You are on page 1of 63

Hyrje në infermierinë profesionale

Trendet & Çështjet në rolet e


infermierisë

Fekrije Hasani, PgD in Public Health


Tetor 2015
Objektivat
Pas përfundimit të ligjëratës studenti do
të jetë i aftë të
 Shpjegojë çka është infermieria
 Përcaktojë fazat e zhvillimit të
infermierisë
 Zhvillimin e edukimit infermieror
 Përcaktojë perspektivat e infermierisë
 Zhvillimin e Infermierisë në Kosovë
Çka është infermierja?

3
Definicioni i infermierisë
 Shfrytëzimi i gjykimit klinik në ofrimin e
kujdesit, që t’u mundësojë njerëzve ta
përmirësojnë, mirëmbajnë apo rimarrin
shëndetin.
 Të ballafaqohen me problemet
shëndetësore dhe të arrijnë tek cilësia më e
mirë e mundshme e jetës, pa marrë
parasysh sëmundjet apo paaftësitë e
pacientëve deri në vdekje.

4
Karakteristikat e perkufizimit të saj janë:
Qëllimi i caktuar:
 Qëllimi infermierisë është të promovojë shëndetin,
shërimin, rritjen dhe zhvillimin dhe t`i parandalojë
sëmundjet, lëndimet dhe paaftësitë.
 Kur njerëzit sëmuren apo bëhen të paaftë, qëllimi i
infermierisë është veç kësaj, që të zvogëlojë
shqetësimin dhe vuajtjen dhe t’u mundësojë
njerëzve të kuptojnë dhe të ballafaqohen me
sëmundjet apo paaftësitë e tyre, mjekimin dhe
pasojat.
 Kur vdekja është e pashmangshme, qëllimi i
infermierisë është të mirëmbajë cilësinë më të mirë
të mundshme të jetës deri në fund të saj.
5
Forma e caktuar e intervenimit
 Intervenimet infermierike merren me fuqizimin
e njerëzve dhe asistimin e tyre, që të arrijnë,
mirëmbajnë apo rikthejnë pavarësinë.
 Infermieria është proces intelektual, fizik,
emocional dhe moral, e cila përfshin
identifikimin e nevojave infermierike,
intervenimet terapeutike dhe kujdesin
personal, informimin, edukimin, këshillimin
dhe përkrahjen fizike dhe emocionale.
 Drejton kujdesin ndaj pacientit – praktika
infermierike përfshin menaxhimin,
mësimdhënien dhe zhvillimin e diturisë dhe
qëndrimeve.
6
Infermieria përqendrohet në tërë
personin dhe përgjigjen njerëzore,
se sa në një aspekt të caktuar të një
personi ose të një gjendjeje të caktuar
patologjike.

7
 Infermieria bazohet në vlerat etike që
lidhen me dinjitetin, autonominë dhe
specifikat e qenieve njerëzore,
relacionin e privilegjuar infermiere-
pacient dhe pranimin e përgjegjësisë
personale për vendimet dhe veprimet.
 Këto vlera shprehen me rregullat e
shkruara të etikës dhe mbështeten nga
sistemi për rregullimin profesional.

8
Përkushtimi ndaj bashkëpjesëmarrjes:
 Infermieret punojnë në partneritet me
pacientët, familjarët e tyre dhe ofruesit tjerë
të kujdesit dhe në bashkëpunim me anëtarët
tjerë të ekipit multidisciplinar.
 Ku është e përshtatshme ata udhëheqin
ekipin, duke deleguar dhe mbikëqyrur punën
e tjerëve, herëve tjera ata do të marrin pjesë
nën udhëheqësin e të tjerëve.
 Çdo herë ata mbeten të përgjegjshëm
personalisht dhe profesionalisht për
vendimet dhe veprimet e tyre. 9
Si paraqiten infermieret në media?

10
Çka e bën infermieren profesioniste?

http://www.youtube.com/watch?v=z1-uMKg86Ck
11
Çka e bën infermieren profesioniste ?

