You are on page 1of 23

Sociologjia e komunikimit

Tema 1-2
Përgatiti: Ibrahim Berisha

Bazat e komunikimit
Njeriu dhe komunkimi

Njeriu si shfrytëzues i përmbajtjeve informative

Njeriu në koteskt të përmbajtjes informative një here paraqitet në rolin e krijuesit dhe pastaj
në rolin e shfrytëzuesit të informatës.
Njeriu prodhon informata në bazë të ngjarjeve dhe fakteve dhe tjetrinjeri i shfrytëzon
këto fakte. I shërbejnë atjj për të tashmen dhe të ardhmen.

Shkenca, e cila merret me njeriun si krijues dhe shfrytëzues i përmbajtjeve informative,


quhet komunikologji.
Komunikologjia hulumton se si njeriu e përcjell informatën, pra gjithë atë që është
karakteristike kur njeriu komunikon, pavarësisht nëse është në rolin e dërguesit apo
marrësit të informatës.
Komunikologjia hulumton njeriun në rolin e krijuesit-prodhuesit dhe shfrytëzuesit të
informatës.
Informata është koncept që mund ta shpjegojmë në disa mënyra.

Kuptimi i fjalës
Informata - lajm, kumtim, njoftim.
Aspekti i vlefshmërisë
Informata - risi që shton dijen tonw.
Aspekti kibernetik
Informata - risi që zvoglon papërcaktimin në zgjedhje-vendosje – marrje të vendimit.
Aspketi etimologjik
Informata (lat. informare) - të formosh, të rregullosh, të organizosh.
Aspekti komunikogjik
Informata - përmbajtje mendore që ka vlerë përdorimi edhe për të tjerët.
Karakteristika të informatës:
Informata është një resurs i pashterrshëm pasi i përket natyrës jomateriale.
Informata është resurs, indiferente ndaj secilës formë të shpenzimit, eksploatimi i saj nuk
është i kufizuar në kohë dhe as në intenzitetin e shfytëzimit.
Informacta është resurs që ka njëkohësisht shumë konzumues-shfrytëzues.
Gjatë shfrytëzimit nuk zvogëlohet vlera informative.
Vlera e informatës rritet me shtimin e shfrytëzuesve.
Shfrytëzimi i informatës si resurs nuk kërkon shumë energji.
Shfrytëzimi i informatës nuk ndikon dëmshëm në rrethin.
Aftësitë e njeirut mund të kufizojnë shfrytëzimin e informatës.

Komunikologjia është shkencë, e cila studion qëllimin, kuptimin, përmbajtjen,


format, mënyrat dhe efektet e komunikimit masiv ndërmjet njerzëve, interaksionin
simbolik përmes të cilit njerëzit meren vesh, bashkëpunojnë dhe nxisin aktivitete .
(Vreg, 1975)

Komunikimi – lëndë e hulumtimit të komunikologjisë

Komunikologjia ka lëndë të studimit komunikimin.


Çka është komunikimi?

Qasja etimologjike na jep mundësinë koncpetin komunikim ta trajtojmë si lajmërim,


njoftim, bërje e diçkafit të përgjithshme, të përbashkët.

Çfarë bëhet e përbashkët dhe e përgjithshme përmes komunikimit?


Kur njeriu komunikon, ai mendimet dhe idetë, qëndrimet, emocionet, gjithë përmbajtjet
subjektive mendore ia paraqet tjetrit.
Komuniikimi andaj është një proces, përmes të cilit disa përmbajtje nga plani subjektiv dhe
mendor i bartim në plani intersubjektiv, të pranueshme dhe të shfrytëzuara edhe nga
subjektet tjera përrreth. Kështu, këto përmbajtje bëhen të përbashkëta, të përgjithshme.

Ka shumë përkufizime për komunikimet.


Varësisht prej qasjes, ka disa defincione apo grupe përkufizimesh për komunikimet.

Grupi i parë – theksimi i bartjes së përmbajtjeve mendore në formë të shenjave


Komunikimi është proces i bartjes së informatës, idesë, emocionit, njoftimit duke
shfrytëzuar dhe përdorur simbole, fjalë, numra, vizatime. (Berelson, Steiner, 1964)
Me komunikime në përgjithësi kuptohet bartja e informatave. (Humrich, 1976)
Komunikimet janë shpërndarja e simboleve të pranuara gjerësisht nga grupe njerëzish dhe
që shkaktojnë kuptime të njejta të marrëdhënieve -simboleve – kuptim tek secili individ.
(Vila, 1983)

Komunikimi është përcjellje e mesazhit përmes shenjave që kanë kuptim mendor dhe i
përdorë komunikuesi në mënyrë që edhe tek njerëzit tjerë të shkaktojë reagim të njejtë
mendor dhe ndikim në sjellje që i përgjigjet qëllimit të komunikimit. (Sudar, 1984)

Grupi i përkufizimeve – theksimi në krijimin e lidhjeve informative


Komunikimi nënkupton lidhjet informative ndërmjet dy e më shumë pjesërmarrësve, të
vënë me përcjellje të njëkahshme apo të dykahshme të sinjaleve që për marrësin kanë
kuptim dhe mund të ndikojnë në sjelljen e tij. (Dallmer, 1979)
Komunikimi realizohet vetëm kur mesazhi i dërguar pranohet dhe kur ndikon në ndonjë
formë në sjelljen e marrësit. (Kaltenbach, 1975)

Komunikimi është proces i vënies së lidhjeve informative ndërmjet dy përmbajtjeve që


kanë mundësi dhe aftësi të marrin, memorojnë, përpunojnë dhe të dërgojnë sinjale fizike,
biologjike dhe kimike. (Ferishak, 1981)

Grupi i përkufizimeve – theks i vënë në qëllimin interaktiv, i ashtuquajtur veprim i


pjesëmarrësit në komunikim

Komunikimi është interaksion simbolik, përmes të cilit njerëzit kuptohen mes vete,
bashkëpunojnë, nxisin aktivitete. (Vreg, 1975)
Komunikimi është ndikim i dyanshëm (njerëzor) me mjete simbolike.
Komunikimi është proces interaktiv, në te cilin kuptimet krijohen, rrjedhin përmes dergimit
dhe marjres së mesazheve verbale dhe joverbale.

Grupi i përkufizimeve – theksi në këmbimin e informatave

Komunikimet në thelb përfshijnë këmbimin e mendimeve dhe ndjenjave. (Schramm, 1954)


Komunikimi është këmbim i mendimeve apo informatave përmes të folurit, letrës apo
shenjave tjera. (Markin, 1969)
Duket se këmbimi si këmbim i informatës përfëshin të gjitha grupet e definicioneve.

Komunikimi si këmbim i informatave përfëshin:


- krijimin e informatës
- shpërndarjen e informatës
- marrjen e informatës
- përdorimin e informatës

Elementet e procesit të komunikimit janë:


dërguesi,
mesazhi,
bartësi dhe
marrësi..

Dërguesi
Është njeriu që e fillon porcesin e komunikimit.
Për të filluar porcesin e komunikimit dërguesi duhet së pari të ketë një mendim, dhe atë
mendim t’ia përcjell dikujt tjetër.

Hap tjetër është shnëdrrimi i mendimit në reprezentim simbolik. Shnëdrrimi i mendimeve


në një tërsi simbolesh është i koduar. Vetëm pas kodimit, mendimi materializohet dhe
bëhet i vlefshëm dhe i dërgueshëm.
Mesazhi

Mesazhi paraqet një përmbajtje të shenjave, që pason me kodimin e mendimeve që do t’i


përcjellen dikujt.

Përcjellësi
Përcjellësi është njeriu apo subjekti përmes të cilit bëhet bartja e mesazhit deri te marrësi.

Marrësi
Marrësi-shfrytzuesi, personi, i cili me shqisat e tij e merr mesazhin me një strukturë të
caktuar përmbajtësore.
Shenjave të marrura , nga të cilat përbëhet mesazhi, u shtohen koncpete, mendime. Kështu
mesazhi dekodohet.

