You are on page 1of 11

1

Legjislacioni Shëndetsor

1. Parimet e kujdesit shëndetsor?


Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore, si vijon;

Barazia
sigurimi i qasjes së plotë ndaj shërbimeve në Listën e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, pas
përcaktimit të saj; për të gjithë qytetarët dhe banorët, përfshirë qasjen e lehtë deri te institucionet
shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara;
shpërndarja e drejtë e burimeve publike për kujdesin shëndetësor duke pasur dallimet socio-
ekonomike;
barazia e plotë e sektorit publik, privat, dhe partneritetit publik-privat gjatë ofrimit të kujdesit
shëndetësor, në pajtim me këtë ligj.

Gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi:


standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar
standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe
sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë,
bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore,
statusit familjar dhe moshës.

Cilësia:
aplikimi i standardeve ndërkombëtare në organizimin, zhvillimin, dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor
përkitazi me të gjitha aspektet, përfshirë: trajtimin e fokusuar në pacientë, përdorimin e resurseve,
organizimin e punës, trajnimin, edukimin, licencimin, akreditimin, udhëzimet etike, dhe mbrojtjen e
interesave të shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore.

Ndershmëria dhe llogaridhënia;

Dhënia e prioritetit intervenimeve kost-efektive të kujdesit shëndetësor, të bazuara në të dhëna;

Qëndrueshmëria dhe vazhdueshmëria;

Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve nëpërmjet promovimit shëndetësor, detektimit,


dhe politikave publike shumë-sektoriale për përmirësimin e shëndetit;
2

Bashkë-përgjegjësia dhe solidariteti.

2. Te drejtat dhe detyrimet qytetare?


Te gjithe qytetaret dhe banoret kan te drejt te qasjes se barabarte ne kujdesin shendetsore.
Secili shtetas dhe banor eshte I obliguar te perkujdeset per shendetin e tij.
Qytetaret dhe banoret, ne menyre te organizuar, nepermjet shoqatave ose individeve te emeruar,
marrin pjese active ne krijimin e kushteve me te favorshme per zbatimin e veprimtarise shendetsore
dhe realizimin e te drejtave te tyre ne kuader te kesaj veprimtare.
Te drejtat dhe pergjegjesite e qytetareve, banoreve dhe shfrytezueseve te tjere te sherbimeve
shendetsore ne kujdesin shendetsore rregullohen me ligjin per te drejtat dhe pergjesite e qytetareve
ne kujdesin shendetsore.

3. Kujdesi i detyrushëm shendetsor?


Secili banore eshte I obliguar te perkujdeset per shendetin e tij.

Kujdesi i detyrushëm shendetsor? (Kushtet dhe procedurat e zbatimit të kujdesit shëndetësor)

1. Kujdesi shëndetësor zbatohet në institucionin shëndetësor, ose ne banesë të qytetarit ose të


banorit, si dhe ne vende te tjera atehere kur qytetari ose banori ka nevojë për kujdes shëndetësor
emergjent.
2. Kujdesi shëndetësor ne institucionin shëndetësor ushtrohet sipas kushteve dhe procedurave te
përcaktuara me këte ligj, aktet nën-ligjore, si dhe aktet e tjera te përgjithshme te institucionit
shëndetësor.
3. Kujdesi shëndetësor në format e tjera të veprimtarise shëndetësore ushtrohet sipas kushteve dhe
procedurave te përcaktuara me këtë ligj, dhe aktet e tjera nën-ligjore.
4. Veprimtaria shëndetësore e shtetasve te huaj rregullohet me akt nen-ligjor. te propozuar nga
Ministria dhe te miratuar nga Qeveria.
3

4. Standardet e kujdesit shëndetsor?


Ministria vendos normat dhe standartet dhe nxjerr udhezime per sektorin e shendetesise duke I
rrespekturat standartet e perkatesise nderkombetare.

