You are on page 1of 131

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË


Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve

MATERIAL MËSIMOR

Në mbështetje të mësuesve të drejtimit mësimor

ELEKTROTEKNIK

Niveli I

Kodi: E-I-18

Ky material mësimor i referohet:

 Lëndës profesionale “Elektronikë”, klasa 11


 Temave mësimore:

1. Përforcuesit dhe parametrat e tyre


2. Përforcuesit linearë me tranzistor dypolar
3. Përforcuesit me tranzistor njëpolar
4. Lidhja kaskadë e stadeve
5. Përforcuesit e diferencialë dhe operacionalë, zbatimet e tyre
6. Përforcuesit e fuqisë
7. Gjeneratorët elektronikë
8. Burimet e fuqisë.
9. Qarqet optoelektronike
10. Hyrje në sistemet dixhitale
11. Sistemet e numërimit, veprimet logjike
12. Portat logjike
13. Qarqet kombinatorike
14. Hyrje në telekomunikacion. Sinjalet dhe veçoritë e tyre.
15. Zhurmat, tipet dhe matja e tyre
16. Linjat e transmetimit. Teknologjia e tyre
17. Përhapja e valëve në hapësirë
18. Llojet e rrjetave kompjuterike

Përgatiti:
Luçiana Toti
Mimoza Zhamo

Tiranë 2020

TEMA MËSIMORE NR.1 :PARAMETRA TË RËNDËSISHËM TË


PUNËS SË AMPLIFIKATORËVE

1.1 PARAMETRA TË NJË PËRFORCUESI TË THJESHTË

Një transistor mund të përdoret si element përforcues (amplifikues) ose si çelës. Le të


studiojmë punën e tij si element përforcues. Në këtë rast sinjali alternativ në dalje të një
skeme me transistor është më i madh se sinjali alternativ në hyrje të saj. Çdo përforcues
është karakterizuar nga disa parametra mjaft të rëndësishëm. Po konsiderojmë që skema e
përforcuesit ndodhet brenda një sistemi me dy porta: portës së hyrjes (ku zbatohet sinjali i
hyrjes) dhe portës së daljes (ku lidhet rezistenca e ngarkesës).

Rezistenca e hyrjes dhe e daljes së sistemit në kushtet e punës normale është mjaft e
rëndësishme. Sistemi me dy porta tregohet në figurën 1.1.

2
Weryuio

Hk

Fig. 1.1

Rezistenca e hyrjes, Zi,përcaktohet nga ligji i Ohmit:

Rezistenca e hyrjes së një amplifikatori me transistor BJT (dypolar) është rezistencë e


pastër aktive dhe mund të marrë një vlerë nga disa Ώ deri në disa M Ώ.Rezistenca në
hyrje është varësi e faktit si është lidhur transistori në skemë (EP, BP, KP).

Rezistenca e daljes, Zo,përcaktohet (duke konsideruar sinjalin e zbatuar në hyrje 0V):

3
Rezistenca e daljes së një amplifikatori me transistor BJT (dypolar) mund të marrë vlerë nga
disa Ώ deri në 2 M Ώ.

Koeficienti i amplifikimit për tension alternativ, Avpërcaktohet:

Av është më i madh në skemën e amplifikatorit pa rezistencë ngarkese (RL).

Koeficienti i amplifikimit për rrymën alternative, Ai, përcaktohet:

Për amplifikatorët me transistor BJT, A i mund të ndryshojë nga vlera më të vogla se 1 deri
në vlera më të mëdha se 100.

1.2. E KUIVALENTIMI ( ZËVENDËSIMI ) I TRANSISTORIT

PËRRRYMËN ALTERNATIVE

Për të studiuar më thjeshtëpërforcuesin (amplifikatorin) vetëm për rrymën alternative është e


nevojshme të ekuivalentojmë transistorin me një diodë dhe me një burim rryme të
kontrolluar nga rryma (rryma në qarkun e daljes është funksion i rrymës në qarkun e hyrjes).
Amplifikatorët me transistorë BJT janë

elementë të kontrolluar nga rryma.

Skema me Bazë të Përbashkët

Transistori me bazë të përbashkët dhe skema ekuivalente e tij tregohen në figurën 1.2.

4
Fig. 1.2

Kalimi bazë emiter polarizohet në të drejtë (dhe sillet si një diodë), ndërsa kalimi kolektor-
bazë polarizohet në të kundërt kur transistori punon në regjim amplifikimi. Rryma e qarkut
të daljes, Ic varet nga rryma e qarkut të hyrjes Ie, pra Ic=αIe.

Në rastin tonë për kalimin emiter – bazë rezistenca e brendshme për rrymën alternative, re,
përcaktohet:

Qarku ekuivalent i transistorit do të tregohet si në figurën 1.3:

Fig.1.3

Sistemi me dy porta për amplifikatorin me bazë të përbashkët tregohet në figurën 1.4:

Fig. 1.4

5
Skema me Emiter të Përbashkët

Për skemënme transistor me emiter të përbashkët, emiteri është i përbashkët për qarkun e
hyrjes dhe daljes së amplifikatorit, si në figurën 1.5.

Fig.1.5

Sistemi me dy porta për amplifikatorin me emiter të përbashkët tregohet në figurën 1.6:

Fig. 1.6.

Skema ekuivalente AC e transistorit të lidhur me emiter të përbashkët është si në figurën 1.7:

Fig.1.7

Për skemën me kolektor të përbashkët arsyetojmë si për skemën me emiter të përbashkët.

6
TEMA MËSIMORE NR. 2:AMPLIFIKATORËT ME BJT ME SINJALE
TË VEGJËL NË HYRJE

NJOHURI TË PËRGJITHSHME

Në amplifikatorët me transistor burimet e tensionit të vazhduar, vendosin vlerat e tensioneve


dhe rrymave të punës (qetësisë) në skemë. Burimet e rrymës alternative japin lëkundje mbi
këto rryma e tensione. Mënyra më e thjeshtë e analizës së punës së amplifikatorëve është të
ndajmë punën në dy pjesë: të analizojmë skemën një herë për rrymën e vazhduar (DC) dhe
një herë për rrymën alternative (AC). Për këtë përdorim teoremën e superpozimit. Hapat e
zbatimit të saj janë:

1. Zëvendësojmë të gjitha burimet e tensionit alternativ me qark të shkurtër dhe të gjithë


kondensatorët me qark të hapur. Skema që fitohet është skema ekuivalente DC. Përcaktojmë
vlerat e rrymave dhe tensioneve të vazhduara, që na interesojnë.
2. Zëvendësojmë të gjitha burimet e tensioneve të vazhduara dhe të gjithë kondensatorët
me qark të shkurtër. Kjo është skema ekuivalente AC. Këtë skemë e përdorim për
përcaktimin e tensioneve dhe rrymave alternative.
3. Rryma e plotë në çdo degë të qarkut është shumë e rrymave AC dhe DC në këtë degë.
Tensioni i plotë në çdo degë është shumë e tensioneve DC dhe AC në këtë degë.

2.1AMPLIFIKATORI ME EMITER TË PËRBASHKËT ME POLARIZIM


FIKS

Për të gjykuar mbi punën e një amplifikatori, duhet të studiojmë skemën nën efektin e
burimit të ushqimit (tensionit të vazhduar) dhe të burimit të sinjalit alternativ.

Le të studiojmë skema e amplifikatorit me emiter të përbashkët me polarizim fiks, figura 2.1.

7
Fig. 2.1

Skema ekuivalente AC për skemën e amplifikatorit të mësipërm ështësi në figurën 2.2.

Fig.2.2
Rezistenca ekuivalente për rrymën alternative e kalimit bazë-emiter, r e, mund të përcaktohet
nga analiza DC, ndërsa ro mund të gjendet në katalog.Duke parë skemën ekuivalente AC
përcaktojmë madhësitë Zi dheZo:

Duke bërë raportin e tensioneve në dalje dhe në hyrje, mund të përcaktojmë koeficientin e
amplifikimit të tensionit Av:

8
Koeficienti i amplifikimit të rrymës përcaktohet pas disa veprimesh matematike:

Shenja minus në relacionin e Av tregon se sinjali në dalje është i shfazuar me 180° kundrejt
sinjalit në hyrje, si tregohet në grafikun e figurës 2.3:

Fig.2.3

2.2 AMPLIFIKATORI ME EMITER TË PËRBASHKËTME RE

Në këtë skemë emiteri nuk është drejtpërdrejt i lidhur me tokën, por është lidhur me një
rezistencë emiteri, RE, si në figurën 2.4.

Rezistenca e brendshme e daljes së transistorit r o në analizën e kësaj skeme nuk është marrë
në konsideratë në skemën ekuivalente AC, në figurën 2.5, sepse kjo do të ndërlikonte më
shumë barazimet.

9
Fig. 2.4

Skema ekuivalente AC për skemën me polarizim në emiter tregohet në figurën e mëposhtme


(fig.2.5):

Fig. 2.5

Duke zbatuar ligjin e Kirkofit për tensionet nga ana e qarkut të hyrjes, pas analizës
matematikore, do të kishim rezistencën e qarkut të hyrjes, Zi, afërsisht:

Rezistenca e qarkut të daljes, Zo, pas llogaritjeve është:

10
Koeficienti i amplifikimit të tensionit, Av:

Koeficienti i amplifikimit të rrymës, Ai :

Shenja negative tregon se sinjali në dalje është në kundërfazë me sinjalin në hyrje.

2.3AMPLIFIKATORËT ME EMITER TË PËRBASHKËT ME PJESËTUES


TENSIONI
Pjesëtuesi i tensionit me rezistencat R 1 dhe R2 vendoset nga ana e hyrjes për të polarizuar me
tension të vazhduar bazën e transistorit, siç shihet në figurën 2.6:

Fig. 2.6

Skema ekuivalente ACpër skemën e amplifikatorit të mësipërm tregohet në figurën 2.7:

11
Fig. 2.7

Për të përcaktuar Zi i referohemi bornave të hyrjes dhe pas disa veprrimesh matematikore,
marrim:

Rezistenca në qarkun e daljes, Zo, është:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit, Av përcaktohet:

Koeficienti i amplifikimit të rrymës, Ai përcaktohet:

2.4SKEMA ME KOLEKTOR TË PËRBASHKËT

12
Ky amplifikator quhet edhe “ndjekës emiterial”. Skema me kolektor të përbashkët tregohet
në figurën 2.8.Kjo skemë përdoret shpesh si përshtatës rezistencash midis dy stadesh, sepse
paraqet rezistencë të madhe në hyrje dhe rezistencë të vogël në dalje.

Fig.2.8

Skema ekuivalente për rrymën alternative të skemës me kolektor të përbashkët tregohet në


figurën 2.9:

Fig. 2.9

Rezistenca në hyrje, Zi, pas disa veprimesh matematikore, përcaktohet:

Rezistenca në dalje, Zo, pas disa veprimesh matematikore, përcaktohet:

13
Koeficienti i amplifikimit të tensionit përcaktohet, si më poshtë:

Koeficienti i amplifikimt të rrymës, pas veprimesh matematike rezulton:

2.5 AMPLIFIKATORI ME BAZË TË PËRBASHKËT


Skema e amplifikatorit me bazë të përbashkët dhe skema ekuivalente AC tregohen në figurën
2.10 (a) dhe (b).

(a)

(b)Fig. 2.10

Si shihet nga skema ekuivalente AC, rezistenca e qarkut të hyrjes, Zi përcaktohet:

14
Rezistenca e qarkut të daljes, Zo është:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit, Av, pas disa veprimesh matematikore, përcaktohet:

Koeficienti i amplifikimit tërrymës, Ai është:

Pra koeficienti i amplifikimit të tensionit, Av, është një numër pozitiv, që do të thotë se
sinjali në dalje dhe në hyrje është në fazë.

2.6 SKEMA ME LIDHJE TE KUNDËRT NË KOLEKTOR


Amplifikatori CE me lidhje të k5790-34ewtij tregohet në figurën 2.11, ndërsa skema
ekuivalente AC në figurën 2.12:

15
Fig. 2.11

Fig. 2.12

Rezistenca në hyrje të skemës, Zi, pas veprimesh matematikore, përcaktohet si më poshtë:

Rezistenca në dalje Zo, përcaktohet (duke menduar Vi = 0):

Koeficienti i amplifikimit të tensionit, Av, është:

Koeficienti i amplifikimit të rrymësështë:

16
Shenja minus në ekuacionin e koeficientit të amplifikimit të tensionit tregon se sinjali në
dalje është në kundërfazë me sinjalin e hyrjes.

TEMA MËSIMORE NR. 3: AMPLIFIKATORËT ME TRANSISTORË


NJË POLAR (FET) ME SINJALE TË VEGJËL NË HYRJE

Transistorët me efekt fushekanë rezistencë shumë të madhe në hyrje, konsumojnë fuqi të


vogël, kanë madhësi dhe peshë minimale si dhe parametra të mirë frekuence. Transistorët
JFET dhe MOSFET me varfërim kanë ngjashmëri me njëri tjetrin në regjimin e punës si
amplifikatorë. Transistori MOSFET ka rezistencë hyrje më të madhe se JFET.

Transistorët BJT janë elemente, ku rryma në qarkun e daljes është funksion i rrymës në
qarkun e hyrjes, pra BJT janë elemente të kontrolluar nga rryma, ndërsa FET janë elemente,
në të cilët rryma në qarkun e daljes është funksion i tensionit në qarkun e hyrjes, tensioni
portë-burim (VGS),ndaj FET janë elemente të kontrolluara nga tensioni.

Transistorët një polar (FET) përdoren si amplifikatorë linearë dhe si çelësa në qarqe logjike
të pajisjeve digjitale. Në praktikë përdoren më shumë MOSFET-ët me pasurim, kryesisht në
qarqet digjitale, në CMOS, të cilët konsumojnë fuqi të vogël.

Gjatë studimit të amplifikatorëve me FET për rrymën alternative ne do të përcaktojmë


koeficientin e amplifikimit të tensionit, rezistencën e hyrjes dhe rezistencën e daljes.
Meqenëse rezistenca në hyrje të FET-ve është shumë e madhe, rryma e qarkut të hyrjes
mendohet afërsisht 0 µA (pra nuk ka kuptim të përcaktohet koeficienti i amplifikimit të
rrymës).

Amplifikatorët me FET kanë koeficient amplifikimi tensioni më të vogël se amplifikatorët


me BJT, por rezistenca në hyrje e tyre është shumë më e lartë. Vlerat e rezistencave në dalje
për të dy tipat e amplifikatorëve janë të krahasueshme.

3.1. PËRCJELLSHMËRIA KALIMTARE

17
Gjatë analizës për rrymat alternative të skemave me FET është e nevojshme të kryhet
ekuivalentimi i elementit me një model për rrymën alternative (AC).

Një parametër i rëndësishëm për ekuivalentimin e FET është përcjellshmëria kalimtare gm,
(transconductance), e cila lidh tensionin portë - burim,V GS, me rrymën e daljes së tranzistorit,
ID.Përcjellshmëria kalimtare përcaktohet në dy mënyra:

- në mënyrë grafike

- në mënyrë matematikore

Sipas mënyrës së parë, asaj grafike, përcaktimi i gm bëhet duke u nisur nga pjerrësia e
karakteristikës së transferimit në pikën e punës (figura 3.1).

Fig.3.1

Me anë të rrugës matematikore gm përcaktohet sipas barazimit:

Vlera maksimale e gmmerret përVGS të barabartë me 0 V dhe shënohet gm0 dhe është:

3.2. SKEMA EKUIVALENTE E FET NË QARQET ME RRYMË ALTERNATIVE

18
Skema ekuivalente për rrymën alternative (AC) e transistorit FET tregohet në figurën 3.2:

Fig.3.2

3.3. AMPLIFIKATORI ME BURIM TË PËRBASHKËT ME POLARIZIM FIKS

Skema me burim të përbashkët (Common Source ose CS) me polarizim fiks tregohet në
figurën 3.3.

Fig. 3.3

Skema ekuivalente për rrymën alternative të amplifikatorit CS me polarizim fiks jepet në


figurën 3.4.

Fig. 3.4

19
Rezistenca e hyrjes së amplifikatorit, Zi, është:

Duke menduar Vi = 0, praVgs = 0, për pasojëgm*Vgs = 0, d.m.th. në këtë degë nuk kalon
rrymë. Burimi i rrymës shihet si qark i hapur dhe si pasojë rezistenca e daljes së
amplifikatorit, Zo, është:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit gjendet duke llogaritur


Vo si më poshtë:

Shenja negative tregon se sinjali në dalje është në kundërfazë me sinjalin në hyrje.

3.4. AMPLIFIKATORI ME BURIM TËPËRBASHKËT ME VETPOLARIZIM


Skema me vetëpolarizim përdor vetëm një burim tensioni të vazhduar, si shihet në figurën
3.5.

Fig. 3.5

20
Skema ekuivalente e skemës me vetëpolarizim tregohet në figurën 3.6.

Fig. 3.6

Rezistenca e plotë e hyrjes Zi, është:

Rezistenca e plotë e daljes Zo, është:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit, Av, është:

Vihet re se koeficienti i amplifikimit të tensionit ka shenjë negative që do të thotë se sinjali


në dalje është në kundërfazë me sinjalin në hyrje.

Nëse për ndonjë arsye kondensatori CS mungon, atëherë RS do të jetë pjesë e skemës
ekuivalente AC (të rrymës alternative), si në figurën 3.7.

Fig. 3.7

21
Nga skema ekuivalente vemë re që r d është konsideruar infinit dhe nuk është marrë parasysh
vlera e saj.Rezistenca e plotë e hyrjes Zi, në këtë rast është:

Duke menduar Vi = 0 pas veprimesh matematike përcaktojmë Zo:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit, Av, është:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit ka shenjë negative që do të thotë se sinjali në dalje


është në kundërfazë me sinjalin e hyrjes.

3.4. AMPLIFIKATORI ME BURIM TË PËRBASHKËT ME PJESËTUES TENSIONI


Skema e amplifikatorit me burim të përbashkët (CS) me pjesëtues tensioni tregohet më
poshtë (figura 3.8):

Fig. 3.8

Skema ekuivalente AC për skemën në figurën 3.8 jepet më poshtë:

22
Fig. 3.8

Rezistenca e plotë në hyrje të skemës ekuivalente është:

Rezistenca e plotë në dalje të skemës duke marrë Vi = 0, pra Vgs = 0, është:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit, Av është:

3.6. AMPLIFIKATORI ME DERDHJE (DRAIN) TË PËRBASHKËT


Skema e amplifikatorit me drain të përbashkët (CD) dhe skema ekuivalente AC e kësaj
skeme jepet në figurën 3.9 (a) dhe (b).

(a)

23
(b)

Fig. 3.9

Rezistenca e plotë në hyrje është:

Rezistenca e plotë në dalje të skemës (duke marrë Vi = 0), përcaktohet:

Për të përcaktuar koeficientin e amplifikimit të tensionit, pasi përcaktojmë tensionin në dalje,


arrijmë në përfundimin:

Koeficienti i amplifikimit është afërsisht 1 (por më i vogël se 1) dhe Vo në fazë me Vi

3.7. AMPLIFIKATORI ME PORTË (GATE) TË PËRBASHKËT


Skema me portë të përbashkët tregohet në figurën 3.10.

24
Fig. 3.10

Skema ekuivalente AC e saj tregohet në figurën 3.11.

Fig. 3.11

Rezistenca e plotë në hyrje është:

Duke menduar Vi = 0, kemi Vgs = 0, pra gmVgs= 0, rezistenca e plotë e qarkut të daljes
është:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit, Av rezulton:

Meqenëse Av është një numër me shenjë pozitive, Vo dhe Vi janë në fazë me njëri-tjetrin.

3.8. SKEMAT ME MOSFET


 MOSFET me varfërim (D-MOSFET)

Këto transistorë kanë skemën ekuivalente AC të njëjtë me ato JFET, si tregohet në figurën
3.12. Ndryshimi i vetëm që sjellin skemat me D-MOSFET me kanal n është se ato mund të
punojnë edhe me VGSQ pozitve (ose me VGSQ negative për ato me kanal p).

25
Fig. 3.12

 MOSFET me pasurim (E-MOSFET)

Transistori E-MOSFET ekuivalentohet si në figurën 3.13.

Fig. 3.13

Për të përcaktuar gm duhet të zhvillojmë disa veprime matematike dhe si përfundim:

Konstantja k gjendet nga të dhënat në katolog të transistorit për një pikë të karakteristikës së
transferimit.

Analiza AC zhvillohet në të njëjtën mënyrë si dhe në skemat e studiuara më parë me JFET.

SKEMA E AMPLIFIKATORIT ME BURIM TË PËRBASHKËT ME


PJESËTUES TENSIONI

26
Skema e amplifikatorit me burim të përbashkët (CS) me E-MOSFET, ku transistori
polarizohet me pjesëtues tensioni, tregohet në figurën 3.14.

Fig. 3.14

Skema ekuivalente AC për amplifikatorin e mësipërm tregohet në figurën 3.15:

Fig. 3.15

Rezistenca e plotë në hyrje, Zi:

Rezistenca e plotë në dalje, Zo:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit:

27
Shenja minus në barazimin e mësipërm tregon që sinjali në dalje është në kundërfazë me
sinjalin e hyrjes.

TEMA MËSIMORE NR. 4: LIDHJA NË KASKADË E STADEVE

Fig. 4.1

Koeficienti i amplifikimit total do të jetë:

Av total = Av1 * Av2

ku Av1 dhe Av2 janë koeficientët e amplifikimit të secilit prej stadeve.

