You are on page 1of 4

MEKANIKË TEKNIKE KL XI – 8 Ndërtimtari

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Mekanikë Teknike Shkalla e kurrikulës: V
Klasa:XI - Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: III. KAPRIATAT/ Caktimi i forcave në shufrat e kapriatës sipas
metodës grafike të Maxwekk-Cremonës ( Zhvillim )

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Kapriata, çërnjerat, shufrat.

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të tregoi për njohurit e përgjithshme mbi kapriatat.

Kriteret e suksesit:Nxënësi duhët interpretoi njohurit për kapriatat.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe
kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i metodës së grafike të Maxwell- Cremonës.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:

b/ Metoda e Maxwell - Cremonit

Veprimi për ndërtimin e këtij plani është :

1. Me ndimën e shumëkëndëshit të forcave dhe të shumëkëndëshit tërkuzor i caktojmë


reaksionet e mbështetësve në mënyrën grafike .
2. Me forcat e jashtme (ngarkesat e dhëna dhe reaksionet, që tani janë të njohura ) e ndërtojmë
MEKANIKË TEKNIKE KL XI – 8 Ndërtimtari

shumëkëndëshin e mbyllur të forcave në mënyrë që forcat t’i bartim me radhë duke ecur rreth
kapriatës në një kahje të aprovuar (në kahjen e akrepave të orës ose në kahje të kundërt) .Ky
shumëkëndësh i fituar kështu quhet baza e Maxwell – Cremonit.
3. Duke u nisur nga nyja e thjeshtë , ndërtojmë shumëkëndëshin e forcave në bazën e Maxwell –
Cremonit, ku edhe i shfrytëzojmë forcat e vizatuara të bazës që veprojnë në nyjen e shikuar.
Bartja e forcave të shufrave po ashtu bëhet me radhë duke ecur rreth nyjes në kahjen e
aprovuar për vizatimin e bazës. Forcat e fituara për shufrat e nyjes së parë shfrytëzohen për
caktimin e forcave në nyjen që pason me radhë ( ku paraqiten më së shumti dy të panjohura ).
Duke vepruar si për nyjen e parë, i gjejmë forcat në këtë nyje, kështu vazhdojmë deri te nyja e
parafundit. Nyja e fundit shërben për kontrollim.

Edhe këtë do ta tregojmë në kapriatën e marrë për ilustrimin e metodës së nyjeve (Figura – 33).

Reaksionet e caktura në (figura -33 .b) dhe ato do t’i marrim si forca të njohura kështu që në kapriatë
veprojnë forcat e njohura të jashtme ⃗
F1, ⃗
F2 , ⃗
F3 , ⃗
R A dhe ⃗
RB .

E vizatojmë kapriatën në një përpjesë të caktuar ULdhe forcat që veprojnë në të me drejtim dhe kahje
të tyre në përpjesën e aprovuar për forcat UF.

Për ndërtimin e bazës së Maxwell – Cremonit i bartim forcat e jashtme , duke u nisur nga cilado force ,
p.sh., bartim së pari forcën ⃗R A prej një pike a deri te pika b . Në qoftë se e aprovojmë kahjen e
bratjes së forcave në kahjen e rrotullimit të akrepave të orës , atëherë pas forces ⃗
R A vjen forca F 1
, të cilën ia shtojmë forcës ⃗
R A dhe fitojmë brinjën bc . Kësaj force ia shtojmë F 2 , e cila vjen me
radhë duke ecur rreth kapriatës në kahjen e aprovuar dhe e fitojmë brinjën cd .Forcës F 2 ia shtojmë
forcën ⃗R B= ⃗
de dhe më në fund kësaj force ia shtojmë forcë ⃗ F 3 , brinjën ef me të cilën mbyllet
shumëkëndëshi . Ky shumëkëndësh i fituar kështu quhet baza Maxwell – Cremonit (figura – 36 .b).

Figura -36

Tani fillojmë prej nyjes së pare (nyje e thjeshtë) ku vepron forca e njohur ⃗
RB dhe forcat e
panjohura të shufrave ⃗S1 dhe ⃗S2 . Për këto forca e ndërtojnë trekëndëshin e forcave duke u nisur nga
MEKANIKË TEKNIKE KL XI – 8 Ndërtimtari

forca e njohur R A =⃗
⃗ ab në bazë të planit . Duke ecur rreth nyjes në kahjen e rrotullimit të
R A vjen forca ⃗S1 , prandaj nga fundi i forcës ⃗
akrepave të orës , pas forcës ⃗ RA (pika b) e

tërheqim drejtëzën paralele me forcën S2 , kurse prej fillimit (pika a) tërheqim drejtëzën paralele me
forcë ⃗S2 , dhe kështu e fitojmë trekëndëshin abg me të cilin u caktuan forcat ⃗S1=⃗ bg dhe
⃗S2=⃗
ga .

Kalojmë në nyjen ku vepron forca ⃗S2 , tani e njohur dhe forcat ⃗S3e ⃗S4 .
'

Trekëndësh për këto forca shëndrrohet në segment dhe del ⃗S3=0 , gjë që do të konstatonim edhe
pa e vizatuar trekëndëshin e forcave , sepse shufra 3 është shufër zero (shufrat 2 dhe 4 kanë drejtim të
njëjtë dhe nyja nuk është e ngarkuar ), prandaj fitojmë ⃗S4 =− ⃗S'2= ⃗S 2.