Kur ndëmrjet pjesëmarrësve në komunikme ekziston botëkuptim i njejtë , apo edhe


ndërmjet ideve dhe shenjave që përfaqësohen në messazh ekziston pajtueshmëri, thuhet se
parimet e kodimit dhe doekodimit janë të ngjashme apo të njejta, përkatësisht se ata
shërbehen me gjuhë të njejtë.

Modeli psikologjik i komunikimit


Deri tek komunikimi vjen në të gjitha situatat, ku njerëzi takohen mes vete. Në këto raste
nuk është e domosdoshme të flitet fare.
Njeriu komunikon duke folur, me gjestikulime, duke ecur, kur rri ulur, kur përshëndet me
dorë, duke shikuar tjetrin, me pamjen e fytyrës, heshtjen.
Njeriu me tërë qenien e tij , me sjelljen e tij, njofton njeriun tjetër.

Në praninë e të tjerëve sjellja jonë prore u thotë diç të tjerëve dhe kjo në të vërtetë është
komunikim.
Njeiru nuk mund të mos ketë veprime, sjellje, sikur që nuk mund të mos komunikojë.
(Watzlawick, Beavin, Jackson 1974)

Komunikimi nuk është mjet-pajisje, që do të na shërbejë për të vënë marrëdhëne më të mira


apo më të këqija ndërmjet njerëzve. Mjetin mund ta lëmë të mos e shfrytëzojmë, ndërsa
komunikimi është atje ku jemi ne, një këmbim yni me botën. (Rüdenauer, 1982)

Të arriturat në punë, marrëdhëniet në jetën e përditshme, shëndeti shpirtëror, shumë nga


këto varen nga mënyra se si komunikojmë.
Njerëzit janë të gjykuar për të komunikuar, nga kjo varet jeta e tyre private dhe
profesionale.
Është çështje sa komunikimi mësohet në jetë dhe sa mund të përmirësohet përmes
ushtrimeve? Është gjithësesi e nevojshme të ushtrohet dhe të mësohet dhe veçmas të njihen
aspekte pskologjike të komunikimit mes njerëzve.

Në procesin e komunikimit këmbehen disa përmbajtje dhe njëkohësisht provohet të


plotësohen kërkesat e pjesëmarrësve në komunikime. Kjo ë bën komunikimin një proces të
ndërlikuar, shumë më të komplikuar nga sa duket në të parë.
Mënjanimi i pengesave në komunikime është çështje shumë e rëndësishme.

Lajmërimi ka disa aspekte psikologjike në vete. Aspekti i parë është - përmbajtje konkrete,
ka temë, si dhe paraqatije të fakteve, është vetëzbulim në formë të informatave, pastaj
është proces ku dhënësi dhe marrësi “njihen”, dhe është edhe apeli përmes të cilit dërguesi
provon të bëjë ndikim tek sjellja e marrësit.

Është mirë të njihen edhe disa karakteristika të marrësit dhe të dhënësit të informatës.
Njohja apo mosnjohja e dhënësit të informatës ka rëndësi.

DËRGUESI

Dërguesi sikur edhe secili njeri ka një dozë të vetërespektit për veten. Duke komunikuar ai
në mnënryë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme me të tjerër “përcakton” nëse të tjerët janë
më të fuqishëm, më të mëdhenj, më ë mirë, më të arsimuar apo më shumë e më pak të
ngjashëm me të.
Gjatë komunikimit dërguesi dëshiron që edhe marrësi në në procesin e komunikimit ta shikojë
njësoj.
Dëshirën e caktuar dërguesi zakonisht e shpreh në mënyrë të pavetëdijshme përmes
komunikimit joverbal.
Nëse përputhen pikëpmajet e pjesëmarrësve në komunikime, ndërmjet tyre vihet i
ashtuquajturi raport stabil-komplementar.
Kur marrësi nuk e përjeton komunikimin me dhënësin siç e ka menduar, atëherë krijohen
raporte jostabile komunikuese.
Dhënësi vlerëson se marrësi e trajton si më pak të vlefshëm.
Ndjena e vlerës personale është esencë e qenies sonë. Gjithë çfarë bën njeriu e bën për të
mbajtur nivelin e vlerës personale, ta mbrojë apo ta rrisë atë. (Birkenbihl, 1990)
Për të pasur komunikim optimal duhet pasur kujdes të mos lëndohet ndjenja e vlerës së
bashkëbiseduesit.
Në komunikime është shumë e rëndësishme që secilit t’i pranohet e drejta për te shprehur
mendimin lirisht.
Është normale që njerëzit e ndryshëm gjërat krejt të njejta t’i shohin dhe t’i interpretojnë
ndryshe. Nuk thuhet kot se mashtrimi më i madh është nëse ekziston interpretimi se
ekziston vetëm një e vërtetë.. (P. Watzlawick, 1977. )
Është e pamundur të diskutosh me atë që mendon se të vërtetën nuk duhet ta kërkojë, mbasi
tashmë e posedon.
(Rüdenauer, 1982)
Kognitiv- lat. Cognoscere – njoftim , marrje në dije , e kundërta e emocionit. Kongonsim-
të njoftohesh, të hulumtosh.
Secili indivdi krijon hartën e tij kongitive gjatë procesit të socializimit duke u ndikuar nga
familja, kopshti, miqtë, shkolla, ambienti përeth-punues etj.
Harta kognitive krijohet për të komunikuar më thjeshtë dhe më lehtë me ambietin përrreth.
Harta kongitive krijohet nga elemente (stereotipet, paragjykimet, qëndrimet) që për nga
vetë natyra janë të shematizuara dhe më të thjeshta për të paraqitur realitetin, ndërsa
realiteti është më i pasur dhe më kompleks.

Kështu njeriu jeton në dy realitete.

Njëri realitet është bota e vërtetë përreth.


Realiteti tjetër është ai që e krijon harta e tij kognitve, “syzat” e tij psikike.

Por, si të krijojmë një qasje kritike ndaj realitetit, të paanshme, të matur, dhe për bërë këtë
duhet të krijojmë një qasje prore të dyshimit mbi informatat që i konsumojmë vazhdimisht.

Duhet të kemi parasysh se fotografinë që e krijojmë për botën është në shumë raste
prodhim i informatave të paplota dhe të gabuara që i marrim.
Esencën e krijmit të hartës kogniteve e krijon njoftimi-informata.

Njoftimi-lajmërimi

Njoftimi ka këto segmente përbërëse:


Vetëzbulimi
Kjo formë e njoftimit është e theksuar shumë emocionalisht. Frikën që e ka dhënësi ndaj
marrësit, si gjyaktës i rreptë, e shpreh-në formë të pyetjeve: çarë mendon për mua? Si dola
para tij?etj..
Këtë frikë e përcjell rrahja e shtuar e zemrës, djerësitja e shuplakave, dridhja e zërit, dhe
kjo dëshmon se në procesin e komunikimit nuk bëhet fjalë për ndonjë përmbajtje neutrale.

Dërguesi i njoftimi është i shqetësuar për prestigjin e tij., mundohet që sa më tepër t’i
mbulojë dobësitë dhe njëherësh të lë përshtypje sa më të mirë.

