You are on page 1of 14

0

Profesor: Henrique Davanso ( Rriko)


HYRJE NË ANTROPOLOGJI

I – PËRSE NA SHËRBEN ANTROPOLOGJIA PËR STUDIMIN E MISIONEVE


NDËRKULTURORE?

1- Antropologjia merr përsipër studimin e plotë/integral të njeriut.


- Ajo merret me gjithçka që njerëzit/personat janë, bëjnë dhe mendojnë. Mbulon gjithë shtrirjen e
sjelljes njerëzore. Gjithçka që përfshin mendim, sjellje dhe veprim.
- Antropologjia është shkenca e sjelljes, ashtu siç është Sociologjia, Psikologjia dhe Linguistika
dmth gjuha. Në mënyrë shumë të saktë ajo bën dallimin mes aspektit të sjelljes njerëzore që është
rezultat i trashëgimisë biologjike dhe asaj të mësuar.
“Duke e ditur se ku gjenden njerëzit na ndihmon që të mbajmë një qëndrim sa më konstruktiv”:

a) Perëndia fillon atje ku janë njerëzit.


b) Zbulojmë dhe mësojmë që t’i shikojmë zakonet sipas pikpamjes së tyre.
c) U afrohemi atyre me ungjillin jo sipas asaj që ne mendojmë se duhet të jetë por në termat
e realitetit të tyre.
- E analizon sjelljen pa ato kritikat e zakonshme dhe qëndrimet negative. Ka një lloj qëndrimi
neutral në analizën e bërë. Ajo merret kryesisht me culturat jo perëndimore. Shembull: Gjithëfuqia
dhe sovraniteti i Perëndisë në kulturat animiste bëhet i parëndësishëm.

2 - Antropologjia ka zhvilluar një koncept të kulturës.


Gjithmonë ka patur një koncept të gabuar në lidhje me atë se çfarë është kultura, gjithashtu kurrë
nuk i kanë dhënë shumë rëndësi kulturës.
- Kështu kultura është paraqitur si të gjitha gjërat e tjera jo-biologjike dhe jo-mjedisore që
përfshin qeniet njerëzore. Shikojmë pra, që kultura nuk është gjenetike, dhe se ne e mësojmë pjesën
më të madhe të kulturës sonë përpara se ne të kemi çfarëdo lloj aftësie për ta vlerësuar apo për të
reaguar ndaj saj.
- Tri janë gjërat që ndikojnë në marrdhëniet njerëzore: natyra jonë biologjike, ambienti dhe
kultura jonë. Kultura është ajo që na thotë se si duhet të organizojmë impulset tonë biologjike dhe
se si duhet të sillemi në ambientin tonë.
Shembull: Biologjia na thotë që ne kemi nevojë të ushqehemi. Kultura është ajo që na thotë çfarë
duhet të hamë dhe çfarë jo, kur duhet të hamë, sa shpesh duhet të hamë, si të hamë (me duar, me
pirun, me shkopinj, etj...)
Kemi nevojë për mbrojtje: ç’lloj rrobash apo veshjeje?
Kemi nevojë të flemë: Kur? Ku? Në çfarë mënyre? Mbi çfarë?
- Ne mësojmë se të gjitha kulturat janë thelbësore për të plotësuar nevojat që njerëzit e kulturave
të ndryshme i përcaktojnë si të tilla. Këto janë nevoja bazë, biologjike, ambientale, shoqërore,
psikologjike etj. Ka edhe nevoja të tjera që personat i shikojnë si të rëndësishm, këto janë nevoja të
krijuara. Shembull: Brazilianët ndiejnë nevojën që të hanë pilaf edhe fasule çdo ditë.
3 - Antropologjia përpiqet të përgjithësojë në lidhje me sjelljen njerëzore duke u bazuar në të
dhënat e shumë kulturave dhe jo vetëm në ato perëndimore.
- Kjo quhet “Perspektivë ndërkulturore”, sepse krahason dhe bën dallimin mes kulturave të
ndryshme në mënyrë që të arrijë të zbulojë atë që është kryesisht njerëzore dhe ato çështje që janë të
kushtëzuara nga një kulturë specifike.
- Shembull: Rebelimi i adoleshentëve – Margaret Mead (vitet 30).
- Kompleksi i Edipit – Malinowski kundër Frojdit në Guinea e re.
Në mënyrë që një përgjithësim të jetë i pranueshëm ai duhet të provohet më parë në kultura të
ndryshme. Kjo është shumë e rëndësishme për ne sepse ne kemi nevojë për një “TEOLOGJI
NDËRKULTURORE”.

4 - Antropologjia ushtron një metodë kërkimore të dobishme për dëshmitë ndërkulturore.


1 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia
- Shumë nga ajo që antropologjia duhet të mësojë nuk gjendet nëpër libra.
- Në antropologji bëhet studimi i personave dhe për këtë përdoret një metodë që quhet METODA
E VËZHGIMIT PJESËMARRËS, ku antropologu shkon edhe jeton bashkë me personat të cilët po
studion, duke u bërë kështu pjesë e jetës së tyre mjaftueshëm për të ndier dhe për të mësuar të çmojë
mënyrën se si ata e shohin jetën. Në të njëjtën kohë që ai po vëzhgon mënyrën e tyre të jetesës,
sjelljes dhe qëndrimeve etj., ai po zhytet dhe po merr pjesë në këtë kulturë, duke mësuar kështu të
shohë ashtu siç shohin vendasit. Antropologët e krishterë pohojnë se kjo është metoda më e mirë
për të hyrë në një kulturë, për të gjetur pikën e kontaktit dhe për ta sjellë Ungjillin në kontekst dhe
COSMOVIZION.

