You are on page 1of 101

METODAT E KERKIMIT SHKENCOR

Katër metodat e njohjes sipas Charles Pearce


• Kerkimi shkencor perfaqeson rrugen per njohjen e botes, te vertetat rreth saj; e verteta eshte pasqyrim
relativisht i sakte i realitetit objektiv;

• Këmbëngulja; fiksimi i disa te vertetave te pranuara si zakon;

• Pranimi i një autoriteti; metoda e vendosjes se nje besimi mbi te verteten e “imponuar”;

• Metoda aprioristike ose intuitive; metoda e njohjes bazuar ne logjike, jo nga pervoja apo testimet;

• Metoda shkencore; metode njohjeje e pakushtezuar nga asgje njerezore;


realiteti objektiv ekziston pavaresisht nga mendimi yne per te; e verteta objektive lind si njohje
njerezore;
• Nuk ka metode absolute per eksplorimin e nje problemi te vecante kerkimi;

• Studiuesit mund te perdorin metodologji te ndryshme per te hetuar lloje te ngjashme te


problemeve;

• Faktoret percaktues perfshijne kostot; kohen; mjetet ne dispozicion, teknologjia; literatura dhe
vecanerisht mjedisin qe favorizon shperndarjen e dijeve;

• Kerkimi eshte nje investigim studimor, hetime ose eksperimente qe synojne zbulimin e fakteve
dhe gjetjeve te reja; grumbullimin e informacionit; interpretimin e fakteve dhe rishikimin e teorive
apo ligjeve ekzistuese ne driten e fakteve dhe provave te reja;

• Kerkimi ndermerret per te rritur dhe zgjeruar njohurite tona per aspekte, fusha, per te cilat dime
pak ose aspak, me qellim qe te kuptojme me mire boten qe na rrethon;
Llojet e kerkimeve
- Kerkim pershkrues (descriptive studies); kerkime qe mjaftohen vetem ne ate qe
ka ndodhur; thjesht pershkruan fenomenet pa hyre ne detajet e proceseve qe
ndodhin;

- Eshte lloj i kerkimit shkencor shume i dobishem ne percaktimin e bazes se


fenomenit, dhe pika fillestare e nje projekti kerkimor qe kemi interes te studiojme
dhe zgjerojme dijet tona;

- Kerkimi shpjegues (explanatory studies); eshte lloj kerkimi me i thelle pasi


pershkruan fenomenet, kompleksitetin e faktoreve ndikues ndaj tyre dhe perpiqet te
shpjegoje pse ndodhin ato; kalimi nga kerkimi pershkrues tek kerkimi shpjegues,
tregon interesin qe ka studiuesi per fenomene te caktuara per te cilat duhet te
thellohemi ne shkaqet, faktoret qe i shkaktojne;
Kerkimi parashikues; jo vetem shpjegon fenomenet, por parashikon dhe sjelljet e
ardhshme duke dhene ndonje ndryshim ne variablat shpjegues qe lidhen me nje
fenomen te vecante;

Nese mund ti kuptojme fenomenet natyrore apo shoqerore, do te jemi ne pozicion te


favorshem per te parashikuar sfidat e ardhshme dhe ndofta per ti ndryshuar ato;

Ky lloj kerkimi eshte shume i rendesishem per qeverite ne hartimin dhe zbatimin e
politikave;

ne hartimin e politikave publike me ndikim ne komunitet;


ne hartimin e legjislacionit ne fusha te ndryshme me qellim rregullimin e marredhenieve
shoqerore qe lindin si rezultat i nderveprimit te faktoreve te ndryshem qe influencohen;
Konceptet dhe variablat
Pohimet shpjeguese ndryshojne per nga madhesia dhe kompleksiteti, por te gjitha permbajne koncepte dhe variabla;

Pjesa me e madhe e pohimeve ne shkencat sociale jane te ndertuara me dy variabla; kjo nenkupton se ndryshimi i
njerit variabel shoqerohet me ndryshimin e variablit tjeter dhe anasjelltas;

konceptet jane thjesht imazhe ose perceptime mendore; konceptet mund te marrin vlera te mundshme; konceptet qe
marrin me shume se nje vlere gjate nje sekuence quhen variabla; koncepti qe ka vetem nje vlere te pandryshueshme
quhet konstant;

Variablat jane themelore ne kerkimet empirike sasiore;Lazarsfeld (1995) nenvizon “cdo subjekt social duke u nisur
nga individi perkufizohet nga ana analitike mbi bazen e nje sere vlerash dhe vetish, ashtu dhe fenomenet sociale
analizohen ne baze te marredhenieve midis variablave. Variabla me kriteret e saj te neutralitetit, objektivitetit dhe
perdorimit matematikor eshte protagoniste e analizes sociale”.

Ne kete menyre te gjitha fenomenet sociale mund te zbulohen, maten, krahasohen… dhe teorite te vertetohen apo
hidhen poshte objektivisht…Corbetta, 2003;
Metoda dhe metodologjia

• Ceshte metoda? Meta- drejt; odos –rruge (greqishtja e vjeter), teknika ose instrumenta te kerkimit te
perdorura per mbledhjen e te dhenave;

• Teknike eshte procedure specifike ne mbledhjen dhe sistemimin e te dhenave;

• Metodë shkencore: tërësi e parimeve, mënyrave, mjeteve që përdoren ne fusha te caktuara për të
shpjeguar diçka;

• Metodat perbejne infrastrukturen e domosdoshme të kërkimit shkencor, teknikat e tij;

• Njohja njerezore eshte e kushtezuar nga perpunimi dhe zbatimi i metodave te kerkimit;
Metodologjia eshte disiplinë logjike qe ka te beje me filozofine e kerkimit shkencor;
ajo perfshin supozimet dhe vlerat qe sherbejne si baze racionale e kerkimit; standartet
dhe kriteret qe studiuesi perdor per interpretimin e te dhenave dhe per mberritjen ne
perfundime;

Studiuesit fillimisht zgjedhin problemin e kerkimit dhe me pas percaktojne perspektiven


metodologjike superiore ndaj te tjerave per llojin e studimit;

Metodologjia eshte nje reflektim kritik mbi principet dhe metodat e kerkimit social,
Corbetta, 1999;

Metodologjia, sipas fushes se aplikimit kategorizohet;

1.E përgjithshme- perdoren ne te gjitha shkencat


2.Nderdisiplinore- perdoren ne dy apo me shume disiplina
3.Specifike- studion proceset metodike ne nje disipline te caktuar
Shkenca dhe metodologjia
– Pa metoda shkencore nuk ka teori shkencore; teoria e cdo shkence eshte zhvilluar paralelisht
me metodat respektive; dhe cdo metode e re ka ndihmuar ne zhvillimin e teorise shkencore;

– Metodologjia eshte shkenca e metodave; studion teresine e metodave qe perdoren ne shkenca


te vecanta;

– Shkenca eshte unitet i teorive dhe metodave; cdo shkence eshte nje fushe e dijes e perbere nga
faktet, teorite dhe metodat (Kuhn);

– Metodologjia ka te beje me logjiken e kërkimit shkencor, teorine e metodave;

– Metoda përfshin mjetet, rrugët, rregullat dhe proçedurat për realizimin e qëllimit studimor;
Ndermjet teorise dhe metodes ka nje unitet; testimi i teorive dhe ligjeve te shkencave shoqerore
dhe natyrore realizohet ne praktiken jetesore;

Qellimi i kerkimit shkencor eshte njohja e botes;

Motivimi i kerkimit shkencor eshte e verteta; shkenca nuk ben kompromis me te verteten;

Rrjedha e zhvillimeve shoqerore ndikohet shume nga rritja e nivelit te dijes njerezore, ndaj dhe
metodat e kerkimit shkencor mundesojne studimin e dukurive shoqerore, rritjen e nivelit te
dijes;
Motivi shkencor
Kërkimi shkencor motivohet:1.Njohja e realitetit
2.Gjetja e të vërtetës

• Shkenca është njëkohësisht teorike dhe empirike;


• Teorike pasi shpjegon ngjarjet shoqerore, shkaqet qe i shkaktojne, ligjet qe veprojne;
• Teoria eshte nje tentative per shpjegimin e nje fenomeni dhe duhet te jete e kontrollueshme
• Empirike pasi mbeshteten ne praktike, fenomenet jane te vrojtueshme dhe vrojtimi eshte
baze per te pranuar ose hedhur poshte cdo teori nepermjet procesit te induksionit;

• Pergjithesimi empirik eshte nje pohim, i cili pranon nje marredhenie ndermjet variablash;
pohim i vezhgimit te ekzistences se nje marredhenie dhe pergjithesimin dhe shtrirjen e
vlefshmerise se saj ne te gjitha rastet;
Paradigmat e kerkimit social
• Paradigma - model (Platoni); shembull (Aristoteli);

• Paradigma eshte nje pikepamje teorike;


• e cila drejton kerkimin ne perzgjedhjen e fakteve te rendesishme per te studiuar;
• ne formulimin e hipotezave;
• ne zgjedhjen e metodave dhe teknikave te nevojshme te kerkimit;

• Paradigma eshte nje udhezues qe u ofron shkencetareve nje model dhe te dhena per ta ndertuar ate;
• Ne historine e sociologjise eshte veshtire te identifikosh nje paradigme dominuese dhe te pranuar nga te gjithe
sociologet;

• Dy paradigmat kryesore ne te cilat eshte fokusuar historikisht kerkimi social jane; pozitivizmi dhe
antipozitivizmi;

