You are on page 1of 28

Universiteti Polis

Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajn-it


Msc. Inxhinieri Ndërtimi

Lënda:
Teoria e Avancuar e Strukturave 1

Leksion:
Energjia e brendshme e deformimit
Lektore: Dr. Ilda RUSI
Energjia e deformimit dhe puna e forcave të brendshme

Përcaktime bazë

Puna We e harxhuar nga forcat e jashtme Pi, që veprojnë në një strukturë akumulohet si
energji e brendshme
… ndryshe quhet energji potenciale e deformimit ose thjesht “energji deformimi” Ed
Energjia e deformimit dhe puna e forcave të brendshme

Përcaktime bazë

Shpesh madhësia e energjisë Ed jepet npm punës Wi të forcave të brendshme të


bashkëveprimit midis pjesëzave materiale të strukturës
këto janë forca, të cilat gjatë ngarkimit të strukturës i kundërvihen deformimit të saj
duke kryer punë negative
duke marrë deformimet brenda stadit elastik dhe për aplikim të ngarkesave
gradualisht, struktura e deformuar konsiderohet
sistem konservativ
Energjia e deformimit dhe puna e forcave të brendshme

Përcaktime bazë

Gjatë proçesit të shkarkimit prej forcave të jashtme dhe kthimit të strukturës në


gjendjen fillestare të padeformuar, forcat e brendshëm të bashkëveprimit kryejnë
punë pozitive
Konkluzion-ligji ruajtjes së energjisë

Puna e forcave të brendshme Wi është e barabartë në madhësi dhe e


kundërt në shenjë me punën e forcave të jashtme We (shuma algjebrike e
tyre duhet të jetë zero We+Wi=0)

We është barabartë me madhësinë e përkufizuar si energji e brendshme ose


energji deformimi Ed
Energjia e deformimit dhe puna e forcave të brendshme

Përcaktime bazë

Në një sistem strukturor të izoluar:

We = -Wi = Ed
Në sistemet elastike konsiderohet se We shkon tërësisht në krijimin e deformacioneve
Në rastin e sistemit elastik, puna shumare e forcave të brendshme (apo Ed) varet
plotësisht vetëm nga gjendja fillestare dhe përfundimtare e sistemit. Ajo nuk varet nga
menyra, radha apo fazat ndërmjetëse të kalimit të strukturës nga gjendja fillestare në
atë përfundimtare
Shprehjet e energjisë së deformimit

Rasti i përgjithshëm

Në vijim do të nxjerrim shprehjen e Ed duke iu referuar gjendjes së sforcuar dhe të


deformuar të një trupi elastik të çfarëdoshëm që ndodhet nën veprimin e një sistemi
forcash të ekuilibruara

❑ Shqyrtojmë së pari një element të vogël të shkëputur nga një strukturë elastike
lineare me sipërfaqe të seksionit tërthor dA dhe gjatësi dl
❑ Sipërfaqja dA mund ti nënshtrohet sforcimit normal σ ose sforcimit tangencial τ
Shprehjet e energjisë së deformimit
Supozojmë se skaji majtë B i elementit është i inkastruar, kurse skaji i djathtë C – i lirë
Nën veprimin e dy tipeve të mësipërme të sforcimeve zhvendosja e skajit C është

σ τ 𝐸
D1 = dl D2 = dl G=
E G 2(1+μ )

ku E moduli elasticitetit të Jungut (shtypje/tërheqje)


G moduli elasticitetit në prerje
μ koeficienti Puasonit

B C dA B γ=τ/G C
N=σdA D2 = γdl=(τ/G)dl

V=τdA
dl dl
D1= εdl=(σ/E)dl
Shprehjet e energjisë së deformimit
Kur forcat ushtrohen në mënyrë statike – për elementin dl konsiderohen si forca të jashtme

Energjia e magazinuar në atë element do të jetë sa puna që kryejnë ato forca


1 1 σ2
dE = (σdA)* D 1= dl*dA
d,1 2 2E
Duke përdorur një simbolikë përgjithësuar për sforcimin &
ose
deformimin dhe duke dV=dl*dA (vëllimi i elementit)
1 1 τ2 1
dE = (τ dA)* D 2= dl*dA dEd = (σεdV) për rastin elasticitetit linear
d,2 2 2G 2

B C dA B γ=τ/G C
N=σdA D2 = γdl=(τ/G)dl

V=τdA
dl dl
D1= εdl=(σ/E)dl
Shprehjet e energjisë së deformimit
1
dEd = (σεdV) në këtë ekuacion σ referohet sforcimit përgjithshëm (normal/tangencial)
2
ε =σ/E (sforc.normal) dhe ε =τ/G (sforc.tangencial)