5 – Antropologjia fokusohet tek elementet e ndërveprimit njerëzor të cilat janë të lidhura me


komunikimin.
- Shumica e problemeve në komunikimin ndërkulturor ka të bëjë me ndryshimin mes perceptimit të
individit të kulturës tjetër dhe perceptimit tonë.
- Në qoftë se ne duam të komunikojmë në mënyrë efektive mesazhi ynë duhet të jetë në drejtim
të kornizës kulturore të receptorit: E vërteta duhet kuptohet si e vërtetë nga ata që e dëgjojnë dhe jo
nga ne.
- Ne duhet të kujtojmë që kultura jonë ndikon perceptimin dhe formën e komunikimit tonë, ashtu
si kultura e receptorit ndikon në perceptimin e tij. Antropologjia na ndihmon të kuptojmë kornizën
kulturore të dëgjuesit, në mënyrë që të mund të komunikojmë në një formë që është e kuptueshme
për të.
- Gjithashtu, antropologjia na mëson se si “të jemi të orientuar ndaj receptorit” në përpjekjet tona
në komunikimin e ungjillit. Është e rëndësishme të mësojmë të shohim nga PIKËPAMJA E
RECEPTORIT/DËGJUESIT.

6 - Antropologjia bën dallimin mes FORMAVE KULTURORE dhe DOMETHËNIEVE TË


TYRE.
- Kjo është në thelb një dallim i rëndësishëm për dëshminë e krishterë.
- FORMAT janë pjesët e dukshme të një kulture. Ato gjenden në sipërfaqe. Në përgjithësi ne
mendojmë se personat të cilët imitojnë mënyrën tonë e të ndjekurit Krishtin e bëjnë për të njëjtën
arsye që e bëjmë edhe ne, që do të thotë, ne mendojmë se ata i japin të njëjtin kuptim formës ashtu
siç bëjmë edhe ne. Por jo gjithmonë është ashtu, psh: të lutemi me sy mbyllur.
(shenjtorët në makumba - sekt magjie në Brazil)
- Ka shumë njerëz që bëjnë gjëra që duken “të krishtera” dhe i bëjnë ato për arsye jo shumë të
krishtera. Por, arsyet të cilat janë edhe kuptimi i vërtetë janë edhe pjesa më e rëndësishme
(kryesore). – Rom 14:14.

7- Antropologjia përqendrohet tek ndryshimi që ndodh tek kulturat.


Shumë herë rezultati i “kristianizimit” ka qenë shkatërruese për kulturën dhe kjo jo pa arsye. Shumë
misione janë kritikuar ashpër për këtë. Kristianizimi gjithmonë përfshin ndryshime kulturore,
prandaj duhet të shqetësohemi se në ç’formë ndodhin këto ndryshime dhe cilat janë rezultatet.
Dëshira jonë duhet të jetë që të shohim persona të cilët kthehen në të krishterë të shëndoshë në
kultura të shëndosha.
Duhet të besojmë tek ndihma e Frymës së Shenjtë, në mënyrë që të realizojmë një transformim
kulturor ndërtues dhe jo shkatërrues.

8- Antropologjia na ofron perspektiva të rëndësishme në tri fusha:


a) Personat në kulturën e të cilëve po shkojmë.
Një analizë të popullit ku po shkojmë, të formës që ata kanë, perspektiva e tyre kulturore etj,.
b) Ne brenda kësaj kulture.
Ku jemi? Cilat janë gjërat që na bëjnë shumë përshtypje ose që na shokojnë? Etj,.
c) Mesazhi biblik i cili prezantohet nga kultura biblike.
2 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia
Që do të thotë kthimi në kulturën biblike, në kontekstin socio-politik dhe historik, në mënyrë që
më pas të mund t’ia përçoni receptorit, duke bërë që ai të mund të heqë sytë nga kultura e tij dhe të
shikojë nga Bibla, duke kërkuar parimet dhe jo format.

Dy modele për të analizuar:

1.

Kultura BIBLIKE

KULTURA E
KULTURA E
RECEPTORIT
MISIONARIT

Suggested Reading for Instructor Hesselgrave, David J. Communicating


Christ CrossCulturally. Grand Rap Hesselgareve “Communicating Christ Crossculturally”
Hesselgareve “Duke komunikuar Krishtin në një kulturë tjetër”

Kultura BIBLIKE

reflektim veprim reflektim veprim


KULTURA E KULTURA E
MISIONARIT RECEPTORIT
reflektim veprim

Modeli “praxis” modus operante


Duke bërë që ata vetë të mund të përshtatin mësimet biblike në kulturën e tyre.

II. ÇFARË ËSHTË KULTURA?

3 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia


Të kesh një kuptim të mirë të domethënies së kulturës është një kusht paraprak për
çfarëdolloj komunikimi efektiv të lajmit të mirë të Ungjillit për një grup të ndryshëm
personash.
Prandaj është e rëndësishme ta pyesim veten se çfarë mendojmë ne kur flasim për kulturë.
Disa e përcaktojnë si “bota” ose “e djallit”. Le të shohim disa përkufizime.

- “Modele të ndjekura nga një grup i caktuar”.


