You are on page 1of 5

Pyetjet e provimit te Licenses Infermieri

https://infermierepershqiperine.blogspot.com/
Pyetja 1
Ajo degë e filozofisë që merret me standardet e sjelljes dhe të gjykimit moral quhet:
A) Deontologji
B) Vlerë
C) Detyrë
D) Etikë
Pyetja 2
Nëse një infermier përdor uniformën e tij jashtë mjediseve spitalore, ka thyer:
A) Të drejtat e pacientit
B) Kodin etik
C) Ligjin                                      
D) Parimet
Pyetja 3
Në konceptet kryesore të teorisë infermierore bën pjesë ?
A) Besnikëria
B) Bamirësia
C) Autonomia
D) Infermieristika
Pyetja 4
Në zhvillimin e kujdesjeve dhe shtrirjen e roleve infermierore bën pjesë ?
A) Infermieri anestezist
B) Infermieri si avokat
C) Infermieri si vendimarrës
D) Infermieri si edukues
Pyetja 5
Homeostaza psikologjike nënkupton një ekulibër të sistemit:
A) Respirator
B) Urinar
C) Gastro-intestinal
D) Mendor
Pyetja 6
Në nevojat fiziologjike të pacientit bën pjesë :
A) nevoja për siguri
B) nevoja për dashuri
C) nevoja për ujë
D) nevoja për mbrojtje

https://infermierepershqiperine.blogspot.com/
Pyetja 7
Ndër parimet e normave etike të kujdesit shëndetësor bën pjesë:
A) Vërtetësia
B) Autonomia
C) Besnikëria
D) Besueshmëria
Pyetja 8
Cila nga këto nevoja fiziologjike është më e rëndesishme ndër të tjerat?
A) Nevoja për oksigjen
B) Nevoja për ujë
C) Nevoja për ushqim
D) Nevoja për gjumë
Pyetja 9
Aftësia për të influencuar tek të tjerët, për tu përpjekur për një vizion, qëllim ose për të ndryshuar
quhet:
A) Menaxhim
B) Organizim
C) Planifikim
D) Lidership
Pyetja 10
Në parimet e ruajtjes së shëndetit bën pjesë?
A) Gjendja emocionale
B) Parandalimi i drogës dhe duhanit
C) Biografia kulturore
D) Faktorët socialë
Pyetja 11
Në qendër të të gjitha roleve infermierore është roli i infermieres si:
A) Edukuese
B) Menaxhuese
C) Vendim marrëse
D) Komunikuese
Pyetja 12
Në menaxhimin infermieror nuk bën pjesë:
A) Planifikimi
B) Organizimi
C) Kontrolli
D) Modifikimi
Pyetja 13
Nuk është pjesë e poliklinikës një nga ambientet e mëposhtme:
A) Laboratori Biokimik
B) Dhoma e injeksioneve
C) Konsultat e Fëmijëve
D) Salla Operatore
Pyetja 14
Kur një pacient ndodhet në ambulancën e pranimit mund të marrë disa drejtime për trajtimin e tij. Cili
prej këtyre më poshtë nuk është i saktë?
A) Në Terapinë Intensive
B) Në Sallën Operatore
C) Në Pavion
D) Në Laborator
Shenim : Nga ambulanca e pranimit i semuri mund te marre kater drejtime. 
1.Ne dhomat e observimit.
2.Ne terapine intensive.
3.Ne repartet e sherbimit te specializuar,qe mund te jete pavion ose klinike.
4.Ne sallen e operacionit.

Pyetja 15
Një pacient pasi del nga salla e operacionit mund të transportohet në:
A) Dhomë injeksionesh
B) Terapinë intensive
C) Laborator
D) Mikrokirurgji
Pyetja 16
Sëmundjet kronike jane sëmundje të cilat kanë një kohëzgjatje:
A) 1 muaj
B) 2 muaj
C) 3 muaj
D) Mbi 3 muaj
Pyetja 17
Të dhënat historike janë informacione:
A) Aktuale të gjendjes shëndetësore
B) Mbi ecurinë e mëparshme të gjendjes shëndetësore
C) Mbi pershkrimin individual të situatës shëndetësore
D) Mbi situatën që do te pasojë gjendjen shëndetësore
Pyetja 18
Ndërhyrja në parandalimin tretësor synon?
A) Edukimin shëndetësor
B) Diagnostimin e sëmundjes
C) Trajtimin e sëmundjes
D) Parandalimin e komplikacioneve

