You are on page 1of 8

Inteligjenca Emocionale (E.Q.

) si faktor i të nxënit dhe aftësitë këshilluese të


mësuesit
Marula Papaefstathiu-Tsanga
Koordinatore e Veprës Arsimore të Qendrës Rajonale të Planifikimit Arsimor
(PEKES) të Epirit
e-mail: pmaroula@bmail.com
Fëmija që në ditët e para të jetës së tij, fillon të zbuloj veten dhe botë që e rrethon, për
të siguruar me kalimin e kohës mbizotërimin tek to. Nga të mësuarit nëpërmjet lojës do të
duhet të kaloj duke u rritur, në një formë tjetër të nxëni, në mësimin që jep shkolla.
Që të mundet një fëmijë të mësojë, duhet të trajtohet me respekt, si një subjekt aktiv
dhe autonom dhe jo si një objekt për të kënaqur ambiciet e prindërve. Që të mësosh ke si
premisë një dëshirë, një plan, një perspektivë, nuk është vetëm të dëgjosh dhe të kuptosh.
Për të “mësuar” një fëmijë duhet ta dëshiroj, por askush dhe asgjë nuk mund ta detyroj dikë
të dëshirojë. Dëshira dhe dashuria nuk krijohen me forcë.
Notat e mira, sjellja e mirë japin gëzim tek prindërit. Fëmija mund t’i nënshtrohet
kësaj pritshmërie për njëfarë kohe, por herët a vonë, përballet me dëshirën e tij dhe nevojat
e reja të rritura të tij, në veçanti në periudhën e adoleshencës.
Krizat në lidhje me fëmijën mund të kenë pasoja serioze dhe ndonjëherë, pasoja
vendimtare për jetën më të vonshme të tij shkollore. Fëmija nuk mundet gjithnjë të dallojë
një gjykim vlerësues nga dashuria që i tregojnë të tjerët. Në shumë raste të qenit nxënës i
mirë ose i keq në mendjen e tij është e barabartë me të qenët djalë/vajzë i/e keq/e ose i/e
mirë ose në përgjithësi fëmijë i mirë ose i keq. Kështu shfaqet stresi i mësimeve dhe i
dështimit në mësime.
Në kushtet e sotme në këtë shoqëri e cila quhet “konsumatore”, në shumë raste
dështimi në shkollë ka arritur të konsiderohet sinonim i dështimit në jetë.
Stresi i tejzgjatur dhe mungesa e një ambienti përkrahës dhe mbështetës mund të
çojë një fëmijë në bllokim dhe në pezullim në nivele të ndryshme: pezullim ushqimor (p.sh.
anoreksi nervore), pezullim intelektual (p.sh. dështim në shkollë) etj.. Të mësuarit duhet të
përjetohet nga një fëmijë si një çështje e tij dhe përgjegjësi për interesin e jetës së tij dhe
për kënaqësinë e tij. Është thënë shumë bukur: “ Bletët fluturojnë nga lule në lule, por në
vazhdim prodhojnë mjaltin që është vetëm i tyre, nuk është më as trumzë as manxuranë”.
Në fund të fundit sukses do të thotë të krahasohet fëmija çdo ditë me vetveten e djeshme
dhe vetëm me të dhe të dalë gradualisht më i mirë.
Marrëdhëniet mësues- adoleshentë
Ndërmjet mësuesve dhe adoleshentëve krijohet një marrëdhënie emocionale e
veçantë. Fëmijët shfaqin drejt mësuesve emocione dhe mënyra sjelljeje të ngjashme me ato
që kanë kundrejt prindërve. Mësuesi thirret të luajë tani më tepër se kurrë rolin e
valëpritësit. Në shumicën e rasteve nuk është ai shkaktari i ... dallgëve. Fëmija vjen në
shkollë me shumë bofor (njësi matëse e erës në tokë ose në det) dhe – le të mos na duket e
çuditshme- kërkon në këtë hapësirë shumë të zhurmshme pak qetësi! Marrëdhëniet me
shokët e klasës janë një ngushëllim dhe një lehtësim nga problemet e shumta të mundshme
familjare dhe personale. Mezi pret nga mësuesi më shumë ngushëllim, mbështetjen. Si?
