You are on page 1of 88

Moduli: Bazat e Infermierisë

Semestri Dimëror 2017/18


Ligjëruese: Dr. rer. medic. Naime Brajshori – Bartëse e modulit

MSc. Blerta Hyseni, MSc. Arta Dalipi, MSc. Albina Bytyqi, MSc. Vanesa Sefa, MSc. Besarta
Taganoviq, MSc Luljeta Musliu, BSc Perparim Halili

Tetor 2017 Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Betimi i Florence Nightingale:
• Betohem solemnisht për jetën time përpara Zotit dhe kësaj Asambleje, që ta
kaloj gjithë jetën në pastërti morale dhe ta ushtroj profesionin tim me
ndershmëri të plotë!

• Do të shmangem në punën time nga gjithçka dëmtuese dhe joshëse, si


edhe nuk do të mbaj e as nuk do të jap kurrë me dijeninë time ndonjë
medikament dëmprurës!

• Zotohem se do të bëj gjithçka varet prej meje për të ruajtur dhe ngritur
nivelin tim profesional, dhe se do të mbaj në fshehtësi gjithçka personale
apo familjare të pacientit, që më është besuar gjatë ushtrimit të detyrës, ku
jam thirrur të shërbej!

• Do të bashkëpunoj me besnikëri (profesionale) me mjekun dhe do t’i


kushtohem plotësisht mirëqenies të atyre njerëzve, që kanë nevojë për
përkujdesje

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Temat :

1.Historiku i Infermierisë
2.Nga arti në shkencën e infermierisë
3.Etika në Infermieri
4.Vlerësimi i nevojave Infermierore
5.Metodat e vlerësimit në infermieri
6.Kriteret e Cilësisë
7.Literatura

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Tetor 2017
Historiku i Infermierisë
•Roli i infermierisë në fazat e ndryshme
të zhvillimit të saj

• Evaluimi historik

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Ndërvarësi e dy disciplinave
gjatë gjithë historisë
Katër periudhat e zhvillimit të mjekësisë:
•primitive,
•rilindje,
•farmaci,
•moderne
(Davidson 1943)

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


“Infermieria konsiderohet si arti
më i vjetër dhe profesioni më i ri”
Stade të ndryshme zhvillimi
Pjesë integrale e lëvizjes së
shoqërisë

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Nga vjen emërtimi
“nutrire” nga “nutrix”(latin.) = kujdestar (nën)
„norrice->nurice = nurse=Infermiere

Grua që ushqente me gji fëmiun që nuk ishte


i saj

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Civilizimi i lashtë
Dy ide lidhur me shkakun e sëmundjeve:

•Sëmundja si pakënaqësi e zotit


•Sëmundja si rezultat i shkaqeve natyrore
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Informata jo të bollshme lidhur me
trajtimin e të sëmurëve
•Egjipti i lashtë: Hypnotizimi për të kontrolluar mendjen dhe imagjinatën.
Priftërinjë dhe magjistar si trajtues të sëmundjes

•Indi: (toka e tempujve) Trajtimi i të sëmurëve nga mjeku, infermieri


(spitalet) Trajtime të caktuara nga infermieri

•Kinë:Trajtim në familje (Nei Ching: Canon of Medicine)


Determinimi i Diagnozës nëpërmes: shiqimit, dëgjimit, pyetjes dhe
ndjenjës

•Greqi e vjetër: Pak gjurmë nga Hipokrati

•Roma: Infermieria luftarake, përkujdesja e të plagosurve


Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Kristianizimi
•Mësimet kristiane të dashurisë dhe vëllazërisë
në shoqëri; (reflektimi në shërbimet
infermierore)
•Hyrja e grave në Infermieri: (pas 300 p.e. r)
–Përmirsimi i pozicionit social
–Barazia me burrin para zotit
–Thirrja kristiane për punën bamirësia me të vuajturit

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Përfaqësuese eminente: Paula,
Marcela, Fabiola (motrat italiane)
•(Shenjat e para të trajnimit dhe monitorimit)
•Praktikat e ndërtesave të mbledhura nga
Manastiret
•Ndarja e ndërtesave për trajtim të
sëmundjeve nga shërbimet qetësuese
•Ndërlidhja e kishës dhe kujdesit për të
sëmurët
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Mesjeta e hershme: Spitalet në
manastire (karakter mikëpritje)
Infermieria në botën që po ndryshonte

•Urdhëri i besimit (motivimi personal ndaj të sëmuarit)

•Kërkesë për infermier nga ushtria (ngritje profesionale)

•Spitalet në Jesrusalem (për dy gjinitë) (të sëmurë, migrant,


nevojtarë)

•Epidemi të shumta nga sëmundjet ngjitëse (Vdekja e zezë)


Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Infermieria në tranzicion
(1250-1750 ndryshime të theksuara sociale)
•Revolucionet si përhapje e ideve për jetë
humane
•Shkatërrimi i rendit social të deriatëhershëm
•Ndryshime në:Menaxhim të spitaleve, trajtim të
sëmurëve, statusin e infermierit
•Njohuritë e reja kolosale (Paster, Harvey)
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
“Urdhëri infermieror i të dërguarve të zotit
për të sëmurët” St. Camillus (1550-1614)
•Spitali për alkoholistët në Gjermani
•“Motrat e bamirësisë” (Vincent de Poul 1576-1660)
•Vizita në familje (shumë gra dhe vajza të punësuara)
–-Themelimi i një programi edukimi
•25 Mars 1634 St. Louise motra e parë e bamirësisë
–Trajnim, Uniformë
•1500-1860 Periudhë e vështirë e Infermierisë
•Akuza për agjitim fetar
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Lindja e infermierisë moderne
´´Instituti Deaconess``në Kaisirswert, Gjermani 1836 nga Pasior Theador
Ffliedman
KU: aktualisht egziston një konfuzion në lidhje me kuptimin e saktë të fjalës deaconess. Por dukej se
kjo fjalë përdorej në sensin e përgjithshëm të një procesi që ndihmon të tjerët për të plotësuar nevojat.
Trajnimi deaconess ishte përcaktuar për ti përgatitur ato në mësimdhënien dhe
kujdesin infermieror.
Programi përfshinte një guid në klinikat spitalore, institucionet vizituese dhe
teori si kujdesi infermieror, etikë, farmaci etj. Ky program vazhdonte 3 vjet
dhe kalohej me test.
Të diplomuarit nga ky program shkonin në gjitha anët e botës për të ndihmuar
me kujdes të sëmurët.
Këtu filluan të vazhdonin themelet e një sistemi të ri infermieror, më pas
F.Nightingale reformoj në mënyrë drastike kujdesin ndaj të sëmurëve.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Revulucioni Nightingale
Ndihma e saj në reformimin e kujdesit shëndetësor ushtarak në Britani dhe zhvillimi i programeve solide
infermierore me standardet profesionale janë në kryerje të arritjeve të saj. Pionerët përdorimin e
statistikave sociale dhe prezantimin e tyre me anë të grafikave.

Ajo ishte e emëruar si mbikqyrëse e themelimit të infermierisë së spitaleve të përgjithsme angleze.


Suksesi i matshëm i Nightingele ishte rënje e vdekshmërisë nga 42.7% në 22% brenda gjashtë muajve.
``shënime mbi problemet që ndikojnë në shëndet dhe drejtimi i spitalit të ushtrisë Britanike´´
Pas 5 vitesh lufte të fortë për reformë, përpjekja e saj u realizua. Spitalet ushtarake dhe kazermat u
rikonstruktuan mbi baza sanitare. Një sistem sanitar u vendos në ushtri ngritën kolegje, procedurat
ushtarake bënë përmbledhjen e standardeve mjekësore dhe u ri organizuan.
``Observimi dhe gjendja sanitare e ushtrisë në Indi´´ (1863)
„Jetë ose vdekje në Indi „1873
Shkolla Nightingale :ajo përpiloi programin e parë për trajnimin e infermierëve Kjo shkolle u hap në 1860
si një institucion i pavarur .
Programi ishte një vjeqar pas të cilit infermierët duhej të praktikonin për dy vjet në spital .
Të diplomuarit nga kjo shkollë shkonin në vendet e tjera për të rimëkëmbur infermierinë.
Nighitingale 1859 shkroi një libër që pati interes të madh nga infermierët e kohës, libri përmbante 77 faqe.
Në fillim të librit ishin shkruajtur principet bazë infermierore duke ruajtur edhe sot vërtetësinë. Ajo ishte
një memorial për një tip të ri të menduarit.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Përparimi i infermierisë
Shumë shpejt një shkollë infermierore u krijua në varësi të plotë nga spitali.
Spitalet kishin të drejtë për të hapur shkolla, ndryshueshmëria e këtyre shkollave dhe shfrytzimi i
studentëve u bë një pikënisje e rëndësishme e infermierisë të shekullit XX.
Liderët e infermierisë filluan të organizoheshin për të kontrolluar standardin e edukimit dhe për të
përmirësuar praktikën infermierore.
Të gjithë liderët infermieror mbështetën standardet e edukimit dhe për të vendosur kontroll ligjor me
parandalimin e përhapjes së shkollave pa nivel dhe numrit të pakufizuar të tyre.
Shekulli xx quhet si shekulli i ``vetëdijes sociale´´
Një strukturë për infermieret vizitues u themelue në Britani. Ata duhej shkonin në shtëpitë e të
sëmurëve që kishin nevojë nëse ata ishin seriozisht të sëmurë dërgoheshin në spital.
Në vitin1911 në spitalin Bellevue në U.S.A u themelua një shkollë për mamia.
Organizata e parë infermierore u themelua në Angli në 1887 nga Ms Bedford Fennwick.
Në 1899 u themela ICN (këshilli Ndërkombëtar) Kjo ishte organizata më e vjetër
ndërkombëtare për punonjëset profesionale).
ICN ndjek zhvillimin e plotë të qenjës njerëzore dhe qytetare të cdo infermiere ,me një
standard të lartë edukimi , etikë profesionale dhe shpirt qytetar .
Në 1912 u krijuan : bashkimi kombëtar i edukimit infermieror në Amerikë dhe organizata kombëtare
e infermierëve në shëndetin publik .
Po ashtu në 1912 u themelua Sigma Thea Tau në universitetin India .
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Fusha për Legjislacion dhe
Regjistrim
Ligji i parë për regjistrimin ose për licencimin
e infermierëve u kalua një Cape Colony ,
Afrika e jugut 1891. Në 1901 i njëjti ligj u
miratua në Zelandën e re .

