You are on page 1of 40

KAPITULLI IV.

4.0.ELEMENTET E SHTYPUR PREJ BETONI TË ARMUAR

4.1.VEÇORITË KONSTRUKTIVE TË ELEMENTEVE TË SHTYPUR.


Sipas pikës së veprimit të ngarkesave të jashtme N elementët e shtypur prej betoni të
armuar mund të ndodhen në kushte pune në shtypje qëndrore apo në shtypje
jashtëqëndrore. Në kushte pune në shtypje qëndrore ndodhen p.sh. elementët e brezit
të sipërm të kapriatave (kur ngarkesat transmentohen nëpër nyjet) apo diagonalet e
shtypura, bërthama e tubave të paranderura, bërthamat e reaktorive bërthamore,
muret vertikale të silloseve të paranderur gjatë kontrollit të aftësisë mbajtëse nga
forcat ngjeshëse të armaturës të paranderur. Por në të vërtetë shtypje qëndrore ideale
nuk mund të ketë për vetë faktin e ndonjë inkastrimi të mundshëm (p.sh për brezin e
sipërm apo diagonalet e shtypura të kapriatës) apo të devijimit të boshtit gjeometrik
të elementit kundrejt atij të parashikuar në projekt apo për efekt të ndikimit të
faktorëve të pa parashikuar në llogaritje (p.sh era; tërmeti etj). Kështu edhe këta
elemente llogariten në shtypje jashtëqëndrore por me jashtëqëndërsi kushtore apo të
rastit e cila (jashtëqëndërsia e rastit0 merret sipas KTP-N.30-91 (14).
Prerja tërthore e elementeve që punojnë në shtypje me jashtqëndërsi të rastit
zakonisht merret e formës katrore ose e formës katërkëndëshe dhe rrallë e formës
rrethore etj. Për qëllim të standartizimit të kallëpeve përmasat e prerjes tërthore
merren sa shumëfishi i 5 (p.sh 25;30;35 etj).
Për arsye të krijimit të kushteve të betonimit për konstruksionet monolite nuk
këshillohet projektimi i kollonave apo i elementeve me përmasa më të vogla se 25
cm. Armimi i tyre bëhet me shufra me d12 mm (jo më shumë se 32 mm) të
vendosura në mënyrë simetrike (Fig IV-1) sa më pranë sipërfaqes së jashtme me
shtresë mbrojtëse 2,5 cm dhe largësi në hapsirë drite midis shufrave jo më pak se 5
cm (për rastin e betonimit në mënyrë monolite). Lidhja e shufrave bëhet me anën e
stafave, të cilat duke u nisur nga kushti i hepjes të armaturës së shtypur, duhet të jenë
jo më larg se 12d, jo më larg se brinja më e vogël dhe jo më larg se 50 cm (për
karkasat e salduara largësia midis stafave Sw 15d) .Largësia Sw rrumbullakohet në
shumëfish të 5-sës.

176
Figura IV-1
Armimi bëhet me një stafë kryesore kur numri i shufrave në çdo faqe është jo më
shumë se 4 copë. Për rastet kur nevojiten me shumë se 4 shufra, atëherë duhet të
vendosim stafa shtesë (Figura IV-1.c) sipas ligjit që në çdo dy shufra të faqes njera të
jetë e kapur në kthesën e stafës (një e kapur tjetra e lirë e kështu me radhë). Diametri
i stafës merret jo më pak se 0,25.d (d-diametri i shufrave punuese) por jo më pak se
6 mm. Eksperimentet e kryera mbi prizma prej betoni të armuar kanë treguar se ato
në krahasim me prizmat e pa armuar kanë një aftësi më të madhe mbajtëse deri 17 %
në vartësi të përqindjes të armimit. Meqënëse ndikimi i armaturës në aftësinë
mbajtëse nuk është i ndjeshëm, nga pikëpamja ekonomike, më mirë është ritja e
përmasave të prerjes tërthore apo klasës të betonit se sa rritja e sasisë apo klasit të
armaturës. Eksperimantet tregojnë gjithashtu se çeliqet me Rsc>4000 daN/cm2 nuk
shfrytëzohen plotësisht për arsye se për deformimet kufitare të betonit të zakonshëm
armatura e shtypur shfrytëzohet deri në 4000 daN/cm2 (apo 400 MPa).
Prandaj në elementët e shtypur me jashtqëndërsi të rastit etj këshillohet të përdoren
çeliqe të klasave A-I,III,III me Rsc4000 daN/cm2.
Por ndërsa elementet me jashtëqëndërsi të rastit janë më të kufizuar për arsye të
kushteve sizmike të vendit tonë, përhapje të gjerë kanë elementët që punojnë në
shtypje jashtëqendrore (në shtypje me përkulje) siç janë kollonat e ramave të
objekteve shoqërore apo industriale apo të prodhimit, muret b.a të godinave me
panele b.a etj, në të cilat forca e jashtme N transmentohet me një jashtqëndërsi e0
nga qendra e rëndesës të prerjes tërthore (figura IV.2) e cila për elementet statikisht
të caktuar (p.sh panelet b.a të godinave shumëkatëshe etj) merret:

M
e0   ea (IV-1)
N

177
Figura IV-2
ku: M dhe N-janë momenti përkulës dhe forca normale gjatësore nga ngarkesat e
llogaritjes;
ea-është jashtëqëndërsia e rastit (që merr parasysh mundësinë e mënjanimit të boshtit
ndaj atij të parashikuar në projekt etj).
Për elementet që punojnë në shtypje jashtëqendrore të strukturave statikisht të
M
pacaktuara (kollonat e ramave) e0  por jo më pak se ea (ku ea merret si më
N
poshtë).
Siç duket nga figura IV-2, elementi ndodhet nën veprimin e njëkohshëm të momentit
përkulës dhe të forcës normale. Nga pikëpamja ekonomike elementet që punojnë në
shtypje me përkulje duhet të projektohen me prerje katërkëndëshe, në formë I-je etj
(Figura IV-3) me lartësi h në drejtimin e veprimit të momentit me raport h:b.=1,5-3.
Ata projektohen me betone të klasës B.20-B.30 dhe armohen me çeliqe të klasave A-
I; A-II dhe A-III (p.sh ç-25.se ç-31.se etj) me diametër d=12-32 mm. Armatura As e
tërhequr dhe Asc e shtypur vendosen gjatë brinjëve më të vogla si në Figura IV-3.
Sipërfaqja minimale e armaturës As dhe Asc për elementet që punojnë në shtypje
jashtëqëndrore sipas KTP-N 30-91 merret:

l0
-për elementet me <17; 1=0,05 %
i
l0
-për elementet me 17   35; 1=0.10 %
i
l0
-për elementet me 35   83; 1=0.20 %
i
l0
-për elemente me > 83; 1=0,25 %
i
ku:
i-është rrezja e inercisë e prerjes tërthore në planin e veprimit të momentit;
lo -është gjatësia e llogaritjes të elementit e cila merret sipas KTP-N.30-91 etj.

178
Figura IV-3
Pra shufra punuese të armaturave As dhe Asc vendosen se më pranë sipërfaqes të
jashtme duke ruajtur trashësinë e shtresës mbrojtëse dhe largësinë ndërmjet shufrave
njëlloj si edhe në elemente e shtypur me jashtëqendërsi të rastit. Për përmasa të
prerjes tërthore me h60 cm dhe b40 cm dhe numër shufrash jo më shumë se katër,
prerja tërthore armohet vetëm me një stafë kryesore (figura IV-4.b), ndërsa për b40
dhe 60<h100 cm, përveç stafës kryesore vendoset dhe një stafë në formë S-je
(Figura IV.4.c) dhe dy shufra shtesë gjatësore, ndërsa për b>40 cm dhe numër
shufrash më shumë se katër copë si dhe h të çfarëdoshme (jo më të madhe se 120
cm) krahas stafës kryesore vendoset dhe një stafë shtesë në formë rombike (Figura
IV-4.d). Shufrat gjatësore shtesë merren me diametër jo më pak se 16 mm.
Në zonën e stikimit (kalimit nga një kat në tjetrin) stafat duhet të vendosen më
dendur dhe jo më larg se 10.d (figura IV-5). Përdorimi i elementeve shumë të
përkulshëm nuk këshillohet (si antiekonomike). Prandaj këshillohet që elementet që
punojnë në shtypje me jashtëqëndërsi të rastit apo në shtypje jashtëqendrore me
l0 l
jashtëqendërsi llogaritëse të kenë 200 (elementet e kapriatës) dhe 0 120
i i
(për kollonat).
Për elemente të cilët punojnë ne shtypje jashtëqendrore e me ndrim shenje të
momentit (M) bëhet armim simetrik me As=Asc. Në këtë rast kemi të bëjmë me
elemente me armaturë simetrike.

