You are on page 1of 14

Sistemet Politike

Krahasuese, Ushtrime
KOLEGJI UNIVERSITAR VICTORY,
PRISHTINË.
ASISTENT: MR. GËZIM SELACI
gezimselaci@yahoo.com
1 Politika
 Çështje të rëndësishme në jetën e shoqërive:
Çfarë vendime merren, Si merren ato, Kush i
MERR dhe kush NDIKON vendimmarrjen.
 POLITIKA: Veprimtari njerëzore e marrjes së
vendimeve PUBLIKE dhe AUTORITATIVE.
Publike, ngase ka të bëjë me tërë shoqërinë.
Autoritative, ngase qeveria e cila merr vendime të
tilla është e pajisur me autoritet (dhe legjitimitet)
për t'i bërë ato vendime të detyrueshme (dmth. t'i
saknsionojë individët që nuk u binden atyre.)
 Veprimtari që synon
të MARRË (dhe ta
ruajë) PUSHTETIN
për të marrë vendime
të tilla dhe për të
USHTRUAR këtë
pushtet.
 KONFLIKT dhe
GARË për pushtet
dhe për përdorim të
tij.
1.2 Politika Krahasuese (PK)
 PK është njëra ndër tre degët e shkencës politike.
PK merret me çështje empirike, ndërveprim PËRBRENDA sistemeve politike,
Teoria politike merret me çështje normative dhe teorike (psh. barazia,
demokracia),
Marrëdhëniet ndërkombëtare merren me ndërveprim NDËRMJET
sistemeve politike.
 Psh.lufta:
PK zbulon cila parti është në qeveri dhe pse ka votuar në favor të intervenimit
ushtarak, cili lloj i zonave zgjedhore e ka mbështetur këtë parti, sa i madh
ka qenë ndikimi i industrisë së armëve në politikën e jashtme apo atë
tregtare, etj.
MN analizon luftërat ndërmjet kombeve/shteteve.
 Dallimi në mes këtyre tre disiplinave nuk është aq i prerë. Në saje
të globalizmit dhe ndërvarësisë që po shtohet si dhe proceseve
shkrirëse ndërmjet shteteve, PK dhe MN po bashkohen në një
disiplinë.
 KP është shkencë empirike që kryesisht studion politikën e
brendshme. Ajo studion shtetin (ku qëndron sovraniteti):
çështjen e pushtetit në mesin e grupeve, organizimin
institucional të sistemeve politike dhe vendimet autoritative që
prekin tërë bashkësinë.
 Lënda do të marrë qasje analitike, ashtu që kombinon
SUBSTANCËN empirike dhe METODËN.
Substanca - studimi i shteteve/rajoneve dhe i sistemeve politike, aktorëve
dhe proceseve të tyre; sistemeve kombëtare politike; sistemeve nën-
kombëtare; njësive mbi-kombëtare; elementeve të veçanta të sistemit
politik.
Metoda - të identifikojë dhe shpjegojë dallimet e ngjashmëritë ndërmjet
rasteve të studimit (shih.substanca) në bazë të rregullave të themeluara
dhe standardeve të analizës krahasuese duke përdorë konceptet që janë
të aplikueshëm në më shumë se një rast studimi.
Qëllimet e PK Fig. Sistemi politik
 a) të PËRSHKRUAJË (duke
krijuar klasifikime dhe
tipologji) dallimet dhe
ngjashmëritë ndërmjet
sistemeve politike dhe
tipareve të tyre,
 b) të SHPJEGOJË këto
dallime (duke dhënë
shpjegime që janë ligje), Kërkesat, pritshmëritë dhe mbështetja i
 c) të PARASHIKOJË cilët qasen sistmit politik, para se ato të
procesohen brenda sistemit politik gjatë të
faktorë mund të shkaktojnë ashtuquajturit procesit të konvertimit dhe të
efekte të ngjashme apo të bëhen vendime të detyruara për tërë
ndryshme në raste të shoqërinë në formë të ligjit dhe neneve. Më
ndryshme studimi. pas, këto nene dhe ligje krijojnë reagim
brenda shoqërisë dhe prapaveprim dhe,
përsëri, në kërkesën dhe mbështetjen.
2. Evoluimi i PK
KP paramoderne
 Spekulative, normative dhe anektodale. Kufijt me
filozofine, jurisprudencen dhe historine nuk ishin
definuar qarte.
 Machiavelli, Montesquieu dhe Tocqueville ishin shume
afer themelimit te nje shkence krahasuese politike.
 Pershkruheshin rendet politike (polity) dhe jo politikat
(policy). Qellimi kryesor i ketyre analizave ishte te
behen klasifikime dhe tipologji. Shume shpesh keto
klasifikime merrnin per baze modelet evoluuese (te
nxjera nga Darvinizmi), si psh. dhe Marx (metoda
dielantike e nxjere nga Hegel).
PK në modernitet*
 Krijohen diciplinat e ndara: sociologjia dhe shkenca poliltike.
Teorite e evolucionit braktisen dhe teoria e praktika ndahen.
Politika mendohet se ndjek logjiken e saj, te ndryshme nga
logjikat e shkencave tjera.
 Tre parime te perbashketa per te gjithe mendimtaret e
modernizmit:
a) Historia nuk eshte identike me evolucionin (Nuk ka 'telos', pike finale
tek e cila evolucioni synon),
b) Teoria dhe praktika jane te ndara (Shkencetari nuk obligohet te veproje
ne politike, sic ishte akoma rasti me Marx dhe Engels. Nuk ka shprese
per 'mbretin foilozof' qe e kombinon dijen dhe veprimin politik.)
c) Shkenca udhehiqet nga teoria (Shkenca e zhveshur nga vlerat duhet te
jete krahasuese dhe e udhehequr nga teoria, jo vetem njehsim dhe
