You are on page 1of 15

LEKSION 2

TEMA: EMOCIONET DHE MOTIVACIONET

1 – C’ESHTE EMOCIONI?
Sipas Terry Pettijohn, emocioni eshte pergjigjia ndaj nje ngacmimi qe shoqerohet me
eksitim fiziologjik, ndjenja subjektive, interpretim kognitiv e sjellje te dukshme. Ky perkufizim
mund te kuptohet mjaft mire nepermjet shembullit te meposhtem.
Jeni ne mes te pyllit dhe shihni nje ari I cili po vjen drejt jush. Ne trupin tuaj do te ndodhin
nje sere ndryshimesh ne aspektin fiziologjik te tilla si: shpeshtim I rrahjeve te zemres,
frymemarrje e shpeshte, gjendrat mbiveshkore shtojne prodhimin e epinefrines dhe
norepinefrines (qe shoqerojne rrezikun) etj. Perjetoni ndjenja frike dhe tmerri (ndenja
subjektive). Keni marre ngacmimin nga jasht (nje ari po vjen drejt jush) i cili nepermjet nervave
ndijore shkon ne tru ku ky informacion pepunohet (interpretim kognitiv) per t’iu pergjigjur rrezikut
qe iu kanoset. Reagimi juaj eshte te vrapuarit per t’i shpetuar rrezikut (sjellje e dukshme).

2 – KLASIFIKIMI I EMOCIONEVE
Njeriu gjate jetes, me anen e kushtezimit, mund te mesoje disa emocione. Megjithese
shume shprehje emocionale duket te jene universale, pergjegjese per ndryshimet nga kultura
ne kulture jane ndryshimet ne te mesuar.
Ne vitin 1980, shkencetari Paul Ekman duke studiuar shprehjen e emocioneve ne fytyre, ai
zbuloi se njerezit jane te afte per te bere rreth 7 000 kombinime te mundshme te muskujve te
fytyres per shprehjen e emocioneve. Sipas tij, kur buzeqeshja e njeriut buron nga nje kenaqesia
e vertete, ajo eshte simetrike ne shprehjen e fytyres dhe ne te kunderten, ajo eshte asimetrike
(e shtremberuar majtas), kur kenaqesia eshte e shtirur (artificiale).

Klasifikimi i emocioneve
Askush nuk e di me siguri sesa emocione mund te perjetoje njeriu. Sot psikologet perdorin
disa menyra klasifikimi. Ketu po paraqesim dy prej tyre.
Russell (1980) propozoi nje model rrethore klasifikimi, ne te cilin emocionet vendosen sipas
dy dimensioneve. Emocionet priren te ciftohen si te kundert me njeri-tjetrin, p.sh. i lumtur-fatkeq,
i shqetesuar-i qete, i gezuar- i merzitur, i kenaqur-i pakenaqur etj.
Nje nga perpjekjet per klasifikimin me te plote te emocioneve u pershkrua nga Robert
Plutchik (1980). Ai percaktoi tete emocione baze: gezimi, pranimi, frika, habia, trishtimi, neveria,
zemerimi dhe kunderveprimi. Keto emocione paresore mund te kombinohen per te formuar
emocionet sekondare. P.sh., gezimi dhe pranimi formojne dashurine, frika dhe pranimi formojne
peruljen, zemerimi dhe kunderveprimi formojne agresivitetin. Ne qofte se i vendosim ne rreth
perballe njera-tjetres, emocionet formojne cifte te kunderta, (shih fig. 10). Emocionet shprehen
me anen e reagime trupore (me shprehjen e fytyres).
3 – PELQIMI NDERPERSONAL (DESHIRIMI DHE DASHURIMI)

Ajo pjese e psikologjise qe merret me deshirimin, dashurine dhe miqesine eshte quajtur
pelqimi nderpersonal. Disa psikologe e shohin pelqimin nderpersonal si nje predispozite per ta
vleresuar pozitivisht nje person tjeter.
Terheqja reciproke ka tri aspekte: ate kognitiv, emocional, dhe sjellor. Aspekti kognitiv ka te
beje me mendimet dhe besimet pozitive ose negative te nje personi per nje person tjeter;
aspekti emocional ka te beje me ndjenjat pozitive dhe negative dhe aspekti sjellor ka te beje me
menyren se si sillemi me dike.

1) Deshirimi
Njerezit jane krijesa shoqerore qe kane nevoje te jene se bashku. Por lind pyetja: Pse
terhiqemi, perse na pelqejne njerez te caktuar?

 Faktoret qe ndikojne ne pelqimin nderpersonal


Studimet e kryera nga psikologe social flasin per tri faktore: afersine, ngjashmerine dhe
paraqitjen fizike.
Afersia – Ne priremi te pelqejme ata njerez qe jane gjeografikisht me afer nesh p.sh miqte,
fqinjet, shoket e shkolles etj.
Ngjashmeria – Njerezit pelqejne ata me te cilet kane parime morale te ngjashme, aftesi
intelektuale, ineresa dhe parapelqime te ngjashme per aktivitete.
Paraqitja fizike – Ajo luan nje rol te madh ne zgjedhjen e atij qe duam te njohim me mire.

 Teorite e marredhenieve me te tjeret


Dy jane teorite kryesore qe merren me menyren sesi formohen marredheniet me te tjeret.
a) Teoria e Shkembimit Social
Sipas kesaj teorie njerezit vleresojne koston dhe shperblimin e marredhenieve qe kane krijuar.
Nese shperbilmet (informacioni, paraja, qendrueshmeria emocionale, kenaqesia, prestigji) jane
me te medha se kostoja, atehere ne e vazhdojme marredhenien, por nese kostoja (paraja,
kenaqesia ne nje marredhenie) eshte me e larte, atehere ne perpiqemi te krijojme marredhenie
te tjera.
b) Teoria e Drejtesise
Kjo teori thekson se njerezit jane motivuar qe ne marredhenie te ruajne nje ekuiliber drejtesie.
nese njeri vetem jep dhe tjetri vetem merr duket qarte se marredhenia nuk eshte e drejte.
Zakonisht kur e veme re nje gje te tille ne priremi me teper per te kerkuar nje marredhenie tjeter
sesa te vazhdojme kete marredhenie te padrejte e te pakenaqshme.

