You are on page 1of 244

Dr.Sc.

Veton PIRA

PARIMET E PROJEKTIMIT
SIZMIK TË KONSTRUKSIONEVE

Prishtinë
2021
“Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve”

Autorë:
Dr.Sc. Veton Pira – Inxhinier i Ndërtimtarisë

Lektorë:

Gani Nitaj

Prishtinë, 2021
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

PARATHËNIE

Përmes këtij materiali kam dëshiruar t’i paraqes disa njohuri, të cilat mund të
lehtësojnë projektimin sizmik të konstruksioneve.

Temat, të cilat i kam zgjedhur t’i shtjelloja në këtë material; një pjesë e tyre janë
ato tema për të cilat kam vlerësuar se janë të domosdoshme për projektim sizmik;
një pjesë e temave të inkorporuara kanë për qëllim të ofrojnë sqarime më të
detajuara të disa veçorive të sjelljes së konstruksionit dhe elementeve; dhe një
pjesë e temave burojnë nga diskutimet e vazhdueshme me kolegë mbi mënyrat e
duhura të përvetësimeve të elementeve apo të detajimeve të tyre.

Në këtë tekst theksi u është vënë konstruksioneve nga betoni i armuar pasi që
këto janë konstruksionet me aplikim më të madh te ne, por edhe më gjerë.

Gjatë punimit të lëtij materiali jam konsultuar me kolegë në lidhje me nivelin e


shtjellimit të temave, etj., të cilët i falënderoj për rekomandimet e tyre. Këtu
enkas falënderoj Msc. Burbuqe Shatri, Msc. Burim Zeqiri dhe Bsc. Alban Demiraj.

I
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

KAPITULLI ‐I‐............................................................................................................ 1
1.1 Zhvillimi i projektimit sizmik ............................................................................ 2

1.1.1 Avancimet në llojet konstruksioneve për ndërtimin e objekteve ..... 3


1.2 Projektimi Sizmik i Bazuar në Performancë ..................................................... 5
1.3 Qëllimi i këtij materiali..................................................................................... 7

KAPITULLI ‐II‐......................................................................................................... 10
2.1 Qasja në projektimin e konstruksioneve ....................................................... 11
2.2 Rregullsia në bazë dhe rëndësia a saj ............................................................ 13

2.2.1 Renditja e elementeve vertikale shtanguese .................................. 16

2.2.2 Kriteret e rregullsisë në bazë konform EC8‐s .................................. 18


2.3 Rregullsia në lartësi dhe rëndësia a saj.......................................................... 21

2.3.1 Kriteret e rregullsisë në lartësi konform EC8‐s ............................... 23

KAPITULLI ‐III‐....................................................................................................... 25
3.1 Ngarkesa sizmike dhe forca sizmike .............................................................. 25

3.1.1 Ngarkesa sizmike............................................................................. 25


3.1.2 Karakteristikat e një tërmeti ........................................................... 26

3.1.3 Forca sizmike................................................................................... 27


3.1.3.1 Mënyra e caktimit të forcës sizmike .............................................. 27
3.2 Qëllimi i projektimit sizmik të konstruksioneve ............................................ 34

3.3 Shtangësia e konstruksioneve dhe parametrat që ndikojnë në shtangësi .... 36

3.3.1 Shtangësia e elementit ................................................................... 37


3.3.2 Shtangësia e konstruksionit ............................................................ 39

3.3.3 Ndikimi i pllakës së meskatit në shtangësinë e konstruksionit ....... 43


3.3.4 Ndikimi i karakteristikave të truallit në shtangësi të konstruksionit ..
........................................................................................................ 47

II
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

3.4 Duktiliteti ....................................................................................................... 49


3.4.1 Duktiliteti i përkuljes ....................................................................... 51

3.5 Parimi i pranimit të ngarkesës sizmike .......................................................... 52


3.5.1 Parimi i pranimit të ngarkesës sizmike gjatë sjelljes elastike.......... 53
3.5.2 Parimi i pranimit të ngarkesës sizmike gjatë sjelljes jo elastike ...... 54

3.5.3 Çërnjera plastike ............................................................................ 56


3.5.4 Shtangësia elastike dhe shtangësia jo elastike ............................... 59
3.6 Parimi i shuarjes së energjisë sizmike ............................................................ 60
3.6.1 Parametrat që ndikojnë në rritjen e shuarjes së energjisë sizmike 61

3.6.2 Vendi i krijimit të çërnjerave plastike në kuadër të elementit ....... 63


3.6.2.1 Vendkrijimi i çërnjerave plastike te konstruksionet njëkatëshe.... 65
3.6.2.2 Vendkrijimi i çërnjerave plastike te konstruksionet shumë‐ katëshe
....................................................................................................... 65
3.6.2.3 Krijimi i çërnjerave plastike në shtylla për objekte shumëkatëshe 68

3.7 Projektimi sipas kapaciteteve ........................................................................ 71

3.8 Konstruksionet e predominuara nga ngarkesat vertikale ............................. 72

3.9 Sjellja e materialeve të konstruksionit të betonit të armuar......................... 73

3.9.1 Sjellja e betonit ............................................................................... 73


3.9.1.1 Aftësia mbajtëse e betonit të shtanguar ....................................... 75

3.9.2 Sjellja e çelikut ................................................................................ 77

3.9.2.1 Rritja e aftësisë se çelikut nën ngarkesa të shpejta ciklike ............ 78


KAPITULLI ‐IV‐ ...................................................................................................... 79
4.1 Sistemet konstruktive dhe llojet e tyre ......................................................... 79
4.2 Efekti i magnifikimit dinamik ......................................................................... 80
4.3 Sistemi konstruktiv me rama ......................................................................... 83
4.4 Sistemet konstruktive duale .......................................................................... 86

III
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

4.4.1 Gabimet praktike në sistemet duale ............................................... 89


4.5 Sistemet konstruktive me mure mbajtëse .................................................... 90

4.6 Sistemet konstruktive me pllaka të rrafshëta (pa trarë) ............................... 91


4.7 Sistemet konstruktive me muraturë.............................................................. 94
4.7.1 Sistemet konstruktive masive të thjeshta....................................... 94

4.7.1.1 Veçoritë dhe sjellja sizmike e sistemeve me muraturë, masiv i


thjeshtë................................................................................................... 95

4.7.2 Sistemet konstruktivee masive të shtanguara ................................ 96

4.7.2.1 Veçoritë dhe sjellja sizmike e sistemeve me muraturë, masive të


shtanguar................................................................................................ 98

4.7.3 Sistemet konstruktive masive të përforcuara ................................. 98


KAPITULLI ‐V‐ ..................................................................................................... 100
5.1 Sjellja sizmike e shtyllave ............................................................................. 100
5.1.1 Format e duhura të shtyllave ........................................................ 101

5.1.2 Përparësitë dhe mangësitë e formave të shtyllave ...................... 102


5.1.2.1 Ndikimi i formës se shtyllës në shtangësi .................................... 102
5.1.2.2 Forma e shtyllave ne kuadër të Projektimit sipas Kapaciteteve .. 104
5.1.2.3 Sjellja lokale e elementit (ndaj përdredhjes) ............................... 108
5.2 Projektimi i shtyllave nga betoni i armuar ................................................... 109

5.2.1 Aftësia mbajtëse e shtyllës ........................................................... 109


5.2.1.1 Aftësia mbajtëse e shtyllës në përkulje ....................................... 109

5.2.1.2 Aftësia mbajtëse e shtyllës në prerje .......................................... 114

5.3 Duktiliteti i elementeve ............................................................................... 118

5.3.1 Duktiliteti i në perkulje (i kurbaturës) ........................................... 118


5.3.1.1 Sasia dhe vendosja e armaturës .................................................. 120
5.3.1.2 Ndikimi i forcës aksiale në duktilitet............................................ 122
5.1.1.1 Shtangimi i betonit dhe cilësia e materialit ................................. 127

IV
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

5.3.2 Duktiliteti i zhvendosjes ................................................................ 128


5.4 Kriteret për projektimin e shtyllave nga betoni i armuar ............................ 129

5.4.1 Ndikimi i lartësisë së shtyllës në sjelle .......................................... 129


5.4.2 Detajimi i shtyllës .......................................................................... 130
5.4.3 Projektimi i shtyllave me forma drejtkëndëshe ............................ 135

5.4.3.1 Ndikimi i armaturës gjatësore në shtangësinë e shtyllës ............ 136


5.4.3.2 Ndikimi i armaturës gjatësore në rezistencën e shtyllës ............. 137
5.4.3.3 Procedurat adekuate të projektimit të duhur të shtyllës
drejtëkëndëshe..................................................................................... 137
5.5 Projektimi i mureve sizmike ........................................................................ 139

5.5.1 Rëndësia e gjeometrisë së murit sizmik në sjelljen e tij................ 140

5.5.2 Armimi i murit sizmik .................................................................... 141


5.5.2.1 Armimi i murit në prerje tërthore (armature gjatësore) ............. 141
5.5.2.2 Armimi i murit në lartësi (armaturë tërthore) ............................. 146

5.6 Sjellja e mureve në bashkëpunim me shtyllat dhe me trarët ...................... 146

5.6.1 Sjellja e mureve në bashkëpunim me shtyllat .............................. 147

5.6.2 Sjellja e mureve në bashkëpunim me trarë .................................. 153

5.6.2.1 Rasti I – Muri i armuar me armaturë të koncentruar në skaje ... 155


5.6.2.2 Rasti II ‐ Muri i armuar me armaturë të shpërndarë ................... 156

5.7 Sjellja sizmike e trarëve ............................................................................... 159

5.7.1 Kriteret e projektimit të ë trarëve për rezistencë sizmike ............ 159


5.7.2 Detajimi i vendit të krijimit të çërnjerave plastike në trarë .......... 161
5.7.2.1 Rëndësia e detajimit të çërnjerës plastike (zonës kritike) ........... 162

5.8 Pllakat e meskatit ........................................................................................ 164


5.8.1 Pllakat me trarë............................................................................. 166

5.8.1.1 Gjerësia efektive e traut .............................................................. 168

V
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

5.8.2 Pllakat pa trarë .............................................................................. 169


5.8.3 Sjellja e pllakave me trarë alternativë .......................................... 172

5.9 Nyjat e konstruksionit.................................................................................. 178


5.9.1 Lidhja e elementeve të konstruksionit dhe ankerimi.................... 179
KAPITULLI ‐VI‐ .................................................................................................... 183
6.1 Projektimi Sizmik i Bazuar në Performancë ................................................. 184

6.2 Performanca (globale) e konstruksionit ...................................................... 185


6.2.1 Përshkrimi i gjendjes së objektit në tri nivelet dhe dy zonat
përkatëse të performancës ...................................................................... 187
6.2.2 Performanca e elementeve jo konstruktive.................................. 189

6.3 Performanca e objektit dhe risku sizmik .................................................... 191

6.3.1 Definimi i riskut sizmik .................................................................. 191


6.3.2 Intensitetit të tërmetit për riskun sizmik ...................................... 192

6.3.3 Ndërlidhija midis riskut sizmik dhe nivelit të performancës ......... 193

6.4 Pika e performancës ................................................................................... 193


6.5 Faktorët që ndikojnë në performancën e konstruksionit .......................... 195
6.5.1 Ndikimi i shtangësisë në rritjen e performancës së konstruksionit ...
...................................................................................................... 197
6.5.2 Ndikimi i rezistencës në rritjen e performancës së konstruksionit197

6.5.3 Ndikimi i duktilitetit në rritjen e performancës së konstruksionit 198

6.5.4 Ndikimi i kombinimit të shtangësisë dhe rezistencës në rritjen e


performancës së konstruksionit............................................................... 200
6.6 Perfomanca e elementeve ‐perfomanca lokale .......................................... 200

6.7 Niveli i dëmeve të elementeve konstruktive për nivele të caktuara të


performancës .............................................................................................. 201

VI
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

KAPITULLI ‐VII‐ .................................................................................................... 207


7.1 Lidhjet e konstruksioneve të parafabrikuara ............................................... 208

7.2 Lidhjet çërnjerë............................................................................................ 209


7.1.1 Sjellja e lidhjeve çërnjerë .............................................................. 212
7.1.2 Dimensionimi i lidhjeve çërnjerë ndaj ngarkesave horizontale .... 214

7.1.3 Sjellja sizmike e konstruksioneve me lidhje çërnjerë tra‐shtyllë .. 216

7.3 Lidhjet inkastrim .......................................................................................... 218


7.3.1 Lidhjet e shtyllës me themelin ...................................................... 218

7.3.2 Lidhjet e pllakave me trarë ........................................................... 219

7.3.3 Lidhjet e traut me shtyllën ............................................................ 222


7.3.4 Lidhjet e montuese (lidhjet e thata) tra‐shtyllë ............................ 222

7.3.4.1 Ndarja e ankerit nga betoni ......................................................... 223

7.3.4.2 Tërheqja e ankerit nga masa e betonit ........................................ 224


7.3.5 Lidhjet montuese të shtangëta tra‐shtyllë .................................... 227

7.3.5.1 Lidhja e shtangët tra‐shtyllë me elemente të ndërmjetme......... 227


7.3.5.2 Lidhja e shtangët tra‐shtyllë hibride ............................................ 228
7.3.5.3 Lidhjet e shtangëta tra‐shtyllë vetëm me ankera ...................... 229

7.3.5.4 Lidhja duke mbërthyer ankerat e tërhequr ................................. 231


7.3.5.5 Lidhja duke mbërthyer të gjithë ankerat ..................................... 233

7.3.5.6 Lidhja jashtë zonës kritike ........................................................... 235

VII
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

KAPITULLI ‐I‐

Hyrje

Qëllimi kryesor i projektimit të objekteve është që të ofrojë siguri dhe rehati për
banorët e atij objekti. Komponenti kryesor, që drejtpërdrejt ndikon në ofrimin e
sigurisë së objektit është konstruksioni. Që konstruksioni të ofrojë siguri të
nevojshme ai duhet që mbajë ngarkesën e objektit dhe të transferojë në tokë si
edhe t’u rezistojë ndikimeve të tjera të ndryshme që mund të veprojnë në objekt
apo konstruksion.

Projektimi i konstruksioneve sikurse çdo pjesë e shkencës është zhvilluar në


kontinuitet përgjatë viteve. Fillimisht me ndërtimin e objekteve vetëm nga
muratura edhe projektimi ka qenë bazik, më shumë i bazuar në gjeometri dhe
rregullsi sesa në analiza analitike. Me rritjen e komplikueshmërisë së objekteve si
edhe me përdorimin e materialeve të ndryshme ndërtimore lind nevoja për
aplikimin e analizave në projektimin e konstruksioneve. Kështu, progresivisht ndër
vite, avancohen procedurat e analizave dhe projektimet e konstruksioneve.

Edhe metodat analitike janë zhvilluar në kontinuitet. Fillimisht metodat analitike


kanë qenë mjaft bazike dhe janë bazuar në analiza të elementeve të thjeshta
vijore. Tani metodat analitike janë të avancuara mjaft dhe mundësojnë analiza të
sistemeve dhe konstruksioneve 3‐dimesionale mjaft të komplikuara.

Saktësia e rezultateve të analizave sot është shumë më e madhe, krahasuar me në


të kaluarën, mirëpo prap analizat numerike gjithashtu kanë edhe kufizimet e veta.
Kështu analizat numerike si të vetme janë të pamjaftueshme për një projektim të
mirë dhe tës igurt.

Në kohën e sotme projektimi i konstruksioneve për t’i bartur ngarkesat e


ndryshme gravitacionale, qoftë ngarkesat e përhershme, qoftë ngarkesat e
përkohshme, është procedurë mjaft e qartësuar dhe nuk ka të panjohura në këtë
proces. Në kodet e projektimit janë qartë të paraqitura vlerat e ngarkesave që
duhet të përvetësohen, mënyrat e kombinimit të tyre si edhe mënyrat përkatëse
të analizës dhe dimensionimit.

1
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Duke aplikuar programet aplikative në mënyrë të saktë, mund të thuhet se


projektimi i konstruksioneve ndaj ngarkesave gravitacionale është procedurë
relativisht e thjeshtë, e drejtpërdrejtë dhe krejtësisht e qartësuar.

Edhe nga ndikimet e dukurive të ndryshme natyrore (siç janë bora dhe era)
projektimi i konstruksioneve është procedurë mjaft e qartë ashtu që edhe ndaj
këtyre dukurive projektimi i konstruksioneve nuk ka ndonjë të panjohur.

Për të gjitha këto raste qasja në projektimin e konstruksioneve është që


konstruksionisi dhe elementet e konstruksionit të kenë sjellje elastike edhe
kundrejt vlerave ekstreme të këtyre ndikimeve. Kjo nënkupton se nuk lejohet të
ndodhë asnjë lloj dëmtimi në konstruksion. Në varësi të llojit të materialeve me të
cilat ndërtohet konstruksioni, kjo mund të arrihet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe
të qartë pasi që për këto materiale dihet saktësisht sjellja e tyre në ndikime të
ndryshme.

Sfidë reale dhe mjaft e madhe në projektim është projektimi i


objekteve/konstruksioneve për të ofruar siguri dhe komoditet ndaj veprimeve të
tërmeteve. Kjo është për arsye sepse tërmetet janë dukuri natyrore për verimin e
të cilave; kohën e veprimit, vendin e veprimit, mënyrën, fuqinë si edhe
karakteristikat e tjera të tërmetit; ne dimë fare pak. Gjithashtu edhe sjellja e
konstruksioneve ndaj tërmeteve është ndryshe për secilin konstruksion.

1.1 Zhvillimi i projektimit sizmik

Projektimi i konstruksioneve për rezistencë ndaj tërmeteve (projektimi sizmik) ka


historiatin e vetë të zhvillimit. Krahasuar me projektimin ndaj ndikimeve të tjera
(gravitacionale, erës, etj.) ky historiat është më i shkurtër, andaj edhe arritjet në
projektim sizmik janë jo të të njëjtit nivel që janë ndaj dukurive të tjera.

Në vende të ndryshme, projektimi sizmik ka filluar në kohë të ndryshme, mirëpo


të gjitha sillen rreth fillimit të shekullit të 21‐të. Qasja fillestare, e cila parimisht
akoma është në aplikim, ka qenë që ndikimet e tërmeteve të konvertohen në forcë
statike horizontale e pastaj me metodat aplikative të kohës të bëhen analizat dhe
dimensionimi i konstruksionit. Fillimisht ngarkesa nga tërmeti është llogaritur në
përqindje të masës së objektit. Në kode të ndryshme të kohës, forca projektuese

2
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

sizmike është sjell rreth 10% të masës totale së objektit e shpërndarë nëpër kate
të konstruksionit. Pastaj, gjithashtu me avancimin e shkencës, edhe metodat për
përcaktimin e forcës sizmike kanë avancuar.

1.1.1 Avancimet në llojet konstruksioneve për ndërtimin e objekteve

Në rajonin tonë gjatë shekullit të 20‐të dhe në fillim të shekullit të 21‐të, sistemet
konstruktive që më së shumti janë aplikuar kanë qenë ato me muraturë (edhe pse
ka pasur sisteme të tjera konstruktive). Në këto objekte edhe pse është aplikuar
një formë e llogaritjes është vërejtur se pavarësisht saktësisë në llogaritje dhe
ndërtimin nën veprimin e tërmetit dëmtimet e objekteve ishin shumë të mëdha.

Fig. 1.1 Shkatërrimi i një vendbanimi të tërë në Itali nga tërmeti. Objektet e
ndërtuara me sistem konstruktiv me muraturë.

Pas viteve 50‐të, 60‐të fillojnë të ndërtohen më masivisht sistemet konstruktive


nga betoni i armuar, si sisteme konstruktive ramë ashtu edhe sistemet
konstruktive duale, duke i konsideruar si sisteme konstruktive adekuate për
rezistencë sizmike. Projektimi i këtyre konstruksioneve është bërë duke ngarkuar
konstruksionin me forcë horizontale sizmike e pastaj duke bërë llogaritjen e
ndikimeve statike e edhe dimensionimin sipas procedurave standarde dhe kodeve
aplikative.

Prapë me vrojtimet që u janë bërë dëmtimeve të objekteve nga tërmetet është


kuptuar se pavarësisht saktësisë së llogaritjes, qoftë të forcës sizmike qoftë të
ndikimeve statike, edhe në këto sisteme konstruktive prapë objektet janë dëmtuar

3
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

në masë të madhe. Një prej shkaktarëve të dëmtimeve apo edhe të shkatërrimeve


të objekteve gjatë tërmetit ka qenë humbja e stabilitetit të konstruksionit si pasojë
e dëmtimit/shkatërrimit të shtyllave, duke shndërruar konstruksionin në një
mekanizëm.

Fig. 1.2 Një spital në San Fernando Californi i shkatërruar nga tërmeti i vitit 1971 (tërmet
me magnitude 6.7). Objekti është shkatërruar si rezultat i humbjes së stabilitetit nga krijimi
i mekanizmit në katin e parë (soft story).

Në vitet 90‐të ka filluar një qasje tjetër në projektimin e konstruksioneve. Në


kuadër të kësaj qasjeje, përpos avancimit të metodave analitike, fokusi është
kthyer edhe nga konstruksioni. Filozofia projektuese e kësaj metode është që të
lejohen nivele të caktuara të dëmtimeve të konstruksioneve dhe të njëjtët të jenë
të kontrolluara, por të pamundësohet krijimi i mekanizimit (humbjes se ekuilibrit
të brendshëm të konstruksionit).

Lejimi i një mase të dëmtimit arsyetohet, sepse probabiliteti i veprimit të një


tërmeti të moderuar, apo të fortë nuk është i madh, ashtu që nën veprimin e
tërmetit, përmes dëmtimeve të kontrolluara, mundësohet rezistenca sizmike e
konstruksionit. Një qasje e tillë e projektimit është quajtur “Projektimi sipas
Kapaciteteve (PsK)”.

4
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Aplikimi i duhur i kësaj metode në konstruksion ka ndikuar dukshëm në rritjen e


rezistencës së konstruksionit ndaj tërmeteve si edhe zvogëlimin e dëmeve dhe
minimizimin e konstruksioneve të shkatërruara nga tërmetet. Kjo është
konsideruar një arritje e madhe në projektimin sizmik të konstruksioneve.
Kjo qasje është në aplikim edhe tani në të gjitha kodet e projektimit anembanë
botës. Si rezultat i aplikimit të kësaj metode të projektimit, nga vrojtimet e sjelljeve
të objekteve nga tërmetet e ndryshme, është vërejtur se konstruksionet e
projektuara mirë, duke ndjekur të gjitha kriteret e projektimit (projektimit sipas
kapaciteteve) kanë rezultuar me më pak dëme sesa niveli i dëmeve të pritura edhe
nga tërmetet e forta. Dëshmi shumë e madhe e kësaj ka qenë edhe sjellja e
objekteve në tërmetin e nëntorit 2019, në Durrës, ku edhe aty është vërejtur se
konstruksionit e mirëprojektuara kanë pasuar dëme relativisht të vogla.
Gjithashtu, në atë ngjarje është vërejtur se konstruksionet që nuk i kanë përfillur
të gjitha kriteret kanë pasuar dëmtime të mëdha deri edhe shkatërrime, varësisht
nga shkalla e devijimit nga kriteret e projektimit.

Qasja gjenerale (e përgjithshme) e projektimit sizmik të konstruksioneve, edhe


sipas kësaj metode (PsK), merr për bazë probabilitetin e veprimit të një tërmeti të
moderuar (i cili quhet tërmeti i projektimit) gjatë jetëgjatësisë të objektit.

Qëllimi kryesor sipas metodës PsK është që nën veprimin e një tërmeti të
projektimit të parandalohet shkatërrimi i objektit dhe kështu të shpëtohen jetët e
njerëzve, pa konsideratë për dëmet e objektit. Sipas kësaj qasjeje të projektimit,
për tërmetin e projektimit, nuk trajtohen niveli i dëmtimeve në objekt dhe
mundësia për rishfrytëzim të objektit.

1.2 Projektimi Sizmik i Bazuar në Performancë

Gjatë veprimit të një tërmeti ndodhin dëmtime, të cilat mund të jenë nga
dëmtimet e vogla, në fasadë, deri te dëmtimet e mëdha në konstruksion, apo edhe
shkatërrimi i tërë i objektit, apo edhe i vendbanimeve të tëra. Ndaj veprimit të
tërmetit secili objekt reagon në mënyrë unike, ashtu që pas tërmetit secili objekt
ka nivel të caktuar të dëmeve.

Niveli i dëmtimeve të një objekti, apo mënyra e reagimit të objekteve nga tërmeti,
quhet “Performanca e Objekteve”. Lidhshmëria midis reagimit të objektit dhe

5
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

nivelit të dëmit bën që gjendja e objekti pas një tërmeti të klasifikohet me


performancën e tij. Pasi që një objekt mund të ketë mënyra të ndryshme të
reagimit ndaj tërmeteve të ndryshme, atëherë një objekt mund të ketë edhe nivele
të ndryshme të performancës, për tërmete të ndryshme.

Në performancën e objektit ndikimin kryesor nuk e ka tërmeti, por përgjigjja e


objektit ndaj tërmetit. Kjo do të thotë së dëmet në objekt nuk shkaktohen nga
tërmeti, por nga sjellja (reagimi apo përgjigjja) e objektit me rastin e veprimit të
tërmetit. Gjithashtu duhet të ceket se viktimat eventuale nuk i shkakton tërmeti
por dëmtimi, apo shkatërrimi i objekteve me rastin e veprimit të tërmetit.

Sipas metodës Projektimi sipas Kapaciteteve, gjendja e objektit pas tërmetit,


respektivisht niveli i dëmeve pas tërmetit, nuk trajtohet fare. Duke qenë se
tërmetet veprojnë me forcë të ndryshme në periudha të ndryshme kohore, në
disa vende zhvillimi i projektimit sizmik ka shkuar edhe një hap më tej, duke
menduar edhe për gjendjen e objektit pas tërmetit dhe duke synuar që edhe kjo
të kontrollohet.

Kohët e fundit janë rritur kërkesat nga palët e interesit (investitorët) që të bëhen
objekte, të cilat edhe pas tërmeteve të mund të vazhdohen të shfrytëzohen. Do të
thotë është filluar të mendohet edhe për gjendjen e objektit pas tërmetit, jo vetëm
për mosrrezikimin e jetës së banorëve.

Kështu, si rezultat i kërkesës, ka filluar të zhvillohet një qasje e re projektimit, e cila


e mundëson që të projektohet një objekt në mënyrë të atillë i cili objekt, nën
veprimin e një tërmeti të pritur, do të ketë sjellje paraprakisht të planifikuar (
nivele të dëmeve të paracaktuar). Kjo qasje e projektimit quhet “Projektimi Sizmik
i Bazuar në Performacë – PSBP (në anglisht “Performance Based Seismic
Design)”. Kjo qasje e projektimit nuk zëvendëson metodën e tashme “PsK”.
Përderisa “Projektimi sipas Kapaciteteve” është metodologji e projektimit,
“Projektimi Sizmik i Bazuar në Prformancë” është udhërrëfyes për mënyrat e rritjes
së performancës së objekteve gjatë tërmeteve, duke aplikuar metodat e
projektimit.

Kjo qasje e projektimit (PSBP) pikënisjen e ka në të kuptuarit e natyrës dhe nivelit


të dëmeve të konstruksionit dhe elementeve të tijë nën tërmete të ndryshme,
ashtu që të projektohet konstruksioni me nivelin e dëmeve të paradëshiruar.

6
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Parimet e kësaj metode fillin e kanë në publikimin “ATC 40” në SHBA, i cili publikim
është marrë edhe si referencë për elaborim të kësaj metode.

Kjo metodë (PSBP) ofron një mundësi shumë të mirë për investitorë, që në varësi
të rëndësisë së objektit, por edhe preferencave personale, të ndërtojnë objekt, i
cili mundëson sjellje specifike të dëshiruar. Kjo mundësi është me rëndësi, sepse
kështu mund të zgjidhet në mes të investimeve fillestare dhe investimeve për
riparime pas tërmetit eventual. Kjo do të thotë së mund të vendoset, që investimet
fillestare të jenë më të mëdha (për të përforcuar konstruksionin akoma më
shumë), por pastaj pas veprimit të tërmetit dëmet të jenë më të vogla dhe si
rezultat investimet për riparimin e dëmeve të jenë më të vogla.

Në vende të ndryshme bote ka zona të ndryshme me aktivitete sizmike të


ndryshme. Ka vende ku frekuenca e tërmeteve është shumë e shpeshtë, çdo disa
vjet, por me intensitet më të ultë. Pastaj ka vende ku tërmetet ndodhin rrallë, në
periudha më të gjata kohore, por me intensitet më të lartë. Por ka edhe vende të
tjera ku frekuenca e tërmeteve është më e rrallë, mirëpo edhe tërmetet nuk janë
të një intensiteti të lartë. Kështu që një qasje e tillë e projektimit (PBSD) ofron
hapësirë më të madhe për palët e interesit, në lidhje me shfrytëzueshmërinë e
objektit, qoftë edhe pas tërmetit. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përfillen
kodet, por kjo do të thotë se me aplikimin e kësaj qasjeje dhe duke aplikuar kriteret
e projektimit mund të shkohet (synohet) edhe mbi kode dhe të arrihet një rezultat
edhe më i mirë, nëse kërkohet.

Pra, qëllimi i kësaj metode të projektimit (PSBP) nuk është që të bëhet zëvendësimi
i kodeve aktuale projektuese. Kodet aktuale projektuese duhet në mënyrë rigoroze
të përfillen. Mirëpo qëllimi i kësaj metode është që të mundësohet projektimi i një
objekti, i cili pas një tërmeti të pritur të ketë performancë më të mirë seç po të
projektohej vetëm duke përfillur kriteret sipas kodeve aktuale të projektimit.

1.3 Qëllimi i këtij materiali

Arritja e nivelit të dëshiruar të performancës së konstruksionit është një sfidë mjaft


e madhe. Përderisa për bartjen e ngarkesave gravitacionale konstruksioni
projektohet që të ketë sjellje elastike (lineare) tërë kohën, në projektimin sizmik,
konstruksioni projektohet ashtu që të ketë sjellje jo‐lineare dhe në kuadër të

7
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

sjelljes jo lineare të bëjë absorbimin e energjisë së tërmetit, më saktë të ofrojë


rezistencë sizmike. Arsyeja pse projektimi sizmik është sfidë e madhe është se në
njërën anë tërmetet janë dukuri natyrore për të cilat nuk dihet se çfarë do të jenë,
ndërsa nga ana tjetër gjatë sjelljes jo lineare në konstruksion ndodhin ndryshime
në karakteristikat fizike të konstruksionit (shtangësia dhe shuarja) e me këto
ndryshime edhe përgjigjja/sjellja e konstruksionit ndryshon në vazhdimësi. Të
gjitha këto ndryshime ndodhin gjatë kohëveprimit të tërmetit. Kështu që gjatë një
periudhe dhjetëra sekondëshe të veprimit të tërmetit ndodhin shumë ndryshime
si në karakteristikat e tërmetit, ashtu edhe në karakteristikat e konstruksionit.

Akoma për projektim standard të konstruksioneve aplikohen analiza lineare dhe


kështu nuk mund të përcillet reagimi i konstruksionit përgjatë kohës së veprimit të
tërmetit. Mirëpo është dëshmuar se një projektimi i mirë i konstruksionit, nga të
gjitha askeptet, siguron një reagim shumë të mirë nën venrimin e tërmeteve.

Synimi i këtij materiali është të ofrohen informacione mbi parimet thelbësore të


projektimit sizmik të konstruksioneve, duke filluar nga kërkesat për rregullsi
gjeometrike e më tej. Informacionet e paraqitura në këtë material mund të
përdoren si njohuri shtesë në projektimin e konstruksioneve dhe me aplikimin e
tyre të mund të avancohet projektimi me qëllim të rritjes së rezistencës sizmike të
konstruksioneve.

Pasi që konstruksione, të cilat më së shumti i hasim në vendin tonë, por edhe në


shumicën e vendeve të botës janë konstruksione nga betoni i armuar në kuadër të
këtij materiali theksi është vënë re në këto konstruksione.

Organizimi i këtij materiali është:


o Në kapitullin e 2‐të janë paraqitur informacione mbi kriteret e projektimit
të konstruksioneve me fokus në rëndësinë e rregullsisë së
konstruksioneve.
o Në kapitullin e 3‐të janë dhënë shpjegime mbi ngarkesën dhe forcën
sizmike, mbi sjelljet e prerjeve nga betoni i armuar (BA) përfshirë sjelljen
në stadin linear dhe atë jo linear.
o Në kapitullin e 4‐të janë paraqitur sistemet konstruktive, veçoritë e tyre
si edhe faktorët që ndikojnë në parametrat fizikë të konstruksionit.
o Në kapitullin e 5‐të janë shpjeguar sjelljet e elementeve të konstruksionit
si edhe ndikimi i kombinimit të elementeve në sjelljen e tyre.

8
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

o Në kapitullin 6‐të janë paraqitur parimet e qasjes së projektimit


“Projektimi i Bazuar në Performancë” dhe parimet e përgjithshme për
arritjen e perforancës të synuar.
o Në kapitullin e 7‐të janë paraqitur informacionet dhe kriteret për
projektimin e konstruksioneve të parafabrikuara nga BA

Ky material është i përshtatshëm për lexuesit (inxhinierët) që kanë përvetësuar


kriteret bazike të projektimit të konstruksioneve siç janë, analiza, llogaritja dhe
detajimi.

9
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

KAPITULLI ‐II‐

Parimet e përgjithshme të projektimit të konstruksioneve

Parimet kryesore për të siguruar një konstruksion, cili mund të ofrojë performancë
të dëshiruar gjatë ekspozimit të një tërmeti janë:
‐ Projektimi adekuat
‐ Analiza përkatëse dhe e saktë, si edhe
‐ Detajizimet adekuate

Në kuadër të kësaj renditjeje duhet të theksohet së kryesorja është projektimi


adekuat i konstruksionit.

Ndonjëherë tentohet që përmes analizave numerike të arrihet te projekti i mirë,


ndërsa tërësisht harrohet çështja thelbësore, që është projektimi.

Arsyeja se pse duhet që projektimi të jetë në rend të parë është sepse në realitet
projektohet për një tërmet që mund të ndodhë në të ardhmen (gjatë kohës së
eksploatimit të objektit) për karakteristikat e të cilit nuk dihet shumë. Gjithashtu,
analizat numerike, të cilat aplikohen aktualisht akoma nuk janë të atij niveli ku
mund me saktësi të mjaftueshme të ofrojnë të dhëna me të cilat mund të kuptohet
në mënyrë të kënaqshme sjellja e objektit gjatë veprimit të tërmetit. Edhe pse me
zhvillimin e teknologjisë përherë e më shumë avancohen teknikat e analizave,
realiteti është së për çështje të projektimit të konstruksioneve akoma analizat e
thjeshtëzuara aplikohen (zakonisht analiza lineare dhe në shumicën e rasteve
analiza statike lineare). Rezultatet dalëse të analizës lineare nuk japin pasqyrë të
qartë për sjelljen e mundshme të konstruksionit. Këto analiza japin rezultate
dalëse, të cilat pastaj mund të përdoren për analiza të mëtejshme apo vlerësime
të mëtejshme, por si të vetme janë të pamjaftueshme.

Duhet të kuptohet se karakteristikat e tërmetit që merren parasysh në llogaritje


janë një aproksimim apo “modelim” shumë i vrazhdë i formës së ndikimit real të
një tërmeti në objekt. Gjithashtu, edhe modelimi matematikor është një përafrim
i pasqyrimit të konstruksionit. Kur kësaj u shtohet edhe pamundësia e të kuptuarit
të sjelljes së konstruksioneve përgjatë gjithë kohëzgjatjes së veprimit të tërmetit

10
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

(kjo vlen për analizë statike), atëherë projektuesi duhet ta ketë të qartë nivelin e
besueshmërisë së rezultateve përfundimtare të analizave. Kjo nuk do të thotë se
rezultatet nuk janë të besueshme, por të bazuarit vetëm në rezultate është e
pamjaftueshme.

Është shumë e rëndësishme, që projektuesi të mund të kuptojë llojet e analizave,


rezultatet e analizave e gjithashtu të mund të kuptojë së çka në fakt paraqesin
vlerat e rezultateve të analizave. Kjo kuptueshmëri pastaj i mundëson projektuesit,
që të mund të përfitojnë një nivel të njohurisë mbi sjelljen e mundshme të
konstruksioneve gjatë tërmeteve.

2.1 Qasja në projektimin e konstruksioneve

Me projektim të konstruksionit nënkuptojmë:


- Zgjedhja adekuate e formës së objektit, veçanërisht konstruksionit,
- Zgjedhja përkatëse e sistemit konstruktiv,
- Renditja e duhur elementeve të konstruksionit, distanca mes tyre, etj.,
- Përvetësimi i gjeometrisë dhe dimensioneve të elementeve të
konstruksionit,
- Pervetësimi dhe detajimi adekuat i armimit; etj.

Të gjitha parimet e projektimit, si edhe të tjera varësisht nga konstruksioni, janë


aktivitete që bëhen para së të fillojë analiza dhe dimensionimi i konstruksionit.
Është shumë me rëndësi të kuptohet se nëse projektimi i konstruksionit është jo
adekuat, atëherë është shumë vështirë që me çfarëdo lloj analize të sofistikuar të
arrihet te një konstruksion me performancë të mirë. Në fakt analizat përkatëse
duhet të shërbejnë si mekanizëm për konfirmimin e synimeve të projektimit (në
rastin e projektimit të konstruksioneve për rezistencë ndaj tërmeteve) dhe si mjet
ndihmës për arritjen e qëllimit dhe jo si mjeti primar.

Pra ku qëndron filozofia e projektimit sizmik të konstruksioneve?

Po sikur të dihen karakteristikat e tërmetit dhe kohën se kur do të vepronte,


atëherë shumë lehtë do të mund të projektohet dhe llogaritet një konstruksionin,
që do të kishte çfarëdo performance të synuar. Por problemi qëndron në faktin se
nuk dihet as çfarë tërmeti do të veprojë e as kur do të veprojë. Pasi që llojet e

11
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

tërmeteve që mund të ndodhin janë të panumërta (në aspektin e karakteristikave),


është e pamundur që të llogaritet konstruksioni për secilin lloj të tërmetit.
Kështu përmes projektimit adekuat tentohet që të arrihet një konstruksion sa më
i “fortë” (“imun”) ashtu që të ketë mundësi më mirë do t’u rezistojë tërmeteve të
ndryshme me sa më pak dëme, rrjedhimisht të ketë performancë më të mirë, apo
të ketë performancën e dëshiruar.

Qasja përkatëse, apo hapat, në projektim sizmik janë si vijon:


Në rend të parë bëhet projektimi adekuat, që nënkupton aplikimi i rregullsisë së
strukturës, pastaj vijnë zgjedhja e sistemit konstruktiv, përvetësimi i gjeometrisë
dhe dimensioneve të elementeve, analiza analitike, dhe në fund (jo më pak e
rëndësishme) vjen edhe detajizimi.

Parimi kryesor i një projektimi të mirë është thjeshtësia dhe rregullsia. Sa më i


thjeshtë dhe i rregullt të jetë konstruksioni aq më mirë konstruksioni do të sillej
ndaj tërmeteve. Gjithashtu sa më i rregullt dhe i thjeshtë që është konstruksioni
aq më të sakta dhe më të besueshme do t’ ishin rezultatet e analizës. Ndërsa nga
ana tjetër sa me e komplikuar dhe jo i rregullt të jetë konstruksioni rezultatet
dalëse të analizave janë më larg nga sjellja reale dhe rrjedhimisht më e dobët
rezulton të jetë performanca e konstruksionit.
Në një konstruksion jo të rregullt përmes analizave standarde, do t’ ishte shumë e
vështirë të pasqyrohet sjellja e konstruksionit në rast të veprimit të tërmetit, pasi
që në konstruksion jo të rregullt ka faktorë ndikues, të cilët nuk mund që me
saktësi të modelohen në kuadër të analizave numerike.

Gjatë vrojtimit të dëmeve tek objektet, të cilat kanë qenë të ekspozuara tërmeteve
është vërejtur se shumica e objekteve që janë shkatërruar, apo që kanë pësuar
dëme të konsiderueshme janë objektet që kanë pasur jo rregullsi në bazë, sidomos
ato që kanë pasur jo rregullsi në lartësi.

Çfarëdo lloj devijimi që bëhet nga kriteret e rregullsisë së objekteve duhet të


pasohet me analiza më të avancuara dhe intervenime adekuate në konstruksion
për tentativën e kompensimit të këtij devijimi. Në këso rastesh, analizat që duhet
të bëhen janë mbi ato standarde të projektimit. Gjithashtu, në këso raste duhet
shumë rëndësi t’i kushtohet gjendjes së objektit përgjatë fazave të ndryshme të
kohëveprimit të tërmetit. Rrjedhimisht duhet të përdoren analizat që të
mundësojnë një pasqyrim të tillë të sjelljes së konstruksionit. Dihet se tërmetet

12
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

janë ngarkesa që janë në funksion të kohës. Kështu që në momente të ndryshme


gjatë kohëzgjatjes së veprimit të tërmetit, konstruksioni mund të jetë në gjendje
të ndryshme, e cila sigurisht se nuk është gjendja fillestare.

2.2 Rregullsia në bazë dhe rëndësia a saj

Qëllimi kryesor në rregullsi në bazë është që qendra e masës dhe qendra e


shtangësisë së konstruksionit të jenë në një pikë. Në figurën 2.1 është paraqitur
konstruksioni më i mirë i mundshëm e që do t’ ishte një katror i rregullt me
hapësira të njëjta në të dyja drejtimet.

QM - Qendra e mases
QSH - Qendra e shtangesise

500
500

QM=QSH
500
500
500

500 500 500 500 500


Fig. 2.1. Forma më e mirë e konstruksionit

Arsyeja se pse ky konstruksion do t’ishte më i miri është sepse:


- Qendra e shtangësisë së konstruksionit gjendet në mes të konstruksionit
- Konstruksioni ka formë plotësisht katrore dhe kjo ka rëndësi, sepse lëvizjet e
truallit gjatë veprimit të tërmetit nuk bëhen vetëm në njërin apo në të dyja
drejtime ortogonale, por mund të bëhen në forma kaotike. Kështu që forma

13
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

katrore minimizon ndikimet përdredhëse në konstruksion dhe në elemente


të konstruksionit.
- Shpërndarja e shtangësisë nëpër shtylla është uniforme dhe e njëjtë
- Muret shtanguese të vendosura në periferi pamundësojnë përdredhjen
lokale të pjesëve të konstruksionit dhe njëherësh ofrojnë shtangësi të madhe
për konstruksionin, që kryesisht është gjë pozitive.
- Forma rrethore e shtyllave mundëson sjelljen më të mirë të shtyllave ndaj
ngarkimit biaksial.
- Sistemi statik është dual me trarë, që mundëson absorbimin më të madh të
energjisë (forcave) sizmike

Realiteti është se në praktikë rrallë herë mund të hasen, apo të projektohen


objekte të tilla si në figurën 2.1, që do të thotë se zakonisht në praktikë devijohet
nga forma ideale. Çfarëdo devijimi nga forma “ideale” e konstruksionit rezulton në
një konstruksion performanca e të cilit shkon në dobësim, krahasuar me sjelljen
më të mirë të mundshme. Pra, sa më shumë që largohet nga forma e rregullt, sa
më i çrregullt është konstruksioni, aq më e dobët mund të jetë performanca e tij.
Të kuptuarit e këtij fakti mundëson që gjatë projektimit të merren vendime mbi
atë se sa dëshirohet të ulet performanca e konstruksioneve në funksion të
zgjedhjeve specifike arkitektonike.

Rastet më të shpeshta që gjenden në praktikë janë objektet në forma


“potencialisht” të rregullta, përkatësisht forma të cilat me një qasje të duhur mund
të rregullohen dhe të krijohen forma të pranuara gjeometrike të objektit. Në
figurën 2.2 janë paraqitur rastet konkrete të formave të padëshirueshme dhe të
dëshirueshme, gjithashtu të rasteve dhe mënyrave të rregullimit të formave apo
më mirë të thuhet mënyrat e ndarjeve të konstruksioneve, në mënyrë që prapë
objekti si tërësi të mbajë formën dhe shfrytëzueshmërinë e projektuar.

14
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Format e padeshiruara Format e deshiruara

a) a')

b) b')

c) c')

Fig. 2.2. Format e padëshiruara dhe të dëshiruara të konstruksionit

Në figurën 2.2. a) janë paraqitur format e padëshiruara, të cilat fatkeqësisht i


takojmë jo rrallë herë në praktikë. Pavarësisht analizave dhe llogaritjeve që u
bëhen këtyre objekteve, sjellja e këtyre objekteve nën tërmete është e
paparashikueshme dhe potencialisht jo e mirë. Kështu që duhet që të tentohet që
të evitohen këto forma. Format e duhura janë paraqitur në fig. 2.2 a’)

Format e tjera të rrezikshme, por të cilat mund të përmirësohen janë paraqitur në


2.2.b). Ne 2.2.b’) shihet se me ndarje fizike të konstruksionit (përfshirë edhe
themelet) krijohen “njësi” të objektit/konstruksionit me forma të rregullta. Një
veprim i tillë vetëm se e rregullon formën e konstruksionit, por nuk ndikon
negativisht në funksionalitetin e objektit. Në këso situata rëndësi duhet t’u
kushtohet edhe dimensioneve të ndarjes (fugës). Dimensionet e fugës duhet të
jetë të tilla që të mos lejojnë ndeshjen e objekteve njëra në tjetrën gjatë vibrimeve.
Rasti më i sigurt është që gjerësia e ndarjes të merret sa shuma e zhvendosjeve

15
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

horizontale të dy objekteve në atë drejtim. Por edhe nëse merret një vlerë më e
reduktuar prapë është në rregull, sepse nuk pritet që dy objekte afër njëra‐tjetrës
të kenë deformime maksimale me kah të kundërt në të njëjtën kohë. Në literatura
të ndryshme ka vlera të ndryshme të reduktimit, por nëse merret njëri objekt 100%
dhe tjetri 50% është vlerë e kënaqshme.

Rasti tjetër që shpesh paraqitet në praktikë, veçanërisht në objektet


administrative, komerciale, spitale, etj. është forma e objektit me hapje në mes
(galeri) e paraqitur në fig. 2.2.c). Ky është një objekt që në parim ka formë të
rregullt si tërësi, por konstruksioni i tij është e çrregullt. Edhe ky objekt duhet
gjithsesi të ndahet me fuga në njësi të rregullta, përpos në rastet kur hapja nuk
është e madhe.

2.2.1 Renditja e elementeve vertikale shtanguese

Përpos formës së rregullt të konstruksionit, rëndësi shumë ta madhe ka edhe


mënyra e shpërndarjes, respektivisht vendosjes së elementeve vertikale,
veçanërisht mureve vertikale shtanguese.

Realiteti është i atillë që për objektet shumëkatëshe të banimit në shumicën e


rasteve, duhet të vendosen mure vertikale (bërthama) për krijimin e kafazit të
ashensorit dhe shpesh herë kafazi pozicionohet jo në qendër të objektit, por në
njërin nga pjesët anësore të objektit. Kjo situatë do të krijonte një konstruksion të
“çrregullt” pasi që ai kafaz, do të zhvendoste qendrën e shtangësisë nga mesi i
konstruksionit në raport me qendrën e masës dhe, kështu konstruksioni do t’i ishte
i rrezikuar nga përdredhja, figura 2.3. Në këtë rast duhet që të intervenohet në
konstruksion dhe të përmirësohet kjo jashtëqendërsi. Një përmirësim i duhur i
jashtëqendërsisë mundëson që konstruksioni të rrisë shtangësinë fillestare mjaft
shumë, gjë që shumë është e favorshme. Kështu krijohet një konstruksion me
sistem statik dual.

Në figurën 2.3 janë paraqitur rastet me jashtëqendërsi, duke ilustruar mënyrën e


deformimit të konstruksionit si edhe mënyrat e rekomanduara të përmirësimit të
jashtëqendërsisë.

16
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Format e padeshiruara Format e deshiruara

QM QSH QM

QSH

QSH

QM QSH QM

Fig. 2.3. Format e padëshiruara dhe të dëshiruara të pozicionimit të mureve

Gjatë projektimit, gjithashtu duhet t’u kushtohet rëndësi edhe dimensioneve të


objektit dhe raportit të gjerësisë dhe gjatësisë së objektit. Në rast se një objekt
është shumë i gjatë, në raport me gjerësinë, atëherë në këtë objekt mund të
krijohen zhvendosje diferenciale të ndryshme të mëdha nëpër rama të
konstruksionit. Një gjë e tillë, gjithashtu duhet të evidentohet. Në fig. 2.4
ilustrativisht është paraqitur një situatë e tillë. Në këtë figurë është një objekti, i
cili është i rregullt në bazë ku qendra e shtangësisë dhe qendra e masës përputhen,
por për shkak të gjatësisë së madhe të objektit dhe distancës së madhe mes
mureve shtanguese, në këtë objekt mund të paraqiten zhvendosje të mëdha në
hapësirat mes mureve shtanguese.

17
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

QSH QM

Fig. 2.3. Rasti i zhvendosjeve diferenciale në një objekt relativisht të gjatë

Në këto raste duhet të kontrollohen zhvendosjet horizontale të konstruksionit dhe


të tentohet, që këto diferenca të këtyre zhvendosjeve të jetë minimale. Kjo mund
të arrihet duke rritur shtangësinë e ramave, që kanë zhvendosje të mëdha.
Shtangësia mund të arrihet përmes këtyre rasteve:
a. Rritjes se dimensioneve të elementeve të ramit (kryesisht të shtyllave por
edhe te trarëve nën masën e lejuar),
b. Rritjen e cilësisë së materialit
c. Rritjen e sasisë së armaturës (te konstruksionet e betonit të armuar).

2.2.2 Kriteret e rregullsisë në bazë konform EC8‐s

Rëndësia e rregullsisë së konstruksioneve është cekur edhe në kode të projektimit.


Kodet e projektimit duhet të përfillen pasi që qëllimi primar i tyre është që të
orientojë projektimin nga një konstruksion me performancë të mirë. Nëse këto
kode përfillen, atëherë rezultati do të jetë një konstruksion i rregullt apo me
parregullsi të vogël dhe të pranueshëm që nuk do të ndikonte në masë të madhe
në degradimin e performancës së objektit.

Në bazë të Eurocode 8 një objekt të kategorizohet si i rregullt në bazë duhet t’ i


plotësojë këto kritere (marre dhe përkthyer nga EC 8):
1. Për sa i përket shtangësisë horizontale (anësore) dhe shpërndarjes së
masave, konstruksioni i objektit duhet të jetë përafërsisht simetrik në plan
sipas dy akseve ortogonale.
2. Konfigurimi në plan duhet të jetë kompakt, d.m.th. në çdo kat ai
përkufizohet nga një vijë poligonale konvekse. Por edhe nëse ekzistojnë
thyerje ne bazë, me kënde dhe pjesë të hyra dhe të dala, rregullsia në bazë
mund të konsiderohet e plotësuar, me kusht që këto thyerje të mos

18
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

ndikojnë në shtangësinë në bazë dhe që, për çdo thyerje, sipërfaqja që


përfshihet midis konturit të mbulesës së katit dhe një vije poligonale
konvekse që mbështjell mbulesën e katit nuk tejkalon 5% të sipërfaqes së
katit.
3. Shtangësia horizontale e pllakave të meskatit është në mënyrë të
mjaftueshme e madhe në krahasim me shtangësinë horizontale të
elementeve konstruktive vertikale, e atillë që deformimi i pllakës të ketë
efekt të vogël në shpërndarjen e forcave ndërmjet elementeve
konstruktive vertikale. Ne këtë këndvështrim, do te duhej, objektet që
kanë forma L, C, H, I, X të shqyrtohen me kujdes, veçanërisht për sa i
përket shtangësisë së pjesëve të vazhduara; kjo shtangësi do të duhej
t’ishte e krahasueshme me atë të pjesës qendrore, me qëllim që të
kënaqet kushti i diafragmës së ngurt (rixhide). Aplikimi i këtij paragrafi
do të duhej që të merrej parasysh për sjelljen globale të ndërtesës.
4. Raporti midis dimensioneve të objektit në të dyja drejtimet λ = Lmax / Lmin
është jo më e madhe se 4, ku Lmax dhe Lmin përmasa më e madhe dhe më e
vogël e objektit në të dyja drejtimet ortogonale.
5. Në çdo nivel dhe për çdo drejtim të analizës, sipas x ose y, jashtëqendërsia
konstruktive e0 dhe rrezja e përdredhjes janë në përputhshmëri me dy
kushtet e mëposhtme, të shprehura për drejtimet sipas aksit y :
eox ≤ 0,30∙ rx
rx≥ ls
ku :
eox distanca në mes të qendrës së shtangësisë dhe qendrës së
masës, matur sipas drejtimit x, që është normal me drejtimin e analizës
së konsideruar ;
rx rrënja katrore e raportit midis shtangësisë në përdredhje dhe
shtangësisë
horizontale në drejtimin y;
ls rrezja e inercisë e pllakës së katit (rrënja katrore e raportit midis
momentit polar të inercisë së pllakës kundrejt qendrës se masave të katit
dhe sipërfaqes së katit).

6. Në ndërtesat njëkatëshe, qendra e shtangësisë përkufizohet si qendra e


shtangësisë horizontale e elementeve sizmike primare. Rrezja
përdredhëse përkufizohet si rrënja katrore e raportit të shtangësisë
përdredhëse globale kundrejt qendrës së shtangësisë horizontale dhe

19
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

shtangësisë horizontale globale, në një drejtim, duke marrë parasysh të


gjithë elementet sizmike parësore të atij drejtimi.
7. Në ndërtesat shumëkatëshe janë të mundshme vetëm përkufizime të
përafruara të qendrës së shtangësisë dhe të rrezes përdredhëse. Për
qëllimet e klasifikimit të rregullsisë konstruktive në plan dhe për analizën
e përafruar të efekteve përdredhëse, është i mundur të jepet një
përkufizim i thjeshtëzuar, në qoftë se kënaqen dy kushtet vijuese:
a) Te gjitha sistemet rezistuese ndaj ngarkesave anësore, si bërthamat
(nuklet), muret ose ramat konstruktivë, vazhdojnë pa ndërprerje nga
themelet deri në krye të ndërtesës.
b) Konfigurimet e deformimit të sistemeve të veçanta (individuale) për
shkak
të ngarkesave horizontale nuk janë shumë të ndryshëm midis tyre. Ky
kusht mund të konsiderohet i plotësuar në rastin e sistemeve me
rama dhe në rastin e sistemeve me mure. Përgjithësisht, ky kusht nuk
plotësohet në sistemet duale (mikse)
8. Nëse të dyja kushtet a) dhe b) të pikës (7) kënaqen, atëherë pozicioni i
qendrave të ngurtësisë dhe rrezeve përdredhëse në të gjitha katet, mund
të llogaritet si ato të disa madhësive, proporcionale, me një sistem
forcash, që shpërndarjen e tyre e kanë të specifikuar neëpikën 4.3.3.2.3
dhe që shkaktojnë një zhvendosje njësore në nivelin e sipërm (kreun) e
sistemeve të veçanta të rezistencës ndaj forcave anësore.
9. Në ramat dhe në sistemet me mure fleksibile, ku si deformacione
mbizotëruese janë ato të përkuljes, madhësitë e pikës (8) të mësipërme
mund të merren sa momentet e inercisë së seksioneve tërthore të
elementeve vertikale. Nëse, përveç deformimeve nga përkulja, janë të
rëndësishme edhe deformimet nga prerja, atëherë këto mund të merrn
parasysh,duke përdorur një moment inercie ekuivalent të seksionit
tërthor.

Nëse gjatë projektimit merren parasysh kriteret e paraqitura në EC8 2004, atëherë
rezultati final del të jetë një objekt plotësisht i rregullt në bazë me mundësi të
devijimit të vogël të kontrolluar dhe me ndikim minor.

