You are on page 1of 11

Comparison of the Design of Reinforced Concrete Elements

under Shear Force According to Albanian Normative


Author Igli Kondi1, Julian Kasharaj1, Elvis Capo1
1
Departament of Civil Engineering, Faculty of Civil Engineering, Polytechnic University of Tirana,
Albania
i.kondi13@gmail.com; jkasharaj69@yahoo.ca; capo.elvi@gmail.com

Abstract: In this work, the authors present the findings obtained from the analysis of
calculating the bearing capacity of reinforced concrete elements under the shear force.
The chose element, a reinforced concrete beam, is designed according to Albanian
Normative with two methods, rupture design method and limit state design method.
Furthermore, is made a comparison between the analysis results. In the beginning a
presentation is made with the theoretical solution of the problem and after that the
comparison is based on numerical solution. The conclusions are followed from the
recommendations given in the end of this work.
Keywords: Albanian Normative, rupture design method, limit state design method,
design of reinforced concrete elements under the shear force.

1. Hyrje
Projektimi i strukturave betonarme, në periudha të ndryshme kohore në Shqipëri, është kryer
duke u bazuar në normativat teknike të aprovuara, duke përdorur tre metoda [1]:
• Metoda e nderjeve të lejuara apo metoda klasike
• Metoda e thyerjes
• Metoda e gjendjeve kufitare
Metoda e nderjeve të lejuara përdorej për llogaritjen e urave automobilistike apo hekurudhore,
për llogaritjen e veprave hidroteknike ku plasaritjet nuk lejohen. Metoda e thyerjes përdorej për
llogaritjen e ndërtesave të banimit dhe atyre industriale. Metoda e gjendjeve kufitare përdorej pa
kufizim, si për elementët betonarme të zakonshëm ashtu edhe për ata të paranderur [1]. Kjo
metodë është metoda që përdoret aktualisht në vendin tonë.
Krahas llogaritjes prej momentit përkulës elementët betonarme duhet të llogariten edhe nga forca
prerëse, pasi mund të ndodhë shkatërrimi për shkak të nderjeve kryesore në tërheqje.
Krahasimet e rezultateve të llogaritjeve nga forca prerëse, sipas dy metodave, rikonfirmojnë
epërsinë e përdorimit të metodës së gjendjeve kufitare kundrejt metodës së thyerjes.

2. Metodat e llogaritjeve të elementëve betonarme sipas normativave shqiptare

2.1 Simbolika sipas dy metodave

1
Simbolet brenda kllapave {…} i përkasin metodës së thyerjes. Tregohen vetëm simbolet që
ndryshojnë. Ata që janë të njejtë nuk paraqiten.
Rb – rezistenca llogaritëse (e projektimit) e betonit, në shtypje prej përkuljes; {Rp}
Rbt - rezistenca llogaritëse (e projektimit) e betonit në tërheqje; {Rt}
asw - sipërfaqja e prerjes tërthore të një dege të stafës; {fa,st}
n - numri i degëve të stafës, n = 2, 3, 4 ...
Asw = n · asw - sipërfaqja e armaturës për një stafë; {Fa,st = n · fa,st}
As,inc - sipërfaqja e armaturës së pjerrësuar (inklinuar); {Fa,0}
sw - largësia midis stafave; {ax}
Qsw - forca prerëse që përballojnë stafat; {Qst}
QAs,inc - forca prerëse që përballon armatura e pjerrësuar (e inklinuar); {Q0}