Koeficienti total i amplifikimit të rrymave do të jetë:

Stadi i parë është i izoluar nga stadi i dytë për rrymat e vazhduara, sepse midis tyre janë
përdorur kondensatorë lidhës. Kjo do të thotë që llogaritjet e rrymave dhe të tensioneve të
vazhduara bëhen për çdo stad në mënyrë të pavarur nga stadet e tjerë. Llogaritjet për
koeficientët e amplifikimit dhe rezistencat në rrymat alternative janë të ndërvarura.

28
 Lidhja në kaskadë e stadeve me FET

Le të shohim lidhjen në kaskadë të dy stadeve me FET (figura 4.2) dhe madhësitë e rrymës
alternative.

Fig. 4.2

Koeficienti i amplifikimit të tensionit:

Av = Av1*Av2= (− gm1RD1) * (− gm2RD2 )

Rezistenca në hyrje:

Zi= RG1

Rezistenca në dalje:

Zo = RD2

 Lidhja në kaskadë të dy stadeve me BJT

Le të shohim lidhjen në kaskadë të dy stadeve me BJT (figura 4.3) dhe madhësitë e rrymës
alternative.

29
Fig. 4.3. Lidhja në kaskadë e dy stadeve me BJT

Koeficienti i amplikimit të tensionit për secilin stad:

Rezistenca e hyrjes së amplifikatorit është ajo e stadit rë pare:

Zi = R1 || R2 || βre1

Rezistenca e daljes së amplifikatorit është sa ajo e stadit të dytë:

Zo= RC || ro2
Koeficienti i amplifikimit të tensionit për të gjithë skemën:

Av = Av1 * Av2

Në figurën 4.4 tregohet një skemë tjetër praktike me dy transistorë BJT.

30
Fig. 4.4

Skema CE (me emitter të përbashkët) ka rezistencë në hyrje të madhe (kundrejt skemës me


bazë të përbashkët). Skema CB ka koeficient amplifikimi të lartë. Kjo skemë punon mirë në
frekuencat e larta.

Koeficienti i amplifikimit të stadit të parë (CE) është:

Koeficienti i amplifikimit të stadit të dytë (CB) është:

Koeficienti i amplifikimit të gjithë skemës është:


Av = Av1 * Av2
Një skemë kaskadë mund të realizohet edhe si lidhje e kombinuar e stadeve me FET dhe me
BJT. Nga ky kombinim fitohet koeficient amplifikimi i lartë nga stadi me BJT dhe rezistencë
hyrje e madhe nga stadi me FET, si në figurën 4.5.

31
Fig. 4.5

4.2. ÇIFTI DARLINGTON


Çifti Darlington është realizuar nga lidhja e dy transistorëve në një transistor të përbërë. Ai
quhet transistor Darlington dhe ka tre terminale: emiter, bazë, kolektor.

Ky kombinim i punës së dy transistorëve sjell një koeficient amplifikimi rryme që është sa


produkti i koeficientëve të amplifikimit të rrymave të dy transistorëve. Koeficienti i
amplifikimit të rrymës shkon në mijëra herë.

β D = β1 * β 2

Nëse β e transistorëve është e njëjtë

β1 = β2 = β,
atëherë: βD = β2

Pra një transistor Darlington ka koeficient amplifikimi rryme shumë të madh, rreth mijëra
herë.

Në figurën e mëposhtme (figura 4.6) tregohet si lidhen transistorët në çiftin Darlington.

32
Fig. 4.6.

Skema bazë e lidhjes së transistorit Darlington me kolektor të përbashkët tregohet në figurën


e mëposhtme (4.7):

Fig. 4.7

Rryma e bazës mund të llogaritet:

IB = (VCC - VBE) / (RB + βDRE)


Ky ekuacion është i njëjtë si për çdo transistor të rregullt, por vlera e β D është shumë më e
madhe. Gjithashtu vlera e VBE është më e madhe. Rryma e emiterit është:

IE = (βD + 1) IB ≈ βDIB
Tensionet e vazhduara janë:
VE = IERE
VB = VE + VBE

33
Qarku ekuivalent për rrymën alternative është paraqitur në figurën 4.8:

Fig. 4.8
Rezistenca në hyrje do të jetë:

Rezistenca në dalje do të jetë:

Meqenëse skema bazë e lidhjes së çiftit Darlington është skema me kolektor të përbashkët,
koeficienti i amplifikimit të tensionit është afërsisht 1.

Koeficienti i amplikimit të rrymës ështëi madh dhe përcaktohet:

4.3. ÇIFTI ME LIDHJE TË KUNDËRT

Ky element, i quajtur çifti me lidhje të kundërt negative ose feedback, është ndërtuar nga
kombinimi i dy transistorëve të tipeve të ndryshëm, ndryshe nga ndërtimi i një çifti
Darlington.

Mënyra e lidhjes së transistorëve në çiftin me lidhje të kundërt tregohet në figurën 4.9.

34
Fig. 4.9
Në praktikë një çift Darlington lidhet me një çift me lidhje të kundërt për të marrë transistorë
plotësues (complementary), puna e të cilëve alternohet.

TEMA MËSIMORE NR. 5: PËRFORCUESIT DIFERENCIAL DHE


OPERACIONAL, ZBATIMET E TYRE.
5.1 AMPLIFIKATORI DIFERENCIAL

Fig. 5.1

35
Shumica e amplifikatorëve diferencial ushqehen nga dy burime tensioni të vazhduar, por
skema mund të punojë edhe kur ai ushqehet me një burim të vetëm, duke shtuar disa qarqe
kompensues.

Në varësi të mënyrës se si janë ushqyer hyrjet e amplifikatorëve, ata mund të punojnë si në


rastet e treguara më poshtë:

- Në qoftë se vetëm në njërën hyrje zbatohet sinjal, kurse tjetra është e lidhur me tokën,
amplifikatori studiohet për një dalje.

- Në qoftë se në të dy hyrjet zbatohet sinjal i njëjtë (si zhurmë), atëherë amplifikatori


amplifikon sinjalin e padëshiruar (common-mode-operation). Sinjalet në të dy kolektorët do
të jenë të barabarta në vlerë, por të kundërta në shenjë, pra diferenca e potencialit midis tyre
konsiderohet zero. Praktikisht sinjalet në dalje nuk mund të asnjanësojnë njëri-tjetrin
plotësisht dhe një sinjal i vogël rezulton në dalje si sinjal zhurmë.

- Në qoftë se në hyrje zbatojmë dy sinjale të ndryshme, atëherë koeficienti i


amplifikimit diferencial është shumë i madh po të krahasohet me koeficientin e amplifikimit
për sinjale të njëjta në hyrje (sinjale të padëshiruar).
Raporti i koeficientit të amplifikimit diferencial me atë të sinjalit të padëshiruar është quajtur
raporti i zvogëlimit të sinjaleve common mode dhe shënohet CMRR (common mode
rejection ratio).
5.2 ANALIZA PUNËS SËAMPLIFIKATORIT DIFERENCIAL

Për të përcaktuar vlerat e tensioneve dhe rrymave të vazhduara, të dy hyrjet i mendojmë si të


lidhura me tokën, si në figurë 5.2. Tensioni në emiter është:

VE= 0V −VBE=−0.7V

36
Fig. 5.2

Rryma në emiter:

Për transistor identikë me njëri-tjetrin:

Tensioni në kolektorët e tyre:

Analiza e amplifikatorit diferencial për rrymat alternative


Në të dy hyrjet janë zbatuar sinjale të ndryshme, ndërsa në dalje sinjali merret midis dy
kolektorëve të transistorëve, si në figurën 5.3.

Fig. 5.3

37
Skema ekuivalente e rrymës alternative është treguar në figurën 5.4:

Fig. 5.4

Koeficienti i amplifikimit të tensionit diferencial gjendet si më poshtë:

Ku Ad është koeficienti i amplifikimit të tensionit diferencial Vd = Vi1-Vi2.

Për skemën me një sinjal në hyrje dhe me një dalje nëfigurën5.5(a), llogaritim koeficientin
e amplifikimit duke u mbështetur në skemën ekuivalente të rrymës alternative, si në figurën
5.5(b):

Fig. 5.5

38
Nga ku koeficienti i amplifikimit në skemë me një dalje është:

Për skemën me dy sinjale në hyrje në vlera të njëjta, skema e amplifikatorit diferencial do


të jetë si në figurën 5.6 (a), ndërsa skema ekuivalente për rrymat alternative është si në
figurën 5.6 (b).

(a)

(b)

Fig. 5.6

Koeficienti i amplifikimit të tensionit është:

Koeficienti i amplifikimit të tensionit për këtë rast është i vogël.

39
Një amplifikator i mirë diferencial ka një koeficient amplifikimi diferencial shumë më të
madh se koeficienti i amplifikimit të tensionit common mode. Skema duhet përmirësuar
gjithnjë e më tepër duke arritur një koeficient amplifikimi tensioni common mode. sa më të
vogël (idealisht 0).

5.3 AMPLIFIKATORËT OPERACIONAL

Amplifikatorët operacionalë janë amplifikatorë me koeficient amplifikimi të tensionit shumë


të madh, rezistencë të madhe në hyrje dhe rezistencë të vogël në dalje.
Kryesisht ata përdoren në skemat e gjeneratorëve, rregullatorëve të tensionit, në qarqet e
aparaturave të ndryshme elektronike, qarqet kompjuterike etj.
Amplifikatori operacional ka dy hyrje dhe një dalje.Simboli i tij tregohet në fig. 5.7:

Fig. 5.7

Hyrjet e amplifikatorit operacional emërtohen: hyrje joinvertuese dhe hyrje invertuese,


kuptimi i të cilave del nga dy skemat e mëposhtme në fig.5.8.

Fig. 5.8

Në rast se sinjalin e hyrjes e zbatojmë midis dy hyrjeve, (fig.5.9), në dalje do të marrim një
sinjal të amplifikuar dhe në fazë me sinjalin e zbatuar midis dy hyrjeve.

40
Fig. 5.9

Në rast se në të dy hyrjet zbatohet i njëjti sinjal, (fig.5.10), atëherë sinjali në dalje duhet të
jetë zero.

Fig. 5.10

Nëse në të dy hyrjet zbatojmë sinjale të ndryshme, atëherë sinjali i hyrjes është sa diferenca
e sinjaleve në dy hyrjet:
(1)

Nëse në të dy hyrjet zbatohen sinjale të njëjta, atëherë sinjali i hyrjes është sa vlera mesatare
e sinjaleve në dy hyrjet:

Këto sinjale amplifikohen dhe si përfundim sinjali në dalje përmban dy komponente që


varen nga tensioni i dëshiruar (diferencial) në hyrje, V d, dhe tensioni i padëshiruar në hyrje,
Vc. Pra:

ku Vd - tensioni diferencial (i dëshëruar) i hyrjes


Vc - tensioni i padëshiruar në hyrje
Ad -koeficienti i amplifikimit të sinjalit të dëshiruar.
Ac - koeficienti i amplifikimit të sinjalit të padëshiruar.

41
5.4. SKEMAT PRAKTIKE ME AMPLIFIKATORËOPERACIONAL

 Skema invertuese

Kjo është një nga skemat më të përdorshme me AO. Vlera e tensionit në dalje varet nga
vlera e tensionit në hyrje dhe nga koeficienti i amplifikimit konstant, që përcaktohet nga
vlerat e rezistencave të jashtme në skemë(fig. 5.11).

Fig. 5.11

Ky amplifikator përdoret më tepër se ka stabilitet më të lartë frekuence.

 Skema joinvertuese

Skema në (fig.5.12) është ndërtuar me AO dhe punon si skemë joinvertuese me koeficient


amplifikimi konstant, të cilën e përcaktojmë duke u nisur nga skema ekuivalente.

Fig. 5.12

 Skema me koeficient amplifikimi 1

42
Në këtë skemë koeficienti i amplifikimit është 1, pra sinjali në dalje është në fazë, me të
njëjtën amplitudë me sinjalin në hyrje, si në (fig. 5.13):

Fig. 5.13

 Skema mbledhëse

Amplifikatori mbledhës është shumë i përdorur në praktikë. Në fig. 5.14 tregohet një skemë
mbledhëse me tre hyrje. Tensioni në daljeështë:

Nëse numri i hyrjeve shtohet, do të shtohet edhe numri i komponentëve në barazimin e


mësipërm.

Fig. 5.14

43
 Skema e integruesit

Në studimet e bëra deri tani, elementet e lidhura në hyrje dhe në qarkun e lidhjes së kundërt
kanë qenë rezistenca. Nëse elementi i lidhjes së kundërt është kondensator, skema quhet
integrator (fig. 5.15).

Fig. 5.15

Vlera e çastit e sinjalit në dalje, Vo, do të përcaktohet nga konstantja (-1/RC) shumëzuar me
intergralin e vlerës së çastit të sinjalit në hyrje.

Sinjali tipik në hyrje është kënddrejtë. Në këtë rast sinjali në dalje është sinjal linear.
Intergratori mund të punojë me tipe të ndryshëm sinjalesh në hyrje.

Skema e diferenciatorit

Skema e një diferenciatori tregohet në fig. 5.16:

Fig. 5.16

44
5.5PARAMETRAT E AO

Amplifikatorët operacionalë janë amplifikatorë të rrymave të vazhduara, por gjatë


projektimit dhe punës me to duhet të marrim parasysh karakteristikat për rrymën e vazhduar
dhe alternative.

 Tensioni offset i hyrjes, VIO


 Rryma offset e hyrjes, IIO
 Rezistenca të ndryshme në bazat e transistorëve
 Rryma e polarizimit në hyrje, IIB.
 Tensioni offset i daljes, VOO
 CMRR (Common - Mode Rejection Ratio)
 Tensioni në dalje maksimal pik-pik i paprerë, VOM
 Kufiri i vlerave të tensionit në hyrje, VICR
 Rryma për qark të shkurtër në dalje
 koeficienti i amplifikimit të tensionit në frekuencat e ulëta, AVD
 Slew Rate
 Frekuenca maksimale e sinjalit
 Rezistenca e hyrjes, Ri
 Rezistenca në dalje, Ro
 Kapaciteti i hyrjes, Ci
 Rryma e burimit të tensionit të vazhduar, ICC
 Fuqia e përgjithshme e harxhuar nga qarku i intergruar, PD

45
TEMA MËSIMORE NR. 6: PËRFORCUESIT E FUQISË

6.1 N JOHURI TË PËRGJITHSHME MBI AMPLIFIKATORËT E FUQISË

Amplifikatorët e sinjaleve të mëdha ose amplifikatorët e fuqisë janë pajisje që japin fuqi të
madhe në dalje. Ata përdoren për të ushqyer pajisjet e daljes, si: altoparlant, ekran televiziv,
antenë transmetuese të radiodhënsave. Veçori të këtyre skemave janë: rendimenti i fuqisë, vlera
maksimale e fuqisë që qarku jep në dalje, përshtatja e rezistencës me elementin apo pajisjen e
daljes.
Skema-bllok më e përgjithshme e një amplifikatori jepet në fig.6.1:

Fig. 6.1

Një mënyrë e klasifikimit të amplifikatorëve është sipas klasës, e cila tregon si ndryshon sinjali
në dalje për një periodë të plotë të sinjalit në hyrje.

Klasa A:

Sinjali në dalje shtrihet në 360° për një cikël të plotë të sinjalit në hyrje, si tregohet në fig.6.2.

Fig. 6.2

46
Klasa B:
Në një skemë të klasës B sinjali në dalje shtrihet në një

gjysmë periode, pra në 180°, kundrejt një periode të plotë të sinjalit në hyrje, si në fig.6.3.

Në këtë rast nevojitet përdorimi i dy amplifikatorëve që punojnë në regjimin e klasës B, në


mënyrë që njëri prej tyre të japë sinjal në dalje për gjysmë valën pozitive dhe tjetri për gjysmë
valën negative. Kjo bën që sinjali në dalje të shtrihet në 360°. Ky regjim pune njihet me emrin
push-pull. Sinjali në dalje pritet të jetë i deformuar.

Fig. 6.3

KLASA AB:
Ky regjim pune nuk është as regjim i klasës A, as regjim i klasës B. Lëkundjet e sinjalit në dalje
shtrihen në më shumë se 180o dhe për më pak se 360o.

Klasa C:
Dalja e amplifikatorëve të klasës C është bazuar në punën e transistorit për më pak se 180°. Ata
ndërtohen me qarqe rezonues, të cilët kryejnë cikël të plotë pune në frekuencën e rezonancës
dhe përdoren në pajisjet transmetuese të radiove ose të telekomunikacionit.

Klasa D:
Kjo klasë është një mënyrë e punës së amplifikatorëve, në të cilën përdoren impulse. Avantazhi
më i madh i punës në regjimin e klasës D është puna e amplifikatorit në intervale të vogla kohe
dhe pushimi i tij në intervale më të gjata kohe, pra rendimenti i tij është shumë i lartë.

6.2. RENDIMENTI I AMPLIFIKATORËVE

Rendimenti i fuqisë së amplifikatorëve përcaktohet si raport i fuqisë në dalje me fuqinë që


sigurohet nga ushqimi i skemës me tension të vazhduar. Rendimenti përmirësohet duke kaluar
nga klasa A në D.

47
Në tabelën e mëposhtme (tab.1) është bërë krahasimi sipas rendimentit të klasave të punës së
amplifikatorëve.

Tab.1

Klasa

A AB B C D

Për më pak Me sinjale


se 1800 digjitale
3600 1800 - 3600

Cikli i punës 1800

Rendimenti i Midis 25%


25% - 50% 78.5% Mbi 90%
punës dhe 78.5%

6.3. D EFORMIMET NË AMPLIFIKATORË

Në një amplifikator ideal sinjali sinusoidal i zbatuar në hyrje amplifikohet dhe në dalje është
sinjal i pastër sinusoidal me frekuencë të caktuar. Në amplifikatorët ku shfaqen deformime,
sinjali në dalje nuk do të jetë më sinjal i pastër sinusoidal. Deformimet mund të shfaqen për
shkak të karakteristikave jolineare të elementit (deformimet në amplitudë ose jolineare), si dhe
për shkak se elementet e skemës sillen në mënyra të ndryshme per frekuenca të ndryshme.
Sinjali i deformuar përmban sinjalin me frekuencë bazë si dhe sinjale me frekuenca shumëfishe
të frekuencës bazë.
Nëse sinjali me frekuencë bazë ka amplitudë A 1 dhe komponentja me frekuencë n ka amplitudë
An, deformimi i harmonikës së n-të në %, Dn, llogaritet:

Deformimi total harmonic në %, DTH, llogaritet si rrënja katrore e shumës së katrorëve të


deformimeve të harmonikave të ndryshme shumëzuar me 100.

6.4M ËNYRAT E FTOHJES SË TRANSFORMATORIT TË FUQISË

Transistorët e fuqisë janë të montuar në kasa metalike të mëdha, në mënyrë që të kenë një
sipërfaqe kontakti sa më të madhe me ajrin dhe nxehtësia e prodhuar nga pajisja të transferohet.

48
Në qoftë se transistori montohet në ndonjë lloj ftohësi, kapaciteti i fuqisë që mund të durojë,
arrin më afër vlerës maksimale. Disa ftohës janë të treguar edhe në fig.6.4.

Fig. 6.4

6.5. FUQIA MAKSIMALE E HARXUAR NË FUNKSION TË TEMPERATURËS

Përdorimi i ftohësve të mirë nuk mund ta mbajë temperaturën e kasës së transistorit në


temperaturën e ambientit, prandaj është e domosdoshme që të ulet sasia e fuqisë maksimale që
lejohet për një transistor në funksion të rritjes së temperaturës së kasës, si në fig. 6.5.

Fig.6.5

Grafiku tregon që përthyerja ndodh në një temperaturë më të lartë se 25°C, pas së cilës vjen një
zbritje lineare. Fuqia maksimale përballohet nga transistori deri në temperaturën 200°C.

49
TEMA MËSIMORE NR.7: GJENERATORËT ELEKTRONIK

7.1. PARIMI I PUNËS


Gjeneratori elektronik është një qark, që nuk prodhon energji, por vetëm shndërron energjinë e
rrymës së vazhduar (nga burimi i ushqimit) në energji të rrymës alternative, duke fituar në dalje
lëkundje të formave të ndryshme. Për të ndërtuar një gjenerator elektronik përdorim dy blloqe:
bllokun e amplifikimit dhe bllokun e lidhjes së kundërt. Sinjali në dalje të bllokut të lidhjes së
kundërt e shfrytëzojmë si sinjal në hyrje të bllokut të amplifikimit. Nëse sinjali në dalje
ndryshon sipas ligjit sinusoidal, skema është një gjenerator elektronik sinusoidal. Nëse sinjali në
dalje rritet shpejt dhe merr një vlerë të caktuar tensioni dhe më pas zvogëlohet shpejt në një
vlerë tjetër tensioni, gjeneratori elektronik është me valë kuadratike. Skema bllok e gjeneratorit
elektronik tregohet në figurën 7.1.

Fig. 7.1

Le të studiojmë një gjenerator elektronik sinusoidal.


