You are on page 1of 26

12.

PROVAT NË TERREN (“In situ”)


12.1 Sondimi me penetrim
Pos sondimit me shpim, gërmimit të gropave sondazhe, bunareve, etj. bëhet edhe sondimi me
penetrim me qëllim të caktimit të rezistencës relative të tokës. Sondimi me penetrim është i
përshtatshëm në rastet kur ekziston rezistenca jo e barabartë e tokës, posaqërisht në rastin e
ekzistimit të shtresave të buta dhe lymore të tokës si dhe kur nga thellësitë e mëdha të tokës nuk
mund të nxirren kampionet e paprishura të dheut për shqyrtimin rezistencë dhe shafitjes së tyre.
Për shkakt të vështirësisë së marrjes së kampioneve të paprishura në dherat ranore, Holandezët
kanë futur këtë metodë të sondimit, i cili më vonë është zgjëruar edhe në llojet tjera të dherave.
Mirpo, përveç të dhënave të rezistencës së tokës në penetrim, janë të nevojshëm edhe të dhënat
tjera siç janë përbërja e tokës, vetitë fiziko mekanike të tokës, gjendja e ujrave nëntokësore, etj.
për këtë arsye sondimi me penetrim nuk kryhet në mënyrë të pavarur por në kombinim me
shpimet sondazhe.
Principi i sondimit me pentrim, të cilin e kanë futur Holandezët, qëndron në faktin që koni
metalik me dimensione dhe formë të caktuar shtypet në tokë me presion ose me goditje dhe në
bazë të madhësisë së presionit ose forcës së goditjes dhe thellësisë së shtypjes së konit në tokë
caktohet rezistenca e tokës në penetrim, dhe se me ante shprehjeve empirike caktohet aftësia
mbajtëse dhe shafitje e tokës. Duhet theksuar vlerat e llogaritura për aftësinë mabajtëse të tokë në
bazë të sondimit pentrues nuk kanë karakter absolute, por janë veçanërisht të dobishme për
krahasimin e aftësisë mabjtëse të shtresave të veçanta gjegjësisht për shtresa në thellësitë të
ndryshme. Shafitja e tokës e fituar me sondim penetrues shërben për llogaritjen e përafërtë të
madhësisë së uljes së tokës e shkaktuar nga ngarkesa e objektit.
Penetrometri mund shtypet në tokë me anë të goditjeve dinamike, në bazë të të cilave kanë marrë
emrin penetrometrat dinamik ose me ndihmën e forces statike, dhe quhen penetrometra static.
Ekziston disa lloje të provave penetruese, por më shpeshë përdoren provat si më poshtë:
 prova e pentrimt dinamik,
 prova standard dinamike e penetrimit (SPT), dhe
 prova statike penetruese (CPT).
12.1.1 Prova e Penetrimit Dinamik (DPT)

Pemetrometri i lehtë dinamik: Penetrometri dinamik është një paisje e projektuar për matjen e
shpejtë të vetive strukturore të rrugëve ekzistuese të ndërtuara me materiale të jo të lidhura dhe
bazameteve të ndryshme nga dheu. Vazhdueshmeria e matjeve mund të bëhen deri në thellësi
prej përafërsisht 800-1200mm, por nëse përdoren shufrat vazhdues atëherë matjet mund të bëhen
deri në thellësinë maksimale të rekomanduar 2m. Meqenëse shtresat e rrugës kanë rezistencë të
ndryshme, gjatë proves së penetrimit dinamik mund të identifikohen kufijtë e shtresave në trupit
të rrugës si dhe trashësitë e tyre.
Siç shihet nga fig.1 penetrometri dinamik përbëhet prej boshtitë të sipërm dhe të poshtëm. Boshti
i epërm ka një çekan me peshë 8 kg me 575 mm lartësi rënëse dhe është i bashkangjitur me
boshtin e poshtëm permes kudhërës. Boshti i poshtëm përmban një kushër she një kon i cili është
i bashkangjitur në fund të bushtit. Koni është i zavendësueshëm dhe mbydh këndin prej 60 0 ndaj
rrafshit horizontal.Si pajisje për lexim, përdoret një shufër shtesë e shkallëzuar në çdo 5.1mm
dhe është shtojcë e boshtit të poshtëm.
Gjatë proves me pentrometër dinamik ka nevojë për tre operatorë, një për të mbajtur
instrumentin, një për të tërhjek dhe lëshu peshën si dhe një teknik për të regjistrar rezultatet.
Instrumentin gjatë proves duhet mbajtur në drejtimin vertical ndërsa pasha me kujdes duhet
ngritur deri te doreza e instrumentit. Duhet patur kujdes që çkanin duhet ngritur deri në kontakt
me dorezën por jo të ngritet edhe instrumenti si dhe çekani të bjerë lirshëm, pa e shtyrë me dorë.
Nëse gjatë provës penetrometri dinamik menjanohet ndaj vertikales, atëher përpjekje për të
korigjuar nuk duhet të bëhet pasi kontakti mes bushtit dhe anëve të vrimës do të shkaktojnë
rezultate të gabuara. Nëse menjanimi i instrumentit është edhe më i madh, kjo do të shkaktonte
vështirësi në rrëshqitjen e çekanit në bosht dhe çekani nuk do të bie lirshëm, në këtë rast prova
duhet të braktiset.