2.2 Metoda e thyerjes [1]


Në Shqipëri, kjo metodë filloi të përdorej pas vendimit të qeverisë të korrikut 1953.
Në një element në përkulje krahas nderjeve normale krijohen edhe nderje tangenciale. Nga
shkenca e konstruksioneve dihet se për një element homogjen nderjet tangenciale gjenden me
shprehjen e mëposhtme:
τ = (Q · S) / (I · b) (2.2.1)
Q - forca prerëse vepruese
S - momenti statik i sipërfaqes mbi fibrat ku llogariten nderjet tangenciale, kundrejt boshtit
asnjëanës
I - momenti i inercisë kundrejt boshtit asnjëanës
b - gjerësia e prerjes tërthore
Për elementët betonarme për të përcaktuar nderjet tangenciale maksimale përdoret (2.2.2):
τ = Q / (b · z) (2.2.2)
z ≈ 0.9 · h0 (2.2.3)
h0 - lartësia efektive e prerjes tërthore
Nderjet kryesore:
σ σ2
σkr = ± + τ2 (2.2.4)
2 4
Këndi që ato formojnë me një bosht horizontal:
2⋅τ
tg2α = − (2.2.5)
σ
Rëndësi kanë nderjet kryesore tërheqëse, për shkak të rezistencës së ulët të betonit në tërheqje.
Në boshtin asnjëanës σ = 0, α = 45°, σkr = ±τ.
Duhet të plotësohet kushti (2.2.6). Nëse nuk plotësohet, atëherë duhet të rritim përmasat e prerjes
tërthore ose markën e betonit.
σkr ≤ Rp / 7 (2.2.6)
Nëse plotësohet kushti (2.2.7), atëherë nuk ka nevojë të kontrollohet elementi nga veprimi i
forces prerëse.

2
σkr ≤ Rt / K1 (2.2.7)
K1 - koeficienti i sigurisë, K1 = 2.2 (sipas normativave)
Ndryshe nga shumë normative europiane, normativat e Shqipërisë, krahas stafave dhe armaturës
së pjerrësuar (inklinuar), marrin në konsideratë rolin e betonit në përballimin e forcës prerëse.
Është marrë në shqyrtim një element me prerje tërthore katërkëndore me përmasa b x h.
Nderjet kryesore maksimale që përballon betoni:
σkr = Rt / K1 (2.2.8)
Vlerat e Rt, Rp jepen nga normativat në varësi të markës së betonit.
Forca prerëse që përballojnë stafat, e shprehur për një njësi gjatësie:
qst = (n · fa,st · σrr) / (K · ax) (2.2.9)
σrr – kufiri i rrjedhshmërisë së armaturës
Nderjet kryesore që përballojnë stafat:
n ⋅ f a ,st ⋅ σ rr
σkr = (2.2.10)
b⋅ax ⋅K
K - koeficienti i sigurisë, K = 2.0 (sipas normativave)
Forca prerëse që përballon armatura e pjerrësuar:
Q0 = Fa,0 · (σrr / K) · sinα (2.2.11)
α - këndi i pjerrësimit të armaturës, zakonisht 45°

Figura 2.2.1 - Armimi i një trau me stafa dhe armaturë të pjerrësuar

3
2.3 Metoda e gjendjeve kufitare
Sipas normativave shqiptare [7], [8], [9]:
τ = Q / (b · h0) (2.3.1)
Forca prerëse minimale që përballon betoni:
Qb,min = φb · b · h0 · Rbt (2.3.2)
φb - merr parasysh faktorët që ndikojnë në punën e betonit, zakonisht φb = 0.6.
Nëse plotësohet kushti (2.3.3), atëherë nuk ka nevojë të kontrollohet elementi nga veprimi i
forces prerëse.
Q ≤ Qb,min (2.3.3)
Duhet të plotësohet kushti (2.3.4). Nëse nuk plotësohet atëherë duhet të rritim përmasat e prerjes
tërthore ose markën e betonit.
Q ≤ 0.25 · b · h0 · Rb (2.3.4)
Nëse plotësohen kushtet (2.3.5), atëherë elementi duhet të llogaritet nga forca prerëse:
Qb,min < Q ≤ 0.25 · b · h0 · Rb (2.3.5)