 Shfrytëzimi i gjykimit klinik në


ofrimin e kujdesit të bërë duke u
bazuar në fakte, përvojë dhe
standardet e kujdesit

12
Infermieria si profesion

 Edukim të zgjeruar

 Njohuri të mira teorike dhe shkathtësi klinike

 Ofron shërbime specifike

 Ka autonomi në vendimmarrje dhe në punë

 Kodi i etikës

13
Fushëveprimi dhe standardet e
praktikës

 Standardet e praktikës

 Standardet e performancës
profesionale

 Kodi i etikës
14
Fushveprimi i infermiereve varet
nga:
 Shkalla e zhvillimit kulturor, civilizues
dhe ekonomik
 Plolitikat shëndetësore
 Zhvillimi i mbrojtjes shëndetësore
 Situata demografike dhe
epidemiologjike
 Niveli i Edukimit të Infermiereve

15
Funksionet e infermierisë

I- Sigrimi dhe organizimi i kujdesit


infermieror
II-Edukimi i pacientit/klientit dhe personelit
mjekësor
III-Veprimi si një anëtarë i efektshëm i
ekipit të kujdesit shëndetësor
IV- Zhvillimi i praktikës infermierore
nëpërmjet mendimit kritik dhe kërkimeve
16
USHTRIM ne grupe
Shkruani si është e ndarë koha juaj?
Në këtë ushtrim vini në ballancë këta katër
elemente të infermierisë në punën tuaj.
 Listoni disa nga aktivitetet të cilat ju kryeni
gjatë punës
 -sigurimin dhe menaxhimin e kujdesit
 -mësimi i pacientëve
 Veprimi si pjesë aktive e ekipit
 - përshkrimin e praktikës infermierore
nëpërmjet mendimit kritik dhe kërkimeve
17
ANA Standardet e performancës
profesionale

 Cilësia e praktikës
 Vlerësimi profesional i praktikës
 Edukimi
 Kolegialiteti
 Etika
 Bashkëpunimi
 Hulumtimi
 Shfrytëzimi i burimeve
 Udhëheqja

18
Praktika profesionale infermierike

 Veprimi i praktikës infermierike

 Regjistrimi dhe licencimi

 Shkenca dhe arti i praktikës së


infermierisë

19
Pauza pas ores dytë !!!

20
Perspektiva historike

 Florence Nightingale
 Dorothea Dix
 Clara Barton
 Isabel Hampton Robb
 Dr Mildred Montag

21
Infermieria në kohën primitive
 Trajtimi u bazua mbi besimet ekzistuese
të kohës,
- Magjisë
- Misticizmit
 Përdorimi i barërave dhe bimëve
mjekuese
 Individë me aftësi të veçanta
 Zanati mësohej nga disa rite dhe përmes
fjalës
22
Civilizimi i lashtë
 Nuk ka dokumente
 Mamitë si specialiste
 Ka pas infermier/e të fëmijeve
 Detyrat e infermierore kryenin
priftëreshat/murgeshat
 Kujdesi jepej si nga burrat ashtu edhe nga gratë
 Mbizotëronte ideja se sëmundja shkaktohet nga
-pakënaqësia e zotit dhe
-shkaqet natyrore
23
Civilizimi i lashte
EGJIPTI
 Praktikohej hipnotizimi
 Ekzistonin priftërinj magjistar dhe prifterinj
mjek
 Nuk dihet kush filluan të parët me trajnimin
mjekësor të pacientëve
 Higjiena publike ishte në nivel të lartë
 Kishte grup të inspektoreve sanitar

24
Infermieria gjate krishterimit
Hyraj e grave në infermieri ndikohej nga tre faktorë:
-Përmirësimi i pozitës shoqërore të gruas
-Mësimet kristiane të barazisë së burrit dhe gruas
-Thirrja kristiane për të vazhduar punën e zotit në
emër të të gjithë të vuajturve
-Kujdesi jepej nga ata që i kuptonin më mirë teknikat
mjekësore dhe kirurgjike
-Gratë i ndanin aktivitetet me burrat në të gjitha
punët
-Përmendet roli i vejushave që i inicuan bamirësitë
dhe punët infermierore
-Paula mendohet se ishte e para që i trajnoi
infermieret në mënyre sistematike duke e shpjeguar
infermierinë si art

25
Infermieria ne mesjetë
 Urdhëra të ndarë për burrat dhe gratë
 Burrat kujdeseshin për të plagosurit në luftë
ndërsa gratë për të sëmurët në shtëpi
 Në fund të mesjetës gratë dominonin në
kujdesin ndaj të sëmurit
 Periudha e viteve 1500-1860 llogaritet si
periudhë e errët për infermierinë] Në këtë
kohë urdhëratë fetare u ç'fuqizuan dhe
kujdesi infermieror u bë specialitet i familjes
 Vetëm gratë me moral të dyshimtë kryenin
kujdes infermieror jashtë familjes së tyre

26
Infermieria moderne
 Themelimi i institutit Deacones në Kraiswert të
Gjermanisë në vitin 1836 nga Fliedman
 Gratë siguronin shërbime sociale dhe kujdes
ndaj të sëmurëve
 Ky institut ofronte kujdes infermieror dhe
mësimdhënie
 Programi zgjaste 3 vite dhe kalohej me test
 Infermierja zbatonte urdhëratë e mjekut dhe ai
ishte përgjegjës për rezultatin
 Të diplomuarit në këtë institut punonin anë e
kënd botës