2) Teorite e Dashurise
Njihen disa teori mbi dashurine te cilat jane:
a) Teoria sociale e dashurise (Eric Fromm)
Fromm mendonte se njeriu gjendet i vetmuar derisa te lidhet e te beje shoqeri me njerez te
tjeter, ne nje bashkim reciprok qe quhet dashuri.
Sipas tij, dashuria eshte nje shqetesim aktiv per jeten dhe per rritjen e personit tjeter. Ai
pershkoi kater karakteristikat e dashurise: njohurite, kujdesin, pergjegjesine dhe respektin. Ajo
mund te linde kur partneret kuptojne njeri-tjetrin, kur shqetesohen per dashurine, kur pranojne
pergjegjesine per ndihme te ndersjellte ne cdo moment, kur respektojne njeri-tjetrin. Sipas tij,
dashuria perjetohet gjate, kur marredheniet midis partnereve nuk jane egoiste.
b) Qendrime te Knox kundrejt matjes se dashurise
Knox (1970) beri dallimin midis dashurise romantike dhe asaj realiste. Sipas teorise se tij,
dashuria romantike eshte e fshehte, e perjetshme dhe ndodh vetem nje here ne jete. Ajo eshte
poetike, eksituese dhe urgjente. Ndersa, dashuria realiste eshte praktike, e qete dhe e
qendrueshme. Nje njeri me qendrim praktik ne dashuri, i mendon mire te gjitha rastet, para se te
vendose. Nga studimi qe kreu, ai zbuloi se moshat e reja (studentet) shfaqin nje orientim
romantik ndaj dashurise. Grupi i njerezve me 5 vjet martese shfaqin nje orinetim me realist ndaj
dashurise, kurse ato me mbi 20 vjet martese shfaqin perseri nje orientim romantik ndaj
dashurise.
c) Teoria e pershtatjes
Siaps kesaj teorie, njeriu priret te zgjedhe nje partner po aq te bukur sa c’eshte dhe vete. Qe nje
njeri te bie ne dashuri duhet te plotesoje tre kushte. Kushti i pare, eshte se individi duhet te
mesoje nga kultura e mjedisit ku jeton se cfare eshte dashuria nepermjet librave, filmave etj.
Kushti i dyte, eshte se nuk mund te biem ne dashuri pa patur nje stimul te pershtatshem
(partneri te plotesoje te gjitha kerkesat). Kushti i trete, eshte se duhet te perjetojme nje eksitim
fiziologjik te cilit te mund t’i veme emrin dashuri.
d) Teoria e dashurise e Sternberg
Sipas tij, dashuria perbehet nga tre komponente: intimiteti, pasioni, vendimi/angazhimi.
Komponenti emocional i intimitetit ka te beje me ato ndjenja te nje marredhenie dashurie, te
cilat nxisin dashurine si respekti, lumturia, mirkuptimi, mbeshtetja, komunikimi intim.
Komponenti motivacional i pasionit ka te beje me eksitimin fiziologjik dhe shprehet me deshiren
seksuale. Komponenti kognitiv i vendim-angazhimit ka te beje me vendimin afatshkurter per te
dashuaruar nje person dhe me angazhimin afatgjate per te vazhduar nje marredhenie ne kohe
te mira dhe te keqia.

4 – KOMUNIKIMI JOVERBAL
Komunikimi joverbal qe do te thote komunikimi jo me fjale por me gjeste, me mimike, me tonin e
zerit. Pjese e komunikimil joverbal jane: mimika, veshtrimi, goja (buzeqeshja), kombinimi sy-
goje.
Eshte fakt qe permes shprehjeve te fytyres dhe sidomos syve, permes gjesteve dhe
levizjeve te trupit, permes pamjes fizike, takimeve dhe distances me te tjeret, permes
vokalizimeve te tilla si e qeshura, psheretima, e qara, britma etj, ne shpesh here marrim
informacion me te plote, me te sakte, me te besueshem, me te kontrollueshem e me efektiv
rreth botes se brendshme te personave ne komunikm, rreth perjetimeve dhe gjendjeve te tyre
emocionale.

 Rendesia e mesazheve jo verbale


Se pari, mesazhet joverbale kane me shume autencitet, me shume vertetesi. Kjo do te thote
qe ne, si marres te mesazhit, kur kapim dy sinjale te kunderta me njeri-tjetrin, jemi te prirur t’i
besojme me shume mesazhit joverbal.
Se dyti, ato na japin me shume informacion per nivelin emocional te komunikimit, sesa per
mendimet qe me shume shprehen verbalisht, permes te folurit.
Cdo mesazh joverbal synon nje nga tre funksionet e meposhtem:
1. Zevendeson mesazhin verbal (p.sh.,ka shume gjeste me levizje koke, te duarve, qe jane
te barazvlefshme me mesazhe te shkurter verbale, si “Po“, “Jo“ etj).
2. Perforecon mesazhin verbal (Kur mesazhi joverbal synon perforecimin e mesazhit
verbal, qe ky te jete sa me i qarte, sa me i kupteshem dhe sa me komod per t’u
transmetuar).
3. Kundershton mesazhin verbal (P.sh., Mendoni nese petagogu thote: - “Sa here qe keni
probleme mos nguroni te me thoni vrejtjet, sugjerimet“ dhe duke u nisur nga ky mesaazh
trokisni ne zyren e tij dhe ai ju pret i ngrysur. Kur iu sheh se po largoheni i frikesuar ai iu
thote: - He cfare kishit?).

 Fytyra ne komunikim
Sinjalet qe prodhon dhe shperndan fytyra jane te shumte. Menyrat baze te shprehjeve te fytyres
jane te njejta te te gjtha qeniet njerezore, pavaresish nga kultura, kombesia, raca, pozicioni
gjeografik. Paul Ekman dhe koleget e tij, duke studiuar njerez nga mjedise kulturore shume te
ndryshm dhe, ne menyre te vecante, nje komunitet te izoluar ne Guinene e Re, qe nuk kishin
patur asnje kontakt me perendimoret, arriten ne perfundimin se shprehejet e fytyres gjate gjithe
emocioneve si lumturia, trishtimi, zemerimi, neveria, frika dhe habia ishin pothuajse te njejta.
Ndonje ndryshim i vogel kishte lidhje, me teper, me ndonje sjellje apo pervoje te mesuar.
Qe shprehja emocionale e fytyres dhe interperetimi i saj jane te lindura ne qeniet njerezore,
mbeshtetet nga kerkimet e Eibl-Eibesfeldt (1972). Ai studioi 6 femije te lindur shurdh dhe te
verber dhe u bind se shprehejet e tyre te fytyres ishin te njejta me ato te femijeve normale.
Shprehjet e fytyres jane pasqyre jo vetem e ndjenjave dhe gjendjes emocionale qe
perjetojme por edhe treguesi personalitetit, vlerave te individit ne marredhenie me te tjeret.
Vetem nepermjet shprehjeve te fytyres njerezve u jepen cilesime te tilla si: “I keq“, “i mire“,
“nevrik“, “i cilter“, “i qete“ etj.

