You are on page 1of 6

Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë

Master Shkencor Psikologji Organizacionale

Lënda: Menaxhim konflikti

Projekt final- Menaxhim konflikti

Tema: Rast konflikti në organizat

Punoi: Fatiola Biba Pranoi: Dr. Eralda Zhilla

Dr. Migena Buka

Tirane, 2021
Hyrje

Nisja e konfliktit
Ilustrimi që unë kam përgatitur , është një rast që është ndeshur në shkollë dhe që është dhënë një
zgjidhje. Rasti I konfliktit ndodh midis një nxënësje dhe mësueses kujdestar , ku më vonë bëhën
pjesë pjestarë të tjerë nga stafi por jo vetëm. Nxënësja 12 vjecare vazhdonte shkollen me
mësuesen kujdestare e cila ishte mësuese historie dhe kishte disa vite që ishte mësuese në atë
shkollë. Duhet theksuar se nxënsja ishte racë me ngjyre , e komunitetit rome. Ajo shpeshherë nuk
vinte në shkollë dhe nuk ishte një nxënëse e mirë. Rezultatet e saj akademike ishin të dobëta.
Nuk ishte marrë asnjë masë apo ndërhyrje ndihmuese kundrejt nxënëses dhe të nxënit. Mësuesja
kujdestare , mësuesja e historisë nuk ishte interesuar dhe preokupuar për të ndihmuar nxënësen.
Shpeshhere ajo u pyete nga mësuesit për mungesat e saj , dhe ajo thoshte llojlloj justifikimesh si ;
u zgjova vonë dhe nuk erdha fare , isha diku dhe nuk munda të vij , kisha babin sëmurë etj . Një
ditë prej ditësh , në orën e hisstorisë , ora e fundit e mësimit , nxënësja flet dicka me shoqen e
klases , dhe mësuesja I tërheq vëmendje. E njëjta situatë ndodhi edhe më vonë , në këtë rast
mësuesja shprehet shumë e acaruar dhe e mërzitur. Të treten herë që përsëritet e njëjta situatë,
mësuesja I flet shumë ashpër duke e quajtur në një term ofendues nxënësen në sy të të gjithë
klases. Mësuesja e quan “ Gabele “ dhe I thotë të dalë jashtë se po më prish orën e mësimit.
Këtu nisi gjithcka , duke cuar në një konflikt të agravueshëm më vonë.
Vijimi I konfliktit
Nxënësja ngrihet të dalë , nuk reagon fare , dhe del shumë e mërzitur nga klasa. Të nesërmen
nxënësja nuk paraqitet në mësim. Duke menduar se do të ketë ndonjë arsyje sic justifikohej herët
e kaluara , asnjë nuk shqetësohet dhe vazhdon normalisht mësimi. Diten tjetër , në shkollë vjen
prindi I nxënëses , babai I saj. Ai vjen I acaruar dhe I nervozuar. Në shkollë ndodhet një roje , I
cili nuk e lë që të futet në shkollë, pa kuptuar arsyjen e babait të nxënëses.
Babai , sigurisht që I tregon se ka arrdhur për ti folur mësueses së historisë , për ta pyetur për
vajzen e tij. Në atë moment roja I shkolles therret mësuesen e historisë , dhe njofton se babai I
nxënëses duhet të presë deri në pushimin e gjatë. Babai largohet dhe vjen përsëri , e takon
mësuesen e historisë , dhe aty krijohet një konflikt. Mësuesja e historisë I kërkon falje për fjalën ,
por I thotë që vajza është sjellë shumë keq në orën e mësimit. Edhe pse ajo kërkoi falje për
ofendimin që kishte bërë , përsëri e vazhdon konfliktin me babain , pasi babai I nxënëses
argumenton duke thënë se , edhe pse vajaza mund të jetë sjell keq , mësuesja nuk ka të drejtë që
ta largojë nga mësimi.
Babai I vajzes thotë se , vajzen e sjell në shkollë sepse e di se është një vend I sigurtë dhe që ajo
do edukohet dhe do mësojë dhe nuk pret që nxënësja të ofendohet , të përbuzet dhe të largohet
nga shkolla pa sigurinë e nevojshme dhe pa njoftuar prindërit. Mesuesja , vendoset në pozita
mbrojtje duke thënë se di ajo sesi ta zgjidhë situaten dhe nxënësit që nuk sillen mirë I nxjerr nga
klasa. Prindi nuk është shfaqur për të marr përgjegjësi dhe për të pyetur rreth rezultateve dhe
sjelljes së nxënëses, duke I treguar atij se vajza nuk është një nxënëse që mëson dhe nuk është e
përkushtuar dhe e përqëndruar në mësim.
Këto ishin disa nga parifrazimet midis debatit të mësueses dhe babain e vajzës. Ai largohet ,
duke paralajmëruar se nuk do ta sjellë më vajzen në shkollë dhe se ndjehet I ofenduar dhe I
parrespektuar. Në këtë situatë , nuk ndërhyn as nëndrejtori as mësuesja dhe e lënë situaten
kështu, të pazgjidhur. Të nsërmen drejtori I shkolles e kontakton prindin e nxënëses , por ai nuk
përgjigjet. Tenton disa herë , por përsëri nuk përgjigjet.
Ky ishte një rast konflikti , në këtë rast ne do përpiqemi të gjejmë ku qaloi dhe ku qëndroi
problem.
Të lënduarit në këtë situatë janë , babai I vajzes dhe nxënësja në fjalë, ata nuk tentojnë të kenë
kontakte me shkollen dhe cdo gje që përfshinë shkollen. Zgjidhja qw ju dha kwtij rasti ishte qw ,
drejtori e takon babain e vajzes dhe I tregon se vajza nuk do tw jetw pjesw e klasws sw
kujdestarisw sw mwsueses sw historisw dhe I kwrkon falje nw emwr tw mwsuese.

