You are on page 1of 30

KUJDESI NË NEUROPSIKIATRI 1

KUJDESI NË PSIKIATRI

HYRJE

Psikiatria është degë e mjeksisë e fokusuar në diagnostifikimin,


trajtimin dhe parandalimin e çrregullimeve mendore dhe sëmundjeve
psiqike.

Organizimi i punës në qendrat psikiatrike

* Qendrat jashtë spitalore të diferencuara (këshillmore, dispanzere).


*Qendrat për hospitalizim parcial (spitale ditore dhe të natËs).
*Qendrat për shërim spitalor.
*Qendrat për përcjellje socio-psikiatrike, rehabilitim, dhe shërim
shtëpiak.

Pranimi i të sëmurit psiqik

Në shikim të parë pranimi i një pacienti duket si një punë e rëndomtë


dhe e përditshme mirëpo nga shum shkaqe ajo paraqet një përjetim të
ndërlikuar dhe specifik për shumë pacient.

Nga pamja psikologjike ajo për të sëmurin paraqet akt nënçmues dhe
depresionalizëm i personalitetit

Nga pamja sociologjike mund të nënkuptoj si ndarje nga rrethi i tij dhe
vendosje në paraburgim . Për këto shkaqe një numër i madh ashpër
reagojnë gjatë pranimit me arsyetim se janë plotësisht të shëndoshë,
prandaj pranimin e bën një infermiere me prevojë.
Të sëmurët psiqik gjatë pranimit i ndajmë në 4 grupe:

-GRUPI I :bëjnë pjesë të sëmurët mental me intelegjenc të ruajtur, që


e ndjejnë rrezikun për sëmundjen e vet, zakonisht vijnë me vetdëshirë
për pranim dhe shërim.

–GRUPI II: bëjn pjesë ata të sëmurë që thonë se janë të shëndoshë


por që kanë ardhur me insistim të familjes, këtu bëjnë pjesë alkoolistët
dhe narkotikët.

–GRUPI III: bëjnë pjesë të sëmurët që nuk e kanë arritur akoma pikën
kritike të sëmundjes dhe nuk pranojnë të shtrihen në spital, zakonisht
vijnë të shoqëruar nga ndonjë anëtar i familjes.


GRUPI IV :bëjnë pjesë rastet më të rënda, të ashtuquajtur -pranim i
detyrueshëm- ku pacientët vijnë me përdorim të fuqisë fizike për këtë
shkak jepen qetësues dhe neuroleptik.

Infermierja së bashku me ndihmën e personelit e dërgojnë në dhomë


pacientin mundohen ta qetësojnë dhe ti shpjegojnë që shërimi i tij në
spital është në favor të tij.
Tek grupi i parë dhe i dytë pranimi administrativ dhe marja e
dokumenteve bëhet nga vet pacientët ndërsa te grupi i tretë dhe i
katërt nga shoqëruesi ose familjarët.

Tek rastet më të lehta vijon pranimi i rregullt administrativ , hapjes së


historis, përpunim i përgjithshëm higjenik, me veshje të pastërta
spitalore dhe vendosje në krevat. Ndërsa tek pacientët e rëndë psikotik
dhe agresiv së pari fiksohen (lidhen) dhe qetësohen vëmendje të
veçantë duhet ti kushtojmë të sëmurëve të cilët janë të pranuar me
lëndime, gjakëderdhjeve të mbrendshme, thyerje etj.
Udhëheqja e dokumentacionit medicinal nga ifermierja në një
repart psikiatrik modern

Udhëheqjen e dokumentacionit në repart e bën infermierja e repartit


ku bëjnë pjesë:

HISTORIATI I SËMUNDJES i cili është sekret medicino-juridik me të


dhëna të plota nga anamneza sociale, testimet psikologjike të dhënat
personale, dhe të gjitha analizat e bëra. Detyra e infermieres është që
historinë e kompletuar ta ruaj të mbyllur me çelës, që mos të jetë e
prekshme nga pacientët dhe persona tjerë nga jashtë.
LISTA E TEMPERATURËS në të shënohen shenjat vitale, pesha trupore,
terapia dhe analizat e përcaktuara nga mjeku. Për dallim nga repartet
tjera në repartet psikiatrike, listat e temperaturës ruhen në dhomën e
punës të radhitura sipas dhomës dhe krevatit të pacientit të mbyllura
me çelës.

LIBËR ME PROCESVERBALE të rregullta nga mbledhjet e grupeve


terapeutike.

FLETORE RAPORTUESE ose për OBSERVIM të cilën e udhëheqë


infermierja gjatë orarit të punës.

Aty shënohen

-Data dhe kohëzgjatja e ndërrimit .


–Të dhënat për pacientat e lëshuar gjatë atij ndërrimi.
–Regjistrimi i pacientëve të pranuar gjatë ndërrimit duke përshkruar
gjerësisht mënyrën e sjelljes gjatë pranimit, paraqitjen e simptomeve
karakteristike që janë me rëndësi për vendosjen e diagnoses.
–Raporti i zgjeruar pËr sjelljen e pacientëve, paraqitjen e ndryshimeve
në simptomat e pacientëve në atël repart.
–Raport për shenjat vitale të pacientëve.
–Raport për pranimin apo refuzimin e ushqimit.
–Evidentim i cdo vizite tek pacienti, reagimet e të sëmurit, etj.

