You are on page 1of 10

Universiteti Politeknik I Tiranës

Sheshi “Nënë Tereza”

Detyrë kursi
Lënda:Elektronikë Analoge.
Punoi:Anxhela Gjyla,Ilda Kola,Sehar Boriçi.
Pranoi:Dr.Desar Shahu
Tema:Zgjidhni një sistem I cili përmban amplifikatorë të çfarëdo
lloji.Analizoni në përgjithësi pjesën e sistemit duke u ndalur në
detajetek analiza e amplifikatorit.
Kjo analizë përfshin rezistencat përkatëse hyrëse dhe
dalëse,amplifikimin,frekuenca e lartë,simulime etj.
Elektrokardiogrami (EKG)

Elektrokardiogrami dokumenton efektet elektrike që ndodhin në zemër gjatë


fazave të aktivitetit të saj.

Ndryshimet patologjike që godasin muskulin kardiak shkaktojnë ndryshime edhe


në aktivitetin elektrik të zemrës, të cilat ndryshime janë specifike për sëmundjen që
i ka shkaktuar.

Themelet e funksionimit të elektrokardiogramit


Gjurmë elektrokardiografke normale.
Siç dikush mund të jetë në dijeni, ekziston një deferencë potenciali midis pjesës së
jashtme dhe asaj të brendshme të membranës qelizore kardiake, që i detyrohet
akumulimit të ngarkesave negative në faqen e brendshme të membranës
plazmatike dhe të ngarkesave pozitive në faqen e jashtme të saj (potenciali i
qetësisë).

Për efekt të ndonjë stimuli elektrik krijohet një inversion i shpërndarjes  së këtyre
ngarkesave (depolarizimi), i cili pasohet, në përfundim të stimulit, nga rivendosja e
gjëndjes së qetësisë (ripolarizimi).

Shuma e aktivitetit elektrik të të gjitha qelizave kardiake përshkruhet nga një


“vektor”, që fiziologjikisht është i orientuar nga lartë poshtë dhe nga e djathta në të
majtë. Boshti elektrik që përputhet me boshtin imagjinar të zemrës.

Aktiviteti elektrik i zemrës regjistrohet në mënyra të ndryshme nga elektrodat e


regjistrimit, në varësi të pozicionit të vendosjes së tyre në raport me vektorin
elektrik.

Në mënyrë të thjeshtuar, aktiviteti elektrik do të regjistrohet mbi letrën e


elektrokardiografit si në përthyerje pozitive në rast se elektroda pozicionohet
përballë vektorit elektrik; ndërsa do të regjistrohet (vizatohet) si një përthyrje
negative në rast se elektorda e elektrokardiografit pozicionohet në mënyrë të
kundërt me drejtimin e vektorit elektrik. Pozicionet e ndërmjetme do të regjistrojnë
përthyerje më pozitive ose më negative në varësi të pozicionit të tyre përkundrejt
drejtimit të vektorit elektrik të zemrës.
“Valët” elektrike të elektrokardiogramit

Siç u tha, aktiviteti elektrik i zemrës regjistrohet në EKG nën formën e valëve; çdo
valë përket me një fazë të mirëpërcaktuar të aktivitetit mekanik të muskulit
kardiak.

Aktiviteti elektrik i zemrës lind ritmikisht në (nga) një organel i pozicionuar në


veshoren (atriumin) e djathtë (pace-maker-i fiziologjik).

Valët fiziologjike që regjistrohen nga EKG-ja emërtohen: P, Q, R, S, T.

Elektrokardiogrami – Gjurmë normale.


Vala P përfaqëson aktivitetin elektrik që lidhet me tkurrjen e të dy atriumeve; valët
Q, R dhe S përshkruajnë një kompleks që përket me sistolën ventrikulare; vala T
përket me ripolarizimin e ventrikujve (barkusheve).

Vala Q zakonisht është shumë e vogël, pothuajse pikë; prania e një vale Q të
dukshme (thellimi i valës) është shenjë e një episodi të mëparshëm nekroze.