• Ndryshimi ndermjet ketyre paradigmave qendron ne konceptimin e tyre ontologjik (onto-qenie, logos –
shkence), epistemologjik dhe metodologjik;
Pozitivizmi
• Pozitivizmi bazohet ne supozimin se ekziston nje realitet shoqeror objektiv, i njohshem ne
thelbin e tij te vertete;

• Sipas teorise pozitiviste studiuesi dhe objekti i studimit jane dy njesi te pavarura, te cilat nuk
ndikohen nga njera-tjetra;

• Sipas kesaj paradigme shkencat shoqerore nuk kane shume ndryshim nga shkencat natyrore
dhe;
• objekti i kerkimit social eshte formulimi i ligjeve te pergjithshme bazuar ne raportin shkak-
pasoje;

• Metodologjia pozitiviste bazohet ne eksperimentet dhe ndryshimin e realitetit me ane te


vezhgimit dhe mbajtjes se diastances ndermjet vezhguesit dhe te vezhguarit;
Nga pikepamja epistemologjike pozitivizmi bazohet mbi dualizmin ndermjet studiuesit
dhe objektit te studimit;

Qellimi mbetet ai i shpjegmit dhe formulimit te ligjeve te pergjithshme dhe te


pandryshueshme;

Megjithese arsyetimi induktiv gershetohet me ate deduktiv, mbizoteron arsyetimi induktiv


ne arritjen e pergjithesimeve te ligjeve te pergjithshme;

Studiesit kryesisht zgjedhin procedura te standartizuara me qellim per te qene sa me


objektiv ndaj fenomeneve te studiuara;

Gjithashtu pjesa me e madhe e studiuesve te shkolles pozitiviste perdorin teknikat sasiore;


Antipozitivizmi
• Sipas shkolles antipozitiviste hulumtimi duhet te perqendrohet ne pervojat e individeve,
dhe proceset shoqerore duhet te veshtrohen nga nje perspektive subjektive;

• Sipas shkolles antipozitiviste nuk mund te kete distance midis studiuesit dhe subjektit te
studiuar;

• Fenomenet sociale nuk jane thjesht te percaktuara nga ligjet shoqerore, por jane produkt i
nje veprimi te vullnetshem te njeriut (Weber);

• Ontologjia e paradigmes interpretuese parashikon realitete te shumefishta, cdo individ


prodhon realitetin e tij;
• Gjithashtu dhe realitetet e vecanta individuale variojne ne kultura te ndryshme, pra
nuk ekziston nje realitet universal;

• Nga ana epistemologjike nuk ka dualizem subjekt/objekt dhe kerkimi shihet me


shume si nje shkence interpretuese se sa nje shkence eksperimentale ne kerkim te
ligjeve universale;

• Metodologjia antipozitiviste parashikon nderveprimin e studiuesit dhe te studiuarit,


pasi vetem ne kete menyre eshte e mundur te kuptohet domethenia qe subjekti i jep
veprimeve te tij;

• Teknikat e perdorura jane ato cilesore dhe subjektive, dhe metoda qe dominon eshte
ajo induktive;
Problemi social
Kerkimi shkencor fillon me problemin;
Shkencat sociale studiojne dukuri dhe probleme sociale;
Cfare eshte nje problem social?

1.Problemi social perfaqeson nje gjendje që përfshin një numër të konsiderueshëm


personash (social ne origjine); nuk ka nje numer ekzakt per te klasifikuar nje problem
social, por duhet pranuar se nje problem merr permasa shoqerore nese nje numer i
konsiderueshem njerezish e pranojne ekzistencen e tij, bisedojne, shkruajne dhe
reagojne ndaj tij;

2.Pranohet si e padëshiruar (social ne percaktim); shumica e pjesetareve te shoqerise


e konsiderojne problemin shqetesues dhe te padeshiruar;
3. Kundrejt të cilit mund të reagohet (social ne trajtim); psh ndaj varferise,
analfabetizmit, kriminalitetit, dhunes, korrupsionit eshte e mundshme te reagohet;

4. Përmes një veprimi të organizuar dhe kolektiv (Horton, Leslie, Larson); kur nje
shqetesim behet publik dhe reagimi kolektiv ve ne levizje struktura shteterore ose
institucione, organizata te ndryshme te shoqerise;

Hierarkia e problemeve sociale, ka rendesi per t’ju pergjigjur me studime shqetesimeve,


duke percaktuar dhe rendin e tyre, sipas prioriteteve;

Sa me objektiv te jemi ne percaktimin e hierarkise se problemeve ne nje komunitet te


caktuar aq me efektive do jemi ne permiresimin e cilesise se jetes se komunitetit;

Hierarkia e problemeve sociale ndryshon ne varesi te kohes dhe vendit;


Karakteri shkencor i një punimi
Metodat e kerkimit shkencor perdoren per te studiuar nje fenomen apo dukuri sociale, per te
realizuar nje kerkim shkencor;

Cfare kushtesh duhet te plotesoje nje punim qe te quhet shkencor?

1.Objekt i dallueshëm; nuk ka te beje me nje objekt te prekshem, por me nocione te cilat
kane disa karakteristika te dallueshme;

2.Risi – fakte te reja te pathena me pare;


Cdo studim duhet te plotesoje nje nga dy kushtet; te thote gjera te reja; te rishikoje nga nje
kendveshtrim tjeter gjerat e thena me pare;
3.Vlefshmeria e perdorimit- produkti i punes vlen per dicka; cdo punim shkencor
kerkon kohe, energji mendore dhe intelektuale, kosto, mjete financiare, ndaj e gjithe kjo
kosto justifikohet nese punimi ka vlera shkencore dhe vlen ne transformimin e realitetit
shoqeror;

4.Referencat jane te domosdoshme qe nje punim te klasifikohet si punim shkencor;


punimi shkencor duhet te jete vazhdim i prurjeve te meparshme; te kete elemente te
mjaftueshem per verifikim apo pergenjeshtrim;

Burimet bibliografike jane te domosdoshme per te provuar nese nje punim shkencor eshte
origjinal apo eshte plagjiature;
Llojet e metodave
• Induksioni – deduksioni;
• Induksioni- proces asyetimi ne te cilin kalohet nga faktet e vecanta ne perfundime te pergjithshme;
• Deduksioni- proces arsyetimi ne te cilin nga ide apo teori te pergjithshme arrijme ne konkluzione te
vecanta;

• Analiza –Sinteza;
• Analiza perfaqeson ndarjen e objektit qe studiohet ne pjeset e tij perberese;
• Sinteza perfaqeson permbledhjen e elementeve te nje objekti studimi, permbledhjen e ideve te
vecanta ne nje ide te re pergjithesuese;

• Historike-Logjike;
• Metoda historike i studion dukurite shoqerore ne zhvillimin e tyre historik, kronologjik;
• Metoda logjike i shpjegon dukurite bazuar ne ligjet e zhvillimit, ne logjiken e tyre te zhvillimit
duke “pastruar” historine nga fenomenet e rastit te parendesishme;
Normative-Eksperimentale;
Metoda normative ka te beje me statistikat e ndryshme , zbulimin interpretimin dhe vleresimin e tyre;
Eksperimentalja synon te zbuloje marredhenie te caktuara shkak-pasoje, bazohet ne verifikimin e
kontrolluar te funksionimit te ligjit shkencor;

Dialektike-Metafizike;
Metoda dialektike studion dukurite ne levizje, ne zhvillim, ne transformim te panderprere si pasoje e
kontradiktave te tyre te brendshme;
Metoda metafizike i jep rendesi shumanshmerise se kendveshtrimeve; kompleksitetit lidhjes dhe
bashkeveprimit te fenomeneve;

Sasiore-Cilësore; jane metoda baze te hulumtimit shkencor;


Metoda sasiore karakterizohet nga te shprehurit e rezultateve te kerkimit ne sasi, ne shifra te cilat
perpunohen nga ana statistikore; ky lloj kerkimi mbeshtetet ne parimet metodologjike te pozitivizmit dhe
neopozitivizmit;

Metoda cilesore synon te na jape nje informacion cilesor si rezultat i perpunimit statistikor te te dhenave;
jane metodat kryesore qe perdoren ne fushen e shkencave shoqerore;
Arsyetimi silogjistik
• Silogjizmi, e ka origjinen nga Greqia e Lashte (Aristoteli), eshte nje forme e arsyetimit
deduktiv, i cili perfaqeson nje arsyetim me ane te te cilit nxjerrim konkluzione te
caktuara;

• Ma ane te arsyetimit silogjistik duke u mbeshtetur ne dy gjykime te dhena si premisa


nxjerrim nje gjykim te trete ne formen e perfundimit;

• Silogjizmi perbehet nga tre premisa; nje premise madhore ose universale, nje premise e
vogel ose e vecante, dhe perfundimi;

• Silogjizmi kerkon nje marredhenie te caktuar ndermjet dy premisave per te prodhuar


nje premise te trete;
Shembull silogjizmi
Premisa kryesore; te gjithe studentet paguajne tarife studimi;

Premisa e vogel; Dorina eshte studente;

Perfundimi; Dorina paguan tarife studimi;

Premisat jane deklarata ose gjykime te cilat mund te klasifikohen sipas sasise ose
shtrirjes se tyre ne; universale ose te vecante; dhe sipas cilesise se tyre; pohuese ose
mohuese;

Si rregull; 1. dy premisa pohuese nuk mund te japin nje perfundim negativ; 2. dy


premisa mohuese nuk kane nje perfundim te vlefshem; 3. nje premise mohuese dhe nje
pohuese do te kene nje perfundim negativ;
Epistemologjia

Epistemologjia është një dege e filozofisë që merret me studimin e natyres, origjines dhe
vlefshmërise se njohurive.

