You are on page 1of 8

Komunikim

Kultura konsiderohet shpesh si koncepti themelor ne komunikim nderkulturor. Nje nga


karakteristikat e kultures eshte se ne nuk mendojme shume rreth saj. Te perpiqesh te kuptosh
kulturen e dikujt, eshte si te perpiqesh t’i shpjegosh nje peshku qe jeton ne uje.
Kultura eshte perkufizuar ne shume menyra. Per disa njerz dmth opera, muzike klasike, por
kultura perkufizohet si modele te mesuara te perceptimit, vlerave dhe sjelljeve te ndara nga nje
grup njerzish, qe eshte gjithashtu dinamik dhe heterogjen.
Kultura perfshin edhe emocionet edhe ndjenjat tona.
Kultura mesohet: Te gjitha qeniet njerzore ndajne disa zakone dhe tendenca universale, por
keto nuk perbejne aspekte te kultures.
Cfare mesojne dhe ndajne grupet kulturore? Se pari ata ndajne perceptimet ose menyra te te
parit te botes. Kultura nganjehere pershkruhet si nje lloj lenteje permes se ciles ne shohim
boten. I gjithe informacioni qe marrim ne nje dite te caktuar kalon permes kesaj lenteje
perceptuale. Ne perzgjedhim, vlersojme dhe organizojme informacionin nga ambienti I jashtem
permes perceptimit. Disa nga keto njohuri dhe perceptime jane te lidhura me vlerat e grupeve
kulturore te cileve u perkasim. Vlerat kane te bejne me ate cfare gjykohet te jete e mire ose e
keqe, e drejte ose e gabuar ne nje culture.
Kultura perfshin ndjenjat: Kur ne jemi ne ambientet tona kulturore, perjetojme nje ndjenje
familiariteti dhe njefare niveli komforti ne hapesire, lidhur me sjelljen dhe veprimet qe bejne te
tjeret. Ky aspekt I cultures ndikon ne te kuptuarit e pershtatjes ndaj normave dhe hapesirave te
tjera kulturore. Dmth sa me I fuqishem te jete indentifikimi juaj me nje hapesire te veqante ose
situate kulturore, aq me e veshtire mund te jete te ndryshojme hapesira, pa provuar nje
mungese te forte rehatie, si ndryshime reale psikologjike dhe fiziologjike.
Kultura ndahet: Ideja e nje kulture perfshin nje grup njerzish. Keto modele kulturore te
perceptimeve dhe besimeve zhvillohen permes nderveprimeve me grupe te ndryshme
individesh. Kultura behet nje pervoje grupi sepse ndahet me njerz te cilet jetojne dhe I
nenshtrohen te njejtave mjedise shoqerore. Keshtu , perceptimet tona jane te ngjashme me ato
te individeve te tjere, te cilet I perkasin te njejtave grupe kulturore.
Kultura shprehet si sjellje: Lentet tona kulturore ndikojne jo vetem ne perceptimin dhe bindjet
tona, por edhe ne sjelljet tona. Eshte e rendesishme te kuptojme qe ne I perkasim grupeve te
ndryshme kulturore dhe qe keto grupe ndihmojne bashkerisht per te percaktuar perceptimet,
besimet dhe sjelljen tone. Gjithashtu keto modele I rezistojne kohes dhe transmetohen nga
njeri individ tek tjetri.
Kultura eshte dinamike dhe heterogjene: Eshte e rendesishme te pranojme se modelet
kulturore nuk jane te ngurta dhe homogjene, por dinamike dhe heterogjene. Te konsideruarit e
cultures si dinamike , eshte mjafte e rendesishme per te kuptuar lufterat e grupeve te
ndryshme, kur ata perpiqen te negociojne per lidhjet e tyre dhe te sigurojne mireqenie Brenda
shoqerise. Njerzit nga nje kulture e veqante nuk jane identike dhe cdo kulture ka shume beteja
nderkulturore.