- Kultura është sistemi i integruar i besimeve (mbi Perëndinë, realitetin dhe kuptimit të jetës), i
vlerave (se çfarë është e vërtetë, e mirë, e bukur dhe normative), zakoneve (si sillemi, si
lidhemi me të tjerët, lutemi, vishemi, punojmë, luajmë, bëjmë tregti, hamë, punojmë ) i
institucioneve që i shprehin këto besime, vlera dhe zakone (qeveria, gjykatat, tempulli,
kisha, familja, shkolla, spitaliet, fabrikat, dyqanet, sindikatat, klubet etj.,) të cilat e
bashkojnë shoqërinë dhe i japin një ndienjë dinjiteti, sigurie dhe vazhdimësie.” (Lozanë
1974)
- “Një komplet idesh dhe karakteristikash të një populli të cilat kalojnë nga një brez në tjetrin dhe
si rezultat krijojnë shoqërinë dhe kulturën që duken në rrjedhën e historisë.” (Nida)
- “Kultura është sistemi i integruar i modeleve dhe sjelljeve të mësuara, të cilat janë karakteristike
të anëtarëve të një shoqërie dhe jo rezultati i një trashëgimie biologjike.” (Hoebel dhe
Frost)
- “Është rrjeti kryesor i një populli në kuptimin se si e percepton realitetin.” (Kraft)

Personi _______________________ _________________________ Realiteti


Kultura

Perceptimi i realitetit nuk është i njëjtë me realitetin. Formimi ynë kulturor na bën që ne t’i
shohim gjërat që nga përspektiva jonë. Kultura nuk është paracaktuar gjenetikisht, nuk
punon përmes instinktit. Është rezultati i një shpikje sociale e cila transmetohet përmes
komunikimit dhe të mësuarit.
E RËNDËSISHME: Ata që nisen për në fushën e misionit pa patur një kuptim të mirë të
konceptit të kulturës dhe të zhytjes së qenieve njerëzore në kulturë, në mënyrë të
vazhdueshme janë duke siguruar shembuj tragjik se si NUK DUHET TË BËHET puna e
Zotit.

FORMIMI I NJË KULTURE

Çfarë bëhet? Shtresa e parë


Çfarë është e mirë apo më e mirë?
Shtresa e dytë
Çfarë është e vërtetë? Shtresa e tretë
Çfarë është reale?

PIKËPAMJA E BOTËS Shtresa e katërt

BESIMET
VLERAT

SJELLJA

4 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia


1º SJELLJA: Ajo që njerëzit bëjnë. Kjo është shtresa e parë e kulturës dhe është ajo sipërfaqësore.
2º VLERAT: Janë vendimet e vendosura që më parë. Zgjedhje për atë që është e “mirë” ose “më e
mirë”.
3º BESIMET: Është reflektimi i vlerave. Ajo që në të vërtetë njerëzit besojnë.
4º PIKËPAMJA E BOTËS: Forma në të cilën shikojmë realitetin. Në përgjithësi kjo nuk vihet në
pikëpyetje. Këtu gjendet edhe arsyeja e vërtetë për besimin, vlerat dhe sjelljen.

Tani do të shohim pak mbi NATYRËN E KULTURËS:

A- Kultura është një mënyrë jetese.


Kultura është ajo që na siguron përgjigjet të cilat vijnë nga shoqëria dhe që kryesisht janë për të
njëjtat probleme njerëzore me të cilat përballet i gjithë njerëzimi. Ndërkohë, kur ne shkojmë si
misionarë tek një popull, ne jemi duke shkuar te një popull që tashmë është i përkushtuar ndaj NJË
MËNYRE TË CAKTUAR JETESE. Ata nuk janë njerëz QË NUK KANË NJË KULTURË ashtu
siç kanë sugjeruar disa.

B- Kultura është një mënyrë jetese në tërësi.


Ajo mbulon të gjitha fazat e jetës, të gjitha moshat dhe të gjitha rrethanat.
Në qoftë se ne jemi duke i sugjeruar krishterimin një populli ne jemi duke sugjeruar zëvendësimin e
diçkaje që tashmë ekziston, kjo nuk do të ishte thjesht një shtesë.

C- Kultura është një sistem që përshtatet. (Que se encaixa)


Një përpjekje për t’ju përshtatur realitetit të ambientit biologjik edhe kultural. Është një përpjekje e
shoqërisë për të bërë “më të mirën” si përgjigje e problemeve me të cilat përballen.
Është e qartë që asnjë lloj përshtatje nuk është e përsosur (po të mendojmë të gjithë sistemin),
gjithmonë ka fusha ku ka mangësi, por kjo nuk na ndalon që të MARRIM SERIOZISHT ÇDO
KULTURË. Duhet të kujtojmë se rrallë mund të ketë një MËNYRË TJETËR MË TË MIRË për të
ngrënë, për t’u veshur, për të lavdëruar etj.

D- Kultura mësohet.
Në pjesën më të madhe të saj kultura mësohet në mënyrë të pa vetëdijshme, dhe në këtë
mënyrë njerëzit mendojnë se ata që janë të përfshirë në atë kulturë e konsiderojnë si të VETMEN
RRUGË TË DREJTË. Prandaj, misionari nuk mund t’i dënojë si pa të keq personat zakonet e të
cilëve nuk i pëlqejnë, sikur ata t’i kishin zgjedhur këto të fundit sepse s’kishin ça bënin tjetër. Është
mënyra e tyre e jetesës. Ashtu siç nuk ka zgjedhur misionari kulturën e vet, e cila mund të
konsiderohet e gabuar apo e zvetënuar nga vendasit. Secili grup jeton siç ka mësuar.

E- Kultura ka kuptim për ata të cilët e jetojnë.