Analiza e konfliktit
Një mjet ndihmës në konceptimin e konflikteve janë analiza e konfliktit. Një analizë e tillë
konflikti përpiqet të përpilojë jo vetëm shkaqet dhe sfondin e një konflikti , por përmban edhe
pikë referencat e para për linjat e zgjidhjes së tij , duke fokusuar të përbashkëtat dhe duke
analizuar mënyren e deritanishme të përpunimit të konfliktit.
Arsjejet që sjellen konflikt midis mësuese dhe prindit
Duke e marr qështjen që në fillim , mund të konnstatojmë se disa nga arsyjet që solli konflikt
është :
Paaftësia e mësueses për të vlersuar situaten aktuale , për të bashkëpunuar dhe për të
analizuar saktë sjelljen e nxënëses.
Mësuasja është profesioniste në zanatin e mësuesisë , por ajo nuk u sollë si profesioniste.
Mësuesja jo vetëm që e lëndoi nxënësen duke e ofenduar por dhe duke I mohuar të drejten për të
mësuar dhe për të qënë e njëjtë si nxënësit e tjerë. Mësuesja nuk ka bashkëpunuar me mësuesit e
tjerë dhe nuk ka tentuar që të komunikojë me prindin për të mësuar arsyjet e mungesave të
nxënëses dhe nuk bashkëpunon për të gjetur një zgjidhje.
Konflikte emocionale dhe personale
Situata midis mësueses dhe nxënëses qoi në konflikt si rezultat I kualifikimit të pamjaftueshëm të
mësueses dhe zgjidhjes së gabuar të situatës të mëparshme parakonflikte. Mësuesja reagoi
shumë ashpër kundrejt nxënëses , nxënësja nuk reagoi në atë moment dhe nuk u konfrontua me
mësuesen. Për shkak të situates lënduese dhe ofenduese , ndodhen situate konflikti të
mëvonshme. Mësuesja nuk merr kopetencen për të pyetur dhe për të krijuar një bashkveprim me
nxënësen dhe për të gjetur zgjidhjen.

Mësuesi dhe paragjykimet e tij

Situata e konfliktit ndërmjet prindërve dhe mësuesve është një fenomen relativisht i ri, por po
merr një vrull. Ajo lind nga mosbesimi i ndërsjellë dhe nga qëndrimet e ndryshme ndaj
fëmijës.dhe nga paragjykimi nga ana e mësuese. Ajo mund ta ketë pasur këtë paragjykim për
nxënësen por nuk e ka shprehur deri në një moment acarimi.

Pse lindi konflikti midis mësueses dhe prindit të fëmijës ?!

Secila palë e shikon konfliktin nga këndvështrimi personal dhe në këtë rast ekzistojnë dy
pikëpamje , ajo e prindit dhe ajo e mësueses

Në rastin e prindit , ai e akuzon mesuesen për mungesë të kopetences , ai e bën fajtore për
mosinformimin dhe moskomunikimin me prindin për mbarëvajtjen e nxënëses.

Gjithashtu këndvështrimi I prindit problemi në këtë rast është se mësuesja nuk ka gjetur
menyren e duhur për të zgjidhur situaten në mënyrë profesionale. Mësuesja e ka nënvlersuar
nivelin e ulët akademik të nxënëses dhe mungesat e paarsyeshme që ajo bënte vazhdimisht.
Kështu që këto janë kthyer në problem dhe në konflikt të mëvonshëm.

Këndvështrimi I mësueses mbi problemin

Mësuesja pretendon se problemi është bërë si shkak se prindi nuk I ka kushtuar vëmendje
edukimit të fëmijës. Ai nuk I është preoukupuar për tu paraqitur në shkollë dhe për tu interesuar
për fëmijën e tij.

Zgjidhja e konfliktit

Zgjidhja e konflikteve deri diku është një aftësi që mund të mësohet. Në një këndvështrim
më të gjerë , aktorët e mundshëm përfshijnë jo vetëm kundërshtarët që janë të përfshirë
drejtpërdrejt , por edhe komunitetin dhe mjedisin në tërësi.

