You are on page 1of 70

KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Konstruksione Ndërtimore
Ligjërata kl X- Ndërtimtari
Viti shkollor 2020/2021

1
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
Legjenda:

1. Hyrje.............................................................................................................................................4
1.1. Konstruksionet ndërtimore.................................................................................................4
1.2. Projektimi i vizatimeve teknike..........................................................................................4
1.3. Përpjesa................................................................................................................................7
1.4. Objektet e ndërtimtarisë së lartë........................................................................................9
1.4.1. Ndarja e elementeve të ndërtesës sipas funksionit...................................................12
1.5. Llojet e objekteve në ndërtimtarinë e lartë sipas sistemit të ndërtimit............................15
1.6. Teknologjija e ndërtimit të objekteve...............................................................................17
1.7. Ndikimet seizmike në territorin e Republikës së Kosovës..................................................18
2. MURET.........................................................................................................................................21
2.1. Ndarja e mureve sipas pozicionit në lidhje me hapësirën dhe ndërtesën.........................21
2.2. Ndarja e mureve konstruktive............................................................................................21
2.3. Muret jo konstruktive.........................................................................................................22
2.3.1. Llojet e mureve, sipas materialit.................................................................................22
2.4. Mënyra e muratimit të mureve..........................................................................................22
2.5. Llaçi......................................................................................................................................23
2.5.1. Llojet e llaçit...............................................................................................................24
2.6. Sistemi modular..................................................................................................................26
2.7. Prezantimi i murit prej tullave – grafikisht.........................................................................28
2.8. Muri prej tullave.................................................................................................................30
2.9. Muratimi i murit prej tullave..............................................................................................31
2.10. Muratimi prej blloqeve...................................................................................................34
2.11. Lidhja e murit prej tullave dhe blloqeve.........................................................................35
2.12. Muri prej blloqeve të betonit..........................................................................................43
2.13. Muratimi i mureve prej blloqeve të zbrazëta prej betoni dhe betoni i lehët.............45
2.14. Muratimi i mureve prej gurëve.......................................................................................45
2.15. Muret prej druri..............................................................................................................46
2.16. Muret prej betoni............................................................................................................47
2.17. Muret ndarëse.................................................................................................................48
2.18. Muret monolite ndarëse.................................................................................................49
3. SHTYLLAT.....................................................................................................................................49
3.1. Shtyllat prej betoni.............................................................................................................49
3.2. Pahit për shtylla (kallëpet për shtylla)................................................................................49
3.3. Llojet e shtyllave nga tullat.................................................................................................52

2
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
3.4. Llojet e shtyllave nga gurët.................................................................................................52
3.5. Formimi i shtyllave nga betoni dhe betoni i armuar..........................................................52
3.6. Formimi i shtyllave nga tullat.............................................................................................53
3.7. Formimi i shtyllave nga gurët.............................................................................................54
3.8. Shtyllat nga druri.................................................................................................................55
4. THEMELET...................................................................................................................................55
4.1. Roli dhe rëndësia e themeleve në konstruksion................................................................55
4.2. Ndarja e themeleve sipas formës.......................................................................................55
4.3. Kushtet e mbështetjes së themeleve në truall...................................................................55
4.4. Thellësia e fundimit të themelit..........................................................................................58
4.5. Rregullimi i sipërfaqes dhe shënimi i objektit....................................................................59
4.6. Llojet dhe forma e themeleve në konstruksion..................................................................63
4.7. Themelet e veçuara, shiritore dhe në formë pllake nga betoni dhe beton armeja...........67

3
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

1. Hyrje
1.1. Konstruksionet ndërtimore
Fjala ndërtimore rrjedh nga fjala ndërtimtari, në thelb janë elementet e konstruksionit dhe
elementet mbërthyese prej të cilave formohet një ndërtesë.
Neper shekuj është ndërtuar me materiale natyrore siç janë druri, dheu ose guri, kurse
mbërthimi i konstruksioneve është bërë me prova dhe përvojën e gjatë të ndërtimit. Me
zhvillimi e shoqërisë kanë filluar të përdorën materiale ë reja dhe të parafabrikuara siç janë;
betoni, çeliku, betoni armuar, kurse në shekullin tonë po përdorën materiale të shumëllojshme
të parafabrikuara dhe ato artificiale – masa sintetike.
Materialet bashkëkohore kërkojnë edhe njohjen e mirë të fizikës ndërtimore të këtyre
materialeve mbi të cilat bazohet edhe prodhimi i tyre.
Konstruksionet bashkëkohore ndërtohen prej materialeve natyrore dhe materialeve artificiale,
kryesisht prodhimet industriale.

1.2. Projektimi i vizatimeve teknike


Vizatimet teknike tregohen grafikisht. Ato shfrytëzohen për përmbledhjen e të gjithave
llogaritjet, përshkrimin e projektit, instalimet. Në bazë të vizatimeve teknike ekspertet në
punishte munden ta organizoi dhe saktësisht të caktojnë elementet e treguara të ndërtesës dhe
pjesëve mbërthese të tyre të cilat punëtorët e kualifikuar dhe ndihmësit e tyre do ti kryejnë
(ekzekutojnë) punimet e parapara.
Vizatimet teknike vizatohen me dorë, me mjetet teknike ose me ndihmën e programeve
speciale me kompjuter. Vizatimet kërkohet të vizatohen në përpjesën e caktuar dhe të
kuotohen.
Kuotimi – është shënimi i dimensioneve. Secila kuotë është e caktuar me vijën e kuotimit
dhe numrin e cila tregon dimensionin në natyrë në metra, ose në pjesë të metrit. Vija
kuotuese është paralel me pjesën e objektit e cila kuotohet. Në figurën 1 janë të paraqitura
shenjat e ndryshme të vijës përfundimtare kuotuese.

Figura – 1 Llojet e kuotimeve të vizatimeve teknike

4
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
Në shembull është sqaruar kuotim ku në vend të numrave janë vendos shkronjat. Shenjat në
fund me pjesë të rrumbullakët janë përdor në vizatimet arkitektonike më herët. Sot në
praktikë shfrytëzohen të gjitha llojet e kuotimeve. Kuotimet tek drejtimi elektroteknikë dhe
Makinerisë vizatimet kuotohen në fund të vijës me shigjeta. Shënimi kuotës duhet të shënohet
ashtu që do të mund të lexohet edhe kur pjesën e poshtme të vizatimit e kthemi në të majtë
për 90 0.
Me fjalën vizatim teknik kuptojmë vizatimi grafik i prezantuar i një trupi të caktuar në
rrafshin ortogonal ( normal ) të projeksionit.
Principet e projeksionit ortogonal – Në figurën 2 – R është treguar dukja e një objekti e
vizatuar në projeksionin e pjerrët – aksonometria, ose si ajo vërehet prej një pozite të caktuar
(vendi të caktuar). Në vizatimin e treguar nuk shihet pjesa mbrapa ( pjesa e fundme ) dhe nuk
dihet a ka pjesë të fundosura apo të ngritura.
Mënyra precize e prezantimit të trupit ose ndonjë konstruksioni ndërtimor mundëson
projektimin e konturave të tije në rrafshin e vendosur paralel. Në mënyrë detale këto mësohen
në lëndën gjeometria deskriptove.
Për prezantimin e projeksionit, në praktikë më së shumti shërbehemi me tri rrafshet
kordinativ ( figura – 2). Njëra prej rrafsheve është rrafshi horizontal (H) dhe ky rrafsh gjendët
nën trupin e dhënë, rrafshi i dytë, është rrafshi vertikal (V), dhe ky rrafsh gjendët pas trupit të
dhënë, dhe rrafshi i tretë gjithashtu vertikal – rrafshi profilizues (P) i cili është nga anash nga
trupi i dhënë. Secili nga rrafshet e përmendura është paralel me sipërfaqen e caktuar të trupit.
Në çoftë se trupi vështrohet nga lartë nga drejtimi 1, ose në atë drejtim bien rrezet e dritës,
fitohet në rrafshin H kontura ose hija e trupit. Ky vizatim quhet shikimi prej së larti, a në
gjeometrin deskriptive quhet projeksioni i parë (real, i vërtetë ). Në çoftë se në këtë trup
shikomi nga drejtimi 2, ose në atë drejtim bien rrezet e dritë, do të fitojmë konturën ose hijen
e rrafshin vertikal V. Vizatimi i fituar i konturës quhet dukja e përparme, në gjeometrin
deskriptove quhet projeksioni i dytë. Në çoftë se në këtë trup shikomi nga drejtimi 3, në
rrafshin profilizues P , do të fitojmë konturën ose hijen e cila quhet dukja anash, ku në
gjeometrin deskriptove quhet projeksioni i tretë.
Nëse i shtjellomi rrafshet H,V dhe P, dhe i vendosim në një rrafsh, kurse secilën pikë
karakteristike i bashkomi me vija të ndërprera, fitojmë tri projeksionet e trupit në
projeksionin ortogonal.
Principet e punimit të vizatimit teknik - Vizatimet teknike vizatohen në principet e
projeksioneve ortogonale por pa rrafshet projektuese. Sipas kompleksitetit të elementit si dhe
sipas qëllimit të vizatimit teknik vizatohet në një, dy, tre apo shumë projeksione. Në secilin
projeksion trupi P, V, H vizatohen kotat.
Vizatimi i prerjes – Duke i vendosur rrafshet ndihmës, ashtu që trupin ta presin paralelisht me
rrafshet kryesore të projektimit, fitohet depërtimi në brendësin e trupit ose pjesët e sajë të
cilat nuk munden të shihen në projeksionin ortogonal. Në foton 3 është treguar trupi i formës
së paralelepipedit, me zbrazëtirat dhe dukjet e mbrëmshme. Me prerjen e rrafshit horizontal
dhe vertikal fitohet projeksioni i prerës së cekur, me sipas rendit dhe madhësisë së vrimave
dhe trashësinë e mureve nëmës të tyre. Me prerjen e rrafshit horizontal fitohet projeksioni
horizontal - prerja horizontale ose baza H, me prerjen e rrafshit vertikal - prerja vertikale V,
kurse profili vertikal - prerja P.

5
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
Kur vizatojmë në një rrafsh dhe kuotojm prerjen nëpër trup, siç veprohet në projekte, është
dhënë në shembullin (P,V,H).
Në vizatimet teknike mbi vijat kuotuese shkruhet kota ( dimensioni) - distanca reale sa është
distanca reale në natyrë, kurse vizatimi vizatohet në përpjesën e dëshiruar. Elementet prej
metali shkruhen në milimetra. Për elementet dhe konstruksionet prej materialeve të tjera
ndërtimore zbatohen rregullat, të gjitha gjetësit deri 50 cm shkruhen në centimetra, si për
shembull 7, 10, 25 etj., kurse mbi 50 cm shënohen në metra (m), me dy decimale pas presjes,
si për shembull 3,00, 1,50, 0,52 etj.
Shfaqja e disa dukjeve dhe prerjeve – Konstruksionet e përbëra siç janë ndërtesat nuk
munden të prezantohen vetëm me dukjet e jashtme, veçse duhet treguar shumë prerje
horizontale dhe vertikale.
Përveç paraqitjes në projeksionet ortogonale, duke projektuar projektin, disa elemente
karakteristike vizatohen edhe në projeksionin e pjerrët – aksonometri. Në projeksionin
qendror – në perspektiv tregohet dukja komplete e ndërtesës në hapësirë, si dhe të kthinave
( të duken pajisjet, komodinat etj.).