Roli dhe personaliteti i infermieres në kujdesin dhe trajtimin e të


sëmurëve psiqik

Infermierja e cila është në shërbim te të sëmurët mental duhet të jetë


e rregullt, e pastër person me vyrtyte të larta intelektuale dhe karakter,
me kualitet te posatshëm komunikimi. Njohja e mirë e terapis do ti
ndihmojë që më mirë ta kuptoj sëmundjen dhe trajtimin e tij, me të
sëmurët të bisedohet më shpesh, të përcillet çdo reagim dhe parakohe
të vërehen shenjat për agresivitet të mundshëm. Përveç obligimit të saj
rreth të sëmurit si terapija, matja e shenjave vitale, ushqimi, pregaditja
e të sëmurit për intervenime ajo duhet të merr pjesë në punën e grupit
me të sëmurët. Në këto takime i shpreh vërejtjet rreth pacinetit dhe të
gjithë sjelljet e tyre. Ajo mer pjesë në përcaktimin e psikoterapis,
përveç kësaj ajo kujdeset për mirëmbajtjen e repartit dhe funksionimin
e tij. Kohën më të madhe të orarit të punës e kalon duke e përcjellur
gjendjen e pacientit, shenjat e paraqitjes së agresivitetit, dhe për çdo
ndryshim e informon mjekun. Dënimi I pacientëve është rreptësisht i
ndaluar, personeli mjeksor duhet ta ruaj fshehtësin profesionale dhe të
kujdeset për mirëmbajtjen e higjienës personale, ndërsa gjatë larjes
dhe ruajtjes së pacientit duhet të jetë prezent për shkak të parandalimit
të vetvrasjes eventuale. Dhënia e terapis orale dhe aplikimi duhet të
bëhet në prezenc të infermieres. Ajo bënë angazhimin e pacientit
rreth rregullimit të dhomës, ushqyerjes, lojës mes të sëmurëve çka do
të sjellë ndikim pozitiv në sjelljen e pacientit dhe përmirësimin e
disponimit të tyre.

FUNKSIONET PSIQIKE DHE ÇREGULLIMET E TYRE

Per ti pasur më të qartë disa sëmundje psiqike sëpari duhet ditur


proceset normale psiqike, dhe çregullimet e tyre.

VËREJTJA (PERCEPSIONET)- Bota material rreth e përqark nesh vepronn


në shqisat tona (sy, lëkurë, vesh, etj) këte veprim ne e ndjejmë, kjo
ndjeshmëri e përcjellur me përvojën tonë të mëparshme paraqet
proces psiqik te quajtur percepsion.

Dallojmë 3 lloje çregullimesh të percepcionev

1)Agnozionet- Paraqet paaftësi për të identifikuar trupat rreth e


përqark ndonëse shqisat janë intakte

2)iluzionet- Paraqesin njohje të rrejshme të trupave real, dmth


percepsion i gabuar, iluzionet paraqiten në raste kur dominon frika,
gjatë temperaturave të larta, pas një lodhje të tepruar etj

3)Halucinacionet- Paraqesin perecpsion pa objekt. I sëmuri sheh


njerëz, ndëgjon zëra, ndjen era të ndryshme ndonëse nuk ka as njerëz
dhe as burim zëri.
VËMENDJA

Koncentrimi i aktivitetit mental në një grup të caktuar stimuluesesh dhe


aftësija e personit për të shpërnda përqendrimin në ngacmime të reja
quhet vëmendje.

Dallojmë dy veti të vëmendjes

Tenacitet- koncentrim i vëmendjes deri sa të arrihet qëllim i caktuar

Dhe

Vigjilenca- Aftësi e kalimit të vëmendjes prej një stimulusi në tjetrin

Çrregullime të vëmendjes kemi nëse njëra prej këtyre rritet, psh. Te


depresioni është i rritur tenaciteti kurse te Mania- është e rritur
vigjilenca.

TË MENDUARIT

Procesi i të menduarit paraqet funksion psiqik më të diferencuar nga të


gjitha funksionet tjera psiqike, që mundëson komunikim në botën e
jashtme, në bazë të përvojës së mëparshme mundëson marrje të
vendimeve të reja në situata të ndryshme.

Çrregullimet e të menduarit

a)Çrregullime formale-

Bllokim mendimesh- karakteristike te shizofrenija ku personi mendon


se dikush ia vjedh mendimet

Mendime të shpejtuara- e folurit e shpejtuar

Persevaracionet- Përsëritje automatike e ndonjë fjale.


b)Çrregullime për nga përmbajtja- Janë idetë sumanute të palogjikshme
dhe pa korrigjim.

KUJTESA

Proces psiqik i cili na shërben për të shfrztëzuar përvojën e


mëparëshme.

Çrregullimet e kujtesës mund të jenë

A) Kuantitative – Harresa kalimtare, është simptom e lodhjes,


neurozës dhe frikës.
B) Kualitative – Kujtesa e falcifikuar- e hasim te depresjoni psiqik ku
personi ka mendime vetëakuzuese e falsifikon jetën e vet dhe
është i pakënaqur nga ajo.

EMOCIONET

Ndaj shqisave tona në çdo moment veprojnë ngacmime të ndryshme të


cilat shkaktojnë të cilat shkaktojnë gjendje të këndshme ose të
pakëndshme emocjonale

Sipas kohëzgjatjes dallojmë

Disponimin – e cila është gjendje emocjonale që zgjatë më tepër

Afekti – gjendje emocionale e shkurtë dhe intenzive

VETËDIJA

Paraqet funksion psiqik, ku personi që ka vetëdije intakte është i


orientuar ndaj vetes, ndaj kohës dhe në hapsirë

Çrregullimet e vetëdijes
Depresionalizmi- Pacienti ka përshtypje se ka pësuar ndryshime në
fytyrë (pamjen fizike).