Fjala epistemologji përbëhet nga fjalët greke episteme -‘njohuri’ dhe logos - studim, shkence;
Në këtë kuptim, epistemologjia studion bazat dhe metodat e njohurive shkencore.

Për ta realizuar këtë proces, ai merr parasysh faktorët historikë, socialë dhe psikologjikë në mënyrë që
të përcaktojë procesin e ndërtimit të njohurive, justifikimin dhe vërtetësinë e saj.

Prandaj, epistemologjia përpiqet t'u japë përgjigje pyetjeve të tilla si: çfarë është njohuria? A rrjedh
nga arsyeja apo përvoja? Si e përcaktojmë se ajo që kemi kuptuar është në të vërtetë e vërtetë? Çfarë
arrijmë me këtë të vërtetë?

Epistemologjia si disiplinë zbatohet në shkencë për të vendosur shkallën e sigurisë së njohurive


shkencore në fushat e saj të ndryshme;
Historia e epistemologjisë

Epistemologjia lindi në Greqinë e Lashtë me filozofë si Platoni, të cilët kundërshtuan konceptin e


besimit ose opinionit me atë të dijes.

Në këtë mënyrë, ndërsa mendimi është një këndvështrim subjektiv, njohuria është besimi i vërtetë dhe i
justifikuar që është marrë pas një procesi rigoroz të verifikimit dhe vlerësimit.

Në shekullin e 20-të, u shfaqën shkolla të rëndësishme të epistemologjisë, të tilla si pozitivizmi logjik,


racionalizmi kritik, postpozitivizmi. konstruksionizmi;

Bertrand Russell dhe Ludwing Wittgenstein ndikuan në Qarqet e Vjenës, duke krijuar shkollën e parë
epistemologjike.
Epistemologjia juridike

Epistemologjia juridike ka per qellim studimin dhe ekzaminimin e metodave dhe


procedurave intelektuale të përdorura nga juristët gjatë procesit të identifikimit,
interpretimit, integrimit dhe zbatimit të normës ligjore;

Në këtë kuptim, është një fushë që lidhet me analizën dhe kuptimin e faktorëve që
përcaktojnë origjinën e ligjit, normes ligjore, dhe një nga objektivat e tij është të përpiqet
të përcaktojë objektin e tyre;

Epistemologjia juridike i drejtohet qenies njerëzore si një qenie unike, e cila paraqet
mënyra të ndryshme të të menduarit, të vepruarit dhe të reaguarit, për shkak të së cilave
ligji mund të ketë interpretime të ndryshme;

Ne epistemologjine juridike, e drejta njihet si nje fenomen objektiv; nese ka ligje per
zhvillimin e shoqerise, atehere duhet te ekzistoje dhe ligji objektiv;
Procesi i njohjes ne fushen e se drejtes ne nivelin teorik konsiston ne njohjen e ligjeve te
zhvillimit te shoqerise dhe te se drejtes natyrore; ndersa ne nivel praktik, konsiston ne
njohjen e ligjeve ne fuqi nga pikepamja e pajtueshmerise se tyre me ligjin natyror;

Parimi kryesor eshte rishikimi i ligjeve ekzistuese ne lidhje me te drejten objektive;

Shteti konsiderohet si nje institucion ligjor I nevojshem per transformimin e nje ligji
pergjithesisht te vlefshem, ne nje ligj te detyrueshem;

Dhuna eshte e ligjshme vetem ne formen e zbatimit nga shteti te sanksionit te nje ligji;

Disa nga epistemologjitë juridike më të rëndësishme në histori janë e drejta natyrore dhe
pozitivizmi ligjor;
Zbatueshmëria e metodës shkencore në kërkimin juridik

• Objekti kryesor i kerkimit shkencor ne shkencat juridike jane shteti, e drejta dhe ligji;

• Shteti, e drejta dhe ligji jane shtyllat kryesore te njohurive juridike, duke perfshire si
objektin dhe subjektin;

• Modelet e shfaqjes, zhvillimit dhe ekzistences se shtetit dhe te se drejtes, rezultojne te jene
vazhdimesi e njohurive juridike;

• Ekziston një keqkuptim se ka kufizime të caktuara për aplikimin e metodës shkencore ne


shkencat juridike;
Sjellja njerëzore ndryshon shumë nga një periudhë në tjetrën për të lejuar parashikime
shkencore dhe të sakta;

Sjellja njerëzore është shumë e pakapshme, delikate dhe komplekse për t'iu nënshtruar
kategorizimit të ngurtë dhe instrumenteve artificiale të shkencës;

Qeniet njerëzore që janë subjekt i parashikimeve të ndryshme studimore, kanë aftësinë për
të prishur qëllimisht çdo parashikim që bëjmë;

Ligji nuk mund të jetë kurrë i përsosur, propabilitetet matematikore mund të mos jenë të
mundshme në të gjitha rastet;

Por njeriu mund të arrijë përsosmërinë duke adoptuar metoda dhe metodologji të
përshtatshme;
Tiparet e kerkimit ligjor

Edhe sjellja ligjore i nënshtrohet kërkimit ligjor duke adoptuar metoda shkencore
juridike të përcaktuara;

Verifikueshmëria: Konsiderohet se verifikueshmëria nuk është e siguruar pasi koncepti


i treguesve ndryshon nga vendi në vend;

Psh. nëse vërtetohet se shkalla e kriminalitetit është drejtpërdrejt proporcionale me


urbanizimin/analfabetizmin/varfërinë, koncepti ose përkufizimi i krimit, urbanizimit,
varfërisë ndryshon nga vendi në vend. Tradhtia bashkëshortore është një krim në Indi
por jo në Angli;
Përgjithësimi: Një tjetër kundërshtim që ngrihet është se në funksion të heterogjenitetit
të dukurive dhe kompleksitetit ligjor preket objektiviteti;Asnjëhere dy persona nuk do të
jetë njësoj; dy mosmarrëveshje nuk do të jenë të njëjta. Të dhënat e mbledhura do të jenë
gjithmonë komplekse për shkak të faktorëve psikologjikë dhe temperamentit;

Por, duke pasur parasysh standardizimin e mjeteve të kërkimit që mundesojne


verifikimin, kompleksiteti dhe heterogjeniteti mund të tejkalohen; edhe pse asnjëhere dy
persona nuk do të jenë të njëjtë dhe asnjë mosmarrëveshje nuk do të jetë njësoj, do të
ketë një element bazë të përbashkësisë dhe ngjashmërisë;

Përndryshe, i gjithë sistemi i rregullimit përmes ligjit është një ushtrim i kotë dhe do te
na duhet të kemi ligj të veçantë për çdo individ;
Paparashikueshmëria: Sjellja njerëzore është e paparashikueshme; Në të njëjtën situatë,
qeniet njerëzore sillen ndryshe;

Por në përgjithësi kërkesat shoqërore mund të maten nga sociologët dhe të sugjerojnë
parashikime te mundshme; Hulumtimi ligjor mund të përdoret për të diagnostikuar
fenomene shoqërore dhe për të sugjeruar ndryshime politikash;

Kerkimet shkencore ne shkencat juridike mund të gjenerojnë ndryshime, mund të


përshtaten me nevojat në ndryshim;

Ligji mbulon gjerësisht ndryshimet e sjelljeve që manifestohen te qeniet njerëzore;


Objektiviteti: shpesh pretendohet se subjektiviteti është shenjë dalluese e dukurive
socio-juridike;

Vlen të theksohet se objektiviteti mund të arrihet në kërkimin shkencor juridik;

Hulumtimet e bazuara në kerkimin shkencor ligjor zhvillojnë metoda të tilla ku


pikepamjet individuale minimizohen, duke mundesuar objektivitetin e qasjeve socio-
juridike;
Analiza strukturore-funksionale e kerkimit ligjor

• Analiza strukturore si metode e hulumtimit ligjor eshte nje nga aspektet e zbatimit
praktik te nje qasjeje sistematike;

• Struktura eshte teresia e marredhenieve dhe funksioneve qe mundesojne aktivitete te


qellimshme te nje sistemi; Gjate kryerjes se analizes strukturore eshte e nevojshme te
identifikohen lidhjet shkak-pasoje; ndikimi i nje elementi tek nje tjeter ne forme te
drejtperdrejte ose indirekte;

• Nese analiza strukturore synon studimin e vete objektit (aspekti i brendshem), analiza
funksionale synon ta studioje ate ne kuadrin e nje sistemi me te pergjithshem (aspekti i
jashtem); Analiza funksionale perfaqeson studimin e nje objekti si nje kompleks
funkionesh te kryera prej tij;
Etapat e kërkimit shkencor
Ideja eshte nje nocion qe tregon nevojen e studimit te nje dukurie te caktuar; ajo ka
karakter intelektual dhe dallon nga ndjenja;
Fillimi i cdo projekti kerkimor lidhet me nje ide;

Teoria eshte pergjithesim mendor i pervojes jetesore apo i praktikes; ajo perfaqeson nje
teresi dijesh, parimesh apo ligje te zhvillimit te pergjithesuara;