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Zhvillimi dhe përhapja e Edukimit
Pas vitit 1900 rritja e kompleksitetit të shërbimit infermieror ushtroi presion në
përmirësimin e nivelit të mësimdhënies në shkollat infermierore . Shumica e
shkollave vazhdonte të ishte nën kontrollen e spitaleve .
Organizatat , agjensitë , fondacionet , infermieret , komunitetet dhe spitalet filluan
të bënin kërkime dhe studime mbi infermieret dhe infermierinë . Shpesh
rekomandimet filluan të bëheshin në lidhje me standardet e edukimit përkatës .
Shua
Disa përmirësime u bënë pjesërisht në disa shkolla infermierore . Një interes i
veqantë iu kushtua metodës pedagogjike .
Disa shkolla u bënë pjesë integrale e universitetit .
Libri i parë mbi kurrikulumet e shkollave infermierore u publikua në 1927 .
Në 1935 Izabel Stewart solli nevojat e komunitetit në kurrikulimet infermierore .
Liderët e infermierisë që herët e deri tani i referohen infermierisë si një art po aq
sa shkencë .

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


INFERMIERIA SHQIPTARE NË
VITE
Pra vitet 1910 , dokumentet e pakëta që pam nuk nxirrnin në pah pa këtë rreth të zhvillimit
dhe rolit të infermiërve në praktikë .
Kujdesi në këto kohë përqëndrohej në manastire dhe kisha .

Faktet e para rreth zhvillimit të infermieristikës në Shqipëri i gjejmë rreth viteve 1921 .
Një ndihmë të madhe në këtë fushë e dha kryqi i kuq shqiptar i cili u krijua në 30 dhjetor
1921dhe u drejtua nga mbreti Zogu i Parë dhe motra e tij Sanije Zogu e cila luajti një rol të
rëndësishëm dhe ndihmoi në zhvillimin e infermierisë

Në tetor të vitit 1931 kksh themeloi shkollën e infermierëve vizituese .


Programi 17 nxënës ,3 vjet .
Udhëheqëse ishte një zonjë nga Austria (studime infermierore në Amerikë)
Shpërndarja e institucineve shëndetësore u përkrah nga qeveria.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


PAS LUFTËS
1944 në Berat u ripunua programi teknik dhe praktik i kurseve infermierore
1946 rihapja e shkollës së infermierëve në Tiranë (murgeshat Italiane );Safka
Kushi studime në Beogard .
Programi tre vjeqar shëndrrohet në një vjeqar .
Teknikumi i parë mjekësor Tiranë 1948 program tre vjeqar ; me katër vjeqar .
Diploma ndihmës mjek
Detyrat kryesore :zbatimi i urdhërit të mjekut, injeksjoni, kujdesi i higjenës
observimi; asistencë mjekësore
Pas konferencës 16 nëntor 1966 riorganizim i institucioneve shëndetësore
;kurse për specializime infermierore .
Revista e kuadrove të mesme mjekësore (shkruajnë mjekët ).

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


PAS VENDOSJES SË
DEMOKRACISË
1994 përfshirje e infermierëve në proqeset teorike
1994 shëndërrimi në shkolla tv larta infermierore
Riorganizimi i kurrikulumit të shkollës
shoqata kombëtare e infermierëve dhe mamive
shqiptare
Maj 1998 sektori i infermierisë pranë ministrisë

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Nga arti në shkencën e
infermierisë

Nga zanati në statusin


profesional.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Definicioni
Ky definicion i infermierisë formon pjesën e pozitës sonë
të tanishme të botuar nga Royal College of
Nursing(Kolegji Mbretëror i infermierisë),
asociacioni profesional,që verpron si shprehje kolektive
e infermierisë në Mbretërine e bashkuar.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Definimi i infermierisë përshkruan
pse dhe si ky profesion është
zhvilluar dhe sqaron konceptet
kyçe të saj.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Është bërë shqyrtimi I literaturës së
botuar prej MB dhe vendeve tjera dhe
është kryer një anketë me të gjithë
antarët e Këshillit Ndërkombtar të
infermiereve,që të identifikohen
definicionet e infermierisë të bëra në
vendet tjera.….

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Ishte ndërmarrë zbatimi i drejtë i vlerave,të
gjetura e të cilave janë përdorur si kornizë
punuese për zhvillimin e definicionit.
Këshilli drejtues ndërmori një detyrë këshillimi
lidhur me projekt propozimin e një dokumenti
dhe u bënë ndryshime në Definimin e
Infermierisë.
Definicionet e Infermierisë, si vetë Infermieria
janë dinamike: Infermieria zhvillohet
vazhdimisht që të përmbush nevojat e reja
dhe të marrë parasysh njohuritë e reja.….

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Pritet që definimi I infermierisë do të
jetë I dobishëm në:
Përshkrimin e Infermierisë së
njerëzve,të cilët nuk e kuptojnë
Sqarimin e rolit të infermieres në ekipin
multidisciplinar të kujdesit shëndetsor
Ndikimin e agjendave të rregulloreve
në nivel lokal dhe kombëtar.….

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Domeni i caktuar :
Domeni i caktuar :domeni i veqantë i infermierisë është përgjigjja
unike e njerëzve dhe përjetimi i shëndetit, sëmundjes, brishtësisë,
paaftësisë dhe ndodhive jetësore të lidhura me shëndetin

Në cfardo ambienti apo rrethane që ndodhen.