Komunikimi
Ne e perkufizojme komunikimin si nje process simbolik, me ane te te cilit kuptimi ndahet dhe
negociohet. Komunikimi ndodhe sahere qe dikush I jep nje kuptim fjaleve ose veprimeve te
dikujt tjeter. Komunikimi eshte dinamik, mundet I paqellimshem, dhe eshte I orientuar drejt
marresit. Komunikimi eshte simbolik kjo dmth qe fjalet qe themi dhe gjestet qe bejme nuk kan
kuptim ne vetvete; me teper ato marrin kuptim vetem sepse njerzit bien dakord, se paku deri
ne nje fare pike mbi kuptimin e tyre. Kur perdorim simbolet, sic jane fjalet ose gjestet per te
komunikuar, ne supozojme se te tjeret ndajne me ne sistemin tone te simboleve.
Komunikimi eshte nje process qe perfshin component te ndryshem; njerzit qe po komunikojne ,
nje mesazh (verbal ose jo verbal) , nje kanal permes te cilit ndodh komunikimi dhe nje kontekst.
Njerzit qe komunikojne mund te mendohen si dergues apo marres ; dergojne dhe marrin
mesazhe.
Komunikimi perfshin ndarjen dhe negocimin e kuptimit. Njerzit duhet te bien dakord mbi
kuptimin e nje mesazhi te veqant , por cka I nderlikon meshume gjerat, cdo mesazh shpesh ka
meshume se nje kuptim. Kur komunikojme supozojme se personi tjeter merr kuptimin qe ne
duam qe ai ta marre. Gjithsesi per individet , nga formime dhe pervoja kulturore te ndryshme,
ky supozim munde te jete I gabuar dhe munde te coje ne keqkuptim dhe mosndarje te kuptimit.
Komunikimi eshte dinamik, kjo dmth qe komunikimi nuk eshte nje ngjarje e izoluar, por eshte I
vazhdushem, ne menyre qe komunikuesit te jene njekohesishte marres dhe dergues. Kur
komunikojme ne jemi duke krijuar , duke ruajtur ose duke ndare kuptimin. Kjo do te thote se
njerzit jane te perfshier ne menyre active ne procesin e komunikimit. Teknikisht atehere , nje
njeri nuk mund te komunikoje vetem- te flasesh me veten nuk do te thote komunikim.
Komunikimi nuk duhet te jete I qellimshem, disa nga menyrat me te rendesishme dhe
nganjehere shkaterruese te komunikimit, ndodhin kur nje dergues nuk eshte ne dijeni te nje
mesazhi te veqante qe eshte derguar.
Komunikimi eshte I orientuar drejt marresit. Eshte personi qe atribon kuptimin, I cili vendos
zgjidhjen e situates se komunikimit. Nese dikush interpreton mesazhet tuaja si paragjykuese ,
ose seksite ose negative, keto interpretime kane me teper ndikim ne nderveprimet e ardhshme
se sa kuptimi juaj I synuar.
Kultura ndikon ne komunikim. Te gjitha grupet kulturore, ndikojne tek menyrat ne te cilat
antaret e tyre njohin dhe perceptojne boten. Antaret e nje kulture tjeter krijojne nje
botekuptim, I cili per pasoje , ndikon ne komunikim. Ashtu sic kultura ndikon ne komunikim ,
ajo gjithashtu influencon dhe perforcon kulturen. Menyra me te cilen komunikojme ne
kontekstet kulturore, shpesh forcon sensin tone te identitetit kulturor. Pjesemarrja ne ritualet
e komunitetit mund te forcoje identitetin tone fetar dhe ndjenjen e perkatesise ndaj nje
komuniteti fetar. Edhe pjesemarrja ne nje ritual te komunikimit permes pershendetjes mund
ten a forcoje ndjenjen se kush jemi ne mardheniet tona shoqerore.
Nje menyre tjeter per te perceptuar kulturen dhe komunikimin eshte te menduarit rreth faktit
si njerzzit mund te perdorin hapesiren e tyre per ti rezistuar cultures dominuese.
Pushteti eshte I pranshem kur komunikojme me njeri tjetrin, edhe pse nuk eshte gjithmone I
dukshem ose evident. Ne shpesh mendojme per komunikimin midis individeve si midis te
barabarteve , por kjo ndodh rralle. Ne cdo shoqeri, ekziston nje hieraki sociale dhe u jep disa
grupeve me shume pushtet dhe privilegje, se sa te tjerve. Grupet me pushtetin me te madh
percaktojne gjeresisht sistemin e komunikimit per te gjithe shoqerine, psh meshkujt kane
meshume pushtet se femrat dhe njerzit me aftesi te plota kane meshume pushtet se ata me
aftesi te kufizuara. Ata ne pushtet, ne menyre te ndergjegjshme apo te pa ndergjegjshme ,
krijojne dhe ruajne sisteme komunikimi qe reflektojne, perforcojne dhe nxisin menyrat e tyre te
te menduarit dhe te komunikimit.
Ka dy lloje te pushtetit te lidhura me grupin. I pari perfshine antaresine ne grupe jovullnetare,
te bazuara ne moshen, etnicitetin, gjinine, aftesine fizike, racen dhe orientimin seksual dhe
eshte me I perhershem ne natyre. Grupi I dyte perfshine antaresine ne grupe me vullnetare , te
bazuara ne formimin arsimor ,vendnodhjen gjeografike, gjendjen civile dhe statusin socio-
ekonomike dhe eshte me I ndryshushem.
Pika kyqe eshte se sistemet dominuese te komunikimit perfundimisht pengojne te tjeret qe
kane te njejtat menyra komunikimi. Ka te ngjare se stili I komunikimit , I vlersuar me shume se
ne klasat e kolegjeve, eshte nje stil tradicional I meshkujve te bardhe te klases se mesme- me
theks mbi konkurencen (personi I pare qe ngre doren ka te drejten e fjales) – nje stil qe nuk
eshte aq komod per shume gra dhe anetare te grupeve minoritare. Ne te kundert, stili I
nderveprimit spontan pytje-pergjigjje I afro-amerikaneve, nuk eshte norme per sallat
korporative apo ne shkolla.