Figura 2.3.1 - Plasaritja në mbështetjen e traut, prej forcës prerëse

Për një plasaritje të pjerrët çfarëdo, me gjatësi horizontale “c” duhet të plotësohet kushti:
Q ≤ Qb + Qsw + QAs,inc (2.3.6)
Qb = (φb2 · b · h02 · Rbt) / c (2.3.7)
Qb - forca prerëse që përballon betoni
φb2 - koeficient, zakonisht φb2 = 2.
Qsw = (n · asw · Rsw · c) / sw (2.3.8)

4
Rsw - rezistenca e armaturës për llogaritjen në prerje, Rsw = 0.8 · Rs.
QAs,inc = ΣAs,inc · Rsw · sinα (2.3.9)
Prerja më e rrezikshme, me forcë prerëse mbajtëse minimale e ka gjatësinë horizontale “c0”.
(φ b 2 ⋅ b ⋅ h 02 ⋅ R bt ) ⋅ s w
c0 = (2.3.10)
n ⋅ a sw ⋅ R sw
Po të zëvendësojmë (2.3.10) në shprehjet (2.3.7) dhe (2.3.8) do të kemi:
(4 ⋅ φ b 2 ⋅ b ⋅ h 02 ⋅R bt ) ⋅ (n ⋅ a sw ⋅ R sw )
(Qb + Qsw)min = (2.3.11)
sw

2.4 Rezultatet e llogaritjeve të elementëve betonarme në përkulje


Shembull numerik 1
Analizohet një tra betonarme në përkulje. Prerja tërthore drejtkëndësh, b = 30cm dhe h = 60cm, a
= a’ = 4cm, h0 = h – a = 60 – 4 = 56cm. Sipas metodës së thyerjes betoni është i markës M 300
(rezistencë kubike), Rp = 250daN/cm2, Rt = 23daN/cm2; çeliku Ç.5, σrr = 3500daN/cm2. Sipas
metodës së gjendjeve kufitare betoni është klasës B30 (rezistencë kubike), Rb = 160daN/cm2, Rbt
= 12.2daN/cm2; çeliku Ç.5, Rs = 2400daN/cm2, Rsw = 1920daN/cm2; Stafat φ8, sw (ax) = 15cm, n
= 2; Armatura e pjerrësuar si në figurë.
Kërkohet të përcaktohet me të dy metodat forca prerëse që përballon trau.

Figura 2.4.1 - Armimi i traut në mbështetje

a) Metoda e gjendjeve kufitare.

5
Me shprehjen (2.3.10) përcaktojmë c0 = 133.6cm.
Me shprehjen (2.3.7) përcaktojmë Qb = 17143daN.
Me shprehjen (2.3.8) përcaktojmë Qsw = 17139daN.
Me shprehjen (2.3.11) përcaktojmë (Qb + Qsw)min = 34282daN.
Plasaritja 1 - 2 është më e rrezikshmja. Gjatësia horizontale e saj ështe c0. Në këtë plasaritje
ndodhen gjithsej 5φ16, pra ΣAs,inc= 10.05cm2. Me shprehjen (2.3.9) gjejmë QAs,inc = 13644daN.
Forca prerëse totale Qb + Qsw + QAs,inc = 17143 + 17139 + 13644 = 47926daN.
b) Metoda e thyerjes.
Për plasaritjen 1 - 2 kemi:
Me shprehjet (2.2.2), (2.2.3), (2.2.8) përcaktojmë forcën prerëse që përballon betoni Qb = (Rt /
K1) · b · 0.9 · h0 = 15807daN.
Duke u nisur nga (2.2.9) gjejmë forcën prerëse që përballojnë stafat Qst = qst · c0 = 15586daN
(2.4.1)
Me shprehjen (2.2.11) përcaktojmë Q0 = 12434daN.
Forca prerëse totale Qb + Qst + Q0 = 15807 + 15586 + 12434 = 43827daN.
Forca prerëse që përballon betoni, e llogaritur me metodën e gjendjeve kufitare (M.Gj.K)
rezulton më e madhe se forca përkatëse e llogaritur me metodën e thyerjes (M.Th), (+8.4%).
Forca prerëse që përballojnë stafat, e llogaritur me metodën e gjendjeve kufitare (M.Gj.K)
rezulton më e madhe se forca përkatëse e llogaritur me metodën e thyerjes (M.Th), (+10%).
Forca prerëse që përballon armatura e pjerrësuar, e llogaritur me metodën e gjendjeve kufitare
(M.Gj.K) rezulton më e madhe se forca përkatëse e llogaritur me metodën e thyerjes (M.Th),
(+9.7%).
Forca prerëse totale, e llogaritur me metodën e gjendjeve kufitare rezulton më e madhe se forca
përkatëse e llogaritur me metodën e nderjeve të lejuara (N.L.), (+9.3%).