Figura IV-4

179
Figura IV-5

4.2. LLOGARITJA E ELEMENTEVE ME JASHTËQENDËRSI TË RASTIT


e0=ea
Për llogaritje sipas aftësisë mbajtëse bazohemi në etapën e III-të gjendjes kufitare të
llogaritjes (të grupit të parë) kur betoni ka mbritur rezistencën në shtypje Rb të
llogaritjes, ndërsa armatura rezistencën e llogaritjes Rsc (për Rsc  4000 daN/cm2)
Për këtë rast jashtëqendërsia e rastit e cila merr parasysh ndikimin e faktorëve të
përmendur më lart, përcaktohet si më poshtë:
e0=ea=1/30h (h-lartësia e prerjes tërthore)
e0=ea=1/600l (l-gjatësia e elementit) (IV-1)

Në konstruksionet e papapërgatitur (montazhi) duhet të merret parasysh edhe një


jashtëqendërsi shtesë nga pasaktësitë e montimit e cila merret jo më pak se 1 cm.
Për elementet më të përhapur, të formës katërkëndëshe të armuara në mënyrë
simetrike (As=Asc) me armaturë të klasave A-I, A-II, A-III

h
për l020.h dhe e0=ea 
30
llogaritja e praktika mund të bëhet si element në shtypje qëndrore me anën e
barazimit:

N   [ Ab  Rb  Rsc ( As  Asc )] (IV-2)

Figura IV-6

180
ku :N -është forca gjatësore nga ngarkesat e llogaritjes;
Ab=b.h-është sipërfaqja e prerjes tërthore të elementit;
 -eshte koeficient i kushteve te punes (.=0.9 per b20cm dhe .=1.0 per
b>20cm);
 -është koefiçienti i cili merr parasysh ndikimin e ngarkesave me veprim të
gjatë (deformkohën), përkulshmërinë dhe karakterin e armimit dhe që përcaktohet
me formulën:

As  Asc
 = b+2(r - b).Rsc( ); (IV-3)
A b .R b
por jo më pak se r.
Madhësitë b dhe r përcaktohen me ndihmën e tabelës IV-1 në varëstësi të
l0
ngarkesës me veprim të gjatë Nl, raportit dhe sipërfaqeve të armaturave dhe
h
Asc=As. Në këtë mënyrë aftësia mbajtëse e elementeve të shtypur, me jashtëqendërsi
të rastit, provohet me anë të barazimit (2) duke patur të njohura përmasat e prerjes
tërthore, sipërfaqen e armaturës, klasat e materialeve, ngarkesën e llogaritjes dhe
madhësinë  (me ndihmën e formulës 3 dhe tabelës IV-1).
Tabela IV-1 Koeficienti b dhe r per elementin prej betoni te armuar,
realizuar me beton te rende.

1-1 plani i marre ne studim.


2- shufrat ndermjetese

lo/h

Nl/N 6 8 10 12 14 16 18 20

Koeficienti b
0.00 0.93 0.92 0.91 0.90 0.89 0.86 0.83 0.80
0.50 0.92 0.91 0.90 0.88 0.85 0.81 0.78 0.65
1.00 0.92 0.91 0.89 0.86 0.81 0.74 0.63 0.55

181
Koeficienti r
A- Per siperfaqe te shufrave ndermjetese, te vendosura ne faqet
paralele me planin e marre ne studim, me pake se1/3(As+ A’s)
0.00 0.93 0.92 0.91 0.90 0.89 0.87 0.84 0.81
0.50 0.92 0.92 0.91 0.90 0.87 0.84 0.80 0.75
1.00 0.92 0.91 0.90 0.88 0.86 0.82 0.77 0.70

Koeficienti r
B- Per siperfaqe te shufrave ndermjetese, te vendosura paralel me
planin e marre ne studim, me pake se1/3(As+ A’s)
0.00 0.92 0.92 0.91 0.89 0.87 0.84 0.80 0.75
0.50 0.92 0.91 0.90 0.87 0.83 0.79 0.72 0.65
1.00 0.92 0.91 0.89 0.86 0.80 0.74 0.66 0.58

Në qoftë se janë dhënë përmasat e prerjes tërthore atëherë sipërfaqja e armaturës, në


mënyrë paraprake, për =1.0, bëhet me ndihmën e barazimit (3), me formulën:

N AR
(As=Asc)=  b b (IV-4)
Rsc Rsc
Ndërsa kur nuk njihen përmasat e prerjes tërthore, atëherë sipërfaqja e prerjes
tërthore të betonit për ngarkesë të dhënë, gjatësi të llogaritjes l0 dhe klasat e njohura
të materialave, duke marrë vetë .=1.0; =1.0 dhe As+Asc=..ek.Ab=0.01.Ab
(koeficienti ekonomik i armimit..ek =0.01) përcaktohet nga barazimi (2) me
formulën:

N
Ab  (IV-5)
 ( Rb   ek Rsc )
Mandej për prerje katrore me Ab të gjetur përcaktojmë përmasën b=h të prerjes
tërthore dhe e rrumbullakojmë në shumëfish të 5-sës. Me h e gjetur përcaktojmë
l0
raportin ;  dhe , e mandej me formulën (4) përcaktojmë sipërfaqen e
h
armaturës (As+Asc). Në rastet kur përqindja e armimit e prerjes të llogaritur nuk
plotëson kushtin:

1,min  1  1,max (Për 1,max=3 %);


atëherë duhet të ndryshohen përmasat e prerjes tërthore dhe me përmasat e reja të
dhëna gjenden .  , , dhe (As+Asc). Prerja tërthore pranohet e zgjidhur në se
1=12 %.
Për lo>20.h dhe e0=ea>1/30.h llogaritja e elementit bëhet me
ndihmën e formulave të shtypjes jashtëqendrore me jashtëqendërsi të vogël.

182
Shembull. IV-1. Të llogaritet elementi i brezit të sipërm të kapriatës b.a. kur janë
dhënë: N=75000 daN; Nl=60000 daN (ngarkesa me veprim të gjatë apo të
përhershëm) betoni i klasës B.20 me Rb=115 daN/cm2 ; çeliku ç-25 s me
Rs=Rsc=2150 daN/cm2 ; l=300 cm dhe lo=0,8l=0,8300 =240 cm.
Zgjidhje. Duke marrë vetë  =1,0; =1,0 dhe koeficientin ekonomik të armimit
. ek=0,01 nga formula (5) do kemi:

N 75000
Ab    574 cm 2
 ( Rb   ek Rsc ) 1.0  1.0  (115  0.01  2150)

dhe b=h  Ab  574 =23,97 cm 25cm.


Pra brezin e marrim me përmasa 25x25 cm.
Përcaktojmë jashtëqendërsinë e rastit me anë të raporteve:

1 1
ea=e0= .h= .25=0.83 cm;
30 30
1 1
dhe ea=e0= .l= .300=0.5 cm
600 600
Marrim ea=0,83 cm si madhësi më e madhe.

1
Meqënëse l0=240<20.h=2025=500 cm dhe e0=ea= h=0.83 cm atëhere
30
sipërfaqja paraprake e armaturës për  =1,0 dhe  =1 nga (4) do të jetë:

N AR 75000 25  25  115
( As  Asc )   b b    3.19cm 2
Rsc Rsc 1.0  1.0  2150 2150
Marrim 414=6.16 cm2 (të vendosura nga 114 në çdo qoshe me As=Asc=214).
Për b=h=25>20, marrim =1,0
Ndërsa koeficienti  nga formula (3) do të jetë:
( As Asc )
   b  2( r   b ) Rsc
Ab Rb

l0
Në tabelën IV-1 për Nl:N=60000:75000=0,8 dhe  10 me interpolim marrim
h
b=0,893. Ndërsa po në tabelën (IV-1) për sipërfaqe ndërmjetëse të armaturës
183
1 l
baraz me 0.00< (As+A's) dhe 0  10 , marrim r=0,904. Duke zëvendësuar
3 h
në formulën (3) do të kemi:

6.16
. .=0.893+2(0.904-0.893).2150 ( )=0.899.
625  115
Meqënëse  =0.899 < r=0.904 sipas normave marrim përfundimisht  jo më
pak se r d.m.th  = r = 0.904.
Kështu për vlerat reale të =0.904 dhe =1.0 sipërfaqja e armaturës do të jetë:

N AR 75000 625  115


( As  Asc )   b b    6.64 cm 2
Rsc Rsc 1.0  0.904  2150 2150
Pra pranojmë 416 (nga 116 në çdo qoshe). Provojmë aftësinë mbajtëse me
formulën (2):
N=75000.[Ab.Rb+Rsc(As+Asc)]=
=1.00.904 [625115+2150(8.00)]=77646 daN
Pra kushti i aftësisë mbajtëse plotësohet.

