You are on page 1of 10

Metodat hulumtuese cilësore

 Metodat hulumtuese (kërkimore) cilësore bazohen në analizën e të


dhënave nga vëzhgimet dhe fjalët e thëna ( Wimmer, Dominick).
 Çfarë nëkupton hulumtimi cilësor?
 Problemi që shtrohet që në fillim është vetë termi “cilësor”. Ende
nuk ka një përcaktim të qartë (definicion) për cilësor dhe disa
studiues refuzojnë të definojnë termin me arsyetimin se kjo do të
kufizonte teknikat në procesin e kërkimit shkencor.
 Sidoqoftë, fjala cilësor, në kërkimin shkencor i referohet:
 1.Një filozofie të gjerë dhe qasjeje në kërkim
 2.Metodologjisë së kërkimit
 3.teknikave të kërkimit.
 Lidhur me metodat hulumtuese cilësore ekzistojnë disa qasje:
 -pozitiviste,
 -interpretative (shpjeguese),
 -kritike.
 Këto qasje dallohen nga njëra tjetra, por e përbashkëta është se
fokusohen te hulumtime në aspektin cilësor dhe kjo nënkupton se
nga kundërshtarët kritikohen sidomos për numrin e vogël të
respodentëve (mostra të vogla). Por, mostrat e vogla mund të rriten
dhe kjo dëshmon se metodat e hulumtimit cilësor do të bëhen të
krahasueshme me ato sasiore.
 Dallimi kryesor, sipas studiuesve, nuk është te mostrat e vogla, por
te mënyra se si bëhen pyetjet.
 Hulumtimi cilësor përdorë qasje fleksibël gjatë parashtrimit të
pyetjeve. Edhe pse paraprakisht përgatitet një listë me pyetje
bazike që i bëhen çdo respodenti, prapëseprarë gjatë procesit të
intervistimit mund të ketë nënpyetje dhe pyetje të reja që shtohen.
Pra, realizimi i intervistave për kërkimin cilësor, është i ngjashëm
me procesin e intervistimit në gazetari!
 Procesi i mbledhjes së të dhënave fillon që fazën e parë të
hulumtimit dhe në forma të ndryshme. Që nga shënimet që
studiuesi mban gjatë bisedave të para me palë të ndryshme,
vëzhgimet vetanake në terren, transkriptet e intervistave,
dokumentet, ditarët, shkrime të ndryshme në media etj., të gjitha
bëhen pjesë e bazës së të dhënave që do të përdoret në fazat e
mëvonshme të përpunimit të të dhënave.
 Për të lehtësuar punën me shumësinë e të dhënave që mblidhen
gjatë analizave cilësore, studiuesit i organizojnë ato duke i
klasifikuar fillimisht bazuar në elementin kohë. Kjo dmth që të
dhënat që mblidhen klasifikohen sipas muajve, apo viteve kur janë
mbledhur apo kur janë dhënë deklaratat që mund të përdoren si të
dhëna për hulumtimin.
 Renditja kronologjike duhet të përfshijë edhe burimin e të dhënave,
ashtu si edhe kopje të çdo të dhëne (fotokopje të intervistave,
screen shot të dokumenteve etj.). Pra, duhet ndërmarrë të gjitha
veprimet e nevojshme që gjithçka të jetë e dokumentuar dhe të
mbetet e tillë.
 Renditja kronologjike mund të mos jetë elementi i vetëm mbi të cilin
bazohet kategorizimi i të dhënave. Studiuesit e ndryshëm mund të
përdorin teknika të ndryshme.
 Përzgjedhja e teknikave për kategorizimin, apo sistemimin e të
dhënave, varet nga objekti i hulumtimit, nga metoda që përdorni për
hulumtim apo edhe nga manyra që përdor studiuesi përkatës. P.sh.
në një kërkim cilësor për programet radiofonike për fëmijët, të
dhënat e mbledhura nuk është e thënë që të sistemohen sipas
renditjes kronologjike. Studiuesi mund të vendos që të dhënat t’i
organizojë bazuar në kategoritë e përgjigjeve që ka siguruar nga