.
Fig.1 Struktura e penetrometrit dinamik
a) Para rènies së çekanit b) Pas rënies së çekanit

Fig.1 Prova me penetrometër dinamik


Preferohet që leximi të bëhet për inkrementet e penetrimit rreth 10mm. Megjithatë më lehtë është
që leximi të mirret pas një numri të caktuar të goditjeve. Prandaj është e nevojshme të
ndryshohet numri i goditjeve në mes të leximeve në bazë të rezistencës së shtresës. Për bazën
prej materialit granular me kualitet të mire leximi i zakonisht bëhet në 5 ose 10 goditje, por për
shtresat e buta të bazamentit leximi preferohet të bëhet pas 1 ose 2 goditjeve.
Shpeshëherë në terren paraqiten shtresa tepër të stabilizuar, materialet granulare me fraksione të
mëdha dhe shumë kompakte si dhe guri i thyer me kualitet të lartë. Në këto raste paraqiten
problemet gjatë kryerjes së provës të penetrimit dinamik. Penetrimi prej 0.50mm/goditje mund të
pranohet, por nëse nuk ka penetrimim matës pas 20 goditjeve të njëpasnjishme mund të
supozohet se penetrometri dinamik nuk mund të depërtoj nëpër material. Në këto rrethana duhet
të bëhet sondimi (shpimi) i shtresës stabilizuese me makinë shpimi. Shtresat nën shtresë
stabilizuese më pas mund testohen në mënyrë normale me penetrommetër dinamik.
Në fig.1 shihen rezultatet e provës penetruese dinamike dhe ato përbëhen prej numrit të goditjeve
kundrejt thellësisë së penetrimit. Meqenëse numri i goditjeve të regjistruara janë komulative,
atëherë rezultatet provës së penetrimit dinamik në përgjithësi janë dhënë si vlerat inkrementale,
të përcaktuara si më poshtè:
l
PI 
N

ku: PI - indeksi i penetrimit dinamik me njësi, gjatësi/numri i goditjeve; l - thellësia e


penetrimit, N - numri i goditjeve që i përgjigjet thellësisë së penetrimit li .

Si rezultat, vlerat e indeksit penetrimit (PI) paraqesin karakteristikat e penetrimit dinamik në


thellësi të caktuara.

Fig.2 Rezultatet tipike të provës me penetrometër dinamik


Pemetrometri i rëndë dinamik: penetrometri i rëndë ka konin me diameter 4.37 cm (A=15cm2),
shufrat vazhduese trashësie 2.0-2.5 cm, gjatësie 1.0-2.0m. Pesha e çekanit është 50 kg dhe bie
nga lartësia 50 cm.
Ekzistojnë edhe penetromera me dimensione tjera me princip të ngjajshëm.
Siç është cekur më lartë, sondimi pentrues dinamik shërben për identifikimin e shtresave të buta
dhe të forta të me ngjeshmëri dhe konsistencë të ndryshme. Ngjeshmëria e tokës mund të
caktohet në bëzë të rezistencës specifike gjatë depërtimit të konit me anë të shprehjes:
N W  h
qc  (kN / m2 )
lA

ku: N - numri i goditjeve për thellësin e caktuar të penetrimit l, W – pasha e çekanit (kN), h –
lartësia e rënies së çekanit (cm) , l – thellësia e penetrimit, dhe A- sipërfaqja e prerjes tërthore të
konit (cm2).
Kriteriumi për vlerësimin e ngjeshjes së materialit në shtresë është:
qc  5000 kN / m2 - materiali është shumë i shkrift deri i shkrift