Teoria eshte ne raport nderveprimi te domosdoshem me praktiken, teoria pa praktiken eshte


pa objekt,e pakuptimte, praktika pa teorine eshte e verber;

Raporti i teorise dhe kerkimit i ndan studiuesit ne dy grupe; te paret mbrojne idene se ne
procesin e njohjes e para eshte teoria, pastaj vjen kerkimi; te dytet mbeshtesin tezen se
kerkimi vjen para teorise;
Stadet e kerkimit shkencor
• Modeli “teoria perpara kerkimit” studiuesi, kerkuesi ndjek hapat e meposhtem;
Ideja- teoria- pershkrimi i projektit kerkimor- grumbullimi i te dhenave- analiza e te
dhenave- perfundimet;

• Modeli “kerkimi perpara teorise” studiuesi, ndjek hapat e meposhtem;


ideja – pershkrimi i projektit kerkimor- grumbullimi i te dhenave – teoria – analiza e te
dhenave- perfundimet;

Studiuesit sugjerojne nje model kerkimi te kombinuar, duke proceduar me te gjithe


elementet e kerkimit ne ndikim te njeri-tjetrit, (dy hapa perpara, studiuesi ben nje hap
prapa); sipas ketij modeli te sugjeruar hapat e ndjekur jane;
Ideja- teoria + literature – projekti kerkimor – te dhenat – analiza – perfundimet;
Perseritja e kerkimit shkencor

• Edhe nese kerkimi eshte i suksesshem dhe rezultatet konfirmojne hipotezen e ngritur,
eshte e keshillueshme te perseritet studimi per te konfirmuar se rezultatet nuk jane
rastesi;

• Nese studimi perseritet ne te njejten menyre duke perdorur nje kampion tjeter, dote
sherbeje si mbeshtetje per saktesine e hipotezes se formuluar;

• Perseritja ekzakte e nje studimi quhet replike;

• Eshte e rendesishme qe studiuesi te hartoje studimin e tij ne menyre qe te jete i


replikueshem nga te tjeret;
• Por ne realitet, edhe pse eshte mundesia e perseritjes se studimit, shume pak prej tyre i
nenshtrohen perseritjes; kjo ndodh pasi studiuesit deshirojne te permiresojne studimin
e meparshem dhe jo ta riprodhojne ate;

• Nje arsye tjeter eshte dhe mungesa e fondeve per kryerjen e perseritjes se studimit;

• Ne konkluzion mund te themi se kerkimi social eshte nje cikel qe nuk ka fund kurre;

• Persa i perket rezultateve te kerkimit duhet t’i pranojme gjithnje perkohesisht, te


vetedijshem se kerkime te mevonshme mund te zbulojne se ishin te gabuara;
Hipoteza, teza dhe antiteza
 Hipoteza-paramendim, pohim paraprak, është një e vërtetë e supozuar, e pranuar si e
tillë dhe që duhet vërtetuar nëpërmjet kërkimit shkencor.
 Parashtrohet në mënyrë te tille qe materiali faktik i mbledhur te mund ta vërtetoje ose
hedhe poshtë
Hipotezë e thjeshtë - hipoteza qe jep lidhjen shkakesore ndermjet dy variablave, nga te
cilat njera eshte e varur dhe tjetra e pavarur;
Hipotezë komplekse - kur nje varibel i varur lidhet me dy ose me shume variable te
pavarur;
Hipoteza eshte teze e supozuar, qe pret te vertetohet permes kerkimit shkencor;

 Teza, perfaqeson nje përfundim teorik, që nxirret nëpërmjet kërkimit dhe jep në mënyrë
të përmbledhur, një ide; tezat nuk jane perfundimtare ne kuptimin e se vertetes, madje ka
dhe teza te gabuara;
 Antiteza - një gjykim që i kundërvihet një teze; antiteza eshte teze per nje teori tjeter;
PLAGJIATURA
• Plagjiatura eshte kalimi i punes se nje autori tjeter si nje punim i juaji;

• Per te shmangur plagjiaturen duhet qe cdo thenie citim apo ilustrim ti atribuohet burimit nga
eshte marre dhe te referohet sipas rregullova te vendosura;

• Nese perfshihen njerez si subjekte ne eksperimente apo raste studimi, duhet dakortesia e tyre
per pasojat nga studimi;

• Sigurimi i privatesise dhe konfidencialitetit te te dhenave te subjekteve te studimit apo


rezultateve nga studimi eshte detyrim i domosdoshem per tu permbajtur;

• Etika e kerkimit permblidhet ne Deklaraten e Helsingit, 1975; “Eshte joetike te kryhen


kerkime qe jane planifikuar keq ose ekzekutohen keq”;
Hallkat e zinxhirit kërkimor
 1.Përcaktojmë problemin dhe e përkufizojmë;

problematika e nje studimi ne shkencat sociale duhet te percaktohet ne konsultim me


grupet e interesit, komunitetin, institucionet e shoqerise dhe te vihet ne sherbim te tyre;
Perkufizim do te thote te japesh ne menyre te permbledhur dhe shkencore permbajtjen e
dickaje, duke vene ne dukje tiparet thelbesore dhe anet me te rendesishme te saj;

Perkufizimi mund te;

1- ekzistoje, atehere studiesi e pranon dhe e mbeshtet ne studimin e tij;


2- nuk ka perkufizim, atehere studiuesi duhet ta formuloje;
3- eshte i paqarte ose i perafert, mbetet qe studiuesi ta qartesoje dhe saktesoje duke
plotesuar konceptin e problemit, bazuar ne burimet dhe kerkimet e tij shkencore;
2.Shfletojmë literaturën: Burime primare dhe burime sekondare;
cdo studiues duhet te shfrytezoje materialet e studiuesve paraardhes
ose bashkekohes dhe duke u mbeshtetur tek ata, analizon, ploteson,
sakteson perfundimet shkencore;

Besueshmeria e literatures; artikujt e botuar ne revista shkencore


me reference kane tendence te jene te besueshem; nese materialet
kerkimore merren nga interneti, rekomandohet si me te besueshme
faqet e departamenteve akademike universitare; burimet kerkimore
nga departamentet qeveritare pergjithesisht jane te besueshme;
 3.Formulojmë një apo disa hipoteza, lidhja midis variablave
 4.Realizojmë kërkimin, grumbullojmë të dhënat
 5.Përcaktojmë një platformë kërkimi, zgjedhim metodat
 6.Përpunojmë rezultat e të dhënave të mbledhura
 7.Bëjmë interpretimin e të dhënave, i analizojmë
 8.Hartojmë tekstin, raportojmë metodologjinë, sistemojmë
rezultatet, përfundimet, tezat
 9.Publikojmë studimin
REFERENCAT

Referencat bibliografike kane rendesi sepse;

1- deshmojne per punen hulumtuese te autorit/autoreve;


2- drejtojne lexuesin ne burimet autentike;
3- deshmojne per seriozitetin e punimit dhe karakterin e tij shkencor;
4- sherbejne per te verifikuar saktesine me te cilen nje studiues i eshte referuar nje
burimi te cituar;
Kerkimi i aplikuar dhe kerkimi baze
Kerkimin shkencor studiuesit e ndajne ne dy kategori;

1. Kerkimi baze, i cili ka te beje me perpunimin dhe verifikimin e teorive dhe


hipotezave me interes per studiuesin dhe mund te aplikohen ne te ardhmen, por qe nuk
gjejne zbatim te menjehershem;
mund te themi se kerkimi baze ka shtrirje te gjate ne kohe, dhe perdoret kryesisht ne
politikat macro te fushave te caktuara shkences;

2. Kerkimi i aplikuar eshte i aplikueshem menjehere ne zgjidhjen e problemeve sociale


aktuale;
kufizimet e ketij lloj kerkimi qendrojne ne faktin se te dhenat mund te jene te
pamjaftueshme;
Metodat sasiore kundrejt metodave cilesore
• Dy menyrat e kuptimit te realitetit objektiv pozitivizmi dhe antipozitivizmi kane zhvilluar
dhe perforcuar dy metodat perkatese te kerkimit;

• Kerkimi sasior (pozitivizmi, neopozitivizmi), mbledhja e te dhenave, informacioneve te


shprehura ne sasi, shifra, te cilat mund te perpunohen nga ana statistikore;

• Synimi i kerkimit sasior eshte parashikimi dhe shpjegimi i shkaqeve qe provokojne


fenomenet sociale;

• Teknika kryesore qe perdoret ne metodat sasiore eshte anketimi; themelore jane teknikat
matematikore dhe statistikore

• Kusht themelor per aplikimin e metodave sasiore eshte qe te kryhen mbi nje bashkesi
objektesh, elementesh, individesh te krahasuara, te cilet quhen njesi te analizes;
• Kerkimi cilesor ka te beje me interpretimin e realiteteve sociale;

• Studiuesi mbledh informacion cilesor duke hyre ne detaje te fenomenit, duke bere nje
analize cilesore te faktoreve te ndryshem te cilet e shkaktojne;

• Teknikat kryesore te kerkimit ne metodat cilesore jane vezhgimi i drejtperdrejte i


konteksteve te studiuara, intervistat e hollesishme, apo analiza e te dhenave;

• Kerkimi cilesor eshte i interesuar per mbledhjen e te dhenave sa me te pasura me


elemente subjektive per te kuptuar ne thellesi realitetin e studiuar;
Objektiviteti i kerkimit shkencor
Metodat sasiore; i kushtojne rendesi objektivitetit (te zbulohet e verteta). Ato pranojne
faktin social si realitet qe ekziston pavaresisht nga ajo qe ne besojme apo mendojme;