Derealizmi- pacienti ka përshtypje se njerëzit rreth tij kanë ndryshuar.

Somnolenca – paraqet pagjumësi patologjike, pacienti duket sikur është


në gjumë por u përgjigjet pyetjeve tona

Sopor – paraqet formë më të rëndë të çrregullimit të vetëdijes, pacienti


mund të zgjohet me ngacmime më të forta.

Koma – paraqet humbje të plotë të vetëdijes.

Deliriumi – pacienti halucinon, ka iluzione, frikë, është i shqetësuar dhe


i deorientuar.

MOTIVET

Janë faktor që e aktivizojnë personin për të arritur qëllime të caktuara,


dallojmë motive biologjike dhe motive sociale.

Në nevojat biologjike hyjnë: nevoja për ushqim, për ujë, nevojat


seksuale.

Në nevojat sociale hyjnë: nevoja për ekzistencë, nevoja për tu


shoqëruar dhe ngjajshëm.

Në çrregullimet e motiveve bënë pjesë

ANOREKSIA NERVORE

Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit, që konsiston në


rënie në peshë, frikë nga shtimi në peshë, dëshirë e madhe për të
qëndruar e dobët apo kufizim i të ngrënit.

Në 80% të rasteve, anoreksi nervore fillon me një dietë për të humbur


peshë dhe për shkak se në shumë raste nuk arrihet, aftësia për të
humbur peshë bëhet objektivi kryesor i personit që vuan nga ajo. Ky lloj
çrregullimi ndodh në një përqindje shumë më të lartë tek gratë dhe në
shumicën e rasteve zakonisht fillon në adoleshencë.

Simptomat e anoreksisë nervore

Ekzistojnë një sërë shenjash dhe simptomash që mund të tregojnë se


një person vuan nga ky çrregullim, megjithatë diagnoza përfundimtare
duhet të bëhet nga një profesionist.]

Simptomat fizike

Humbje e tepërt e peshës,lodhja, pagjumësia, amenorrea (mungesa e


menstruacioneve), intolerancë ndaj të ftohtit, fillimi i osteoporozës,
marramendje.

Simptomat emocionale dhe të sjelljes

Çrregullim i rëndë i imazhit trupor, tërheqja sociale, nervozizmi, frika e


shtimit në peshë, vështirësia e përqendrimit, simptoma depresive dhe
obsesive, mohimi i urisë, mohimi total ose i pjesërishëm i sëmundjes,
aftësia për të ushtruar vullnetin për të kontrolluar dëshirën për të
ngrënë.

shkaqet më të zakonshme

Faktorët sociokulturorë

Një shoqëri në të cilën imazhi adhurohet dhe shoqëron hollësinë me


bukurinë fizike, mund të gjenerojë një ndikim të madh tek njerëzit,
veçanërisht gratë.

Faktorët psikologjikë

Eshtë vërtetuar se njerëzit me disa tipare të personalitetit kanë më


shumë të ngjarë të zhvillojnë këtë lloj sëmundjeje. Disa tipare si ato të
ndrojtje, vetëvlerësim i ulët, sjellje obsesive kompulsive, Tiparet
depresive, perfeksionizmi dhe ngurtësia lidhen me rritjen e rrezikut.

Faktorët biologjikë

Hipoteza mbahet se ekziston një ndryshim në funksionimin e disa


zonave të trurit, të tilla si hipotalamusi-hipofizë, megjithëse shumica
ndoshta janë shkaktuar nga ndryshime sekondare pas kequshqyerjes.

Pasojat e anoreksisë nervore

Pasojat fizike

Çrregullimet gastrointestinale: Dhimbje barku, të vjella, diarre, të


përziera, paaftësi për të tretur ushqimin dhe për të përfituar nga lëndët
ushqyese, etj.

Çrregullimet kardiovaskulare: Ul tensjonin e gjakut dhe rrahjet e


zemrës, të cilat mund të kenë pasoja të tilla si aritmitë dhe
marramendjet, si dhe të tjera më serioze siç janë arresti kardiak madje
edhe vdekja.

Anemia: Shkaktuar nga dieta e dobët, mungesa e hekurit dhe acidit


folik.

Probleme me veshkat: Rreziku i infeksionit në veshka rritet për shkak të


dehidrimit dhe mungesës së vitaminave.
Pasojat sociale dhe psikologjike

Izolim: Personi që vuan nga kjo sëmundje ka më shumë gjasa të


tërhiqet nga kontakti shoqëror sepse problemet fizike dhe psikologjike
që ai vuan ndikojnë drejtpërdrejt në humorin e tij. E gjithë kjo shkakton
me kalimin e kohës një përkeqësim të marrëdhënieve shoqërore.

Problemet e shkollës dhe punës: Ka një rënie në performancën e


shkollës dhe / ose punës për shkak të mungesës së përqendrimit të
shkaktuar nga kequshqyerja dhe faktorë të tjerë të lidhur.

Depresioni: Depresioni mund të jetë një faktor rreziku për shfaqjen e


anoreksisë ose pasojë e saj.

Çrregullime të gjumit: Ka ndryshime dhe ulje në orët e gjumit.

Vetëvlerësim i ulët: Personi ka probleme të vetëvlerësimit të ulët që


para fillimit të anoreksisë nervore. Sidoqoftë, me kalimin e kohës ky
problem rritet.