5000  qc  10.000 kN / m2 - materiali me ngjeshmëri të mesme

qc  10.000 kN / m2 - material i ngjeshur deri tepër i ngjeshur

Sipas madhësive në shprehjen (1) fitohet:


8380  N
qc  (kN / m2 ) - për rërë
l
4275  N
qc  (kN / m2 ) - për argjilë
l
12.1.2 Prova e Standarde Dinamike e Penetrimit (SPT)

Kjo prove aplikohet më shumë në Amerikë dhe më pak në Europë. Prova realizohet në sondën
më pare shpuar, të mveshur (siguruar) dhe të pastruar. Në fund të sondës shpuese lëshohet
cilindri penetrues (Fig.1) me dimensione normale (gjatësie 30.5cm) ose koni i përforcuar në
maje të gypit dhe më pas shtypet në tokë 15 cm me anë të godjes së çekanit me peshë 63.5 kg,
nga lartësia 76.2 cm, pa regjistruar numrin e goditjeve, për të përjashtuar ndikimin e materialit të
shembur ose materialit me struktur të prishur në fundë të sondës. Pas kësaj shtypet cilindri
penetrues në tokë me anë të goditjeve të çekanit në thellësi 30.4cm, gjatë së cilës regjistrohet
numri i goditjeve N. Cilindri përbëhet prej mureve të holla me diameter të brenshëm 34.9mm
dhe atë të jashtë 50.8mm (Fig.1a). Duhet thekësuar se përcaktimi i numrit të goditjeve N gjatë
provës SPT dhe marrja e kampioneve me cilinder në sondë bëhet në çdo 1.0-2.0 m (1.5m).
Fig.1: a) Cilindri pë proven SPT; b)

Në Fig.1 janë treguar rezultatet provës standarde dinamike e penetrimit në terren në dheun
heterogjen.
Fig.1 Rezultatet e provës standard dinamike të penetrimit (SPT)

Në bazë të një numri të madh të të dhënave të fituara nga shqyrtimet në terreni dhe në laborator
është arritur deri te caktimi i raportit në mes numrit të goditjeve N nga prova standard dinamike
dhe dendësisë relative të dherave koherente si dhe gjendjes së konsistencës të dherave
jokoherente.
Në Tab.2 është treguar marrëdhënja në mes numrit të goditjeve N dhe dendësisë relative Dr të
dherave jokoherente.
Tab. 2
Dendësia relative Këndi i fërkimit
Numri i goditjeve Gjendja e dendësisë e e të brendshëm
Dr  max 100 (%)
emax  emin  (0 )
0-4 shumë e shkriftë 0 - 15 <280
4 - 10 e shkriftë 15 - 35 280-300
10 - 30 mesatarisht i ngjeshur 35 - 65 300-360
30 - 50 e ngjeshur 65 - 85 360-420
>50 shumë i ngjeshur 85 - 100 >420

Marrëdhënja në mes numrit të goditjeve N dhe indeksit të konsistencës I c si dhe rezistenca

njëaksiale qu është treguar në Tab.3.


Tab. 3
Indeksi i konsistencës Rezistenca njëaksiale
Numri i goditjeve
Ic qu (kN / m2 )
2 0.0-0.25 25
2-4 0.25-0.50 25 - 50
4–8 0.50-0.75 50 - 100
8 - 15 0.75-1.00 100 - 200
15 - 30 1.00-1.25 200 - 400
>30 <1.25 >400