2.5 Analiza e rezultateve të llogaritjeve


Për të mundësuar krahasimet e rezultateve te llogaritjeve, elementët janë vënë në kushte të njëjta.
Është pranuar i njëjti lloj betoni, i njëjti lloj çeliku, e njëjta sasi armature e pjerrësuar, e njëjta
largësi midis stafave, i njëjti diametër stafash, të njëjtat përmasa të prerjes tërthore.
Grafikisht janë paraqitur varësitë e forcës prerëse që perballon betoni, stafat, armatura e
pjerrësuar dhe forca prerëse totale, nga faktorë të tillë si: gjerësia e prerjes tërthore, lartësia e
prerjes tërthore, marka e betonit, rezistenca e çelikut, sasia e armaturës së pjerrësuar, largësia
midis stafave, sasia e armaturës së stafave.

6
Figura 2.5.1 - Varësia e forcës prerëse që Figura 2.5.4 - Varësia e forcës prerëse që
përballon betoni, nga gjerësia përballojnë stafat, nga lartësia

Figura 2.5.2 - Varësia e forcës prerëse që Figura 2.5.5 - Varësia e forcës prerëse që
përballojnë stafat, nga gjerësia përballon betoni, nga tipi i çelikut

Figura 2.5.3 - Varësia e forcës prerëse që Figura 2.5.6 - Varësia e forcës prerëse që
përballon betoni, nga lartësia përballojnë stafat, nga tipi i çelikut

7
Figura 2.5.7 - Varësia e forcës prerëse që Figura 2.5.10 - Varësia e forcës prerëse
përballon armatura e pjerrësuar, nga tipi që përballon betoni, nga sasia e
i çelikut armaturës së stafave

Figura 2.5.8 - Varësia e forcës prerëse që Figura 2.5.11 - Varësia e forcës prerëse
përballon betoni, nga tipi i betonit që përballojnë stafat, nga sasia e
armaturës së stafave