Etnocentrizmi
Eshte besimi qe grupi kulturor I dikujt, zakonisht i bazuar me kombesine, eshte superior ndaj te
gjitha grupve te tjera kulturore.
Te besohet se atdheu dhe kultura jone jan te mira, nuk eshte gje e keqe ne vetvete.
Tek e fundit eshte e nevojshme te besojme ne vendin dhe grupin tone per te transmetuar vlerat
qe konsiderohen te rendesishme.
Etnocentrizmi mund te jete ekstrem gjer ne ate pike sa dikush nuk mund te besoje dot, se vlerat
e nje culture tjeter , jane njelloj te vleshme ose te mira.
Etnocentrizmi behet barrier kur I pengon njerzit edhe nga perpjekja per te kuptuar pikepamjen
e dikujt tjeter nepermjet ‘’lenteve pershkruese’’ te tij/saj.
Munde te jete shume e veshtire te kuptojme etnocentrizmin tone.
Shpesh e kuptojme ate me mire kur kalojme kohe ne nje grup tjeter kulturor.

Stereotipi
Nje barrier tjeter ne komunikim nderkulturor eshte stereotipi , I cili zhvillohet si pjese e
proceseve te mendimit tone te perditshem.
Ne e kategorizojme dhe e pergjithsojme nje sasi te jashtezakonshme informacioni qe marrim
cdo dite, ne menyre qe t’I japim kuptim ketij informacioni.
Stereotipat jane besime te mbartuara gjersishte rreth nje grupi njerzish dhe jane forme e
pergjithesimit , nje menyre e perditshme.
Psh, dy student bejne pergjithesime ndaj studenteve; Ne mendojme se studentet nuk duan te
studiojn shume, por duan te dine se cfare do te jepet ne testin e provimit.
Keto pergjithsime apo mekanizma mendore, na ndihmojne te nderveprojme me studentet.
Gjithesesi, pergjithesimet behen potencialisht te demshme kur mbarten ne menyre konstante.
Keshtu, nese ne mendonim se te gjithe studentet ishin pertac, ose te pa vullnetshem per te
studiuar vet, dhe kemi vepruar me ta duke u bazuar ne kete bindje, ka mundesi te kemi krijuar
stereotip negative.
Stereotipat munde te jene edhe pozitiv. Psh, disa njerz mbartin stereotipin qe te gjithe njerzit
jane intelegjent dhe me aftesi shoqerore. Individet terheqes mund te ndjejne presion te tepruar
per te qene ne lartesine e sterotipit te te qenurit kompetent per dicka, per te cilen ata nuk jane,
apo te punesohen ne baze te pamjes se tyre te jashtme dhe me pas te zbulojne qe nuk mund ta
kryejne dot ate pune
Nese pyesim pse kemi stereotipa? Nje arsye eshte se na ndihmojne te dime cfare te presim dhe
sit e reagojme ndaj te tjerve.
Gjithesesi, sterotipat , kur mbarten nuk mund te eleminohen lehtesishte. Ne fakt njerzit priren
te kujtojne informacione qe mbeshtesin stereotipat dhe te mos e ruajne informacionin, qe bie
ne kundershtim me stereotipin.
Ne mbledhim stereotipa ne menyra te ndryshme.
Mediat,psh, kane tendence te portretizojne grupe kulturore ne menyra stereotipke – psh njerzit
e moshuar qe kan nevoje per ndihme , ose afro-amerikanet apo amerikano-aziatiket, si ndjekes
apo figura dytesore per te bardhet.
Nganjehere stereotipat vazhdojne pasi mediat zgjedhin te mos percjellin informacionin , qe do
te kundershtonte stereotipat.
Nese i marrim parasysh shume nga stereotipat e koheve te fundit rreth myslimaneve dhe fese
se tyre islamike. Portretizimet perendimore te Islamizmit, shpesh perjashtojne faktin se
Judaizmi, Krishterimi dhe Islamizmi jane te lidhura ngushte- te quajtura nga teologet ‘’tre
motrat e feve Abrahamike’’. Te tre fete jan monoteiste dhe absolutiste. Te dyja fete, ajo islame
dhe kristiane, ne contrast me judaizmin , pranojne Jesusin si Mesian, pranojne lindjen me fryme
e shenjet dhe njohin misionin e fshehte te Jezusit. Megjithate , ne aspekte te tjera , islamizmi
dhe judaizmi jane me te peraferta; psh, ato vene theksin te nje Zot I drejtesise me shume se te
dashurise , mbeshteten ne ligjet e agjerimit dhe kerkojne berjen synet te meshkujve.
Stereotipat e tjere, I pershkruajne myslimanet si seksist dhe te dhunshem.
Stereotipi I grave myslimane ne mediat perendimore, merret zakonisht nga nje pakice e vogel e
shoqerive myslimane dhe nuk perfaqeson pjesen derrmuese te popullsise myslimane.