Duke u nisur nga të dhënat në Tab.2 dhe 3 mund të thuhet që shtresa e pare e përbërë nga pluhuri
argjilor (fig. 1) është në gjendje të konsistencë plastike të mesme, me numër të goditjeve N=5-8.
Shtresa e dytë e përbërë nga argjilet pluhurore, gjendet në gjendje konsistence gjysëm të forte,
me numër të goditjeve N=16-19. Shtresa e tretë përbëhet prej argjilës së butë lumore, gjendet në
gjendje konsistence të butë, me numër të goditjeve N=1-3. Shtresa e katërtë përbëhet prej rërës
pluhurore, gjendet në gjendje konsistente të ngjeshur, me numër të goditjeve N=11-20.
Përvoja e gjertanishme tregon gjithashtu nevojën që numri i goditjeve N duhet reduktuar në disa
raste. Nëse prova e penetrimit standard dinamik kryhet në në dherat zhavorike me kon në vend
të cilindrit, atëherë reduktimi i numri i goditjeve bëhet si më poshtë:
N  (0.70  0.75) N '
ku: N’- numri i goditjeve të regjistruara gjatë provës SPT me kon.
Nëse sondimi kryhet në rërën e imët nën nivelin e ujit nëntokësor, atëherë numri i goditjeve
duhet reduktuar sipas shprehjes së Terzagh-ut dhe Peck-ut, si më poshtë:
N  15  0.5( N '  15)
ku: N’- numri i goditjeve të regjistruara gjatë provës SPT me kon dhe duhet të ketë vlerën
N '  15 .
Prova SPT në thellësi të cekëta zakonisht tregon vlerat të vogëla. Në një thellësi më të madhe, e
njejta tokë, me indeksin e njejtë të densitetit, do të tregoj rezistencë më të lartë penetrimit. Efekti
i presionit të mbingarkesës në vlerën e SPT-së mund të aproksimohet me shprehjen:
350
N  N'
  70 
ku: N’- numri i goditjeve të regjistruara gjatë gjatë provës SPT, N – numri i goditjeve të
reduktuar,  - sforcimi efektiv nga shtresat e tokës (mbingarkesa) në (kN / m2 ), nuk duhet të

tejkaloj vlerën 280 kN / m2 . Kjo tregon se nuk kërkohet të bëhet korigjimi nëse sforcimi efektiv

është 280 kN / m2 .
Prova e pentrimit në zhavor dhe në dherat zhavorike kërkon interpretim të kujdesshëm, pasi
pjesë të zhavorit mund të ndryshojnë numrin e goditjeve.
Sipas standardit Amerikan ASTM, ekzistojnë disa faktorë të cilët ndikojnë në ndryshimin e
numrit të goditjeve N gjatë provës SPT për një thellësi të dhënë. Këto faktorë përfshijnë
efikasitetin e çekanit të provës SPT, diametrin e sondës, metodën e marrjes së kampioneve, dhe
gjatësinë e shufrës (gypit) lidhëse për cilindër.

12.1.3 Prova e Penetrimi Statik (CPT)

Me proven e penetrimit statik në terren matet rezistenca e depërtimit të konit gjatë penetrimit së
tij në tokë nën veprimin e forces statike. Forcat e shtypje aplikohet me ndihmën presës hidraulike
të montuar në terren ose në mjetin transportues special për këtë qëllim. Nëpër gypin e zbrazët me
diameter 36mm në mënyrë të lire lëvizin shufra prej çeliku me diameter 15mm në majen e së
cilës gjendet koni prej çeliku. Koni në të shumtën e rasteve është me diameter 36mm por mud të
përdoret edhe koni me diameter 45mm. Në fig.1 është treguar prerja nëpër gyp dhe konit të
penetrometrit.

Fig.3 Detaji i penetrometrit static


Prova e pentrimit static realizohet në atë mënyrë që në fazën e pare më ndihmën e shufrës
shtypet (truset) vetëm koni në thellësi prej 10cm. Në atë rast matet rezistenca në depërtim të
konit. Në fazën e dytë shtypet vetëm gypi deri në kontaktin me konin dhe në atë rast matet
fërkimi anësor. Në fazën e tretë në të njejtë kohë shtypen koni dhe gypi për 10cm tjerë, kështuqë
shtypja e përgjithshme arrin 20cm thellësi. Në këtë faze matet rezistenca e përgjithshme
penetruese.
Në fig.2 janë treguar fazat e shqyrtimeve gjatë proves statike penetruese.
Rezistenca në depërtim të konit është dhënë me shprehjen si në vijim:
P
qC  (kN / m2 )
A
ku: P – forca e shtypjes , A – sipërfaqja e prerjes tërthore të konit. Për diametrin e konit
D=36mm sipërfaqja është A=10cm2.

