You are on page 1of 12

2.

LIGJI I KULONIT
2.1 HYRJE
Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, një numër i madh
shqyrtimesh që do të trajtohen në dukuritë e fushës
elektrike kanë të bëjnë me përcaktimin e forcave ndërmjet
trupave të elektrizuar, ose ndërmjet trupave në të cilët
ngarkesat elektrike lëvizin nën veprimin e forcave
elektrike.
Nga ajo që është thënë në kapitujt paraprak, është e
njohur që: këto forca janë rezultat i forcave që veprojnë
ndërmjet ngarkesave elementare të trupave në vështrim.
Sikur të ishte e mundur që të dihet pozita dhe lëvzja e të
gjitha ngarkesave elektrike, dhe ligjet me të cilat ato
veprojnë njëra në tjetrën, atëherë do të mundësohej (së
paku teoretikisht) që fillimisht të përcaktohet forca
ndërmjet dy ngarkesave elektrike elementare, dhe prej
andej dhe forcat rezultuese në tërë trupat e elektrizuar.
Mirëpo, duke i pasur parasysh të dhënat numerike mbi
përmasat e atomeve, është e qartë se një gjë e tillë, në
praktikë, është pothuajse e pamundur.
2.2 VEPRIMI RECIPROK I DY
NGARKESAVE ELEKTRIKE

Manifestimi i veprimit mekanik reciprok të dy


ngarkesave elektrike shumë kohë më parë ka qenë
preokupim i shumë shkencëtarëve.
Mirëpo, këtë dukuri më së thelli e ka shqyrtuar Sharl
Kuloni (Charl Coulomb) i cili në vitin 1785 e
demonstroi atë në mënyrë eksperimentale dhe ka
formuluar varësinë matematikore të dukurisë së
veprimit reciprok të dy ngarkesave elektrike.
Për këtë qëllim ai përdori peshojën e cila sot njihet si
peshoja e Kulonit.
Në bazë të rezultateve të matjeve të shumta, për forcën
e veprimit reciprok të dy trupthave të vegjël në
krahasim me largësinë e tyre, dhe të elektrizuar, Kuloni
konstatoi se:
1. është në përpjesëtim të drejtë me ngarkesat e
trupthave,
2. është në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e
largësisë së trupthave,
3. vepron në drejtim të boshtit që i bashkon qendrat e
trupthave,
4. është tërheqëse kur ngarkesat e trupthave janë me
emra të kundërt, ndërsa dëbuese kur ngarkesat janë
të një emri.
Pra, veprimi reciprok i dy trupthave të elektrizuar shprehet
me shprehjen:
Q1 Q 2
F (2.1)
4  r 2

ku janë:
F - forca mekanike e veprimit reciprok të trupave të
elektrizuar,
Q1 , Q2 - ngarkesat elektrike të trupthave,
r - largësia ndërmjet qendrave të trupthave, ndërsa
 - paraqet madhësinë e cila e karakterizon mjedisin në të
cilin gjenden trupthat e elektrizuar dhe quhet permitivitet.
Shprehja e këtillë njihet me emrin ligji i Kulonit.
Ky ligj bën fjalë për rastin e veçantë, kur ngarkesat janë
trupa me madhësi të papërfillshme ndaj largësive të tyre,
pra për ngarkesa që pothuajse janë të përqendruara në një
pikë, andaj edhe quhen ngarkesa pikësore.
Mjediseve të ndryshme u përgjigjen vlera të ndryshme të
permitivitetit.
Kështu permitiviteti i hapësirës së zbrazët (vakuumit)
është:

10  9
0  12
 8.85 10 (C / N m )
2 2

36 
Permitiviteti i ajrit është përafërsisht i barabartë me atë të
hapësirës së zbrazët, andaj llogaritjet në ajër bëhen sikur
të ishte fjala për hapësirën e zbrazët.
Për materie të ndryshme jepet permitiviteti relativ,

Le të merret në shqyrtim sistemi i dy ngarkesave pikësore


që shihet në fig.2.1, që gjenden në ajër dhe janë të
larguara për largësinë r.
Nën supozimin se të dy ngarkesat janë të të njëjtit emër,
atëherë forcat janë dëbuese siç shihet në fig.2.1.
Në figurën nën të shihet edhe rasti
kur ngarkesat pikësore janë të
emrave të kundërt, me ç’rast forcat
janë tërheqëse.

Forca e Kulonit (forca


elektrostatike) me të cilën ngarkesa
Q1 vepron në ngarkesën Q2, në
trajtë vektoriale jepet me:

Q1 Q 2 Q1 Q 2
F 12  r 12 0  r 1 2  F1 2 r 1 2
4  0 r 2
4  0 r 3

ku është orti i vektorit


r 120 r 12..
2.3 VEPRIMI RECIROK I NJË SISTEMI TË
NGARKESAVE ELEKTRIKE
.
MBI NJË
NGARKESË

Le të vështrohet sistemi i ngarkesave pikësore, Q1, Q2, …


Qn të shpërndara në trajtë arbitrare dhe një ngarkesë Q
mbi të cilën ato veprojnë me forcat e Kulonit F 1, F2,…,Fn.
Pasi, secila ngarkesë vepron me nga një forcë mekanike
mbi ngarkesën Q, mund të thuhet se të gjitha ato së
bashku veprojnë mbi ngarkesën Q me një forcë rezultuese
F.
Forca rezultuese përcaktohet nëpërmjet shumës vektoriale
të forcave F1, F2,…,Fn.
Pra, në rastin e veprimit të disa ngarkesave pikësore në një
ngarkesë të vetme, atëherë zbatohet parimi i superponimit.
Forca e veprimit në ngarkesën Q, (forca rezultuese) do të
jetë

F  F 1  F2   F n

Për rastin e dy ngarkesave, fig.2.2,


forca rezultuese do të jetë:

F  F1 F2
1. Ngarkesat Q1=1(nC) dhe Q2=4Q1, ndodhen në ajër dhe
zënë pozitën e paraqitur në figurë. Largësia ndërmjet
tyre është d=15(cm).
Të përcaktohet pozita e ngarkesës Q3 ashtu
që ajo të jetë në qetësi.

You might also like