20
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

2.3 Rregullsia në lartësi dhe rëndësia a saj

Në kuadër të rregullsisë në lartësi, rëndësi duhet t’u kushtohet këtyre parimeve:


- Konstruksioni nuk bën të zmadhohet përgjatë lartësisë (fig. 2.4.a).
- Zvogëlimi i konstruksionit mund të bëhet, por në shkallë të vogël (shih
kriteret sipas EC8‐s të prezantuara më poshtë, fig. 2.5) e jo sikur në fig. 2.4.b.
Në raste të tilla konstruksioni duhet të ndahet në dy njësi të pavarura.
- Elementet vertikale duhet të kenë kontinuitet e jo të inkastrohen në
elemente horizontale, fig. 2.4c.
- Nëse dy objekte duhet të lidhen ndërmjetvete (për arsye të ndryshme),
atëherë elementet lidhëse duhet që të lidhen për konstruksioni përmes
lidhjes më çërnjerë, e jo lidhje të shtangët (inkastrim) pasi që lidhja e
shtangët, do t’i pengojë konstruksionit të reagojnë në mënyra të pavarura. E
rrjedhimisht konstruksionit mund të kenë ndikim negativ në njëra‐ tjetrën,
fig. 2.4.d
- Elementet horizontale (trarët) duhet të jenë të pozicionuar në një vijë dhe
nuk duhet të krijohen disnivele (fig. 2.4.e.) pasi që gjatë lëkundjeve të objektit
dhe për shkak se forcat sizmike janë të koncentruara në meskate, atëherë
nga trarët do të emitohej një forcë shumë e madhe e koncentruar në shtylla
(forcë prerëse), e cila do të mund të jetë fatale.

21
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Format e padeshiruara Format e deshiruara

a) a')

b) b')

c) c')

d) d')

e) e')

Fig. 2.4. Rregullsia në lartësi, format e padëshiruara dhe të dëshiruara

22
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

2.3.1 Kriteret e rregullsisë në lartësi konform EC8‐s

Kriteret e paraqitura në EC8 për rregullsi në lartësi janë:


1. Të gjitha sistemet rezistuese ndaj ngarkesave anësore, siç janë
bërthamat, muret ose ramat konstruktivë, duhet të vazhdojnë pa
ndërprerje nga themelet deri në kreun e ndërtesës ose, në rastin kur në
lartësi të ndryshme janë të pranishme thyerjet‐ deri në nivelin e sipërm të
zonës së rëndësishme të ndërtesës.
2. Ngurtësia anësore dhe masa e kateve të veçanta mbeten që të dyja
konstante ose reduktohen gradualisht, pa ndryshime të theksuara, nga
baza deri në nivelin e sipërm (kreun) e ndërtesës.
3. Do të duhej që në ndërtesat me rama raporti i rezistencës reale të katit
kundrejt rezistencës së kërkuar nga analiza të mos ndryshojë në mënyrë
jo proporcionale midis kateve fqinje.
4. Kur janë të pranishme shkallëzimet apo thyerjet (“setbacks”) aplikohen
kushtet shteseëvijuese :
a) për shkallëzimet (thyerjet) graduale, që respektojnë simetrinë
aksiale, shkallëzimi në lartësi në çdo kat nuk është më i madh se
20% e përmasës paraardhëse (të mëparshme) në plan në
drejtimin e shkallëzimit (shih fig. 2.5.a dhe 2.5.b);
b) për një shkallëzim (thyerjeje) të vetëm në kuadër të lartësisë jo
më të madhe se 15% të tërë objektit, shkallëzimi nuk është më i
madh se 50% të përmasës së mëparshme në plan (shih fig. 2.5.c).
Në këtë rast do të duhej që konstruksioni i zonës së bazës që
përfshihet brenda perimetrit të përfituar sipas projeksionit
vertikal të kateve të mësipërm të projektohet nga ana
konstruktive e tillë që t’i rezistojë të paktën 75 % të forcave
prerëse horizontale, ëe do të shfaqeshin në atë zonë në një
ndërtesë të ngjashme pa zgjerimin e bazës;
c) në qoftë se shkallëzimet nuk respektojnë simetrinë, në çdo faqe,
shuma e shkallëzimeve për të gjitha katet është jo me e madhe
se 30% e përmasës në plan të katit të parë dhe, ndërkaq,
shkallëzimet e veçanta nuk janë me të mëdha se 10% të
përmasës paraardhëse (së mëparshme) në plan (shih fig. 2.5 d).

23
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

L2
L1 L3 L1

H
0.15H

𝐿 𝐿 𝐿 𝐿
0.2 0.2
𝐿 𝐿
(shkallëzimi ndodh sipër 0.15 H)
c) d)
L2
L1

L3 L1
H

0.15H

L
𝐿 𝐿
0.3
𝐿
𝐿 𝐿 𝐿 𝐿
0.2 0.1
𝐿 𝐿

(shkallëzimi ndodh poshtë 0.15 H)


Fig. 2.5 Kriteret për ndryshime në lartësi sipas EC 8‐s

24
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

KAPITULLI ‐III‐

Kriteret bazë për projektimin sizmik

Në kapitullin e kaluar u ceken parimet themelore mbi projektimin e


konstruksioneve, respektivisht rëndësia e rregullsisë së konstruksionit në bazë dhe
lartësi. Këto kritere janë kriteret bazike për të mundësuar që me procedurat e
mëtejshme të projektimit të sigurohet një konstruksion i cili do të ketë kapacitet
maksimal të pranimit të ngarkesës sizmike. Pjesë pasuese e projektimit të mirë
është edhe analiza e mirë e konstruksionit. Në kuadër të analizës, mënyrat e
modelimit të ngarkesës dhe të elementeve të konstruksionit janë primare, për një
rezultat të mirë. Qëllimi i këtij kapitulli është të ofroj njohuri për ngarkesën
seizmike si dhe sjelljen e elementeve të konstruksionit.

3.1 Ngarkesa sizmike dhe forca sizmike

3.1.1 Ngarkesa sizmike

Me rastin e veprimit të tërmetit lirohet një energji, e cila shpërndahet përmes


valëve, të cilat pastaj lëvizin truallin, me ç’rast edhe objekti lëkundet. Në varësi nga
karakteristikat e tërmetit dhe të objektit, këto lëkundje mund të jenë të mëdha
apo të vogla. Objekti lëkundet derisa të vazhdojë aktiviteti sizmik, që zakonisht
zgjat nga disa sekonda e më shumë, ndonjëherë edhe minuta. Gjatë procesit të
lëkundjes së objektit, si rezultat i masës së objektit dhe inercionit, konstruksioni
ngarkohet në mënyra të ndryshme dhe kjo formë e të ngarkuarit quhet Ngarkesa
Sizmike.

Pasi që secili objekt ka karakteristika të ndryshme secili objekti ngarkohet në


mënyrë unike për të njëjtin tërmet. Gjithashtu edhe një objekt ngarkohet në
mënyra të ndryshme për secilin tërmet të ndryshëm. Ajo, që është më e
komplikuar është se një objekt po për të njëjtin tërmet ka ngarkesë të ndryshme
përgjatë kohëzgjatjes së veprimit të tërmetit, edhe për shkak të ndryshimit të
karakteristikave të tërmetit, por edhe për shkak të ndryshimit të karakteristikave
të konstruksionit përgjatë veprimit të tërmetit

25
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

3.1.2 Karakteristikat e një tërmeti

Për ta pasur më të qartë procesin e projektimit sizmik të konstruksioneve duhet të


kuptohen karakteristikat e tërmeteve. Kuptueshmëria e karakteristikave të
tërmetit ofron njohuri, të cilat mund të shërbejnë për projektimin adekuat të
konstruksionit.

Një tërmet mund të përkufizohet me këto karakteristika bazike projektuese:


a) Frekuenca e valëve sizmike në sipërfaqen e tokës, që është në funksion
të karakteristikave të truallit dhe frekuencës së valëve sizmike në tabanin
shkëmbor
b) Shpejtimi i tokës, i cili është i ndryshëm përgjatë kohëveprimit të
tërmetit, si edhe
c) Kohëzgjatja e veprimit të një tërmeti

Në fig.3.12 janë paraqitur disa akselogramë nga disa tërmete për të ilustruar faktin
ku secili tërmet ka specifikat e veta, si shpejtimi maksimal, kohëzgjata e veprimit
dhe frekuenca e valëve sizmike. Për tërmetet e paraqitura në fig. 3.12 a), b) dhe c)
akselogramët janë të paraqitur vetëm në njërin drejtim, ndërsa për tërmetin nën
d), akselogrami është i paraqitur në njërin drejtim, por dhe lart‐poshtë.

a) b)

c) d)

Fig. 3.1 Disa nga akselogramet e tërmeteve që kanë ndodh kohët e fundit

26
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

3.1.3 Forca sizmike

Ngarkesa sizmike, apo mënyra se si ngarkohet secili objekt, nuk mund të


llogaritet/përcaktohet paraprakisht pasi që për të llogaritur atë duhet të dihen
specifikat e tërmetit, gjë që është e pamundur.

Zakonisht për nevoja të projektimit përdoret analiza statike lineare ku si vlerë


hyrëse për këtë analizë ndikimi i tërmetit konvertohet në forcë sizmike.

Forca sizmike nuk është ngarkesa reale, e cila do të veprojë në objekt në rast të
tërmetit, por është një parametër fizik (forcë) që përvetësohet si një ngarkesë
fiktive në objekt për një spektër të tërmeteve të supozuar. Për caktimin e forcës
sizmike, përpos shtangësisë së konstruksionit dhe karakteristikave të truallit , një
nga parametrat kryesorë që ndikon është shpejtimi maksimal i truallit . Po qe se të
gjitha tërmetet e paraqitura në fig. 3.1 do të kishin vetëm të njëjtë shpejtimin
etruallit (PGA), atëherë të gjitha këto tërmete do të modeloheshiin me një
ngarkesë të vetme të njëjtë. Nga aspekti analitik, kjo do të nënkuptonte se nga të
gjitha këto tërmete objekti do të t’ishte njësoj i ngarkuar. Ky përkufizim nuk është
i drejtë dhe nuk është real, por kjo është metoda standarde e dimensionimit të
objekteve.

Realiteti është se për secilin nga kato tërmete, konstruksioni do të manifestonte


sjellje të ndryshme. Ky është një fakt i rëndësishëm të kuptohet për projektimin
adekuat të konstruksioneve. Kësisoji, përvetësimi i forcës sizmike është i përafërt
dhe si i tillë nuk duhet të merret si absolut, por si parametër hyrës në llogaritje.
Analiza, bazuar në forcë sizmike duhet të shërbejë për t’i kuptuar disa parametra
në bazë të të cilëve projektuesi mund të ketë një indikacion për sjelljen e
mundshme të konstruksionit nën veprimin e një tërmeti.

3.1.3.1 Mënyra e caktimit të forcës sizmike


Të kuptuarit e mënyrës së caktimit të forcës sizmike ndihmon në gjykimin e
rezultateve finale dhe po ashtu mundëson përdorimin më të mirë të forcës sizmike
për një projektim të mirë.

Për caktimin e forcës sizmike, përpos shpejtimit maksimal të truallit (PGA) duhet
të merren parasysh shtangësia e konstruksionit të shprehur përmes periodës
vetjake të lëkundjeve si edhe karakteristikat e tokës ku fondohet objekti.
Përcaktimi i forcës sizmike bëhet përmes spektrit të reagimit.

27
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Një përkufizim i spektrit të reagimit mund të jetë:


Spektri i reagimit është një lakore në funksion të shpejtimit dhe kohës i cili parqet
shpejtimin e konstruksionit nën veprimin e një spektri të gjerë të tërmeteve.
Qëllim i kësaj lakoreje është të tentohet të përmblidhet ndikimi i një numri më të
madh të tërmeteve të pritshme për llogaritjen e Forcës Sizmike. Faktorët që
ndikojnë në përcaktimin e kësaj lakoreje janë masa, shtangësia dhe karakteristikat
e truallit.

Qëllimi i këtij materiali nuk është të shpjegohet ndërtimi i spektrit të reagimit, por
aplikimi i tij në praktikë. Sidoqoftë për të kuptuar çka është spektri i reagimit e
pastaj edhe spektri i projektimit shkurtimisht më tej është paraqitur mënyra se si
ndërtohet lakorja e spektrit.

- Caktimi i lakores së spektrit elastik të reagimit


Lakorja standarde e spektrit ndërtohet për sisteme me një shkallë lirie. Kjo lakore
pastaj është reprezentative dhe e aplikueshme për të gjitha objektet. Sidoqoftë
për objekte shumë specifike ka mundësi që të ndërtohet një spektër unik për
karakteristikat e atij objekti, duke marrë për bazë karakteristikat fizike të
konstruksionit (shtangësinë) si edhe karakteristikat e truallit ku fondohet objekti,
por kjo nuk bëhet për projektime standarde.

E marrim një konzollë me masë të koncentruar në majë të saj, d.m.th sistemi është
me një shkallë lirie, që ka një shtangësi të caktuar (𝑇 ). Kjo konzollë ngarkohet me
një ngarkesë specifike sizmike (zgjedhet një ngarkesë nga një akselogram specifik
për lokacionin përkatës). Nën veprimin e kësaj ngarkese masa e konzollës ka
shpejtimin 𝑆 , fig. 3.2

28
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

s x

Fig.3.2 Shpejtimi i masës së konzollës për akselogram specifik.

𝑆
Këtë vlerë e pjesëtojmë me shpejtimin maksimal të truallit 𝑎 dhe e paraqesim
ne ordinatën “y” të diagramit, ndërsa në “x” paraqesim vlerën e periodës së
sistemit (𝑇 ), fig. 3.3. Ky raport quhet amplifikacioni shpejtimit maksimal të tokës
për sistemet me një shkallë lirie te të cilat perioda e lëkundjeve është 𝑇 . Këtë vlerë
e paraqesim në një diagram të veçantë.

3 Lakorja K1

Tsec

T1 1 T2 2 3

Fig. 3.3 Lakorja K1

Të njëjtin sistem, por me një shtangësi tjetër (𝑇 ) e ngarkojmë me të njëjtën


ngarkesë dhe vlerën e fituar e shënojmë në të njëjtin diagram, fig. 3.3.

29
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Këtë llogaritje e përsërisim për vlera të ndryshme të periodave të lëkundjeve ashtu


që vlerat zgjidhen në kufirin ndërmjet 0‐3 sekonda, brenda të cilit kufi sillen edhe
vlerat reale të periodave të lëkundjeve të lira në objektet standarde ndërtimore.

Në këtë mënyrë fitohet lakorja 𝐾 (fig. 3.3) e cila paraqet vijën e ndikimeve për
amplifikacion të shpejtimit maksimal të tokës për shtangësitë e sistemit. Kjo lakore
quhet spektër i amplifikuar i shpejtimit të tokës (𝑆 ) për një akselogram të dhënë,
respektivisht për një tërmet të dhënë. Kjo lakore është jo e rregullt, sepse edhe
funksioni S1(t) përshkruan lëkundje jo të rregullta të zhvendosjes së tokës.

Pasi që tërmeti i radhës, i cili mund të veprojë ka gjasa të vogla të jetë i njëjtë me
atë paraprak, zgjedhim një tërmet tjetër që ka vepruar 𝑆 (t), në të vërtetë një
akselogram tjetër dhe formojmë një lakore tjetër 𝐾 duke e përsëritur procesin e
mëparshëm të llogaritjes, fig. 3.4.

K3
1 K2
K1

Tsec

T1 1 T2 2 3

Fig. 3.4 Lakoret K1, K2... dhe Lakorja e spektrit elastik të reagimit.

Me qëllim që saktësia e llogaritjes të jetë sa më afër sjelljes reale të konstruksionit,


këtë llogaritje e përsërisim për një numër të madh të tërmeteve (akselogramëve)
dhe fitohen disa lakore të tilla (të spektreve të amplifikuar) (𝐾 , 𝐾 , 𝑒𝑡𝑗 .

Vlerat maksimale të këtyre lakoreve i përshkojmë me një lakore me formë të


rregullt (fig. 3.4). Kjo lakore paraqet vijën e vlerave maksimale të mundshme të
shpejtimit maksimal të sistemit të normuar, sipas shpejtimit maksimal të tokës.
Kjo lakore është Spektri i Reagimit.

30
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Kjo lakore është ndërtuar për një lloj specifik të truallit. Duke pasur parasysh
ndikimin e truallit në lëkundjet e objektit, për lloje të ndryshme të truallit
ndërtohen spektre të ndryshme të reagimit.

Në Eurocode‐in 8 janë specifikuar 5 lloje të ndryshme të truallit për të cilat është


ndërtuar nga një spektër i veçantë, nga trualli me fortësi më të lartë (A) deri te
trualli më i butë/dobët (E) (fig. 3.5 ).

Këto lloje trojesh grupojë shumicën e llojeve të trojeve që i gjejmë në


përditshmëri.

4 E
D
C
3
Sc/ag

2
B
1
A
0
0 1 2 3
Period (s)
Fig.3.5 Spektër tipik elastik i shpejtimit për rastin për shuarje viskoze ζ= 5%

Spektri i Reragimit per konstruksione te betonit te armuar ndërtohet për sjellje


elastike të sistemit për vlerën 5% të shuarjes viskoze.

Në varësi të llojit të materialit që përdoret vlera e shuarjes viskoze është e


ndryshme dhe për projektim vlera përkatëse duhet të përdoret. Në vazhdim janë
paraqitur vlerat e shuarjes viskoze të disa materialeve dhe sistemeve konstruktive,
që aplikohen në ndërtimtari:

o ζ =0.05‐0.01 Konstruksioni ibetonit të armuar dhe çelikut


o ζ =0.10‐0.16 Konstruksioni i betonit të armuar më mure shtanguese
o ζ =0.12‐0.17 Konstruksioni i parafabrikuar, konstruksioni me mure mbajtëse,
konstruksioni masiv i përforcuar
o ζ =0.15‐0.50 Konstruksioni i drurit

31
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

- Caktimi i spektrit të projektimit


Spektri i reagimit, apo spektri elastik i reagimit paraqet reagimin e konstruksionit,
apo reagimin e idealizuar të një konstruksioni me një shkallë lirie. Arsyeja se pse
quhet edhe Spektër Elastik është, sepse ky spektër ka të bëjë me reagimin e
konstruksionit gjatë sjelljes elastike të konstruksionit dhe elementeve të tij
(konstruksionit). P.sh. po qe se qëllimi është të projektohet një konstruksion, që
do të pritej të kishte sjellje elastike gjatë tërmetit, atëherë për llogaritjen e forcës
sizmike ky spektër duhet të përdoret.

Mirëpo, parimi kryesor i projektimit sizmik, veçanërisht për projektime standarde


për tërmete me probabilitet 10% në 50 vjet, është që objekti të ketë sjellje jo
elastike gjatë veprimit të tërmeteve. Kjo nënkupton se shuarja e energjisë nga
tërmetet në konstruksion të ndodhë gjatë deformimeve/sjelljes jo elastike të
elementeve të ndryshme nëpër konstruksion.

Sjellja jo elastike (jo lineare) e konstruksionit nënkupton që komponentë të


konstruksionit të kalojnë sjelljen lineare dhe këta komponentë të manifestojnë
sjellje jo lineare. Shprehjet dhe metodat ekzistuese aplikative për dimensionim të
konstruksioneve ekzistojnë vetëm për projektim të konstruksionit me sjellje
lineare. Në kuadër të sjelljes lineare, konstruksioni apo elemente të konstruksionit
nuk duhet të kenë dëmtime. Ndërsa gjatë sjelljes jo lineare të konstruksionit apo
elementeve të konstruksionit nënkuptohet që në këto elemente shfaqen dëmtime
të ndryshme. Vetë procesi i krijimit të dëmtimeve në komponentë të
konstruksionit është proces për shuarjen e energjisë sizmike.

Procesi i sjelljes jo lineare ndodh atëherë kur ngarkesat në komponentë të


konstruksionit e kalojnë kapacitetin e tyre të pikës lineare (pikën e rrjedhjes).
Kështu për të mundësuar që konstruksioni (pjesë të konstruksionit) të ketë sjellje
jo elastike, rrjedhimisht të pësojë deformime jo elastike forca sizmike duhet të
zvogëlohet. Në këtë mënyre bëhet dimensionimi linear me forcë të zvogëluar
sizmike pastaj me veprimin e forcës reale sizmike, që është më e madhe sesa forca
e përdorur për dimensionim, komponentë të konstruksionit fillojnë e ngarkohen
mbi rezistencën /deformimet elastike dhe rrjedhimisht manifestojnë sjellje jo
elastike (jo lineare).

Ky zvogëlim i ngarkesës sizmike bëhet, duke reduktuar vlerat e spektrit të


reagimit. Përmes vlerave të spektrit të reagimit caktohen forca reale sizmike,

32
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

kështu që duke reduktuar këto vlera caktohet një forcë e reduktuar sizmike. Ky
zvogëlim bëhet përmes një faktori të reduktimit R. Në fakt ky faktor prezanton
përqindjen e absorbimit të energjisë (pranimit të forcës sizmike) të konstruksionit
në kuadër të sjelljes jo elastike në raport me sjelljen elastike.

Lakorja që fitohet pasi të jetë aplikuar faktori i reduktimit quhet Spektër i


Projektimit, sepse nga kjo lakore caktohet forca sizmike (e reduktuar) që përdoret
për të projektuar.

Në EC8, kjo vlerë është e paraqitur përmes “faktorit të sjelljes” (𝑞), i cili ka vlera
të ndryshme për sisteme të ndryshme konstruktive.

Për ilustrim më mirë në figurën 3.6 është paraqitur forma e një Spektri të Reagimit
dhe një Spektri të Projektimit për truall të kategorisë “B”. Për çështje të krahasimit
për R=6.

Spektri i reagimit sipas Eurocod 8


1.5

1.25
Spektri elastik (i reagimit)
1
Spektri jo‐elastik (i projektimit)
Spektri i reagimit

0.75

0.5

0.25

0
0 0.5 1 1.5 2 2.5 3 3.5 4
Period (s)
Fig.3.6 Spektri elastik i reagimit (a) dhe Spektri i projektimit
(b) për truall të kategorisë B.

Edhe pse llogaritja e forcës sizmike dhe dimensionimi bëhet, duke marrë për bazë
spektrin e projektimit, kontrolli i stabilitetit, respektivisht kontrolli i zhvendosjeve
duhet të bëhet përmes spektrit elastik të reagimit. Kjo nënkupton se rezultatet e
zhvendosjeve të analizës së bërë me Spektrin e projektimit duhet të shumëzohen
me vlerën e faktorit të sjelljes së përvetësuar.

33
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

3.2 Qëllimi i projektimit sizmik të konstruksioneve

Sipas parimit të projektimit, Projektimi Sizmik i Bazuar në Performancë, janë


shumë mundësi të projektimit sizmik të konstruksioneve. Të ekzistuarit e
mundësive të ndryshme të sjelljes së konstruksionit dhe të të ekzistuarit të
mundësive të ndryshme të gjendjes së konstruksionit pas përfundimit të tërmetit
ofron fleksibilitet të shumtë për qëllime të projektimit sizmik.

Mundësitë e skajshme (ekstreme) të projektimit janë:


a) Të projektohet një konstruksion i cili do të pësonte lëkundje, të cila nuk
do të shkaktonin dëme në konstruksion të asnjë lloji. Kjo do të thotë të
projektohet një konstruksion i cili të gjithë ngarkesën (energjinë) sizmike,
do ta absorbonte në kuadër të sjelljes elastike.
b) Të projektohet një konstruksion i aftë për pranimin vetëm të ngarkesave
gravitacionale (vertikale) dhe në rast të tërmeteve e njëjta të dëmtohet
tërësisht apo edhe të shkatërrohej.

Këto janë dy raste të skajshme, apo ilustrativisht dy skaje të një segmenti. Çdo gjë
tjetër midis këtyre skajeve është një mundësi potenciale.

Kur do të mund të aplikoheshin këto raste ekstreme në zona sizmike?

(Duhet të potencohet se në kuadër të kodeve ekzistuese, veçanërisht Eurocode‐it


asnjëra nga këto raste ekstreme nuk lejohet. Apo më mirë të thuhet me kriteret e
projektimit të përcaktuar në EC 8‐a do të kemi një konstruksion sjellja e të cilit nën
tërmetin e pritur nuk do të klasifikohet nën asnjërin nga këto raste të skajshme).

Për rastin e parë (a) ky lloj i projektimit është shumë unik dhe në praktikë aplikohet
te konstruksionet shumë të veçanta më rëndësi shumë të madhe nacionale dhe
shtetërore, siç mund të jenë centralet bërthamore apo ndoshta edhe ndonjë
objekt, i cili për atë vend paraqet rëndësi shumë të lartë. Më mirë të thuhet
projektimi për rastin e parë të performancës bëhet për konstruksione të cilat janë
aq jetike për shoqërinë sa ato duhet të mbesin funksionale dhe të padëmtuara fare
gjatë dhe pas tërmeteve. Në këtë rast mund të futet edhe ndonjë objekt komercial
me dëshirë specifike të investitorit.

34
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Rasti i dytë (b)mund të aplikohet për objekte të përkohshme, të cilat kanë


jetëgjatësi të projektimit të vogël (p.sh. 10 vjet, etj.) dhe rëndësia e tyre nuk është
e madhe. Këto do t’ishin konstruksione ku shkatërrimi eventual i tyre nuk do të
kishte ndonjë ndikim të veçuar.

Zona e mundësive të projektimit sizmik , pra, është mjaft e madhe dhe mundëson
fleksibilitet të madh në projekt. Mirëpo mbetet sfidë inxhinierike se si të
projektohet një konstruksion, e pastaj edhe të ndërtohet, e cila nën veprimin e
tërmetit specifik, do të ketë performancë të pritur (paraprakisht të planifikuar).
Për nivelet e performancës së konstruksionit më detajisht do të diskutohet në
kapitullin e 6‐të.

Për të arritur këtë qëllim duhet që projektuesi të ketë njohuri të mjaftueshme për:
- ndikimin e rregullsisë se konstruksionit
- ndikimin e sistemit statik adekuat për specifikat e lokacionit ku ndërtohet
objekti
- adaptimin adekuat të dimensioneve dhe parametrave të tjerë të elementeve
të konstruksionit
- materialet ndërtimore që aplikohen dhe sjelljen e tyre nën ndikimin e
ngarkesave të ndryshme, qoftë statike, qoftë dinamike
- parametrat mekanikë dhe fizikë të konstruksionit dhe rëndësia e tyre si edhe
ndikimi i tyre në sjelljen e konstruksionit gjatë ngarkesave të ndryshme,
veçanërisht ngarkesave dinamike, siç janë tërmetet.

Qasja e përgjithshme në projektimin e konstruksioneve është që konstruksioni të


jetë edhe i shtangët, por edhe duktil. Një konstruksion duktil nuk nënkupton që
duhet të jetë fleksibil. Nj Një konstruksion duktil nuk nuknkupton që duhet të jetë
fleksibil. Konstruksin të jetë i shtangët dhe duktil do të thotë të ketë lëkundje të
kontrolluara (jo të mëdha), por gjithashtu të mundësojë jo‐lineare (dëme të
kontrolluara), të cilat deformime (dëme) në fakt paraqesin procesin e absorbimit
të energjisë së tërmeteve. Nga këndvështrimi i manifestimit të sjelljes së një
konstruksioni, duktiliteti është aftësia e konstruksionit të pësojë dëmtime të
kontrollueshme dhe të ruajë stabilitetin e përgjithshëm.

Kufizimi i lëkundjeve bëhet duke rritur shtangësinë e objektit / konstruksionit,


ndërsa kontrolli i dëmeve bëhet duke rritur kapacitetin deformabil të elementeve
të konstruksionit, të cilat pastaj rrisin në tërësi duktilitetin e konstruksionit.

35
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

3.3 Shtangësia e konstruksioneve dhe parametrat që ndikojnë në shtangësi

Në mënyrë që të projektohet një konstruksion me shtangësi të duhur, duhet të


kuptohet se ç’është shtangësia e konstruksionit si edhe cilat janë parametrat që
ndikojnë në shtangësi të konstruksionit.

Përkufizimi i shtangësisë është: Shtangësia është forcë që lind nga zhvendosja


njësisë.

Shtangësia është parametër fizik që e posedon një konstruksion. Shtangësia është


një tipar/parametër fizik i një konstruksioni, i cili manifestohet (gjenerohet si forcë
e brendshme e konstruksionit) pasi në konstruksion të ketë tendenca për
zhvendosjeje të tij.

Shtangësia është faktori kryesor në projektimin sizmik të konstruksioneve, sepse


zhvendosja horizontale e konstruksionit është në funksion të drejtë me
shtangësinë. Konstruksioni me shtangësi më të madhe, për forcë të njëjtë, ka
zhvendosje me të vogël se konstruksioni me shtangësi më të vogël. Pasi që niveli i
performancës (apo shkalla e dëmeve) është në funksion të zhvendosjeve, atëherë
mund të thuhet se peformanca e konstruksionit është në funksion të
drejtëpërdrejtë me shtangësinë e konstruksionit.

Shtangësia e një konstruksioni 3‐dimensional është kompleks dhe definimi i saktë


i tij është kompleks edhe për sisteme apo konstruksione me materiale homogjene.
Kur të diskutohet për konstruksione me materiale jo homogjene (siç është betoni
i armuar) definimi i saktë i shtangësisë reale bëhet mjaft kompleks. Me metodat
standarde të analizave (analiza lineare) nuk mund të bëhet vlerësimi i saktë i
shtangësisë së konstruksioneve nga betoni i armuar. Për të kuptuat shtangësinë e
këtyre konstruksioneve nevojitet të bëhen analiza jo lineare. Mirëpo, nëse
projektuesi e kupton sjelljen e konstruksionit dhe të elementeve të konstruksionit
mirë, atëherë edhe me analiza lineare mund të bëhet një projektim i një
konstruksioni me shtangësi të synuar.

Tek elementet (apo konstruksionet) homogjene, shtangësia mund të klasifikohet


si shtangësia gjatë sjelljes elastike të elementit dhe shtangësia gjatë sjelljes jo
elastike të elementit. Tek elementet e betonit të armuar, shtangësia mund të
definohet si shtangësia e elementit në fazën fillestare elastike (para se në element

36
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

të paraqiten plasaritjet në zonën e tërhequr), shtangësia në fazën e sjelljes elastike


të prerjes (pasi në element janë paraqitur plasaritjet) dhe shtangësitë kur sjellja e
elementit është jo elastike (pasi të ketë filluar armatura e tërhequr të rrjedhë).

3.3.1 Shtangësia e elementit

Si rast specifik shqyrtimi le të merret një element vertikal. Shtangësia e një


elementi homogjen është në funksion të:
- Gjeometrisë së elementit (prerjes tërthore të elementit, apo momentit të
inercisë ‐ I).
- Llojit të materialit që përdoret për elemente, apo modulit të elasticitetit të
materialit E,
- Gjatësisë së elementit
- Kushteve konturore të elementit

Në analizat e konstruksioneve 3‐dimensionale me shumë elemente, e vetmja


mënyrë për të llogaritur shtangësinë është përmes programeve përkatëse, për
shkak të vëllimi të operacioneve matematikore. Për të ilustruar ndikimin e
faktorëve në shtangësi është paraqitur shprehja për llogaritjen e shtangësisë të
elementit në drejtimin e veprimit të forcës, për një konzollë.

𝑘 ................................... [3.1]
, ku
E – Moduli i elasticitetit te materialit
I – Moduli i inercisë i prerjes tërthore
L – Gjatësia/lartësia e elementit

37
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

P
x

b
h
L

Fig. 3.7 Paraqitja e një konzolle

Nga analizimi i ekuacionit dhe fig.3.7 nga analizimi i disa rasteve të thjeshta
krahasimore rezulton se:
a) Me rritjen e gjatësisë/lartësisë së elementit zvogëlohet shtangësia e tij.
P.sh. shtangësia e një elementi, me kushte konturore si në fig. 3.7, me gjatësi
L=4m në krahasim më një element L=3m zvogëlohet për 58%.
b) Forma e prerjes tërthore ka ndikim te drejtpërdrejtë në shtangësi.
P.sh. momenti i inercisë (I) për një prerje tërthore bxh=30x40cm është
I=160,000.0 cm4. Nëse e rrisim vetëm lartësinë e prerjes (h) për 20 cm, atëherë
për prerjen bxh=30x60cm momenti i inercisë është I=540,000.0 cm4.
Faktikisht, duke rritur brinjën h (thellësinë e prerjes) për 50% rrisim
shtangësinë për 335.5% edhe pse prerja tërthore është rritur për 50% .
c) Me rritjen e kualitetit (cilësisë) të së materialit rritet edhe shtangësia e prerjes
tërthore, pasi që moduli i elasticitetit është parametër fizik i materialit.
P.sh. për rritjen e kualitetit (cilësisë_ të së betonit nga klasa C25 në klasën
C30, moduli i elasticitetit dhe rrjedhimisht edhe shtangësia rritet për 10%. Kjo
rritje nuk është një rritje e madhe në krahasim me dy parametrat e tjerë, por
prapë është një faktor që mund të ketë ndikim të përgjithshëm në sjelljen e
konstruksioneve, vençanërisht në kuadër të sjelljes jo lineare të elementeve.
d) Kushtet konturore kanë ndikim në shtangësi.
Rasti në fig. 4.1 është një konzollë dhe ekuacioni 4.1 është për konzollë. Për
raste të ndryshme të kushteve konturore, tra i thjeshtë, tra më inkastrim në

38
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

të dyja anët, apo inkastrim në njërën anë dhe nga ana tjetër çërnjerë, janë
edhe shprehjet përkatëse për caktimin e shtangësisë së elementit. Këtu nuk
do të diskutohet për to. Ka raste kur lloji i mbështetësit nuk është ideal. P.sh.
në fig. 4.1 është marrë shembull rasti kur inskastrimi është i plotë apo i
idealizuar. Ka raste kur inkastrimi nuk është i plotë, përkatësisht kur një
element nuk është në mënyrë të idealizuar i inkastruar në elementin tjetër,
qoftë shtylla për themelin, apo trau për shtyllën, etj. Në raste të tilla shkalla e
inkastrimit është e reduktuar. Ky reduktim i shkallës së inkastrimit ndikon në
rritjen e zhvendosjes së elementit, rrjedhimisht në zvogëlimin e shtangësisë
së elementit. Reduktimi vjen në shprehje në kuadër të sjelljes jo elastike të
elementit apo konstruksionit.

Këto janë parimet bazike, që kanë ndikim në shtangësinë elastike. Kuptueshmëria


e tyre, në kombinim pastaj edhe me parime të tjera mundëson të projektohen
elemente e pastaj edhe konstruksioni me shtangësi të synuar. Është me rendësi
shumë të veçantë për stabilitet të konstruksioneve që të kuptohet fakti se
shtangësia e elementit,dhe pastaj edhe e konstruksionit nuk duhet të
konsiderohet vetëm shtangësia elastike (shtangësia në kuadër të sjelljes elastike
të elementit/konstruksionit), por duhet që të konsiderohet edhe shtangësia e
elementit, veçanërisht e konstruksionit në kuadër të sjelljes së përgjithshme të tij
(sjelljes në stadin elastik dhe jo elastik). Në shumicën e rasteve shtangësia e
elementit/konstruksionit në sjelljen jo elastike është faktori kryesor në
performancën e konstruksionit pasi që, siç është cekur më sipër projektimi i
konstruksionit bëhet i atillë që nën veprimin e tërmeteve konstruksioni të ketë
sjellje jo elastike dhe të absorbojë energjinë nga tërmeti në kuadër të sjelljeve jo
elastike.

3.3.2 Shtangësia e konstruksionit

Në kohën e sotme përcaktimi i shtangësisë së konstruksion përmes programeve


aplikative është një proces i shpejtë dhe i thjeshtë për t’u bërë nga mundësitë që
ofrohen nga programet aplikative. Kjo është një mundësi e madhe për kreativitet
në projektim. Për projektimit të suksesshëm është mirë të kuptohen parametrat,
që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shtangësinë e konstruksionit.

Në shtangësinë e konstruksionit, përpos faktorëve që ndikojnë në shtangësinë e


elementit, që u cekën më sipër ndikim kanë edhe:

39
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

- Numri i elementeve vertikale. Sa më shumë elemente vertikale ka në


konstruksion aq më shtangës është konstruksioni dhe,
- Shtangësia e lidhjes mes elementeve vertikale dhe elementeve horizontale.
Me rritjen e shtangësisë së nyjës shtyllë ‐ tra, rritet edhe shtangësia e
konstruksionit. Kjo është, sepse shtangësia është në funksion të
deformimeve, ndërsa deformimet mundësohen/pengohen përmes
rrotullimit të nyjave të elementeve të konstruksionit.
Ilustrimi në fig. 3.8. Marrim shembull një element vertikal të një konstruksioni
me 2 kate. Deformimet horizontale të këtij elementi janë në funksion të
deformimeve këndore të nyjave të elementit. Sa më të mëdha që janë
deformimet këndore të nyjave të elementit vertikal aq më e madhe është
deformimi horizontal apo zhvendosja horizontale e shtyllës. Deformimet
këndore janë në funksion të shtangësisë se nyjës, qoftë të lidhjes së shtyllës
me themel (këndi α) qoftë të nyjës shtyllë ‐tra (këndi β). Tek elementet e
ndërtuara me materiale homogjene (elementet e çelikut, drurit, etj.)
deformimi është në funksion të dimensioneve të elementeve. Sa më të
mëdha janë elementet që përbejnë lidhjen, aq më të vogla janë deformimet
këndore dhe anasjelltas. Ndërsa te betoni i armuar janë edhe elementet e
tjerë që ndikojnë në këto deformime, të cilat elemente do të diskutohen më
vonë në këtë tekst.

Fig. 3.8 Forma e deformimit të një


rami nën ngarkesa horizontale

40
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Ndikimet dhe përmasat e ndikimit të parametrave të tjerë relevantë, që ndikojnë


në shtangësi më së miri ilustrohen në një shembull konkret. Për shembull merret
një ram 2‐ dimensional i thjeshtë me një hapësirë dhe një kat.Për shqyrtim merret
ndikimi i dimensioneve të traut dhe ndikimi i kushteve konturore të elementeve.
Faktorët që ndikojnë në një element të vetëm janë ilustruar më sipër përmes
shembullit në fig. 3.7, ashtu që për këtë shembull dimensionet e shtyllave merren
konstante në të gjitha rastet, 45x45cm. Ilustrativisht rastet e shqyrtimit janë
paraqitur në fig.3.9.
a) b)

25x25 45x45

300

300
45x45 45x45 45x45 45x45

500 500

c) d)
25x25
45x45
300

300
45x45 45x45 45x45 45x45

500 500

e) f)
25x25
45x45
300
300

45x45 45x45 45x45 45x45

500 500

Fig. 3.9 Rami planar me një etazh(kat) me dimensione të ndryshme të elementeve, për
ilustrim të ndikimit të dimensioneve të elementeve në shtangësi

41
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Rastet në e) dhe f) janë raste të cilat zakonisht mund të hasen te konstruksionet e


çelikut apo edhe te konstruksionet parafabrikuara të betonit. Gjithashtu, një
situatë afërsisht e tillë mund të paraqitet gjatë sjelljes jo lineare të konstruksionit
në rastet kur zonat kritike humbin konsiderueshëm rezistencën e tyre.

Duke qenë se në praktikën inxhinierike shtangësia e konstruksionit prezantohet


përmes lëkundjes së objektit (Periodës vetjake të lëkundjeve‐T), atëherë edhe në
këtë shembull perioda e lëkundjes vetjake e konstruksionit do të merret për
referencë. Në periodën e lëkundjeve përpos shtangësisë edhe masa e objektit ka
ndikim. Lëkundja e objektit është në funksion të dejtë me masën (𝑚) dhe të
zhdrejtë me shtangësinë (𝑘), ek. 4.2

𝑇 , ku 𝜔 , ........ [3.2]
𝑘 – Shtangësia e konstruksionit, 𝑚 – masa e objektit

Detajet e rasteve të shqyrtimit te fig. 3.9 si edhe rezultatet, vlera e periodës


vetjake të lëkundjes (T), janë paraqitur në tabelën 3.1:

Tabela 3.1. Detajet e rasteve për ilustrimin e ndikimit të faktorëve relevantë në shtangësi të
konstruksionit
Shtyllat Trarët (cm) Lidhja Lidhja Peroda
(cm) shtyllë‐themel shtyllë‐tTra (T)
a) 45x45 25x25cm Inkastrim Inkastrim 0.056
b) 45x45 45x45cm Inkastrim Inkastrim 0.054
c) 45x45 25x25cm Çernjerë Inkastrim 0.195
d) 45x45 45x45cm Çernjerë Inkastrim 0.113
e) 45x45 25x25cm Inkastrim Çernjerë 0.062
f) 45x45 45x45cm Inkastrim Çernjerë 0.083

Nga analizimi i këtyre rasteve të ndryshme mund të konkludojmë se:


- Kushtet konturore të lidhjeve të nyjave kanë ndikim të madh në shtangësinë
e konstruksionit. Duke krahasuar rezultatet e rastit a) me rastin c) dhe rastin
b) me rastin d) shihet se në rastet kur shtyllat janë të lidhura për themeli me
lidhje çërnjerë shtangësia e konstruksionit zvogëlohet. Në krahasimin e
rasteve a) dhe c) shohim se perioda vetjake për rastin me çërnjerë është rritur
edhe për 245%, që është rritje shumë e madhe, respektivisht zvogëlim i

42
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

theksuar i shtangësisë. Në krahasimin e rasteve b) dhe d) shohim se perioda


është rritur për 100%.
- Lidhja e shtyllës me traun si lidhje çërnjerë, gjithashtu rrit periodën vetjake
të konstruksionit dhe zvogëlon shtangësinë. Kjo vërehet duke krahasuar
rastin a) me e) dhe b) me f). Më tej, duke krahasuar rastet e) me f) vërehet se
në rastin ku dimensionet e traut janë më të mëdha, shtangësia e
konstruksionit është më e vogël, që është në kundërshtim me rastet e tjera
të mëhershme. Arsye për këtë është, sepse kur lidhja shtyllë‐tra është
çërnjerë, atëherë dimensionet e traut nuk kanë ndikim në shtangësi. Kështu
që në rastin f) arsyeja pse perioda ka rezultuar më e madhe është sepse trau
me dimensione 45x45 ka masë më të madhe.
- Rixhiditeti i nyjave ka ndikim në shtangësi, por ky ndikim rritet me rritjen e
kateve të ramit. Nëse i krahasojmë rezultatet e rasteve a) dhe b) atëherë
vërejmë se ndikimi i rixhiditetit të nyjës te konstruksioni me një etazh (kat)
është shumë i vogël. Mirëpo me rritjen e kateve ky ndikim rritet. P.sh. për një
konstruksion me 3 nivele për rastin kur dimensionet e traut janë 45x45cm,
shtangësia e konstruksionit rritet për 100% dhe është më e madhe sesa në
rastin kur dimensionet e traut janë 25x25cm. Ky dallim akoma thellohet me
rritjen e niveleve të konstruksionit.
Rixhiditeti i nyjave ndikon edhe në kombinim me faktorët e tjerë,
përkatësisht në kombinim me kushtet konturore të lidhjes së konstruksionit
me themelin. Në krahasimin e rasteve a) me c) dhe b) me d) vërehet se në
rastin kur lidhja e shtyllës me themelin është çërnjerë (rasti a) dhe c), atëherë
shtangësia e nyjës shtyllë – tra ka ndikim shumë më të madh se në rastin kur
lidhja e shtyllës me themelin është inkastrim. Ky theksim është më i madh në
këtë rast, sepse kur lidhja e shtyllës me themelin është çërnjerë, atëherë e
tërë shtangësia e konstruksionit varet nga shtangësia e nyjave tra‐shtyllë.

3.3.3 Ndikimi i pllakës së meskatit në shtangësinë e konstruksionit

Pllaka e meskatit përpos që shërben për mbajtjen e ngarkesave vertikale të


objektit shërben edhe për lidhjen e elementeve vertikale dhe bën shpërndarjen e
ngarkesave sizmike në elementet vertikale. Niveli i ndikimit të pllakës së meskatit
është në funksion të llojit të konstruksionit.

Në sistemet konstruktive me rama, ndikimi i pllakës në shtangësi është shumë


minimal dhe i papërfillshëm. Kjo pasi lidhja e elementeve të ramit, trarëve dhe

43
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

shtyllave, krijojnë konstruksion rrjetor dhe shtangësitë e këtyre lidhjeve janë ato
që ndikojnë në shtangësinë e përgjithshme të konstruksionit. Në këto raste rritja
e dimensioneve të pllakës së meskatit vepron si ngarkesë (masë) shtesë në
konstruksion dhe kështu ndikon në rritjen e fleksibilitetit të konstruksionit.

Kjo më së miri mund shihet në një shembull. Në fig. 3.10 është paraqitur një
konstruksion ram tipik me përmasa dhe dimensione të shtyllës dhe trarëve të
paraqitura në këtë figurë. Krahasimi është bërë për këto raste:
- Konstruksioni ram me dimensione të pllakës 16cm,
- Konstruksioni ram me dimensione dimensione të pllakës 20cm ,
- Konstruksioni ram pa pllakë fare, vetëm shtyllat dhe trarë, e cila është e
ngarkuar me peshën e pllakës, ekuivalente me trashësi 16cm, të zëvendësuar
me ngarkesë të përhershme.

a) b)

300
500

300
30x50 t-pllakes

40x40

300
500

300
500

300

500 500 500

Fig. 3.10 Shembull hipotetik për prezantimin e ndikimit te pllakës me trarë në shtangësinë
e konstruksionit; a) Baza e konstruksionit, b) prerja e konstruksionit

Rezultatet janë si vijon:


a) Për pllakën me trashësi d=16cm, perioda vetjake e lëkundjeve është T=0.540s
b) Për pllakën me trashësi d=20cm, perioda vetjake e lëkundjeve është T=0.577s
c) Për konstruksionin pa pllakë, perioda vetjake e lëkundjeve T=0.546s

44
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Nga krahasimi i rezultateve mund të konkludohet:


- Në krahasimin e rasteve a) me c) shihet se pllaka nuk ka ndikim në
shtangësinë e konstruksionit, për konstruksionin ram të përberë nga shtyllat
me trarë.
- Në rastin b) shihet se perioda e lëkundjeve është pak më e madhe dhe këtu
mund të vërtetohet se trashësia shtesë e pllakës nuk ndikon në rritjen e
shtangësisë së konstruksionit, përderisa ndikimi i masës së shtuar nga pllaka
ndikon në rritjen e periodës së lëkundjeve të objektit.

Ky konkluzion mund të nxirret nëse dimensionet e traut janë optimale, më saktë


nëse dimensionet e traut mundësojnë shtangësi të nyjës shtyllë‐tra.

Në konstruksionet e betonit të armuar, në konstruksionet monolite, ekziston


interaksioni midis pllakës dhe traut. Përcaktimi i dimensioneve të pllakës është në
funksion të kërkesave të projektimit të definuara në kushtet kufitare të
shfrytëzueshmërisë dhe kushtet kufitare përfundimtare. Në kuadër të këtyre
kushteve del edhe trashësia minimale e pllakës. Bazuar në këto kushte, gjithashtu
definohen edhe dimensionet e prerjes tërthore të traut. Por në fakt dimensionet
e traut dhe trashësia e pllakës janë të ndërlidhura. Kriteret e projektimit mund të
arrihen me dimensione të ndryshme të ndërsjella të këtyre dy elementeve. P.sh.
mund të përvetësohet pllaka më e trashë, nëse kërkesa është për dimensione të
traut më të vogël dhe anasjelltas. Edhe raporti midis trashësisë së pllakës dhe
lartësisë së traut ka rëndësi të madhe në sjelljen e përgjithshme sizmike të
konstruksionit. Në kapitullin V më detajisht do të diskutohet kjo.

Në praktikë shpesh herë haset në situata ku kërkesat funksionale të objektit janë


të atilla që kërkohet që trau të jetë sa më i vogël apo edhe të mos ketë tra fare. Në
raste pa trarë pllaka ka ndikim pozitiv në shtangësi dhe ndikimi i trashësisë së
pllakës në shtangësi është më i madh sesa ndikimi negativ, që ka masa shtesë nga
rritja e trashësisë së pllakës. Për të ilustruar këtë merret shembull si në fig. 3.10,
me të njëjtat përmasa dhe dimensione vetëm se i eliminohen trarët dhe krijohet
një konstruksion pa trarë, fig. 3.11. Në këtë shembull marrim rastin kur pllaka ka
trashësi 16cm dhe kur pllaka ka trashësi 20cm.

45
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

300
500

300
30x50 t-pllakes

40x40

300
500

300
500

300
500 500 500

Fig. 3.11 Shembull hipotetik për prezantimin e ndikimit të pllakës pa trarë në shtangësinë e
konstruksionit; a) Baza e konstruksionit, b) prerja e konstruksionit

Nga shembulli i konstruksionit pa trarë, të ilustruar në fig. 3.11, rezultatet janë


këto:
a) Për pllakën me trashësi d=16cm, perioda vetjake e lëkundjeve T=1.000s
b) Për pllakën me trashësi d=20cm, perioda vetjake e lëkundjeve T=0.884s

Nëse i krahasojmë rezultatet mund të konkludojmë se me rritjen e trashësisë së


pllakës, te konstruksionet pa trarë, rritet edhe “shtangësia” e konstruksionit
(perioda e lëkundjeve është më e vogël).

Gjithashtu, nga krahasimi i rezultateve nga fig. 3.10 dhe fig. 3.11 mund të vërehet
ndikimi i trarëve në konstruksion. Për rastin e njëjtë, me trashësi të pllakës 16cm,
në krahasim me rastet me trarë dhe pa ta mund të vërehet se në rastin kur në
konstruksion janë edhe trarët, atëherë “shtangësia” e konstruksionit rritet gati për
100% sesa te konstruksioni pa trarë. Normalisht, edhe këtu dallim kanë raportet e
dimensioneve të pllakës dhe dimensioneve të traut. Por qëllimi është të theksohet
rëndësia e prezencës së trarëve në konstruksion. Prandaj kjo është një e dhënë
shumë e rëndësishme që duhet të merret parasysh në projektim.

46
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

3.3.4 Ndikimi i karakteristikave të truallit në shtangësi të


konstruksionit

Në shtangësinë e konstruksionit ndikim ka edhe karakteristika e truallit (fortësia e


truallit ku fondohet objekti. Fondimi i objektit është formë e mbështetjes së
konstruksionit në mbështetës. Llojet e ndryshme të truallllit në fakt janë specifika
të mbështetësit të konstruksionit.

Në rastet e mëhershme janë marrë për bazë rastet kur lidhja e konstruksionit me
themelin apo me tokën është e idealizuar (mbështetje e idealizuar), që në praktikë
nuk është ashtu, apo rastet e një mbështetjeje të tillë janë shumë të kufizuara.

Ndikimi i truallit në shtangësinë e konstruksionit më së miri ilustrohet në një


konstruksion tredimensional të fonduar përmes themelit pllakë, fig. 3.12, ku
shtyllat janë të lidhura me themelin pllakë, i cili pastaj është i mbështetur në tokë.
Për vrojtimin e ndikimit të truallit marrim rastet kur konstruksioni është i fonduar
në tokë i cili ka shtangësi të ndryshme. Në modelin matematikor fortësia e truallit
është paraqitur përmes koeficientit të shtangësisë 𝑘 𝑠ℎ𝑡𝑎𝑛𝑔𝑤𝑠𝑖𝑎 𝑒 𝑡𝑟𝑜𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑘𝑁/
𝑚 . Ky parametër për shkak të rëndësisë që ka duhet që për secilin objekt të
llogaritet dhe të përdoret i saktë, jo vetëm për shkak të rëndësisë në shtangësinë
e konstruksionit, por edhe pë rshkak të rëndësisë në dimensionimin e themelit.

a) b)
) b)
300
500

300

30x50 t-pllakes

40x40
300
500

300
500

300

50cm

500 500 500


k3 - koeficienti i shtangesise se trollit

Fig. 3.12 Shembulli hipotetik për ilustrimin e ndikimit të truallit në shtangësinë e


konstruksionit

47
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Pas analizës së konstruksionit rezultatet janë këto:

a) Për 𝑘 10,000𝑘𝑁/𝑚 , perioda dominante e lëkundjeve T=0.646s


b) Për 𝑘 100,000𝑘𝑁/𝑚 , perioda dominante e lëkundjeve T=0.577s
c) Për 𝑘 1,000,000𝑘𝑁/𝑚 , perioda dominante e lëkundjeve T=0.559s dhe,
d) Për 𝑘 1 𝑘𝑁/𝑚 (shtangësi absolute), perioda dominante e lëkundjeve
T=0.543s

Nga këto rezultate vërehet se fortësia e truallit ka ndikim në shtangësinë e


konstruksionit edhe pse jo aq ndikim të madh. Mirëpo, edhe pse ndikimi nuk
është i madh, prapë ky ndikim duhet të konsiderohet në projektimin e
konstruksioneve.

Në shembullin e mësipërm është analizuar fortësia e truallit në drejtimin vertikal


𝑘 . Ky rast korrespondon me situatën kur objekti nuk është i fonduar thellë në
tokë, përkatësisht nuk ka bodrum të plotë. Nëse objekti është i fonduar në tokë,
fig. 3.13, atëherë duhet të përvetësohen dhe të aplikohen edhe parametrat e
shtangësisë së truallit edhe në dy drejtimet horizontale 𝑘 dhe 𝑘 . Edhe këta
parametra kanë ndikim në shtangësinë e përgjithshme të konstruksionit.

a) b)

Fig. 3.13 Shembulli hipotetik për ilustrimin e mënyrën e modelimit të truallit në varësi të
thellësisë se fondimit

48
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Këta dy parametra të shtangësisë së truallit në drejtimet ortogonale planare janë


shumë të rëndësishëm dhe aplikueshmëria e tyre është mjaft e gjerë. Këta
koeficientë mund të aplikohen për modelimin e izolatorëve sizmikë që mund të
vendosen nën themele.

3.4 Duktiliteti

Ne krahasim me shtangësinë që është parametër fizik i materialeve, duktiliteti


është tipar i sjelljes së një elementi apo konstruksioni. Duktiliteti së bashku më
shtangësinë dhe rezistencën janë parametrat kryesorë që ndikojnë në
performancën e konstruksionit.

Përkufizimi i duktilitetit është:


Duktiliteti është vetia e një elementi apo konstruksioni të ruajë rezistencën në
kuadër të sjelljes jo elastike.

Duktiliteti mund të ilustrohet, duke analizuar sjelljen e çelikut, më saktë , duke


vrojtuar diagramin sforcim‐deformim të çelikut. Ne fig. 3.14 është paraqitur
diagrami i sforcimeve dhe deformimeve të çelikut.

49
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Sforcimet

Zona e deformimeve jo-elastike


B
0.2% zhvendosje
max

Z ona C
e de
A ti g ra
tilite d im it
Duk te fo
rte s is
e

es
r r j se
Aftesia mbajtese

hj
e jte
ed
maksimale
n ba
p i ia m
n e fte s
ke

Pika e keputjes
e

A
stik
y

a ela
Z on

max
y
Deformimet

Deformime Deformime Krijimi i fytit Keputja


elastike uniforme elastike plastike te ngushte

Fig.3.14. Diagrami i sforcimeve dhe i deformimeve të çelikut.

Nga diagrami i sforcimeve dhe deformimeve të çelikut vërehet se sjellja e çelikut


mund te ndahet në tri pjesë/zona:
1. Pjesa e parë është sjellja tërësisht elastike e çelikut. Kjo nënkupton se me
aplikimin e forcës në çelik paraqiten deformime elastike dhe pas
shkarkimit të mostrës, çeliku kthehet në gjendje të mëparshme.
2. Pjesa e dytë dhe e tretë e diagramit të sjelljes së çelikut janë pjesët ku në
çelik paraqiten deformime jo kthyese, apo deformime jo elastike. Pjesa e
dytë është ajo pjesë e çelikut, e cila edhe pse në çelik paraqiten
deformime jo elastike, prapë rritet rezistenca e elementit të çelikut ndaj
ngarkesave. Pjesa kur menjëherë pasi të paraqiten deformimet jo elastike
është pika ku konsiderohet pikë e rrjedhjes së çelikut, pika A në diagram.
Kjo pikë konsiderohet pika kur deformimet mbetëse të çelikut pas
shkarkimit të ngarkesës janë 0.2%. Ajo pikë mund të konsiderohet si
aftësia mbajtëse në pikën e rrjedhjes apo deformimet në pikën e
rrjedhjes. Me vazhdimin e rritjes së sforcimit pasi kalimit të pikës A, në
çelik rriten deformimet shumë më shpejt, por çeliku akoma ruan
rezistencën deri në një pikë (pika B në diagram), ku pastaj me vazhdimin
e aplikimit të ngarkesës, rezistenca e mostrës zvogëlohet. Mu kjo zonë

50
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

midis pikave B dhe A është zona që paraqet DUKTILITETIN e elementit.