Pasoja të tjera:

Renia e flokeve

Lëkurë e thatë, e ashpër, e brishtë dhe e ftohtë, sidomos duart dhe


këmbët

Amenorrea

Ngecja në rritje

Temperatura e ulët e trupit

Trajtimi- psikoterapi, medikamente antidepresive, eshtë e nevojshme


që personi të marrë një dietë, në varësi të situatës së tij individuale dhe
të mund të fillojë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar

KUJDESI TE TË SËMURËT ME ANOREKSI NERVORE

infermierja ka për detyrë të bëjë përcjelljen e gjendjes së pacientit duke


filluar nga

-vlerësimi i lekurës, tonusit të muskujve, indeksi i masës trupore BMI,


matja e shenjave vitale.

-të përcaktojë nevojën per sasinë e ushqimit

-të përcaktojë një qëllim të peshës së arritur

-të përcaktojë nëse pacienti është mbi ose nën peshë

-të përcaktojë a është pacienti në depresion ose a ka mendime të


vetëvrasjes

-ta mbikëqyre pacientin gjatë vakteve të ushqimit

-ta nxitë pacientin të ushqehet më shumë me langje se sa me ushqime


të ngurta

-të siguroj në mënyrë të përshtatshme vakte dhe ushqime te vogla per


pacientin

-të monitoroj programin e ushtrimeve ditore, mungesa e ushtrimeve


mund te çojë deri tek dobësimi i tepërt i muskujve

-të monitoroj ekujlibrin e lëngjeve që pacienti i merr, duke filluar nga


ata që i merr përmes ushqimit dhe lëngjet që i fiton me marrjen e
infuzjoneve

-të beje dhenien e sakte te barnave


Barnat mund të ndihmojnë në lehtësimin e kushteve të brendshme që
rritin simptomat duke përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe mënyrën e
të menduarit.

Detyrë tjetër e rëndësishme e motrës medicinale është edhe edukimi


për pacientet dhe anëtarët e familjes në lidhje me sëmundjet, trajtimin
dhe shkaktaret.
ADOLESHENCA

Eshte periudha e zhvillimit midis femijris dhe moshes se


rritur..Adoleshenca zgjat afërsisht 8 vjet, është një periudhë unike e
zhvillimit njerëzor që karakterizohet me rritje të shpejtë fizike,
emocionale, mendore dhe shoqërore.

Adoleshenca ndahet në:

• Adoleshenca e hershme (11-13)

• Adoleshenca e mesme (13-16)

• Adoleshenca e vonë (16-20)

Mendohet se periudha e fëmijëris paraqet një bazë për zhvillimin e


personalitetit ndaj gabimet në edukimin nga ana e prindërve,
edukatoreve, apo rrethit mund të ndikoj negativisht dhe të rezultoj me
paraqitjen e çrregullimeve psiqike gjatë rritjes, ku mund të shkaktojnë
krizë adoleshence, humbje të aftësive për punë, alkoolizëm, narkomani,
etj.

Për shumë djem dhe vajza, adoleshenca është një nga periudhat më të
vështira për t’u trajtuar në rrjedhën e jetës së tyre për shkak se nga ky
moment ata duhet të braktisin plotësisht fëmijërinë apo zakonet
fëmijërore dhe të fillojnë të bëhen më të përgjegjshëm për të adresuar
problemet e përditshme.

Shkaqet e paraqitjes së çrregullimeve psiqike gjatë rritjes

Rebelimi - Një nga problemet që shoqërojnë sidomos vitet e hershme


të adoleshencës është një ndjenjë e rebelimit kundër shumë rregullave
të vendosura, jo vetëm nga prindërit, por edhe nga figura e shkollës.
Këto mund të shfaqen me akte të vogla të mosbindjes, por mund të
kthehen në probleme reale nëse ato manifestohen në formë të
vandalizmit të të gjitha llojeve, nga vjedhjet e vogla deri në
shkatërrimin e objekteve publike. Ndjenja e rebelimit mund të lindë për
të maskuar një sekret të dhënë nga një sfond familjar i një lloji të
caktuar dhe gjithashtu mund të ushqehet nga një shoqëri e keqe.

Shoqëritë e këqija - Shoqëria e keqe mund të ketë ndikim negativ mbi


djalin adoleshent i cili, duke u mashtruar, mund të kryejë veprime
kundër vullnetit të tij, nga vjedhje të vogla në çështjet më të rënda.

Bullizmi - Shumë herë djemtë dhe vajzat në adoleshencë janë në


shënjestër të bullizmit, por shumë shpesh ata mund të jenë vetë
“kryerësit”. Në anën e viktimave, rastet e ngacmimit mund të sjellin një
sërë faktorësh negativë që bëjnë që individi të përjetojë ankth,
depresion dhe vetë-respekt të ulët të mjaftueshëm për të.

Ndryshimi fizik - Vajzat dhe djemtë fillojnë të ndryshojnë gjatë


adoleshencës. Të para janë vajzat, me menstruacionet e para dhe
trupin e ndryshuar, të ndjekur nga djemtë me pubertetin. Në këto
raste, megjithatë, ka shumë adoleshentë që nuk i pranojnë ndryshimet
e tyre mirë, të cilat në shumicën e individëve shoqërohen me aknet. Kjo
ndodh shpesh edhe në vajzat të cilat, përveç mangësive, nuk e pranojnë
trupin e tyre duke e konsideruar veten “të shëndoshë”, edhe pse
dukshëm janë të holla ose krejtësisht normale.