Figura 2 – Trupi gjeometrik në hapësirë – R, Mënyra e paraqitjes së këtij trupi : në rrafshet e


projeksionit – N, dhe në rrafshet e rrëzuara – M, në projeksion – O, rrafshi horizontal – H,
rrafshi vertikal – V dhe rrafshi profilizuar - P

6
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
1.3. Përpjesa
Sipas disa fazave të projektimit të një vizatimi teknik (projekti), vizatimet vizatohen me
përpjesën e përcaktuar paraprakisht.
Përpjesa, ose raporti i madhësive natyrore – dhe atyre në vizatim, përcaktohet me raport 1 :
X, ku numëri (1) përcakton madhësinë në natyrë, kurse (X), përcakton sa herë në vizatim janë
zvogëluar madhësitë natyrore. Vlera e njëjtë, raporti i madhësive në natyrë dhe atyre në
vizatim, definohen në raportin – përpjesën, P = 1 : 1.
Nëse përpjesa është P = 1 :100, do të thotë që madhësia në natyrë (1) në vizatim është
zvogëluar 100 herë.
Shembull: Nëse gjatësia e një ndërtese është 30 m, në vizatim do të jetë në përpjesën P.
P = 1 : 10, kjo do të jetë 30 : 10 = 3 m ( në vizatim është zvogëluar 10 herë );
P = 1 : 20, kjo do të jetë 30 : 20 = 1,50 m ( në vizatim është zvogëluar 20 herë );
P = 1 : 50, kjo do të jetë 30 : 50 = 0,60 m ( në vizatim është zvogëluar 50 herë );
P = 1 : 100, kjo do të jetë 30 : 100 = 0,30 m ( në vizatim është zvogëluar 50 herë );
P = 1 : 200, kjo do të jetë 30 : 200 = 0,15 m ( në vizatim është zvogëluar 50 herë );
Projektuesi i një vizatimi teknik ( projekti ) përdor trekëndëshat me ndarje centimetrike,
mundemi madhësi në natyrë të jepet në (m), dhe ne pastaj e shndërrojmë në centimetra dhe
pastaj të llogaritmi përpjesën.

7
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura – 3 Mënyra e përcaktimit të trupit të formës së paralelepipedit në aksonometri – A,


Prerjet në kuadër të rrafsheve - M, prerjet e rrafshit horizontal – H, rrafshit vertikal – V, dhe
rrafshin profilues – P, prerjet e vizatuara në vizatimin teknik - H,V dhe P.

Shembull – 1 Gjatësia e murit prej 6,20 m të vizatohet në përpjesën P = 1 : 100: Madhësia


6,20 m e shndërruar në centimetra do të jetë:
6,20 ∙100=620 cm
Kjo gjatësi në përpjesën P =1 : 100 llogaritet si, si është thënë më herët duke i pjesëtuar këta
numra si në vijim :
620 ∙100=6,20 cm

8
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
Madhësia 6,20 cm vendoset në vizati , kurse kuotohët madhësi si në natyrë 6,20 m.
Shembull – 2 Gjatësia e murit prej 2,44 m të vizatohet në përpjesën P = 1 : 25: Madhësia
2,44 m e shndërruar në centimetra do të jetë:
2,44 ∙ 100=244 cm
Kjo gjatësi në përpjesën P =1 : 25 llogaritet si, si është thënë më herët duke i pjesëtuar këta
numra si në vijim :
244 ∙ 25=9,76 cm
Madhësia 9,76 cm vendoset në vizati , kurse kuotohët madhësi si në natyrë 2,44 m.
Vendet në vizatim të cilat nuk dukën mirë veçanërisht vizatohen në përpjesa P = 1 : 1 ose
duke i zmadhuar disa herë, dhe këto vizatime quhen DETALE. Nëse këto vizatime duhet
zmadhuar disa herë si 2; 2,5 ; 3 ose 10 herë atëherë përpjesa shënohet si 2:1 ; 2,5:1 ; 3:1. Në
këtë rast pjesëtuesi trego se sa herë është rrit vizatimi në raport me madhësinë në natyrë.
Vizatimet në projekte ( projekt elaborati). Në vizatimet teknike elementet e ndërtesës dhe
konstruksionet e saja janë të definuara, me masat dhe shenjat.
Pozita përcaktohet - në prerjet horizontale me kotat e lartësisë. Në prerjet vertikale me kota
përcaktohet thellësia në raport me rrafshet përcaktues.
Të gjitha këto përcaktohen me shenjat gjegjëse dhe numrat në vizatimin teknik, llojet e
materialeve, elementet e sanitareve, instalimet e ndryshme etj.

1.4. Objektet e ndërtimtarisë së lartë


Për studimin më të lehët dhe sistematik, ndërtesat mund të ndahen sipas kriteriumeve të ndryshme.
Ndarja e ndërtesave sipas lartësisë – Trupi gjeometrik i përberë i një objekti shumëkatësh mund të
zbërthehet në 3 pjesë kryesore, dhe ato janë:
- një pjesë e objektit e futur në tokë,
- pjesa kryesore dhe mbi tokësore e ngritur lartë mbi tokë dhe për këtë arsyeje këto objekte – ndërtesa
quhen objekte shumëkatëshe,
- pjesa e fundit e ndërtesës – tavani dhe pullazi.

Një pjesë e objektit e futur në tokë – Pjesa më e ulët e ndërtesës, mbi të cilën qëndron objekti
(ndërtesa) në tokë quhet tabani i themelit ose themeli ( figura – 4 ). Mbi taban (shputë) gjenden
pjesërisht apo plotësisht të funduar muret e themelit.
Pjesa e ndërtesës nën kotën e terrenit ( katin përdhese ) quhet këmba e themelit, e po ashtu edhe pjesët
e dukshme mbi kotën e terrenit të ndërtesës quhet këmba e murit.
Hapësirat e fundme e ndërtesës quhen hapësirat e bodrumit ose bodrumi. Hapësirat e bodrumit na
nevojite për nevoja të ndryshme, dhe shërbejnë si strehimore. Sutereni ( nga frëngjishtja souterrain –
nën tokë ) shënon etazhin ( kati ) nën kotën e terrenit, i cili nuk është < 1 m, nën pikën ma të lartë të
trotuarit apo oborrit.

9
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
Pjesa mbi tokë e ndërtesës formohet nga perimetri i mureve të jashtme. Pjesa e brendshme e
ndërtesës, e gjithë hapësira është e ndarë nga muret
Nëse një ndërtesë ka një dhomë mbi katin përdhes, ajo quhet ndërtesë e katit përdhese.
Te objektet shumëkatëshe, vëllimi i përgjithshëm i ndërtesës ndahet sipas lartësisë së konstruksioneve
horizontale të kateve ( etazheve ). Konstruksionet të cilat ndodhen nëmës kateve, quhen
konstruksionet e mes kateve. Hapësirat vertikale në mes kateve arrihet me shkallë, shkallë lëvizëse
dhe ashensor.
Pjesa përfundimtare e ndërtesës është pullazi. Për shkakun e largimit të reshurave atmosferike nga
pullazi, ai gjithmonë punohet në pjerrtësi të caktuar. Sipas formës ai mund të jetë i rrafshët dhe me
pjerrtësi, punohet në forma të ndryshme të trupave gjeometrik, prej përzgjedhjes së projektuesit të
objektit dhe nga lloji i objektit.
Pullazi ( çatia ) i pjerrët përbëhet nga mbulesa e pullazit ( figura - 4 Kp ) dhe konstruksioni i pullazit
( Kk) i cili përmbyll pjesën e nën kulmit të pullazit ( Pt) quhet tavani apo hapësira e tavanit, nëse kjo
sipërfaqe është e adaptuar për banim atëherë quhet nën kulmi.
Ndarja e elementeve të ndërtesës sipas pozitës - Ndërtesat dhe objektet arkitektonike janë një tersi
të formuara të pjesëve të lidhura horizontale, vertikale, të pjerrëta dhe sipërfaqeve të përkulura. Sipas
asaj ku gjendet ( ndodhet ) në raport me hapësirën dhe objektin, ato i ndajmë :
- elementet e jashtme dhe
- elementet e brendshme të ndërtesës ( objektit )
Në figurën- 4 është paraqitur një pjesë e ndërtesës e cila përbëhet nga Bodrumi, kati përdhese
( përdhesja ) dhe dy kate ( shënohet me B+P+2 ) dhe pullazit të pjerrët me hapësirën e tavanit ( Tp).
Aty i bashkëngjitën edhe vizatimet ( projektet ) grafike dhe elementet të shënuara me detalet e
caktuara.
Elementet e jashtme të ndërtesës – muret e jashtme (1) mbulojnë pjesët e jashtme të objektit nga ana
e jashtme për nga vëllimi, për atë edhe quhen edhe muret vëllimore. Po ashtu quhen edhe muret
fasadë ( prej fjalës franceze façade – bali ( ballore ), fasada e ndërtesës. Në këto mure gjinden vrimat
e jashtme: dyert e hyrjes në ndërtesë ( Dh ), pastaj dritaret e shkallëve ( Dsh ), dritaret (D), montimi i
dritareve – dyerve (Md ).
Fasada punohen në një planë ( rrafsh ), me hyrje brenda rrafshit, ose dalje prej tij, për funksionalitet
ose për estetikë, në zonat seizmike këto nuk preferohen.

10
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura – 4 Elementet e ndërtesës: Muri i jashtëm – 1, muri i brendshëm – 2, muri kundër zjarrit – 3,
muri ndarës – 4, muri i jashtëm ndarës – 5, muri i shkallëve – 6, muri i themelit – 7, themeli – Th,
Muri mbrojtës – 8, Gardhi i ballkonit ( terasës) – 9, mbulesa e pullazit – Mp, Konstruksioni i kulmit –
Kk, Hapësira e tavanit – Ht, Pllaka e nënkulmit – Pn, Konstruksioni i meskatit – Km, Dyshemeja –
Dy, Shkallët – Shk, Platforma e dyshemesë – Pd, Pushimorja e shkallëve – Psh, profili U – C,
Shkallët e jashtme – Shkj, Hyrja –Hy, Gardhi ballkonit – Gb, Ditarja- D, Dritare derë – Dd, Dera – D,
Dera e hyrjes –Dh, Dritarja e bodrumit – Db.

11
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

1.4.1. Ndarja e elementeve të ndërtesës sipas funksionit


Sipas funksionit, elementet mund të ndahen:
1. Elementet mbajtëse ose elementet konstruktive
2. Elementet jo konstruktive

1. Elementet konstruktive – këto elemente kanë qëllim të dyfishtë në objekt, shërbejnë për
ndarjen e hapësirave si dhe pranimin e ngarkesave, duke ju kundërvu ngarkesave në hapësirën
ku gjinden. Të gjithë ngarkesën së bashku me peshën e vetë e transmetojnë në mbështetës.
2. Elementet jo konstruktive – këto elemente quhen jo mbajtëse – nuk ngarkohen me ngarkesa,
ashtu që e transmetojnë ekskluzivisht vetëm peshën e vetë.

Elementet themelore konstruktive të ndërtesës – trupi i përgjithshëm i ndërtesës me fjalë


të përgjithshme quhet konstruksioni i ndërtesës. Ajo përbëhet prej pjesëve të ndryshme dhe
elementeve bazë të cilat quhen konstruksione ose mbështetësit themelor. Mbështetësit e
pavarur përfaqësoin konstruksionet bazë. Në mbështetësit themelor bëjnë pjesë; shtylla (A),
trari (B), trau e harkor (C), trau i thjeshtë (D), pllaka vertikale (E), muri (F), pllaka e
rrafshët(G), pllaka e lakuar (H) dhe (J), ngarkesa në tërheqje (L), zingjiri (N dhe O), pëlhurë e
tërhequr (Q) dhe rrjeta e tërhequr (R).
Konstruksione e komplekse përbëhen nga mbajtësit themelor të lidhur nëmës veti. Në figurën
–5 janë treguar mbajtësit bazë dhe zbatimi i tyre në objektet e ndërtuara.

Figura – 5 Mbajtësit themelor: shtylla (A), trari (B), mbajtësi harkor (C), trau i thjeshtë (D),
pllakate e pjerrtë (E), muri (F), pllaka e rrafshët (G), pllaka e lakuar (H) dhe (J), ngarkesa në
tërheqje (L), zingjiri (N dhe O), pëlhurë e tërhequr (Q) dhe rrjeta e tërhequr (R).

