You are on page 1of 19

Të mësuarit

Ç’është të mësuarit????

• Të mësuarit është një ndryshim relativisht i përhershëm në sjellje ose


në aftësi të individit për të manifestuar sjellje të caktuar që ndodh si
rezultat i përvojës.
• Të mësuarit është një ndër proceset më të rëndësishme dhe më të
ndërlikuara njohëse me ndihmën e të cilit jo vetëm që fitojmë dijeni, por
edhe formojmë shkathtësi- shprehi dhe cilësi të veçanta të personalitetit .
• Njeriu normal vetë e përcakton shkakun e të mësuarit, organizimin e
tij, e di qëllimin e të mësuarit dhe veë e bën kontrollimin e rrjedhs së
të msuarit të shkathtësive, shprehive të përmbajtjeve fjalësore, të
sjelljeve, etj.
• Në psikologjinë bashkëkohore të mësuarit përkufizohet si
ndryshim relativisht i përhershëm dhe progresiv i sjelljeve të
individit që shkaktohet nga nevoja e tij dhe nga ndikimi që
ushtron rrethi i tij në individin e caktuar. Ky ndryshim është
rezultat i veprimtarisë së atij individi.
Llojet e të mësuarit:
Dy parime kryesore:
1.Mënyra e realizimit të të mësuarit

2.Përmbajtja e lëndës, materialit, veprimet të cilat duhet


mësuar
Parimi I parë- mënyra se si të mësojmë

• Format e thjeshta të të mësuarit:


1. Kushtëzimi klasik
2. Kushtëzimi instrumental
3. Të mësuarit mekanik
4. Mësimi në bazë të orvatjeve dhe gabimeve
5. Mësimi labirintor
6. Të mësuarit e dallimit të ngacmuesve të organizmit
7. Të mësuarit në bazë të modelit
8. Të mësuarit në bazë të mëtimit
Kushtëzimi klasik
• Është forma më e thjeshtë e mësimit (I.Pavllov) –ngacmimi natyror, refleksi
I pakushtëzuar, ngacmimi i kushtëzuar dhe refleksi I kushtëzuar.
Kushtëzimi instrumental- përvetësim I një lloj reagimi të veçantë
për arritjen e një qëllimi të caktuar. Quhet instrumetal ngase veprimet
ose sjelljet të cilat mësohen janë mjete motivuese.
Të mësuarit mekanik
Formë e thjeshtë e të mësuarit e cila nuk ka të bëjë me ndonjë mënyrë
të lindur të ngacmimit. Mësimi i emrave, të numrave, të rrokjeve, të
fjalëve të huaja etj, që në shikim të parë nuk ka ndonjë kuptim të plotë e
që duhet të mbahet në mend quhet mësim mekanik.
Mësimi në bazë të orvatjeve dhe gabimeve

• Esenca e të mësuarit në bazë të orvatjeve dhe gabimeve qënedron


në njohjen e të mësuarit të zotërimit të pengesave nga ana e
sisorëve të cilët nuk kanë mekanizma të lindura për zotërim të
pengesave
• Në bazë të Thorndike kjo është fomra themelore e të mësuarit
të bazuar në ligjin e efektit.
• Ligji I efektit: Veprimet përforcohen
• ose eliminohen varësisht nga efekti
• që shpie në sukses ose mossukses
Mësimi labirintor

• Të mësuarit labirintor është të mësuarit e ndarjes së atij


koridori dhe mbajtja në mend e tij prej disa sosh.
Të mësuarit e reagimeve ndaj ngacmuesve të ndryshëm
Të mësuarit ka të bëjë me me shpërblimin e reagimeve të
caktuara, por vetëm të atyre reagimeve të organizmit që shpiejnë
në dallimin e ngacmuesve dhe në formimin e reagimit të caktuar
të organizmit ndaj njërit ngacmues për dallim nga reagimi ndaj
ngacmuesit tjetër.
Të mësuarit sipas modelit ose gjedhes

