You are on page 1of 44

Kujdesi Parësor Shëndetësor

Veprimtaria shëndetësore zhvillohet në nivel parësor,


dytësor dhe tretësor.
Kujdesi shëndetësorë në nivel parësor përfshinë:
 Monitorimin e gjendjes shëndetësore të banorëve dhe
propozimin e masave për mbrojtje dhe përparim të shëndetit
të tyre,
 Parandalimi dhe zbulimi i sëmundjeve, sikurse edhe shërimi
dhe rehabilitimi i të sëmurëve,
 Kujdesin shëndetësor parandalues specifik ndaj fëmijëve
dhe të rinjëve, sidomos në shkollat fillore dhe të mesme,
pastaj universitete në regjionin e tyre,

2
Kujdesin shëndetësorë ndaj personave mbi 65 vjeç,
Kujdesin shëndetësorë ndaj gruas,
Kujdesin shëndetësorë ndaj personave me invaliditet,
Kujdesin shëndetësorë preventiv të grupeve nën risk dhe
banorëve tjerë në pajtueshmëri me programet e kujdesit
shëndetësorë dhe organizimin obligativ të ekzaminimeve
preventive,
Këshillimi, përkushtimi shëndetësorë dhe promovimi i shëndetit
me qëllim ruajtjen dhe përparimin e tij,
Kujdesin higjienik-epidemiologjik,
Parandalimi, zbulimi dhe shërimi i sëmundjeve të dhëmbit dhe
gojës me rehabilitim,

3
Rehabilitimin shëndetësorë të fëmijëve dhe të rinjëve me
çrregullime trupore dhe psiqike në zhvillim,
Vizita patronazhi, kujdesin shëndetësorë në shtëpi të
sëmurit,
Mjekësinë e punës, mjekësinë emergjente,
Kujdesin paliativ,
Mbrojtjen e shëndetit mendor,
Furnizimi dhe përpunimi i barnave, pastaj furnizimi me
produkte medicinale,
Transportin sanitar.

4
• Kujdesi shëndetësorë në nivel parësor ofrohet përmes
veprimtarisë:
Mjekësisë familjare/ të përgjithshme,
Mbrojtjes shëndetësore të fëmijëve parashkollor
Masave preventive-edukative për mbrojtje shëndetësore të
fëmijëve shkollor dhe studentëve,
Shëndetit publik

5
Mbrojtjes shëndetësore të gruas,
Mbrojtjes shëndetësore stomatologjike,
Mbrojtjes shëndetësore higjienike-epidemiologjike,
Mjekësisë së punës,
Mbrojtjes shëndetësore të shëndetit mendor, parandalimit
dhe shërimit jashtspitalor të varësisë,
Mbrojtjen shëndetësore patronazhe,

6
Kujdesi shëndetësor në shtëpi për të sëmurin,
Mjekësisë emergjente
Transportit sanitar
Kujdesit paliativ,
Barnatoreve
Diagnostikës laboratorike

7
• Veprimtaria shëndetësore në nivel parësor aplikohet dhe
organizohet në punë ekipore, ku marrin pjesë punonjësit
shëndetësorë me përgatitje parauniversitare dhe
universitare apo parauniversitar të integruar dhe
universitare në drejtimet shëndetësore , si dhe punonjës i
kujdesit shëndetësor parësor ose punonjës shëndetësor me
arsimim të mesëm.

8
• Në veprimtarinë shëndetësore në nivel parësor punët i
kryejnë:
• mjekët e përgjithshëm,
• specialistët e mjekësisë familjare,
• specialistët e pediatrisë, (ata qe veq punojne)
• specialistët e gjinekologjisë, (ata qe veq punojne)
• specialistët e mjekësisë së punës, (ata qe veq punojne)
• specialistët e mjekësisë së punës, sportit dhe specialistët e
mjekësisë shkollore, (ata qe veq punojne)

9
• ... në ekip me:
• infermieren/in,
• teknikun mjekësorë,
• specialisti i mjekësisë emergjente në ekip me së paku me një
infermiere/,
• mjekët stomatolog në ekip me asistent stomatologun,
respektivisht infermieren/in,
• specialistët e epidemiologjisë,
• specialistët e ekologjisë humane dhe shëndetit publik,

10
• specialistët e biokimisë mjekësore, në ekip me profesionistët
me diplomim parauniversitar apo studime profesionale të
diagnostikës laboratorike,
• magjistrat e farmacisë në ekip me tekniket/ët e farmacisë,
• mamia në ekip me asistenten e mamisë dhe motrën e
patronazhit, ndërsa
• punët nga shëndeti mendor dhe preventivës edhe
jashtëspitalore dhe shërimin e sëmundjeve të varësisë i kryen
specialisti i psikiatrisë.