Kur çelësi është i shkyçur, lëkundjet mungojnë. Kur çelësi kyçet i vetmi sinjal është një tension
fillestar në përcjellës, i cili amplifikohet dhe ushqen qarkun e lidhjes së kundërt, që zakonisht
është qark rezonues.
Nëse produkti Αβ<1, lëkundjet në çastin fillestar shuhen. Nëse Aβ>1, skema amplifikon
tensionin fillestar, që gjithmonë është i pranishënm në skemë.
Në këtë rast për shkak të regjimit të saturimit (ngopjes), produkti Aβ shkon drejt 1. Sa më tepër
Aβ i afrohet vlerës 1, aq më tepër vala i afrohet valës sinusoidale.
Si krijohet tensioni fillestar? Çdo përcjellës përmban disa elektrone të lira. Për shkak të
temperaturës së ambientit këto elektrone lëvizin në drejtime të ndryshme dhe krijojnë një
tension zhurmë.

50
7.2. G JENERATORËT ELEKTRONIK RC

Një prej tipave të gjeneratorëve elektronikë RC janë gjeneratorët elektronikë me sfazim. Blloku
I lidhjes së kundërt ndërtohet me elemente rezistenca dhe kondensator. Për lindjen e lëkundjeve
fillimisht duhet Aβ>1(kushti i amplitudës) dhe këndi i sfazimit të jetë180º, pasi 180º të tjera
sinjali sfazohet nga vetë amplifikatori (kushti i fazës).
Për këta gjeneratorë elektronikë sfazimi me 180º (kushti i fazës) ndodh në frekuencën:

Skema e një gjeneratori elektronik me sfazim i ndërtuar me AO tregohet në fig.7.2:

Fig. 7.2

Secila nga nyjet RC e sfazon sinjalin me 60º, ndërsa të treja së bashku me 180º. Nga ana tjetër
amplifikatori operacional lidhet sipas skemës invertuese (d.m.th. sinjali në dalje të amplifikatorit
është i sfazuar me 180º me sinjalin në hyrje të tij). Kështu realizohet sfazimi me 360º ose me 0º,
pra lidhja e kundërt pozitive.

Gjeneratori elektronik me sfazim i ndërtuar me FET


Skema e një gjeneratori elektronik me sfazim të ndërtuar me FET tregohet në fig. 7.3.

51
Fig. 7.3

Gjeneratori elektronik me sfazim i ndërtuar me BJT


Skema e tij tregohet në fig.7.4:

Fig. 7.4

Skema e gjeneratorit elektronik Urë - Wien

52
Skema e një gjeneratorit elektronik urë - Wien tregohet në fig.7.5.

Fig. 7.5

7.3. G JENERATORËT ELEKTRONIK LC

Në këto tipe gjeneratorësh, blloku i lidhjes së kundërt ndërtohet me elemente, si: bobina me induktivitet L
dhe kondensatorë me kapacitet C. Skema bllok e këtyre gjeneratorëve tregohet në figurën
7.6:

Fig. 7.6

Nëse elementet X1 dhe X2 janë kondensatorë, ndërsa X3 është bobinë, gjeneratori ështëi
tipit Colpits. Nëse elementet X1 dhe X2 janë bobina, ndërsa X3 është kondensator,
gjeneratoriështë I tipit Hartley. Nëse gjeneratori ka në hyrje dhe dalje qarqe LC, atëherë ai
quhet me hyrje dhe dalje të akorduar.
Skema e gjeneratorit Kolpits me FET tregohet në figurën 7.7.

53
RFC

Fig. 7.7

Skema e gjeneratorit Hartley me FET tregohet në figurën 7.8. Bobinat L 1 dhe L2 kanë midis
tyre një induktivitet reciprok, M, që duhet marrë parasysh në llogaritjen e induktivitetit total
për qarkun rezonues.

RFC

Fig. 7.8

Në figurën 7.9 është treguar një gjenerator LC me BJT. Frekuenca e lëkundjeve është e njëjtë
me atë të treguar më sipër për gjeneratorin LC me FET.

54
RFC

Fig. 7.9

7.4. GJENERATORËTELEKTRONIKË ME KRISTALEKUARCI

Kristali i kuarcit gëzon vetinë piezoelektrike, d.m.th. kur ju zbatoni një tension alternativ në to,
ato krijojnë lëkundje mekanike (vibrojnë) me frekuencën e tensionit të zbatuar. Por është e
vërtetë edhe e kundërta, pra, kur ne mekanikisht i detyrojmë të lëkunden, ato krijojnë një tension
alternativ me të njëjtën frekuencë.
Kristali i kuarcit përdoret më tepër si qark lëkundës në gjeneratorët elektronikë. Frekuenca bazë
është në përpjesëtim të drejtë me një konstante teknologjike dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me
trashësinë e kristalit. Skema ekuivalente dhe simboli i një kristali kuarci tregohet në fig.7.10.

Fig. 7.10

55
Në fig.7.11 janë treguar gjeneratorë elektronikë, ku kristali i kuarcit është në seri me C c në
qarkun e lidhjes së kundërt.

(a) (b)

Fig. 7.11

Frekuenca e lëkundjeve përcaktohet nga frekuenca e rezonancës së qakut seri, ku ndodhet


kristali. Ndryshimi i tensionit të burimit, parametrave të transistorit, etj. nuk ndikon në
frekuencën e punës, e cila qëndron e stabilizuar nga kristali i kuarcit.
Në fig.7.12 është treguar një gjenerator elektronik me qark rezonues paralel, ku kristali sillet si
një rezistencë induktive me vlerë të madhe; kapaciteti i tij i brendshëm është i papërfillshëm.

Fig. 7.12

Në fig.7.13 tregohet një gjenerator me kristal me amplifikator operacional. Kristali është lidhur
në një qark rezonues seri.

56
Fig .7.13

TEMA MËSIMORE NR. 8:BURIMET E FUQISË

8.1. H YRJE

Burimi i fuqisë është një pajisje elektronike që përdoret për të kthyer tensionin alternativ në
tension të vazhduar.
Burimi i fuqisë është i ndërtuar nga transformatori, skema drejtuese, filtrat dhe rregullatori i
tensionit. Skema bllok e një burimi fuqie, si dhe format e sinjaleve në hyrje e dalje të çdo
blloku jepen në figurën 8.1:

Fig. 8.1

Tensioni alternativ zbatohet në hyrje të transformatorit, i cili zvogëlon vlerën e tensionit


alternativ në një vlerë më të vogël. Drejtuesi me dioda shërben për të shndërruar tensionin

57
alternativ në tension pulsant me një gjysmëperiodë ose me dy gjysmëperioda. Më pas sinjali
pulsant në dalje të drejtuesit filtrohet më parë nga një filtër kapacitiv, i cili shërben për të
kthyer tensionin pulsant në tension afërsisht të vazhduar. Rregullatori i tensionit shërben për të
kthyer tensionin pothuajse të vazhduar në tension të vazhduar. Tensioni në dalje qëndron i
pandryshuar për ndryshime të tensionit në hyrje të këtij blloku brenda një diapazoni të caktuar
vlerash, por edhe për ndryshime të rezistencës së ngarkesës brenda një diapazoni të caktuar
vlerash.

8.2. F ILTRI KAPACITIV

Tensioni në hyrje të filtrit është tension pulsant, ndërsa në dalje është tension pothuajse i
vazhduar. Roli I filtrit kapacitiv të lidhur në dalje të skemës drejtuese tregohet në figurën 8.2.

Fig. 8.2.

ku Vr (rms) është vlera që mat voltmetri i rrymës alternative në dalje të filtrit, ndërsa V dcështë vlera
që mat voltmetri i rrymës së vazhduar në dalje të filtrit

8.3. F ILTRI RC

58
Për të zvogëluar sa më shumë valëzimet e sinjalit në dalje të skemës drejtuese me filtër
kapacitiv, shtojmë një filtër të frekuencave të ulëta RC në dalje të tij, si në fig.11.3.

Fig. 8.3

8.4 RREGULLATORËT E TENSIONIT

Rregullatorët e tensionit me transistor

Rregullatorët e tensionit me transistorë klasifikohen në rregullatorë tensioni seri (fig. 8.4, a) dhe
rregullatorë tensioni parallel (fig. 8.4, b).
Në rregullatorët e tensionit, në përgjithësi, marrin pjesë këta elemente; elementi i kontrollit
(transistori), një krahasues, elementi nga ku merret tensioni i referimit (dioda zener), një
pjesëtues tensioni.

(a) (b)

Fig.8.4

Nëse tensioni në dalje tenton të rritet, skema e rregullimit të tensionit duhet të reagojë në
mënyrë të tillë që të ulë tensionin e daljes dhe anasjelltas. Këto ndryshime të tensionit ndodhin
në një periudhë kohe mjaft të vogël.Në dalje të tyre tensioni është i vazhduar dhe qëndron
konstant si në rastet kur tensioni në hyrje të tij ndryshon brenda një diapazoni të caktuar vlerash,
ashtu edhe kur rezistenca e ngarkesës ndryshon brenda një diapazoni të caktuar vlerash.

59
Rregullatorët e tensionit si qarqe të integruar (IC)

Rregullatorët e tensionit si IC (figura 8.5) përmbajnë: element që siguron tension referimi,


element kontrolli, amplifikator si krahasues, mbrojtje nga mbirrymat të përmbledhura këto
brenda një qarku të vetëm, pra një çipi. Parimi i punës së tyre është i njëjtë me rregullatorët
diskretë. Prej rregullatorëve IC ne mund të fitojmë tensione pozitive, negative ose tensione të
rregullueshme në dalje.

Fig.8.5

Lidhja e rregullatorëve të tensionit IC tregohet në figurën 8.6.

Fig.8.6

TEMA MËSIMORE NR.9: OPTOELEKTRONIKA

60
Ju tashmë jeni njohur në materialet e mëparshme mësimore me disa elemente, qëemetojnë dritë,
si diodat dritëdhënëse (LED, OLED),me elemente të tjerëqë janë të ndjeshëm ndaj rrezeve të
dritës, si fotodiodat, LASCR, etj., si dhe me skemën e përgjithshme të qarqeveme lidhje optike.
Në këto qarqe në njërën anë të tyre është lidhur një element që emeton dritë (LED), ndërsa në
anën tjetër lidhet një sensor (fotodiodë, fototranzistor, etj)
Në këtë temë do të studiohen disa elemente të tjerë, që janë të ndjeshëm nga rrezet e dritës. Dega
e elektronikës, që merret me studimin e gjithë këtyre elementeve, me rritjen e efiçencës së tyre,
si dhe me zbatimet praktike të tyre quhet optoelektronikë p
.Në praktikë hasen qarqe të ndryshëm, që përdorin: diodat laser, sensorët të ndryshëm
optoelektrik, qarqet e integruar me lidhje optike, fibrat optike, etj.

9.1 FOTOREZISTENCA

Fotorezistenca është një element gjysëmpërcjellës me dy dalje, rezistenca në daljet e së


cilës ndryshon në varësi të dritës së rënë. Qelizat e fotorezistencës nuk kanë kalim p-n, si
tek fotodiodat. Një shtresë e hollë e materialit lidhet midis dy daljeve dhe kjo shtresëështë
e ekspozuar ndaj dritës rënese. Ndërtimi, simboli dhe karakteristika e rezistencës në
funksion të intensitetit të dritës për fotorezistencën treg9

@}ohen më poshtë në fig. 9.1:

Fig. 9.1

61
Me rritjen e intensitetit të dritës, rezistenca e elementit (shkurt LDR- Light Decreasing
Resistance, ose Light-Dependent Resistor, ose photo-conductive cell) zvogëlohet, pra ky
element ka rezistencë negative temperature.

9.2 QELIZAT DIELLORE


Një qelizë diellore ose qelizatfotovoltaike, është ajo pajisje që kthen energjinë diellore në
elektricitet me anë të efektit fotovoltaik.

Ndërtimi
Qelizat diellore janë fotodioda me një bashkim p-n me një sipërfaqe mjaft të ndjeshme ndaj
dritës. Efekti fotovoltaik, që bën qelizën të shndërrojë dritën drejt e në energji elektrike, ndodh
në 3 shtresat e shndërrimit të energjisë, të cilat janë shtresa gjysëmpërcjellëse e tipit p, n dhe
shtresa e bashkimit të tyre p-n.Gjithashtu mbi to duhen vendosur edhe dy shtresa të tilla, që të
lejojnë rrymën elektrike të rrjedhë jashtë nëpër qelizë. Shtresat e kontaktit elektrik janë të
përbëra nga përcjellës të mirë metali. Ato vendosen në mënyrë të tillë që një numër sa më i
madh i fotoneve të energjisë së dritës të arrijnë bashkimin p-n, si tregohet në figurën 9.2.

Drita e diellit VOC është tensioni në daljet e baterisë, kur


qarku është i hapur.
Xham

p
VOC
n

- Fig. 9.2
tensioni
kontakt metali
fotovoltaik

Qarku ekuivalent dhe simboli skematik i një qelize diellore është treguar më poshtë (9.3):

62
Fig.9.3

Në praktikë asnjë qelizë diellore nuk është ideale, kështu që një rezistencë në paralel dhe një në
seri shtohennë skemën ekuivalente. Qelizat diellore zakonisht lidhen me njëra-tjetrën për të
formuar module.

9.3 EKRANI ME KRISTALE TË LËNGSHME (LIQUID – CRYSTAL


DISPLAYS, LCD)

Ekrani me kristale të lëngshme(LCD) është një ekran i hollë dhe i sheshtë,i lehtë dhe harxhon
shumë më pak fuqi, sesa ekranet e tjerë. Aiështë i përbërë nga një numër i caktuar pikselash
(picture elements) të rreshtuara përpara një burimi drite ose reflektori me kufinj temperature
zakonisht nga0-60 °C.
Kristalet e lëngët e ruajnë natyrën e tyre të dyfishtë, të lëngët dhe të ngurtë vetëm në një shkallë
të caktuar të temperaturës dhe të presionit. Në temperatura të larta ose presione të vogla
lehtësohen rrotullimet e çastit të molekulaveduke bërë që kristali i lëngshëm të sillet si lëng i
zakonshëm. Në temperatura të ulëta ose presione të lartë, molekulat në kristalin e lëngët humbin
mundësinë e lëvizjes kundrejt njëra-tjetrës dhe kristali i lëngët ngurtësohet duke bërë që ai të
sillet si një trup i ngurtë i zakonshëm.
Cdo pixel i një LCD përbëhet nga një shtresë molekulash të radhitura midis dy pllakash xhami
me elektroda, dy filtrave të polarizuar me akse,që në shumicën e rasteve janë pingulë me njëri-
tjetrin.
Në fig. 9.4 është treguar mënyra e vendosjes së shtresave në një LCD.

63
Fig. 9.4

1. filtri vertikal
2. pllakëxhami me elektroda
3. shtresa e kristalit të lëngët
4. pllakëxhami me elektroda
5. filtri horizontal
6. pllakë reflektuese
Në LCD me ngjyra çdo pixel individual ndahet në tre qeliza, ose subpixela, të cilat kanë ngjyrat
kuqe, jeshile dhe blunga filtra shtesë (filtra me pigmente dhe filtra metal oxide).Çdo subpixel
mund të gjenerojë mijra e miliona ngjyra dhe nuanca të mundshme për çdo pixel.

TEMA MËSIMORE NR.10: HYRJE NË SISTEMET DIGJITALE

10.1 NJOHURI TË PËRGJITHSHME

Elektronika digjitale (numerike) përfshin qarqe, që njohin vetëm dy gjendje. Ato paraqesin vlera
të ndryshme tensio ni: HIGH (nivel logjik i lartë) dhe LOW (nivel logjik i ulët). Në analogji me
to mund të përmendim dy gjendjet e çelësit (i kyçur apo i shkyçur) ose gjendjen e llambës (e
ndezur apo e fikur). Kombinimet e dy gjendjeve quhen kode dhe paraqiten me numra, shkronja,
simbole dhe lloje të tjera informacioni. Sistemi i numërimit me dy gjendje quhet binar dhe
numrat e tij janë 0 dhe 1. Një numër binar është quajtur një bit.
Në përgjithësi numri 1 paraqet vlera më të larta tensioni (HIGH), përkundrejt 0 që paraqet vlera
më të ulëta tensioni (LOW). Kjo është quajtur logjika pozitive, pra:

64
HIGH = 1 dhe LOW = 0.

Sistemi digjital mund të punojë edhe me logjikë negative, ku 1 paraqet gjendjen LOW dhe 0
paraqet gjendjen HIGH. Për sa i përket vlerave logjike, HIGH mund të jetë një tension midis
vlerave të përcaktuara minimale dhe maksimale. Po kështu mund të thuhet edhe për gjendjen
LOW. Tensionet midis VL (max ) dhe VH (min) nuk janë të pranueshme apo të njohura, si në figurën
10.1.

Fig. 10.1
Kompjuteri digjital është shembull tipik i një sistemi digjital. Një kompjuter e kthen
informacionin në formë digjitale (numerike) ose në formë binare. Një numër binar ka dy vlera: 1
ose 0. Të gjithë kompjuterat kuptojnë vetëm numrat binarë. Çdo numër dhjetor (me bazë 10,
numra nga 0-9) mund të paraqitet si numër binar (me bazë 2, me dy vlera: 0 ose 1).
Një CD player është një sistem ku janë përdorur qarqe analoge dhe digjitale. Në figurën 10.2
jepet mënyra e lidhjes së një sistemi të tillë.

Fig. 10.2

10.2. SINJALI DIGJITAL DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ

Si e keni mësuar më parë, sistemet digjitale (numerike) punojnë me sinjale digjitale, paraqitja
grafike e një sinjali të tillë tregohet në figurën 10.3.

65
Fig.10.3

Fig. 10.4

Sinjali digjital mund të jetë një seri impulsesh periodike ose joperiodike. Një sinjal periodik
është ai sinjal, që përsërit veten në një interval kohor të caktuar (konstant), të quajtur periodë (T).
Në sinjalin periodik perioda T:

T = T1 = T2 =T3 = ... = Tn

Frekuenca është numri i herëve që sinjali përsërit veten brenda një sekonde dhe matet me herc
(Hz). Frekuenca e sinjalit digjital përcaktohet nga e anasjella e periodës.

1
f=
T

Sinjali joperiodik nuk e përsërit veten në intervale kohore të caktuara. Në figurën 10.5 është
treguar një sinjal periodik dhe një joperiodik.

a) Valë digjitale periodike b) Valë digjitale joperiodike

Fig.10.5

66
Një karakteristikë e rëndësishme e sinjalit digjital periodik është cikli i punës (duty cycle, DC).
Një cikël pune është raporti i gjerësisë së impulsit (tw) me periodën (T) dhe mund të shprehet në
%.

tw
D= 100 %
T

Sistemeve digjitale kanë këto përparësi kundrejt sistemeve analoge:

o Komponentet bazë kanë saktësi të lartë


o Kanë kosto të ulët
o Të vegjël në madhësi
o Peshë të vogël
o Konsumojnë pak fuqi
o Të shpejtë në punë
o Jetëgjatësi të madhe
o Projektimi I tyre është më i lehtë se i atyre analoge
o Ato mund të jenë të programueshëm, pra mund të ndryshojë funksionaliteti i qarkut.

Nuk mund të harrojmë që madhësitë rreth nesh janë analoge dhe për një sistem digjital këto
madhësi duhen përpunuar, e kjo sjell vonesë në kohë.

10.3MËNYRAT E TRANSFERIMIT TË VALËS DIGJITALE

Të dhënat binare, të cilat paraqiten me anë të sinjaleve digjitale (numerike), mund të transferohen
për një qëllim të caktuar nga një sistem digjital në një tjetër. Në sistemet kompjuterike të dhënat
transferohen në seri ose në paralel. Kur të dhënat transferohen në seri, bitet jepen njëri pas tjetrit
brenda një linje të vetme, si, p.sh., transferimi i të dhënave nga kompjuteri te modemi. Ky rast
është treguar skematikisht në figurën 10.6. Shihet qartë që tetë bitet janë transferuar në seri për
tetë perioda clock.

Fig.10.6

Kur të dhënat transferohen në rrugë paralele, të gjitha bitet e një grupi janë dërguar në linja të
veçanta në të njëjtën kohë, p.sh., një grup bitesh i transferuar nga kompjuteri te printeri, siç

67
tregohet në figurën 10.7. Në transferimin në paralel numri i linjave është sa numri i biteve që do
të transferohen.

Fig.10.7

Avantazhi i mënyrës seri të transferimit të të dhënave është se përdoret vetëm një linjë. Në këtë
rast kosto për transferimin e të dhënave është e ulët, por koha e transferimit të një grupi bitesh
është më e madhe se mënyra e transferimit në paralel. Kjo mënyrë mund të përdoret për
transferimin e të dhënave në distanca të mëdha.
E metë e transferimit në paralel është përdorimi i shumë linjave, pra ka kosto më të lartë se
mënyra e parë. Shpejtësia e transferimit të të dhënave në paralel është më e madhe se ajo
e transferimit në seri. Distancat që mund të transferojnë të dhëna në paralel janë më të vogla.

TEMA MËSIMORE NR.11: SISTEMET E NUMËRIMIT. VEPRIMET


LOGJIKE

Studimi do të fillojë me sistemin dhjetor të numërimit, pasi ai na ndihmon të kuptojmë më mirë


sistemet e tjera të numërimit.