Falë prestigjit. Prestigji ynë është vetëkuptueshëm për nxënësit. Është një avantazh falas
që na jep shumë mundësi.
Adoleshenti shpesh na provokon për të marrë konfirmim, faljen e të tjerëve ose të
provojë kufijtë e tij, përpara imazhit të të rriturit të gjithëditur dhe të gjithëpushtetshëm.
Është shumë e rëndësishme që mësueset të njohin proceset psikologjike gjatë adoleshencës,
si dhe mekanizmat e “shfaqjes” dhe të “transferimit” të predispozitave emocionale të
fëmijëve nga prindërit tek mësuesit. Mësueset funksionojnë në një masë të madhe herë si
zëvendësues të nënës dhe herë si të babait. Ankthi dhe ndjenjat shprehen në adoleshencë
me intensitet më të madh sesa në moshën e fëmijërisë. Kështu që , nevojat emocionale që
krijohen në adoleshencë, janë shumë më të mëdha nga sa ishin vitet e mëparshme, ndërsa
paralelisht fëmija ndihen nevojën të shkëputet nga prindërit. Mësuesi thirret të ketë një
qëndrim dashamirës, të jetë në humor dhe asnjanës, i cili ndihmon, si për vet adoleshentët,
si edhe për veten dhe do ta shpëtojë nga pesha shtesë emocionale dhe ndjenja faji.
Në “transferimin pozitiv”, d.m.th. në transferimin e ndjenjave pozitive drejtë mësuesit
(dashuri, admirimi etj.), punë e mësuesit është ta ndihmojë nxënësin të bëhet lloji i njeriut
që admiron tek mësuesi. D.m.th. ta drejtojë nxënësit t’i kthejë këto ndjenja edhe drejtë
vetes, duke përforcuar kështu vetëbesimin e tij. Mesazhi që duhet të japë është: “nuk jam
vetëm unë që meritojë dashurinë dhe admirimin, por je edhe ti...”.
Në “transferimin negativ” ,transferim i ndjenjave negative (zemërim, frikë, refuzim),
mësuesi e ndihmon adoleshentin duke “përfshirë” (të mbajë) transferimin e nxënësit, pa u
lënduar personalisht (nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të) dhe t’i kundërpërgjigje në
mënyrë të ngjashme: “ Do të më ofendosh ti mua!”
Roli i emocionit
Sot konsiderohet e sigurt se në funksionin e të nxënit, i cili përbënë dhe objektivin
kryesor të arsimit, rol kryesor luan emocioni si një substratë e këtij funksioni. Kurioziteti
fëmijëror dhe dëshira për të kuptuar botën nga adoleshenti, të mësuarit për hir të dikujt
tjetër ose në fund të fundit dëshira për të njohur vetveten, janë stimuj emocional të një
rëndësie parësore për funksionimin e procesit të të nxënit në lidhje me objektivin e dytë të
arsimit, d.m.th. formimin e karakterit. Është pothuajse e vetëkuptueshme se emocioni nuk
është vetëm substratë, por hapësira kryesore brenda të cilës kryhen proceset e
domosdoshme psikologjike. Mobilizimi i këtyre funksioneve emocionale bëhet kryesisht
nëpërmjet marrëdhënies emocionale mësues-nxënës.
Një metodë e re mjaft... e vjetër
Pyetja e madhe që vërvitet në fushën e pedagogjisë është si të arsimosh, si të japësh
mësim? Platoni na kishte thënë tashmë në “POLITEIA”, se për të mësuar dikush dëshira
e tij duhet të jetë e lirë:
“Kurë, pra, […] mos përdorni dhunën në mësimet e fëmijëve, por përkujdesu që duke
luajtur të arsimohen, për të qenë eshë ti në pozitë më të mirë për të dalluar predispozitat e
natyrshme të gjithsecilit”.
Pyetja që lind përmes këtyre librave është: si do të përdorim teknika të reja
pedagogjike dhe qëndrime, si do të adoptojmë rolin e mësuesit joshës dhe të mirë, por pa
humbur prestigjin tonë?