11
• Në zbatimin e masave të veçanta të kujdesit shëndetësorë
në veprimtarinë shëndetësore të nivelit parësorë, e
sidomos në mbrojtjen shëndetësore:
• të punëtorëve,
• fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore,
• personave të moshuar mbi 65 vjeç, pastaj
• mbrojtjes së shëndetit mental, etj., ... bashkëpunon edhe
- psikologu,
- Logopedi, dhe
- punëtori social, respektivisht ekspertët tjerë të fushave për
çështje specifike të atij kujdesi.

12
Punonjësit shëndetësorë në veprimtarinë shëndetësore të nivelit
parësorë gjatë punës ekipore bashkëpunojnë me punonjësit tjerë
shëndetësorë të fushave të caktuara specialistike në kujdesin
specialistik konziliar dhe spitalor.

13
• Veprimtarinë shëndetësore e zhvillojnë institucionet shëndetësore, shoqëritë
tregtare dhe punonjësit privat.
• Veprimtaria shëndetësore si shërbim publik zhvillohet brenda dhe jashtë rrjetit
të shërbimeve shëndetësore publike.
• Në rrjetin e shërbimeve shëndetësore publike për Kosovë përcaktohet numri i
nevojshëm i punëtorëve shëndetësor, respektivisht sipas komunave, numrit të
banorëve të tyre dhe mundësive buxhetore.
• Shërbimi parësor, respektivisht Mjekësia familjare është kompetencë e deleguar
në administratën komunale, e cila vendosë edhe në planin buxhetor, financiar,
infrastrukturor dhe edhe për numrin e punëtorëve shëndetësorë.

14
• Parametrat për përcaktimin e rrjetit të shërbimeve shëndetësore publike
përcaktohen me planin e kujdesit shëndetësorë duke vlerësuar:
• Gjendjen shëndetësore, numrin, moshën dhe strukturën sociale të
banorëve,
• Kushtet e njëjta, respektivisht mundësinë e shfrytëzimit të shërbimeve
mjekësore,
• Nevojën e shtrirjes së veprimtarive të caktuara sipas Ligjit për
shëndetësi,
• Shkalla e urbanizimi të komunës, mundësitë e lidhjes me zonat rurale,
specifikat e dendësisë së banorëve dhe çasja e regjioneve
demografikisht të rrezikuara,
• Ndikimi i mjedisit në shëndet të banorëve, dhe
• Potencialet ekonomike.
15
• Shërbime shëndetësore publike në nivel parësor mund të
ofrojnë edhe personat fizik apo institucione tjera
shëndetësore, nëse plotësojnë kriteret e liçencimit për
veprimtari të tillë.
• Në këtë kuptim mund të ofrohen edhe shërbime të
mjekësisë familjare, stomatologjike dhe shërbime tjera
specialistike.
• Vendi ynë ende nuk ka ngritur sistem të sigurimeve
shëndetësore që do të mundësonte edhe veprimtari
shëndetësore koncesionare me sektorin privat.
• Natyrisht, është e çartë se veprimtari të shëndetit publik, i
cili konsiderohet me interes shtetëror, nuk mund të ofroj
sektori privat jashtë institucioneve të shëndetësisë publike.
16
• Poliklinikë, ente rehabilituese, institucione për kujdes
shëndetësorë, institucione për kujdes paliativ dhe
ambulanta mjekësore mund të themelojnë dhe të
zhvillojnë veprimtari edhe personat tjerë fizik dhe
juridik.
• Institucione për furnizim shëndetësor mund të
themelojnë personat me përgatitje universitare në
drejtime shëndetësore

17
• Trupat e institucioneve shëndetësore janë:
• Udhëheqja ekzekutive,
• Shefat e sektorëve
• Trupat profesionale
• Komisioni i etikës
• Kolegjiumi profesional,
• Përgjegjësi për barna
• Përgjegjësi për cilësi, etj.