Vetëbesimi i ulët –Një nga ndjenjat e përjetuara nga djemtë dhe vajzat
është një vetëbesim i ulët ndaj vetes. Kjo manifestohet jo vetëm në
formën e pakënaqësisë për pamjen fizike të dikujt, jo duke u ndjerë “e
bukur”, por edhe në nivelin e aftësive të veta.
Kujdesi në trajtimin e pacientëve në moshën e adoleshencës

Infermierja duhet të tentojë ta inkurajoj të riun të flas dhe të shprehet


lirshëm për problemet që ka, ta zbulojë trishtimin dhe shqetësimin e tij,
ta shtyjë që ai të kujdeset për veten dhe shëndetin e tij si fizik ashtu
edhe mental, ta ndihmojë në një mënyrë efektive dhe të dobishme që i
riu të fokusohet më shumë në pikat e tij të forta se sa në ato të
dobëtat, ka për detyrë ti ofrojë ushqime të shijshme që të ia ngritë
gjendjen emocjonale, por ndërkohë ti tregojë edhe për rëndësinë e
ushqimit të shëndetshëm, ta inkurajoj për ushtrime fizike të paktën 30
minuta brenda ditës.

Format e komunikimit
▪ Fol ngadalë dhe qetë
▪ Butësia – empatia – gjuha e trupit
▪ Gjuha e lehtë
▪ Ritëm – humor
▪ Maturi emocionale
▪ Komunikim të dyanshëm (komunikim relaksues)
▪ Komunikim të sinqertë, bindshmëri

Të sëmurët me mendime suicidale (vetëvrasje) dhe vetë dëmtimi


Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjes tek adoleshentët,
përpjekjet mund të jenë impulsive ose të shoqëruara me ndjenjë të
pashpresës ose vetëmis, janë të sëmurët depresiv, shkizofrenik me
halucinacione, histerik etj.
Sindromi Parasuicidal paraqet marrjen e masave të duhura që të
shpëtohet jeta e pacientëve
Kujdesi: gjatë pranimit duhet ti kontrollojmë të gjitha gjërat dhe tu
meren ato që mund tu shërbejnë për realizim të ideve të tyre (rryp,
çorape, kravata, lidhëse të këpucëve, gjëra të mprehta, gjilpëra, barëra,
drogë etj) infermierja duhet vazhdimisht ti opservoj në çdo kohë të
ditës dhe natës, me kohë ti vërej ndryshimet në sjelljen e tyre. Këta
pacient janë në repart të posatshëm, në dhomat e pacientëve dritaret
janë të larta dhe të mbrojtura me rrjet metalik. Pacientët suicidal më
shpesh bëjnë tentim të vetëvrasjes me prerje të venave, kontakt me
instalacion elektrik, helmim me barëra ose varje me mjete tË ndryshme.

Dhoma e punës ku janë barnat duhet të jetë e mbyllur, të ketë kujdes


gjatë shpërndarjes së terapis orale, të merren në pranin e saj dhe të
kontrollohet goja e tyre. Të sëmurëve nuk ju lejohet hyrja në kuzhin
dhe higjiena personale të kryhet në prani të personelit mjeksor. Pas çdo
vizite familjare duhet të kontrollohen dhomat, shkafet, krevatet. Përvec
kujdesit dhe mbikqyrjes duhet më shpesh të bisedoj me ta dhe të
mundohet ti largojë këto mendime, tu ndihmoj të kyçen në socio-
terapin dhe psiko-terapin individuale dhe në grupe.

NEUROZAT
Neurozat paraqesin sëmundje të kohës së tashme me çrregullime
jopsikotike,kronike ose që përsëriten, e karakterizuar nga ankthi.
Neuroza mund të përkufizohet si aftësi e dobët për tu përshtatur me
mjedisin, paaftësi për të ndryshuar mënyren e jetesës dhe për të
zhvilluar një personalitet të pasur.

. Sipas simptomatologjis ndahet në disa grupe:

Neuroza anksiozo-depresive – është reagim I mendjes dhe trupit ndaj


situatave stresuese, ndjenjë shqetësuese që paraqitet para ngjarjeve
domethënëse

Neuroza obsessive – çrregullim në të cilin personi ka mendime në


mënyrë të përsëritur, ose ndjen nevojën për të kryer rutina të
përsëritura, si psh. Larja e shpeshtë e duarve, numërimi I gjërave të
ngjajshme.

Këto aktivitete ndodhin në një shkallë të tillë që jeta e përditshme e


personit ndikohet negativisht

Neuroza fobike - këta pacient kanë frikë nga hapsirat e mbyllura, kalimi
i rrugës, uji, papastërtia, sëmundjet, vdekja etj.

Neurostenia – shetësim emocjonal që karakterizohet me ethe, dhimbje


koke, acarim.

Neuroza konverzive (histerike) –

Sulmi histerik Shpesh herë vjen pas përjetimit të ndonjë psiko traume,
personi histerik me këtë sulm dëshiron të mbrohet nga raste të
ndryshme. Në realitet sulmi histerik është reagim shpirtëror i
përjetimeve të pakëndshme, kujtime, situata nga e kaluara apo e
tashmja, situatat e pakëndshme, manifestohen në mënyra të ndryshme
çdo herë në prani të njerëzve (dramatizim). Gjatë kohës së sulmit i
sëmuri mund të shtiret si i vdekur, të dridhet, frymëmarrje të fshehur.
Në raste të tjera në mënyrë teatrale zgjedh vendin dhe bie në tokë
duke u kujdesur të mos lëndohet, tërheq flokët, i bie murit apo tokës
me kokë, shtrëngon duart dhe nofullën ,qan, harkon trupin duke u
mbështetur në thembra dhe kokë (opistotonus histerik), shpesh bëjnë
zhurma të madhe të tërheqin vëmendje. Infermierja duhet ta dalloj
sulmin histerik nga ai epileptik ku tek sulmi epileptik i sëmuri humb
vetëdijen dhe bie papritur dhe pa dalluar vendin duke u lënduar,
kafshimi i gjuhës, paraqitja e shkumës, urinimi spontan. Sulmi epileptik
mbaron me gjumë të thellë ndërsa sulmi histerik me qarje të fortë.