Numerikisht duktiliteti është raporti midis deformimeve maksimale të
elementit dhe deformimeve në pikën e rrjedhjes, eq.3.4. Këtu duhet të
ceket se rezistenca e materialit vazhdon të rritet deri në këputje.
Materiali nuk ka degradim të rezistencës. Mirëpo sipërfaqja e prerjes
tërthore e mostrës zvogëlohet. Realisht sforcimet reale në mostër
vazhdojnë të rriten, sepse zvogëlohet prerja tërthore si rezultat i
deformimeve jo kthyese, por në diagram paraqitet zvogëlim i sforcimeve,
sepse për llogaritjen sforcimeve tërë kohën merret për bazë sipërfaqja
fillestare e padeformuar e prerjes tërthore të mostrës, e që është më e
madhe sesa sipërfaqja pas deformimit.


𝜇 ................................... [3.4]

Kjo që u shpjegua është duktiliteti i një elementi të ngarkuar në tërheqje.


Duktiliteti mund të jetë në funksion të natyrave të ndryshme të ngarkesave siç
janë: shtypje/tërheqje, përkulje, prerje (nga forcat prerëse). Pavarësisht se nga
çfarë ngarkesash mund të veprojnë, çdo herë duktiliteti manifestohet me
deformime të natyrave përkatëse dhe emërtohet i tillë ([p.sh. duktiliteti i
përkuljes, duktiliteti i zhvendosjes, etj.). Në praktikën e inxhinierisë sizmike më së
shumti i referohet duktilitetit në përkulje, ngase ka aplikimin dhe ndikim më të
madh.

3.4.1 Duktiliteti i përkuljes

Duktiliteti i përkuljes është aftësia e një elementi të pësojë deformime jo elastike


dhe të ruajë rezistencën në përkulje.

Duktliteti në përkulje më së miri paraqitet duke lustruar etapat e përkuljes se një


konzolle vertikale, fig. 3.15.
Elementin fillojmë ta ngarkojmë me forcë të vogël horizontale, forcë që krijon
deformime elastike. Me aplikimin e forcës shufra deformohet për një vlerë D, fig.
3.15 a). Pasi të ndalojë së aplikuari forca, shufra kthehet në pozitën e mëhershme,
në pozitën fillestare. Ky quhet elasticitet në lakim/përkulje. Kjo formë e
deformimeve kthyese është e mundur deri në “pikën rrjedhëse të shufrës”. Nëse
e njëjta shufër ngarkohet me forcë më të madhe (forcë më e madhe se forca në
pikën e rrjedhjes), shufra do të lakohet/përkulet më shumë dhe do të pësojë

51
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

lakime jo lineare. Pasi të lirohet veprimi i forcës shufra nuk kthehet në gjendjen
fillestare të drejtë fig.3.15 c) dhe në shufër mbesin deformime të përhershme, Dy1.
Në raport me ngarkime të tjera kjo pozitë tani e shufrës, e shënuar me të kuqe,
është pozita “fillestare” e shufrës. Nga kjo pozitë sa herë që ngarkohet shufra me
një forcë më të vogël sesa forca që e ka shkaktuar deformimin e mbetur, shufra
pëson deformime të kthyeshme, që do të thotë se edhe në kuadër të deformimeve
jo elastike nga stadi fillestar, shufra prapë ka mundësi të ketë deformime elastike
për ngarkesë të vogël përkatëse. Kjo gjithmonë në funksion të pozitës së re
“fillestare” (kjo është sjellja lineare në kuadër të deformimeve jo lineare).
Ndërkaq, sa herë që vepron forca më e madhe sesa forca që e ka shkaktuar
deformimin e parë, shufra deformohet edhe me shumë, fig. 3.17 d),Dy2. Me rritjen
e mëtejshme të forcës, arrihet pika maksimale që mund shufra të deformohet para
së të shkatërrohet.

a) b) c) d) e)

1 2 max

y y1 y2 y3

Fig. 3.15. Sekuencat e deformimit të një konzolle me masë të koncentruar në majë

3.5 Parimi i pranimit të ngarkesës sizmike

Një nga nocionet që përmendet më së shumti në projektim sizmik, përpos


shtangësisë dhe duktilitetit, është edhe çërnjera plastike.

Kuptueshmëria e çërnjerës plastike, çka është, si krijohet dhe ndikimi i saj në


konstruksion është shumë e rëndësishme për projektim adekuat sizmik. Më herët
është cekur se projektimi sizmik i konstruksioneve bëhet në konceptin që ngarkesa

52
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

sizmike (apo energjia nga tërmeti) të absorbohet në kuadër të sjelljes elastike dhe
sjelljes jo elastike të konstruksionit. Në kuadër të parimit të përgjithshëm të
projektimit, absorbimi i energjisë në kuadër të sjelljes jo elastike mendohet të jetë
shumë herë më i madh sesa në kuadër të sjelljes elastike.

Ka dallim midis pranimit të ngarkesës dhe absorbimit të energjisë. Edhe pse në


shumicën e rasteve iu referohet si një parim, në fakt këto janë dy parime të
veçanta.

Absorbimi i energjisë është aftësia e një konstruksioni për t’u rezistuar cikleve të
pranimit të ngarkesës sizmike, edhe në stadin linear (elastik) dhe në statin jo‐linear
(jo elastik). Duktiliteti është vetia kryesore që i mundëson konstruksionit të ketë
këtë aftësi.

3.5.1 Parimi i pranimit të ngarkesës sizmike gjatë sjelljes elastike

Tërmeti është një ndodhi natyrore e manifestuar për një kohëzgjatje të caktuar.
Gjatë kësaj kohëzgjatjeje manifestohen valët sizmike. Valët sizmike vijnë në
periudha të ndryshme kohore, që nënkupton se ka periudha kohore në mes të
valëve. Sa herë që objekti goditet nga një valë në konstruksion paraqitet një
ngarkesë e caktuar. Kjo është ajo ngarkesa që duhet të pranohet nga
konstruksioni.

Pasi që valët e tërmeteve përsëriten në periudha të caktuara kohore sa herë që


vinë valët e tërmetit dhe për secilën valë në konstruksion manifestohet një
ngarkesë specifike. Kështu, konstruksioni gjatë veprimit të tërmetit ngarkohet me
cikël të ngarkesave të ndryshme. Nëse gjatë këtyre ngarkimeve elementet e
konstruksionit manifestojnë sjellje elastike, atëherë themi se e gjithë ngarkesa
sizmike është pranuar në kuadër të sjelljes elastike te konstruksionit.

Në kuadër të sjelljes elastike, konstruksioni vibron e pastaj shuhet, pas veprimit të


tërmetit, duke mos pësuar deformime mbetëse, fig. 3.16

53
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Fig.3.16 Forma e vibrimit


të një konzolle me masë të
koncentruar në majë

3.5.2 Parimi i pranimit të ngarkesës sizmike gjatë sjelljes jo elastike

Gjatë sjelljes jo elastike zona të caktuara në elemente të caktuara të konstruksionit


pësojnë deformime jo elastike.

Sjellja e këtyre zonave është kyç në rezistencën sizmike të konstruksionit. Sjellja jo


elastike e këtyre zonave, për një element nga betoni i armuar, do të ilustrohet në
kuadër të diagramit të sjelljes në përkulje.

Në fig.3.17 është paraqitur diagrami i sforcimeve dhe deformimeve i një trau tipik
nga betoni i armuar (BA) të ngarkuar në përkulje.

Për të analizuar elementin në përkulje do analizohet një segment‐njësi i elementit.


Kjo do të prezantohet përmes të diagramit të “Momentit të përkuljes dhe
kurbaturës”, e shënuar si “Lakorja M-f” . Kurbatura është këndi i deformimit të
segmentit së përkulur. Ne varësi nga shumë faktorë kjo lakore mund të ketë forma
të ndryshme, por këtu, për çështje ilustrative, është paraqitur në një formë tipike.

54
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

M C D
B E

A - Plasaritjet ne zonen e terhequr

B - Rrjedhja e armatures ne zonen e


terhequr
C - Forca maksimale

D - Thyrja e betonit ne zonen e


shtypur
A D - Epja e armatures ne zonen e
shtypur
M M

E Ep

y u

Fig. 3.17 Diagrami M-f i një prerjeje tipike të elementit vijor nga BA‐ja e ngarkuar në
përkulje

Me fillimin e aplikimit të ngarkesës, fillimisht elementi është plotësisht elastik dhe


vepron si element homogjen nga betoni, deri në pikën A, që do të thotë se nuk ka
plasaritje në zonën e tërhequr. Me vazhdimin e ngarkimit (përkuljes) të elementit,
në element paraqiten plasaritje të betonit në zonën e tërhequr të elementit. Këto
plasaritje janë plasaritje punuese të prerjes, sepse parashihet që pjesa e tërhequr
e betonit të plasaritet në mënyrë qe armatura e zonës së tërhequr të mund të
fillojë t’i rezistojë ngarkesës tërheqëse në prerje. Në këtë pjesë elementi
funksionon ashtu që armatura në zonën e tërhequr dhe betoni në zonën e shtypur
pranojnë ngarkesën përkulëse. Me vazhdimin e aplikimit të ngarkesës arrihet në
pikën ku armatura e tërhequr arrin pikën e rrjedhjes, pika B në diagram. Ky është
kapaciteti i prerjes (elementit) në sjelljen elastike, e cila quhet “Pika e rrjedhjes së
prerjes”.

Me vazhdimin e mëtejshëm të aplikimit të ngarkesës vazhdojnë deformimet jo


elastike të armaturës së tërhequr. Por gjithashtu vazhdon edhe të rriten
deformimet shtypëse në beton në zonën e shtypur të prerjes. Gjatë këtij procesi
me rritjen e deformimeve në armaturë thellohen edhe më tej plasaritjet, që
nënkupton se zhvendoset aksi neutral më lart prerjes. Në një moment arrihet
“rezistenca maksimale e prerjes në përkulje e elementit/prerjes”, pika “C”. Këndi
i rrotullimit të elementit nën këtë ngarkesë quhet “Këndi i rrotullimit të
elementit/prerjes në pikën maksimale”. Gjatë veprimit të ngarkesës në një
moment sipërfaqja e betonit në zonën e shtypur zvogëlohet shumë dhe arrihet

55
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

pika e thyerjes së betonit në zonën e shtypur, pika D në fig. 3.17. Kjo pikë
konsiderohet si pika ku elementi fillon të shkatërrohet.

Nëse gjatë veprimit të tërmeteve në prerje paraqiten momente të përkuljes që


janë me të vogla se momenti në pikën “B”, atëherë themi se sjella e prerjes, pastaj
rrjedhimisht edhe e konstruksionit është sjellje elastike. Por nëse momenti që
rezulton nga ngarkesat sizmike (momenti nga ngarkesa sizmike) është më i madh
sesa momenti rezistues në pikën “B”, atëherë sjellja e elementit pastaj edhe e
konstruksionit është sjellje jo elastike.

Duke pasur parasysh faktin që një prerje fillon të ngarkohet nga pika zero që
përfshinë edhe stadin elastik si edhe duke pasur parasysh faktin se prej çfarëdo
pozite fillestare edhe pas deformimeve jo elastike ekziston sjellja elastike (e
ilustruar në fig. 3.17 me të kuqe), atëherë themi se konstruksioni i pranon
ngarkesat sizmike në kuadër të sjelljes elastike 𝐸 edhe sjeljes jo elastike 𝐸 .

𝐸 𝐸 𝐸

Prej diagramit të sjelljes së prerjes themi se duktiliteti i prerjes së BA merret raport


midis deformimit në momentin e thyerjes se betonit në zonën e shtypur dhe
deformimit në momentin fillimit të rrjedhjes së armaturës në zonën e tërhequr,
rrjedhimisht:

Duktiliteti në përkulje i elementit është i barabartë më raportin në mes të përkuljes


(apo kurbaturës) në pikën maksimale të prerjes (𝜑 ) dhe përkuljes së prerjes në
pikën e rrjedhjes (𝜑 ).
𝜑
𝐷
𝜑

Sa më duktil që është konstruksioni, aq më shumë cikle të ngarkimit mund të


pranojë dhe kështu rrit mundësinë e rezistimit të tërmeteve edhe me kohëzgjatje
më të madhe.

3.5.3 Çërnjera plastike

Në shumicën e konstruksioneve monolite nga betoni i armuar të gjitha lidhjet në


mes të nyjave janë lidhje rixhide (inkastrim midis dy elementeve).

56
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Edhe pse lidhja inkastrim konsiderohet lidhje që nuk lejon rrotullimin midis
elementeve lidhëse, në praktikën inxhinierike ka raste të ndryshme ku lidhjet midis
dy elementeve nuk janë inkastrim ideal pasi që një mase e rrotullimit midis
elementeve ndodh. Këto lidhje quhen lidhje me shtangësi të kufizuar. Në praktikë
këto lidhje hasen më së shumti në tri situata:
- Rastet kur njëri element (qoftë shtylla apo trau) ka rezistencë në përkulje më
e vogël se rezistenca e plotë (e idealizuar).
- Rastet kur elementet lidhëse kanë rixhiditet të ndryshëm. Në këto raste në
elementin me rixhiditet më të madh momenti i përkuljes së gjeneruar
rezulton më i vogël sesa në lidhjen e idealizuar inkastrim
- Në kuadër të sjelljes jo lineare të një prerjeje apo zone të një elementi. Në
këtë rast momenti veprues i përkuljes është më i madh sesa momenti
rezistues dhe kështu prerja deformohet më shumë sesa deformimet elastike,
duke mundësuar një nivel të rrotullimit të elementit. Zona, apo prerja në të
cilën paraqiten deformime jo elastike me ç’rast mundësohet rrotullimi quhet
çërnjera plastike.

Vendet ku krijohen çërnjerat plastike janë zona ku përmes deformimeve të të


cilave konstruksioni reziston deformimet nga tërmeti, apo bëhet absorbimi i
energjisë së tërmetit.

Krijimi i çërnjerës plastike dhe absorbimi i energjisë në kuadër të sjelljes jo elastike


më së miri ilustrohet përmes një shembulli, figura. 3.18.

Në shembullin si në fig. 3.18 nën veprimin e ngarkesave vertikale “V”


(gravitacionale) dhe horizontale “H” (tërmeteve) paraqiten rastet më të
disfavorshme të ngarkimit të ramit, fig. 3.18. a). Supozojmë se rezistenca në
përkulje e shtyllës është më e madhe se e traut Msh>Mt. Gjithashtu supozojmë se
momenti i përkuljes së paraqitur në këtë rast është më i madh se rezistenca në
përkulje e trau në pikën e rrjedhjes (fig.3.17, pika B), Msd>Mr.

57
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b) zonat e rrotullimit
Mt (çernjerat plastike)
V

H
Msh

Mt

Msh

c) d)
Mt zonat e rrotullimit
V (çernjerat plastike)

Msh
Mt

Msh

Figura. 3.18 Momentet e përkuljes në një ram planar dhe vendkrijimet e çërnjerave plastike

Pasi që ngarkesa është e njëjtë si në shtylla (afër nyjës) si në trarë, atëherë një
zonë në tra afër nyjës, do të fillojë të ketë sjellje jo ‐lineare, përkatësisht momenti
i përkuljes do të kalojë pikën e rrjedhjes (pika “B” në fig. 3.17). Në këtë moment
në një zonë të ngushtë armatura në zonën e tërhequr do të fillojë të rrjedhë dhe
si pasojë kjo zonë do të përkulet më shumë, fig. 3.18 b). Kur tërmeti vepron në
anën e kundërt dhe ndikimet janë sikur në figurën 3.18 b), atëherë kjo zonë
përkulet në anën e kundërt. Kjo situatë kur një zonë e ngushtë përkulet në të dyja
drejtimet e kundërta mundëson që dy elementet që gjenden në anë të kundërta
të kësaj zone të mund të rrotullohen ndërmjet vete. Pasi që në këtë rast kemi të
bëjë me një proces të mundësimit të rrotullimit vetëm gjatë sjelljes jo lineare (apo
sjelljes plastike) kjo zonë quhet “Çërnjera Plastike”. Kjo është një zonë e vogël, e
cila humb rixhiditetin fillestar dhe mundëson rrotullim të kufizuar.

Dallimi i çërnjerës tipike (çërnjera statike) është se çërnjera tipike statike nuk
duhet të ketë fare shtangësi dhe nuk ka fare rezistencë në përkulje, ndërsa në
rastin e një çërnjere plastike një e tillë duhet të ruajë rezistencën në përkulje si
edhe duhet të posedojë shkallë të caktuar të shtangësisë (edhe pse të degraduar).
Çërnjera statike mundëson rrotullim të lirë të pakufizuar, ndërsa çërnjera plastike
mundëson rrotullim të kufizuar nën rezistencë.

58
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Pra, mund të përkufizohet se:


Çërnjera plastike është një zonë, e cila mundëson rrotullimin e elementeve
ndërmjet vete, por njëkohësisht ruan rezistencën në përkulje, por edhe një masë
të madhe të shtangësisë. Kjo është vetia që quhet “duktilitet”. Një konstruksion,
duke pasur mundësi të tilla, ku në të mund të formohet çërnjera plastike, themi se
është një konstruksion duktil.

Një konstruksion për të qenë duktil nuk do të thotë të jetë fleksibil (mund dhe
duhet të jetë i shtangët), por duhet të ketë zona të cilat kanë duktilitet të
mjaftueshëm. Rrjedhimisht konstruksioni duktil është një konstruksion me
shtangësi të mjaftueshme dhe me mundësi të shprehjes së duktilitetit në zona të
caktuara. Ky është kuptimi që konstruksioni duhet të jetë mjaftueshëm i shtangët
dhe mjaftueshëm fleksibil/duktil.

Një nga parimet kryesore të projektimit sizmik është projektimi i konstruksioneve


ku paraprakisht definohet vendi se ku të krijohen çërnjera plastike dhe se çërnjerat
plastike ta ruajnë rezistencën dhe shtangësinë.

3.5.4 Shtangësia elastike dhe shtangësia jo elastike

Shtangësia elastike është çdo herë konstante pavarësisht intensitetit të veprimit


të ngarkesës apo nivelit të ngarkimit të elementit, përderisa sjellja e prerjes është
në kuadër të sjelljes elastike. Në fig.3.17 shtangësia elastike paraqitet me
këndin“E”, i cili kënd është konstant.

Në kuadër të sjelljes jo‐elastike shtangësia është parametër jo konstant i cili


ndryshon në vazhdimësi në funksion të ndryshimit të ngarkimit të elementit apo
prerjes. Në momentin kur prerja kalon pikën e rrjedhjes, pika “B” në fig. 3.17,
atëherë varësisht se në cilin stad të ngarkimit gjendet prerja (pika C, D, etj.) edhe
këndi që formohet me këtë pikë është i ndryshëm, këndi “Ep”.

Gjatë veprimit të ngarkesave gravitacionale elementet e konstruksionit


manifestojnë sjellje elastike tërë kohën ashtu që edhe shtangësia e elementeve
dhe e konstruksionit është tërë kohën konstante. Ndërsa gjatë veprimit të
tërmeteve elementet e konstruksionit të cilat manifestojnë sjellje jo elastike gjatë
tërë kohës kanë shtangësi të ndryshueshme, ashtu që edhe konstruksioni gjatë
tërë kohës së veprimit të tërmetit ka shtangësi të ndryshueshme.

59
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

3.6 Parimi i shuarjes së energjisë sizmike

Në mënyrë analoge si te rasti i absorbimit të energjisë gjatë sjelljes elastike,


përmes mundësimit të vibrimit të elementit dhe konstruksionit bëhet edhe
absorbimi i energjisë në kuadër të sjelljes jo‐elastike. Parimi i absorbimit të
energjisë gjatë sjelljes jo elastike është mundësimi i deformimeve jo‐elastike të
segmenteve të elementeve.

Vendet ku duhet që të bëhen shuarjet e energjisë së emetuar nga tërmetet janë


çërnjerat plastike. Do të thotë se vetë procesi i krijimi të çërnjerës plastike pastaj
edhe rrotullimet e çërnjerës plastike (deformimet e zonës së elementit) është
procesi i absorbimit të energjisë.

Sa më shumë çërnjera plastike që formohen, aq më shumë energji do të


absorbohet nga konstruksioni. Po ashtu edhe sa më shumë cikle të deformimeve
jo‐elastike që mundësohen aq më i lartë është kapaciteti i konstruksionit për
shuarje të energjisë sizmike.

Kjo e arsyeton qëllimin e projektimit të konstruksionit me sa më shumë pa


përcaktueshmëri statike, sepse sa më e madhe është papërcaktueshmëria statike
aq më shumë ka hapësirë që të krijohen çërnjera plastike dhe prapë konstruksioni
të jetë stabil.

Sasia e absorbimit të energjisë nga një çërnjerë plastike e një prerjeje tipike nga
betoni i armuar ilustrativisht është paraqitur në fig. 3.19, përmes diagramit
moment‐kurbature (M-f). Sasia e energjisë së absorbuar nga prerja llogaritet
nga sipërfaqja që krijohet nga diagrami i prerjes me abshisën e sistemit
koordinativ. Sasia e absorbimit të energjisë totale është sasia absorbimit të
energjisë në kuadër të sjelljes elastike (më ngjyrë të kaltër) dhe sasia e absorbimit
të energjisë në kuadër të sjelljes jo elastike (me ngjyrë të kuqe).

60
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

M
C
B

B - Pike e rrjedhjes se prejrjes


C - Pika e rezistences maksimale

y u

Fig. 3.19 Sasia totale e energjisë se absorbimit e prezantuar në diagramin


M-f të një prerjeje të elementit BA

Parimisht, sa më e madhe që është sipërfaqja totale aq më shumë energji


absorbohet nga ajo çërnjerë plastike.

3.6.1 Parametrat që ndikojnë në rritjen e shuarjes së energjisë


sizmike

Parametrat që ndikojnë në rritjen e absorbimit të energjisë sizmike janë:


- Shtangësia,
- Aftësia mbajtëse (rezistenca) dhe,
- Duktiliteti.

Shtangësia e prerjes (apo elementi, i konstruksionit, etj.) grafikisht paraqitet si


këndi që mbyll lakorja me abshisën. Në fig. 3.20 është paraqitur shtangësia në
pikën e rrjedhjes (E) që njëherësh është edhe shtangësia elastike si edhe
shtangësia në pikën e rezistencës maksimale (Ep).

Rezistenca e prerjes definohet nga lartësia e lakores 0‐B‐C. Rrjedhimisht sa më e


lartë që është lakorja aq më e madhe është rezistenca.

Duktiliteti definohet me gjatësinë e lakores, përkatësisht të segmentit B‐C, i cili


segment paraqet deformabilitetin jo elastik të prerjes tërthore. Sa më i madh që
është deformabiliteti jo elastik aq më i madh është duktiliteti i prerjes.

61
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

M
C
B

Ep
E

y u1

Fig. 3.20 Diagrami M‐f i një prerjeje tipike të një elementi BA


të ngarkuar në përkulje, për ilustrim të parametrave fizikë të prerjes

Mënyrat se si këta tre parametra ndikojnë në rritjen e kapacitetit absorbues të


energjisë së prerjes janë ilustruar në fig. 3.21, ku me shrafura është paraqitur
ndikimi nga secili parametër.

Nëse një prerjeje tërthore ia rrisim shtangësinë, atëherë këndi i lakores O‐B rritet
dhe kështu me këtë rritje të këndit të lakores rritet edhe sipërfaqja punuese, fig.
3.21 a).

Nëse një prerjeje ia rrisim rezistencën, atëherë segmenti B‐C ngrihet, fig. 3.21 b)
dhe kështu rritet sipërfaqja punuese .

Ndërsa në fig. 3.21 c) është paraqitur ndikimi i rritjes së duktilitetit dhe sasia e
rritjes së sipërfaqes punuese, duke bërë zgjatimin e segmentit B‐C.

Pra, të gjithë parametrat e përmendur kanë ndikim në rritjen e kapacitetit për


absorbimin e energjisë, por më së shumti ka ndikim duktiliteti. Nëse një elementi
ia rrisim kapacitetin për të tre këta parametra, atëherë sasia shtesë e absorbimit
të energjisë do të dukej si në fig. 3.21 d).

62
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)
)
M M

c) d)
)
M B
C1 C2
M

Fig. 3.21 Mënyrat e përmirësimit të performancës së prerjes së një elementi BA të


ngarkuar në përkulje.

Bazuar në ilustrimin e paraqitur në fig.3.21 është e qartë se duktiliteti ka ndikim


më të madh në rritjen e kapacitetit absorbues të një elementi apo konstruksioni.

3.6.2 Vendi i krijimit të çërnjerave plastike në kuadër të elementit

Çërnjerat plastike mund të krijohen në trarë dhe në shtylla, varësisht prej


specifikave të konstruksionit.

Për çështje të projektimit vendkrijimi i çërnjerës plastike, apo zona e rrotullimit


për në trarë mund të merret segmenti me gjatësi prej H/2 (H‐lartësia e prerjes
tërthore) matur nga nyja për në thellësi të elementit. Ndërsa për shtylla në EC‐8
rekomandohet që zona ku parashihet të krijohet çërnjera plastike të merret:

𝑙 max ℎ , , 0.45𝑚 ku

63
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

𝑙 𝑧𝑜𝑛𝑎 𝑘𝑟𝑖𝑡𝑖𝑘𝑒 𝑘𝑢 𝑑𝑜 𝑡ë 𝑘𝑟𝑖𝑗𝑜ℎ𝑒𝑡 çë𝑟𝑛𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑝𝑙𝑎𝑠𝑡𝑖𝑘𝑒


ℎ 𝑙𝑎𝑟𝑡ë𝑠𝑖𝑎 𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑟𝑗𝑒𝑠 𝑡ë𝑟𝑡ℎ𝑜𝑟𝑒
𝑙 𝑔𝑗𝑎𝑡ë𝑠𝑖𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑠𝑡ë𝑟 𝑒 𝑒𝑙𝑒𝑚𝑒𝑛𝑡𝑖𝑡

Për rastet kur çërnjerat plastike krijohen në trarë, në shumicën e rasteve praktike
çërnjerat plastike krijohen në të dyja skajet e fundme të traut fig. 3.22 a). Ka raste,
edhe pse shumë të rralla, kur gjatësia e traut është e vogël dhe atëherë çërnjera
plastike do të krijohet në mes të traut fig.3.22 b). P.sh. për elemente me përmasa
“standarde” (ta marrim shembull një tra të inkastruar në të dyja anët më gjatësi
6m dhe më dimensione të prerjes tërthore 35x50cm) çërnjerat plastike krijohen
në të dyja skajet e elementit në një distancë afërsisht 40cm nga skaji. Nëse e
marrim për shembull një element me gjatësi relativisht të vogël (3m apo edhe më
pak), atëherë gjatësia e vogël e elementit e pamundëson që gjatë lëkundjeve
horizontale elementi të rrotullohet rreth pikave të skajshme. Në këtë rast në
element, do të mund të krijohej një çërnjerë plastike dhe kjo në mes. Në fakt në
këto raste krijohen dy çërnjera plastike, por distanca midis tyre është e vogël,
ashtu që kjo bëhet një zonë ky mund të konsiderohet së është krijuar një çërnjerë.

a) b)

zona e rrotullimit
zonat e rrotullimit (çernjerat plastike)
(çernjerat plastike)

300
600

Fig. 3.22 Vendkrijimi i çërnjerave plastike në tra në varësi të gjatësisë se traut.

Rastet si në fig. 3.22 b) janë raste mjaft specifike dhe duhet të detajohen mirë.
Këto raste janë të aplikueshme në projektimin e konstruksioneve të larta dhe kjo
të sistemit “tub”, por kjo nuk do të jetë temë e shtjellimit në kuadër të këtij teksti.

64
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

3.6.2.1 Vendkrijimi i çërnjerave plastike te konstruksionet njëkatëshe


Te konstruksionet njëkatëshe ka opsione më shumë për vendin e krijimit të
çërnjerave plastike. Te këto konstruksione çërnjerat plastike mund të krijohen në
trarë, fig. 3.22 a), por dhe në shtylla fig. 3.23, a) dhe b).

a) b)
)

zonat e rrotullimit
(çernjerat plastike)

Fig. 3.23 Krijimi i çërnjerave plastike në shtylla në një ram njëkatësh

Në rastet si në fig. 3.22 a) dhe fig. 3.23 a), në shumicën e rasteve çërnjerat krijohen
në afërsi të nyjës në shtyllë ‐ tra. Por nëse armimi në pjesën e epërme të nyjës
bëhet më i madh, duke pasur parasysh ndërthurjet e armaturave të dy elementeve
si rezultat i gjatësisë së inkastrimit, me ç’rast rritet aftësia mbajtëse e asaj pjese,
atëherë çërnjera krijohet në pjesën e poshtme të shtyllës, fig. 3.23 b).
3.6.2.2 Vendkrijimi i çërnjerave plastike te konstruksionet shumë‐
katëshe
Te konstruksionet shumëkatëshe është e rëndësisë thelbësore që në kuadër të
projektimit të definohen vendkrijimet e çërnjerave plastike.

Pasi që rezistenca sizmike (kapaciteti absorbues i energjisë sizmike) varet nga


numri i krijimit të çërnjerave plastike, atëherë një nga qëllimet e projektimit sizmik
është mundësimi i krijimit të numrit sa më të madh të çërnjerave plastike. Në
mënyrë që të mundësohet krijimi i numrit sa më të madh të çërnjerave plastike
dhe që konstruksioni prapë të jetë statikisht stabil (të mos krijohet mekanizëm)
elementet e konstruksionit ku duhet të krijohen çërnjerat plastike janë trarë, fig.
3.24. Nëse edhe në të gjithë trarët e konstruksionit krijohen çërnjera plastike,
atëherë konstruksioni prapë mbetet statikisht stabil.

65
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Vendet se ku mund të krijohen çërnjera plastike në shtylla dhe të mos rrezikohet


stabiliteti i konstruksionit janë shtyllat e katit të parë, në lidhjen e shtyllës me
themelin. Në fakt në këtë vend detyrimisht duhet të mundësohet krijimi i çërnjerës
plastike, fig. 3.24, në mënyrë që konstruksioni të mund të deformohet
mjaftueshëm që të mundësojë pastaj krijimin e çërnjerave plastike nëpër trarë.

Vendi tjetër ku mund të krijohen çërnjerat plastike në shtylla është edhe në katin
e fundit, në nyjat me trarë. Këtu edhe nëse projektohet që çërnjerat të krijohen në
trarë prapë është në rregull. Zakonisht në këto vende detajet e ankerimit, se cili
element ankerohet në cilin element, e definojnë vendin e krijimit të çërnjerës
plastike.

Fig. 3.24 Forma e deformimit të një


rami shumëkatësh nga ngarkesat
horizontale dhe vendkrijimi i duhur
i çërnjerave plastike

Nëse vrojtohet forma e deformuar e ramit në fig. 3.24 mund të shihet se nëse
krijohen çërnjera plastike në shtylla në vendlidhjen me themelin, atëherë shtyllat
si elemente individuale mbesin tërë kohën të drejta (në kuadër të katit) dhe, edhe
pas përfundimit të lëkundjeve prapë shtyllat mbesin të vertikale (nëse
konstruksioni pëson deformime kthyese). Nëse konstruksioni pëson deformime jo
kthyese shtyllat mund të mos mbesin vertikale, por si elemente mbesin të njëjta.

66
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Çërnjerat plastike nën veprimin e një tërmeti mund të mos krijohen në të gjithë
trarët. Se sa çërnjera plastike krijohen nëpër trarë dhe në sa trarë kjo varet nga
intensiteti i tërmetit, kohëzgjatja e tij si edhe kapaciteti absorbues i konstruksionit.

Zakonisht në një konstruksion të rregullt çërnjerat krijohen me grupe, ph.sh. grupi


i parë i çërnjerave krijohet në trarët e kateve të poshtme dhe kjo në njërën anë të
trarëve, pastaj me vazhdimin e lëkundjeve krijohet grupi i dytë i çërnjerave (që
mund të jetë në të njëjtat kate por në kahet e tjerë të trarëve), e kështu me radhë.

Momenti i krijimit të grupit të parë të çërnjerave plastike në konstruksion


konsiderohet si momenti, apo pika e rrjedhjes e konstruksionit (kufiri i sjelljes
elastike të konstruksionit). Respektivisht, forca në momentin e krijimit të grupit të
parë të çërnjerave plastike quhet forca në pikën e rrjedhjes së konstruksionit. Pasi
që çdo konstruksion është unik, çdo konstruksion e ka pikën e vet të rrjedhjes.
Mund të ketë situata kur në ndonjë konstruksion të veçantë në ndonjë element të
izoluar të krijohet një çërnjerë plastike, ai moment nuk duhet të merret si kufiri i
sjelljes elastike, sepse ndikimi i një çernjere të vetme nuk është shumë
domethënës për tërë konstruksionin. Ai mund të konsiderohet si çështje e sjelljes
lokale apo deformim lokal i një elementi.

Te konstruksionet duale, me mure sizmike, vendi ku së pari krijohen çërnjerat


plastike janë muret sizmike, për shkak të shtangësisë së madhe të tyre. Te këto
konstruksione ky momentum është kufiri i sjelljes elastike të konstruksionit apo
pika e rrjedhjes së konstruksionit.

Konstruksionet e kanë diagramin e prezantimit të sjelljes globale të konstruksionit


përmes të cilit diagram paraqiten parametra, si kapaciteti, pika rrjedhëse, pika
maksimale, deformabiliteti, etj., fig. 3.25. Ky diagram është në funksion të forcës
(forca horizontale që vepron në konstruksion ) dhe deformimit (deformimi total
horizontal i majës së konstruksionit). Diagrami F‐D quhet “Lakorja e kapacitetit të
konstruksionit” dhe caktohet përmes analizave jo lineare. Në fig. 3.25 është
paraqitur diagrami F‐D i një konstruksioni 8‐katësh i cili konstruksion është
analizuar me analizën statike jo‐lineare “Pusho‐Over”. Për të zhvilluar këtë lakore
paraqitet zhvendosja e pikës më të lartë të konstruksionit dhe forca që e shkakton
këtë zhvendosje.

67
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

F (kN)

6000
D
5000
B Fy=4200kN
4000 y=0.09cm

Fu=5240kN
3000 u=0.304cm

2000

1000

c
m
0
0.05 0.1 0.15 0.2 0.25 0.3 0.35

Fig. 3.25 Një lakore tipike forcë ‐deformim i një konstruksioni 8‐katësh
me rama nga BA‐ja

3.6.2.3 Krijimi i çërnjerave plastike në shtylla për objekte


shumëkatëshe

Çërnjerat plastike tek objektet shumëkatëshe duhet të evitohen së krijuari në


shtylla. Sidoqoftë ka situata kur edhe nëse çërnjerat plastike krijohen në shtylla
prapë konstruksioni mund të mos shndërrohet në mekanizëm. Rasti se kur
çërnjerat plastike mund të krijohen në shtylla janë:
- Vazhdimi i tërmetit me intensitet të lartë edhe pasi në konstruksionin në të
gjithë trarët janë krijuar çërnjerat plastike.
- Konstruksioni i predominuar nga ngarkesat vertikale

Në rastet e përgjithësuara në mënyrë që konstruksioni të mbetet stabil në bazë të


shumë studimeve që janë bërë është dëshmuar se deri në ¼ e shtyllave mund të
paraqiten çërnjera plastike, por me këtë kufizim:
- Nuk duhet që çërnjerat plastike të krijohen në të gjitha shtyllat e një kati dhe
në dy skajet e shtyllave në kuadër të një kati, fig. 3.26. Nëse kjo ndodh,
atëherë ky kat i konstruksionit shndërrohet në mekanizëm pasi nën veprimin
e ngarkesës horizontale rrotullimi është shumë i madh në krahasim me katet
e tjerë . Pasi që kemi të bëjmë më çërnjera plastike dhe jo tipike rrotullimi
prapë bëhet me rezistencë, por për shkak se rrotullimi është më i madh se

68
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

katet e tjerë sipër atëherë si rezultat i efektit P‐D konstruksioni shumë lehtë
shkatërrohet. Në literaturë ky fenomen quhet krijimi i “Pseudo‐Mekanizmit”.

Fig. 3.26 Presudomekanizmi i krijuar në një ram,


si rezultat i krijimit të çërnjerave në shtyllat
një kati (soft‐story)

Një rrezik tjetër i krijimit të çërnjerave në shtylla është edhe rritja e zhvendosjes
horizontale e tërë konstruksionit apo ndërkateve të konstruksionit. Zhvendosja
totale horizontale e konstruksionit rritet më shumë nga çërnjerat plastike në
shtylla sesa në trarë.

- Efekti P‐D
Me rastin e krijimit të çërnjerës në shtyllat e poshtme, fig.3.30, me ç’rast
konstruksioni rrotullohet rreth këtyre zonave, atëherë në konstruksion paraqitet
një ndikim shumë i rrezikshëm që quhet efekti P‐D. Ky ndikim paraqet ndikime
shtesë (momente të përkuljes) në konstruksion, që imponohet nga forcat vertikale
(gravitacionale) me rastin e deformimit të konstruksionit gjatë lëkundjeve, fig. 3.27
a).

69
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

P <0.01H
=
2 <0.01h2
1

h2
<0.01h1
1

M=Px h1

Fig. 3.27 Efekti P‐D në një element dhe një ram

Për ndikimin negativ të efektit P‐D, janë bërë studime dhe eksperimente të
shumta. Qëllimi i shumicës së studimeve ka qenë që të përcaktohet ndikimi i
niveleve të ndryshme të zhvendosjeve në konstruksion nga ky efekt. Nga këto
studime është përfunduar se për një konstruksion “normal” (me përmasa
standarde, të themi deri 15‐20 kate dhe me projektim adekuat) kufiri i
deformimeve nën të cilin efekti P‐D nuk ka ndikim negativ në konstruksion është
1% e lartësisë së konstruksionit.

Mu si rezultat i këtyre studimeve, në shumicën e literaturave dhe kodeve të


projektimit, zhvendosja 1% paraqitet si një kufi që nuk duhet të kalohet.

Efekti P‐D ka ndikim në shtyllat e poshtme, por gjithashtu ka ndikim edhe në


shtyllat e kateve të ndërmjetme (meskateve), andaj kufizimi në 1% të
zhvendosjeve duhet të bëhet në kuadër të meskateve të konstruksionit. Kjo do të
thotë se zhvendosja e tërësishme e konstruksionit nuk duhet të kalojë 1%, por

70
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

edhe zhvendosjet relative të meskateve nuk duhet të kalojnë 1% të lartësisë së


kateve, fig. 3.30 b).

3.7 Projektimi sipas kapaciteteve

Një mënyrë efikase për t’u siguruar se çërnjerat plastike të formohen në trarë
është duke bërë analizë jo lineare të konstruksionit. Përmes analizës jo lineare
(statike jo lineare) mund të simulohen krijimi i çërnjerave plastike në konstruksion
e kështu të dihen lokacionet e tyre dhe kësisoji përmes përmisimit të kapacitetit
të elementeve të evitohet krijimi i tyre në shtylla.

Në praktikën e përgjithshme për projektim të përditshëm, analiza që përdoret në


shumicën e rasteve është analiza statike lineare. Përmes analizës lineare nuk mund
të simulohet krijimi i çernjerave. Kështu, është zhvilluar metoda e projektimit
përmes së cilës sigurohet që çërnjerat plastike krijohen vetëm në trarë. Kjo
metodë quhet “Projektimi sipas Kapaciteteve”.

Parimi i projektimit sipas kapaciteteve është ky:

Të projektohen konstruksione ku në vendlidhjen e traut dhe shtyllës (në nyja)


kapaciteti në përkulje i shtyllës në pikën e rrjedhjes (My) të jetë më i madh ose baras
se kapaciteti maksimal i traut në përkulje (Mu).

Myshtylles≥Mutraut

Ky parim vlen për të gjitha situatat, varësisht nga lloji i nyjave, qoftë nyjë planare
me dy elemente, qoftë nyjë hapësinore me tre apo katër elemente. Kur në nyjë ka
më shumë elemente lidhëse, atëherë merret për bazë shuma e momenteve
përkatëse.

Përmes përmbushjes së këtij parimi pengohet krijimi i çërnjerave plastike në


shtylla. Ky është një parim themelor i projektimit, i cili domosdoshmërisht duhet
të ndiqet. Për të mundësuar arritshmërinë e këtij kriteri të projektimi duhet që pas
dimensionimit final (pas përvetësimit final të dimensioneve të elementeve dhe
sasisë së armaturës), të bëhet edhe një herë verifikimi i aftësive mbajtëse të
elementeve, My dhe Mu, si të traut, ashtu edhe të shtyllës.

71
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Verifikimi i aftësive mbajtëse të shtyllave dhe trarë nga BA mund të bëhet me


aplikacione të caktuara. Një aplikacion shumë i mirë është “Response 2000” i
zhvilluar nga Universiteti i Torontos, Kanada.

3.8 Konstruksionet e predominuara nga ngarkesat vertikale

Në varësi nga shumë faktorë, siç janë gjeometria e konstruksionit (etazhiteti apo
hapësirat statike), kushtet gjeografike të cilat përcaktojnë natyrën e ngarkesave,
në konstruksion predominante mund të jenë:
a) ngarkesat vertikale; apo
b) ngarkesat horizontale në kombinim edhe me ngarkesat vertikale.

Parimi i përcaktimit se nga cilat lloje të ngarkesave është një konstruksion i


predominuar është si vijon:
Nëse për kombinimin e ngarkesave gravitacionale (që shumë herë është
1.35xG+1.5xQ) ndikimet statike (momentet e përkuljes, forcat aksiale) janë më të
mëdha sesa për rastin e kombinimit të ngarkesave horizontale (që zakonisht është
1.0xG+0.3xQ+1.0S), atëherë themi se një konstruksion është i predominuar nga
ngarkesat vertikale. Nëse është e kundërta, atëherë themi se konstruksioni është
e predominuar nga ngarkesat horizontale, ku:
G – Ngarkesat e përhershme
Q – Ngarkesat e përkohshme
S – Ngarkesat sizmike

Në praktikën e përditshme ka një numër të konsiderueshëm konstruksionesh që


janë të predominuara nga ngarkesat vertikale. Kryesisht këto janë konstruksione
që kanë etazhitet të vogël, deri 4‐5 kate. Duke përfillur kriteret e projektimit sipas
kapaciteteve shumë herë rezulton që dimensionet e shtyllave të jenë të afërta
(qoftë njësoj, qoftë më të mëdha) sesa dimensionet e traut.

Për konstruksione me etazhitet të vogël në kuadër të projektimit sipas


kapaciteteve, dimensionet e shtyllës do të rezultonin të mëdha dhe
shfrytëzueshmëria e shtyllës ndaj ngarkesave të shfrytëzueshme do t’ishte mjaft e
vogël. Një dimension i tillë i madh i shtyllave, gjithashtu mund të bëhet pengesë
për organizimin e brendshëm të hapësirave të objektit. Kështu për konstruksionet

72
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

me etazhitet të vogël, apo konstruksione të predominuara nga ngarkesat vertikale


mund të devijohet pjesërisht nga aplikimi rigoroz i projektimit sipas kapaciteteve.

Te këto konstruksione në shtyllat e mesme mund të lejohet krijimi i çërnjerave


plastike në shtylla në vend se në trarë. Mirëpo që konstruksionet të mos krijojnë
mekanizëm, atëherë duhet që në shtyllat e skajit çërnjerat plastike të krijohen në
trarë. Kështu te konstruksionet të predominuara nga ngarkesat vertikale parimi i
projektimit sipas kapaciteteve aplikohet vetëm te shtyllat e skajshme. Në fig.3.28
është paraqitur një ram 2‐D i një konstruksioni të tillë.

Fig. 3.28 Mënyra e sjelljes së mundshme dhe e


pranuar e konstruksioneve të predominuara
nga ngarkesat vertikale

3.9 Sjellja e materialeve të konstruksionit të betonit të armuar

3.9.1 Sjellja e betonit

Betoni si material ndërtimor konsiderohet si material jo elastik, edhe pse betoni i


pa‐armuar posedon veti të limituara elastike.

73
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Në fig.3.29 janë paraqitur diagramet e sforcimeve dhe deformimeve të disa


klasave të betonit të pa‐armuar. Në këtë figurë mund të vërehet brishtësia (jo
duktiliteti) e betonit të pashtanguar.

[MPa]

70
fc = 67 [MPa]

60
fc = 55 [MPa]
50 fc = 48 [MPa]

40 fc = 47 [MPa]

30
fc = 26 [MPa]

20
fc = 15 [MPa]
10

0 2 4 8 10 12 ‰

Fig. 3.29 Diagrami punues i betonit

Pasi që betoni nuk ka veti deformuese, atëherë edhe nuk mund të ketë ndarje të
deformimeve në deformime elastike dhe jo elastike. Kështu që duke marrë
parasysh faktin që duktiliteti është raporti midis deformimeve totale dhe
deformimeve elastike, konkludojme se betoni i pa‐armuar nuk është material
duktil.

Nga fig. 3.29 mund të shihet se deformimet maksimale për sforcimet maksimale
janë në funksion të fortësisë së betonit. Për beton me klasa më të ulëta deri
40MPa, deformimet maksimale për sforcime maksimale merren 0.2%, ndërsa për
klasa më të larta vlera e deformimeve maksimale shkon në rritje.

Brishtësia e betonit mund të shihet edhe në kuadër të ngarkesave ciklike në


shtypje. Për këtë çështje janë bërë shumë studime dhe parametrat e betonit në
kuadër të ngarkesës ciklike mund të ndryshojnë pak në varësi të përbërjes së
betonit, por ato ndryshime janë shumë të vogla. Për ilustrim në fig.3.30 po
paraqesim diagramin sforcim‐deformim të betonit të paarmuar të ngarkuar me
ngarkesa ciklike në shtypje, studim i bërë nga “Blakeleyand Park, 1973”.

74
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

f c (MPa)
30

20

10

0.002 0.004 0.006 0.008

Fig.3.30. Diagrami sforcim‐deformim i betonit të paarmuar


të ngarkuar me ngarkesa përsëritëse në shtypje,
studim i bërë nga “Blakeleyand Park, 1973”.

Në fig. 3.30 shihet, veçanërisht nëse vërehen tri ciklet e para, vërejmë se betoni
pas çdo cikli të ngarkimit nuk humb aftësinë mbajtëse (akoma nuk është thyer),
por pëson deformime jo kthyese (jo ‐elastike). Gjithashtu mund të vërejmë se me
vazhdimin e ngarkimit të betonit, ai humb në kontinuitet aftësinë mbajtëse të tij,
që do të thotë së në beton tashmë ka filluar formimi i plasaritjeve të ndryshme. Ky
eksperiment është bërë, duke aplikuar ngarkesë në shtypje me shpejtësi të vogël
të aplikimit të ngarkesës.
3.9.1.1 Aftësia mbajtëse e betonit të shtanguar

Aftësia mbajtëse e betonit është e përcaktuar nga shqyrtimi i mostrave të betonit


në shtypje aksiale.

Ky parametër përcaktohet, duke testuar mostrën deri në pikën kur mostra nuk ka
aftësi të pranojë ngarkesë të mëtejshme, ku në fakt është pika thyerëse e betonit.
Në shqyrtimin e mostrës së betonit në shtypje vërehet se thyerja e betonit
iniciohet nga sforcimet në drejtimin ortogonal të veprimit të forcës dhe në një pike
të caktuar sforcimet tërheqëse janë më të mëdha sesa aftësia mbajtëse e betonit
në tërheqje. Kjo do të thotë së mostra thyhet për shkak të tërheqjes indirekte që
është si rezultat i shtypjes, fig. 3.31.

75
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Deformimet anesore

Fig. 3.31 Deformimi i mostrës se betonit nga testimi në shtypje

Duke pasur parasysh mënyrën e thyerjes së betonit (tërheqje indirekte) nëse


mostra e betonit e shtangohet me armaturë tërthore (stafa), atëherë aftësia
mbajtëse e betonit rritet. Kjo më së miri ilustrohet, duke paraqitur krahasime me
diagramet e aftësisë mbajtëse të betonit të pashtanguar dhe të shtanguar, fig.
3.32.

[ MPa] Hognestad's Parabola


fcc=Kf c
confined
fc unconfined
0.85fc
0.5fcc

0.25f cc

0  
c1 cc1  cu  cc50  c25
[
‰]

Fig. 3.32 Diagrami punues i betonit të pashtanguar


dhe betonit të shtanguar

Nga diagrami shihet se shtangimi i betonit ka efekt të madh në rritjen e rezistencës


së betonit, por gjithashtu ka ndikim edhe në rritjen deformabilitetit të tij. Rritja
aftësisë mbajtëse të betonit të shtanguar varet nga sasia dhe mënyra e shtangimit
të betonit.

Rritja e deformabilitetit të betonit, që do të thotë se betoni i shtanguar mund të


pranojë më shumë deformime para shkatërrimit sesa betoni i pashtanguar, është
tepër shumë i rëndësishëm për rezistencës sizmike të konstruksioneve.

76
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

3.9.2 Sjellja e çelikut

Çeliku është një material mjaft duktil, që do të thotë ruan aftësinë mbajtëse edhe
në kuadër të deformimeve jo elastike. Deformimet jo elastike janë mjaft të mëdha
në krahasim me deformimet elastike të tij.

Për armimin e elementreve të betonit përdoren tri lloje të çelikut:


- S500 A
- S500 B dhe,
- S500 C.

Secili nga këto nën‐lloje të çelikut S500 ka karakteristikat e veta. Në varësi të


kërkesave për duktilitet, që mund të ketë një element përdoret materiali adekuat.

Në fig. 3.33 janë paraqitur diagramet e sforcimit‐deformimit për këto tri lloje të
çelikut. Nga këto tri diagrame shihet se çeliku S 500 A ka rezistencë maksimale
mirëpo duktilitet më të vogël sesa dy llojet e tjera. Duke ditur rëndësinë e
duktilitetit ky lloj i armaturës nuk rekomandohet të përdoret për elemente që
priten të kenë duktilitet.

Më së shumti aplikohet çeliku S 500 B, sepse ka deformabilitet të mjaftueshëm për


të mundësuar elementin të zhvillojë dukltilitetin e nevojshëm.

ft (500C)

ft (500A‐500B)
fy (500A)
fy (500B.500C)

ft ft ft
= 1.05 = 1.08 = 1.15
fy fy fy

0.2% A gt A gt A gt
(B500A) (B500B) (B500C)

Fig. 3.33 Diagrami punues i çelikut për kualitet(cilësi?) të ndryshme te klase S500.

Edhe çeliku S500 C është shumë i mirë. Mirëpo edhe pse ka duktilitet të lartë ky
kapacitet deformabil i tij zakonisht nuk eksploatohet, andaj edhe nuk ka nevojë të

77
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

përdoret, veçanërisht nëse ka çmim më të lartë. Ky lloj i çelikut mund të aplikohet


në raste të veçanta për objekte speciale.
3.9.2.1 Rritja e aftësisë se çelikut nën ngarkesa të shpejta ciklike

Çelikut i rritet aftësia mbajtëse nëse në të aplikohen cikle të shpejta të ngarkim‐


shkarkimit. Sipas studimeve të bëra, ka rezultuar se më rritjen e shpejtësisë së
deformimeve për 0.5%/ në sekondë aftësia mbajtëse e çelikut është rritur për 8%,
ndërsa më rritjen e shpejtësisë së deformimeve për 10%/në sekondë aftësia
mbajtëse e çelikut është rritur për 17%. Kjo rritje e aftësisë mbajtëse ka qenë për
“Aftësinë mbajtëse në pikën e rrjedhjes”, ndërsa Aftësia mbajtëse maksimale nuk
është rritur mbi 3% në asnjërin rast.

78
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

KAPITULLI ‐IV‐

Sistemet konstruktive

Në këtë kapitull, do të diskutohet mbi sistemet konstruktive dhe parimet e


përzgjedhjes së sistemeve adekuate konstruktive, në mënyrë që të sigurohet një
objekt me performacë sa më të mirë.

4.1 Sistemet konstruktive dhe llojet e tyre

Sistemet konstruktive përbehen nga elemente individuale (themeli, shtyllat, muret


shtanguese, trarët, pllakat e meskatit, etj.) të lidhura ndërmjet vete dhe kështu
krijohet një konstruksion i integruar (një “trup” i vetëm). Në këtë mënyrë
konstruksioni reagon ndaj ngarkesave të ndryshme përfshirë edhe tërmetet si trup
i vetëm.

Pasi që konstruksioni është një trup i vetëm çdo ndikim në konstruksion, do të


përcillet në secilin element të tij si edhe çdo ndikim në secilin element individual
do të përcillet në tërë konstruksionin.

Përzgjedhja adekuate e sistemit konstruktiv, duke filluar nga përcaktimi i formës


së objektit (të elaboruar në kapitullin e 2‐të), mënyra e shpërndarjes së
elementeve të konstruksionit (shtyllave, trarëve, pllakave, mureve), formën e
elementeve të konstruksionit, etj., përbën rëndësinë më të madhe në projektimin
sizmik, ndërsa është pjesa më e rëndësishme a fazës së projektimit në zona
sizmike.

Në literaturë sistemet konstruktive të betonit të armuar ndahen në tri grupe


kryesore:
a) Sistemet konstruktive me rama
b) Sistemet konstruktive duale (me mure shtanguese të inkorporuara në
rama) dhe,
c) Sistemet konstruktive me mure mbajtëse.

79
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Sistemet konstruktive me rama dhe sistemet konstruktive duale kanë ngjashmëri


të madhe, kurse vendimi për përzgjedhen midis tyre më shumë bëhet për ta rritur
performancën e konstruksionit.

Ndërsa në përzgjedhjen midis sistemit konstruktiv rama/dual dhe atij me mure


mbajtëse janë shumë faktorë që ndikojnë, më së shumti ai arkitektonik.

Nga aspekti konstruksional zgjedhja e sistemit konstruktiv përkatës bëhet me


qëllim të rritjes së shtangësisë se konstruksionit për të zvogëluar zhvendosjet
horizontale gjate veprimit të tërmetit.

4.2 Efekti i magnifikimit dinamik

Një faktor kryesor, që ndikon në përzgjedhjen e sistemeve konstruktive është


efekti i magnifikimit dinamik, i ashtuquajturi efekti i rezonancës. Për përzgjedhjen
adekuate të sistemit konstruktiv si edhe për një projektim të duhur duhet të
kuptohet ky efekt.

Rezonanca mund të përkufizohet si vijon:


Efekti që krijohet në një element kur perioda e ngacmimit (ngarkesës) është e
njëjtë me periodën fundamentale të elementit.

Nga aspekti fizik rezonanca mund të shpjegohet, duke ilustruar ngarkimin e një
konzolle me një masë të koncentruar në majë dhe të ngarkuar me ngarkesë ciklile
(dinamike) (fig. 4.1):
Më fillimin e aplikimit të forcës (F) konzolla do të zhvendosej për D1, fig. 4.1 a). Ky
është momenti kur konzolla fillon të vibrojë.

80
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b) c)
1 2 2
3 3

F F F

Fig. 4.1 Ilustrimi i efektit të magnifikimit dinamik në një konzollë me masë të koncentruar
në majë

Si rezultat forcës elastike, pas ndalimit të veprimit të forcës, gjatë kthimit të


konzollës në pozitën fillestare, konzolla do të zhvendoset për zhvendosjen –D2
dhe nga pozita ‐D2 konzolla do të tentonte të kthehej në pozitën fillestare. Po qe
se në konzollë nuk do të vepronte më forca, atëherë konzolla do t’i bënte dhe disa
vibrime shuarëse rreth pikës fillestare dhe vibrimet do të shuheshin. Mirëpo,
përgjatë kohës sa konzolla tenton që nga pika ‐D2 të kthehet në pikën fillestare,
nëse në atë moment prapvepron forca atëherë konzolla do të pësonte zhvendosej
D2, që do të jetë më të madhe sesa zhvendosja fillestareD 1 (D2>D 1) edhe nëse
forca do t’ishte e njëjtë. Nga pika D2 si rezultat i forcës së shuarjes, konzolla do të
tentojë të kthehet në pozitën fillestare dhe prapkonzolla do të zhvendosej për –
D3, fig. 4.1 c). Në analogjinë e mëhershme, nëse në momentin e tentativës së
kthimit nga zhvendosja –D3 vepron forca F, konzolla do të zhvendosej për D3, që
do t’ ishte zhvendosje edhe më e madhe se sa D2, për forcë me intensitet po të
njëjtë me dy herët e para. Kështu me përsëritjen e këtij veprimi në një moment
konzolla do të pësonte zhvendosje aq të madhe sa do të thyhej. Ky është parimi i
Rezonancës.