18
• Institucionet shëndetësore në kujdesin parësor shëndetësor janë:
Qendra kryesore e mjekësisë familjare

• Kjo qenër është institucion shëndetësorë për ofrimin e kujdesit


shëndetësorë ndaj banorëve në regjion të caktuar, respektivisht ne
regjionin e komunës, në pajtim me kompetencat e dhëna ligjore në
nivelin primar shëndetësore.
• QKMF mund të shpërndahen tutje në Qendra të Mjekësisë familjare
(QMF) dhe në numër varësisht nga banorët e qytetit respektivisht
komunave, që qytetarëve tu ofrohet shërbimi i kujdesit parësor
shëndetësorë dhe të njëjtit të kenë qasje të shpejtë dhe të barabartë
prej të gjithëve pa dallim.
• Tutje QMF mund të degëzohen, varësisht nga nevojat dhe numri i
qytetarëve në nevoj për shërbime shëndetësore, në nivel të
Ambulantave të Mjekësisë Familjare (AMF) dhe punkteve
shëndetësore.

19
• Brenda QKMF përfshihen:
• Mjekësia familjare,
• Shërbimi stomatologjik,
• Mbrojtja shëndetësore e grave
• Mbrojtja shëndetësore e të porsalindurve dhe fëmijëve
parashkollor,
• Mjekësia e punës,
• Shërbimi laboratorik, radiologjik dhe diagnostika tjetër,
• Shërbimi i patronazhit, kujdesi shëndetësor dhe paliativ, etj.

20
• Në të mund të organizohen, natyrisht në pajtim me
rrjetin e shërbimit shëndetësorë, njësi shërbimesh
specialistike shëndetësore, nëse aty kërkohen nga
nevojat e posaçme, duke pasur parasyshë gjendjen
shëndetësore të popullsisë dhe kur ofrimi i kujdesit
shëndetësorë në poliklinë apo spital është i vështirësuar.
• QKMF duhet të organizoj edhe vizita shtëpiake.

21
Praktika private shëndetësore
• Praktika private mund të ofrojë në mënyrë të pavarur shërbime
shëndetësore, të cilat mund ti kryejë puntori shëndetësorë me përgatitje
universitare duke studiuar nën kushtet vijuese:
• Të ketë arsimimin përkatës shëndetësorë, pas provimit profesional, ndërsa për
ordinancat specialistike edhe specializimin adekuat dhe të aftësuar për punë të
pavarur,
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
• Të jetë i aftë për punë kryerjen e praktikës private,
• Që është plotësisht i aftë për punë,
• Se nuk është i dënuar apo apo me vendim të prerë nuk i është dhënë masa e sigurisë
apo masa mbrojtëse ndalim i ofrimit të shërbimeve shëndetësore respektivisht masat
e largimit nga profesioni për kohën sa zgjasin ato,
• Të plotësoj kriteret për hapsirën,
• Të disponoj me pajisje adekuate medicinale,
• Të siguroj liçencën e punës nga organi kompetent shtetnor dhe lejet tjera të
nevojshme sipas ligjeve në fuqi.
22
• Punonjësi shëndetësor në nivel bachelor dhe punonjësi
shëndetësor me arsim të mesëm mund të kryejnë praktikë
private varësisht nga kualifikimi i tij/saj profesional dhe atë:
• Infermieret ose infermierët,
• Teknikët/et e stomatologjisë,
• Infermierët/et punët nga kujdesi shëndetësorë ndaj të sëmurit e
zhvillojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa në pajtim me udhëzimet e
mjekut.

23
• Punëtorët shëndetësorë të praktikës private janë të
obliguar:
• Të ofrojnë ndihmën emergjente mjekësore të gjithë personave
brenda përgatitjes profesionale të tij,
• Të marrë pjesë në thirjen e trupave kompetente për punë në
parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse si dhe në
mbrojtje dhe shpëtim të banorëve në rast të katastrofave,
• Të mbajë dokumentacionin shëndetësorë dhe evidencat tjera mbi
personat të cilëve u ofrohet kujdes shëndetësorë dhe informoj për
të në institucionet përgjegjëse shëndetësore në pajtim me
evidencat në veprimtarinë shëndetësore,
• Të ofrojë të dhëna për punën e vetë në kërkesë të trupave
përgjegjëse.