4.3. LLOGARITJA SIPAS AFTËSISË MBAJTËSE E PRERJEVE


TËRTHORE SIMETRIKE TË ÇFARËDOSHME NË SHTYPJE
JASHTËQËNDROR
Për elementet që punojnë në shtypje jashtëqendrore me prerje të çfarëdoshme me një
bosht simetrie për etapën e III të gjendjes së nderur dallojmë dy raste të shtypjes
jashtëqendrore:

4.3.1 RASTI I PARE I SHTYPJES JASHTËQENDRORE.


Ky rast është rasti i shtypjes jashtëqendrore me jashtëqendërsi të madhe në të cilin
karakteri i shkatërrimit është i ngjashëm me atë të elementeve që punojnë në përkulje
(Figura IV-7.a) në të cilët shkatrimi ndodhen nga zona e tërhequr. Prandaj nëkët
rast, për ngjashmëri me elementet në përkulje
(për x  yho) pjesa nën boshtin asnjanës ka dalë nga puna nga plasjet dhe e gjithë
forca thithet nga armatura, e cila në këtë etapë mbrin vlerën Rs, ndërsa në zonën e

184
shtypur me lakore katërkëndëshe, betoni mbrin Rb dhe armatura e shtypur Asc mbrin
Rsc.

4.3.2. RASTI I DYTE I SHTYPJES JASHTËQENDRORE.


Ky është rasti i shtypjes jashtëqendrore me jashtëqendërsi të vogël në të cilin
dallojmë dy nënraste të gjendjes të brendshme të nderur: a) kur e gjithë prerja
tërthore është e shtypur (figura IV-7.b lakorja 2); b) kur një pjesë e madhe e prerjes
tërthore punon në shtypje dhe një pjesë fare e vogël në tërheqje (figura IV-7 b;
lakorja 1).
Për të dy nënvariantet kemi rastin kur x>y.h0. Në zonën e shtypur lakorja pranohet
katërkëndëshe me ordinatë Rb.
Për rastin si në figurën IV-7.a kushtet e barazisë të momenteve të forcave të jashtme
dhe të brendshme kundrejt As dhe i forcave të projektuara në boshtin asnjanës, kanë
formën:
N.eAbc.Rb.Zb+Asc.Rsc.Zsc (IV-6)
dhe NAbc.Rb+Asc.Rsc-As.Rs (IV-7)

ku: Zsc=h0-a';
As dhe Asc -janë respektivisht sipërfaqet e armaturës së tërhequr dhe të
shtypur;
N - është forca e jashtme nga ngarkesat e llogaritjes:
Abc - është sipërfaqja e zonës së shtypur të betonit.
e dhe e' -janë largësitë nga N në As dhe nga N në Asc
Për rastin e dytë me x>y.h0 kushtet e barazisë marrin formën:

N.eAbc.Rb.Zb+Asc.Rsc.Zs (IV-6.a)
dhe NAbc.Rb+Asc.Rsc-As.s (IV-8)

Nderjet në armaturën e zonës më pak të ngjeshur përcaktohen me formulën

 (1   ) 
 s  2  1 R s (IV-9)
 (1   y ) 

ku: .s -janë nderjet në armaturë As.

185
x
dhe 
h0

Në rastin kur nga barazimi (9) .s >Rs, atëherë në barazimet (5) dhe (8) duhet
pranuar .s =Rs duke përfshirë ..sb. Nderjet .s duhet të merren me shenjën që del
nga formula (9) por duhet të plotësojë kushtin:
(kur punon si e tërhequr) Rs.s Rsc (kur punon si e shtypur)
(IV-10)

Figura IV-7

186
4.4. MARRJA PARASYSH E NDIKIMIT TË PËRKULJES GJATËSORE NË
ULJEN E AFTËSISË MBAJTËSE
l0
Në elementet e përkulshëm me >14 (prej betoni të armuar) që punojnë në shtypje
i
jashtëqendrore me jashtëqendërsi të llogaritur eo, si pasojë e deformimit (figura IV-
8) kemi një rritje të jashtqendërsisë fillestare të N ç'ka ul aftësinë mbajtëse sepse rrit
momentin prej forcës normale në fazën e shfrytëzimit (etapën e tretë). Kjo dukuri
duhet të merret parasysh nëpërmjet shumëzimit të jashtëqendërsisë fillestare eo me
madhësinë  1,0.
Madhësia e koeficientit .  . përcaktohet me formulën:

1
 (IV-11)
N
1
N crc
ku: Ncrc-është forca kritike e cila gjendet me formulën:

E I  0.11  
N crc  6.4 b   (0.1   )  0.1  vI s  (IV-12)
l02  l   

Figura IV-8
Formula (12) merr parasysh veçantitë e betonit të armuar si: ndikimin e siërfaqes të
betonit dhe armaturës; vetitë plastike të betonit të shtypur; plasaritjet në zonën e
tërhequr dhe ndikimi i ngarkesave me veprim të gjatë në shtangësinë e elementit në
etapën e gjendjes kufitare të grupit të parë.
Në formulën (12) me Eb është shënuar moduli fillestar i elesticitetit të betonit;

187
lo -lartësia apo gjatësia kalkuluese e elementit;
Is -momenti i inercisë të armaturës kundrejt qëndrës së betonit;

Es
V= .
Eb
l -koeficient që merr parasysh ndikimin e ngarkesave me veprim të gjatë në
hepjen e elementit;

e0
 -madhësi që meret baras me   por jo më pak se min.
h
Madhësitë l dhe min gjenden me formulat:

M l
l  1  (IV-13)
M

l0
dhe  min=0,5-0.01. -0.01.Rb (për Rb në MPa); (IV-14);
h
ku:. . -është koeficient i cili për betonin e rëndë (të zakonshëm) merret 1.0;
Ml -është momenti nga ngarkesat me veprim të gjatë (ngarkesat e përhershme
dhe ato të përkohshme me veprim të gjatë si p.sh peshat e makinerive, raftet e
librave, peshat e depove etj);
M -është momenti i llogaritjes nga gjithë ngarkesat.
Në qoftë se N>Ncrc atëherë duhet të rritim përmasat e prerjes tërthore sepse ajo nuk
mban.
Koeficienti .. i llogaritur me formulën (11) është i vlefshëm për llogaritjen e zonës
në 1/3 e midisit të lartësisë të elementit ndërsa në mbështetjet ai merret . ...=1.0.
Në zonat ndërmjetëse (ndërmjet mbështetjes dhe të 1/3 të mesit të lartësisë) ....
vendoset me interpolim. Kjo është e vlefshme për elementet me nyje të pa
shvendosëshme. Për planin jashtë momentit llogaritja bëhet duke marrë parasysh
vetëm ea (jashtëqendërsinë e rastit). Për elementet me nyje të çvendoseshme d.m.th
l0
të skemave elastike  merret njëlloj në të gjithë lartësinë. Për  14 ;  =1.0
i

188
4.5. LLOGARITJA E ELEMENTEVE KATËRKËNDËSH NË SHTYPJE
JASHTËQENDRORE ME ARMATURË JOSIMETRIKE ME
JASHTËQENDËRSI TË MADHE.