tipologji e institucioneve.) (Qellimi kryesor i KP nuk ështl të krahasojë,
por të shpjegojë.)
[*modernitet=afersisht mesi i shek.19. Tipar definimi: teori vertet shkencore qe mund te provohet ne menyre empirike.]
 Nga tipologjite dhe klasifikimet e trendeve politike, KP u drejtua
nga analiza e politikes (politics) dhe politikave (policies).
Tipologjitë në shkencat shoqërore krahasuese: Tipat historikë: Compte,
epokat: teologjike, metafizike, pozitiviste. Engels: shoqëritë: komuniste
fillestare, shfrytëzuese (skllavëria, feudalizmi, kapitalizmi), komunizmi.
Tipat teorikë: Weber, sundimet: tradicional, karizmatik dhe racional.
 Teoritë, përmbajtja dhe metodat e KP janë ndikuar nga ngjarjet
politike. Modernizimi, dekolonizimi, tranzicioni në demokraci
ndikoi te KP. Posapërisht pas LB2 kishte një interesim të ri për
institucionet, grupet dhe lëvizjet e jashtme. Shtetet e përkhrahjes
sociale pas LB2 kishte një ndikim në lëvizjen e KP nga
institucionet te politikat dhe ndikimin e tyre në shoqëri.
PK në post-modernizëm
 Post-modernizmi e vë në dyshim idenë e
ekzistimit të 'fakteve shoqërore', duke thënë
ato janë në fakt konstrukte shoqërore.
Termi ‘konstrukt shoqëror’ emërton nocione dhe
entitete konvencionale të krijuara nga njerëzit në
një kontekst të caktuar kulturor dhe shoqëror dhe
që ekzistojnë ngaqë njerëzit besojnë se ekzistojnë
dhe funksionojnë në saje të marrëveshjes së tyre
për t’u sjellë sikur të ekzistonin ato.
3. Qasjet teorike në PK
 Pozitivizmi dhe konstruktivizmi janë  KONSTRUKTIVIZMI nuk pretendon
qasjet kryesore të cilat gjenerojnë teoritë se ka një dallim aq të madh në mes
politike. Të dyjat bëjnë kontribut të fakteve dhe vlerave, por faktet i
rëndësishëm... konsideron si shoqërisht të krijuara apo të
 POZITIVIZMI është qasja mbizotëruese konstruktuara.
në shkencat politike, si dhe në KP.  Prandaj, një hulumtues nuk mund të
 Bën një dallim në mes fakteve dhe qëndrojë aq jashtë dukurisë politike si një
vlerave. vëzhgues objektiv, por deri në një masë
 Kjo qasje supozon se dukuritë shoqërore imponon të kuptuarit shoqëror dhe
janë FAKTE shoqërore të cilat mund të kulturor të tij/saj mbi dukuritë që
studiohen pak a shumë në të njëjtën vëzhgohen.
mënyrë siç studiohen dukuritë në  Thekson rëndësinë e të kuptuarit kolektiv
shkencat natyrore; përmes matjes dhe vlerave, ashtu që dukuritë nuk mund
kuantitative, testimit të hipotezave, dhe të kuptohen në mungesë të këtij
krijimit të teorive. (P.sh. Studimi i konteksti.
qëndrimeve politike te kulturat politike  Në vend se të mbështetet në hulumtim të
pretendon se ka dimensione të mendimit bazuar në variabla, për të definuar
individual politik që mund t maten dhe të objektin e hulumtimit, qasjet
kuptohen përmes sondazheve dhe konstruktiviste mbështeten më shumë në
analizave të statistikave...) dimensionet siç janë diskurset, në
përpjekjen për të kuptuar.
3.1 Përdorimi i teorisë në krahasime
 Rëndësia e teorisë:
 Drejton hulumtimin empirik në KP,
 Interpreton gjetjet,
 Jep pyetje dhe dilema që motivojnë hulumtimin,
 Pa të, KP do të ishte vetëm grumbull i të dhënave,
 Pa të nuk do të kishte perspektivë analitike për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të
rëndësishme,
 Një nga funksionet kryesore të teorisë në KP është të lidhë sjelljen mikro
me atë makro.
 Kjo lidhje është vendimtare për KP, ngase qëllim yni kryesor është të
shpjegojmë sjelljen e sistemit dhe institucioneve politike, dhe jo individëve.
Logjika e krahasimit është të studiohen strukturat më të gjera: si
ndërveprojnë individët në parlamente, parti dhe burokraci.
 Shembull: paradigma e ZGJEDHJES RACIONALE supozon se individi
është plotësisht i informuar dhe tenton të rrisë deri në maksimum dobinë për
vete, dhe e përdor këtë supozim për të interpretuar dhe shpjeguar shumicën
e dukurive politike.
 Dallimi në mes TEORIVE TË MËDHA (teorive
gjithëpërfshirëve) dhe TEORIVE TË MESME (analiza që nuk
pretendojnë të jenë të vlefshme për të gjitha rastet e studimit,
por që zbatohen në kontekste të veçanta gjeografike, politike
dhe historike).
 Qasjet kryesore:
 Funksionalizmi struktural (identifikon funksionet e sistemeve politike
dhe i krahason ato),
 Teoritë e sistemit (sektori publik si sistem i hapur që ndërveprim të
karakterit hyrje dhe dalje me ambientin e tij),
 Marksizmi (Konflikti i klasave shpjegon dallimet ndërmjet sistemeve
politike),
 Koorporatizmi,
 Institucionalizmi,
 Qeverisja.
Vërejtje, sugjerime, pyetje?

You might also like