Përgjithësojmë në çdo element elastik pmv me vëllim dV, rritja e energjisë së deformimit për shkak të
ndryshimit të deformacionit nga ε =0 në ε = εf

dEd =dV ‫ ׬‬σ∗dε

B C dA B γ=τ/G C
N=σdA D 2= γdl=(τ/G)dl

V=τdA
dl dl
D1= εdl=(σ/E)dl
Shprehjet e energjisë së deformimit
Integrali quhet densiteti energjisë së deformimit, grafikisht matet me sipërfaqen e vizuar nën diagramën
sforcim-deformim të materialit

Kurba sforc-deform (Ligji Hukut) ---- vijë e drejtë densiteti energjisë në rastin e elasticitetit linear
1 1
është σ ε energjia deformimit për elementin pmv dEd = σfεf dV
2 2

B C dA B γ=τ/G C
N=σdA D2 = γdl=(τ/G)dl

V=τdA
dl dl
D1= εdl=(σ/E)dl
Shprehjet e energjisë së deformimit
Rasti i përgjithshëm

Densiteti energjisë deformimit =‫ ׬‬σ∗dε

1
Densiteti energjisë deformimit = σε
2
Shprehjet e energjisë së deformimit
Rasti i përgjithshëm

Përgjithësisht një strukturë çfarëdo konsiderohet paralelopiped që i nënshtrohet sforc.normale σ dhe


sforc.tangenciale τ
Veprimi përbashkët shkakton në element deformacionet relative të zgjatimit εii dhe këndet e rrëshqitjes
γij
σxx εxx
σyy εyy
σzz εzz
= σ = ε
τxy γxy
τxz γxz
τyz γyz
Rasti i përgjithshëm
Shprehjet e energjisë së deformimit

Nga teoria elasticitetit njihen lidhjet reciproke

ε = A σ ku A matrica elasticitetit; D matrica ngurtësisë materialit


Matricat janë inverse të njëra-tjetrës D = A -1
σ = D ε
1
σxx εxx Ed =2 ‫ ׬‬σT∗εdV Njihet si shprehje e Teoremës së Klaperonit për
σyy εyy energjinë e deformimit referuar en.deformimit të
σzz εzz trupave elastikë linearë
= σ = ε
τxy γxy
τxz γxz Në fushën elastike lineare energjia e deformimit
Ed = We
τyz γyz është sa gjysma e punës që do të kryenin forcat e
jashtme përgjatë zhvendosjeve të shkaktuara prej
tyre, nëse gjatë proçesit të deformimit forcat do të
vepronin me intensitet konstant
Shprehjet e energjisë së deformimit
Rasti i përgjithshëm
Madhësia Ed merret nga shprehjet
1 1
Ed =2 ‫ ׬‬σT∗A σdV = εT D ε dV
2

Për struktura të qëndrueshme Ed dhe We


janë gjithnjë madhësi pozitive

Nëse supozohet e kundërta, kjo fizikisht do të thotë që në kalimin nga gjendja fillestare në atë të
deformuar të strukturës do të fitohej punë. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse gjendja fillestare është e
paqëndrueshme. Në fakt, normalisht, gjatë proçesit të ngarkimit me forcat e jashtme harxhohet punë.
Shprehjet e energjisë së deformimit
Strukturat plane me trarë dhe shufra

➢ Për rama, trarë, kapriata të përbërë nga elementë të drejtë që punojnë në shtypje tërheqje dhe
përkulje (shufra dhe trarë) Ed jepet me anë të shprehjeve të thjeshta

➢ Këto fitohen npm marrjes në konsideratë të forcave të brendshme që lindin gjatë përkuljes, prerjes dhe
shtypje-tërheqjes

➢ Në vijim shprehjet për Ed jepen duke përdorur konceptin e punës së brendshme Wi ; (Ed = -Wi)
Shprehjet e energjisë së deformimit
Tërheqja - Shtypja
• Marrim në konsideratë një element me gjatësi dx të një shufre/trau të tërhequr me ngurtësi seksioni
EA

• Supozojmë që në seksionet e elementit veprojnë forcat gjatësore N, të cilat shkaktojnë tërheqje

• Këto forca në raport me vetë elementin dx, mund të konsiderohen të jashtme prandaj me zgjatjen e
shufrës ato kryejnë punë pozitive

• Ndërkaq forcat e brendshme të cilat janë të shpërndara nëpër të gjithë vëllimin e elementit dx i
kundërvihen deformacionit të shkaktuar nga forcat e jashtme

• Ato janë të orientuara në kah të kundërt me deformacionin duke kryer punë negative