11.1 SISTEMI DHJETOR (DECIMAL) I NUMËRIMIT

Sistemi i numrave dhjetorë ka dhjetë simbole, nga 0 deri në 9. Për numra më të mëdhenj se 9
përdoren dy ose më shumë simbole dhe pozicioni i secilit tregon peshën e tij. Pesha e numrit

68
përcaktohet nga fuqia pozitive e dhjetës, që rritet nga e djathta në të majtë, duke filluar nga 10 0 =
1. Pesha e numrit me presje është fuqi negative e dhjetës, duke filluar nga 10-1 = 0.1.
Boshti dhjetor (decimal) jepet më poshtë:

103 102 101 100. 10-1 10-2 10-3

pika dhjetore

11.2. SISTEMI BINAR I NUMËRIMIT

Sistemi binar (me bazë numrin 2) i numërimit ka 2 simbole: 0 dhe 1 (LOW dhe HIGH). Numri
binar është formuar nga një kombinim simbolesh 1 ose 0. Pozicioni i 1-it ose i 0-s në numrin
binar tregon peshën e tij, njëlloj si pozicioni i një numri dhjetor tregon peshën e tij. Boshti binar
jepet më poshtë:

26 25 24 23 22 21 20. 2-1 2-2 2-3 2-4 2-5


64 32 16 8 4 2 1 . 0,5 0,25 0,125 0,0625 0,03125

pika binare

Poshtë çdo vlere të fuqisë së dyshit tregohet vlera dhjetore korresponduese.

Me 2 bite mund të paraqiten 4 (22) numra, me 3 bite mund të paraqiten 8 (2 3) numra, me 4 bite
mund të paraqiten 16 numra (24) e kështu me radhë. Pra, me n bite mund të paraqiten
2n numra. Numri më i madh dhjetor është 2n – 1.
Në tabelën 1 tregohet si mund të shprehen numrat dhjetorë në numra binarë me 4 bite.

Numri dhjetor Numri binar


0 0 0 0 0
1 0 0 0 1
2 0 0 1 0
3 0 0 1 1
4 0 1 0 0
5 0 1 0 1
6 0 1 1 0
7 0 1 1 1
8 1 0 0 0
9 1 0 0 1
10 1 0 1 0

69
Numri dhjetor Numri binar
11 1 0 1 1
12 1 1 0 0
13 1 1 0 1
14 1 1 1 0
15 1 1 1 1

11.3. KONVERTIMI DHJETOR NË BINAR DHE ANASJELLAS

 Konvertimi dhjetor në binar

Ky konvertim mund të bëhet me dy mënyra:

Mënyra e parë:

Numri dhjetor kthehet në shumë numrash, ku secili numër është vlerë, që korrespondon me 2 në
fuqi. Çdo vlerë vendoset në boshtin binar dhe, sipas rastit, kthehet në 1 ose 0.

Mënyra e dytë:

Mënyra e dytë e konvertimit decimal  binar është edhe procesi i pjesëtimit të përsëritur me 2.
Nëse nga pjestimi numri është I plotë, biti korrespondues shënohet 0. Nëse nga pjestimi numri
del me presje, biti korrespondues shënohet 1.

 Konvertimi binar në dhjetor

Për të gjetur vlerën dhjetore të një numri binar, mblidhen të gjitha vlerat dhjetore (peshat) e të
gjithë biteve me vlerë 1 në numrin binar.

11.4. ARITMETIKA BINARE

Le të shohim veprimet bazë të aritmetikës binare.

 Mbledhja

Katër rregullat bazë të mbledhjes së numrave binarë janë:

0+0=0
0+1=1
1+0=1

70
1 + 1 = 10 (shuma është 0 dhe biti mbartës është 1).

Për mbledhjen e tre numrave binarë rregullat janë:

1 + 0 + 0 = 01
1 + 1 + 0 = 10
1 + 0 + 1 = 10
1 + 1 + 1 = 11

 Zbritja

0–0=0
1–1=0
1–0=1
10 – 1 = 1 0-1 merr hua 1

 Shumëzimi

Shumëzimi binar është i njëjtë me shumëzimin e numrave dhjetorë 0 dhe 1.

0x0=0
0x1=0
1x0=0
1x1=1

 Pjesëtimi

Pjesëtimi i numrave binarë bëhet si pjesëtimi me numrat dhjetorë.

11.5. KOMPLEMENTI I PARË DHE I DYTË I NUMRAVE BINARË

Komplementi (plotësuesi) i parë dhe i dytë i numrave binarë janë të rëndësishëm, sepse ata
lejojnë të paraqiten nëpërmjet tyre numrat negativë. Metoda e komplementit të dytë është më e
përdorshme dhe vlen për të treguar numrat negativë në kompjuter.

Komplementi i parë i një numri binar gjendet duke ndryshuar të gjithë bitet e numrit binar nga
1 në 0 dhe anasjelltas nga 0 në 1.
Komplementi i dytë i një numri binar gjendet duke i shtuar 1 bitit me peshë më të vogël (LSB)
të komplementit të parë të numrit binar.

11.6. NUMRAT ME SHENJË NEGATIVE


71
Sistemet digjitale (numerike), si kompjuterat, duhet të jenë të aftë të shprehin numra pozitivë dhe
negativë. Një numër binar me shenjë tregohet nëpërmjet vlerës dhe shenjës së tij. Ka tri forma të
paraqitjes së numrave binarë me shenjë:
 Forma shenjë – vlerë;
 Forma e komplementit të parë;
 Forma e komplementit të dytë, që është edhe më e rëndësishmja.

 Forma shenjë – vlerë


Kur një numër binar me shenjë paraqitet sipas kësaj forme, biti më në të majtë (p.sh. në një
numër me 8 bite) tregon shenjën e bitit dhe bitet që mbeten tregojnë vlerën e numrit. Bitet që
tregojnë vlerën janë të njëjta si për numrat pozitivë, ashtu edhe për ata negativë. Biti më në të
majtë është biti i shenjës. Nëse ai është 0, numri është pozitiv; nëse ai është 1, numri është
negativ.
Në formën shenjë – vlerë, numri negativ ka vlerë të njëjtë më numrin pozitiv, por biti i shenjës
është 1.

 Forma e komplementit të parë


Sipas formës së komplementit të parë,numri negativ është komplementi
i parë i numrit korrespondues pozitiv.

 Forma e komplementit të dytë


Sipas formës së komplementit të dytë, numrinegativ është komplementi
i dytë i numrit korrespondues pozitiv.

11.7. VEPRIME ARITMETIKE ME NUMRA ME SHENJË

Siç u tha më sipër, forma e komplementit të dytë për paraqitjen e numrave me shenjë përdoret
më shpesh në kompjuterat dhe në sistemet me mikroprocesorë. Për këtë arsye, le të mësojmë se
si kryhen veprimet bazë aritmetike me formën e komplementittë dytë të numrit binar.

Mbledhja
Numrat që mblidhen mund të jenë: pozitivë, njëri pozitiv dhe tjetri negativ me vlerë më të vogël,
një numër negativ dhe një numër pozitiv me vlerë më të vogël si dhe dy numra negativë.
Nga mbledhja e dy numrave pozitivë, shuma është një numër binar pozitiv.
Nga mbledhja e një numri pozitiv me një numër negativ më të vogël, shuma është një numër
binar pozitiv. Për numrin negativ duhet gjetur më parë komplementi i dytë i tij dhe pastaj të
mblidhet me numrin pozitiv. Nëse nga shuma e tyre, numri del me 9 bite, biti i nëntë (më në të
majtë) shkarkohet dhe shuma është një numër binar pozitiv.
Nga mbledhja e një numri negativ me vlerë më të madhe me një numër pozitiv, shuma është një
numër negativ. Për numrin negativ duhet gjetur më parë komplementi i dytë i tij dhe pastaj të
mblidhet me numrin pozitiv. Nga mbledhja e dy numrave binarë negativë, shuma është një
numër binar negativ.

72
Zbritja është një rast special i mbledhjes. Zbritja është mbledhja e zbritësve me shenjën
e ndryshuar.
Shumëzimi është i barasvlershëm me mbledhjen e një numri me vetveten aq herë sa duhet. Nëse
shenjat e numrave janë të njëjta, rezultati i marrë nga shumëzimi i tyre është numër pozitiv; nëse
shenjat e numrave janë të ndryshme, rezultati i marrë është negativ.
Veprimi i pjesëtimit në shumicën e kompjuterave bazohet në veprimin e zbritjes.

11.8. SISTEMI HEKSADECIMAL I NUMËRIMIT

Sistemi i numrave heksadecimalë (me bazë numrin 16) përdor simbolet nga 0 – 9 dhe shkronjat
A, B, C, D, E dhe F.
Në tabelën e mëposhtme janë treguar 16 numra dhjetorë (nga 0 – 15) në sistemin binar dhe në
sistemin heksadecimal.

Numri dhjetor Numri binar Numri heksadecimal


0 0000 0
1 0001 1
2 0010 2
3 0011 3
4 0100 4
5 0101 5
6 0110 6
7 0111 7
8 1000 8
9 1001 9
10 1010 A
11 1011 B
12 1100 C
13 1101 D
14 1110 E
15 1111 F

Pas numrit 15 të shprehur në sistemin heksadecimal të numërimit, si: F, numërimi vazhdon me


10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 1A, 1B, 1C, 1D, 1E, 1F, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28,
29, 2A, 2B, 2C, 2D, 2E, 2F, 3, 31,…

Me dy simbole në heksadecimal mund të numërojmë deri në FF 16, i cili i përket numrit 255 në
sistemin dhjetor. Numri 10016 është numri 25610, numri 10116 është 25710 e kështu me radhë. Me
tre simbole në heksadecimal mund të numërojmë deri në FFF 16, i cili i përket numrit 4095 në
sistemin dhjetor; me katër simbole në heksadecimal mund të numërojmë deri në FFFF 16,
i cili i përket numrit 65,535 në sistemin dhjetor.

73
Konvertimi binar në heksadecimal

Për të kryer këtë konvertim, numri binar ndahet në grupe me nga 4 bite, duke filluar nga biti më
në të djathtë, dhe çdo grup me 4 bite zëvendësohet me një simbol në sistemin heksadecimal.

⏟ 1010
1100 ⏟ 0111
⏟ 0111

CA7716

⏟ 1111
0011 ⏟ 0001
⏟ 0110
⏟ 1000

3 F16816

 Konvertimi heksadecimal në binar

Për të kryer këtë konvertim, çdo simbol në sisteminheksadecimal konvertohet me katër bite.

 Konvertimi heksadecimal në dhjetor

Një prej mënyrave të këtij konvertimi është ajo e kthimit të numrit heksadecimal në binar dhe më
pas nga binar në dhjetor.
Mënyrë tjetër konvertimi është ajo e shumëzimit të çdo simboli në sistemin heksadecimal me
peshën e tij dhe më pas bëhet shuma e tyre. Pesha e simboleve në sistemin heksadecimal janë
fuqitë e 16-ës, që shkojnë duke u rritur nga e djathta në të majtë. Për një numër me 4 bite
veprojmë si më poshtë:

163 162 161 160


4096 256 16 1

P.sh.:

E516 = (E x 161) + (5 x 160) = (14 x 16) + (5 x 1) = 224 + 5 = 22910

 Konvertimi dhjetor në heksadecimal

Ky konvertim bëhet me pjesëtimin e përsëritur me 16 të numrit dhjetor.

11.9. SISTEMI OKTAL I NUMËRIMIT

Sistemi i numrave oktalë (me bazë numrin 8) përdor 8 simbole: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7. Simbolet 8


dhe 9 nuk përdoren. Mbi simbolin 7 numërimi vazhdon kështu: 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 20,
21, 22,...

74
Për të dalluar pamjen e numrave në sistemin oktal nga sistemet e mëparshme, vendoset
poshtëshënimi (subscript) 8. P.sh., numrit 158 në sistemin e numrave oktalë i korrespondon 13 10
në sistemin e numrave dhjetorë dhe D në sistemin e numrave heksadecimalë.
 Konvertimi oktal në dhjetor
Për të kthyer një numër oktal në numër dhjetor, shumëzojmë secilin nga simbolet e numrit me 8
në fuqinë korresponduese, duke filluar nga termi më në të djathtë.

 Konvertimi dhjetor në oktal

Për të kryer konvertime të tilla, numri oktal mund të pjesëtohet në mënyrë të përsëritur me 8.

 Konvertimi oktal në binar

Për të kryer konvertimin oktal në binar zëvendësohet çdo simbol në oktal me 3 bite në sistemin
binar.

Konvertimi binar në oktal

Konvertimi bëhet me grupe trebitëshe, duke filluar nga e djathta në të majtë.

11.10. KODE TË NDRYSHME

Sistemi binar i numërimit dhe kodet digjitale (numerike) janë një pikë kyçe për të kuptuar punën
e kompjuterave dhe elektronikën digjitale (numerike) në përgjithësi. Kodet numerike që do të
studiohen janë:
 BCD,
 Kodi Gray,
 Kodi ASCII.
BCD është kod numerik, ndërsa disa kode të tjera, janë kode alfanumerike që përdoren për të
paraqitur numra, shkronja, simbole, instruksione. Si të tilla do të përmendim kodin Gray dhe
ASCII.

 Kodi BCD (Binary Coded Decimal). Secili prej numrave dhjetorë mund të shprehet me një
kod binar BCD. Ka vetëm 10 grupe të koduara në sistemin BCD, prandaj është shumë e
lehtë të konvertosh mes sistemit dhjetor dhe sistemit BCD, siç tregohet më poshtë:

Numrat 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
dhjetorë
BCD 0000 0001 0010 0011 0100 0101 0110 0111 1000 1001

75
Kodi 8421 është tip kodi BCD. Ky kod nënkupton që çdo numër dhjetor nga 0 deri në 9 të
paraqitet në kod binar me 4 bite. Me 4 bite ne kemi shprehur 16 numra, por në BCD do të
përdorim vetëm 10 prej tyre (nga 0 – 9); gjashtë kombinimet (1010, 1011, 1100, 1101, 1110 dhe
1111) nuk përdoren dhe janë të pavlefshme për kodin BCD 8421.

Për të përcaktuar nga BCD në numër dhjetor, duke filluar nga biti më në të djathtë, ndajmë grupe
me nga 4 bite.
BCD është një kod që mund të përdoret në veprime aritmetike. P.sh., të mblidhen numrat
e mëposhtëm:

0011 3 0010 0011 23


+ 0100 +4 + 0001 0101 + 15
0111 7 0011 1000 38

 Kodi Grei (Gray Code) është pa peshë dhe nuk është kod aritmetik. Veçoria e kodit Grei
është që në një fjalë të koduar vetëm një bit ndryshon nga një fjalë e koduar në sekuencën
paraardhëse ose pasardhëse. Ndryshimi i njëbiti të vetëm për çdo sekuencënë kodin Grei
minimizon mundësinë për gabim. Më poshtë tregohet kodi Grei me 4 bite për numrat
dhjetorë nga 0 deri në 15.

 Kodi ASCII(American Standard Code for Information Interchange)është kod alfabetik


universal dhe përdoret në kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike. Shumica e tastierave
janë standardizuar me ASCII, i cili ka 128 karaktere dhe simbole, që paraqiten me kodin
binar me 7 bite dhe një bit pariteti (MSB).
32 karakteret e para të ASCII-së janë komanda që kurrë nuk printohen ose shfaqen dhe
përdoren vetëm për qëllime kontrolli, p.sh., “start of text”, “escape” etj. Karakteret
e tjera mund të printohen ose të shfaqen diku. Ato përfshijnë shkronja të mëdha ose të vogla
të alfabetit, 10 numrat, shenjat e pikësimit dhe simbole të tjera. Në tabelën e dhënë më
poshtë tregohet lista e kodit ASCII për çdo karakter dhe simbol.

76
77
TEMA MËSIMORE NR.12: PORTAT LOGJIKE

Portat logjike janë qarqe që kryejnë një veprim logjik të caktuar. Ato mund të kenë një apo disa
hyrje dhe vetëm një dalje. Emri i një porte është emri i veprimit logjik, që porta kryen. Çdo portë
logjike shoqërohet me tabelën e vërtetësisë së funksionit përkatës. Elementet bazë për ndërtimin
e portave logjike janë diodatdhe transistorët, që funksionojnë si çelës.Portat logjike më të
thjeshta janë porta NOT, AND dhe OR.

12.1. PORTA LOGJIKE NOT

Porta logjike NOT ose invertuesi ndryshon një vlerë logjike në një vlerë të kundërt me të, pra
ndryshon 1-in në 0 dhe anasjellas. Porta logjike NOT ka një hyrje dhe një dalje. Simbolet e saj
tregohen më poshtë në figurën 11.1:

Fig.11.1

Tabela e vërtetësisë së portës logjike NOT ose inverterit dhe puna e tij tregohen më poshtë:

Hyrja Dalja
0 1
1 0

Shprehja logjike për një inverter është:


X =A

Në figurën 11.2 tregohet si reagon dalja e inverterit me sinjal impulsiv në hyrje.

Fig. 11.2

78
11.2. PORTA LOGJIKE AND

Porta AND ka dy ose më shumë hyrje dhe një dalje. Veprimi logjik që ajo kryen njihet si
produkti logjik.
Një portë AND me dy hyrje ka në daljen X gjendjen logjike 1 kur edhe hyrja A, edhe hyrja B
është 1, pra, kur të gjitha hyrjet janë 1. Dalja X ka gjendjen logjike 0, kur të paktën njëra nga
hyrjet është në gjendjen logjike 0.

Shprehja e Bulit është


X=AB

Simboli dhe tabela e vërtetësisë për një portë me dy hyrje tregohen në figurën 11.3.

Fig.11.3

Nëse porta logjike AND ka më shumë se dy hyrje, atëherë dalja është 1, kur të gjitha hyrjet kanë
gjendjen logjike HIGH, ose vlerën logjike 1.

11.3. PORTA LOGJIKE OR

Porta OR ka dy ose më shumë hyrje dhe një dalje. Veprimi logjik që kryen kjo portë njihet si
mbledhja logjike.
Një portë OR me dy hyrje ka në daljen X gjendjen logjike 1 kur ose hyrja A, ose hyrja B, ose të
dyja hyrjet janë 1. Dalja X ka gjendjen logjike 0 kur edhe A, edhe B janë 0.

Shprehja e Bulit është


X = A + B.

Simboli dhe tabela e vërtetësisë për një portë me dy hyrje tregohet në figurën 11.4.

79
Fig.11.4

Nëse porta logjike OR ka më shumë se dy hyrje, atëherë dalja është 1, kur të paktën njëra nga
hyrjet ka gjendjen logjike HIGH, ose vlerën logjike 1.

11.4 PORTA NAND

Porta NAND mund të ketë dy ose më shumë hyrje dhe vetëm një dalje. Kjo portë është e
barasvlershme me qarkun që formohet me një portë AND dhe një portë NOT, pra, dalja e portës
NAND është inversi i daljes së portës AND. Simboli, ndërtimi dhe tabela e vërtetësisë e portës
NAND me dy hyrje jepet në figurën 11.5 (a), (b) dhe (c).

a) b)

c)

Fig.11.5

Siç shihet nga tabela e vërtetësisë, dalja e portës NAND me dy hyrje është në gjendjen logjike 0
(LOW) vetëm kur të dyja hyrjet e portës NAND janë në gjendjen logjike 1 (HIGH); dalja e
portës NAND është në gjendjen logjike 1, kur njëra ose të dyja hyrjet e portës janë në gjendjen
logjike 0.

80
Nëse porta logjike NAND ka më shumë se dy hyrje, dalja e saj është 0, vetëm kur të gjitha hyrjet
e saj kannë vlerën logjike 1.
Porta NAND është e barasvlershme me një portë negative OR. Simbolikisht ato tregohen në
figurën e mëposhtme 11.6.

Fig. 11.6

Termi negative OR do të thotë që hyrjet janë aktive për gjendjen logjike 0 në hyrje. Pra, për një
portë NAND të barasvlershme me një portë negative OR me dy hyrje, dalja është HIGH, nëse
ndonjëra prej hyrjeve ose të dyja janë në gjendjen logjike 0 në hyrje.
Shprehja e Bulit për një portë NAND me dy hyrje është:

Vija mbi një variabël ose disa variable tregon inversin e tyre.

11.5. PORTA NOR

Porta NOR mund të ketë dy ose më shumë hyrje dhe vetëm një dalje. Kjo portë është e
barasvlershme me një portë OR dhe një portë NOT, pra, dalja e kësaj porte është inversi i daljes
së portës OR. Simboli, ndërtimi dhe tabela e vërtetësisë e portës NOR me dy hyrje jepet në
figurën 11.7 (a), (b) dhe (c).

a) b)

c)

Fig.11.7

81
Si shihet nga tabela e vërtetësisë, dalja e portës NOR me dy hyrje është në gjendjen logjike 1
(HIGH) vetëm kur të dyja hyrjet e portës NOR janë në gjendjen logjike 0 (LOW); dalja e portës
NOR është në gjendjen logjike 0, kur njëra ose të dyja hyrjet e portës janë në gjendjen logjike 1.
Nëse porta logjike NOR ka më shumë se dy hyrje, dalja e saj është 1, vetëm kur të gjitha hyrjet e
saj kannë vlerën logjike 0.
Porta NOR është e barasvlershme me një portë negative AND. Simbolikisht tregohen në figurën
e mëposhtme 11.8.