Në raste të tilla duke punuar në prezentimin e vetëvetes, dërguesi nuk ka kohë t’i kushtjë
vëmendjen e duhur përmbajtjes, dhe kështu del më i varfër. Nëse prore njeriu mundohet të
paraqitet ai që nuk është në procesin e komunikimeve, atëherë ai e dëmton edhe shëndetin e
tij.
Në komunikime më e rëndësishmja është të jeshë i natyrshëm. Është me e mira të
mbërrihet një pajtim ndërmjet asaj që e ndjejmë, për të cilën jemi të vetëdijshëm dhe atë që
e transmetojmë-lajmërojmë.
Nëse dhënësi gjatë të folurit i shpreh emocionet, atëherë edhe marrësi do të duhej të ishte
më i koncentruar të dëgjojë atë që thotë marrës. Kur marrësi dëgjon më kujdes atëherë
edhe dhënësi e ndien veten më mirë. Kjo gjendje ndihmon të komunikohet më me
efikasitet.
Përmbajtjet konkrete

Hulumtimet kanë treguar se marrësit e arsimuar dhe me një intelegjencë normale


absorbojnë dhe mbajnë vetëm një numër të papërfillshëm të njoftimeve. (S. von Thun,
1987. )
Sqarimi i paqartësive është një nga çështjet kryesore.
Së pari marrësi duhet të përballojë frikën nga vetëzbulimi i mosdijes. Ta pranojë se nuk e di
një çështje.
Një proverb kinez thotë: " Kush bënë pyetje duket si i padijshëm, por ai që nuk shtron fare
pyetje, mbetet prore i padijshëm”.
Fjala e urtë shqipe thotë:” Kush vetë, nuk tretë”.

Marrëdhënia

Aspekti i njoftimit është i lidhur me aspektin socioemocional të komunikimeve.


Më së shpeshti në mëyrë të pavetëdijshme komunikimi bëhet përmes formave joverbale,
me shenja, gjeste, mimikë, ton dhe ritëm të bisedës.
Duke u koncentruar shumë në komunikimin verbal, njeriu shpesh nuk është i vetëdijshëm
për komunikimin joverbal të tij. Fjalët tona prore i përcjell trupi ynë. Nëse përputhet të
folurit e trupit me të folurit me fjalë, atëherë bëhet fjalë për komunikim konkret.

Shpesh forca e fjalës sonë buron nga përcjellja joverbale e saj.

Komunikimi joverbal pa fjalë bëhet në tri mënyra:


Në mënyrën paralinguistike (në dukje me fjalë),
Kinetike (me lëvizije) dhe,
Përmes shenjve (hapësirë) proksimike.

Shenja- kuptim që shënon një koncept, kuptim tjetër.

Shenjat paralinguisitke ndahen në dy grupe:

-shenjat paralinguistike ofrojnë informacione për disponimin e komunikuesit,


qëndrimet e tij ndaj bashkëbiseduesit apo për disa nga karakteristikat e të folurit
(shpejtësia e zërit, lartësia etj.)
-shenjat prozodike, prozodike-shenjat për theksimin, vlejnë për të kuptuar esencën e
mendimit gjatë të folurit verbal të thuhet diç me fjalë, pyet të pranishmit apo urdhëron.

Këto shenja janë edhe elemente të strukturës gramatikore të gjuhës (ritmi, intonacioni, pushimi)
Në bazë të shenjave paralinguistike mund të identifikojmë përkatësinë regjionale të folësit
dhe disponimin e tij ndaj bashkëbiseduesit. etj.
Shenjat kinetike hulumtohen më së shumti dhe ndahen në disa grupe:

Ekspresioni facial, lëvizjet në fytyrë, drejtimi i shikimit


-lëvizja e duarëve, këmbëve, trupit, kokës
-qëndrimi i trupit
-sjellja në hapësirë

Ekspresioni facial (sytë, buzët, mollëzat, kapakët, balli, hunda, lëkura) janë shenja
joverbale, të cilave u kushtohet më së shumti kujdes nga të gjitha shenjat joverbale, ngase:
- gjatë bisedës më së mirë shihet fytyra e bashkëbiseduesit
-fytyra është pjesa më e shprehur e njeriut, përmes së cilës theksohen dhe identifikohen
emocionet dhe qëndrimet interpersonale

Drejtimi i shikimit shfrytëzohet gjatë bisedës, si shenjë e dëshirës për bisedë. Përgjithësisht,
me shikimin shprehet interesimi për ndonjë njeri.

Roli i drejtimit të shikimit


-të mbledh informata për pjesëmarrësit në interaksion
-të sinkronizojë komunikimin
-të vlerësojë qëndrimet dhe emocione tinterpersonale
-të shprehë interesimin për dikend apo për diçka
-të shprehë kërcënim

Lëvizjet e trupit

- lëvizjet e duarëve-gjestikulimet, të kokës, të këmbëve


-pozita e trupit: qëndrimi - ulja - shtrirja –

Rëndësia e këtyre shenjave është:

-të ndihmojnë komunikimin verbal


- të shprehin qëndrimet dhe emocionet interpersonale

Shenjat proksemike (të hapësirës)

Njeiru si qenie jeton në një hapësirë, prandaj zë një vend të caktuar edhe gjatë
komunikimit.
Sa më shumë njerëzit të jenë të afërt me njëri-tjtetrin janë edhe më të njohur.
Lidhja e komunikimit verbal dhe joverbal është e shprehur përmes komunikimit
interpersonal. Pa komunikimin interpersonal, komunikimi është i varfër, më pak
përmbajtësor dhe nxitës.
Komunikimi joverbal ndihmon komunimimin spontan, të drejtpërdrejtë dhe intenziv.
Komunikimi ballë për ballë gjithëmonë është kombinim i të folurit verbal dhe joverbal.
Hulumtimet dëshmojnë se gjatë një dialogu prej 5 minutave pjesëmarrësit këmbejnë
rreth 300 shenja joverbale.
Me komunikimin joverbal jipen informata për:
- marrëdhëniet emocionale të pjesëmarrësve në komunikime
-për synimet dhe pritejt e pjesëmarrësve në komunikime
-për qëndrimet mes veti
-për pëmbajtjet që nuk mund të shprehen esencialisht

Arsyet e shfrytëzimit të komunikimit joverbal:

-komunikimi joverbal shfrytëzohet për të shprehur kuptime, trë cilat vështirë shprehen
me fjalë
-komunikimi joverbal i shpreh më fuqishëm marrëdhëniet dhe qëndrimet gjatë
komunikimeve
-është një formë komnukimi plotësues për dhënien e informatave dhe qëndrimeve
- komunikimi joverbal është pjesë e funkionimit të organzimit njerëzor, njerëzit nuk
mund pa këtë formë komunikimi

Përmes komunikimi joverbal mundësohet edhe reagimi i bashkëbiseduesit, ndërtimi i


qëndrimeve.
Komunikimi joverbal mundëson sinkronizimin e bisedës.

Apeli

Qëllimi i komunikimit është të ndikojë në marrësin.. Kjo mbërrihet pikërisht me apelin që


mban njoftimi ynë.
Nuk është e lehtë që të ndikohet në një njeri- tjetërin.
Me ndikim demonstrohet sjellja përmes shembullit personal.
Aq sa dukemi të ngjashëm me marrësin aq do t’na besojë ai.

Marrësi

Marrësi komunikimin e përjeton nga prizmi i tij personal.


Ai i merr mesazhet me shqisa, por strukturën e shenjave e “ndërton” truri i tij.
Kur bënë dekodimin e mesazhit, marrësi është shumë i mbështetur në dijen, përvojën dhe
disponimin e tij..
Informata e marrë kështu është “kreacion” i vetë marrësit.
Nuk thuhet kot se e vërtetë është ajo që dëgjojnë të tjerët dhe jo ajo që u është thënë. (V.
Birkenbihl, 1990. )

Lidhja kthyese

Është rëndësishme që në procesin e komunikimit marrësi dhe dhënsi i informatës, të


kuptohen mes veti
Krijimi i komunikimit si proces shoqëror
Njerëz bëhemi vetëm duke qenë aktivë dhe duke kontaktuar në shoqëri me ata që tashmë
janë njerëz
Mësohemi të flasim, të zhvillojmë aftësitë për të shfrytëzuar dhe krijuar shenja.
Duke zhvilluar të folurit mbërrijmë të shfrytëzojmë një pjesë të vlerave të krijuara më parë
nga gjenerata e gjenerata.
Trashëgimia sociale është e tëra krijimtaria shpirtërore dhe materiale që gjenden në botën
tonë dhe janë shfrytëzuar nga gjenerata e gjenerata dhe po kështu do të shfrytëzohen edhe
nga gjeneratat që vijnë.
Mjeti themelor i përcjelljes së trashëgimisë sociale është të folurit njerëzor.
Për dallim nga të mirat materiale dhe aktivitetet konkrete njerëzore, fjala mbetet vetëm kur
fillon të shkruhet në gurë, zallë dhe dhe (baltw). (Woolfson, 1986)

Të folur ka mundësuar zhvilllimin e njerëzimit dhe të shoqërisë.