27
Florenc Nightingal
 Lindi në Firence-Itali në vitin 1820
 Që nga fëmijëria kishte dëshirë të bëhej
infermiere. Më pas ndjeu edhe si thirrje nga
zoti
 Kishte familje liberale
 Merr pjesë në një trajnim 3 mujor në
Institutin Kraiswert në Gjermani

28
Vazhdim...
 Punoi në spitalin Barrack, ku kishte kushte
shumë të këqija
 Nightigal e përmirësoi gjendjen duke treguar
aftësi të mira administrative
 Pengohej nga autoritetet ushtarake, mjekët por
më së shumti nga infermieret
 Ishte emëruar mbikëqyrëse për themelimin e
infermierisë në spitalet e përgjithshme angleze
 Mori pjesë në kujdesin e të sëmurëve në luftën e
Krimes
 Me vendosjen e rregullave të saj uli
vdekshmërinë nga 60% në 1%
29
 Ka mbajtur shënime dhe ka bërë statistika
 U quajt lady of the lamp
 Fitoi mirënjohje dhe respekt
 Në shenjë respekti për të u krijua fondi
Nightingal
 St.Tommas ishte shkolla e parë për
infermieri ku merreshin përgatitjet teorike
dhe praktike
30
Nightingal e bazoi planprogramin e vetë
në besimin se
 Nutricioni është pjesë e rëndësishme e kujdesit
infermieror
 Ajri i pastër
 Të sëmurëve iu nevojitet terapi pune dhe rekreative
 Infermieret duhet të ndihmojnë në identifikimin e
nevojave
 Janë dy gjendje nga të cilat infermierja duhet të
udhëzohet- shëndeti dhe sëmundja
 Infermieria është ndaras nga praktika mjekësore,
për këtë duhet të mësohet nga infermieret
 Edukimi i vazhdueshëm profesional është i
nevojshëm për infermieret (këto përbëjnë bazat e
infermierisë edhe tani) 31
Infermieria në Amerikën Veriore
 Kujdesi infermieror ka munguar gjatë luftës
civile
 Qeveria e Unionit caktoi Dorotea Diks-in
punëtore sociale
 Femrat vullnetare ofrojnë kujdes shëndetësor
për ushtarakët
 Trajnimi i infermiereve bëhet duke punuar
 Me kalimin e kohës shkollimi u bë më zyrtar –
trajnimet ishin 6 muaj deri në 3 vjet.
 Trajnimi përfundonte me diplomim
 Pavarësia e femrave

32
Trajnimet
Shkolla e Nightingalit Shkolla në SHBA
 Programi i organizuar  Nuk ka pas
mirë planprogram të
 I njëjtë në të gjitha hartuar
shkollat  Përmbajta varej nga
 Orët e mësimit ndaras rastet në spital
nga praktika  Edukimi arrihej në
 Instruksionet jepeshin punë e sipër (nuk
nga infermierja e kishte orë zyrtare)
trajnuar  Instruksionet jepeshin
 Fokusimi ishte në pranë shtratit dhe
kujdesin infermieror ishin nga
këndvështrimi
mjekësor
 Studentet mbushnin
spitalet dhe punonin
pa pagesë 33
Përparimi i infermierisë në botë
 Infermier të trajnuar
 Krijimi i shkollave të shumta infermierore
 Liderët infermieror kontrollojnë standardin e
edukimit për të përmirësuar praktike
infermierore
 Vendosin kontroll ligjor për parandalimin e
përhapjes së shkollave pa nivel
 U krijuan organizatat infermierore, më 1887 u
themelua organizata e parë infermierore në
Angli nga Fenwick ndërsa më 1899 themelohet
ICN (Këshilli Ndërkombëtar i Infermiereve)
poashtu nga Fenwick
 Poashtu themelohet ANA (Shoqata Amerikane
e Infermierisë) me disa nën organizata të tjera.34
Infermieria sot

 Infermiere e licencuar me shkollim të mesëm


 Infermiere e diplomuar me shkollim të lartë apo
me Bachelor, e licencuar
 Ndihmës infermiere
 Mami e licencuar me shkollim të mesëm
 Mami e diplomuar - Bachelor

35
Edukimi infermieror
 Shkolla e mesme 3 vjeçare -Certifikatë
 Shkolla e mesme 4 vjeçare -Diplomë
 Bachelor në Infermieri
 Master
 Doktoratë
 Edukimi i vazhdueshëm
 ZHVP brenda institucionit shëndetësor

