You are on page 1of 2

Vlerat dhe Hierarkia e Vlerave

Ne harmoni me vlerat ndertohen qendrimet, personaliteti, perceptimi i rolit dhe


krijohet se fundi edhe vet procesi i motivimit. Faktivisht, ne aspektin psikologjik
vlerat jane ato qe jane me te theksuara te individi sepse ne harmoni me vlerat dalin
te gjitha veprimet tjera. Ne aspektin teorik, ne mjedisin punonjes si rezultat i
vlerave dalin qendrimet te cilat per ne jane me te rendesishme se sa vlerat e
brendshme. Ne mjedisin punonjes ne si menaxher na intereson veprimi. Ne
instancen e fundit vlerat e reflektojne sjelljen e veprimit konkret. Dhe si kategori e
pergjitshme pasqyrojne besimin e pergjithshem.
Vlerat ne esence permbajne karakterin instrumental. Karakteri Instrumental i vleres
qendron ne ate se qfare mendojme se duhet te bejme, veprimet qe i bejme me
besim te plote.
Duke u mbeshtetur ne keto, konkludojme se vlerat kane nje ngarkese morale dhe
bartin ide individuale te asaj qe eshte pozitive apo negative, e drejte apo jo e drejte,
e deshiruar apo jo e deshiruar.
Qendrimi, perceptimi, motivimi, personaliteti paraqesin kategori shume te
rendesishme per ne, ne SO duke qene se jane produkt i vlerave. Individet hyne ne
organizate me nocione te caktuara, me vlera dhe perceptime te tyre. Ne baze te
hierarkise se vlerave dallohen njerezit. Per te kuptuar vlerat ne duhet ti shkallzojme
ato, ne hierarkine e vlerave:
1) Niveli reaktiv- nivel i tille ku njeriu dallon shume pak nga shtaza. Niveli me i
ulet i vlerave. Keta njerez jane te papergjegjshem per veten apo edhe per te tjeret,
veprojne ne baze te nevojave fiziologjike.
Ne mjedisin punonjes, nese jane menaxhere dhe kane kete kategori te vlerave,
keta do jene menaxheret me te papershtatshem te mundshem, sepse jane natyre
hakmerrese per mospunen dhe jane jovizionar etj. Kurse si punetore arsyetohen deri
ne nje shkalle.
2) Niveli fisnor- karakterizohen nga varesia e larte, ndikohen nga tradita dhe
pushteti. Ne mjedisin punonjes, ne nivele te uleta menaxheriale keta njerez
pershtaten sepse ndikohen nga shefi kurse ne nivele te larta menaxheriale jane
jokreativ, respektojne vetem vartesit, nuk ndikohen nga teknologjite dhe idete e
reja. Njerez regresiv ne mjedisin punonjes, mentalitet qe i reziston ndryshimit.
3) Niveli egocentrik- personat qe besojne ne individualizmin e paster. Ne
mjedisin punonjes, ne nivele menaxheriale te uleta jane te papergjeshem sepse
nuk i marrin kshillat as idete as nga udheheqja e larte menaxheriale dhe as nga
bashkepunetoret. Ne nivele te larta menaxheriale kane mundesi te jene shefa te
medhenje por vleresojne vetem mendimin e tyre, jo te afte per ndryshime.
4) Niveli konformist- jane individe qe kane tolerance te ulet ne dy kuptimesi, me
veshtiresi pranojne vlerat ndryshe. Perkrahin idene e mases. Efekti ASCH.
5) Niveli manipulues- nivel me dredharak ne kuptimin e emancipimit. Perpiqen te
arrijne objektivat e veta duke manipuluar me gjerat dhe njerezit. Me rezultatet e te

tjereve mundohen te reflektojne vetveten. Ne mjedisin punonjes, ne cfare do


niveli menaxherial mundohen te dalin fitimtare.
6) Niveli socio-centrik- e kunderta e egocentrizmit. Njerez altruiste, njerez te
mire. Ne mjedis punonjes, kane pozitivitet te larte, po nganjehere jo. Konsiderojne
me te rendesishem pranimin dhe pelqimin e tyra nga te tjerat se sa ecjen perpara
ne jete. Te viktimizuar drejt realitetit. Ne pune ekipore nuk jane njerez problematike,
dhe mbahet ekipa por ne vendet kur kerkohet vendimarrja individuale nuk jepin
rezultate.
7) Niveli ekzistencial- individe me shkalle te larte tolerance per situate te
ndryshme dhe persona me vlere te ndryshme.
Nivele te ndryshme por edhe renditja e ketyre vlerave eshte e ndryshme tek secili
njeri. Krejt keto elemente jane tek te gjithe njerezit por te disa njeri nivel eshte me i
theksuar se tjetri. Ne pergjithesi, niveli i 7 duhet te jete ne maje te piramides dhe
me i theksuari.

Qendrimet
Jane shume me specifike se vlerat. Ne mjedisin punonjes me se paku na
intersojne vlerat, neve na intereson si qendrimi pozitiv ashtu edhe aj negativ ndaj
punes. Qendrimet jane predispozicione te shkruara per tu pergjegjur ne menyre te
qendrueshme ne favor ose ne disfavor te njerzve, ngjarjeve apo sendeve. Uni
(nderdija, paragjykimi) dhe informacioni shkaktojne ndryshim ne qendrime.
Karakteristikat e qendrimeve:
- te qendrueshme deri ne masen kur nuk ndryshon asgje
- segment me dy pole te kunderta, nuk ekziston mesatarja
Qendrimet ne mjedisin punonjes karakterizohen ne keto aspekte:
-kenaqesia ne pune
-perfshirja ne pune (fenomeni I vendeve aziatike, vetevrasjet)
-perkushtimi ndaj organizates
Funksionet e qendrimeve ndihmojne ne:
- pershtatjen e njerzve ne mjedisin punonjes
- ruajtjen e imazhit te punonjesve
- shprehjen e vlerave te individit
- krijimin e disa standardeve referimi

You might also like