Puna ishte faktori jobiologjik që mundësoi paraqitjen e fenomenit të të folurit dhe
zhvillimin e shoqërisë.
Puna prore mund të plotësojë ndonjë kënaqësi njerëzore.
Në këtë kontkest të kuptimit me punën koncpetojmë aktivitetet e paraardhësve tanë,
gjuetinë, bërjen e armëve, vallet, kërcimet, lojërat, ceremonitë . (Mumford, 1986)
Përmes ëndrrave, fotografive, kujtimit, njeriu, fillon të përjetojë botën edhe përtej përvojës
së drejtëpërdrejtë shqisore.
Në interaksion me qeniet tjera, njeriu përmes lëvizjeve në gjueti, lojë, valle, rituale, fillon
t’i përcaktojë disa shenja, lëvizje, zëra etj., t’i kodojë ato në shenja.
Duke i përsiëritur vazhdimisht në rrethana të njejta dhe prore në grupe, ngadal krijohet
tërësia e lëvizjeve trupore-shenjave, të quajturi, të folur kinetik.

Kjo formë e lëvizjeve, e trupit, megjithëse e varfër, në fillim ka mundësuar përcjelljen e


përvojave të para dhe fillimin e komunikimit.
Njeriu ngjashëm me kafshët fare më heret i shpreh emocionet, gjendjen e tij emocionale,
frikën, shqetësimet për shkak të pranisë së partnerit të gjinsë tjetër, por këtu bëhet fjalë për
komunikim afektiv.

Klithmat, lëvizjet e trupit dhe disa dukuri përcjellëse emocionale ndikojnë në anëtarët tjerë
duke shkaktuar emocione të ngjashme.
Po këtu ende nuk kemi të bëjmë me shenjat dhe dërgimin e tyre.
Përmes të folurit kinetik, këmbehen mesazhe jo vetëm brenda gjendjeve subjektive

Të folurit kinetik mendohet si revolucioni i parë i komunikimeve.


Të folur kinetik ishte hapi i parë i zhvillimit të shoqërisë.
Të folur verbal është zhvilluar shumë ngadal nga shaku i zërave të shumtë difuzivë që kanë
shoqëruar të folur kinetik si dhe veprimtaritë e ndryshme të përbashkëta.
Sipas hulumtuesve, lloji njerëzor ekziston ka 2 000 000 vjet..
Të folurti kinetik është mjet komunikimi rreth 1. 920. 000 vjet.. Të folurit me zë ekziston
rreth 80 mijë vjet. (Altmann, 1982)
Të folurit e aritkuluar paraqet të arriturën e rëndësishme të paraardhësve tonë, me të cilën
ndodhë ngritja e zhvillimi i shpejtë i njeriut dhe njerëzimit.
Artikulimi i zërit, i zhvilluar edhe me zhvillimin e organeve përkatëse të zërit, mundëson që
nga një numër i kufizuar i zërave të krijojë një numër të madh të kombinimeve që pastaj si
fjalë mund të përdoren në numër të pakufizuar shenjesh.
Të folurit e artikuluar nxit zhvillimin e hovshëm të botës simbolike të njeriut, si repitetive,
rituale që nuk ishte e mudnur të bëhej me të folur kinektik.

Kështu, ngadal njeriu fillon të ballafaqohet me dy botëra.

Njëri është bota me objekte reale, që njeriu e ndjen me shqisat e tij dhe manipulon me
duart, përkatësisht pajisjet .
Bota tjetër është ajo e shenjave, kuptimeve, koncepteve, fenomeneve, mendimeve për
botën e fakteve reale dhe kjo botë u është nënshtruar manipulimeve mendore.

Njeriu kështu përmes ndihmës së të folurit mund të dalë nga realiteti konkret që ia
sheprehin shqisat e tij, në botën e mendimit, ideve, ëndërrimit, një realitet që mund të
mendohet në të kaluaren, të tashmen apo kohën e ardhshme, të parashikoj, planifikoj etj.

Në këtë ndërthurje të botës objektive dhe botës së shenjave, lind njohja e njeriut për veten e
tij , për fenomenet dhe për gjërat që e rrethojnë.

Përdorimi i të folurit mundëson që më lehtë të operojmë me mendime, më lehtë të


kujtohemi, të kombinojmë dhe transformojmë mendimet, format e reja të veprimit,
kreativitetin etj.

Të folurit e artikuluar krijon forma të qëndrueshme të lidhjeve ndërmjet njerëzve,


mundëson funksionimin dhe veprimtarinë e organizatave të ndryshme njerëzore, lehtëson
marrëveshjen, bashkëpunimin, këmbimin e përvojave, mendimeve, qëndrimeve dhe
emocioneve

Të folurit e artikuluar mundëson përcjelljen intensive të traditave shoqërore.


Dija dhe shkathtësitë e fituara nga brezi në brez, përcillen po kështu nga brezi në brez
përmes të folurit.
Duke përdorur njeriu të folurti e artikuluar ka krijua hapësirë për veprimtari tjera të syve
dhe duarëve.
Me të folur mund t’u përcillen mesazhet në errësirë, të verbërve, njerëzve që janë të
penguare me ndonjë gjë nga folësi.
Për të rritur radiusin e mesazhit njerëzit kanë gjetur edhe mjete të ndryshme teknike.
Caku dhe shpejtësia e përcjelljes së mesazhit rriten me përdorimin e tymit, zjarrit, sirenave
dhe tupanave.
Për të fiksuar rezultatet e të folurit të aritikuluar parardhësit kanë zbuluar letrën.
Letra,
si një tërësi grafike e fjalëve, ka hapur një faqe të re në zhvillimin e njerëzimit.
Letra mundëson që mesazhi të ekzistojë pavarësisht nga shkruesi i atij mesazhi.
Caku i mesazhit në kohë dhe hapësirë kështu bëhet i pakufizueshëm.
Së pari ishte paraqitur shkrimi piktografik, pastaj ai i mbrusur me kuptim –ideografik dhe
në fund shkrimi fonetik.
Studiuesit thonë se nga gjithë sasia e letrave të gjetura deri tani rreth 95 për qind janë të
karakterit të punës.-profesionale.
Për zhvillimin e kulturës shpirtërore dhe materiale letra ka pasur një rëndësi epokale.
Deri në shek. 15 shkrimi ishte i vështirë se bëhej me dorë, më herët në gurë, glinë dhe në
antikë këtë e bënin robërit, ndërsa në Mesjetë njerëzit e veçantë, shkruesit.

Dija e shprehur në këto shkrime ishte privilegj i më të pasurëve.


Johan Gutenbergu zbuloi më 1445. shtypshkronjën e parë.
Në fund të shek 15 në Evropë punonin mijëra shtypshkronja

Shtypja e shkrimeve ka mundësuar të zgjërohet rrjeti i njerzëve që mund të


shfrytëzojnë dijen dhe kjo quhet revolucioni i dytë informativ-komunikues.

Nga ajo kohë gjithëçka varet nga shkrimi.

Revolucioni i tretë informativ-komnikues është në një rrjedhë të plotë. Tani është


epoka e masmediave.
Numri i madh i teknologjive për të përcjellur informata radio, televizoni, kompjutori,
komunikimet satelitore. mundësojnë këmbimin informatave pavarësisht nga largësia.
Sot mund të shfrytëzohet dija nga gjithë bota duke i falenderuar multimedias –kompjutorit,
radio-televizionit, shtypit etj..
Dija është shumë e afërt.
Sot kërkohet dija informatike- njohja e teknologjive- për të mundur të shfrytëzohet
trashëgimia kulturore.
Njohja e anglishtes dhe e gjuhës së kompjutorit, është një mundësi më e madhe njeriun e
shek., 21.