Mbizoteron parimi epistemologjik i ndarjes se vezhguesit nga i vezhguari, njohesit nga e


njohura, objektit nga subjekti, grumbullojne te dhena te cilat jane lehtesisht te matshme;

Percaktojne hipoteza qe ne fillim; bazohen ne parimin nga teoria ne kerkim;

Nga natyra ontologjike dhe epistemologjike; janë pozitiviste, nisen nga premisa që bota
shoqërore është e vërtetë;
Per nga natura e hulumtimit jane objektive, hulumtuesi nuk është pjesë e hulumtimit;
Metodat cilesore; shohin objektivitetin si te paarritshem (te zbulohet e verteta);
asgje nuk ekziston objektivisht jashte asaj qe mendojme ne; nuk ben nje ndarje
rigoroze, japin dicka nga vetja duke vendosur marredhenie emocionale;

Mbledhin te dhena subjektivisht duke theksuar pervojat vetjake; nuk shtrojne hipoteza
rigoroze qe ne fillim, por bazohen ne parimin nga faktet tek teoria;

Nga natyra ontologjike dhe epistemologjike ; janë interpretues, nisen nga premisa që
realiteti është konstrukt shoqëror;

Nga natura e hulumtimit jane subjektive, hulumtuesi përfshihet në të si qënie shoqëror;


Etika ne kerkimin shkencor
 ETIKA- sjellje, zakon; Sistem parimesh morale ose vlerash dalluese të një kulture apo
të një grupi; psh etika kristiane etj;

 Etika eshte teresia e normave te sjelljes qe mundesojne dallimin ndermjet sjelljes se


pranueshme me ate qe nuk eshte e pranueshme;

 Etika i referohet koncepteve të së mirës apo të drejtës, përball të keqes apo të gabuarës;

 Etika i referohet asaj qe duhet te jete nje realitet ideal, ndersa shkenca i referohet asaj qe
eshte, realitetit ne castin kur e studiojme;

 Pikepamjet e njerezve mbi etiken jane te ndryshme;


 Ligji dhe etika; ne nje shoqeri ideale do te kishim nje perputhje midis ligjit dhe etikes;
shoqeria eshte reale; ligji si rregull shpreh vullnet politik, dhe politika eshte e lidhur me
realitetin, jo me ate qe duhet te jete;

 Ne konkluzion sjellje etike nuk do te thote domosdoshmerisht sjellje ne perputhje me


ligjet;

 Historia e shoqerise njerezore ka deshmuar dhe per vendosje sistemesh politike te cilat
nuk kane te bejne aspak me etiken njerezore;

 Etika eshte referimi i koncepteve te se mires ose te se drejtes, perballe te gabuares dhe se
keqes;
 A mund te vleresohet ajo qe eshte etike me shkallen e “pranueshmerise publike”?

 Normalisht ajo qe pranon publiku, sidomos ne nje shoqeri demokratike, shnderrohet


ne standart ne ligj, ne norme;

 Por shembujt nga historia na mesojne se etika nuk vleresohet vetem nga shkalla e
pranueshmerise publike, psh. nazizmi ne Gjermani apo totalitarizmi ne BRSS apo
Shqiperi deshmojne per korruptim morl dhe etik te vete publikut;

 Kodet etike misherojne vlera, norma ose rregulla te perbashketa per nje bashkesi te
caktuar profesionale; ato hartohen duke u bazuar ne disa parime universale te etikes,
duke vendosur disa standarte per dallimin e se mires dhe te keqes, te se drejtes nga e
gabuara;
Etika në proçesin e njohjes
 Etika-shkenca e parimeve të moralit;

 Sokrati me formulen e tij te famshme “njih vetveten”, inkurajoi studiuesit dhe qytetaret,
qe ne procesin e njohjes ti kushtonin rendesi te dores se pare njohjes se realitetit social,
njohjes se kushteve te jeteses se njeriut, ndersa njohja e cdo realiteti tjeter ishte dytesore;

 Sipas Sokratit njerezit duhet te dine cfare eshte e mire, qe te kuptojne se cfare eshte e
drejte;

 Aristoteli e lidh etiken me konceptin e ’’vetrealizimit’’; kur njeriu vepron ne perputhje


me natyren dhe realizon potencialin e tij, ai vepron ne menyren e duhur;
Hedonistët kane zhvilluar parimet etike të maksimalizimit të kënaqësive dhe
minimizimit të dhimbjeve; mbi kete baze jane zhvilluar shkolla te ndryshme mendimi
mbi etiken, duke nisur ma ata qe u referohen kenaqesive te castit, per te vijuar me ata qe
u referohen kenaqesive te mesuara ( te edukuara);

 Dallimi ndermjet vleres dhe etikes;

 Vlere-e mirë e dëshirueshme nga shoqëria;

 Etikë-sjellje e drejtë dhe korrekte, e pakushtëzuar nga masa e përfitimit personal apo e
çastit apo nga rrethanat, të cilat mund të jenë ose jo favorizuese;
Kodet etike

Ceshtja e perdorimit te rezultateve te kerkimit shkencor ne interes te njerezimit, apo ne


raste te vecanta kunder interesit te tij, perben nje nga ceshtjet e medha jo vetem per
kerkimin shkencor, por edhe te mireqenies se njerezimit;

Zhvillimi ne drejtimin e gabuar te shkences ka cuar ne kercenime te medha per


njerezimin , psh. zbulimi i bombes atomike, me ane te se ciles shkenca gjeti mjetin per te
shkaterruar boten; kjo perfaqeson rastin me tipik te shkences joetike;

Sikurse mjeket jane etikisht pergjegjes per trajtimin e pacienteve, edhe shkencetaret dhe
studiuesit nuk jane perjashtuar nga pergjegjesite etiko-morale ne zbulimet e tyre;
Mangesia e madhe e shkences moderne eshte mungesa e standarteve etike te
detyrueshme; megjithese kudo ku ka kerkim shkencor ka kode etike;

Kontradikta lidhet me faktin se qellimi i shkences eshte te zbuloje, ndaj dhe shkencetaret
justifikojne zbulimet e tyre shkencore, si ato per perdorime utilitare dhe ato qe rrezikojne
seriozisht njerezimin;

Kodet etike jane produkt i standarteve te vendosura nga profesionistet e fushave te


ndryshme te shkences; ato meshirojne vlera, norma dhe rregulla te perbashketa per nje
bashkesi te caktuar;
Kërkesat etike të kërkimit

 NDERSHMËRIA- kerkese e domosdoshme ne grumbullimin dhe raportimin e te dhenave,


rezultateve, ne pershkrimin e metodave te perdorura, publikimin dhe botimin e tyre;
 OBJEKTIVITETI- paanshmeria e studiuesit gjate punes kerkimore dhe interpretimit te kerkimit
shkencor;
 INTEGRITETI
 KUJDESI
 TË QENIT I HAPUR- ndaj kritikes dhe bashkepunues;
 RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË AUTORIT- detyrim etik dhe ligjor;
 KONFIDENCIALITETI-
 MOSNDËRHYRJA NË JETËN PRIVATE
 MOSDISKRIMINIMI
 E DREJTA E PUBLIKIMIT E REZERVUAR
 RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË KAFSHËVE etj.
Intervista
 Intervista eshte bashkëbisedim jo i rastesishem, i qëllimshëm dhe i planifikuar, me
subjekte te zgjedhura per nje studim te percaktuar, për kalim informacioni hulumtues nga
ai qe intervistohet tek intervistuesi;

 Intervista drejtohet nga studiuesi bazuar ne nje skeme qe i pershtatet kerkimit shkencor;

 Bashkebisedimi ne rastin e intervistes dallon nga i zakonshmi, per faktin se qellimi eshte
marrja e informacionit per kerkim shkencor;

 Subjektet e intervistes jane intervistuesi dhe i intervistuari, te cilet mund te jene individe
ose grup individesh;
Intervisten e realizojmë për dy qëllime:

1.Për grumbullimin e informacioneve autentike, jo e bazuar ne dokumentacion zyrtar


te deklaruar, dhe as nepermjet vezhgimeve apo metodave te tjera te kerkimit; ne kete
koncept intervista etiketohet dhe si nje metode “e privilegjuar”;
Per shume studiues, intervista perben mjetin me te preferuar te hulumtimit te
dukurive sociale;

2.Për grumbullimin e informacioneve paralele, verifikimin e te dhenave te fituara


nepermjet metodave te tjera te kerkimit;

Cilësia e intervistës varet nga cilesite e paleve qe e realizojne:


1. Bartësi i informacionit 2. Kërkuesi i informacionit 3. Marredhënia
ndermjet 1 & 2
Avantazhet dhe dizavantazhet e intervistes

• Avantazhet themelore te intervistave;

• Fleksibiliteti; intervistuesi kerkon pergjegje te detajuara dhe mund te perserise pyetjen;


individeve te ndryshem mund tu drejtohen pyetje te ndryshme;

• Perqindja e pergjigjeve; intervista ka nje numer me te larte pergjigjesh krahasuar me pyetesore


te formave te tjera, pasi personat shprehen me lirshem gojaisht se sa me te shkruar;

• Vertetesia e pergjigjeve; intervistuesi eshte i pranishem dhe vezhgon sjelljen, kontrollon


vertetesine e pergjigjeve;