Reagimet e njerëzve mund të jenë fiziologjike, psikologjike, sociale,
kulturore apo shpirtërore dhe shpesh janë kombinim i te gjitha
këtyre.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Termi

„njerëz“përfshin individët e të gjitha moshave,


familjeve dhe komuniteteve gjatë gjithë jetës

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Fokusi i caktuar:

Infermieria përqëndrohet në tërë personin dhe


përgjigjen njerëzore se sa në një aspekt të caktuar
të një personi ose të një gjendjeje të caktuar
patologjike.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Baza e caktuar e vlerës:

Infermieria bazohet në vlerat etike që lidhen


me:
> dinjitetin
> autonominë
> dhe specifitetin e qenieve njerëzore
> relacionin e privilegjuar inferimiere pacient dhe pranimi i
përgjegjësisë personale për vendimet dhe veprimet

Këto vlera shprehen me rregullat e shkruara të etikës dhe


mbështeten nga sistemi për rregullimin profesional.
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Përkushtimi ndaj
bashkëpjesëmarrjes:

Infermieret punojnë në partneritet me pacientët,


familjarët e tyre dhe ofruesit tjerë të kujdesit dhe në
bashkpunim me antarët tjerë të ekipit multidisciplinar.
Ku është e përshtatshme ata do ta udhëheqin ekipin,
duke deleguar dhe mbikqyrur punën e të tjerëve.
Çdo herë,sidoqoftë ata mbeten të përgjegjës të
përgjegjëshem personalisht dhe profesionalisht për
vendimet dhe veprimet e tyre.
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Etika Infermirore

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Ç’ka studion etika?
Etika i referohet standardeve të sjelljes që na
tregojnë neve se si duhet të sjellen qenjet njerëzore
në shumicën e situatave në të cilën gjejmë
vetëvetën si:
Shokë
Prindër
Fëmijë
Qytetarë
Njerëz të biznesit
Mësues profesionalist etj.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Vazhdim…

Etika studion moralin dhe karakterin e tij klasik


Etika është reflektim mbi moralin
Normat –rregullat e të sjellurit ,mënyrat e shprehjes së vlerave (fjala etik dhe
moral janë sinonime ).
Vlerat-paraqesin opinionet(mendimet)rreth cfarë është e mirë e drejtë dhe
rrjedhimishtë ndiqet.
Etika-është tërësi e normave të sjelljes, morali i një grupi shoqëror , i një
profesioni dhe është pjesë e filozofisë praktike .
Morali-parimet,vlerat dhe normat që mbajnë njerëzit gjatë sjelljes së tyre të
përditshme dhe jetës.
Parimet-kënddvështrimet bazë ose pikënisjet.
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Vazhdim…
•Studimi i etikës ka të bëjë me kuptimin e fjalëve si p.sh:
I/e drejtë , gabim , mirë , keq, detyrim, detyrë.

•Ka të bëjë me bazën , ku njerëzit, në mënyrë individuale apo


kolektive vendosin që veprimet e caktuara janë të drejta ose
gabim.
•Apo dikush është i detyruar për të bërë dicka apo ka të drejtë për
dic tjetër .
•Normat i determinon shoqëria si sjellje të pranueshme.
•Si të tilla janë të përcaktuara më kohë dhe vend.
•Shumë herë duket se morali më shumë ka të bëjë me praktikën
se sa teorinë.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Pesë burimet e Standarteve Etike
Qasja Utilitare – veprimi etik është ai që ofron më të mirën apo që dëmton më së
paku , prodhon balansin më të madhë të së mirës mbi të keqen.

Qasja e të Drejtave –veprimi etik është ai që mbronë më së miri dhe respekton të


drejtat morale të atyre që janë pjekur .

Qasja e Paanshme apo e Arsyes-ideja qëndron se të gjithë janë të barabartë duhet


të trajtohen barabart. Veprimet etike i trajtojnë qeniet njerëzore barabartë.

Qasja e të Mirës së Përbashkët –pikëpamja se jeta në komunitet është e mirë në


vetvete dhe veprimet tona duhet të kontribuojnë asaj jete.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Pesë burimet e Standardeve Etike
Vazhdim…

Qasja e Virtyteve –veprimet etike duhet të jenë në përputhje


me virtytet e caktuara ideale që kujdesen për zhvillimin e
plotë të humanitetit tonë.

Virtytet janë shprehi që veprojnë në karakterin tonë dhe në


emër të vlerave sikur e vërteta dhe bukuria p.sh:

Sinqeriteti,guximi,dhembshuria,bujaria,toleranca,integriteti,
paanëshmëria,vetë kontrolli,dhe maturia
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Pse profesionistët shëndetësor duhet të studiojnë etikën?

Studimi i etikës ka për qëllim ofrimin e mënyrave të formulimit të


përgjigjeve ndaj pyetjeve dhe të udhëzoj veprimet.

Ofron një kornizë për zgjidhjen e çështjeve,problemeve dhe


kundërthënieve.

Kuptimi i teorive etike dhe morale ndihmon personin për të vendosur në


mënyrë të drejtë për një veprim dhe njëkohësisht nuk do të thotë ti jep
një përgjigjje.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Vazhdim…?
Infermieret dhe të tjerë të përfshirë ne ofrimin e kujdesit shëndetësor duhet
të studiojnë etikën për disa arsye.