Paradoksi informativ-komunikues

Paradoks (nga greqishtja. paradoxos - papritur)- dukuri e papritur.


Shoqëria e sotme disponon me me teknologji të zhvilluar të prodhimit, përpunimit dhe
shpërndarjes së informatës.

Në shoqëritë moderne:

Rritet numri i prodhimeve mediale me të cilat nuk janë të kënaqur shfrytëzuesit.


Numir i të painformuarëve po kështu rritet.
Ka prore e më shumë kërkesa për informim më të mire.
Pavarësisht ofertës së madhe me informata, pasataj teknologjive bashkëkohore për
komunikime, njerëzit janë prore e më pak të informuar dhe nuk dinë të komunikojnë.
Ky është paradoksi informativo-komunikues sot.
Ka prore e më shumë probleme të komunikimit për shkak të teknologjive , gjuhëve të
veçanata të komunikimeve
Është prore më e thellë ndarja ndërmjet ekspertëve dhe laikëve.
Njerëzit prore e më shumë përfëshihen në proceset e vendimmarrjes, por sa janë këto
vendime racionale kur ata nuk janë të informuar plotësisht..
Oferta e informative nuk është në pajtim me mundësitë e marrjes, të memories së njeriut

Literatura:
Altmann C. H. : Wie man frei spricht und seine Zuhörer fesselt, WEKA, 1982.
Birkenbihl V. : Kommunikationstraining, Goldmann, 1979.
Markin R. J. : Psychology of Consumer Behavior, Prentice-Hall, 1969.
Rüdenauer M. : Durchsetzungsvermögen in Besprechungen und Konfe -
renzen- Technik, Taktik, Psychologie, WEKA, Kissing, 1982.
Torttoriello T. R. , Blatt S. J. , DeWine S. : Communication in the Organization, McGraw-
Hill, 1978.
Von Thun S. : Psychologische Vorgange in der zëischenmenschlichen Kommunikation, u:
Kommunizieren lernen und umlernen, grupa autora, Westermann, 1987.
Watzlawick P. , Beavin J. H. , JacksonD. D. : Menschlliche Kommunikation Huber, 1974.
Woolfson Ch. : Theories of language originis, u Corner J. , Haëthorn J. ed. :
Communikation Studies
Tema:3

PREZANTMI
Vetë nocioni prezantim bart më vete më shumë kuptime, si, p.sh.: paraqitje, shfaqje, dhurim, ligjërim etj.

Prezantimi do të thotë diç që mund të shihet ose përcillet drejtpërdrejt, që është e pranishme, diç që i
paraqitet dikujt tjetër konkretisht.

Prezantimi mund të definohet si proces i organizuar dhe i planifikuar i transmetimit të përmbajtjeve


intelektuale nga prezantuesi tek auditori-recpecienti- dëgjuesi-shikuesi.

Kur themi proces i planifikuar, kemi parasysh qëllimet e definuara qartë dhe instrumentat e realizimit,
gjithë procesin dhe organizimin e marrëdhënieve prezantuese që nënkuptojnë një mori veprimesh të
ndërlidhura dhe të harmonizuara.

Prezantimi është komunikim i dyanshëm - interpersonal.

Megjithëse kryesisht rezultatet e prezantimit varen nga mënyra e paraqitjes, përkatsisht nga prezantuesi, mu
për shkak të natyrës interaktive të këtij procesi, auditori me reagimet e veta mund të nxisë apo destimulojë
sjelljen e preznatuesit, kështu të ndikojë edhe në rezultatet e prezantimit.

Detyrat e prezantuesit janë të shumëfishta. Janë të lidhura me një radhitje logjike dhe ato më kryesoret do
të ishin:

-Të përfitojë simpatinë e auditorit


-Të nxisë dhe të mbajë sa më shumë koncentrimin e auditorit
-Të krijojë një mirëkuptim ndërmjet vetes-prezantuesit dhe auditorit
-Të nxisë interesin e vazhdueshëm të auditorit për temën
-Të krijojë tek auditori një qëndrim pozitiv për temën
-Të krijojë dëshirën tek auditori që ato që i sugjerohen edhe vetë t’i praktikojë në veprimtari apo në jetën e
tij

Realizimi i detyrave të tilla, zhvillohet në procesin e komunikimit interpersonal. Procesi i komunikimit


interpersonal lehtë mund të njihet përmes modelit të komunikimit psikologjik ( Schulz von Thun 1987 )

Përgatitja dhe realizimi i prezantimit

Analisti i përmbajtjeve duhet të dijë, se si dhe në çfarë mënyre do ta prezantojë idenë, sepse kjo do të jetë e
rëndësishme sa edhe vetë ideja
(Kendall,1987).
Nuk është rast i rrallë që zgjidhjet e mira as nuk kuptohen dhe as nuk pranohen, sepse nuk prezantohen
mirë dhe në mënyrë përkatëse.

Përgatitja e prezantimit
Qëllimi i përgatitjes është i shumëfishtë. Dhe shkurt thënë, ai realizohet në raporte dhe shkallë të sigurisë,
energjisë (njerëzore) dhe racionalitetit.

Prezantuesi i përgatitur, në radhë të pare, tregon se ai është shumë i interesuar për auditorin, dëshmi kjo se
ai është prore afër tij. Përgatitja e mirë e paraqitjes është shprehja më e fortë e respektimit të auditorit nga
ana e prezantuesit.
Prezantuesi që është i vetëdijshëm për faktin se për të qenë i dëgjuar apo i shikuar duhet të shpenzojë
mund, duke përgatitur prezantimin, respekton edhe mundin e auditorit, i cilët është aty për të ndarë kohën
dhe për ta pëcjellur paraqitjen (emisionin...)

Përgatitja e prezantimit shton edhe një komponentë, atë të sigurisë. Duke qenë të përgatitur, pakësojmë
rastësinë se do të mund të gjendemi në pozitë të pavolitshme dhe të papritur.

Përmes përgatitjes së prezantimit, krijojmë rutinën dhe gjatë paraqitjes vetevetiu shumë gjëra rrjedhin dhe,
kështu truri ka mjaft energji të lirë për të krijuar shumë asociacione me të cilat pasurohet paraqitja.

Aspektin racional të përgatitjes e gjejmë në përvojën e të tjerëve para nesh, në punën e njejtë, veçmas në
fjalët e urta apo maksima të ndryshme. Në stilin: Mirë e menduar- e kryer përgjysmë; Kush e di rrugën, ai
nuk mbështillet; Njeriu i mençur nuk fillon t’i fryjë përpara se ta rregullojë fyllin; Ai që e di rrugën mirë,
nuk lodhet fare etj..

Për çfarë duhet pasur kujdes gjatë përgatitjes së prezantimit


Duhet pasur parasysh dhe duhet kushtuar vëmendje që në procesin e përgatitjes edhe këtyre çështjeve:
-strukturës së prezantimit
-përmbajtjes së prezantimit
-vetëvetës si prezantues
-mjeteve me të cilat do të bëhet prezantimi
-sallës dhe hapësirës së prezantimit

Struktura e prezantimit
Struktura themelore e prezantimit mund të ndahet në gjashtë etapa:
-hapja,
-përcaktimi i përmbajtjes për të cilën do të flitet,
-paraqitja,
-faktimi dhe animimi,
-përfundimi dhe,
-paralajmërimi për hapat e ardhshëm( Wilder, 1990 )

Hapja e prezantimit – në këtë fazë duhe të jemi në gjendje të sqarojmë qëllimin e paraqitjes me një ose më
së shumti dy fjali. Nëse nuk jemi në gjendje ta bëjmë këtë, atëherë neve nuk na është e qartë se për çfarë në
të vërtetë do të flasim dhe do të paraqitemi.