Fig.4 Fazat e penetrimit të konit dhe gypit gjatë proves statike penetruese

Gjatë depërtimit të konit në tokë, rreth tij formohet thyerja plastike, prandaj rezistenca në
depërtim të konit mund të shënohet në formën vijuese:
qC  Vbd   0

Vbd  1.3e2 tg tg (45 / 2)


2

ku: Vbd - koeficienti në funksion të këndit  ,  0 - sforcimi efektiv në thellësinë e caktuar nga

shtresat e epërme,  - këndi i fërkimit të brendshëm.


Në bazë të këtyre shprehjeve mundet nëpërmjet rezistencës në depërtim të konit të caktohet
këndi i fërkimit të brendshëm  . Mirpo, për shkak të ndikimit të presionit poror i cili paraqitet
gjatë penetrimit nëpër dherat koherente, nuk mund të aplikohet kjo metodë e pentrimit për
caktimin e këndi  për shtresat koherente. Rezultatet e provës pentruese mund të japin vetëm të
dhëna krahasuesembi ndryshimin e rezistencës së tokë në thellësi, sepse nuk e njohim presionin
poror i cili është shkaktarin e thyrjes së tokës rreth konit gjatë penetrimit.
Në fig.5 është treguar marrëdhënja në mes koeficientit Vbd dhe këndit të fërkimit të brendshë  .

Fig.5 Marrëdhënja në mes rezistencës në depërtim të konit


dhe këndit të fërkimit të brendshëm
Në fig.6 janë treguar rezultatet tipike të provës statike penetruese. Lakurja Ckd paraqet
rezistencën në depërtim të konit ndërsa lakorja L ndryshimin e madhësisë së fërkimit anësor me
rritjen e thellësisë.
Sipas autorit Buisman (1935) ekziston marrëdhënja e caktuar në mes të rezistncës në depërtim të
konit qC dhe modulit të shafitjes të materialit jokoherent M V :

MV  1.5  qC
Autori De Beer (1984) në bazë të krahasimit të uljeve të llogaritura dhe të matura të urës në
dherat jokoherente kagjetur se shprehja ( ) jep përafërsisht dy here uljet më të mëdhaja se ato të
llogaritura, dhe ka propozuar këtë marrëdhënje:
MV  3  qC
Në bazë matjeve të uljeve të pilotëve në rërë autori Vesic (1970) ka përcaktuar varësinë në mes
të modulit të shafitjes dhe dendësisë relative I D , dhe ka krijuar marrëdhënie:

MV  2(1  I D2 )  qC

Sipas kësaj shprehje për rërën e shkriftë MV  2  Ckd , ndërsa për rërën e ngjeshur MV  4  Ckd .

Shqyrtimet paralele (në materiale ranore në Belgjikë) me prove statike pentruese dhe SPT kanë
dhënë korelacionin si në vijim:
qC  200 N (kN / m2 ) për dherat koherente

qC  400 N (kN / m2 ) për dherat jokoherente

qC  (800  1000) N (kN / m2 ) për dherat zhavorike

Ky korelacion mund të aplikohet për vlerësimin e përafërt të modulit të shafitjes prej numrit nga
goditjeve N të provës standard penetruese (SPT).
Në bazë të të dhënave nga literature Šuklje (Shukle) ka propozuar shprehjen:
MV  C1  C2  N (kN / m2 )

ku 2000  C1  4000 dhe 400  C2  800 .


Në tab.1 janë dhënë vlerat e koeficientëve C1 dhe C2 sipas Schltz-it dhe Menzenbah-ut (1961).
Tab. 1
Koeficientët ( 10 x kN/m2)
Lloji i materialit
C1 C2
Rëra pluhurore 118-235 52-57
Rëra 381-700 32-48
Rëra e trash 372-422 103-116
Zhavori >300 >118