• Origjinaliteti i pergjigjeve; ne interviste pergjigja eshte e pamundur te “kopjohet”, duke marre


sugjerime nga persona te trete;
• Dizavantazhet e intervistave;

• Kostot; hulumtimet e bazuara ne intervista mund te jene te kushtueshme; ato kerkojne


burime njerezore si dhe trajnim te tyre;

• Kohezgjatja e kryerjes se intervistave; intervistat shpesh kerkojne kohe per realizimin


e tyre vecanerisht kur kampioni eshte i madh ne numer ose i shtrire ne distanca te
konsiderueshme;

• Ndikimi i intervistuesit; intervistuesi luan rol te rendesishem gjate intervistes, pasi ai


mund te jete shkak per gabime ne rastet e keqkuptimit, gabime ne rregjistrimin e
intervistes, ndkimit te tij ndaj moshes, paraqitjes, veshjes, dialektit, pozites se te
intervistuarit;
• Pamundesia e reflektimit mbi pyetjen; intervista nuk i mundeson te intervistuarit te
mendohet gjate mbi pyetjen apo te konsultohet me te tjere rreth ceshtjes;

• Papershtatshmeria e momentit; i intervistuari mund te jape pergjigje jo optimale,


pasi momenti ne te cilin kryhet intervista eshte i papershtatshem;

• Garancia e vogel e anonimatit; intervista ofron pak garanci per ruajtjen e anonimatit,
duke vendosur ne pozite te veshtire te intervistuarin, sidomos kur informacionet e
intervistes trajtojne tema delikate; (Biley 1999)
Llojet e intervistave
 I.Për nga nr i të intervistuarve: -me individë -me grupe fokusi
 II.Nga mënyra e realizimit: -me gojë -me shkrim -me forma të tjera
moderne bazuar ne zhvillimin teknologjik te dekadave te fundit;
 III.Mënyra e marrjes së inter.: -të drejtperdrejta -të tërthorta
 IV.Sipas shkallës së lirisë: -të lira(p.jo të paracaktuara) -jo të lira(p.të paracaktuara)
 V.Nga lloji i pyetjeve: -të hapura -të mbyllura
 VI.Nga struktura e pyetjeve: -të strukturuara -të pastrukturuara
 VII.Shkalla e standartizimit te intervistes: -të standartizuara, teresi kerkesash te
njellojta per te gjithe te intervistuarit;
 -të pastandartizuara, pa nje rend te paracaktuar pyetjesh, interviste e paparashikuar;
-gjysëm të standartatizuara.
Kërkesat praktike dhe fazat e intervistës
1.Intervista ka si synim marrien e informacionit kerkimor nga te intervistuarit per nje ceshtje
ose teresi ceshtjesh per te cilat paraqet interes intervistuesi;

Anketa dhe intervista mund te bazohen ne ndertimin e nje pyetesori te ndertuar me te njejtat
kritere;
Ndryshimi ndermjet anketes dhe intervistes qendron ne faktin se ne rastin e anketimit cdo
pergjigjedhenes eshte njohur paraprakisht me teresine e pyetjeve; Ne rastin e intervistes, i
intervistuari nuk parashikon pyetjet qe mund ti behen, sidomos nese intervista nuk eshte
plotesisht e standartizuar;

2.PËRMBAJTJA
Intervista fillon me pyetje te cilat mundesojne familjarizimin e marredhenies ndermjet paleve
I&I, ne njohjen e te intervistuarit me rendesine dhe dobishmerine e studimit ne shoqeri; dhe
me pas kalohet ne pyetje thelbesore per natyren e studimit;
MARREDHËNIA MIDIS PALËVE NE INTERVISTE

Trajtimi i intervistes si nje marredhenie te barabartesh;

Neutraliteti i studiuesit gjate procesit te intervistimit;

Gjate intervistave mund te krijohen situata me ngarkese emocionale; eshte detyre e


studiuesit te ruaje rolin e tij, duke u shmangur modifikimit apo ndryshimit te ndjenjave
te te intervistuarit; studiuesi duhet ti permbahet etikes se profesionit, duke mos rene ne
rolin e punonjesit social, terapistit, mjekut apo punonjesit te rendit;

Intervista ne grup nuk ka si qelllim konsensusin e grupit, madje synimi i studiuesit


eshte grumbullimi i mendimeve te ndryshme te anetareve te grupit mbi nje ceshtje,
situate, apo fenomen te caktuar;
Vezhgimi, përkufizimi
 Vëzhgimi eshte metodë e përgjithshme qe perfaqeson emeruesin e perbashket te disa
metodave te kerkimit;

 Ne metodat e vezhgimit nuk perdoren pyetesore dhe nuk behen perpunime sasiore te
te dhenave;

 Eksperimenti eshte proces i vezhgimit; ai perfaqeson vezhgimin e nje situate


artificiale;

 Metodë studimi dhe kërkimi që konsiston në vezhgimin e një fakti, dukurie,proçesi,


etj,për qëllime studimore;
Llojet e vezhgimit

• Llojet kryesore te vezhgimit jane; vezhgimi pjesemarres dhe vezhgimi jo pjesemarres;

• Sipas kriterit ontologjik, vezhgimin mund ta klasifikojme ne;

1. vezhgim ne mjedis natyror;


2. vezhgim ne mjedis artificial;
3. vezhgim i strukturuar;
4. vezhgim i pastrukturuar;

• Sipas mënyrës së realizimit: i drejtperdrejte; jo i drejtperdrejte


• Për nga përmasat: i pjesshëm; i përgjithshëm

• Statusi i miratimit: i hapur; i fshehur

• Vijimësia (kohzgjatja): sistematik; josistematik

• Pozita e vëzhguesit: aktiv/pjesëmarrës; pasiv/jopjesëmarrës

• Përkimi i studimit me ngjarjen: i njëkohshëm; i mëvonshëm

• Numri i personave që e realizojnë: individual; me grup studimi


Dallimi i vëzhgimit në shkencat sociale nga ato natyrore

 Objekti; objekt fizik; dukuri shoqerore;


 Marredhënia midis subjektit vrojtues dhe objektit që vrojtohet; ne shkencat sociale kemi te bejme
me nje veprim te ndersjelle
 Mjetet e vrojtimit; ne shkencat natyrore mjete, instrumenta etj; ne shkencat sociale metoda specifike,
ndersa instrumentat jane nje element perberes i metodave te caktuara;
 Shkencat sociale ndikohen nga interesa shoqërore,përkatesia sociale,etj.
 Produkti që japin për konsum; ne shkencat sociale studimet realizohen per te ndryshuar nje dukuri,
problem social;
 Përsëritja e dukurive
 Vështirësia e vëzhgimit
 Riprodhimi artificialisht i dukurive
 Mendimi logjik i studjuesit në shkencat sociale
 Kombinimi me metoda të tjera
Stadet e vëzhgimit

 1.Përcaktojmë objektin e vëzhgimit; mund te jene dukuri, procese


sociale, ose bashkesi njerezish qe kane lidhje me qellimet teorike dhe
praktike te studimit;
 2.Përcatojmë njësinë e vëzhgimit; individ; grup social; njesi
administrative etj;
 3.Hartojmë programin e vëzhgimit; plan i detajuar paraprakisht deri ne
masen qe mund te parashikohet;
Vëzhgimi i drejpërdrejte
 Vëzhgimi i drejtpërdrejte, forma me e deshiruar nga studiuesit-studjuesi
merr kontakt shqisor të dpd me dukurinë ose grupin qe kerkon te
studioje;
 vendos marrdhënie të dpd me grupin që vëzhgon
 Vëzhgimi i dpd ka per qellim te studioje procese dhe dukurite ndryshme
te jetes, te plotesoje ose te zbuloje dukuri te reja;
 Vezhgimi i dpd, ka karakter te pergjithshem, eshte kompleks dhe
shoqërohet dhe me metoda të tjera;
 Vezhgimi i dpd duhet te jete aktiv per nje rezultat sa me cilesor te
studimit;
Vëzhgimi pjesëmarrës
 Ne vëzhgimin pjesëmarrës studiuesi eshte pjese e komunitetit apo grupit qe studiohet (origjina nga
shkolla e Cikagos)
 Problemi qendror metodologjik eshte drejtpeshimi midis subjektivitetit dhe objektivitetit shkencor te
vezhguesit;
 Kerkese kryesore e kesaj metode eshte ruajtja e nje distance te mjaftueshme te studiuesit me objektin
e studimit ne menyre qe te mos zhvleftesohet informacioni i marre;

 Raimond Gold ne punimin “Rolet ne vezhgimin sociologjik” 1958, dallon 4 role ne vleresimin e
mases se pjesemarrjes se studiuesit ne studim;

 A.Vetëm pjesëmarrës
 B.pjesëmarrës-vëzhgues
 C.Vëzhgues pjesëmarrës
 D.Vetëm vëzhgues
Anketimi

 Anketimi është nje nga metodat me te hershme te studimit te dukurive te jetes


shoqerore; metodë konkrete e hulumtimit shkencor, metoda baze e kerkimit sasior;

 Anketimi konsison në ndërtimin e një pyetësori të shkruar,i cili i shpërndahet


njerëzve të përzgjedhur në bazë kriteresh të caktuara,për tu përgjigjur pyetjeve;

 Anketa përdoret ne shumicen e shkencave sociale;


LLOJET E ANKETIMIT

Anketimi, sikurse intervistimi, vëzhgimi etj., klasifikohet sipas disa kritereve:

• Për nga shtrirja ai mund të jetë i përgjithshëm dhe i pjesshëm. Një anketim i
përgjithshëm është, për shembull, ai që kryhet për regjistrimin e popullsisë dhe të
banesave, ngaqë shtrihet në të gjitha familjet e një shteti të dhënë.