Çdo kulturë vepron në bazë të logjikës së saj, dhe nuk është e drejtë që të dënojmë një grup
apo një kulturë thjesht sepse ata nuk veprojnë në bazë të kulturës tonë logjike (modelet e logjikës
tonë vihen në pikëpyetje prej grupeve të tjera).

F- Çdo kulturë është në ndryshim të vazhdueshëm.


Nuk ekzistojnë kulturat statike. Për këtë arsye misionari duhet të mësojë sa më shumë që mundet në
lidhje me proceset e ndryshimit të një kulture, kështu të mund t’i pikasim dhe të mund të punojmë
me to, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndihmojë të krishterët që gjenden në atë kulturë.

G- Kultura vepron në termat e supozimeve të saj


Këtë ne e quajmë “BOTËKUPTIM” ose “IDEOLOGJI”. Kjo është ajo që përcakton fokusin
dhe vlerat e një kulture (teknologjinë, marrdhëniet shoqërore etj).
Në qoftë se komunikuesi i krishterë do që ta komunikojë krishterimin me efektshmëri duhet
t’i përkushtohet pikësëpari mësimit dhe ndikimit që ka botëkuptimi i tyre në atë shoqëri.
5 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia
Përkufizim: Përqendrime qëndrore të një kulture, paramendime, premisa, tema, vlera të cilat
shërbejnë për ta përforcuar një kulturë.

1- Këto paramendime apo premise nuk janë racionale, por janë hamendësuar si të vërteta pa qenë e
nevojshme për t’i provuar më parë.
a) Sigurojnë bazën për modelin e shoqërisë;
b) Brezi më i ri i miraton në mënyrë kaq pasive saqë duken se janë absolute, dhe shumë pak
herë vihen në pikëpyetje. Njerëzit e interpretojnë jetën duke u nisur prej tyre. Shembull: sëmundja
(perëndimorët besojnë se vjen si rezultat i bakterieve; të tjerë mendojnë se vjen për shkak të
shpirtrave të ligj).

2- Vizioni i botës/Botëkuptimi i cili organizon jetën dhe përvojat e një populli nuk ka nevojë për
shpjegime sepse ata nuk e vënë në pikëpyetje përveçse nëse janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë.
3- Ka dy lloj tipe bazë paramendimesh të botëkuptimit.
a) Postulate ose paramendime kozmologjike ose ekzistenciale që i referohen Perëndisë,
universit, natyrës njerëzore dhe gjithçka që e rrethon, sëmundje etj...
b) Postulate ose paramendime etike ose normative që kanë të bëjnë me të mirën dhe të
keqen. Shembull: në disa kultura është një gjë e keqe që kolegët të jenë duke bërë garë mes tyre për
një vend më të mirë pune, për nota më të mira apo për prestigj etj... por në kultura të tjera një
qëndrim i tillë shihet si pozitiv dhe inkurajohet. Gjëra që në një kulturë mund të jenë negative në një
tjetër janë pozitive.
4- Pikëpamja që kemi për botën ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë detyrën tonë misionare.
a) Dallimet në botëkuptime janë nga më të vështira për t’u kapërcyer në lidhje me
ndryshimet që kemi.
b) Komunikimi i krishterimit (besimit të krishterë) ëahtë në thelb një çështje komunikimi
në nivel botëkuptimi.
- Ndryshimet që duhet të ndodhin përmes besimit të krishterë duhet të jenë kryesisht në
botëkuptim.
- Botëkuptimi është një depo ndjenjash të cilat kultura mundohet t’i shprehë në forma të
ndryshme kulturore.
- Janë shqisat/kuptimet ato që duhet të ndikohen prej krishterimit.
- Në që kërkojmë të komunikojmë kuptim të krishterë i kuptojmë këto kuptime vetëm kur
ne i vëmë në zbatim në termat e vetë botëkuptimit tonë.
*Të arrijmë të përkthejmë këto kuptime kërkon një kuptim të gjerë si të botëkuptimit tonë ashtu
edhe të botëkuptimit të popullit me të cilin po punojmë.
*Dallimet mes botëkuptimeve përbëjnë pengesën më të madhe për komunikimin ndërkulturor.

5- Ndryshimet në botëkuptim.
a) Një ndryshim konkret në kulturë është çështje ndryshimi në botëkuptim.
- Krishterimi kërkon të realizojë ndryshime bazë në botën e njerëzve.
b) Një ç’ekulibrim në qendër të një kulture ka pasoja për të gjithë kulturën.
- Kur paramendimet bazë të një kulture janë nën kërcënim atëherë aspekte të tjera të kësaj kultura
preken.
c) Ndryshimet që ndodhin në zakonet periferike shkaktojnë “valëza/valë të vogla” të cilat kanë si
rezultat ndryshime që nuk janë drejtuar ndaj vizionit të botës/botëkuptimit.

Le të shikojmë edhe disa KARAKTERISTIKA SHTESË TË KULTURËS.

A- Multi-individual (kjo është një e tërë, e megjithatë ka individë me ide të ndryshme).

6 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia


B- Kultura x Shoqëria.

C- Kultura është një depo akumulimi i të mësuarit.

D- Kultura është një rregullator.


1º - Kur dhe si i bëjmë gjërat: hamë, qeshim, flemë, qajmë etj...
2º - Si siguron dhe si i përmbush nevojat.
3º - Prodhon nevoja që duhen përmbushur. Për shembull: Brazili – fasule, misër, oriz, kafe etj...

E- Mban kontakt me të shkuarën.