Kujdesi: këta të sëmurë shkojnë në këshillmore dhe dispanzere për


psikoterapi, vetëm rastet më të rënda hospitalizohen. Infermierja duhet
të ketë raport të ngrohtë me shumë durim dhe tolerancë.

Qëndrimi në dhomat e të sëmurëve – duhet që pa hetuar tua kontrollojmë


shkafet, krevatet për shkak të mundësis së grumbullimit të ushqimit,
barërave, drogës apo gjëra që mund të përdoren gjatë agresivitetit. Çdo
ndryshim tek pacienti infermierja duhet ta vërej dhe ta lajmroj mjekun,
duhet të bisedohet me ta, ti aktivizoj në rregullimin e dhomës,
hapsirave me çka do të okupohen mendimet e tyre.

DEPRESIONI
Depresioni është një gjendje me humor të ulët dhe neveri ndaj
aktivitetit. Mund të ndikojë në mendimet, sjelljen, motivimin,
ndjenjat dhe ndjenjën e mirëqenies së një personi. Mund të
shfaqë trishtim, vështirësi në të menduar dhe përqendrim dhe një
rritje ose ulje të ndjeshme të oreksit dhe kohës së kaluar për të
fjetur. Njerëzit që përjetojnë depresion mund të kenë ndjenja
degjenerimi, mungesë shprese dhe ndonjëherë, mendime
vetëvrasëse.
Gjendja depresive është një simptomë e disa çrregullimeve të
 

humorit siç janë çrregullimi depresiv madhor ose distrofia është


një reagim normal i përkohshëm ndaj ngjarjeve të jetës, siç është
humbja e një të dashuri, dhe është gjithashtu një simptomë e disa
sëmundjeve fizike dhe një efekt anësor i disa ilaçeve dhe
trajtimeve mjekësore.
KUJDESI
Infermierja duhet të krijojë një marrëdhënie me pacientin të bazuar në
empati dhe besim.

Ti nxit ndjenjat e vetëvlerësimit pozitiv të pacientit.

Nxitja e aftësisë për përballim të efektshëm dhe zgjidhjen e problemeve


në një mënyrë që është fuqizuese ndaj pacientit.

Nxitja e sjelljes pozitive shëndetësore, duke përfshirë përputhjen e


ilaçeve dhe mënyrën e jetesës së shëndetshme (për shembull dieta,
ushtrimet fizike, ndalimi I pirjes së duhanit, kufizimi i konsumimit të
alkoolit dhe të tjera substanca).Infermierja gjithashtu jep mbështetje
dhe motivim edhe për familjarët e pacientit.

ÇRREGULLIMI BIPOLAR
Çrregullim që ndikon që ndikon në gjendjen emocjonale shpirtërore të
njeriut me lëkundje nga një ekstrem në tjetrin.

Çrregullimi bipolar mund të jetë me episode depresioni dhe manie.

Faza e depresionit te çrregullimi bipolar – karakterizohet me disponim


dukshëm të zvogëluar, humbja e gëzimit e kënaqësis dhe interest për
çfardolloj aktiviteti. Që në pamje të jashtme të sëmurët duken me
fytyrë të zymtë, qëpalle të lëshuara dhe ballin e rrudhur, sy të përlotur,
lëvizje të ngadalsuara, flasin fare pak dhe nuk buzëqeshin kurr.

Të zhyturit në mendime është shenjë kryesore e këtyre të sëmurë, kanë


një frenim mendor dhe motorik, pacientët rrijnë të shtrirë në krevet me
javë të tëra, të paaftë të bëjnë lëvizje më të vogla.

Faza e manis te çrregullimi bipolar – mundet të fillojë befas ose brenda


natës, në disa raste fillon ngadalë me shenja prodromale.

Pacienti është me disponim disforik, në bisedë pacienti është i zëshëm


me reaksjone të vrullshme dhe të ashpra.

Disponim të rritur, pacientët e tillë janë zbavitës për rrethin, flasin


shumë dhe kalojnë prej teme në temë, harxhojnë energji të madhe,
dehidrohen shumë, prandaj hanë sasi të madhe të ushqimit, ndjehen të
lumtur dhe kanë vetëbesim të tepruar.

KUJDESI – Kur infermierja fillon të punojë me pacientin me çrregullim


bipolar, ajo duhet të kujdeset që-

-pas fillimit të trajtimit me ilaçe qetësuese, pacienti të mos bëjë më


aktivitete që mund të jenë të rrezikshme.
- të mos dëmtojë veten dhe të mos vuajë nga ndonjë dëmtim fizik.

- Pacienti të mos dëmtojë askënd tjetër.

Për shkak të sjelljes psikotike hospitalizimi është i detyrueshëm, së pari


pacientët qetësohen me terapi adekuate dhe gjatë gjithë kohës
mbikëqyret dhe maten shenjat vitale, kujdeset për higjienën, veshjen,
gjumin e rehatshëm, ushqimi duhet të jetë kalorik, me vitamina,
karbohidrate dhe sasi të mjaftueshme të lëngjeve përshkak të
hiperaktivitetit edhe nëse ushqehen mirë humbin peshën trupore. I
sëmuri sa më shpejtë duhet të kyqet në programin socioterapeutik.

