You are on page 1of 8

Ilda RUSI Dispencë për përdorim të brendshëm

Teoria Avancuar e Strukturave I (Metoda Energjitike)

10.0 TEOREMAT E RECIPROCITETIT


10.1 Teorema e Betit

Le të shqyrtojmë dy gjendje ekuilibri të një sistemi apo strukture elastike lineare. Për ilustrim
po i referohemi dy gjendjeve të traut të thjeshtë, treguar në figurë. Supozojmë që në secilën
nga këto gjendje vepron një ngarkesë e caktuar statike. Psh në gjendjen e parë vepron forca
P1, kurse në të dytën forca P2.

Figura 10.1 Trau në dy gjendje i ngarkuar me: a) forcën P1; b) forcën P2

Zhvendosjet e sistemit si rezultat i deformimit të tij do ti shënojmë me Dij, ku treguesi i parë


tregon drejtimin e zhvendosjes, kurse i dyti tregon shkakun e tij. Shënimin Dij e lexojmë
kështu: “zhvendosja sipas drejtimit të forcës Pi, shkaktuar nga forca Pj”. Zhvendsoja Dij mund
të përfaqësosë një zhvendosje lineare apo një kënd rrotullimi (në radian) – në varësi kjo të
faktit nëse “forca Pi” është një forcë e përqëndruar apo një moment i përqëndruar. Në
përgjithësi, me termin “forca Pj” nuk do të nënkuptohet vetëm një forcë e vetme, por, sipas
rastit konkret që analizohet, mund të nënkuptohet një ngarkesë cfarëdo apo një system
ngarkesash që vepron në strukturë. Për rastin e thjeshtë ilustrues që po shqyrtohet do të
themi se:
• D11 është zhvendosja sipas drejtimit të forcës P1 nga veprimi i forcës P1;
• D12 është zhvendosja sipas drejtimit të forcës P1 nga veprimi i forcës P2;
• D21 është zhvendosja sipas drejtimit të forcës P2 nga veprimi i forcës P1;
• D22 është zhvendosja sipas drejtimit të forcës P2 nga veprimi i forcës P2;
Skematikisht zhvendosjet D11, D12, D21, D22 janë treguar në figurë.
Punën e forcës së jashtme P1 përgjatë zhvendosjeve të shkaktuara prej saj, do ta shënojmë me
W11, kurse punën e forcës P2 për zhvendosjet në drejtim të saj – me W22.
Me supozimin e një veprimi static, sipas teroremës së Klaperonit madhësitë e këtyre punëve
janë të barabarta me:

D 1
Ilda RUSI Dispencë për përdorim të brendshëm
Teoria Avancuar e Strukturave I (Metoda Energjitike)

Punët W11 dhe W22 mund të shprehen nëpërmjet energjive korresponduese të deformimit
Ed. Prandaj mund të shkruajmë:

Le të shqyrtojmë tani rastin e ngarkimit statik të strukturës me forcat P1 dhe P2, sipas radhës
që vijon:
Në fillim, në sistem aplikohet statikisht forca P1. Kur proçesi i rritjes statike të saj mbaron,
deformimi i strukturës do të jetë si në gjendjen e paraqitur me vizat e sipërme të përkulura,
në veçanti ulja nën forcën P1 do të jetë D11. Puna e kryer nga forca P1 gjatë procesit të rritjes
të saj nga vlera zero deri në vlerën përfundimtare do të jetë e barabartë me W11 =
(P1*D11)/2.
Më pas, në strkturë fillon të veprojë gjithashtu forca statikisht rritëse P2. Në përfundim të
veprimit të kësaj force të dytë, struktura merr një deformim suplementar që paraqitet me
vizat e poshtme “të përkulura”. Në veçanti, ulja suplementare nën forcën P2 do të jetë e
barabartë me D12. Në procesin e rritjes së forcës P1 nga zero deri në vlerën përfundimtare të
saj, forca P1, duke mbetur konstante, zbret poshtë në madhësinë e uljes suplementare D12
dhe rrjedhimisht kryen një punë suplementare të barabartë me Ë12 = P1*D12; ndërkaq forca
P2 kryen punën W22 = (P2*D22)/2. Kështu gjatë aplikimit njëpasnjëshëm mbi strukturë të
forcave P1 dhe P2 puna e plotë W është e barabartë me:

Figura 10.2 Deformimi i traut nga veprimi i forcave P1 dhe P2

Nga ana tjetër, puna e forcave P1 dhe P2 mund të përcaktohet me anën e formulës së
Klaperonit si gjysëm-shuma e produkteve të secilës prej këtyre forcave me zhvendosjen e
plotë që i përgjigjet drejtimit të forcës korresponduese, por që shkaktohet nga veprimi i
përbashkët i të dy forcave.
D 2
Ilda RUSI Dispencë për përdorim të brendshëm
Teoria Avancuar e Strukturave I (Metoda Energjitike)

Figura 10.3 Trau i ngarkuar njëkohësisht me të dy forcat P1 dhe P2

Duke barazuar dy shprehjet e mësipërme të punës marrim:

Prej ku:

Madhësia P1D12 përfaqëson punën W12 të forcës P1 të gjendjes së parë për zhvendsojen
sipas drejtimit të saj, shkaktuar nga forca P2 e gjendjes së dytë. Në mënyrë të ngjashme,
P2D21 përfaqëson punën W21 të forcës P2 të gjendjes së dytë për zhvendosjen sipas drejtimit
të saj, shkaktuar nga forca P1 e gjendjes së parë.
Rrjedhimisht shkruajmë:

Në trajtimet e mësipërme punët reciproke W12 dhe W21 konsiderohen si punë të mundshme.
I njëjti rezultat do të merrej në princip nëse, referuar secilës nga gjendjet e shqyrtuara mbi
strukturë aplikohen jo forca të veçuara por një numër çfarëdo forcash dhe momentesh.
Kështu puna e forcave të gjendjes së parë për zhvendosje në drejtim të tyre të shkaktuara nga
forcat e gjendjes së dytë është e barabartë me punën e forcave të gjendjes së dytë për
zhvendosje në drejtim të tyre të shkaktuara nga forcat e gjendjes së parë.
Ky konkluzion njihet si teorema e punëve reciproke ose teorema Beti, sipas studiuesit të
njohur italian të Shkencës së Konstruksioneve E. Beti (1823-1892), që e formuloi këtë
teoremë më 1872 në një studim të tij mbi Teorinë e Elasticitetit.
Teorema Beti konsiderohet një nga më të rëndësishmet në Teorinë e sistemeve elastikë
linearë. Ajo është mjaft e thjeshtë në formulim dhe mjaft interesante në përmbajtjen e saj, që
konsiston në faktin se: sido që të jetë sistemi dhe sado të ndryshme të jenë ngarkesat dhe
deformacionet e dy gjendjeve të konsideruara, natyra e brendshme e sistemit linearisht të
deformueshëm është e tillë që në mënyrë të pashmangshme dhe gjithnjë duhet të realizohet
reciprociteti i punëve.
Le të shprehin punën W12 nëpërmjet momenteve përkulëse, forcave prerëse dhe forcave
normale që lindin në gjendjen e parë dhe të dytë.
D 3
Ilda RUSI Dispencë për përdorim të brendshëm
Teoria Avancuar e Strukturave I (Metoda Energjitike)
Nga shprehja marrim:

Këtu Ë është puna e plotë që kryhet nga forcat P1 dhe P2 për zhvendosje të shkaktuara prej
po atyre forcave.

Ku M1, N1 dhe V1 janë përkatësisht momentet përkulëse, forcat normale dhe forcat prerëse
në seksionet tërthore të elementëve strukturorë (trarë, kollona, shufra) shkaktuar nga forca
P1, kurse M2, N2 dhe V2 – nga forca P2.
Shumat (M1+M2), (N1+N2) dhe (V1+V2) përfaqësojnë vlerat e plota të forcave të brendshme
në seksionet e elementëve, për shkak të veprimit shumar të forcave P1 dhe P2. Duke vendosur
shprehjen e punës W dhe të punëve W11 dhe W22 në krahun e djathjtë të formulës do të
marrim:

Ose

Secili nga termat nën shprehjen e integraleve në krahun e djathtë të barazimit të fundit mund
të trajtohet si product I forcës së brendshme (psh momentit përkulës M1) që lind në seksionin
e elementit strukturor nga forcat e gjendjes së parë, llogaritur për deformacionin e elementit
dx të shkaktuar nga gjendja e dytë (psh M2dx/EI).