24
Praktika private nuk mund të kryhet për veprimtaritë
vijuese:
Marrja, ruajtja, transmetimi dhe mbjellja e qelizave, indeve
dhe organeve me qëllim shërimi,
Grumbullimi i gjakut dhe plazmës për përpunimin pastaj
furnizimin me gjak dhe produkte të gjakut,
Shëndet publik, epidemiologji, mjekësi shkollore, mbrojtje të
shëndetit mental, preventivës dhe shërimit të varësisë dhe
patronazhin,
Mjekësinë emergjente.

25
• Në vendin tonë janë të regjistruara dhe të licencuara 1307 subjekte si
poliklinika dhe ambulanca të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore të të
gjitha niveleve (Shih tabelën në vijim)

26
• ...ose të paraqitura në formë grafike:

27
Veprimtaria private shëndetësore në vendin tonë zhvillohet edhe në
nivelin dytësor respektivisht shërbime spitalore. Janë të regjistruara dhe të
licencuara gjithsejt 26 spitale me shërbime të ndryshme shëndetësore me
rreth362 shtretër dhe me rreth 735 tëpunësuar (Tabela ne vijim):

28
 Mbikëqyrja
 Mbikëqyrja ndaj punës së institucioneve shëndetësore, shoqërive
tregtare, themeluesve tjerë, të cilët merren me veprimtari
shëndetësore, punëtorëve shëndetësorë që punojnë në këto
institucione private përfshinë:
 Mbikëqyrjen e brendëshme (punëtorët e institucionit
shëndetësorë),
 Mbikëqyrja nga oda e mjekëve (ekspertët e odave apo
eskertët e ygjedhur të odës),
 Mbikëqyrja nga inspektorati shëndetësorë.

29
Kujdesi parësor shëndetësorë: mjekësia familjare dhe kujdesi
shëndetësorë ndaj foshnjave dhe fëmijëve parashkollor

• Sipas të dhënave nga ASK të cilat janë raportuar gjatë vitit 2015-
2016 janë nxjerrë rezultatet për mbrojtjen parësore
shëndetësore në nivel të mjekësisë familjare ku rezulton se:
• në nivel vendi në mjekësinë familjare kanë qenë të punësuar:
• 1068 mjekë,
• 290 mjekë stomatologë,
• 3180 infermierë,
• 2 farmacistë,
• 59 bashkëpunëtorë shëndetësorë, si dhe 868 punëtorë jo
shëndetësorë.

30
• Me një fjalë në këtë nivel të kujdesit shëndetësorë janë të përfshirë
5467 punëtorë.
• Janë kryer 18 763 237 vizita mjekësore gjithsejt, prej të cilave:
• 3 688571 vizita në mjekësinë familjare (19.66%),
• 7 673601 vizita specialistike (40.90%), prej të cilave
• 487 579 vizita pediatrike,
• 6638 në mjekësi të punës,
• 5410 vizita urologjike,
• 1315510 vizita gjinekologjike,
• ndërhyrje dhe shërbime tjera rreth 6 265155 (33.39%),
• 855675 analiza laboratorike,
• 76802 shërbime radiologjike dhe reth
• 433211 ose 2,31% shërbime stomatologjike.
• Nisur nga këto të dhëna vjen se 2.4 infermierë punojnë me një
mjek në mesatare.

31
• Në strukturën e specializimeve në kujdesin primar shëndetësorë
deri në vitin 2016 në Kosovë numri më i madh vjen nga mjekësia
familjare.
• Nevojat për mbulim me shërbime të kujdesit primar shëndetësor
edhe më tej janë të rëndësishme dhe në nevojë për tu plotësuar.
• Sigurisht se numri i të interesuarve për specializime nga mjekësia
familjare është i vogël, sepse rrethanat socioekonomike dhe
shoqërore kanë bërë që mjekët e përgjithshëm të orientohen në
specializime klinike.

32
• Kujdesi primar shëndetësor tashmë raporton për shërbimet e veta që
ofron.
• Siç kemi parë më sipër nga publikimi i Agjencionit për Statistika të
Kosovës, publikuar gjatë viti 2016, numri i përgjithshëm i vizitave në
mjekësinë familjare, vizitave specialistike dhe shërbimeve tjera ka qenë
18 763 237 (shih tabelën):

33
• Raportimet, për fat të keq ende nuk janë të plota.
• Grumbullimi i të dhënave për sëmundjet ngjitëse dhe jongjitëse
është me shumë rëndësi për gjendjen shëndetësore të
popullsisë në vend.
• Mungesa e Sistemit të Informimit Shëndetësor paraqet sfidë të
madhe për sistemin shëndetësorë të vendit.

