You are on page 1of 44

Kultura Politike

Leksioni 4
Dr. Anjeza Xhaferaj
Permbajtja

A. Perkufizimi i Kultures Politike


B. Dimensionet e Kultures Politike
C. Ceshtje aktuale ne Kulturen Politike
A. Perkufizimi i Kultures Politike

Kultura:
Sociologet dhe antropologet vs. shkencave politike
‘Menyre jetese’ vs ‘qasje/sjellje’ (Way of life vs Attitude)

Ersson and Lane


A. Perkufizimi i Kultures Politike

Teorizimi mbi kulturen politike fillon me teorine klasike politike (p.sh.


Montesquieu, Tocqueville)

‘Kultura politike ne nje shoqeri konsiston ne sitemin e besimeve empirike,


simboleve te shprehura qarte (ekspresive) dhe vlerave qe
perkufizojne/percaktojne situaten ne te cilen aksioni politike ndodh’ (Verba
1969).

Ka te beje me sjellje bazike te njerezve ndaj politikes, politikave dhe njesise


politike (politics, policy and polity).
- Ne shekullin e 20te, studimi i kultures politike fillimisht u pa
brenda teorise se demokracise.
- Lidhja e kultures civike (qytetare) me konceptet e besimit (trust)
dhe rrjeteve sociale (social networks) i dha lindje teorise se
kapitalit social.
- Me integrimin e ‘politikes se re’ (mjedisi, feminizmi etj) koncepti
i kultures politike u zgjerua.
- Kultura si etnicitet apo fe shpesh perdor informacion historik,
ndersa kultura si orientim ndaj vlerave perdor te dhena nga
pyetesor/sondazhe (p.sh World Value Survey).
- Studimi i Kultures politike perfshin si analiza ne nivel mikro te
sjelljeve te njerezve ashtu edhe analiza ne nivel makro ne lidhje
me dallimet ndermjet vendeve te ndryshme. Dallimet brenda
vendeve eshte me i madh sesa ndermjet vendeve.
Kultura politike eshte teresia e sjelljeve, besimeve dhe ndjenjave
(sentimenteve) qe i japin rend dhe kuptueshmeri procesit politik dhe qe
ofrojne normat/pritshmerite dhe rregullat bazike/themeltare qe drejtojne
sjelljen ne nje sistem politik.

Perfshin si idealet politike ashtu edhe normat sipas te cilave funksionon


nje politi (entietet politike – shteti).

Kultura politike eshte manifestimi ne forme agregate i dimensioneve


psikologjike dhe subjektive te politikes.

Eshte produkt i historise kolektive dhe sistemit kolektiv dhe historive


jetesore te anetareve te atij sistemi, dhe per pasoje eshte i rrenjosur si ne
ngjarjet publike ashtu edhe eksperiencat private.
Kultura politike e nje kombi perfshin vetite e meposhtme:

Qendrimet ndaj autoritetit,


Besimet apo konceptimet rreth te vertetes
Nje metode logjike apo pragmatike per marrjen e vendimeve
Ndjenjat e simpatise, ftohjes, refuzimit, besimit apo mosbesimit
Nohurite dhe informacioni
Vlerat themelore
Qendrimet: nje orientim psikologjik ndaj objekteve politike, qe perfshin
shpesh konceptime normative se si duhet te jene gjerat

Qendrimet ndaj autoritetit:

Barazitare – njerezit jane relativisht te barabarte ne aftesine e tyre per te


marre role politike dhe per te bere gjykime politike

Autoritariste – disa njerez jane me te kualifikuar per te qeverisur se te


tjeret. Detyra e te tjereve eshte bindja e verber.

Respektuese - disa njerez jane me te kualifikuar per te zene role


udheheqese, por keta njerez kane nje detyrim per te qeverisur ne interesin
e pergjithshem dhe duhet t’u kerkohet lloari per rezultatet e qeverisjes se
tyre.
Socializmi politik ne lidhje me qasjen ndaj autoritetit:

Procesi me ane te te cilit perftohen dhe perhapen orientimet politike:


 Qendrimet perftohen ne nje nivel te larte qendrueshmerie mjaft heret
ne jete. Me t’u perftuar ato kane prirjen te zbatohen ne role te
ndryshme te nje personi – familjare, shoqeore, arsimore, profesionale
dhe politike.
 Qeveria e efektshme lyp qe orientimi ndaj autoritetit qe kerkon formati
kushtetues duhet “te perputhet” pak a shume me orientimin perkates
ne kulturen e atij kombi.
 Ne ato pjese te botes ku bindja e verber ndaj autoritetit eshte norme
shoqerore, njerezit mund ta kene te veshtire te pershtaten me idene
se duhet ta bejne qeverine pergjegjese per veprimet e saj politike.
P.sh. Procesi i shoqerizimit qe karakterizoi Evropen Lindore gjate me
shume se dyzet vjeteve te sundimit sovjetik e nderlikon konsolidimin e
demokracise.
Besimet – koncepte se si jane gjerat, cilat mund te jene te sakta dhe cilat jo.