 Syte ne komunikim
Permes syve, levizjeve te tyre, takimeve me sy dhe shkembimit te shikimeve mund te japim dhe
te marrim mesazhe te panumert e te shumellojshem. Nga sinjalet qe leshon fytyra, sinjalet e
syve jane me te rendesishmit. Syte e hapin ose e mbyllin komunikimin. Jo me kot syte jane
cilesuar si dritare e shpirtit. Permes tyre behet i mundur leximi i ndjenjave dhe zberthimi i
situatave emocionale te nderlikuara, kapja dhe trajtimi i emocioneve negative e pozitive.
Permes syve ne shprehim jo vetem ndjenja por edhe vlera te personalitetit tone. Eshte provuar
qe, kur bashkebiseduesit i shpeshtojne kontaktet me sy, ata rrisin edhe shkallen e pelqimit
ndermjet tyre.
 Gjuha e trupit
Ne mund te transmetojme informacion nepermjet pozicionimit dhe levizjeve te trupit. Disa
njerez, duke mos patur mundesi te komunikojne verbalisht, perdorin si mjet komunikimi duart e
tyre (shurdhet, memecet). Levizjet e trupit, menyra e pozicionimit te tij shprehin ndenja dhe
percjellin mesazhe te ndryshem qe perforecojne komunikimin verbal. Ne kultura te ndryshme
gjestet mund te percjellin mesazhe te ndryshme. P.sh., “OK“, ky gjest do te thote “shume mire“,
“tamam“ kurse per brazialianet eshte shenje e turpshme.

 Prekja
Komunikimi me ane te prekjes realizohet me shtrengimin e duarve, me renie shpatullash, me
puthje e perqafime.

Ne aspektet jovrebale te gjuhes hyjne: aspekti vokal (intensiteti, lartesia, timbri, intonacioni,
etj) te zerit. Rendesi ka dhe ajo qe quhet prurje e fjaleve, qe do te thote flet shpejt apo avash qe
jane te rendesishme per femijet dhe psikotiket e rritur.

5 – C’ESHTE MOTIVACIONI?
Psikologet e studiojne motivacionin sepse duan te dine pse ndodh nje sjellje e caktuar.
Motivacionet kane te bejne me ate pjese te Psikologjise qe perpiqet te shpjegoje, se perse
njerezit bejne ato gjera qe bejne. Fjala motivacion rrjedh nga termi latin motivum - shkak, arsye,
nxitje. Eshte vene re se prapa cdo sjellje te qellimshme te njeriut, qendron gjithmone nje arsye,
nje shkak ose nje motiv. Motivet nxisin dhe drejtojne gjithe sjelljet e njeriut, per arritjen e
qellimeve ne jete. Psikologjia njeh 3 kategori motivesh, e keto jane motivet: biologjike,
stimuluese dhe ato te mesuara ne shoqeri.

1) Motivet biologjike
Motivet biologjike kane baze te percaktuar fiziologjike pasi jane te lidhura drejtpersedrejti
me mbijetesen e individit ose te llojit ku bejne pjese uria, etja, seksi dhe rregullimi
temeperatures.

a) Uria
Eshte vene re se kur njeriu ka uri, ai fillon te ndjeje nje dhimbje te lehte ne stomak, si
rezultat i tkurrjes te muskujve te tij. Kurse duodeni eshte nje mekanizem I cili freneon te ngrenin.
Dy zona te vecanta te hipotalamusit luajne nje rol me shume rendesi ne kontrollin e te
ngrenit dhe urine. Hipotalamusi anesore aktivizohet ne fillim te ngrenit kurse ai ventromedial
ndalon te ngrenin. Demtimi i hipotalamusit anesore krijon nje gjendje qe quhet afagi, gjate se
ciles individi nuk ha fare. Demtimi i hipotalamusit ventromedial krijon nje gjendje qe quhet
hiperfagi, gjate se ciles individi vazhdon te haje deri ne dhjamosje.

b) Etja
zakonisht ne ndjejme etje kur na thahet goja dhe fyti. Veshkat dhe hipotalamusi luajne nje
rol te rendesishem ne ruajtjen e ekuilibrit te tejes.
c) Motivet seksuale (Seksi)
Ndryshe nga ushqimi, uji dhe nje temperatura e caktuar e trupit, pa te cilat njeriu nuk mumd
te jetoje, mos ushtrimi i seksit nuk rrezikon jeten.

2) Motivet Stimuluese
Motivet stimuluese e bejne individin te kerkoje stimulin ndijore permes bashkeveprimit me
mjedisin dhe jane motive qe nuk kane baze fiziologjike.
a) Stimuli ndijor
Eshte vene re se njeriu eshte gjithmone nen ndikimin e nje stimuli ndijor. Ai edhe kur rri,
dicka mendon, dicka enderron, pra eshte i zene me dicka, qofte edhe pa rendesi.
b) Kerkimi dhe kurioziteti
Motivi i kuriozitetit na shtyn ne eksplorimin e mjedise te reja. Kjo vihet re shpesh te bebet te
cilat vihen ne kerkim te njohjes se mjedisit te shtyre nga kurioziteti. Me rritjen e moshes individi
priret te kerkoje eksplorimin e gjerave me komplekse. Kureshtje kane edhe kafshet. Keshtu
p.sh. qeni ne nje mjedis te ri kerkon me ore te tera duke nuhatur ne cdo cep te tij.
c) Kompetenca
Njeriu eshte I motivuar te bashkeveproje suksesshem dhe te zoteroje mjedisin ku jeton, qe
te behet kompetent per te. Kjo ndjenje e shtyn njeriun drejt sfidash edhe me te medha.
Njeriu shtyhet drejt kompetences nga motive te brendshme dhe nga motive te jashtme.
P.sh., mund te lexojme nje tekst sepse thelle-thelle na pelqen (motivacion I brendshem) ose
mund ta lexojme per te marre nje note te mire (motivacion I jashtem). Ne motivet e brendshme
hyjne ato veprime qe e kenaqin dhe e argetojne. Ne motive te jashtme hyjne ato veprime qe na
cojne drejt gjerave qe I duam. Shperblimet qe I ndihmojne njerezit te besojne se kane
kompetence mund te rrisin motivacionin e brendshem (p.sh., nese nje student ka marre note te
shkelqer ne provim per te cilin ka studiuar shume, atehere kjo ndoshta do t’I nxise ndjenjat e
kompetences dhe ndoshta do ta motivoje studentin per te vazhduar perpjekjet per te dale
shkelqer).