• Të mësuarit sipas një modeli është të mësuar i sjelljeve dhe i


veprimeve të veçanta duke pasur për bazë sjelljet dhe veprimet e
tjetrit, përkatësisht të një individi tjetër i cili shërben si model
sjelljesh dhe veprimesh të mira.
2. Të mësuarit në bazë të përmbajtjes së lëndës,
materialit, veprimet të cilat duhet mësuar
• Bazohet në rradhë të parë në proceset e ndërlikuara psikike,
d.t.th. në lëndën që mësohet- në përmbajtjen e saj dhe në
mënyrat se si përvetësohet një material- lëndë.
1. Të mësuarit motorik
2. Të mësuarit verbal
3. Të mësuarit social
4. Të mësuarit intelektual
Të mësuarit motorik: mësimi i lëvizjeve të ndryshme që të gjihë
ne i bëjmë me gjymtyrë, posaçërisht me ato të sipërme (duar
dhe gishtërinjë), me lëvizje të kokës, me lëvizje të organizmit,
sikurse janë: të ecurit, kërcimi, vaprimi etj. Pra me të mësuarit
motorik nënkuptojmë përvetësimin e atyre lëvizjeve të trupit,
karakteristike për një veprim të caktuar motorik.
Shkathtësitë janë ekzekutues i shpejtë dhe i saktë i veprimeve të
caktuara profesionale, sportive ushtarake etj.
Shprehitë janë tërësi lëvizjesh të mësuara, me anën
e të cilëve njeriu reagon ndaj kërkesave të rrethit.
Të mësuarit verbal
• Është formë e ndërlikuar e të
• mësuarit në përgjithësi e cila ka
• të bëjë me reagimet e njerëzve
• me fjalë dhe me simbole të tjera.
• Dallojmë forma të veçanta të
• të mësuarit verbal edhe atë:
• Të mësuarit mekanik
• Të mësuarit logjik
Të mësuarit social
Mësimi social i ndihmon individit të përvetësojë forma të reja të sjelljes dhe të
veprimit të bazuara jo në sjellje origjinale që i heton te një person tjetër, por
bazuar në rëndësinë e atyre momenteve të sjelljes së të tjerëve që janë me vlerë
edhe për sjelljen dhe gjindshmërinë shoqërore të personit që mëson (imiton).
Mësimi shoqëroe ose social realizohet në forma të ndryshme edhe atë
nëpërmjet vëzhgimit të sjelljes së individit tjetër, mësim ose sjellje në bazë të
modelit, mësim në formë të identifikimit, mësim në bazë të imitimit, mësim në
bazë të luajtjes së roleve.
Të mësuarit intelektual (zgjidhja e problemit-të
mësuarit në bazë të mëtimit)
• Forma më e ndërlikuar dhe më efikase e të mësuarit te njerëzit
në përgjithësi është të mësuarit intelektual. Quhet mësim
intelektual ngaqë zgjidhja e problemit realizohet kryesisht falë
të menduarit dhe intelegjencës së njerëzve.
• Të mësuarit problemor ka disa karakteristika:
 Individi shënon sukses menjëherë dhe papritmas
 Kur një herë arrihet suksesi, veprimet e pasuksesshme nuk
përsëriten
 Forma që siguron sukses, ka vlerë edhe në situata të
ngjajshme.
Transferi i të mësuarit
• N.Rot me fjalën transfer në mësim nënkupton bartjen e ndikimi
të të mësuarit të mëparshëm në të mësuarit e mëvonshëm.
Transferi është shfrytëzimi i përvojës së fituar më parë për t’u
orientuar më mirë në situata të reja.
• Kemi lloje të veçanta të transferit: Transferi pozitiv dhe transferi
negativ.
Rëndësia e të mësuarit

• Të mësuarit është bazë për zhvillimin e të gjitha dukurive


psikike, të një numri të konsideruar të cilësive të personalitetit
dhe faktor kryesor për formimin e shkathtësive dhe shprehive si
dhe të sjelljes së individit.

You might also like