Ideologjia – nje sistem i pergjithshem besimesh qe relativisht nuk pranon


pershtatje mbi bazen e informacioneve te reja.

Ideologjizmi – nje prirje per te marre vendime politike mbi bazen e


koherences se tyre me nje teresi parimesh.

Pragmatizmi – nje parim provo-dhe- gabo (trial and error) per marrjen e
vendimeve politike mbi bazen e rezultateve, pa marre parasysh parimet

Supozimet – qe mbeshtesin teorite shoqerore (si besimi ne tregun vete-


rregullues)
Pragmatik vs. Ideologjik:

-Pragmatik: Vendimarresit kur zgjedhin mes rrugeve alternative te politikes


publike, udhehiqen nga fakti nese keto vendime do funksionojne me
objektivin imediat ne baze prove: rregullime te vogla hap-pas hapi:
inkrementalizem

-Ideologjizmi: nuk jane te interesuar per rezultatin por me koherencen e


parimet.
Ndjenjat:
Simpatia – nje ndjenje perkatesie ndaj sistemit politik, te pasurit interes ne mbarevajtjen dhe
suksesin e sistemit, e dalluar nga nje prirje per ta konsideruar systemin si “ne” ne vend te “ata”.
Tjetersimi – ndjenje vecimi nga sistemi: interesat e sistemit jane te ndryshme nga ato
vetiake, e dalluar nga nje prirje per ta konsideruar sistemin si “ata”.
Lidhja emocionale me simbole te ndryshme politike.
Kur njerezit identifikohen me regjimin mendojne se kane nje interes personal per mireqenien
e tij, prandaj kane prirjen ta pranojne dhe ta mbeshtesin regjimin edhe kur disa zgjidhje politike
te vecanta bien ne kundershtim me interest apo preferencat e tyre.
Prirja e te identifikuarit me regjimin nenkupton mbeshtetje pozitive pervec pranimit pasiv te
nenkuptuar ne konceptin e legjitimitetit dhe manifestohet me shfaqje patriotizmi: SIMPATI per
SISTEMIN.
TJETERSIMI nga SISTEMI: shfaqet me mosbesim te theksuar ndaj zyrtareve te qeverise
dhe ata publike.
Shkermoqja e perandorive (psh. BRSS): Besnikerite e para politike (azerbajxhan, letoni,
lituani, estoni psh) jane mjaft te qendrueshme: sistemet qe krijojne ndjenjen e besnikerise tek
shtetasit e tyre perpara se njerezit te mobilizohen nga besnikerite konkurruese jane ne gjendje
te vendosin legjitimitet me te fuqishem.
Njohuria: njohje dhe informacion

Vlerat: perparesite dhe synimet (kur perkufizohen ne planin e objektivave


te vecanta, vlerat behen qendrime)
 Feja dhe te qenit fetar
 Vlera themelore qemund te percaktojne natyren e sistemit (liria,
barazia)

Shtresezimi shoqeror: kriteret sipas te cilave njerezit ndahen apo grupohen


ne nje shoqeri. Kriteret te tilla jane:
 klasa shoqerore-ekonomike
 Feja
 Etnia, rajoni
 Gjuha

Realiteti i specializmit apo ndarjes se punes sjellj ndryshime te


pashmangshme ne interesa dhe kendveshtrime mbi interesin publik:
ndarjet me baza klasore jane gjithmon te pranishme.
Vlerat (vazhd.):