Për elementin katërkëndësh këndrejtë (figura IV-9) me Abc=b.x; Nbc=b.x.Rb;

x
Zb=h0- kushtet e barazisë (5) dhe (6) marrin formën:
2
Ne  b.x.Rb (h0-0,5x)+Rsc.Asc(h0-a') (III-15)
dhe N b.x.Rb+Asc.Rsc-As.Rs (III-16)

Barazimet (15) dhe (16) janë të vlefshme kur x.y.h0

Figura IV-9
Për të patur As+Asc=minimum duhet të shfrytëzojmë plotësisht aftësinë mbajtëse të
betonit ( për x=xy=.y.h0..). Duke zëvendësuar në (15) do të kemi:

N.e=A0,y.bh02Rb+Asc.Rsc(h0-a')

prej nga:
2
N.e - A 0, y bh 0 R b
Asc= (IV-17)
R sc (h 0 - a' )
2
(A 0 - A 0, y )bh 0 R b
ose Asc= (IV-18)
R sc (h 0 - a' )

189
N e
ku: A0  dhe N.e=A0.bh02Rb
bh02 Rb
Në qoftë se Asc>0 apo A0>A0,y, atëherë sipërfaqja e As për xy= yh0 nga barazimi
(16) do të jetë:
N=by.h0.Rb+AscRsc-As.Rs (IV-16.a)
Për Rs=Rsc, pas pjestimit të dy krahëve të (16 a) me Rs, do të kemi:

 y bh0 Rb  N
As= +Asc (IV-19)
Rs
Për elementet katërkëndësh madhësitë e dhe e' merren:

h
e  e0  a (IV-20)
2
h
dhe e'=eo - + a' (IV-21)
2

Formulat e mësipërme janë të vlefshme për x.y.h0 apo

N.e
Ao= 2
>A0,y=.y(1-0,5.. y);
bh 0 R b
ku:


y 

2
1. 1

dhe =0,85-0,008.Rb(ku: Rb në MPa)

Për rastin kur A0<A0,y, atëherë Asc me llogaritje nuk duhet, por vendoset në mënyrë
konstruktive jo më pak se vlera minimale e këshilluar sipas normave d.m.th:

1,min
Asc.min.bh0= .bh0; (IV-220
100
por janë pak se 2 16 mm.

190
Për këtë rast, si dhe për rastin kur Asc është e dhënë, përcaktimi i As bëhet si vijon:
-Përcaktojmë momentin që mban armatura e dhënë Asc me formulën:
Msc=Asc.Rsc(h0-a'); (IV-23)
-Përcaktojmë momentin që do të mbajë zona shtypur e betonit me formulën:
Mbc=N.e-Msc=A0,b.bh02Rb; (IV-24)
N.e - M sc
prej nga : Ao,b= 2
bh 0 R b
Në tabelë por A0,b marrim madhësinë  dhe me të gjejmë lartësinë e zonës së shtypur
x=.h0.
Në qoftë se plotësohet kushti:
x=.h02a'; (IV-25)
atëherë sipërfaqja e armaturës As(për Rsc=Rs) do të jetë:

Rb N
As  bh0  Asc  (IV-26)
Rs Rs
Në rastin kur kushti (25) nuk plotësohet, atëherë sipërfaqjq e As, ngha barazimi i
momenteve të forcave të jashtme e të brendshme kundrejt qendrës të Asc, do të jetë:

N e
As  (  1) (IV-27)
Rs h0  a '
Shembulli IV-2. Të llogaritet kollona që ndodhet në kushte pune në shtypje
jashtëqendrore me jashtëqendërsi të madhe kur janë dhënë: b=30 cm; h=40 cm;
a=a'=4 cm; N=50000 daN; M=15000 daNm; Ml=12000 daNm; betoni i klasit B.20
me Rb=115 daN/cm2; armatura ç-31s me Rs=2700 daN/cm2; l0=600 cm.
Zgjidhje. Për a=a' lartësia e dobishme do të jetë:
h0=h-a=40-4=36 cm.
Ndërsa jashtëqendërsia e0 do të jetë:

M 1500000
e0    30cm
N 50000
Përcaktojmë koeficientin e përkuljes gjatësore me formulën (11):
1

N
1
N crc

191
ku:

Eb I  0.11  
N crc  6.4   0.1    0.1  vI s 
l 02  l   
për betonin e klasit B.20 në tabelë marrim Eb=275000 daN/cm2.

Ndërsa madhësitë I; .l; .; v dhe Is kanë vlerat e mëposhtme:

bh 3 30  40 3
I   160000cm 4
12 12
e0 30
    0.75 (por jo me pak se min)
h 40
M l 12000  1.0
  1  1  1.8 (per =1.0);
M 15000
E s 2.100000
v   7.63;
Eb 275000
l0 600
 min  0.5  0.01  0.01Rb  0.5  0.01  0.01  11.5  0.241
h 40
(për Rb=11.5 MPa).

h 40
I s  As (  a ) 2  13.3(  4) 2  3405cm 4
2 2
shënim. Sipërfaqja paraprake e As përcaktohet duke u nisur nga kushti që ..=1 si
më poshtë:
-Gjejmë madhësinë e (për ..=1.0) me formulën:

h 40
e  e0   a  30  1.0   4  46cm;
2 2
-Gjejmë madhësinë  me formulën:
=0.85-0,008 Rb MPa=0.85-0.00811,5=0.763;
-Gjejmë madhësinë .y me formulën:

 0.763
y    0.5853 ;
 0.763
(2  ) (2  )
1. 1 1. 1

192
-Gjejmë madhësinë A0,y me formulën:

Ao,y=y(1-0.5y)=0.5853 (1-0.50.5853)0.414

Gjejmë sipërfaqen e armaturës së zonës të shtypur (për ..=1,0) me formulën:

Ne  A0, y bh02 Rb 50000  46  0.414  30  36 2  109


Asc    6.3cm 2
Rs (h0  a ' ) 2700(36  4)

-Gjejmë As me formulën:

 y bh0 Rb  N 0.5853(30  36  115  50000)


As   Asc   6.3  13.3cm 2
Rs 2700
Pas zëvendësimeve përkatëse Ncrc do të jetë:

275000 160000  0.11  


N crc  6.4    0.1  7.63  3405 
600 2  1.8  0.1  0.75  
 226.710daN  N ;
Ndërsa madhësia .. do të jetë:

1 1
   1.282 ;
N 50000
(1  ) (1  )
N cr 226.710
Kështu madhësia "e" për ..=1,282 do të jetë:

h
e=eo .+ -a=301.282+20-4=54.46 cm.
2

Ndërsa sipërfaqja e armaturës Asc dhe As do të jenë:

Ne  A0, y bh02 Rb 50000  54.46  0.414  30  36 2  115


Asc   
Rsc (h0  a ' ) 2700(36  4)
 11.20cm 2  0

193
dhe

 y bh0 Rb  N
As   Asc 
Rs
0.5853  30  36  115  50000)
  11.20  18.20cm 2
2700
Marrim përfundimisht
Asc=420=12.28 cm2;
dhe
As=4.24=18.16 cm2.
Shembulli IV-3. Të llogaritet kollona kur janë dhënë: b=30; h=40 cm; a=a'=4 cm;
N=50000 daN; M=6000 daN.m; Ml=4500daN.m; betoni B.20 me Rb=115 daN/cm2;
armatura ç-31 s me Rs=Rsc=2700 daN/cm2; l0=600 cm.

Zgjidhje. Për të dhënat e mësipërme do të kemi:


h0=h-a=40-4=36 cm;
M 600000
e0    12.0cm;
N 50000
Ncr=226.710 daN (shiko shembullin IV-2);
1
  1.282;
50000
1
226710
dhe

h 40
e=e0.+ -a=12.01.282+ -4=31,384 cm.
2 2
Për .y=0.5853 dhe A0,y=0.414 (shiko shembullin IV-2) do të kemi:

Ne  A0, y bh02 Rb
Asc  
Rsc (h0  a ' )
50000  31.384  0.414  30  36 2  115
  0.00
2700(36  4)

194
Meqënëse Asc<0 marrim konstruksionet Asc dhe jo më pak se 216 mm me
Asc=4.08 cm2. Për këtë rast sipërfaqja e armaturës As përcaktohet si vijon:

-Gjejmë momentin që mban Asc e dhënë konstruktivisht me formulën:


Msc=Asc.Rsc(h0-a')=4.082700(36-4)=352.510 daN.cm;
-Gjejmë momentin që mban zona e shtypur e betonit me formulën (24):
Mbc=N.e-Msc=5000031.384-352510=1.216.680 daN.cm;
prej nga:

M bc 1216680
Ao    0.287
bho Rb 30  36 2  115
2

Në tabelën III-1 për Ao=0,287 marrim =0,33. Kështu sipërfaqja e armaturës së


tërhequr nga formula (26) do të jetë:
Rb N
As  bho  Asc  
Rs Rs
115 50000
 0.33  30  36  4.08   0.00
2700 2700
Marrim konstruktivisht:

1,min 0. 2
As  Ab  30  40  2.4cm 2 por jo më pak se 2..16;
100 100
lo 600 600
ku: ( 1,min  0.2% per    52 ..)
i Ib 30  40 3
Ab 12  30  40
Pra marrim As=Asc=2.16=4,04 cm2 që i përgjigjet 216.