Përcaktimi i përmbajtjes – menjëherë pas përcaktimit të qëllimit të prezantimit, është e nevojshme të


paralajmërohen dy-tri çështje kryesore për të cilat do të flitet. Të flasësh për më shumë çështje, kjo ndikon
në mënyrë të paparashikueshme, mbase negativisht.

Paraqitja – secilën temë prezantimi duhet përgatitur mirë në mënyrë që paraqitja të japë sqarime
detajizuese. Gjatë kësaj, duhet pasur kujdes që e tëra të paraqitet me zë, demonstrim, përfëshirje aktive të
auditorit dhe zgjidhje të problemeve.

Faktizimi dhe animimi – është shumë e rëndësishme që prezantimi të bëhet në mënyrë bindëse. Për këtë
shkak, është shumë e dobishme që në fazën përgatitore të hulumtohen-përpunohen rastet nga jeta, si
shembuj plotësues, me të cilët mund të ilustrohet përmbajtja e paraqitjes. Është shumë e vlefshme të keshë
rezervë edhe disa anekdota të lehta për temën që e trajton.

Përfundimi – që në fazën e përgatitjeve duhet të kemi kujdes që paraqitjen ta përfundojmë në mënyrë


përmbledhëse - për atë që kemi folur. Vetëm kështu mund auditori vetë të vërtetojë nëse e ka kuptuar atë që
është thelbësore, apo u ndihmojmë njerëzve të kuptojnë më lehtë atë që është thënë.
Orientimi - në fazën e përgatitjes duhet të gjemë mënyra që të paraljmërojmë hapin tjetër, çfarë do të bëhet
në të ardhmen, në mënyrë që caqet e prezantimit të mund edhe praktikisht të realizohen.

Dobia që na jep zbatimi i strukturës themelore të prezantimit është e shumëfishtë.


Shfrytëzimi i qasjes së tillë na jep mundësi që mbledhjen e planifikuar të fakteve për paraqitjen.
Në këtë proces të mbledhjes se fakteve, kemi mundësinë e seleksionimit të asaj që duhet në raport dhe
heqjen e asaj që është dytësore.

Struktura themelore e prezantimit na ndihmon në përgatitjen e mëtejme, por edhe në vetë paraqitjen.

Modelimi i strukturës së prezantimit na jep në fazën e përgatitjes mundësinë të eleminojmë të


panevojshmen, dhe të kursejmë kohën, sikur për vete po kështu edhe të auditorit.

Përmbajtja
Për temën që do ta paraqesim duhet të mbledhim shënime të besueshme.
Gjatë paraqitjes secili burim duhet të theksohet qart, në mëyrë që auditori të ketë mundësinë edhe vetë, po
qe i interesuar, ta vërtetojë.

Shënimet duhet të përgtiten mirë, qartë dhe thjeshtë.

Terminologjia me të cilën paraqitemi duhet të jetë e njohur për auditorin.

Është e domosdoshmne që të lidhet e panjohura me të njohurën, abstraktja me konkreten, përkatësisht të


përdoret anologjia.

Duhet të kemi kujdes që në përmbajtjet, të cilat i përgatisim për paraqitjen, numri i detajeve të jetë i
kufizuar në mënyrë precize.

Nëse prezantimi bëhet me shumë detaje të parëndësishme, atëherë paraqitja bëhet e lodhshme, bezditëse
dhe e paparashikueshme.

Gjatë paraqitjes, çështjet kryesore duhet të ndërlidhen në mënyrë të qartë, sepse kështu auditori çdo
moment ta ketë të qartë se “ku është”.

Përgatitja e vetëvetes për prezantim

Përgatitja e prezantuesit mund të ndahet në stadin e brendshëm dhe të jashtëm. Në stadin e brendshëm
bëjnë pjesë përgatija:
-psikike,
-fiziologjike dhe
-fizike.
Ndërsa në përgatitjen e jashtme bëjnë pjesë:
-pamja,
-sjellja në kohë dhe hapësirë dhe
-auditori.
Përgatitja psikike
Në përgatitjen psikike bënë pjesë në radhë të parë identifikimi i shkallës së brengosjes përpara paraqitjes
publike.

Në kontekstin e paraqitjes publike ekzistojnë shumë paragjykime. Ekzistojnë mite të ndryshme në


kontekstin e të folurit publik.

Sipas disa hulumtimeve, frika nga të folurit përpara grupit të njerëzve është një nga frikat më të mëdha që e
ndjejnë njerëzit ( LeBoeuf, 1991 )

Njohja e burimit të frikës në paraqitjen publike, në të folur veçmas, më shumë e njohur si tremë, mund të
kontribuojë për të përballuar më lehtë atë.

Fillimi i frikës është brengosja. Brengosja detyron prezantuesin të mendojë, të imagjinojë për problemet e
ardhshme, d.m.th., të cilat mund të paraqiten gjatë ndonjë prezantimi.

Brenga refelktohet me shqetësimin e shtuar dhe rëndimin e organizmit, dhe këtë organizmi e ndjen si një
sinjal kërcënues.

Në gjendje rreziku të organizmit, hormonet e stresit, të njohura si adrenalin dhe noradrenalin, rriten
dukshëm. Funksioni i tyre është të mobilizojë rezervat e sheqerit dhe të yndyrës, si dhe të bllokojë sinapset.

Nëse jemi të njoftuar se sinapset janë vende ku përcillen shqetësimet mendore nga një qendër mendore në
tjetrën, atëherë bllokimi i synapses është në fakt përjashtimi- pushimi i funksionit të trurit. Memorja dhe
mendimi logjik nuk funksionojnë.

Në gjendje treme grq. tremo- dridhem, frikohem, pason dështimi i trurit, pamundësia për t’u kujtuar, thjesht
ndodh bllokimi i trurit.

Si të përballohet frikapërpara paraqitjes publike?


Mbasi burimi i frikës është në brengosje, duhet provuar që t’u iket brengave. Në këtë kontekst, mund të
ndihmojnë rezultatet e hulumtimeve sipas të cilave, rreth 70 për qind e mendimeve të njerëzve për
probleme të ardhshme, nuk realizohen fare. D. m.th., mesatarisht rreth 30 për qind e asaj që njerëzit
mendojnë për të ardhmen, problemet e tyre, realizohen.

Më pak do të brengosemi për rezlutatin e prezantimit, nëse ushtrojmë situatat në të cilat do të veprojmë.

Rekomandimi tjetër për përballimin e frikës është sulmi në “folenë” e saj. Të bësh atë nga e cila
frikësohesh, atëherë kuptohet vepro në parimin:“Vdis me vdekje të sigurtë”.
Kjo do të thotë se duhet të ushtrohet prezantimi deri në masën sa të jemi të sigurtë në atë që do ta
paraqesim.

Frikamund të pakësohet nëse mbërrijmë të tallemi në llogarinë tonë.

Është shumë e rëndësishme të mendojmë pozitivisht, me optimizëm.

Njeriu shpesh do të bëhet ai që dëshiron të bëhet, ose do t’i ndodhë ajo që beson se do t’i ndodhë. (
Robbins, 1988)
Përgatitja fiziologjike
Përgatitja fiziologjike nënkupton zgjedhjen e kujdesshme të ushqimit dhe të pijeve një kohë të caktuar
përpara prezantimit.

Ushqimi i kujdesshëm ndihmon të ndihemi mirë në tërë organizmin dhe kjo pastaj do të ndikojë edhe në
disponimin e përgjithshëm gjatë prezantimit.

Nuk është e preferueshme që përpara prezantimit të, merret shumë ushqim apo që të konsumohen pije të
gazuara.

Përgatitja fizike
Përgatitja fizike po kështu është shumë e rëndësishme. Prezantimi kërkon përpos angazhim të madh
mendor, po kështu edhe fizik. Njeriu me kondicion të mirë fizik më lehtë e përballon ngarkesën fizike dhe
psikike.