Në punën e tyre të përditshme kanë të bëjnë me probleme që janë të


natyrës morale ose etike.
P.sh. kur infermieri/ja duhet të vendos nëse do të duhet ose jo t’i thotë
personit të sëmurë terminal të vërtetën , nëse duhet ose jo të marrë pjesë
në një abort.

Infermierja shpesh nxjerrë në pah pyetje etike ,përgjigjet ndaj të cilave,nuk


mund të gjinden në ndonjërin nga kodet tradicionale të moralit.
P.sh. transplantet e organeve ,in vitro fertilizimi, ingjinjeria gjenetike

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Vazhdim…?

Infermieret tanë e gjejnë vet-veten duke punuar me pacient dhe koleg të të sfondeve të
ndryshme kulturore ,të cilët mund të bartin përcaktime të ndryshme mbi vlerat.

Infermierja duhet të jetë e vetëdijshme për sistemet tjera të besimit me qëllim që të kuptoj
se pse pacientet e caktuar dhe kolegët bëjnë zgjidhje të caktuara.

Dy elemente qenësore të etikës infermierore janë respekti për autonominë dhe infermierja
si mbrojtëse e pacientit.

Seedhouse(1988)-thekson se “të punuarit për shëndetin është përpjekje”

Qëllimi kryesor i punës shëndetësore është ti mundësoj cdo individi mundësisht të arrij
potencialin e plotë të vlerësimit të jetës së vetë dhe të tjerëve.

Kujdesi shëndetësor merret me : Promovimin , Vlerësimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit

Shëndeti në vete konceptohet si moralisht i mirë!


Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Filozofia e ndryshuar e infermierisë

•Infermieria duhet të gjejë cështje të reja p.sh ndryshimi I filozofisë dhe roli I
infermierisë.
•Është shfaqur nevoja për pasurimin e literaturës në infermieri dhe zhvillimi I
teorive infermierore.
•Disa nga elementet e përbashkëta janë se infermieria ka të me dinjitet mjerëzor
dhe individual, pranimin e të tjerëve.
•Gjithëpëerfshirja,shëndet për te gjithë dhe praktika gjithëpëerfshirëse.
•Infermieria është e orientuar në individ (e kundëert me orientimin në
sëmundje).
•Kujdesi infermieror duhet të fokusohet në nevojat e pacientit si individ dhe të
respektoj intiminitetin.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Filozofia e ndryshuar e Infermierisë
Raporti infermier –pacientë është raport partneriteti dhe jo raport prind-
fëmijë

Pacienti është I inkurajuar të participoj në mënyrë të plotë në të gjitha fazat


e procesit

Infermierja së bashku me pacientin identifikon nevojat e tij/saj dhe


planifikon kujdesin.

Pacienti inkurajohet të participoj plotësisht në zbatimin e kujdesit, dhe


vlerësimin e kujdesit të marrë.

Me këtë pacienti është i kyçur më mënyrë aktive si në mendim –marrje


ashtu edhe në trajtim Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Infermierja si mbrojtëse e pacientit
Kjo domethënë se infermierja duhet të mbroj vendimin autonom të
pacientit

Edhe nëse ai/ajo nuk pajtohet me vendimin dhe nëse siç ndodh
shpesh është në kundërshtim me vendimin e mjekut apo të tjerëve që
merren me kujdesin e pacientit

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


VLERAT E KUJDESIT
INFERMIEROR
Teoritë e diskutuara kanë gjykuar drejtësin apo jo drejtësin në një
veprim në bazë të qëllimit.

Përgjigjja në pyetjen “Pse të ketë moral”,ka qenë për të arritur qëllimin |.

Përgjigjet në pyetjet janë”sepse e kemi për detyrë te ketë moral”apo”të


drejtë për veprimet të sjellshme “ose “sepse kemi pëergjegjësi ndaj të
tjerëve”/

Veprimi është në rregull përderisa është në përputhje me detyrën, të


drejtën dhe përgjegjësinë.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Detyra,të drejtat dhe përgjegjësitë
Këto ide mbi detyrat,të drejtat dhe përgjegjësitë aplikohen vazhdimisht në cdo
aspekttë jetës.

Njerëzit flasin për detyrat që kanë prindër ndaj fëmijëve,detyrën e qytetarit për
të raportuar krimin,

Të drejtën e individëve për arsim dhe shprehjen e fjalës së lirë dhe përgjegjësitë
e familjeve për anëtarët e tyre.

Apo qeverisë ndaj qytetarëve dhe vendit.


Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Teoritë e bazuara në detyra
Në etikën utilitare , fundi justifikon synimin

Etika e bazuar në detyrë i vendos kufij synimeve që nuk do të thotë që


duhet patjetër të pajtohet me përfundmin e mirë.

Çfarëdo aksioni justifikohet vetëm në bazë të konformitetit ose jo


konformitetit në detyrë.

Për shembull ,supozoni se dikush konsideron se e ka për detyrë të


eleminoj një sëmundje tëcaktuar , themi pagjumësinë.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Teoritë e bazuara në të drejta

Të drejtat në kujdesin shëndetësor duhet të vendosim se cka nënkuptojmë me


e drejta .