12
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Mbajtësit e rrafshët: mbajtësit e plotë (E), mbajtësit kapriatë (F), mbajtësi i rrafshët (G),
mbajtësit kolonë (H) i dukja e objektit (K).

Mbajtësit harkor: skemat e mbajtësve harkor ( E, J, N), mbajtësit e përmbysur (L), mbajtësit e
thyer (O), pishina në Brest – Francë (S), qendra sportive (K).

Mbajtësit ramë: Mbajtësit e thjeshtë ramë (E, J, O, T), mbajtësit ramë në kate (U), dukja e
brendshme e një halle sportive (L).

13
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Mbajtësit konzollë: mbajtësi konzollë (B), mbajtësi konzoll mbi bazen (Bb), mbajtësi
konzoll në tërheqje (Z), mbajtësi konzoll mbi tribina (Tr)
Figuara - 6 Mbajtësit themelor dhe konstruksionet e komplekse te objektet në ndërtimtarin e
lartë

14
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura – 7 objektet e ndërtuara sipas sistemit sipërfaqësor hapësinor: pllaka të palosura (a),
cilindra (f), sfere (g), kupolë (h), gjysmë sfere të prerë (j), hiperbolike (e), zinxhirë (k), rrjetë
e tërhequr (çadra) (I).

1.5. Llojet e objekteve në ndërtimtarinë e lartë sipas sistemit të ndërtimit


Sipas sistemit konstruktiv dhe mënyrës së transmetimit të përgjithshëm dallojmë sistemet:
 Sistemi masiv
 Sistemi skeletor
 Sistemet sipërfaqësor hapësinor

 Sistemet masive – në këtë sistem mbajtësit kryesor janë të ngarkuar – konstruktive


ose muret masive. Këtu muret mbajnë peshën e objektit dhe ato janë peshë- mbajtës.

15
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura – 8 Sistemet masiv i ndërtimit të ndërtesës (K), muret gjatësore – (m, n – g)

 Sistemi skeletor – Sistemet lineare sipërfaqësore i sistemit konstruktiv i përberë me


kombinimin e mbajtësve vijë – shtyllat, trajet si dhe mbajtësit sipërfaqësor –
konstruksionet e meskatit ( figura – 9 ), po ashtu shtyllat vertikale ose të pjerrëta të
lidhura me sistemin harkor të mbështetura në konstruksionin e meskatit.

Figura – 9 Prerja e sistemit skeletor

 Sistemet sipërfaqësor hapësinor – në objekte të ndërtuara me këtë sistem, ngarkesat


transmetohen nëpërmes trajeve, sipërfaqeve, konstruksioneve të lakuara dhe të

16
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
ngjashme, të cilat ndërtohen nga elementet e holla prej betonit të armuar, metalit ose
prej elementeve të drurit të ngjitura nëmës veti. Këto konstruksione janë mjaft të
lehëta dhe kanë sipërfaqe të madhe.

Figura – 10 Sistemi skeletor i ndërtuar prej druri

1.6. Teknologjija e ndërtimit të objekteve


Duke marr parasysh principet e ndërtimit të cilat zbatohen në ndërtimtari, objektet mund të ndërtohen:

 sistemi tradicional i ndërtimit,


 sistemi montazh i ndërtimit,
 sistemi gjysmë montazh dhe
 sistemi industrial.

Se cili sistem mund të zbatohet varet nga shumë faktor, a më së shumti nga faktori
ekonomiko- teknologjik dhe kërkesa e konstruksionit natyrorë, si dhe të siguroj prodhim serik
dhe masovik.
 Sistemi tradicional i ndërtimit - nënkuptojmë ekzekutimin e tër objektit në vend ku
do të qëndroj përherë. Të gjitha elementet e objektit, punët e vrazhda dhe finale
ekzekutohen në vendin e ndërtimit ( miratimi, betonimi, veshja e mureve, punimi i
dyshemesë, vendosja e instalimeve etj.). ky lloj i ndërtimit është i shtrenjtë dhe ka
kohëzgjatje të gjatë të ndërtimit. Ky lloj i ndërtimit ekzekutohet sot vetëm te objektet
e vogla private ( shtëpitë familjare ), dhe në disa vend punishte (kantier) të vogla
mekanike.
 sistemi montazh i ndërtimit – nëse elementet e caktuar të ndërtesës punohen në masë të
madhe në fabrika, repartet e punë kryesit ose në punishte (kantier), kurse deri në objekt
transportohen me vinç dhe montohen, ky punim quhet sistemi montazh i ndërtimit. Sistemi
montazh i ndërtimit kërkon shkallë të lartë të organizimit të procesit të ndërtimit,
mekanizimin e nevojshëm dhe mjetet e transportit për transportimin e elementeve dhe punëtor
të kualifikuar. Ndërtimi i objektit është i shpejtë sepse elementet e prodhuar në punishte
vetëm montohen. Procesi i ndërtimit po ashtu varet nga kushtet klimatike dhe sezoni i
ndërtimit.

17
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
 sistemi gjysmë montazh – ky sistem lind si kombinim i ndërtimit tradicional dhe ati montazh
të ndërtimit. Me këtë sistem shpejtohet ndërtimi dhe zbritet çmimi i ndërtimit, sepse disa
elemente të ndërtesës si p.sh. themelet, muret, dhe shtyllat ekzekutohen në punishte (kantier),
kurse konstruksionet e meskatit, trajet e mbi dyerve dhe dritareve sillen nga fabrika si
elemente të gatshme dhe vendosen në vendet e caktuara sipas projektit.

 Sistemi industrial – ky sistem mundëson industrializimin e punëve të vrazhda dhe të gjitha


punimeve të tjera përcjellëse, të instalimeve dhe punëve zdrukthuare që të realizohen në
fabrika për prodhimin e sistemit industrial të montimit, ashtu që puna në kantier është
reduktuar vetëm në montimin e elementeve dhe në punimet finale.

1.7. Ndikimet seizmike në territorin e Republikës së Kosovës


Objektet e ndërtimtarisë së lartë, duhet të ndërtohen solid, ashtu që ndikimet seizmike (tërmeti) të cilët
mund të dëmtohen, por mos të vijë deri te rrënimi i objektit. Për këtë arsyeje është shumë me rëndësi
me ditë se në cilin territor do të ndërtohet objekti, për shkak se intensiteti i tërmetit çdo kund nuk
është i njëjtë.
Intensiteti i tërmetit në sipërfaqen e tokës është i caktuar sipas shkallëve. Në vendin tone shkalla
seizmike është MCS ( sipas autorit Merkali – Kankni – Sieberg (Ziberg)). Përveç kësaj shkalle
ekziston edhe shkalla e pranuar ndërkombëtare detal e përshkruar si MKS, sipas autori Medvedev –
Sponheuer – Karnik.
Për caktimin e intensitetit të forcave seizmike sipas MKS shkallës, objektet ndahen në disa tipe:

Tip A - objektet prej gurit të pa përpunuar, objektet prej tullave të pa pjekura dhe shtëpitë e
ndërtuara prej argjilës.
Tip B – objektet e thjeshta prej tullave, objektet të ndërtuara prej bllokave dhe ato prej pjesëve të
parafabrikuara, objektet e ndërtuara prej gurit të përpunuar dhe objektet nga disa pjesë nga
konstruksionet e drurit.
Tip C – objektet nga betoni i armuar dhe objektet mire të ndërtuara nga druri

Të gjitha objektet e cekura janë pa zbatimin e masave anti – seizmike.


Dëmtimi i objekteve janë klasifikuar në mënyrën si vijon:

Shkalla e parë – dëmtime të vogla: plasaritje (çarje) të vogla në suvatim, derdhje të copëzave dhe
dëmtimi i llaqit dhe ngjyra e mureve dhe tavanit.
Shkalla e dytë - dëmtimi i theksuar : plasaritje të vogla në mure, rënje e copave të mëdha të llaqit,
rënja e tjegullave nga pullazi, lajmërimi i plasaritjeve në oxhaqe dhe rënja e pjesëve të oxhaqeve.
Shkalla e tretë - dëmtime të rënda : plasaritje të thella dhe të mëdha në mure, rrëzimi i oxhaqeve.
Shkalla e katërt – shkatërrimi : Plasaritje të mureve, çarje të zbrazëta, pjesërisht shkatërrimi i
objektit, shkatërrimi i lidhjeve të konstruksionit, rrënimi i mureve të brendshme.
Shkalla e pestë – shkatërrime totale : shkatërrimi total i objektit

Shkallët e tërmetit
I. Shkalla e tërmetit, termeti i pavrejtur :
II. Shkalla e tërmetit, termeti pak i vrejtur :

18
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
III. Shkalla e tërmetit, termeti i lehët : e vrejnë vetëm disa njerzë, të cilët qëndrojnë në
shtëpi. Oscilimi i tokës si në rastin e kalimit të kamionit.
IV. Shkalla e tërmetit, termeti i theksuar : vrehët në shtëpi dhe në sipërfaqe të hapur, dritaret
kërcasin, dyert gjëmoin, tavanet kërcasin dhe pëlcasin, orendit lëvizin.
V. Shkalla e tërmetit, termeti i fortë : vrehët në shtëpi dhe në hapësirëne hapur, kafshët
trazohën. Ndërtesat lëkunden nga themeli. Elemnetet e varura dhe ato lëvizëse çvendosen
nga vendi.
Janë të mundura dëmtimet e shkallës së parë në disa objekte të tipit – A.
VI. Shkalla e tërmetit, tërmeti shumë i fortë : vrahet në shtëpi dhe në hapësirën hapur,
njerëzit vrapoin për të dal nga shtëpitë, disa prej tyre e humbin drejtpeshimin. Kafshët
ikin nga stalla. Në shumë raste thehen elementet nga enët dhe elementët nga qelqit.
Dëmtimet e shkallës së parë lajmërohen në disa objekte tip – B, a në shumë objekte tip –
A. Disa objekte të tip – A, kanë dëmtimin e shkallës së dytë.
Në disa lloje të tokës mund të kemi plasaritje deri 1 cm. Në viset malore lajmërohen
rrëshqitje të dheut, po ashtu do të kemi ndryshime tek burimet e ujit dhe nivelin e ujit në
puse ( bunar).
Siç mund të shohim as në shkallën VI të tërmetit nuk ka dëmtime të theksuara, ashtu që
në praktikë në territorin ku lajmërohen quhen territore aseizmike.
Për praktikën ndërtimore në interes është për shkallën e tërmetit më të madhe se shkalla e
VI e tërmetit, ashtu që në praktikë në territorin ku lajmërohen quhen territore seizmike.
Në këto territore lajmërohen këto raste:
VII. Shkalla e tërmetit - tërmeti i fortë : njerëzit ikin nga shtëpia në penikë, a shumë prej tyre
nuk e mbajnë drejtpeshimin. Tërmeti vërehet edhe në automjete të cilat lëvizin.
Shumë ndërtesa të tipit –A , kanë dëmtime të shkallës III tërmetit, a disa edhe dëmtime të
shkallës IV. Shumë objekte të tipit –B, kanë dëmtime të shkallës së II. Në ndërtesat e tipit
– C lajmërohen dëmtime të shkallës së I. Lajmërohen dëmtime edhe në lidhjet e
ujësjellësit. Në rrethojat prej gurëve dhe muret lajmërohen të çara.
VIII. Shkalla e tërmetit - tërmeti i dëmshëm : Tërmeti shkakton frigë dhe panikë. Tërmeti
vërehet shumë edhe në automjete në lëvizje. Degët e pemëve munden shpesh të thehën,
orenditë shtëpiake lëvizin nga vendi edhe mund të përmbysën.
Objektet e tipit – A kanë dëmtimin e shkallës së IV, a disa prej tyre edhe kanë shkallën e
V të dëmtimit. Shumë objekte të tipit –B dëmtohen në shkallën e III dhe disa prej tyre
edhe kanë dëmtimin e shkallës së IV. Shumica e objekteve të tipit – C kanë dëmtime të
shkalles II, a disa prej tyre edhe dëmtime të shkallës III. Veçanërisht vjen deri te dëmtimi
rrjetit të ujësjellësit në lidhjet e tyre. Përmendoret dhe përmendoret prej guri përmbysën a
ka raste edhe kur rrotullohen. Gardhet dhe muret prej gurëve rrënohen.
IX. Shkalla e tërmetit – tërmet shkatërrues i kufizuar: shkakton panikë të përgjithshme,
kafshët ikin nga gjitha anët. Dëmtimet lajmërohen në:

 Në shumë objekte të tipit – A, kanë dëmtime të shkallës V.