Reagimi fizik jo vetëm që ndihmon kondicionin e mirë, por ai e liron njeriun nga ngarkesat e tepërta për
shkak të brengave të ndryshme.

Njeriu që ka kondicion të mirë fizik ka vetëbesim dhe lë mbresë më të mirë se sa njeriu që është i lodhur
dhe i pagjumë, sepse kjo hetohet edhe nga auditori.

Prezentuesi paraqet kondicionin e vet fizik me mënyrën e qëndrimit, të ecjes, shpejtësisë së reagimeve,
gjestikulimeve, të gjitha këto lënë mbresë tek auditori.

Pamja
Dukja, pamja e prezantuesit është faktor shumë i rëndësishëm, i cili krijon mbresë të madhe te auditori.

Mbresën tek auditori prezantuesi e krijon brenda disa sekondava të parë dhe mbresa mbetet pastaj pothuaj
prore deri në fund të paraqitjes.

Mbasi mbresa krijohet kryesisht në bazë të informatave të dukshme, gjithë ajo që duket duhet të përgatitet
kujdesshëm.

Mbathja, rrobat, higjiena personale, mënyra e qëndrmit, ecja, të gjitha këto flasin për ne.

Ai që duket mirë i përshkruhen edhe karakteristika të mira. Që grekët e vjetër e përdornin për pamjen e
bukur fjalën KALOSKAGATHOS që do të thotë bukur- mirë.

Pjesa më e rëndësishme e dukjes nuk qëndron vetëm në bukurinë e përgatitur, në ecje dhe sjellje, por edhe
në pamjen e fytyrës.

Hulumtimet kanë treguar se dukja miqësore e fytyrës shkakaton simpati në 55 për qind të rasteve, zëri
miqësor në 38 për qind të rasteve dhe vetëm në 7 për qind të rasteve përmbajtja e asaj që thuhet( Altmann).

Qeshja e sinqertë është “veshja” më e mirë që ndihmon edhe në dukjen më të mirë të prezantuesit.
Sjellja në kohë dhe hapësirë
Sjellja në kohë dhe hapësirë duhet që më parë të parashihet dhe planifikohet.

Marrëdhënia e mirë me auditorin mbërrihet kur ne e respektojmë kohën e atyre që kanë ardhur në paaqitjen
tonë. Për këtë shkak është shumë e dobishme të përcaktohet koha e prezantimit dhe të pëfundohet diç më
herët.

Kur është fjala për shfrytëzimin e hapësirës, duhet pasur kujdes në radhë të parë të mos i kthehet shpina
auditorit dhe fytyra sa më shumë të jetë e mundur kthehet nga ai. Me shikim të përcillen vazhdimisht
reagimet e auditorit.

Duhet të kapërcehen barrierat fizike ndërmjet vetes dhe auditorit dhe është shumë e rëndësishme, gjatë
paraqitjes të “hyhet” në auditor, sepse kështu bëhet e mundur “shkrirja” apo jipet sinjali se nuk ekziston
ndonjë barierë ndërmjet aytre dhe prezantuesit.

Auditori
Auditori është masa, së cilës i është dedikuar prezantimit dhe ai në fund të fundit, është gjykuesi i fundit që
vlerëson nëse në tërësi paraqitja ishte apo jo e sukseshme.

Në secilën paraqitje duhet të nisemi nga nevojat apo kërkesat e auditorit.

Auditori ynë dallon për shumë veçori. Është e mundur që auditori të jetë vetëm femra, meshkuj, apo të jetë
i përzier dhe parqitja bëhet varësisht edhe nga këta elementë.

Mosha mund të jetë heterogjene apo homogjene.

Ndër karakteristikat e rëndësishme të auditorit hyjnë edhe numri, shkalla e arsimimit të auditorit, profesioni
etj.

Për prezantuesin është shumë e rëndësishme t’i dije të gjitha këto, në mënyrë që secilës strukturë t’i
përshtetet varësisht nga rethanat.

Më esenciale është të dihet se çfarë pret auditori nga prezantuesi, çfarë do presë së paku shumica, çfarë
dobie kanë ata nga ky prezantim.

Secili prezantues duhet të jetë në gjendje “të jetojë” me rolin që ka auditori i tij.

Secili anëtar i auditorit veten e mendon si të rëndësishëm dhe të meritueshëm për t’u respektuar. Të gjithë
kërkojnë t’u flitet në funksion të kërkesave të tyre.

Secili recepcient shtron pyetjen nëse nga pjesëmarrja në një emission - tubim të tillë do të ketë ndonjë dobi
konkrete, dhe çfarë ai duhet të bëjë për të arritur sa më parë këtë qëllim ( Lidstone,1985 )

Secili prezantues duhet ta dijë se auditori përbëhet nga indidividët, të cilët ndryshojnë shumë në mënyrën e
marrjes dhe të procesimit të informatës.

Disa respecientë-pjesëmarrës, kanë prirje më të madhe vizuele, dhe për të tillët më shuëm luan rol
fotografia, pamja, ngjyra, vizatimi dhe të tjerët mund të kenë prirje auditive, të cilët më me andje duan të
dëgjojnë çfarë u thuhet. Ka edhe një gurp të tretë, i cili preferon marrjen e informatës në rrugë kinetike,
përmes mjeteve të ndryshme manipuluese, shkrimit, inkuadrimit personal në demonstrim të temës etj.
Auditori zakonisht është heterogjen për nga cilësitë e personaliteteve. Është shumë e rëndësishme të dihet
se cilat prej personaliteteve paraqiten në prezantim dhe si të veprohet me ta. ( Rock-Evans,1987 )

Ka pjesëmarrës që janë konfliktuoz, ngucakeq. Me ata prezatuesi duhet të jetë i qetë dhe të bëjë përpjekje
që përgjigjet t’u jipen nga auditori, edhe në rastet kur kerkohet për t’iu kundërvënë.

Ka pjesëmarrës që janë shumë konstruktivë dhe ata duhet lejuar që pikëpamjet e tyre t’i zhvillojnë deri në
fund. Ata duhet të inkuadrohen më shumë në diskutime.

Në secilin auditor ka njerëz, të cilët mendojnë se janë të gjithëdijshëm. Nga pjesëmarrësit po kështu
kërkohet ndihma që ata të japin përgjigje në diskutimet apo pyetjet e tyre.

Kur janë në pyetje ata që flasin shumë, ata duhet të ndërpriten, por me një dozë të theksuar takti dhe po
kështu duhet kufizuar kohën e diskutimeve.

Disa pjesëmarrës janë shumë të marrshëm (turpshëm) dhe atyre duhet bërë pyejte të lehta dhe të
drejtpërdrejta, konkrete. Të provohet të nxitet vetëbesimi tek ata.

Në auditor mund të gjenden edhe njerëz që nuk janë komunikues. Ata mund të përfitohen duke vlerësuar
dijen dhe përvojen e tyre.

Në prezantuesit që nuk kanë përvojë të duhur mund të ndikojnë shumë negativisht pjesëmarrësit, të cilët
nuk janë të interesuar, apo janë inferiorë. Është e dobishme që për ata të shfaqet interesim për profesionin e
tyre dhe të jipen shembuj nga veprimtaria e tyre.

Nëse në auditor ka një “problematikë të madh”, duhet ikur kritikës pavarësisht nëse qëndrimet e tij nuk janë
të përmbajtshme.

Në auditor mund të gjendet edhe pjesëmarrësi që prore pyet diçka. Pyetjet e tij është mirë t’i kthehen
auditorit, që ata të japin përgjigje për problemt që i shtron.

Mjetet e prezantimit
Gjatë prezantimit përdoren materiale të ndryshme, që japin përmbajtje në kontekstin e temës kryesore

Ato ndikojnë:
-Të kuptohet më mirë tema për të cilën flitet
-Të mbahet në mendje më leht
-Të krijohet një imazh më i mirë për preznatuesin

Të gjithë këto e bëjnë preznatimin më dinamik, interesant dhe njëkohësisht bëjnë të mundur që më lehtë të
kapërcehet ndonjë lëshim i vogël.

