You are on page 1of 4

Mekanikë Teknike KL XI - 5 Ndërtimtari

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Mekanikë Teknike Shkalla e kurrikulës: V
Klasa:XI - Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: V. Përkulja/ NDIKIMET E BRENDËSHME ( M, T dhe N )


( Përsëritje )

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Ndikimet e brendshme.

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të tregoi për njohurit e përgjithshme për ndikimet e
brendshme.

Kriteret e suksesit: Nxënësi duhët interpretoi njohurit për veprimet e jashtme.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe
kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i ndikimeve të brendshme.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:

NDIKIMET E MBRENDËSHME ( M, T dhe N )


Të zgjedhësh një mbajtës, do të thotë të caktosh reaksionet e mbështetëseve dhe të vizatosh
diagramet statike.
Reaksionet ose kundërveprimet, janë forca që paraqiten në lidhje – mbështetësit.
Mekanikë Teknike KL XI - 5 Ndërtimtari

Diagramet statike quhen : diagrami i momenteve të përkuljes, diagrami i forcave transversale dhe
diagrami i forcave aksiale.
Diagrami i momenteve të përkuljes fitohet duke vizatuar vlerat e momenteve të përkuljes në një
përpjesë të caktuar për çdo prerje të vijës së aksit të mbajtësit.
Në mënyrë analoge fitohen edhe diagramet e forcave transversale dhe aksiale.
Momenti i përkuljes në një prerje të mbajtësit quhet shuma e momenteve të gjitha forcave që
veprojnë majtas ose djathtas nga ajo prerje.
Forcat transversale për një prerje është shuma e projeksioneve të gjitha forcave që gjenden majtas
ose djathtas nga ajo prerja, në normale të aksit në atë prerje.
Forcat aksiale për një prerje është shuma e projeksioneve të gjitha forcave që gjenden majtas ose
djathtas nga ajo prerja, në drejtim të aksit në atë prerje.
Momenti i përkuljes është pozitiv në çoftë se tenton të zgjasim “ fibrat e poshtme “ të mbajtësit.
Forca transversale është pozitiv në çoftë se pjesën e shikuar të mbajtësit tenton ta rrotullojë në
kahjën e rrotullimit të akrepave të orës.
Forca aksiale është pozitive nëse tenton të zgjasim pjesën e shikuar të mbajtësit.
Konventa e shenjës së këtyre madhësive mund të jepet edhe me “ mostrën “ e nxjerr nga mbajtësi,
figura e më poshtme. Me mend bëjmë dy prerje të tërthorta afër njëra tjetrës α – α , dhe  - ,
kështu fitojmë tri pjesë, pjesën e majtë, pjesën elementare të mesme “ mostrën “ dhe pjesën
djathtë, e nxjerrim pjesën elementare.

Në figurë është treguar konventa për momentin pozitiv, forcën transversale pozitive dhe forcën
aksiale pozitive.
Ndërmjet momentit të përkuljes, forcës transversale dhe intensitetit të ngarkesës së vijueshme
ekziston kjo mardhënja:
Mekanikë Teknike KL XI - 5 Ndërtimtari

dhe

Diagramet statike mund të vizatohen duke kalkuluar vlerat e forcave të prerjes në prerjet
karakteristike, me metodën “pikë për pikë “ si dhe metodën grafike . Që të dy metodat e vizatimit
të diagrameve do ti tregojmë në shembujt e ardhshëm.
Për vizatimin e diagrameve statike M, T dhe N me metodën “ pikë për pikë “ duhet t’i përmbahemi
këtij rendi:
1. Të caktojmë reaksionet e mbështetëseve nga kushtet e ekuilibrit.
2. Të caktojmë momentet e përkuljes në pikat karakteristike të mbajtësit. Pikat karakteristike janë :
mbështetësit e mbajtësit, pike veprimet e forcave të përqendruara, fillimi dhe mbarimi i
ngarkesave të vijueshme, ndërrimi i ligjit të ngarkesës së vijueshme, pikë veprimi i momentit të
përqendruar, pika ku ndërrohet drejtimi i aksit të mbajtësit ( nyjat e ramit ), pika ku momenti i
përkuljes merr vlerat ekstreme ( max, min ) dhe pikat ku këto momente e kanë vlerën zero.
3. Për rastin kur në mbajtës vepron momenti i përqendruar ( çifti ), duhet të caktohen momentet e
përkuljes “ majtas “ dhe “ djathtas “ nga pike veprimi i këtij momenti.
4. Nëse në mbajtës vepron forca e vijueshme sipas një ligji të njohur duhet të shkruhet ligji i
momentit në çfarëdo prerje të mbajtësit ( brenda kufijve të ngarkesës së vijueshme ), dhe të
bëhet analiza e këtij ligji të momentit të përkuljes duke e caktuar pikat ku ky moment merr
vlerat zero dhe ato ekstreme.
5. Duke marrë parasysh vlerat e fituara për momentet e përkuljes, aprovojmë përpjesën e
përshtatshme për vizatimin e momenteve si ordinata mbi aksin e mbajtësit. Rëndom edhe
mbajtësi vizatohet në përpjesë.
6. Diagrami i momenteve mund të vizatohet në vetë aksin mbajtësit ose akset paralele jashtë
mbajtësit.
7. Të caktojmë forcat transversale në pikat ose intervalet karakteristike. Në pike veprimet e forcave
të përqendruara caktojmë forcat transversale “ majtas “ dhe “ djathtas “ nga kjo pikë.
8. Në intervalet ku veprojnë forcat e vijueshme duhet të shkruhet ligji i forcës transversale në formë
të funksionit të gjatësisë së mbajtësit, dhe të analizohet ky ligj sikundër te momenti.
9. Nga vlerat e fituar për forcat transversale, në një përpjesë të aprovuar vizatojmë diagramin e
forcave në aksin e mbajtësit ose një aks paralel këtij aksi jashtë mbajtësit ( traut )..
10. Caktojmë forcat aksiale në pikat ose intervalet karakteristike. Në pikat ku veprojnë forcat e
përqendruara të pjerrëta ndaj aksit të mbajtësit, duhet të caktohen forcat aksiale “ majtas “ dhe
“ djathtas “ nga këto pika.
11. Tani në një përpjesë të përshtatshme për forcat aksiale, vizatojmë në aksin e mbajtësit ose në
Mekanikë Teknike KL XI - 5 Ndërtimtari

aksin paralel në të këtij diagrami të forcave transversale ( normale ).


12. Rekomandohet që në vetë diagramet statike M, T dhe N , në pikat karakteristike të shënohen
edhe vlerat numerike të madhësive përkatëse ( M, T dhe N ).

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pyetjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësinë
mësimore.

21.05.2020 ora 67 dhe 68

SHMT “ Mehmet Isai “


Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Mekanikë Teknike klasa : XI –të
prof. phD.cand. Naser Morina

You might also like