Standardet
Praktikat me te mira te kujdesit shendetësor përcaktohen ne formě te udhëzuesve të praktikës
klinike, standardeve, protokolleve dhe rekomandimeve te tjera nga Odat e profesionistěve
shëndetësore nga neni 78 i ketij ligji, në bashkëpunim me shoqatat përkatëse profesionale.
Gjate zbatimit te kujdesit shěndetësor institucionet dhe profesionistet shëndetësorë, personat
juridik, qytetarët dhe banorët, brenda te drejtave dhe detyrimeve te tyre duhet te ndermarrin
masat e nevojshme për sigurimin e standardeve cilesore dhe sasiore të kujdesit shendetësor, të
përcaktuara me aktin nen-ligjor te nxjerrë nga Ministria.
Sistemi i menaxhimit te cilesise se kujdesit shěndetësor përcaktohet me aktin něn-ligjor nga
paragrafi 2. i këtij neni.

5. Nivelet e organizimit të kujdesit shëndetsor?


Kujdesi shëndetësor organizohet dhe zbatohet në tri (3) nivele: parësor, dytësor dhe tretësor.
Shërbimet e kujdesit shëndetësor ofrohen nga institucionet shëndetësore publike, private dhe
publiko–private.
Kujdesi shëndetësor sigurohet në nivel: shteti, komune, punëdhënësi, në mënyrë individuale dhe në
nivel të shërbimit profesional.
Ndarja e aktiviteteve ndërmjet niveleve të kujdesit shëndetësor realizohet në pajtim me strategjinë
kombëtare të shëndetësisë, si dhe bazuar në parimin e kujdesit parësor shëndetësor si pikë hyrëse
dhe themel të sistemit shëndetësor.
Qasja në kujdes shëndetësor sigurohet gjatë njëzet e katër (24) orëve pa ndërprerje, nëpërmjet:
punës në orar të rregullt, punës në ndërrime, kujdestarisë, si dhe punës në kuadër të shërbimit të
urgjencës, në pajtim me orarin e përcaktuar nga institucioni shëndetësor.
4

6. Kujdesi parësor shëndetsor?


Institucionet e nivelit parësor të kujdesit shëndetësor janë:
Qendra kryesore e mjekësisë familjare me njësitë përbërëse të përcaktuara me aktin nën-ligjor të
nxjerrë nga Ministria.
Kujdesi parësor shëndetësor përfshin: Promovimin shëndetësor, parandalimin, zbulimin e hershëm,
diagnostikimin, mjekimin, dhe rehabilitimin, që kanë të bëjnë me sëmundjet, çrregullimet dhe
lëndimet, përfshirë edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike.
Koncepti I kujdesit paresor ka per qellim edukimin shendetsor, imunizimin, permisimin e shendetit
dhe parandalimin e semundjeve, mbrojtjen shendetsore te shtatzanave dhe femijeve, mbrojtjen
stomatologjike, ndihmen e pare, permisimin e ujit te pijshem dhe ushqimit si dhe lajmrimin me kohe
te semundjeve ngjitese.

7. Kujdesi dytësor shendetsor?


Institucionet e nivelit dytesor te kujdesit shendetesor janë:
Spitali i përgjithshem dhe special me njësite përbërëse te përcaktuara me aktin nen-ligjor te nxjerrë
nga Ministria,
Poliklinika specialistike,
Ambulanca specialistike
Ambulanca stomatologjike
Qendra e shendetit mendor me Shtepine per integrim ne bashkesi,
Qendra e transfuzionit te gjakut
Qendra e rehabilitimit fizikal dhe klimatik
Qendra e mjekësisé sportive;
Qendra e mjekësisë sé punes
Qendrat rajonale te shendetesise publike.
Qendra per rehabilitimin e të degjuarit dhe te folurit
5

Kujdesi dytësor shëndetësor përfshinë: shërbimet spitalore, shërbimet jashtë-spitalore:


diagnostike; terapeutike, rehabilituese, transportin emergjent, si dhe shërbimet e shëndetësisë
publike.

Kujdesi dytësor shëndetësor mund të organizohet edhe në nivelin komunal me kërkesën e Kuvendit
përkatës komunal, dhe në pajtim me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë.