Figura 2.5.9 - Varësia e forcës prerëse që


përballojnë stafat, nga tipi i betonit

3. Konkluzione

8
• Pothuajse në të gjitha rastet forca prerëse që përballon elementi, e llogaritur me
metodën e gjendjeve kufitare (M.Gj.K) është më e madhe se ajo e llogaritur me
metodën e thyerjes (M.Th). Shiko figurat 2.5.1 deri 2.5.11.
• Rritja e gjerësisë së prerjes tërthore “b” çon në rritjen e forcës prerëse që përballon betoni
“Qb”, e llogaritur me të dy metodat. Shiko figurën 2.5.1.
• Kur “b” rritet 2.5 herë, Qb (M.Th) rritet 2.5 herë, ndërsa Qb (M.Gj.K) rritet 1.58 herë.
• Rritja e “b” ndikon më shumë tek Qb (M.Th). Grafiku është më i pjerrët. Shiko figurën
2.5.1.
• Rritja e gjerësisë së prerjes tërthore “b” nuk ndikon drejtpërdrejt në madhësinë e Qst dhe
Qsw, por rritja e gjerësisë çon në rritjen e “c0”, e cila sjell edhe rritjen e Qst dhe Qsw. Shiko
figurën 2.5.2 dhe shprehjet (2.3.8), (2.3.10) dhe (2.4.1).
• Kur “b” rritet 2.5 herë, c0 rritet 1.58 herë, Qst dhe Qsw rriten 1.58 herë.
• Rritja e gjerësisë së prerjes tërthore ndikon njëlloj tek Qst dhe Qsw. Grafikët janë
pothuajse paralelë. Shiko figurën 2.5.2.
• Rritja e gjerësisë së prerjes tërthore nuk ndikon drejtpërdrejt në madhësinë e Q0 dhe
QAs,inc, por rritja e “c0” ndoshta mund të përshijë me shumë armaturë brenda prerjes në
studim, duke rritur në mënyrë të tërthortë Q0 dhe QAs,inc.
• Rritja e lartësisë së prerjes tërthore “h” çon në rritjen e forcës prerëse që përballon betoni
“Qb”, e llogaritur me të dy metodat. Shiko figurën 2.5.3.
• Kur lartësia rritet 1.75 herë, lartësia efektive “h0” rritet 1.83 herë, Qb e llogaritur me të dy
metodat rritet 1.83 herë.
• Rritja e lartësisë ndikon njëlloj tek Qb e llogaritur me të dy metodat. Grafikët janë
paralelë. Shiko figurën 2.5.3.
• Rritja e lartësisë së prerjes tërthore “h” nuk ndikon drejtpërdrejt në madhësinë e Qst dhe
Qsw, por rritja e gjerësisë çon në rritjen e “c0”, e cila sjell edhe rritjen e Qst dhe Qsw. Shiko
figurën 2.5.4 dhe shprehjet (2.3.8), (2.3.10) dhe (2.4.1).
• Kur lartësia rritet 1.75 herë, lartësia efektive “h0” rritet 1.83 herë, c0 rritet 1.83 herë, Qst
dhe Qsw rriten 1.83 herë.
• Rritja e lartësisë ndikon njëlloj tek [Qst] dhe Qsw. Grafikët janë paralelë. Shiko figurën
2.5.4.
• Rritja e lartësisë nuk ndikon drejtpërdrejt në madhësinë e [Q0] dhe QAs,inc, por rritja e “c0”
ndoshta mund të përshijë me shumë armaturë brenda prerjes në studim, duke rritur në
mënyrë të tërthortë Q0 dhe QAs,inc.
• Rritja e kufirit të rrjedhshmërisë në tërheqje të çelikut “σrr”, nuk ndikon në madhësinë Qb,
të llogaritur me metoden e thyerjes. Shiko figurën 2.5.5.
• Rritja e Rs çon në rritjen e Qb, pasi zvogëlohet “c0”. Shiko figurën 2.5.5 dhe shprehjet
(2.3.10), (2.3.7). Me kalimin nga tipi i çelikut 1 në 3, Rs rritet.
• Kur Rs rritet 1.41 herë, “c0” zvogëlohet 1.18 herë dhe Qb rritet 1.18 herë.
• Rritja e σrr apo e Rs çon përkatësisht në rritjen e Qst dhe Qsw. Shiko figurën 2.5.6.

