You are on page 1of 3

MEKANIKË TEKNIKE KL XI – 9 Ndërtimtari

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Mekanikë Teknike Shkalla e kurrikulës: V
Klasa: XI - Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: IV. Karakteristikat gjeometrike të prerjës tërthore/ Momenti statik i
sipërfaqeve ( Përforcim )

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Momenti statik.

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të tregoi për njohurit e përgjithshme për momentin
statik të siperfaqeve.

Kriteret e suksesit:Nxënësi duhët interpretoi njohurit për momentin statik të siperfaqeve.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe
kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i momentit statik të siperfaqeve.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:
MEKANIKË TEKNIKE KL XI – 9 Ndërtimtari

MOMENTI STATIKË

Le të ndajmë në sipërfaqen e një figure çfarëdo (shif më poshtë figurën 40 ) një sipërfaqe
shumë të vogël (një element të saj ) F me kordinatat x dhe z *). Mund të formojnë produktet
Fx dhe Fz.

Figura – 40

Duke i konsideruar sipërfaqet si forca, mund t’i quajmë këto produkte momente statike të
elemeteve të sipërfaqes. Shumat e këtyre produkteve, të shtrirë mbi të gjithë sipërfaqen,
quhen momente statike të figurës, kundrejt boshteve x dhe z.

Momenti statik zakonisht shënohet me S , duke shënuar në pjesën e poshtëme të kësaj


shkronje , germen e boshtit kundrejt të cilit llogaritet ku moment.

Si rrjedhim mund të shkruhet

S x =∑ ∆ F ∙ z (16)
F

S z=∑ ∆ F ∙ x (17)
F

Numëruesit e formulave (16) dhe (17) paraqesin shumat e momenteve statike të pjesëve të
figurave d.m.th momentet statike të gjithë figurës kurse emëruesit paraqesin sipërfaqen e
figurës.
MEKANIKË TEKNIKE KL XI – 9 Ndërtimtari

Prandaj duke treguar sipërfaqen e figurës me F , mund të shkruhet :

S z=Z ∙ F(18)

S x =X ∙ F (19)

Në qoftë se boshti, për shembull ai i X-ve, është zgjedhur në mënyrë t’atillë, që kalon
përmes qendrës së gravitetit të figurës atëhere Z=0 , dhe si rrjedhim, moment statik
S z=F x ∙ Z=F ∙ 0 bëhet baras me zero.

Boshtet, që kalojnë përmes qendrës së gravitetit quhen boshte bariqëndrore.

Figura – 41

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

19.04.2022 ora 3 dhe 4

SHMT “ Mehmet Isai “


Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Mekanikë Teknike klasa : XI –të
prof. Dr. Sc. Naser Morina inxh. i dipl. i ndër.

You might also like