8. Kujdesi tretësor shendetsor?


Institucionet e nivelit tretesor te kujdesit shëndeltësor jane;
Qendra klinike universitare;
Qendra klinike universitare stomatologjike;
Instituti kombetar i shendetésisè publike;
Qendra kombêtare e mjekésise se punés
Qendra kombetare e mjekësise Sportive
Qendra kombetare e transfuzionit te gjakut
Qendra kombetare e telemjekesise.

Kujdesi tretësor shëndetësor përfshinë: kujdesin e avancuar shëndetësor: spitalor, jashtë spitalor,
dhe të shëndetësisë publike; shërbimet konziliare; dhe transportin emergjent.

Kujdesi tretesor shendetsor organizohet dhe ofrohet ne institucionet te licensuara nga ministria ku
krahas veprimtarise shendetsore ofrohet edhe shkollimi universitar, shkollimi specialistik dhe sub-
specialistik, si dhe puna kerkimore –shkencore.

Institucionet shëndetësore mund t’i themelojnë:


Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Ministria e Shendetesis?, Kuvendi I Komunës, dhe personat
juridikë vendorë në pajtim me këtë Ligj dhe Planin e rrjetit të institucioneve publike shëndetësore;
Personat fizikë dhe juridikë, vendorë dhe të huaj, në pajtim me këtë Ligj dhe rregullativën për
veprimtarinë private në shëndetësi.
6

9. Sigurimi themelor shëndetsor?


Format e sigurimeve shëndetësore të qytetarëve dhe të gjitha komuniteteve të Kosovës janë:
a) Sigurimi shëndetësor themelor;
b) Sigurimi shëndetësor privat.
Sigurimi shëndetësor themelor është sigurim i detyrueshëm për të gjithë qytetarët në marrëdhënie
formale të punës, si dhe për personat fizikë dhe personat juridikë, në pajtim me këtë ligj.
Sigurimi privat shëndetësor është sigurim vullnetar i qytetarëve që sigurohet nga vetë qytetarët
dhe/ose nga punëdhënësit në organizata të themeluara në bazë të ligjit nga neni 57.3.

Sigurimi shëndetësor themelor;


Vëllimi i të drejtave nga Sigurimi themelor shëndetësor lidhur me kujdesin shëndetësor nga neni 22 i
këtij ligji, përcaktohet çdo vit me pako të programit të veçantë, të cilën e nxjerr Qeveria e Kosovës.
Niveli dhe vëllimi i kujdesit shëndetësor themelor, me të drejta dhe detyrime për të gjithë qytetarët,
do të sigurohet dhe garantohet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (në tekstin e mëtejshëm
Fondi).
Në Fond, për të gjithë qytetarët skema e sigurimeve themelore shëndetësore do të bazohet në
parimet e barazisë, reciprocitetit dhe solidaritetit.
Fondi themelohet si institucion publik i pavarur me status juridik, të drejta dhe përgjegjësi të
caktuara me ligjin për Sigurimet Shëndetësore të Kosovës.

10. Llojet e institucioneve shëndetsore?


Llojet e institucioneve në sistemin shëndetësor të Republikës së Kosovës janë të njëjta në sektorin:
publik, privat, dhe publiko-privat.

Institucionet e nivelit parësor të kujdesit shëndetësor janë:


Qendra kryesore e mjekësisë familjare me njësitë përbërëse të përcaktuara me aktin nën-ligjor të
nxjerrë nga Ministria;
7

Institucionet e nivelit dytesor te kujdesit shendetesor janë:


Spitali i përgjithshem dhe special me njësite përbërëse te përcaktuara me aktin nen-ligjor te nxjerrë
nga Ministria,
Poliklinika specialistike,
Ambulanca specialistike
Ambulanca stomatologjike
Qendra e shendetit mendor me Shtepine per integrim ne bashkesi,
Qendra e transfuzionit te gjakut
Qendra e rehabilitimit fizikal dhe klimatik
Qendra e mjekësisé sportive;
Qendra e mjekësisë sé punes
Qendrat rajonale te shendetesise publike.
Qendra per rehabilitimin e të degjuarit dhe te folurit

Institucionet e nivelit tretesor te kujdesit shëndeltësor jane;


Qendra klinike universitare;
Qendra klinike universitare stomatologjike;
Instituti kombetar i shendetésisè publike;
Qendra kombêtare e mjekésise se punés
Qendra kombetare e mjekësise Sportive
Qendra kombetare e transfuzionit te gjakut
Qendra kombetare e telemjekesise.