4.6. ELEMENTET KATËRKËNDËSH ME JASHTËQENDËRSI TË MADHE


ME ARMATURË SIMETRIKE (As=Asc).

Në praktikë takohen shpesh elemente prej betoni të armuar (p.sh kollonat e midisit të
objekteve tip ramë me shumë hapësira drite) në të cilët momenti prej ngarkesave
195
horizontale (p.sh nga era apo tërmeti), ndërron shënjë në vartësi të drejtimit të tyre.
Në të tillë elemente del nevoja e armimit me armaturë simetrike për të kënaqur
aftësinë mbajtëse për të dy drejtimet e veprimit të momentit përkulës ( M,N). Për
rastin e elementeve me jashtëqendërsi të madhe me armaturë simetrike, për x 
xy=..y.h0 dhe As=Asc nga barazimi (16) do të kemi:
N
x  x y   y ho (IV-28)
bRb
(Rasti i I-rë me jashtëqendërsi të madhe).
Duke zëvendësuar (28) në (15) do të kemi:

N N
Ne  b Rb (ho  0.5 )  Asc R sc (ho  a ' )
bRb bRb
prej nga:

N N
As  Asc  (e  ho  0.5 ) (III-29)
Rs (ho  a' ) bRb
ku:

h
e  eo  a
2

Figura IV-10
Formulat (29) është e vlefshme në qoftë se x  2a', në të kundërt armatura As=Asc
gjendet me formulën (27).

Shembulli IV-4. Të llogaritet prerja tërthore e një kollone kur janë dhënë: b=30 cm;
h=40 cm; a=a'=4 cm; N=60000 daN; M=13000 daN.m; betoni B.20 me Rb=115
lo
daN/cm2 armatura ç-31 s me Rs=2700 daN/cm2; <14 d.m.th .=1,0.
i
Zgjidhje. Për të dhënat e mësipërme do të kemi:
196
h0=h-a=40-4=36 cm;
M 1300000
eo   21.66cm;
N 60000
N 600000
x   18.35cm  x y   y ho  21.07cm
bRb 30  115
 0.763
ku: y    0.5853;
 0.763
(2  ) (1  )
1. 1 1.1
=(0.85-0.008Rb)=(0.85-0.00811.5)=0.763
dhe xy=.Yh0=0.585336=21.07 cm
Meqënëse x<xy, d.m.th se kemi të bëjmë me rastin e shtypjes jashtë qëndrore me
jashtëqendërsi të madhe. Për këtë rast sipërfaqet e armaturave nga formula (29) do të
jenë:
N N
As  Asc  (e  ho  0.5 )
Rs (ho  a' ) bRb
(III-29)
60000 60000
 (37.66  36  0.5 )  7.52cm 2
2700(36  4) 30  115
ku:

h 40
e=e0.+ -a=21.661.0+ -4=37.66 cm.
2 2
Marrim nga 3.18 me As=Asc=7.5 cm2.

4.7. LLOGARITJA E ELEMENTEVE KATËRKËNDËSH ME ARMATURË


JOSIMETRIKE (As=.Asc) NË SHTYPJE JASHTËQENDRORE ME
JASHTËQENDËRSI TË VOGËL.

Siç e pamë më lart ky rast takohet atëherë kur x>xy=y.h0. Për këtë rast, për
gjendjen e nderur si në figurën IV-11 kushtet e barazisë të momenteve të forcave të
jashtme e të projektuara në boshtin gjatësor të elementit do të marrim formën:

197
x
N.eb.x.Rb(h0- )+Asc.Rsc.(h0-a') (IV-30)
2
dhe Nb.x.Rb+Asc.Rsc-As...s (IV-31)
Për b.x(h0-0.,5.x)=Sb barazimi (IV-30) do të marrë formën:
N.eSb.Rb+Asc.Rsc.(h0-a') (IV-30 a)
ku: Sb-është momenti statik i zonës të shtypur kundrejt As.
Siç duket edhe nga barazimi (31) zgjidhje e të dy barazimeve të mësipërme bëhet
mjaft e vështirë përderisa gjendja e nderur në armaturën As nuk është ajo kufitare e
llogaritjes si në rastin e parë. Një mënyrë zgjidhje e problemit do të ishte ajo e
dhënies të As dhe Asc duke u nisur nga kërkesat konstruktive apo duke gjetur
fillimisht sipërfaqet As dhe Asc për të dy variantet kufitare d.m.th:

Figura IV-11
a. për x=xy=y.h0 me formulat (18) dhe (19)
b. për rastin e shtypjes me jashtëqendërsi të rastit me formulën (2) dhe ato që
rrjedhin prej saj duke pranuar  =1.0 dhe  =1.0 e duke zgjedhur As dhe Asc nga
kërkesat konstruktive (përqindja optimale e armimit 1) dhe duke bërë kontrollin e
aftësisë mbajtëse kur kjo nuk kënaqet vazhdojmë me të dhëna të tjera deri sa të
kënaqet problemi. Gjatë këtyre llogaritjeve duhet të kihet p[arasysh shenja e forcës të
armaturës As e cila mund të jetë plus apo minus në varësi të punës (p.sh (+) merret
kur ajo shtypet dhe (-) kur ajo tërhiqet).
Në përgjithësi rruga që ndiqet (për këtë rast) është si më poshtë:
a) zgjidhen të dhënat kryesore për llogaritjen si Rb; Rs; Rsc; Es; Eb; h0; Zs=(h0-
M e0 l 0 E
a'); e0= ; ; dhe v= s
N h h Eb
b). jepet vetë koeficienti i armimit brenda vlerave optimale  =(0.005-0.035)
d.m.th:

198
( As  Asc )
= =(0.005-0.035); (IV-32)
bh
c) me formulat (12); (13) dhe (14) përcaktohen madhësitë Ncrc; l dhe min;
d) në qoftë se Ncrc<N duhet të rrisim përmasat e prerjes tërthore;
e) përcaktojmë koeficientin e përkuljes gjatësore me formulën (11);
ë) duke dhënë vetë raportin As:Asc(p.sh 0,5) gjejmë lartësinë e zonës të shtypur me
formulën:
x=(N-Rsc.Asc+As.Rs):b.Rb (IV-33)

x
e mandej madhësinë  = dhe me formulat (17) (19) për (y=) gjejmë armaturat
ho
As dhe Asc por jo më pak se vlera minimale të këshilluara më sipër. Në qoftë se
koeficienti i armimit për armaturat e gjetura nuk ndryshon më shumë se 0.005 nga
ajo e pranuar d.m.th se zgjidhja është e drejtë, në të kundërt duhet të japim koeficient
të ri armimi e të përsëritim procedurën e llogaritjes. Në qoftë se >0.03 duhet të
ndryshojmë përmasat ose klasën e betonit.
f) Kontrollojmë aftësinë mbajtëse të elementit duke marrë parasysh ndikimin e
parkuljes gjatësore edhe në planin tjetër (atë normal me planin M) njëlloj për
elementet me jashtëqendërsi të rastit0.
Siç duket proçedura është e lodhshme prandaj do të rekomandonim përdorimin e
metodikës të përdorur deri sot por duke ja parashtruar metodës të rinovuar sipas
gjendjeve kufitare meqënëse rezultatet e saj janë aty me metodikën e treguar më
sipër.
Siç e pamë më lart barazimet (30) dhe (31) në formën që janë shkruar nuk mund të
zgjidhen menjëherë përderisa nuk njohim nderjet në armaturën As. Prateorikisht
problemi nuk ka një zgjidhje të menjëhershme. Për këtë teoria ka kërkuar ndihmën e
praktikës apo të eksperimentimit.
Siç e tregojnë të dhënat eksperimentale të provave të kryera mbi elemente
katërkëndësh me jashtëqendërsi të vogël, momenti i zonës të shtypur të betonit
d.m.th Nb (figura IV-12) kundrejt skajit më pak të ngarkuar, për jashtëqendërsi të
vogël me jashtëqendërsi e0 (0,06-0,28) h0 është një madhësi që ndryshon shumë pak
(gabimi rreth 8% maksimum për rastin e e0=0,28ho dhe në favor të aftësisë mbajtëse
apo besueshmërisë dhe afërsisht i barabartë me momentin e forcës së zonës të
shtypur me përmasën bh0 dhe nderje Rb d.m.th;