• Por anketimi më i zakonshëm është anketimi i pjesshëm, anketimi me kampionim.

• Kampionimi përfaqëson anketimin e një pjese (kampionimi përfaqësues), për të


nxjerrë përfundime për të tërën.
• Për nga lloji i pyetjeve, anketimi mund të bëhet me pyetje të hapura dhe me pyetje të
mbyllura. Në rastin e parë i anketuari ka më tepër liri për dhënien e përgjigjes së tij.
Në rastin e anketave me pyetje të mbyllura, i anketuari do të përgjigjet vetëm duke
përzgjedhur një apo disa nga alternativat e parashtruara nga hartuesi i anketës.

• Mënyra e plotësimit të anketës, është gjithashtu, një kriter për vlerësimin e anketimit.
Anketa mund të plotësohet individualisht nga i anketuari. Por anketat mund të
plotësohen edhe në forma të tjera. Një ndër to është në salla të veçanta dhe e
plotësojnë anketën njëkohësisht. Anketa mund të plotësohet nga anketuesi edhe me
përgjigje të marra përmes telefonit, internetit etj.
• Anketimi mund të jetë anonim dhe apo i hapur. Në rastin e parë informacioni jepet
në mirëbesim dhe identiteti i të anketuarit nuk bëhet i ditur. Por, në vartësi të
problemit të studiuar, anketimi mund të jetë edhe i hapur, plotësisht transparent.

• Anketimi mund të jetë i veçantë (unik), ose anketim që përsëritet. Në rastin e parë
nuk parashikohet paraprakisht përsëritja dhe ballafaqimi i rezultateve të një anketimi
tip. Por ai mund të përdëritet me një periodicitet të fiksuar. Për shembull, regjistrimi i
popullsisë bëhet, si rregull, një herë në dhjetë vjet.

• Për nga niveli i kodimit anketa mund të jetë plotësisht ose pjesërisht e koduar.
Kodimi përfaqëson ekuivalentimin e çdo përgjigje me një numër, apo simbol.
Anketimi i pakoduar është anketimi me pyetje të hapura.
• Avantazhi kryesor i anketimit lidhet me faktin se nëpërjmet tij bëhet i mundur:
• 1. mbledhja e një informacioni shumë të gjerë;
• 2. për një masë të madhe njerëzish;
• 3. brenda një kohe të shkurtër.

• Anketimi bëhet, si rregull, për probleme e dukuri që syri i vëzhguesit nuk mund t’i
kapë dhe as intervistimi mund të mos i zbulojë.
ZINXHIRI KËRKIMOR I ANKETIMIT

1. Puna paraprake, përfshin konsultimet dhe vendimet për përzgjedhjen e objektit të


studimit, gërshetimin e metodave të kërkimit, shqyrtimin e literaturës etj.

Varianti i parë i anketës.

2. Të testohet me një grup të vogël njerëzish, se sa e “përtypshme” është anketa për


përgjigjedhënësin, testohet vetë logjika e organizimit të pyetjeve, deri koha e
nevojshme për plotësimin e anketës.

3. Korrigjimi, pas testimit të bërë.


4. Shumëfishimi në aq kopje të anketës sa parashiohet të ketë të anketuar.

5. Trajnimi i grupit të sondazhit. Trajnimi konsiston në qartësimin e metodologjisë së


studimit, sidomos në mënyrën e përzgjehjes së individëve që do të përbëjnë
kampionin e studimit, mënyrën e realizimit të anketimit etj.

6. Puna në terren, është ndoshta më kryesorja. Rëndësia e saj lidhet, së pari, me


mënyrën dhe rigorozitetin e përzgjedhjes së kampionit të studimit. Programimi
kompjuterik, lidhet me futjen e të dhënave në një program të përshtatshëm, siç është
Exel apo sistemi SPSS etj.

7. Hedhja e të dhënave në kompjuter.


7. Krijimi i tabelave, diagramave, grafikëve etj., që përfaqësojnë të dhënat e
grumbulluara dhe të përpunuara nga sistemi kompjuterik

8. Analiza e të dhënave

9. Hartimi i variantit të parë të raportit kërkimor.

10. Recensionimi i raportit. Recensionimi përfaqëson një vlerësim të specializuar dhe


realizohet nga ekspertë të fushës përkatëse.

11. Korrigjimet respektive të recensentëve.

12. Hartimi i variantit përfundimtar të studimit.


HARTIMI I ANKETËS

• 1. Së pari, hartuesi i një ankete kërkimore duhet të formulojë pyetje përmes të cilave
mund të sigurohet një sasi e madhe informacioni.

• 2. Se dyti, e rëndësishme është që pyetjet të jenë të thjeshta dhe të qarta, me


qëllim që i anketuari të përgjigjet sa më telegrafisht, pa pasur ndonjë vështirësi, pa
qenë nevoja për t’u menduar gjatë.

• 3. Së treti, mundet që për lehtësi procedimi, disa pyetje të një ankete kërkimore të
përmblidhen në tabela.
HARTIMI I ANKETËS

• 4. Së katërti, në hartimin e një ankete duhet mbajtur parasysh fakti se kujt i drejtohet
ajo. Nuk përjashthet mundësia që një anketë t’i drejtohet një kategorie elitare
njerëzish apo njerëzve të rëndomtë.

• 5. Së pesti, termat, konceptet dhe fjalët e përdorura duhet të jenë të kuptueshme e të


qarta për nivelin e të anketuarve.

• 6. Së gjashti, kur formulohet një anketë me pyetje të mbyllura, është mirë që të


shmanget njëfarë “tendencioziteti” ndikues mbi përgjigjedhënësin.
HARTIMI I ANKETËS
• 7. Së shtati, shpesh herë mund të ndodhë që një apo disa përgjigje potenciale, me shumë
peshë, të mos vendosen si alternativa.

• 8. Së teti, për të evituar gabimet e formulimit të alternativave të vendosura, për t’i dhënë
mundësi përgjigjedhënësit që të shprehet, apo në të kundërt, për të mos u shprehur, në
vijim të alternativave bazë vendosen një apo disa “alternativa” si këto: “nuk jam i sigurte”,
“preferoj të mos përgjigjem”, etj.

• 9. Së nënti, kur formulojmjë pyetje të mbyllur, të anketuarit duhet të orientohen për numrin
e alternativave që mund të zgjedhin.

• 10. Së dhjeti, në formulimin e pyetjeve të një pyetësori kërkimor duhen evituar, sa të jetë e
mundur, pyetje të ngjashme, përgjigjet e të cilave nuk sjellin ndonje informacion të ri.
Zinxhiri kërkimor i bazuar në anketim
 1.Puna paraprake 9.Hedhja e të dhënave
 2.Hartimi i anketës Varianti I 10.Hartimi I grafikëve,tabelave
 3.Testimi I anketës 11.Analiza e të dhënave
 4.Korrigjimi 12.Draft raporti
 5.Anketa,shumfishimi i saj 13.Reçensimi(nga ekspert të fushës)
 6.Instruktimi i anketuesve 14.Korrigjimi
 7.Kampionimi 15.Varianti përfundimar
 8.Programimi kompjuterik 16.Destinacioni
Çështje rreth hartimit të pyetësorëve
 1.Hartuesi i një ankete duhet të formulojë pyetje përmes të cilave mund të
sigurohet një sasi e madhe informacioni
 2.Pyetjet të jenë të thjeshta dhe të qarta
 3.Disa pyetje për lehtësi mund të përmblidhen dhe në tabela
 4.Në hartimin e një ankete duhet pasur parasysh se kujt i drejtohet pyetesori
 5.Termat dhe konceptet e përdorura duhet të jenë të kuptueshme dhe të qarta për
individët që iu drejtohen
 6.Duhet të vendosim disa lloje pyetjesh të përgjithshme
 7.Duhet te evitojmë pyetjet e ngjashme,të cilat nuk sjellin informacion të ri
 8.Të anketuarit duhet të orjentohen për numrin e alternativave që duhet të
zgjedhin
Kampionimi

 Kampionimi është metoda e mbledhjes së të dhënave dhe nxjerrjes së përfundimeve të një


tërësie mbi bazën e analizës së një pjese të saj;

 Kampionimi nuk eshte metode specifike e shkencave sociale, dhe kur perdoret ne keto
shkenca bazohet ne te njejten logjike si ne shkencat natyrore;

 Kampion i studimit-ajo pjesë e cila do të sondohet

 Kampionim-mënyra e formimit të kampionit

 Përgjithesim-proçesi i kalimit të atributeve nga kampioni i studimit tek objekti i studimit.