Barnatoret janë institucione shëndetësore që funksionojnë në të tri (3) nivelet e kujdesit


shëndetësor

Institucionet në shërbimin shëndetësor të burgjeve janë:


Ambulanca e burgut;
Stacionari i burgut;
Institucioni shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta;
Institucioni shëndetësor për kujdesin e nënës dhe fëmiut.
8

Institucionet shëndetësore mund t’i themelojnë:


Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Ministria e Shendetesis?, Kuvendi I Komunës, dhe personat
juridikë vendorë në pajtim me këtë Ligj dhe Planin e rrjetit të institucioneve publike shëndetësore;
Personat fizikë dhe juridikë, vendorë dhe të huaj, në pajtim me këtë Ligj dhe rregullativën për
veprimtarinë private në shëndetësi.

11. Licensimi i puntorëve shëndetsorë?


Licencimi i profesionistit shendetesor behet nga Oda përkatëse e profesionisteve shëndetësorë, në
pajtim me ketë ligj.
Licencimi i profesionisteve te huaj shendetésor zbatohet ne baze te aktit nën-ligjor të propozuar nga
Ministria dhe te nxjerre nga Qeveria.
Profesionisti shendetesor mund te ofroje shèrbime shěndetésore në mënyrë të pavarur vetëm pas
marrjes se licences.

12. Kushtet dhe procedurat e licensimit?

Pas perfundimit te sukseseshem te provimit professional profesionistet shendetsor duhet te


regjistrohen pran Odes profesionale nga neni 78 I keti ligji.
Licensimi I puntoreve shendetsor behet nga oda e profesionisteve shendetsor ne pajtim me kete ligj.

13. Edukimi i vazhdueshëm professional?


Profesionistët shëndetësorë obligohen që të marrin pjesë në zhvillimin e vazhdueshëm profesional
me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes së kualifikimeve të tyre profesionale.
Institucionet shëndetësore, jane të obliguara që të mundësojnë zhvillimin e vazhdueshëm
profesional të punëtorëve të tyre shëndetësorë.
9

14. Kujdesi shëndetsor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme?

Neni 89 Pergjegjësitë e Ministrise


1. Zbatimi i kujdesit shendetésor gjate gjendjes se emergjences sigurohet nga ana e Ministrise ne
pajtim me kete ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi
2. Aktivitetet e kujdesit shendetesor ne rastet e emergjencës nga paragrafi 1. i ketij nen përfshijne:
zbatimin e dispozitave ligjore ne fuqi
adaptimin e sistemit te kujdesit shendetesor ne perputhje me planin emergjent;
zbatimin e ndryshimeve ne sistemin e referimit dhe te udheheqjes
sigurimin e sherbimit emergjent te kujdesit shendetësor për qytetaret;
veprimine institucioneve te perkohshme shendetesore;
aktivizimin e kapaciteteve plotesuese dhe te rezervave.
3. Gjate gjendjeve emergjente te drejtat e qytetarève të përcaktuara me ligje, do te garantohen den ne
masen që nuk e rrezikon efikasitetin e masave të ndermarra pèr tejkalımın e tyre
4. Diniteti i qytetarit do të respektohet në tërësı dhe vazlıdımislht, pavarésisht nga kufizumet ge 1
percakton paragrafi 3, I ketij neni.

Neni 90 Pergjegjësitë e Qeverisë


1. Qeveria, organizon, pergatit, dhe financon aktivitetet per realizimin e kujdesit shëndetësor ne
rrethana te gjendjes se jashtezakonshme.
2. Aktivitetet përgatitore te Qeverisë për sigurimin e kujdesit shendetësor gjatë gjendjes se
jashtëzakonshme perfshijne:
sigurimin e aktiviteteve planifikuese,
përcaktimin e strukturave te udheheqjes
percaktimin e detyrimit te bashkepunimit ndermjet autornteteve sektoriale dhe komunale, 2.4.
zhvillimine regullatives ligjore dhe administrative
sigurimine stogeve të medikamenteve dhe te materialit shpenzues medicinal;
ripertrirjen e rezervave shtetërore për shendetësi, deri në masen e nevojshme,
sigurimin e trajnimeve per shërbimet e kujdesit shëndetësor përkitazı me gjendjet e
jashtezakonslhme
10

