You are on page 1of 21

Leksion 6

Udhëheqja, motivimi
dhe
menaxhimi i burimeve njerëzore

Dr. Irma Shyle


Udhëheqja
 Të udhëheqësh do të thotë të ndikosh te njerëzit me qëllim që
ti drejtosh aktivitetet e tyre dhe ti motivosh ata drejt realizimit
të qëllimeve të organizatës.
1. duhet të njohë mirë njerëzit dhe motivet e tyre, të cilat për
njerëz dhe kushte të ndryshme janë të ndryshme.
2. është detyrë e liderit që të krijojë një mjedis pozitiv për
rritjen e motivimit dhe të përkushtimit në punë të punonjësve.
3. ai duhet të ndjekë me kujdes zhvillimin e situatës me qëllim
që t’i marrë vendimet në momentin më të përshtatshëm.
4. me punën e tij lideri duhet të jetë shembull për të tjerët.
Udhëheqësi
• duhet të ketë vendosmëri dhe karizëm.
• duhet të jetë më shumë trajner, që t’i bindë punonjësit në
vlerat e përbashkëta “dikush duhet të jetë kompetent të
thotë po ose jo ”.
• duhet të jetë strateg global, zotërues i teknologjisë dhe
lider motivator.
Sjellja individuale dhe sjellja në grup
 Sjellja organizative studion veprimet e njerëzve
gjatë punës.
 Sjelljet e punonjësve për të cilat është e interesuar
sjellja organizative janë:
1. produktiviteti- pra sasinë dhe cilësinë e outputit
për cdo punonjës
2. mungesat- shpesh edhe pa arsye
3. qarkullimi i punonjësve-largimin nga puna
Qëndrime të punonjësve lidhur me punën
Qëndrimet janë thënie vlerësuese, të favorshme dhe të pafavorshme
në lidhje me objektet, njerëzit apo ngjarjet. Ato reflektojnë mënyrën
sesi individi ndihet mbi dicka.
• Kënaqësia në punë është qëndrimi i përgjithshëm i një
punonjësi ndaj punës që ai bën.
• Përfshirja në punë është shkalla në të cilën një punonjës
identifikohet me punën që bën, merr pjesë aktivisht në të
dhe e konsideron performancën e tij në punë të
rëndësishme për vlerën personale.
• Përkushtimi organizativ përfaqëson orientimin e një
punonjësi drejt organizatës, e matur kjo me shkallën e
besnikërisë, të identifikimit dhe të angazhimit të tij në
organizatë.
Teoria e papajtueshmërisë konjitive shpjegon lidhjen
midis qëndrimit dhe sjelljes.

 A janë punëtorët e kënaqur më produktivë?


Personaliteti
 Personaliteti i një individi është kombinimi unik I tipareve
psikologjike që e karakterizojnë atë person.
 Personaliteti është kombinim i karakteristikave që e
identifikojnë një individ siç janë: sjellja, sistemi mendor, dhe
karakteristikat emocionale.
 Personaliteti mbështetet në gjenetikë dhe në faktorët e
ambientit ku njeriu jeton.
Modeli Big Five
1. Hapja si një dimension i personalitetit që përshkruan shkallën në të
cilën dikush është i shoqërueshëm, i sigurt dhe fjalë tepër.
2. Pajtueshmëria, një dimension i personalitetit që përshkruan
shkallën në të cilën dikush është shpirtmirë, bashkëpunues dhe
besues.
3. Vetëdijshmëria, dimension që përshkruan shkallën në të cilën
dikush është i përgjegjshëm, i besueshëm, këmbëngulës dhe i
orientuar drejt arritjeve.
4. Qëndrueshmëria emocionale, dimension që përshkruan shkallën në
të cilën dikush është i qetë, entuziast dhe i sigurt (pozitiv) kundrejt
të qenit i tensionuar, nervoz, i zymtë dhe i pasigurt (negativ)
5. Ciltërsia përballë nevojave, dimension që përshkruan shkallën në të
cilën dikush ka të zhvilluar imagjinatën, ndjeshmërinë artistike dhe
intelektin.
Inteligjenca emocionale
 Inteligjenca emocionale i referohet një lloji të caktuar të
kualifikimeve, zotësive dhe aftësive të cilat ndikojnë mbi
aftësinë e një personi për të përballuar kërkesat dhe presionet e
mjedisit. Ajo përbëhet nga pesë dimensione:
• Vetëdija- kuptimi i ndjenjave personale
• Vetëmenaxhimi- aftësia për të menaxhuar emocione dhe
shtysat personale
• Vetëmotivimi- aftësia për të këmbëngulur përballë
dështimeve dhe pengesave
• Ndjeshmëria- aftësia për të kuptuar sesi te tjerët ndihen
• Aftësitë shoqërore- aftësia për të menaxhuar emocionet e të
tjerëve
Cilësitë e personalitetit

• Pika e kontrollit - “Externalizers” vs “Internalizers”