Në praktikën inxhinerike për konstruksione me pacaktuehmëri statike është


shumë e pazakontë që të zhvillohet në rezonancë të plotë. Arsyeja për këtë është
si vijon:

81
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

“Pasi qëkonstruksioni pritet të ketë sjellje jo lineare gjatë tërë kohës së veprimit të
tërmetit në konstruksion në kontinuitet, do të krijohen çërnjera plastike. Si rezultat
i krijimit të çërnjerave plastike shtangësia e konstruksionit tërë kohën do të
ndryshonte. Kështu që edhe nëse në një moment perioda e valëve sizmike është
në harmoni (e barabartë) me periodën vetjake të konstruksionit, atëherë pas disa
ciklesh veprimi të tërmetit (pas paraqitjes se gupeve të tjera të çërnjerave
plastike) këto dy perioda nuk do të përputheshin më dhe kjo ndikon që efekti i
rezonancës të mos manifestohet tërësisht.

Mirëpo edhe pse në konstruksione nuk paraqitet efekti i pastër i rezonancës


shumë here mund të ndodhë që frekuencat, ajo e ngacmimit dhe ajo vetjake, të
përafrohen. Ky përafrim i frekuencave ka ndikim në rritjen e ndikimeve të
lëkundjeve (duke rritur zhvendosjet). Ky ndikim quhet efekti i magnifikimit dinamik
(EMD).

Kështu një nga parimet e projektimit sizmik është që të evitohen situatat e ndikimit
të EMD‐së dhe kjo mund të arrihet nëse evitohen situatat ku perioda
fundamentale e konstruksionit është në brezin e periodës se tërmeteve të
pritshme. Mirëpo realiteti praktik është se shumë herë nuk ka mundësi që të
evitohet EMD‐ja ashtu që në kuadër të projektimit ky efekt duhet të merret
parasysh.

Mënyra se si EMD‐ja merret paraqysh gjatë projektimit/analizave numerike shumë


mirë është i përshfirë në kuadër të spektrit elastik të reagimit. Në figurën 4.2 janë
paraqitur lakoret e spektrit të reagimit të konstruksionit për kategori të ndryshme
të truallit, sipas Eurocod‐te 8.

a) Tipi 1, M>5.5 b) Tipi 2, M<5.5


5 5
E
C
4 E
4
D D
C
3 3
Sc/ag

Sc/ag

2 2
B
1 1 B
A
A
0 0
0 1 2 3 0 1 2 3
Period (s) Period (s)

Fig. 4.2. Lakoret e spektrit të reagimit të konstruksioneve sipas EC 8‐s

82
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Në këstë figure në x‐x është parqitur perioda në sekonda ndërsa në y‐y është
paraqitur faktori Sd/ag. Sa më e madhe që është vleraSd/ag, aq më e madhe është
edhe forca sizmike në konstruksion. Vlerat e larta të Sd/ag janë m’u si rezultat i
EMD‐së. Në figurën 4.2 mund të vërehet edhe brezi i periodës së aplikimit të
faktorit dinamik është në varësi të truallit ku fundoset objekti. Për truallin e
kategorisë A (që është tokë shkëmbore) brezi i magnifikimit dinamik është më i
vogël, ndërsa për truallin e kategorisë D brezi është më i madh.

Gjatë projektimit është e rëndësishme që të tentohet të evitohen situatat kur


perioda vetjake e konstruksionit bie në pjeësën e vlerave më të larta të Sd/ag,
mirëpo kjo shumë herë nuk është e mundur ashtu që EMD‐ja detyrimisht merret
parasysh. Rastet kur EMD‐ja nuk ka ndikim janë rastet tek objektet e larta 20 kate
e më shumë.

Në kuadër të Eurocode‐t 8 janë të paraqitura dy lloje të spektrit. Spektri elastik i


reagimit kur magnituda e tërmetit është më e vogël se 5.5 dhe për rastin kur
magnituda është më e madhe se 5.5., fig. 4.2

4.3 Sistemi konstruktiv me rama

Sistemi konstruktiv me rama, i përbërë nga shtyllat dhe trarët, është më së shumti
i shpërndarë në praktikë tek objektet me etazhitet të vogël (4‐5 kate). Në fig. 4.3
është paraqitur për çështje të ilustrimit një sistem konstruktiv me rama.

83
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

h
b

h
h
b

h
b

h
a a a

Fig. 4.3 Ilustrim figurativ i një sistemi tipik konstruktiv me rama

Sistemeve konstruktive me rama duhet t’u kushtohet rëndësi definimit adekuat të


hapësirave statike. Zgjidhja duhet të bëhet e atillë që të mundësojë krijimin e sa
më shumë çërnjerave plastike, në mënyrë që të rritet kapaciteti i konstruksionit
për të absorbuar energjinë.

Në fig. 4.4 janë paraqitur disa raste të mundshme të formësimit të konstruksionit


me rama.

Në parim, sa më i madh është numri i çërnjerave plastike, aq më i madh është


kapaciteti për pranimin e ngarkesave sizmike. Kështu që çdo herë duhet të synohet
një zgjidhje e tillë. Në praktikë shumë herë zgjidhja vjen disi e imponuar nga
zgjidhja arkitektonike në kombinim me kërkesat specifike të shfrytëzuesve.
Kështu, po qe se për arsye të ndryshme nuk mund të optimalizohet shpërndarja e
fushave për të rritur numrin e çërnjerave plastike, atëherë duhet të projektohen
elementet (trarët) të atillë që të kenë kapacitet sa më të madh të absorbimit të
energjisë. Pra duhet të rriten: shtangësia, aftësia mbajtëse dhe duktiliteti i
elementit/prerjes, siç është shpjeguar në kapitullin III. Në këtë mënyrë, do të mund
të kompensohej reduktimi i numrit të çërnjerave plastike.

84
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

L1 L2

c) d)
c) d)

L1 L2 L1 L1 L1 L1

Fig. 4.4 Vend‐‐krijimi i çërnjerave plastike në varësi të formës së konstruksionit

Në rastet kur përzgjidhet sistemi konstruktiv si në fig. 4.4 a) apo c) në fushat me


hapësirë të vogël, ndikimet statike në mesin e fushës janë të vogla. Në këto situata
kërkesa për sasi të armaturës rezulton e vogël, veçanërisht për armaturë prerëse
(stafa). Por pasi që në këto situata në mes të fushës priten të zhvillohen çërnjerat
plastike, atëherë duhet që detajet e kësaj pjese të punohen si duhet për të
mundësuar një zonë me kapacitet të mirë të absorbimit të energjisë dhe me
duktilitet të mjaftueshëm.

85
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Sistemi konstruktiv me rama konsiderohet të jetë sistem konstruktiv fleksibil,


përkatësisht sistem konstruktiv me shtangësinë fillestare (elastike) më të voglën
në krahasim me sistemet konstruktive të tjera. Ky sistem duhet të studiohet dhe
të njihet shumë mirë pasi që është sistemi konstruktiv bazë në projektime sizmike
të konstruksioneve.

Sistemi konstruktiv me rama, për shkak të shtangësisë së vogël që ka, aplikohet


kryesisht në objekte disakatëshe (4‐5 kate). Ndërsa te shumica e objekteve 5 e me
shumë kate objektet kanë ashensorin, i cili shumë herë është nga betoni i armuar.
Kështu që edhe ashtu te konstruksionet e tilla sistemi i përvetësuar tashmë nuk
është më sistem me rama.

4.4 Sistemet konstruktive duale

Sistemet konstruktive duale kanë për bazë sistemin konstruktiv me rama. Këto
sisteme janë sistemet konstruktive me rama, por të përforcuara me mure
shtanguese për rritjen e shtangësisë horizontale.

Inkorporimi i mureve shtanguese mund të bëhet si rezultat i nevojës për shkak të


prezencës së ashensorit, por edhe për shkak të nevojës për rritjen e shtangësisë,
edhe pa marrë parasysh prezencën e ashensorit. Ndikimet e mureve shtanguese
në konstruksion janë:
- Të ofrojë shtangësi të mjaftueshme, që në veprimin e tërmeteve me kohë
veprim të shkurtër (disa sekonda) mundëson mbrojtjen e konstruksionit nga
dëmtime përfshirë edhe elementet jo konstruktive.
- T’i ofrojë aftësi mbajtëse (rezistencë) të konsiderueshme konstruksionit.
- Të rrisë kapacitetin e përgjithshëm absorbues të energjisë sizmike që
mundëson që konstruksioni t’u rezistojë edhe tërmeteve të mëdha.

Në fig. 4.5 është paraqitur një konstruksion tipik për të ilustruar një sistem dual.
Ky është një konstruksion hipotetik.

86
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

h
b

h
h
b

h
b

h
a a a

Fig. 4.5 Paraqitja ilustrative e një sistemi tipik dual

Pasi që në shumicën e rasteve sistemet duale krijohen si rezultat i ndërtimit të


zgavrës se ashensorit, rëndësi shumë të madhe duhet t’i i kushtohet qendrës se
shtangësisë. Shumë herë në praktikë ndodh që ashensori të vendoset jo në mes të
konstruksionit. Në këto raste për të rregulluar jashtëqendërsinë e shtangësisë në
raport me qendrën e masës, atëherë duhet të vendosen mure të tjera në
pozicione të caktuara për të arritur simetrinë. Kjo është elaboruar në kapitullin e
2‐të.

Ndikimi i mureve shtanguese (sizmike)

Ndikimi i mureve në rritjen e shtangësisë më së miri vërehet nëse krahasohet


shtangësia e konstruksionit me rama së cilës pastaj u shtohen muret vertikale
shtanguese. Për të ilustruar këtë merret një shembull praktik. Analizohet
konstruksioni sipas detajeve në fig. 4.5 me rastin pa muret shtanguese dhe me me
to. Në këtë konstruksion shtyllat janë me dimensione 50x50cm, trarët me
dimensione 30x50cm dhe pllaka me trashësi 20cm.

Për rastin e konstruksionit pa mure, perioda vetjake e këtij konstruksioni është:


‐ T=0.53s.

Nëse të njëjtit konstruksion ia shtojmë muret me trashësi d=25cm si në fig. 4.5 m,


atëherë perioda vetjake e lëkundjeve do të jetë:
‐ T=0.256s.

87
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Nga krahasimi i rezultateve me inkorporimin e mureve, si në fig. 4.5 shtangësia e


konstruksionit rritet për 100%.

Për të projektuar një konstruksion të mirë dual duhet të kuptohet sjellja e mureve
shtanguese, të cilat janë elemente me shtangësi të madhe. Efektet e mureve
shtanguese në konstruksion janë të mëdha, por këto efekte gjatë veprimit të
tërmeteve të mëdha janë afatshkurtra. Muret shtanguese rrisin shtangësinë dhe
aftësinë mbajtëse të konstruksionit në masë të konsiderueshme, por vetëm në
fazën fillestaret të veprimit të tërmetit.

Për shkak të shtangësisë që kanë muret në fazën e parë shumica e ngarkesave


sizmike absorbohet nga muret. Pastaj me vazhdimin e veprimit të tërmetit muret
mund të pësojnë dëme të cilat zvogëlojnë rezistencën e tyre horizontale. Në
situatat me zhvendosje të mëdha të konstruksionit muret mund të dëmtohen aq
shumë sa të mos kontribuojnë fare më në rezistencën horizontale të
konstruksionit. Kështu që gjatë projektimit të konstruksioneve duale duhet të
kihet parasysh fakti se në një moment të caktuar gjatë veprimit të tërmetit,
konstruksioni mund të mos funksionojë si konstruksion dual, por të funksionojë si
konstruksion me rama, përkatësisht si konstruksion pa muret shtanguese.

Për të projektuar një konstruksion të qëndrueshëm dual zgjidhja më e mirë është


që së pari konstruksioni të projektohet si konstruksion me rama, duke mos marrë
për bazë muret shtanguese dhe të analizohet sjellja e tij. Nëse përformanca e
konstruksionit me rama është e pranueshme (diku rreth “Sigurimi i jetës” , kapitulli
6), atëherë konstruksionit mund t’ i shtohen muret për të rritur performancën e
tij, por assesi nuk duhet që rezistenca e konstruksionit të varet vetëm nga muret
apo vetëm nga konstruksioni e unifikuar si dual.

Për qëllime të analizave numerike sistemet konstruktive duale mund të ndahen


në:
- Sisteme konstruktive duale ekuivalenete me rama
- Sistemet konstruktive duale ekuivalente me mure

Kjo ndarje bëhet për qëllime të përcaktimit të parametrave analitikë për llogaritjen
e faktorit të sjelljes (EC 8).

88
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

4.4.1 Gabimet praktike në sistemet duale

Duke u bazuar në përshtypjen e parë se sistemet duale janë të shtangëta dhe si të


tilla janë të mira për t’u rezistuar tërmeteve, shumë herë në praktikë bëhen
gabime, të cilat mund të rezultojnë fatale në rast të veprimit të tërmeteve të
kohëzgjatje më të madhe. Gabimet që hasen në praktikë jenë:

a) Përvetësimi i dimensione të vogla të shtyllave


Në shumë situata në praktikë për shkak të kërkesave arkitektonike, shumë
projektues pranojnë të përvetësojnë dimensione të vogla të shtyllave, duke u
mbështetur në rezistencën e mureve shtanguese, me pretekstin se ato mure e
zgjidhin problemin e rezistencës sizmike. Në situata të tilla me rastin e shterimit të
rezistencës së murit i tërë objekti mbetet i varur nga një sistem ram, i cili si sistem
i tillë është shumë i dobët.

b) Përvetësimi i shtyllave me drejtkëndore


Në shumë raste në praktikë, për shkak të kërkesave që elementet konstruktive të
mos vërehen nëpër hapësirat banuese, shtyllat dhe trarët e sistemit konstruktiv
përvetësohen në formë drejtkëndëshe ku njëra ana është me trashësi të murit
ndarës, zakonisht 25cm dhe ana tjetër pastaj përvetësohet më e madhe (80cm,
90cm, 100cm, etj.). Nëse projektimi nuk bëhet me kujdes të madh, atëherë këto
situata gjithashtu mund të jenë jo të favorshme. Në kapitullin V më detajisht
elaborohet kjo situatë.

89
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

4.5 Sistemet konstruktive me mure mbajtëse

Sistemet konstruktive me mure mbajtëse janë sisteme që në praktikë gjenden


rrallë. Kjo për arsye se në kohët e sotme kërkesat për rregullimin e njësive
banesore ndryshojnë nga kati në kat dhe, kështu pamundësohet aplikimi i tyre.
Gjithashtu, edhe çmimi i materialit ndërtimor për ndërtimin e këtyre sistemeve
është më i madh. Këto sisteme zakonisht aplikohen në vende ku industria e
konstruksioneve të parafabrikuara është e zhvilluar kështu që dhe shpejtësia në
ndërtim dhe numri më i vogël i punëtorëve të kërkuar e kompensojnë çmimin e
lartë të materialit.

Në fig. 4.6 është paraqitur një sistem ‐shembull konstruksion me mure.

Fig. 4.6 Një konstruksion tipik me mure mbajtëse nga BA‐ja

Sistemet me mure mund të jenë prej më të ndryshmëve, varësisht prej


arkitekturës së objekteve.

Vetitë pozitive të sistemeve me mure janë:


- Kanë shtangësi elastike shumë të madhe në krahasim me sistemet e tjera
konstruktive
- Kanë rezistencë shumë të lartë në krahasim me sistemet e tjera konstruktive.

Për shkak të shtangësisë së madhe elastike dhe rezistencës së lartë, ky sistem


konstruktiv është më i përshtatshmi të aplikohet në konstruksione te të cilat

90
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

pretendohet që të kenë sjellje plotësisht elastike gjatë veprimit të tërmetit, apo


konstruksione ku synohet të kenë dëme minimale (perfromancë të lartë). Kjo
është e mundur në zona ku ka sizmicitet të ulët përderisa në zona ku ka sizmicitet
të lartë është shumë e vështirë të projektohet konstruksioni racional me sjellje
elastike.

Sfida kryesore në aplikimin e sistemeve me mure është definimi i vend krijimit të


zonave te të cilat do të shuhet energjia sizmike (çërnjerave plastike). Kjo është
sfide pasi që zakonisht konstruksionet e tilla për elemente kanë muret dhe pllakat
dhe nuk kanë trarë. Kështu vendi i shuarjes së energjisë jo lineare është shumë i
limituar. I vetmi vend ku mund të llogaritet (nëse detajet bëhen si duhet) se mund
të absorbojnë energjinë janë hapësirat mbi hapje, fig. 4.7. Kështu gjatë projektimit
duhet të tentohet të lihet një hapësirë e mbi‐ditares dhe të dedikohet për
absorbim të energjisë sizmike.

Fig.4.7 Vendshkarkimi i energjisë së tërmetit në një konstruksion me mure nga BA‐ja

4.6 Sistemet konstruktive me pllaka të rrafshëta (pa trarë)

Sistemet statike pa trarë janë sisteme statike ku pllakat janë të mbështetura drejt
në shtylla.

91
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Sistemi statik pa trarë është një sistem statik shumë i debatueshëm mbi
aplikueshmërinë e tij në zona sizmike. Në kode të ndryshme jepen kritere të
ndryshme për projektimin e këtyre konstruksioneve. Në versionet e mëhershme
të Eurocode‐t 8 është lejuar aplikimi i sistemeve të tilla deri në objektet 4‐ katëshe,
ndërsa tani në versionin aktual të Eurocode‐t 8 (2004) ky kufizim nuk ekziston.

Kohët e fundit janë bërë studime të ndryshme, përfshirë edhe programe


eksperimentale, mbi sjelljen e sistemeve statike pa trarë. Në varësi të kritereve
dhe detajimeve të ndryshme, edhe rezultatet janë të ndryshme.

Problemet kryesore të sistemeve të tilla janë:


- Sistemet statike pa trarë kanë shtangësi më të vogël sesa sistemet statike me
ta. Kjo është ilustruar në detaje në kapitullin 3.3.3.
- Sistemet statike pa trarë e kanë kapacitetin absorbues të energjisë sizmike
më të vogël sesa sistemet statike me trarë (më detajisht në kapitullin V).

Duke i pasur parasysh këto probleme të sistemeve statike pa trarë, nga aspekti
teknik ka mundësi të përdoren, por me kusht që projektimi të jetë adekuat dhe
rigoroz si edhe analizat të jenë të duhura.

Për të eliminuar problemin e parë, shtangësinë, atëherë te sistemet statike pa


trarë mund të përdoren shtylla me dimensione më të mëdha, por edhe mund të
përdoren mure shtanguese më shumë sesa te sistemet statike me trarë dhe kështu
te kompensohet mungesa e shtangësisë.

Problem kryesore dhe sfidë kryesore te këto sisteme mbetet si të bëhet absorbimi
i energjisë, apo ku të krijohen çërnjera plastike që të bëjnë absorbimin e energjisë.
Te këto konstruksione i vetmi vend se ku mund të bëhet absorbimi i energjisë janë
pllakat, më saktë pllakat rreth shtyllave. Në fig. 4.8 është paraqitur një rast
hipotetik dhe shpërndarja e mundshme e plasaritjeve në pllaka të meskatit nga
veprimi i tërmeteve.

92
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Fig.4.8 Plasaritjet tipike në pllakë të shkaktuara


nga tërmetet të një konstruksioni me pllaka pa trarë

Pasi që kriteret e projektimit të një konstruksioni të tillë janë shumë rigoroze si


dhe pasi që kapaciteti absorbues i energjisë te pllakat është më i vogël se te
konstruksioni me trarë, rekomandohet që të evitohet aplikimi i këtyre
konstruksioneve në zona sizmike.

Në kuadër të kritereve të projektimit të pllakave të rrafshëta (pa trarë) në rastet


kur predominante janë ngarkesat vertikale, për shkak të eliminimit të depërtimit
të pllakës në shtyllë (apo siç thuhet depërtimi i shtyllës në pllakë) rekomandohet
që të përdoren kapitelë apo jastëkë në pllakë te mbështetur te shtyllat. Në rastin
e projektimit sizmik kjo nuk do t’ ishte e rekomanduar, sepse në atë rast aftësia
mbajtëse dhe shtangësia e pllakës do të bëhej më e madhe se e shtyllës dhe, si
rezultat do të devijohej nga parimi i “Projektimit sipas Kapaciteteve”. Në atë
situatë çërnjerat plastike do të mund të krijoheshin në shtylla dhe kështu do të
vihej në një situatë të rrezikimit të stabilitetit të konstruksionit.

Një veti tjetër negative e këtyre konstruksioneve është edhe se sanimi i dëmeve
pas tërmeteve është më i vështirë dhe më i komplikuar sesa te konstruksionet me
trarë.

93
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

4.7 Sistemet konstruktive me muraturë

Sistemet konstruktive me muraturë janë sistemet ku konstruksioni mbajtës është


i bazuar në muret e ndërtuara nga tullat/blloqet. Materialet për muraturë mund
të jetë në ndryshme, si: argjila, çimentoja, guri, etj.

Sisteme të tilla janë ndërtimet e para që janë përdorur për ndërtimin në periudha
të mëhershme. Edhe sot këto sisteme konstruktive aplikohen kryesisht për
ndërtimin e shtëpive si në vend, ashtu dhe në rajon. Për këtë arsye është mirë të
kuptohet sjellja e këtyre konstruksioneve si nga forcat gravitacionale, ashtu edhe
nga forcat sizmike.

Llojet e sistemeve konstruktive me muraturë janë:


- Sistemet konstruktive masive të thjeshta (vetëm me muraturë)
- Sistemet konstruktive masive të shtanguara
- Sistemet konstruktive masive të përforcuara

4.7.1 Sistemet konstruktive masive të thjeshta

Sistemet konstruktive vetëm me muraturë janë sistemet ku muret janë të


ndërtuara vetëm me materialin e muraturës (tullat apo blloqet e ndryshme). Në
këtë sistem tipik, gjithashtu edhe kulmi është nga materiali i “lehtë” ashtu që nuk
ka konstruksion masiv të meskatit (nga betoni i armuar apo ngjashëm).Ne fig. 4.9
është paraqitur një sistem konstruktiv i tillë.

Fig. 4.9. Një objekt tipik me sistem konstruktiv me muraturë

94
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Në këtë sistem konstruktiv muret në kënde janë të lidhura me tulla. Ne varësi të


llojit të materialit të përdorur bëhet edhe mënyra përkatëse e lidhjes së këndit. Në
fig. 4.10 janë paraqitur disa lidhje nga disa lloje materialesh.

Fig. 4.10 Mënyrat e aplikimit të muraturës në sisteme me muraturë

Sistemet e tilla konstruktive konsiderohen sisteme me duktilitet shumë të limituar.

Këto sisteme kanë qenë sistemet e para të ndërtimit të objekteve banuese dhe
datojnë shumë kohë më parë. Ditët e sotme në vendin tonë janë shumë të rralla
rastet kur hasim akoma në ndërtimin e sistemeve të tilla. Sidoqoftë këto sisteme,
qofte nga aspekti i llogaritjes, qoftë nga aspekti i ndërtimit janë sisteme bazë të të
gjitha sistemeve me muraturë dhe këto parime janë gjithëpërfshirëse.

4.7.1.1 Veçoritë dhe sjellja sizmike e sistemeve me muraturë, masiv i


thjeshtë

Sistemet konstruktive me muraturë, masiv i thjeshtë, ofrojnë rezistencë në


drejtimin vertikal, por në drejtimin horizontal sjellja e tyre është e brishtë.

Një nga problemet e këtij sistemi është mungesa e shtangësisë në kënde. Kjo bën
që nën veprimin e tërmeteve të ndryshme këto konstruksione të pësojnë dëme të
konsiderueshme m’u në kënde. Në fig. 4.11 janë paraqitur disa raste të dëmtimit
të konstruksioneve të tilla gjatë tërmeteve.

Çdo herë dhe në çdo vend kur janë bërë vrojtime të dëmeve nga tërmetet,
dëmtimet më të mëdha janë vërejtur te konstruksionet me muraturë, masiv i
thjeshtë.

95
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Fig. 4.11 Disa raste të dëmtimeve të sistemeve me muratura nga tërmetet

4.7.2 Sistemet konstruktivee masive të shtanguara

Këto sisteme konstruktive janë sistemet që në kohën e sotme janë më të


përhapurat në vendin tonë, por jo vetëm. Këto sisteme konstruktive janë sistemet
ku në kënde përdoren elemente vertikale, ndërsa në përfundim të mureve
përdoren elemente horizontale shtanguese. Në fig. 4.12 janë paraqitur disa
sisteme tipike masive të shtanguara.

96
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

Fig. 4.12 Ilustrimi i sistemeve masive të shtanguara

Në fig. 4.12 a) është paraqitur një skicim i një sistemi konstruktiv masiv i
shtanguar, ndërsa në fig. 4.12 b) është paraqitur një konstruksion masiv i
shtanguar në ndërtim e sipër.

Këto sisteme konstruktive kanë perfomancë shumë të mirë ndaj tërmeteve sesa
sistemet masive të pashtanguara.

Janë disa kritere të cilat duhet të përcillen që të sigurohet një sistem masiv i
shtanguar me performancë të mirë, të cilat janë këto:
a) Etazhitet maksimal i objektit është 3 kate
b) Në çdo kënd ku lidhen muret duhet të jetë një shtyllë shtanguese
c) Në çdo përfundim të murit, edhe nëse nuk ka lidhje me murin tjetër,
duhet të ketë një shtyllë shtanguese. Këtu hyjnë hapjet e ndryshme; të
dyerve, të dritareve, etj.
d) Hapësira e lirë në mes të mureve nuk duhet të jetë mbi 6m.
e) Dimensioni minimal në bazë i objektit nuk duhet të jetë më i vogël se 1/3
e lartësisë se objektit
f) Në çdo përfundim të brezit horizontal duhet të vendosen trarë shtangues
(në çdo përfundim të katit)
g) Kati nuk duhet të jetë me i lartë se 3m

Në mënyrë që sistemi konstruktiv të funksionojë si sistem konstruktiv i shtanguar,


më së miri është që së pari të ndërtohen muret e pastaj të betonohen elementet
shtanguese, së pari shtyllat pastaj dhe trarët. Nëse për arsye të metodologjisë së
ndërtimit të aplikuar së pari ndërtohen shtyllat, atëherë duhet medoemos që të
ndërtohet muraturae pastaj të ndërtohet trau me konstruksionin tjetër të

97
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

meskatit. Kjo mënyrë e ndërtimit mundëson që muratura të mbështetet mirë për


shtylla.

Në këtë sistem konstruksioni shtangues në fakt është një ram. Në dallim me ramat
e tjerë që projektohen për të rezistuar tërë ngarkesën, ky ram nuk projektohet për
të rezistuar ngarkesën. Elementet e këtij rami nuk kanë natyrë mbajtëse.

Kriteret e ndërtimit të elementeve shtanguese (vertikale si edhe horizontale) në


sistemet me muraturë masivr të shtanguar janë këto:
- Dimensioni minimal i një faqeje të elementit duhet të jetë 15cm
- Sipërfaqja tërthore e një elementi duhet të jetë minimumi 200 cm2
- Sipërfaqja minimale e armaturës duhet të jetë 200mm2,
- Diametri minimal i stafës duhet të jetë 6mm
- Distanca minimale e stafës duhet të jetë 300mm
4.7.2.1 Veçoritë dhe sjellja sizmike e sistemeve me muraturë, masive
të shtanguar

Sistemet masive të shtanguara janë dëshmuar se nëse ndërtohen sipas kritereve


të ndërtimit kanë një sjellje shumë të mirë ndaj forcave horizontale. Në këto
sisteme bashkëpunimi midis muraturës dhe elementeve shtanguese është shume
i mirë.

Kohët e fundit shumë studime janë bërë në lidhje me sjelljen e sistemeve me


muraturë masive të shtanguara me qëllim për të kuptuar sjelljen e këtyre
sistemeve në përgjithësi si edhe bashkëpunimin midis muraturës dhe ramit
shtangues. Si rezultat i studimeve është konkluduar se nëse detajimet bëhen si
duhet, atëherë konstruksionet e tilla kanë performancën shumë të mirë sizmike
(kuptohet për objekte të ulëta).

4.7.3 Sistemet konstruktive masive të përforcuara

Sistemi konstruktiv me muraturë të përforcuar, siç njihet si masiv i përforcuar,


është një sistem konstruktiv ku muret janë të përforcuara me shufra
hekuri/armaturë, fig. 4.13

98
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

Fig. 4.13 Një ilustrim i sistemit masiv të përforcuar

Siç mund të vërehet edhe në fig. 4.13 sistemi konstruktiv i tillë formohet, duke
përforcuar muret në drejtimin vertikal me elementet horizontale (për themeli dhe
pllakë të meskatit, apo midis pllakave të meskatit).

Në kuadër të konstruksioneve masive sistemi konstruktiv i kombinuar nga sistemi


konstruktiv i shtanguar dhe sistemi konstruktiv i përforcuar kanë sjelljen me të
mirë nga ngarkesat sizmike, do të thotë konstruksioni të ketë edhe elemente
shtanguese vertikale dhe horizontale, por edhe muratura të shtangohet. Arsyeja
për këtë është se për objektet me etazhitet të vogël, ngarkesa vertikale nuk është
e madhe dhe mund të ndodhë që nga veprimi i ngarkesave horizontale njëra anë
e konstruksionit të jetë e ngarkuar në tërheqje ndërsa ana tjetër në shtypje.
Elementet që janë të ngarkuara me forcë në tërheqje te sistemet masive të
shtanguara këto forca pranohen nga elementet shtanguese vertikale. Mirëpo nëse
hapësirat janë të mëdha dhe forcat tërheqëse janë të madha, atëherë sistemet e
kombinuara janë zgjidhja më e mirë.

99
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

KAPITULLI ‐V‐

Sjellja e elementeve të konstruksionit të betonit të armuar

Një nga parimet e mëhershme të projektimit (të para se të aplikohet “Projektimi


sipas Kapaciteteve”) sizmik ka qenë që sjella apo rezistenca e konstruksionit varet
vetëm nga sjellja e elementeve vertikale të konstruksionit, shtyllave dhe mureve,
përderisa është menduar se trarët nuk kanë ndonjë ndikim. Në fakt me zhvillimin
e njohurive në sjelljen e konstruksionit është kuptuar së në sjelljen e konstruksionit
ndikim shumë të rëndësishëm kanë edhe elementet horizontale, trarë dhe pllakat
e meskatit.

Në kuadër të këtij kapitulli do të trajtohet sjellja e elementeve të konstruksionit si


elementeve vertikale, ashtu edhe të elementeve horizontale. Kuptueshmëria e
sjelljes se këtyre elementeve qoftë sjelljet individuale, qoftë edhe sjelljet në
bashkëpunim ndër vete është faktori kryesor që mundëson projektimin e një
konstruksioni me performancë të mirë sizmike.

5.1 Sjellja sizmike e shtyllave

Në mesin e elementeve vertikale, shtyllave dhe mureve, shtyllat janë elementet te


të cilat duhet të bazohet stabiliteti përfundimtar i konstruksionit. Siç u diskutua në
kapitullin IV, muret janë elemente që kanë ndikim shumë të madh në
performancën e konstruksionit, duke ofruar shtangësi shumë të madhe, por në
fazën fillestare. Ndikimi i mureve është shumë i madh për tërmetet e tjerë në fazën
e parë të veprimit të tërmetit, veçanërisht për tërmetet me kohëzgjatje të shkurtër
veprimi. Nën veprimin e tërmeteve të mëdha dhe me të gjatë në kohëveprim
muret janë elementet e para që ngarkohen me ngarkesë sizmike dhe të parat që
shterojnë rezistencën e tyre. Në këtë situatë pastaj shtyllat janë ato elemente që
duhet të bartin ngarkesat sizmike që vazhdonj të veprojnë në konstruksion. Andaj
shtyllat duhet të kenë vëmendjen më të madhe në projektimin e konstruksionit.

Sa më mirë që projektohen shtyllat, aq më të mirë do të ketë sjelljen konstruksioni


dhe anasjelltas.

100
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

5.1.1 Format e duhura të shtyllave

Forma e shtyllave është pjesa më e rëndësishme e projektimit të tyre . Në shumë


raste lëshimet më të mëdha bëhen në format e shtyllave (gjeometrinë e prerjes
tërthore të tyre).

Format e rregullta të shtyllave janë format më të mira përmes të cilave pastaj me


procedura të mëtejshme të projektimit mund të arrihet një sjellje e mirë e
konstruksionit. Në fig. 5.1 janë paraqitur disa forma më të duhura të shtyllave.

a)
d a a

a
Fig. 5.1. Format e duhura dhe të rekomanduara,

Bazuar, qoftë në hulumtime eksperimentale, qoftë në vrojtimet e dëmeve nga


tërmetet e mëhershme, qartë është dëshmuar së shtyllat e këtyre formave kanë
pësuar më së paku dëme. Gjithashtu edhe konstruksionrt që kanë pasur këto lloje
të shtyllave kanë pasur më së paku dëme.

Format e paraqitura në fig. 5.1 janë të të ashtuquajturat forma ideale apo forma
me performancë më të mirë. Çdo devijim nga këto forma ka ndikim në sjelljen e
shtyllës, por edhe në performancën e konstruksionit. Sa më i madh është devijimi
nga këto forma, aq më shumë zbehet përformanca e shtyllave.

Në praktikë shumë herë përdoren forma të ndryshme të shtyllave në objekte.


Forma më e shpeshtë që kohët e sotme haset, veçanërisht në Kosovë, është forma
drejtkëndëshe, fig. 5.2.

101
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

Fig. 5.2. Format drejtkëndëshe të shtyllave,


potencialisht jo të duhura

Kjo formë e shtyllave e paraqitur ne fig. 5.2, shumë herë përvetësohet sipas
kërkesave arkitektonike, veçanërisht tek objektet banesore, ku qëllimi funksional
është që shtyllat të mos zënë hapësirë në kthina të banesave. Projektimi
konstruksioneve me këso shtylla si edhe i këtyre shtyllave duhet të bëhet me
shumë kujdes, ndryshe rrezikohet stabiliteti i konstruksionit. Në këtë kapitull më
tutje janë paraqitur informata dhe rekomandime përkatëse për këto forma të
shtyllave.

5.1.2 Përparësitë dhe mangësitë e formave të shtyllave

Në kuadër të projektimit sizmik faktorë kryesorë që duhet të trajtohen janë:


‐ Shtangësia e elementit dhe rrjedhimisht shtangësia e konstruksionit
‐ Deformabiliteti dhe duktiliteti i elementit, veçanërisht i konstruksionit
‐ Parimi i projektimit sipas kapaciteteve, kriteri i përcaktimit të vendkrijimit të
çërnjerave plastike
‐ Sjellja lokale e elementit

Në këtë teme, do të diskutohet vetëm për elemente homogjene, sepse për


elementet e betonit të armuar nuk është vetëm forma që ka ndikim në këta
faktorë, por ndikim ka edhe armatura në element. Por për specifikat e elementeve
të betonit të armuar do të trajtohet në temat e mëposhtëm.

5.1.2.1 Ndikimi i formës se shtyllës në shtangësi

Forma e shtyllës ka ndikim të drejtpërdrejtë në shtangësinë e elementit dhe pastaj


edhe në shtangësinë e konstruksionit. Siç u përmend në kapitullin III shtangësia e

102
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

elementit është në funksion të drejtpërdrejtë me momentin e inercisë për


drejtimin përkatës.

Për të parë ndikimin e formave të prerjes tërthore të shtyllës krahasojmë një


shtyllë me formë katrore me atë në formë drejtkëndëshe e orientyar në dy
drejtime ortogonale, fig. 5.3.

a) b) y
c)
y

x x
x
a

a
b

b
a

Fig. 5.3. Format e shtyllave me ndikim në shtangësi

Nga shprehja për shtangësinë e prerjes, (3.1), bëhet i qartë ndikimi i formës së
elementit në shtangësinë e tij. Duke përdorur këtë shprehje, për një konzollë
vertikale me lartësi 5m e ngarkuar me force horizontale F=500 kN nëdrejtimin x‐
x dhe për dimenzione të shtyllave:
‐ Për shtyllën katrore, a=50cm
‐ Për shtyllën drejtkëndëshe a=25cm, b=100cm
, janë llogaritu zhvendosjet horizontale dhe janë paraqitur në fig. 5.4.
F
F

b) 100x25 cm c) 25x100 cm

a) 50x50 cm
500cm

D (x-x)

Fig. 5.3 Diagrami force‐zhvendosje i shtyllave me prerje tërthore si në fig. 5.2

103
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Siç mund të vërehet shtylla drejtkëndësheme dimensione 25x100cm në drejtimin


e bririt më të gjatë të prerjes tërthore ofron shtangësi më të madhe por e njëjta
shtyllë në drejtimin tjetër ofron shtangësi shumë më të vogël, përderisa shtylla
katrore në të dyja drejtimet ofron shtangësi të njëjtë.

Shtyllat drejtkëndëshenë njërin drejtim mund të duken se janë shumë të


favorshme për shkak të shtangësisë, ndërsa në drejtimin tjetër jo të favorshme.
Por në fakt se sa është e favorshme shtylla drejtkëndëshe në drejtimin përkatës
varet edhe nga përmasat e elementeve horizontale. Kjo më mirë është e ilustruar
në temat e më poshtme të këtij kapitulli.

5.1.2.2 Forma e shtyllave ne kuadër të Projektimit sipas Kapaciteteve

Një nga parimet kryesore të projektimit sizmik të konstruksioneve është


“Projektimi sipas Papaciteteve” përmes të cilit parim sigurohemi që shkarkimi i
energjisë sizmike (krijimi i çërnjerave plastike) të bëhet në vendet ku synohet. Siç
u pasqyrua në kapitullin III, në shumicën e rasteve zakonisht këto vende janë te
trarët.

Nga aspekti i projektimit të konstruksioneve me metodën e forcës për t’u siguruar


që çërnjerat plastike të krijohen në trarë duhet që aftësia mbajtëse e shtyllës në
piken e rrjedhjes (My) të jetë më e madhe sesa aftësia mbajtëse maksimale e traut
(Mu). Te shtyllat me forma katrore kjo mund të arrihet lehtë, mirëpo kjo mund të
mos arrihet në rastet kur shtyllat nuk kanë formë katrore. Kjo më së miri ilustrohet
me një shembull të thjeshtë. Për shembull merren rastet e shtyllave si në fig. 5.2,
ndërsa trau përvetësohet me dimensione bxh=25x50cm për tri rastet.

a) b) c)
50 1 00 25

100
50

50

50

50
25

25 25 25

Fig. 5.4 Dimensionet e elementeve (shtyllave dhe trarë) të aplikuara në praktikë

Ky rast ilustrohet për shtylla nga materialet homogjene (çeliku, druri, etj.) pasi tek
këto materiale aftësia mbajtëse në përkulje është në proporcion të drejtpërdrejtë

104
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

me gjeometrinë e elementit (momenti rezistues i prerjes). Per elementetn nga BA


do te diskutohet me tutje në kuadër të këtij kapitulli.

Momentet rezistuese të prerjeve tërthore të këtij shembulli janë:


‐ Prerja 50x25cm, s=10,416cm4 (trau në fig. 5.4)
‐ Prerja 50x50cm, s=20,833cm4 (shtylla, rasti a) në fig. 5.4)
‐ Prerja 25x100cm, s=10,416cm4 (shtylla, rasti b) në fig. 5.4)
‐ Prerja 100x25cm, s=41,666cm4 (shtylla, rasti c) në fig. 5.4)

Në këtë situatë vërehet se në rastin si në fig. 5.4 b) nuk mund të arrihet kriteri i
projektimit sipas kapacitetit, sepse aftësia mbajtëse e shtyllës dhe e traut janë të
njëjta. Ndërsa për dy rastet e tjera, nën a) dhe nën c) ky kriter arrihet lehtë.

Nga ky krahasim i thjeshtë mund të konkludohet se përvetësimi i shtyllave si në


rastin b) është me rreziqe të mëdha të mundshme edhe për materiale homogjene
por edhe per elemente/konstruksione nga BA.

Në praktikën inxhinierike shumë herë kur dimensionet e elementeve


përvetësohen si në fig. 5.4 b), atëherë në drejtimin e dimensionit të shkurtër
aplikohen mure shtanguese për të kompensuar mangësinë e shtangësisë së
shtyllës në atë drejtim. Kështu krijohet sistemi konstruktiv dual. Kjo mund të mos
jetë zgjidhja e dukur dhe kjo zgjidhje bartë me vete shumë rreziqe, ndërsa këto
rreziqe më së miri mund ilustrohet në një situatë hipotetike të ilustruar më poshtë
(fig. 5.5).

105
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

c)

Fig. 5.5 Rastet praktike të përvetësimit të formave të shtyllave drejtkëndëshe (a dhe b) dhe
një akselogram tipik i një tërmeti të ndodhur.

Ne fig. 5.5 është paraqitur një objekt hipotetik. Në këtë objekt shtyllat janë të
përvetësuara në formë drejtkëndëshe me brinjën e gjatë në drejtimin y‐y në të
cilin drejtim e kanë edhe shtangësinë e madhe. Pasi që në drejtimin x‐x shtyllat
nuk kanë shtangësi të mjaftueshme, atëherë për të kompensuar mungesën e
shtangësisë në këtë drejtim vendosen mure shtanguese. Këto mure mund të
vendosen në vende dhe mënyra të ndryshme, qoftë në kafazin e shkallëve dhe të
ashensorit, qoftë në një formë tjetër. Për këtë rast muret janë përvetësuar si në
fig. 5.5 a).

Si ngarkesë e mundshme është marrë një akselogram i prezantuar në fig. 5.5 c). Ky
është një akselogram fiktiv i ndërtuar për çështje të ilustrimit të këtij shembulli.

Me fillimin e veprimit të tërmetit, për shkak të shtangësisë të madhe që kanë,


fillimisht muret ngarkohen me ngarkesë sizmike. Duke marrë parasysh faktin që
projektimi i objekteve bëhet ashtu që absorbimi i energjisë së tërmeteve të bëhet
në kuadër të sjelljes jo linearë, me ç’rast konstruksioni dhe elementet e

106
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

konstruksionit projektohen me forcë të reduktuar sizmike, atëherë në mënyrë të


natyrshme pritet që muret do të kenë sjellje jo lineare. Sjellja jo lineare e mureve
nënkupton që në mure të paraqiten çërnjera plastike. Vendi ku normalisht në
mure paraqiten çërnjerat plastike është afër lidhjes së murit me themelin, fig. 5.6.

a) b)

Fig. 5.6 Vendkrijimi i çërnjerave plastike në një konstruksion tipik dual sipas parimit të
projektimit sipas kapaciteteve

Deri në momentin e paraqitjes së çërnjerës plastike muri ka pranuar shumicën e


ngarkesës sizmike. Në momentin e paraqitjes së çërnjerës plastike muri fillon të
humbë shtangësinë dhe të deformohet. Nga ky moment përpos murit edhe
shtyllat fillojnë të ngarkohen. Duke pasur parasysh se tërmeti është një dukuri në
shtrirje kohore, atëherë me vazhdimin e veprimit të tërmetit dhe me rritjen e
deformimeve të konstruksionit vjen një moment kur muri apo segmenti i murit që
është në jo linearitet të shterojë rezistencën e tij. Nga ky moment e gjithë ngarkesa
sizmike, edhe ajo që ka qenë duke u pranuar nga muri, u ngarkohet shtyllave (si
edhe lidhjeve midis murit dhe traut, nëse muri projektohet për të pasur sjellje të
tillë por kjo është specifike dhe do të trajtohet më vonë).

Supozojmë se rezistenca e murit është shteruar në deri në kohën t1, fig. 5.5 c) të
veprimit të tërmeit. Sipas këtij akselogrami akoma do të veprojë tërmeti me
intensitet po aq të lartë se deri në atë moment. Nga ky moment e tutje (koha t1e
tutje), shtyllat janë elemente, të cilat mbesin t’i rezistojnë tërmetit. Sipas pasimit
të shembullit të marrë më sipër, fig. 5.4, nëse rezistenca e trarëve është më e
madhe, atëherë vendi ku në drejtimin x‐x do të paraqiten çërnjerat plastike, do të
jenë shtyllat. Vendet e para ku në shtylla do të paraqiten çërnjerat plastike është

107
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

kati më i poshtëm, sepse aty momentet e përkuljes janë më të mëdha. Në këtë


situatë atëherë krijohet i ashtuquajturi “pseudomekanizëm” siç është paraqitur,
në fig. 5.6 a) dhe konstruksioni lehtë shkatërrohet.

5.1.2.3 Sjellja lokale e elementit (ndaj përdredhjes)

Sjellja lokale e elementit është shumëdimensionale dhe në këtë kapitulli, do të


pasqyrohen në kuadër të temave të ndryshme.

Në këtë temë do të përmendet çështja e përdredhjes (torzionit) të elementit.

Gjatë veprimit të tërmeteve, objektet pësojnë deformime të ndryshme. Në kuadër


të analizave të thjeshta të konstruksioneve deformimet e konstruksionit
idealizohen në drejtime të drejta, qoftë në drejtimin x‐x, qoftë ne drejtimin y‐y. Në
kuadër të këtyre analizave edhe rezultatet që nxirren janë në funksion të këtij
idealizimi të sjelljes. Pastaj edhe dimensionimi dhe kontrollet e ndryshme që mund
të bëhen janë në funksion të këtij idealizimi.

Gjatë tërmeteve, objektet nuk deformohen vetëm në një drejtim dhe as


konstruksioni nuk deformohet vetëm ne një drejtim apo vetëm në drejtime
ortogonale. Gjatë veprimit të termeve konstruksionet deformohen në mënyra
krejtësisht të çrregullta dhe kaotike. Gjatë këtyre deformimeve të konstruksionit,
pastaj edhe elementet pësojnë deformime të ndryshme, qoftë përkulje, qoftë
përdredhje.

Në kuadër të deformimet në përkulje të gjitha elementet e kanë një sjellje të


parashikueshme (të mirë). Ndërsa në rastet e kombinimit të ndikimeve në
përkulje, prerje dhe përdredhjes, veçanërisht shtyllat e betonit të armuar kanë
sjellje shumë të papërshtatshme.

Sa më të rregullta që janë elementet, aq më të mirë e kanë sjelljen kur në


kombinim është edhe përdredhja. Sjelljen më të mirë në këto raste, e kanë shtyllat
rrethore, pastaj shtyllat e rregullta shumëkëndëshe, pastaj shtyllat katrore. Ndërsa
shtyllat me formë drejtkëndëshe kanë sjellje shumë të papërshtatshme. Sa më i
madh që është raporti në mes të brinjëve të prerjes tërthore të elementit aq më e
dobët është sjellja në kombinim edhe me përdredhje.

108
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Gjatë observimit të dëmeve të tërmeteve të ndryshme nëpër botë, është vërejtur


se shumë elemente vertikale me forma drejtkëndëshe kanë pësuar dëme m’u për
shkak këtij kombinimi.

5.2 Projektimi i shtyllave nga betoni i armuar

Elementet nga betoni i armuar janë elemente jo homogjene, sepse në sjellje të


elementit merr pjese edhe betoni edhe armatura, edhe pse në dimensionim
trajtohen sikur elemente homogjene. Në elementet e BA cilësitë e materialeve
përbërëse të elementit janë të ndryshme. Gjithashtu edhe raporti midis sasisë së
materialeve është i ndryshëm dhe të gjitha këto kanë ndikim në sjelljen e shtyllës.
Këto fakte i bënë elementet nga BA më komplekse për projektim. Sa më të shumta
që janë njohuritë mbi të gjithë faktorët ndikues në element, aq më mirë bëhet
projektimi i elementit.

5.2.1 Aftësia mbajtëse e shtyllës

Aftësia mbajtëse e një elementi klasifikohet në varësi të llojit të ndikimeve nën të


cilat gjendet ai element. Elementet e konstruksionit mund të jenë të ngarkuara me
ndikime të ndryshme ndërsa në ndikimin e tërmetit shtyllat kryesisth ngarkohen,
si:
‐ Përkulje (përkulje e pastër apo përkulje me jashtëqendërsi kur vepron edhe
forca aksiale),
‐ Prerje (kur forcat prerëse janë ngarkesë predominante), apo
‐ Kombinim përkulje dhe prerje.

5.2.1.1 Aftësia mbajtëse e shtyllës në përkulje

Shtyllat si elemente të një konstruksioni, nën veprimin e tërmeteve, asnjëherë nuk


janë të ngarkuara në përkulje të pastër, sepse çdo herë është edhe forca aksiale
që vepron në shtyllë. Kështu që sa i përket vlerësimit të aftësisë mbajtëse të një
shtylle në përkulje, ajo aftësi mund të vlerësohet vetëm duke marrë parasysh
kombinimin e forcave aksiale dhe momenteve të përkuljes. Ky ndikim mund të
merret parasysh përmes diagramit të interaksionit moment – forcë aksiale, apo siç
quhet shkurt “diagrami M‐N”.

109
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Diagrami i interaksionit M‐N paraqet kufijtë apo kapacitetin e aftësisë mbajtëse të


një shtylle, e cila është e ngarkuar në përkulje dhe forcë aksiale. Për zhvillimin e
diagramit M‐N në aksin x‐x paraqiten vlerat e momenteve të përkuljes, ndërsa në
aksin y‐y paraqiten vlerat e forcave aksiale. Në fig. 5.7 ilustrativisht është paraqitur
një diagram M‐N i një shtylle tipike. Nga një diagram i tillë mund të shihet ndikimi
i forcës aksiale në rezistencën e shtyllës të ngarkuar edhe në përkulje.

Fig. 5.7 Diagrami i interaksionit M‐N (moment – force aksiale)


në një shtyllë tipike

Zonat e caktuara në këtë diagram paraqesin sjelljen e prerjes së shtyllës nëse


shtylla to të ngarkohej me një kombinim të tillë forcës aksiale dhe momentit të
përkuljes. Pikat e caktuara nëpër diagram paraqesin:

Pika G
Në diagramin e interaksionit pikat e skajshme, pikat G dhe pika A, janë pikat ku
paraqitet rezistenca aksiale e shtyllës. Në pikën G paraqitet rezistenca e shtyllës
në tërheqje.

Zona G‐D
Nga pika G deri në pikën D prerja konsiderohet të jetë e predominuar nga forcat
tërheqëse. Kjo do të thotë se nëse ndikimet në prerjen tërthore janë në kombinim
që prerja t’i takojë kësaj zone, atëherë nderjet në tërheqje arrijnë pikën maksimale

110
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

para nderjeve në shtypje. Kjo do të thotë se armaturat në tërheqje rrjedhin së pari,


para se betoni në pjesën e shtypur të arrijë aftësinë maksimale mbajtëse.

Pika F
Në pikën F prerja është e ngarkuar vetëm me momente të përkuljes dhe ka sjellje
tipike sikur të traut të ngarkuar në përkulje të pastër.

Pika D
Pika D në diagram paraqet të të ashtuquajturën “Pika e Balancit”. Kjo është pika
ku në prerje zhvillohen nderjet maksimale edhe në shtypje edhe në tërheqje në të
njëjtën kohë dhe dy nderjet (shtypje dhe tërheqje) arrijnë maksimumin në po të
njëjtën kohë. Kjo është pika ku në po të njëjtën kohë nderjet në tërheqje në
armaturë arrijnë pikën e rrjedhjes dhe nderjet në shtypje në beton arrijnë pikën e
thyerjes. Duke u nisur nga parimi iduktilitetit ku ai është raporti midis deformimit
në nderjet maksimale të betonit dhe deformimit në pikën e rrjedhjes së armaturës,
pasi që këto të dyja në këtë pikë ndodhin në po të njëjtën kohë, atëherë vlera e
duktilitetit të prerjes në këtë pikë është e barabartë me 1. Kjo do të thotë se nëse
prerja gjendet në këtë pikë, atëherë prerja nuk ka duktilitet fare.

Zona D‐A
Nga pika D deri te pika A është pjesa ku prerja është e predominuar nga sforcimet
në shtypje. Nëse kombinimi i nderjeve në prerjen tërthore është i tillë që prerja të
gjendët nëpër lakoren midis këtyre pikave, atëherë nderjet në pjesën e shtypur,
do të tejkalohen para atyre në pjesën e tërhequr. Te shtyllat e BA kjo nënkuptohet
se betoni në zonën e shtypur do të shkatërrohet para se armatura në zonën e
tërhequr të fillojë të rrjedhë. Në këtë situatë aftësia mbajtëse e prerjes në përkulje
nuk është eksploatuar në maksimum, sepse prerja është shkatërruar para se
armatura në tërheqje të arrinte pikën e rrjedhjes.

Pika A
Pika A është pika ku prerja tërthore është e ngarkuar vetëm në shtypje.

Praktikisht, nëse ndikimet e një shtylle gjenden brenda lakores se diagramit MN,
mund të thuhet se shtylla është e aftë t’u rezistojë atyre ndikimeve. Nëse ndikimet
e shtyllës janë jashtë kësaj lakoreje, atëherë mund të thuhet se shtylla mund të
shkatërrohet.

111
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Sa i përket projektimit sizmik të konstruksionit, zona ku më së miri është që të


gjendet prerja e një shtylle është paraqitur në fig. 5.7 e markuar me të verdhë.
Edhe pse për projektim të shtyllës janë disa parametra që duhet të plotësohen që
rezultojnë nga shprehjet analitike, diagrami M‐N prapë duhet të përfillet dhe të
përdoret në bashkëpunim me shprehjet e tjera.

Faktorët që kanë ndikim në rezistencën e shtyllës (formën e diagramit MN)


Të gjithë përbërësit e shtyllës kanë ndikim në rezistencën e shtyllës:
‐ Sipërfaqja e prerjes tërthore
‐ Forma e shtyllës
‐ Sasia e armaturës
‐ Cilësia e materialeve, betonit dhe armaturës.

Secili nga këta faktorë ka ndikimin e vetë në aftësinë mbajtëse të shtyllës. Niveli i
ndikimit të disa nga këta faktorë më së miri paraqitet me një shembull konkret
detajet e të cilit janë si në fig. 5.8. Në këtë shembull analizohet ndikimi i sasisë së
armaturës për një prerje me dimensione të njëjta, fig. 5.8 a) dhe 5.8 b) si edhe
ndikimi i formës së shtyllës për prerje tërthore të njëjtë dhe sasi të armaturës të
njëjtë fig. 5.8 c) dhe 5.8 d).

Përpos rezistencës se elementit me rëndësi të madhe është edhe kapaciteti


deformabil i elementit për intensitet të caktuar të forcës. Te elementet që janë të
ngarkuara në përkulje (qoftë përkulje të pastër apo edhe me jashtëqendërsi),
atëherë mënyra e duhur e paraqitjes së rezistencës së një elementi, qoftë edhe
përmes diagramit M-f (moment‐kurbaturë). Në rastin e shtyllës për llogaritjen
e këtij diagrami duhet të merret edhe forca projektuese aksiale vepruese. Kështu
për shembujt në fig. 5.8 diagramet M-f të prerjes janë paraqitur në fig. 5.9.

112
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) ) b)
Ac=2,500cm2 Ac=2,500cm2
As=1.29% As=2%
C 30 C 30
S 500B S 500B
1 5RØ16 1 5RØ20

1 2RØ16 1 2RØ20
1 2RØ16 1 2RØ20
1 2RØ20
1 2RØ16
1 5RØ20
1 5RØ16
3 RUØ10/15
3 RUØ10/15

c) d)
Ac=2,500cm2
As=1.29%
C 30 Ac=2,500cm2
S 500B As=1.29%
1 7RØ16 C 30
S 500B

1 2RØ16
1 7RØ16

1 7RØ25

1 7RØ25
1 2RØ25

Fig. 5.8 Disa forma tipike të shtyllave të aplikuara në objekte të ndryshme me etazhitet të
mesëm(kate të mesme) dhe mënyrat e armimit.