𝑁𝑑𝑥
• Madhësia e zgjatimit dl e elementit dx është dl=ε*dx=
𝐸𝐴
Shprehjet e energjisë së deformimit
Tërheqja - Shtypja Strukturat plane me trarë dhe shufra
• Duke konsideruar që forca vepruese mbi element rritet gradualisht nga zero deri në vlerën N, puna e
plotë e forcave të brendshme në kufijtë e elementit do të jepet nga shprehja:

1 1 1 𝑁𝑑𝑥 1 𝑁2𝑑𝑥
dWi,N=- Ndl=- Nεdx=- N =-
2 2 2 𝐸𝐴 2 𝐸𝐴

Veprimi i forcave normale në një shufër (tra)


Shprehjet e energjisë së deformimit
Përkulja
• Supozojmë se elementi i nënshtrohet përkuljes

• Si rezultat i deformimit për shkak të veprimit të


momenteve M në të dy skajet, seksionet e elementit nuk
do të mbesin më paralele midis tyre, por do të rrotullohen
njëri kundrejt tjetrit me një kënd të vogël df

𝑀𝑑𝑥
• Ky kënd df= ku I momenti inercisë së seksionit dhe EI
𝐸𝐼
ngurtësia e tij në përkulje

• Puna e përbashkët e dy momenteve M, të konsideruar si


“forca të brendshme” do të shprehej nga produkti

𝑀𝑑f𝑖 𝑀2𝑑𝑥
dWi,M= - =-
2 2𝐸𝐼
Veprimi i momentit përkulës në një tra
Shprehjet e energjisë së deformimit
Prerja apo Rrëshqitja
• Në rastin e shfaqjes së forcave prerëse V dhe sforcimeve
korresponduese τ shkruajmë marrëdhënien e njohur midis sforcimeve
tangenciale dhe deformacioneve lineare rrëshqitëse γdx

γdx=(τ/G)dx=(V/AG)dx

Duke patur parasysh efektin e forcave të brendshme mund të


konkludohet se puna e forcave prerëse V që shfaqen gjatë përkuljes në
një element dx llogaritet nga shprehja

1 𝑉2𝑑𝑥
dWi,v = - μ
2 𝐺𝐴

Ku μ është një koeficient që merr parasysh jouniformitetin e


shpërndarjes së sforcimeve tangenciale në një seksion të dhënë
Shprehjet e energjisë së deformimit
Kombinimi i veprimeve
• Për llogaritjen e punës së çdo faktori M, V dhe N në një element strukturor me gjatësi të fundme
bëhet integrimi i shprehjeve
• Duke konsideruar tërësinë e elementëve strukturorë që përbëjnë një strukturë të dhënë puna e
përgjithshme e forcave të brendshme në atë strukturë do të merrej nga mbledhja e kontributeve të
elementëve të veçantë
• Duke patur parasysh përcaktimet dhe marrëdhëniet e dhëna më sipër mbi punën e forcave të
jashtme Wi dhe energjinë e deformimit Ed për strukturat elastike lineare

𝑀2𝑑𝑥 𝑁2𝑑𝑥 𝑉2𝑑𝑥


We = -Wi = Ed = Ʃ‫׬‬ + Ʃ‫׬‬ + Ʃ‫ ׬‬μ
2𝐸𝐼 2𝐸𝐴 2𝐸𝐴

• Të gjithë integralet që përfshihen në këtë formulë janë të përcaktuar brenda gjatësisë së elementëve
përbërës të strukturës
Shprehjet e energjisë së deformimit
Kombinimi i veprimeve

Konkluzione nga analiza e shprehjes së mësipërme

Së pari, madhësia e energjisë potenciale të deformimit Ed nuk varet nga radha e ngarkimit të
strukturës me forcat e jashtme P1, P2 etj ashtu sikurse nga kjo radhë nuk varen dhe vetë vlerat e
faktorëve të brendshëm M, V dhe N. Ed përcaktohet vetëm nga gjendja e deformuar përfundimtare e
sistemit elastik

Së dyti, nënvizojmë se meqë nën shenjën e integralit të Ed qëndrojnë katrorët M2, V2 dhe N2 energjia
potenciale është gjithnjë një madhësi pozitive Ed>o

Për të njëjtën arsye rrjedh se energjia potenciale Ed sikurse dhe puna reale We e forcave të jashtme
nuk i nënshtrohet parimit së veprimit të forcave dhe mbledhjes së veprimeve
Shprehjet e energjisë së deformimit
Kombinimi i veprimeve