 Gjëja e parë që do të jetë e dobishme kur një problem është i pjekur është qetësia.
 Pika e dytë është analiza e situatës me gjithw peripecitw e saj.
 Pika e tretë e rëndësishme është dialog i hapur midis palëve në konflikt, aftësia për të
dëgjuar bashkëbiseduesin, shprehni me qetësi pikëpamjen tuaj për problemin e konfliktit.
 Gjëja e katërt që do të ndihmojë për të ardhur në rezultatin e dëshiruar konstruktiv -
identifikimin e një qëllimi të përbashkët, mënyra për të zgjidhur problemin, duke ju
lejuar të arrini në këtë qëllim.
 Pika e fundit, e pestë do të jetë konkluzion eqë do tw ndihmojë të shmangngen gabimet
e komunikimit dhe ndërveprimit në të ardhmen.

Mësuesit janë mësuar sesi të përcjellin njohuri tek fëmijët dhe sit ë qëndrojnë para klase, por
mësuesi ka disa detyra për të realizuar në orët e mësimit :

 Të krijojnë një atmosferë të përshtatshme dhe të këndshme , në mënyrë që nxënësit të


ndjehen të lirshëm që të shprehen për atë që I shqehtëson dhe të jenë aktiv.
 Mësuesja duhet të jetë pranë nxënësve dhe ti ndihmojnë sa më shumë që është e mundur.
 Të jenë kreativë sa I përket metodave të mësimdhënies
 Drejtori I shkolles duhet që të jetë ndërmjetësi dhe zgjidhësi I kësaj situate konfliktuale
dhe në cështjen e konfliktit duhet të jetë fëmija dhe dëmtimi emocional, psikologji që I
është shkaktuar asaj. Në këtë rast nuk është thjeshtë zgjidhje e konfliktit por edhe të
transformojë marrdhënien ndërmjet palëve.
 Drejtori në bashkëpunim me psikologen , duhet që të zgjidhin këtë konflikt , duke dëgjuar
palët e përfshira , fëmijën , mësuesen dhe prindin e fëmijës.
 Mendimet e palëve të përfshira janë të fokusuara në konflikt dhe nuk shohin rrugëdalje.
Pikëpamja e palëve të tjera janë negative , fajsim , xhelozi , zemerim , frikë.
 Ky konflikt duhet të zgjidhet sa më shpejt , pasi sa më shumë të zgjasë konflikti aq më
shumë hyjmë në këtë mendësi.
 Kushtojini vëmendje ndjenjave që shprehen, si dhe fjalëve të thëna të të tjerëve. Të tjerët
duhet të ndjehen të dëgjuar dhe që cdo gjë që po thuhet janë marrë seriozisht.

Mënyrat mw e mirw pwr zgjidhur konfliktin me prindërit e nxënësit

 Si mund të zgjidhen ankesa të tilla në mënyrë konstruktive dhe të prishen pengesat? Kur
lind një situatë konflikti në shkollë, është e rëndësishme ta kuptoni atë me qetësi, realisht,
pa shtrembërim për të parë gjërat. Zakonisht, gjithçka ndodh në një mënyrë tjetër: ai që
është në konflikt mbyll sytë para gabimeve të tij, ndërsa njëkohësisht i kërkon ato në
sjelljen e kundërshtarit.
 Kur situata vlerësohet dhe problemi përshkruhet, është më lehtë për mësuesin të gjejë
arsyen e vërtetë, të vlerësojë korrektësinë e veprimeve të të dy palëve dhe të përshkruajë
rrugën për një zgjidhje konstruktive të momentit të pakëndshëm.
 Hapi tjetër në rrugën e marrëveshjes do të jetë një dialog i hapur midis mësuesit dhe
prindit, ku palët janë të barabarta. Analiza e situatës do ta ndihmojë mësuesin të shprehë
mendimet dhe idetë e tij në lidhje me problemin tek prindi, të tregojë mirëkuptim, të
sqarojë qëllimin e përbashkët dhe së bashku të gjejnë një mënyrë për të dalë nga situata
aktuale.
 Pas zgjidhjes së konfliktit, përfundimet e nxjerra në lidhje me atë që është bërë gabim dhe
si të veprohet në mënyrë që momenti i tensionuar të mos vijë, do të ndihmojë në
parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.
 Të krijohen mekanizmat e nevojshëm të bashkëpunimit institucional, për të rritur
angazhimin e aktorëve të ndryshëm të sistemit të administrimit të drejtësisë për nxënësit
dhe sistemit social për trajtimin e nevojave të fëmijës , veçanërisht të atyre që përfshihen
në situata konfliktuese. Ofrimi i ndërmjetësimit dhe i programit restauruese në
përgjithësi duhet të përbëjnë një hallkë të rëndësishme në procesin bashkëpunues
 Të punohet më shumë për arritjen e bashkëpunimeve dhe krijimin e sinergjive të reja
ndërmjet aktorëve të shoqërisë që kanë në fokusin e punës së tyre nxënësit dhe të rinjtë.

FALEMINDERIT !

You might also like