Kultura është regresive deri në një fare pike, është formuar në mënyrë të atillë që të gjejë probleme
në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen. Për shembull: Si mbajnë zi në Brazil (me rroba të
zeza).

F- Si një hartë.
Kjo është një hartë mendësie e cila është formuar për të përcaktuar se deri ku shkon sjellja e
individit.
Kjo hartë është një përfaqësim abstrakt i realitetit.
Njohja (zotërimi) e kësaj harte bën që personi të mund të jetë pjesë e shoqërisë.

çfarë çfarë *Modeli i


Personi beson përjeton REFLEKTIK realitetit
është e mundur me të vërtetë *Harta
Mendore

G- Kulturë e hapur ose/apo kulturë e mbyllur. Kultura e dukshme ose e padukshme/ e


ndërgjegjshme, e pandërgjegjshme.

1) Explícita: Llojet e instrumenteve (materialet), ceremonitë martesore, si zgjedhin


udhëheqësit. Çdo anëtar i kulturës mund ta shpjegojë lehtësisht. Ata që janë të përfshirë në këtë
kulturë janë të ndërgjegjshmë për këtë pjesë të kulturës që është e dukshme.
2) Implícita: Qëndrime të pandërgjegjshme, vlera, zakone. Personi i përfshirë zakonisht nuk
është i përgjegjshëm për këtë pjesë të kulturës dhe nuk arrin ta shpjegojë me lehtësi. Mund të
deduktohet nga një vëzhgues i jashtëm, dhe kur ky i fundit e vë në dukje personi i përfshirë në këtë
kulturë thotë: “është e dukshme/e qartë”. ( Edhe pse kjo nuk ndodh gjithmonë).

H- Kultura ideale apo Kultura reale.


Çdo kulturë ka standardet e saj ideale, por shumica jeton me standarde të cilat konsiderohen
të jenë nën nivelin e standardeve ideale kulturore.

I- Integrimi

1) Tendenca për integrim – përfshin një interpretim të zakonshëm dhe të përbashkët mbi botën
e jashtme. “Kultura nuk është thjesht një akumulim tiparesh/karakteristikash, por një rregullim
pjesësh në atë mënyrë që ka një funksionim sistematik të shoqërisë”.
2) Ka gjithmonë disa faktorë të shpërbërë.
Në shoqëri të vogla këto janë më të pakta, sepse këto shoqëri janë më të bashkuara. Në shoqëritë e
mëdha ka më shumë.
3) Nuk mund të bëhet një ndryshim pa prekur aspekte të tjera.
Gjithçka është e ndërlidhur!
7 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia
MODELI I NJË KULTURE INDIVIDUALE DHE NËNSISTEMET E SAJ

Struktura shoqërore

Botë
kuptimi
Struktura linguistike Struktura ekonomike

Struktura fetare

FAKTORËT:

A- Ka gjëra të cilat janë të përbashkëta për të gjitha kulturat. Kulturat përbëhen nga
përgjigje për nevojat themelore të njerëzve. Këto nevoja janë:
1) Parësore: Janë të përbashkëta me ato të kafshëve, të ngrënët, të fjeturit, eliminimi i
ushqimit, mbrojtja ndaj klimës, seksi etj...
2) Shoqërore: Vijnë nga natyre sociale e njeriut. Organizimi i aktiviteteve shoqërore
(udhëheqësia, ndarja e punëve, komunikimi, edukimi etj...).
3) Pjesëmarrësit: T’i japin kuptim jetës, të mbajnë gjërat në ekuilibër dhe në një
perspektivë të menaxhueshme (nevoja për një vizion të botës). Nevojë për një kuptim të së mirës
dhe së keqe, shprehjes estetike dhe krijuese.
4) Shpirtërore: Në lidhje me Perëndinë dhe mëkatin.

B- Integrimi struktural i kulturës

1) Disa e shikojnë kulturën sikur të ishin një seri pjesësh të ndara dhe të ndashme. Qendra fetare,
qendra ekonomike etj...
Kur duam t’u komunikojmë Krishtin mendojmë se është thjesht të zëvendësojmë qendrën fetare të
tyren me tonën...

3) Asnjë pjesë e kulturës nuk është plotësisht e ndarë nga pjesët e tjera.
Nuk mund të përshkrujamë aspektin fetar të një kulture pa u marrë më parë me rrjetin e gjerë të
ndërveprimit në atë kulturë. Kur ndodhin ndryshime në ndonjë aspekt të kulturës kjo do të
shkaktojë pasoja përmes gjithë kulturës.
4) Në mënyrë që ta shqyrtojmë një kulturë ne duhet ta analizojmë atë. Një grup të konceptit
analizues që do të merremi është një seri artikujsh, tiparesh dhe kompleksesh.

8 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia


Këto koncepte na ndihmojnë që të merremi si me njësitë më të thjeshta/bazë ashtu edhe
ndërmarrdhëniet brenda kulturës.

FORMA: Çfarëdolloj elementi kulturor (qoftë material apo jo).

Të gjitha sendet, tiparet, complexos, standardet/modelet, instituicionet, etj... e një kulture


konsiderohen si forma kulturore.

FORMAT DHE KUPTIMET

A) Forma Sentido

- Figurë e vëzhgueshme - Ajo që kjo figurë simbolizon ose nënkupton për


ata që e përdorin.

ILUSTRIMI

- Fjala: qen - animal canino – Të gjitha shoqatat janë dakort


me këtë koncept.
- Ceremonia: martesë - për çiftet, prindërit, të ftuarit, muzikë dhe
predikues.
- Kultura materiale: makina - të udhëtosh, prestigj, liri, fuqi,
shpejtësi, para, diçka për të rregulluar.