9
• Rritja e [σa] apo e Rs çon në rritjen e Q0 dhe QAs,inc. Shiko figurën 2.5.7. Ndikimi është
pothuajse i njëjtë. Grafikët janë pothuajse paralelë.
• Rritja e markës së betonit çon në rritjen e Rt apo të Rbt. Kjo sjell rritjen e Qb, të llogaritur
me të dy metodat. Shiko figurën 2.5.8. Me kalimin nga tipi i betonit 1 në 6, Rt dhe Rbt
rriten.
• Rritja e markës së betonit ndikon më shumë tek Qb (M.Th). Grafiku është më i pjerrët.
Shiko figurën 2.5.8.
• Rritja e markës së betonit nuk ndikon drejtpërdrejt në madhësinë e Qst dhe Qsw, por rritja
e markës çon në rritjen e “c0”. Si pasojë rritet Qst dhe Qsw. Shiko figurën 2.5.9 dhe
shprehjet (2.3.8), (2.3.10) dhe (2.4.1).
• Rritja e markës së betonit nuk ndikon drejtpërdrejt në madhësinë e Q0 dhe QAs,inc, por
rritja e “c0” ndoshta mund të përshijë me shumë armaturë të pjerrësuar brenda prerjes në
studim, duke rritur në mënyrë të tërthortë Q0 dhe QAs,inc.
• Rritja e armaturës së stafave, apo Fa,st, nuk ndikon në madhësine e Qb, të llogaritur me
metodën e thyerjes.
• Rritja e Asw çon në rritjen e Qb, pasi zvogëlohet “c0”. Shiko figurën 2.5.10 dhe shprehjen
(2.3.10).
• Kur Asw rritet 4 herë, “c0” zvogëlohet 2 herë dhe Qb rritet 2 herë.
• Rritja e Fa,st, apo Asw çon në rritjen e Qst dhe Qsw. Shiko figurën 2.5.11.
• Kur Fa,st, apo Asw rriten 4 herë, Qst dhe Qsw rriten 2 herë.
• Rritja e Fa,st, apo Asw ndikon njëlloj në madhësinë e Qst dhe Qsw. Grafikët janë pothuajse
paralelë.
• Rritja e Fa,st, apo Asw nuk ndikon drejtpërdrejt në madhësinë e Q0 dhe QAs,inc, por rritja e
Fa,st, apo Asw çon në zvogëlimin e “c0” dhe ndoshta mund të zvogelojë sasinë e armaturës
së pjerrësuar, që përfshihet në prerjen e marrë në studim. Kjo do të shkaktonte
zvogëlimin e Q0 dhe QAs,inc.
• Si përfundim mund të themi se kalimi nga metoda e thyerjes në metodën e gjendjeve
kufitare, për llogaritjen nga forca prerëse, sipas normativave të Shqipërisë, të
elementëve betonarme që punojnë në përkulje, çon në zvogëlimin e sasisë së
armaturës dhe të betonit, duke ulur koston.

4. Referencat
[1] NEGOVANI K., VERDHO N. - Teoria e ndërtimeve prej betoni të armuar, Vëllimi I-rë,
Tiranë, 1973.
[2] NEGOVANI K., VERDHO N. - Konstruksione prej betoni të armuar, Vëllimi II-të, Tiranë,
1975.
[3] MINISTRIA E NDËRTIMIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË - Kushte teknike të
projektimit, Librat 1 deri 23, Tiranë, 1978.

10
[4] MINISTRIA E NDËRTIMIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË - Kusht teknik projektimi
për ndërtimet antisizmike KTP - N.2 - 89, Tiranë, 1989.
[5] VERDHO N., MUKLI G. - Shembulla numerikë në konstruksionet prej betoni të armuar,
Vëllimi I-rë, Tiranë, 1980.
[6] VERDHO N., MUKLI G. - Shembulla numerikë në konstruksionet prej betoni të armuar,
Vëllimi II-të, Tiranë, 1981.
[7] VERDHO N., MUKLI G. - Konstruksione prej betoni të armuar, Pjesa I-rë, Tiranë, 1996.
[8] I.S.T.N. – Kusht teknik i projektimit të konstruksioneve b.a. me metodën e gjendjeve
kufitare, K.T.P. – N.30, 1991.
[9] I.S.T.N. – Kusht teknik mbi simbolet në b.a., K.T.P. – N.28, 1987.
[10] GHERSI A. - Il cemento armato, Palermo, 2005.
[11] BIONDI A. - Cemento armato, Catania, 2006.

11

You might also like