Nb1.Z1=Sb.RbS0.Rb=Nb2.Z2 (IV-36)
Kështu duke zëvendësuar gjymtyrën e parë të (30 a) me S0.Rb do të kemi:

199
N.e=S0.Rb+Rsc.Asc(h0-a') (IV-30 c)

Ne  0.5bh02 Rb
prej nga: Asc  (IV - 35)
Rsc (h0  a' )

ku: So = 0,5bho2- është momenti statik i sipërfaqes të dobishme me lartësi ho


kundrejt qendrës të As.
Ndërsa duke pranuar shkatrimin e armaturave As si armaturë të shtypur atëherë
sipërfaqja e saj përcaktohet nga kushti i barazisë të momenteve të forcave të jashtme
dhe të brendëshme karshi qendrës të Asc me formulën:

Figura IV-12

N  e'0.5bh 'o2 Rb
As  (IV-36)
Rs (ho  a )
h
Për e'= - eo. -a' formula (36) merr formën:
2
h
N (  eo  a )  0.5bh ' o2 Rb
As  2 (IV –36a)
Rs ( ho  a )
ku: h'o-është lartësia e dobishme për sipërfaqen e dobishme kundrejt aksit të Asc e
barabartë:
h'o = h-a'

200
Formulat (35) dhe (36) japin zgjidhje me saktësi të mjaftueshme praktike dhe në të
mirë të sigurisë së elementit.
Provat e bëra mbi elemenete të llogaritur me këto formula tregojnë një
përputhje gati të plotë të të dhënave eksperimentale me ato të llogaritjes. Si çelës për
zgjidhjen e rastit të dytë të shtypjes jashtëqëndrore shërben madhësia eo0.3 ho

4.8. ELEMENTËT KATËRKËNDËSH ME JASHTËQËNDËRSI TË VOGËL


MË ARMATURË SIMETRIKE (As = Asc)

Për këtë rast, për As = Asc lartësia e zonës të shtypur duhet të plotësojë kushtin:

N
x   y ho ; (IV - 37)
bRb
ndërsa sipërfaqja e armaturave As = Asc për armimin simetrik nga kushti i barazisë së
momenteve do të jetë:

Ne  0.5bh02 Rb
As = Asc  (IV - 38)
Rs (h0  a ' )
Shembulli IV-5. Të llogaritet kollona që punon në shtypje jashtëqëndrore kur janë
dhënë: b=30; h=40cm; a=a'=4cm; N=100000 daN; M= 7000 daN.m; beton B.20
lo
me Rb- 115 daN/cm2; armatura ç-25 s me Rs= Rsc= 2150 daN/cm2;  14 dmth
i
=1,0
Zgjidhje. Për të dhënat e mësipërme do të kemi:
ho = h - a = 40 - 4 = 36 cm ;
M 700000
eo    7cm;
N 100000
eo.= 71.0=7cm < 0.3ho= 0.336 = 10.8cm,
dmth se kemi të bëjmë me rastin e shtypjes jashtëqëndrore me jashtëqendërsi të
vogël me x>xy.
Për këtë rast sipërfaqja e Asc do të jetë:

201
Ne  0.5bh02 Rb
Asc  
Rsc (h0  a ' )
100000  23  0.5  30  36 2  115
  2.63cm 2
2150(36  4)
.ku:
h 40
e=e0.+ -a=71.0+ -4=23 cm.
2 2
Marrim 2 16 me Asc = 4,04 cm2
Ndërsa sipërfaqja e armaturës As nga formula (36) do të jetë:

Ne  0.5bh0 2 Rb
As  
Rsc (h0  a ' )
100000  9  0.5  30  36 2  115
 0
2150(36  4)
ku:

h 40
e’= -e0. -a’=+ -71.0-4=9 cm.
2 2
dhe
ho=h'o=36cm
Marrim

bh
As   1, min por jo më pak se 216
100
Për

lo
 17 ,sipas normave  1,min = 0,05%.
i
Kështu do të kemi:

0.05
As  30  40  0.6cm 2
100
Marrim përfundimisht
As=2 16 =4.04 cm2= Asc

202
Shembulli IV-6. Të llogaritet kollona e midisit e një objekti industrial me shumë
hapësira drite kur janë dhënë: b=30; h=40cm a=a'=4cm; N=100000 daN;
M=7000daN.m (me dy shenja); armatura As=Asc prej Ç-25s me
lo
Rs=Rsc=2150daN/cm2;  14 me =1.0; betoni B.20 me Rb=115 daN/cm2.
i
Zgjidhje. Për të dhënat e mësipërme do të kemi:
ho=h-a=40-4=36cm;

M 700000
eo     7cm;
N 100000
N 100000
x   30.6cm  x y   y ho 
bRb 30  109
 0.5853  36  21cm;
ku:

 0.763
y    0.5853;
 0.763
(2  ) (2  )
1.1 1. 1
dhe = (0.85-0.008Rb)= (0.85-0.00811.5)=0.763

Meqenëse:
x>xy;
dmth se kemi të bëjmë me rastin e shtypjes jashtëqëndrore me jashtëqendërsi të
vogël.
Për këtë rast sipërfaqja e armaturës As=Asc nga formula (38) do të ketë vlerën:

Ne  0.5bh02 Rb
As  Asc  
Rsc (h0  a ' )
100000  23  0.5  30  36 2  115
  2.63cm 2
2150(36  4)
ku:

h 40
e=e0.+ -a=71.0+ -4=23 cm.
2 2

203
Marrim As=Asc =216=4.04cm2

4.9. ELEMENTËT ME PRERJE TËRTHORE NË FORMË T-je DHE I-je NË


SHTYTJE JASHTËQËNDRORE

Elementët në formë T-je apo I-je janë mjaft të përhapur sidomos në harqet dhe
kollonet prej betoni të armuar etj. Në vërtetësi të pozicionit të boshtit asnjanës
dallojmë dy raste:
- Kur boshti asnjanës bije në pllakë e shtypur të prerjes tërthore (Figura IV-13a). Në
këtë rast elementi llogaritet si element katërkëndësh me përmasa b'f.h;
- Kur boshti asnjanës pret brinjën e prerjes tërthore (figura IV.13 b,c) atëherë
elementi llogaritet si element T-ja apo I-ja.

Figura IV-13,a,b,c
Si kriter bazë për përcaktimin e pozicionit të boshtit asnjanës shërbejnë kushtet e
barazisë:
N.eb'f.h'f.Rb(ho-0,5 h'f) (IV-39)
apo
N b'f.h'f.Rb (IV-40)
Në qoftë se barazimet (39) dhe (40) kënaqen atëherë boshti bije në pllakë dhe
elementi llogaritet njëlloj si ata katërkëndësh por me gjerësi b'f.
Kur barazimet (39) dhe (40) nuk plotësohen atëherë boshti bije në brinjë të prerjes
tërthore dhe elementi llogaritet si element në formë T-ja duke marrë parasysh edhe
punën e brinjës (Figura IV-13b.c).

204
Për elementët në formë T-ja dhe I-ja, me bosht që bije në brinjën e prerjes tërthore,
dallojmë dy raste:
a) Kur
xxy = y.ho
nga kushtet e barazisë të momenteve te forcave te jashteme dhe te brendeshme dhe
shumes se forcave te projektuara gjatë boshtit të elementit mund të shkruajmë:
N.e b.x.Rb (ho-0.5.x) + (b'f-b) h'f (ho-0,5h'f). Rb+Rsc.Asc (ho-a') (IV-41)
dhe
N b.x.Rb+(b'f-b)h'f.Rb+Asc Rsc -As.Rs (IV-42)
Siç duket nga (41) momenti i jashtëm N.e mund të shprehet si shumë e tre
momenteve pjesore të cilët përfaqësojnë:
Mbc - momenti që mbehet nga brinja me gjerësi b;
Mv - momenti që mbahet nga dy veshët e pllakës me gjerësi (b'f - b);
Msc -momenti që mbahet nga armatura e shtypur Asc.
Nga sa më lart formula (41) do të marrë formën:
N.eMbc+Mv+Msc (IV-41.a)
Nga momentet përbërës Mv është i njohur sepse dimë përmasat e pllakës (të cilat
janë të dhëna)
Për të patur As+Asc = min duhet të shfrytëzojmë aftësinë maksimale mbajtëse të
brinjës për x=xy= y.ho
. Në këtë mënyrë edhe Mbc është i njohur (Mbc= Ao,ybho2Rb).
Kështu Asc nga (41.a) do të jetë:

Ne  A0, y bh02 Rb  (b f  b)h' f (ho  0.5h' f ) Rb


Asc 
Rs (h0  a ' )
(IV-43)
Ndërsa nga (42), për x=xy= y.ho sipërfaqja e As do të jetë:

 y bh0 Rb  (b' f b)h' f Rb  N


As   Asc (IV-44)
Rs
Për rastin e armimit me armaturën simetrike dmth As=Asc dhe kur plotësohet kushti:

N  (b' f b)h' f Rb
x  x y   y ho (IV-45)
bRb
205
atëherë sipërfaqet e armaturave As=Asc gjenden nga kushti i barazisë të momenteve
duke zëvendësuar x me shprehjen (45) në të.
Kështu do të kemi:

 N  (b' f b)h ' f Rb   N  (b' f b)h ' f Rb 


Ne    ho 1  0.5 
 bRb   ho bRb 
As  Asc 
Rsc (ho  a ' )
(b' f b)h' f ( ho  0.5h' f ) Rb
 (IV - 46)
Rsc ( ho  a ' )

b) Kur x=.ho>xy= y.ho atëherë me saktësi të mjaftueshme për qëllimet praktike


(sipas të dhënave eksperimentale) Asc do të jetë:

Ne  So R b
Asc  (IV-47)
Rsc (ho  a ' )
ku: So - momenti statik i sipërfaqes të dobishme me lartësi h0 e cila për elementin në
formë T-ja gjendet me formulën:
So=0,5bh2o+(bf'-b)h'f (ho-0,5 h'f); (IV-48)

ndërsa për elemetet I-je me formulën:

hf  a
So=0,5bh2o+(b'f-b)h'f(ho-0,5h'f)+ (bf-b)(hf-a) ( ) (IV-49)
2
Kurse sipërfaqja e

Ne  So R b
As  (IV-50)
Rsc ( ho  a ' )
ku: S'o -momenti statik i sipërfaqes të dobishme kundrejt boshtit të Asc (armaturës
të shtypur) që për elementet T-ja gjendet me formulën:

S'o  0,5  bh'o2 (b' f -b)h' f (ho - 0,5 h' f ); (IV-51)

ndersa per elementet ne forem I-je me formulen:

206
h' f a'
S'o=0,5bh'2o+(bf-b)hf (h'o-0,5hf)+(b'f-b)(h'f-a') ( ) (IV-52)
2
Për elementet I-je me armaturë simetrike me x>xy; As=Asc gjenden me formulën:

Ne  So R b
As=Asc= (IV-47.a)
Rsc ( ho  a ' )
ku: e= është largësia nga N në qendrën e As (Figura IV3a) e cila gjendet me
formulën:
e=eo+y-a (IV-53)

dhe
y=K1.h (IV-54)

Vlerat e K1 jepet në tabelën IV-2 dhe 3.

Tabela IV-2 Vlerat e koeficienteve K1 dhe K2 për elementet në formë T-je

Koeficientet Raporti b'f/b


h'f/ h
K1 K2 2 3 5 10 15
K2 0.30 0.33 0,32 0,31 0,29
0.1
K1 0.54 0.58 0,63 0,71 0,76
K2 0,30 0.31 0.29 0.26 0.23
0.2
K1 0,57 0.61 0.68 0.76 0.79
K2 0.30 0.30 0.27 0.23 0.20
0.3
K1 0.58 0.63 0.69 0.76 0.78
K2 0.29 0.28 0.25 0.21 0.19
0.4
K1 0.58 0.63 0.68 0.74 0.76
K2 0.27 0.26 0.23 0.20 0.19
0.5
K1 0.58 0.62 0.67 0.70 0.72

Rrezja e inercisë për elementet në formë T-je dhe I-je merret e barabartë:
i=K2.h (IV-55)

ku: K2-koeficient që për elementet në formë T-je merret në tabelën IV-2 dhe atë I-je
në tabelën IV-3.

207
Tabela IV-3 Vlerat e koeficienteve K2 për elementet në formë I-je simetrike
Raporti b'f/b
h'f/ h
2 3 5 10 15
0.1 0.32 0.34 0.37 0.40 0.42
0.15 0.33 0.35 0.36 0.39 0.41
0.20 0.33 0.35 0.36 0.38 0.39
0.25 0.32 0.34 0.35 0.37 0.37
0.30 0.32 0.33 0.34 0.35 0.35
0.35 0.31 0.32 0.33 0.33 0.34

4.10. ELEMENTET ME PRERJE UNAZORE QË PUNONTE


NË SHTYPJE JASHTËQËNDRORE

Elemente të tillë takojmë shpesh në konstruksionet prej betoni të armuar të


oxhaqeve, në kollonet e tensionit të lartë, në kollonet centrifugale të objekteve
industriale në minaret eb/a të xhamive b.a; në kullat televizive etj, etj. Ato janë të
armuara me armaturë të shpërndarë uniformisht gjatë gjithë perimetrit të prerjes
tërthore (Figura IV-14)

Figura IV-14
Për elementet unazore llogaritja sipas aftësisë mbajtëse bëhet nëpërmjet barazimit:

208
 ( Rb  A  rm  As,tot  Rsc  rs )  sin  cir 
N e    Rsc  As,tot  Z s   s 
  
(IV-56)
Ndërsa lartësia relative e zonës të shtypur përcaktohet me formulën:

N  1  Rs  As,tot
 cir 
[ Rb  A  ( Rsc   2  Rs ) As, tot
(IV-57)

për cir  0,15;


ku: rs- është rrezja nga qendra deri në armaturën e shpërndarë uniformisht (rrezja e
armaturës);
As,tot - është sipërfaqja totale e armaturës gjatësore;
A- është sipërfaqja e betonit të unazës;
Z- është largësia nga qendra e unazës deri në qendrën e rëndesës të armaturës të
zonës së tërhequr që gjendet me formulën:

Zs=(0,2+1.3. cir).rs rs (IV-58)

s - koeficient i llogaritur me formulat:


s = 1-2cir (IV-59)

1 = (për =1,0, për armaturat më të përdorshme të klasave A-I, A-II dhe A.III);
dhe
4
 2  1 (1.5  6 R10
s )
ku Rs ne MPa (IV-60)

Në qoftë se nga formula (59) kemi cir <0,15 atëherë në formulën (56) vendoset cir
llogaritur me formulën:

N   s  Rs  As, tot
 cir 
Rb  A  Asc  As,tot
(IV-61)

Për këtë madhësitë Zs dhe s llogariten me formulat (58) dhe (59) përcir = 0,15.

Në qoftë se s <0 atëherë në barazimin (56) vendosim s. =0 dhe në përcaktimin e


cir me formulën (57) vendosim 1 =2 =0.

209
4.11. ELEMENTË TË SHTYPUR TË PËRFORCUAR ME ARMIM TËRTHOR
(Stafa apo armaturë në formë rrjeti)

Për elementet e shtypur, në të cilët nuk kemi hepje, (p.sh. lo/d  10) mund të rritim
aftësinë mbajtëse në mënyrë të theksuar në se do të armojë apo përforcojmë atë
nëpërmjet vendosjes të armaturës tërthore. Shembuj të tillë takojmë në kollonet b-a
me prerje tërthore rrethore apo poligonale apo në zonat e stikimit (lidhjes) të
elementeve të parapërgatitur etj. (figura IV-15). Rritja e aftësisë mbajtëse shpjegohet
me ndikimin e madh të armaturës tërthore në frenimin e dëformimeve tërthore ç'ka
shpie në rritjen e rezistencës të betonit të bërthamës

Figura IV-15
të përfshirë nga armatura tërthore apo spirale apo unazore. Kjo është arsyeja që
deformimet gjatësore në elementet e shtypur të përforcuar me armaturë tërthore janë
shumë më të mëdha se në elementet e armuar me stafe të zakonshme. Ato janë aq më
të mëdha sa më e madhe të jetë armatura tërthore etj.
Llogaritja sipas aftësisë mbajtëse e elementeve me armaturë gjatësore dhe të
përforcuar me armaturë tërthore (p.sh e një kollone rrethore me stafe spirale apo
unazore) bëhet me të njëjta formula si dhe për elementet e zakonshëm vetëm se në

210
vend të sipërfaqes të betonit duhet të vendosim sipërfaqen e bërthamës apo lokale që
përfshihet brenda spiralit, unazës apo rrjetit tërthor përforcues dhe në vend të Rb
duhet të vendosim rezistencën e reduktuar të betonit të përforcuar: Rb,red e cila
përcaktohet me formulat empirike:
- për armim me armaturë (stafa) spirale apo unazore:

- Rb,red = Rb +2 Rs(1-1.75eo/def) (IV-62)


- për armim me armaturë tërthore në formë rrjeti (Figura IV-15b).