Stereotipat mund te zhvillohen nga pervojat negative. Nese kemi kontakte te pa pelqyshme me
njerz te caktuar, mund ta pergjithesojme ate mospelqeshmeri per te perfshier te gjithe antaret
e atij grupi te vecante , cilido qofte tipari I grupit mbi te cilin ne fokusohemi (raca, gjinia ,
orientimi seksual).
Pasi stereotipat shpesh veprojn ne nivel te pavetedijshem dhe jan kaq te vazhdushem, njerzit
duhet te punojne ne menyre te ndergjegjshme qe t’i hedhin posht ato.
Ky process perfshin disa hapa:
1. Njohjen e stereotipave(ne te gjithe i kemi ato) dhe
2. Marrjen e informacionit individual qe mund te perballet me stereotipin.
P.sh: Per nje studente, ni pervoje pune ne nje instuticion per te pastrehet , e ndihmoi te
thyente disa stereotipe. Ajo u habit me forcen dhe aftesine pershtatse te femijeve qe jetonin
atje- dhe atehere e kuptoi , qe mund e perfundoni I braktisur nga fati ose i pastrehe.
Kjo gje vertete theu nje nje stereotip per mua personalisht.
Amstrong (nje reporter I Los Angeles Times) thot: Ashtu sikurse prinderit mund te
transmetojne stereotipat , ata mund te ndihmojne edhe per thyrjen e tyre. ( Babai im, me tha,
se njerzit qe dogjen fermen tone , nuk ishin tre te bardhe . Ata ishin individ me xhelozi dhe
urreetje ne zemer . Ai na u lut te mos etiketonim dike, duke u bazuar te ngjyra e lekures te
tij/saj.

Paragjykimi
Paragjykimi eshte nje qendrim negativ ndaj nje grupi kulturor te bazuar mbi pervoje te pakte
ose mungese pervoje.
Nese stereotipat na tregojne si eshte nje grup, Paragjykimi na tregon si mund te ndihemi ne
ndaj atij grupi.
Perse paragjykohen njerzit? Nje pergjigje mund te jete se paragjykimi permbush disa funksione
shoqerore.
Nje nga keto eshte funksioni rregullator , me ane te te cilit njerzit mbartin disa paragjykime
sepse mund te qoj ne shperblime shoqerore. Njerzit duan te pranohen dhe te pelqehen nga
grupet e tyre kulturore dhe, nese eshte e nevojshme , te refuzojne antaret e grupeve tjera , qe
te bejne te njejten gje , atehere pargjykimi luan nje rol te caktuar.
Nje funksion tjeter eshte ai i mbrojtjes se Un-it me ane te te cilit , njerzit mund te mbartin
paragjykime te caktuara, pasi nuk duan te pranojne gjera te caktuara rreth vetes se tyre .
Psh , nje instructor qe nuk ndihet I sukseshem si mesues , mund t’i duket me e lehte t’ia hedh
fajin studenteve dhe te kete paragjykime ndaj tyre , se sa te pranoj defektet e tij si mesues.
Se fundi njerzit mbartin paragjykime , pasi kjo I ndihmon te forcojne besime, ose vlera te
caktuara, funksionin e shprehjes se vleres.