3) Motivet e mesuara sociale


a) Ecja perpara (suksesi, karriera)
Nevoja e njeriut per te ecur perpara eshte e lidhur ngushte me deshiren per te kryer nje
pune me cilesi te larte ose deshiren per te qene i suksesshem ne jete. Pervoja ka treguar se
njerezit qe duan suksesin, kane prinder qe kane kerkuar pavaresine e tyre qe ne vitin e dyte te
jetes (i nxitin qe te shkojne vete ne shtrat, te argetohen dhe vishen vete). Keta individe jane te
prirur per te ndjere me shume pergjegjesi personale per sjelljen e tyre, si edhe per te qene
novatore ne zgjidhjen e problemeve.
b) Pushteti
Nevoja per te pasur pushtet ne jete eshte deshira per te ushtruar kontroll dhe ndikim mbi te
tjeret. Pushteti eshte nje nga menyrat me te cilen ne mund te ndikojme mbi te tjeret kur duam
dicka prej tyre. Winter (1973) zbuloi se njerezit me motiv te forte per pushtet, nuk krijojne dot
marredhenie te aferta shoqerore, sepse ne cdo rast ata perpiqen qe t'i kontrollojne keto
marredhenie.
Po keshtu eshte vene re se ata jane njerez qe priren te pijne me shume alkool dhe sillen me
te shkujdesur ne jete. Studime te tjera kane treguar se njerezit me nevoje te madhe per pushtet
mund te jene shume te suksesshem ne jete, behen udheheqes dhe arrjne te bejne ate qe
deshirojne ne jete.
c) Atashimi
Atashimi njihet si nevoja qe shpreh njeriu duke kerkuar dhe formuar lidhje me njerez te tjere dhe
duke pranuar qe te pranohet dhe t’i perkase grupeve te njerezve. Kjo nevoje eshte edhe motiv,
por edhe tipar i personalitetit te tyre, qe mbetet i pandryshuar tere jeten. Njerezit me motiv
atshimi te forte kane prirje te shmangin garen dhe konfliktin dhe kjo eshte arsyeja qe ata nuk
arrijne te zene pozita drejtuese. Nga studimet e bera rezulton se njerezit me nevoje shume te
larte per atashim kane me shume ankthe per marredheniet shoqerore dhe i friksohen
mosmiratimit te te tjereve.

6 – TEORIA HUMANISTE E MASLOW


Nje nder torite me te njohura te motivacionit eshte teori humaniste e Maslow deklaroi se cdo
teori mbi motivacionin duhet ta shohe individin si nje te tere dhe duhet te bazohet ne nje hierarki
nevojash, te cilat, nese plotesohen ne menyre te kenaqshme bejne qe njeriu te realizoje
plotesisht potencialin e vet, (shih fig. 11).
a) Nevojat fiziologjike. Ketu hyjne nevoja te tilla jetesore si: uria, etja, ushqimi, pushimi, seksi,
etj. Pasi keto nevoja plotesohen, individi do te motivohet nga nevoja per siguri.
b) Nevojat per siguri. Ketu hyjne nevojat per mbrojtje, per te qene I lire, per te shmangur
friken, ankthin, per rregull, per mosrrezikim, etj. Kur ndjeheni I siguruar, atehere iu lindin nevoja
te tjera sociale te nje niveli me te larte.
c) Nevoja per perkatesi dhe dashuri. Eshte nevoja per te pasur shoke e miq, familje e
kontakte shoqerore. Mosplotesimi i tyre behet shkaketar ilindjes se probleme psikologjike.
d) Nevoja per vleresim. Ketu hyjne vetevlersimi I larte, veterespekti, suksesi dhe respektimi
nga te tjeret. Plotesimi ketyre nevojave na ben te ndjehemi te rendesishem e me besim ne
vetvete. Kur ndodh e kunderta atehere priremi te ndjehemi inferior e te pafuqishem.
e) Veteaktualizimi. Kjo ka te beje me realizimin nga individi te potencialit te vet te vecante, me
ate qe individi te behet c’eshte I afte te behet. Kjo nevoje eshte teper individualedhe jo te gjithe
njerezit e arrijne ate.

7 – REAGIMET EMOCIONALE TE PACIENTEVE, STRATEGJITE E PERSHTATJES SE


TYRE NDAJ SEMUNDJES DHE DETYRAT E INFERMIERIT (PO)
1) Reagimet emocionale te pacienteve ndaj semundjes dhe trajtimi tyre
Disa nga reagimet emocionale me te shpeshta qe shfaqet tek te semuret dhe familjaret e tyre
jane; ankthi, zemerimi dhe agresiviteti, hidherimi, shpresa, faji, turpi, kurajo, krenaria, te qenit I
pa shprese, dashuria, depresioni, vetmia, te qenit ziliqare dhe shfaqja besimit tek zoti. Ne kete
leksion po ndalemi ne disa prej tyre.
Duhet thene se menyra se si shprehen keto ndjenja dhe emocione varet nga personaliteti i
pacientit, nga menyra se si ai e percepton kete situate dhe nga mbeshtetja qe mund t'i japin te
tjeret.
Po keshtu duhet ditur se nuk ka menyra te drejta apo te gabuara te shfaqjes se ndjenjave dhe
emocioneve per semundjet serioze tek njeriu.
Detyra e infermierit eshte qe ne veprimet e tij, te beje qe i semuri dhe familjaret te shprehin
ndjenjat e tyre ne nje forme sa me konstruktive.