12.1.4 Prova me Sondë Petëzore (VST)


Nxjerrja e kampioneve të paprishura nga shtresat e buta dhe shafitëse të dheut paraqet vështirësi
të mëdha dhe pasiguri nga aspekti i kualitetit të kampioneve të fituara, dhe se razultatet e
provave laboratorike janë të pasigurta. Prandaj rezistenca në rrëshqitje e dherave të këtilla
koherente shqyrtohen në teren (“In Situ”) me anë të sondës petëzore.
Kjo prove është e njohur me emrin Vane Shear Test (VST) dhe bëhet me qëllim të caktimit të
rezistencës së dherave të buta argjilore në terren. Prova kryhet me ndihmën e apratit sondazh për
shpim me gyp mbështjellës.
Aparati përbëhet nga koka së aparatit me shufër për torsion, numrit të caktuar të shufrave
vazhduese dhe krihëve me prerje tërthore të kryqzuar, të cilat janë të përforcuar për shufër, siç
është treguar në Fig.1. Krahët janë prej pllakave matalike nën kënd 900. Gjërsia e pllakave B i
përgjigjet diametrit D të gypit mbështjellës, kështu që nëpër gyp mund të lëshohet dhe të nxirret
sonda petëzore, ndërsa lartësia e pllakave është H=1.2-2.0B. Forma e pllakave petëzore nund të
jetë trekëndore (e thyer) ose drejtkëndore.
Fig.1 Sonda petëzore për caktimin
rezistencës në rrëshqitje të tokës
Në pjesën e epërme të shufrës është përforcuar aparati për matjen e momentit të torzionit, i cili
është i nevojshëm për rrotullimin e krihëve në momentin kur rezistenca e tokës është tejkaluar.
Shufra në maje me krihët lëshohet në fundin e sondës (vrimës) e cila është më pare e pastruar
pastaj ngadal shtypet në tokë për 30 cm. Pastaj duke rrotulluar dorëzat në kokën e aparatit
nëpërmjet shufrës përcjellet forca e torzionit në krihët, dhe gjatë kësaj kohe regjistrohet
kohëzgjatja dhe numri i rrotullimeve. Madhësia e forces mund të lexohet në kokën e aparatit.
Duke supozuar që me rrotullimin e krihëve toka thehet në sipërfaqen e cilindrit të përshkruar
rreth krahëve, fitohet madhësia e momentit.
Nga barazimi i momentit të torzionit Mt dhe momentit rezitues të tokës ndaj rrëshqitjes në
mbështjellësin e cilindrit dhe bazave të cilindrit të cilat formojnë krihët gjatë rrotullimit fitohet
rezistenca në rrëshqitje  f :

B B2 B  B 2 H aB3 
M t   f  BH   2 f    a    f    
2 4 2  2 4 

prej ku fitohet:
Mt
f 
 B H aB 3 
2
  
 2 4 

Ku parametri a varet nga forma e pllakave të sondës:


2 / 3 : për formën drejtkëndore (uniforme)

a  5 / 3 : për formën parabolike
1/ 2 : për formën trekëndore

Pas përfundimit të provës dhe arritjes së thyerjes së tokës, sonda 10 herë rrotullohet shpejtë, dhe
pastaj përsëritet prap prova në të njejtën mënyrë siç është përshkruar më pare. Në tëtë mënyrë
fitohet rezistenca në rrëshqitje e dheut të prishur,  'f .

Nga raporti në mes këtyre dy rezistencave në rrëshqitje mund të fitohet ndiesia (senzitiviteti) i
dheut, si në vijim:
f
St 
 'f
Në Fig.1 në vazhdim janë treguar fazat e provës në terren me sondë petëzore.
Fig.1 Fazat e provës me sondë petëzore

12.2 Prova me Pllakë Rrethore


Pllaka rrethore shërben për shqyrtimin e shtresave sipërfaqësore të tokës. Tek objektet ku toka
është material ndërtimor, kjo provë është shumë i rëndësishme.
Prova përdore në dy mënyra (raste):
 Për shqyrtimin e shtresave sipërfaqësore të tokës kur këto shtresa janë bazament i
ardhshëm i mbushjeve, konstruksionit të rrugëve, themeleve, etj.
 Për shqyrtimin e ngjeshjes së shtresave të tokës të punuar me mbushjen dhe ngjeshjen me
mjete të ndryshme për ngjeshje (cilinder, vibro pllakë, etj.).
Rezultatet e grupit të parë të shqyrtimeve me pllakë rrethore shërbejnë për dimensionimin e
ngjeshjes së shtresës së ardhshme e cila në tokë do të mbushet dhe ngjeshet. Në këtë rast toka
paraqet themel për trupin e mbushjes së ardhshme.
Grupi i dytë i shqyrtimeve me pllakë rrethore shërben për kontrollimin e kualitetit të material të
punuar në mbushje, shtresave stabilizuese shtresat e ndërruara dhe të gjitha shtresat e dheut të
cilat janë përdorur dhe ngjeshur dhe të cilët kanë formuar konstruksionin e ri nga dheu. Këtu
duhet thekësuar se prova është e njejtë për të dy rastet. Në Fig.1 është treguar instrument i
20laces rrethore.
Fig.XX: Pllaka rrethore