36
Edukimi i infermierisë në Kosovë
 Deri në vitin 2003
është organizuar në
shkollat e mesme të
mjekësisë
 Prej viti 2003 në
nivel Universitar
themelimi i DIM në
FM në UP

37
Gjeneratat e para me Studime
master në infermieri

 Glasgow University - në vitin 2008


kanë përfunduar studimet 5 kandidatë
 Tampere University – në vitin 2010 një
kandidat
 Në Hale University në vitin 2011 tre
kandidatë

38
Trendet aktuale dhe çështje të kujdesit
shëndetësor
Pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999
fillon riorganizimi i sistemit shëndetësor ku rol
të rëndësishëm në reformat shëndetësore ka
dhënë edhe infermieria
 Në mars të vitit 2000 me konkurs zgjidhet
Drejtoresha e parë e Infermierisë në QKUK, pra
drejtoresha e infermierisë është anëtare e bordit
ekzekutiv dhe ka kompetenca në menaxhimin e
stafit infermerik,
 Themelohet AIK në vitin 2001
 Në mars 2001 hapet zyra e infermierisë në MSh
39
Vazhdim
 Në janar 2001 fillon programi gjithëpërfshirës i
trajnimit të trajnereve për infermieri familjare për
tërë Kosovën me qëllim të ngritjes së shkathtësive
dhe njohurive të infermiereve të KPSH me qëllim
të dhënies së kontributit në zbatimin e konceptit të
mjekësisë familjare në Kosovë.
 Hartimi i strategjisë së infermierisë,
 Krijimi i bordit për regjistrim dhe licencim
 Në tetor 2003 themelohet QEVI, MSh ku ofrohen
trajnime profesionale për infermieret që janë duke
punuar në institucionet publike në Kosovë
 Fillohet me botimin e revistës periodike Infermieria
Familjare (2002-2003 dhe pastaj Infermieria
Kosovare prej vitit 2004 në vazhdimësi) 40
Mënyrat e kujdesit

Vet – kujdesi
Kujdesi mbrojës
Kujdesi profesional

41
Ushtrim

 Identifikoni një nevojë ose gjendje


shëndetësore të veçantë,
 Identifikoni tre pacientë me këtë gjendje ku
secili ka nevojë për një nivel të ndryshëm të
kujdesit. Identifikoni disa nga faktorët të cilët
ju udhëheqin juve ti vlerësoni ato si
 Të qenit të aftë të bësh vet-kujdes
 Të qenit të aftë për kujdes mbrojtës
 Kërkimi i kujdesit profsional
42
 Pauza !

43
Mjedisi i praktikës te infermiereve
 Spitalet
 Mjedisi i praktikës në KPSH dhe komunitet

44
Infermieria e bazuar në spital

 Kujdesi akut është vendi ku praktikon


grupi më i madh i infermiereve
 Modele të ndryshme të stafit
 Ngritja e hapësirave të kujdesit për
shkak të plakjes së popullatës dhe
rritjes së sëmundjeve kronike

45
Infermieret e kujdesit parësor
 Përqendrohen në promovimin, ruajtjen
dhe edukimin shëndetësor
 Qendrat Shëndetësore në komunitet,
Klinikat
 Infermieria shkollore
 Shëndeti në punë
 Shëndeti në shtëpi
 Infermieria forensike

46
Roli i infermieres
 Ofruese e kujdesit
 Vendimmarrëse
 Avokate e klientit
 Rehabilitator
 Ngushëllues
 Komunikuese
 Bashkëpunuese
 Mësuese/Edukuese

47
Rolet profesionale dhe përgjegjësitë

 autonomia & përgjegjshmëria


 Ofruese e kujdesit
 Avokuese e klientit
 Edukuese
 Managjere/vendimmarrëse
 Komunikuese
 Bashkëpunuese
 Zhvillimi i karrierës

48
Autonomia dhe përgjegjshmëria

 Autonomia është element thelbësor i infermierisë


profesionale
 Personi është me arsye i pavarur dhe vetë-
qeverisës në marrjen e vendimeve dhe praktikim
 Rritja e autonomisë = rritjen e përgjegjësisë
 Llogaridhënia-infermierja është përgjegjëse
profesionalisht dhe ligjërisht për llojin dhe cilësinë e
kujdesit të ofruar
 Rregullohen me standardet e praktikës infermierike
49
Vendimmarrëse
 Përdor aftësitë e të
menduarit kritik dhe
procesin e
infermierisë