800

700

600 Shtylla (a)

500 Shtylla (b)


Momenti (kNm')

Shtylla (c)
400
Shtylla (d)
300

200

100

0
0 50 100 150 200 250 300
Kurbatura (rad/km)

Fig. 5.9 Diagramimoment – kurbature (M-f) i shtyllave të përvetësuara në fig. 5.8

Nga fig. 5.9 vërehet sjellja e elementeve me karakteristika si në fig. 5.8. Rritja e
sasisë së armaturës gjatësore, rasti a) dhe b) në fig. 5.8, ndikon në rritjen e
rezistencës se elementit, por gjithashtu edhe në rritjen e shtangësisë së tij. Nga fig.
5.9 mund të shihet se ndikimin më të madh e ka forma e prerjes tërthore e
elementit, përkatësisht format drejtkëndëshe. Nëse gjatësia më e madhe e

113
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

elementit është në drejtimin e veprimit të forcës (rast c) në fig. 5.8), atëherë


rezistenca si edhe shtangësia e elementit është shumë e madhe, edhe më e madhe
sesa te rastet e shtyllave katrore. Mirëpo te këto shtylla kapaciteti deformabil
është shumë më i vogël.

Kjo sjellje e elementit ku rritet shumë rezistenca dhe shtangësia dhe zvogëlohet
deformabiliteti është veçori që jo përherë është zgjidhja më e mirë. Veçori tjetër
e këtyre shtyllave drejtkëndëshe është se në drejtimin tjetër kanë rezistencë
shumë më të vogël, por deformabilitet shumë më të madh.

Nga ky shembull i thjeshtë mund të konkludohet se nëse në një konstruksion


aplikohen vetëm shtylla drejtkëndëshe të orientuara në njërin drejtim, do të
krijohet një situatë ku në njërin drejtim, rezistenca dhe shtangësia rriten shumë
dhe zvogëlohet deformabiliteti, ndërsa në drejtimin tjetër ulen rezistenca dhe
shtangësia shumë, kurse rritet deformabiliteti. Kjo sjellje është mjaft e komplikuar
dhe rrjedhimisht komplikon shumë të të kuptuarit e sjelljes reale të një
konstruksioni në veprimin e tërmetit.

5.2.1.2 Aftësia mbajtëse e shtyllës në prerje

Forcat prerëse kanë ndikim edhe në shtyllë, andaj edhe vlerësimi i rezistencës së
shtyllës ndaj forcave prerëse duhet të bëhet. Pasi që shtyllat zakonisht nuk janë të
ngarkuara vetëm me forca prerëse (me përjashtim elementet e shkurtra) duhet
konsideruar edhe ndikimin e momentit në përkulje apo kombinimi i ndikimit të
momentit dhe forcës prerëse në prerje/element.

Vlerësimi i ndikimeve të shtyllave ndaj kombinimit të forcave prerëse, gjithashtu


bëhet përmes diagramit të interaksionit moment-forca prerëse (M‐V diagramit).
Në fig. 5.10 është paraqitur një diagram tipik M‐V i një shtylle.

114
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

V
Kapaciteti i
prerjes sipas
testimit (v u,test ) Rasti i 1‐re: V u,test / Mu,test > V bw,Rd / M f,Rd
eksperimental

Kapaciteti analitik i prerjes me kontribut te


flangjes se traut
V b,Rd 0
bw,Rd Rasti i 2‐te: V u,test / Mu,test = Vbw,Rd / Mf,Rd
Kapaciteti i prerjes pa kontribut
te flangjes se traut

0
0 Mf,Rd Mc,Rd M

Fig. 5.10 Diagrami i interaksionit moment – forcë (M‐V) prerëse i një elementi vijor
(tra/shtyllë) nga BA‐ja

Nga diagrami M‐V në fig. 5.10 vërehet se me rritjen e vlerës së momentit të


përkuljes zvogëlohet rezistenca ndaj forcave prerëse e shtyllës. Kjo është, sepse
rezistenca ndaj forcave prerëse e shtyllës vlerësohet si rezistencë e një prerjeje të
plasaritur në zonën e tërhequr. Të gjitha prerjet që janë të ngarkuara ndaj forcave
në përkulje, deri tek aksi neutral, pësojnë plasaritje në zonën e tërhequr. Kështu
pjesa e betonit që u reziston forcave prerëse është pjesa në shtypje.

Nën rritjen e ndikimeve në prerje, më saktë me rritjen e momentit të përkuljes


rritet edhe thellësia e pjesës së tërhequr dhe kështu zvogëlohet sipërfaqja që
është në shtypje. Për këtë arsye me rritjen e momentit të përkuljes zvogëlohet
rezistenca ndaj forcave prerëse e një elementi.

Sjelljen e përgjithshme te një elementi të ngarkuar në kombinim përkuljeje dhe


prerjeje dhe mekanizmi i thyrjes se elementit mund të klasifikohet kështu:

“Nën veprimin e forcave horizontale në një shtyllë sforcimet dhe deformimet


kryesisht ndaj përkuljes, zakonisht shpërndahen në disa prerje, fig. 5.11 a). Me
vazhdimin e rritjes së veprimit të forcave horizontale në element sforcimet dhe
deformimet në element zakonisht koncentrohen në një prerje të vetme, fig. 5.11
b). Me rritjen e mëtejshme të veprimit të forcës mund të vijë një moment ku
betoni në pjesën e shtypur shkatërrohet (qoftë nga forcat në përkulje, qoftë nga
forcat në prerje apo kombinimi i tyre), fig. 5.11 c). Në këtë rast prerja do të
humbiste rezistencën në përkulje, por nuk do t’ishte tërësisht e shkatërruar dhe
prapë do të ruajë një masë të aftësisë mbajtëse në prerje. Për elementet konzollë,

115
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

kjo është edhe pika e shkatërrimit, sepse elementi, do të shndërrohet në


mekanizëm dhe nën veprimin e mëtejshëm të ndarjes horizontale do të
shkatërrohej.

a) b) c)
F F F

Plasaritja ku koncentrohen
sforcimet

Fig. 5.11 Plasaritjet në një konzollë të ngarkuar në përkulje që gjenerohet nga ndikimet
horizontale

Mirëpo për konstruksione tipike, prerja e ngarkuar në formë të tillë, do të


shndërrohej në një çërnjerë me ç’rast edhe skema statike e konstruksionit do të
ndryshonte dhe në konstruksion do të bëhej rishpërndarja e ndikimeve.

Sa i përket prerjes së tillë nga ky moment, prerja u reziston ndikimeve ndaj forcave
prerëse vetëm përmes armaturave gjatësore. Zakonisht nuk projektohen
konstruksione ku për realizim të lidhjes çërnjerë aplikohet kjo metodë, mirëpo për
vlerësimin e stabilitetit të konstruksioneve të dëmtuara nga tejngarkesa mund të
paraqiten situata të tilla. Andaj të kuptuarit e rezistencës së një prerjeje të tillë
ndihmon vlerësimin e stabilitetit të një konstruksioni, veqanërisht pas dëmtimeve.

Ky lloj i sjelljes së elementit trajtohet si lidhje e elementeve të parafabrikuara dhe


vlerësimi i rezistencës së një elementi të tillë bëhet sipas parimit të lidhjes së
elementeve të parafabrikuara. Rezistenca e prerjes te në një prerje e tillë
përcaktohet përmes shprehjes të paraqitur në ekuacionit 5.1 :

𝐹 𝑛 𝛼 ∅ 𝑓 𝑓 , …………………………… [5.1]

𝑛 – numri i shufrave
∅ 𝑑𝑖𝑎𝑚𝑒𝑡𝑟𝑖 𝑖 𝑠ℎ𝑢𝑓𝑟ë𝑠

116
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

𝑓 rezistenca në shtypje e betonit


𝑓 aftësia mbajtëse e armaturës

Koeficienti 𝛼, është koeficient që është në funksion të pozitës së shufrës në kuadër


të prerjes tërthore. Në fig. 5.12 është paraqitur skema e pozitës së mundshme të
shufrës në kuadër të prerjes tërthore, ndërsa në tabelën 5.1 janë paraqitur vlerat
përkatëse të koeficientit “𝛼”.

1 1/Ø=3 1/Ø

v
2/Ø=5

2/Ø

Fig. 5.12Pozitat e mundshme të ankerit në


prerjen tërthore

Tabela 5.1. Vlera e koeficientit 𝛼 në varësi të pozitës së ankerit në prerjen tërthore


Pozita e ankerit në rajone Vlera e ∝
në kuadër të prerjes
I 𝑐 𝑐
0.6 0.027 0.10
∅ ∅
II 𝑐
0.9 0.03

III 𝑐
0.6 0.233

IV 𝑐
0.6 0.233

Në shumicën e rasteve, armatura është e koncentruar nëpër skajet e elementit.


Kështu që për vlerësimin e rezistencës së prerjes së shtyllës ndaj forcave prerëse,
në situatën kur vetëm armaturat rezistojnë, duhet të konsiderohen rastet I, II dhe
III.

117
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Vlerësimi i rezistencës në prerje të një elementi me sjellje elastike është temë e


shtjelluar në kuadër të projektimit standard të elementeve të betonit të armuar
dhe këtu nuk do të elaborohet.

5.3 Duktiliteti i elementeve

Llojet e duktilitetit të shtyllës janë në varësi të formave të ngarkimit apo të shtyllës.


Kështu, duktilitetet themelore të një elementi, në këtë rast të shtyllës, janë:
‐ Duktiliteti i në përkulje (i kurbaturës) dhe,
‐ Duktiliteti në zhvendosje.

5.3.1 Duktiliteti i në perkulje (i kurbaturës)

Duktiliteti i kurbaturës është faktori, i cili luan rrolin më të rëndësishëm në sjelljen


jo lineare të konstruksionit si edhe në kapacitetin për absorbimin e energjisë së
tërmetit, përkatësisht në rezistencën e konstruksionit ndaj tërmetit. Si i tillë,
duktiliteti i kurbaturës duhet të kuptohet mirë, qoftë për në shtyllë, por
veçanërisht për në tra. Përmes duktilitetit të kurbaturës përcaktohet edhe totali i
kapacitetit të absorbimit të energjisë së një konstruksioni.

a) Definimi i termit “kurbatura” (kuptimi i kurbaturës)


“Kurbatura është lakimi i një pjesë të elementit nën ndikimin e momentit të
përkuljes”, fig. 5.13). Për këtë arsye është emërtuar definicioni moment‐kurbaturë
dhe shënohet M-f.

Kuptimi i kurbaturës, më së miri ilustrohet me një shembull të një konzolle të


ngarkuar me momentin e përkuljes, fig. 5.13 a).

a) b) c)
dz
dz

M M

M M

Fig. 5.13. Forma e deformimit të një konzolle horizontale të ngarkuar me forcë vertikale në
skaj.

118
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Në fig. 5.13 b) është paraqitur forma e deformimit e konzollës nën ndikimin e


përkuljes. Kjo është një formë e zmadhuar e deformimit, por është përvetësuar
për çështje të ilustrimit. Me f është paraqitur këndi që formon deformimi i
segmentit në krahasim me pozitën fillestare të padeformuar. Ky kënd quhet
kurbatura dhe është deformimi i një segmenti të një elementi nën ndikimin e
momentit të përkuljes. Sa më shumë që ka aftësi elementi apo segmenti të
rrotullohet, aq më shumë aftësi për absorbimin e energjisë do të ketë ai element.

Tek elementet e betonit të armuar, çështja e kurbaturës është më specifike dhe


për të arritur një projektim të mirë të konstruksionit duhet të kuptohet ky faktor
shumë mirë.

b) Definimi i duktilitetit të kurbaturës


Sjellja në përkulje e elementeve apo prerjeve të betonit të armuar funksionon
duke u krijuar plasaritja e beton në zonën e tërhequr të prerjes për të mundësuar
aktivizimin e rezistencës së armaturës të zonës së tërhequr. Në shumicën e
rasteve, zona e tërhequr arrin deri të pjesa e sipërme e prerjes. Kështu që tek
elementet e betonit të armuar, procesi i përkuljes të segmentit mundësohet
përmes plasaritjeve të prerjeve specifike, siç është ilustruar në fig. 5.14 a).

a) b)

Plasaritjet e zones se terhequr M


M
Mu
M80%u
My

y u max

Fig. 5.14 Forma e plasaritjeve nga përkulja të konzollës horizontale (a) dhe diagrami tipik
moment‐kurbaturë (M-f) i një prerjeje të ngarkuar në përkulje të pastër.

Në një element (shtyllë apo tra) numri i plasaritjeve varet nga shumë faktorë dhe
deformabiliteti i elementit varet edhe nga numri i plasaritjeve. Mirëpo sa i përket
raportit duktilitetit të kurbaturës ky raport i përket prerjes tërthore të elementit

119
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

dhe për definimin e duktilitetit të elementit në përkulje merret parasysh raporti


M-f.

Në fig. 5.14 b) është paraqitur një lakore e M-f e një prerjeje të mundshme të
betonit të armuar (për ilustrim). Duke pasur parasysh përkufizimin e duktilitetit,
duktiliteti i kurbaturës së prerjes tërthore shprehet si:

𝜇 ........................................ [5.3]

Por në realitet te konstruksionet e betonit të armuar duktiliteti i kurbaturës mund


edhe të merret si:

𝜇 ...................................... [5.4]

Në parim duktiliteti përkufizohet si raporti në mes të deformimeve në pikën


maksimale të aftësisë mbajtëse (Mu) dhe deformimeve në pikën e rrjedhjes (My).
Por te konstruksionet e betonit të armuar prerja nuk i shteron rezistencës në pikën
e aftësisë maksimale në përkulje (Mu). Edhe pas kësaj pike, prerja akoma ruan
rezistencën në përkulje pasi degradimi i aftësisë mbajtëse fillimisht shkon duke u
zvogëluar gradualisht. Për këtë arsye është praktike që të llogaritet në kapacitetin
e prerjes edhe pas pikës Mu. Rekomandohet, që pika e deformimeve maksimale
(fmax) të lexohet kur aftësia mbajtëse e prerjes zvogëlohet për 20% nga ajo
maksimale, apo M80%U.

Faktorët që ndikojnë në dukltilitetin e kurbaturës së prerjes janë:


‐ Sasia dhe pozita e armaturës gjatësore.
‐ Forca aksiale në prerje
‐ Cilësia e materialit, betonit dhe armaturës
‐ Shtangimi i betonit

5.3.1.1 Sasia dhe vendosja e armaturës

Kriteret për armaturë te trarët dhe te shtyllat janë të ndryshme. Te trarët për
arritjen e një duktiliti të mirë duhet që armatura në zonën e shtypur të jetë
minimumi 50% i armaturës së zonës së tërhequr. Kjo lidhet drejtpërdrejt me dy
aspekte:

120
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

‐ Sasia e armaturës gjatësore ndikon në shkallën e shtangimit të betonit dhe


me rritjen e shkallës së shtangimit të betonit rritet edhe aftësia mbajtëse e
betonit, por edhe deformabiliteti i betonit të shtypur.
‐ Aftësia mbajtëse e prerjes në zonën e shtypur përpos që varet nga betoni,
varet edhe nga armatura gjatësore në zonën e shtypur. Sasia më e madhe e
armaturës gjatësore në shtypje ndikon në ruajtjen e rezistencës së pjesës së
shtypur të prerjes tërthore. Veçanërisht kur betoni në zonën e shtypur fillon
të degradohet dhe të humbë rezistencën në shtypje.

Ndikimi i sasisë së armaturës në zonën e shtypur në duktilitetin e prerjes


(kurbaturës) më së miri ilustrohet përmes një shembull konkret, ku analizohen dy
raste me sasi të ndryshme të armaturës gjatësore në zonën e shtypur. Në të dyja
rastet dimensionet e prerjes tërthore janë të njëjta 25x50cm, ndërsa në rastin e
dytë sasia e armaturës rritet për 100% në krahasim me rastin e parë, sipas detajeve
të paraqitura në fig. 5.15.

Analiza e këtyre rasteve është bërë me programin: Reponse 2000. Nga krahasimi i
rezultateve të paraqitura në fig. 5.15 mund të shihet se me rritjen e sasisë së
armaturës në zonën e shtypur momenti në pikën e rrjedhjes My mbetet afërsisht
i njëjtë, ndërsa momenti maksimal ka një rritje të lehtë. Ajo që është më e
rëndësishme është se deformabiliteti i prerjes në përkulje (duktiliteti) rritet me
mbi 50%. Kjo është një rritje e konsiderueshme dhe ka domethënie shumë të
madhe për rezistencën sizmike të prerjes, rrjedhimisht rezistencën sizmike të
elementit dhe të konstruksionit.

121
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) Rasti I sasia e armaturës në zonën e shtypur me e vogël se 50% e


zonës së tërhequr

Moment-Curvature
240.0

200.0

2 2R Ø 16

Moment (kNm)
160.0

120.0

3 2R Ø 12 80.0

1 R U Ø 8/10 40.0
2 5R Ø 16
0.0
0.0 20.0 40.0 60.0 80.0 100.0
Curvature (rad/km)

b) Rasti II sasia e armaturës në zonën e shtypur më e madhe se 50% e


zonës së tërhequr

Moment-Curvature

250.0

200.0
Moment (kNm)

2 4R Ø 16 150.0

100.0
3 2R Ø 12
1 R U Ø 8/10 50.0

2 5R Ø 16
0.0
0.0 30.0 60.0 90.0 120.0 150.0
Curvature (rad/km)

Fig. 5.15 Ndikimi i sasisë së armaturës në zonën e shtypur në duktilitetin prerjes.

5.3.1.2 Ndikimi i forcës aksiale në duktilitet

Forca aksiale ka ndikim në duktilitet, si në duktilitetitin e prerjes, ashtu edhe


kapacitetin deformabil total të elementit. Forca aksiale në shtypje ndikon në uljen
e duktilitetit si edhe kapacitetit deformabil të tij, ndërsa forca aksiale në tërheqje
mund të rrisë kapacitetin deformabil të elementit.

a) Ndikimi i forcës aksiale në duktilitetin e prerjes

Ndikimin faktik të forcës aksiale në shtypje në uljen e duktilitetit e paraqesim në


një shembull konkret. Përvetësohet një prerje tërthore me dimensione 25x50 dhe

122
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

e armuar sipas detajeve në fig. 5.16. Për këtë prerje caktohet lakorja M‐f në rastin
e prerjes pa forcë aksiale (fig. 5.16 a) dhe rasti tjetër e njëjta prerje e ngarkuar me
forcë aksiale në shtypje me intesitet N=1,000 kN (fig. 5.16 b). Forca aksiale e
aplikuar është 32% ( 32% e kapacitetit të prerjes për betonin C25/30.

a) Rasti I‐rë prerja pa forcë aksiale

Moment-Curvature

250.0

200.0
Moment (kNm)

2 4R Ø 16
150.0

100.0
3 2R Ø 12
1 R U Ø 8/10 50.0

2 5R Ø 16
0.0
0.0 30.0 60.0 90.0 120.0 150.0
Curvature (rad/km)

b) Rasti II‐të prerja me forcë aksiale në shtypje, N=1,000kN

Moment-Curvature
360.0

300.0

2 4R Ø 16
Moment (kNm)

240.0

180.0
3 2R Ø 12
120.0
1 R U Ø 8/10
60.0
2 5R Ø 16
0.0
0.0 6.0 12.0 18.0 24.0 30.0
Curvature (rad/km)

Fig. 5.16 Ndikimi i forcës aksiale në shtypje në duktilitetin prerjes.

Siç mund të vërehet nga krahasimi i paraqitur në fig. 5.16, veprimin e forcës aksiale
në prerje është zvogëluar dukshëm duktiliteti (deformabiliteti) i prerjes. Vlera e
kurbaturës për rastin me forcë aksiale është afërsisht 18 në pikën maksimale të
rezistencës, ndërsa për rastin pa forcë aksiale është 120. Kjo dëshmon ndikimin
shumë të madh të forcës aksiale në shtypje në duktilitetin e prerjes.

Ndikimi i forcës aksiale në duktilitetin e shtyllave është në funksion të vlerës 𝜗


𝑁/𝑁 që është raport përqindja e shfrytëzueshmërisë se elementit ndaj forcës
aksiale në shtypje, ku 𝑁 është forca aksiale që vepron në shtyllë, ndërsa 𝑁𝑐 është

123
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

kapaciteti i shtyllës. Sa më i vogël që është raporti 𝑁/𝑁 aq më i vogël është


ndikimi i forcës aksiale në shtypje në uljen e duktilitetit të elementit.

Për ndikimin e raportit 𝜗 𝑁/𝑁 në diktilitetin e elementit janë bërë shqyrtime


të shumta. Nga këto studime ka rezultuar diagrami indikativ në lidhje me ketë
ndikim, i cili është paraqitur në fig. 5.17. Në këtë figurë është paraqitur krahasimi
i ndikimit të forcës aksiale shtypëse në diagramin M-f.

M N/N0=0.4
N/N0=0.2

N/N0=0

N/N0=0.6

Fig. 5.17 Diagrami M-f i shtyllave për vlera të ndryshme


të shfrytëzueshmërisë ndaj forcës aksiale

Sipas rezultateve nga figura 5.17 shihet se sa me rritjen e raportit 𝜗 𝑁/𝑁 në


vlerën 60% duktiliteti në element vetëm se dukshëm zvogëlohet. Kjo është edhe
arsyeja se pse në kode të projektimit kërkohet që shfrytëzueshmëria e shtyllës në
shtypje ndaj forcave aksiale të jetë e kufizuar. Në Eurocode‐n 8 ky kufizim është:
‐ Për duktilitet të mesëm (DCM) 𝑣 0.65

‐ Për duktilitet të lartë (DCM) 𝑣 0.55

, ku 𝑁 – forca normale projektuese (përfshirë koeficientët parcialë të


ngarkesave)
𝐴𝑐 – sipërfaqja e prerjes tërthore,
𝑓 – rezistenca projektuese e betonit në shtypje

124
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Koeficienti 𝑣 – quhet “forca aksiale e normalizuar” (për referencë më tej në


libër).

Nga krahasimi i diagrameve në fig. 5.17 mund të vërehet se me rritjen e


shfrytëzueshmërisë së shtyllës deri në 40% rritet edhe rezistenca në përkulje e
shtyllës. Ndërsa me vazhdimin e rritjes së forcës aksiale (60%) zvogëlohet
rezistenca në shtypje e shtyllës. Kjo është për shkak të ndikimit dhe interaksionit
M‐N.

b) Deformabiliteti i elementit
Deformabiliteti i elementit është kapaciteti i elementit për të pësuar deformime
totale dhe për të ruajtur rezistencën e tij. Deformabiliteti i elementit merr për bazë
deformimet elastike dhe deformimet jo elastike, përderisa duktiliteti është në
funksion të deformimeve jo elastike.

Deformabiliteti i elementit në pjesën e deformimeve jo elastike është në funksion


të drejtëpërdrejtë me duktilitetin e elementit. Ndërsa në pjesën e deformimeve
elastike, vlera e deformabilitetit është në funksion të forcës aksiale. Kështu forca
aksiale ka ndikim të dyfishtë.

Ndikimi i forcës aksiale në deformabilitetin e elementit, në kuadër të sjelljes


elastike më së miri mund të kuptohet përmes ilustrimit të sjelljes së një elementi.
Për të ilustruar më mirë këtë ndikim, fillimisht ilustrohen deformimet elastike të
një shufre të tërhequr me forcë aksiale, fig. 5.18 a).
a) b)
F F
l
l
l

F
F
Fig. 5.18 Zhvillimi i deformimeve në një element
vijor të ngarkuar me forcë tërheqëse aksiale

125
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Nëse një shufër e ankeruar në dy blloqe të betonit në të dyja anët e saj me një
hapësirë të vogël “l” jashtë masës ngarkohet me forcë aksiale në tërheqje,
deformimet elastike të saj do të jenë “Dl”, fig. 5.18 a). Nëse e njëjta shufër është
e mbështetur me 4 blloqe te betonit dhe ka 3 hapësira të lira“l”, atëherë
deformimet elastike të asaj shufre do të jenë“3xDl”.

Një situatë e ngjashme ndodh edhe në shtyllat që janë nën ndikimin e forcës
aksiale. Fillimisht në shtyllat që janë të ngarkuara në përkulje në zonën e momentit
maksimal krijohen plasaritje të betonit në zonën e shtypur, fig. 5.19 a). Këto
plasaritje krijohen për t’i mundësuar armaturës së tërhequr t’u rezistojë ndikimeve
nga momenti. Gjatë sjelljes elastike të elementit edhe armatura e tërhequr, do të
pësojë deformime elastike. Sipas parimit të ilustruar në fig. 5.18 sa më shumë
plasaritje që krijohen aq më të larta do të jenë deformimet elastike të shufrave të
tërhequra.

Deformimet horizontale të elementit janë në funksion të këndit të rrotullimit të


zonës së përkulur. Sa më shumë që rrotullohet zona e ndikuar aq më të mëdha do
të jenë deformimet e elementit. Sipas parimit të rezistencës sizmike të
konstruksionit, aftësia për të pësuar deformime dhe për të ruajtur rezistencën nën
këto deformime është kyç. Kur kapaciteti i deformimeve elastike është më i madh,
atëherë edhe performanca e konstruksionit mund të rritet.
Me vazhdimin e rritjes së ndikimeve në përkulje në element fillon të bëhet
koncentrimi i deformimeve në një prerje që është zakonisht prerja më afër nyjës,
por në një nivel mjaft të lartë të momentit ndikimet shpërndahen në disa prerje
(plasaritje).

126
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) a)
d1 b) V
d2

H
H

Gjeresia e Gjeresia
plasaritjeve kryesore

Fig. 5.19 Ndikimi i forcës aksiale në shtypje në një shtyllë nga BA‐ja,
a) shtylla e pangarkuar me forcë aksiale,
b) shtylla e ngarkuar me forcë aksiale.

Në rastin kur në element vepron forca aksiale në shtypje, atëherë kjo forcë nuk
mundëson krijimin e shumë plasaritjeve dhe ndikimet janë të koncentruara në një
prerje, që quhet prerja kritike. Kështu, edhe deformimet elastike të armaturës së
tërhequr të koncentruara janë në një prerje, andaj edhe deformabiliteti elastik i
tërë elementit është më i kufizuar.

Nëse forca aksiale është në tërheqje në element ndodh e kundërta dhe në element
mund të paraqiten një numër edhe më i madh i plasaritjeve sesa në kuadër të
përkuljes së pastër.

Kjo sjellje është vetëm në kuadër të deformimeve elastike të elementit, sepse me


rritjen e momentit të përkuljes, ndikimet koncentrohen në një prerje, veçanërisht
ndikimet jo elastike. Kështu sa u përket ndikimeve jo elastike deformabiliteti i
elementit është në funksion të drejtëpërdrejtë me deformimet jo elastike të
prerjes kritike.

5.1.1.1 Shtangimi i betonit dhe cilësia e materialit

Shtangimi i betonit ka ndikim në rritjen e duktilitetit të prerjes. Në shtangimin e


betonit ndikon sasia e armaturës gjatësore si edhe sasia e stafave.

127
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Ndikim të drejtëperdrejtë ne diktilitet ka shkalla e shtangimit të betonit. Arsyeja


është, sepse me rritjen e shkallës së mbërthimit të betonit rritet rezistenca në
shtypje e betonit. Me rritjen e rezistencës në shtypje të betonit rritet kapaciteti i
deformimeve jo elastike të prerjes dhe rrjedhimisht rritet edhe duktiliteti.

5.3.2 Duktiliteti i zhvendosjes

Duktiliteti i zhvendosjes është raporti në mes të zhvendosjes maksimale të


elementit dhe zhvendosjes në pikën e rrjedhjes.

∆𝑢
μ
∆𝑦
y u
H
L

Fig. 5.19 Forma e zhvendosjes horizontale të një shtylle konzollë

Duktiliteti i zhvendosjes së elementit është drejtpërdrejt i ndërlidhur dhe i varur


nga duktiliteti i prerjes, apo më mire të thuhet nga duktiliteti i elementit në
përkulje.

Për një njësi të duktilitetit në zhvendosje duhen 2‐3 njësi të duktilitetit të prerjes
të zhvillohen, që është specifike pë secilin element. P.sh. nëse kërkohet duktilitet
të zhvendosjes 3, atëherë duktiliteti i prerjes duhet të jetë afërsisht 8.

Çdo faktor, që ka ndikim në duktilitetin e prerjes dhe të elementit në përkulje ka


ndikim edhe në duktilitetin e zhvendosjes.

128
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

5.4 Kriteret për projektimin e shtyllave nga betoni i armuar

Në mënyrë që një shtyllë të ketë sjellje të mirë gjatë veprimit të tërmetit, përpos
kritereve bazike që u përmenden më sipër në tekst dhe të tjera në kode të
projektimit, janë shumë aspekte të tjera që duhet të merren parasysh, të
ashtuquajtura aspekte konstruktive.

5.4.1 Ndikimi i lartësisë së shtyllës në sjelle

Shtyllat mund të kenë lartësi të ndryshme, mund të jenë relativisht të larta, mund
të jenë relativisht të shkurtra apo mund të jenë edhe elemente të “shkurtër”. Në
vartësi të lartësisë së shtyllës janë edhe ndikimet që mund të konsiderohen
predominante.

Sjellja e shtyllave në raport të lartësisë e shtyllës është:


‐ Te shtyllat me lartësi më të mëdha predominante janë ndikimet në përkulje.
‐ Te shtyllat me lartësi më ta vogla predominante janë forcat prerëse.

Ky konkludim është i qëndrueshëm për situatat kur kërkesat për deformabilitet


në zhvendosje horizontale janë me vlera të njëta për të dyja rastet. Te të gjitha
elementet që janë të ngarkuara në përkulje dhe në prerje, rezistenca e tyre mund
të përkufizohet me raportin M/V (M – momenti i përkuljes, V – forca prerëse).

Për dimensionet e njëjta të prerjes tërthore, elementet që janë më të shkurtra janë


më të shtangëta (rixhide) dhe më pak duktile, në krahasim me elementet më të
larta (të kujtojmë se shtangësia e elementit është në funksion të prerjes tërthore
të, materialit dhe lartësisë). Për këtë shkak, këto elemente nuk mund të
deformohen aq sa tek elementet e larta. Analitikisht, tek elementet e shkurtra
raporti M/V është më i vogël sesa tek elementet më të larta. Kjo do të thotë se tek
elementet e shkurtra forcat prerëse janë predominante.

Gjatë projektimit duhet të shmangen situatat, të cilat si rrjedhoje krijojnë


elemente të shkurtra. Situatat, të cilat më së shpeshti krijojnë elemente të
shkurtra janë:
‐ Muret e bodrumit, fig. 5.20a). Shumë herë te muret e bodrumit, të cilat janë
nga betoni i armuar në pjesën e sipërme lihen hapje për ndriçim. Kur këto
hapje kalojnë nëpër shtyllë, atëherë krijohen elemente të shkurtra. Për të

129
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

evituar një situatë të tillë duhet që hapjet të lihen në mes të hapësirës dhe të
mos përfundojë deri te shtyllat.
‐ Parapeti nga betoni. Në situatat kur parapetet janë të ndërtuara nga betoni i
armuar, atëherë lartësia e lirë e shtyllës është e vogël dhe kjo krijon situatën
e elementit të shkurtër , fig. 5.20 b). Këto situata zakonisht gjenden te
parkingjet, qendrat tregtare, etj.
‐ Mbushja me muraturë të fortë. Në situatat kur për material mbushës
zgjedhim muraturë me rezistencë të lartë në shtypje, atëherë kjo mund të
ndikojë që në situatat si fig. 5.20 c) të krijohet elementi i shkurtër. Në fakt në
këso situatash është i rëndësishëm raporti midis aftësisë mbajtëse të shtyllës
dhe muraturës. Pasi që kjo është një temë e veçantë dhe trajtimi i definimit
të këtij raporti është specifik, më së miri është që komplet të evitohet një
situatë e tillë. Kjo bëhet ashtu që midis muraturës dhe shtyllës të lihet një
hapësirë. Ajo hapësirë duhet të mundësojë zhvendosjen e pa penguar të
shtyllës gjatë tërmeteve. Në këtë mënyrë konstruksioni, do të sillej ashtu siç
është projektuar. Hapësira midis murit dhe shtyllës duhet të lihet në varësi
të zhvendosjes maksimale të meskatit që pritet të zhvillohet.
a) b) c)

Fig. 5.20 Ndikimet e parapetëve në sjelljen e shtyllave nën ndikimin e tërmeteve.

5.4.2 Detajimi i shtyllës

Edhe pse sipas parimit të projektimit dhe sipas kapacitetit duhet që projektimi të
bëhet në atë mënyrë që në shtylla të mos krijohen çërnjera, prapë ka situata që
në shtylla do të krijohen çërnjera plastike (situata të elaboruara më sipër ). Për
këtë arsye, në mënyrë që çërnjera plastike të ketë duktilitetin e duhur dhe ta ruajë
rezistencën në sjelljen jo lineare detajimi i shtyllës duhet të jetë përkatës. Në vijim
janë paraqitur kriteret përkatëse për detajimin e shtyllës.

130
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) Kriteret për vendosjen e armaturës gjatësore


Sasia e armaturës
Kriteret për përvetësimin e armaturës gjatësore janë si vijon:
‐ Te shtyllat, sasia e armaturës gjatësore është e përkufizuar në kode të
ndryshme të projektimit. Në Eurocode‐n 8, sasia e armaturës në shtyllë duhet
të jetë min. 1% dhe max. 4%.

Pozicionimi i armaturës
Element gjithashtu i rëndësishëm është edhe distanca midis shufrave të
armaturës gjatësore. Shufrat gjatësore së bashku me shufrat tërthore krijojnë
rrjetë me të cilën arrihet shtangimi i betonit. Në mungesë të shtangimit të duhur
të betonit, shtresa mbrojtëse e betonit, së bashku me një pjesë të betonit, të
paraqitur në fig. 5.21 a) si sipërfaqe jo efektive, mund të bie si rezultat i forcave
shtypëse në beton. Në një situatë të tillë, atëherë armaturat gjatësore do të
shkëputen nga masa e betonti me ç’rast ato do të epen dhe si rezultat elementi
do të shkatërrohej, si në fig. 5.22.

Rritja e shtangimit të betonit dhe me të edhe eliminimi i epjes së armaturës


gjatësore bëhet duke rritur sasinë e armaturës gjatësore, por edhe të armaturës
prerëse.

Shufrat gjatësore në kuadër të prerjes tërthore kanë ndikim, duke rritur sipërfaqen
efektive punuese të betonit në shtypje. Në fig. 5.21 është paraqitur sipërfaqja
efektive e betonit në prerje tërthore në rastet me sasi të vogël të armaturës
gjatësore (fig. 5.21 a) dhe rasti me sasi më të madhe të armaturës gjatësore (fig.
5.21 b). Në këtë ilustrim, qartë, mund të vërehet ndikimi i armaturës gjatësore ne
rritjen e sipërfaqës efektive punuese të betonit.

a) b)

Fig. 5.21 Zona punuese e masës së betonit në kuadër


të prerjes tërthore në një element të BA‐së në
varësi të mënyrës së pozicionimit
të armaturës gjatësore.

131
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Në Eurocode‐n 8, distanca maksimale midis dy shufrave është paraparë të jetë;


për DCM (duktilitet të mesëm) 20cm, ndërsa për DCH (duktilitet të lartë) 15cm. Në
fakt, sipas përshkrimit në EC 8 këto kritere janë kriteret për lidhjen e armaturave
gjatësore me stafa (distanca bi në fig. 5.23 c) por ky kriter gjithashtu nënkupton
edhe distancën minimale midis armaturave shtesore.

a) b)

Fig. 5.22 Foto te dëmtimit te shtyllave gjatë tërmeteve (epjes se armaturës gjatësore) si
rezultat i mungesës se sasisë së stafave

b) Armatura tërthore
Rëndësia e armaturës tërthore në shtyllë është si vijon:
‐ Të pranojë forcat prerëse që gjenerohen nga ndikimet e jashtme.
‐ Armatura tërthore, në të njëjtën analogji sikur armatura gjatësore, bën
shtangimin e betonit.
‐ Distanca e vogël e armaturës tërthore zvogëlon mundësinë e shkëputjes së
armaturës gjatësore nga masa e betonit dhe epjen e saj.

Përderisa armatura gjatësore rrit sasinë e sipërfaqes efektive në kuadër të prerjes,


armatura tërthore rrit sasinë efektive përgjatë gjatësisë së elementit, fig. 5.23.

132
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b) c)

b i

2
s
1
s

2
s

c
1

b
b
s

2
s 2
1

s
s

2
s
Fig. 5.23 Zona punuese e masës së betonit në gjatësinë e tij
në një element të BA‐së në varësi të mënyrës së
pozicionimit të armaturës prerëse.

Siç shihet në fig. 5.23, kur hapi midis stafave është më i madh (s2>s1), atëherë në
pjesët midis tyre sipërfaqja efektive e betonit (e shrafuar) rritet. Pjesa, e cila duhet
t’u kushtohet më së shumti rëndësi në detajim, apo pjesa ku hapi i stafave duhet
të jetë më i madh është pjesa ku ka mundësi të krijohen çërnjera plastike. Në
kuadër të Eurocode‐t 8 në zonat ku priten të krijohen çërnjera plastike, që te
shtyllat këto zona janë afër nyjave, hapi i armaturës tërthore duhet të jetë si vijon:

‐ Për kriterin për duktilitet të mesëm


𝑠 𝑚𝑖𝑛 𝑏 /2; 175; 8𝑑

‐ Për kriterin për duktilitet të lartë


𝑠 𝑚𝑖𝑛 𝑏 /3; 125; 6𝑑

𝑏 – distana përkufizuese e bërthamës së betonit e që është distanca midis akseve


të stafës
𝑑 – diametri i armaturës minimale gjatësore

Kriteri për përcaktimin e sasisë minimale të stafave në gjatësinë kritike (gjatësia ku


parashihet të krijohet çërnjera plastike) sipas Eurocode‐t 8 është :

𝑏
𝛼𝜔 30𝜇 𝑣 ∙ 𝜀 , ∙ 0.035
𝑏
𝜔 – raporti I volumit të stafave në gjatësinë kritike,

𝑣𝑜𝑙𝑢𝑚𝑖 𝑖 𝑠𝑡𝑎𝑓𝑎𝑣𝑒 𝑓
𝜔
𝑣𝑜𝑙𝑢𝑚𝑖 𝑖 𝑏ë𝑟𝑡ℎ𝑎𝑚ë𝑒𝑠 𝑠ë 𝑏𝑒𝑡𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑓

133
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

𝜇∅ ‐ vlera e kërkuar e duktilitetit të prerjes (për raste të përgjithshme mund të


merret 3‐4)
𝑣 –Forca aksiale e normalizuar
𝜀 , – deformimet gjatësore të armaturës tërheqëse në pikën e rrjedhjes
ℎ – lartësia e prerjes tërthore, te shtyllat është thellësia e prerjes tërthore
𝑏 – gjerësia totale e prerjes tërthore
𝛼 – faktori efektiv i mbërthimit të prerjes 𝛼 𝛼 𝛼 ,
ku për prerje drejtkëndëshe (përfshi atë katrore)
𝛼 1 𝑏 / 6𝑏 ℎ

𝛼 1 𝑠/2𝑏 1 𝑠/2ℎ
𝑛 – numri i përgjithshëm i shufrave gjatësore të mbërthyera me stafa

Gjatësia e prerjes kritikë duhet të jete:


𝑙 𝑚𝑎𝑥 ℎ ; 𝑙 /6; 0.45

Vlera minimale e stafave (volumi i stafave,𝜔 ) në prerjen kritike nuk duhet të


jetë më pak se 0.08 për DCM dhe 0.12 për DCH.

Nëse përfillen drejt kriteret konstruktive të përvetësimit të stafave siç janë hapi i
stafave dhe distanca minimale midis armaturave gjatësore të mbërthyera, atëherë
kriteri minimal për numrin e stafave në rastet standarde të projektimit vetëm se
plotësohet dhe nuk ka nevojë të bëhet kontrolla si me sipër. Por për objekte
specifike apo për prerje specifike duhet të bëhet ky kontroll, duke ditur rëndësinë
në ofrimin e duktilitetit.

Ka mënyra të ndryshme të vendosjes së stafave në shtylla, të cilat mund të


ndryshojnë në varësi të formës së prerjes tërthore të elementit dhe numrit të
armaturave gjatësore. Në fig. 5.24 janë paraqitur disa nga format e mundshme që
aplikohen për prerjet me brinja të drejta.

134
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b) c) d)

Fig. 5.24 Formant e duhura të armimit të shtyllave

Të gjitha këto janë në rregull, nga këndvështrimi i shumicës së kodeve të


projektimit. Format e mbërthimit të shufrave gjatësore me armature të hapura,
fig. 5.24 a), që ka për qëllim pengimin e epjes se armaturës gjatësore janë
adekuate, por për qëllim të sigurimit të efektit të mbërthimit të betonit format e
stafave të mbyllura kanë efektin më të mirë. Kjo sepse përshkruan masën të
betonit. Stafat e mbyllura në prerje kanë gjatësi perimetrike midis dy shufrave
gjatësore dhe kjo gjatësi ndikon në mbërthimin e betonit në gjatësinë e elementit,
fig. 5.23.

5.4.3 Projektimi i shtyllave me forma drejtkëndëshe

Për arsyet e cekura më sipër, në parim, projektimi i shtyllave me formë


drejtkëndësh nuk është zgjidhja më e mirë. Sa më i madh që është raporti midis
brinjave të shtyllës aq më jo e favorshme mund të jetë sjellja e shtyllës.

Mirëpo, realiteti është se në praktikën inxhinierike shumë herë kërkohet apo


diktohet që të aplikohen shtylla drejtkëndëshe. Edhe pse nuk është zgjedhja më e
mirë, prapë tek elementet e betonit të armuar me projektim të kujdesshëm dhe,
duke i trajtuar kriteret (kërkesat) projektuese, siç janë shtangësia dhe projektimi
sipas kapaciteteve, mund që të zvogëlohet efekti negativ i ndikimeve të shtyllave
drejtkëndëshe dhe kështu edhe shtyllat e tilla të bëhen të favorshme.

Mënyra e duhur për të kompensur ndikimin negativ të gjeome trisë së prerjes


tërthore të elementit është përmes sasisë së armaturës gjatësore. Elementet e
betonit të armuar nuk janë elemente homogjene. Kështu që vetëm prerja tërthore
nuk ndikon në shtangësi dhe rezistencën e elementit, por ndikon edhe sasia e
armaturës.

135
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

5.4.3.1 Ndikimi i armaturës gjatësore në shtangësinë e shtyllës


Në të kaluarën (akoma edhe sot) projektimi i konstruksioneve bazohet në të
ashtuquajturën “projektimi i bazuar në forcë (rezistencë)”. Sipas kësaj qasjeje të
projektimit nuk konsiderohet se sasia e armaturës në prerjen tërthore ka ndikim
në shtangësinë e elementit. Por në realitet, sasia e armaturës ka ndikim në
shtangësinë e elementit.

Duke analizuar duktilitetin e prerjes dhe raportin midis duktilitetit të prerjes dhe
të zhvendosjes mund të kuptohet qartë ndikimi i armaturës gjatësore në
shtangësinë e elementit. Për të kuptuar mënyrën se si ka ndikim sasia e armaturës
gjatësore në shtangësinë e elementit apo në kufizimin e zhvendosjes e ilustrojmë
me sjelljen e një shtylle konzollë e ngarkuar me ngarkesë horizontale, fig. 5.25.

a) b)

d1 d2

d1 d2
H H

Gjeresia e Gjeresia e
plasaritjeve plasaritjeve
1 2

Fig. 5.25 Plasaritjet e një shtylle BA nga ndikimet në përkulje

Zhvendosja e këtij elementi është në funksion të numrit dhe gjerësisë së


plasaritjeve. Me rritjen e numrit dhe gjerësisë së plasaritjeve rritet edhe deformimi
i elementit dhe anasjelltas. Nëse për forcë të njëjtë, këndi i plasaritjeve (gjerësia e
plasaritjeve) është më i madh, f2>f1, atëherë edhe deformimet horizontale janë
më të mëdha, d2>d1. Si edhe anasjelltas nëse zvogëlohet gjerësia e plasaritjeve
zvogëlohet edhe zhvendosja e elementit. Kështu, duke pasur parasysh se
shtangësia e një elementi është në funksion të deformimit të atij elementi, atëherë

136
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

elementi me gjerësi të plasaritjeve më të vogla ka zhvendosje më të vogël


rrjedhimisht ka shtangësi më të madhe dhe anasjelltas.

Faktori i cili drejtpërdrejt ndikon në zvogëlimin e gjerësisë së plasaritjes në një


prerje tërthore është armatura gjatësore në zonën e tërhequr (këtu hyjnë edhe
faktorë që u përmendën më sipër, por faktori kryesor është armatura gjatësore ne
zonën e tërhequr). Kështu, duke rritur sasinë e armaturës në zonën e tërhequr
zvogëlohet gjerësia e plasaritjeve dhe rrjedhimisht rritet shtangësia e elementit.
Do të thotë tek elementet e betonit të armuar sasia e armaturës gjatësore ka
ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e shtangësisë së elementit.

5.4.3.2 Ndikimi i armaturës gjatësore në rezistencën e shtyllës


Një faktor tjetër negativ te shtyllat drejtkëndëshe është edhe ndikimi në kriterin e
projektimit sipas kapaciteteve. Siç u ilustrua në fig. 5.4 te shtyllat me materiale
homogjene në drejtimin e brinjës më të vogël, ky kriter shumë herë mund të mos
plotësohet. Por tek elementet e betonit të armuar aftësia mbajtëse e një elementi
përpos që është në funksion të dimensioneve të prerjes tërthore është edhe në
funksion të sasisë së armaturës gjatësore, kryesisht armaturës në zonën e
tërhequr. Por duke mos përjashtuar edhe armaturën në zonën e shtypur.

Kështu pasi që sasia e armaturës gjatësore rrit shtangësinë e elementit dhe


gjithashtu rrit edhe rezistencën e tij, atëherë me përvetësimin adekuat të sasisë së
armaturës në kuadër të prerjes tërthore mund të zvogëlohet ndikimi negativ i
shtyllave drejtkëndëshe. Në këso situate duhet që të mos tejkalohen kufijtë e
sasisë së lejuar të armaturës në prerjen tërthore.
5.4.3.3 Procedurat adekuate të projektimit të duhur të shtyllës
drejtëkëndëshe
Nëse duhet që në një objekt të përdoren shtylla me dimensione drejtkëndëshe më
së miri është që të aplikohet analiza statike jo lineare për analizimin e
konstruksionit. Por nëse nuk ka mundësi të aplikohet analiza jo lineare, atëherë
duke aplikuar edhe analizën lineare mund të projektohet një shtyllë drejtkëndëshe
në mënyrë të duhur. Parimi i projektimit të shtyllës drejtkëndëshe është si vijon:

137
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

“Hapi I është që konstruksioni të analizohet dhe dimensionohet me shtylla me


prerje tërthore katrore (si format ideale të shtyllave) dhe të
përvetësohet/caktohet prerja tërthore e shtyllave dhe sasia e duhur e armaturës
për ato shtylla, ashtu që projektimi t’i plotësojë të gjitha kriteret e projektimit
sizmik. Pastaj, të merret një shtyllë konzollë me këto dimensione dhe sasi të
armaturës së përvetësuar dhe kjo shtyllë të ngarkohet më një forcë horizontale
fiktive si në shembullin e mësipërm, fig. 5.25. dhe pastaj për këtë element e për
këtë forcë horizontale të caktohet zhvendosja horizontale e kësaj shtylle.

Hapi II është analizimi i konstruksionit me dimensione reale/drejtkëndëshe dhe


bërja e analizës së konstruksionit rishtas. Pastaj bëhet dimensionimi i elementeve
dhe përcaktimi fillestar i dimensioneve dhe i sasisë së armaturës së nevojshme.
Më tej, në po të njëjtën analogji, si në rastin I‐rë, merret një konzollë me lartësi
të njëjtë si dhe llogaritet zhvendosja e kësaj konzolle për forcën e njëjtësi si tek
shtylla konzollë katrore. Këto rezultate të zhvendosjeve krahasohen dhe nëse
zhvendosja e shtyllës më dimensione drejtkëndëshe nuk është e njëjtë me atë të
shtyllës katrore (gjë që zakonisht nuk është), atëherë në shtyllën drejtëkëndëshe
duhet të rritet sasia e armaturës deri sa zhvendosja të jetë e njëjtë me shtyllën
katrore.
Në këtë mënyrë sigurohemi që konstruksioni të ketë shtangësi të duhur edhe nëse
nuk aplikohet analiza jo lineare.

Këtë procedurë e ilustrojmë në një shembull konkret, si vijon:


Marrim shembull një shtyllë të lartë 3m të ngarkuar me forcë horizontale F=100kN
me dy forma të ndryshme të gjeometrisë së elementit. Në rastin e parë, fig. 5.26
a) përvetësohet një shtyllë katrore me dimensione 50x50cm dhe sasi të armaturës
As= 32.15cm2 (1.3%). Nga forca horizontale e aplikuar, kjo shtyllë ka zhvendosje
horizontale Da=43mm.
Në rastin b) është marrë një shtyllë drejtkëndëshe me dimensione 30x100cm. Në
ketë shtyllë është llogaritur sasia e armaturës, ashtu që shtylla të ketë zhvendosje
të njëjtë sikur shtylla katrore, përkatësisht Db=43mm. Në bazë të llogaritjes sasia
e nevojshme e armaturës rezulton As= 78.5cm2 (2.6%).
Nga ky rast shihet se me përvetësimin adekuat të armaturës mund të
kompensohet ndikimi negativ në shtangësi i formës drejtkëndëshe të shtyllës BA.
Pasoja e mbetur e formës derjtkënëshe të shtyllës është rritja e armaturës, në
këtë rast për 100%.

138
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Një tjetër kontroll që duhet të bëhet është edhe kriteri i projektimit sipas
kapaciteteve. Në varësi të rezistencës në përkulje të shtyllës drejtkëndëshe dhe
traut që lidhet në shtyllë duhet të veprohet me rritjen eventuale të sasisë së
armaturës në shtyllë, nëse do të këtë nevojë.

a)

F=100 kN

1 5RØ25

1 2RØ25
1 2RØ25
1 2RØ25
1 5RØ25
3 RUØ10/15

b)

F=100 kN
1 7RØ25

1 7RØ25
1 2RØ25

Fig. 5.26 Mënyra e armimit të shtyllave të formave drejtkëndëshe


b) për arritjen e efektit të afërt sikur të shtyllave të formave katrore (a)

5.5 Projektimi i mureve sizmike

Në këtë tekst me mure sizmike nënkuptojmë muret nga betoni i armuar që janë të
inkorporuara në kuadër të konstruksionit për të ofruar rezistencë ndaj ngarkesave
sizmike. Në shumicën e rasteve këto mure sizmike janë në kuadër të sistemit
konstruktiv dual.

139
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Muret sizmike, zakonisht përvetësohen për ofrimin e shtangësisë së konstruksionit


në drejtimin gjatësor të murit. Mirëpo, këto mure ofrojnë shtangësi edhe në
drejtimin tërthor të murit dhe kjo më së miri mund të dokumentohet nga
shembulli i marrë në fig. 5.26.

Në sjelljen e murit ndaj ngarkesave sizmike janë dy faktorë që luajnë rolin kryesor:
‐ Gjeometria e murit (raporti midis brinjave) dhe,
‐ Mënyra e armimit të murit.

5.5.1 Rëndësia e gjeometrisë së murit sizmik në sjelljen e tij

Në varësi të raportit në mes të brinjave të prerjes tërthore të murit, b/h, ndryshon


edhe sjellja sizmike e murit. Nuk ka ndonjë kufi se sa duhet të jetë raporti b/h për
të definuar sjelljen specifike të murit. Në literaturë janë disa kufij se sa duhet të
jetë raporti në mes të gjerësisë së elementit dhe gjatësisë së tij për t’u konsideruar
ai element mur apo shtyllë, por ai raport vlen vetëm për çështje të modelimit dhe
jo të sjelljes.

Në mure, sa më i madh që është raporti h/b, muri ka shtangësi më të madhe


fillestare në raport me murin që raporti h/ b është me i vogël. Në fig. 5.27 janë
paraqitur diagramet forcë‐zhvendosje të dy shembujve të mureve me raporte të
ndryshme, ku në fig 5.27 a) është muri me raportin h/b, dukshëm më i madh se sa
në fig. 5.27 b).

a) b) c)

h h
b

a)

b)

d
Fig. 5.27 Format e shtyllave dhe diagrami forcë‐zhvendosje i formës përkatëse

140
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Nga diagrami force‐zhvendosje në fig. 5.27 c) shihet se muri me raport h/b më të


madh ka rezistencë dhe shtangësi më të madhe, por nuk ka kapacitet deformabil,
ndërsa muri me raport h/b më të vogël mund të mos ketë rezistencë të njëjtë, por
deformabilitet më të madh sesa muri tjetër. Diagramet e paraqitura në fig. 5.27 c)
janë ilustrative, sepse në sjelljen e përgjithshme të mureve ndikim shumë të madh
ka edhe sasia dhe pozicionimi i armaturës, që në kombinim me formën e murit
ofrojnë sjellje specifike të secilit mur.

Kjo sjellje e mureve është e rëndësishme të kuptohet, sepse varësisht nga lloji i
konstruksionit që projektohet, nga karakteristikat e pritshme të tërmetit vendoset
se çfarë lloji i murit do të ndikonte me mirë në sjelljen e përgjithshme të
konstruksionit.

5.5.2 Armimi i murit sizmik

Armimi i murit mund të përkufizohet si armimi i murit në prerje tërthore, që


definon armaturën gjatësore dhe vendosjen e stafave dhe armimi i murit në
prerje gjatësore, që definon hapin e stafave në gjatësi të tij

5.5.2.1 Armimi i murit në prerje tërthore (armature gjatësore)


Në parim janë dy lloje të armimit të mureve sizmike, të cilat janë të aplikueshme
në inxhinierinë e konstruksioneve. Ato janë:
a) Koncentrimi i armaturës mbajtëse gjatësore në skaje të murit, fig.
5.28 a), ku gjerësia e murit mund të ndryshojë apo të jetë konstante
b) Shpërndarja e armaturës mbajtëse gjatësore përgjatë gjatësisë së
murit, ku gjerësia e murit është konstante, fig. 5.28 b)

141
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)
lc

bw
bw

bc
lw
lw

bw

bc
Fc
f s1 f s2 f s3 f s4 f s5 f s6 f s7 f s8 f s9 f s10
lw
Fs

Fc

Fig. 5.28 Mënyrat e mundshme të armimit të mureve që aplikohen në projektimi sizmik të


konstruksioneve

Forma e armimit të murit të paraqitur në fig. 5.28 a) është forma e armimit e


paraqitur në Eurocode‐n 8, por gjithashtu edhe forma e armimit e rekomanduar
në shumë literatura. Secila nga këto forma të armimit ka veçoritë e veta dhe
ndikimin e vet në sjelljen e përgjithshme të murit. Se, cila formë është më e
përshtatshme mund të kuptohet nëse analizohen rastet konkrete përmes
shqyrtimit të sjelljes jo lineare të elementit/prerjes.

Forma e armimit e murit me armaturë të koncentruar (fig.5.28 a)

Në kuadër të formës të përfshirë në EC8 janë dhënë edhe kriteret për projektimin
e murit. Për DCM (duktilitet të mesëm) këto janë kriteret:

‐ Forca aksiale e normalizuar nuk duhet të kalojë v=0.4


‐ Gjatësia minimale e “lc”‐së duhet të jetë minimum nga 0.15lw dhe 1.5bw.
‐ Armatura gjatësore në pjesën e kufizuar/kritike (sipërfaqja lc x bc) nuk duhet
të jetë më e vogël se 0.5%.
‐ Diametri i armaturës gjatësore në katet e ulëta në pjesën e kufizuar (armuar)
nuk duhet të jetë më e vogël se 12mm, ndërsa në katet e tjerë nuk duhet të
jetë më e vogël se 10mm.