a) Ankthi
Ankthi eshte nje nga reagimet me te shpeshta dhe me normale ndaj stresit dhe demtimeve
fizike. Ai paraqitet si nje reagim emocional ndaj perceptimit te nje rreziku real ose edhe
imagjinar, qe shprehet me ndryshime fziologjike, psikologjike dhe te sjelljes.
Ankthi dhe frika, shpesh perdoren si sinonime, por megjithate frika me shpesh shkaktohet
nga nje demtim specifik, kurse ankthi shkaktohet nga dicka jo specifike. Personi qe ka ankth
ndihet i turbulluar, i shqetesuar, mund te kete ndonjehere edhe nje ndjenje te paqarte tmerri,
ndihet i pandihme, i pakenaqur, i tjetersuar dhe i pasigurt. Intensiteti i ketyre ndijimeve
ndryshon nga ndijime te mesme ne te renda, aq sa mund te shkaktojne edhe panik. Intensiteti i
tyre shtohet ose pakesohet sipas qellimeve interpersonale. Ankthi mund te shihet si nje proces
me disa shkalle:
 Perjetimi i dickaje qe pritet te ndodhe.
 Ajo qe pritet nuk arrin te realizohet.
 Shfaqja e tensioneve te brendshme.
 Shfaqen sje
 llje per zbutjen e tensionit te krijuar.
 Shfaqet qetesimi.
Procesi i ankthit mund te pershkruhet me shembullin tipik te gjendjes emocionale te nje
studenti para provimit. Ajo qe pret studenti eshte marrja e provimit. Kur ai meson se ka ngelur,
shfaqet tensioni i brendshem (djersitje e shtuar, crregullime abdominale etj). Me pas ai shfaq
disa sjellje per t'u qetesuar si: mund te qaje, te pertype camcakez ose te takoje profesorin per
t'u marre vesh, e per te planifikuiar nje plan studimi per te).
Keshtu, kur infermieri sheh se i semuri ka shfaqur nje veprim per te qetesuar gjendjen e vet,
atehere ai duhet ta stimuloje ate dhe kur arrihet qetesimi, ai duhet te bashkepunoje me
pacientin, per te perballuar situata te tjera qe shkaktojne ankthin.
Semundja dlhe shtrimi ne spital shkaktojne ndjenjen e ankthit, nga frika e rrezikut per jeten,
nga mungesa e komoditetit te shkaktuar nga dhimbja, te ftohtit, lodhja, ndryshimet ne diete, nga
deprivimi seksual, pakesimi i levizjeve, izolimi, nderprerja ose humbja e mjeteve te jeteses, kriza
financiare, pakenaqesira, berja qesharake para te tjereve nga ndryshimet e pesuara, sjellje te
papershtatshme, frustracione, konfuizion, mungese sigurie per te tashmen dhe te ardhmen,
ndarja nga familjaret dhe miqte.
Reagimet fiziologjike ndaj ankthit jane ato te sistemit nervore autonom dhe kane qellim
mbrojtjeje. Ato shfaqen me shtim te pulsit, te respiracionit, te tensionit arterial, te temperatures,
reaksione te muskujve te lemuara te zorreve te trasha dhe fshikzes urinare, te ftohtit etj.
Detyra e infermierit ne kete rast eshte qe te njohe nivelin ose shkallen e ankthit tek te
semuret, sepse vetem keshtu ai do te jete ne gjendje qe ta ule sa me shume kete nivel.
Keshtu nje pacient me ankth te madh paraqet veshtiresi ne marrjen dhe dhenien e
informacioneve te cdo lloji.
Ai di pak informacion per gjendjen e tij shendetesore dhe ka tendence qe gjerat qe degjon,
t'i zmadhoje dhe shtremberoje.
Ankthi demton edhe personalitetin e te semurit. Ai ose behet me pak aktiv, ose
shume aktiv, shan me shume, ofendon, fantazon, ankohet dhe qan.
Sjellja e infermierit me nje te semure me ankth perbehet nga 4 aspekte, si me poshte:
 Inferimieri duhet te dije te percaktoje nese i semuri eshte ne gjendje ankthi, duke u
mbeshtetur ne ndryshimet fziologjike, emocionale dhe te sjelljes se tij.
 Infermieri duhet te inkurajoje te semurin me fjale, qe ai te njohe dhe te shprehe ndjenjat
e veta, te krijuara nga ankthi.
 Ne qofte se burimi i ankthit ose shkaku, i tij eshte i jashtem si p.sh.: nga mungesa e
orientimit neper pavion, nga zhurmat dhe ndricimet shqetesuese, infermieri duhet te
marre masa qe keto kushte te ndryshohen dhe ne pamundesi, ndihmon te semurin qe
te kuptoje dhe te kontrolloje reagimet e tij. Ai inkurajon te semurin qe te ndjeje me te,
ato qe ndjen me anen e pyetjeve dhe pergjigjeve, si p. sh: “Me thuaj se c'po ndodh me
ty?“, ose “Cfare po pret qe te ndodhe?“. Te semuret shpesh kane nevoje qe te
pershkruajne reagimet dhe mendimet e tyre. Keshtu duke e pyetur ate fllimisht se
“Pse je me ankth?“, mundet ose jo, te marresh nje informacion. Personi mund te jete
shume i frikesuar ose i pasigurt, qe te flase me infermierin. Por ka mundesi qe ai te mos
dije fare se eshte ne ankth, ose mund te ndihet sikur eshte marre ne hetim.
 Infermieri duhet te ndihmoje te semurin, qe te kuptoje se kush eshte arsyeja kryesore
qe e shqeteson. Kjo e ndihmon pacientin qe te rivleresoje situaten dhe reagimet ndaj
saj. Shpesh, vetem marrja pjese e infermierit ne reagimet e te semurit, mund te ule
intensitetin e ankthit. I semuri ne keto raste ndihmohet jo vetem me pranine e infermierit
prane tij, por edhe me ndonje prekje dashamirese me dore, me nje kujdes fizik si dhe
me anen e tonit te zerit.
Gjendje ankthi perjetojne edhe pacientet qe shtrohen ne kiruirgji per tu operuar.
Shpesh, pyetjet qe ngrejne pacientet kane te bejne me ceshtje te tilla si: nese operimi do te dale
me sukses apo si do te kaloje periudha post operatore, e cila zakonisht shoqerohet me dhimbje,
hutim dhe pasiguri, etj. Kujdes duhet treguar edhe ne dhomat e reanimacionit ku i semuri
ka frike, ku izolohet, shqetesohet nga zhurmat qe ndjen dhe aparaturat e shumta qe sheh per
ndjekjen e gjendjes se tij. Ne kete rast infermieri duhet te kete informacion mbi periudhat e
disorientimit dhe te humbjes se kontrollit fizik dhe emocional te pacientit, pas operimit.
Duhet theksuar se, edhe vete infermieri mund te shfaqe sjellje te nje ankthi personal si
rezultat i nje pune teper te lodhshme. Eshte i njohur fakti se semundja dhe trajtimi i saj, ne
pergjithesi e pershpejtojne ankthin. Ne kete drejtim edhe infermieri mund te perjetoje caste, qe
te jete i pafuqishem qe te trajtoje ankthin te pacientet e vet, por ai duhet te jete ne gjendje qe te
pakten te menjanoje shtimin e tij. Ka te semure qe ndihen anksioz si ne momentin e shtrimit
ashtu edhe ne momentin e daljes nga spitali. Ne kete rast infermieri i inkurajon ata qe te
mobilizojne forcat e tyre per te kaluar sa me pare kete gjendje, si ne familje dhe ne pune.