 Procesi infermieror:
Vlerësimi, Diagnoza,
Planifikimi, Zbatimi,
Evaluimi

50
Roli infermieres si avokate e klientit

 Infermierja mbron të drejtat njerëzore


dhe ligjore të klientëve
 Sigurimi i informacionit për të ndihmuar
në vendimmarrje
 Ligji i të Drejtave të pacientit

51
Roli i infermieres si rehabilitatuese
 Ndihmon klientin të
kthejë funksionet në
nivelin optimal
 Infermierja i ndihmon
klientit për t’u
përshtatur fizikisht dhe
emocionalisht ndaj
ndryshimeve në stilin e
jetës

52
Roli ngushëllues

 Kujdesi për klientin, si


një qenie njerëzore

 Roli është tradicional


për infermieri

 Kujdesi është i drejtuar


në tërë personin, e jo
vetëm një pjesë të
trupit

53
Roli infermieres si komunikuese
 Ky rol është në qendër të gjitha roleve tjera.
 Përfshin komunikimin me familjen e klientëve,
anëtarët e ekipit të kujdesit shëndetësor dhe të
komunitetit.
 Pa komunikim të qartë, konciz do të ishte e
vështirë për të dhënë kujdes të efektshëm.

54
Roli infermieres si mësimdhënëse/edukatore
 Shpjegon konceptet dhe fakte në lidhje
me shëndetin, tregon procedurat,
përforcon të mësuarit, përcakton të
kuptuarit, dhe vlerëson progresin e të
mësuarit
 Edukimi joformal
 Edukimi i planifikuar apo formal

55
Infermieria sot
 Infermiere të regjistruara
 Infermiere të licencuara që punojnë
 Infermiere praktikuese
 Infermiere të specializuara
 Mami

56
Rolet e infermierisë ne karrierë

 Klinicisti
 Infermiere Edukatore
 Infermiere e specializuar ne nje fushe
specifike(Advanced Practice Nurse)
 Infermiere administratore
 Hulumtuese
 Infermiere në ushtri
 Infermiere forensike

57
Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor

 Kujdesi Parësor Shëndetësor

 Kujdesi Dytësor Shëndetësor

 Kujdesi Tretësor Shëndetësor

58
Informacione praktike
 Mirësjellja e zakonshme!
 Shprehni mirënjohjen tuaj
 Buzqëshni
 Vlerësoni të arriturat e të tjerëve
 Respektoni mendimet dhe vendimet e të
tjerëve, edhe nëse ju nuk pajtoheni me ta
 Trajtoni të tjerët me respekt
 Veproni me mirësi ndaj të tjerëve pa pritur
asgjë në këmbim
 Përgjigjuni me dashamirësi atyre që ju
drejtohen me vrazhdësi
59
Informacione praktike
 Jini të respektueshëm me të gjithë që takoni:
- respektoni kohën
- Jini fleksibël

 Pamje profesionale
- Uniformë
- pedant dhe të pastër
- fjalor profesional

60
Betimi i Nightingale
Unë zotohem solemnisht para Zotit dhe në prani të këtij
Kuvendi që do ta kaloj jetën time në pastërti dhe do ta
ushtroj profesionin tim me besnikëri.
Unë do të abstenoj nga çdo gjë që është e dëmshme
dhe e djallëzuar dhe nuk do të marrë ose me vetëdije
administroj çfarë do lloj bari te dëmshëm.
Unë do të bëj të gjitha që janë në fuqinë time për ta
ruajtur dhe rritur standardin e profesionit tim, dhe do
të mbaj në besim të gjitha çështjet personale dhe të
gjitha çështjet familjare që vijnë në dijeninë time gjatë
zbatimit të punës sime.
Me besnikëri unë do të përpiqem t’i ndihmoj mjekut në
punën e tij, dhe ta përkushtoj veten për mirëqenien e
atyre që më janë besuar për përkujdesje
61
Objektivat
Sot diskutuam/mësuat
 Çka është infermieria
 Fazat e zhvillimit të infermierisë
 Zhvillimin e edukimit infermieror
 Përcaktojë perspektivat e infermierisë
 Zhvillimin e Infermierisë në Kosovë

62
Referencat

 Susan C.de wit, 2011, FUNDAMENTAL


CONCEPTS AND SKILLS FOR NURSING,
Mosby, chapter 28,
 Lemon Mami Materijal kapitulli 9.Ceshtjet
profesionale dhe morale, OBSH, 1996,
Kopenhage.
 Tomez A.M. And alligod M.R. 2002 Nursing
Theorists and their Work
 Tomja A.,Pula AL., Basha E.,(ribotim) 2004
Tiranë, Bazat e infermieristikës së përgjithshme.

63

You might also like