Salla – hapësira ku bëhet prezantimi


Secilit prezantues i rekomandohet që përapra paraqitjes të shohë sallën, lokalin vendin, ku do të punojë.

Gjatë kësaj qasjeje paraprake, duhet kushtuar veçmas kujdes, në :

- pozitën e orendive
- burimin e dritës
-burimin e rrymës elektrike
-në ventilim dhe nxehje
- në pozitën e vetë prezantuesit dhe paisjeve që i përdorë
-në pozitën e derës, daljeve

Njohja dhe verifikimi i këtyre faktorëve mundëson një organizim më të mirë të prezantimit, zvogëlon
rastësinë dhe gabimet teknike dhe e bënë më të sigurtë prezantuesin në paraqitjen e tij

Realizimi i prezantimit
Realizmi i prezantimit është një rast i vërtetë dhe i rrallë në të cilin shpaguhet gjithë mundi i bërë në
përgatitjen e tij

Realizimi i prezantimit më së shpeshti ndahet në tri pjesë:

- hapja e prezantimit
- paraqitja e prezantimit
-përfundimi i prezantimit

Hapja – fillimi i prezantimit


Qëllimet e prezantimit në këtë fazë të zbatimit të paraqitjes janë:
-të fitojë simpatinë e auditorit për veten si kryesori në paraqitje
-të rrisë interesimin për temën që e trajton

Është shumë e rëndësishme, mbase edhe vendimtare, që të fitohet simpatia e auditorit. Mbresat e para që lë
prezantuesi tek auditori barten gjatë gjithë paraqitjes.

Nëse brenda disa sekondave të parë do të lëmë mbresë tek auditori duke fituar edhe simaptinë e tij,
kureshtjen, atëherë edhe përmbajtja do të jetë e pranuar në atë mënyrë.

Mbresat e para për prezantuesin nga auditori krijohen jo nga të folurit, por nga mënyra e komunikimit
joverbal të prezantuesit.

Duhet pasur parasysh (veçmas tek shqiptarët) se njerzit më parë shohin se sa dëgjojnë.

Pamja jonë, gjestet, mënyra e qëndrimit, mimika, duhet të jenë në funksion të dëshmimit të respektit për
auditorin, një mesazh për interaksion, siguri dhe shenjë për angazhim.

Prezantuesi në pjesën e të folurit simpatinë e përfiton me ngjyrën e zërit, maturinë në shpejtësinë e të


folurit, paraqitjen e thejshtë, kujdesin për auditorin, shprehjen e falenderimit për praninë e tyre dhe
gatishmërinë për të qenë edhe ata aktivë në prezantim.

Mbasi të fitojmë simpatinë e auditorit për vete si kryesori (prezantues) duhet të nixisim kurreshtjen edhe
për temën.

Nxitja e interesimit është e lidhur edhe me faktin se sa do të kenë pjesëmarrësit përfitime nga ajo temë, në
kuptim se sa ajo do t’u shërbejë atyre.

Prandaj, zakonisht bëhen përpjekje që temat të jenë sa më aktuale qoftë kulturore, politike, shoqërore, të
biznesit etj., duke theksuar modernitetin e saj dhe interesin e përgjithshmë për fushën e prezantimit.

Është shumë e rëndësishme nxitja e interesit të auditorit, që në hyrje të theksohet orientimi për atë se si do
të punohet dhe çfarë do të punohet.
Paraqitja e temës
Qëllime që duhet realizuar gjatë paraqitjes:

- të krijojë një mirëkuptim sa më të madh lidhur me përmbajtjen e paraqitur


-të nxisë dëshirën për zbatim praktik të asaj që paraqitet

Që të jetë i kuptueshëm prezantuesi duhet të jetë i arsyeshëm dhe i logjikshëm në paraqitjen e mendimeve.

Duke përdorur fakte konkrete po edhe indirekte, prezantuesi ndihmon në besueshmërinë dhe saktësinë e
asaj që thotë.

Simpatia e auditorit për të pranuar përmbajten e paraqitur, dëshira për të zbatuar atë praktikisht, bëhet duke
paraqitur përmbajtjet në frymë konkrete dhe për nevoja të auditorit.

Bindshmëria e paraqitjes është e lidhur ngusht me përgatitjen e prezantimit.

Është e kuptueshme se mund të shpjegojmë vetëm atë që edhe ne e kemi të qartë dhe mund të bindim dike
për diç vetëm nëse edhe vetë jemi të bindur për atë.

Gjatë prezantimit paraqiten pikëpamje të ndryshme dhe vërejtje nga auditori.


Prezantuesi duhet të jetë i gatshmë të përgjigjet në to dhe që më parë i përgatitur për këto përgjigje.

Nëse prezantuesi arrin të mbetet dhe të përgjigjet në pyetje të paraqitura, atëherë do të fitojë në
besueshmëri dhe respekt nga auditori.

Ndaj pyetjeve dhe vërejtjeve duhet të krijohet që më parë një qëndrim pozitiv. Sot ato duhet parë si interes
të auditorit dhe jo si një synim për ta shqetësuar prezantuesin.

Pyejtet dhe përgjigjet duhet dëgjuar aktivisht dhe me interesim.

Nëse nuk kemi ndonjë përgjigje të përgatitur, është e dobishme të bëjmë pyetje që të fitojmë kohë për të
menduar .

Përgjigjet e prezantuesit duhet të jenë të shkurtëra dhe të qarta.

Nëse nuk kemi një përgjigje të sigurtë, më mirë të pranohet se për atë çështje nuk kemi menduar më parë.

Përfundimi i prezantimit
Mbresa e fituar që në fillim të prezantimit për sjelljen e auditorit në procesin e prezantimit ndikon në
sjelljen edhe të auditorit gjatë tërë preznatimit. Përfundimi i prezatimit, nëse është realizuar në mënyrë të
kënaqshme, do të mbetet kohë të gjatë në kujtesën e auditorit. Për këtë shkak, mendohet se prezantuesi
duhet të jetë më i angazhuari dhe më i miri mu në fund të prezantimit( Lidstone, 1985 )

Si ta përfundojmë prezantimin? Në asnjë mënyrë sikur bëhet kjo në shumë rast nga prezantuesit, në stilin:
”Ja kjo ishte e tëra”.

Përfundimi i prezantimit duhet të jetë në rezimimin e përmbajtjes së paraqitur gjithnjë në kontekst të


nevojës së auditorit.

Është shumë e rëndësishme të jipen shkurt fare veçoritë kryesore që janë paraqitrur.
Nuk duhet harruar auditorin në fund duke i dhënë ndonjë shenj se çfarë duhet të bëjnë.

Rezimea

Në tekst shkruhet përgatitja dhe realizimi i prezantimit.

Në përgatitjen e prezantimit janë hulumtuar dhe shqyrtuar struktura e prezantimit, përmbajtja që paraqitet
dhe hapësira ku do të mbahet.

Sa i përket paraqitjes së prezantimit, përshkruhen qëllimet kryesore dhe mënyra e realizimit të tyre në fazën
e hapejs së prezantimit, gjatë realizimit dhe në fazën e përfundimit.

Literatura:

R. Ailes : You Are the Message, Dow Jones – Irwin, 1988.


P. Kendall : Introduction to Systems Analysis and Design,
Allyn and Bacon, 1987.
M. LeBoef : Imagination,Inspiration,Innovation, MVG, 1991.
J. Lidstone : Making Effective Presentations, Gro`er,1985.
J. May : Ho` to Make Effective Business Presentations and `in !,
McGra` - Hill,1983.
A.Robbins :Unlimited Po`er, Simon & Schuster,1988.
R.Rock-Evans :Analysis within the Systems Development Life-Cycle,
Pergamon Infotech , 1987.
C. Wilder :The Presentations Kit, John `iley & Sons,1990.

You might also like