Neni 91 Pergjegjesite e institucioneve shëndetësore


1. Institucionet shëndetesore obligohen te zhvillojnë plane për situatat e gjendjeve te
jashtëzakonshme.
2. Kushtet formale per planet nga paragrafi 1. i ketij neni percaktohen me akt nen-ligjor te nxjerre nga
Ministria.

15. Kodi etik infermieror


Eshte udherrefyes I infermiereve per pergjegjit e tyre morale
U mundeson infermiereve ne punen e tyre te perditshme dhe ne situata te nderlikuara, vendimarrja
morale te drejt.
Ofron nje linje per perkujdesje shendetsore conform praktikes morale
Participon dhe infuencon aktivisht ne permisimin reunionin dhe ndertimin e politikave shendetsore.
Obligimet etike te infermiereve qendrojne ne promovimin e shendetit, parandalimin e semundjeve,
ruajtjen e shendetit dhe lehtesimin e dhimbjeve.

16. Edukimi themelor profesional për profesionistët shëndetësor?


Edukimi themelor professional zbatohet ne baze te programit te aprovuar nga ministria dhe fakulteti
I mjeksise, univesiteti I prishtines.
Edukimi themelor professional mbeshtetet ne planprogramin dy-vjeqar, qe permban dy module nje-
vjeqare.
Edukimi themelore professional fillon pas diplomimit ne fakultetitin e mjeksise dega infermieri, fizio,
mami etj.

17. Provimi I Licences


Pas perfundimit te praktikes te nivelit perkates shkollor , te gjitha kategorit e profesionisteve
shendetor obligohen te kryejn praktiken e detyrueshme profesionale dhe ti nenshtrohen provimit
professional, ne pajtim me aktin nen-ligjor te nxjer nga ministria.
Provimim e licences e organizon bordi per licencim dhe regjistrimin e puntoreve shendetsore.

Neni 5 Provimi i Licencës


11

1. Per te fituar te drejtën e ushtrimit te veprimtarisë së pavarur shëndetësore, kategorite e


profesionistëve shëndetësorë nga neni 2, neni 3 dhe neni 4 duhet t'i nënshtrohen provimit te
licencës.
2. Doktorët e Mjekësisë dhe Doktorët e Stomatologjisë duhet t'i nënshtrohen provimit te licencës, pas
diplomimit ně Fakultetin e Mjekësisë.
3. Magjistrat e farmacisë, Infermierët e diplomuar, Fizioterapistët e diplomuar dhe Mamite e
diplomuara duhet t'i nënshtrohen provimit te licencës pas përfundimit te modulit të parë të
programit nga neni 1, paragrafi 2
4. Provimin e licencës e organizone Bordi për Licencim dhe Regjistrim te Punëtorëve Shëndetësorë,
pranë Ministrisë (tash e tutje, Bordi).
5. Provimin e licences e zbaton Komisioni per provim të licencës (tash e tutje, Komisioni)
6. Komisionin e përbëjně tre anëtarë, të emëruar nga Ministri i Shëndetësisë, me propozim te Bordit,
něpërmjet Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë
7. Duhet te emerohen kater komisione per kategorite profesionale, si vijon:
Doktorë të mjekësisë;
Doktorë të stomatologjisë;
Mağjistër te farmacisë dhe
Infermierë, fizioterapistë dhe mami te diplomuara.
8. Provimi i licences duhet te përfshinë lëmenjt, si vijon:
Legjislacioni shëndetësor
Shëndetësia publike;
Mjekësia urgjente.
9. Pas përfundimit te suksesshëm te provimit te licencës, Bordi duhet te leshojë çertifikatën e licences
të nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i Komisionit.
10. Nese kandidati deshton në provim. ai/ajo ka të drejtë të kandidoje përsen per provimin e licencës,
pa kufizime kohore.

You might also like