You are on page 1of 3

Tema: Qenia dhe shoqeria

Nese do te flasim per qenien, duhet ta kuptojme ate si diçka te


ndryshme, edhe pse jo te ndare, nga organizmi ne kuptimin material. Qenia e
nje individi nuk eshte e pranishme qe ne lindje te organizmit, por ajo lind me
zhvillimin e maredhenieve qe ky individ do te vendose ne shoqeri me individe
te tjere, pra qenia eshte pasoje e vete proçesit shoqeror. Per kete arsye nuk
mund te flasim per pranine e qenies ne format e tjera me te uleta te zhvillimit
si kafshet, madje edhe tek njerezit, disa here edhe gjate veprimtarish te nje
fare inteligjence mund te mos perfshihet qenia, gjithsesi ne pjesen me te
madhe te kohes individi vepron i ndergjegjshem per qenien e tij. Gjithashtu
qenia nuk duhet te njesohet me pervojen apo perceptimin e perftuar prej saj,
gje qe ndodh shpesh edhe gjate vendosjes se njepasnjeshme te kujtimeve
duke i perqasur çdo kujtimi te nje ndjenje per shembull, qenien perkatese. Pra
kuptohet se qenia, nuk eshte e perfshire as ne organizem dhe as ne
perceptimet ndaj kesaj qenieje.
Nuk ka dyshim se qenia eshte vepruese ndaj si e tille ajo eshte ne formen
e subjektit, por e veçanta e qenies njerezore eshte se ajo eshte e afte te beje
analizen e veprimeve dhe qendrimeve qe ajo mban ne nje shoqeri te caktuar,
pra njekohesisht qenia mund te behet objekt ndaj vetvetes. Gjykimi i individit
behet permes gjykimit te anetareve te tjere te shoqerise, sepse jane ata qe
shfaqin qendrimet e tyre kundrejt tij si nje qenie, nese ai ka arritur te jete
objekt per ta. Pra qenia fillimisht lind ne shkallen qe nje individ eshte jo vetem
subjekt, por edhe objekt ndaj vetes dhe ndaj te tjereve dhe behet objekt i
vetvetes kur zoteron qendrimet e anetareve te tjere te mjedisit te tij shoqeror
ndaj tij.
Eshte komunikimi ai qe ben te mundur qe individi te kthehet ne nje
objekt ndaj vetvetes. Komunikimi eshte nje tipar perfaqesues i nje individi dhe
duhet te zhvillohet brenda qenies ne menyre te tille qe t’i pergjigjet edhe vete
asaj pergjigjeje qe ka nxitur tek te tjeret dhe kjo menyre te menduari te jete
pjese e qenies se individit. Pra, ai duhet te jete ne gjendje te komunikoje me
vetveten, duke zhvilluar keshtu nje personalitet te caktuar dhe duke e bere
qenien subjekt dhe objekt. Megjithate individet kane gjithnje nevoje per dike
qe t’i degjoje e njeriu nuk mund te mendohet si nje qenie e vetmuar, duke
marre parasysh edhe faktin qe eshte ne saje te shoqerise qe mundesohet
lindja e nje qenieje dhe do te jete ne saje te komunikimit, zhvillimi i saj si nje
person i veçante dhe objekt ndaj vetvetes.
Duke jetuar ne nje shoqeri te larmishme me situata te ndryshme, eshte e
natyrshme per qenien te shfaqet ne shume plane, por kjo tregon vetem qe nje
qenie perbehet nga shume qenie elementare, te organizuara brenda nje
strukture te njejte, ane te ndryshme te se njejtes monedhe, pra ne baze te
shfaqjeve te ndryshme shoqerore do te kemi edhe shfaqjen e qenieve te
ndryshme themelore te nje individi.
Komunikimi, si forma e vetme e lindjes dhe zhvillimit te qenies,
realizohet ndermjet anetareve te ndryshem te nje shoqerie ne saje te
simboleve te tilla si psh fjale apo gjeste, por kushti thelbesor per realizimin e
ketij komunikimi eshte qe keto simbole te kene kuptime te njejta per te gjithe