Fromer (1981)dallon dy kategori të të drejtave

1.E drejta për të zgjedhur


2.E drejta për mbarvajtje

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


E drejta për të zgjedhur
Se cfarë bëj në shtëpinë time është e drejta për të zgjedhur .
Përderisa në teori njëri ka të drejtë të sillet ashtu si do, ka kufij të vendosur deri
në cfarë mase ai mund ta gëzoj këtë të drejtë
Nganjëherë të drejtat e një individi takohen me të drejtat e njëri tjetri dhe ne
duhet të vendosim cili ka prioritet.
Sipas Goldingut (1978)Të drejtat për të zgjedhur “nuk duhet të merren si një
përfshirje të përgjithshme parimore për efektin se njëri ka të drejtë të bëjë cfare
të doj përderisa askush nuk lëndohet.
Te drejtat për të zgjedhur kryesisht kanë të bëjnë me lirinë personale ,por ato
nuk jane për lirinë totale.
Ato në vete përfshijnë një element kontrolli
Nëse kam të drejt të bëjë qfarë të dua brenda kufijëve të lejuar atëhere nuk ke të
drejt të me ndalosh.
Nëse veprimet e mija kalojnë kufijët e kësaj sfere athëhere ke të drejtë të me
ndalosh.
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
E drejta për mbarvajtje
E drejta për mbarëvajtje është garantuar me ligj .

Konflikti shihet kur pozita e individit pretendon jo në të drejta të vëna me ligj


por që janë pjesë intergrale e kodit të tyre moral.

Nëse këto pozita janë të mjaftueshme në numër për të drejtën që nuk


egziston ,atëherë mund të ndodh që ata të kërkojnë që të bëhen ndryshime
në ligj dhe të krijohet një e drejtë e re e mbarëvajtjes.

Të drejtat për mbarvajtjes kanë të bëjnë me benefitet ose të drejtat ligjore .

Kam të drejtë të pres apo të marr diqka , përderisa ,siq e pamë, e drejta për të
zgjedhur ka të bëjë me lirinë personale.
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Përgjegjësitë
Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermierisë ICN,1973 përgjegjësia
fundamentale e infermierisë është e katërfishuar

1.Të promovoj shëndetin


2.Të parandaloj sëmundjen
3.Të rimëkëmbë shëndetin
4.Te mbeshtese individin ne fazen finale te jetes

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Përgjegjësitë,vazhdim.....
Pacientët dhe klientët janë të ndieshëm, veçanërisht nëse janë të sëmurë hendikepuar.
Ata mund të varen shumë nga infermieria, jo vetëm për ti ofruar nevojat fizike por, për ti
mbrojtur ata nga abuzimi apo nga mashtrimi.
Nëse si rezultat i sëmundjes pacienti humb flokët, të pamurit apo fuqinë e të menduarit,
mund të jetë i frikësuar dhe shumë i ndieshëm.

Mund të kenë vështërsi në kuptimin e spjegimit të trajtimit të tyre.


Pacienti mund të mos jetë në gjendje të bëjë një zgjidhje objektive edhe nëse i ofrohet.
Infermieria ka përgjegjësi të ndihmoj pacientin që të kuptoj në tërësi informatën e dhënë.
Sidoqoftë, infermieria nuk ka të drejtë të shfrytëzojë njohuritë dhe pozitën për të shtyer
pacientin të marrë një vendim në vend të një tjetri.
Francis Bakon „dija është fuqi“.
Është kritikë që shpesh thirret në profesione se ata mbajnë njohuritë e tyre për veten në
mënyrë që të mbajnë njohuritë e tyre për vete, në mënyrë që të mbajnë madje edhe të
shtojnë forcën e tyre në shoqëri.
Përgjegjësia primare e infermierëve është të mbrojnë dhe të vënë në pah dinjitetin e gjdo
individi në kujdesin e tyre.(RCN Code,1976)
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Përgjegjësitë, Vazhdim...
Infermierët kanë përgjegjësi jo vetëm ndaj pacientëve por edhe ndaj profesionit të
tyre dhe shoqërisë në përgjithësi.
Si infermiere e regjistruar, mami ose vizitor shëndetësor, ti...gjatë ushtrimit të
profesionit, duhet:
T‘iu japësh asistencë profesionale kolegeve, përbrenda suazave tua të njohurive,
përvojës dhe sferës së përgjegjësive, për të zhvilluar kompetencat e tyre
profesionale.(UKCC,1992)
Infermierët nuk mund ta shohin punën vetëm në kujdesin direkt ndaj pacientit por të
kenë parasysh edhe nevojat e kolegëve.
Pika e tetë e Asociacionit Amerikan të Infermierisë (ANA) Kodi për Infermierët
thekson se:
Infermieria participon në orvatjen e profesionit për të implementuar dhe përmirësuar
standardet e infermierisë.
Kjo sugjeron se cdo infermier është përgjegjës jo vetëm për kujdesin standard lokal,
Por të kontriboj në vënjen në pah të standardeve të profesionit si tërësi.

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Vlerësimi i nevojave në
Infermieri
Çka është nevojë në Infermieri?
Cilat nevoja duhet mbledhur?
Si do të mund të mblidhen?
Pse duhet të mblidhen?