Në Fig.XX është treguar skema e paisjes së 21laces rrethore dhe rezultatet e shqyrtimit në formë
të diagramit. Procedura e shqyrtimit është e njejtë për të dy rastet.
Rezultatet e shqyrtimit me pllakë rrethore janë vetitë deformabile të shtresës sipërfaqësore të
tokës (terrenit). Ato janë moduli i shafitjes Mv, moduli i deformimit Ev1 dhe koeficienti i
reaksionit të tokës, k. Duhet pasur kujdes gjatë shqyrtimit me pllakë rrethore ngarkesa duhet të
veproj një kohë të caktuar deri sa nuk ndërpritet ulja. Në kë rast zgjatja e një intenziteti të
ngarkesës duhet t’i përshtatet vetive të tokës e cila shqyrtohet. Gjatë shqyrtimit të kualitetit të
tokës së hudhur në vepër (të punuar), kjo provë kryesisht përdoret për shqyrtimin e tokës
jokoherente (jo të lidhur).
Sipas Eurocode 7, pjesa 2, prova përdoret për të gjitha llojet e tokës, por nuk rekomandohet për
dherat shumë të butë. Eurocode 7 jep mundësinë e shfrytëzimit të rezultateve të provës me
pllakë rrethore për caktimin e “modulit të uljes të caktuar me pllakë” E pll. Koeficientin e
rekasionit të bazës k, caktimin e rezistencës në rrëshqitje jo drenuese c u dhe llogaritjes të
drejtpërdrejtë të uljes së themeleve të cekëta në bazën ranore.
Shqyertimet me pllakë rrethore mind të ëhen edhe në sondën shpuese me diameter të madh
(sonda në formë bunari-pusi).

Caktimi i modulit të shafitjes dhe elasticitetit nga rezultatet e shqyrtimit me pllakë rrethore sipas
standardit DIN18134, është e nevojshme të bëhen dy cikluset e ngarkimit të places dhe arritjes së
uljes prej 5-7mm.Rezultatet sipas këtij standardi janë treguar në Fig.XX si dhe mënyra e caktimit
të vetive deformabile të tokës.

Fig.XX: Rezultati i shqyrtimit me pllakë rrethore sipas DIN18134


Presioni më i madh  , varet nga lloji dhe gjendja e tokës e cila shqyrtohet, dhe sipas të cilit
mund të fitohet ulja e kërkuar prej 5-7mm.
Vetitë deformabile të kërkuara të tokës sipas standardit DIN18134 caktohen sipas shprehjeve
vijuese:

M v  1.18 B
s
 B
Ev1  1.5 
s1 2
 B
Ev 2  1.5 
s2 2
ku:
 - niveli i zgjedhur (caktuar) i presionit kontaktues
s - ulja përkatëse
B - diametri i pllakës.
Meqenëse për bazament të themelit është e nevojshme të dihen të dhënat e shafitjes në thellësi
më të madhe, preferohet të përdoret pllaka me diameter më të madh.
Gjatë shqyrtimit të shtresave të punuara në mbushje, tamponit ose shtresave zavendësuese të
tokës. Trashësia e të cilave është në mes 30-50cm, atëherë të dhënat të fituara me pllakën
rrethore Ø300mm janë të kënaqshëm, d.m.th thellësia e ndikimit është e mjaftueshme të përfshij
tërë shtresën. Te rat ii shqyrtimit të tamponit të pistave të aeroplaneve dhe shtresave të njejtë me
shangësi të mëdha, rezultatet e kënaqshme do të japë edhe pllaka me diameter Ø160mm për
shkak të thellësisë së ndikimit, dhe siç dihet nuk do të kërkonte kundër ngarkesë të madhe gjatë
provës.
Për kontrollimin e shqyrtimeve të kryera në terren përdoren formularët e gatshëm në të cilët
paraprakisht janë vizatuar drejtëzat e modulit të shafitjes Mv. Kjo lehtëson punën e stafit në
terren në atë mënyrë që menjëherë pas vizatimit të të dhënave në diagram, shihet nëse rezultati
plotëson ose nuk plotëson kushtin e kërkuar.
13 Prova CBR e terrenit

You might also like