Fig. 11.8

Termi negativ AND do të thotë që hyrjet janë aktive për gjendjen logjike 0 në hyrje. Pra, për një
portë NOR të barasvlershme me një portë negative AND me dy hyrje, dalja është në gjendjen
logjike 1, nëse të dyja hyrjet janë në gjendjen logjike 0. Në çdo rast tjetër dalja është në gjendjen
logjike 0.

11.6. PORTA EKSKLUZIVE OR DHE PORTA EKSKLUZIVE NOR

 Porta ekskluzive OR

Porta ekskluzive OR (shkurtimisht XOR) sillet si një mbledhës, i cili kryen veprimin e
mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit në njësinë logjike aritmetike (ALU). Për
ndërtimin e saj përdoret kombinimi i portave logjike AND, OR dhe NOT. Porta XOR ka dy
hyrje dhe një dalje; simboli dhe tabela e vërtetësisë tregohen në figurën e mëposhtme 11.9.

82
Fig. 11.9

Si shihet nga tabela e vërtetësisë, dalja e portës ekskluzive OR është në gjendjen logjike 1, nëse
hyrjet janë në gjendje logjike të ndryshme me njëra-tjetrën; dalja e portës ekskluzive OR është
në gjendjen logjike 0 kur hyrjet janë në të njëjtën gjendje logjike.

 Porta ekskluzive NOR

Kjo portë ka dy hyrje dhe një dalje; simboli dhe tabela e vërtetësisë së saj tregohen në figurën e
mëposhtme 11.10.

Fig. 11.10

Rrethi në dalje të simbolit të portës tregon që rezultati në dalje të portës ekskluzive NOR është
inversi i daljes së portës ekskluzive OR (shpesh shënohet XNOR).

Për një portë ekskluzive NOR, dalja është në gjendjen logjike 0, nëse hyrjet janë në gjendje
logjike të ndryshme; dalja e portës ekskluzive NOR është në gjendjen logjike 1, nëse hyrjet janë
në të njëjtën gjendje logjike.

TEMA MESIMORE NR. 13: QARQET KOMBINATORIKE

13.1. RREGULLAT DHE LIGJET E ALGJEBRËS SË BULIT

Algjebra e Bulit është matematika e sistemit digjital. Njohuritë bazë të algjebrës së Bulit janë të
pandara nga studimi dhe analiza e punës së qarqeve logjike. Le të shohim disa ligje, rregulla dhe
teorema të algjebrës së Bulit dhe zbatimet e tyre në qarqet digjitale.

83
Algjebra e Bulit përdor kryesisht termat variabël dhe komplement. Variabli (ndryshorja) është
një simbol dhe tregon një madhësi logjike që mund të ndryshojë vlerën e saj nga 1 në 0 ose
anasjelltas, zakonisht shënohet me shkronjë të madhe.
Komplementi është vlera e anasjelltë ose e kundërt e një variabli dhe shënohet zakonisht me një
vijë sipër.

 Funksioni

Në algjebrën e Bulit, mbledhja buleane është e barasvlershme me veprimet e kryera nga një portë
OR, siç tregohet më poshtë:

Shumëzimi bulean është i barasvlershëm me veprimet e kryera nga porta AND, siç tregohet më
poshtë:

Ligjet dhe rregullat e algjebrës së Bulit janë të njëjta me ato të algjebrës së zakonshme. Për çdo
rregull apo ligj janë përdorur 2 apo 3 variable, por numri i tyre mund të jetë i pakufizuar.

 Ligjet e algjebrës së Bulit

Ligji i ndërrimit për veprimin e mbledhjes është: A+B=B+A

Ligji i ndërrimit për veprimin e shumëzimit është: AB = BA

Ligji i shoqërimit për mbledhjen është: A + (B + C) = (A + B) + C

Ligji i shoqërimit për shumëzimin është: A (BC) = (AB) C

Ligji i shpërndarjes është: A (B+C) = AB + AC

Rregullat bazë të algjebrës së Bulit janë treguar më poshtë:

84
1
A+0=A 7. AA=A
.
2
A+1=1 8. A ∙ A=0
.
3
A ∙ 0=0 9. Á=A
.
4
A ∙ 1= A 10. A + AB = A
.
5
A+A=A 11. A+ A B= A +B
.
6
A+ A=1 12. (A + B) (A + C) = A + BC
.

Teoremat e De Morgan janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e algjebrës së Bulit.

Teorema e parë e De Morgan thotë:

 Komplementi i produkteve të variableve është i barabartë me shumën e


komplementeve të variableve.
Formula e shprehjes së teoremës, qarqet e barasvlershme dhe tabelat e vërtetësisë janë treguar
më poshtë në figurën 13.1.
XY =X +Y

Fig. 13.1

Teorema e dytë e De Morgan thotë:

 Komplementi i shumës së variableve është i barabartë me produktin e


komplementeve të variableve.

Formula e shprehjes së teoremës, qarqet e barasvlershme dhe tabelat e vërtetësisë janë treguar
më poshtë në figurën 13.2:

X +Y =X Y

85
Fig. 13.2

13.2. ANALIZA E QARQEVE LOGJIKE ME ALGJEBRËN E BULIT

Me ndihmën e algjebrës së Bulit mund të thjeshtohet shprehja në dalje të qarkut logjik, të


formuar nga lidhja e portave logjike për kombinime të ndryshme të variableve në hyrje. Për një
qark logjik të dhënë, duke filluar nga e majta në të djathtë, gjejmë shprehjen e daljes së çdo
porte, derisa arrijmë në shprehjen përfundimtare (Figura 13.3).

Fig. 13.3

Pasi përcaktuam shprehjen e Bulit për një qark logjik, mund të ndërtojmë edhe tabelën e
vërtetësisë, e cila tregon vlerën e daljes për të gjitha kombinimet e mundshme të variableve në
hyrje. Për të ndërtuar tabelën e vërtetësisë së qarkut logjik, vëmë re numrin e variableve në hyrje
dhe vendosim në tabelë të gjitha kombinimet e mundshme.
Nëse numri i variableve në hyrje është n, numri i kombinimeve të mundshme është 2n. Për
secilin prej kombinimeve të variableve në hyrje gjejmë vlerën korresponduese të daljes. Pra,
tabela e vërtetësisë është një listë kombinimesh të mundshme të vlerave të variableve të hyrjes
me vlerat korresponduese të daljes (1 ose 0).
Më poshtë është dhënë tabela e vërtetësisë për qarkun logjik të figurës 13.3.

86
Në shumë zbatime të algjebrës së Bulit, shprehja duhet të trajtohet deri në formën më të thjeshtë
të mundshme. Thjeshtimi i shprehjes do të thotë të përdorim më pak porta logjike për të njëjtin
funksion. Për këtë duhet të përdorim rregullat, ligjet dhe teoremat e algjebrës së Bulit.

13.3. FORMAT STANDARDE TË SHPREHJES SË BULIT

Të gjitha shprehjet e Bulit mund të paraqiten në njërën nga dy format standarde: në formën e
shumës së produkteve ose në formën e produktit të shumave.

 Forma e shumës së produkteve (SOP)

Një shprehje SOP është e barabartë me 1 vetëm nëse një ose më shumë terma produkt në
shprehje janë të barabarta me 1.
Çdo shprehje jostandarde mund të kthehet në shprehje standarde duke përdorur algjebrën e Bulit.

 Forma e produktit të shumave (POS)

Një shprehje POS është 0 vetëm nëse një ose më shumë nga termat shumë në shprehje janë të
barabartë me 0.

Një shprehje POS përdor një portë AND dhe 2 ose më shumë porta OR.

87
13.3 QARQET LOGJIKE KOMBINATORE

Zbatimi i shprehjeve SOP dhe POS janë baza e logjikës kombinatorike. Qarqe logjike
kombinatore janë qarqet e ndërtuara me porta logjike, në të cilat vlera e madhësisë në dalje në
një çast kohe varet vetëm nga vlerat e variableve në hyrje në atë çast kohe (pra, ato janë qarqe
pa kujtesë).
Analiza e një qarku logjik është procesi në të cilin nisemi nga qarku logjik dhe duhet të
gjejmëshprehjene Bulit në dalje ose të plotësojmë tabelën e vërtetësisë, ose të dyja së bashku.
Zbatimi i një qarku logjik është procesi në të cilin nisemi nga shprehja e Bulit në dalje ose nga
tabela e vërtetësisë dhe duhet të projektojmë qarkun logjik, që jep në dalje atë shprehje ose
funksion.

 LOGJIKA AND – OR DHE AND – OR E INVERTUAR

Skema me porta AND – OR në figurën 13.4është e ndërtuar nga dy porta AND me dy hyrje
secila dhe një portë OR me dy hyrje. Në përgjithësi skema AND – OR mund të ketë një numër
çfarëdo portash AND, secila me një numër çfarëdo hyrjesh. Në qoftë se portat AND kanë
hyrje përkatësisht A, B dhe C, D, shprehja në dalje të skemës do të jetë AB + CD.

Fig. 13.4

Tabela e vërtetësisë në këtë rast është:

88
 Logjika AND – OR e invertuar

Kur dalja e qarkut AND – OR invertohet, rezultati është një qark AND – OR i invertuar.
Diagrami logjik në figurën e mëposhtme tregon një qark AND–OR të invertuar dhe shprehjen
e daljes POS. Në përgjithësi, një qark invertues AND – OR mund të ketë një numër çfarëdo
portash AND, secila me një numër çfarëdo hyrjesh, si në figurën 13.5.

Fig. 13.5

Puna e qarkut invertues AND – OR përkufizohet si më poshtë:

13.4 LOGJIKA EKSKLUZIVE OR DHE EKSKLUZIVE NOR

 Porta logjike ekskluzive-OR (exclusive-OR)

Kjo portë është realizuar nga kombinimi i dy portave AND, një porte OR dhe dy portave
invertuese. Skema e realizimit të saj dhe simbolet logjike për të jepen më poshtë në figurën
13.6.

Fig. 13.6

Shprehja e daljes për qarkun e figurës së mësipërme është

Tabela e vërtetësisë për një ex-OR:

89
 Porta logjike ekskluzive-NOR (exclusive-NOR)

Porta logjike ekskluzive-NORe ka funksionin e daljes sa inversi i funksionit ekskluzive-OR


dhe shprehet si më poshtë:

Porta ex-NOR mund të ndërtohet në dy mënyra: duke invertuar funksionin e daljes së portës
ex-OR si në figurën e mëposhtme 13.7 a) ose si në 13.7 b):

Fig. 13.7

13.5. NDËRTIMI I QARKUT LOGJIK NISUR NGA SHPREHJA E BULIT

Për të ndërtuar një qark logjik, mund të nisemi nga shprehja e Bulit ose nga tabela e
vërtetësisë. P.sh., të ndërtohet qarku logjik për shprehjen e mëposhtme:

X = AB + CDE

Shprehja është e përbërë nga dy terma: AB dhe CDE, pra, ka 5 ndryshore. Termi i parë merret
nga përdorimi i një porte AND me hyrje A dhe B; termi i dytë merret nga përdorimi i një porte
tjetër AND me hyrje C, D, E. Të dy termat futen në një portë OR, në dalje të së cilës merret X.
Qarku logjik për shprehjen e mësipërme është si në figurën e mëposhtme 13.8.

90
Fig. 13.8

13.6. NDËRTIMI I QARKUT LOGJIK NISUR NGA TABELA EVËRTETËSISË

Duke u nisur nga një tabelë vërtetësie, ne mund të shkruajmë shprehjen SOP dhe më pas të
ndërtojmë qarkun logjik. P.sh.

Shprehja e Bulit SOP e marrë nga tabela e vërtetësisë për X = 1 është:

Qarku logjik është paraqitur në figurën 13.9.

Fig. 13.9

91
13.7. PORTAT NAND SI QARK LOGJIK UNIVERSAL

Porta NAND është një portë universale, sepse me të mund të krijohen funksionet NOT, AND,
OR dhe NOR. Më poshtë tregohet se si porta NAND mund të kryejë çdo funksion logjik.

 Porta NAND e përdorur si inverter

 Dy porta NAND të përdorura si portë AND.

 Tri porta NAND të përdorura si portë OR.

 Katër porta NAND të përdorura si portë NOR.

13.8. PORTAT NOR SI QARK LOGJIK UNIVERSAL

Porta NOR është një portë universale, sepse me të mund të krijohen funksionet NOT, AND,
OR dhe NAND. Më poshtë tregohet se si porta NOR mund të kryejë çdo funksion logjik.

92
Porta NOR e përdorur si inverter

Dy porta NOR të përdorura si portë OR

Tri porta NOR të përdorura si portë AND

Katër porta NOR të përdorura si portë NAND

13.9 PËRDORIMI I QARQEVE KOMBINATORE

 Mbledhësit

Mbledhësi është qark shumë i rëndësishëm jo vetëm në qarqet kompjuterike, por edhe në
shumë lloje sistemesh digjitale (numerike), në të cilat përpunohen të dhënat numerike.
Fillimisht të njihemi me gjysmëmbledhësit.
Gjysmëmbledhësi mbledh 2 bite në hyrjet e tij, ndërsa në dalje marrim bitin e shumës dhe bitin
mbartës, siç është treguar në figurën 13.10.

Fig. 13.10

93
Tabela e vërtetësisë së një gjysmëmbledhësi jepet në figurën 13.11. Me shkronjën A dhe B në
tabelë janë treguar bitet e hyrjes së gjysmëmbledhësit, ∑ tregon shumën dhe C out tregon bitin
mbartës.

Fig.13.11

Skema logjike e një gjysmëmbledhësi tregohet nëfig. 13.12.

Fig.13.12

Mbledhësit ndryshojnë nga gjysmëmbledhësit, sepse në hyrje të tyre kanë edhe një hyrje tjetër
ku jepet biti mbartës i tij. Simboli logjik i një mbledhësi të plotë dhe tabela e vërtetësisë së tij
jepen në figurën 13.13.

Fig.13.13

94
 Krahasuesit

Në përgjithësi, në një krahasues kontrollohet pabarazia e biteve në pozicionin e tyre, duke u


nisur nga bitet e rendit më të lartë. Simboli logjik i një krahasuesi jepet në figurën 13.14 (i
ilustruar edhe me një shembull).

Fig. 13.14

 Dekoderi

Dekoderi është një qark digjital që e kthen informacionin e koduar në një formë të njohur (të
pakoduar), pra, bën që për një kombinim të caktuar bitesh në hyrjet e tij të aktivizohet dalja
korresponduese.
Një dekoder ka n linja hyrjeje për n bite dhe nga 1 deri në 2 n dalje aktive për një kombinim të
caktuar të biteve në hyrje.
Ndërtimi i një dekoderi me 2 hyrje dhe 4 dalje si dhe tabela e vërtetësisë për të tregohen më
poshtë në figurën 13.15 a) dhe b). Siç shihet, për një kombinim të caktuar të hyrjeve të
dekoderit (A0, A1), vetëm njëra prej daljeve të tij (Y0, Y1, Y2, Y3) është në gjendjen logjike 1.

a) b)

Fig. 13.15

95
 Enkoderi

Enkoderi është një qark logjik digjital që kodon informacionin, pra e kthen atë në një formë të
koduar. Kur bëhet aktive njëra prej hyrjeve të enkoderit, në dalje ky numër kodohet në binar
apo BCD. Enkoderi lidhet gjithnjë prapa një tastiere, daljet e së cilës lidhen me hyrjet e një
enkoderi. Simbolet e tastierës mund të jenë të llojeve të ndryshme. Procesi i shndërrimit të një
numri apo simboli në një formë të koduar quhet enkodim. Në përgjithësi një enkoder i thjeshtë
ka n dalje dhe 2n hyrje.
Një prej enkoderave më të përdorur është enkoderi dhjetor / BCD, në të cilin ka 10 hyrje (nga
një për çdo numër dhjetor) dhe 4 dalje, për të shfaqur kodin BCD. Simboli i tij dhe tabela e
vërtetësisë tregohen në figurën 13.16.

Fig. 13.16

 Multiplekseri

Multiplekseri është qark logjik, që lejon kalimin e të dhënave digjitale nga njëra prej hyrjeve të
të dhënave tek dalja, duke u nisur nga kombinimi i biteve në hyrjet e adresave.
Multiplekserët janë pajisje me n hyrje adresash (data select), 2n hyrje të dhënash (data inputs)
dhe me një dalje. Simboli dhe tabela e vërtetësisë e një multiplekseri me 2 hyrje adresash dhe
me 4 hyrje të dhënash tregohet në figurën 13.17.

96
Fig. 13.17

Nëse S1 = 0 dhe S0 = 0, atëherë e dhëna e D0 jepet në dalje. Skema logjike e një multiplekseri të
tillë është si në figurën 13.18.

Fig. 13.18

Dalja e multiplekserit mund të shprehet:

 Demultiplekseri

Demultiplekseri ose DEMUX është një qark logjik, që i merr të dhënat numerike nga linja e
hyrjes (data input) dhe i dërgon te linjat e daljeve në varësi të adresës, pra, kryen funksionin e
kundërt të një multiplekseri.
Në demultiplekser ka n hyrje adresash (S0, S1), një hyrje të dhënash (data input) dhe 2n dalje.
Në varësi të adresës përcaktohet se në cilën dalje do të lexohet e dhëna e hyrjes. Le të shohim
një demultiplekser me 2 hyrje adresash dhe 4 dalje (fig. 13.19).

97
Fig. 13.19

TEMA MËSIMORE NR. 14: HYRJE NË TELEKOMUNIKACION.


SINJALET DHE VEÇORITË E TYRE

14.1 NJOHURI TË PËRGJITHSHME NË TELEKOMUNIKACION

Telekomunikacioni është transmetimi i informacionit në distanca të konsiderueshme për të


komunikuar. Kjo mënyrë e komunikimit dikur përfshinte përdorimin e sinjaleve vizuale apo
mesazheve audio, kurse sot përfshin përdorimin e pajisjeve elektrike,elektronike, fibrat optikë si
dhe përdorimin e satelitëve dhe internetit.Sistemi bazë i telekomunikacionit përbëhet nga tre
njësi themelore, që janë gjithmonë prezente në disa forma:transmetuesi që merr informacionet
dhe i konverton në sinjale,mjeti transmetues, edhe “kanali fizik” që i mban sinjalet. Si shembull
është “kanali i lirë hapësinor”. Pranuesi merr sinjalet nga kanali dhe i konverton në informata të
dobishme. Në një stacion transmetues radioje transmetuesi është amplifikatori i fuqisë më të
madhe; antena transmetuese është në mes të amplifikatorit të fuqisë dhe “kanalit të lirë
hapësinor”. Antena e pranuesit është në mes të “kanalit të lirë të hapësirës” dhe pranuesit. Radio
pranuesi është destinacioni i radio sinjaleve, dhe këtu është vendi ku konvertohen nga
elektriciteti në zë që njerëzit të mund ta dëgjojnë.Sistemete telekomunikacionit janë “duplex”
Një kuti të vetme elektronike punon edhe si pranues, edhe si marrës-transmetues(aparaticelular).
Transmetimi elektronik dhe pranuesi elektronik në marrës-transmetues janë të pavarur nga njëri-
tjetri,pasi radio transmetuesi përmban amplifikator të fuqisë që operon me fuqi elektrike të
matura në vat ose kilovat, ndërsa radio pranuesit përdorin fuqi të radios që maten në mikrovat
dhe nanovat.Kështu, marrës-transmetuesit duhet të projektohen kujdesshëm dhe të ndërtohen për
të izoluar fuqinë e lartë të amplifikatorit të fuqisë dhe fuqinë e ulët të qarkut të radio pranuesit
nga njëra-tjetra.Telekomunikacioni mbi linjat fikse quhet komunikim pikë-në-pikë, sepse është
në mes të një transmetuesi dhe një pranuesi.Telekomunikacioni nëpër radio-transmetues quhet
komunikim transmetues, sepse është në mes të një transmetusi të fuqishëm dhe shumë
transmetuesve të tjerë me fuqi të ulët.Telekomunikacionet, në të cilat shumë transmetues dhe
shumë pranues janë projektuar, që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë të njëjtin kanal fizik
quhen sisteme multiplekse. Sistemet multiplekse janë të paraqitura në rrjetet e

98
telekomunikacionit, dhe sinjalet multiplekse kalojnë përmes nyjeve që të përmirësojnë
destinacionin të pranuesit.

