo-elektrik (konstantja)
22/23
3.3.5. Senzorët piezo-elektrik
Atëherë sasia e elektricitetit do të jetë:
Q    Ax  K1  Fx (3.48)
d.m.th. elektrizimi nuk varet nga gjeometria e kristalit.
Me ndryshimin e kahjes së veprimit të forcës ndërrohet edhe paraliteti i
kristalit. Nëse forca vepron përgjatë aksit mekanik Fy (piezo-efekti tërthor) elektrizimi
do të paraqitet vetëm në sipërfaqet normale më aksin elektrik, ndërsa kahja e vektorit
të polarizimit do të jetë i kundërt kundrejt kahjes së piezo-efektit tërthor.
Atëherë do të fitohet:
Fy
   K1  p y   K1  (3.49)
Ay
Sasia e elektricitetit do të jetë:
Q    S x  K1  Fy  Ax / Ay (3.50)
ose

Q   K1  Fy  b / a (3.51)

23/23

You might also like