Përfaqesueshmëria e kampionit të studimit
 Perfaqesueshmeria lidhet me shkallen e homogjenitetit te objektit te studimit;

 Kriteri i heterogjenitetit-karakteristikat sociodemografike,krahinore,psikologjike,bindjet


politike e fetare etj

 Nje nga parimet kryesore te kampionimit eshte; kampioni duhet të jetë përfaqesues, t’i mbetet
sa më besnik të tërës, cilësive, përbërjes dhe treguesve të tjerë, që e karakterizojnë të tërën;

 Perfaqesueshmeria shprehet ne aftesine per te dhene nje panorame te sakte mbi karakteristikat
dhe diversitetin e objektit te studimit;

 Perfaqesueshmeria vleresohet sipas shkalles se perputhjes se karakteristikave themelore te


kampionimit me karakteristikat e popullates nga e cila eshte nxjerre ky kampion;
Baza dhe numri i përbërësve të kampionit

 Baza: lista, regjistri, listat e anëtarëve të një shoqate etj


 Numri varet nga:
 a)shkalla e homogjenitetit
 b)qëllimi dhe vëllimi i nformacionit që mbart anketa apo intervista
 c)thellësia e informacionit që duam të marrim
 d)përfaqesueshmëria e kampionit të studimit
 e)nga madhësia e kampionit varet shkalla e gabimit bazuar mbi kampionim
 f)zgjedhja e një franksioni kampionimi
Metoda krahasuese
 Metoda krahasuese ze nje vend te rendesishem ne kerkimin shkencor; sipas
studiuesve perben zemren e metodologjise shkencore dhe aplikohet ne te gjitha
shkencat sociale;

 Metoda krahasuese eshte perdorur qe ne periudhat e antikikitetit, dhe gjen perdorim


gjeresisht si ne shkencat sociale ashtu dhe ato shoqerore;

 Krahasim do te thote te studiosh dy ose me shume objekte, per te zbuluar


marredheniet e tyre, dallimet ose ngjashmerite ndermjet tyre;

 Krahasimi eshte nje nga proceset baze, gjenerues perceptues ne te cilen mbeshtetet
arsyetimi njerezor; ai eshte kaq themelor per njohjen tone sa te menduarit pa
krahasim eshte pothuajse e pamundur;
 Ne procesin e krahasimit identifikimi i ngjashmerive na lejon te organizojme dhe
lidhim konceptin e ri me njohurite ekzistuese, ndersa dallimet per te cuar me tej apo
evidentuar nje koncept te ri te ndryshem nga nje tjeter i ngjashem;

 Hapat neper te cilat kalon procesi i metodes se krahasimit jane si me poshte;


1. Percaktimi i qellimit per te bere krahasime te fushes se studimit me fushat e tjera;
2. Identifikojme temat qe mund te krahasohen;
3. Identifikojme elemente brenda temes qe mund te krahasohen me elemente te temave te
tjera, dhe identifikojme krahasime ndermjet elementeve te ngjashem ose te ndryshem;
4. Per cdo krahasim percaktojme kriteret ne te cilat do te bazohemi;
5. Mbledhim informacionin e nevojshem dhe krahasojme ate ne elemente ose tema te
ndryshme dhe formulojme perfundimet;
Metoda krahasuese sipas Weber dhe Durkheim
 Metoda krahasuese nenkupton konstatimin e ngjashmerive dhe ndryshimeve midis
dukurive te jetes shoqerore; krahasimi behet ndermjet shteteve, kombeve, popujve
komuniteteve, vlerave, sistemeve politike apo ekonomike etapave te ndryshme te
zhvillimit historik, shkollave te mendimit etj;
 Sipas Emil Durkheim, nisur nga shkalla e larte e perdorimit te metodes krahasuese
ne shkencat sociale, mund te themi se te gjitha kerkimet sociologjike jane ne fakt
studime krahasuese;
 Metodologjia krahasuese e perdorur ne shkencat sociale nga studiues te shkollave te
ndryshme filozofike, ka bere te mundur lindjen e degeve si politikat krahasuese,
filozofia krahasuese, ekonomia krahasuese etj
Sipas Durkheim, analiza e orientuar mbi variablat dhe analiza e orientuar ne studimin e
rastit, perbejne dy strategjite baze te kerkimit te bazuar ne metoden krahasuese;

Sipas Durkheim logjika krahasuese bazohet ne;

1. Analizë e orjentuar mbi VARIABLAT


2. Analizë sasiore
3. Numër i madh variablash
4. Studim në pak karakteristika
5. Përgjithësimi
6. Rastet janë anononimë të transferuar në variabla
7. Rastet janë në bashkëveprim
8. Studimi shkak-pasojë
9. Metoda e rastit
Metoda krahasuese sipas Max Weber

 Metoda krahasuese sipas Weber:

1. Analizë e orjentuar mbi studimin e RASTIT


2. Numër i vogël variablash,2-20
3. Studim në shumë karakteristika
4. Studimi në kompleks(për të kuptuar)
5. Rastet janë njësi kompakte
6. Studimi në thellësi
7. Analizë krahasuese
8. Zgjedhja e rasteve paradigmatike
Kuptimi dhe kriteret

 Tërësi proçedurash gjurmimi,të organizuara me qëllim që të konstantohen lidhjet


shkak-pasojë ndërmjet faktorëve (variablave) dhe ndikimi i tyre në lindjen e një
dukurie të re apo të një proçesi të ri;
 Metodë kërkimi për të testuar një hipotezë;
 Kriteret:
1. Realizohet për një qëllim të caktuar studimor
2. Për të testuar hipotezën
3. Mund të përsëritet periodikisht
4. Realizohet në kushte të kontrolluara me një përpikmëri sa më të madhe
Konceptet bazë
A. Hipoteza
B. Faktori (variabël) i varur dhe faktori I pavarur. Faktori i pavarur i cili manipulohet nga studjuesi,për të
parë reagimin;
C. Shkakësi dhe bashklidhja. Shkakësi do të thotë që dy ose më shumë faktorë janë aq të lidhur me
njeri-tjetrin, saqë ndryshimi i njërit shkakton në një mënyrë të caktuar dhe ndryshimin e tjetrit.
Bashkëlidhja (korrelacioni) reflekton rastet kur ndryshimi i madhësisë së një variabli shoqërohet me
ndryshimin e madhësisë së një variabli tjetër, me kusht që ndryshimi i varjablit të dytë nuk do ndodhte
nëse nuk do ndryshonte i pari.
D. Grupi eksperimental dhe grupi kontrollit.
Llojet e eksperimenteve
1. Eksperimenti laboratorik
2. Eksperimenti në terren
3. Eksperimenti natyror: variabli i pavarur nuk manipulohet artificialisht, por ndryshon natyrshëm
4. Eksperimenti me grupe paralele
5. Metoda quasi-eksperimentale, për rastet ku nuk mund të kryhet eksperiment
Opinioni publik
 Opinioni publik dhe sondazhet kane marre nje rol te rendesishem dhe lidhen me
procesin e demokratizimit te shoqerise njerezore;

 Demokracia i referohet nje sistemi politik ne te cilin interesat e popullit duhet te


mbizoterojne;

 Egzistojne koncepte te ndryshme per demokracine;

 Koncepti perendimor i cili bazohet tek zgjedhjet e lira, pluralizmi politik, liria e
shprehjes, liria e levizjes, liria per kritika ndaj qeverisjes etj;

 Koncepti lindor i cili jo domosdoshmerisht eshte nga/dhe per popullin, por mjaftohet ne
faktin se politika qeveritare eshte ne interes te popullit.
Opinioni eshte mendimi, gjykimi vleresimi qe ka cdo individ per dicka;

 Opinioni publik eshte bashkim kompleks i opinioneve te njerezve te ndryshem si nje


permbledhje e pikepamjeve te tyre;

Rendesia e rolit te opinionit publik ne demokraci u rrit si rrjedhoje e procesit te


industrializimit dhe urbanizimit, duke u bere themel i shnderrimeve politike dhe sociale;

Ne demokraci individi eshte bartes i pushtetit te votes; zgjedhjet jane shnderrimi i
opinionit publik ne vota;

“Themeli i vertete i cdo qeverie eshte opinioni i te qeverisurve”, Disej, 1905;

Opinioni publik nuk lidhet vetem me ceshtjet politike, por dhe me zgjidhjen e
problemeve sociale, prandaj normat juridike, ligjet etj. Vendosen pas debatesh publike,
referendumesh etj;
Demokracia dhe opinioni publik

 Demokracia sipas pervojes amerikane i referohet nje sistemi politik ne te cilin


pushteti dhe autoriteti shihet si atribut i gjere i individeve qe perbejne shoqerine,
 Demokracia nga kendveshtrimi i kontrollit eshte nje sistem ne te cilin qytetaret e
thjeshte ushtrojne nje shkalle te larte kontrolli ndaj udheheqesve;
 Nese do te ndodhe e kunderta, qeveria do te rezultoje nje oligarki, ne te cilen
qeverisja realizohet nga pakica, ose autokraci, qeverisje nga nje individ;
 Demokracia perbehet dhe nga vlera te tjera kulturore si; individualizmi, barazia, liria.
 Individualizmi garanton dinjitetin dhe integritetin e individit si nje rendesi te dores se
pare;
 realizimi i potencialit te cdo individi eshte njesia matese e susksesit te sistemit
politik dhe qellimi i qeverise per ta siguruar ate.
Kategorizimi i opinionit publik

Opinioni publik ndahet ne keto kategori;

1. Procesi i formesimit te opinioneve, opinionberja


2. Matja sasiore e opinioneve , sondazhet;
3. Hulumtimi i marredhenieve te brendshme ndermjet individeve qe perbejne opinionin
publik;
4. Analiza e rolit publik

Ne konkluzion, opinioni publik eshte jetesor per demokracine; per nje funksionim sa me
te mire te demokracise sondazhet duhet te jene cilesore dhe te studiuara;

You might also like