Sa i përket diametrit dhe sasisë së armaturës në pjesën tjetër të murit, brenda dy


kufizimeve (apo te pjesa e ngushtuar e prerjes) nuk ka ndonjë kriter të veçantë.
Kjo pjesë, sipas kësaj qasjeje konsiderohet pjesë në të cilën armatura gjatësore
pritet të kontribuojë, kështu që armimi i kësaj pjesë mund të bëhet konstruktivisht

142
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

dhe me sa më pakë armaturë. Duke u nisur nga parimi i kursimit, zakonisht në këto
raste, këto pjesë armohen me armaturë minimale, e cila me të vërtetë nuk
kontribuon në rezistencën e murit.

Sjellja e murit me këtë formë të armimit të murit mundëson që gjatë ngarkimit të


tij në përkulje e tërë armatura kryesore gjatësore mobilizohet në rezistencë në të
njëjtën kohë.

Veti pozitive e kësaj forme të armimit është se muri ofron shtangësi dhe rezistencë
mjaft të madhe fillestare. Veti negative e kësaj forme të armimit është se në fazën
fillestare te veprimit të tërmetit fillimisht muri ofron shtangësi dhe rezistencë të
madhe dhe mund të thuhet se vetëm muri u reziston ndikimeve. Mirëpo me
vazhdimin e veprimit të ngarkesës/tërmetit dhe me kalimin e pikës së rezistencës
maksimale të tij, muri humb të gjitha tiparet rezistuese dhe më nuk kontribuon
aspak në rezistencë, përkundrazi shndërrohet në ngarkesë për konstruksionin e
mbetur.

Forma e armimit me armaturë të shpërndarë (fig.5.28 b)

Në krahasim me sjelljen e murit në fig. 5.28 a) muri në fig. 5.28 b) ka një sjellje
tjetër. Përderisa te muri nën a), armatura kryesore gjatësore shfrytëzohet
maksimalisht dhe në po të njëjtën kohë, te muri nën b), armatura gjatësore
kryesore nuk shfrytëzohet e tëra maksimalisht në kohen fillestare, por shfrytëzimi
i armaturës gjatësore është kontinual.

Mënyra më e mirë për të kuptuar sjelljet e secilit murë dhe dallimin midis tyre
është që të analizohen rastet konkrete dhe të krahasohen rezultatet e tyre. Për
ilustrim analizohet muri me gjeometri të njëjtë dhe me dy formate armimi të
paraqitura si në fig. 5.29. Në fig., 5.29 a) është muri me armaturë punuese të
koncentruar në skaje dhe në b) është muri me armaturë punuese të shpërndarë
nëpër prerje. Sjellja e paraqitur e këtyre dy mureve është e përgjithshme, për
qështje ilustrimi të ndikimit të formave të armimit në sjellje të murit, ndërsa në
paragrafët pasues janë paraqitur disa situata reale.

Muri i armuar sipas fig. 5.29 a) në fillim ofron shtangësi dhe rezistencë të madhe,
sepse armatura gjatësore është e koncentruar në skaj. Kjo formë e armimit bën që
forca e brendshme 𝐹 (fig. 5.28 a)) të jetë e madhe pasi që distanca nga forca deri
tek aksi neutral është e madhe. Sjellja e këtij muri është paraqitur në fig. 5.29 c).

143
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)
H

3
2
1
H

B
H1

B
H2

B
H3

B
c)
F

Fa
Muri i armruar si ne fig.a)
Muri i armruar si ne fig.a)b
Fb

Fig. 5.29 Mënyra e sjelljes së murit të armuar me gjatësore armaturë të shpërndarë nën
veprimin e ngarkesave të larta dinamike

Te ky rast i armimit muri ka deformabilitet të limituar. Pas arritjes së rezistencës


maksimale, muri humb të gjitha tiparet. Kështu që edhe shtangësia e tij e edhe
rezistenca degradojnë shpejt. Pasi që ky mur ka shtangësi shumë të madhe, e
shumica e ngarkesës sizmike fillimisht në fazën fillestare pranohet nga këto mure
shtyllat fare pak ngarkohen me ngarkesë sizmike.

Muri i armuar ku armatura punuese gjatësore është i shpërndarë në tërë gjatësinë,


sipas fig. 5.29 b) ka tjetër sjellje. Në pjesën fillestare muri ka shtangësi më të vogël
sesa muri tjetër, fig. 5.29 c). Gjithashtu edhe rezistenca e tij në përkulje mund të
jetë më e vogël, sepse forcat 𝑓 janë më të vogla se forca 𝐹 (fig. 5.28 b) si edhe
krahu i forcave 𝑓 (i=1….10,) është më i vogël. Mirëpo ky mur ka kapacitet për

144
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

ruajtjen e rezistencës edhe nën deformime më të mëdha. Gjithashtu, ky mur ka


edhe aftësi deformuese shumë më të mëdha sesa muri nën a), gjë që është veti
shumë e mirë në rezistencën sizmike. Këto tipare të sjelljes së këtij muri janë
shumë pozitive për sjelljen e përgjithshme të konstruksionit për shumë arsye.

Praktikisht, muri me armaturë të shpërndarë, si në fig. 5.29 b), nën ndikimin e


forcave horizontale vepron si mur me dimensione të idealizuara të ndryshme
(prereje terthore punuese e ndryshueshme). Nën veprimin e ngarkesave
horizontale nëse te ky mur armaturat e skajshme deformohen shumë apo
këputen, atëherë ky mur do të ketë sjelljen e një muri më të shkurtër (pjesa e
shrafuar e prerjes tërthore të murit e paraqitur në fig. 5.29 b), por prapë do të
funksionojë si mur me dimensione të reja më të vogla. Kështu nga muri me gjerësi
H krijohet një mur me gjerësi më të vogël H1 por prapë rezistent, edhe pse me
rezistencë më të vogël se rezistenca fillestare. Në këtë mënyrë me vazhdimin e
veprimit të forcave horizontale prapë armaturat e skajshme te murit H1mund të
deformohen shumë, apo të këputen dhe prapë muri të vazhdojë të ofrojë
rezistencë ndaj forcave horizontale me një gjatësi më të vogël, H2. Duke pasur
parasysh se deformimet janë të dy drejtime të kundërta, këputja e armaturës
mund të bëhet edhe në drejtimin e kundërt dhe kështu me vazhdimin e veprimit
të tërmetit pjesa punuese e murit mbetet një zonë e mesme, dukshëm më e vogël
se ajo fillestare. Por edhe pse pjesa punuese e murit mbetet e vogël kjo prapë
është mjaft produktive për sjelljen e konstruksionit.

Ne shikim edhe pse pjesa e parë e mbetur duket e vogël prapë kjo mbetet pjese
punuese e elementit vertikal. Dimensionet punuese të elementit vertikal do t’ishin
B/H3. Kjo pjesë punuese mund të konsiderohet pozitive nga dy këndvështrime:
1) Lidhja e murit me themelin mund të konsiderohet se është krijuar lidhja
çërnjerë dhe si e tillë prapë muri kontribuon me rezistencën sizmike përmes
lidhjeve me elementet horizontale (nyjave me trarët),

2) Pjesa e mbetur mund të konsiderohet shtyllë me dimensione B/H3. Edhe pse


nuk është e zakonshme të trajtohet shtyllë pjesa e mbetur, në fakt e tillë mund të
mbetet. Një trajtim i tillë i pjesës së mbetur të shtyllës mund të jetë shumë
produktiv për ruajtjen e performancës së konstruksionit.

Te këto dy lloje armimi të mureve edhe sasia e energjisë që absorbohet nga muret
është e ndryshme. Nga krahasimi i sipërfaqeve reprezentative të sasisë së

145
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

energjisë që absorbohet nga dy muret, fig. 5.29 c) ku me ngjyrë të kaltër është


sasia e energjisë që absorbohet nga muri a), ndërsa me ngjyrë të kuqe sasia e
energjisë, që absorbohet nga muri b), shihet qartë që muri b) ka edhe kapacitet
absorbues të energjisë më të madhe se sa muri a).

Në varësi të shumë faktorëve, secili mur e ka përshtatshmërinë e aplikimit në


krahasim me murin tjetër. P.sh. nëse në truallin ku do të vendoset objekti pritet të
veprojnë tërmete me intensitet të madh, por me kohëzgjatje të vogël, atëherë më
i përshtatshëm është muri në fig. 5.29 a), ndërsa nëse pritet të ndodhin tërmete
më kohëzgjatje më të madhe, atëherë dukshëm është më i përshtatshëm muri në
fig. 5.29 b). Ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në përshtatshmërinë e
përvetësimit të murit adekuat, që do të përmenden në vazhdim në këtë kapitull.

5.5.2.2 Armimi i murit në lartësi (armaturë tërthore)


Pasi që për elementet vertikale, qoftë shtyllë apo mur, duhet që çërnjerat plastike
të krijohen në fund të elementit (te lidhja me themelin), atëherë për t’u
mundësuar eksploatimi i tërësishëm tipareve të murit, kjo pjesë duhet të armohet
me kujdes.

a) Përcaktimi i zonës së çërnjerës plastike


Te muri çërnjera plastike është në funksion të thellësisë së murit (𝑙 ). Sipas EC8
zona e çërnjerës (apo zona kritike) plastike te muri përkufizohet kështu:

2 𝑙
ℎ ℎ Për ≤ 6 etazhe(kate)
2 ℎ Për ≥ 7 etazhe(kate)

ℎ – lartësia e katit

Në këtë zonë stafat (armaturat prerëse) duhet të vendosen në maksimum 100mm


apo 8F (F ‐diametri i shufrës gjatësore).

5.6 Sjellja e mureve në bashkëpunim me shtyllat dhe me trarët

Performanca e një konstruksioni më së miri sigurohet në përvetësimin e


elementeve, të cilat në kombinim mundësojnë rezistencë më të mirë sizmike të

146
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

tërë konstruksionit. Me ofrimin e rezistencës së mirë sizmike kuptohet ofrimi i


shtangësisë së duhur dhe kapacitetin maksimal të absorbimit të energjisë. Kështu
përpos përvetësimit të elementeve që kanë sjellje të mirë sizmike individuale,
rëndësi gjithashtu të madhe ka edhe përvetësimi i dimensioneve të elementeve
që formojnë konstruksionin të cilat së bashku ofrojnë rezistencën më të mirë.

5.6.1 Sjellja e mureve në bashkëpunim me shtyllat

Kombinimi i sjelljes se mureve dhe shtyllave ka të bëjë me raportin e kontributit të


elementit individual në pranimin e ngarkesës sizmike në secilin inkrement kohor
të veprimit të tërmetit. Raporti i kontributit nënkupton përqindjen e
shfrytëzueshmërisë së rezistencës së elementit në raport me kapacitetin maksimal
të atij elementi.

Janë një mori faktorësh, që ndikojnë në përzgjedhjen adekuate të dimensioneve


të elementeve, të cilët mund të jenë të ndryshëm në secilin objekt. Nuk ka ndonjë
procedurë të definuar apo ndonjë shprehje, e cila mund të përdoret për
përvetësimin adekuat të elementeve. Vendimi duhet të bëhet nga gjykimi i
projektuesit në varësi të secilit rast individual.

Në rastet kur në kuadër të ramit janë edhe shtyllat edhe muret, muret fillimisht
pranojnë ngarkesën sizmike. Kjo do te thotë për një zhvendosje D shfrytëzimi i
kapacitetit të murit është më i madh sesa shfryrëzimi i kapacitetit të shtyllës. Edhe
pse muri ka shtangësi shumë më të madhe sesa shtylla, prapë në fazën fillestare
edhe shtyllat mund të kontribuojnë, gjithashtu. Kontributi i shtyllës definohet në
raportin e shfrytëzueshmërisë së saj në momentin kur muri arrin kapacitetin
maksimal të shfrytëzueshmërisë.

Sjellja e kombinimit të mureve dhe shtyllave në kuadër të një sistemi më se miri


prezantohet, duke studiuar raste konkrete e pastaj, duke analizuar faktorët
ndikues në rezultat si edhe ndikimin që mund të ketë ndryshimi i faktorëve
relevantë.

Për të ilustruar ndikimin e faktorëve relevantë zhvillojmë një shembull konkret.


Për ilustrim merret një ram, një konzollë e përbërë me dy elemente vertikale
(shtylla dhe muri), fig. 5.30. Në këtë rast elementet nuk do të ngarkohen me forcë
horizontale, por kontributi i secilit element do të analizohet përmes zhvendosjes

147
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

njësi të elementeve. Në këtë shembull dimensionet dhe armimi i elementeve


është përvetësuar sa më i afërt me situatat reale praktike. Në këtë shembull do të
analizohet forma e armimit të murit në bashkëpunim të sjelljes mure‐shtylla në
ram.

150
As=4Ø20mm
40 40

25

50
As=8Ø12mm 50

300

Fig. 5.30 Mënyra e bashkëveprimit të murit dhe shtyllës në pranimin


e ngarkesës sizmike, rasti kur shtylla është katrore.

Rasti I –
Në këtë rast do të analizohet rasti kur shtylla ka formë katrore dhe forma e armimit
të murit me armaturë të koncentruar në skaje, fig. 5.30. Analiza do të bëhet, duke
përcjellë rezistencën e elementeve, rezistencën maksimale dhe rezistencën për
zhvendosje të caktuar.

Pas analizës kanë dalë këto rezultate:


‐ Rezistenca maksimale në përkulje e murit është:
𝑀 850𝑘𝑁𝑚

‐ Deformimet e murit për ngarkesën maksimale në përkulje janë:


∆ 12𝑚𝑚

148
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

‐ Rezistenca maksimale në përkulje e shtyllës është:


𝑀 358𝑘𝑁𝑚

Për të përcaktuar kontributin e shtyllës në bashkëpunimin e sjelljes në mes të


murit dhe shtyllës duhet të llogaritet sa do të jetë sasia e rezistencës së shtyllës në
zhvendosjen maksimale të murit që ëeshtë 12mm. Kjo bëhet duke llogaritur
momentin e përkuljes në shtyllë, që do të shkaktonte deformim d=12mm. Pas
analizës caktohet kjo vlerë e momentit të përkuljes që është:

𝑀 155𝑘𝑁𝑚

Raporti i shfrytëzueshmërisë së shtyllës në momentin e shfrytëzimit të kapacitetit


maksimal të murit është:

𝑀 155
𝑟 43%
𝑀 358

Për rastin e marrë në studim, shfrytëzueshmëria e kapacitetit të shtyllës në vlerë


43% konsiderohet shumë e mirë dhe ky është indikacion se në pranimin e
ngarkesës sizmike në pikën e shfrytëzueshmërisë maksimale të murit edhe shtyllat
janë kontribuese të mira.

Në fig. 5.31 janë paraqitur diagramet e M-f të prerjes tërthore për murin dhe
shtyllën, për të pasur një pasqyrë më të mirë për kapacitetin deformabil të
prerjeve përkatëse.

a) b)

Moment-Curvature Moment-Curvature
360.0
800.0

300.0

600.0
240.0
Moment (kNm)
Moment (kNm)

400.0 180.0

120.0
200.0
60.0

0.0 0.0
0.0 30.0 60.0 90.0 120.0 150.0 180.0 0.0 20.0 40.0 60.0 80.0 100.0 120.0
Curvature (rad/km) Curvature (rad/km)

Fig. 5.31 Diagrami moment – kurbaturë i murit (a) dhe shtyllës (b), të armuar si në fig. 5.30.

149
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Për këtë rast studimi mund të konkludohet se kapaciteti maksimal në përulje i


ramit (mure + shtyllë) është:
𝑀 850 155 1,005 𝑘𝑁𝑚

Rasti II
Në këtë shembull ilustrohet rasti kur shtylla ka dimensione drejtkëndëshe dhe në
drejtimin x‐x shtylla është e kthyer nga brinja më e shkurtër, fig. 5.32, përderisa
muri është i armuar më armaturë të koncentruar në skaje. Gjithashtu dimensionet
dhe armimi i elementeve është përvetësuar sa më i afërt me rastet praktike.

As=9Ø16mm

150

100
40 40
25

As=8Ø12mm 25

300

Fig. 5.32 Mënyra e bashkëveprimit të murit dhe shtyllës në pranimin


e ngarkesës sizmike, rasti kur shtylla është drejtkëndëshe.

Sasia e armaturës së shtyllës me dimensione 25x100 është përvetësuar e përafërt


me sasinë e armaturës në shtyllën e rastit të parë më qëllim të ilustrimit të dallimit.

Pas analizës së elementeve rezultatet janë si vijon:


𝑀 850𝑘𝑁𝑚,
∆ 12𝑚𝑚

150
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

𝑀 240𝑘𝑁𝑚

𝑀 52𝑘𝑁𝑚, rezistenca në përkulje në deformimet 12mm

𝑟 22%, shfrytëzueshmëria e shtyllës në kuadër të

bashkëpunimit me murin

a) b)

Moment-Curvature Moment-Curvature
800.0

200.0

600.0
160.0
Moment (kNm)

400.0 Moment (kNm) 120.0

80.0
200.0
40.0

0.0 0.0
0.0 30.0 60.0 90.0 120.0 150.0 180.0 0.0 50.0 100.0 150.0 200.0 250.0
Curvature (rad/km) Curvature (rad/km)

Fig. 5.33 Diagrami moment – kurbaturë i murit (a) dhe shtyllës (b), të armuar si në fig. 5.32

Në rastin e dytë kapaciteti maksimal në përkulje ramit (mure + shtyllë) është:


𝑀 850 52 902 𝑘𝑁𝑚

Nga krahasimi i rezultateve të rasteve I dhe II mund të kuptojmë se:


‐ Sa më të rregullta që janë shtyllat, aq më shumë kontribuojnë në rezistencën
sizmike të konstruksionit dhe në kombinim me muret sizmike ofrojnë
rezistencë më të madhe sizmike. Duke pasur parasysh faktin se në kuadër të
një rami mund të ketë më shumë se një shtyllë, atëherë kontributi i të gjitha
shtyllave është mjaft domethënës.
‐ Në rastin II gati e tërë ngarkesa sizmike fillimisht rezistohet nga muret. Këtu
qëndron një rrezik i madh. Rreziku qëndron në atë se nëse forca sizmike është
më e madhe sesa kapaciteti maksimal i murit (që për tërmetet e moderuara
për objekte standarde edhe është), atëherë në momentin që muri
degradohet (të humbë aftësinë mbajtëse dhe të “shkatërrohet”) atëherë
pjesa tjetër e veprimit të tërmetit, do të rezistohet nga shtyllat. Nëse
projektimi i shtyllave nuk është si duhet, atëherë objekti lehtë mund të
shkatërrohet.

151
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Kjo situatë më së miri ilustrohet me një shembull një ram që e ka një mur dhe
3 shtylla të armuara si në fig.5.32. Detajet e ramit janë paraqitur në fig. 5.34.
Qëllimi i këtij shembulli është të përcillet rezistenca maksimale horizontale e
ramit në momente të ndryshme të veprimit të forcës.

300
x

Fig. 5.34 Sjellja e një rami të përbërë nga një mur dhe tri shtylla

Forca që rezistohet nga rami është në funksion të shumës së forcave rezistuese


horizontale të elementeve individuale. Forca rezistuese horizontale e elementeve
individuale në momentin e rezistencës maksimale të murit është:
o Forca rezistuese e murit:
𝑀 850
𝐻 283𝑘𝑁
300𝑐𝑚 300𝑐𝑚
o Forcat rezistuese e një shtylle:

𝐻 17𝑘𝑁,

Rrjedhimisht, forca totale rezistuese maksimale e ramit është:

𝐹 283 3 17 334 𝑘𝑁

, ku:𝐻 është forca maksimale horizontale në lartësinë 3m që pranon muri


𝐻 është forca maksimale horizontale në lartësinë 3m që pranon shtylla
𝑀 është momenti i përkuljes maksimale pranon muri
𝑀 është momenti i perkuljes që pranon shtylla për deformime 12mm apo në
kohën e rezistencës maksimale të murit.
𝐹 është forca maksimale horizontale që pranon rami në lartësinë 3m

152
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Nëse në ram në një moment kohor gjatë veprimit të tërmetit forca horizontale
është me e madhe se 334 kN, atëherë ndikimet në mur do të tejkalojnë
rezistencën e murit dhe ai do të shkatërrohet. Pas shkatërrimit të murit, shtyllat
janë elementet e vetme, që do të rezistojnë forcën sizmike.
Forca rezistuese totale vetëm e shtyllave është:
240
𝐹 3 𝐹 3 240𝑘𝑁
300𝑐𝑚

Në një inkrement kohor menjëherë pas shkatërrimit të murit, akoma forca


horizontale mund të jetë e madhe dhe nëse forca horizontale është me e madhe
se rezistenca e shtyllave (240kN), atëherë shumë lehtë i tërë objekti mund të
shkatërrohet.

Shembujt e ilustruar më sipër janë të idealizuar dhe gjithashtu vlerat janë


ilustrative, ndërsa qëllimi është që të kuptohet bashkëpunimi i ndërsjellë i formave
të elementeve vertikale. Në situata të ndryshme të ramit shpërndarja e
momenteve nëpër elemente vertikale është në funksion të kushteve konturore të
elementeve vertikale me rigelin. Ky ilustrim është marrë për rastin lidhjes së
elementeve vertikale me rigelin si lidhje çërrnjerë për thjeshtëzim të prezantimit,
mirëpo edhe nëse lidhja me rigelin është e shtangët (inkastrim) parimi është i
njëjtë.

5.6.2 Sjellja e mureve në bashkëpunim me trarë

Trarët jenë elementet te të cilat bëhet shkarkimi i ngarkesës sizmike. Projektimi i


mureve dhe trarëve duhet të bëhet në atë mënyrë që të mundësohet rezistenca
më e mirë sizmike e konstruksionit

Parimisht konstruksioni duhet të këtë shtangësinë e duhur (zakonisht kjo


nënkupton shtangësi të madhe) si edhe kapacitet të madh shuares të energjisë.
Këto dy tipare arrihen, jo vetëm duke përvetësuar dimensionet e duhura dhe
armimet përkatëse të elementeve individuale, por gjithashtu duke përvetësuar
dimensionet, veçanërisht mënyrën e armimit të elementeve individuale ashtu që
në një bashkëpunim ndërmjet vete të ofrojnë rezistencë maksimale.

Në këtë bashkëpunim murit dhe traut ndikim kanë dimensionet e ndërsjella, të


murit dhe të traut, por edhe mënyra e armimit të murit.

153
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Në vijim do të paraqitet ndikimi i formës së armimit të murit në sjelljen e traut. Për


shembull ilustrues merret një ram i thjeshtë më një fushë dhe një kat. Për të qenë
ilustrimi sa më real i sjelljes së konstruksionit ndikimet e ramit merren duke
analizuar konstruksionin me një fushë në drejtimin x‐x dhe dy fusha në drejtimin
y‐y, ashtu që rami i mesit si më i ngarkuari me ngarkesë gravitacionale merret për
analizë. Gjithashtu, në këtë konstruksion edhe ndikimi i pllakës së meskatit si në
ndikime dhe shtangësi, ashtu edhe në rezistencë të prerjes merret parasysh.
Detajet e shembullit ilustrativ si edhe ndikimet relevante statike janë paraqitur në
fig. 5.35.

a)
150 150
40 40 40 40
25

25
As=8Ø12mm As=8Ø12mm

As1=Ø10 / 15 mm
18
300

As1=5Ø16mm
50

Ask=2Ø12mm

25 As1=4Ø16mm

150 500 150

b) M=110 kNm

M=190 kNm M=142 kNm

M=850 kNm M=850 kNm

Fig. 5.35 Bashkëveprimi midis murit dhe traut në një ram planar njëkatësh, detajet e ramit
të mesit (a) dhe ndikimet statike (b). Shembulli kur muri është i armuar me armaturë të
koncentruar në skaje.

154
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

5.6.2.1 Rasti I – Muri i armuar me armaturë të koncentruar në skaje

Ndikimi i bashkëveprimit të murit dhe traut të detajuar si në fig. 5.35 a), në


rezistencën e konstruksionit mund të ilustrohet përmes përcjelljes së ndikimeve
në elemente dhe gjendjes së elementeve nën këto ndikime.

Në këtë shembull ilustrativ, intensiteti i ngarkesës horizontale është përcaktuar të


jetë i atillë, që të gjenerojë momentin e përkuljes në mur që është ekuivalent me
rezistencën maksimale të murit në përkulje. Për këtë ngarkesë horizontale janë
caktuar ndikimet statike edhe në tra.

Nga shpërndarja e momenteve të përkuljes, fig. 5.35 b) vërehet se forca, e cila


gjeneron momentin maksimal rezistues në mur, Ms/Mr=850/850 kNm (Ms –
momenti i përkuljes në elemente, Mr – kapaciteti në përkulje i elementeve), në tra
do të gjenerojë momentin e përkuljes me vlerë Ms=110kNm.

Për analizimin e bashkëpunimit të sjelljes së elementeve janë paraqitur kapacitetet


në përkulje të elementeve përmes diagrameve M-f, për mur (a) dhe për tra (b),
në fig. 5.36. Për tra diagrami M-f është paraqitur për rastin kur zona e sipërme
është e tërhequr më ç’rast edhe armaturat e pllakës për gjerësinë efektive janë
marrë për bazë në kontribut të rezistencës së elementit.

a) b)

Moment-Curvature
600.0

500.0
Moment (kNm)

400.0

300.0

200.0

100.0

0.0
0.0 5.0 10.0 15.0 20.0 25.0 30.0 35.0
Curvature (rad/km)

Fig. 5.36 Diagrami moment –kKurbaturë i murit (a) dhe traut (b), të armuar si në fig. 5.30

Nga vrojtimi i diagramit M-f në fig. 5.36 b) mund vërehet se në momentin e


shfrytëzimit të rezistencës maksimale të murit (Mr=850kNm) shfrytëzueshmëria e
traut afërsisht 20% të kapacitetit të tërësishëm në përkulje (

155
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

𝑘𝑁𝑚 . Gjithashtu vërehet se për këtë vlerë të momentit të përkuljes (Ms


=110kNm) trau do të jetë akoma në stadin linear të sjelljes.

Veçori tjetër e rëndësishme është se në momentin e arritjes së rezistencës


maksimale te murit deformabiliteti i traut do të jetë afërsisht 10% të kapacitetit
maksimal deformabil të tij. Nga kjo mund të kuptohet së në këtë lidhje të traut dhe
murit, edhe pse rezistenca e përgjithshme e murit është më e madhe prapë
çërnjerat plastike formohen në mur dhe jo në tra. Gjithashtu në këtë rast sasia
totale e energjisë që absorbohet nga konstruksioni është sasia e energjisë që
absorbohet nga muri, sepse në pikën e kolapsit të murit trau akoma është në
stadin linear të sjelljes dhe sasia e energjisë që absorbohet nga trau është shumë
e vogël apo neglizhente.

Nga kjo analizë mund të konkludohet se kjo është një zgjidhje jo shumë e
përshtatshme, sepse në këtë rast muri shkatërrohet plotësisht, ndërsa trau nuk
ofron fare kontribut në absorbimin e energjisë.

Edhe pse në këtë ilustrim është marrë një ram njëkatësh, parimi është i njëjtë edhe
për ramat me shumë kate. Kjo formë e armimit të murit (sasia e madhe e
armaturës e koncentruar në skaje të murit, ndërsa sasia minimale në mes) bën që
muri të ketë rezistencë dhe shtangësi të madhe fillestare, por kapacitet të vogël
deformabil. Për të mundësuar formimin e çërnjerave plastike në trarë muri duhet
të deformohet mjaftueshëm dhe kjo sasi e deformimit është e vështirë e arritshme
te muret me këtë formë të armimit.

5.6.2.2 Rasti II ‐ Muri i armuar me armaturë të shpërndarë


Për të kuptuar ndikimin e armimit të murit më armaturë të shpërndarë në
bashkëveprimin e murit me traun në rezistencën e konstruksionit analizohet i njëjti
shembull i paraqitur në fig. 5.35.

Mënyra armimit të murit është paraqitur në fig. 5.37. Për të pasqyruar qartë
dallimin e mënyrës së armimit, sasia totale e armaturës në të dyja rastet e armimit
të murit është përvetësuar e njëjtë njësoj.

156
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

150 150
As=9Ø12mm As=9Ø12mm
As=2Ø12mm As=2Ø12mm
25

25
As=9Ø12mm As=9Ø12mm

As1=5Ø16mm
300

Ask=2Ø12mm

50
As1=4Ø16mm
25

150 500 150

Fig. 5.37 Bashkëveprimi midis murit dhe traut në një ram planar njëkatësh kur muri është i
armuar me armaturë të shpërndarë përgjatë murit

Ndryshimi i mënyrës së armimit të murit ndryshon edhe formën e diagramit M-


f të murit. Në fig. 5.38 a) janë paraqitur diagramet M-f për të dyja rastet e
armimit të murit (për çështje ilustrative) ku me të kaltër është paraqitur rasti I‐rë
i armimit (muri me armaturë të koncentruar në skaje), ndërsa me të kuqe është
paraqitur rasti II‐të i armimit (muri me armaturë të shpërndarë). Ndërsa diagrami
M-f i traut, edhe pse i njëjtë me rastin I‐rë është paraqitur në fig., 5.38 b).

a) b)
Moment‐Curvature Moment‐Curvature

600.0
800.0
Menyra e armimit 500.0
Rasti i I-rë
600.0 Rasti i II-të
400.0
Moment (kNm)
Moment (kNm)

300.0
400.0
200.0

200.0
100.0

0.0
0.0 0.0 5.0 10.0 15.0 20.0 25.0 30.0 35.0
0.0 30.0 60.0 90.0 120.0 150.0 180.0
Curvature(rad/km)
Curvature(rad/km)

Fig. 5.38 Diagrami moment – kurbaturë i murit (a) dhe traut (b), të armuar si në fig. 5.37

157
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Nga diagramet në fig. 5.38 a) mund të shihet se rasti i armimit ku armatura


kryesore shpërndahet në tërë gjatësinë e murit është më i favorshëm sesa rasti i
koncentrimit të armaturës në skaje. Në të dyja rastet e armimit të murit rezistenca
e murit për rastet konkrete është afërsisht e njëjtë, mirëpo kapaciteti deformabil
i elementit te rasti II‐të (shpërndarja e armaturës gjatësore) është dukshëm më i
madh sesa te rasti I‐rë. Gjithashtu edhe kapaciteti total i absorbimit të energjisë
te muri i rastit II‐të është dukshëm më i madh se te muri i rastit I‐rë.

Ajo që është më e rëndësishme për rezistencën sizmike të konstruksionit është


sjellja në bashkëpunim e murit me traun. Në këtë rast nga diagrami M-f i murit
mund të vërehet se edhe për deformime të mëdha (edhe pse deformimet janë në
pjesën e segmentit me rëniet e rezistencës së murit) muri me armaturë të
shpërndarë ruan rezistencën në përkulje së sasi të konsiderueshme. Edhe pse
rezistenca në përkulje duket se bie shumë, në krahasim me aftësinë mbajtëse
fillestare, nëse krahasohen vlerat e rezistencës në përkulje të këtij muri me të
shtyllës së paraqitur në fig. 5.31 (ku kapaciteti në përkulje i shtyllës është
Mr=360kNm), shihet se edhe për deformime shumë të mëdha prapë ky mur mund
të ketë rezistencë në përkulje sa të një shtylle tipike.

Fakti që me rritjen e deformimeve muri me armaturë të shpërndarë prapë


posedon rezistencë të mirë në përkulje, mundëson që në një moment në trarë të
zhvillohen çërnjera plastike dhe prapë muri të jetë stabil. Me këtë formë të
armimit të murit kushtet kufitare të murit në lidhjen me themelin ndryshojnë nga
inkastrimi në çërnjerë. Ky ndryshim i kushteve kufitare është i nevojshëm, në
mënyrë që të mundësohet deformimi i konstruksionit dhe të lejojë formimin e
çërnjerave plastike në trarë.

Me këtë lloj të murit konstruksioni fiton kapacitet maksimal të absorbimit të


energjisë, sepse edhe muri, i cili ka kapacitet të madh eksploaton atë kapacitet por
edhe trarët shfrytëzojë kapacitetin e tyre të absorbimit të energjisë (kjo vlen për
objektet shumëkatëshe). Kështu sasia e energjisë që absorbohet nga sistemi është
shumë më e madhe se në rastin I‐rë.

Nga krahasimi i sjelljes së përgjithshme të murit me këto dy forma të armimit


mund të konkludohet se muri me armaturë të shpërndarë në tërë gjatësinë është
më i favorshëm sesa muri me armaturë të koncentruar në skaje.

158
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Vërejtje:
Edhe pse çërnjerat plastike duket se formohen në dy elementet, edhe në shtyllë
edhe në tra, fakti që dy elementet ruajnë shtangësinë dhe rezistencën edhe në
sjellje jo linearë, nga aspekti statik, konstruksioni prapë mbetet statikisht stabil
edhe në një objekt njëkatësh.

5.7 Sjellja sizmike e trarëve

Trarët janë elementet kryesore prej të cilëve pritet të bëjnë absorbimin e energjisë
sizmike, përmes krijimit të çërnjerave plastike. Për këtë arsye duhet’i kushtohet
rëndësi e madhe projektimit dhe detajimit të trarëve.

5.7.1 Kriteret e projektimit të ë trarëve për rezistencë sizmike

Projektimi i trarëve bëhet duke marrë për bazë kombinimet më të disfavorshme


të të gjitha ngarkesave.

Në temat e mëhershme janë trajtuar çështjet që kanë të bëjë me sjelljen e traut.


Këtu do të prezantohen kriteret e detajimit të traut për të siguruar një sjellje sa
më të mirë ndaj ngarkesave ciklike horizontale. Me detajim nënkuptojmë
përvetësimin e dimensioneve të traut më saktë raporteve midis dimensioneve të
prerjes tërthore si edhe përvetësimin e sasisë dhe pozicionimin e armaturës në
tra.

a) Dimensionet e prerjes tërthore të traut


Dimensionet e prerjes tërthore të traut janë në funksion të:
‐ Përmbushjes se kritereve për stabilitet lokal të elementit (kushtet kufitare të
shfrytëzueshmërisë dhe kushtet kufitare përfundimtare)
‐ Kërkesave për absorbimin e energjisë.

Nga këto kritere dalin si rezultat dimensionet e prerjes tërthore dhe sasia e
armaturës së nevojshme. Është e qartë se një tra, i cili ka lartësinë më të madhe
së gjerësinë ka sjellje më të mirë në të gjitha aspektet sesa në të kundërtën. Në
shumicën e literaturave dhe kodeve kërkohet që raporti midis dimensioneve të
prerjes tërthore të traut të jetë 𝑏 ℎ.

159
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Sot kur kërkesat arkitektonike janë të ndryshme është mirë të dihet se ky kriter
nuk është detyrimisht fiks. Një tra mund të ketë raport tjetër të dimensioneve të
prerjes tërthore dhe prapë t’i plotësojë kriteret e stabilitetit dhe të ketë sjellje të
mirë sizmike. Kufiri i poshtëm i gjerësisë së traut mund të jetë akoma më poshtë,
ndërsa kufiri i sipërm mund të jetë akoma më i lartë. Mund që trau të ketë
gjerësinë më të madhe se lartësinë dhe prapë t’i përmbushë të gjitha kriteret.

Të gjitha mundësitë janë të aplikueshme, me kusht që të bëhen analiza dhe


verifikime adekuate. Verifikimet që duhet të bëhen në trarëgjatë dimensionimit të
konstruksionit janë:

1. Shtangësia globale e konstruksionit


2. Stabiliteti lokal i traut, kontrollimet sipas GjKP (ULS) dhe GJKSh (SLS)
3. Duktiliteti i prerjes

b) Përvetësimi i armaturës në tra


Sasia dhe vendosja e armaturës në tra është më shumë rëndësi për sjelljen e traut.
Pos plotësimit të kushteve të elaboruara në temat e mësipërme, kriteret minimale
për armaturë të trarëve janë:
‐ Sasia minimale e armaturës tërheqëse në tra duhet të jetë 0.15% e sipërfaqes
së prerjes tërthore të traut
‐ Sasia minimale e armaturës në shtypje në tra duhet të jetë 50% e sasisë së
armaturës në tërheqje.
‐ Trarë mbi lartësinë 40cm duhet të armohen me armaturë shtesë gjatësore në
mes të traut, fig. 5.39 b) dhe c) dhe kjo armaturë duhet të jetë e lidhur me
stafa, apo shufër. Arsyeja është, sepse kështu sigurohet një mbërthim më i
mirë i betonit të traut.
‐ Nëse gjerësia e traut është e madhe, atëherë stafat duhet të dyfishohen dhe
të vendosen si në fig. 5.39 c) me qëllim të mbërthimit të betonit dhe pengimit
të epjes së armaturës gjatësore.

160
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b) c)

lc lc

Fig. 5.39 Mënyra e rekomanduar e armimit të traut, sipas EC 8‐s

Në rastet kur kërkesat për stafa për të i rezistuar forcave prerëse janë të vogla,
atëherë këto janë kërkesa minimale për armim me armaturë tërthore (sipas EC8‐
s):
‐ Diametri minimal i stafës duhet të jetë 𝑑 6 𝑚𝑚. Për shumicën e
konstruksioneve shumë herë nga kërkesa për pranimin e forcave prerëse
diametri istafave rezulton të jetë më i madh.
‐ Distanca minimale e stafave nuk duhet të jetë më e madhe se:

𝑠 𝑚𝑖𝑛 ℎ /4; 24𝑑 ; 225; 8𝑑

, ku ℎ është lartësia e traut, 𝑑 është diametri I amraturës gjatësore.

Këto kritere janë minimale, por për të siguruar një duktilitet të nevojshëm duhet
të merret parasysh edhe kriteri për mbërthim të betonit (si te shtyllat). Për këtë
arsye në varësi edhe të numrit të shufrave gjatësore dhe gjerësisë dhe lartësisë së
traut duhet të përdoren edhe stafa shtesë (mbi këtë kriter). Në fig. 5.39, b),c) janë
paraqitur dy raste të armimit të traut për të shtanguar betonin dhe për të rritur
duktilitetin.

5.7.2 Detajimi i vendit të krijimit të çërnjerave plastike në trarë

Vendi i krijimit të çërnjerave plastike në trarë duhet të kuptohet mirë dhe të


definohet qartë, sepse në këto vende, apo në këtë zonë, duhet që detajimi të
bëhet adekuat në mënyrë që elementi të ofroje duktilitetin e kërkuar. Përpos
vendit të krijimit të çërnjerës plastike duhet të dihet edhe gjatësia e çërnjerës
plastike.

161
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Në shumicën e rasteve për objektet “tipike” çërnjerat plastike krijohen në afërsi të


shtyllave. Në këto raste gjatësia e çërnjerës plastike mund të llogaritët nga faqja e
shtyllës në drejtim të traut. Gjatësia që zhvillohet çërnjera plastike, apo siç njihet
“gjatësia kritike” (𝑙 ) te trau është në funksion të lartësisë së traut (ℎ ). Në
Eurocode‐n 8 për DCM kërkohet që 𝑙 ℎ , ndërsa për DCL‐në kërkohet që 𝑙
1.5ℎ .

Detajimi në këtë zonë duhet të bëhet që të mundësojë duktilitet të lartë të prerjes


(duktilitet në përkulje). Në kode dhe literaturë të ndryshme jepen vlera të
ndryshme për duktilitet që duhet të arrihet. Vlera e cila ceket më së shumti është
një vlerë e përgjithësuar dhe është 𝜇 8. Sipas Eurocode‐it 8 vlera e duktilitetit
që duhet të arrihet është:
𝜇∅ 2𝑞 1, nëse 𝑇 𝑇
𝜇∅ 1 2 𝑞 1 𝑇 /𝑇 , nëse 𝑇 𝑇

, ku 𝑞 është faktori I sjelljes, 𝑇 është perioda e lëkundjeve në modin e parë dhe


𝑇 perioda e limitit të sipërm në spektrin e përshpejtimit (sipas vlerave të spektrit
në E 8). Vlera 𝜇 8 në fakt është më e madhe se vlera që kërkohet sipas EC8‐s,
kështu që nëse arrihet kjo vlerë, atëherë kemi një element me duktilitet të lartë.

5.7.2.1 Rëndësia e detajimit të çërnjerës plastike (zonës kritike)

Përpos që mundëson që të bëhet absorbimi i energjisë sizmike një çërnjerë e mirë


projektuar ruan integritetin strukturor të traut. Çërnjera ideale është ajo që me
përfundimin e veprimit të ngarkesave horizontale, ajo zonë prapë ruan aftësinë
mbajtëse dhe shtangësinë e saj, duke mos lejuar deformimin (rrotullimin)e prerjes
nën veprimin e ngarkesave vertikale.

Nëse çërnjera plastike nuk është detajuar mirë, atëherë në elementet e


konstruksionit mund të paraqiten dëmtime të mëdha lokale. Një tra me kushtet
konturore inkastrim në të dyja skajet ka shpërndaje të momentit të përkuljes si në
fig. 5.40 a). Nëse pas veprimit të tërmetit zona ku krijohet çërnjera plastike humb
shtangësinë e saj, atëherë kushtet konturore ndryshojnë ku te këto zona shkalla e
inkastrimit bie shumë. Në atë sisutatë këto zona, do të mundësojnë rrotullim edhe
nën veprimin e ngarkesës vertikale, me çka kushtet konturore të këtyre zonave
ndryshojnë nga inkastrimi në çërnjerë, fig. 5.40b). Në kushtet konturore të
inkastrimit ideal momenti i përkuljes në mes të traut është 𝑀 , me të cilin

162
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

moment zakonisht edhe dimensionohet trau për pjesën e fushës. Më ndryshimin


e kushteve konturore momenti i përkuljes bëhet 𝑀 , që i bie se momenti
~
i përkuljes në mes të traut rritet për më shumë së 100%.

Msd=ql²/24
l

b) q

Msd=ql²/(8-12)
l

Fig. 5.40 Shpërndarja e momenteve të përkuljes në një tra të inkastruar


në të dyja anët; a) Trau para krijimit të çërnjerave plastike dhe
b) trau pas krijimit te çërnjerave plastike

Vlera 8~12 është më reale, sepse zonat e çërnjerave plastike prapë mund të
ruajnë në një masë shtangësinë dhe ofrojnë një sasi të rezistencës. Sa mund të
ruhet shtangësia është relative, por ajo që është e rëndësishme është se, sa më
shumë që humbet shtangësia e prerjes kritike, aq më i madh rezulton momenti në
mes të traut. Në këtë situatë momenti i përkuljes në mes të traut është më i madh
sesa kapaciteti për të cilin është dimensionuar trau dhe kështu mund të vihet te
situata ku trau dëmtohet shumë nga ngarkesat vertikale (apo edhe shkatërrohet).
Kjo zakonisht mund të ndodh te konstruksionet që kanë hapësirë të dritës së
madhe, sepse te këto konstruksione ky dallim është më i theksuar.

163
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Gjatë procesit të krijimit të çërnjerës plastike (veprimit të tërmetit) zona kritike


ngarkohet në tërheqje në të dyja zonat (lart dhe poshtë prerjes). Kjo bën që zona
kritike të pësojë plasaritje të mëdha, fig. 5.41.

a) b)

Fig. 5.41 Gjendja e një çërnjere plastike gjatë eksperimentit

Në fig. 5.41 a) është paraqitur një sjellje e dy elementeve të projektuara dhe


detajuara mirë. Nëse zona kritike nuk detajohet mirë, atëherë mund që një
plasaritjet në një prerje të jetë në tërë sipërfaqen e prerjes, fig. 5.41 b). Kjo do
t’ishte një prerrje që ka humbur rezistencën në përkulje dhe është shndërruar në
çërnjerë.

5.8 Pllakat e meskatit

Në një objekt qëllimi kryesor i konstruksionit të meskatit është:


‐ Për të mbajtur ngarkesën vertikale dhe për të transferuar ngarkesën përmes
trarëve (apo drejtpërdrejt) në shtylla të konstruksionit,
‐ Të bëjnë shpërndarjen e ngarkesës (horizontale) sizmike nëpër elemente
vertikale të konstruksionit,
‐ Ofrojëi shtangësi te konstruksionet pa trarë dhe,
‐ Kontribojë në absorbimin e energjisë së tërmeteve.

Llojet tipike të konstruksioneve të meskatit, që në përgjithësi hasen në praktikën


inxhinierike, në tërmet që përdoren, janë:
‐ Pllaka me trarë, fig. 5.42 a)

164
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

‐ Pllaka pa trarë , fig. 5.42 b)


‐ Pllaka me trarë alternativë , fig. 5.42 c)
‐ Pllaka me trarë sekondarë, fig. 5.42 d)
‐ Pllaka të brinjëzuara, fig. 5.42 e)

Te konstruksionet monolite konstruksioni i meskatit është një dhe nuk ekziston


ndarja fizike midis pllakës dhe traut. Andaj konstruksioni bazë i meskatit është
pllaka, e cila pastaj mund të jetë me forma dhe brinjëzime të ndryshme (trarët në
fakt janë brinjëzimet e pllakës dhe janë pjesë e saj).

Se cila formë e konstruksionit të meskatit është zgjidhja më e mirë varet nga


shumë faktorë. Praktika e ndërtimit është e atillë që në shumicën e rasteve është
çmimi që përcakton llojin që aplikohet. Mirëpo, ka edhe raste kur kërkesat
arkitektonike janë vendimtare për përzgjedhjen e pllakave. Këto janë rastet kur
kryesisht kërkohet në konstruksionin e meskatit të mos ketë trarë, fig. 5.42 b) apo
të ketë trarë të limituar, fig. 5.42 c).

Për rezistencë sa më të mirë sizmike të konstruksionit, jo të gjitha konstruksionet


e meskatit kanë të njëjtin kontribut. Përshtypja e përgjithshme është se
kontributin më të kontestueshëm e kanë pllakat pa trarë. Në kode të ndryshme të
projektimit, në vende të ndryshme ka kufizime për aplikimin e pllakave pa trarë.
Në versionet e mëhershme të Eurocode‐t 8 përvetësimi i pllakave pa trarë ka qenë
i lejuar për konstruksionin deri në 4 kate. Në versionin e fundit (EC8‐2004) ky
kufizim është larguar që nënkupton se nga aspekti i Eurocode‐it mund që secila
pllakë të aplikohet, madje edhe ajo pa trarë.

Duke pasur parasysh se jo të gjitha pllakat kanë sjellje të njëjtë, para se të bëhet
zgjedhja e konstruksionit të meskatit, projektuesi duhet të kuptojë se cili lloj i
konstruksionit të meskatit si ndikon në sjelljen e përgjithshme të konstruksionit
dhe performancën e konstruksionit gjatë veprimit të tërmetit.

165
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

c) d)

e)

Fig. 5.42 Format e zakonshme të aplikimit të konstruksioneve të meskatit; a) Pllaka me


trarë, b) Pllaka pa trarë, c) Pllaka me trarë alternativë, d) Pllaka me trarë sekondarë
(njëdrejtimëshe) dhe e) Pllaka te brinjëzuara

5.8.1 Pllakat me trarë

Më herët u diskutua mbi ndikimin e trarëve në absorbimin e çërnjerave plastike.


Te pllakat monolite trau dhe pllaka nuk janë të ndara. Kështu që në absorbimin e

166
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

energjisë duhet të konsiderohet edhe pjesa e pllakës, qoftë në kontribut, qoftë për
dëmtime.

a) b) c)

bw

hw
h

bi

Fig. 5.43 Format e paraqitjes se plasaritjes në pllakë gjate procesit të krijimit të çërnjerës
plastike

Te këto konstruksione edhe në pjesën pllakës paraqiten plasaritjet, fig. 5.43 b) në


një gjerësi “bw”. Andaj, kontributi i pllakës së meskatit në absorbimin e energjisë
së tërmetit te pllakat me trarë është pozitiv, sepse sa më të gjata që janë
plasaritjet aq më e madhe është zona punuese dhe kështu rritet kapaciteti
absorbues i energjisë.

Në shumicën e rasteve, këto plasaritje nuk janë të madhësisë/gjerësisë që


rrezikojnë stabilitetin e pllakës, sepse shumica e plasaritjeve janë të koncentruara
në tra. Në fakt edhe qëllimi kryesor është që shumica e plasaritjeve të bëhen në
tra dhe jo në pllakë. Një nga arsyet është, sepse edhe sanimi i dëmeve të tërmetit
në raste të tilla është më i lehtë.

Edhe në këtë rast, jo çdo gjë është absolute. Kontributi midis zonës së pllakës dhe
pjesës së traut është në funksion të raportit ℎ/ℎ , ku ℎ ‐ lartësia totale e traut së
bashku me pjesën e pllakës dhe ℎ ‐ lartësia/trashësia e pllakës. Sa me i madh që
është raporti midis lartësisë totale dhe lartësisë së pjesës së pllakës (ℎ/ℎ ) aq më
pak plasaritje do të zhvillohen në pllakë dhe anasjelltas.

167
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

5.8.1.1 Gjerësia efektive e traut


Për qëllime të vlerësimit të rezistencës sizmike të konstruksionit është më rendësi
që në mënyrë sa më reale të definohet rezistenca në përkulje që ka konstruksioni
i meskatit. Nëse rezistenca në përkulje është më e madhe sesa e kalkuluar, atëherë
mund që rezistenca në përkulje e shtyllës të rezultojë më e vogël sesa e
konstruksionit të meskatit dhe kështu çërnjerat plastike mund të krijohen në
shtylla.

Për konstruksionet monolite (që janë shumica e objekteve) trau nuk është prerje
drejtkëndëshe por është prerje T. Pasi që edhe pllaka është e armuar me armaturë
gjatësore, atëherë edhe kjo ka ndikim të konsiderueshëm në rezistencën e traut.
Sa më i vogël që është raporti ℎ/ℎ , aq më i madh është ndikimi i pjesës së pllakës.

Në Eurocode‐n 8 është paraqitur gjerësia efektive që duhet të merret në


konsideratë për raste të ndryshme të lidhjeve. Në fig. 5.44 janë paraqitur rastet e
lidhjeve të konstruksionit të meskatit me shtylla dhe gjerësia efektive 𝑏 për këto
raste, e cila është:
a) Në lidhjen e traut me shtyllën e jashtme, nëse në konstruksion ka tra në
drejtimin tjetër, atëherë gjerësia efektive e traut është 𝑏 𝑏
2 2 ℎ , ku ℎ është lartësia e pllakës, fig. 5.44 a).
b) Në lidhjen e traut me shtyllën e jashtme, nëse në konstruksion nuk ka tra
në drejtimin tjetër, atëherë gjerësia efektive e traut është 𝑏 𝑏 , ku
𝑏 është gjerësia e shtyllës, fig. 5.44 b).
c) Për lidhjen e traut me shtyllat e mesit gjerësitë efektive rriten edhe për
nga 2 ℎ ,
i. Në rastin kur ka tra në drejtimin tjetër 𝑏 𝑏 2 4 ℎ
ii. Në rastin kur nuk ka tra në drejtimin tjetër 𝑏 𝑏
2 2 ℎ

168
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

b) b)
bc bc

2hf 2hf

hf

hf
b) b)
bc bc

2hf 2hf 2hf 2hf


hf

hf
Fig. 5.44 Gjerësia efektive e flazhës së traut në konstruksionin meskatit
pllakë me trarë, në pozita të ndryshme të elementit

Gjatë projektimit të konstruksionit dhe analizimit të sjelljes së tij, duhet që


domosdoshmërisht të konsiderohet trau si prerje T apo L dhe të merret parasysh
edhe armatura gjatësore në pjesën e pllakës.

5.8.2 Pllakat pa trarë

Ndikimi i pllakave me dhe pa trarë në shtangësinë e konstruksionit është paraqitur


në kapitullin IV. Aty është dokumentuar se konstruksioni me pllaka pa trarë janë
më pak të shtangëta sesa të konstruksionit me pllaka me trarë.

Te këto konstruksione ndikimi në shtangësi edhe mund të kompensohet me


elemente vertikale. Mirëpo, është faktori i kapacitetit të absorbimit të energjisë si
edhe faktori i nivelit të dëmit, i cili është vështirë të kompensohet. Edhe pse pllaka
është pa trarë prapë në konstruksion energjia nga tërmetet duhet të absorbohet
diku dhe vendi i vetëm ku duhet të absorbohet ajo janë pllakat. Te pllakat çërnjera
plastike është përgjatë tërë perimetrit të shtyllës, fig. 5.45.

169
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Pasi që te këto pllaka nuk ka trarë, atëherë në të dyja anët e veprimit të tërmetit
krijohen plasaritje në pllakë.

a) b) c)
L1a L2a

L1a/4 L2a/4

Fig. 5.45 Format e paraqitjes së plasaritjes në pllakë të pllakës pa trarë gjatë procesit të
krijimit të çërnjerës plastike; a) deformimet e pllakës, b) plasaritjet e pllakës, c) zona
efektive për modelimin e sjelljes së pllakës për analiza jo lineare.

Pllakat pa trarë kanë kapacitet të absorbimit të energjisë më pak sesa pllakat me


trarë. Trau fiktiv ose pjesa e pllakës që kontribuon në kapacitetin e absorbimit të
energjisë rekomandohet të merret 𝑏 𝐿 /4 𝐿 /4, fig. 5.43 c).

Për të ofruar kapacitet më të madh të absorbimit të energjisë rekomandohet që


kjo zonë efektive e pllakës pa trarë të armohet me sasi më të madhe të armaturës
dhe të përkufizohet me stafa, pak a shumë të armohet si tra, fig. 5.45 a). Sasia
minimale e armaturës që duhet të përvetësohet në ketë zonë është sasia e kërkuar
në modelimin e kësaj zone si tra. Mirëpo, kërkesat për sasinë e absorbimit të
energjisë zakonisht mund të jenë dominante për përvetësimin e armaturës në këtë
zonë.

Në bazë të eksperimenteve të ndryshme të bëra, por edhe analizave numerike


rezulton se sasia e energjisë së absorbuar në një pllakë pa trarë për gjatësinë
efektive (fig. 5.46 a) është shumë e vogël se sa e një pllakë me trarë për objekt të
njëjtë (fig. 5.45 b), edhe nëse në pllakën pa trarë rritet dukshëm sasia e armaturës
në gjerësinë efektive.

170
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)
250 180 6 Ø 16
Ø 14/15 cm Ø 10/15 cm

16
20

50
50 30
4 Ø 16

50

c) d)

Moment-Curvature Moment-Curvature
240.0 630.0

200.0 540.0

450.0
160.0
Moment (kNm)

Moment (kNm)
360.0
120.0
270.0
80.0
180.0
40.0
90.0

0.0 0.0
0.0 60.0 120.0 180.0 240.0 300.0 360.0 0.0 5.0 10.0 15.0 20.0 25.0 30.0 35.0 40.0
Curvature (rad/km) Curvature (rad/km)

𝑀 205 𝑘𝑁𝑚′ 𝑀 550 𝑘𝑁𝑚′


𝜑 25 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚 𝜑 10 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚

e)

Fig. 5.46 Format tipike të armimit të pllakës pa trarë, pllakës me trarë dhe kapaciteti i tyre
në përkulje.

Dallimi në sjellje në mes të pllakës pa trarë dhe pllakës me trarë ilustrohet duke
analizuar kapacitetit e tyre në përkulje. Për ilustrim më të mirë merret
përvetësohet një konstruksion i meskatit dhe ai dimensionohet një herë me tra
dhe herën tjetër pa të ku në fig. 5.46 a) dhe b) janë paraqitur rezultatet e
dimensionimit. Zonat efektive janë ndarë sipas parimeve të cekura më sipër. Sa i
përket analizës sizmike këto dy elemente analizohen si elemente vijore (trarë).

171
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Për këto dy elemente janë caktuar kapacitete në përklulje të cilat janë paraqitur
në fig. 5.46 c) dhe d), përmes diagramit M-f.Ky krahasim është paraqitur për
rastin kur zona e sipërme e pllakës është e tërhequr.

Nga krahasimi i rezultateve vërehet se rezistenca e pllakës me trarë është


dukshëm më e madhe sesa e pllakës pa ta. Nga analiza e rastit specifik si në fig.
5.46 b) vërehet se në rastin kur zona e sipërme është në tërheqje duktiliteti i
elementit është më i vogël se në rastin pa trarë dhe i kufizuar. Mirëpo duktilitet
është diçka që mund të përmirësohet përmes armaturave në pjesën e shtypur dhe
kështu pllaka me trarë të ofrojë rezistencë dukshëm më të madhe dhe duktilitet
të duhur.