1
anetaret e nje shoqerie, te jene universale. Ato duhet te zgjojne e te nxisin ne
vetvete te njejtat pergjigje qe zgjojne e nxisin tek te tjeret, vetem ne kete
menyre mund te sigurohet nje komunikim racional dhe inteligjent. Pra kushti
kryesor i lindjes se qenies eshte nderveprimi me te tjeret dhe marrja persiper e
pergjigjeve te te tjereve, ne kete aspekt, eshte interesante te shohesh se si kjo
mund te realizohet ne nje aktivitet te tille si loja, ku qenia merr persiper
reagimet, e pergjigjet e te tjereve natyrshem duke u njesuar me çdo lojtar.
Ndaj ne nje zhvillim te plote te qenies, ajo perfshin si qendrimin e nje individi te
veçante, ashtu edhe ate te atij grupi te tere shoqeror te cilit i takon. Jane keto
qendrime qe perbejne vete ndertimin e qenies.
Individi zoteron nje qenie ne lidhje me anetaret e tjere te grupit shoqeror,
ku ai ben pjese.
Keshtu ai ne menyre te pashmangshme eshte anetar dhe pjesmarres i nje
komuniteti. Si i tille ai duhet me apo pa deshire t’i nenshtrohet pershtatjeve te
shumta per te qene nje pjese sa me e denje e ketij komuniteti, por ne disa
raste mund te shfaqen kontradikta te forta midis tij dhe komunitetit. Per t’i
kapercyer keto eshte gjithashtu e nevojshme ta detyroje komunitetin te
ndryshoje duke u ngritur ne menyre qe te mbizoteroje mbi ate qe ishte, por kjo
mund te behet vetem me nje ze te arsyeshem, qe te hedhe poshte te
gabuaren dhe te mbeshtese te verteten, sepse brenda nje komuniteti duhet te
mbizoteroje komunikimi.
Duke qene se qenia eshte ne kontakt te perhershem me shoqerine,
mund te themi se ajo, subjekti, “une” eshte e ndergjegjshme per pranine,
shfaqjen dhe gjykimin e saj ne shoqeri, dhe kjo pjese e vetvetes duke qene
pesore, perceptohet si “mua”. Megjithese “une” eshte ajo qe do te pergjigjet e
do te marre persiper pergjigjet e te tjereve, ne kujtesen tone do te jete “mua”
ajo qe do te fiksohet si nje pesuese e shoqerise ndaj dhe eshte e pamundur te
kapet ne kohe çasti i shkurter i veprimit te “une”, qe gjendet vetem ne te
tashmen. Gjithsesi mund te themi se eshte vetem “une” perberesi real te cilit i
takon ne nje moment te caktuar, te pakapshem ne kohe, adresimi apo
kunderpergjigja. Madje “une” nuk mund as te projektohet ne te ardhmen,
sepse kushdo qofte pergjigja apo kunderveprimi,ajo deri ne ate moment nuk
mund te parashikohet, sepse çdo parashikim mund te permbyset si rezultat i
nderhyrjes se nje fakti te paparashikuar. Pra mund te themi se qenia ka dy
perberese mjaft te ndryshme, qe plotesojne ne menyre te perputhshme njera-
tjetren dhe qe bashkekzistojne per te formuar ne nje menyre te plote qenien.
Qenia njerezore ne bashkeveprimin e saj me shoqerine shfaq aftesi te
mrekullueshme, por mundesite e saj reale mund te shkojne edhe pertej asaj qe
shfaqet. Ne baze te ketyre mundesive te jashtezakonshme qe shfaqin veten ne
momente te ralla, por vendimtare dhe vetem kur ato mund te njihen ne baze
te nderveprimit e njekohesisht krahasimit te vetes me te tjeret, lindin si
ndjenja inferioriteti, ndaj dikujt qe zoteron ato vlera, te themi, qe qenia
deshiron dhe ndjenja superioriteti, ndaj individeve te tjere qe nuk i zoterojne
keto vlera te qenies. Eshte kjo ndjenje superioriteti rreth disa gjerave, qe
megjithese qenia nuk ka nje qellim te caktuar ne vetvete per tu mburrur, apo
per tu vendosur ne qender te vemendjes, ben te mundur respektin ndaj
vetvetes, sepse eshte e natyrshme qe ajo te kenaqet prej aftesive te veta e te
jete krenare per to. Pra mund te themi se kjo eshte nje menyre per te ruajtur
dallimin e qenies nga te tjeret.
Ne sjelljen e tij ne shoqeri, thame se individi perceptohet nga te tjeret e
vetja si “mua”, ndaj ne pjesemarrjen e tij ne nje organizimin shoqeror do te
2
jete “mua”, qe do te “vendose rregullat”, pra ne nje fare menyre ne situata te
tilla eshte “mua” ajo qe kufizon dhe kontrollon “une”. Organizimi shoqeror, pra
institucioni, do te jete nje permbledhje dhe organizim i te gjitha qendrimeve qe
te gjithe kane brenda vetes, sepse ne fund te fundit “mua” eshte nje pjese, nje
brendesi e vete qenies. Pra individi i perket nje institucioni dhe shoqerie dhe
me gjithe aftesite dalluese krijuese te veçanta te qenies dhe aftesite qe ka ajo
per te kryer ndryshime te rendesishme shoqerore duke arritur te marre mbi
vete nje shoqeri me te madhe se shoqeria e saj, ajo perseri do te perfshije e
marre mbi vete proçeset shoqerore qe sherbejne per krijimin dhe zhvillimin e
domosdoshem te qenies, sepse asnje qenie nuk mund te konceptohet e
vetmuar. Ndaj eshte e qarte se megjithese eshte qenia ajo qe percakton e
gjykon lidhjet e maredheniet e saj me individet e tjere, eshte proçesi shoqeror
ai qe sherben fillimisht per lindjen e nje qenieje.
Me lindjen dhe zhvillimin e qenieve ne shoqeri, do te jene keto qenie me
pas, qe te organizuara do te bejne te mundur zhvillimin dhe evolimin e
metejshem te shoqerise si rezultat i organizimit te qendrimeve te tyre te
brendshme duke formuar edhe institucionet.
Si nje pjese aktive e shoqerise, individet marrin pjese ne aktivitetet
shoqerore, ne te cilet perfshihet nevoja e identifikimit te individit me grupin,
pasi pergjigjet e te gjitha qenieve te nxitura nga njera-tjetra do te jene te
njejta. Ne situata te tilla mund te themi se kemi nje perputhje te pjeses ”une”
te qenies me pjesen “mua”. Ne raste te tilla gezimi i nje ndihme te dhene apo i
nje pune te bere mire do te jete nje ngazellim i perbashket i te gjithe
pjesemarresve si ne qendrimet fetare apo patriotike.
Pra mbi nevojen e ndersjelle te qenies per shoqerine, mund te themi se
rruga e vetme e lindjes se nje qenie eshte brendesimi nga individi i proçesit
shoqeror, qe behet i mundur me ane te marrjes mbi vete prej individit te
pergjigjeve te shoqerise, se ciles i perket, ndaj tij dhe rruga e vetme e zhvillimit
shoqeror eshte organizimi i brendesive te qenieve ne institucione e
komunitete.

Punuar nga: Iris Vokopola

You might also like