Strukturat plane me trarë dhe shufra

Madhësia Ed e llogaritur për veprim të njëkohshëm të disa forcave të


jashtme nuk është e barabartë me shumën e madhësive Ed të
llogaritura veç e veç për secilën prej forcave vepruese (përjashtim bën
rasti i veprimit të dy forcave kur zhvendosja sipas drejtimit të një force
shkaktuar nga veprimi i forcës tjetër është zero)
Shprehjet e energjisë së deformimit
Kombinimi i veprimeve
Shqyrtojmë tre raste të veprimit statik të forcave në shufrën e paraqitur në figurë

1.- Rasti i veprimit të vetëm një force P1


2.- Rasti i veprimit të vetëm një force P2
3.- Rasti i veprimit të njëkohshëm (të përbashkët) të forcave P1 dhe P2

Veprime të ndryshme të dy forcave


statike në një shufër
Shprehjet e energjisë së deformimit
Kombinimi i veprimeve

Për rastin e fig b, c) energjitë deformimit janë


të barabarta me

𝑃12𝑙 𝑃22𝑙
Ed,1= dhe Ed,2=
2𝐸𝐴 2𝐸𝐴

Për rastin e fig d) energjia deformimit:


(𝑃1+𝑃2)2𝑙 𝑃 12𝑙 𝑃 22𝑙 𝑃 1𝑃 2𝑙 𝑃1𝑃2𝑙
Ed,3= = 2𝐸𝐴
+
2𝐸𝐴
+
𝐸𝐴
= Ed,1 + Ed,2 +
2𝐸𝐴 𝐸𝐴

Nga krahasimi energjia e deformimit nga veprimi i përbashkët i forcave më e madhe se shuma e energjive
që u korrespondojnë forcave të veçanta

𝑃𝑃𝑙
Termi 1 2 në shprehjen Ed,3 mund të interpretohet si puna shtesë e njërës prej forcave psh P1, përgjatë
𝐸𝐴
zhvendosjes sipas drejtimit të saj të shkaktuar nga forca tjetër P2
Shprehjet e energjisë së deformimit
Kombinimi i veprimeve

Në rastin e kapriatave plane të ngarkuara me forca në nyje, në elementët përbërës (shufrat) shfaqen
vetëm forca normale konstante N
Me arsyetime të thjeshta do të konkludohej në vlerën vijuese të madhësisë së energjisë së deformimit Ed
të një kapriate
1 𝑁2𝑙
Ed= Ʃ
2 𝐸𝐴
Ku shuma (Ʃ) shtrihet në të gjithë elementët-shufra të kapriatës

Në rastin e trarëve dhe ramave plane shprehja e Ed mund të thjeshtohet nëse ndikimi i forcave normale N
dhe forcave prerëse V konsiderohet jo i rëndësishëm. Në këto raste do të shkruanim me përafërsi se:

1 𝑀2𝑑𝑥
Ed= Ʃ
2 𝐸𝐼
Shprehjet e energjisë së deformimit
Përcaktimi i zhvendosjeve nga shprehjet e punës dhe energjisë së deformimit
Barazimet tregojnë për marrëdhëniet që kanë midis tyre ngarkesat dhe zhvendosjet e shkaktuara prej tyre

Mundësia për të përcaktuar zhvendosjet drejtpërdrejt nga këto marrëdhënie është e kufizuar vetëm për raste të
thjeshta

E njëjta gjë duhet vërejtur edhe për problemin invers: llogaritja e forcave

Si rast të thjeshtë, konsiderojmë psh ngarkimin e një kapriate vetëm me 1 ngarkesë Pi të aplikuar në pikën i

Për punën We të forcës së jashtme të dhënë, do të kemi


1
We = Pi Di
2

Kurse për energjinë e deformimit Ed do të shkruajmë

1 𝑁2𝑙
Ed = Ʃ
2 𝐸𝐴
Shprehjet e energjisë së deformimit
Përcaktimi i zhvendosjeve nga shprehjet e punës dhe energjisë së deformimit

Nga barazimi i dy shprehjeve të mësipërme marrim

1 𝑁2𝑙
D1 = Ʃ
𝑃𝑖 𝐸𝐴

Në mënyrë të ngjashme, në ramat dhe trarët e ngarkuar vetëm me një forcë të vetme Pi, po të marrim parasysh
vetëm ndikimin e përkuljes për zhvendosjen sipas asaj force kemi:

1 𝑀2𝑑𝑥
D1 = Ʃ
𝑃𝑖 𝐸𝐼

ku N dhe M janë përkatësisht forca e brendshme në një shufër kapriate dhe momenti në një seksion çfarëdo të
traut, shkaktuar nga forca e vetme Pi

You might also like