You are on page 1of 25

PROCESET E NDJENJAVE

EMOCIONET
Ç’JANË EMOCIONET???

• Emocionet janë procese të veçanta psikike, që kanë të bëjnë me mënyrën e


reagimit të individit ndaj objekteve ose ndaj dukurive të ndryshme. Emocionet
na mundësojnë të marrim qëndrim ndaj asaj që e kemi perceptuar më parë dhe
në bazë të tyre njeriu vlerëson jo vetëm vetveten, por edhe realitetin objektiv.
Kur flasim për emocionet duhet të bazohemi para se gjithash në tri dukuri
kryesore edhe atë:
 Gjatë veprimeve të ndryshme çdonjëri prej nesh i përjeton subjektivisht
Mënyrë specifike të shprehjes së sjelljes tonë
Ndryshime fiziologjike që manifestohen në organizmin tonë
• Kraç dhe Kraçfild me konceptin emocion kuptojnë gjendjen emotive të
organizmit, e cila manifestohet në tri mënyra:

Mepërjetimin
Me sjelljen
emocional
emocionale

M
e
nd
ry
sh
im
et
fiz
iol
og
jik
e

or
an
iz
ë
m
A kemi dallime në mes termit ndjenjë dhe emocion???
Ndjenjat janë gjendje emocionale karakteristike vetëm për njeriun
dhe janë të kushtëzuara nga natyra shoqërore e njeriut ndërsa
emocionet shfaqen si te njerëzit ashtu edhe te kafshët dhe kryesisht
varen nga natyra biologjike e tyre.
TË SHPREHURIT E NDJENJAVE

• Ndjenjat e njeriut manifestohen në reagime të jashtme posaqërisht në pjesën e


fytyrës. Shprehja e ndjenjave dallon nga njeriu në njeri dhe prej popullit në
popull. Mirëpo shprehja e disa ndjenjave është karakteristike pothuajse për të
gjithë njerëzit. Të tilla ndjenja janë: ndjenja e lumturisë, e pikëllimit, e frikës e
zemërimit dhe e neverisë. Kur është çështja e të shprehurit të ndjenjave,
sidomos atyre mme shenja në fytyrë, duhet theksuar se ndjenjat e ndryshme
ndikojnë edhe në reagime të tjera të trupit të njeriut sidomos të gjymtyrëve
(duart dhe këmbët). Mirëpo duhet theksuar se për të arritur në një përfundim të
saktë lidhur me paraqitjen e ndjenjave duhet bazohemi edhe në ndyshimet e
brendshme që ndodhin në organizëm.
LLOJET E NDJENJAVE
Nëse për kriter merret rëndësia që kanë ndjenjat në jetën e njeriut dallojmë:

a) Ndjenja primare- themelore si: frika, zemërimi, gëzimi dhe pikëllimi, ndjenja
universale për njeriun të rëndësishmë për ekzistencën e tij.
b) Ndjenja sekondare-si ndjenjat shoqërore (dashuria, xhelozia, miqësia, zilia),
ndjenjat morale dhe ndjenjat estetike.

Poashtu kemi dhe klasifikimi tjetër duke u bazuar në fuqinë dhe zgjatjen e tyre.
Këto janë: afektet, disponimet, sentimentet dhe pasionet.
• Klasifikim më të plotë të ndjenjave themelore ka bërë Robert Plutchik. Këto
ndjenja janë: gëzimi, pranimi, frika, habia, trishtimi, neveria, zemërimi dhe
kundërveprimi
NDJENJAT THEMELORE PARËSORE

Frika- është një lloj ndjenje që shfaqet në muajt e parë të paslindjes. Frika shfaqet si
reagim ndaj situatave të papritura si dhe ndaj situatave që vlerësohen si të rezikshme
për një individ. Paraqet një ndjenjë të pakëndshme e cila ndikon që njeriu të ndihet
i paaftë, i rrezikuar dhe i pasigurt për të evituar rrezikun. Kjo ndjenjë ndikon në
shfaqjen e ndryshimeve fiziologjike të organizmit të njeriut si: frymëmarrje e
përshpejtuar, ngritje të tensionit, dridhja e trupit etj. Gjithashtu e njejta ndikon edhe
në nivelin e koncentrimit të njeriut për punë, ndikon në të menduarit, ndikon në
ndryshimin e sjelljes
Zemërimi
Është poashtu ndjenjë themelore karakteristike si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Tek
fëmijët shfaqet me rastin e pengimit të plotësimit të ndonjë lloj motivi, tek të
rriturit manifestohet edhe në forma tjera si psh me hidhërim, me tërbim,
me mëri etj.

