You are on page 1of 10

SJELLJA

ORGANIZATIVE NË NJË
KONTEKST
NDËRKOMBËTAR

Punoi: Elida Ibraimi


Përmbajtja
Hyrje
Kultura kombëtare
Faktorët e kulturës kombëtare që ndikojnë mbi kulturën organizative
dhe sjelljen e individit
Modeli Kluckholn-Strodtbeck
Modeli Hofsted
Mbajtja e sjelljes organizative në një kontekst ndërkombëtar
Përfundimi
Hyrje
Ndërsa organizatat bëhen më ndërkombëtare dhe përqafojnë kombësi dhe
kultura të ndryshme, studimi i sjelljes organizative është zgjeruar duke
përfshirë mjediset globale.
Të gjitha aspektet e ndryshimit të përmendura bëhen të amplifikuara dhe
akoma më kritike ndërsa organizatat shkojnë drejt bërjes më shumë
multikulturore, shumëkombëshe dhe madje kanë zyra të vendosura në
vende të ndryshme ose rajone të botës. Studimi i Sjelljes Organizative
Ndërkombëtare kërkon kuptimin e konteksteve të ndryshme rajonale
(Amerikane, Kanadeze, Latino-Amerikane, Evropiane, Aziatike dhe
Afrikane) dhe konteksteve të tyre të shumta lokale me kulturat e tyre
indigjene.
Kultura kombëtare
Kultura kombëtare përbën një faktor që ndikon mbi sjelljen e individit
në mjedisin e punës.
Mund të themi se ajo është një element i rëndësishëm që duhet mbajtur
parasysh kur mundohemi të shpjegojmë dhe parashikojmë sjelljen në
punë në të gjitha ato raste kur njëra prej palëve në një marrëdhënie pune
është me përkatësi nga një kulturë tjetër.
Vlerat primare dhe praktikat që karakterizojnë një vend, e përbëjnë
kulturën kombëtare.
Faktorët e kulturës kombëtare që ndikojnë mbi
kulturën organizative dhe sjelljen e individit
Kultura e organizatës

Mjedis ekonomik
Kultura kombëtare
Mjedisi politik-
ligjor - Zakonet
- Gjuha - Vlerat personale Sjellje
Kultura etnike organizative
dhe etika
Besimi fetar - Qendrimet
- Përceptimi
- Shpresat
Modeli Kluckhohn-Strodtbeck
Teoria e orientimit të vlerave të Kluckhohn
dhe Strodtbeck propozon që të gjitha
shoqëritë njerëzore duhet t'i përgjigjen një
numri të kufizuar të problemeve
universale, se zgjidhjet e bazuara në vlera
janë të kufizuara në numër dhe të njohura
botërisht, por që kulturat e ndryshme kanë
preferenca të ndryshme midis tyre.
Përmasat e kulturave kombëtare:
 Marrëdhënia e njerëzve me natyrën,
 Orientimi ndaj kohës,
 Natyra e njerëzve,
 Orientimi ndaj aktivitetit,
 Marrëdhëniet e njerëzve me të tjerët,
 Koncepti i hapësirës.
Modeli Hofsted
 Indeksi i distancës së energjisë ,
 Individualizmi kundër kolektivizmit,
 Shmangia e pasigurisë ,
 Maskiliteti vs feminiteti ,
 Orientimi afatgjatë kundrejt orientimit afatshkurtër ,
 Kënaqësia kundrejt përmbajtjes.
Mbajtja e sjelljes organizative në një
kontekst ndërkombëtar
Shumica e koncepteve që aktualisht përfshihen në trungun e dijeve të
sjelljes organizative janë zhvilluar nga amerikanët, duke përdorur
subjekte amerikane, në një kontekst amerikan.
Një studim krahasues, p.sh. i më shumë se 11 000 artikujve të botuar në
24 revista të fushës së menaxhimit dhe sjelljes gjatë një periudhe dhjetë
vjecare, ka nxjerrë në pah që afërsisht 80% e studimeve janë kryer në
SHBA-ës dhe janë drejtuar nga amerikanë.
Përfundimi
Arritëm në përfundim që Sjellja organizative është studimi se si njerëzit
sillen në mjediset organizative. Parimet e tij zbatohen me qëllimin për t'i
bërë organizatat dhe njerëzit në to të punojnë më me efektshmëri së
bashku.
Ndërsa, Sjellja Organizative Ndërkombëtare është një studim i sjelljes
individuale, grupore dhe ekipore në organizata ndërsa ato
bashkëveprojnë për të arritur qëllimet personale dhe ato organizative.

You might also like