14.2 MODELI I SISTEMIT TË KOMUNIKIMIT


Çdo sistem telekomunikimi mund të paraqitet nga një model i përgjithshëm i sistemit të
telekomunikimit. Modeli i përgjithshëm mundëson të përcaktohen funksionet e komponentëve
përbërëse bazë të çdo sistemi për transmetim të mesazheve.(Fig.14.2.1)

Fig.14.2.1

Burim i mesazheve është ndonjë objekt, makinë ose njeri që gjeneron ose krijon mesazhe që
duhet të transmetohen te shfrytëzuesi. Me mesazh nënkuptohen biseda, muzika, teksti i shkruar,
numrat, figura të lëvizshme dhe të palëvizshme, të dhëna nga matjet etj. Burimi i mesazheve
shfrytëzuesit i dërgon një ose një grup të mesazheve të mundshme.
Transmetuesi është një bllok në të cilin mesazhet konvertohen në sinjale të përshtatshme për
transmetim. Sinjali është një ekuivalent elektrik i mesazhit të transmetuar. Sinjalet janë madhësi
elektrike (tension, rrymë ose fuqi) të cilat ndryshojnë si mesazhi dhe kanë frekuenca të mesazhit,
gjegjësisht të ashtuquajturat frekuenca të ulëta (FU). Transmetuesi kryen përpunimin dhe
modulimin e sinjalit në varësi të sistemit, me çka sinjalet fitojnë frekuenca të larta (FL), në
varësi të mënyrës së transmetimit, me qëllim që të aftësojnë sinjalin me vetitë e linjës për lidhje.
Linja për lidhje (sistemi për transmetim)është një mjet per transmetim ku sinjali transmetohet
nga transmetuesi deri te shfrytëzuesi. Ai mund të jetë linjë elektrike ose fibër optike nëpër të
cilin bartet rreze drite ose mjedis nëpër të cilin barten radiovalët përmes një vargu përforcuesish
etj.
Burimi i zhurmës është një bllok i cili paraqet simbolikisht të gjitha pajisjet elektrike dhe
elektronike, si dhe burimet natyrore të pengesave, të cilat krijojnë sinjale elektrike të cilat futen
në sistemin për transmetim, përzihen me sinjalin e mesazhit, kurse në vendin e marrësit
manifestohen si shushuritje, fishkëllima, kërcitje etj. Të gjitha shfaqjet e numëruara në vendin e
marrësit përfshihen me emrin e përbashkët zhurmë.

99
Marrësiështë pjesë e sistemit në të cilin kryhen operacione ku sinjali elektrik, i cili vjen përmes
sistemit të transmetimit, shndërrohet në mesazh. Në rastin më të përgjithshëm, marrës mund të
jetë aparati telefonik, por mund të jetë edhe komplet radiomarrësi ose aparati-TV, telefoni
celular, kompjuteri i cili pranon mesazhe nga një kompjuter tjetër në distancë etj.
Shfrytëzues është njeriu ose makina për të cilin (ën) është i/e destinuar mesazhi.
Kanali është një grup i pajisjeve teknike që sigurojnë transmetim të pavarur të mesazheve
nëpërmjet një rruge transmetimi të përbashkët. Ai paraqet një mjedis nëpër të cilin bartet
mesazhi si lloj i sinjalit. Kanalin e përbëjnë: transme- tuesi, linja për lidhje dhe marrësi. Në kanal
është i pranishëm edhe zhurma e cila mund të ndryshojë mesazhin.

14.3 MESAZHI DHE SINJALI


Në telekomunikacion informacioni quhet mesazh. Paraqitja fizike e informacionit quhet sinjal.
Sinjali është forma elektrike e mesazhit. Kjo do të thotë që informacioni për ndonjë ngjarje do të
prezantohet përmes sinjalit.Detyra e sistemit telekomunikues është që të mundësoj bartjen e
mesazhit të dëshiruar në largësi të mëdha dhe të sigurojë shkallë sa më të madhe të sigurisë së
lidhjes.Këto mesazhe mund të jenë si biseda (telefonike), por të dhëna të ndryshme matëse, të
dhëna mbi gjendjen e ndonjë procesi të cilat duhet të barten deri te vendi ku do të bëhet
përpunimi i këtyre rezultateve matëse.Bartja e të gjitha këtyre formave të informacioneve bëhet
me ndihmën e sinjaleve elektrike. Për bartje sa më të suksesshme të këtyre formave të
informacionit duhet të njihen veçoritë e informacionit që bartet, por dhe veçoritë e sinjalit si një
mjet ndihmës i informacionit që bartet. Krahas veçorive të këtyre sinjaleve të cilët janë bartës të
informacioneve duhet te njohim dhe veçoriët e rrugëve transmetuese dhe mënyrën e organizimit
të këtyre rrugëve(shtigjeve). Sipas mënyrës së vazhdimësisë sinjalet mund të klasifikohen në dy
kategori themelore. Njërën kategori e përbëjnë sinjalet natyrore(këtu gjithsesi grupohen sinjali i
bisedës, muzikës dhe pjesërisht sinjali i fotografisë). Kategorinë e dytë grupohen sinjalet teknike
(të dhëna të ndryshme matëse dhe të tjera, të dhënat nga kompjuterët dhe të ngjashme).Sinjalet
natyrore ndër të tjerave dallohen edhe përnga shpejtësia e ndryshimit të parametrave ose
karakteristikave. Tek disa sinjale shpejtësia e ndryshimit të parametrave është e vogël(p.sh për
sinjalin e bisedës lëvizja e buzëve ndikon në veçori të sinjalit dhe këto ndryshime janë të
ngadalshme). Në këtë rast këto janë sinjale me korrelacion. Tek sinjalet e tjera shpejtësia e
ndryshimit të parametrave është shumë e madhe (sinjali i TV kur ndërrojmë kanalet).Këto janë
sinjale jokorelativ.
Me termin mesazh në telekomunikacione nënkuptohen biseda, muzika, teksti i shkruar, figura e
lëvizshme dhe e palëvizshme, të dhënat numerike, të dhënat nga matjet nga distanca etj. Përveç
mesazhitnëliteraturën profesionale përdoret edhe termi informacion. Gjatëtransmetimit në largësi
është i rëndësishëm konvertimi i mesazheve ose informacioneve në ekuivalentin e tij elektrik, që
mund të jetë rryma elektrike ose tensioni elektrik, por në praktikë përdoret vetëm sinjal. Sinjali
është një ekuivalent elektrik i mesazhit ose figura elektrike e informacionit që transmetohet. Ai
duhet të bartet dhe nga ai në marrës mund të shndërrohet në informacionin origjinal.

100
14.4 LLOJET KRYESORE TË SINJALEVE

Sinjalet e vazhduara dhe diskrete fitohen gjate konvertimit të informacioneve.Një sinjal i


vazhduar është sinjali në dalje nga mikrofoni, ndërsanjë sinjal diskret është rryma në
transmetuesin e Morse-it e tekstit të shkruar.Në telekomunikimet moderne sinjalet e
vazhduara transmetohen në formën dixhitale (në formë të numrave), kurse një nga hapat për
dixhitalizim është shndërrimi i sinjaleve të vazhduara në diskrete. Kështu, mund të merren
lloje të ndryshme të sinjaleve, në të cilët përveç sinjaleve diskrete dhe të vazhduara mund të
jenë edhe sinjalet që fitohen me përpunimin e tyre. Ata mund të jenë:të vazhduar në
amplitudë dhe kohë;të vazhduar në amplitudë, por diskret në kohë;diskret në amplitudë, por
të vazhduar në kohë; dhesinjale diskrete në amplitudë dhe
kohë.Llojetendryshmetësinjaleveqëfitohenmepërpuniminesinjaleve
diskretedhetëvazhduarajanëparaqiturnëFig.14.4.1

a b

c. ç.

Fig. 14.4.1

(a) të vazhduar në amplitudë dhe kohë


(b) të vazhduar në amplitudë, por diskret nëkohë;
(c) diskret në amplitudë, por të vazhduar në kohë;

101
(ç) diskret në amplitudë dhekohë.

Në varësi të llojit të sinjaleve që përdoren, ekzistojnë sinjale analoge dhe digjitale.Sinjali


analog është një sinjal klasik i vazhduar i cili i ka të gjitha vlerat, kurse vlera e tij e castit
mund të jetë cilado vlerë në një brez të caktuar.Sinjalet dixhitale janë sinjale klasike
diskrete. Ata ekzistojnë vetëm në intervale të caktuara kohore, kurse vlerat e tyre të castit
mund të kenë vetëm disa nga vlerat e një grupi të vlerave të fundme. Sinjale më të
rëndësishme dixhitale janë sinjalet binare, madhësia e të cilit mund të ketë vetëm njërën nga
dy vlerat. Sinjalet binare fitohen në dy mënyra: me kodim të sinjaleve diskrete ose me
përpunimin e sinjaleve analoge. Përpunimi i sinjaleve analoge është i njohur si konvertim
analogo-dixhital A-D.Sinjalet e rastit janë ato sinjale në të cilët, kur vëzhgohen në
kohë,nuk mund të përcaktohet ndryshimi i vlerës së ndonjë prej parametrave të tij. Sinjalet
të cilat transmetohen në sistemet e telekomunikacionit (biseda, muzikë, figura, të dhënat
kompjuterike etj.) janë sinjale të rastit dhe fitohen me transformim të mesazhit, kurse i
barten shfrytëzuesit pikërisht për atë se nuk njihen paraprakisht.Sinjaletdeterministike janë
ato sinjale që janë të njohur paraprakisht dhe në të cilët mund të llogaritet vlera e ndonjë
parametri të tyre në çfarëdo kohe. Me ndihmën e sinjaleve deterministike mund të testohet
dhe të studiohet transmetimi i sinjaleve të rastit. Karakteristikë themelore e tyre është ajo se
mund të paraqiten matematikisht dhe me ato të bëhet analizë matematikore. Sinjale
deterministike fitohen me ndihmën gjeneratorit përkatës të funksionit ose oscilator
elektronik.Disa sinjale deterministike janë paraqitur në Fig.14.4.2
a) b)

c) d)
Fig.14.4.2

Sinjale deterministike:
(a) sinusoidal
(b)kënddrejtë
(c) dhëmbëzor
(d)trekëndësh

14.5 PARAQITJA DHE SPEKTRI I SINJALEVE

102
Sinjaletmundtëparaqitennëdymënyra:nëkohëdhefrekuencë. Kur paraqitet në kohë, sinjali
është i njëjtë siç është figura e osciloskopit.
Përshembull,sinjalideterministikështësinusoidëdhejepet sipasu(t) = Um sin(2ft).Në
Fig.14.5.1aështë paraqitur si funksion në kohë. Ai është paraqitur në sistemin koordinativ i
cili në ordinatë ka rrymë ose tension, kurse në abshisëkohën.Ky sinjal ka amplitudë të njohur
Um dhe
frekuencëfdhemundettëparaqitetnësistemikoordinativnëtëcilinordinataështëUm,kursenëabshi
sëf,Fig.14.5.1bAtëherëkysinjalsinusoidal është paraqitur në frekuencë në sistemin
koordinativ në të cilin në abshisë
kemifrekuencën,kursenëordinatëvlerënmaksimaletëamplitudës.Të gjitha komponentët e
sinjalit kompleks të paraqitur me frekuenca, së bashku krijojnë një grup të sinjaleve të
thjeshta (sinusoidale), që quhetspektërisinjalitkompleks.

a b
Fig.14.5.1
Spektrat e fazave i japin fazat fillestare të frekuencave të sinjalit. Në Fig.14.5.2 a tregohet
sinjal deterministik, si varg i impulseve drejtkëndëshe me amplituda U0 dhe perioda T.
Diagrami i spektrit të amplitudës i vargut të impulseve drejtkëndëshe është treguar në Fig.
14.5.2b, kurse spektritifazësnëFig.14.5.2 c

a.

b.

103

c.
Fig. 14.5.2

Vargu i sinjaleve drejtkëndëshe: (a) spektri kohor ,(b) i amplitudës ,(c) spektri i fazës
Shihet se çdo sinjal kohor kompleks mund të ndahet në komponentët e tij periodik të
thjeshtë. Kjo procedurë quhet dekompozimi sinjalit kompleks. Procedura e kundërt është e
mbivendosjes (ose mbledhjes).

TEMA MËSIMORE NR. 15: ZHURMAT, TIPET DHE MATJA E TYRE

15.1BURIMET E ZHURMAVE

Në elektronikë, zhurma është një shqetësim i padëshiruar në një sinjal elektrik. Zhurma e krijuar
nga pajisjet elektronike ndryshon shumë, pasi prodhohet nga disa efekte të ndryshme.Në sistemet
e komunikimit, zhurma është një gabim ose shqetësim i rastësishëm i padëshiruar nga burime
natyrore dhe nga njeriu në sinjalin e informacioni të dobishëm. Zhurma gjithashtu dallohet në
mënyrë tipike nga shtrembërimi, që është një ndryshim sistematik i padëshiruar i formës së valës
së sinjalit nga pajisjet e komunikimit.Dallojmë këto lloje kryesore të zhurmave:
 termike
 interferuese (Crosstalk )
 intermoduluese
 impulsive.

15.2 LLOJET E ZHURMAVE

Zhurma termike, kur projektojmë qarqe nga superpërcjellesit, gjithmonë do të kemi zhurmë
termike, sepse elementët e qarkut kanë rezistencë.Zhurma termike shkaktohet si rezultat i
lëvizjes se elektroneveNdryshe quhet zhurme e bardhe.
Zhurma interferueseshkaktohet si rezultat i kryqëzimit te sinjaleve kur kanalet e transmetimit n
janë afër njëra-tjetres.
Zhurma int
ermodulueseshkaktohet nga efektet jolineare si pasojë e procesit të modulimit të sinjalit si dhe
nga interferencat ndërmjet mjeteve të transmetimit.
Zhurma impulsiveështë zhurmë që ka një kohëzgjatje të shkurtër. Ndodh kur ka shkarkesa
atmosferike,ndërhyrje të fushave të jashtme elektromagnetike ose dëmtim të mjetit transmetues.

15.3 MATJA E ZHURMAVE

104
Niveli i zhurmës( N) në një sistem elektronik zakonisht matet si një fuqi elektrike në watt ose
dB.

Një sinjal zhurmës konsiderohet si një shtesë lineare e një sinjali të dobishëm informacioni.
Masat tipike të cilësisë së sinjalit që përfshijnë zhurmën janë:
Raporti i sinjalit ndaj zhurmës (SNR ose S / N),
Zhurma është një proces i rastësishëm, i karakterizuar nga vetitë stokastike si varianca,
shpërndarja dhe dendësia spektrale e tij. Shpërndarja spektrale e zhurmës mund të ndryshojë nga
frekuenca, kështu që dendësia e fuqisë së saj matet në vat për herz (W/ Hz).
Fuqia e zhurmës matet në watts ose decibel (dB) në lidhje me një fuqi standarde, e treguar
zakonisht duke shtuar një prapashtesë pas dB.
Sistemet e telekomunikacionit përpiqen të rrisin raportin e nivelit të sinjalit me nivelin e zhurmës
në mënyrë që të transferojnë në mënyrë efektive të dhënat. Zhurma në sistemet telekomunikuese
është një produkt i burimeve të brendshme dhe të jashtme të sistemit.

TEMA MËSIMORE NR. 16: LINJAT E TRANSMETIMIT.


TEKNOLOGJIA E TYRE
Për transferimin e informacionit nga nga mjediset e përdoruesëve në një nyje të rrjetit ose
ndërmjet nyjeve të rrjetit shfrytëzohen linjat e transmetimit, të cilat janë të ndryshme:
 Linja me fije bakri të dy tipeve: kabllo simetrike dhe kabllo koaksiale,
 Kabllo me fibra optike
 Radio valë, që përdoren në linja tokësore ose satelitore

16.1 KABLLI I BAKRIT.

Janë linjat më të përdorura për transmetim. Me thurjen e tyre në spiralë zvogëlohen


interferencat në linjën e transmetimit.Ata janë edhe me më të lira për transmetim. Diametri i
telit është 0,4-0,9 mm. Për realizimin e lidhjeve në distanca të mëdha grupohen më shumë
çifte të bakrit Çiftet e bakrit kanë zbatim të gjerë për transmetimin e sinjaleve analoge dhe
digjitale. Ata përdoren në telefoni,komutim në ndërtesa (centrale private) etj. Duke përdorur
modem, çiftet e bakrit transmetojnë edhe sinjal digjital deri në 64kbps, Për karakteristika të
mira transmetuese të çifteve të bakrit në transmetimin analog, duhet të përdoren përforcues
në çdo 5-6 km. Kablli “Twisted Pair”(Fig.16.1.1)konsiston nëçifte përcjellësish prej
bakri të izoluar dhe të koduar në bazë të ngjyrave. Përcjellësit janë të përdredhur me njeri
tjetrin nëçifte dhe që të gjithë janë të mbuluar nga një material plastik.Përdredhja e
përcjellësve ndihmon në reduktimin e interferimit të sinjaleve të njëri tjetrit. Sa më i
përdredhur të jetë kablli, aq më rezistent ndaj interferimit dhe zhurmavetë jashtme është ai.

105
Fig.16.1.1

Kablli “STP-Twisted Pair me mburoje(Fig.16.1.2)konsiston në dy cifte përcjellësish të cilët jo


vetëm që janë individualisht të izoluar por dhe janë të mbështjellur nga një mburoje metalike.
Kjo mburojë vepron si mburojë për efektet e fushave magnetike.Efektiviteti i kësaj mburoje varet
nga niveli dhe tipi i zhurmës, nga trashësia dhe materiali i përdorur për mburojen etj.

Fig.16.1.2

Kablli “UTP – “Twisted Pair pa mburojë”(Fig.16.1.3)konsiston në një ose më shumëçifte


përcjellësish të futur në një mbështjellëse plastike dhe nuk ka shtresa të tjera mbrojtëse ndaj
efekteve të jashtme.Prandaj UTP është më pak i kushtueshëm dhe më pak rezistent ndaj
zhurmave se sa kablli STP.

Fig.16.1.3
Në Kabllin Koaksial(Fig.16.1.4)bërthama prej bakri mban sinjalin elektromagnetik.Mburoja
metalike shërben dhe si mbrojtës ndaj efekteve të fushave të jashtme dhe si tokë per sinjalin.

106
Shtresa izoluese, një material plastic, mbron bërthamën përcjellëse nga mburoja metalike.Këllëfi
shërben për të mbrojtur kabllin nga dëmtimet fizike.

Fig.16.1.4

Për shkak të izoluesit dhe mbrojtjes metalike kablli koaksial ka një rezistencë të madhe ndaj
interferencave të zhurmave të ndryshme. Diametri i këtyre kabllove zakonisht është prej 1
deri në 2,5 cm. Ata janë të përpunuar për transmetim në brez më të gjerë të frekuencave, për
distanca më të mëdha dhe për transmetim në më shumë stacione në një linjë.Përdoren për
shpërndarjen e sinjaleve televizive, në televizionin kabllovik, në telefoni për transmetimin e
sinjaleve në distanca të mëdha, për transmetimin e një numri të madh të bisedave nëpër një
kabllo të vetme Karakteristika e transmetimit të tyre janë: frekuencave më të larta, shpejtësi
më e madhe e të dhënave, më pak i ndjeshëm ndaj interferencave dhe ndërhyrjeve. Te ata
janë të kufizuara dobësimet (shuarjet), zhurma termike dhe zhurmat e inter modulimit.Gjatë
transmetimit të sinjaleve nëpër kabllot koaksiale vendosen përforcues në disa kilometra dhe
përsëritës në çdo kilometër.
16.2 FIBRAT OPTIKE
Fibrat Optike janë kabllo që për transmetimin e të dhënave në rrjet përdorin qelqose në disa raste
fibra plastike për transmetimin në rrjet të të dhënave në formën e pulseve.Teknologjia e fibrave
optike është më komplekse se tek kabllot e tjerë sepse transmetimet bëhen me pulsimin e dritës
në vend të tranzicioneve të voltazh-it. Fig.16.2.1

Fig.16.2.1

107
Këto fibra bëjnë kodimin e 0 dhe 1 në versionet On dhe Off të drites,pra e ndezur dhe e
fikur.Burimi i dritës rrjedh nga një diodë laser(LED).Drita që vjen nga ky burim pulson në
versionet On dhe Off(ndizet dhe fiket) në mënyrë të koduar deri sa arrin destinacionin e
kërkuar.Fig.16.2.2

.
Fig.16.2.2

Gjatësia e valës së dritës është e përcaktuar.Gjatësia e valës në një burim të caktuar është gjatësia
e matur në nanometër(nm) ndërmjet 2 maksimumeve të valës.Fig.16.2.3

Fig.16.2.3

Gjatësite e valës më të përdorura janë 800-1500nm në varësi të burimit të dritës. Kur pulsimi i
dritës arrin në destinacion,një sensor e merr dhe analizon prezencën ose jo të sinjalit të dritës dhe
e transformon nga On/Off në sinjale elektrike 0 dhe 1.Në transmetimin e një sinjali nga burimi
tek destinacioni kemi dhe humbje të tij për shkak të atenuacionit.Shumë prej sistemeve LAN dhe
WAN përdorin një fibër optike për transmetim dhe një tjetër për marrje,sepse drita kalon vetëm
në një drejtim në këto fibra,drejtimi i transmetimit të sinjalit.Fibra Optikemban në qendër një
ose më shumë fibra pasqyrë.Të dhënat transmetohen nëpërmjet emetimit të dritës në një skaj dhe
transmetimit të saj përmes qelqit qendrore për tek skaji tjetër.Përreth fibrës ka një shtresë qelqi
me një densitet tjetër nga ai i qelqit qendror dhe vepron si pasqyrë duke kthyer dritën për tek
berthama.Kjo lejon që fibra të përthyhet lehtësisht.Për të mbrojtur kabllin nga tendosja vendoset
një mbulesë me fije të hollë fibre polimetrike eavancuar.Dhe mbi këtë vendoset këllëfi i jashtëm
mbështjellës siç tregohet në figurë.Fibrat Optike klasifikohen në:fibrat me mënyrë të vetme

108
përdorin një bërthamë pasqyrë nëpër të cilën drita që gjenerohet nga një lazer kalon vetëm sipas
një itinerari duke reflektuar pakdhefibra me shumë mënyra kanë një bërthamë në një diametër
më të madh mbi të cilën drita transmetohet në disa drejtime.Fig.16.2.4