Gëzimi
Gëzimi është ndjenjë pozitive që shfaqet pas vitit të parë të lindjes, madje më së shumti kur
realizohet ndonjë qëllim. Në vitet e para kjo ndjenjë shprehet së pari me buzëqeshje e më vonë me të
qeshur me zë. Gëzimi ka intensitet të ndryshëm dhe kjo mvaret nga natyra e qëllimit që e kemi
reaizuar. Pra realizimi i suksesshëm i një qëllimi mundëson që gëzimi të kalojë prej gjendjes
emocionale të kënaqësisë deri në ndjenjën
e lumturisë.
Pikëllimi
Është ndjenjë themelore e pakëndshme e cila shfaqet rreth moshës 3 vjeçare.
Manifestohet si ndjenjë e veçantë kur humbin diçka që për ne ka rëndësi të
madhe. Edhe kjo ndjenjë ndryshon në intensitet, saqë në disa raste serioze
mund të ndikojë në ngadalësimin e ërkohshëm të aktivitetit, madje gati edhe në
ndërprerjen e punës. Pikëllimi është i fuqishëm sidomos te njerëzit labil nga
pikëmapja emocionale, te individët e pasigurtë dhe të varur. Nëse i njejti
manifestohet me intensitet të lartë mund të jetë shkaktar për shfaqjen e
depresonit.
NDJENJAT E NDËRLIKUARA- DYTËSORE

Në grupin e ndjenjave të ndërlikuara duhet dalluar sidomos: ndjenjat shoqërore,


morale dhe estetike.
Ndjenjat shoqërore- janë grupi më i ndërlikuar i ndjenjave të cilat në fillim janë të
orientuara nga vetja. Mirëpo, zhvillimi i mëtutjeshëm, kushtet dhe lufta për ekzistencë
ndikojnë që edhe fëmija të vërejë se në rrethin ku jeton dhe vepron ka edhe individ të
tjerë, se ekzistojnë grupe njerëzish, bashkësi shoqërore në të cilat prodhimi dhe ndarja
e arritjeve bëhet sipas disa raporteve të ndërsjella. Kështu fëmijët dhe të rinjtë
mendojnë se për të marrë diçka do të duhet që të jenë të pregatitur edhe të japin.
Ndër ndjenjat shoqërore të drejtuara nga personat tjerë duhet përmendur: ndjenjat e
dashurisë, të xhelozisë, të zilisë dhe të urrejtjes.
Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njeri një
vend ose diçka. Ajo bazohet tek afria, dobia(në kuptimin anësor) dhe/ose mbi
dëshirën dhe tërheqjen erotike. Dashuria mund të kuptohet edhe si një përkujdesje
ose vlerësim i thellë. Dashuria mendohet zakonisht e pamundshme të përkufizohet.
Dashuria është ndjenja më e lartë e humanizuar që përcakton jo vetëm marrëdhëniet
ndërnjerëzore por edhe ato ndërmjet gjinive. Në zhvillimin e kësaj ndjenje
ndikojnë shumë faktore si cilësitë fizike (të palës tjetër), qëndrimet e tij/saj, aftësitë,
vlerat morale, prejardhja familjare etj.
Xhelozia- është ndjenjë mjaft e shpeshtë e cila manifestohet sidomos në fëmijëri. E
njejta është rezultat i njëfarë doze të pasigurisë që e ka çdo njeri. Nga masa e saj
mvaret edhe fuqia e xhelozisë dhe e njejta shfaqet jo vetëm ndër meshkujt dhe ndër
femrat që dashurojnë por paraqitet edhe ndër anëtarët e familjes, sidomos ndër
vlezërit. Situatë që shkakton xhelozi është lindja e fëmijës tjetër.
Zilia- si ndjenjë e ndërlikuar shfaqet kur lakmojmë diçka që ka një person tjetër,
sidomos kur mendojmë së ajo gjë më tepër na përgjigjet neve sesa të tjerëve.

Urrejtja- shfaqet atëherë kur te një njeri lind dëshira për t’i bërë dëm tjetrit,
pra e njejta është ndjenjë që nxit dëshirën për t’iu kundërvënë tjetrit dhe e
cila në strukturën e vet do të përmbajë zemërimin e nganjëherë edhe frikën.
NDJENJAT MORALE
Ndjenjë morale kuptojmë të përjetuarit e atyre normave dhe rregullave të cilat
e përcaktojnë sjelljen e njeriut në shoqëri. Çdo reagim, sjellje ose aktivitet i
njeriut nëse është në pajtim me normat dhe me vlerat e krijuara në atë rreth, ka të
bëjë me një lloj përjetimi të këndshëm me një gjendje morale. Pra me situatë
morale nënkuptojmë tërë atë që bën njeriu për mirëqenien e vet, për mirëqënien
e të tjerëve në rethin ku jeton dhe më gjërë. Në thelbin e moralit të drejtë dhe të
fortë hyn beteja kundër çdo shfrytëzimi si dhe lufta për krijim e atyre
marrëdhënieve ndërmjet njerëzve të cilat në realitet do të jenë humane. Morali
përcakton një lloj qëndrimi të drejtë të njeriut ndaj jetës në përgjithësi dhe nuk
është i përjetshëm por ndryshon varësisht nga kushtet dhe nga edukata e rrethit.
NDJENJAT ESTETIKE