- Rb,red = Rb +s,xy Rs (IV-63)

ku: Rs -është rezistenca e llogaritjes në tërheqjen e armaturës spirale, unazore apo në


formë rrjeti;

s,xy- është koeficienti i armimit tërthor me rrjeta të salduara i cili përcaktohet me


formulën:

s,xy = (nx.As,x.lx+ny.As,y.ly) / Aef.S (IV- 64)

nx, As,x ,lx, ny, As,y, ly - janë respektivisht numri i shufrave në drejtimin x,
sipërfaqja e secilës shufër në këtë drejtim dhe gjatësia e shufrave për drejtimin x
(ashtu edhe për drejtimin y);

Aef - është sipërfaqja e bërthamës së betonit përfshirë brenda rrjetit të marrë në


studim;
S-hapi i rrjetit në lartësi (largësia midis rrjeteve tërthorë)
 - koeficineti i afektivitetit te armimit tërthor përforcues i cili gjendet me formulën:

1  s, xy  Rs
 ; 
0.23 Rb  10
(VI-65
(për Rb dhe Rs në MPa).

eo- jashtëqendërsia M/N për = 1,0


def- diametri i bërthamës apo i sipërfaqes të betonit përfshirë nga spirali apo
armatura tërthore në formë rrjeti;

. - koeficienti i armimit tërthor në formë spirali apo unaze, i barabartë:

211
4 As, cir

d ef  s
(IV-66)
ku: As,cir - është sipërfaqe e prerjes tërthore të spiralit apo të unazës;

s- hapi i spiralit apo unazës.


Ndërsa madhësia  e cila merr pjesë në y. për elementet me armim tërthor
përcaktohet me formulën:

=+Rb. + 0.9 (IV-67)

ku: Rb -në MPa: =. .100,15 (ku . përcaktohet me formulën (64) për armim me
rrjete të salduara dhe me formulën (66) me armim me armaturë spirale apo unazore).

dhe ,  .- janë madhësi të dhëna në fillim të këtij kapitulli.

Përkulshmëria merret lo/ief  55 (për armim me rrjete) dhe lo/ief  39, për armim
në formë spirali apo unaze (ief -është rrezja e inercisë e sipërfaqes të bërthamës).
Ngarkesa kritike për elementet e përforcuar me armaturë tërthore përcaktohet me
formulën (12) me kusht që në të momenti i inercisë të merret për sipërfaqen e
bërthamës (sipërfaqe që përfshihet nga spirali apo armatura në formë rrjeti të
salduar) dhe madhësia e fituar të shumëzohet me koeficientin 1. të barabarte:

1. = 0,25+0,05 . lo/cef  1,0 (IV-68)

ku: cef - është lartësia apo diametri i sipërfaqes të betonit përfshirë nga armatura
tërthore (bërthamës).

Përveç kësaj madhësia . që figuron në formulën (12) përcaktohet me formulën:

lo   2
   min  0.5  0.01  0.01Rb
cef
(IV-69)
ku

lo
 2  0.1  1  1.0
cef
(IV-70)
Për llogaritjen e kollonave (për lo/d<=10) sipërfaqja e reduktuar e stafeve spirale
(apo armaturës unazore) e kthyer në armaturë ekuivalente vertikale përcaktohet me
formulën empirike:

212
  d1  As, cir
Ared 
Sw
(IV-71)
ku: d1- diametri i sipërfaqes të bërthamës (përfshirë brenda stafeve spirale);

As,cir- siprfaqja e prerjes tërthore të stafës spirale;


S- është hapi i spiralit i cili merret:
Sw  4cm;
Sw  0,2d (d-diametri i prerjes tërthore);
Sw  10 cm
Diametri i shufrave (stafave) spirale apo unazore merret nga 614 mm prej çeliku të
klasave AI, AII dhe AIII. Ndërsa Ared 0,25.Asc.
Kur kemi përforcim me armaturë tërthore në zonat e kontaktit të elementëve b.a
(njeri me tjetrin) atëherë llogaritja sipas aftësisë mbajtëse e pjesës në mbështetjet
bëhet me anën e barazimit:
N<= R*b,red Aloc,1 (IV-72)

ku: Aloc,1 - është sipërfaqe e ngjeshjes (shtypjes lokale);

R*b,red - është rezistenca prizmatike e reduktuar e betonit e llogaritur me formulën:


R*b,red =Rbloc,b+Rsloc,s (III>73)

ku: loc,b - koeficient që merr parasysh rritjen e aftësisë mbajtëse në shtypje lokale
prej zgjerimit anësor që gjendet me formulën:

Aloc,1
 loc,b  3  3.5
A1
(IV-74)
A1- është sipërfaqja e plotë e prerjes tërthore të elementit;
loc,s- është koeficient anallog i ndikimit të armaturave tërthore ne aftësinë
mbajtëse që përcaktohet me formulën:
loc,s=4.5-3.5Aloc,1/Aef (IV-75)
Duhet theksuar se ndryshimi ndërmjet sipërfaqes të armaturës në formë rrjeta për të
dy drejtimet nuk duhet të jetë më shumë se 1,5 herë. Hapi i armaturës në formë rrjete
S duhet të merret:

213
S 6cm
S 1/3 b (b- gjerësia e prerjes tërthore)
S 15 cm
Largësia midis shufrave të rrjetit jo më pak se 4,5cm dhe jo më shumë se 0,2b (b-
gjerësia apo brinja më e vogël e prerjes tërthore). Duhet të vendosen jo më pak se 4
rrjete tërthore të cilat të mbulojnë një gjatësi jo më pak se 20d ( për shufra të
lëmuara) dhe jo më pak se 10.d (për armaturë periodike).

214
KAPITULLI IV. ................................................................................................... 176

4.0.ELEMENTET E SHTYPUR PREJ BETONI TË ARMUAR ..................... 176


4.1.VEÇORITË KONSTRUKTIVE TË ELEMENTEVE TË SHTYPUR. ....... 176
4.2. LLOGARITJA E ELEMENTEVE ME JASHTËQENDËRSI TË RASTIT
E0=EA ..................................................................................................................... 180

4.3. LLOGARITJA SIPAS AFTËSISË MBAJTËSE E PRERJEVE


TËRTHORE SIMETRIKE TË ÇFARËDOSHME NË SHTYPJE
JASHTËQËNDROR ............................................................................................ 184
4.3.1 RASTI I PARE I SHTYPJES JASHTËQENDRORE. ............................ 184
4.3.2. RASTI I DYTE I SHTYPJES JASHTËQENDRORE. ............................ 185
4.4. MARRJA PARASYSH E NDIKIMIT TË PËRKULJES GJATËSORE NË
ULJEN E AFTËSISË MBAJTËSE ..................................................................... 187

4.5. LLOGARITJA E ELEMENTEVE KATËRKËNDËSH NË SHTYPJE


JASHTËQENDRORE ME ARMATURË JOSIMETRIKE ME
JASHTËQENDËRSI TË MADHE. .................................................................... 189

4.6. ELEMENTET KATËRKËNDËSH ME JASHTËQENDËRSI TË MADHE


ME ARMATURË SIMETRIKE (AS=ASC).......................................................... 195

4.7. LLOGARITJA E ELEMENTEVE KATËRKËNDËSH ME ARMATURË


JOSIMETRIKE (AS=.ASC) NË SHTYPJE JASHTËQENDRORE ME
JASHTËQENDËRSI TË VOGËL. ..................................................................... 197

4.8. ELEMENTËT KATËRKËNDËSH ME JASHTËQËNDËRSI TË VOGËL


MË ARMATURË SIMETRIKE (AS = ASC) ....................................................... 201

4.9. ELEMENTËT ME PRERJE TËRTHORE NË FORMË T-JE DHE I-JE


NË SHTYTJE JASHTËQËNDRORE ................................................................ 204
Koeficientet .................................................................................................. 207
4.10. ELEMENTET ME PRERJE UNAZORE QË PUNONTE NË SHTYPJE
JASHTËQËNDRORE .......................................................................................... 208

4.11. ELEMENTË TË SHTYPUR TË PËRFORCUAR ME ARMIM


TËRTHOR (STAFA APO ARMATURË NË FORMË RRJETI) .................... 210

215

You might also like