Fig.16.2.4
Karakteristikat e Fibravejanëkapaciteti i transmetimit.Fibra ka dhënë një trana deri
në1000Mbps dhe në të ardhmen kjo shifër do të kalohet. Kapaciteti i lartë i transmetimit bën që
të përdoret gjerësisht për aplikime që gjenerojnë shumë trafik si aplikimi video/audio
konferences. Imuniteti ndal zhurmave. Përderisa fibra nuk përcjell rrymë elektrike për të
transmetuar sinjale, ajo është e pandikueshme nga ndikimi i fushës elektromagnetike dhe ndikimi
i radiofrekuencave.Madhësia dhe shkallëzueshmëria. Segmentet e rrjeteve të kablluar me fibër
mund të perhapen deri në 100m, por mbi të gjitha gjatësia e rrjeteve ndryshon në varësi të
cilësisë së fibrës që përdoret. Edhe pse fibra nuk ndikohet nga interferencat ato kanë humbje
optike që vjen si pasojë edegradimit të sinjalit të dritës

16.3 TRANSMETIMI NË RRJETAT WIRELESS


Sot po ndërtohen gjithnjë e më shumë rrjeta të cilat nuk kanë nevojë për lidhje fizike(pra përmes
kabllove) ndërmjet pajisjeve të rrjetit.Ato quhen rrjeta wireless.Sot rrjetat ndërtohen nga
teknologji dhe skema të ndryshme kabllimi,rrjeta heterogjene.Këtë problem mund të themi se e
ka zgjidhur teknologjia ëireless.Megjithëse rrjetat kabllore janë në përgjithësi më të lira,më të
forta në transmetim sidomos në atë horizontal,më të shpejta,në situatë të caktuara rrjetat ëireless
mund të mbajnë të dhëna atje ku rrjetat kabllore nuk munden.Rrjetat ëireless me të përdorura
janë:Infrared,Radio Frequency (RF)dhe Microwave.
Transmetimet Infrared (TI)janë sinjale transmetimi që përdorin si metodë transmetimi një
rrezatim infrared.Rrezatimi infrared është pjesë e spektrit elektromagnetik.Ka një gjatësi valë më
të vogël se e dritës,por me më shumë energji.Infrared është një metodë shumë popullore në
rrjetëzimin wireless.Një diodë Laser,pra një pajisje elektronike e cila prodhon gjatësi vale ose
frekuenca tekedrite,zakonisht prodhon dhe rrezatim infrared.Sinjalet mund të udhëtojnë
nëdistanca të shkurtra(500 m)Përveç një transmetuesi çdo pajisje e cila komunikon përmes TI ka
nevojë për një marrës(receiver) infrared.Marrësi është një pajisje, e cila është e ndjeshmendaj një
gjatësie vale ose rrezatimi të caktuar dhe konverton sinjalet infrared në sinjale dixhitale, që
kompjuteri t’i kuptojë.Në shumë raste transmetuesi dhe marrësi ndërtohen në një pajisje të vetme

109
që njihet me emrin transiver,ku njëkohësisht realizohen marrja dhe dhënia e sinjaleve
infrared.Dy tipe të TI janë:Point-to-PointFig.16.3.1dhe Broadcast.Fig.16.3.2
Point-to-pointbën të mundur kalimin e sinjalit nga një pikë (nyje) e rrjetit në mënyrë direkte
teknjë tjetër përgjatë një distance të caktuar.LANs dhe WANs mund të përdorin point-to-point TI
për transmetimin e informacionit në distanca të ndryshme.Në një aplikim Lan një teknike e tillë
përdoret për të lidhur kompjutera në ndërtesa të ndryshme në një gjatësi të shkurtër.

Fig.16.3.1
Në këtë teknikën Broadcast transmetimi sinjali hapet në një fushë më të gjerë dhe lejon marrjen
e sinjalit nga disa marrësa.Një nga avantazhet më kryesore është lëvizshmëria:njëworkstation
mund të lëvizë më me lehtesi se tek point to point.Broadcast njihet si infrared i
shpërhapur.Shpejtësia që e karakterizon nuk është shumë e madhe.

Fig.16.3.2
16.5 MODULIMI,LLOJET E TIJ
Modulimi është proçes i ndryshimit/përshtatjes të një forme valore të një sinjali në një
forme tjetër valore të një sinjali tjetër për t’u transmetuar më lehtë. Pra, kemi të bëjmë
me pershtatjen e formës valore të sinjalit hyrës, në sinjalin bartës.Llojet kryesore të
modulimeve, janë:
- modulimet analoge,
- modulimet dixhitale
- modulimet pulsive.
110
Në modulimet analoge, modulimi aplikohet në mënyrë të vazhdueshme në pergjigje të
sinjalit analog të informatave. Modulimet analoge mund të jenë:
Modulimi në Amplitudë AMështë një metodë e transmitimit të informatave duke i përzier të
dhënat ose sinjalin e informatave me sinjalin bartës dhe duke e ndërruar/përshtatur
amplitudën si në Fig.16.5.1

Sinjali bartës

Vala moduluese

Fig.16.5.1 Sinjali i moduluar

Sinjali bartës në këtë rast modulohet për të bartur sinjalin analog apo digjital të
informatave. Në këtë rast frekuenca e sinjalit bartës mbetet e pandryshuar dhe vetëm
amplituda ndryshon sipas amplitudës së sinjalit të informatës.

Modulimi në frekuencë FMështë një metodë e transmetimit të informatave duke i perzier të


dhënat ose sinjalin e informatave me sinjalin bartës dhe duke ndryshuar/modifikuar
frekuencën, si në Fig.16.5.2

Sinjali modulues

Sinjali bartës

111
Sinjali i moduluar
Fig.16.5.2

Modulimi nëfrekuencë ka gjetur zbatimnë aplikacionet mbi 30 MHz dhe vecanërisht për
transmetimet televizive VHF - FM.Nëdrejtë aplikacionet analoge, frekuenca e castit e sinjalit
bartës në raport të drejtëme vlerën momentale të sinjalit hyrës të informacionit. Në aplikacionet
digjitale, të dhënat digjitale mund të transmetohen duke zhvendosur frekuencën e sinjalit
bartës, që njihet edhe si zhvendosje e frekuencës (FSK-frequency shift keying). Përparësia
kryesore e modulimit në frekuencëështë se sinjali i moduluar në frekuencë është shumë
fleksibil dhe nuk ndikohet nga ndryshimet në nivel të sinjaleve. Modulimi në frekuencë
implikon vetëm ndërrimin e frekuencës dhe nuk ndikon në amplituden e sinjalit. Si rezultat,
sinjali i moduluar në frekuencë asnjëherë nuk bie nën nivelin,në të cilin marrësi nuk mund të
funksionojë.Përparësi tjetër është se sinjali i moduluar në frekuencë është më rezistent ndaj
zhurmës dhe interferencave. Kjo është arsyeja pse FM përdoret për transmetime difuzive
(broadcast).

16.6 MODULIMI DIXHITAL

Transmetimi dixhital është transmetim analog i informacionit dixhital.Në procesin e modulimit,


një bit ose një grup bitesh shndërrohet në ndryshime të shpejta të gjëndjes si amplitudes ose
fazës. Metodat bazë të modulimit janë:
- në amplitudë
- në frekuencë
- në fazë

Modulimi në fazë (Phase shift modulation)

Në Fig.16.6.1 paraqitet se si ndryshimi i amplitudës, i frekuencës ose fazës mbartin


informacionin dixhital.

Modulim në
amplitudë

Modulim në frekuencë

Modulim në
Modulim
fazë digital
në fazë

Fig.16.6.1

112
Në modulimin digjital në fazë, phase-shift modulation ose phase-shift keying (PSK), faza
ndryshon në mënyrë diferenciale kundrejt fazës së mëparshme(p.sh, +90 0 për zeron dhe +2700
për njëshin) ose në mënyrë absolute (00 për zeron dhe +1800për njëshin) kundrejt një vlere të
caktuar të fazes (të njohur nga marrësi dhe dhënësi).
Mënyra diferenciale është më e thjeshtë, prandaj përdoret zakonisht.

TEMA MËSIMORE NR. 17: PËRHAPJA E VALËVE NË HAPËSIRË

17.1 TRANSMETIMI ME VALË ELEKTROMAGNETIKE

Nëfushënekomunikimevepatel,sibartëstëinformacioneveparaqitenvalëtelektromagnetike(VE
M).Nëkëtësistemtransmetuesi është fillimi i rrugës së komunikimit, dhe marrësi përfundimi i
rrugës së komunikimit. Një nga pjesët më të rëndësishme të transmetuesit dhe marrësit
janëantenat.Në përhapjen e valëve përmes ajrit vlejnë të njëjtat ligje si gjatë
përhapjessëçdovale:reflektimi,thyerja,interferencaetj.Valëtelektromagnetikenëhapësirëpërha
penmeshpejtësiprej300.000km/s.
Radio është mjedisi i transmetimit me shumë aplikime dhe me shumë fleksibilitet për
përdoruesin. Mund të përdoret për komunikime lokale ose ndërkontinentale për komunikime
fikse ose mobile ndërmjet nyjeve të sistemit ose ndërmjet përdoruesëve dhe nyjeve të rrjetit
Spektri i radios është nga 3kHz deri 300GHz(infrared, i dukshëm, ultravioletë dhe rrezet X), i
ndarë në 8 breza(nga VLF deri EHF) si në Fig.17.1.1

Fig.17.1.1

17.2PËRHAPJA E RADIOVALËVE.RADIOVALËT SIPËRFAQËSORE

Gjatë transmetimit të informacionit me radiolidhje shfrytëzohet karakteristika fizike e


oshilimeve elektrike që të transmetohen si valë elektromagnetike në distanca të gjata.
Radiovalët karakterizohen nga frekuencadhegjatësiavalore e
tyre.Shpejtësiaepërhapjessëvalëve
elektromagnetikeështëebarabartëmeshpejtësinëdritës,pranjë
radiovalëmundetqë,përnjësekondë,tërrotullohetrrethTokësshtatëherë egjysmë.
Sipas mënyrës së përhapjes radiovalët mund të jetë radiovalë sipërfaqësore(1) dhe
hapësinore(2) Fig.17.2.1
Radiovalët sipërfaqësore përhapen në sipërfaqen e Tokës dhe e lidhin direkt transmetuesin
dhe marrësin, ndërsa valët hapësinore shkojnë në atmosferë dhe një pjesë e tyre reflektohet
113
nga shtresa e saj dhe kthehet në tokë.

Fig.17.2.1

Radiovalët sipërfaqësore kanë aftësi të përhapen rreth kodrave të tokës dhe pengesat të tjera.
Kjo veti e tyre quhet difraksion. Aftësia e valëve për difraksion është më e theksuar, nëse
gjatësia valore e tyre është më e madhe në krahasim me dimensionet e pengesës. Sipas kësaj,
valët e gjata kanë aftësi të difraksionit më të mëdha nga valët e shkurtra.
Shuarja e valëve sipërfaqësore varet nga frekuenca e tyredhe nga përcjellshmëria e
hapësirës. Shuarja është e vogël për radiofrekuencat dhe përcjellshmëri të mirë të sipërfaqes,
por rritet me rritjen e frekuencësdheuljenepërcjellshmërisë.Distancamaksimaleeradiovalëve
sipërfaqësorevaretngafuqiaeradiotransmetuesit,lartësiadhekonstruksioni i antenës, gjatësia
valore dheshuarja.

Fig.17.2.2

Radiovalë sipërfaqësore speciale është vala direkte.Fig.17.2.2Valët direkte përhapen në vijë


të drejtë, dhe gjatësia e tyre përfundimtare është teorikisht sa largësia e antenës së
transmetuesit dhe marrësit. Gjatësia përfundimtare e valës direkte në praktikë është më e
madheselargësia e antenës së transmetuesit dhe marrësitpërshkaktë formëssëradiovalëve.

Radiovalët hapësinore.Pasqyrimi i radiovalëve hapësinore paraqitet


nëFig.17.2.3.Atmosfera e Tokës është e ndarë në disa shtresa karakteristike: troposfera ( 8
deri në 20 km), stratosfera(derinë30km),jonosfera(derinë400km)dheegzosfera,kurse më pas
hapësira ndërplanetare. Nën ndikimin e rrezatimit ultravjollcë të Diellit dhe rrezeve
kozmike ndodh jonizimi i ajrit në jonosferë. Për shkak të ngarkesave pozitive dhe negative
nga jonizimi i ajrit jonosfera ka përçueshmërielektrike.

114
Fig.17.2.3

17.3 SISTEMI RADIO FREQUENCY (RF)

Transmetimi RF është ai sistem transmetimi,i cili përdor radiovalët për transmetimin e të


dhënave.Radiovalët kanë frekuencë nga 10kHz deri ne 1GHz,sistemi RF përdor radiovalet e
këtyre frekuencave.
Shkalla e spektrit elektromagnetik nga 10KHz-1GHz quhet Radio Frekuencë (RF).Radiovalet
mund të jenë Broadcast,ku mund të përdoren lloje të ndryshme antenash për këto radio
sinjale.Fig.17.3.1

Fig.17.3.1

Antena dhe transmetuesi i përdorur përcaktojnë energjinë e sinjalit RF. Secili tip ka ndikimet
e tij në përdorimin e kompjuterave të rrjetit.Radiovalët ndahen në 3 kategori:
- Energji e ulët, frekuencë e vetme. Në këtë rast transmetuesit janë të limituara në një
distancëprej 20-30 m dhe kanë këto karakteristika: frekuenca të ulëta, janë të thjeshta për t’u
instaluar, transmetimi i të dhënave ndodh në intervalin 1-10Mbps.
- Energji e lartë, frekuencë vetme.Transmetimet e këtij tipi janë të ngjashme me ato të
energji e ulët,frekuencë vetme,por këtu arrihen distanca më të mëdha.Ato mund të përdoren
për rrjetat telefonike të lëvizshme(celulari).Transmetimet e kësaj kategorie kanë këto
karakteristika:përdorim të radiofrekuencave,por rrjetat favorizojnë gjatësi vale më të larta
deri në disa GHz për një përcjellje sa më të mire, instalimi kërkon teknikë të
përgatitur,kapaciteti varion në intervalin 1-10Mbps.

115
- Spread Spectrum. Ky transmetim përdor frekuenca të njëjta si transmetimet e tjera,por e
veçanta është se ata përdorin disa frekuenca njëkohësisht. Fig.17.3.2(a,b) Në këtë transmetim
përdoren 2 skema modulimi: i frekuencës direkte(A) dhe frekuenca me hope(B). Skema
Aështë dhe skema më e perdorur.Ajo e ndan informacionin origjinal në pjesë të quajtura
Chips,të cilat transmetohen në frekuenca të ndara.Transmetimi i sinjalit koordinohet me
marrësin. Marrësi izolon chips-et dhe mbledh e ribashkon të dhënat.Sinjali mund të
interferohet, por ështëe vështirë të dallohen frekuencat e sakta.Chips-et dallojnë të dhënat e
saktadhe gjejnë mesazhin e duhur.Skema B,sipas saj sinjali ndahet në frekuenca të
përcaktuara.Këtu transmetuesi dhe marrësi punojnë në mënyrë sinkrone.Gjatësia e valës
mund të rritet duke u transmetuar në disa frekuenca.

a b
Fig.17.3.2
Kapaciteti në këto sisteme arrin deri në 900MHz gjatësi vale dhe kanë shpejtësi 2- 6Mbps.
Frekuencat e këtij sinjali janë zakonisht (4-6)GHz dhe (21-23)GHz.Kapaciteti varet nga
frekuencat e përdorura,zakonisht është(1-100)Mbps.

17.4 ANTENA E HERCIT

Antena klasike më e thjeshtë me gjatësi /2 është e njohur si dipol gjysmëvalor ose dipol i
Hercit.Fig.17.4.1Ajo përbëhet nga dy përcjellësa vertikal, ose horizontal, me gjatësi /2, e
cila në mes furnizohet me energji me frekuencë të lartë, kurse në skaje ka sfera. Dipoli
gjysmëvalor përdoret në pajisjefiksenga3KHzderinë30.000MHz.Antenamëevjetërështëdipoli
i Hercit.
Antena origjinale e Hercit ishte qark oshilues, e cila përbëhej nga një kondensator i përbërë
nga dy sfera (K1 dhe K2), të cilët mund të
zhvendosendhenëkëtëmënyrëtëndryshohetkapaciteti dhefrekuencaeqarkut. Induktori
prodhon tension të lartë gjatë çdo ndërprerje të çelësit. Në skajet e përçuesve metalik nëpër
të cilët lëvizin sferat gjendeshin dy topa të vegjël (k 1 dhe k2) në distancë reciproke nga 2cm
deri në 3cm. Gjatë çdo paraqitje të tensionit të lartë të induktuar mes k1 dhe k2 lind shkëndijë.

Induktor 116

Rezonato
r
Fig.17.4.1

Në një distancë prej 10m, Hertzi vendosi përçues të mbështjellë ose rezonator, në skajet e të
cilit kishte topa të vegjël, njëlloj si k1 dhe k2.

17.5 ANTENA DIPOLE SIMETRIKE

Në radioteknikë më shpesh përdoren antena dipole ose sisteme antenash të ndërtuara me


kombinimin e antenave dipole dhe unipol. Antena dipole është përçues simetrik vijëdrejtë
me gjatësi 2l, ndërsa unipol është përçues simetrik me gjatësi l.Dipolet përdoren si elemente
linear ose sipërfaqësor,nëformëteliosecilindrik.Përfrekuencanëbrezateradiovalëve të gjata, të
mesme dhe të shkurtra përdoren dipole në formë teli, kurse për VHF dhe UHF përdoren
dipolecilindrike.Dipoli është përcjellës i rrafshët, i cili zakonisht furnizohet në mes
dhepërbëhetngadykrahëmegjatësitëbarabarta.Nësepërdoretpërcjellës
irrafshëtivendosurvertikalishtmetokën,osenëpllakëpërçuese,equajmë
unipol.Furnizimiidipolitështësimetrik,kurseiunipolitasimetrik.Nëse përçueshmëria e pllakës
është pafundësisht e madhe, unipoli ka diagram identik të rrezatimit si edhe dipoli, por
vetëm mbi pllakën përçuese.Impedancaeunipolitështëebarabartëmegjysmëneimpedancës
sëdipolit,edheatëpërshkaktësimetrisë.Dipoli mund të ketë dimensione të ndryshme:
gjysmëvalore (kur gjatësia e dipolit është gjysma e gjatësisë valore); i valës ë plotë (kur
gjatësia e tij është e barabartë me gjatësinë valore): 1.25, (6/8) etj. Në varësi të
shpërndarjes së rrymës përgjatë dipolit kemi edhe fushë të ndryshme.

17.6 TRANSMETIMI SATELITOR

Ky sistem transmeton sinjale përmes antenave parabolike. Transmetimi realizohet në frekuenca


të ulëta(disa gigahertz).Diferenca kryesore në sistemet satelitore është se njëra antenëështë një
satelit të vendosur në orbite rreth 50,000km larg tokës.Kështuqë mikrovalët mund të arrijnë çdo
vend dhe të komunikojnë me çdo pajisje lëvizëse.Lidhjet mes stacionit që transmeton sinjal nga
sateliti dhe sateliti tjetër quhet lidhje emetuese (uplink), kurse emetimi i sinjalit drejt përdoruesve
quhet lidhje marrëse (downlink). Elemente bazë të një sateliti radioshpërndarës janë: antena
marrëse, antena emetuese, krahët solarë, bateritë, motorët e vegjël raketorë. Fig.17.6.1
Antena marrëse merr sinjalet nga stacioni televiziv tokësor (e cila emeton sinjal) deri te sateliti
dhe nëpërmjet tij krijohet lidhja emetuese (uplink).
Antenat transmetuese mbulojnë pjesë të ndryshme të sipërfaqes së Tokës. Gjatë kësaj, fuqia e
rrezatimit nuk është e njëtrajtshme në të gjitha drejtimet ngaToka, d.m.th. kemi të bëjmë me
antena të drejtuara.
Krahët diellorë janë panele në të cilët janë të renditur fotogjeneratorë gjysmëpërçues të energjisë
elektrike. Këto gjeneratorë e ushqejnë gjithë elektronikën e satelitit-TV. Meqë sateliti është
gjeostacionar, ai lëviz së bashku me Tokën, kështu që gjysma e 24 orëshit ndodhet në errësirë.

117
Për këtëshkak,përveçcelulavedielloreekzistojnëedhebateri,tëcilatmbushen kursatelitiështënëditë
dhe janëburimekryesoretëenergjisëkursateliti është në errësirë.
Motorët e vegjël të raketave përdoren për të korrigjuar pozicionin esatelitit

celuladiellore SATELITI

antena antena
marrës emetue

TRANSMETU PËRDORUE

Fig.17.6.1
Njësia bazë e komunikimit të një sateliti është transponderi. Fig.17.6.2 Ai paraqetnjëemetues-
marrës,icilimerrsinjalinngastacionitokësor,
kryenkonvertiminefrekuencavedheeçonderiteantenatemetuese,prejnga
rrezatohetnëdrejtimtëTokës.Në një satelit zakonisht janë të vendosur nga 16 transponderë. Në një
Antena Antena
marrëse TRASNPONDERI
emetuese
Marrësi Emetuesi

transponder mund të emetohet një sinjal analog, ose më tepër sinjale dixhitale.