- Ritual: pagëzimi - të bashkohet me një kishë, zotim besimi


ceremoni pa kuptim.

B) Kuptimet komunikohen tek personat përmes formave kulturore:

1- Në qoftë se duam të komunikojmë kuptime të krishtera duhet të përdorim forma


kulturore si: fjalët, zakonet e mikëpritjes, ceremonitë, kultet, ritualet, besimet.

2- Secila formë kulturore ka kuptimin e vet.

3- Parim: Sa herë që të jetë e mundur mundohu të përdorësh formën që ata përdorin (në
vend që të përdorësh një formë të huaj për ta) dhe fillo procesin për të transformuar kuptimin e saj.

C) Një formë kulturore e marrë hua nga një kulturë tjetër do të ketë me patjetër një lloj kuptimi në
kulturën e re.

Shembull: Këpucët: Brazil – mbrojtje, bukuri.


Afrikë – prestigj, të imitosh evropianët.

D) E njëjta formë kulturore në kultura të ndryshme do të ketë kuptim të ndryshëm.


Shembull: - të mbash këmbët kryq: Në Lindje – pushim (madje edhe lutje)
Perëndim – të tregosh mosrespekt ndaj Perëndisë
Qeni: SH.B.A– kafshë miqësore Në Lindje dhe Afrikë – shpifësirë, të bezdishëm
Brazil – për të ruajtur shtëpinë

E) Përfshirja e kishës në kultura të tjera.


Kur kultura ndryshon nga kultura A për te kultura B:

9 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia


1- Në qoftë se format në takimin e adhurimit janë të huaja kisha do të mbizotërohet nga
kultura e huaj.
- Edhe të kuptuarit do të jetë ndryshe: fe evropiane.
- Kisha do të jetë sinkretike ose pa kuptim.
2 - Në qoftë se format e takimit të adhurimit do të jenë vendase, kisha do të quhet autoktone.
Një kishë me të vërtetë autoktone do të shprehë kuptimin e krishterë në format kulturore vendase.

III- PERSPEKTIVAS MONOKULTURORE dhe PERSPEKTIVAS NDËRKULTURORE

A - Një perspektivë monokulturore është etnocentrike (miopi kulturore).

A SINDROMA BAZË ka karakteristikat e mëposhtme:


1 - Absolute - Nuk ka leje për të bërë të vlefshme dhe të drejtë realitete të tjera. Në përgjithëdi në
fakt as nuk arrin të imagjinojë që një tjetër pozicion mund të jetë i vlefshëm. Të gjitha perceptimet e
tjera janë të ndryshe dhe për këtë arsye janë të gabuara.
2 - I njëson realitet – Ka vetëm një vizion të vëretë për realitetin: vizioni im. Dhe shumë herë
kërkohet miratimi i Perëndisë për këtë vizion.
3 - Supozojmë që vizionet tona Assume que nossas visões têm sido alcançados por serem
superiores. Paraardhësit tanë panë të gjitha alernativat dhe zgjodhën këtë rrugë. Panë që të gjithë të
tjerat ishin më poshtë dhe për këtë arsye i kanë refuzuar. “Perëndia na udhëhoqi në këto vizione”.
4 - Nuk ka respekt për kulturat e tjera apo nënkulturat. – Krenarë për mënyrën e tyre të jetesës
(como se ele próprio e tivesse alcançado) dhe nuk përzihet me mënyra të tjera jetese.
5 - Përdor lirisht terma të tillë si: ATA dhe NE
- primitiv - të përparuar
- të pacivilizuar - të civilizuar
- inferiorë - superiorë
- të pazhvilluar - të zhvilluar
- paganë, të pagdhendur - të krishterë
- bestytni - fe
- mit - histori
- dialekt - gjuhë

B - Një perspektivë ndëkulturore pranon vlefshmërinë ralative të çdo kulture.


1- Ka shumë mënyra njësoj të vlefshme për zgjidhjen e shumicës së problemeve në jetë.
2 - Ka të drejta dhe të gabuara në çdo kulturë, dhe një perspektivë ndërkulturore e pranon
këtë dhe është fakt që asnjë kulturë nuk është e përsosur.

4 – Doktrina e vlefshmërisë ( relativiteti) kulturor:


Kulturat janë të organizuara në sisteme të integruar në mënyrë paralele me nevojat e zakonshme
njerëzore, plus nevojat shtesë të përcaktuara si të tilla nga kultura. Një vëzhgues i jashtëm duhet të
pranojë një kulturë tjetër me aq seriozitet siç pranon kulturën e tij. Ta respektojë atë kulturë si të
vlefshme por jo të përsosur. Pavarësisht rezultateve, të mundohet me të gjithë forcën të kuptojë
perspektivën e kulturës tjetër përpara se të guxojë të kritikojë zakonet apo të jap mendimin e tij për
ndryshime. Kjo do të thotë, t’u bëjmë të tjerëve atë që do të dëshironim që të tjerët të bënin për ne si
individë ashtu edhe në nivel kulturor. “Rregulla e artë”.

4 - Vlefshmëria e kulturës biblikisht


a) Një “relativizëm relativ”. Të pranojmë që kultura të ndryshme kanë standarde të ndryshëm
dhe se këto ndryshime të cilat njihen nga Perëndia como tento valores diferentes. Me përjashtime të
rralla, gati të gjitha aspektet e të gjitha kulturave janë të vlefshme si mjete ndërveprimi.