 Shumë objekte të tipit – B dëmtohen në shkallën e IV dhe disa prej tyre
edhe kanë dëmtimin e shkallës së V.

19
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
 Shumë objekte të tipit – C dëmtohen në shkallën e III dhe disa prej tyre
edhe kanë dëmtimin e shkallës së IV.
Përmendoret dhe shtyllat rrënohen. Ne rezervuare lajmërohen dëmtime të theksuara.
Gypat në dhe pjesërisht dëmtohen, në disa raste ka lakime të binarëve të hekurudhës, dhe
po ashtu dëmtohen edhe rrugët, ku çarjet në sipërfaqen e tokës do të jenë me gjerësi deri
10 cm, etj.
Tërmetet të shkallëve të tjera nuk ka në territorin ku gjendet Kosova, kurse shkallët tjera
janë vetëm për informim.
X. Shkalla e tërmetit – tërmet shkatërrues: Shumë objekte të tipit – C dëmtohen në shkallën
e IV dhe disa prej tyre edhe kanë dëmtimin e shkallës së V. Në sipërfaqen e tokës kemi
çarje edhe deri 1 m. Në vendet me mbushje dhe pendat vije deri te dëmtimet kritike, po
ashtu është edhe rasti te urat. Uji mund ta ndërroj drejtimin dhe mund të vijë deri te
formimi i liqejve.
XI. Shkalla e tërmetit – tërmet shumë shkatrrues: Shkakton dëme të mëdha, objekte të tipit
– C dëmtohën në shkallën e e IV dhe disa prej tyre edhe edhe kanë dëmtimine shkallës së
V. Urat, pandat, hekurudhat dhe rrugët janë të pa përdorura. Në sipërfaqen e tokës
lajmërohën të çara, dhe lëvizje të masave shkëmbore, tereni rrëshqet dhe shkëmbit
shemben etj.
XII. Shkalla e tërmetit – tërmet katastrofal: i cili shakton dëmtime të mëdha dhe ka rrënime
të tërsishme të gjitha objekteve mbi dhe nën sipërfaqene tokës, në të cilën ndryshohët
dukja e sipërfaqës së tokës.
Rregullorja e normativeve teknike për ndërtimin e objekteve në ndërtimtarin e lartë në zonat seizmike
i obligon të gjith projektuesit dhe ndërtuesit e punimeve që shumë strikt ti përmbahën kushteve
teknike. Për shembull, një projektues nuk mund të miratohet për ndërtim nëse nuk i plotëson të gjitha
kushtet e përshkruara, dhe madje edhe një ndërtesë e përfunduar nuk mund të marrë një leje për tu
shfrytëzuara dhe përdorur nëse nuk i plotëson ato.
Shumë elementë dhe kryqëzimet në ndërtesat që janë ndërtuar më herët, në mënyrën tradicionale, nuk
përputhen me rregulloret në fuqi. Gjatë rekonstruktimit, sanimit ose adaptimit të ndërtesave, ato vihen
në veprim në përputhje me rekomandimet dhe rregulloret e përmendura.
Në ligjeratën e më sipërme janë dhën udhëzime ndërtimin e objekteve në zonzat seizmike.

20
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
2. MURET

Muret - janë konstruksione vertikale të cilat e mbyllin hapësirën, qoftë nga jashtë apo bëjnë ndarjen
mes vete të hapësirave. Muret ndajnë ndërtesën për nga gjatësia dhe gjerësia. Muret mbrojnë
hapësirën nga ndikimet e jashtme (shi, erë, borë, ndryshime në temperaturë, zjarr, zhurmë etj.), marrin
ngarkesa të ndryshme edhe nga konstruksionet tjera.
Muri është element konstruktiv ku të dyja dimensionet (gjatësia dhe gjerësia) janë dukshëm më të
mëdha në raport me trashësinë. Nëse, nga ana tjetër, gjatësia dhe trashësia janë të njëjta apo
përafërsisht të njëjta, ndërsa lartësia shumë më e madhe, atëherë ky konstruksion quhet shtyllë.
Për shkakun e njoftimit më të mirë të mureve ato mund të ndahen në:
- sipas pozicioni në lidhje me hapësirën dhe objektin
- sipas vetive konstruktive
- sipas formës
- nga cili material prodhohet
- nga mënyra e punimit etj.

2.1. Ndarja e mureve sipas pozicionit në lidhje me hapësirën dhe ndërtesën


Llojet e murit sipas pozicionit dhe hapësirës në objekte mund të jenë të jashtëm, dhe të brendshëm.
Sipas vendit në objekt, muret mund të jenë “ të themelit, bodrumit, përdheses, katit, të ndërkatit, të
tavanit, kurse sipas pozicionit special janë: muret e shkallëve, kundër zjarrit, mure për gardh, muret e
parapetit, të ballkoneve etj.

2.2. Ndarja e mureve konstruktive


Sipas ngarkesës mund të jenë:
- mure konstruktive (mbajtëse) dhe
- jo konstruktive ( jo mbajtëse).

Muret konstruktive (mbajtëse ) - janë ato mure të cilat përveç peshës së tyre mbajnë apo marrin
edhe ngarkesa tjera. Në këto ngarkesa bëjnë pjesë: ngarkesa nga konstruksionet mes-katesh,
konstruksione çatie, shkalle, trari, shtylle, dhe po ashtu edhe nga ndikimet atmosferike; bora, era, shiu,
ndikimet seizmike (tërmetet ), etj. Këto mure janë pjesët më të rëndësishme konstruktive të ndërtesave
sepse e bëjnë ndërtesën të fortë dhe të qëndrueshme.
Muret komplekse - janë muret konstruktive në objekte që ndërtohen në zonat seizmike. Ato janë
muret të përforcuara me serklazhe vertikale në formë të shtyllave.
Trashësia e mureve mbajtëse caktohet sipas llogaris statike.

21
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

2.3. Muret jo konstruktive


Muret jo konstruktive (jo-bartëse) - janë ato mure të cilat përveç peshës së tyre nuk mbajnë
ngarkesa tjera. Këto në të shumtën e rasteve përdoren për ndarjen e hapësirave njëra prej tjetrës dhe
quhen mure ndarëse. Trashësia e tyre varet nga izolimi i nevojshëm termik dhe akustik ( i zërit ), që
duhet të arrihet ndërmjet hapësirave.
Muret sipas mënyrës së vendosjes mund të jenë:
- të murosura,
- monolite, dhe
- montuese.
Muret e murosura - punohen nga pjesë të imta, të cilat mese vete lidhen me renditje, ndërsa për mjet
lidhës në të shumtën e rasteve përdoret material lidhës (llaçi). Këto mure mund të jenë nga tullat, guri
apo blloqe të ndryshme nga betoni, argjila, etj. Këto mure punohen nga betoni i ngjeshur dhe i armuar.
Muret monolite – janë muret e përbëra vetëm prej një materiali.
Muret montuese - punohen nga elementet të përpunuar në mënyrë serike të cilat nëmës vete lidhen
në mënyra të ndryshme. Kjo lidhje mund të punohen me llaç dhe lidhje tjera të ndryshme, si vida
(bulona), etj. Nëse muri pjesërisht punohet në vet objektin atëherë ai quhet muri gjysmë montues.

2.3.1. Llojet e mureve, sipas materialit


Këto mure kryesisht ndahen në:
- mure prej materialeve natyrore: mure prej guri, druri, argjile, etj.
- mure prej materiale artificiale: këto mure punohen prej materialeve të cilat më herët janë prodhuar
në fabrikë. Në këto hynë, muret prej tullave, prej elementeve të betonit dhe beton-armesë, muret prej
qelqi, mure prej hekuri, mure prej masave plastike, etj.
Llojet e murit sipas formës - kur flitet për mure, thuajse çdoherë mendohet për konstruksione
vertikale. Por, në kushte të caktuara muret mund të vendosen edhe në drejtim të pjerrët (p.sh. tek
muret mbështetëse, muret mbrojtëse). Gjithashtu këto mure mund të kenë formë të pjerrët apo të
lakuar, varësisht nga zgjidhja arkitektonike. Mure të tilla janë: oxhaqet e fabrikës, të termo
elektranave, gardhet e ndryshme, muret e pjerrëta.

2.4. Mënyra e muratimit të mureve


Muret muratohen në vendet ku janë caktuar sipas projektit, edhe atë në dy mënyra themelore:
- në të thatë - pa përdorimin e llaçit
- të lagur – me llaç
Muratimi i thatë pa llaç, ekzekutohet te punimi i mureve prej bllokave të durisolit, prej gurëve të thyer
për gardhe të oborreve, muret mbrojtëse ( gabione ) etj.
Muratimi me llaç nënkupton përdorimin e llaçit, dhe ai përdoret te muret një shtresore dhe shumë
shtresore, si p.sh. muret e manastireve janë ndërtuar një shtresë me tulla dhe një shtresë me gurë dhe

22
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
janë quajtur mure të kombinuara, dhe muratimi është bërë duke vendosur këto materiale vertikalisht.
Këto mure më në ndërtimtarin moderne nuk përdorën.

2.5. Llaçi
Llaçi është përzierje homogjene e përbërë prej mjeteve lidhëse, rërës dhe ujit në sasi të caktuar. Ato
kanë për detyrë t’i lidhin dhe t’i barazojnë materialet ndërtimore në një tërësi. Shërbejnë për murosjen
e të gjitha llojeve të murit, për suvatim, për përpunimin e bazave dhe shtresave, për lidhje, për
përpunimin e fasadave, beton, etj. (Fig. 11) Që të punohet një llaç cilësorë ai përpunohet nga mjetet
lidhëse (gëlqere, çimento dhe gjips), agregat të mirë dhe sasi të konsiderueshme të ujit.

Figura – 11 Makinë për përgatitjen e llaçit


Proporcioni i mjetit lidhës ndaj rërës quhet proporcion i përzierjes. Tek llaçi i thjeshtë ai është 1:T
ndërsa tek i ndërlikuari është 1:T:P.
Për shembull llaçi i cili ka proporcion 1:3, tregon se përmban një pjesë vëllimore të mjetit lidhës dhe
tre pjesë vëllimore të rërës.
Llaçi i ka proporcion 1:3:9, për shembull tek llaçi i vazhduar, tregon se përmban një pjesë vëllimore të
llaçit, numri i dytë sasinë e gëlqeres ndërsa numri i treti sasinë e rërës.
Madhësia e kokrrës së rërës merret sipas dedikimit të llaçit. Për shembull, më mirë është që madhësia
e rërës tek llaçi për suvatim të jetë prej 0,2 deri 0,5 mm. Rëra më e mirë për përgatitjen e llaçit të
pastër është rëra kuarc e cila nuk ka përbërje nga argjila dhe tek e cila madhësia e kokrrës është e
përzier në proporcion 2/3 dhe 1/3 rërë të hollë.
Uji i cili përdoret për përgatitjen e llaçit duhet të jetë i pastër, pa përbërës organik, pa kripëra dhe
acide. Përdoret uji nga rrjeti i ujësjellësit ndërsa uji i lumit apo liqenit së pari analizohet ndërsa uji i
moçaleve dhe i detit nuk përdoren fare.