Fig.17.6.2

Njëkarakteristikëtjetërerëndësishmeetransponderitështëfuqiae
tijerrezatimit,ecilazakonishtshprehetmeanëtëparametritEIRP(EffectiveIsotopicRadiatedPowe
r).Kjotregon se sa decibel fuqi më të madhe rrezaton një transponder në raport me një antenë
teorike, e cila rrezaton në të gjitha drejtimet në mënyrë të barabartë dhe ka fuqi prej1W.

17.7 NDËRTIMI I ANTENAVE SATELITORE

118
Antena satelitore përbëhet nga një reflektor dhe konvertor me zhurmë të
ulët.Roliireflektoritështët’ifokusojëradiovalët në sipërfaqen e tij në njëpikë.
Fig.17.7.1

Fig.17.7.1

Mënyra e përhapjes së radiovalëve është e njëjtë me mënyrën e përhapjes së valëve të dritës.


Reflektori metalik i
fokusonradiovalëtnënjëpikë.Kështu,radiovalëtekthyerangasipërfaqjametalike në reflektor në
mënyrë vektoriale mblidhen në një pikë. Në këtëreflektim duhet që valët nga periferia e
reflektorit të drejtohen nga fokusi i pasqyrësdhe tëjenë të njëjtë në fazë. Reflektori ka
formën e sipërfaqes matematikore paraboloid.Në fokusin e paraboloidit vendoset konvertori,
i cili i merr sinjalet e reflektuara nga sipërfaqja etij.
Parametrat bazë të një parabole janë: diametri, i cili shënohet me D; thellësia e
reflektorit e shënuar me d, kurse distanca e
fokusit,ecilamatetngakulmiiparabolësderitefokusiivetparabolës,ecila shënohet me
F.Fig.17.7.2
Të gjitha rrezet e ardhura në drejtimin paralel me drejtëzën,
qëlidhkulmineparabolësdhefokusinesaj,dotëreflektohenngapasqyra saktë në fokusin
eparabolës.RaportiF/Dështënjëkarakteristikëerëndësishmeereflektoritparabolik.Aiejepinfor
macionpërthellësinëereflektorit.ReflektorëtmeraportF/D=(0,33-
0,4)konsiderohenreflektorëtëcekët,ndërsareflektorët me raport F/D=(0,25- 0,33)
konsiderohen reflektorë të thellë.

Fokusi

119
Fig.17.7.2

TEMA MËSIMORE NR. 18: LLOJET E RRJETAVE KOMPJUTERIKE

18.1 NJOHURI TË PËRGJITHSHME MBI RRJETAT KOMPJUTERIKE

Rrjeti është një grup i 2 ose më shumë kompjuterash (PC) të lidhur njëri me tjetrin. User-at mund
të komunikojnë ndërmjet tyre, të shkëmbejnë të dhëna pa pasur nevojë të lëvizin nga një vend në
një tjetër, mund të përdorin të njëjtat pajisje që mund të jenë të lidhur në rrjet si psh printer
scanner etj., gjë që çon në rritjen e cilësisë teknologjike dhe në uljen e kostos. Në mënyrë që të
gjitha këto veprime të realizohen duhet që lidhja e krijuar ndërmjet kompjuterave të jetë e
përcaktuar në mënyrë të saktë. Kompjuterat duhet të kuptohen me njëri tjetrin sepse përndryshe
nuk do të ketë ndarje skedarësh, akses në rrjet apo printim nga një printer i vetëm.Në një moment
komunikimi ne kemi një dërgues dhe një marrës informacioni. Kjo është ideja kryesore e rrjetit
që nga një kompjuter (dërgues) i quajtur burim të shpërndajë informacion në kompjutera të tjerë.
Kompjuterat që marrin informacionin quhen destinacion. Çdo pajisje e vendosur në rrjet
(kompjuter, printer, scanner etj.) quhet nyje. Në mënyrë që nyjet e rrjetit të komunikojnë me
njëra tjetrën ato lidhen nëpërmjet kabllove ose mikrovaleve.
Rrjetat i kemi disa llojesh, përsa i përket madhësisë Fig.18.1.1
LAN-Local Area Network shtrihet brenda një zone të vogël gjeografike.
CAN-Campus Area Network,rrjet i limituar brenda një zone ushtarake ose kampusi
MAN-Metropolitan Area Networkrrjet që qëndron mes LAN dhe WAN
WAN-Wide Area Network,rrjet shumë i gjerë dhe përmban shumë nënrrjeta brenda tij.
Ata ndryshojnë nga njëra tjetra nga:shtrirja gjeografike që ata kanë, shpejtësia e transferimit të
informacionit, numri i kompjuterave që mund të lidhen në rrjet, kostoja që kanë për instalimin
dhe mirëmbajtjen e rrjetit.

120
Fig.18.1.1

18.2 LAN-Local Area Network

Është një rrjet kompjuterash që shtrihet në një zonë relativisht të vogël gjeografike. Një LAN
mund të përdoret brenda një ndërtese siç mund të jetë një shkolle, biznes apo institucion. Në një
rrjet LAN kemi një kompjuter qendror që komunikon me të tjerët (PC). Çdo nyje ka një CPU
përkatëse me anë të së cilës ekzekuton programet, hyn në informacionet dhe pajisjet kudo
ndodhen në rrjetin LAN. Këto rrjeta karakterizohen:
Topologjia – vendosja e pajisjeve në rrjet
Protokolli – janë rregullat që specifikojnë ose përcaktojnë arkitekturën e përdorur si dhe
dërgimin e të dhënave.
Pajisjet lidhëse – kabllot e ndryshme psh.kablli koaksial, kablli optik etj.ose mund të
komunikojnë përmes wireless.
LAN është e aftë të transmetojë të dhëna në një kohë shumë të shpejtë, por distancat janë të
limituara si rrjedhim edhe numri i kompjuterave që mund të lidhen është i kufizuar. LAN-e të
ndryshme mund të lidhen me njëri-tjetrin edhe në largësi përmes linjave telefonike ose
mikrovaleve.
Në varësi të madhësisë së kompanisë dhe ndërtesës mund të kemi një ose më shumë LAN-e.
Ndërmjet çdo kati përdoret një urë (bridge) ose ruter (router) për ndërlidhje. Në çdo nyje të rrjetit
gjendet dhe karta NIC që lejon komunikimin e pajisjeve në çdo kohë dhe me shpejtësi të lartë.
Në Fig.18.1.2 paraqitet lidhja e dy kompjuterave me kabllo me një njësi qëndrore të quajtur
“hub” ose “switch”.

121
Fig.18.2.1

18.3 MAN-Metropolitan Area Network dhe WAN-Wide Area Network

MAN është një rrjet i dizenjuar për një zonë më të gjerë gjeografike se LAN.Fig.18.3.1
Përsa i përket termit gjeografik këto rrjeta qëndrojnë në mes të LAN dhe WAN. MAN
karakterizohet nga një shpejtësi shumë e madhe. Kjo shpejtësi e lartë vjen si pasojë e kabllove të
mirë dhe pajisjeve të përdorura në realizimin e tyre.Përdorin pajisje të tilla si rutera, switch-e,
telefoni dhe antena mikrovalore.

Fig.18.3.1

WAN është një rrjet që shtrihet në një zonë shumë të gjerëFig.18.3.2


Zakonisht në të përfshihen një ose më shumë rrjeta LAN. Kompjuterat në këtë rrjet lidhen

122
përmes linjave telefonike sepse përfshijnë zona të gjera. Këto rrjeta kanë akses të limituar sepse
në të shumtën e rasteve ndërtohen për një organizatë të caktuar, kështu që edhe hyrja është
private. Lidhjet më kryesore të komunikimit në një WAN janë linjat telefonike, mikrovalet dhe
stacionet satelitore.

Fig.18.3.2

18.4 TERMINOLOGJI

Hub-lidhës ndërmjet pajisjeve të një rrjeti.Hub – i përdoret për të lidhur segmente të ndryshme të
LAN. Hub përmban shumë porta.
Bridge – një pajisje që lidh 2 rrjeta LAN ose 2 segmente të të njëjtit LAN të cilët përdorin të
njëjtin protokoll.
Switch – pajisje e cila filtron dhe drejton trafikun e të dhënave duke u bazuar në adresat e tyre.
Router - është pajisje që vendoset ndërmjet 2 rrjetave. Ai zgjedh rrugën më të mirë të kalimit të
të dhënave nga burimi tek destinacioni.
NIC (Network Interface Card) - pajisje që vendoset në kompjuter dhe lejon që ai të lidhet në
rrjet.

- është një pajisje hardware ose një software në kompjuter i cili vepron si një hub në një
komunikim wireless të përdoruesit për t’u lidhur në një LAN.
Modem - pajisje e cila e bën kompjuterin të aftë të transmetojë të dhëna psh. përmes linjës
telefonike. Bën konvertimin e sinjalit nga dixhital në valë analoge dhe anasjelltas.
Satelit- në telekomunikacion është një pajisje që ofron shërbime komunikimi të zërit dhe të të
dhënave. Qëndron në orbitë.

123
18.5 TOPOLOGJIA E RRJETIT

Topologjia e rrjetit është mënyra se si pajisjet e rrjetit siç janë kompjuterat, printerat, etj.lidhen
në një network. Ajo gjithashtu përshkruan lidhjet ndërmjet pajisjeve, si dhe rrugët e kalimit të
informacionit. Topologjitë klasifikohen: fizike dhe logjike.
Topologjia Fizike e një rrjeti i referohet konfigurimit të kabllove, kompjuterave dhe periferikëve
të tjerë. Ajo nuk duhet të ngatërrohet me topologjinë logjike e cila është mënyra e kalimit të
informacionit ndërmjet stacioneve të punës (Workstation).
Kur projektohet një rrjet, gjëja më e rëndësishme sot është aftësia për të përballuar zgjerime të
mëtejshme të rrjetit si dhe të trajtojmë çeshtjet që kanë të bëjnë me gjerësinë e brezit. Nëse
zgjedhim topologjinë e gabuar që në fillim, do duhet të riinstalojmë të gjitha pajisjet.Skemat
kryesore të një topologjie fizike janë:Linear Bus,Ring,Star dheTree.
Linear Bus konsiston në një kabëll kryesor tek, i cili lidhen pajisjet dhe në fund të secilës anë ka
të lidhur një terminator, që absorbon sinjalet në linjë. Fig.18.5.1
N.q.s.terminatori nuk asorbon sinjalin, ai do të kthehet pas e kështu do kemi një konfuzion të
rrjedhjes së të dhënave. Të gjitha nyjet janë të lidhura me një kabllo lineare. Këto topologji
paraqesin probleme në momentin kur duam të shtojmë një pajisje të re në rrjetin ekzistues.
Vetëm një pajisje është e lejuar të transmetojë informacion në një moment të caktuar. Avantazhet
e Linear Bus: e thjeshtë të lidhim një kompjuter ose pajisje tjetër,gjatësi të shkurtër të kabllos
lidhëse, kosto të ulët,punon mirë për rrjete të vogla (2-10) pajisje. Disavantazhet e Linear Bus:
Rrjeti nuk punon, n.q.s. kemi ndonjë difekt tek kablli qendror, është e vështirë të identifikohet
difekti,përdorimi i përbashkët i kabllit do të thotë akses më të ngadaltë.

Fig.18.5.1

18.6 RING TOPOLOGY

Në këtë topologji kompjuterat dhe pajisjet e tjera lidhen në formën e një rrethi.Fig.18.6.1
E kemi 2 llojesh:unazë e vetme dhe unazë e dyfishtë.Çdopaketë informacioni ecën në këto rrjete
derisa të gjejë destinacionin final të saj. Informacioni lëviz në një drejtim të vetëm, hyn në
secilën nyje dhe transmetohet tek tjetra. N.q.s. njëra nga nyjat nuk e pranon infomacionin,
atëherë ai kthehet pas tek serveri. Në unazë e dyfishtë informacioni lëviz në kahe të kundërt në
secilën prej tyre. Që të implementojmë një Ring Network zakonisht përdoret Token Ring
topologji. Avantazhet e Ring topologji:aksesi është i barabartë për të gjithë,mund të identifikohet

124
defekti,më i thjeshtë për t’u instaluar. Disavantazhet e Ring topologji:Vështirë të shtohet një
përdorues i ri,gjatësia e kabllove është më e madhe,një defekt prish gjithë rrjetin.

Fig.18.6.1

18.7 TOPOLOGJIA YLL (STAR)

Në këtë lidhje pajisjet e rrjetit lidhen me një hub qendror.Fig.18.7.1Instalimi bëhet në formën e
një ylli. Në lidhjen yll është pajisja qëndrore, hub-i, ku bashkohen segmentet e kabllit. Cdo
pajisje ka pjesën e vet të kabllit. Edhe pse kjo lidhje kërkon më tepër kabllo, ka shumë avantazhe
krahasuar me topologjitë bus dhe unazë, si: lehtësi në shtimin e pajisjeve apo zgjerimin e
rrjetit,hub-i mundëson manaxhim të centralizuar,e lehtë të gjenden problemet e pajisjeve dhe të
kabllove,mund të konvertohet lehtë shpejtësia e transmetimit. Disavantazhet e topologjisë yll
janë:nevojitet më shumë kabllo se topologjitë e tjera,prishja e hub-it do të sillte
mosfunksionimin e rrjetit,kostot janë më të larta.

Fig.18.7.1

Topologjia Yll i Zgjeruar,është një topologji fizike që lidh disa hub-e me një topologji qendrore
Yll.Fig.18.7.2
Këtu, një nga pajisjet e lidhura me hub-in qendror është vetë një hub. Kjo quhet topologji Yll i
Zgjeruar.
125
.
Fig.18.7.2

18.8 TOPOLOGJIA RRJETË

Është një topologji, ku të gjithë pajisjet janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.Fig.18.8.1


Përdoret në lidhjet WAN për të lidhur rrjetat LAN me njëri-tjetrin. Kjo lejon komunikimin e
pajisjeve edhe nëse një lidhje prishet dhe është kryesore në lidhje me sigurinë ndërlidhëse të një
rrjeti. Avantazhi i topologjisë rrjetë është toleranca ndaj gabimeve, kurse disavantazhet e saj
janë:e kushtueshme dhe e vështirë për të instaluar një rrjet të tipit rrjetë, për t’u menaxhuar dhe
rregulluar.
Rrjetat WAN përdorin këtë topologji mes LAN-eve për të evituar rëniet e sistemit.

Fig.18.8.1

Topologjitë hibride.Më parë shumica e rrjetave implementonin një topologji të vetme. Por kjo
gjë po ndryshon. Ndërsa rrjetat po përmirësohen apo ndryshohen, segmentët më të vjetër janë
duke trashëguar ende topologji të caktuara. Topologjia hibride kombinon dy ose më shumë
topologji të ndryshme fizike në një rrjet të vetëm.
Hibridët më të përhapur sot janë topologjitë yll-busdhe yll-unazë.

Kur dy hub-e të topologjive të ndryshme lidhen në mënyrë të tillë, që pajisjet e lidhura me to të


komunikojnë me njëra-tjetrën, kjo quhet rrjet yll-bus.Fig.18.8.2

126
Fig.18.8.2

Kur dy ose më shumë topologji yll lidhen bashkë me anë të një hub-i të specializuar të quajtur
MAU (Multistation Access Unit), kemi një topologji yll-unazë.Fig.18.8.3

Fig.18.8.3

18.9 TIPET E TOPOLOGJIVE LOGJIKE

Topologjitë logjike japin mënyra të ndryshme si duhet të komunikojnë dhe transmetojnë të dhëna
pajisjet në një LAN.
Ato janë dy llojesh: bus dhe unazë.
Kur rrjeti lidhet fizikisht si bus, ai po i dërgon të dhënat sipas një rrjeti bus logjik ( lëvizje lineare
e të dhënave nga një kompjuter tek tjetri).
Një lidhje unazë fizike interpretohet si unazë logjike.Ilustrimi i Fig.18.9.1krahason rrugën e të
dhënave në një bus logjik dhe në një unazë logjike.

127
Fig.18.9.1

Topologji logjike bus quhetsistemi, në të cilin të dhënat kalojnë në mënyrë lineare nga burimi
drejt të gjithë destinacioneve. Por, topologjinë logjike e përcakton ajo çfarë ndodh brenda hub-it.
Në rastin e mëposhtëm hub-i përdor një topologji logjike bus për të transmetuar të dhënat tek të
gjithë segmentet e yllit.
Avantazhet e topologjisë logjike bus janë:nëse prishet një nyje, kjo nuk ndikon tek pjesa tjetër e
rrjetit,shtimet apo ndryshimet mund të bëhen lehtësisht, pa ndikuar në nyjet e tjera,
Disavantazhet janë:mund të ndodhin lehtësisht përplasjet,në një kohë tëdhënë,vetëm një pajisje
mund t’i përdorë të dhënat.
Është topologjia logjike e implementuar më shumë.Fig.18.9.2

Fig.18.9.2

Sistemi, në të cilin të dhënat kalojnë sipas një unaze logjike nga një pajisje tek tjetra, quhet
topologji logjike unazë.Fig.18.9.2
Implementimi më i përhapur i unazës logjike është rrjeti Token Ring ku të dhënat transmetohen
me kalimin e një pakete. Gjatë kalimit të kësaj pakete, nëse një pajisje e “gjen” këtë paketë bosh,
mund ta mbushë atë me të dhëna dhe ta dërgojë atë përqark unazës së rrjetit.
Avantazhet e topologjisë logjike unazë janë:sasia e të dhënave që mund të mbarten në një
mesazh është shumë më e madhe se në një bus logjik,nuk ka përplasje, kurse si disavantazhet e
kësaj topologjie janë:nëse unaza prishet ndalojnë të gjitha transmetimet,pajisja duhet të presë një
paketë bosh që të mund të transmetojë të dhënat.

Fig.18.9.2

128
18.10 TOPOLOGJITË WIRELESS LAN

Meqë pajisjet wireless mund të transmetojnë në të gjitha drejtimet, ato nuk kufizohen nga ato
ç’kemi parë deri tani, d.m.th. yll, bus apo topologjitë e tjera. Në pamjen e mëposhtme mund të
shohim tri nyje që po komunikojnë sipas mënyrës ‘ad-hoc’, duke përdorur kartat e rrjetave
wireless. Kjo njihet dhe me emrin metoda peer-to-peer.Fig.18.10.1
.

Fig.18.10.1

Mënyra ad-hoc është mënyrë transmetimi i sinjaleve wireless ndërmjet pajisjeve apo stacioneve
pa përdorimin e një pike aksesi (access point).Fig.18.10.2
LAN-et wireless (WLAN) mund të jetë dhe pjesë e zgjerimit të një rrjeti LAN kabllor. Pajisjet
komunikojnë me njëra-tjetrën dhe me burimet e rrjetit duke përdorur një pikë aksesi (AP). Kjo
quhet mënyra ‘infrastrukturë’. Pikat e aksesit mund të kombinohen që të sigurojnë se sinjalet e
transmetuara të arrijnë dhe vendet më të vështira për të kapur.Dypika aksesi zgjerojnë një LAN
sipas mënyrës ‘infrastrukturë’.

Fig.18.10.2

18.11 ARKITEKTURA E RRJETIT

Arkitektura e rrjetit është një model që reflekton qëllimin e përdorimit të pjesëve hardware dhe
software që do të mundësojnë komunikimin e pajisjeve kompjuterike me njëri-tjetrin.
Ka tri tipe kryesore dhe të rëndësishme arkitekturash:
- peer-to-peer ,
- klient/server

129
- hibride
Zgjedhja e tipit të arkitekturës së përshtatshme varet nga vendosjen gjeografike, numrin e
përdoruesve, nevoja për aplikacione të caktuara dhe mbështetja teknike.

Në rrjetat peer-to-peer përdoruesit ndajnë në mënyrë të njëjtë burimet e tyre.Fig.18.11.1


Këto arkitektura lejojnë përdoruesit të ndajnë burimet e tyre si direktoritë, printerat, CD-ROM,
etj. Sot rrjetat peer-to-peer janë të aksesueshëm në Internet, në lojrat online, për përdorimin e
aplikacioneve që ndajnë skedarët, etj.
Kriteret kryesore në zgjedhjen e rrjetit peer-to-peer janë:nuk ka një server,nuk ka administrator
rrjeti dhe siguria nuk është e domosdoshme.

Fig.18.11.1

Rrjetat klient/server kanë të centralizuara burimet, të dhënat, dhe programet. Fig.18.11.2


Të gjitha këto mbahen ose janë të aksesueshme nga serveri.
Kjo strukturë e centralizuar shton sigurinë dhe ndihmon në ruajtjen e informacionit në raste të
tilla si zjarri apo dëmtime të tjera si dhe ofrojnë një përmirësim më të madh në performancë se në
rrjetat peer-to-peer.
Në arkitekturat klient/server pasi shfrytëzohen mundësitë përpunuese si të kompjuterave ashtu
dhe të serverit.

Fig.18.11.2

130
Rrjetat hibridë.Këto modele kanë inkorporuar vetitë më të mira të rrjetave peer-to-peer (ndarjen
në grupe) me performancën dhe sigurinë e rrjetave klient/server.Fig.18.11.3
Këto lejojnë ndarjen e shërbimeve në servera, por dhe lejojnë përdoruesit të ndajnë dhe
manaxhojnë burimet e tyre brenda grupit

Fig.18.11.3

131

You might also like