You are on page 1of 13

3.

FUSHA ELEKTRIKE
3.1 KUPTIMI I FUSHËS ELEKTRIKE
Ligji i Kulonit jep përshkrimin sasior të dukurisë së
paraqitjes së forcës mbi një ngarkesë elektrike kur ajo
vendoset në pjesën e hapësirës në të cilën gjendet edhe
një ngarkesë tjetër. Mirëpo, ky ligj nuk shpjegon esencën e
paraqitjes së kësaj force. Është e vërtetë se, si shkak i
paraqitjes së forcës së veprimit mbi ngarkesën p.sh. Q2,
mund të konsiderohet ngarkesa p.sh. Q1, por kurrsesi nuk
mund të aprovohet se kjo forcë paraqitet në largësi, pa
ndërmjetësimin e mjedisit, në të cilin gjenden ngarkesat Q1
dhe Q2. Përveç efektit të paraqitjes së forcës së Kulonit,
paraqiten edhe efekte tjerë, mirëpo të gjitha efektet nuk
mund të shpjegohen, po qe se mjedisit nuk i jepet një rol i
veçantë në bartjen e tyre.
Andaj, edhe për forcën e Kulonit, me të cilën sipas (2.2)
ngarkesa Q1 vepron në atë Q2, nuk mund të thuhet se
ekziston në largësi, por atë e bartë mjedisi. Mjedisi këtë e
bën me gjendjen fizike në të cilën në cilën gjendet pasi në
të të vendoset ngarkesa Q1. Me fjalë tjera, kur në një vend
të hapësirës vendoset një ngarkesë elektrike, ajo e
ngacmon mjedisin përreth saj, dhe atij (mjedisit) i
shkakton një gjendje të re fizike, e cila shprehet me forcë
mekanike me të cilën mjedisi vepron mbi cilëndo ngarkesë
elektrike tjetër që vendoset në të. Kjo gjendje fizike e
mjedisit përshkruhet me shprehjen fushë elektrike. Në
hapësirën përreth ngarkesës Q1 ekziston fusha elektrike,
ose, mund të thuhet se ngarkesa Q1 në hapësirën përreth
saj shkakton fushë elektrike.
Mjedisi, me këtë gjendej të re fizike, bëhet i aftë të
veprojë me forca të Kulonit mbi cilëndo ngarkesë tjetër që
futet në këtë hapësirë. Andaj fusha elektrike mund të
përkufizohet në këtë mënyrë: Gjendja fizike e hapësirës
rreth ngarkesave elektrike e cila është e aftë të veprojë me
forca elektrike në cilëndo ngarkesë që futet në këtë
hapësirë quhet fushë elektrike.

3.2 INTENSITETI I FUSHËS ELEKTRIKE


Meqë mjedisi i ngacmuar nga një ose më shumë ngarkesa
elektrike ka veti të veprojë me forca të Kulonit në
ngarkesa të tjera, nevojitet që kjo veti e mjedisit të
cilësohet me një madhësi fizike.
Pasi forca e Kulonit mbi një ngarkesë elektrike është në
përpjesëtim të drejtë me të, mjafton që të gjendet forca
mbi njësinë e ngarkesës. Pra nëse fusha elektrike, në një
vend të hapësirës, mbi ngarkesën Q vepron me forcën F,
madhësia
E  F /Q
e cila paraqet forcën e veprimit mbi njësinë e ngarkesës
elektrike, e cilëson fushën elektrike për nga aftësia e saj
që të veprojë me forca në të gjitha ngarkesat mund të
merret si madhësi karakteristike e fushës elektrike dhe
quhet intensitet i fushës elektrike. Pasi forca, me të cilën
fusha vepron mbi një ngarkesë, përveç intensitetit, ka
edhe drejtimin dhe kahun, pra është madhësi vektoriale,
edhe intensiteti i fushës elektrike duhet të jetë madhësi
vektoriale.
Drejtimi i kësaj madhësie përputhet me atë të forcës,
ndërsa kahu përputhet me kahun e forcës mbi një ngarkesë
pozitive. Pra, vektori i intensitetit të fushës elektrike
shprehet si F
E
Q