Kalojmë në nyjen  ku veprojnë forcat e njohura ⃗S1 e ⃗F 1 dhe forcat e panjohura ⃗S6 e ⃗S5 ,
'

kurse forca ⃗S3=0 . Së pari marrim forcën ⃗S1=⃗ F 1= ⃗


bg , kësaj i shtohet ⃗ bc (këto gjenden në planin

e forcave) . Duke ecur rreth nyjes në kahjen e aprovuar , vjen forca S6 , prandaj prej pikesce
tërheqim drejtëzën paralele me këtë forcë , kurse prej fillimit të forcës së parë ⃗S'1 prej pikës g , e
tërheqim drejtëzën paralelisht me shufrën 5 . Kështu e fitojmë shumëkëndëshin e mbyllur g b ci dnga
i cili fitojmë forcat ⃗S6 =⃗ci dhe ⃗S5=i⃗g . Kahjet që fitohen për forcat e shufrave i bartim në
nyjen e kapriatës : forca e shufrës në nyjen fqinje ka kahje të kundërta dhe menjëherë e shënojmë edhe
këtë në atë nyje . Këto forca në planin e forcave janë të shënuara me dy shigjeta ( -->>-- ) dhe me
indeksin ( ’) .

Tani kalojmë në nyjen V( mund të marrim edhe nyjen V , sepse edhe aty kanë ngelur dy të panjohura
( ⃗S7 dhe ⃗S9 ) , ku veprojnë forcat e njohura ⃗
F 3 , ⃗S'4 e ⃗S'5 dhe forcat e panjohura ⃗S7 e ⃗S8
S⃗ 5
'
dhe e ndërtojmë poligonin për këto forca duke u tërhequr drejtëzën nga fundi i forcës ,
paralelisht me shufrën 7dhe nga fillimi i forcës ⃗
F 3 të drejtëzës paralisht me shufrën 8 . Kështu
fitohet poligoni i mbyllur efgik nga i cili caktohen ⃗S7 =⃗
ik dhe ⃗S B=⃗ ke .

Më në fund , për të caktuar forcën ⃗S9 , e shikojmë nyjen V , në të cilën veprojnë forcat e njohura ⃗S'7
F 2 si dhe forca e panjohur ⃗S9 . Forcat e njohura ndodhen në planin ⃗S'7 =⃗
, ⃗S'6 dhe ⃗ kl , ⃗S
'
dhe

F =cd ⃗ . Për të mbyllur shumëkëndëshin , tërheqim paralelen me shufrën 9prej pikës d. Në qoftë se
2

drejtëza kalon nëpër pikën k,atëherë detyra është zgjidhur mire.Mund të ndodhë që për 1 – 3mm të
mos mbyllet shumëkëndëshi,gjë që është pasojë e pasaktësisë gjatë bartjes paralele të drejtëzave me
shufrat e kapriatës.

Nyja VI shërben për kontrollim, sepse në këtë nyje veprojnë forcat që u caktuan më pare. Në qoftë se
trekëndëshi i forcave që veprojnë në këtë nyje mbyllet,atëherë detyra është zgjidhur. Në qoftë se
trekëndëshi mbetet pak i hapur, gabimi është në mospecizitet,gjë që mund të tolerohet varësisht mga
madhësia e gabimit. Në qoftë se trekëndëshi mbetet shumë I hapur,atëherë gabimi mund të jetë për
MEKANIKË TEKNIKE KL XI – 8 Ndërtimtari

shkak të mosmarrjes parasysh të të gjitha forcave ose nga bartja pa renditje e forcave etj.

Në këtë rast detyra duhet të zgjidhet përsëri.

Pas ndërtimit (ose gjatë ndërtimit ) të planit Maxwell – Cremonit, vlarat e fituara për forcat e shufrave
barten në tabelë duke marrë edhe shenjën +për tërheqje dhe-- , për shtypje.

Plani ose diagrami i Maxwell – Cremonit quhet edhe plan reciprok i forcave, për shkak se ky plan dhe
kapriatat janë dy figura reciproke.

Çdo nyje të kapriatës në planin e forcave i përgjigjet shumëkëndëshi i mbyllur, brinjët e të cilit janë
paralel me shufrat (forcat ) që i takojnë nyjes së shikuar dhe anasjelltas, çdo nyje në planin e forcave i
përgjigjet shumëkëndëshi në kapriatë, brinjët e të cilit janë paralele me forcat që priten në atë nyje.

Pos kësaj, plani i forcave dhe kapriatat kanë numër të njëjtë brinjësh.

Duke e shfrytëzuar cilësinë e reciprocitetit të këtyre dy figurave, mund të bëjmë proven e zgjidhjes, si
dhe të orientohemi gjatë leximit të vlerave të fituara për forcat e shufrave të kapriatës.Plani i Maxell –
Cremonit është tregura në figura – 36.b.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

29.03.2022 ora 23 dhe 24

SHMT “ Mehmet Isai “


Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Mekanikë Teknike klasa : XI –të
prof. Dr. Sc. Naser Morina inxh. i dipl. i ndër.

You might also like