Domethenia e ndarjeve klasore ne ndergjegjen e shtetasve ka prirjen te


zevendesohet nga domethenia e kritereve te tjera te ndarjeve, sidomos e
kritereve joekonomike: etnia, gjuha, kultura.
Klasa merr rendesi vetem kur kriteret simbolike nuk kane domethenie
politike (p.sh. Britani e Madhe eshte shembulli tipik i nje shoqerie te bazuar
ne klasa sepse rajonalizimi apo etnia nuk jane konsideruar si politikisht te
rendesishme).
Alfordi: politikat klasore me te qendrueshme, sepse konflikti ne lidhje me
ceshtjet e ndarjes se burimeve (kush merr dhe sa merr): sugjeron zgjidhje
kompromisi. POR kur ndarjet bazohen ne marrjen parasysh te gjuhes, fese
apo etnise, ceshtjet perqendrohen ne ceshtjet e te mires dhe te keqes, te
drejtes dhe te gabuares, te vertetes dhe te rremes, te cilat nuk paraqesin nje
pikepamje te mesme. Pra, POLITIKA e KLASAVE inkurajon ne menyre me
te efektshme zgjidhjen e ceshtjeve sesa politikat e rajonit, fese, etnise apo
gjuhes.
Vlerat (vazhd.)

Inglehart: zhvendosje nga vlerat materiale te lidhura me klasen drejt nje


perqendrimi tek vlerat “postmaterialiste”, jo-klasore, si ekologjia, te drejtat e
njeriut dhe lufta dhe paqja. Kjo kategori vlerash prodhon ato lloj problemesh
te pamatshme nga ana sasiore qe nuk cojne ne zgjidhje kompromisi: Eshte e
pritshme qe me rritjen e mbizoterimit te vlerave post-materialiste te rritet
intensiteti i konfliktit politik.
Ndarjet terthore dhe Ndarjet Grumbulluese: ndarjet terthore zbusin
konfliktin (njerezit qe ndahen rreth nje ceshtjeje bashkohen ne ceshtje te
tjera) vs. Ndarjet grumbulluese (njerezit jane te ndare ne te gjitha kategorite:
klasore dhe identitare) e rrisin konfliktin.
Ndarjet grumbulluese pjese e shoqerive te segmentuara, ku mes individeve
te segmenteve nenkulturore ka shume pak komunikim personal p.sh. Kanada,
Belgjike, Austri, Zvicer POR me i theksuar ne shoqerite ne zhvillim: kufijte
fisnore nuk pershtaten me kufijte artificiale kombetare te vendosur nga fuqite
koloniale.
B. Dimensionet e Kultures Politike
(1) E orientuar ndaj vlerave:

- 1. Mbeshtetje per institucionet politike


- 2. Post-materialism
- 3. Besime nderpersonal (Interpersonal trust) (shih Ersson and Lane 2008:
426-427)
- 4. Shekullarizimit (Secularization) (shih Ersson and Lane 2008: 428-
429)

(2) Etniciteti:
- 1. Teorite e Kombit
- 2. Racizmi
- 3. Multikulturalizmi

Dimensionet kryesore te Etnicitetit:


Gjuha dhe Rraca
B. Dimensionet e Kultures Politike

(3) Feja:

• Implikimet ne nivel mikro dhe Makro


• Feja e ndikon Politiken perms:
• Ndarjes brenda shoqerise
- Ndarjet ndermjet kulturave (fete si civilizim)

Me rritjen e fondamentalizmit, relevanca/rendesia e fese ne politike


eshte rritur
B. Dimensionet e Kultures Politike

(4) Tradita:

• Kultura e trasheguar prej te shkuares mund te kete rendesi te madhe


ne te tashmen (ndergjegja kolektive)

• Tipologjia e Elazar (1966): shih Lane and Ersson 2008: 433-436:


• Moralizmi (shoqeri civile e forte)
• Individualizmi
• Tradicionalizmi (shoqeri civile e dobet)
Daniel J. Elazar identifikoi tre lloje kulturash politike:

Kulturen individualiste: politika eshte nje treg ndermjet


individeve qe kerkojne te maksimizojne interesin e tyre personal,
me nje perfshirje minimale komuniare dhe kundershti ndaj
qeverise, dhe nivel i larte patronazhi (neopatrimonializmi)
Kulture moraliste – Qeveria shihet si e rendesishme ne
permiresimin e cilesise se jetes se njerezve;
Kulture tradicionale – Perpiqet te ruaje status quo-ne ne te cilen
elitat kane te gjithe pushtetin dhe nuk ka pritshmeri per
pjesemarrje te qytetareve.
C. Ceshtje aktuale ne Teorine e Kultures
Politike
Qe prej fillimit te viteve 2000 vemendja eshte fokusuar ne keto ceshtje:

(1) Kapitali social:

* Ka per synim te shpjegoje performance demkratike dhe institucionale


* Kapitali social qe lindi si pasoje e teorise se besimit (trust theory)
* Veshtiresi per te percaktuar kapitalin social ne menyre empirike, duke
qene se ka menyra te ndryshme per te matur besimin:
- Drejtperdrejte: vlera besimi nderpersonale
- Indirekte: Numri i shoqatave/organizatave (Occurrence of free
associations)
C. Ceshtje aktuale ne Teorine e Kultures
Politike
(2) Qyteterimet:

* Perplasaje qyteterimeve (Teza e Huntington)


* Integrimi i Emigranteve
* Kompakticiteti kulturor
C. Ceshtje aktuale ne Teorine e Kultures
Politike
(3) Barazia gjinore dhe homoseksualiteti

* Ndryshimet kulturore sollen vlerat post-materialiste


* Sjelljet ndaj barazise gjinore dhe pranueshmerise se homoseksualitetit
jane ngushtesisht te lidhura
* Carje te reja ne shoqerite post-moderne
Gabriel Almond dhe Sidney
Verba

The Civic Culture


The Civic Culture: Political Attitudes and Democracy in Five Nations
(1963):
•Ekzaminon sistemet demokratike ne SHBA, Gjermani, Meksike, Itali dhe
MB.
•Intervistuan rreth 1,000 individe ne secalin vend ne lidhje me pikepamjet e
tyre rreth qeverise dhe jetes politike.
•Kultura civike bazohet ne komunikimin dhe bindjen (persuasion), nje
culture konsensusi dhe diversiteti, nje culture qe lejon ndryshimin por e
moderon ate.
•Kultura politike eshte elementi qe lidh sjelljet e individeve me strukturen e
pergjithshme te sistemit politik.

Konsideruan rendesine qe i japin Italianet familjes si forcen kryesore qe e


kthen shoqerine ne ‘amorale’ dhe ‘perjashtuese’ , dhe kjo e pengon krijimin e
‘sensit te komunitetit dhe cultures civike’ qe eshte e domosdoshme per te
patur ‘nje demokraci efektive’.

Eshte kritikuar se nje-anshmeri ndaj sistemit Anglo-Amerikan: vetem SHBA


dhe MB kane kapacitetin per stabilitet afatgjate demokratik.
Pyetja Kryesore e Civic Culture ka te beje me persistencen e regjimeve
demokratike. Premisat baze te kerkimit ishin:

1)Nje faktro kyc per persistence e regjimeve demokratike eshte kultura


politike qe eshte kongruente me strukturen e regjimit.
2)Kultura politike e nje vendi rrjedh prej sjelljeve te qytetareve;
3)Sjelljet qe jane relevante per kulturen politike jane ato qe jane
perbrendesuar perms proceseve te socializimit dhe jane te thella dhe te
qendrueshme ne kohe. Zakonisht sjellje te tilla shihen si orientime vlerore.
4)Kultura politike eshte nje makro-fenomen.
5)Kultura politike e nje vendi duhet te ndertohet nga agregimi i mikro-te
dhenave.
6)Shperndarja e sjelljeve te rendesishme te sjelljeve te qytetareve
pershkruan operacionalizimin e cultures politike si nje makro-fenomen.
Kultura politike ndendahet ne kulture sistemi, kulture procesi dhe kulture
politikash (system culture, process culture and policy culture).

Almond (1980) e perkufizon kulturen e sistemit sipas Easton (1965, 1975)


si me poshte:
“Kultura e sistemit te nje kombi konsiston ne shperndarjen e
sjelljeve ndaj komunitetit kombetar, regjimit dhe autoriteteve, per te
perdorur formulimin e Easton. Kjo perfshin sensin e identitetit kombetar,
sjelljet ndaj legjitimitetit te regjimit dhe institucioneve te tij, dhe sjelljeve ndaj
legjitimitetit dhe efektivitetit te atyre qe jane ne pushtet.
Gabriel Almond dhe Sidney Verba ne The Civic Culture theksuan tre tipe te
pastra culture politike bazuar ne nivelin dhe llojin e pjesemarrjes politike dhe
natyren e sjelljes se njerezve ndaj politikes:
Parokiale – qytetaret jane shume pak te ndergjegjesuar per pranine e qeverise
qendrore, dhe e jetojne jeten e tyre pavaresisht vendimeve te marra nga shteti, jane te
distancuar dhe te pavetedijshem per fenomenin politike. Nuk kane as dije dhe as
interes ne politike. Kjo lloj culture politike pergjithesisht eshte ne perputhje me
strukturen politike tradicionale.
Subjekt – qytetaret jane ne dijeni/vetedijshem per qeverine qendrore dhe jane
subjekt i vendimeve te qeverise por kane pak mundesi per te kundershtuar. Individet
jane te ndergjegjshem per politiken, aktoret e saj dhe institucionet. Eshte e orientuar
drejt porlitikes, e megjithate eshte ne ‘rrymen e poshtme – downward flow’ te
politikes. Pergjithesisht ne perputhje me nje strukture te qenderzuar autoritariane.
Pjesemarrese – Qytetaret jane te afte te influencojne qeverine ne menyra te
ndryshme dhe jane ne te njejten kohe te ndikuar prej saj. Individi eshte i orientuar
drejt sistemit si i tere, si ndaj strukturave ashtu edhe proceseve politike dhe
administrative. Pergjithesisht ne perputhshmeri me strukturen politike demokratike.
Te treja keto lloj kulturash politike mund te kombinohen per te krijuar nje culture
civike, qe mikson elementet me te mire te seciles.
Huntington – Perplasja e qyteterimeve1993:

Ne boten e pas Luftes se Ftohte flamujte kane rendesi dhe po keshtu


edhe simbolet e tjera te identitetit kulturor, duke perfshire ketu kryqet,
gjysmehenat, dhe madje edhe shamite e kokes, sepse kultura ka
rendesi, dhe identiteti kulturor eshte ai c’ka ka me shume rendesi per
pjesen me te madhe te njerezve. Njerezit po zbulojne identitete te reja
dhe me shpesh identitete te vjetra dhe po marshojne nen flamuj te rinj
por shpesh te vjeter qe cojne ne luftra me armiq te rinj por me shpesh
te vjeter.

Kultura dhe identitetet kulturore, te cilat ne kuptimin me te gjere jane


identitete qyteterimesh, po formesojne modelet e kohezionit,
disintegrimit dhe konfliktet ne pas Lufen e Ftohte.
A MULTIPOLAR, MULTICIVILIZATIONAL WORLD

Ne pjesen me te madhe te ekzistences njerezore, kontaktet ndermjet qyteterimeve


kane qene te rralla ose inekzistente.
Me fillimi ne epokes modern, rreth 1500 A.D. politika boterore mori dy dimensione.
Per me shume se 400 vjet shtetet kombetare te perendimit: Britania, Franca,
Spanja, Austria, Prusia, Gjermania, ShBA krijuan nje system nderkombetar
multipolar Brenda civilizimit perendimor dhe ndervepruan, konkuruan dhe luftuan
luftra me njeri-tjetrin. Ne te njejten kohe Perendimi u zgjerua, pushtoi, kolonizoi dhe
influncoi te gjitha civilizimet e tjera.
Gjate Luftes se Ftohte, politika globale u be bipolare dhe bota u nda ne tre pjese:
Nje grup i vendeve kryesisht te pasura dhe shoqerive demokratike, te udhehequra
nga SHBA u angazhuan ne nje gare ideologjike, politike, ekonomike dhe me raste
edhe ushtarake me nje grup vendesh komunist deri diku me te varfera te
udhehequra nga Bashkimi Sovjetik. Pjesa me e madhe e konfliktit ndodhi ne vendet
e Botes se Trete, jashte ketyre dy kampeve te perbere prej vendesh qe shpesh ishin
te varfer, nuk kishin stabilitet politik, sapo kishin fituar pavaresine dhe kerkonin te
mos rreshtoheshin me njerin kamp apo tjetrin.
Ne fund te viteve 80-te komunizmi ra dhe :
•Ne boten e pas Luftes se Ftohte, dallimet me te rendesishme ndermjet
njerezve nuk jane ideologjike, politike apo ekonomike. Ato jane kulturore.
•Njerezit dhe kombet po perpiqen t’i japin pergjigje pyetjes me bazike qe
qenia njerezore mund te perballet: Kush jemi ne? Dhe ata po i japin pergjigje
ne menyre nme tradicionale qe qenia njerezore i ka dhene pergjigje, duke ju
referuar gjerave qe kane me shume rendesi per te.
•Njerezit e perkufizojne veten ne terma te prejardhjes, fese, gjuhes, historise,
vlerave, zakoneve dhe institucioneve. Ata identifikojne me grupet kulturore:
tribute, grupet etnike, komunitetet fetare, kombet dhe ne nivelin me te gjere:
civilizimet.
•Njerezit e perdorin politike jo vetem per te avancuar interest e tyre por edhe
per te perkufizuar identitetin e tyre: Ne e dime kush jemi vetem kur dime se
kush nuk jemi dhe shpesh vetem kur dime se kunder kujt jemi.
 Shtetet kombwtare mbeten aktoret kryesore ne arenen
nderkombetare. Sjellja e tyre formesohet si gjithmone nga rendja
pas pushtetit dhe pasurise, por formesohet gjithashtu edhe nga
preferencat kulturore, te perbashketat dhe dallimet.
 Grupimet me te rendesishme te shteteve nuk jane me tre blloqet e
Luftes se Ftohte por me se shumti 7 ose 8 civilizimet kryesore
boterore.
 Ne kete bote te re, politika lokale ka te beje me etnicitetin; politika
globale ka te beje me politiken e qyteterimeve. Rivaliteti i
superfuqive eshe zevendesuar me perplasjen e qyteterimeve.
 Ne boten e pas Luftes se ftohte, kultura eshte force ndarese dhe
bashkuese ne te njejten kohe.
 Njerezit e ndare nga ideologjia por te bashkuar nga kultura, behen bashke
si rasti i Gjermanise.
 Shoqerite e bashkuara nga ideologjia apo rrethanat historike por te ndara
nga qyteterimi ose zhbehen si rasti i Bashkimit Sovjetik, Jugosllavise apo
Bosnjes ose jane subjekt i shtrengesave te forta si psh Ukraina, Nigeria,
Sudani, India, SriLanka etj.
 Vendet me afinitet kulturor bashkepunojne se bashku ekonomikisht dhe
politikisht. Organizatat nderkombetare bazuar mbi shtete me kulture te
perbashket, si p.sh Bashkimi Europian jane shume me teper te
suksesshme sesa ato qe tentojne te kapercejne dallimet kulturore, prej
popullsive muslimane dhe ortodokse nga ana tjeter.
Dallimet me te medhe ne zhvillimin politik dhe ekonomik nder qyteterimet jane
qartesisht te rrenjosura ne dallimet kulturore:

Ekonomite e Azise Lindore ia dedikojne suksesin e tyre culture aziatiko-


lindore sikurse edhe veshtiresite e ketyre vendeve per te patur sisteme politike
demokratike te qendrueshme.
Kultura Islamike shpjegon ne nje mase te madhe deshtimin e demokracise .
Zhvillimet ne vendet post-komuniste ne Evropen Lindor dhe ish republikat e
Bashkimit Sovjetik jane formesuar nga identiteti qyteterimor. Ato me
prejardhje Kristian Perendimore jane duke progresuar drejt zhvillimit ekonomik
dhe demokracise; parashikimet per ekonomite dhe zhvillimet politike ne
vendet ortodokse jane te pasigurta; per republikat muslimane jane te keqija.
 Bota e pas Luftes se Ftohte eshte nje bote e 7 apo 8 qyteterimesh
kryesore.
 Vendet me te rendesishme ne bote vijne nga qyteterime te ndryshme.
 Konfliktet locale qe me shume gjasa do te pershkallezohen ne luftra me te
medha jane ato mes grupesh dhe shtetesh qe u perkasin qyteterimeve te
ndryshme.
 Pushteti po zhvendoset nga Perendimi predominues drejt qyteterimeve jo-
Perendimore. Politika globale eshte bere multipolare dhe multi-
qyteterimore.
Iluzioni i harmonise ne fund te luftes se ftohte u shkermoq per shkak te:
Rritjes se konflikteve etnike dhe ‘spastrimit etnik’
Renies se rendit dhe ligjit
Shfaqjes se aleancave dhe konflikteve te reja mes shtetesh
Rishfaqjes se levizjeve neo-komuniste dhe neo-fashiste
Intensifikimit te fondamentalizmit fetar
Fundit te diplomacise se “buzeqeshjeve” dhe “politike se PO-se” ne
marredheniet e Rusise me Perendimin
Paaftesise se Kombeve te Bashkuara dhe SHBA-ve per te shtypur
konfliktet locale te pergjakshme
Rritjes se rolit te Kines.
 Njerezit gjithmone jane tunduar t’i ndjane popujt ne Ne dhe Ata, ata qe
jane brenda grupit dhe ata qe jane jashte tij: civilizimi yne dhe civilizimi i
barbareve.
 Studjuesit e kane analizuar boten ne terma te Orientit dhe Oksidentit,
Veriut dhe Jugut, qendres dhe periferise.
 Muslimanet tradicionalisht e kane ndare boten ne Dar al-Islam dhe Dar al
– Harb, shtepia e luftes dhe shtepia e paqes.
 Ky dallim eshte reflektuar ne fund te luftes se Ftohte nga studjuesit
Amerikane te cilet e ndane boten ne “zone paqeje” dhe “zone trazirash”.
E para perfshinte Perendimin dhe Japonine me rreth 15% te popullsise
boterore, e dyta gjithcka tjeter.
 Ndarja me e zakonshme eshte mes vendeve te pasura (modern, te
zhvilluara) dhe vendeve te varfra (tradicionale, te nenzhvilluara ose ne
zhvillim).
 Historikisht ndarja ekonomike eshte e lidhur me ate kulturore:
Perendimi i pasur modern dhe Lindja ne zhvillim.
Identiteti i qyteterimeve do te marr gjithmone e me teper rendesi dhe bota
do te formesohet ne nje mase te madhe nga nderveprimet ndermjet 7 ose
8 qyteterimeve kryesore:

Western,
Confucian,
Japanese,
Islamic,
Hindu,
Slavic-Orthodox,
Latin American and possibly
African civilization.

Konfliktet me te rendesishme ne te ardhmen do te ndodhin nder kufijte


kulturore qe ndajne keto civilizime nga njeri-tjetri.
Se pari, dallimet nder qyteterimet jane jo vetem te verteta; ato jane
bazike:
Qyteterimet dallojne nga njeri-tjetri nga historia, gjuha, kultura,
traditat dhe c’ka eshte me e rendesishme nga feja.
Njerezit e civilizimeve te ndryshme kane pikepamje te ndryshme ne
raportin mes Zotit dhe Njeriut, individit dhe grupit, qytetarit dhe
shtetit, prinderve dhe femijeve, burrit dhe gruas, sikurse dhe
pikepamje te ndryshme ne lidhje me rendesine e te drejtave dhe
pergjegjesive, lirise dhe autoritetit, barazise dhe hierarkise. Keto
dallime jane produkt i shekujve dhe nuk do te zhduken ne te ardhmen
e afert.
Keto allime jane shume me fondamentale se dallimet ndermjet
regjimeve dhe idelogjive politike. Dallimet jo domosdoshmerisht
nenkuptojne konflikt, dhe konflikti jo domosdoshmerisht do te thote
dhune. Megjithate pergjate shekujve, dallimet ndermjet qyteterimeve
kane gjeneruar konfliktet me te sterzgjatura dhe me te dhunshme.
Se dyti, bota po kthehet ne nje vend te vogel:
Nderveprimet ndermjet njerezve te kulturave te ndryshme jane duke
u rritur gjithmone e me shume; keto nderveprimet ne rritje
intensifikojne ndergjegjesimin e qyteterimeve dhe ndergjegjesimin per
dallimet ndermjet qyteterimeve dhe te perbashketave ndermjet tyre.
Emigracioni i Afrikes se Jugut ne France prodhoi armiqesi nder
francezet dhe ne te njejten kohe permiresoi perceptimin e ‘te mireve’
polake europian katolik. Amerikanet reagojne shume me negativisht
ndaj investimeve Japoneze sesa nga investime shume me te medha
prej Kanadase dhe vendeve Europiane.
Sikurse ka thene edhe Donald Horowitz, “Nje Ibo mund te jete…
nje Owerri Ibo ose nje Onitsha Ibo ne ate cka eshte rajoni Lindor i
Nigerise. Ne Lagos, ai eshte thjesht nje Ibo. Ne Londer eshte nje
Nigerian. Ne New York eshte nje Afrikan.
Nderveprimi nder njerezit e qyteterimeve te ndryshme rrit dallimet
dhe armiqesite qe shtrihen ose mendohet te shtrihen thelle ne histori.
Se treti, proceset e modernizimit ekonomik dhe ndryshimit social
ne te gjithe boten jane duke i ndare njerezit nga identitetet lokale:
ato dobesojne shtetin kombetar si burim identiteti. Ne pjesen me te
madhe te botes, feja po e mbush kete boshllke, shpesh ne formen e
levizjeve qe jane etiketuar si “fondamentaliste”. Levizje te tilla
gjenden ne Kristianitetin Perendimor, Judaizem, Budizem,
Hinduizem dhe Islam.
Ne pjesen me te madhe te vendeve dhe pjesen me te madhe te feve
njerezit e angazhuar ne levizjet fondamentaliste jane te rinj, te mire-
arsimuar, teknike qe i perkasin klases se mesme, profesioniste dhe
nga bota e biznesit. ‘De-laicizimi i botes eshte nje faktet sociale me
dominuese ne jeten e fund-shekullit te 20-te” (George Weigel).
Ringjalla e fese, “la revanche de Dieu” (Gilles Kepel) ofron bazen
per identitet dhe perkushtim qe kapercen kufijte kombetar dhe
bashkon qyteterimet.
Se katerti, rritja e ndergjegjesimit per perkatesine ne nje qyteterim te