b) Zemerimi dhe agresiviteti


Eshte vene re se konfliktet, frustracioni dhe humbja e kontrollit shpesh pershpejtojne dhe
agresionin, i cili eshte nje reagim kompleks i ndjenjave dhe sjelleve qe shfaqen me intensitet,
kohezgjatje dhe shprehje te formave nga me te ndryshme. Zemerimi qe shpesh shoqerohet me
agresivitet, eshte nje term i pergjithshem qe perfshin sjellje te tilla si: p.sh. i semuri te jete i
irrituar, i zymte, jo miqesor, i egersuar, ngulmues, mosbesues, mosbashkepunues, i fyer, i
indinjuar etj.
Te jesh i semure, do te thote qe je i pafuqishem, i kontrolluar nga te tjeret, i shqetesuar nga
injeksionet, kateteret, klizmat e ndryshme, procedurat kirurgjikale, etj. Keshtu te semuret dhe
zemerohen kur infermieret shqetesojne naten per te kryer mjekimet e nevojshme. Gjthashtu
vete rregullat e spitaleve qe shoqerohen me shuarjen e dritave, me kufizimin e vizitoreve,
etj. motovojne perjetimin e emocionit te zemerimit tek te semuret.
Kur i semuri eshte i ri ne spital, ai shpesh eshte dhe ne ankth per diagnozen, mjekimin,
prognozen e semundjes etj. Keshtu qe per t'u mbrojtur ai mund te nxehet me infermierin ose te
terhiqet menjane, duke nderprere urat e komunikimit dhe duke qendruar me fytyre te vrejtur.
Eshte vene re se zemerimi mund te pakesohet, kur pacienti njihet mire me personelin e
pavionit si dhe me orarin e mjekimeve, kur lidhja ndihmuese infermier – i semure eshte ngritur
mbi bazat e besueshmerise, empatise, kujdesit, reciprocitetit, dhe autonomise, kur ka afer
familjaret dhe te afermit e tjere. Po keshtu eshte vene re se zemerimi shtohet, kur shtohen
shqetesimet e semundjes se pacientit dhe nuk ofrohet kujdesi i duhur per plotesimin e nevojave
te tij kryesore. Te semuret qe e kane zemerimin ne natyren e tyre, qe nuk jane te lumtur
dhe gjithmone te pakenaqur nga vetja dhe shoqeria, kur shtrohen ne spitale, keto i
mbartin me vete. Keta te semure gjate gjithe kohes fillojne te debatojne, pyesin dhe
kerkojne, nuk vleresojne punen e te tjereve, jane sarkastike ose ironike dhe nuk bien dakord me
trajtmin mjekesor prej infermiereve. Ata nuk jane kurre dashamires e mirenjohes dhe refuzojne
cdo vendim lidhur me trajtimin e tyre duke e shoqeruar kete me sjellje agresive.
Por ka edhe te tjere qe jane akoma me agresive, qe paraqesin sjellje dhune duke thyer
sende (pjatat e gjelles), qe gjuajne ose shajne si dhe me xheste te tilla si: zgurdullim te syve,
shtrengim te grushtave, perqeshje te personelit, etj. Eshte vene re se pacientet regresive qe
shmangen zakonisht nga infermieri, e shtojne ndjenjen e mosbesimit ndaj infermierit, prandaj
per ta duhet treguar me shume kujdes dbe mbeshtetje.
Te semuret qe vazhdimisht jane te zemeruar dhe agresive, por te ndergjegjshem per
veprimet e tyre, jane edhe te semuret me te veshtire per t'u zoteruar dhe per t'u marre vesh me
ta. Duhet thene se ka te semure qe kete sjellje jonormale e kane si nje metode te tyre per t'u
per-shtatur me shqetesimin. Kjo do te thote se me anen e zemerimit, ata zbusin ndjenjat e tyre
te te qenit pa ndihme dhe te varur nga te tjeret. Ne raste te tjera zemerimi duhet pare si pjese e
luftes se tyre ndaj apatise dhe depresionit.
Nje i semure i zemeruar mund te zbutet, kur dikush e ndihmon ate per te gjetur se cfare e
ka demtuar, se kush i ka shkaktuar frustiacionin dhe i tregon rrugen per te dale me sukses nga
kjo gjendje. Nuk jane te rralla rastet kur i semuri i zemeruar, shqetesimet e tij t'ia shprehe dikujt
tjeter, ne vend te atij qe e ka demtuar. Keshtu p. sh. nje i semure mund te zemerohet me
shume me mjekun e tij, por nga frika qe ka se mos ai nuk e trajton mire, gjithe zemerimin ia
shkarkon infermierit.
Nga ana shoqerore shprehja direkte e zemerimit nuk eshte e pranueshme, prandaj edhe
keto shperthime shpesh perfundojne me kerkesen per falje.

Ndersa reagimi i zakonshem shoqeror ndaj zemerimit eshte kundersulmi, heqja dore dhe
menjanimi nga situata. Ne kushte te tilla keshtu duhet te veproje edhe cdo infermier. Por, ne
shume raste kjo menyre reagimi, nuk perputhet me qendrimin terapeutik. Detyra e infermierit
eshte qe edhe ne keto kushte, duhet te perpiqet qe te ndihmoje te semurin, pa marre parasysh
ndjenjat, irritimin, bezdisjen, goditjen qe ka pesuar. Kjo sepse, nese infermieri e braktis nje te
semure te tille, ai do te perjetoje ndjenjen e izolomit dhe do te behet i paafte per te per te
plotesuar nevojat e tij fizike dhe emcionale. Te semure te tille, i kane vleresuar keto infermiere
per vete faktin se ata i kane ndenjur gjithmone prane per te kaluar momentet e veshtira dhe
krizat e tyre duke mos i braktisur dhe jane perpjekur te gjejne arsyet e verteta te sjelljeve te tilla
per t’i ardhur atyre ne ndihme.