Ndertimi I qarkut.
Funksioni I nje ekg eshte amplifikimi I sinjalit qe merret nga zemra si dhe filtrimi
nga zhurmat e brendshme.
Amplifikatori eshte I ndertuar kryesisht nga nje amplifikator bipolare kurse filtra
eshte ne teresi I ndertuar si filter diferencial dhe I zakonshem.Ne qark gjendet
gjithashtu qarku “RIGHT LEG DRIVE”I cili eliminon zhurmat dhe mban constant
tensionin.
Amplifikatori;
Sinjalet ECG varjojne nga microvolt ne milivolt .Si pasoje e madhesive te
vogla,keto sinale duhen amplifikuar ne menyre qe tu behet nje interpretim me I
mire.Amplifikatoret tipike bipotenciale kane impedance te larte hyrje dhe jane
perdorur per shkaqe sigurie ne rradhe te pare.Kjo sepse sinjali qe duhet amplifikuar
merret nga nje organizem I gjalle ,prandaj merren masa qe te parandalohet nje
mikro apo makro shok.Qarqet izoluese dhe mbrojtese jane perdorur per te limituar
rrymat nepermjet elektrodave ne vlera jo te demshme.Impedanca ne dalje e qarkut
duhet te jete shume e ulet per te
Per te perballuar ngarkesat e jashtme me shtremberime minimale.Perseri ,si pasoje
e sinjalit te vogel,amplifikimi duhet te jete shume I madh.Zakonisht perdoret
amplifikim ne vleren 1000 ne keto amplifikatore.Amplifikatori duhet te kete nje
CMRR te larte qe te eliminoje tensionet e offsetit.Ne pergjithesi keto amplifikatore
bipolare jane te tipit diferenciale.Amplifikatoret diferenciale jane perdorur per tu
siguruar qe zhurma nga inputet nuk amplifikohen,duke ruajtur nje shkalle me te
larte integriteti te sinjalit te dobishem.(VECORI KJO E AMPLIFIKATORIT
DIFERENCIAL).Megjithate nje amplifikator I tille eshte I veshtire per tu
gjetur.Prandaj kombinimet e amplifikatoreve diferenciale jane perdorur per te
ndertuar ate qe quhet amplifikator instrumental.
Skema e amplifikatorit instrumental I cili perbehet nga tre a-o tregohet ne figure:

Ky lloj amplifikatori perbehet nga 2 stade:


Stadi 1-inputi I sinjalit.

Stadi 2-amplifikimi I sinjalit.

Stadi I pare idealisht nuk merr vicm(common mode gain) duke eliminuar zhurmat.

Amplifikatori instrumental jep nje impedance te larte ne hyrje dhe I gjithe stadi I
pare jep nje amplifikim prej :G=(2R2+R1)/R1.

Daljet e stadit te pare sherbejne si hyrje te stadit te dyte.Si I tere ky amplifikator


amplifikon vetem sinjalin diferencial ne hyrje G=(2R2+R1)/R1*(R4/R3) dhe
siguron nje CMRR te larte.

Texas Instruments siguron nje amplifikator te tille ne fushen e industries


mjeksore.Figura e meposhtme tregon skemen e nje amplifikatori te zakonshem te
TI-se (ai INA333).Ky chip I vetem lejon perdorim te thjeshte nga ana e perdoruesit
duke marre amplifikimin e deshiruar dhe nga ana tjeter duke reduktuar gabimin qe
mund te vije nga dizenjimi I qarkut.
Schematic of INA333

FILTRIMI:
ECG jane object I shume zhurmave te brendshme dhe te jashtme.Objektet kryesore
te zhurmave qe nje EKG ndesh jane:
Keto mund te filtrohen ne menyre dixhitale dhe analoge.Pershembull,filtri bande-
pengues I treguar ne figure mund te perdoret per te moduluar zhurmat me
frekuence 60 HZ duke zgjedhur me kujdes rezistencat,kapacitetet dhe
induktivitetet.

Ne menyre dixhitale ,Matlab na lejon te implementojme filtrat me ndihmen e FFT-


ve.Per shembull nje FFT mund te nxjerre EKG-ne dhe rekuencat e drridhjes se
muskujve .Duke u nisur nga kjo mund te dizenjohet nje filter I cili permban vetem
komponentet EKG te nje sinjali.Megjithate per qarkun e EKG ,filtrat low pass
mjaftojne per te eliminuar zhurmat e jashtme ,ne varesi te frekuences se rrahjeve te
zemres.

Right Leg Drive (Goditja e kembes se djathte):

Thelbi I perdorimit te ketij qarku eshte reduktimi I interferencave qe vijne nga


amplifikatori.Eshte e mundur te amplifikosh nje sinjal EKG dhe te krijosh nje
tension dc ne hyrjet e amplifikatorit instrumental.Megjithate edhe pasi arrihet
kjo,ne praktike ka dyshime ne mund te reduktohet vicm ose interferencat(common
mode interference).Ketu lind nevoja e ketij qarku.
Qarku”right leg drive” inverton dhe amplifikon vicm mesatar dhe e kthen ne
kemben e djathte te pacientit ashtu sic tregohet ne figure.Ky veprim eliminon
zhurmen 60 hz nga sinjali ac duke krijuar nje sinjal te paster EKG-je ne dalje.

Edhe po te rritet amplifikimi CMRR permisohet.

Right leg drive connection


Qarku I plote I EKG

Kompozim I pjeseve te analizuara me lart.


REFERENCAT
A precision low-level DAS/ECG Cardiotachometer Demo Board, a
Texas Instruments technical presentation created by John Brown.
Analog Fundamentals of the ECG Signal Chain, a Texas
Instruments technical presentation prepared by Matthew Hann.
ECE 445 Biopotential amplifiers prepared by Professor Andrew Mason
INA333 data sheet
http://www.ti.com/product/ina333?DCMP=A_Signal%252520Chai
n_Precision_Amps%252520&%252520Linear&247SEM

You might also like