caktuar vjen prej roli te dyfishte te Perendimit:
Kthimi drejt rrenjeve po ndodh ne qyteterimet jo-Perendimore.
Gjithmone e me shpesh po degjohet per nje “Azianizim” te Japonise, “Hinduizim”
te Indise, deshtim te ideve Perendimore te socializmit dhe nacionalizmit dhe “ri-
Islamizimin” e Lindjes e Mesme dhe tashme per debatin mbi Perendimirizimin
(Westernization) vs. Rusifikimin (Russianization) ne vendin e Boris Yeltsin.
Perendimi ne kulm te pushtetit te ij, perballet me boten jo-Perendimore qe
gjithmone e me shume shfaq deshiren, vullnetin dhe burimet per ta formesuar boten
ne nje menyre jo-Perendimore.
Ne te shkuaren, elitat e shqerive jo-Perendimore ishin zakonisht njerezit e
arsimuar ne Oksfort, Sorbonne apo Sandhurst dhe kishin absorbuar qasjen dhe
vlerat e Perendimit. Paralelisht, popullsia ne vendet jo-Perendimore mbetej e zhytur
ne kulturen vendase. Tashme keto marredhenie jane permbysur. Ka ndodhur nje
de-Perendimizim dhe indigjenizim i elitave ne shume vende jo-Perendimore, ne te
njejten kohe qe kulturat, stilet dhe zakonet perendimore, zakonisht ato amerikane po
behen gjithmone e me popullore tek masa e popullsise.
Se pesti, karakteristikat kulturore dhe dallimet jane me pak te
ndryshueshme e per pasoje, me pak te negociueshme dhe te zgjidhsshme
sesa dallimet politike dhe ekonomike:
Ne ish BRSS, komunistet mund te behen democrat, te pasurit mund te
behen te varfer dhe te varfrit te pasur, por Ruset nuk mund te behen
Estoneze dhe Azeret nuk mund te behen Armene.
Ne konfliktet klasore dhe ideologjike, pyetja kryesore eshte “Ne cilen ane
je?” dhe njerezit mund te zgjidhnin dhe kane zgjedhur ane dhe kane
ndryshuar ane. Ne konfliktet ndermjet qyteterimeve, pyetja eshte “Cfare/kush
je ti?” Kjo eshte nje e dhene qe nuk mund te ndryshohet. Dhe sic e dim, nga
Bosnja ne Kaukaz ne Sudan, pergjigja e gabuar ndaj kesaj pyetjeje mund te
thote nje plumb ne koke.
Feja diskriminon me shume se sa etniciteti. Nje person mund te jete gjysem
Francez dhe gjysem Arab dhe ne te njejten kohe te kete nenshtetesine e te
dy vendeve. Eshte me e veshtire te jesh gjysem Katolik dhe gjysem
Musliman.
Se gjashti, rajonalizmi ekonomik po rritet:.
Rendesia e blloqeve ekonomike me shume gjasa do te vazhdoje te rritet
ne te ardhmen. Nga njera ane, rajonalizmi i suksesshem ekonomik do te
perforcoje ndergjegjesimin e qyteterimeve. Nga ana tjeter, rajonalizmi
ekonomik mund te kete sukses vetem kur eshte i rrenjosur ne qyteterimin e
perbashket.
Komuniteti Europian qendron mbi themelet e perbashketa te kultures
Europiane dhe Kristianizmit Perendimor. Suksesi i NAFTAs (North America
Free Trade Area) eshte ne varesi te konvergjences se kulturave
Meksikane, Kanadeze dhe Amerikane.
Japonia per kontrast perballet me veshtiresi ne krijimin e entitetve
ekonomike te krahasueshme ne Azine Lindore sepse Japoni eshte nje
shoqeri dhe qyteterim unik ne vetvete. Megjithate sado te forta te jene
lidhjet tregtare dhe te investimeve te Japonise me vendet e Azise Lindore,
dallimet e saj kulturore me keto vende kufizojne dhe ndoshta ndalojne
promovimin e integrimit ekonomik si ai qe ndodh ne Evrope dhe Ameriken
Veriore.

You might also like