You are on page 1of 1

Ndjenjatqë më pushtojnë janë të përziera, kur sjell ndërmend një ditë të 1998, ku duke qen mësues

pensionist, Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës më ftoi të shërbej si mësues I Gjuhës Greke në Liceun
Kishtar “Kryqi i Nderuar”, themelues I të cilit, si dhe i shkollave të tjera të Kishës në Shqipëri, ishte I
Hyjndriçuari Fortlumturia e Tij Kryepiskopi ynë z.z. Anastaw, që në vitet e para të dhjetveçarit të ’90.

Me gëzim, i emocionuar dhe me ndjenjën e përgjegjësisë pranova ftesën të jap mësim në një ambiet kaq
delikat, ndoshta të vështirë por të kënaqshëm, për shkak se bashkë me koleg të tjer të përzgjedhur nga
të dyja anët duhet lidhnim nivelin intelektual të nxënësve me përkushtimin e tyre në rregullat e
parapërcaktuar të Orthodhoksis, që janë dashuria, korrektësia, pendimi, duke përdorur metoda
mësimdhënjeje të ndryshme dhe frytëdhënëse, duke patu gjithënjë pranë nesh me inkurajues dhe me
mirësi, Hirësinë tonë Dhimitrin dhe drejtorinë e shkollës.

Kështu fillova punën me zell, në një ambient që mbizotëronte armonia, reciprociteti dhe mirëkuptimi në
përgjithësi, duke patur si objektiv edukimin e nxënësve me vyrtite sociale dhe me qëndrime fetare, por
me disa vështirësi, sepse këta fëmijë vinin nga treva të ndryshme të Shqipërisë së Jugut, nga shkollëa të
ndryshme nga nivel të ndryshëm arsimor.

Por mësuesi duke konsideruar profesionin e tij si mision, mund të tejkaloj vështirësitë.

Në përvjetorin e 20 të themelimit të Liceut Kishtar,sit ë gjithë kolegët e mi, ndihem I kënaqur nga ajo që
ofrova në shkollë.

Dhimitër Papa

Mësues

You might also like