grupi i intervistave me autorë të programeve të tilla dhe nga prindër
të fëmijëve, që ndjekin programet e tilla.
 Diskutime me studentë:
 -Përcaktojmë tema që mund të jenë objekt i hulumtimeve cilësore
dhe diskutojmë mënyrat e përshtatshme për organizimin e të
dhënave që mblidhen gjatë procesit të kërkimit (hulumtimit);
 -Diskutojmë për organizimin e të dhënave dhe procesin e
përpunimit të tyre, në rastet kur kërkimi bëhet jo nga një, por nga
disa studiues (grup kërkimor); përdorimi i qasjes “analytical
wallpaper” si mundësi për diskutimin dhe thjeshtëzimin e të
dhënave për disa anëtarë të grupit kërkimor.
 Besueshmëria dhe vlefshmëria e të dhënave
 Gjagtë hulumtimit cilësor, studiuesit duhet të kenë kujdes ndaj
shqetësimeve që lidhen me besueshmërinë dhe me vlefshmërinë e
të dhënave dhe rezultateve nga kërkimet e tyre.
 Çështje të diskutueshme në këtë proces janë:
 -plotësia e të dhënave- Nëse studiuesi për shembull vetëm mban
shënime gjatë intervistave, por nuk i ka të plota ato të incizuara apo
nuk ka përgjigje me shkrim, atëherë ekziston mundësia që ai të bëjë
interpretime të gabuara. Kjo ndodh sepse është e pamundur që të
mbahen mend të gjitha deklarimet e të intervistuarve!
 -perceptimi selektiv- Ky është shqetësim dhe problem që del gjatë
kërkimeve cilësore dhe që lidhet me objektivitetin e studiuesit. Gjatë
procesit të kërkimit mund të ketë edhe deklarata apo të dhëna të
cilat janë në kundërshtim me këndvështrimin e studiuesit. Njësoj si
në raportet gazetareske, edhe në hulumtimin shkencor, këto të
dhëna duhet të analizohen dhe për to të ofrohen sqarime.
 -reaktiviteti-kur akti i vëzhgimit e ndryshon situatën e vëzhguar.
Çështja që shtrohet në disa raste të kërkimeve është: a do të
ndodhnin të njëjtat gjëra sikur studiuesi të mos ishte present?
Reaktiviteti është problem që tejkalohet vështirë por, studiuesit
duhet të provojnë ta minimizojnë sa të jetë e mundur.
 Të tre këto faktorë dëshmojnë se studiuesit në kërkimet cilësore,
njësoj si edhe ata në kërkimet sasiore, duhet të kenë kujdes të
veçantë për besueshmërinë dhe për vlefshmërinë e të dhënave të
tyre.
 Përderisa në kërkimet sasiore gjithçka është e matshme, në
hulumtimet cilësore, besueshmëria dhe vlefshmëria, sigurohen
përmes disa faktorëve:
 -përdorimi i disa metodave njëkohësisht në mbledhjen e të dhënave
– p.sh. në një kërkim cilësor për pozitën e gazetarëve nëpër
kompanitë mediatike, mund të përdorni intervistat dhe vëzhgimin
personal.
 -ofrimi i të dhënave të mbledhura për të tjerët – studiuesit tjerë do të
kenë në dispozicion të dhënat origjinale, që ju keni përdorur për
hulumtimin tuaj.
 -kontrolli i të dhënave – në këtë teknikë pjesëmarrësve në hulumtim
iu kërkohet që të lexojnë shënimet dhe konkluzionet tuaja dhe të
thonë nëse ju i keni përshkruar me saktësi deklarimet e tyre.
 -ekipet e kërkimit – kjo nënkupton që pjesëtarët e ekipit kërkimor
janë të ndershëm në raport me interpretimet e njëri tjetrit. Në disa
raste kërkohet që persona të tjerë (vëzhgues të jashtëm) të
monitorojnë procesin kërimor dhe prej tyre kërkohet që të ngrisin
çështje rreth anshmërive eventuale apo keqinterpretimeve të të
dhënave.

You might also like