10.2 Teorema e Maksvellit

Le të shqyrtojmë dy gjendje të një sistemi apo structure elastiek lineare. Në gjendjen e parë e
parë mbi strukturë aplikohet vetëm forca njësi P1 = 1, kurse në të dytën vetëm forca P2 = 1.

D 4
Ilda RUSI Dispencë për përdorim të brendshëm
Teoria Avancuar e Strukturave I (Metoda Energjitike)

Figura 10.4 Trau në dy gjendje i ngarkuar me: a) forcën P1=1; b) forcën P2=1

Zhvendosjet e shkaktuara nga forca apo momente njësi (dmth nga forcat P=1 apo momentet
M=1) do ti shënojmë me gërmën d – në dallim nga zhvendosjet e shkatuara nga forca dhe
momente që nuk janë të barabrta me njësinë, të cilat shënohen shpesh me D (ose U). Duke iu
përmbajturkësaj marrëveshjeje, në gjendjen e parë të strukturës zhvendosjen sipas drejtimit
të forcës njësi P2 (por të shkaktuar nga forca P1=1) do ta shënojmë me d12, kurse në gjendjen
e dytë zhvendosjen sipas drejtimit të forcës njësi P1 (por të shkaktuar nga forca P2=1) do ta
shënojmë me d21.
Duke përdorur shprehjen e teoremës së Betit:

Por, meqënëse

Atëherë

Në rastin e përgjithshëm, duke emërtuar gjendjen I si gjendja njësi i, kurse gjendjen 2 si


gjendja njësi j, do të shkruajmë:

Barazimet e mësipërme njihen si shprehje të teoremës ose principit të Maksvellit mbi


zhvendosjet reciproke që thotë se:

Për dy gjendje njesi të një strukture elastike, zhvendosja sipas drejtimit të forcës së parë
njësi, e shkaktuar nga forca e dytë njësi, është e barabartë me zhvendsojen sipas drejtimit
të forcës së dytë njësi, të shkaktuar nga nga forca e parë njësi.

Kjo teoremë e rëndësishme – së bashku me formulimet bazë të metodikës së përcaktimit të


D 5
Ilda RUSI Dispencë për përdorim të brendshëm
Teoria Avancuar e Strukturave I (Metoda Energjitike)
zhvendosjeve në sistemet elastikë dhe metodës së forcave (MF) për zgjidhjen e problemeve
statikisht të pacaktuar – është zbuluar së pari nga Maksvelli, në vitin 1864.
Duke patur parasysh shprehjen e punëve reciproke dhe faktin se tani P1=P2=1, numerikisht
kemi W12=d12=d21=W21. Kështu shprehjet e koeficientëve d12 dhe d21 (të ashtuquajtur
“të fleksibilitetit”) do të jepen nga:

Po të zëvendësojmë treguesit 1 dhe 2 përkatësisht me I dhe j, marrim formulat më të


përgjithshme:

Në dy shprehjet e mësipërme, faktorët me vizë sipër u korrespondojnë forcave të brendshme


në elementët e strukturës që shkaktohen nga veprimet, veç e veç të forcave P1njësi=1 dhe
P2njësi=1.

10.3 Teoremat e Releit


10.3.1 Teorema e parë e Releit

Kjo teoremë u referohet sistemeve statikisht të pacaktuar.


Për konkretizim le të mbajmë parasysh traun statikisht të pacaktuar të paraqitur në figurë në
dy gjendje të ndryshme të tij: në të parën mbështetja i është zhvendsour me madhësinë Di,
kurse në gjendjen e dytë mbështetja j e tij është zhvendsour me Dj.

Figura 10.5 Tra statikisht i pacaktuar në dy gjendjet e tij: a) mbështetja “i” zhvendsoet me
“Di”; b) mbështetja “j” zhvendoset me “Dj”

Dihet se zhvendosjet e mbështetjeve në sistemet statikisht të pacaktuara shkaktojnë


reaksione në mbeshtetjet. Për rastin në shqyrtim, duke iu referuar gjendjes së parë, po
shënojmë me Rji reaksionin që shkakton zhvendsoja Di në mbështetjen j dhe në mënyrë
analoge, duke iu referuargjendjes së dytë, po shënojmë me Rij reaksionin që shkakton
D 6
Ilda RUSI Dispencë për përdorim të brendshëm
Teoria Avancuar e Strukturave I (Metoda Energjitike)
zhvendosja Dj në mbështetjen i. Le të formulojmë tani barazimin e punëve të mundshme
reciproke të forcave të jashtme të secilës gjendje për zhvendosjet e gjendjes tjetër. Kemi:

Pjesëtojmë të dy anët e barazimit të mësipërm me produktin DiDj dhe marrim:

Shënojmë:

Madhësia rji e mësipërme është reaksioni në mbështetjen (lidhjen) j, për shkak të zhvendosjes
njësi në mbështetjen (lidhjen) i.
Në mënyrë analoge shënojmë:

Për të marë kështu reaksionin rij në mbështetjen i, për shkak të zhvendsojes njësi në
mbështetjen j.
Koeficientët rij dhe rji thirren shkurt reaksione njësi. Duket qartë se:

Barazimi i mësipërm shpreh teoremën e parë të Releit mbi reciprocitetin e reaksioneve njësi
që thotë:
Reaksioni i lidhjes “j” për shkak të zhvendsojes njësi të lidhjes :i: është i barabartë me
reaksionin e lidhjes “i” për shkak të zhvendosjes njësi të lidhjes “j”.
Kjo teoremë dhe ajo vijuese, mbajnë emrin e lordit Relei. Ai i publikoi këto teorema në vitet
1874-1875.
Llogaritja e një koeficienti çfarëdo të tipit rij (që shënohet edhe me kij) mund të bëhet me
mënyra të ndryshme. Duke përdorur konceptin e punëve të mundshme reciproke dhe duke
përdorur e përshtatur shprehjen për dy gjendjet me zhvendosje njësi “i” dhe “j” për një
koeficient çfarëdo rij apo kij mund të tregohet se, duke u kufizuar vetëm te faktori I përkuljes,
kemi:

Ku Mi dhe Mj me vizë janë momentet përkulëse në strukturë, të cilat u korrespondojnë


përkatësisht zhvendosjeve njësi Di=1 dhe Dj=1.

10.3.2 Teorema e dytë e Releit


D 7
Ilda RUSI Dispencë për përdorim të brendshëm
Teoria Avancuar e Strukturave I (Metoda Energjitike)

Teorema e dytë e Releit është gjithashtu një teoremë e rëndësihme e Statikës së Strukturave.
Kjo teoremë njihet edhe si teorema e reciprocitetit midis reaksioneve dhe zhvendosjeve.
Vërtetimi I kësaj teoreme bazohet gjithashtu në parimin e njohur të punëve reciproke.
Kështu, le të shqyrtojmë për një system linear çfarëdo dy gjendje të tij, I dhe j, treguar
përkatësisht në figurë. Në gjendjen e parë sistemit I është dhënë një zhvendosje sipas drejtimit
të lidhjes I, kurse në të dytën është aplikuar vetëm forca e jashtme Pj.

Figura 10.6 Trau në dy gjendjet e tij: a) zhvendosja “Di” e mbështetjes “i”; b) veprimi i forcës
Pi

Duke shkruar barazimin e punëve reciproke (teorema Beti) dhe duke patur parasysh se në
gjendjen j zhvendosjet që u korrespondojnë forcave të gjendjes I janë zero, kemi:

Nga pjesëtimi në shprehjen e mësipërme me PjDi marrim:

Ku është reaksioni njësi në lidhjen “i” për shkak të veprimit të forcës Pj, kurse

është zhvendosja njësi sipas drejtimit të forcës Pj për shkak të zhvendsojes të


lidhjes Di.
Barazimi i mësipërm është shprehja e teoremës së dytë të Releit:
Reaksioni njësi në lidhjen “i” shkaktuar nga forca Pj=1 është i barabartë me zhvendsojen njësi,
sipas drejtimit të forcës Pj, shkaktuar nga zhvendsoja e lidhjes “i” me Di=1, marrë me shenjë të
kundërt.
Përmendim se vërtetimin dhe formulimin e parë të kësaj teoreme e ka bërë Maksvelli më 1864,
krahas teoremës tjetër të mirënjohur që mban emrin e tij (teorema Maksvellit). Relei e rizbuloi
në mënyrë të pavarur teoremën mbi reciprocitetin e reaksioneve në vitet 1874-1875.

D 8

You might also like