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Kujdesi dhe nevoja për përkujdesje
(Wingenfeld 2000)

1. Cilat janë probleme të infermierisë?


2. Në cfarë vështirësi hasim në definimin e problemeve
infermierore gjegjësisht nga cka varet ?
3. Si do të përshkruhen problemet infermierore?
4. Çfarë metoda të mbledhjes të të dhënave ka dhe çfarë
mund të bëni?

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Nevojat infermierore: Bazuar
në…

… kujdes efektiv dhe efikas të shëndetit të


njeriut
…përkufizimin ekzistuese të infermierisë
gjegjësisht nevojat infermierore

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Definicioni për Infermieri
/Nevojat/Nevojat për përkujdesje

Profesioni infermieror (Të kuptuarit e


profesionit)
Definicioni ligjor
Konceptet e shkencave infermierore

Megjithatë do të ndikohet nga gjendja


ekonomike dhe normat shoqërore
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Definimi i Nevojave infermierore
SGB XI

Sipas cilave kriterie të SGB XI ( libri


ligjor për shoqërinë 11, Sigurimi social
infermieror) përcaktohen nevojat e
kujdesit

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Dr. rer. medic. Naime Brajshori
I. Nevoja për përkujdesje

"Personat të cilët për shkak të sëmundjes fizike, mendore


apo psikologjike, ose aftësive të kufizuara në lidhje me
aktivitetet e zakonshme të cilat përsëriten të paktën një
herë në 6 muaj në jeten e përditshme në një masë të
konsiderueshme kanë nevojë për ndihmë "(Quelle: SGB
XI)

II Periudha e sigurimit

Në 10 vitet e fundit të gjithë ata që kanë lidhur kontratë


së paku 2 vjet (5) kishin sigurimin e kujdësit “.

Fillimi i shërbimeve:
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Duke marrë për konsideratë detyrat e përkujdesjes sipas §14 SGB XI
Përkujdesje personale Ushqyeshmëria Mobiliteti
Lahem Ushqim me kafshata të gatshme Ngrihet nga shtrati dhe mund të shkoj
përsëri në shtrat

Bëj Dush Konsumimin e ushqimit Veshje dhe zhveshje

Bëj Banjo Lëvizja

Përkujdesem për dhëmbët Qëndrimi në këmbë

Krehem Ngjitje shkallësh

Rruhem Zhvendosja nga shtëpija

Urinimi dhe jashtëqitja

Shërbimet shtesë të përkujdesjes shtëpiake


Blerjen e gjërave
Zierjen/gatimin
Pastrimin e Shtëpisë apo Banesës
Larjen
Ndërrimin/Larjen e ndërresave/Teshave Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Nevoja për përkujdesje-Kujdesi

Nevoja për përkujdesje: Pacientët / Porblemet


infermierore, do të paraqiten gjatë mbledhjës
së të dhënave

Kujdesi: Masat infermierike të cilat


formulohen nga ana e vlerësimit të
nevojave (bazuar në qëllime infermierike)

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Nevojat e përkujdesjes

Të orientuara në aktivitetet e
përditshmërisë

Cilat aktivitete i takojnë?

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Nevojat bazë të njeriut:Piramida e
nevojave sipas Maslow
Vetë realizimi

Njohja sociale

Nevojat sociale
Dashurija, Shoqërimi, Gruppet

Nevoja e sigurisë
Fizike ,sigurimi i jetës
Nevojat trupore
Uji,Ajri,Ushqimi,Fjetja
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Ativitetet bazë të përditshmërisë jetësore
Modelet bazë nga infermieria

14 Nevojat bazë Henderson


12 Aktivitetet e jetës Roper
12 Aktivitetet ditore të jetës Juchli
(ATL)
13 Aktivitete dhe përvojat Krohwinkel
egzistuese të jetës
(AEDL)
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Aktivitete ditore të jetës
(të përmbledhura)
1. Ngrënja dhe pirja
2. Eliminimi
3. Lëvizja
4. Pushimi dhe gjumi
5. Frymëmarrja
6. Rregullimi i temperaturës
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Aktivitete ditore të jetës
(të përmbledhura)
7. Larja,veshja
8. Siguria
9. Komunikimi
10. Gjetja e kuptimit
11. Puna-angazhimi, jeta shoqërore
12. Të ndjehurit si mashkull ose
femër
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Mbledhja e kërkesave
infermierore
Njohja me problemin e pacientit
gjegjësisht problemin infermieror
Pika fillestare e procesit infermieror
Konsiderimi në formulimin e qëllimeve
infermierore
Arsyetimi i veprimeve infermierore

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Paraqitja e nevojave infermierore
Problemi infermieror
Mbledhja e të dhënave
Vlerësimi
Diagnoza
Qëllimi infermieror

Strukturimi i situatave të
komplikuara individuale të pacientit
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Arsyeja e mbledhjës së nevojave të
strukturuara

Dokumentimi (transparenca)
Sigurimi i kualitetit të cilësisë në
infermieri
Zhvillimi i infermierisë së bazuar në
dëshmi

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Metodat e vlerësimit në
infermieri

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Procesi infermieror dhe vlerësimi

Njohja e problemeve të pacientit


gjegjësisht problemi infermieror

si pikë fillestare e procesit


infermieror

...Themelimin e veprimeve
infermierore
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Termi: Vlerësimi në Infermieri
Në kuptim më të gjërë: vlerësimi merret nga
mbledhja e të dhënave të cilat janë relevante
për infermieri