10 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia


b) Perëndia lidhet me njerëzit em termo de relativismo:- Ai merr parasysh relativitetin se sa
jepen njerëzit dhe se çfarë mundësish kanë, shëmbëlltyra e talentave (Mt. 25:14-30) dhe i dhjetë
minave (Luka 19:12-27).
c) Ai merr parasysh relativitetin në bazë të zbulesës, dhe kjo shtrirje do të jetë një faktor në
gjykimin përfundimtar. Romakëve 2:14 Jezusi në mënyrë të vazhdueshme iu drejtua dallimeve mes
zbulesës së mëparshme dhe zbulesës së tij.

PARA JEZUSIT NË KOHËN E JEZUSIT

Levitiku 24:20 “sy për sy” – Mateu 5:38-48 “duajini armiqtë tuaj”

Ai e merr parasysh relativitetin në standardet kulturore.

ZAKONE NË DHJATËN E VJETËR ZAKONE NË DHJATËN E RE

Levitiku 25:39-46 – skllavërimi i paganëve nga judenjtë Nuk përmendet fare


Numrat 5 – Gjykim në rast xhelozie Nuk përmendet fare
II Samuelit 12:7,8 – Sanksionim i poligamisë Nuk përmendet fare
Ligji i përtërirë 24.1-4 – Divorcimi lehtësisht Nuk është ideal

Pali u mundua të ishte gjithçka për të gjithë “e bëra veten gjithçka për të gjithë” (I
Korintasve 9:20-21). Ai doli kundra begenisjes së Pjetrit ndaj judenjve (Galatasve 2:11,16). Ai iu
bashkua riteve të pastrimit (Veprat 21:24). Rrethpreu Timoteun (Veprat 16:3), por jo Titin
(Galatasve 2:3
d) Relativismo bíblico não inconsistente. Një njohje e faktorëve të ndryshëm kulturorë që
ndikojnë modelet/standardet dhe veprimet. Bibla në mënyrë shumë të qartë vendos një parim të
“relativizmit relativ” i cili lejon rritje, përshtatje, liri nën zotërimin e Krishtit.
e) Mund të ketë vetëm një Perëndi absolut.
Të gjitha të tjerat janë relative në lidhje më Të, sepse janë gjëra të krijuara, finite dhe të kufizuara.
Ky relativizëm biblik është një fakt i detyrueshëm për mishërimin tonë fetar.

IV- PERËNDIA DHE KULTURA


Si e vlerësojmë qëndrimin e Perëndisë ndaj kulturës? Një vëzhgim i rëndësishëm është se
“Teologjia Perëndimore” ka lindur përpara se të krijohej koncepti i kulturës (nga gjysma e shekullit
të XIX).
A- Perëndia NË kulturë.
Perspektiva antropologjike (njeriu krijon perënditë e veta).
B- Perëndia KUNDRA kulturës.
1- Të supozojmë se “bota” e 1 e Gjonit 2;15-16; 5.19 është “kultura”. Duhet pra që të
arratisemi nga kjo botë, të jemi të krishterë në vend që të jemi kulturorë.
2- Të krijojmë një manastir, kulturë apo një nënkulturë të krishterë.

C- Perëndia MBI dhe I PAMERAKOSUR.


Deistë, shumica e kulturave afrikane.

D- Perëndia MBI dhe PËRMES kulturës.


Vepron sipas termave të kulturave njerëzore. Format kulturore sigurojnë kanalet për të transmetuar
kuptime të krishtera.
1- Kultura është një mjet – i përdorur prej Perëndisë, djallit dhe njerëzve.
2- Nuk ka dikotomi mes të krishterëve dhe formave kulturore. Gati të gjitha format
kulturore janë të përdorshme për qëllime të krishtera. I gjithë krishterimi është shprehur përmes
formave kulturore. Nuk ka forma të shenjta.
11 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia
3- Perëndia do të t’i arrijë të gjithë në terma kulturorë.
Grekët përmes kulturës greke, brazilianët përmes kulturës braziliane.
4- Kthimi në besim brenda kulturës.
Pa patur nevojë për tu bërë një i huaj apo “perëndimor”.
5- Kisha brenda kulturës.
6- Transformimi i kulturës (sidomos kuptimet)
IDEALJA: Krishterimi autokton – kuptimi i krishterë përmes formave kulturore të marrësit.
Cristianismo autóctone.

V- NJË PANORAMË E KULTURËS BRAZILIANE


A- Feja
- Katolik romak, një sinkretizëm i madh me spiritizmin.
- Praktikojnë dhe marrin pjesë nëpër festat e katolikëve dhe spiritistëve.
- Nuk ka paragjykime në lidhje me spiritizmin.
- Numri i Ungjillorëve është në rritje. Pentekostalizmi: Epoka e re.
-
B- Përshëndetjet
- Shtrëngim duarsh.
- Miqtë përshëndeten me një përqafim.
- Puthje.

C- Mikpritja - Në përgjithësi janë mjaft mikpritës (sidomos me të huajt). Disa herë është edhe
e parehatshme. “Akoma është herët”.
D- Familja – Mbajnë lidhje të forta edhe pse mund të ndryshojnë qytet.
- Há padrinhos e afilhados.
- Zakonisht martohen në moshë të re.
- Në familjet më tradicionale prindërit presin që djemtë (pretendentë) t’u kërkojnë leje për të
dashuruar vajzat e tyre.
E- Vizitas – Kur lind një fëmijë është zakon që të blejnë lule për nënën dhe një dhuratë për
fëmijën e sapolindur.
- Të sëmurëve zakonisht u çohen fruta.
- Është e zakonshme të bëhen vizita nëpër shtëpi pa patur nevojë për ndonjë ftesë.
F –Sjellja - me më të vjetërit: zotëri dhe zonjë. Mes të rinjve: ti.
F- Veshja - Moda euvropiane:
- Për të rinjtë është normale që të vishen me xhinse, këmishë dhe atlete.