• Optimizmi vs pesimzimi.
• Makiavelizimi- High Machs vs Low Machs
• Prirja ndaj rrezikut
• Vetëmonitorimi - aftësisë së një individi për ta pështatur
sjelljen e tij ndaj faktorëve rrethanorë të jashtëm
• Vetëvlerësimi- shkallën e pëlqimit ose mospëlqimit të
vetes.
Natyra e motivimit
 Së pari, njohja e gjithanshme e natyrës njerëzore është një nga
aspektet kryesore që përcaktojnë mënyrën e organizimit të
punës, të projektimit të saj, stilin e lidershipit që duhet ndjekur,
format e shpërblimit që duhen zbatuar, format dhe metodat e
kontrollit, shkallën e centralizimit të autoritetit, si dhe mënyrën
e zgjidhjes së konflikteve.
 Së dyti, burimet njerëzore luajnë një rol përcaktues në
kuadrin e performancës së përgjithshme.
 Së treti, elementet sociale po marrin gjithnjë e më tepër
rëndësi të dorës së parë, njerëzit e motivuar janë kusht
vendimtar për përdorimin dhe zhvillimin e teknologjisë
moderne, si dhe për të ruajtur një pozitë konkurruese sa më
afatgjatë.
Motivimi
 Motivimi mund të përkufizohet si forca psikologjike që
përcakton: drejtimin e sjelljes së një personi në një organizatë,
nivelin e përpjekjeve të një personi, si dhe nivelin e insistimit të një
personi përballë pengesave.
 Drejtimi i sjelljes - sjellje të mundshme që një person mund të
angazhohet. Psh,. inkurajohen që të jenë krijues dhe të zhvillojnë
softuerë të rinj që do të plotësojnë nevojat e konsumatorëve në të
ardhmen.
 Përpjekja - sa shumë njerëzit punojnë. Psh,. ushtrojnë nivele të
larta të përpjekjeve për të siguruar zgjidhje superiore të
softwareve për klientët e biznesit.
 Insistimi - kur përballen me vështirësi dhe pengesa, njerëzit
përpiqen të vazhdojnë të punojnë për të gjetur zgjidhje.
Motivimi
Midis motivimit, motivuesve dhe kënaqësisë ekziston një
dallim thelbësor.
 Motivuesit janë gjërat që nxitin individët për të vepruar në një
mënyrë të caktuar.
 Motivimi reflekton kërkesat, motivuesit janë shpërblimet apo
stimujt konkretë që përdoren për të kënaqur këto kërkesa;
janë mjetet me anën e të cilave pajtohen nevojat që janë në
konflikt, ose që duke theksuar një nevojë të caktuar i japin
asaj prioritet kundrejt të tjerave.
 Motivuesi influencon sjelljen e individit, ndërsa motivimi u
referohet forcës dhe përpjekjeve për të kënaqur një kërkesë
apo synim.
 Kënaqësia i referohet shkallës së dobisë së provuar kur
kërkesa është përmbushur.
Procesi i motivimit

 Sjellja e motivuar së brendshmi është një sjellje që bëhet për hir


të ndjeshmërisë së brendshmi; burimi i motivimit është në të
vërtetë kryerja e sjelljes, dhe motivimi vjen nga vetë kryerja e
punës.
 Sjellja e motivuar së jashtmi është një sjellje që bëhet për të
fituar shpërblime materiale ose sociale apo për të shmangur
ndëshkimin; burimi i motivimit janë pasojat e sjelljes dhe jo
vetë sjellja.
Motivimi

Nëse punëtorët janë të motivuar së brendshmi apo së jashtmi


ose të dyja varet nga një shumëllojshmëri faktorësh:
1. karakteristikat personale të vetë punëtorëve (të tilla si
personaliteti, aftësitë, vlerat, qëndrimet, dhe nevojat e tyre),
2. natyra e punës së tyre (të tilla si pasurimi i punës ose të
karakteristikave të vendeve të punës),
3. natyrën e organizatës (të tilla si struktura e saj, kulturën e
saj, sistemet e kontrollit, sistemi i burimeve njerëzore të
menaxhimit, si dhe mënyrat në të cilat pagat dhe
shpërblimet u shpërndahen punonjësve).
Ekuacioni i motivimit
Teoria e pritshmërisë
Teoria e hierarkisë së nevojave sipas Maslowt
Strategjitë menaxheriale për rritjen e motivimit
1. Paraja ose paga
a. paga merr rëndësi të ndryshme për njerëz dhe vende të ndryshme
b. njerëzit janë shumë të ndjeshëm ndaj parimit të barazisë
c. për të tërhequr punonjës të kualifikuar dhe për të mos lejuar që
punonjësit aktualë të largohen
d. paga të lidhet me performancën e punonjësve
e. asnjëherë nuk është e mjaftueshme të përmbushë të gjitha nevojat
2. Pjesëmarrja e punonjësve
3. Ristrukturimi i punës
4. Ndryshimi i orarit të punës
a. Shkurtimi i javës së punës
b. Fleksibiliteti i orarit ditor
c. Puna me dy turne të njëpasnjëshme
d. Ndarja e punës
Menaxhimi i burime njerëzore
Menaxhimi i burimeve njerëzore (MBNJ) përfshin të gjitha
aktivitetet që kryejnë menaxherët për të tërhequr dhe mbajtur
punonjësit dhe për të siguruar që ata performojnë në nivel të
lartë dhe që kontribuojnë në realizimin e qëllimeve
organizative.
Faleminderit!

You might also like