Në kuptim më të ngusht: vlerësimi merret nga


instrumentet e standardizuara për matjen e të
dhënave relevante infermierore

Një vlerësim i standardizuar nuk mund ta


zëvendësoj anamnezën infermierore vetëm
se e plotëson atë
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Metodat e vlerësimit: Zhvillimi
Zhvillimi dhe përdorimi në fusha të
ndryshme në shëndetësi dhe nga
profesione të ndryshme shëndetësore ( Në
disciplinat shkencore)

Infermieria merr / huazon një instrument

Infermieria zhvillon instrumente të veta

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Shembull: Instrument matës në shëndetësi

BMI = Body-Mass-Index - shërben për


vlerësimin e peshës normale dhe mbi peshës

BMI: Klasifikimi sipas OBSH

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Procedurat e Vlerësimit: Përdorimi:
•Përceptimin e organizimit në të cilin
vendoset, cfarë?, si? dhe kur?do të
observohet ose do të matet
•Arritjen e vlerave të numrave,
përshkrimin e vlerësimit/ Gjykimi i
problemit/ Fenomenet
•Krahasim para dhe pas
(kohëzgjatja), krahasim ndërmjet
personave, institucioneve etj
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Procedurat e vlerësimit: Standardiizimi, Kriteret e Cilësisë
•Bazuar në metodat shkencore të hulumtimit social-
shkencor: procedurat e testimit dhe ndërtimit të
pyetësorëve
•Kriteret e Cilësisë janë:

Objektiviteti (pavarësia)
Besueshmëria (reabiliteti)
Vlefshmëria (validiteti)

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Procedurat e Vlerësimit:
Standardizimi, Objektiviteti
Objektiviteti i një testi tregon deri në cfarë mase janë të pavarura rezultatet e
testit nga përdoruesi i testit Bortz& Däning 1995, 180

Persona të ndryshëm (Implementues), arrijnë në rezultate të


njëjta (Matja dhe Vlerësimi)

Rregullimi i zbatimit dhe vlerësimit (Standardizim,


udhëzues,trajnime)
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Procedurat e Vlerësimit Standardizimi,
Besueshmëria
Besueshmëria e një Testi shënjon shkallën e saktësisë me të cilin do të matet
vecoria e nevojshme. Bortz& Däning 1995, 181

Saktësia e matjes,besueshmëria ematjes/vlerësimit:


Ky instrument bën të besueshëm me saktësi detajet e informacionit
Gabimet në matje duhet të mënjanohen ose mundësisht të
minimizohen
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Procedurat e Vlerësimit: Standardizimi,
vlefshmëria
Vlefshmëria e një testi qëndron në atë se sa është në gjendje të mirë të masë me
saktësi atë që ne pretendojmë të masim . Bortz& Däning 1995, 185

Vlefshmëria: Instrumenti mat saktësisht fenomenin i cili


mund të matet, mbledhet dhe vlerësohet
Vlefshmëria është kriteri më i vështirë dhe më i
rëndësishëm për tu verifikuar

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Procedurat e vlerësimit:
Kriteret e Cilësisë
Vlerësimin e një procedure vlerësimi rezulton me anë të
përcaktimit të kritereve të cilësisë ( metodë statistikore)

Përdorni vetëm instrumente shkencërisht të verifikuara,


objektive, të vlefshme dhe të besueshme

Zhvillimin gjuhësor, vlerësimin e sigurt shkencor-


Instrumentet e vlerësimit në infermieri gjenden në fillim

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Procedurat e vlerësimit për mbledhjen e nevojave tw
kujdesit ( Shembuj)

EASY Care: njerëzit e moshuar(në shtëpi)


FACE: njerëzit e moshuar(në
RAI: Vendosja në Shtëpi përkujdesëse
PAS: Të sëmurët nga demenca dhe me të
meta mendore
FIM:Paaftësia dhe pavarësia në
përditshmëri Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Procedurat e vlerësimit për mbledhjen e
nevojave tw kujdesit ( Shembuj)

•Dekubitus (të ndryshme)


•Rrëzimi (të ndryshme)
•Dhimbja (të ndryshme)
•Mini Mental
•Mini Nutritional Assessment
Dr. rer. medic. Naime Brajshori
Proceset Infermierore
Modeli i 6 fazave sipas Fiecher&Meier 1998

Anamneza Infermierore
Vlerësimi Infermierik
Vlerësimi

Idetifikimin e burimit të problemit


Implementimin dhe masate kujdesit
Diagnoza

Planifikimi dhe masa Krijimin


t e objektivave
e kujdesit Infermierore

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Procesi i Vlerësimit
Parakushtet dhe Kufizimet
•Njohuri mbi vlerësimin e fenomeneve
(Njohuri profesionale infermierore në teori dhe praktikë)
•NJohuri mbi përdorimin e instrumenteve
( Njohuri metodike)

•Shkathtësi në fushën e komunikimit, bashëveprimit, vështrimit dhe


vetëreflektimit
•Thjeshtimin e fenomeneve revelante infermierore
•Rezultatet e vlerësimit janë domosdoshmëri e interpretimit dhe
zbatimit të procesit infermieror (Në kuadër të qëllimeve infermierore)

Dr. rer. medic. Naime Brajshori


Falemnderit për vëmendjen
tuaj!
Naime Brajshori

Dr. rer. medic. Naime Brajshori

You might also like