23
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
2.5.1. Llojet e llaçit
Sipas llojit të mjeteve lidhëse llaçi ndahet në
- ajrorë dhe
- hidraulik.
Llaçi ajrorë - është ai i cili forcohet në ajër dhe në to hynë llaçi i cili si mjet lidhës përdor argjilë,
deltinë, gëlqere, gjips dhe shamot.
Llaçi hidraulik - është ai i cili forcohet në ajër, por edhe në ujë dhe në to hyn çimentoja, llaçi i
vazhduar etj.
Sipas llojit të mjetit lidhës llaçi emërohet si:
- llaç i gëlqeres, që përbëhet nga gëlqerja, rëra dhe uji;
- llaçi i vazhduar, që përbëhet nga gëlqerja, çimentoja, rëra dhe uji;
- llaç i çimentos – që përbëhet nga çimento, rëra dhe uji.

Sipas konsistencës llaçi ndahet në:


- llaç i lëngët dhe
- llaç plastik.
Llaçi gëlqeror - përbëhet nga gëlqerja, rëra dhe uji. Përdoret për suvatim të mureve të jashtme dhe të
brendshme. Llaçi duhet të posedojë cilësitë siç janë: plasticitetin, homogjenitetin, rezistencën ndaj
ngricave, aftësinë për mbajtjen e ujit, etj. Llaçi gëlqeror fitohet me fikjen e gëlqeres së gjallë, kësaj
përzierje i shtohet rëra.
Llaçi në formë qulli përgatitet në proporcion 1:1 deri 1:3 varësisht nga Dedikimi. Ai përgatitet në vetë
kantierin e ndërtimit. Llaçi nga gëlqerja e hidratuar përgatitet në dy mënyra.
E para, në gjendje të thatë përzihen rëra, gëlqerja pluhur dhe më pas i shtohet uji.
E dyta, përgatitja është me përzierjen e gëlqeres dhe ujit ndërsa pasi të shtrihet, përzierjes nga gëlqerja
i shtohet rëra.
Llaçi gëlqerorë përdoret për murosje dhe suvatim. Përparësia e tyre qëndron në faktin se janë plastik
dhe lehtë lakohen ndërsa anët negative janë: fortësia e vogël mekanike gjatë lakimit, forcohen
ngadalë, nuk janë vazhdimisht në ujë dhe kanë jetëgjatësi të shkurtë.
Llaçi i çimentos - është përzierje e çimentos, rërës dhe ujit. Së pari përzihet çimentoja dhe rëra në
gjendje të thatë ndërsa më pas shtohet uji. Përdoren për murosje dhe suvatim, por mund të shërbejnë
për shtresa dyshemeje për përpunimin e elementeve ndërtimore, elementeve artificiale dhe gurëve
artificial. Gjatë përgatitjes së llaçit proporcioni i çimentos dhe rërës është 1:3.
Llaçi i vazhduar - prodhohet nga rëra dhe uji. Këto dyja i plotësojnë karakteristikat tek llaçi i
rëndomtë. Për shembull, nëse llaçit të gëlqeres i shtohet më shumë çimento, ai merr fortësi më të
madhe mekanike apo nëse llaçit të çimentos i shtohet gëlqere, i shtohet plasticiteti, por i humb
karakteristikat mekanike.
Llaçi për fasadë - fitohet nga llaçi i çimentos dhe gurë agregati i grimcuar në ngjyra dhe granula të
ndryshme. Ekzistojnë lloje të veçantë të llaçit për fasadë si: teranova, terabona, kromolit e tjerë. Ato

24
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
përbëhen nga çimentoja, gëlqerja, guri i grimcuar dhe ngjyra minerale okside pluhur. Këto lloje të
llaçit fitohet sipas udhëzimit të prodhuesit dhe me vendosjen e thjeshtë të ujit.
Llaçi i argjilës - shërben si llaç rezistues ndaj zjarrit për mbështjelljen e vatrës së furrave. Argjila
duhet të jetë sa më e pastër, pa shtesa. Para se të suvatohen, muret lyhen me katran ndërsa me shtimin
e gëlqeres dhe çimentos fitohet llaç i ri për karakteristika më të mira dhe fortësi më të lartë.
Llaçi i gjipsit - fitohet kryesisht nga gjipsi si masë e butë e dendur të cilës i shtohet kokrra mermeri,
rërë, ngjyrë, ngadalësues kimik, etj. Llaçi i gjipsit mund të përgatitet pa agregat ndërsa sasia varet nga
lloji i punëve që duhet të realizohen. Nëse llaçit të gjipsit i shtohet gëlqere dhe rërë fitohet llaç i
vazhduar i Gjipsit. Mund të jetë në proporcionin 1:3:9 ndërsa numri i parë është sasia e gjipsit, i dyti
është sasia e gëlqeres ndërsa i treti i rërës.
Llaçi i shamotit - fitohet nga mielli i shamotit, pluhurit të argjilës dhe ujit. Proporcioni i përzierjes
varet nga dedikimi i llaçit dhe kohës së murosjes së murit. Ky llaç përdoret për murosjen e furrave,
kanaleve të oxhaqeve e tjerë.
Llaçi plastik është llaçi i fasadës - përdoret për përpunimin e fasadave dhe janë rezistues ndaj
ndikimeve atmosferike - ngricave, dritës, uji, etj.
Llaçi akril i mermerit - është llaç pastoz shtresëhollë (përafërsisht 3 mm) nga mermeri
shumëngjyrësh, i cili përdoret për dekorim të sipërfaqeve të fasadës dhe për mure të brendshme të
korridoreve, shkallë e tjerë.
Llaçi mineral dekorativ - është llaç shtresëhollë i cili përdoret për mbrojtje dekorative për fasada
dhe sipërfaqe të mureve të brendshme. Përbërësit elementarë janë: çimentoja e bardhë, gëlqerja e
hidruar, shtesa organike. Llaçi akril dekorativ është llaçi i përgatitur për punë, që përdoret për
mbrojtje dekorative të sipërfaqeve të fasadave, gjegjësisht tek sistemet e izolimeve për ngrohje.
Llaçi silikat dekorativ - është llaçi i përgatitur për punë, që përdoret për mbrojtje dekorative të
sipërfaqeve të fasadave, gjegjësisht tek sistemet e izolimeve për ngrohje. Qelq uji nga kaliumi, shtesa
organike dhe mbushje minerale.
Llaçi dekorativ i silikonit - është llaç i përgatitur për punë, që përdoret për mbrojtje dekorative të
sipërfaqeve të fasadave, gjegjësisht tek sistemet term izoluese. Lidhje akrile, mbushje minerale,
pigmente inorganike dhe shtesa të veçanta. Masat për fugim janë përzierje në formë pluhuri, të
përpunuara në bazë të çimentos dhe shtesave të veçanta dhe përdoren për fugim të shtresave të murit
dhe dyshemesë nga pllaka qeramike, klinker, mozaikë nga qelqi, etj, pllaka guri.

Figura – 12 Suvatimi i sipërfaqeve të murit me makinë

25
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

2.6. Sistemi modular


Për materialet parafabrikuara është aprovuar sistemi modular. ( ky term rrjedh nga fjala latine
modulus – masa, njësia matëse dhe coordinatio – mardhenja reciproke, zgjidhje ).
Me sistemin modular në ndërtimtari dhe arkitekturë nënkuptojmë raportin e dimensioneve për njësi -
ku sistemi modular shënohet me ( M) ).
Qëllimi i sistemit modularë është të vendo raportin nëmës projektimit dhe ndërtimit, duke zbatuar
elementet e standardizuara, për ti zvogëluar laramanin dhe më mirë për ti bashkuar elementet në një
tersi.
Sistemi modular mundëson që të industrializohet ndërtimi dhe me gjitha degët e saja, të cilat në bazë
sistemit modular prodhohen elementet, kurse në punishte ( kantier ) ato bashkohen ose vendosen.
Sipas standardeve kemi:
- Elementi është pjesa funksionale e objektit e ekzekutuar nga materiali ndërtimor,
- Moduli bazë (1M) është përzgjedhur gjatësia prej 100 mm,
- Elementi është modular është elementi kur dimensionet e tij janë modulare,
- Masa modulare është herësi i modulit bazë ( n x M), ku n- është koeficienti modular i cili është
numër i plot dhe shumëzohet me modulin bazë,
- Moduli projektues është i shumëllojshëm i modulit bazë,
- Masa modulare bazohet në modulin bazë të ndërtimit ( 1M = 10 cm) kurse gjysma ( 1/2 M= 5 cm ),
të gjitha masat tjera që dalin nga masa modulare nuk përdorën në sistemin modular,
- Rrafshi modular ( RRM) është rrafshi në rrjetin modular,
- Vija modulare është vija e prerjes të dy rrafsheve modulare,
- Rrjeta modulare sistemi kënddrejte, ku distanca nëme vijave është moduli bazë.
- Masa e prodhuar është masa reale e elementit me diferencë ± 3 mm.
Definicionet e cekura më lartë do të tregohen e dhe në figurën – 13, ku rrjeta modulare është vizatuar
me modulin bazë 1M. Në rrjetë është vizatuar elementet për vizatim të dimensioneve modulare 3M
për gjerësi dhe 2M për gjatësi. Masat e cekura janë zvogëluar për secilën anë prej rrafshit modular për
S/2 – ose 0,5 cm – gjithsejtë për 1 cm, dhe shuma 3M ose 30 cm -1 cm = 29 cm, kurse për 2M ose 20
cm – 1 cm = 19 cm.
Masat prodhuese janë të lejuara siç e cekëm më herët ± 3 cm.
Rrjeta projektuese përdoret me rastin e projektimit të objekteve ndërtimore dhe elementeve të saja.
Ajo përbëhet nga rrafshet modulare për shumë llojshmëri të vlerës së modulit bazë, si p.sh. 6M / 6M.
Moduli konstruktiv ose masa e boshtit tregon një vlerë numerike të distancës nga boshti n♪mes të dy
elementeve konstruktive, si p.sh. muri, shtylla ( figura – 14).

26
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura – 13 Elementet për muratim sipas masës modulare: masa modulare e bllokut – B m, - masa
prodhuese e bllokut – Bpr, fugat – F, Rrafshi modular – RrfM, Rrjeta modulare - RrM

- Lartësia modulare e katit – masa vërtikale nëmes të dy masave modulare të dyshemeve, dy kateve të
njëpasnjishme.
- Lartësia modulare e kthinave ( hapsirave ) – masa vërtikale në kuadër të një kati nëmes të rrafshit
modular të dyshemes së sipërme dhe masa modulare e pjesës përfundimtare të shtresës së plafonit.
Në prerjën vërtikale nëpër ndërtesë, dallojm masat e më poshtme:
- Rrafshi modular i dyshemesë - rrafshi modular i cili në mënyr kontinuale shtrihët nëpër secilin kat
të ndërtesës,
- Lartësia konstruktive e katit ( Hk ); masa modulare është 27 M, 28 M, 29 M, rekomandohet masa
modulare për lartësinë 28 M ose 2,80 m.
- Lartësia e katit ( Lk) është distanca vertikale nëmës sipërfaqes së dyshemesë finale të dy kateve të
njëpasnjëshme,
- Lartësia e pastër ( h) është lartësia e kthinave finale gjegjësisht prej dyshemesë deri te plafoni ( V ).

27
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura - 14 Vendosja e mureve në raport me rrjetën sipas modulit të projketit sipsas rrefshit
modular – RrM - R nga distanca F/2 – F, Prerja vërtikale – V, Lartësia konstruktive – Hk, Lartësia e
katit – Lk, Lartësia e hapsirës –h, shembulli i miratimit të moduleve konstruktive – X, Rafshi
modular përmes boshtit të skeletit të shtzllave – W.