Psh , nje pjese qe I perket grupeve fetare mund te kerkoj mbartjen e paragjykimeve te caktuara
kunder grupeve te tjera fetare.
Paragjykimi mund te lind edhe nga nje nevoje personale per t’u ndier pozitivisht rreth nje grupi
te caktuar njerzish dhe negativisht ndaj nje grupi tjeter , ose nga nje kercnim I perceptuar, ose
real. Keto mund te jene rreziqe te verteta , qe kundershtojne ekzistencen e nje grupi , ose
pushtetin ekonomik/politik, ose rreziqe simbolike, ne formen e konflikteve te vlerave midis
grupeve dhe anktheve qe na shoqerojne. Psh, ni student nga ni familje multikulturore , ka tregu
rreth ni paragjykimi te perjetuar nga nena e tij. Nena e tij eshte nje grua e bardhe e moshes se
mesme dhe babai I tij eshte latin. Kur e ema po kandidonte ne Gjykaten e Larte ne nje konte te
dominuar nga hispaniket, ajo u perball me shume paragjykime , sepse popullsia latine ne
pergjithesi, mendon se zyrtaret e bardhe nuk jane te ndjeshem ndaj nevojave te popullates
minoritare. Ata nuk donin te votonin per nje gjykatese te bardhe , meqense e konsideronin ate
si burim problemesh , me te cilat duhej te perballej populli I tyre.
Per me teper , nese dikush ka pasur nje kontakt negativ nderkulturor dhe eshte ne ankth rreth
kontaktit ne te ardhmen , veqanerisht nese ka pabarazi dhe rreziqe te perceptuara, ka shume
mundesi te zhvillohet paragjykimi.
Eshte gjithashtu e vleshme te mendojme per lloje te ndryshme paragjykimi. Pjesa me
sensibilizuese e paragjykimit eshte e lehte per t’u dalluar , por eshte me pak e perhapur sot.
Megjithate , eshte me e veshtire te pershkruajme saktesishte format me pak te dukshme te
paragjykimit.
Psh, Tokenizimi ( Politika e perfshirjes se kufizuar te antareve ten je grupi minoritar), eshte
nje lloj paragjykimi qe njerzit tregojne kur nuk duan te pranojne qe jane te paragjykuar. Ata
dalin nga vetja e tyre per t’u perfshier ne sjelljet positive , duke treguar mbeshtetje per
programet e njerzve tjere, ose duke bere deklarta si ‘’Une nuk jam I paragjykuar’’, per te bindur
veten dhe te tjeret, qe ata nuk jane te paragjykuar.
Paragjykimi i distances se barabarte , ndodh kur njerzit perfshihen ne sjellje miqesore , positive
ndaj antareve ten je grupi tjeter , ne situata politike dhe gjysem- formale( miqesite e rastit ne
vendin e punes, nderveprimet ne grupimet e gjera shoqerore ose ne leksione), por shmangin
kontaktet me te aferta( frekuentimin ne cift, pjesemarrjen ne grupimet e ngushta shoqerore).
Keto forma te padukshme , por reale te paragjykimit , shpesh nderlidhen me qasjen ‘’pa dallim
ngjyre’’ ndaj mardhenieve nderkulturore.