Ndjenjat estetike lindin kur vlerësojmë në situata të ndryshme psh. Bukuritë e


natyrës, veprat artistike ose ndodhitë e këndshme në jetë. Për këtë lloj ndjenje
rëndësi të veçantë ka rrethi në të cilin gjendet një individ, përvoja e tij dhe
edukata në përgjithësi.
Ndjenjat sipas
fuqisë dhe
kohëzgjatjes
AFEKTET

Janë përjetime të ndjenjave të


cilat shfaqen shumë shpejtë, janë
të fuqishme por për fat nuk
zgjasin shumë. Gjatë gjendjes
afeltive kemi jo vetëm ndryshime
fiziologjike por edhe proceset
intelektuale nuk janë në nivel të
duhur dhe nëse nuk frenohemi
mund të humbim kontrollin e
vetvetes dhe të dalim nda ritmi
normal
D IS P O N IM E T S E N T I M E N T E T ( N D J E S H M Ë R I)

Janë ndjenja më pak intensive, por që • Me nocionin sentiment nënkuptojmë një


zgjasin shumë. Kjo është një gjendje dispozitë komplekse a organizimin e një
ndjenje mjaft e qëndrueshme që personi në raport me një objekt i cili
shkaktohet nga ngjarje të kushtëzuara, është me rëndësi të madhe për personin.
nga ndjenja intensive të kënaqësisë. Si sentimente mund të emërtojmë:
Koha e zgjatjes së disponimit do të mërzinë, besnikërinë, respektimin,
mvaret prej tipit ë njeriut, prej urrejtjen, patriotizmin, ndjenjën për
temeramentit të tij. dashuri dhe miqësi. Për sentimentet
bëhemi të vetëdijshëm kur ballafaqohemi
ose kur e kujtojmë objektin e caktuar.
PA S I O N E T
Pasionet paraqesin lidhëshmëri e
ndjenjave të njeriut ndaj një objekti, ndaj
një dukurie ose ndaj një personi tjetër.
Pasionet ndryshe nga ndjenjat e tjera të
ndërlikuara dallohen me intensitetin e
tyre të madh dhe me kohëzgjatjen e
theksuar. Janë ndjenja të veçanta të cilat
janë të lidhura me interesat, por nuk
duhet harruar edhe praninë e tyre në
dashuri, urrejtje dhe në sjellje e cila vlen
për një rreth të caktuar shoqëror.
Zakonisht manifestohen në formë
pozitive mirëpo mund të manifestohen
edhe në formë negative
TEORITË E NDJENJAVE

Teoria e Plutchikut bën fjalë ●
Në fillim eksitohemi
për një zingjir: konjicion, fiziologjikisht e më pas
ndjenjë dhe sjellje të cilat çojnë përjetojmë ndjenjën si emocion,
në kryerjen e një funksioni pra sjellja u paraprin ndjenjave

Teoria e
Teoria e
Xhejms
Plutchik
Langut

Teoria e
Teoria e
Shahter-
Kenon-Brejd
Singer

Kur eksitohemi ●
Kur një ngacmues aktivizon
fiziologjikisht ne e talamusin atëherë edhe eksitimi
interpretojmë konjitivisht atë fiziologjik edhe ndjenja
dhe e emërtojmë si emocion subjektive rrjedhin njëkohësisht
KONTROLLIMI I NDJENJAVE

Ndjenjat janë të pavarura nga vullneti. Ato as që mund të kontrollohen në


mënyrë të drejtpërdrejtë, por vetëm tërthorazi.Parimet e kontrollit të ndjenjave janë
si vijon:
Secilën ndjenjë duhet ta marim në mënyrë reale
Duhet t’i shmangemi një situate e cila shkakton ndjenja të tepërta
Gatishmëria për kapërcimin e ndjenjave të pakëndshme zvogëlon shfaqjen e tyre
Riinterpretimi i situatës
Angazhimi në aktivitete
Evitimi i brengave
Relaksimi fizik

You might also like