Të gjithë e dimë se mësues të mirë janë ata që duan atë që japin si mësim, atë që
tregojnë se harrojnë udhëzimet e programit për t’u transmetuar fëmijëve diçka nga pasioni
i tyre. Nuk ka gjë më transmetuese se dashuria për dijen, kushdo qoftë subjekti i saj. Sa
herë kemi dëgjuar nxënësit, por edhe të rriturit të deklarojnë me kënaqësi : “ E desha
Gjuhën e Lashtë sepse filologu ishte shkëlqyer” ose “Në klasën e nëntë kishim një mësues
matematike të mrekullueshëm, më bëri të dua Matematikën”.
Edukimi i saktë kërkon diçka më tepër se zgjuarsi, nga mendja (I.Q.). Perkë një
dimension të personalitetit i cili u përbuzë. Kërkon emocion. Kohët e fundit gjithmonë edhe
më tepër bëhet fjalë për “Inteligjencë Emocionale” (I.Q. ) dhe për prindër dhe mësues
“udhëheqës”. Pasojat e disfatës në të mësuarin e elementëve bazë të inteligjencës
emocionale dëshmojnë se janë katastrofike. Nëse nuk do të ishte kështu nuk do të bënin
shfaqjen botuese, sikur të ishte ndonjë përmbytje, librat e rinj për didaktikën e mësimeve
pa stres. Vazhdimisht shtohen konstatimet e kësaj forme: “ Sepse për fëmijën më e
rëndësishmja nuk është t’i shtohen dijet por vetëbesimi”.
Teoritë e inteligjencës së shumëfishtë dhe të inteligjencës emocionale krijuan
perspektiva të reja në arsim dhe nxorën në pah edhe dimensione të tjera të personalitetit të
individit.
Një nga qasjet psikologjike më moderne që ka ndihmuar në formimin e një
këndvështrimi të ri në arsim është edhe “psikologjia pozitive”. Për më tepër qasje
sistematike nxjerr në pah konceptin e komunitetit të shkollës si tërësi, i cili është diçka më
tepër se shuma e pjesëtarëve të tij.
Mësuesi si konsulent
Është bërë ndërgjegje se mësuesi, për të funksionuar në mënyrë pedagogjike dhe
korrigjuese (shëruese) në hapësirën e përgjegjësisë së tij, duhet që përgjatë studimeve të
tija të arsimohet në mënyrë sistematike në aftësitë e Konsulencë dhe në Psikologjinë
Konsulente.
Është karakteristikë rasti i një mësuesi të tillë që mobilizoi psikozën e ndjeshme të një
nxënëseje që ishte e talentuar por gjithashtu edhe ndrojtur, sikundër shpaloset në mënyrë
letrare nga pena e ndjeshme e Thetis Hortiati në librin e saj “Mësuesi, ylli dhe violina”.
Në epokën tonë profesioni i mësuesit nuk ka të ardhme nëse kufizohet vetëm në
transmetimin e dijeve. Në këtë kontekst është e rëndësishme të theksohet që në fillim se
asnjë arsimim psikologjik nuk mund të funksionojë, nëse nuk përbënë një hapësirë e
natyrshme i tërë qenies njerëzore. Ndihma drejtë tjetrit nuk varet kaq nga ato që themi,
teknikat që përdorim ose koha që japim, por kryesisht nga ajo që jemi.
Aftësitë e Konsulencës dhe të Psikologjisë Konsulente janë të dobishme në të gjithë
spektrin e marrëdhënieve ndërpersonale.
Kuptimi i simbolit
Kur mësuesi vepron si këshilltar merr parasysh këto:
 Përqendrohet kryesisht në pranimin e vetes, tek “Vetëzbulimi”, tek “
vetëzhvillimi”. Koncepte që lidhen edhe me metodën e “ konsulencës reduktuese”
që po del në pah në Shkollën Bashkëkohore dhe në ambientet e reja e të mësuarit.
Por shërbimet e ofruara në nivel individual kërkojnë, doemos, konsulent të
trajnuar profesionalisht me intervistat teknike speciale.