Pyetja 19
Cila është ngjyra qe perdoret per te lyer muret në sallat e operacionit?
A) E bardhë
B) E kuqe
C) E verdhë
D) Jeshile
Pyetja 20
Mledhja e të dhënave nga komunikimi me familjarët dhe klientin është etapa:
A) E parë e kujdesit infermieror
B) E dytë e kujdesit infermieror
C) E tretë e kujdesit infermieror
D) E katërt e kujdesit infermieror
Pyetja 21
Në mbledhjen e të dhënave për përcaktimin e diagnozës infermierore nuk bën pjesë një nga elementët e
mëposhtëm:
A) Observimi
B) Kartela e mjekut
C) Biseda me klientin
D) Planifikimi
Pyetja 22
Hemoragjia nga hundet quhet:
A) Epistaksis
B) Petekje
C) Eritema
D) Hipoksi
Pyetja 23
Ekzaminimi i një regjoni me anë të goditjes quhet:
A) Palpacion
B) Perkusion
C) Askultacion
D) Vibracion
Pyetja 24
Të dhënat subjektive janë të dhëna që sigurohen nga:
A) Testet diagnostikuese
B) Testet laboratorike
C) Pacienti dhe familjarët
D) Observimi
Pyetja 25
Komunikimi intrapersonal është komunikimi që ndodh brënda:
A) Një individi
B) Dy individëve
C) Një grup individësh
D) Publik
Pyetja 26
Kufiri i një termometri varjon nga:
A) 37-45 gradë Celsius
B) 34-42.2 gradë Celsius
C) 30-41.2 gradë Celsius
D) 26-40 gradë Celsius
Pyetja 27
Rritja e temperaturës trupore mbi normalen quhet:
A) Hipotension
B) Hypertension
C) Hipotermi
D) Hipertermi
Pyetja 28
Matja e pulsit apikalo-radial realizohet nga:
A) 1 infermiere
B) 2 infermiere
C) 3 infermiere
D) Vet pacienti

https://infermierepershqiperine.blogspot.com/

Pyetja 29
Administrimi topikal i medikamenteve realizohet në rrugë:
A) Orale
B) Parenterale
C) Traktit respirator
D) Lëkura & mukozat
Pyetja 30
Cila nga mënyrat e mëposhtëme të administrimit të medikamenteve nuk bën pjesë në administrimin
parenteral?
A) Intra/muskular
B) Intra/venoz
C) Sub/kutan
D) Transdermal
Pyetja 31
Kur një medikament duhet të qëndrojë në stomak për efekt lokal pacienti pozicionohet?
A) Dekubitus lateral dexter
B) Dekubitus lateral sinister
C) Pozicioni Fowler
D) Pozicioni semi-fowler
Pyetja 32
Kur indi subkutan është i hollë ose kemi një age të gjatë injeksionet sub-kutane realizohen në kënd:
A) 75 gradë
B) 65 gradë
C) 55 gradë
D) 45 gradë
Pyetja 33
Injeksionet intra/muskulare nuk realizohen në muskulin:
A) Gluteal
B) Femoral
C) Vastus-lateral
D) Facial
Pyetja 34
Teknika zikzak e injektimit të medikamenteve realizohet në injeksionet:
A) Intra/venoze
B) Intra/muskulare
C) Intra/dermale
D) Sub/kutane
Pyetja 35
Metoda e administrimit të oksigjeno terapisë realizohet me anë të :
A) Sondës nazo-gastrike
B) Kateterit urinar
C) Vigonit
D) Kateterit nazal
Pyetja 36
Shtimi i masës qarkulluese në organizëm quhet:

Pyetjet e zgjidhura do ti gjeni ne Links / URL e meposhtme . Klikoni Linkun

https://infermierepershqiperine.blogspot.com/

https://infermierepershqiperine.blogspot.com/

Klikoni ( shtypni ) Linkun me shkronja te kuqe

You might also like