G- Mbledhjet
- Është normale që njerëzit të vonohen.
- Është e rëndësishme që t’i shohësh njerëzit në sy kur flet me ta.

I- Në tavolinë
- Përdorin thikën në dorën e majtë.
- Kërkojnë leje për të dalë.
- “Ha më shumë”.
- “a është gati?”.
J- Hapësira personale
Ka goxha afrimitet .

Shpresoj që t’ju ketë shërbyer më së miri.

12 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia


Bibliography and Works Cited Augsburger,
________, David W. Caring Enough to Hear and Be Heard. Ventura, CA: Regal Books, 1982.
Conflict Mediation Across Cultures: Pathways and Patterns. Louisville: Westminster/John Knox Press, 1992.
Barrett, David B. Evangelize! A Historical Survey of the Concept. Birmingham: New Hope, 1987. Bartle, Neville.
New Guinea Gospel Pictograms. Unpublished. Communicating Christ Cross-Culturally xxvi ©2002, Nazarene
Publishing House Brechenridge, James, and Lillian Brechenridge.
________, What Color is Your God? Multicultural Education in the Church. Wheaton, IL: Victor Books, 1995.
Church of the Nazarene. The Manual 2005-2009. Kansas City: Nazarene Publishing House, 2005. Griffin, Em.
The Mind Changers: The Art of Christian Persuasion. Wheaton: Tyndale, 1976. Hess, J. Daniel. The Whole
World Guide to Culture Learning. Yarmouth, ME: Intercultural Press, Inc., 1994. Hesselgrave, David J.
Communicating Christ CrossCulturally. Grand Rapids: Zondervan, 1978. Hiebert, Paul G. Cultural
Anthropology. Grand Rapids: Baker Book House, 1983.
________, and Frances F. Hiebert. Case Studies in Missions. Grand Rapids: Baker Book House, 1987. Jones, E.
Stanley. Abundant Living. New York: Abingdon-Cokesbury Press, 1942. King, Roberta. “MB540: Intercultural
Communication.” Unpublished syllabus, Fuller Theological Seminary, Fall 2002. Kluckhohn, Clyde. Culture and
Behavior. New York: Free Press, 1962. Kraybill, Donald B. The Upside-Down Kingdom. Scottdale, PA: Herald
Press, 1990. Kroeber, Alfred, and Clyde Kluckhohn. Culture: A Critical Review of Concepts and Definitions.
Cambridge, MA: The Museum, 1952. Law, Eric H. F. The Wolf Shall Dwell with the Lamb. St. Louis: Chalice
Press, 1993. Liddell, Henry G., and Robert Scott (eds.). The GreekEnglish Lexicon. New York: Follet Publishing
Co., 1958. Lingenfelter, Sherwood G., and Marvin K. Mayers. Ministering Cross-Culturally: An Incarnational
Model for Personal Relationships. Grand Rapids: Baker Book House, 1986. Introduction ©2002, Nazarene
Publishing House xxvii Luzbetak, Louis J. The Church and Cultures: New Perspectives in Missiological
Anthropology. Mary Knoll, NY: Orbis, 1988. McLuhan, Marshall, and Quentin Fiore. The Medium is the
Message: An Inventory of Effects. New York: Bantam Books, 1967. Niebuhr, H. Richard. Christ and Culture.
New York: Harper and Row, 1951. Ortiz, Manuel. One New People: Models for Developing a Multiethnic
Church. Downers Grove: InterVarsity Press, 1996. Perkins, John, and Thomas Tarrants, III. He’s My Brother:
Former Racial Foes Offer Strategy for Reconciliation. Grand Rapids: Baker Book House, 1994. Peterson,
Eugene. The Message: The Bible. Colorado Springs: Navpress Publishing CO, 1994. Richardson, Don. The
Peace Child. Ventura, CA: Gospel Light Publication, 1975. Rhodes, Stephen A. Where Nations Meet: The
Church in the Multicultural World. Downers Grove: InterVarsity Press, 1998. Schermerhorn, R. A. Comparative
Ethnic Relations: A Framework for Theory and Research. Chicago: University of Chicago Press, 1978. Smith,
Donald. Creating Understanding. Grand Rapids, MI: Zondervan, 1992. . September 2002. Strobel, Leny
Mendoza. “Surrounding Ourselves with Differences.” The Other Side 30(Jan-Feb 2000): 16- 9. “The Temporary
Gospel”. The Other Side (Nov-Dec 1975). Tink, Fletcher. “Culture Talk: Understanding the People to Whom
We Preach.” Preacher’s Magazine 75 (Pentecost 2001): 45-6.
________. “It Ain’t All Black and White.” Preacher’s Magazine 75(Lent/Easter 2001): 45-6. Communicating
Christ Cross-Culturally xxviii ©2002, Nazarene Publishing House United Nations Population Fund. The State of
World Population 2001, Footprints and Milestones: Population and Environmental Change. . September 2002.
Wallace, A. F. C. Culture and Personality. New York: Random House, 1961. Welch, Reuben. We Really Do
Need Each Other. Nashville: Impact Books, 1973.

13 Prof: Henrique Davanso (Rriko) – Antropoloxhjia

You might also like