Por do të mund të përmendnim karakteristika dhe aftësi bazike të konsulentit-
mësuesit të frytshëm.
 Është i domosdoshëm kontakti me sy
 Bëni kujdes me pozicionin e të dëgjuarit aktiv të bashkëbiseduesit sepse trupi
ynë “flet” vetvetiu (gjuha e trupit), (humor i qetë, i hapur, pa nxitim ose duke parë
orën ose shikim drejtë portës, por prirje e trupit drejtë bashkëbiseduesit tonë).
 Qëndrim të përshtatshëm (as shumë afër, as shumë larg).
 Toni i zërit ka një rëndësi të veçantë
 Përpiqemi të “zbulojmë” arsyet e bashkëbiseduesit
 Përdorim heshtjen. Heshtja “do të thotë”: pret, jep edhe një mundësi tjetër,
nënvizon pauzat e të stresuarit, ndoshta, nxënës... Vërteton dhe me këtë mënyrë
dëgjimin aktiv, d.m.th. se jemi një “vesh i mirë” (“dëgjoj me dëshirë të mirë”).
 Heshtja është inkurajimi elementar më i çmuar
Profesionistët psikologë konsulentë flasin për “kohën që kalon deri në
përgjigje”(response latency time) duke nënkuptuar kohën në sekonda që pret
konsulenti deri në dhënien e përgjigjes.
Një rast klasik që e bën të dukshme paaftësinë për zhvillimin e kënaqshëm të
kohës së pritjes është mësuesi i cili, duke përfunduar shpjegimin, ndalon dhe atëherë
pyet klasën: “ Ka ndonjë pyetje?” Pa arritur dikush të përgjigjet, ai vazhdon
shpjegimin.
Cilat aftësi përbëjnë “dëgjimin e mirë” (dëgjimin aktiv) të bashkëbiseduesit dhe
sjelljen verbale të simbolit?
 Mënyra që vëren bashkëbiseduesin
 Nëse përdor pyetje të “hapura” ose “të mbyllura”. (Pyetjet e formës së hapur
japin mundësi të shpalosen më mirë ndjenjat dhe të ndriçohen ngjarjet, p.sh. si u
ndjeve atëherë? Në vend të “u ndjeve keq?”)
 Inkurajimi i bashkëbiseduesit ( me duart, me fytyrën, nëpërmjet shikimit), por
edhe jo vazhdimisht.
 “Parafrazimi” i fjalës së bashkëbiseduesit.
Terma të mjaftueshëm dhe të nevojshëm të Konsulencës
Faktorët e një marrëdhënieje të suksesshme konsultuese-mjekuese janë:
 “ngrohtësia” (warmth)
 “ vlerësimi pozitiv dhe pa kushte” (unconditional positive regard)
 “ndjeshmëria” (empathy)
 “respekti” (respect)
 “mirëkuptimi” (understunding)
 “ të qenit vetvetja” (to being yourself)
Ndjeshmëria “... do të thotë të kuptoj dikush me saktësi kuadrin e brendshëm
të referimit të një njeriu tjetër, me elementët dhe konceptet emocionale që ekzistojnë
brenda tij, sikur të ishte njeriu tjetër, por, pa, harruar kurrë termin “sikur”.
Rrjedhimisht filloj me faktin se çdo njeri që kam përball meje, ka elementë
pozitivë dhe është i denjë për përkujdesjen dhe pranimin nga unë. Kjo do të thotë
ushtrim në pranimin se tjetri është i ndryshëm.
Siç nënvizon Satir, njerëzit “ takohemi natyrshëm në bazë të ngjashmërive tona
dhe zhvillohemi në bazë të ndryshimeve tona”
Lirinë e personit e respektojë më shumë se gjithçka tjetër, duke shmangur çdo
përpjekje për udhëzuese.
Nëse do të kërkonim një përcaktim konceptual të termit “marrëdhënie” do të
mund të parashtronim përcaktimin e Joan Damaskinoit : ”Marrëdhënie është të qenët
pranë dhe dashuria, d.m.th miqësia, të qenët i qëndrueshëm, dhe pjesëmarrja, dhe
lidhja. Marrëdhënie quajmë kontaktin ,zakonin dhe të qenët në dispozicion” (PG 94,
661, A) . Duke analizuar këtë përkufizim vëmë re ngjashmërinë me përkufizimet që
përdor psikologjia konsulentë. Qenia njerëzore në thelb është relacionale, sociale.