SCHIZOPHRENIA

Është sëmundje mendore kronike që akoma nuk I dihet shkaktari


karakterizohet me sjellje anormale, dëmton zakonisht moshën prej 15-
30 vjeç.

Shennja kryesore e kësaj sëmundje është çrregullimi në proceset


psiqike, në kushte normale të menduarit te njeriu shoqërohet me
emocjone përkatëse, kurse mendimet e tij përputhen me mendimet
dhe dëshirat, te shizofrenia ky koordinim mungon.

Format klinike të shizofrenisë

1. Schizophrenia simplex- zakonisht fillon në moshën e pubertetit,


me shenja neurotike, tabloja klinike nuk është e pasur, me shumë
është e prekur sfera emocjonale, pacienti nuk mund të ketë
ngrohtësi emocjonale, janë me disponim depresiv, flasin për dicka
të dhimbshme por pa përjetim adekuat emocjonal.
2. Schizophrenia hebefrene- çrregullimi kryesorë te ky lloj është
çrregullimi formal I të menduarit, çrregullime në afekt, sëmundja
fillon me kokëdhimbje, lodhje të shpejtë pas ndonjë pune të lehtë,
etj.
3. Schizophrenia katatone- pacienti nuk komunikon me rrethin,
tipike janë gjestet dhe pozat stereotipike, ata mund të shfaqin
veprime impulsive, aggressive ose të dëmtojë vetëveten
4. Schizophrenia paranoid- zakonisht fillon pas moshës 25 vjeçare,
fillon me reaksion paranoik ose me simptome neurotike, me ide
interpretative të shkëputura.
Dominojnë idetë idetë delirante dhe halucinacionet të cilat janë
me përmbajtje kërcënuese, urdhëruese dhe paralajmruese. Në të
shumtën e rasteve te këta pacient paraqiten idetë që janë të
ndjekur prej ndonjë personi të panjohur që ka për qëllim ta
zhdukë.
Mjekimi – duhet të bëhet në kushte spitalore, për arsye se barnat
që jepen për ketë sëmundje mund të shkaktojnë shumë efekte
anësore. Barnat që jepen për këtë sëmundje quhen
NEUROLEPTIK.
Kujdesi- infermierja ka për detyrë ti tregoj pacientit që me trajtim
dhe me barna ai mund të ketë një jetë productive dhe normale.
Duhet ta mësojë pacientin të përballojë mekanizmat për të
menaxhuar halucinacionet shenjat dhe simptomat e tjera.
Të tentojë të ia largoj frikën, duke I siguruar mbrojtje, empati dhe
siguri në repart.
Ta motivojë që të degjojë muzikë, të lexojë libra dhe të merret me
aktivitete në mënyrë që të shpërqëndrohet nga halucinacjonet.
Të bëjë shpërndarjen e terapis dhe të kujdeset për higjienën dhe
ushqimin e pacientit, dhe për çdo ndryshim ta informojë mjekun.

Demenca
Është humbje e funksjonit kognitiv si humbja e kujtesës, të
menduarit, ndryshime të personalitetit dhe të sjelljes sociale. Ajo
ndërhyn në jetën normale të njeriut dhe aktiviteteve të tij.
Demenca fillon me sëmundje më të lehta të quajtura si faza e
butë ku sapo ka filluar të ndikojë në funksionin e një personi, deri
në fazën më të rëndë ku personi varet tërësisht nga të tjerët për
aktevitetet jetësore.
Paraqitet më shumë te personat e moshuar (por nuk është pjesë
normale e plakjes)
Simptomat-
Humbja e kujtesës, gjykimi I dobët dhe shtjellimi
Vështirësi në të folur, të kuptuarit dhe të shprehurit e mendimeve
Pyetje të përsëritshme
Përdorimi I fjalëve të pazakonta për tiu referuar objekteve të
njohura
Humja e interest për aktivitetet ose ngjarjet e përditshme
Halucinacione, iluzjone ose paranojë
Nuk interesohen për problemet e të tjerëve
Humbje të ekujlibrit dhe probleme me lëvizje
LLojet e demencës
1.alzheimer
2. demenca frontotemporale
3. demenca me trupa Levi
4.demenca vaskulare
Komplikacionet
Ushqyerje e pamjaftueshme sepse humbet kontrolli muscular që
shërben për tu përtypur dhe gëlltitur, mungesë e higjienës
personale, vështirësi në marrjen e mjekimit për shkak se është
vetë kujtesa që preket mbajtja në mend e dozes dhe mënyrës së
marrjes së barnave mund të jetë e vështirë, përkeqësim I
shëndetit emocjonal, vështirësi në komunikim, probleme me
gjumin, etj.
Kujdesi- detyrat e infermiere janë
- Ta orientoj pacientin në realitet, ti jape gjëra dhe sende të
njohura afër, si përshembull orë, kalendarë që pacienti të jetë I
orientuar në kohë.
- Është mirë që pacientit ti japim komente pozitive, përshkak se
reagimi pozitiv rrit vetëvlerësimin dhe rrit dëshirën për të
përsëritur sjelljen e duhur.
- Duhet që me pacientin të komunikojë thjeshtë dhe qartë, të
ketë kontakt të drejtpërdrejtë dhe të flasë qetë me të, për
shkak se këta pacient kanë dëgjim të dobët dhe mund të mos
ndëgjojnë mirë, infermierja nuk duhet që ti flasë atij në vesh
dhe me ton të lartë, në mënyrë që pacienti të na kuptojë duhet
ti flasim ballë për ballë dhe ngadalë.
- Nuk duhet të lejojmë që pacienti të ketë mendime të rremë,
vazhdimisht I flasim atij për realitetin dhe nuk e lejojmë që të
ketë mendime false.
- Duhet vazhdimisht ta vëzhgojë pacientin prej së afërmi,
pacienti duhet gjithmonë të jetë primarë për infermieren.
SEANCAT PSIKO- TERAPEUTIKE

Psikoterapia paraqet formën e trajtimit të problemeve emotive dhe


personale të një individi, me të cilën nënkuptojmë ndikim pozitiv nga
terapit ndaj të sëmurit.