c) Hidherimi
Hidherimi eshte nje reagim emocional i nderlikuar ndaj humbjes se dickaje teper te vleftshme te
jetes se nje njeriut, p.sh.: humbja e njeriut te afert, humbja e nje pjese te trupit, humbja e punes,
e shendetit, etj. Ne hidherim marrin pjese edhe ndjenja te tjera si: ankthi, te qenit i pa ndihme,
pa shprese, te ndjerit me faj, zemerim, merzitje, pendimi, vetmia, depresioni. Njerez te
ndryshem e shprehin hidherimin ne forma te ndryshme, kjo ne varesi te kultures dhe zakoneve
te tyre. Disa jane stoike, disa qajne, etj. Intensiteti i hidherimit varet nga rendesia e humbjes qe
peson personi. Keshtu intensiteti eshte me I madh kur pesohet nje vdekje e papritur, e ne
vecanti, kur ndjen se ka nje fare pergjegjesie per humbjen.
Stadet e hidherimit jane te njejta me stadet e adaptimit ndaj semundjes: a. Gjendje shoku
dhe mosbesimi per ate qe ka ndodhur; b. Ndergjegjesimi, c. Rikthimi i gjendjes normale.
Porsa merret vesh humbja, njeriu peson ndjenjen e Fundosjes qe shprehet me shtrengim ne
fyt, humbje oreksi, lodhje, tension, ankth akut. Ne marredheniet me te tjeret, ata deshirojne qe
mos shqetesohen, menjanohen nga aktivitetet e ndryshme, neglizhojne kujdesin per veten ose
e kunderta, e angazhojne veten me pune te ndryshme papushim. Ne stadin e ndergjegjesimit te
humbjes, njeriu ndjen dhimbje te madhe, nje si boshllek dhe nje merzitje te menjehershme.
Deshira per te qare eshte nje gje e zakonshme.
Ne stadin e rikthimit, realiteti i humbjes eshte i qarte. Ne raste te humbjes se nje pjese te
trupit (amputacione), te shikuarit e cungut dhe perpjekjet e para per te perdorur protezat e
theksojne realitetin. Mandej fillon procesi i gjate I pershtatjes ndaj humbjes si dhe detyra per t'u
shkeputur nga kjo ndjenje hidherimi. Njeriu fillon te zhvilloje interest te reja dhe te behet me
realist per te ardhmen.
Detyra e infermierit eshte qe te ndihmoje te semurin dhe familjaret e tij ne gjendjen e krijuar
mbas humbjes, duke i mbeshtetur dhe krijuar mundesi qe te perdorin mekanizma te ndryshme
te pershtatjes dhe te shprehjes se ndjenjave qe kane. Ketyre njerezve u vihen ne dispozicion
mjedise intime. Kur i semuri ka pesuar nje amputim ose nje humbje funksioni, infermieri tregon
kujdes te vecante, duke i krijuar kushte te tilla, qe tek i semuri te mos krijohet ndjenja e humbjes
se vlerave personale. Prania dhe gadishmeria e infermierit ndaj te semurit parandalon ndjenjen
e braktisjes nga ana e te semurit. Kur shihet se keto veprime te infermierit nuk kane dhene
rezultate, atehere ai mund te kerkoje nderhyrje te tjera terapeutike si p.sh., psikoterapine.

d) Shpresa
Shpresa eshte nje ndjenje njerezore e komplikuar, qe ka lidhje me shendetin. Ajo eshte nje
perzierje ndjenjash dhe mendimesh qe ka te beje me besimin kryesor, se per te gjitha
problemet e njerezve, ka nje zgjidhje. Shumica e njerezve shpresojne per nje jete te gjate dhe
te shendetshme per veten e tyre dhe te afermve. Por semundjet serioze dhe demtimet nga
aksidentet e ndryshme, krijojne probleme lidhur me pasigurine per te ardhmen.
Me anen e shpreses mund te shmanget deshperimi qe karakterizohet nga nje ankth psikik,
nga nje disorganizim dhe ndjenje e te qenit i pa shprese e pa ndihme. Humbja e shpreses krijon
sjellje qe shprehin nje disekuiliber fizik dhe emocional.
Shpresa eshte nje katalizator qe aktivizon sistemet e motivimit. Shpresa mund te perforcohet
nga njerez te tjere, qe mbeshtesin dhe inkurajojne vazhdimin e perpjekjeve per jeten. Edhe me
te semuret qe jane duke vdekur, shpresa per t'u qetesuar nga vuajtjet dhe per te bere nje jete
kuptimptole, ne castet aktuale jane aspekte te rendesishme qe mund te perforcohen nga kujdesi
infermieror. Infermieri duhet te ndihmoje te semuret dhe familjaret per rikthimin e shpreses,
duke krijuar nje mjedis plot shprese, ne radhe te pare nga ai vete, e me pas nga pjestare te
stafit.

2 – Ndryshimi I Roleve
Ne jete njerezit ne familje dhe ne shoqeri kane detyra dhe role te ndryshme p. sh. roli i kujdesit
te madh prinderor ndaj femijeve apo roli i rendesishem i njeriut te shendetesise ndaj pacienteve.
Kur njeriu moshohet ose semuret ky rol ndryshon ne kah te kundert. Keshtu kur prinderit
semuren ose moshohen, jane femijet qe kujdesen per ta. Dihet qe pleqeria eshte periudha e
fundit e jetes se njeriut, gjate se ciles vetevetiu ne forme te lire, funksionet e organizmit te njeriut
kufizohen ose degjenerojne, gje e cila shoqerohet me shfaqen e nje sere semundjesh tek i
moshuari duke i bere ata te jene shume te ndervarur nga femijet e tyre te rritur.
Te veshtire per t’u trajtuar ne institucionet e shendetesore jane personat shume te njohur
nga publiku i gjere dhe me reputacion, VIP (aktore, kengetare, individe qe ndodhen ne poste te
rendesishme te drejtimit te vendit, etj), kjo sepse ata kerkojne nje sherbim te diferencuar nga te
semuret e tjere, gje e cila mund te influencoje negativisht tek pacientet e tjere te shtruar. I
veshtire eshte edhe trajtimi i pacienteve qe ndodhen ne prag te vdekjes. Per shume njerez kjo
eshte nje gjendje e panjohur dhe e frikshme e jetes. Ata nuk e dine se c'pritet prej tyre, si te
bisedojne per gjendjen dhe si te reagojne per prognozen e tyre te keqe. Njerezit e shendetesise
duhet te ndihmojne keta paciente dhe familjaret e tyre per te kaluar kete periudhe te veshtire.
Te semuret kronike duhet te ndeshen me gjendjen e re te demtimit te shendetit te tyre. Ata
duan qe te behen sa me shpejt njerez normale, megjithese keto deshira nganjehere interferojne
me gjendjen e semundjes se tyre, ne nje shkalle te madhe. Keshtu qe disa terhiqen, largohen
nga te tjeret duke perfunduar shpesh ne vetmi dhe depresion.

3 – Strategjite e adaptimit ndaj semundjes dhe detyrimet e infermierit


Pacientet, familjaret dhe personeli mjekesor, perpiqen me metoda dhe rruge te ndryshme qe te
adaptohen, sidomos me semundjet serioze. Ne kete drejtim sot njihen dhe perdoren 7 lloje
veprimesh pershtatese, te tilla si:
a) Mohimi
Mohim do te thote mosnjohje ose minimizim i rendesise, seriozitetit te semundjes, apo
krizes se saj, nga ana e pacientit, duke izoluar ose vecuar ndjenjat qe kane lidhje me situaten.
Keta te semure veprojne keshtu, qe te tjeret te besojne se shenjat e semundjes qe ka ai, nuk
paraqesin ndonje rendesi ose nuk perfillin seriozitetin e diagnozes.
Mohimi dhe izolimi konsiderohen si mekanizma mbrojtes kunder ankthit te pacientit,
megjithese ne kete rast i semuri e shtremberon te verteten. Por kjo gjendje nuk zgjat shume,
sepse shtimi dhe qendrueshmeria e shenjave te semundjes e detyrojne te semurin qe te heqe
dore nga mohimi ne nje kohe te duhur. Mohimi dhe minimizimi ndihmon te semurin per te
ruajtur ekulibrin e vet psikologjik. Por duhet thene se ky qendrim behet i demshem, kur
pacienti fillon te neglizhoje vizitat dhe mjekimet.
Detyra e infermierit eshte qe te sqaroje pacientin, se ky mohim kur zgjatet e teprohet, behet
i demshem. Infermieri duhet te binde te semurin qe ai te pranoje realitetin me shume takt dhe
zgjuarsi, sepse i semuri kete e ben vetem per t'u mbrojtur dhe per te pershtatur veten ndaj
semundjes.