Qëllimi i jetës përkufizohet më shumë si marrëdhënie. Komunikimi për
marrëdhëniet e dy njerëzve është si frymëmarrja për t’u mbajtur në jetë.
Nga psikologjia terapeutike njohim termat “ përmbajtje” dhe “përfshirje” të
ndjenjave të dhimbshme të personave që mjekohen, gjë e cila është e nevojshme të
bëhet në çdo marrëdhënie të rëndësishme. Përfshihet në rolin e prindërve dhe të
mësuesve të durojnë dhimbjen shpirtërore që ju japin të tjerët. Në veçanti janë
mësueset ata që në masë të madhe thirren të ngrenë dhimbjen shpirtërore të
adoleshentëve dhe të funksionojnë pritës ndjenjash të dhimbshme (të stresit, të
frikës, të agresivitetit, të zemërimit, të dëshpërimit etj.). Në këtë mënyrë adoleshentët
e marrin mesazhin në nivel emocional, pa fjalë e predikime, se nëse dikush tjetër
mund ta ngrejë këtë peshë, nuk është diçka kaq e tmerrshme dhe kërcënuese.
Një metodë që ndihmon jo vetëm në marrëdhënien konsulentë por edhe në jetën
e përditshme është ajo e lojës së roleve (role playing).
Studimet rezultuan në përfundimin se aftësitë konsulentë të psikologjisë
konsulente, të ofruara nga mësues, ndihmon në zhvillimin e mendor dhe emocional
të nxënësve.
Mësuesi për nxënësin është “tjetri i rëndësishëm”. Për këtë arsye, mësuesi
përveç aftësitë konsulente bazë, duhet të dallohet edhe për interesin e tij të punojë
me njerëzit, për humanizmin, për vetëdijen, për dinjitetin, dhe të ketë një sistem
vlerash personal, durim dhe të jetë këmbëngulës, të ketë durim, spontanitet dhe
zhdërvjelltësi. Të dijë të dëgjojë dhe të komunikojë pa folur shumë, t’u përgjigjet
vetëm ato që janë të domosdoshme duke shmangur hollësitë. Të japë përgjigje pasi
të vrasë mendjen dhe të mendohet për të mos qenë e nxituar. Në këtë mënyrë
ndihmon fëmijët të adaptoj një person që mendohet. Mësuesi, sikundër edhe prindi,
nuk ofron dije të gatshme dhe informacione por kryesisht trajnon fëmijën si të
mësojë jo vetëm për në shkollë por kryesisht për jetën.
Mësuesi posaçërisht i trajnuar është specialist i vijës së parë, që ndihmon të
mos medikalizohen ato probleme, të cilat nuk është e nevojshme të medikalizohen.
Në shumë raste e dimë se shumë çrregullime mendore, kryesisht në moshën e
fëmijërisë, do të mund të shmangeshin ose të lehtësoheshin, nëse qëndrimi i njerëzve
që merren me edukimin dhe arsimimin linte hapësirë tek tjetri të zhvillohet si person.
Njohja e të qënurit unik të tjetrit, njohja si person, është ajo që siguron balancë.
Para disa vitesh disa nxënës shkruanin këto në një letër drejtuar mësuesit: “Dua
të jesh njeri..., të zemërohesh dhe të falësh..., të kesh dëshirë të mësosh nga unë..., të
duash..., të jesh vetvetja”. Versioni negativ: “ Nuk je njeri..., je krenar...,
gënjeshtar..., robot..., i futur në kallëp... Na injoron, na urren, na përqesh... Urojmë
të mos ishe kaq i distancuar”.
Në shkollën bashkëkohore mësueset kemi mundësinë të frymëzojmë nxënësit
të prekim yllin e tyre. Mjafton të zbulojmë diamantin e vogël që është i fshehur
brenda çdo njeriu përqark nesh.

You might also like