2.7. Prezantimi i murit prej tullave – grafikisht


Muratimi i mureve me tulla dhe blloqe ( ose nëpër ) dy shtresa ( I ) dhe ( II ), të cilat njëpasnjëshëm
ndërrohen, është treguar në aksonometri në figurën – 15 – A. Të shënuara janë: fugat horizontale
( FH), fugat vertikale ( Fv ), lidhja e shtresave ( Lsh). Rrafshi dhe fillimi i murit dhe mbarimi i murit
arrihet me lidhjen e gjysmë tullës apo bllokut ( Gjb ).
Vizatimet teknike siç jemi njoftuar vizatohen në projeksionin ortogonal , a kurse sipas nevojës, që të
bëhet sqarimi ma i mirë si në rastin tonë në aksonometri ( ose vizatohen në perspektivë ).

28
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura – 15 Rasti muratimit të murit, i treguar në aksonometri – A, sipas një prerje ( shtresa e parë) –
B, Lidhja me gjysmë bllok në dukje – Gjb ose tullës - Gjt, trashësia e murit - Tm, fugat horizontale –
Fh dhe vertikale - Fv

29
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura – 16 Renditja e tullave në dukje

2.8. Muri prej tullave

30
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

31
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
2.9. Muratimi i murit prej tullave
Muratimi – vendosja e tullave në shtresa horizontale, në përputhje me rregullat e muratimit, në të
njëjtën kohë lidhja me mjetin lidhës - llaç. Sipërfaqet e mureve janë suvatuar për arsye higjienike dhe
estetike. Lidhja e duhur e tullave mund çdo herë të bëhet me tullat e plota përdorim edhe pjesë të
thyera të tullave tulla me dimensione të caktuara.
Në mënyrë që të jemi në gjendje të bëjmë një lidhje të duhur me tulla duhet të njohim dimensionet e
tullave dhe pjesët e saj. Gjithashtu, pa tullat e thyera nuk mund të ekzekutoim lidhjen e duhura të
tullave në muret kryesore, dhe në ato kryqëzimet dhe nyjet.

Paraqitja grafike e renditjes së tullave, edhe atë në bazë shtresa I dhe II, përdoren simbolet e më
poshtme:

Db – dukja ballore
1. Tulla e vendosur në pjesën gjatësore të murit,
2. Tulla e vendosur normal në rendin lidhës
3. Shtersa I
4. Shtresa II
5. Llaqi

32
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
6. Fugat të cilat i lidhin dy shtresa
7. Lidhja e dy shtresave fqinje
8. Ndërprerja e murit – ekzekutohet tek muret me gjatësi të caktuar, fillimi dhe mbarimi i murit:
ndërprerja e drejtë e murit ( N), ndërprerja e murit dhëmbëzor ( Ndh ), ndërprerja shkallore
(N sh )

33
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

34
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
2.10. Muratimi prej blloqeve
Për nevojat e ndërtimit, industria e materialeve të ndërtimit prodhon lloje të ndryshme të
elementeve të parafabrikuara.
Përdorimi i blloqeve për muratim kursen kohë në ndërtimin e murit, sepse zbatohen më pak
operacione, se sa kur muratojmë murin me tulla të zakonshme. Blloqet janë me dimensione të
përshtatura trashësive të murit.
Falë vrimave (zgavrave) brenda bllokut, ato janë më të lehta se blloqet e të plota, kështu që është
më lehtë gjatë muratimit dhe ashtu që kursehet edhe llaçi.
Blloqet prodhohen me veti të ndryshme konstruktive, në varësi të qëllimit të elementeve të
ndërtesës, d.m.th. si mbajtës i ngarkesës, izolim termik, apo ndarës, etj.
Blloqet për muratim janë elemente nga argjila e pjekur të formës paralelepiped, me përmasa më të
mëdha, më të lehta dhe me veti izoluese më të mira se tulla e zakonshme.
Prodhimet e argjilës prodhohen me vrima vertikale ose horizontale. Drejtimi, dimensionet dhe
pozicioni i vrimave luajnë një rol të rëndësishëm në blloqet e zbrazëta. Nëse nxehtësia udhëton
shumë gjatë nëpër masën e murit, p.sh., për blloqet me vrima vertikale, nga ana e saj e brendshme
deri në anën e saj e jashtme, është një izolues termik është më i mirë.
Dimensionet e prodhimit të blloqeve harmonizohen sipas të ashtuquajturave rrjeta modulare.
- gjatësia (l) = 19, 25, 29 cm.
- gjerësia (b) = 9, 12, 19, 25, 29 cm.
- lartësia (h) = 6, 9, 12, 19, 20 cm.

35
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

2.11. Lidhja e murit prej tullave dhe blloqeve

36
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

37
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

38
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

39
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Lidhja e mureve në skaje

40
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Lidhja e mureve të mesit

41
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Lidhjet e murit 38 / 25 cm

42
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
2.12. Muri prej blloqeve të betonit
Industria e materialit ndërtimor prodhon blloqe për muratim sipas standardeve dhe atë:

- Betonet e zbrazëta prej betoni


- Blloqet e zbrazëta prej betonit të lehët.

Të dy llojet e blloqeve nga betoni kanë formën e njëjtë të paralelepipedit, anët e drejta, dhe nga
lartë me vrima të ndryshme dhe të renditura mirë. Gjatë muratimit murit me blloqe ato kthehen nga
vrimat poshtë gjatë muratimit në llaç. Dimensionet e blloqeve janë dhënë në figurën e më poshtme

43
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

2.13. Muratimi i mureve prej blloqeve të zbrazëta prej betoni dhe betoni i
lehët
Punohen prej betonit ku pesha vëllimore e të cilit është 1,6 kg/m3 prej agregateve të lehta
minerale dhe njërit lidhës hidraulik, kryesisht çimento, mundet me qenë edhe nga betoni i
agregatit të njëllojtë. Blloqet e zbrazëta marrin emrin nga lloji i agregatit:
 Blloqet e zbrazëta prej zgjurës, e njohur me emrin si zgjurë – blloqet ( të cilët nuk
preferohen për shkaqe ekologjike ),
 Blloqet e zbrazëta prej argjilës së shkrirë - argjila ekspansive ( keramziti),
 Blloqet e zbrazëta prej tufës ose agregatet e lehta të ngjashme,

2.14. Muratimi i mureve prej gurëve


Muret prej gurëve zakonisht punohen me gurë të grimcuar (min. trashësia e murit = 60 cm).
Gjatë muratimit, disa copëza të formës së parregullt duhet përafërsisht të përpunohen me një
çekiç në mënyrë që ato të vendosen sa më lehtë që të jetë e mundur në horizontale.
Të gjitha nyjet duhet të jenë më një shtresë llaçi me trashësi më së paku 1 cm, sepse nuk lejohet
kontakti i drejtpërdrejtë me gurin pa llaç. Në fund dhe në fillim të murit, duhet të vendosen gurë
sa më të mëdhaj.
Çdo 1.20 deri 1.60 m, për arsye sigurie, muri duhet të nivelizuar duke vendosur nivelimin e
ashtuquajtur. shtresat e nivelizimit me 3 - 5 shtresave të tullave ose shtresave të betonit.

44
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
Në rastin e ndërtesave të banimit, duhet të jenë serklazhet nga betoni i armuar.
Për 1 m3 muri mbajtës ju nevojiten: 1.25 m3 gurë dhe 0,35 m3 llaç.
Muri që nuk merr ngarkesë ( muri jo peshë mbajtës ), dhe ku te ai nuk kërkohet qëndrueshmëri
ma e madhe mund të ndërtohen pa llaç dhe ky muri quhet muri i thatë.

Figura – 58 Lidhja – V, lidhja e gurëve – e, muratimi i murit – K, nivelizimi i murit – L,

45
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura - 6o Muri nga gurët rrasë, dukja e murit – D dhe E, prerja horizontale – G – G dhe F - F

46
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

2.15. Muret prej druri


Për ndërtimin e mureve ose ndërtesave nga druri, përdorën të ashtuquajturit "dru teknik" ,
të cilët janë gjetherënëse dhe halore që rriten edhe në vendin tonë, si dhe lloje të
ndryshme të drurit ekzotik (të importuar).
Për nevoja të ndërtimit janë të nevojshëm karakteristikat mekanike dhe fizike të drurit.
Pas prerjes, drurit i prehen degët në pyll, pastrohet nga lëvozhga dhe degëzat, ku fitohet
druri i trash ose trungu. Me gdhendje ose prerje të trungjeve, druri i latuar ose i sharruar
merret në formën e trarëve, shtyllave, trarëzave, dërrasave etj.
Dimensionet dhe llojet e veçanta individuale të materialit standardizohen sipas
standardeve. Lënda drunore përdoret për prodhimin e elementeve konstruktive dhe të
mbërthimit në objekte, për prodhimin e zdrukthrisë ndërtimore dhe të dyshemeve, të cilat
mbeten si konstruksion i përhershëm, dhe për prodhimin e konstruksioneve të
përkohshme (kallëpe dhe skela për konstruksione të betoni).

47
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura 67. Trungu , koka e trungut, detali L, dukja –A, baza – C, aksonometria-E, lidhja
lotuese –F, detali i dritares –M, në dukje – X, prerja horizontale – R – R, prerja vertikale
– S – S, stacioni i detalit në murit ndarës – N, prerja horizontale – L – L, prerja vertikale
O – O, aksonometria - Z

2.16. Muret prej betoni


Konstruksionet e betonit studiohen nga teknikat e ndërtimit nga pikëpamja teorike si një
disiplinë shkencore dhe zbatimi i tyre në konstruksionet e ndërtesave. Pjesa reale e çdo
studimi të projektit është llogaria statike. Gjatë ndërtimit të objekteve në terren, stafi
profesional është i detyruar që konstruksionet prej betoni dhe betoni të armuar të
ekzekutohen sipas projekteve, llogaritjeve statike të detaleve, në të gjitha aspektet sipas
rregulloreve teknike dhe të standardeve.
Në ndërtimtarin moderne, betoni ka një zbatim dhe rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Të
gjitha llojet e konstruksioneve të betonit ekzekutohen duke instaluar ose derdhur një
përzierje betoni në kallëpe, ku formën e së cilës ato e marrin pasi betoni të jetë forcuar.

48
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
Betoni fitohet nga një përzierje e paracaktuar e çimentos si mjetë lidhës, rërës dhe
zhavorrit si agregat dhe ujit. Hidratimi - është një reaksion kimik midis ujit dhe mjetit
lidhësi ku vije deri te lidhja dhe forcimi i betonit. Cilësia e betonit varet nga vetitë e
përbërësve që janë pjesë e tij, proporcionet e tyre në përzierjen e betonit dhe mënyra e
prodhimit, transportit, mënyra e vendosjes dhe kujdesit të elementeve të betonit.
Përfitimi i betonit mund të jetë manual ose mekanik. Përgatitja manuale e betonit zbatohet
për sasi jashtëzakonisht të vogla të betonimit, sepse nuk mund të arrihet përzierje
uniforme dhe cilësore. Në vendin e ndërtimit, kemi mikserë të përhershëm (të
palëvizshëm) dhe të lëvizshëm (të lëvizshme me rrota) përdoret për përzierjen mekanike
të përbërësve të betonit. Për sasi të mëdha betoni, betoni përfitohet në një vend, më
shpesh pranë deponive të agregatit, ose në fabrikat betonit në të cilat përgatitet betoni dhe
transportohet në vendet e ndërtimit me ato-mikserë.
Vendosja e betonit bëhet me qëllim që të kompaktohet masa e betonit, shpërndarja e
sakët në kallëpe bëhet për të eliminuar segregacionin. Për vibrimin e betonit përdoren
vibrator të kallëpit, të cilat janë bashkangjitur në kallëpe fortë nga jashtë, kështu që
dridhja transmetohet në masën e betonit përmes kallëpit. Gjilpërat vibruese, ose
përvibratorët, futen vertikalisht në masën e betonit dhe transmetojnë dridhjet direkt në
beton. Vibratorët sipërfaqësorë vendosen mbi sipërfaqen e betonit, kurse pllakat vibruese
vibrojnë pllakat dhe dyshemetë të holla.
Marka e betonit ( klase betonit sipas Eurocodit ) është rezistenca e kushtëzuar e shtypjes e
përshkruar sipas projektit për një strukturë të caktuar të betoni. Është e shënuar me
shkronja MB ( kurse sipas Eurocodit shënohet me C ), dhe një numër që tregon forcën e
tyre të kushtëzuar të shtypjes 28 ditë pas përgatitjes.
Markat e betonit sipas DIN-it kanë qenë 10,20,30,40,50 dhe 60, a sipas nevojës nëse
kërkohet MB 15, 25, 35,45 dhe 55. Shkalla minimale e markës së betonit për betonin e
armuar është M-15 ( ose C12/15).
Sipas normave të reja të EUROCOD i kemi treguar në tabelën e më poshtme:

10 15 20 25 30 40 45 50

DIN MB10 MB15 MB20 MB25 MB30 MB40 MB45 MB50

EUROCOD C8/10 C12/15 C16/20 C20/25 C25/30 C35/45 C35/45 C40/50

Kontrolli i cilësisë së betonit konsiston në kontrollimin e:


- kontolla e përbërësve dhe përmbajtja e lagështisë së përzierjes së betonit,
- mbushjen e kubzave provuese të betonit,
- vlerësimin e cilësisë së betonit dhe
- testimin e këtyre kubzave provuese me metoda me ose pa shtypje.