Psikoterapia ndahet në:

1. Psikoterapia sipërfaqësore: ka qëllim që ti eliminoj manifestimet


klinike që pacientit i pengojnë në jetën e përditëshme dhe zvogëlon
aftësinë për punë dhe lumturi. Kjo çon drejtë në largimin e simptomave
dhe shfrytëzon metodat në vijim.
*Persuzia (bindja) që përdoret më tepër për shërimin e të sëmurëve
neuroz. Zbatohet në atë mënyrë që me argumente bindëse pacienti
bindet se disa qëndrime të tij, mënyra e sjelljes, frika nga sëmundjet
janë të gabuara dhe jo reale.

*Sugestioni është kur mjeku shfrytëzon autoritetin e vet dhe idetë e


veta që pacienti ti pranon dhe të korrigjohet në sëmundjen e vetë duke
marrë barëra që mjeku i jep dhe i tregon se janë për të mirën e tij.
*Hipnoza është lloj i metodave sugjestive, këtu vetëdija e pacientit
është pjesërisht e ngushtuar dhe është në kontakt vetëm me
hipnotizuesin. Në këtë gjendje hipnotizuesi sugjestionet që I jepen
zbusin simptomat e sëmundjes tek pacienti.
*Autosugjestioni dhe Relaksimi metodë me të cilën psikiatri i jep
ushtrime pacientit ku ai relaksohet dhe me atë zvogëlohet shtrëngimi
psiqik, këto ushtrime zbatohen në hapsira gjysmë të errësuara, bëhen 3
her në dit me kohëzgjatje të gjatë.

Behaviour terapia

Bihejvior terapia përcakton terapin e sjelljes pasi llogaritet që sjellja jo


adekuate është rezultat i sjelljes gabimisht të mësuar. Ajo zbatohet tek
njerëzit që kanë harruar si të relaksohen, ata që praktikojnë terapi të
sjelljes quhen (behaviourists) ose analist të sjelljes ku kontrollojn sjelljet
specifike dhe se si ambienti ndikon në ato sjellje.
–Kundër kushtëzimi ka qëllim që reaksioni pozitiv emocional të mund
atë negativ. Në fillim pacientit i shkaktohet frika nga ndonjë pamje,
send apo kafshë pastaj i mundësohet gjendje e këndshme emocionale
deri sa të ia zhdukim frikën. Përdoret tek tË sëmurët me neuroza
fobike.

2.Psikoterapia e thellë ose psikoanaliza: tretman që zgjatë me muaj ose


vite, ku zgjidhen konfliktet intrapsiqike të personit, që janë arsye e
paraqitjes së neurozave. Ku ndahet sipas numrit të pacientëve të
përfshirë individuale dhe psikoterapija me grupe.

Socioterapia
Llogaritet që një numër i madh i sëmundjeve në psikijatri janë si pasojë
e faktorëve të këqinj social ku ka jetuar personi. Ku përmes metodave
socioterapeutike të veprohet , të aftësohet dhe të kthehet në rrethin e
tij që duhet ti ndihmojnë dhe ta pranojnë.

Terapia punuese ka për qëllim ta angazhoj të sëmurin, që ti liroj idetë e


tij të çmendura ku duhet të kemi kujdes për rëndësinë e sëmundjes ,
moshën etj.

Terapia okupuese ka për qëllim që të nxit pacientët shoqërohen mes


vete, të komunikojnë duke qëndruar bashkarisht, duke shiquar TV,
duke lexuar libra, duke rregulluar hapsirat ku qëndrojnë. Përveç
okupimit të trurit angazhon pacientin edhe fizikisht .

Terapia elektrokonvulzvive

Pocedurë e stimulimit të trurit e bërë me anastezi të përgjithshme në të


cilën rrymat e vogla elektrike kalojnë nëpër tru duke shkaktuar
qëllimisht një krizë të shkurtër, ajo shkakton ndryshime në kimin e
trurit që shpejtë mund të kthejë mbrapsht simptomat e disa
sëmundjeve të shëndetit mendor.

Zakonisht përdoret te pacientët tek të cilet psikoterapia dhe


antidepresivët kanë qenë joefektive

Kryerja e manipulimit-

Pacientit I kërkohet të mos hajë e të mos pij 6-8 orë , jepet anastezion I
përgjithshëm intravenoz dhe më pas lëshohet ilaq që shkakton
paralyze të përkohshme të muskujve për të parandaluar lëvizjet e
shpejta të ndonjë krize, elektrodat vendosen në ballë, shenjat
vitale monitorohen gjatë gjithë trajtimit, terapija zgjatë 15-30
sekonda.

Efektet anësore- dhimbje koke, vjellje, konfuzjon I përkohshëm,


ngurtësim dhe dhimbje të muskujve

You might also like