Intensiteti i fushës elektrike si madhësi fizike e ka njësinë


(V/m- volt për metër). Forca elektrostatike – ajo e Kulonit
ka drejtimin dhe kahun e vektorit E, kur ngarkesa është
pozitive, Q>0, ndërsa kahun e kundërt, kur ngarkesa është
negative, Q <0 siç shihet në fig.3.1. Fusha elektrike, të cilën
e shkaktojnë ngarkesat elektrike statike (në kuptimin
makroskopik) quhet fushë elektrostatike.
Fusha elektrike, përveç që vepron me forca të Kulonit në
ngarkesa elektrike që vendosen në të, bën edhe efekte të
tjera. Të gjitha efektet e fushës elektrike mund të shprehen
nëpërmjet vektorit të intensitetit të fushës elektrike. Nëse
në një pikë të pjesës së hapësirës, në të cilën ekziston
fusha elektrike, vendoset një ngarkesë elektrike statike me
përmasa të vogla (ngarkesë pikësore), Q, dhe në atë pikë
është i njohur vektori i intensitetit të fushës elektrike,
atëherë forca, si madhësi vektoriale, me të cilën vepron në
atë ngarkesë, është:
F QE

Forca ka drejtimin dhe kahun e vektorit E kur ngarkesa


është pozitive, Q>0, ndërsa kahun e kundërt kur ngarkesa
është negative, Q<0, fig.3.1.
3.3 VIJAT E FUSHËS ELEKTRIKE
Fusha elektrike thuhet se është e njohur nëse njihet vektori
i intensitetit të fushës elektrike në secilën pikë të hapësirës
ku ekziston ajo. Në fig.3.3a në disa pika të hapësirës është
paraqitur vektori i intensitetit të fushës elektrike.
Meqë në natyrë, në mjedise
homogjene, intensiteti i
madhësive fizike, nga pika në
pikë, nuk ndryshon me kërcime
(në mënyrë diskontinuale), por
vetëm në mënyrë kontinuale,
atëherë sigurisht që edhe vektori
E nga pika 1 në pikën 2 ndryshon
.
ngadalë nga vlera E1 në E2.
Andaj, për këtë shkak sigurisht që mund të gjendet një
. lakore e cila kalon nëpër pikat 1, 2 dhe 3 e atillë që në të
gjitha pikat e saj vektori E është tangjentë në atë lakore,
fig.3.3b. Një lakore e këtillë e cila orientohet në kahun e
vektorit të fushës, dhe pa i vizatuar vektorët tjerë, quhet
vijë e fushës elektrike. Vija të fushës quhen vijat,
tangjentja në çdo pikë e të cilave jep drejtimin e vektorit E.
Duke i krahasuar fig.3.3a dhe b mund të vërehet se në
pjesën e fushës elektrike, ku vektori E ka intensitet më të
madh, vijat e fushës janë më të dendura. Pra, nga dendësia
e vijave të vektorit E , mund të fitohet edhe një përfytyrim
mbi intensitetin e këtij vektori, madje në formë krahasuese
në pikat e ndryshme.
3.4 FUSHA ELEKTRIKE E NJË NGARKESE PIKËSORE
Vektori i intensitetit të fushës elektrike i ngarkesës pikësore
Q në cilëndo pikë të hapësirës, në largësinë r nga ajo
ngarkesë, llogaritet me shprehjen:
Q
E r0
4  0 r 2

Ku r 0 është orti i drejtuar nga ngarkesa kah pika e


vështruar. Kahu i vektorit të fushës elektrike varet nga
shenja e ngarkesës që shihet në fig.3.5.a,b.
.

Fusha e vektorit E të një ngarkese pikësore quhet fushë


radiale (në rajtë rrezesh). Në rastin kur vijat e fushës
elektrike janë paralele, ndërsa intensiteti i saj është i
njëjtë në çdo pikë, atëherë fusha quhet fushë
homogjene, fig.4.c.
3.5 FUSHA ELEKTRIKE E SISTEMIT TË NGARKESAVE
. PIKËSORE
Nëse në një pjesë të hapësirës gjendet një sistem i
ngarkesave elektrike pikësore Q1, Q2, … Qn të shpërndara
arbitrarisht, fig.3.5, ato bashkërisht bëjnë që hapësira të
ngacmohet e të fitohet një gjendje e re fizike, që do të
thotë se ato bashkërisht shkaktojnë një fushë elektrike.
Duke u bazuar në parimin e superponimit, atëherë fusha
elektrike unike në një pikë të hapësirës, përcaktohet me
shprehjen:

E  E 1  E 2  E n
.

Përkatësisht, duke e pasur parasysh shprehjen (3.3), fusha


elektrike unike nëpërmjet të ngarkesave do të jetë,

1 Q1 1 Q2 1 Qn
E r 10  r 20  ...  r n0
4  0 r
2
1 4  0 r
2
2 4  0 r
2
n

You might also like