49
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
2.17. Muret ndarëse
Muret ndarëse të betonit mund të petëzohen aty për aty me kallëpe njëanëshe dhe
dyanëshe, me panele të ri fabrikuara, blloqe, etj. Këto mure për shkak të karakteristikave
të tyre të dobëta izoluese përdoren më rrallë në hapësira banesore, ndërsa më shpesh në
bodrume, shkallë, banjë, etj.

2.18. Muret monolite ndarëse

3. SHTYLLAT

3.1. Shtyllat prej betoni


Shtyllat janë elemente mbajtëse të ndërtesave, ato në prerje tërthore mund të jenë në formë
katrore, katërkëndëshi, rrethi, shumëkëndore, elipse ose me ndonjë formë tjetër të lirë. Forma
e prerjes tërthore mund të jetë e njëjtë apo e ndryshme në lartësi të shtyllës, ose e zgjeruar në
maje të shtyllës – kapitele.

3.2. Pahit për shtylla (kallëpet për shtylla)


Kallëpet prej dërrasave shtrëngohen në lartësi prej 60 – 70 cm me trarëza, kurse në kohën e
sotme kallëpet punohen prej dërrasave panel me trashësi d=2,5 dhe 2,7 cm dhe shtrëngimi i
shtyllave bëhet me shtrënguese metali, ku tregohet siguri mjaft e madhe gjatë betonimit dhe
vibrimit të shtyllave. Më poshtë janë treguar dukja e kallëpeve të shtyllës kaltërore si dhe
prerja horizontale A –A, Vizatimet C dhe D tregoin vetëm detale të shtyllës katrore në dukje.

50
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura 88. Kallëpet prej dërrasave për shtyllat e betonit – X, kallëpi në dukje – N dhe M,
prerja horizontale A – A, detali i këndoreve të shtyllës katrorë – C dhe D. Montimi i
kallëpeve prej panel pllakave të shtyllës – A, prerja horizontale a – a , montimi me panel
pllaka – C, prerja tërthor b – b, panel pllakat montuese – Z, shtrëngueset metalike për
shtylla – G dhe dukja – H.

51
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura 89 Kallëpi për shtyllën me sipërfaqe të madhe rrethore –Ma, sipërfaqe të mesme
– Me, prerje të vogël – V dhe konstruksioni i zbrazët - Z

52
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
3.3. Llojet e shtyllave nga tullat

3.4. Llojet e shtyllave nga gurët

3.5. Formimi i shtyllave nga betoni dhe betoni i armuar


Shtyllat formohen me derdhjen e betonit në kallëpe në objekt ose të gatshme montohen në
objekt. Kallëpet për shtylla punohen prej dërrasave, lesonit pllakave dhe pllakave prej metali.
Për shtylla rrethore edhe elips ato punohen prej listelave, por në kohën e fundit prej gypave të
plastë masave. Përforcimi i shtyllave në lartësi bëhet me dërrasa, trarëza apo edhe shtyllave
nga metali. Shtyllat e përgatitura për beton paraprakisht duhen të jenë të pastruara, të
montohen, të ujiten me ujë dhe pastaj të betonohen në shtresa nga 100 cm dhe të vibrohet me
kujdese masa e betonit.

Figura 87. Forma e shtyllave, ku prerja tërthore është katrorë: 1. Katrore, 2. katërkëndëshe, 3.
më formë plusi, 4. rrethi, 5. me zgjerim të plusit në maje, 6. zgjerimi në maje nga dy anët 7.
Shtylla montuese, me kapitali kërpudhe A, B dhe C.
Shtyllate betonit me prerje tërthore < 10 cm nuk armohen, kurse ato më > 10 cm dhe ato
ekcentrike duhet patjetër të armohën. Me llogari statike përcaktohet prerja tërthore, sasia e
armaturës dhe klasa e betonit. Armatura kryesore e shtyllave mund të jetë e lëmuar ose
periodike për së gjati dhe e larguar prej drrasave 1,5 deri 2,5 cm prej skajeve të shtyllës.
Distanca nëmes tyre përcaktohet e stafa të cilat vendosen në distancë prej 19 d ( d - është
prerja tërthore e armatuës kryesore) dhe lidhen me tel të holl për të mos lëvizur. Forma e
stafave e përcjellin formën e prerjës tërthore të shtyllës ( praktika e treguar pas tërmeteve të

53
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
dëmtimit të shtyllave ka treguar se vendosja e stafave ka qenë jo e rregullt dhe në distanca të
mëdha si dhe betonimi jo kualitativ.

3.6. Formimi i shtyllave nga tullat


Me fjalën shtyllë nënkuptojmë ai konstruksion vertikal, ku raporti me lartësinë h dhe
gjatësia ma e shkurtë d ku shuma është 4 ose më e madhe ( deri 20 max):
h :d=4 ¿
Shtyllat nga tullat muratohen sipas rregullave për muratim si mure të shkurtër. Shtyllat në
prerjen horizontale mund të jenë katrore, katërkëndëshe, si dhe me formë rrethore ( atëherë
tullat patjetër duhet të suvatohen ).
Shtyllat nga tullat, të cilat nuk suvatohen muratohen me tulla fasade me të njëjtat rregulla si
për tulla të thjeshta . Në figurën 45 është treguar një muri gardhi me shtylla 25/25 cm i
muratuar me tulla fasade.

54
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura 45 Muratimi i mureve me tulla të thjeshta: muri i shkurtër prej tullave – U, Muri i
rrethojës së oborrit i muratuar në të dy anët – O.

3.7. Formimi i shtyllave nga gurët


Shtyllat nga gurët e thyer ( figura – 62) muratohen si muret e shkurta, por kanë anët e
shkurtra – A, nëse janë me prerje horizontale katërore nuk mund të jenë < 40 cm. Sipas
rregullave raporti i lartësisë së shtyllës h dhe ana më e shkurtër A duhë të jetë < 8, ose
F
h<8 A , kurse ana ( faqja ) e tullës d= ( F- fitohet nga llogaria ).
A

55
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
3.8. Shtyllat nga druri

4. THEMELET
4.1. Roli dhe rëndësia e themeleve në konstruksion
Themelet janë elementet më të ulëta konstruktive të objektit. Ato i pranojnë ngarkesat dhe së
bashku me masën ( peshën) vetjake i transmetojnë në tokë. Për arsyeje të stabilitetit të
objektit para fillimit të ndërtimit shqyrtohen vetit dhe aftësia mbajtës e tokës. Në bazë të
rezultateve të fituara nga shqyrtimet projektohet projekti, përcaktohen edhe themelet e
objektit ose fundimi i objektit. Kjo fjalë rrjedh nga fjala greke fundus – themel, bazament.
Shkenca që mirët me problematikën e themeleve quhet fondamentet.
Për ndërtimin e themeleve të mira duhet të jemi të njoftuar se cilat toka janë të mira dhe cilat
janë të dobëta.
Në toka të mira vendosen objektet zakonisht thjeshtë. Ngarkesat që i transmetojnë themelet
nëpër mes sipërfaqeve të tyre në tokë, duhet të jetë në kufi të ngarkesave të lejuar në cm 2 të
cilat i pranon toka pa rrezik të uljeve jo të njëtrajtshme, pëlcitjeve, rrëshqitjes ose edhe
deformimeve. Në toka të mira bëjnë pjesë shkëmbinjtë kompakt ( pa zgavra), pastaj
materialet e pa lidhura ( rëra, zhavori ), lymi në masë të madhe të shtresave në çoftëse
lagështia nuk kalon 15 % , pasi që toka lagur e humb fortësinë dhe atëherë nuk është tokë e
mirë për fundim; shtersat e argjilës duhet të jenë < 3 m nën themel.
Tokat jo të mira ( të dobëta ) për fundim janë ato toka në të cilat nuk mund të ndërtohet ose
pas ndonjë operacioni ( vendosja e themeleve në hunjë prej armë betonit ose materjaleve të
tjera ) mund të fundohet themeli. Këto toka janë humusi, lymet, rëra e gjallë, dheu i hedhur i
pa ngjeshur, jo homogjen ose ato dhera nga të cilat rrjedh uji, shkëmbinjtë e plasaritur dhe të
ngjashëm.

4.2. Ndarja e themeleve sipas formës


Sipas formës themelet ndahen në:
- në themelet shiritore në formë katrore
- në themele në formë trapezi dhe
- në themele në formë shkallore ( kaskadë)

- Themelet të prerjës katrore - janë me thellësi 50 – 60 cm, nga të dy anët e zgjërimit me


a = 12 – 20 cm.
- Themelet me prerje trapezi - aplikohen themelet me gjërsira statike të mëdha, përkatësisht
ku duhet zgjërimi prej murit më të madh se 15 cm. Në skaje të themelit me lartësi d ( më së
paku 20 cm ), ku tgα = 400 - 500.

56
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

4.3. Kushtet e mbështetjes së themeleve në tokë


Toka sipërfaqësore nuk është i aftë t’i mbajë ngarkesat e objekteve ndërtimore, prandaj
gjithmonë gërmohet që të arrihet deri tek toka, që është e aftë t’i mbajë ngarkesat.
Lidhjen e objekteve ndërtimore me truallin e përbëjnë themelet (fondamenti). Ato janë
elemente konstruktive që të gjithë konstruksionin e bartin në tokë. Ngarkesat duhet të barten
në sipërfaqe më të mëdha që shtrirja në të gjitha pjesët të jetë në kufij të lejuar.
Më së shpeshti toka sipërfaqësore gërmohet në trashësi të pikës së ngrirjes. Pastaj konstatohet
se cilës kategori i takon toka dhe më pas fillohet me vëndosjen e themeleve.