34
• Vaksinimi ndaj sëmundje vaksinë preventabile sot
implementohet nga departmenti i veqantë në Mjekësinë
familjare, respektivisht në Kujdesin parësor shëndetësorë të
vendit tonë.
• Karakteristikë e vitit 2016 është se shkalla e përfshirjes me
vaksinim në nivel vendi është relativisht e e kënaqshme,
mirëpo nuk ka mbërri në 95% dhe është më e ultë se në vitin
2015.
• Hetohen dallime ndërmjet komunave sa i përket shkallës së
vaksinimit.
• Vërehet rënie edhe tek vaksinimi i fëmijëve të moshës
shkollore.

35
• Fëmijët e komunitetit RAE sidomos, janë grup i prioritetit të lartë ku
885 fëmijë janë pjesërisht të vaksinuar apo tërësisht të pavaksinuar.
• Por, shumë nga ta nuk janë të regjistruar fare, rrjedhimisht edhe nuk
janë vaksinuar.
• Vaksinimi sipas indikacioneve epidemiologjike është bërë me këto
vaksina:
• të gripit për të rritur dhe fëmijë (75000 + 500 doza), dhe
• trajtimi antirabik (13 persona).
• Fatkeqësisht vaksinën Pneumovax 23 valente Ministria e Shëndetësisë nuk ka
mundur ta siguroj.
• Në bazën e të dhënave janë 800 klientë që kanë indikacione për vaksinën
kundër pneumokokut.

36
• Shëndeti publik në vend duhet të përkushtohet në ngritjen e
gjithpërfshirjes së moshave në vaksinim.
• Kjo prevenon sëmundjet ngjitëse, disa prej të cilave tashmë me vite
nuk shfaqen në vendin tonë.

37
38
Vaksinat
• Dobitë e vaksinimit të rregullt
• Vaksinat janë preparate imunobiologjike të cilat kur futen në organizmin
e njeriut në sasi të vogla provokon imunitet specifik.
• Pra, vaksina është formë e dobësuar ose inaktive e një bakteri, virusi ose
toksine.
• Organizmi prodhon antitrupa ose qeliza imunitare kundër bakterieve,
viruseve ose toksinave përkatëse.
• Parandalimi me vaksina është metoda më e lire, më e mirë dhe më
efikase në luftë kundër sëmundjeve ngjitese, dhe e vetmja mënyrë për tu
mbrojtur nga sëmundjet e caktuara ngjitëse.
• Vaksinat përgjithësisht tolerohen shumë mirë nga ana e organizmit dhe
nuk shkaktojnë çrregullime.
• Dobitë e vaksinave i tejkalojnë rreziqet që vetë vaksinat mbartin.

39
• Vaksinat nuk mbrojnë vetëm individin por të gjithë
komunitetin.
• Me vaksinimin e një numri të madh fëmijësh pengohet
përhapja e mikrobit duke quar kështu në zvogëlimin e
sëmundjes deri në zhdukjen e saj.
• Në fëmijëri janë të aplikueshme vaksinat kundër polymielitit,
difterisës, tetanosit, hepatitit B, kollës së mire, hemofillus
influence tip B, fruthit, shytave, rubeoles dhe tuberkulozit.
• Në raste të veçanta rekomandohen edhe vaksinat kundër
rrezikut nga sëmundjet si gripi, lija e dhenve ( varicele),
meningokokut, pneumokokut etj.

40
oKëto vaksina janë të gjitha falas.
oNë mënyrë kontinuele vaksinimi kryhet në Njësin Qendrore në
QKMF, ose sipas vendit të përcaktuar nga to,
oNë këto shërbime kryhet vaksinimi i rregullt i fëmijëve sipas
programit dhe skemës së obligueshme të vaksinimit.
oNë këto njësi punojnë profesionist që kanë njohuri dhe trajnim
specifik për vaksina.
oProfesionistët shëndetësor bëjnë vlersimet e nevojshme për
gjendjen shëndetësore të fëmiut para aplikimit të vaksinave
oPrindërit mund të konsultohen me profesionistët shëndetësor dhe
të marrin informatat e duhura për çdo gjë rreth vaksinimit të
fëmijës.
oNëse pas vaksinimit te fëmija shfaqen ndryshime që ju
shqetësojnë duhet të këshillohet mjeku juaj ose pediatri.
41
42
43
44

You might also like