You are on page 1of 5

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT


DEPARTAMENTI I ELEKTRONIKËS DHE TELEKOMUNIKACIONIT

DETYRË KURSI NR.


Lënda: RRJETAT ME FIBRA OPTIKE
Drejtimi: BACHELOR NË INXHINIERI TELEKOMUNIKACIONI
VITI 3 – C

Detyre kursi nr.21

Punoi:Selindjona Zyberaj Pranoi:Prof.Rozeta Miho


Teoria:
Rrjetet optike SDH.
Ushtrim nr. 1:
Projekto një sistem me fibër optike multimode që punon në distancën e transmetimit
2 km. Prano se komponentet në sistem kanë këto parametra: fuqia e lëshuar nga
burimi optik LED: - 10 dBm; koeficienti i shuarjes i fibrës 3.5 dB/km; humbjet në
lidhjet fibër-fibër 0.7 dB/km, konektori tek detektori 1.6 dB; siguria e sistemit 4 dB,
fuqia në marrës – 25 dBm për një raport SNR prej 50 dB.
a) Kontrollo mundësinë e realizimit të këtij sistemi duke llogaritur buxhetin e fuqisë
optike;
b) Në sistemin e mësipërm ndrysho burimin optik, në diodë laser me fuqi optike 0
dBm. Llogarit distamcën maksimale të projektimit, në se siguria rritet në 7 dB.

Zgjidhje ushtrimi 1:

Te dhena
L=2km
Pi= -10dbm
Koficent shuarje i FO =3,3db\km , shuarje konektori tek detektori 1.6 dB
Ma=4db , Po=-25dbm , SNR=50db

Dime qe : Pi-Po Ht+ma


Sistemi mund te realizohet pa problem pasi kushti i mesiperm u plotesua me sukses sinjalin arrin
normalisht me humbje por jo i pa deetektueshem
15>(4,2)Lmax+1,6+7
Lmax=1,52km

Me arritjen e rezerves se qendrueshmerise distanca zvogelohet dhe sistemi nuk realizohet

Teoria e rrjetit SDH:


SDH është një sistem sinkron i cili ka për qellim që të sigurojë më shumë fleksibilitet, në
infrastrukturën e rrjetit.SDH krijoi një revolucion në rrjetet komunikuese të bazuara në fije
optike, qoftë në kosto, apo në përformancën e tyre.Arsyeja kryesore për krijimin e SDH ishte që
të sigurohej një zgjidhje afatgjatë për përdorimin e pajisjeve të operatorëve të ndryshëm,
përkatësisht që të mundësohej komunikimi me njëra-tjetrën i pajisjeve të shitësve të ndryshëm.
Kjo aftësi komunikimi njihet si bashkëveprim shumëshitës dhe mundëson që një element i
përshtatshëm i rrjetit SDH të komunikojë me një element tjetër të një shitësi tjetër. SDH përdor
modulet sinkrone të transportit, STM (Syncronus Transport Moduls).
Avantazhet e SDH-së:
Rritja e fleksibilitetit në konfigurim dhe kapaciteti i lartë i SDH-së ofron avantazhe të
konsiderueshme në krahasim me sistemet e vjetra të telekomunikacionit,si:
 Reduktimin e numrit të pajisjeve dhe rritjen e besueshmërisë së rrjetit komunikues.
 Siguron bitet overhead dhe payload - bitet overhead lejojnë menaxhimin e bitet
payload në baza individuale dhe lehtësojnë sektorizimin e gabimeve në formë të centralizuar.
 Përcakton një format sinkron të multipleksimit për bartjen e sinjaleve digjitale të
nivelit më të ulët (p.sh 2 Mbps, 34 Mbps, 140 Mbps) e cila në masë të madhe e lehtëson
ndërlidhjen me komutuesit digjitalë, pajisjet ndërlidhëse digjitale, dhe multiplekserët hyrës/dalës
(add/drop).
 Përdorimi i një sërë standardesh të përgjithshme të cilat mundësojnë bashkëveprimin e
operatorëve të ndryshëm.
 Përkufizon një arkitekturë fleksibile që mundëson përkrahjen e aplikacioneve në të
ardhmen, me shpejtësi të ndryshme.
Me pak fjalë, SDH përkufizon modulet e transportit sinkron (STM) për fijen optike bazuar në
hierarkinë e transmetimit.

Struktura e kornizës SDH


Korniza STM-1 është formati bazë i transmetimit për SDH. Kjo kornizë zgjat 125
mikrosekonda, prandaj gjenden 8000 korniza për sekondë. Korniza SDH përmban overhead
shtesë për mbajtësin virtual të kapacitetit (shih fig. 1.17). Nëntë kolonat e para të çdo kornize
përbëjnë seksionin e çdo kornize overhead, ndërsa 261 kolonat e fundit përbëjnë mbajtësin
virtual të kapacitetit. Mbajtësi virtual plus treguesit (bajtët H1, H2, H3) quhen njësi
administrative, AU

Kapaciteti i bartur brenda mbajtësit virtual, i cila e ka strukturën e vet që përbëhet nga 9 rreshta
dhe 261 kolona, është shtegu overhead dhe mbajtësi.Kolona e parë është për shtegun overhead
dhe ajo ndiqet nga mbajtësi i ngarkesës, i cili vetë mund të bartë mbajtës të tjerë. Mbajtësit
virtual mund te kenë ndonjë fazë tjetër të radhitjes brenda njësisë administrative, dhe kjo radhitje
është treguar nga treguesit e rreshtit të katërt. Brenda sektorit overhead, tre rreshtat e parë janë
përdorur për regjenerator të sektorit overhead dhe pesë rreshtat e fundit janë përdorur për
multipleksin e sektorit overhead
Ushtrim nr. 2

You might also like