Në shumë raste në praktikën inxhinierike te pllakat pa trarë, kryesisht për qëllime


të pengimit të depërtimit, përdoren vuta, fig. 5.46 e). Zgjidhjet e tilla e forcojnë
rezistencën e pllakës në çfarëdo aspekti. Mirëpo këto zgjidhje mbartin më vete një
rrezik potencial. Në këso situatash me rritjen e trashësisë së pllakës në këtë zonë,
me ç’rast rritet edhe rezistenca e prerjes, mund të shkaktohet situata, ku
rezistenca në përkulje e pllakës të jetë më e madhe sesa rezistenca në përkulje të
shtyllës, ndërsa mund të krijohen edhe çërnjerat plastike në shtylla, që do të mund
t’ishte fatale për konstruksionin.

5.8.3 Sjellja e pllakave me trarë alternativë

Pllakat me trarë alternativë janë konstruksione të meskatit që po aplikohen


gjithnjë e më shumë. Pllaka të tilla janë të paraqitura në fig. 5.42.c)

Këto pllaka zakonisht kanë trarë perimetrikë në tërë perimetrin dhe ndonjë tra në
ndonjërin drejtim apo dy drejtimet. Qëllimi i përdorimit të këtyre pllakave është
të plotësojnë kërkesat arkitektonike, por gjthashtu përmes trarëve të sipërcekur
të rritet shtangësia e konstruksionit.

Sjellja e sizmike konstruksioneve të përbëra nga këto pllaka të mesaktit është më


e komplikuar sesa në rastet e tjera. Sjellja e përgjithshme e pllakave me trarë
alternativë mund të konsiderohet si një kombinim i sjelljeve të pllakave me trarë
dhe pllakave pa ta.

Nga aspekti i stabilitetit ndaj ngarkesave vertikale këto pllaka janë relativisht të
favorshme. Mirëpo nga aspekti i sjelljes sizmike të konstruksionit aplikimi i këtyre

172
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

pllakave mund të mos jetë zgjidhja më e mirë. Te pllakat me trarë alternativë sasia
e energjisë që absorbohet, për një kohë të caktuar, mund të jetë më e vogël se e
pllakave me trarë, por mund të jetë edhe më e vogël se edhe e pllakave pa ta.

Rezistenca e përgjithshme e konstruksionit si edhe sasia e absorbimit të energjisë


varet, përpos tjerash, edhe nga sjellja e zonave kritike (zonat ku krijohet çërnjera
plastike). Nëse këto zona nuk kanë rezistencë të mjaftueshme, atëherë kjo
drejtpërdrejt ndikon në rezistencën e përgjithshme të konstruksionit. Gjithashtu,
nëse këto zona nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm të absorbimit të energjisë,
atëherë kjo drejtpërdrejt zvogëlon kapacitetin total të konstruksionit për
absorbimin e energjisë.

Gjatë veprimit të tërmetit, zonat në të dyja skajet e trarë janë zonat relevante ku
krijohen çërnjerat plastike. Mënyra e ngarkimit të këtyre zonave është alternative.
Pasi që trarët janë edhe ashtuparaprakisht të ngarkuar me ngarkesë vertikale gjatë
veprimit të tërmetit këto zona ngarkohen në atë mënyrë që ndaj veprimit të
tërmetit momentet e përkuljes negative në njërën anë rriten akoma me shumë
(pika B në fig. 5.47 a)), ndërsa në anën tjetër momentet nga tërmeti janë në kahe
të kundërta me momentet nga forcat vertikale, ashtu që momentet kalojnë në
anën tjetër (pika A në fig. 5.47 a)), ku zona e poshtme bëhet në tërheqje . Pasi që
tërmeti vepron në të dy kahet gjatë ngarkimit në kahun tjetër atëherë ndodh e
kundërta.

173
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a)
S

M(G+Q+S)

A
B

M(G+Q-S)

b)

25 rad/km
10 rad/km

c)

10 rad/km

10 rad/km
2

Fig. 5.47 Sjellja e prerjeve të pllakës me trarë alternativë; a) ngarkimi i trarëve ndaj
kombinimit të ngarkesës G+Q+S, b) Sjellja e prerjeve në rastin e kur ndikimet në zonën e
sipërme rriten për kombinimin e ngarkesave G+Q+S. c) Sjellja e prerjeve në rastin kur zona
e poshtme është në tërheqje si kombinim i ngarkesave G+Q‐S.

Në rastet kur momentet negative rriten (pika B), atëherë pjesa e pllakës me trarë
dhe pa trarë kanë sinkronizim të absorbimit të energjisë, që do to thotë se këto
pjesë të pllakës çdo herë afërsisht në po të njëjtën kohë arrin pikën e rrjedhjes.
Edhe pse në prerjet me dhe pa trarë momenti i arritjes së pikës së rrjedhjes është

174
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

për vlerë të ndryshme të këndit të rrotullimit të prerjes (f) armatura tërheqëse


çdo herë fillon të rrjedhë për deformime të njëjta të segmentit D,fig. 5.47 b). Kjo
vlerë e deformimit të segmentit pa marrë parasysh sa është thellësia e prerjes
është vlerë në të cilën armatura tërheqëse fillon të rrjedhë dhe ky moment është
momenti i arritjes së pikës së rrjedhjes së prerjes.

Edhe analitikisht kjo rezulton çdo herë kështu. Nëse diagrami M‐f në figm 5.46 i
zonës efektive të prerjes për rastin e pllakës pa trarë dhe me ta sipas detajeve të
fig.5.46, atëherë shihet se pllaka me trarë arrin pikën e rrjedhjes për f=10 rad/km,
ndërsa pllaka pa trarëarrin pikën e rrjedhjes në f=25 rad/km (fig. 5.46 d) dhe e)).
Mirëpo pasi që lartësia e prerjes tërthore për këto dy raste është e ndryshme,
atëherë, vlera e deformimit relativ të segmentit D(plasaritja) rezulton e njëjtë. Për
plasaritje të njëjtë edhe deformimet e armaturës gjatësore janë të njëjta.

a) b)

Moment-Curvature Moment-Curvature
300.0 240.0

250.0 200.0

200.0 160.0
Moment (kNm)

Moment (kNm)

150.0 120.0

100.0 80.0

50.0 40.0

0.0 0.0
0.0 40.0 80.0 120.0 160.0 200.0 240.0 0.0 60.0 120.0 180.0 240.0 300.0 360.0
Curvature (rad/km) Curvature (rad/km)

𝑀 220 𝑘𝑁𝑚′ 𝑀 205 𝑘𝑁𝑚′


𝜑 7 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚 𝜑 25 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚
𝑀 301 𝑘𝑁𝑚′ 𝑀 210 𝑘𝑁𝑚′
𝜑 120 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚 𝜑 360 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚
Fig. 5.48 Diagrami i momentit dhe kurbaturës (M-f) kur zona e poshtme është në
tërheqje a) pjesa e pllakës me tra , b) pjesa e pllakës pa tra.

Në rastin kur zona e poshtme është në tërheqje (pika A në fig. 5.47 a)) sjellja e
pllakës është me e komplikuar se në rastin e mëparshëm. Në këtë rast momentet
e përkuljes nga tërmeti dhe nga ngarkesat vertikale kanë ndikime të ndryshme
(shenja të ndryshme) dhe kjo rezulton që momentet e përkuljes në këtë kombinim
të jenë në kahun tjetër dhe më të vogla sesa në rastin në B. Mirëpo, edhe pse këto
vlera janë më të vogla, prapë janë të konsiderueshme për këtë prerje, sepse edhe

175
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

kapaciteti në përkulje i kësaj prerjeje kur zona e poshtme është në tërheqje është
më i ulët se në rastin kur zona e sipërme është në tërheqje.

Në këtë rast për shkak të shtangësisë së madhe, në fillim vetëm zonat e pllakave
ku ka trarë ofrojnë rezistencë. Në momentin kur këto zona me trarë arrin pikën e
rrjedhjes zonat pa trarë nuk janë akoma të ngarkuara. Kjo mund të vërehet nëse
krahasohen diagramet M-f të këtyre dy prerjeve, fig. 5.48 a) dhe b). Ne rastin
me trarë (fig. 5.48 a)) pika e rrjedhjes arrihet për f=7rad/km. Nëse analizohet fig.
5.48b) vërehet se pllaka pa trarë për këndin e rrotullimit të prerjes f=7rad/km
ofron rezistencë mjaft të vogël. Në fakt në momentin e arritjes së pikës së rrjedhjes
së pllakës me trarë, pllaka pa trarë është ngarkuar vetëm me 30% të rezistencës
elastike të saj.

Duke krahasuar diagramet M-f në fig. 5.48 vërehet se prerja pa trarë (b) fillon
të rrjedhë afërsisht atëherë kur prerja me trarë (a) tashmë arrin rezistencën
maksimale. Në momentin kur prerja me trarë (a) arrin pikën e deformimeve
maksimale, pllaka pa trarë sa fillon të shfaqë sjellje jo elastike. Në pjesën e pllakës
me trarë kjo është pika ku armatura gjatësore në trarë në zonën e poshtme
këputet dhe pjesa e prerjes që vazhdon të rezistojë është prerja e pllakës pa trarë.
Kjo vërehet edhe nga fig. 5.48 a) ku ka rënie të konsiderueshme të diagramit.

Nga ky moment me vazhdimin e veprimit të ngarkesës horizontale, pllaka reagon


si pllakë pa trarë. Mirëpo pasi që te zonat ku ka trarë, pllaka armohet me sasi më
të vogël të armaturës sesa te pjesët ku nuk ka trarë, atëherë rezistenca e mbetur
e kësaj prerjeje është dukshëm (deri 50%) më e vogël sesa e pjesës pa trarë.

Për rastet kur kohëzgjatja e tërmetit nuk është e madhe dhe cikli me ngarkime me
intensitet të lartë nuk është i madh, atëherë këto pllaka kanë rezistencë të mirë,
sepse nuk mund të ndodhë degradimi i madh i zonës me trarë, kur zona e
poshtme është në tërheqje. Mirëpo për rastet kur tërmetet janë me kohëzgjatje
me të madhe dhe me ciklet e ngarkimit me intensitet të lartë përgjatë
kohëzgjatjes, atëherë rezistenca mbetëse e këtyre konstruksioneve mbetet me e
vogël sesa e atyre me pllaka pa trarë.

Pjesa negative e këtyre pllakave me trarë alternativë është mossinkronizimi i


rezistencës së tërë pllakës ndaj forcave sizmike. Këtë mund ta ilustrojmë në një
diagram forcë‐zhvendosje të paraqitur në fig. 5.49. Në këtë diagram është

176
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

evidentuar pika U, e cila paraqet momentin kur zona e pllakave ku jane trarët
shteron kapacitetin si rezultat i sjelljes së elaboruar më sipër. Nga aty pjesa që
mbetet të rezistojë është vetëm pjesa e pllakës. Te zonat me trarë sasia e
armaturës në pllaka është më e vogël sesa te zonat pa trarë pllakat pa trarë, andaj
nga kjo pikë rezistenca e pllakave me trarë alternativë është më e vogël se e atyre
pa trarë fare.

F
Pllaka me traje

Pllaka pa traje
U
Fu

Pllaka me traje alternative

Fig. 5.49. Sjellja globale e konstruksioneve me trarë,


me trarë alternativë dhe pa trarë

Rasti i lustruar në fig. 5.49 është rasti tipik, i cili më së shumti haset në natyrë.
Raporti i dimensioneve të pllakës dhe traut të rastit të mësipërm është raport
optimal sa i përket kostos së ndërtimit të një elementi të tillë.

Për të mundësuar sinkronizim më të mirë të sjelljes së pjesëve me dhe pa trarë të


pllakës më trarë alternativë duhet të tentohet që raporti midis dimensioneve të
traut dhe pllakës të jetë sa më i vogël (lartësia e traut të mos jetë shumë më e
madhe sesa ajo e pllakës).

Për ilustrim të sjelljes së pllakës me trarë alternativë ku lartësia e traut është e


vogël marrim një shembull ku trashësia e pllakës është 20cm, ndërsa lartësia e
dimensionit të traut është 25x35cm (lartësia e traut se bashku me pllakën 35cm).

Në mënyrë analoge për krahasim zhvillojmë diagramin M-f dhe e paraqesim në


fig. 5.50 a). Në dallim nga rasti në fig. 5.49, në tra për të kompensuar lartësinë sasia
e armaturës në zonën e tërhequr është rritur nga 4F16 mm në 4F20mm.

177
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Duke krahasuar rezultatet e sjelljes se prerjes, diagramet M-f, të rastit të pllakës


me tra me lartësi 35cm dhe rastit pa tra mund të vërehet se në këtë rast është një
sinkronizim shumë më i mirë në sjelljen jo lineare të pllakës me trarë alternativë.

a) b)
Moment-Curvature Moment-Curvature
350.0
240.0

300.0
200.0
250.0
160.0

Moment (kNm)
Moment (kNm)

200.0
120.0
150.0
80.0
100.0

40.0
50.0

0.0 0.0
0.0 40.0 80.0 120.0 160.0 200.0 240.0 0.0 60.0 120.0 180.0 240.0 300.0 360.0

Curvature (rad/km) Curvature (rad/km)

𝑀 227 𝑘𝑁𝑚′ 𝑀 205 𝑘𝑁𝑚′


𝜑 12 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚 𝜑 25 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚
𝑀 270 𝑘𝑁𝑚′ 𝑀 210 𝑘𝑁𝑚′
𝜑 190 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚 𝜑 360 𝑟𝑎𝑑/𝑘𝑚
Fig. 5.48 Diagrami i momentit dhe kurbaturës (M-f) kur zona e poshtme është në
tërheqje a) pjesa e pllakës me tra kur trau është me lartësi 35cm, b) pjesa e pllakës pa tra.

5.9 Nyjat e konstruksionit

Nyjat e konstruksionit, veçanërisht nyjat (lidhjet) midis traut dhe shtyllës mund të
jene pjesa më kritike e konstruksionit. Shume herë në konstruksion nyjat
neglizhohen dhe nuk trajtohen si duhet, duke konsideruar se nuk janë të ngarkuara
me ndonjë ndikim specifik.

Në fakt nyjat janë pjesa e konstruksionit që më së shumti është e ngarkuar me


forca prerëse, si rezultat i momenteve alternative në elemente afër nyjës. Kjo
ndikon që forcat prerëse në nyja të jenë shumë herë më të mëdha se forcat
prerëse në shtylla. Për këtë arsye shumë herë nyjet e konstruksionit pësojnë dëme
të mëdha nën veprimin e tërmeteve.

Një ndikim tjetër që kanë nyjet janë forcat që gjenerohen në nyje si rezultat i
sjelljes jo lineare të armaturës së elementeve që kalojnë nëpër nyja. Ky ndikim nuk
mund të kualifikohet me metoda analitike, por është një ndikim real që ndodh.

178
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Për shkak të këtyre ndikimeve, nyjeve duhet t’u kushtohet rëndësi që të detajohen
mirë, në mënyrë që të parandalohen dëmet nga këto ndikime. Mënyra më e mirë
për të trajtuar nyjën është që ajo të konsiderohet pjesë përbërëse e shtyllës dhe
të detajohet njësoj sikur shtylla. Kjo nënkupton se stafat e shtyllave të depërtojnë
edhe në nyje me të njëjtën sasi dhe hap sikur në zonën kritike afër nyjës, fig. 5.50.

a) b) c)
Shtylla

Trau Trau
Trau

Stafat Shtylla Shtylla

Fig. 5.50 Mënyrat e armimit të nyjës (lidhjes) tra‐shtyllë

Për nyjat që lidhin trarët dhe shtyllat në katin e fundit është më e parapërlqyer që
stafat e traut ta depërtojnë nyjën në vend të stafave të shtyllës, fig. 5.50 b), sepse
ky është një vend e në shtylla lejohen të krijohen çërnjerat plastike.

Në ramat me hapësira të mëdha e që kanë ngarkesë të madhe duhet që nyjat e


jashtme të armohen edhe me armaturë prerëse shtesë (diagonale) si në fig. 5.50
c). Kjo duhet të bëhet, sepse forcat prerëse në nyja janë mjaft të mëdha. Kështu
që kombinimi i momentit të përkuljes dhe forcave prerëse mund të dëmtojë
shtyllën më herët.

5.9.1 Lidhja e elementeve të konstruksionit dhe ankerimi

Lidhjet e elementeve të konstruksionit e betonit të armuar bëhet përmes


armaturës. Në mënyrë që transferimi i ngarkesave të bëhet sipas planifikimit,
atëherë ankerimi i armaturës në masë të betonit duhet të jetë i plotë. Ankerimi i
plotë nënkupton që edhe nëse rezistenca e armaturës kalohet, atëherë armatura
të këputet, por të mos shkëputet nga masa e betonit.

179
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) Ankerimi i armaturës së trarë


Ankerimi i armaturës së trarëve mund të jetë për këto raste:
‐ Ankerimi në nyja
‐ Ankerimi në fushë
o Në pjesën e armaturës punuese dhe,
o Në pjesën e armaturës jo ‐punuese (zakonisht të zonës së shtypur të
elementit)

Në fig. 5.51 janë paraqitur këto raste të ankerimit të armaturës së traut; a)


ankerimi në nyjat e jashtme, b) ankerimi në nyjat e brendshme dhe c) vazhdimi i
armaturës.

a) b) c)
Trau Trau Trau

lb lb

Shtylla Shtylla

Fig. 5.51 Mënyrat e vazhdimit të armaturës gjatësore në tra

Tak ankerimi në nyjën e jashtme, gjatësia e tërësishme e ankerimit nga faqja e


shtyllës duhet te jetë 𝑙 . Te nyjat e brendshme, armatura në zonën e poshtme,
edhe pse nuk është armaturë punuese, sepse momenti i përkuljes është në zonën
e sipërme, duhet të ankerohet për gjatësinë 𝑙 , e cila gjatësi matet nga faqja e
shtyllës. Arsyeja se pse këto armatura duhet të ankerohen është, sepse nën
veprimin e tërmeteve nën ndikimin e forcave alternative edhe kjo zonë do të jetë
në tërheqje. Kështu që edhe kjo armaturë do të jetë punuese. Në këtë mënyrë
duhet të ankerohet armatura e traut, por edhe e pllakës.

Vazhdimi i armaturës mund të bëhet kudo që e kërkon nevoja. Zakonisht në


literaturë nuk parapëlqehet që vazhdimi të bëhet në pjesën punuese të
armaturës, por ka raste kur kërkesat në praktikë mund të jenë të atilla që vazhdimi
të bëhet edhe në zonat ku armatura është punuese. Për këtë arsye nëse vazhdimi
bëhet në pjesën ku armatura është punuese, atëherë gjatësia e vazhdimit të
armaturës duhet të jetë 2𝑙 , ndërsa nëse vazhdimi bëhet në pjesët e tjera, atëherë
gjatësia e inkastrimit mund të mbetet 𝑙 .

180
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

b) Gjatësia e inkastrimit te shtylla

Zakonisht në praktikë vazhdimi i armaturës te shtyllat bëhet në pjesën e poshtme


të shtyllës, fig. 5.52. Ka raste kur vazhdimi i armaturës bëhet në mes të shtyllës
pasi që aty momenti i përkuljes është minimal. Vazhdimi i armaturës në mes të
shtyllës është edhe forma e rekomanduar në shumë literatura. Mirëpo, shumë
herë për shkak së është më praktike për realizim, vazhdimi i armaturës gjatësore
në shtylla bëhet në pjesën e poshtme të shtyllës. Edhe kjo formë është në rregull
me kusht, që gjatësia e inkastrimit e armaturës të jetë e duhur.

a) b)
Ms

b-b

c-c
2xlb

2xlb

a-a

Fig. 5.52 Mënyrat e vazhdimit të armaturës gjatësore në tra

Për vazhdimin e armaturës në pjesën e poshtme është dhënë mënyra në fig.5.52


b). Vazhdimi i armaturës duhet të bëhet i tillë që çdo pjesë e shtyllës të ketë gjatësi
adekuate të inkastrimit. Prerjet karakteristike për të cilat duhet të sigurohet
vazhdimi i armaturës janë paraqitur në këtë figurë, prerja a‐a, prerja b‐b dhe c‐c.

Prerja a‐a është prerja në faqe të traut. Armatura punuese në këtë prerje
mbulohet nga armatura që vjen nga kati i poshtëm. Për këtë prerje gjatësia e
ankerimit sigurohet, duke zgjatur armaturën lart në shtyllën e re.

Prerja tjetër karakteristike është prerja b‐b. Armatura punuese për këtë prerje
është armatura e shtyllës së re dhe gjatësia e inkastrimit është nga kjo prerje deri
te pjesa e poshtme e shtyllës (faqen e traut). Në këtë mënyrë këto dy prerje të

181
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

skajshme karakteristike kanë gjatësi të duhur të inkastrimit dhe ankerimi është si


duhet.

Prerja tjetër karakteristike është prerja c‐c. Në këtë prerje gjatësia e inkastrimit
nga të dyja anët është për gjysmë më e vogël se në prerjet e tjera. Kjo është prerja
ku armatura punuese mund të konsiderohet edhe armatura që vjen nga poshtë
shtyllës edhe armatura që vazhdohet në shtyllën e re. Në këtë prerje edhe pse
gjatësia e inkastrimit është përgjysmë me gjatësinë e prerjeve të tjera, sasia e
armaturës në këtë prerje është dy herë më e madhe se në prerjet e tjera. Kështu
pasi sasia e armaturës është më e madhe dhe sforcimet në armaturën punuese
janë për gjysmë më të vogla, edhe pasi që gjatësia e inkastrimit është në funksion
të shfrytëzueshmërisë së armaturës, atëherë kjo gjatësi e inkastrimit këtu mjafton.

Mirëpo, zonat në mes të prerjeve karakteristike (zona në mes të prerjeve a‐a dhe
c‐c si edhe në mes të prerjeve b‐b dhe c‐c) janë zonat, të cilat mund të
konsiderohen më kritiket. Në këto prerje edhe pse sasia e armaturës është dyfish,
njëra pjesë e armaturës gjatësore ka gjatësi të inkastrimit të vogël dhe nën
ngarkesa sizmike, duke pasur parasysh se në element mund të gjenerohen forca
tërheqëse, atëherë kjo pjesë e ankerimit mund të shkëputet shumë lehtë dhe
prerja të mbetet me gjysmën e kapacitetit.

Për t’u siguruar që asnjëra nga pjesët e armaturës gjatësore të mos shkëputen
dhe të jenë funksionale duhet që gjatësia e inkastrimit të rritet, të jetë më e madhe
se sa 𝑙 . Në Eurocode‐n 8 rekomandohet që gjatësia e inkastrimit të rritet për 50%
më shumë se sa 𝑙 . Pasi që kjo është një pjesë kritike e konstruksionit, është mirë
që këtu gjatësia e inkastrimit të jetë 2𝑙 dhe kështu të evitohet çdo situatë kritike.

182
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

KAPITULLI ‐VI‐

Performanca e objekteve

Performanca e objekteve paraqet gjendjen në të cilën gjendet objekti pas


përfundimit të tërmetit. Në varësi nga shkalla e dëmtimeve definohet edhe niveli
i performancës së konstruksionit.

Duke marrë parasysh se dëmtimet ndodhin në elemente konstruktive


(konstruksion) si edhe në elemente jo konstruktive (muret ndarëse, dritaret,
shtresat e ndryshme të muraturës dhe dyshemeve, orenditë, etj.), përformanca e
objektit përbëhet nga përformanca e konstruksionit (elementeve konstruktive)
dhe performanca e elementeve jo konstruktive.

Në kuadër të performancës së objektit, përpos ndarjes në përfomancën e


elementeve konstruktive dhe jo konstruktive, përformanca ndahet edhe në
“performancë globale” dhe “performancë lokale”.

Performanca globale ka të bëjë me dëmet dhe gjendjen e përgjithshme të objektit,


ku merren parasysh elementet konstruktive dhe jo konstruktive. Ndërsa
performanca lokale ka të bëjë me gjendjen dhe dëmtimet e elementeve të
konstruksionit. Midis performancës lokale dhe asaj globale ka lidhshmëri, sepse
performanca globale e konstruksionit është në funksion të performancës lokale
të elementeve, mirëpo kjo lidhshmëri nuk është lidhshmëri lineare.

Në një gjendje të caktuar të performancës globale të konstruksionit, elemente e


të ndryshme mund të kenë performancë të ndryshme. Nën një performancë të
caktuar globale mund të ketë elemente, që mund shkatërrohen tërësisht, ndërsa
mund të ketë elemente, të cilat nuk dëmtohen fare.

183
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

6.1 Projektimi Sizmik i Bazuar në Performancë

Qëllimi kryesor i qasjes “Projektimi Sizmik i Bazuar në Prformacë (PSBP) (në


anglisht Performance Based Seismic Design ‐ PBSD)” është që të projektohen
objekte/konstruksione, të cilat pas veprimit të tërmetit do të kenë nivelin e
dëmeve paraprakisht të përcaktuar apo të synuar.

Kjo qasje e projektimit nuk zëvendëson metodën e tashme, Projektimi Sipas


Kapaciteteve “PSK”. PSBP është qasje e projektimit, ndërsa PSK është metodë e
projektimit.

Për të aplikuar këtë qasje të projektimit (PSBP) duhet të aplikohen metodat më të


avancuara të projektimi. PSBP bazohet në analizën e gjendjes së konstruksionit pas
projektimit dhe në ndërhyrjen në projektin e zhvilluar ashtu që të arrihet
performanca e duhur.

Në këtë kapitull janë parqitur kuptimet e niveleve të ndryshme të performancës,


parimet e përgjithshme për definimin e nivelit të performancës interpretimet e
gjendjes së objektit për nivele të ndryshme të performancës.

Nivelet e larta të performancës së konstruksionit arrihen duke rritur nivelin e


rezistencës së strukturës. Kjo arrihet, duke respektuar kriteret e përgjithshme të
projektimit, siç janë:

‐ Rregullsia në bazë dhe lartësi


‐ Përvetësimi i konstruksionit përkatës
‐ Analizat e duhura dhe të sakta numerike
‐ Dimensionimi dhe detajimet adekuate

Në kapitujt e mëparshëm janë prezantuar disa kërkesa dhe parime të projektimit,


të cilat nëse përfillen, në bashku me kriteret e tjera të parapara në kode të
projektimit, mund të arrihen nivele të mira të performancës së konstruksionit.

184
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

6.2 Performanca (globale) e konstruksionit

Parametri kryesor që e definon performancën globale të konstruksionit së objektit


është zhvendosja horizontale e objektit. Ndikimet statike dhe kriteret e
dimensionimit për të gjithë elementet e konstruksionit definohen në bazë të
deformimeve të elementeve, qoftë uljet vertikale, qoftë deformimet e ndryshme.
Edhe dëmtimet e elementeve janë në funksion të deformimit të elementit. Kështu
sipas këtij parimi dëmtimet e një konstruksioni ndaj tërmetit janë në funksion të
zhvendosjes (deformimeve) horizontale të konstruksionit. Andaj në funksion të
nivelit të zhvendosjes horizontale është edhe reagimi i objektit, apo shkalla e
dëmtimit të objektit. Rrjedhimisht, performanca e konstruksionit të objektit është
në funksion të drejtëpërdrejtë me zhvendosjen horizontale të objektit.

Përderisa për definimin e performancës së konstruksionit dhe elementeve


konstruktive në mënyrë shumë të kënaqshme mund të përdoret zhvendosja
horizontale e objektit, për identifikimin e parametrave që saktësisht mundësojnë
definimin e performancës së elementeve jo konstruktive akoma janë duke u bërë
studime dhe ata parametra akoma nuk janë shumë saktë të definuar. Në
performancën e elementeve jo konstruktive përpos zhvendosjes horizontale të
objektit ndikim ka edhe shpejtimi i objektit. Ajo që e komplikon definimin e
parametrave për caktimin e nivelit të performancës së elementeve jo konstruktive
është fakti se për të njëjtin tërmet dhe të njëjtën kohë shpejtimi është i ndryshëm
në kate të ndryshme të objektit. Andaj edhe është vështirë të lidhet performanca
e elementeve jo konstruktive me ndonjë veçori të tërmetit.

Në fig. 6.1, janë paraqitur nivelet e performancës dhe zonat e performancës së


objekteve në funksion të nivelit të zhvendosjes horizontale të objektit. Këto nivele
të performancës paraqiten në funksionin forcë‐zhvendosjes globale të objetit.
Nivelin e performancës e definon zhvendosja globale e objektit, ndërsa forca
tregon intensitetitn në atë pikë të zhvendosjes. Gjithashtu në mënyrë illustrative
është paraqitur edhe gjendja e objekteve dhe ilustrimi i dëmeve globale konform
nivelit të performancës.

Parimi i definimit të performancës së objektit është zhvilluar dhe akoma zhvillohet,


në SHBA. Atje janë shkruar literatura të ndryshme për këtë çështje, ndër të cilat
janë ACT 40 (Seismic Evaluationand Retroffit of Concrete Buildings) dhe FEMA 237

185
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

(Seismic Rehabilitation of Buildings). Parimet e paraqitura janë xjerrë nga këto


literatura.

S Parandalimi i
Shfrytezim i shkatërrimit
Operacional Siguria e jetëve
menjëhershëm

P a ra n d a lim i
S ig u ria e je te v e s h k a te rrim it
S h fry te s im i
m e n je h e s h e m
Forca horizontale

O p e ra c io n a l Z o n a e K u fu z im it Z o n a S ig u ria
te D e m e v e e L im itu a r

Z h v e n d o s ja to ta le e o b je k tit
D
Fig. 6.1 Prezantimi grafik the vizual i niveleve të performancës së objektit

Në klasifikimin e performancës së objekteve janë nivelet e performancës dhe


zonat e performancës. Për objektin si tërësi janë 4 nivele të performancës, ndërsa
për konstruksionin janë tri nivele të performancës dhe dy zona të performancës.

Nivelet kryesore të performancës së konstruksioneve janë:


‐ Eksploatimi (shfrytëzimi) i menjëhershëm (S‐1)
‐ Siguria e jetës (S‐3), dhe
‐ Parandalimi i kollapsit (S‐5)

Zonat e performancës së konstruksioneve janë:


‐ Kontrolli i dëmeve (S‐2)
‐ Siguria e limituar (S‐4)

186
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Niveli i performancës “operacional” i është i dedikuar performancës së


elementeve jo‐konstruktive, andaj është performancë e objektit dhe jo e
konstruksionit.

6.2.1 Përshkrimi i gjendjes së objektit në tri nivelet dhe dy zonat


përkatëse të performancës

Në vazhdim janë të paraqitura përshkrimet e përgjithshme mbi gjendjen e


përgjithshme të objekteve në nivelet dhe zonat e caktuara të performancës.

a) Eksploatimi (shfrytëzimi) i menjëhershëm


Nëse objekti gjendet në këtë nivel të performancës, atëherë objekti mund të jetë
i përdorshëm edhe pas veprimit të tërmetit. Nevoja për ndërhyrje mund të jetë
fare pak e vogël. Në këtë nivel të performancës mund të ketë ndërprerje shumë të
shkurtër të operimit të objektit, apo edhe fare .

Në këtë nivel të performancës objekti pritet të ketë dëme relativisht të vogla,


lehtë dhe shpejt të riparueshme. Dëmet kryesisht pritet të jenë në komponente
të caktuara të elementeve jo‐konstruktive, ndërsa te konstruksioni mund të ketë
dëme minimale në pjesë të kufizuara të konstruksionit, të cilat janë lehtë të
riparueshme. Në këtë nivel të performancës konstruksioni ruan integritetin
(shtangësinë dhe aftësinë mbajtëse) e plotë të saj.

b) Siguria e jetës
Edhe pse ky nivel i performancës quhet “siguria e jetës” duhet të kuptohet se në
asnjë rrethanë apo nën asnjë nivel të performancës siguria e jetës nuk duhet të
komprometohet.

Në këtë nivel të performancës objekti pritet të ketë dëme të konsiderueshme, ku


përpos elementeve jo‐konstruktive edhe elementet konstruktive priten të kenë
dëme të konsiderueshme, por jo dëme që në ndonjë formë rrezikojnë stabilitetin
e konstruksionit, qoftë stabilitetin global të objektit apo atë lokal të elementeve të
konstruksionit. Në këtë nivel të performancës konstruksioni akoma ka kapacitet,
përkatësisht akoma mund të ofrojë rezistencë, ndaj forcave horizontale.

Në këtë nivel të performancës niveli i dëmeve është i tillë që ato dëme teknikisht
mund të riparohen dhe të rikthehet integriteti i konstruksionit, por arsyeshmëria

187
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

ekonomike e investimeve mund të jetë në pikëpyetje. Ky nivel i performancës


është kufiri i arsyeshmërisë për investimet në riparimin e objektit pas tërmetit.

c) Parandalimi i kolapsit
Në këtë nivel të performancës elementet konstruktive priten të kenë dëme shumë
të mëdha me ç’rast kapaciteti global i konstruksionit, por edhe i pjesëve lokale të
elementeve të konstruksionit është i shterur, çka do të thotë se ndaj forcave
horizontale, konstruksioni nuk mund të ofrojë më rezistencë. Sidoqoftë, edhe pse
në këtë nivel të performancës dëmet priten të jenë të atilla që ndaj veprimit të
përsëritur të ndonjë ndikimi horizontal (edhe më të vogël ), konstruksioni do të
shkatërrohej, por prapë ai duhet ta ruajë kapacitetin rezistues ndaj forcave
vertikale që veprojnë në konstruksion, përkatësisht duhet të jetë në gjendje të
vazhdojë të qëndrojë ndaj forcave vertikale.

d) Zona kontrolli i dëmeve


Kjo zonë përfshin hapësirën midis niveleve: eksploatimi i menjëhershëm dhe
siguria e jetës. Edhe në bazë të emrit që ka kjo zonë është zona në të cilën dëmet
që shkaktohen në konstruksion, gjatë veprimit të një tërmeti të pritur, mund të
kontrollohen apo më mirë të thuhet dëmet që priten të shkaktohen janë të nivelit,
të cilat mund të riparohen dhe pritet që të riparohen.

Qëllimi kryesor i objektit që projektohet për një nivel të tillë të performancës është
që niveli i dëmeve në konstruksion të jetë në suaza të arsyeshmërisë së investimit
për përmirësimin e konstruksionit. Kjo do të thotë se nëse performanca e objektit
gjendet në këtë zonë, atëherë objekti mund të përmirësohet dhe konstruksionit
t’i rikthehet integriteti (shtangësia dhe aftësia mbajtëse) si para tërmetit dhe
kështu objekti mund të vazhdojë të jetë i eksploatueshëm.

e) Zona siguria e limituar


Konstruksioni performanca e të cilit gjendet në këtë zonë është në një gjendje jo‐
stabile. Niveli i dëmtimeve të objektit, i cili klasifikohet të jetë në këtë zonë, është
se elemente të caktuara të objektit mund të dëmtohen në nivel ku mund t’u
shkaktohen lëndime njerëzve nga thyerjet e xhamave të dritareve, kollapsimi
tavaneve të varura, rrëzimi i oriendive, etj. Për ketë arsye kjo zonë quhet edhe
siguria e limituar.

188
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Sa i përket gjendjes së konstruksionit pas tërmetit, të cilat gjenden në këtë zonë të


performancës, niveli i dëmtimet do t’ishte vështirë të planifikohej, rrjedhimisht
konstruksioni pritet të pësojë dëme të konsiderueshme, të cilat nuk do të mund
më të përmirësohen ose përmirësimi i tyre do t’ishte ekonomikisht jo i favorshëm.
Rrjedhimisht, konstruksionet, apo objektet, që gjenden në ketë nivel të
performancës pritet që, edhe pse mund të jenë duke qëndruar pas tërmetit, të
rrënohen dhe të rindërtohen.

6.2.2 Performanca e elementeve jo konstruktive

Përderisa për definimin e performancës së konstruksionit nevojitet të dihet


zhvendosja e saj, për definimin e performancës së elementeve jo‐konstruktive
akoma janë duke u bërë studime për përcaktimin e saktë të parametrave përkatës.
Kjo është për shkak të komplikueshmërisë së problematikës pasi që në
perfomancën e elementeve jo‐konstruktive hyjnë të gjitha komponentët e tjerë
të objektit si: muret ndarëse, suvaja, instalimet të ndryshme, plafonët dhe pjesë
të tjera arkitektonike, orienditë, etj., dhe jo për të gjitha elementet janë faktorë të
njëjtë ndikues.

Përderisa për disa komponente jo konstruktive zhvendosja horizontale ka ndikim


të madh (muret, suvaja) te disa të tjera zhvendosja nuk ka fare ndikim. Te disa
elemente, nxitimi ka ndikim dhe në disa elemente të tjera nxitimi nuk ka ndikim
fare. Sidoqoftë, ajo që dihet është se në performancën e elementeve jo
konstruktive ndikojnë:
‐ Zhvendosja e meskateve të konstruksionit dhe,
‐ Shpejtimi i konstruksionit,më saktë shpejtimi në nivel të katit.

Niveli i performancës i dedikuar për elementet jo konstruktive si vijon:

Niveli operacional (N‐A)


Ky nivel i performancës për elemente jo konstruktive është njëherësh edhe niveli
i performancës së objektit. Për t’ua klasifikuar në këtë nivel të performancës,
sjellja e objektit nën veprimin e tërmetit duhet të jetë e atillë që objekti duhet të
vazhdojë të jetë funksional gjatë dhe pas veprimit të tërmetit. Kjo do të thotë se
të gjithë parametrat e objektit, përfshirë instalimet vazhdojnë të jenë
operacionale. Ky nivel i performancës është më rigoroz sesa niveli shfrytëzim i
menjëhershëm. Përderisa në nivelin e performancës “shfrytëzim i menjëhershëm”

189
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

priten disa dëmtime të lehta në elemente konstruktive në nivelin e performancës


“operacional” nuk duhet të ketë fare dëmtime në objekt, as në elemente
konstruktive e as në elemente jo konstruktive. Kështu në këtë nivel të
perfomancës nuk ka fare ndërprerje të operimit të objektit.

Pasi që shumica e dëmeve, qoftë në njerëz apo të mira materiale, gjatë veprimit
të tërmeteve të mëhershme kanë ndodhur nga elementet jo konstruktive, e këtyre
duhet t’u kushtohet një rëndësi e madhe. Mënyra më e mirë për të eliminuar apo
minimizuar dëmtimet dhe dëmet nga elementet jo konstruktive është nëse këto
elemente përforcohen për konstruksionin (ankerohen). Kjo vlen, veçanërisht për
mure ndarëse dhe për orenditë e rënda.

Po qe se muret ndarëse ankerohen për konstruksionin, atëherë do të sigurohej jo


vetëm mosshkatërrimi i këtyre mureve, por do të zvogëlohej në masë të madhe
dëmtimi edhe i instalimeve të ndryshme, të cilat kalojnë nëpër mur.

Edhe këtij shtangimi duhet t’i kushtohet rëndësi dhe duhet të bëhet në atë mënyrë
që të mos ketë efekt negative në konstruksion. Mënyra më e mirë për ankerimit e
mureve është që në mes të murit dhe elementit të konstruksionit (qoftë shtyllës
apo traut/pllakës) të lihet një hapësirë minimumi 0.5% e lartësisë së murit. Në këtë
mënyrë, do të mundësohet deformimi i konstruksionit i papenguar. Kjo hapësirë
pastaj mund të mbushet me ndonjë material “elastik” (shumë herë përdoret
material termoizulues nga leshi mineral, i cili ka veti të mira edhe termoizuluese,
por edhe zëizoluese, që janë dy kriteret bazë për muret ndarëse).

Për muret që jenë të shtanguara për konstruksionin mund në mënyrë të sigurt që


orienditë kryesore, ato që kanë mundësi të shkaktojnë dëmtime dhe dëme të
mëdha, të shtangohen për atë mur apo konstruksionin. Së fundmi janë bërë
studime edhe mbi llojin e materialit që duhet të përdoret për shtangimin e
oriendive. Materiali që rekomandohet të përdoret është profil “L” nga metali
elastik, që ka aftësi të mëdha deformimi, respektivisht duktilitet të lartë. Nga
përvojat e mëhershme është konstatuar se nëse përdoren metale të forta dhe të
ngurta, atëherë gjatë veprimit të tërmeteve të mëdha, nga forca e inercisë që
krijohet në vetë elementin jo konstruktiv këto element shkulen nga ankeri dhe
prapë përfundojë në dysheme. Rrjedhimisht metali që përdoret duhet të jetë i
fortë mjaft që të durojë forca tërheqëse dhe shtypëse. Por gjithashtu duhet të jetë
mjaft elastik që të mund të deformohet para së elementi të shkulet.

190
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

6.3 Performanca e objektit dhe risku sizmik

6.3.1 Definimi i riskut sizmik

Risku sizmik është identifikimi i karakteristikave të matshme të një tërmetit me


probabilitet të caktuar të veprimit, gjatë periudhës së eksploatimit të objektit.

Definimi i riskut sizmik bëhet, duke marrë për bazë shumë faktorë si faktorët
gjeologjikë, pozita e truallit në raport me shkarjet, historiati i veprimit të
tërmeteve me intensitete përkatëse, etj. Pastaj nga të gjithë parametrat bëhet një
parashikim mbi probabilitetin e veprimit të tërmeteve me intensitet përkatës.

Tërmeti me intensitetin e të cilit projektohet konstruksioni quhet “tërmeti i


projektimit”. Parametrat e këtij tërmeti janë parametrat referentë, të cilët
paraqitet në shumicën e hartave sizmologjike. Edhe në kode të projektimit
parametrat hyrës për llogaritjen e ngarkesës sizmike janë të këtij “tërmeti”. Ky
konsiderohet një tërmet referues, i cili ka 10% gjasa të veprojë në një periudhë
referente 50‐vjeçare.

Mbi këtë probabilitet (10% në 50 vjet) si edhe mbi jetëgjatësinë e objekteve që


ndërtohen është zhvilluar e tërë filozofia e projektimit sizmik.

Në shumicën e literaturave si edhe në kodet e projektimit përdoret termi “perioda


kthyese”. Me ketë term nënkuptohet se në çfarë ciklesh kohore një tërmet me
intensitet te caktuar mund të veprojë. P.sh. në EC8 ceket se projektimi duhet të
bëhet duke marrë për bazë intensitetin e tërmetit maksimal që mund të përsëritet
çdo 475 vjet. Kjo nuk do të thotë se nëse ndodh një tërmet maksimal, atëherë për
475 vjetët e ardhshëm nuk do të ketë tërmete të tilla dhe rrjedhimisht objektet
nuk do të jenë të rrezikuara nga tërmetet.

Termi “perioda kthyese” rezulton si llogaritje analitike logaritmike nga


probabiliteti i veprimit të tërmetit në një periudhë të caktuar kohore. Për
probabilitetin e veprimit 10% në 50 vjet perioda kthyese rezulton të jetë T=475
vjet. Kjo do të thotë se në kohëzgjatjen e shfrytëzimit të objektit një tërmet i tillë
ka 10% gjasa që të ndodhë, pasi që shumica e projekteve projektohen për
jetëgjatësi prej 50 vjetësh. Ky probabilitet nuk është probabilitet i zonës, por i
secilit objekt.

191
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Për qëllime të vlerësimit, analizave, etj., varësisht nga kodet që përdoren dhe në
bazë të probabilitetit të veprimi, “tërmetet” janë të ndara në disa lloje. Në bazë të
procedurave dhe kritereve për analiza, në SHBA (FEMA 356, etj.) janë minimum tri
“lloje të tërmeteve”, të cilat mund të merren për analiza me këtë probabilitet
(periudhë kthyese përkatëse):
‐ Tërmeti i shfrytëzueshmërisë,
me probabilitet 50% në 50 vjet perioda kthyese T=72 vjet
‐ Tërmeti i projektimit,
me probabilitet 10% në 50 vjet perioda kthyese T=475 vjet
‐ Tërmeti maksimal
me probabilitet 2% në 50 vjet perioda kthyese T=2,475 vjet

Në bazë të EC 8‐s janë dy lloje të riskut (tërmeteve) të specifikuara:


‐ Tërmeti i shfrytëzueshmërisë
me probabilitet 10% në 10 vjet perioda kthyese T=95 vjet
‐ Tërmeti i projektimit,
me probabilitet 10% në 50 vjet perioda kthyese T=475 vjet

Ky kategorizim është kuptimi i riskut sizmik dhe në bazë të këtyre kategorizimeve


janë definuar edhe kriteret e projektimi për arritjen e performancave të synuara
dhe është krijuar një lidhje midis tyre.

6.3.2 Intensitetit të tërmetit për riskun sizmik

Në shumicën e analizave si e dhënë hyrëse për të modeluar ndikimin sizmik merret


shpejtimi maksimal i truallit (PGA), i cili merret në funksion të shpejtimit të tokës
(ag);, p.sh PGA=0.2ag, apo PGA =0.3ag, etj. Në kodet e projektimit, vlera referente
hyrëse (PGA) është dhënë për “tërmetin e projektimit”, atij me probabilitet 10%
në 50 vjet.
Për tërmetet e tjera (risqet e tjera sizmike), të cekuara më sipër, vlera “ag” merret
në funksion të këtij tërmeti. P.sh, nëse PGA‐ja për “tërmetin e projektimit” është
0.2ag, atëherë risku sizmik për probabilitet e tjera merret si vijon:
‐ Tërmeti i shfrytëzueshmërisë,
PGA=50% të tërmetit të projektimit p.sh. PGA=0.5x(0.2ag)
‐ Tërmeti maksimal,
PGA=150% në tërmetit të projektimit p.sh. PGA=1.5x(0.2ag)

192
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Edhe në EC 8 është një raport i tillë, vetëm se në EC 8 janë vetëm dy nivele të


riskut sizmik:
‐ Tërmeti i projektimit (PGA referente, p.sh. 0.2ag) dhe,
‐ Tërmeti i shfrytëzueshmërisë
PGA=50% të tërmetit të projektimit p.sh. PGA=0.5x(0.2ag)

6.3.3 Ndërlidhija midis riskut sizmik dhe nivelit të performancës

Duke qenë se janë disa nivele të performancës si edhe disa shkallë të riskut
(rrezikut) sizmik është krijuar një ndërlidhje midis tyre në qasjen standarde të
projektimit.

Lidhshmëria në mes të niveleve të riskut (rrezikut) sizmik dhe performancës së


konstruksioneve është kjo:
‐ Për probabilitetin e veptimit të tërmetit 50% në 50 vjet niveli i performancës
synohet të jetë S‐1 (eksploatim i menjëhershëm)
‐ Për probabilitetin veprimit të tërmetit 10% në 50 vjet niveli përkatës i
performancës synohet të jetë S‐3 (siguria e jetës)
‐ Për probabilitetin veprimit të tërmetit 2% në 50 vjet niveli përkatës i
performancës synohet të jetë S‐5 (parandalim i shkatërrimit)

6.4 Pika e performancës

Niveli i performancës së konstruksionit përcaktohet përmes pikës së


performancës. Në varësi se ku bie pika e performancës definohet niveli i
performancës së konstruksionit. Pika e performancës është pika që krijohet me
bashkimin e “lakores së kapacitetit” dhe “lakores së kërkesës (apo lakores së
ngarkesës)”.

Lakorja e kapacitetit, fig. 6.2, është lakorja që formohet në sistemin koordinativ


forcë‐zhvendosje (horizontale), e cila lakore paraqet kapacitetin e konstruksionit
për të pranuar ngarkesa horizontale.

193
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Lakorja e Kerkeses
Forca totale horizontale, F

Lakorja e Kapacitetit

Pika e Perfomances
E

Zhvendosja horizontale ne kulm, D

Fig. 6.2. Ilustrimi grafik i përcaktimit të Pikës së performancës


së konstruksionit

Lakorja e kërkesës përfaqëson ngarkesën sizmike për të cilën bëhet analiza. Kjo
lakore rrjedh nga spektri i reagimit. Këto dy lakore vizatohen në po të njëjtin sistem
koordinativ dhe vendi se ku këto lakore priten quhet pika e performancës, fig. 6.2.

Pasi të jetë përcaktuar pika e performancë, lexohet (përcaktohet) zhvendosja


horizontale e objektit në atë pikë. Pastaj në varësi të sasisë së zhvendosjes së
klasifikuar në tabelën 1 definohet niveli i performancës së konstruksionit.

Metodat e zhvillimit të këtyre dy lakoreve “lakorja e kapacitetit” dhe “Lakorja e


kërkesës” nuk janë të prezantuara këtu pasi që nevojiten analiza detajuese.

Përcaktimi e lakores se kapacitetit duhet të zhvillohet analiza statike jo lineare


(PUSHOVER), ndërsa mënyra e caktimit të lakores së kërkesës është duke
konvertuar lakoren e spektrit të reagimit në sistem tjetër koordinativ. Detajet për
caktimin e pikës së performancës janë të paraqitura në ATC 40 dhe FEMA 237.
Gjithashtu, përmes programeve të avancuara kompjuterike (SAP 2000, ETABS,
etc., mundësohet të zhvillohet snaliza PUSHOVER dhe pastaj të caktohet pika e
performancës.

194
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

6.5 Faktorët që ndikojnë në performancën e konstruksionit

Nëse pas analizës dhe caktimit të pikës së performancës rezulton se performanca


e konstruksionit nuk është ajo që është synuar, atëherë duhet të ndërhyhet në
konstruksion, të bëhen përmirësimet e nevojshme dhe të rianalizohet
konstruksioni. Kështu veprohet derisa të arrihet te performanca e kërkuar.

Rastet kur duhet të intervenohet në konstruksion për të përmirësuar


performancën e saj janë:
‐ Nëse lakorja e kapacitetit nuk e prek fare lakoren e kërkesës,fig.6.3a. Në këtë
rast do të thotë se për tërmetin e analizuar konstruksioni do të kollapsonte.
‐ Lakorja e kapacitetit prek lakoren e kërkesës larg në abshisë, f i g . 6.3b dhe
kështu performanca e konstruksionit nuk është ajo e kërkuara (zhvendosja
në pikën e performancës është më e madhe se e dëshiruar).

195
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a)

Forca totale horizontale, F Lakorja e Kerkeses

Lakorja e fillestare e kapacitetit

Zhvendosja horizontale ne kulm, D

b)

Lakorja e Kerkeses
Forca totale horizontale, F

Lakorja e Kapacitetit pas perforcimit

Pika e Perfomances

Zhvendosja horizontale ne kulm, D


Fig. 6.3.Rastet e mosarritjes së performancës së kërkuar; (a) objekti është fare i dobët dhe
b) konstruksioni nuk ka performancë të synuar .

Faktorët që ndikojnë në performancën globale të konstruksionit janë:


‐ Shtangësia
‐ Rezistenca (aftësia mbajtëse) dhe,
‐ Duktiliteti

196
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

6.5.1 Ndikimi i shtangësisë në rritjen e performancës së


konstruksionit

Shtangësia e konstruksionit në lakoren e kapacitetit paraqitet me këndin “a” në


fig.6.2. Pra, sa më i shtangët është konstruksioni aq më i madh është edhe
këndi“a”.Ky faktor ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e performancës së
konstruksionit pasi që sa më i madh është këndi “a” aq më herët lakorja e
kapacitetit e prek lakoren e kërkesës dhe me këtë afrohet pika e performancës,
që do të thotë se përmirësohet performanca e konstruksionit. Ilustrativisht këtë
fakt e paraqesim në fig.6.4.

Lakorja e Kerkeses
Forca totale horizontale, F

Lakorja e kapacitetit pas perforcimit

Lakorja e fillestare e kapacitetit

Zhvendosja horizontale ne kulm, D

Fig. 6.4.Ndikimi i shtangësisë në performancën e konstruksionit.

Nga figura 6.4 shihet që sa do pak që rritet shtangësia e konstruksionit, ndikimi i


saj është mjaft i madh. Janë disa mënyra se si mund të rritet shtangësia e
konstruksionit:
‐ Përmes mureve shtanguese.
‐ Përmes dimenzionit dhe numrit të shtyllave si dhe dhe armimit të tyre,
‐ Përmes e trarëve dhe armimit të tyre

6.5.2 Ndikimi i rezistencës në rritjen e performancës së


konstruksionit

Siç u sqarua më sipër dhe sa më shumë që paraqiten çërnjerat plastike aq më

197
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

herët dhe më shumë humb shtangësia e konstruksionit dhe me këtë kurbëzohet


lakorja. Sa më e madhe që është rezistenca e elementeve aq më vonë krijohen
çërnjerat plastike dhe kjo ndikon në shtyrjen e kohës së fillimit të humbjes së
shtangësisë. Mënyra se si rezistenca ndikon në përmirësimin e performancës së
konstruksionit ilustrativisht paraqitet në,fig.6.5.

Lakorja e Kerkeses
Forca totale horizontale, F

Lakorja e kapacitetit pas perforcimit

Lakorja e fillestare e kapacitetit

Zhvendosja horizontale ne kulm, D

Fig. 6.5.Ndikimi i rezistencës në performancën e konstruksionit.

Rritja e rezistencës së konstruksionit arrihet duke rritur rezistencën e elementeve


në të cilat ka filluar krijimi i çërnjerave plastike. Pra pasi të bëhet analiza e parë
vërehen zonat e elementeve se cilat kalojnë sjelljen elastike (ku krijohen çërnjerat
plastike) dhe pastaj të njëjtat prerje të elementeve fortësohen (u rritet aftësia
mbajtëse e tyre) dhe kështu fortësohet i gjithë konstruksioni.

6.5.3 Ndikimi i duktilitetit në rritjen e performancës së


konstruksionit

Përderisa shtangësia dhe rezistenca kanë ndikim në rritje të performancës së


konstruksionit, duktiliteti ka ndikim në eliminimin e kollapsit të konstruksionit.

Kjo do të thotë se nëse konstruksioni me rastin e analizës rezulton të kollapsojë,


rasti në fig 6.3 a), atëherë me anë të rritjes së duktilitetit konstruksioni hiqet nga
rreziku i kolapsit dhe vendoset në njërën nga nivelet e pranuara të performancës.
Ilustrativisht kjo është paraqitur në fig.6.6.

198
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a)

Forca totale horizontale, F Lakorja e Kerkeses

Lakorja e fillestare e kapacitetit

Zhvendosja horizontale ne kulm, D

b)

Lakorja e Kerkeses
Forca totale horizontale, F

Lakorja e Kapacitetit pas perforcimit

Zhvendosja horizontale ne kulm, D

Fig. 6.6.Ndikimi i duktilitetit në performancën e konstruksionit; a) para rritjes së


duktilitetit, b) pas rritjes së duktilitetit.

Në figurën 6.6 shihet se si me rritjen e duktilitetit zgjatet kurbatura, që do të thotë


se konstruksioni është në gjendje të pranojë deformime më të mëdha joelastike,
më saktë të pranojë ngarkesë edhe në stadin jo elastik dhe prapë të ruajë aftësinë
mbajtëse (fortësinë) që në fakt ky është edhe përkufizimi i duktilitetit.

199
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

6.5.4 Ndikimi i kombinimit të shtangësisë dhe rezistencës në rritjen


e performancës së konstruksionit

Varësisht nga rezultatet e analizës së bërë dhe varësisht nga niveli apo shkalla e
përmirësimit të performancës së konstruksionit (nëse nevojitet përmirësim i
madh) atëherë mund që të kombinohet rritja e shtangësisë dhe fortësisë për të
arritur maksimumin në përmirësim të performancës, fig.6.7.

Lakorja e Kerkeses
Forca totale horizontale, F

Lakorja e kapacitetit pas perforcimit

Lakorja e fillestare e kapacitetit

Zhvendosja horizontale ne kulm, D

Fig.6.7.Ndikimi i kombinimit të shtangësisë dhe fortësisë në


përmirësimin e performancës së konstruksionit.

6.6 Perfomanca e elementeve ‐perfomanca lokale

Perfomanca globale e konstruksionit është në funksion të perfomancës lokale të


elementeve. Lidhshmëria midis performancës globale (të konstruksionit) dhe
performancës lokale (të elementeve) nuk është lineare, mirëpo për të mundësuar
performancë të mirë të konstruksionit, performanca e elementeve duhet të jetë
në mënyrë të qartë e definuar dhe ajo e dëshiruar.

Nivelet e performancëes lokale të elementeve, në analogji me nivelet e


performancës së konstruksionit, definohet nga diagrami moment‐kurbature (M‐

200
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

f) i prerjes tërthore. Po ashtu në analogji me performancën globale edhe në


performancën lokale nivelet e performancës janë të njëjta. Në fig. 6.8 janë
paraqitur nivelet e performancës lokale në kuadër të diagramit M‐f.