57
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
Për vendosjen e themeleve të objektit nevojitet të analizohet dhe përcaktohet lloji i tokës,
materiali dhe karakteristikat e saj, trashsia dhe pjerrtësia e shtresave, gjegjësisht ngarkesat e
lejuara të tokës.
Për objekte më të vogla toka ndërtimore, nuk ka nevojë të analizohet në mënyrë të veçantë,
por mund të shfrytëzohen të dhënat e objekteve që janë ndërtuar në afërsi. Nëse ndërtohen
objekte me dimensione dhe rëndësi të madhe, atëherë patjetër duhet bërë të gjitha
përllogaritjet e nevojshme për qëndrueshmërinë e tokës, dhe të fillohet me analiza të terenit
dhe analiza laboratorike të së njëjtës me ngarkesa provuese, shpime sondazhe etj, me qëllim
që të vërtetohet qëndrueshmëria e saktë e tokës.
a.) Analiza e qëndrueshmërisë së tokës me ngarkesa provuese
Kjo analizë sipas rregullave, bëhet në pllaka të ashpra katrore që të paktën kanë sipërfaqe prej
1000 cm2, 2500 cm2, 5000 сm2 ose 10000 сm2. Rekomandohet që gjatë kontrollit të mirren
pllaka (sipërfaqe) të ndryshme, që nga të gjitha rezultatet të gjenden karakteristikat mesatare
të shtrirjes. Rezultatet e analizës me ngarkesë provuese nuk e caktojnë shtrirjen e saktë të
objektit të projektuar, por megjithatë në bazë të të gjitha këtyre analizave mund të arrihet
përfundimi për shtrirjen e mundshme të tokës. Pllakat provuese ngarkohen në mënyrë
qendrore me shtylla nga materialet e ndryshme, ngarkesa e së cilës është e ditur.
Ngarkesa (pesha) mund të bëhet edhe me presë hidraulike që me njëren cep mbështetet në
trup prizmatik ndërsa me tjetrin në tokë. Meqë toka ngarkohet me ngarkesë që nuk mund ta
tërheq vinçi hidraulik, në instrumente lexohen me çfarë shtypje (presioni) vepron ajo mbi
bllokun.

58
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

b.) Analiza e qëndrueshmërisë së tokës me sondim


Sondimi bëhet atje ku nuk ka të dhëna të mjaftueshme për qëndrueshmërinë e tokës, si dhe
për objekte me rëndësi të veçantë, me ngarkesa të mëdha të themeleve, tek objektet
industriale etj.
Sondimi i këtill mundëson projektim të drejtë të themeleve edhe është i domosdoshëm për
përdorim. Sondimi mund të bëhet me gërmim sondues dhe shpim sondues. Numri i sondave
varet nga madhësia dhe rëndësia e objektit, nga homogjeniteti dhe johomogjeniteti i tokës,
nga cilësia e tokës dhe nga ngarkesat e parashikuara të tokës. Zakonisht shpimet sonduese
bëhen në të gjitha vendet karakteristike të objektit që fundohet. Gjithashtu duhet të
mbikëqyren të gjitha objektet përreth që tani janë ndërtuar. Thellësia e caktuar e sondimit
sipas rregullës llogaritet nga fundi i themeleve dhe drejtë teposhtë. Vetë sonda nuk duhet të
ndikojë dëmshëm tek objekti. Pas nxjerrjes së saj, vendi mbushet mirë me material të
shëndosh dhe mbulohet. Sonda, gjegjësisht ekzemplari i tokës dërgohet në laborator të
specializuara gjeomekanik, ku përcaktohet qëndrueshmëria e tokës. Nxjerrja e dheut bëhet
me aparate dhe mjete të specializuara. Shpimet sonduese mundësojnë që në çdo pikë të
objektit të fitohet pozita e saktë e shtresave të tokës. Mostrat e marra nga dheu duhet të
mbrohen nga çdo dëmtim i mundshëm, tharja apo lagështia. Për t’u arritur kjo, mostrat e
marra paketohen në mënyrë të përshtatshme dhe dërgohen në laborator gjeomekanik.
Sonda e mirë i jep këto të dhëna:
- shtresat e tokës dhe pikën e pllakës së shëndoshë (tokë e shëndoshë)
- trashësinë e shtresave
- pjerrtësia e shtresës që nuk lejon depërtimin e ujit
- pika e nivelit dhe thellësisë së ujit nëntokësor
- nëse me gërmimin e pusetave krijohet mundësia për lëvizjen (rrëshqitjen) e shtresave të
sipërme
- a mund të mbizotërohet uji gjatë vendosjes së themeleve.

59
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura 87. Makinat për gërmimin e tokës - ekskavatorë

4.4. Thellësia e fundimit të themelit


Në çfarë thellësie punohen themelet dhe prej nga varen:
- përbërja e shtresave nën themele;
- ngarkesa që e pranon themeli;
- thellësia e ngrirjes;
- lëvizja e ujërave nëntokësorë dhe niveli i tyre;
- rrëshqitja e shtresave;

60
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
- mënyra e ndërtimit.
Me rëndësi të veçantë është thellësia e ngrirjes duke marrë parasysh depërtimin e ujërave
sipërfaqësore nën themele, kështu që nëse ai depërton nën themele, ngrët dhe më pas shkrihet
dhe dheu nën themele bymehet dhe në fund vije deri te shkatërrimi i themelit. Ciklet e rënies
shumë herë përsëriten gjatë “jetës” së objektit.
Nëse uji nëntokësor është nën nivelin e ngrirjes (min. 3,0 metra nën sipërfaqen e terenit),
thellësia më e vogël në fundin e themelit në kushtet tona klimatike, duhet të jetë nga 70 deri
në 100 cm nën sipërfaqen e terenit përreth në objekte që nuk kanë bodrum të realizuar.
Për objektet për të cilat bëhen bodrum, themeli vendoset nën thellësinë e mureve të bodrumit.

4.5. Rregullimi i sipërfaqes së terrenit dhe shënimi i objektit


Para fillimit të ndërtimit të objekteve, është e nevojshme të hiqni nga parcela ndërtimore çdo
objekt ekzistues, shtresa humusore, pemët që do të ndërhynin drejtpërdrejt në ndërtimin e
objektit, d.m.th. terreni duhet të pastrohet dhe të largohet dheu i tepërt.
Shënimi i objekteve bëhet në terrenin e pastruar më parë, me ngulitje të hunjëve në pikat
karakteristike. Pastaj, objekti shënohet me një instrument gjeodezik duke përdorur një prizëm
ose një drejtkëndësh druri në një kënd me brinjët 3, 4 dhe 5. Bazuar në të dhënat nga plani (R
= 1; 50), i përpjesëtuar shënohet vendi i gërmimit. Në një shkallë të gjerë - për një ndërtesë
me bodrum, terreni dhe themelet gërmohet me eskavator, ose mjete dore.
Për të shënuar objektin (Fig. 173), vendoset një skelë në secilin cep ( skaj ) të objektit dhe në
pikat ku bashkohen muret. Bëhet të kemi kujdes për tu larguar mjaftueshëm nga sipërfaqja ku
kemi për të gërmuar, dhe kjo largësi duhet të jetë larg (rreth 2 m) në mënyrë që të mos
ndërhyjë në punët e ardhshme. Në cepa ( skajet ) e objektit vendosen nga 3 hunjë druri prej fi
10 - 15 cm, kurse në vendet e bashkimit të mureve nga 2. Dërrasat gozhdohen nga ana e
jashtme nga objekti, në sipërfaqen e sipërme të hunjve, po ashtu shënohen vende prerëse në
gjerësitë, themele dhe mure.
Vendet dhe gjerësia e themelit shënohen në tokë me ndihmën e telit apo perit, midis
dërrasave paralele skelave të kundërta, pastaj me ndihmën e lavjerrësi pikat ku kryqëzohen
teli ose peri i lëshomi vertikalisht në pjesën e gërmuar për vendosjen e objektit për ti
gërmuar themelet dhe pastaj mureve.
Duke e lëshuar lavjerrësi ta tangos tokën përgjatë gjatësisë së telit ose perit e përcaktomi
drejtimin e gërmimit. Për të parandaluar shembjen e tokës më vonë, skajet sigurohen me
dërrasa në skajet e themelit. Ato janë gjithashtu udhëzime për punëtorin që gërmon për
themelin.

61
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

62
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura - 173

Gjerësia e gërmimit për objekte me bodrum varet nga thellësia dhe lloji i tokës. Duhet patuar
kujdes në gjerësinë e hapësirës së punës për punimin e hidroizolimit dhe punëve të tjera. Në
tokë të fortë, anët e gërmimit nuk sigurohen në një lartësi prej max. 1.50 m (1.75 m lartësi
njerëzore) (Fig. 174). Nëse objekti është në tokë të lirë, dhe varësisht nga ngjeshja dhe lidhjes

63
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
së materialit të tokës, anët e gërmimit priten në mënyrë të pjerrët max prej 60 0. Për thellësi
më të mëdha (F) pjerrësia ndërpritet dhe gërmohet horizontalisht 0.80 -1.00 m, dhe përsëri
vazhdohet me pjerrësi. Kjo sipërfaqe shërben si një platformë ndihmëse për nxjerrjen e
materialit. Nëse nuk është e mundur të gërmojmë në pjerrtë pas një lartësie sepse objekti
gjendet afër rrugës, si dhe në vende të tjera, gërmimi duhet të sigurohet. Në teren nguliten
hunjtë , kurse në mes të tyre vendosen dërrasat si në formë të skelave. Gërmimi në thellësi
më të vogël nuk sigurohet me shtylla G, dhe për më shumë se 2 m, sigurohen pjerrtësitë e
gërmimit J, K.
Për objekte pa hunjtë (Fig. 174 - Tt), gërmohen kanalet e themeleve në një thellësi të
parashikuar nga projekti mini prej 0.80 m në zonën tonë të klimatike. Gjerësia e kanalit
përcaktohet nga lloji i materialit për punimin e themelit dhe hapësira e kërkuar për punës. Në
tokën ku mund të ndodhë shembja, anët e shpative sigurohen (R) me shtylla prej druri ose
metali (z.).

64
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

65
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura – 174 Gërmimi i themeleve dhe mënyrat e sigurimit të mureve

4.6. Llojet dhe forma e themeleve në konstruksion


Themelet sipas materialit prej të cilit janë ndërtuar, mund të jenë:
- themele nga guri;
- themele nga tulla;
- themele nga betoni i ngjeshur;
- themele nga betoni i armuar;
- themele nga druri dhe çeliku.
Në ndërtesat masive të murosura ku muret i marrin ngarkesat në tërë gjatësinë e tyre, duke i
bartur në themele, ato mund të jenë në formë shiriti edhe atë:
- themele pa zgjerim;
- themele me zgjerim;
- themele të shkallëzuara;
- themele me formë trapezoidi.
Në konstruksionet skeletore dhe kornizë të ndërtesave, ku ngarkesat barten në pika të
koncentruar të shtyllave, nën to ndërtohen themele që në kushte sizmologjike gjithmonë janë
të lidhura me trarë.

66
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
4.7. Themelet e veçuara, shiritore dhe në formë pllake nga betoni dhe beton
armeja

Figura - 175 Llojet e themeleve

67
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura - 176. Themelet në formë shiriti

Figura – 177 Themelet e veçuara


Nëse lidhen të gjitha bazat e themeleve nën shtyllat, fitohet themele beton-arme si pllakë. Po
ashtu nën tërë sipërfaqen e ndërtesës mund të realizohet: pllakë beton-arme e themelit
Objekteve me fundim të thellë u vihen themele ose mbështeten në:
- hunjë ose shtylla të drunjta;
- hunjë betoni apo beton-armeje;
- hunjë çeliku.
Sipas mënyrës së mbështetjes në tokët, themelet mund të jenë:
- themele të mbështetura drejtpërdrejtë (të funduara cekët);

68
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE
- themele në tokë të përforcuar;
- themele të mbështetura ndërmjetësuese (të funduara thellë).
Çfarë materiali, forme apo mbështetje do të zgjidhet, varet nga pozita dhe qëndrueshmëria e
tokës, thellësia e ujërave nëntokësorë, lloji i objektit dhe ngarkesave, koha e nevojshme për
realizimin e themeleve, faktori ekonomik, etj.

Figura - 178 Themeli i veçuar Figura -179 Themeli i veçuar i armuar

Figura - 180 Fundimi i thellë në tegela

69
KONSTRUKSIONE NDËRTIMORE

Figura - 181 Pllakë themeli

Figura - 182 Fundimi mbi hunj

70

You might also like