Diskriminimi
Sjellja e cila rezulton nga stereotipizmi apo paragjykimi- veprimet e hapura qe perjashtojne,
shmangin apo distancohen nga grupe te tjere- quhet diskriminim.
Diskriminimi mund te bazohet ne racizmin ose çdo forme tjeter me “izëm”, e lidhur me
perkatesine ndaj nje grupi kulturor (seksizem, diskriminim moshor, elitizem). Nje menyre e te
menduarit rreth diskriminimit eshte se pushteti plus paragjykimi, eshte I barabarte me “izëm”.
Kjo dmth qe nese dikush I perket nje grupi me te fuqishem dhe ka paragjykime ndaj nje grupi
tjeter me pak te pushtetshem, dhe qe rezulton ne veprime kunder anetareve te atij grupi,
bazohet ne nje “izem” dhe keshtu veprimi mund te quhet diskriminim. Diskriminim mund te
varioje nga shume I lehte joverbal ( mungesa e kontaktit te syve, perjashtimi I dikujt nga nje
bisede), ne fryrje verbale dhe perjashtim nga puna apo nga mundesi te tjera ekonomike, deri ne
dhune fizike dhe eliminim sistematik te grupit apo genocid.
Lidhja midis paragjykimit dhe diskriminimit ekstrem, eshte me e afert nga se mund te mendoni.
Diskriminimi mund te jete nderpersonal, kolektiv, institucional. Ne vitet e fundit racizmi
nderpersonal duket te jete shume me I lehte indirekt, por perseri ngulmues.
Diskriminimi kolektiv ose I instuticionalizuar me ane te te cilit individeve u mohohet
sistematikisht pjesemarrja ose te drejta te barabarta ne menyre formale apo jo formale-
vazhdon gjithashtu.

Identiteti
Luan rol kyç ne komunikim nderkulturor duke sherbyer si ure lidhese midis komunikimit dhe
kultures.

You might also like