b) Kerkimi i inforormacionit
Eshte nje tjeter metode per t'u pershtatur dhe adaptuar me semundjen. Ne kete rast te semurit i
duhen dhene informacione qe kane te bejne me pakesimin e ankthit te krijuar per shkak te
keqkuptimve apo pavertetesive, duke shfrytezuar burimet intelektuale. Pacienti dhe familja
zako-nisht qetesohen, mbasi informohen per semundjen, mjekimin dhe prognozen e saj. Po
keshtu, ata qetesohen dhe inkurajohen kur degjojne se edhe te semure te tjere ne te njejtat
kushte jane sheruar. Te semuret e informuar jane me shume te afte qe te bashkepunojne me
njeriun e shen-detesise, ne trajtimin e tyre.

c) Mbeshtetja emocionale
Kerkesa per siguri dhe mbeshtetje emocionale nga familjaret, miqte dhe infermieret eshte
shume e rendesishme, per shkak te ndjenjave te ndryshme qe perjetojne pacientet nga ana e
tyre, te tilla si ankthi, frika etj. Ata shpesh e ndjejne veten te vetmuar dhe perpiqen qe te
sigurojne kujdesin e te tjereve. Pacientet duhet te inkurajohen, qe te shprehin lirshem ndjenjat e
tyre, te qajne hallet me te afermit dhe me personelin mjeksore dhe te binden se kjo mbeshtetje
e tyre do t’I ndihmoje qe te luftojne kunder veshtiresive te krijuara nga semundja.

d) Te mesohen per t'i sherbyer vetes


Detyra e infermierit eshte qe te mesoje dhe te inkurajoje pacientin t’i sherbeje vetes, edhe pas
pasojave qe lene semundjet apo pas demtimeve te renda. Eshte vene re se ndenja e te qenit
pa ndihme, fillon te pakesohet kur i semuri fillon te kujdeset per vetveten e duke u rikthyer ne
kete menyre tek ndjenja e veterespektit. Infermieri duhet te ndihmoje familjaret, per t’i mesuar
se si duhet t’i sherbejne nje te semuri akut apo kronik.
Duke u aftesuar per te kryer dicka vete, shpesh edhe ankthi qetesohet e bashke me te edhe
faji qe i semuri ndjen shpesh here. Te mesuarit e pacientit ne kete drejtim eshte nje nga
aspektet e rendesishme te kujdesit infermieror.
e) Detyra te kufizuara ne pavion
Duke i aktivizuar te semuret me detyra te vogla dhe te realizueshme neper pavion nga ana
e infermierit, eshte vene re se, kjo ndikon ne pakesimin e ankthit te tij dhe ne sherimin sa me te
shpejte.

f) Zgjedhja e altenativave te ndryshme


Kjo do te thote qe te semuret, qe kur jane ne pavion, mund te fillojne te praktikohen se si do te
veprojne, kur te dalin ne jete. Keshtu p. sh., per te semuret me demtime te pamjes se jashtme,
rekomandohen prova qe ne pavion, se si ata duhet te veprojne ne situata te ndryshme, pasi te
dalin nga spitali.

g) Te gjeturit e nje kuptimi dhe nje domethenie per semundjen


Duhet thene se semundja eshte nje pervoje njerezore. Shume njerez kane deshmuar se nje
semundje serioze ka sherbyer per ata si nje kthese ne jete. Ajo mund ta orientoje njeriun drejt
nje jete me te pasur sidomos shpirterore ose filozofike. Keta paciente mund te inkurajohen se
vuajtja e tyre mund t'u sherbeje te tjereve.
Ne kete rast shkrimet e ndryshme te pacienteve, te familjareve te tyre apo punonjesve te
shendetesise per keto gjendje u kane dhene shprese dhe frymezim shume te semureve dhe
njerezve te tjere.

4 – Reagimet emocionale te infermiereve ndaj te semureve dhe familjareve te tyre


Edhe vete infermieret gjenerojne reagime emocionale ne mjedisin shendetesore ku ata
punojne ndaj kolegeve, te semureve dhe familjareve te tyre si rezultat I sadisfaksionit apo
veshtiresive qe ndeshin ne pune. Disa prej tyre jane: frusiracioni, ankthi, zemerimi, shpresa,
faji, dhembshuria, dashuria, krenaria, te qenit te pashprese, te pandihme etj. Keto reagime kane
qene te stimuluara nga karakteristikat personale te infermierit, detyra personale e obligimet e tij,
nderlikimet e semundjes dhe nga personaliteti i tij. Reagimet emocionale te infermiereve jane
vene re jo vetem ne raport me pacientet e tyre, por edhe ne raport me familjaret e te semurit,
madje edhe ne raport me anetaret e tjere te stafit mjekesor. Infermieri eshte ballafaquar me
veshtiresite per ndreqjen e shume ndryshimeve ne gjendjen shendetesore te pacienteve te tyre.
Kjo ndodh me shume me ata qe quhen "paciente te veshtire", te cilet nuk reagojne dot ndaj
njeriut te shendetesise dhe atyre me semundje termianle. Duhet theksuar se infermieret qe
punojne ne reparate te tilla si: repartet e urgjences, te mjekimeve intensive, ne femijet prematur,
si dhene reparte me perqindje te larte vdekshmerie ndeshen me shpesh dhe me shume me ata
qe quhen “faktore te medhenj te riskut" qe hasen ne pune. Infermieret ndeshet shpesh me
shume konfliket dhe probleme kur dalin ne jete (ne punen e tyre te perditshme me te semuret),
te cilat nuk I ka mesuar ne Shkollen e Larte te Infermierise, por eshte pikerisht praktika e jetes
ajo qe I meson atyre shprehite e nevojshme per perballimin dhe menaxhimin me sukses te tyre.
Eshte shume e rendesishme qe infermieret te mesohen paraprakisht me te gjitha reagimet
emocionate te pacienteve dhe familjareve te tyre gjate shtrimit dhe kurimit te tyre neper klinikat
e ndryshme te mjeksise. Eshte vertetuar me se miri ne jete se infermieret qe jane te
parapergatitur per reagimet e shumta qe ndodhin ne pune, jane me te aftet per t’i ardhur ne
ndihme te tjereve.

You might also like