LS CP

IO

My B

Fig. 6.8 Nivelet e perfomancës lokale të elementeve

6.7 Niveli i dëmeve të elementeve konstruktive për nivele të caktuara të


performancës

Të kuptuarit fizik të dëmit në konstruksion apo të elementeve të konstruksionit


për nivel të caktuar të performancës ndihmon në përcaktimit e niveit te
performances pas veptimit te tërmetit por edhe ne vendimmarrje se cila do të jetë
performanca e synuar ndaj një tërmeti të pritur gjate projektimit. Në Tabelën 1,
në mënyrë tekstuale janë përshkruar dëmet në elemente të konstruksionit të
betonit të armuar për tri nivelet e performancës si edhe për zonën e parë të
performancës.

Gjithashtu, në këtë tabelë janë paraqitur edhe vlera e zhvendosjes së objektit nën
të cilat vlera gjendet niveli i caktuar i performancës .

201
Parimet e projektimit sizmik të konstrusioneve

Tabela 1: Përshkrimi i dëmtimit të elementeve të konstruksionit të BA-së për nivele specifike të performancës.
Elemeti Niveli i performancës: Zona e performancës: Niveli i performancës: Niveli i performancës:
Eksploatimi i menjëhershëm Kontrolli i dëmeve (S-2) Siguria e jetës (S-3) Parandalimi i kolapsit (S-
(S-1) 5)
Shtyllat Plasaritje shumë të vogla të Plasaritje shumë të vogla Çërnjerat plastike janë Plasaritje të mëdha zonat
elementeve pa dëmtime të të elementeve pa apo me formuar në pjesën e poshtme kritike në elementet
betonit. Nuk ka zhvendosje shumë pak dëmtime të të konstruksionit, duke duktile (konstruksione të
horizontale permanente masës së betonit. Nuk ka shkaktuar dëmtime të masës meskatit, trarë dhe pllaka).
(mbetëse). Kapaciteti për zhvendosje horizontale së betonit (kryesisht të Dëmtime të
rezistencë të forcave permanente,( të shtresës mbrojtëse) poshtë konsiderueshme në shtylla
gravitacionale mbetet i përhershme). Kapaciteti dhe lart nyjës tra-shtyllë. të caktuara. Zhvendosjet e
plotë. për rezistencë të forcave Zhvendosjet permanente (të permanente (të
gravitacionale mbetet i përhershme) horizontale të përhershme) horizontale
plotë. meskateve janë deri në 2%. të meskateve janë deri në
Kapaciteti për rezistencë të 4%. Kapaciteti për
forcave gravitacionale rezistencë të forcave
mbetet i plotë. gravitacionale mbetet
pothuajse në tërë
konstruksionin.
Trarët Dëmtim i limituar i betonit Dëmtim i vogël i betonit Dëmtim të masës së betonit Shkatërrim total të
(kryesisht i shtresës (kryesisht shtresës (kryesisht të shtresës shtresës mbrojtëse.
mbrojtëse) rreth lidhjes tra- mbrojtëse) rreth lidhjes mbrojtëse)rreth zonës së Plasaritje të mëdha në

202
Parimet e projektimit sizmik të konstrusioneve

shtyllë. Plasaritje shumë të tra-shtyllë. Plasaritje çërnjerës plastike dhe nyjës zonën e çërnjerave plastike
limituara në zonën e shumë të vogla në zonën tra-shtyllë. Plasaritjet dhe në nyja. Dëmtim dhe
çërnjerës plastike. Nuk ka e çërnjerës plastike. Nuk zmadhohen dhe depërtojnë shkëputje e armaturës
zhvendosje horizontale ka zhvendosje horizontale në nyjën tra-shtyllë. prerëse si edhe epje nëpër
permanente(të përhershme) permanente (të Zhvendosjet permanente (të armaturë gjatësore.
(mbetëse). Kapaciteti për përhershme) (mbetëse). përhershme) vertikale të Kapaciteti për rezistencë të
rezistencë të forcave Kapaciteti për rezistencë zonës së çërnjerës janë forcave gravitacionale
gravitacionale mbetet i të forcave gravitacionale evidente. Kapaciteti për mbetet pothuajse në tërë
plotë. mbetet i plotë. rezistencë të forcave konstruksionin.
gravitacionale mbetet i plotë.
Pllakat Plasaritje shumë të limituara Plasaritje shumë të Plasaritje më të avancuara Plasaritje të mëdha në
në afërsi të nyjës tra-shtyllë limituara në afërsi të (mbi 0.4mm) në afërsi të afërsi të nyjës tra-shtyllë si
(për pllakat me trarë). nyjës tra-shtyllë (për nyjës tra-shtyllë (për pllakat edhe dëmtime të betonit
pllakat me trarë) si edhe me trarë) si edhe te në afërsi të nyjave tra-
te mbështetjet mbi mure. mbështetjet mbi mure. shtyllë. Gjithashtu, humbje
e betonit midis armaturave
gjatësore në afërsi të
nyjave janë të mundura.
Muret Plasaritje të vogla prerëse Plasaritje të vogla prerëse Plasaritje të konsideruara në Shkatërrim total të
në planin e murit. Nuk ka në planin e murit. Nuk ka mure dhe dëmtim të masës shtresës mbrojtëse. Dukje
zhvendosje horizontale zhvendosje horizontale së betonit (kryesisht shtresës të epjes nëpër armaturë
permanente (të permanente (të mbrojtëse). Rrëshqitjet gjatësore. Dukje të

203
Parimet e projektimit sizmik të konstrusioneve

përhershme) (mbetëse). përhershme) (mbetëse). (zhvendosjet horizontale në zhvendosjeve permanente


Kapaciteti për rezistencë të Kapaciteti për rezistencë zonat prerëse në kuadër të (të përhershme)
forcave gravitacionale të forcave gravitacionale murit) janë evidente. horizontale të murit në
mbetet i plotë. mbetet i plotë. Zhvendosjet permanente( të kuadër të zonës dëmtuese
përhershme) horizontale të . Kapaciteti për rezistencë
meskateve janë deri në 2%. të forcave gravitacionale
Kapaciteti për rezistencë të mbetet pothuajse në tërë
forcave gravitacionale konstruksionin.
mbetet i plotë. Zhvendosjet permanente
(të përhershme)
horizontale të meskateve
janë deri në 4%. Kapaciteti
për rezistencë të forcave
gravitacionale mbetet
pothuajse në tërë
konstruksionin.

204
Parimet e projektimit sizmik të konstrusioneve

Elementet Asnjë dritare e jashtme nuk Dëmtime të limituara të Dëmtime më të theksuara të Shumica apo të gjitha
jo- është e dëmtuar. Të gjitha dritareve të jashtme. Të dritareve të jashtme. dritaret e jashtme të
konstruktive dyert, të brendshme dhe të gjitha dyert, të Shumica e dyerve të jashtme dëmtuara. Dyert e
jashtme, janë funksionale. brendshme dhe të funksionale. Numër i caktuar jashtme dhe të brendshme
Dëmtime shumë të vogla të jashtme, janë i dyerve të brendshme të të shkatërruara dhe jo
pllafoneve (tavanëve) të funksionale. Dëmtime dëmtuara dhe jo funksionale. funksionale. Shumica e
lëshur. Plasaritje shumë të shumë të vogla të Kollapsime(shkatërrime) plafoneve (tavanëve) të
vogla në muret ndarëse. Të pllafoneve(tavanëve) të lokale të lëshuar të shkatërruar.
gjitha elementet lëshur. Plasaritje shumë pllafoneve(tavanëve) të Muret ndarëse të
infrakonstruktive të objektit të vogla në murt lëshur. Plasaritje të dukshme dëmtuara dukshëm dhe
janë funksionale. ndarëse. Elemente të në muet ndarëse me një pjesë e
caktuara të inventarit prapime të limituara. konsiderueshme të
(mobilierisë) të objektit Mobiliet e objektit të prapuara. Te gjitha
mund të zhvendosen apo prapuara. Të gjitha elementet elementet
prapohen( përmbysen). infrakonstruktive të objektit infrakonstruktive të
Të gjitha elementet janë jo funksionale, përfshirë objektit janë jo
infrakonstruktive të ashensorët. funksionale, përfshirë
objektit janë funksionale. ashensorët.
Zhvendosja 1% të zhvendosjeve kthyese, 2% të zhvendosjeve kthyese, 4% të zhvendosjeve
pa zhvendosje permanente 1% zhvendosje permanente( kthyese apo permanente (
(të përhershme). e përhershme). e përhershme).

205
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Në tabelën 1 janë dhënë edhe kufijtë e zhvendosjeve horizontale për nivele të


ndryshme të performancës. Këta kufij të zhvendosjeve, duke qenë cak i
projektimit mundësojnë projektimin adekuat. Këtu duhet të theksohet se këto
janë zhvendosje reale të konstruksionit dhe jo zhvendosje elastike. Kjo duhet të
merret parasysh, sepse momentalisht përmes analizave statike lineare si rezultat
dalës i analizës ofrohen zhvendosjet elastike të elementeve pseudo‐homogjene,
përderisa konstruksionet e betonit të armuar nuk janë të atillë dhe nuk kanë kanë
sjellje të tillë. Andaj për t’u siguruar se projektimi është bërë adekuat duhet të
zhvillohen analiza jo lineare. Ose, projektuesi duhet të ketë përvojë të dukshme në
kuptueshmërinë e sjelljes së konstruksionit për të bërë vlerësimin e zhvendosjeve
reale, duke interpretuar zhvendosjet e elementeve pseudo‐homogjene nga analiza
lineare.

Nga sqarimi i dëmeve në elementet e konstruksionit mund të shihet se:


‐ Në asnjë rast nuk duhet që të rrezikohet shkatërrimi i tërësishëm i elementit
dhe,
‐ Në nivelin siguria e jetës dëmet fillojnë të rriten në atë masë sa që kjo pikë
është edhe pika ku bëhet ndarja midis zonavedhe mundësisë/arsyeshmërisë
së përmirësimit.

Sqarim:
Zhvendosjet permanente (të përhershme) janë zhvendosje që mbesin në
konstruksion pas përfundimit të tërmetit. Këto zhvendosje, zakonisht krijohen nga
rrjedhjet e mëdha të armaturës gjatësore në elemente vertikale si edhe thyerjet
(plasaritjet e mëdha) në elementet vertikale dhe horizontale të konstruksionit.

206
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

KAPITULLI ‐VII‐

Konstruksionet e betonit nga elementet e parafabrikuara

Konstruksionet nga elementet e parafabrikuara kohët e fundit janë duke u aplikuar


gjithnjë e më shumë. Arsyet për këtë janë:
‐ Ndërtimi i shpejtë i konstruksionit
‐ Eliminimi i nevojës për pahi dhe skeleri (në shumicën e rasteve)
‐ Sigurimi i cilësisë gjatë prodhimit, por edhe gjatë montimit
‐ Mundësimi i procesit të punës përgjatë tërë vitit, etj.

Në fillet e aplikimit konstruksionet e parafabrikuara për një kohë të gjatë janë


përdorur kryesisht për objekte njëkatëshe me hapësira të mëdha. Kohët e fundit
duke pasur parasysh përparësitë e mëdha këto konstruksione janë duke u
përdorur edhe për shumë lloje të tjera të konstruksioneve si p.sh.: në objekte
administrative, hotele, objekte shkollore, objekte sportive, etj. Në fig. 7.1 janë
paraqitur disa konstruksione nën ndërtim nga elementet e parafabrikuara.

Fig. 7.1 Disa objekte te ndërtuara me elemente te parafabrikuara nga BA

Duke vrojtuar trendin aktual ku gjithnjë e më shumë po rritet kostoja e punës e


punëtorëve të kualifikuar për punët ndërtimore dhe duke pasur parasysh faktin se

207
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

aplikimi i konstruksioneve të parafabrikuara shkurton kohën e ndërtimit, atëherë


këto konstruksione mund, lehtë, në një të ardhme të bëhen më të dëshiruarat në
mesin e investitorëve.

Konstruksionet e parafabrikuara mund të jenë nga elementet e paranderura dhe


nga elementet të rregullta (jo të paranderura). Elementet e paranderura nuk do të
jenë pjesë e këtij teksti.

7.1 Lidhjet e konstruksioneve të parafabrikuara

Pjesa më e rëndësishme për realizimin e konstruksioneve të parafabrikuara janë


lidhjet e elementeve. Përmes tyre mundësohet transferimi i ngarkesave nga njëri
element në tjetrin.

Lidhjet e elementeve kanë qenë çdo herë pjesa më e ndjeshme e këtyre


konstruksioneve dhe në shumicën e rasteve shkatërrimi i konstruksioneve të
parafabrikuara, veçanërisht gjatë tërmeteve, ka ndodhur si rezultat i shkatërrimit
të lidhjeve. Në fig. 7.2 janë paraqitur disa foto të konstruksioneve të
parafabrikuara të dëmtuara gjatë tërmeteve.

Fig. 7.2 Disa konstruksione të parafabrikuara të dëmtuara nga tërmetet

208
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Nga aspekti statik lidhjet mund të klasifikohen si:


‐ Lidhje çërnjerë dhe,
‐ Lidhje inkastrim

Nga aspekti i elementeve që lidhin, lidhjet mund të klasifikohen si:


‐ Lidhje e themelit me shtyllën,
‐ Lidhje e traut me shtyllën
‐ Lidhje e pllakës me tra apo me shtyllën

Nga aspekti i metodologjisë së realizimit lidhjet mund të klasifikohen:


‐ Lidhje të njoma
‐ Lidhje montuese (të ashtuquajtura lidhje të thata)

7.2 Lidhjet çërnjerë

Lidhjet çërnjerë, të konstruksioneve të parafabrikuara, janë lidhjet që më së


shumti aplikohen. Arsyeja e aplikimit të këtyre lidhjeve është, sepse janë të
thjeshta për llogaritje, për detajim si edhe të thjeshta për realizim. Lidhjet çërnjerë
më së shumti aplikohen në lidhjet tra‐shtyllë.Në kuadër të lidhjeve tra‐shtyllë janë
kryesisht dy lloje të lidhjeve. Lidhjet e skajshme dhe lidhjet e mesit, fig. 7.3.

a) Lidhja në skaj të ramit b) Lidhja në mes të ramit

Llaq cimento Llaq cimento


Ankeri Ankeri

Trau Trau Trau


Shtylla
Shtylla

Fig. 7.3 Mënyrat e realizimit të lidhjes çërnjerë midis traut dhe shtyllës

209
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Lidhjet çërnjerë zakonisht realizohen si vijon: Ankeri pozicionohet me shtyllën dhe


betonohet se bashku me të. Në tra në vendin ku duhet të depërtojë ankeri lihet
një hapësirë. Zakonisht kjo hapësirë lihet më e madhe për të lehtësuar procesin e
montimit. Pas pozicionimit të elementit në hapësirën e ruajtur aplikohet llaçi i
çimentos, i cili lidh ankerin për tra dhe kështu realizohet lidhja.

a) Format e lidhjeve

Format e lidhjes se elementeve mund të jetë të ndryshme, por ato që më së shumti


realizohen në praktikë janë:
‐ Pozicionimi vertikal i ankerit, fig. 6.4 dhe
‐ Pozicionimi horizontal i ankerit, fig. 6.5

Ankeri Ankeri

Trau Trau
Trau
Shtylla
Shtylla

Fig. 7.4 Mënyrat e realizimit të lidhjes çërnjerë tra‐shtyllë


me pozicionimin vertikal të ankerit
Dukja ballore Dukja ballore
Rasti i I‐re Rasti i II‐te
Vrima per mbushje Vrima per mbushje
me llaq me llaq
Trau Trau
Shtylla

Shtylla

Fig. 7.5 Mënyrat e realizimit të lidhjes çërnjerë tra‐shtyllë


me pozicionim horizontal të ankerit

210
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Se cila nga këto raste të lidhjeve përzgjidhen për t’u aplikuar varet nga disa
faktorë. Nëse kërkohet që dimensionet e traut dhe të shtyllës të jenë të njëjta,
atëherë zakonisht aplikohet rasti në fig. 7.4, sepse është më i thjeshtë për prodhim
elementesh, por edhe për montim.

Edhe rastet e pozicionimit horizontal të ankerit janë mjaft të përdorura. Te këto


raste duhet t’i kushtohet rëndësi procesit të aplikimit të llaçit në vrimën e ankerit.
Te këto raste duhet të lihet një vrimë nga lart për t’ u aplikuar llaçi, me ç’rast vrimat
anash duhet të mbyllen. Një mënyrë tjetër është që llaçi të injektohet me presion
nga njëra anë me ç’rast vrima tjetër duhet të mbyllet. Në rastet kur nuk ka nevojë
që shtylla të jetë më e madhe se trau, atëherë te këto raste shtylla zgjerohet për
të mundësuar krijimin e hapësirës.

b) Pozicionimi i ankerit në kuadër të prerjes

Për të definuar sjelljen e lidhjeve tra‐shtyllë pozicioni i ankerit luan një rol të madh.
Pozicionimin e ankerit e definojnë shumë faktorë: si numri i kërkuar nga llogaritja,
pozita e lidhjes etj. Ankeri mund të pozicionohet në qendër të lidhjes, fig. 7.6 a)
apo edhe në skaje të prerjes fig. 7.6b) dhe c). Në rastet kur nevojiten të vendosen
më shumë së një anker, atëherë pozicionimi i tyre i drejtë mund të bëhet si në fig.
7.6 c).

a) b) c)

Fig. 7.6 Mënyrat e pozicionimit të ankerit në lidhjen çërnjerë

211
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

7.1.1 Sjellja e lidhjeve çërnjerë

a) Sjellja e lidhjeve çërnjerë nën veprimin e ngarkesave vertikale

Në rastet e pozicionimit qendror të ankerit, nën veprimin e ngarkesave vertikale


lidhjet çërnjerë kanë sjellje shumë të mirë dhe nuk ka ndonjë faktor që rrezikon
një lidhje të tillë, sepse ngarkesa transferohet nga kontakti midis dy elementeve,
kështu që ankeri nuk ngarkohet fare.

Rëndësi duhet t’u kushtohet rasteve kur ankeri nuk është i pozicionuar në qendër
të lidhjes. Në këto raste edhe pse synimi dhe dimensionimi mund të bëhet që
sjellja e lidhjes të jetë çërnjerë, lidhja mund të mos ketë sjellje tipike të çërnjerës.
Një rast i tillë është edhe lidhja në fig. 7.6 a) dhe b) ku ankeri në pozicion jo
qendror.

Në një lidhje tipike çërnjerë edhe nën veprimin e ngarkesave vertikale, për të
mundësuar funksionimin e lidhjes çërnjerë, lidhja duhet të rrotullohet rreth pikës
“O”, fig. 7.6 a). Te ky rast për shkak të pozicionimit të ankerit në skajin e kundërt
të pikës O, atëherë ky pozicionim i ankerit do të pengojë rrotullimin e nyjës dhe
kjo bëhet një nyjë që pengon rrotullimin. Shtangësia e kësaj lidhjeje varet nga
kapaciteti i ankerit si edhe nga faktorë tjerë. Si rezultat i shtangësisë së lidhjes në
pjesën e sipërme të traut afër nyjës gjenerohen momente të përkuljes. Një
pozicionim i tillë i ankerit për situatën kur konstruksioni është planifikuar që aty
lidhja të sillet si çërnjerë sjell njërën nga këto dy situata:
a) Gjenerohen momente të përkuljes në zonën e sipërme të traut.
Pasi që shumë herë në prodhimin e elementeve të parafabrikuara që
lidhen me lidhje çërnjerë, ku trau është sistem i thjeshtë statik, zona e
sipërme e traut armohet me armaturë shumë të vogël. Atëherë në një
situatë të tillë, lehtë mund ndodhë plasaritja e prerjes në faqen
kontaktuese të shtyllës nga pamundësia a pranimit të momenteve të
përkuljes. Në rastet kur kjo ndodh, atëherë trau mund të jetë i rrezikuar
nga forcat prerëse në prerjen ku paraqitet plasaritja. Në raste të tilla
vetëm armatura gjatësore u reziston forcave prerëse në prerje, që mund
të mos jenë të mjaftueshme.

212
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

b) Dëmtimi i lidhjes, si rezultat i ndikimeve lokale të paplanifikuara si


shkëputja e ankerit nga masa e betonit apo tërheqja e ankerit nga masa
e llaçit/betonit si rezultat i forcave të mëdha tërheqëse në anker nga
sjellja e lidhjes si inkastrim.

Në situata të tilla nga këndvështrimi i ngarkesave vertikale, nëse veç duhet të


pozicionohet ankeri në pozitë jashtëqendrore, atëherë është mirë që ankeri të
pozicionohet sikur ne fig. 7.6 b). Ndaj ngarkesave vertikale pozicionimi i ankerit në
këtë mënyrë nuk pengon rrotullimin, në fakt teoritisht kjo është lidhja ideale
çërnjerë (nga ngarkesat vertikale).

Edhe në rastin e pozicionimit të ankerit në qendër, prapë ka një rezistencë të vogël


ndaj rrotullimit rreth pikës O. Por zakonisht nevoja për rrotullim e një lidhjeje
çërnjerë është e vogël, ashtu që rrotullimi i prerjes që bëhet derisa ankeri të fillojë
të rezistojë është i mjaftueshëm dhe kështu ankeri ngarkohet fare pak me forcë
të madhe në tërheqje, i cili ngarkim mund të neglizhohet.

Rasti i lidhjes në fig. 7.6 c) në, kuadër të ngarkesave planare (në planin e ramit)
është lidhje tipike çërnjerë. Mirëpo pasi që konstruksioni është trup 3‐
dimensionalë dhe si e tillë ka ndikime edhe në planin tjetër (normal me aksin e
ramit), atëherë ndaj këtij plani tjetër kjo lidhje pengon rrotullimin dhe në një masë
duhet të trajtohet si lidhje inkastrim.

Nën veprimin e ngarkesave horizontale as lidhja nen 7.6 b) nuk është lidhje
çërnjerë. Kjo është sepse ngarkesat horizontale, veçanërisht ato nga tërmetet,
veprojnë në dy drejtime dhe në njërin nga drejtimet e veprimit të ngarkesave,
lidhja e tillë çdo herë është inkastrim. Në fig. 7.7 është paraqitur ilustrativisht
mënyra se si pozicionimi jashtëqendror i ankerit pengon rrotullimin e lidhjes nën
veprimin e ngarkesave përkatëse horizontale dhe kështu krijon kushtet e
konsiderimit të lidhjes si inkastrim.

213
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

Fig. 7.7 Mënyrat e deformimit të lidhjes dhe ngarkimit të ankerit të pozicionuar në skaje të
lidhjes

7.1.2 Dimensionimi i lidhjeve çërnjerë ndaj ngarkesave horizontale

Për konsiderimin e lidhjes si çërnjerë, nën veprimin e ngarkesave horizontale,


konsiderohet lidhja ku pozicionimi i ankerit është qendror. Nën ngarkesat
horizontale ankeri ka një sjellje specifike. Në fig. 7.8 është paraqitur skematikisht
sjellja e ankerit në kuadër të lidhjes çërnjerë.
a) b)

Fv
fcc Fv
xo xo
xo Zona e betonit e shtypur
fcc (shkaterruar)

Fig. 7.8 Forma gjenerale (e përgjithshme) e deformimit të ankerit gjatë ngarkimit me


ngarkesë horizontale

Në shumicën e rasteve nën veprimin e ngarkesave horizontale, deri në një thellësi


të caktuar (xo), masa e betonit përreth ankerit shkatërrohet pasi ankeri është më i
fortë se betoni. Kjo ndodh zakonisht në dy elementet lidhëse në tra dhe në shtyllë.
Shkatërrimi i masës së betonit rreth ankerit mundëson që ai të rrotullohet rreth
një pike të caktuar. Kjo sjellje bën që ndaj veprimit të ngarkesës horizontale ankeri
të mos jetë i rrezikuar nga forcat prerëse (sikur te konstruksionet e çelikut) por të
jetë i rrezikuar ndaj përkuljes si rezultat i rrotullimit. Për këtë arsye janë zhvilluar
shprehje unike/empirike për vlerësimin e rezistencës në prerje të nyjave çërnjerë
të elementeve të parafabrikuara.

214
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Shprehja bazë për përcaktimin e rezistencës se ankerit, rrjedhimisht të lidhjes


është:

𝐹 𝛼 ∅ 𝑓 𝑓 ,

𝛽 4
𝛼 1.15
3 3

Koeficienti 𝛽 merret nga parimi i shtypjes triaksiale:

𝑓∗ 𝛽 ∙ 𝑓 and based on CEB-FIP (1992):

𝑓∗ 4∙𝑓

Ndërsa thellësia se ku pritet të krijohet çërnjera në anker caktohet me shprehjen:


𝐹
𝑥
3𝛼 𝑓 ∅

Për situata të ndryshme të lidhjeve midis dy elementeve të betonit shprehjet për


përcaktimin e kapacitetit të lidhjes (ankerit) janë të ndryshme.

a) Rasti me materialet me rezistencë të ndryshme në lidhje

f cc,min
xo
xo
f cc,max

Fig. 7.9 Forma gjenerale (e përgjithshme) e deformimit të ankerit


gjatë ngarkimit me ngarkesë horizontale me mbushje të vrimës se traut

Këto janë raste kur për material mbushës përdoret ndonjë material, që ka
rezistencë të ndryshme nga ai i shtyllës. Për këtë rast shprehja është:

215
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

𝐹 𝛼 ∅ 𝑓 , 𝑓

b) Rasti me pllakë lidhëse në lidhje

Nëse në lidhje përdoret ndonjë pllakë e çelikut që e pamundëson rrotullimin e


ankerit brenda në shtylle, fig. 7.10, atëherë shprehja është kjo:

𝐹 𝛼 √2∅ 𝑓 𝑓

Fig. 7.10 Forma e deformimit të ankerit gjatë ngarkimit


me ngarkesë horizontale kur në njërin element ankerimit
është plotësisht i shtangët

7.1.3 Sjellja sizmike e konstruksioneve me lidhje çërnjerë tra‐shtyllë

Konstruksionet që realizohen me lidhje çërnjerë tra‐shtyllë janë konstruksione më


të dobëta për rezistencë sizmike në krahasim me konstruksionet ku të gjitha lidhjet
janë inkastrim, veçanërisht për konstruksionet njëkatëshe dhe me një hapësirë.

Në një ram tipik monolit ku të gjitha nyjat janë rixhide rami ka pacaktueshmëri
statike dhe ka mundësi të krijohet një numër i çërnjerave plastike, qoftë në tra,
qoftë në shtylla dhe prapë rami të mbetet stabil, fig. 7.11. Nëse aftësia mbajtëse e
shtyllës është më e madhe, atëherë çërnjerat krijohen në tra, fig. 7.11b), ndërsa
nëse aftësia mbajtëse e traut është më e madhe se e shtyllës, atëherë çërnjerat
plastike krijohen në shtylla, fig. 7.11a).

216
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)
Qernjera plastike Qernjera plastike Qernjera plastike Qernjera plastike

Fig. 7.11 Vendet e mundshme të krijimit të çërnjerës plastike në ram

Në rastet kur lidhja midis traut dhe shtyllës është realizuar si lidhje çërnjerë
konstruksioni zakonisht është statistikisht stabil (apo një herë statistikisht i
pacaktuar që është pa ndikim), fig. 7.11 a). Në këtë ram të tillë atëherë gjatë
veprimit të tërmetit deformimi i ramit është sikur në fig. 7.12 b).

Qernjera plastike Qernjera plastike

Fig. 7.12 Vendkrijimi i çërnjerës plastike në ram dhe forma


e deformimit të ramit ndaj ngarkesave horizontale

Pasi që sipas parimit të projektimit të konstruksioneve, konstruksionet


dimensionohen për të absorbuar energji në kuadër të sjelljes jo lineare,
përkatësisht procesit të krijimit të çërnjerave plastike, atëherë vendi i vetëm i
mundshëm i krijimit të çërnjerave plastike për këto konstruksione janë shtyllat, fig.
7.12 b). Arsyeja është, sepse në trarë nuk mund të ketë momente të përkuljes nga
forcat horizontale kur lidhja e traut me shtyllën është çërnjerë. Na rastin e krijimit
të çërnjerave plastike në shtylla, atëherë konstruksioni bëhet statikisht jo stabil
(pseudo‐mekanizëm). Në një konstruksion të tillë, në varësi të performancës së
çërnjerës plastike, konstruksioni në masë të konsiderueshme humb shtangësinë
dhe për vazhdimin e veprimit të ngarkesave horizontale ai pëson deformime të
mëdha dhe përfundimisht mund të shkatërrohet. Në fig. 7.2 mund të shihen

217
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

konstruksione, që kanë dështuar m’u për shkak të formimit të çërnjerës plastike


dhe shkatërrimit të saj afër lidhjes shtyllë‐themel.

Zgjidhje teknike për këto konstruksione është nëse projektimi i konstruksionit


bëhet që i tërë konstruksioni të ketë sjellje plotësisht elastike gjatë veprimit të
tërmetit. Projektimi i konstruksioneve që të kenë sjellje elastike nuk është
ekonomikisht i favorshëm dhe një qasje e tillë bie ndesh me arsyeshmërinë e
përvetësimit të konstruksioneve me elemente të parafabrikuara. Për këtë arsye
zgjidhja e vetme që konstruksionet me elemente të parafabrikuara të jenë
rezistente ndaj tërmeteve dhe ekonomikisht të arsyeshme, është që të gjitha
lidhjet e elementeve të bëhen lidhje të shtangëta (inkastrim).

7.3 Lidhjet inkastrim

Shumica e lidhjeve inkastrim që realizohen në praktikë momentalisht janë lidhje


të të ashtuquajtura “lidhje të njoma” dhe “lidhje montuese (të thata)”.

Lidhjet e njoma janë lidhje ku një pjesë e lidhjes apo e tërë lidhja betonohet në
vend. Këto lidhje realizohen për lidhjen e shtyllës me themelin, për lidhjen e
pllakës me traun si edhe për lidhjet e traut me shtyllën.

7.3.1 Lidhjet e shtyllës me themelin

Për të qenë konstruksioni stabil në aspektin konstruksional është e domosdoshme


që lidhja shtyllë‐themel të bëhet lidhje inkastrim, nëse lidhja tra‐shtyllë është
çërnjerë.

Mënyra e realizimit të lidhjes shtyllë‐themel janë të ndryshme. Në varësi të


specifikave të konstruksionit dhe dimensioneve të kërkuara të themelit
përvetësohet mënyra përkatëse, por parimi i të gjitha mënyrave është i njëjtë. Në
fig. 7.13 janë paraqitur disa nga format tipike të lidhjes së shtyllës me themelin.

218
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b)

Shtylla

LLaqi i cimentos

Ankeri

Themeli ‐ "Gotë"

Fig. 7.13. Lidhjet tipike te shtyllës me themelin

Lidhja e paraqitur në fig. 7.13 a) realizohet ashtu që edhe themeli edhe shtylla janë
elemente të parafabrikuara dhe montohen në punishte. Në themel lihet një anker
roli i të cilit, në shumë e raste, është të pozicionojë shtyllën në mes. Gjithashtu në
shtyllë lihet vrima, e cila nuk ka nevojë të jetë shumë më e madhe sesa ankeri pasi
qëllimi është pozicionimi i saktë. Pasi të pozicionohet shtylla betonohet hapësira
midis shtyllës dhe themelit.

Lidhja ne 7.13 b) realizohet ashtu që shumica e themelit armohet dhe betonohet


në vend dhe vetëm pjesa “gotë” ku depërton shtylla është e parafabrikuar. Kjo
zgjidhje zakonisht aplikohet për rastin kur kërkohen dimensione të mëdha të
themelit, ndërsa transporti i tij është problematik. Dimensionet e themelit
caktohen nga analiza statike si të themelit monolit.

7.3.2 Lidhjet e pllakave me trarë

Lidhjet e pllakave me trarë janë kryesisht lidhje të njoma.

Ta konstruksionet e parafabrikuara, zakonisht pllakat dimensionohen që pranojnë


ngarkesa në njërin drejtim. Pllakat e parafabrikuara mund të jenë pllaka
gjysmëmontazh dhe pllaka montazh.

219
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) Pllakat gjysmëmontazh

Pllakat gjysmëmontazh janë pllaka ku një pjesë e pllakës betonohet në vend. Në


fig. 7.14 janë paraqitur disa pllaka gjysmëmontazh, që më së shumti aplikohen.

a) b)

c)

Fig. 7.14 Mënyrat e realizimit të konstruksioneve të meskatit me trarëza gjysmë të


parafabrikuara

Detajet e këtyre sistemeve të pllakave, si distanca në mes të trarëzave (L), gjerësia


e trarëzës (B), lartësia e pllakës (H) janë çështje që prodhuesit i vendosin në bazë
të kërkesave specifike. Në varësi të këtyre kërkesave si edhe të gjatësisë së pllakës,
bëhet edhe dimensionimi i trarëzave. Trarëzat dimensionohen si tra i thjeshtë.
Këto sisteme nuk janë të përshtatshme për hapësira mbi 7m, sepse pastaj është
vështirë të plotësohen kushtet kufitare të shfrytëzueshmërisë, sepse uljet e këtyre
pllakave janë të mëdha.

Lidhja e këtyre pllakave për traun bëhet përmes armaturës së trarëzës, fig. 7.14 c),
me ç’rast betonimi i traut bëhet pasi të jenë të vendosur pllakat e meskatit. Në
shumicën e rasteve sistemit statik i lidhjes mund të konsiderohet çërnjerë. Por
realiteti është se për shkak të armaturës në pjesën e sipërme të trarëzës si dhe
armaturës konstruktive që hyn në tra, duhet të dihet se ekziston një shkallë e
inkastrimit te këto pllaka. Në mungesë të armaturës konstruktive në pjesën e

220
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

betonit që betonohet, shumë herë te këto sisteme paraqiten plasaritje në pjesën


e sipërme të pllakave në vendet e lidhjes me traun.

b) Pllakat montazh

Pllakat montazh gjithashtu janë pllaka që nga aspekti i pranimit të ngarkesës,


punojnë në njërin drejtim. Ato janë pllaka ku nuk kanë nevojë për betonin në vend,
përpos lidhjeve të tyre me traun. Forma e pllakave montazh mund të jetë nga më
të ndryshmet, disa nga të cilat janë paraqitur në fig. 7.15.

a) b)

a)

Fig. 7.15 Mënyrat e realizimit të konstruksioneve të meskatit me elemente të parafabrikuara

Lidhja e pllakave me traun bëhet ashtu që pllakat mbështeten në tra dhe pastaj
betonohen kjo pjesë për të lidhur pllakat me traun. Për të mundësuar lidhjen më
të mirë nga trau lihen stafa apo armaturë në formën U.

221
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

7.3.3 Lidhjet e traut me shtyllën

Momentalisht shumica e lidhjeve të shtangëta (inkastrim) midis traut dhe shtyllës


që realizohen në praktikë janë lidhje të njoma.

Realizimi praktik i këtyre lidhjeve mund të jetë i ndryshëm. Kriteri kryesor te këto
lidhje është që të mundësohet vazhdimi i armaturës i papenguar. Edhe për
realizimin e këtyre lidhjeve prapë ka nevojë të aplikohen mbështetje/skelerite të
elementeve, por të limituara. Në fig. 7.16 janë paraqitur disa foto të realizimit të
njomë të lidhjeve tra‐shtyllë.

a) b)

Fig. 7.16 Disa shembuj realë të implementimit të lidhjes tra‐shtyllë me lidhje të njomë

Projektimi (dimensionimi) i konstruksionit me elemente të parafabrikuara ku


lidhjet janë të njoma nuk ndryshon nga projektimi i konstruksionit monolit dhe nuk
kërkon ndonjë trajtim të veçantë.

Për shkak se lidhjet e njoma kanë nevojë për betonin në vend disa nga benefitet e
konstruksioneve të parafabrikuara nuk shfrytëzohen tërësisht. Kështu, për të
mundësuar shfrytëzimin e të gjitha benefiteve të konstruksioneve të
parafabrikuara duhet që lidhjet të jenë “lidhje të montuese (lidhjet e thata)”.

7.3.4 Lidhjet e montuese (lidhjet e thata) tra‐shtyllë

Lidhjet e montuese apo siç quhen “lidhjet e thata” (në angisht Dry Connections)
janë lidhje që nuk kanë nevojë për betonim, por vetëm për aplikim të llaçit të
çimentos. Kjo lidhje nuk pengon procesin e ndërtimit dhe si e tillë mundëson

222
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

shfrytëzimin e të gjitha benefiteve të konstruksioneve të parafabrikuara. Këto nyja


eliminojnë nevojën për aplikim të mbajtësve të përkohshëm, apo skeleve.

Realizimi i lidhjeve montuese midis traut dhe shtyllës që të konsiderohen lidhje


rixhide është një sfidë mjaft e madhe. Kohët e fundit janë bërë shumë hulumtime
për të realizuar një lidhje të tillë. Sfidat kryesore për realizimin e një lidhjeje të tillë
janë:
‐ Identifikimi i mekanizmit për transferimin e ngarkesave nëpër lidhje që do të
mundësonte që analitikisht të përcaktohen parametrat e lidhjes (rezistenca
dhe duktiliteti).
‐ Thjeshtësia në realizimin e lidhjes në punishte. Nëse lidhja nuk është mjaft e
thjeshtë për t’u realizuar në punishte, atëherë humbet arsyeshmëria e
përvetësimit të sistemit të parafabrikuar.

Akoma në kode të projektimit, as në Eurocode as në kode të tjera, nuk ka ndonjë


procedurë të definuar për të realizuar lidhje rixhide montuese tra‐shtyllë. Realizimi
praktik i një lidhjeje të tillë varet vetëm nga projektuesi dhe çfarëdo lidhjeje
funksionale konsiderohet inovative.

Për të realizuar një lidhje të tillë së pari duhet të kuptohen mekanizmat e


shkatërrimit të komponentëve të një lidhjeje. Kuptueshmëria e këtyre
mekanizmave pastaj mundëson që të përvetësohet përforcime përkatëse për të
penguar këta mekanizma të shkatërrimit, ashtu që pengimi i këtyre mekanizmave
mundëson realizmin e një lidhjeje të suksesshme.

Mekanizmat e dështimit të një lidhje janë:


‐ Ndarja e ankerit nga betoni
‐ Tërheqja a ankerit nga masa e betonit
7.3.4.1 Ndarja e ankerit nga betoni

Ndarja e ankerit nga masa e betonit ndodh në rastet kur në anker vepron një forcë
e madhe. Ndonjëherë ndodh që masa e tërë e betonit të shkëputet nga elementi.
Shkëputja e masës së betonit varet nga shumë faktorë (fortësia e betonit, forca në
anker, dimensionet e prerjes tërthore, etj.). Në shumicën e rasteve shkëputja e
betonit ndodh kur ankeri është i pozicionuar në skaje të prerjes, fig. 7.17 a).

223
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b) c)

F F F
°
45
45
°

Fig. 7.17 Mekanizmi i transferimit të ngarkesës në nyja nga ankeri i ngarkuar me ngarkesë
horizontale

Në këtë rast rrafshi që shkëputet është në këndin 45o në të dyja anët e ankerit. Në
këtë situatë mund të shkëputet i tërë ankeri nga masa e betonit apo pjesa e
sipërme e ankerit, në varësi të gjatësisë së ankerit. Nëse gjerësia e prerjes tërthore
e betonit është e vogël, atëherë edhe nëse ankeri nuk është i pozicionuar në skaje,
mund të ndodhë shkëputja e betonit, fig. 7.17 b).

Në rastet kur masa e betonit shkëputet, atëherë armatura prerëse (stafat)


ngarkohen me ngarkesën e ankerit dhe përcjellin ngarkesën në pjesën tjetër të
elementit/prerjes, fig. 7.17 c).

7.3.4.2 Tërheqja e ankerit nga masa e betonit

Tërheqja e ankerit nga masa e betonit ndodh kur gjatësia e ankerimit nuk është e
mjaftueshme. Zakonisht te lidhjet e elementeve të parafabrikuara gjatësia e
ankerimit nuk është e mjaftueshme dhe kjo formë e shkatërrimit është më e
shpeshta.

Gjatësia e ankerimit varet nga shumë faktorë. Një nga faktorët është edhe forma
e ankerit; nëse ankeri është i brinjëzuar (armatura), i filetuar apo i lëmuar. Te
lidhjet e elementeve të parafabrikuara shumë herë mund të aplikohen ankerë të
filetuar. Tek ankerat e filetuar gjatësia e inkastrimit (ankerimit) të plotë është 2xlb
sa sy here e gjatësië së ankerimit të armaturës se brinjëzuar (2xlb).

Për të kuptuar mekanizmin e tërheqjes së ankerit duhet të kuptohet mënyra e


lidhjes së ankerit për beton. Në fig. 7.18 a) është paraqitur e zmadhuar një pjesë e

224
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

një ankeri të brinjëzuar në masë të betonit. Nën veprimin e ngarkesave tërheqëse


në anker, etapat e sjelljes së ankerit në masën e betonit janë këto:
1) Fillimisht rezistojnë forcat e athezionit midis ankerit dhe betonit, të
shënuara me 1 në fig. 7.18 a)
2) Me rritjen e ngarkesës pastaj janë forcat tërheqëse midis ankerit dhe
betonit (2) së bashku me forcat shtypëse (3) që vazhdojnë të rezistojnë.
3) Për shkak të deformimeve elastike të limituara në tërheqje që ka betoni,
me rritjen e forcës tërheqëse në anker, shkëputet lidhja midis ankerit dhe
betonit në anën e sipërme të brinjës (në fig. e paraqitur me numër 2). Pas
këtij momenti rezistenca e ankerit në shkëputje varet nga rezistenca e
betonit në pjesën e shtypur që krijohet nga shtypja e ankerit.
4) Me rritjen e forcës tërheqëse në një moment ndodh tejkalimi i
sforcimeve të betonit në prerje (në fig. 7.18 a) me numër 4) dhe kështu
shkëputet ankeri nga betoni.

a) b) c)

Fig. 7.18 Format e ngarkimit të ankerit në masë të betonit

Forcat tërheqëse nga ankeri në beton nuk shpërndahen në formë uniforme, por
në formë lineare, fig. 7.18 b). Kështu procesi i tërheqjes (shkëputjes në tërheqje) i
ankerit nga masa e betonit bëhet në faza. Me rritjen e forcës tërheqëse dhe
tejkalimit të sforcimeve të përgjithshme të betonit bëhet shkëputja e pjesës se
parë. Me këtë rast gjatësia e ankerimit zvogëlohet nga lb në lb1, fig. 7.18 c). Kështu
me vazhdimin e veprimit të forcës tërheqëse bëhet shkëputja edhe e një pjese
tjetër dhe prapë zvogëlohet gjatësia e inkastrimit. Kjo vazhdon derisa në një
moment sforcimet e përgjithshme të pjesës së mbetur tejkalohen në një çast të

225
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

vetëm dhe ankeri shkëputet i tëri. Këto plasaritje që krijohen janë zakonisht shumë
të vogla 0.1mm apo edhe më të vogla dhe për këtë arsye nuk mund të vërehet
lehtë ky proces i shkëputjes. Kështu që është vështirë për t’u identifikuar pa
vëzhgim të kujdesshëm.

Në situatat ku betoni është i fortë dhe ankeri më i dobët (ankeri nga metali i butë),
atëherë për të llogaritur gjatësinë a ankerimit duhet të merret parasysh edhe
gjatësia e zgjatimit jo linear të ankerit. Në këtë rast ankeri në pjesën e parë të
ankerimit kalon sforcimet lineare në tërheqje dhe rrjedhimisht zvogëlohet në
diametër, fig. 7.19. Kështu gjatësia e ankerimit zvogëlohet.

Fig. 7.19 Mënyra e transferimit të ngarkesës së


tërhequr nga ankeri në masë të betonit

Në këtë rast gjatësia e ankerimit duhet të jetë:

𝑙 , 𝑙 , 𝑙 ,

𝑙 , – gjatësia a ankerimit.


𝑙 , ,
,

𝑓 – rezistenca maksimale e ankerit


𝑓 – rezistenca e ankerit në pikën e rrjedhjes
∅ ‐ diametri i ankerit

𝜏 , 0.33 √𝑓 ,

𝑓 – rezistenca e betonit në shtypje. Vlera hyrëse duhet të jetë MPa dhe për te ∅
jetë metër.

226
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Nëse ankeri është i pozicionuar në skaje të prerjes, atëherë rezistenca punuese e


ankerimit zvogëlohet, sipas parimit të paraqitur në fig. 6.20. Në këtë rast
rezistenca ndaj shkëputjes duhet të merret 50% e asaj totale.

Fig. 7.20. Mënyra e shkëputjes së ankerit të


ngarkuar në tërheqje që pozicionohet në skaje të lidhjes

7.3.5 Lidhjet montuese të shtangëta tra‐shtyllë

Kohët e fundit janë duke u bërë shumë hulumtime eksperimentale për të ideuar
nyja montuese midis traut dhe shtyllës. Në kodet e projektimit nuk ka ndonjë
përcaktim të qartë se kur një lidhje e shtangët e parafabrikuar mund të
konsiderohet si lidhje e shtangët monolite. Në Japoni është dhënë një përkufizim
i cili thotë:

“Një lidhje e parafabrikuar mund të konsiderohet si lidhje rixhide monolite nëse


rezistenca në pikën rrjedhëse është 80% ‐ 120% e lidhjes monolite si edhe
kapaciteti absorbues i energjisë në ciklin e dytë të ngarkimit nuk është më i vogël
se 80% e lidhjes monolite.”

Ne vazhdim janë paraqitur disa hulumtime shkencore të bazuara në programe


eksperimentale që kanë rezultuar me sukses në ideimin e llojeve të nyjave
montuese (të thata) të shtangëta tra‐shtyllë
7.3.5.1 Lidhja e shtangët tra‐shtyllë me elemente të ndërmjetme

Një lidhje e suksesshme, e cila ka rezultuar të ofrojë sjellje sikur lidhja e shtangët
monolite është ideuar nga G. Metelliand P. Riva. Detajet e kësaj lidhjeje janë
paraqitur në fig. 7.21.

227
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Fig. 7.21 Lidhja montuese tra‐shtyllë me elemente të ndërmjetme lidhëse ideuar nga G.
Metelliand P. Riva; b)lidhja me parandarje pas montimit me anker në mes ,projektuar nga
Do Tien THINH, Koichi KUSUNOKI and Akira TASAI.

Nga eksperimentet që janë bërë për sjelljen e kësaj lidhjeje ka rezultuar të ketë
sjellje të ngjashme me sjelljen e lidhjeve monolite tra‐shtyllë dhe rrjedhimisht
mund të konsiderohet si lidhje e shtangët. Problemi i kësaj lidhjeje është
komplikueshmëria për t’u ekzekutuar dhe kjo e bën që një lidhje e tillë të mos jetë
nga më të parapëlqyerat për aplikim në praktikë.
7.3.5.2 Lidhja e shtangët tra‐shtyllë hibride

Një lidhje tjetër montuese midis traut dhe shtyllës që ka rezultuar të ketë sjellje të
mirë nën veprimin e ngarkesave horizontale është lidhja projektuar nga Do Tien
THINH, Koichi KUSUNOKI and Akira TASAIe paraqitur në fig. 7.21 b). Kjo lidhje
quhet “lidhje hibride”.

Fig. 7.21Lidhja montuese tra‐shtyllë me paranderje (hibride) pas montimit me anker në


mes, projektuar nga Do Tien THINH, Koichi KUSUNOKI and Akira TASAI.

228
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Parimi i funksionimit të kësaj lidhjeje është që trau lidhet me shtyllën përmes


ankerit, i cili pasi të jetë i pozicionuar në vend dhe pasi të jetë forcuar llaçi lidhës
bëhet tensionimi (paranderja) i tij. Tensionimi i ankerit krijon forcë të madhe
aksiale shtypëse në lidhje dhe kjo forcë aksiale neutralizon forcën shtypëse që
gjenerohet në prerje nga momenti i përkuljes, fig. 7.22. Një lidhje e tillë ideale do
t’ishte që forca paranderëse Fa, që është konstante në tërë prerjen t’ishte e
barabartë me forcën tërheqëse që rezulton nga kombinimi i momenteve të
përkuljes nga forcat gravitacionale dhe forcat horizontale , Fa=Fs(g+h).

Fa F s (g + h ) F a + F s (g + h )
h

Fig. 7.22 Forcat e brendshme në prerje të një lidhjeje hibride

Mekanizmi i transferimit të ngarkesave të kësaj lidhjeje është i njohur. Por ana


negative edhe e kësaj lidhjeje është komplikueshmëria e ekzekutimit për faktin që
duhet të aplikohet paranderja në prerje tërthore.
7.3.5.3 Lidhjet e shtangëta tra‐shtyllë vetëm me ankera

Në kuadër të hulumtimeve për ideimin e lidhjeve montuese të parafabrikuara tra‐


shtyllë, hulumtime të bëra nga autori i këtij teksti, janë testuar tri lidhje të
mundshme. Këto lidhje janë testuar eskperimentalisht dhe rezultatet e tyre janë
krahasuar me lidhjen monolite, e cila po ashtu është testuar eksperimentalisht me
po të njëjtin funksion të forcës. Armimet e këtyre dy lidhjeve janë përvetësuar të
njëjta në mënyrë që të bëhet krahasimi adekuat i rezultateve.Ne vazhdim janë
paraqitur detajet dhe rezultatet e këtyre lidhjeve.

Lidhja e parë që është realizuar është lidhja e realizuar vetëm me ankera vertikalë.
Pozicionimi i ankerave është bërë në skaje të prerjes që të ofrojë rezistencë në
përkulje të prerjes dhe rrjedhimisht të funksionojë si lidhje e shtangës. Detajet e
kësaj lidhjeje janë paraqitur në fig. 7.23 a).

229
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

a) b
Dukja nga lart Dukja nga lart

Ankerët

Trau Trau

Prerja terthore
Ankeët Prerja terthore
LLaqi

Trau Trau

Shtylla
Shtylla

Fig. 7.23 Mënyra e realizimit të lidhjes inkastrim pa përforcim të jashtëm (a); dhe lidhja
referente monolite (b)

Pas testimit është kuptuar se kjo lidhje ka rezistencë të mjaftueshme që është 90%
e rezistencës së lidhjes monolite. Por aftësia deformabile e kësaj lidhjeje është
shumë më e vogël dhe për këtë arsye ajo nuk mund të konsiderohet si lidhje
plotësisht e shtangët. Në fig. 7.24 janë paraqitur funksionet force‐deformim të
kësaj lidhjeje (e shënuar S 1, VD) dhe lidhjes monolite (e shënuar S4, RM).

Fig. 7.24 Rezultatet e eksperimentit te lidhjes


inkastrim pa përforcim dhe krahasimi me lidhje monolite

230
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Nga vrojtimi i sjelljes së nyjës është vërejtur se kjo lidhje është dëmtuar
(shkatërruar), duke u tërhequr (shkëputur nga masa e betonit) ankerat që kanë që
në tërheqje, fig. 7.25.

Fig. 7.25 Foto të mënyrës së shkatërrimit të lidhjes inkastrim


pa përforcim pas eksperimentit “S 1 VD”
7.3.5.4 Lidhja duke mbërthyer ankerat e tërhequr

Lidhja e dytë që është testuar është lidhja në të cilën ankerat që janë ngarkuar në
tërheqje janë mbërthyer nga sipër me pllaka të vogla nga çeliku, fig. 7.26.

Dukja nga lart


Pllakat individuale

Trau

Prerja terthore
Pllakat individuale

Trau
Shtylla

Fig. 7.26 Mënyra përforcimit të lidhjes


inkastrim me pllaka të vogla në ankera të ngarkuar në tërheqje

231
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Krahasuar me lidhjen monolite kjo lidhje ka rezistencë të mirë, rreth 92% të lidhjes
monolite, por gjithashtu ka deformabilitet shumë të mirë krahasuar me lidhjen
vetëm me ankera, por krahasuar edhe me lidhjen monolite.

Në fig. 7.27 janë paraqitur funksione force‐deformim të kësaj lidhjeje (e shënuar S


2, VD) dhe lidhjes monolite (e shënuar S4, RM).

Fig. 7.27 rezultatet e eksperimentit të lidhjes inkastrim


me përforcim me pllaka të vogla dhe krahasimi me lidhje monolite

Nga vrojtimi i sjelljes së kësaj lidhjeje është vërejtur se tërheqja e ankerave është
penguar. Sjellja e kësaj lidhjeje ka qenë e ngjashme me sjelljen e një lidhjeje
monolite, që do të thotë se ka pasur plasaritje të ndikimeve të përkuljes. Plasaritjet
në këtë lidhje kanë qenë të koncentruara në kuadër të nyjës. Në fig. 7.28 është
paraqitur fotoja e kësaj lidhjeje pas përfundimit të eksperimentit ku vërehet
plasaritja kryesore nga e cila edhe është dëmtuar (shkatërruar) lidhja.

Fig. 7.28 Forma e shkatërrimit të lidhjes inkastrim e


përforcuar me pllaka të vogla të eksperimentit “S2 VD”

232
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Bazuar në rezultatet e marra nga eksperimenti dhe nga vrojtimi i sjelljes së kësaj
lidhjeje mund të konkludohet se kjo lidhje mund të konsiderohet si lidhje e
shtangët.
7.3.5.5 Lidhja duke mbërthyer të gjithë ankerat
Lidhja e tretë që është testuar është lidhja në të cilën të gjithë ankerat janë
përforcuar me një pllakë të vetme metalike. Qëllimi i këtij përforcimi është për t’i
eliminuar ndikimet lokale në nyja nga ankerat. Detajet e kësaj lidhjeje janë
paraqitur në fig.7.29. Përmes kësaj forme të përforcimit është tentuar që forcat të
mos jenë të përqendruara vetëm në ankerat e skajshëm, por të shpërndahen në
të gjithë ankerat.

Dukja nga lart


Pllaka

Trau

Prerja terthore
Pllaka

Trau
Shtylla

Fig.7.29 Mënyra e realizimit të lidhjes inkastrim


të përforcuar me pllakë të madhe që mbërthen tërë ankerat

Pas shqyrtimit eksperimental dhe krahasimit të rezultateve me modelin monolit


është vërejtur se kjo lidhje ka rezistencë dhe deformabilitet shumë të mirë, edhe
më të mirë sesa lidhja monolite. Në fig. 7.30 a) është paraqitur diagrami F‐D i kësaj
lidhjeje (S3, VD) dhe i lidhjes monolite (S4, RM).

233
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

Fig. 7.30 Rezultatet e eksperimentit të lidhjes inkastrim


të përforcuar më një pllakë të madhe dhe krahasimi me lidhje monolite

Nga fig. 7.31 vërehet se shumë pak plasaritje kanë qenë në nyja dhe të gjitha
plasaritjet kanë qenë më të vogla se 0.4mm, kështu që nyja tërë kohën ka pasur
sjellje lineare, që është edhe qëllimi i projektimit sizmik. Plasaritje kryesore në këtë
element ka ndodhur jashtë nyjës.

Fig. 7.31 Forma e shkatërrimit të lidhjes inkastrim të


përforcuar me një pllakë të madhe të eksperimentit “S3 VD”

234
Parimet e projektimit sizmik të konstruksioneve

7.3.5.6 Lidhja jashtë zonës kritike


Një mënyrë shumë efikase e realizimit të konstruksionit me lidhje të shtangëta
është nëse lidhja montuese realizohet jashtë zonës kritike, fig. 6.32.

Fig. 7.32 Një mënyrë e realizimit të ramit rixhid nga


aspekti i veprimit të ngarkesës horizontale përmes realizmit
të lidhjes çërnjerë në zonën me moment 0

Edhe pse lidhja në fakt është lidhje çërnjerë, sepse përmes një ankeri mundëson
rrotullimin, por fakti se lidhja realizohet në vend ku nuk ka momente të përkuljes,
atëherë kjo formë e lidhjes nuk ndikon në zvogëlimin e papërcaktueshmërisë
statike të ramit. Kështu që konstruksioni prapë ruan kapacitetin e absorbimit të
energjisë sizmike, duke mundësuar krijimin e çërnjerave plastike. Rami i realizuar
me këtë formë të lidhjes konsiderohet ram rixhid.

‐FUND‐

235

You might also like