You are on page 1of 9

PROJEKT

TEMA: PERSONALITETI
LENDA : PSIKOLOGJI
KLASA: XII-A
PUNOI:GERSI NURCELLARI
Teoritë e personalitetit
 Teoritë e personalitetit kanë disa qëllime kryesore. Njëri është që
të organizojë karakteristikat e personalitetit. Teoritë japin një
strukturë për të integruar karakteristika si agresiviteti,
emocionaliteti, inteligjenca, shoqërueshmëria, ankthi dhe pasiviteti.
Teoritë identifikojnë cilat karakteristika janë më të rëndësishmet
dhe si organizohen ato në individë të ndryshëm. Kjo na ndihmon të
kuptojmë marrëdhëniet midis sjelljeve tona të ndryshme.
 Një synim tjetër i teorive të personalitetit është të shpjegojë
variabilitetin në personalitet (ndryshimet dhe ngjashmëritë midis
individëve). Teoricieni i personalitetit paraqet koncepte që japin
faktorët që ndikojnë në zhvillimin e personalitetit dhe sjelljeve të
përditshme të individëve, dhe na ndihmon të kuptojmë pse secili
nga ne është i veçantë
TEORIA PSIKOANALITIKE E
FROIDIT
 Teoria psikoanalitike e Froidit
 Teoria e personalitetit e Froidit përbëhet nga tre koncepte kryesore: Id-it,
superego dhe ego.
 Idi, që është i pranishëm që në lindje, përfaqëson prirjen instiktive dhe biologjike.
Superego përbëhet nga vlera shoqërore dhe familjare që i janë ushqyer personit.
Ajo është në një masë të madhe e pandërgjegjshme dhe frenon dëshirat e tij. Ego
përbëhet nga një aftësi e ndërgjegjshme për të përceptuar dhe për tu marrë me
realitetin në mënyrë inteligjente. Kur EGO lodhet nga ky ndërmjetësim ai
aktivizon disa mekanizma mbrojtës. Projektimi, një ndër këta mekanizma, ndodh
kur brenda vetes tonë kemi përjetime të papranueshme, të cilat nuk i shfaqim
publikisht dhe nuk i shohim më te vetja, por i projektojmë tek dikush tjetër.
Zhvendosja, ndodh kur përjetimet që vijnë nga frustrasioni ia zhvendosim dikujt
tjetër (kryesisht atyre që na duan), të cilët nuk shkëputen dot nga ne dhe janë më
të dobët. Mohimi, është aftësia e EGO-s për tu arratisur nga ajo që përjeton dhe e
shumëzon me zero. Sublimimi, është shkarkimi i energjisë negative, por në forma
të lejueshme Shtypja ose represioni, të cilen Frojdi e krahason me tenxheren me
presion, ndodh kur ne pranojmë një pjesë të ngjarjes, por e relativizojmë masen
duke e parë atë pjesërisht. Regresioni, kur ne shkojmë pas në kohë nga pikpamja
e përjetimit dhe thërrasim forma të hershme për tu përballur.
TEORIA E CARL ROGERS
 Sipas Carl Rogers:
 Njerezit jane te lire dhe te motivuar per te zhvilluar ne cdo faze te jetes dhe
per te realizuar potencialet e tyre te mundshme me permasa sa me te plota.
Te gjitha krijesat sipas tij perpiqen te bejne me te miren per egzistencen e
tyre. Eshte ne natyren tone si qenie njerezore te bejme me te miren e
mundshme. Ne ndihemi te lire kur zgjedhjet jane te arritshme per ne. personi
qe funksionon teresisht e njeh kete ndjenje te lirise dhe mban pergjegjesi per
zgjedhjet e tij.
 Secili person ka tendencen brenda vetes te vazhdoje te rritet dhe te
zhvillohet. Si rezultat I ketij vetrespekti dhe vetaktualizimi individi ndikohet
vazhdimisht. Ky zhvillim vetem me ane te asaj qe Rogers I referohet si
“lidhje pa kushte positive”. Nje person qe te rritet ka nevoje qe te rritet, ka
nevoje per nje mjedis qe ofron me vertetesi sinqeritetin dhe vetzbulimin.
 Sjellja eshte e ndikuar nga pervojat qe nje person ka ne jeten e tij dhe nga
interpretimi I ketyre nevojave. Dy burimet kryesore qe ndikojne jane
pervojat e femijerise (nderveprimi I femijes me nenen dhe babain) dhe
vleresimi nga te tjeret.
TEORIA E VIKTOR FRANKL
 Sipas Viktor Frankl:
 Njerezit ishin te lire te zgjidhnin se cfare duhej te beheshin. Se tani kemi lirine
dhe pergjegjesine per te bere zgjedhjet tona ne jete,per te gjetur kuptimin tone.
 Njerezit kane shpresene te qenit, kane nevoja per te permbushur,kane shance te
medha dhe nuk e humbin shpresen brenda vetes per te ecur perpara.njerezit
gjithashtu duken sikur e perjetojne jeten e tyre bosh, pa qellime, pa kuptim,pa
synime, ne meshire te fatit dhe duken se i pergjigjen ketyre perjetimeve me
sjellje te cuditshme qe lendojne veten,te tjeret,shoqerine ose gjithcka.
 Sjellja eshte funksion i eksperiencave te meparshme sepse ne per te gjetur
kuptimin drejtohemi nga pervoja, dmth nga perjetimi i dickaje qe ne kemi bere
me pare.
 Nje nga konceptet me te rendesishme te Frankl eshte ndergjegjia. Ai e sheh
vetedijen si nje lloj spiritualiteti i pandergjegjshem. Ndergjegjia nuk eshte vetem
nje factor ne mesin e shume te tjereve por eshte thelbi i qenies sone dhe burimi i
integritetit tone personal.
 Kafshet jane te drejtuara nga instiktet kurse ne i kemi zevendesuar instiktet me
traditen shoqerore ne menyre te perkryer.
 Ata njerez te cilet gjejne kuptim per per jeten arrijne ti japin kuptim dhe jetes
dhe vdekjes. Sa me shume kuptim ti japim jetes aq me te shendetshem do te jene
ata. Me aq kurajo i perballojne dhe vuajtjet
TEORIA E ROLLO MAY
 Sipas Rollo May:
 Njerezit jane te kontrolluar nga forca qe nuk i kontrollojne dot sic eshte
fati qe eshte pjese e jetes sone dhe eshte percaktues per ne,ku percakton
lendet tona te para dhe projektin e krijimit te jetes sone.
 May na keshillon me urtesi se duhet te kultivojme nje balance te dy
aspekteve te personalitetit tone. Ai thote se detyra jone eshte te bashkojme
dashurine dhe vullnetin. May thote se ankthi eshte thelbesor per rritjen e
nje individi.
 May e bazonte sjelljen ne eksperienca te meparshme por qe kishin kuptim
dhe te arrijme te plotesojme deshirat ne baze te kujtimeve dhe imagjinates.
 Vullneti eshte aftesia per tu organizuar,me qellim qe te arrihen qellimet
tona. Kjo e ben vullnetin sinonim me egon por me energjine e tij te ruajtur.
 Dashuria eshte kenaqesia nga prania e tjetrit,gjithashtu njeriu kenaqet me
vleren dhe arritjen e tjetrit sikur ti kishte realizuar vete.
 Dhe si nje nevoje e te qenit nje me te tjeret.

You might also like