You are on page 1of 21

ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022

Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

QARQET ME ELEMENTE TË LIDHURA NË SERI DHE NË PARALEL. LLOGARITJA E


QARQEVE ME THJESHTIM. LLOGARITJA E QARQEVE ME SISTEM.

• L.3 - Hyrje.
Në këtë leksion do të hidhet hapi i parë në llogaritjen e qarqeve elektrike. Llogaritje e qarkut
elektrik quhet gjetja numerike e rrymave në çdo degë të tij. Ndryshe përkufizohet si gjetja e
rrymave të panjohura në qark. Në varësi të madhësisë dhe ndërlikimit të qarkut elektrik, edhe
llogaritja e tij mund të jetë e gjatë dhe shpeshherë e ndërlikuar. Si fillim do të shtjellohet
llogaritja e qarqeve të rrymës së vazhduar të cilët ushqehen nga një burim i vetëm tensioni, ose
burime tensioni të lidhur në seri, që sikurse do të analizohet, sillen si një burim i vetëm.

Ka vetëm me R lidhura
E∑ në Seri, Paralel, ose
kombinim i të dyjave

L3-f1. Qarqet e thjeshta me një burim

Të gjithë elementët e tjerë të qarkut janë rezistorë të cilët mund të jenë lidhur të gjithë në seri, të
gjithë në paralel, të kombinuar një pjesë në seri dhe një pjesë në paralel.

Teknika e zgjidhjes të qarqeve të këtij lloji quhet zgjidhje me thjeshtim (reduktim) të qarkut. Në
hapin përfundimtar qarku ka vetëm një burim dhe një rezistor shumar i cili përfaqëson të gjithë
rezistorët sëbashku. Paskëtaj, nis procesi i gjetjes së rrymave të degëve, nëpërmjet teknikave të
pjestimit të tensionit dhe pjestimit të rrymës, të cilat do të shtjellohen në këtë leksion.

• L3-1.1 Lidhja në Seri e Rezistencave, Rezistenca ekuivalente seri. Pjestimi i


tensionit.
Lidhja në Seri, e pëkufizuar në Leksionin 1, do të shqyrtohet për rastin kur të gjithë elementët 2-
skajësh në këtë lloj lidhje janë rezistori linear R. Rregulli i lidhjes kërkon që vetëm njëri skaj i
një elemeti të lidhet me vetëm një skaj të elementit pasardhës.

1-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Nga lidhja në seri e n rezistorëve linearë R1, R2, R3, … Rn, përftohet qarku i figurës L3-f2 i cili
ka n-1 nyje elementare (1), (2), … (n-1). Po në Leksionin 1 është treguar se kjo lidhje krijon
sërish një strukturë me dy skaje, në figurën L3-f2 skajet (a) dhe (b).

RSeri
I I
a b
Vab
L3-f2. Lidhja në seri e n rezistorëve linearë. Qarku ekuivalent seri

Midis skajeve (a) dhe (b) vendoset nga jashtë, një tension ushqyes Vab me drejtimin e figurës, i
cili do të detyrojë kalimin e rrymës nga (a) në (b). Në secilën nga nyjet e qarkut vepron LKT:
(1) I1 = I2
(2) I2 = I3
(3) I3 = I4

(n-1) In-1 = In
që do të thotë
I1 = I2 = I3 = I4 = … = In = I
Nga pika (a) në pikën (b) kalon një rrymë e vetme sepse mungojnë degëzimet. U provua
teorikisht pohimi i Leksionit 1 se lidhja në seri ka të njejtën rrymë në çdo pjesë të qarkut, ose
përshkohet nga një rrymë e vetme. Kjo vlen për lidhjen në seri të çdo lloj pajisje 2-skajëshe në
përgjithësi, dhe të rezistorëve në veçanti.
Rezistorët individualë R1, R2, R3, … Rn, janë nën veprimin e Ligjit të Ohmit dhe kanë tensionet
vetiake
V1 = R1 * I
V2 = R2 * I
V3 = R3 * I

Vn = Rn * I
2-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Duke zbatuar LKT për konturin e figurës, ku njera brinjë është tensioni Vab në qark të hapur
(“kërcimi” nga (b) në (a) ), do të përftohet ekuacioni:
+ V1 + V2 + V3 + … + Vn-1 + Vn - Vab = 0 (3.1)
Vab = V1 + V2 + V3 + … + Vn-1 + Vn = ∑ Vi (3.1.1)
Vab = ( R1 * I ) + ( R2 * I ) + ( R3 * I ) + … + ( Rn * I ) (3.2)
Vab = ( R1 + R2 + R3 + … + Rn ) * I = R∑ * I (3.2.1)
Barazimi i fundit provon pohimin që lidhja në seri e elementëve me 2-skaje sillet si një 2-skajësh
i vetëm i barazvlefshëm (ekuivalent). Në rastin e n rezistorëve seri ata sillen si një rezistor i
vetëm:
R∑ = R1 + R2 + R3 + … + Rn = RSeri (3.3)
e cila është zëvendësuesja e barazvlefshme e të tërave bashkë në skemën e qarkut. Elektrikisht
figura e poshtëme e L3-f2 është e njejtë me figurën e madhe sepse për të njejtin tension midis
pikave (a) dhe (b) kalon e njeta rrymë dhe, mbi të gjtha çlirohet e njejta fuqi.
Nga ekuacionet 3.1.1 të LKT nxirret një përfundim i dytë për lidhjen e rezistorëve në seri.
Tensioni i përgjithshëm në seri (Vab) është shuma e thjeshtë e tensioneve të rezistorëve
individualë (Vi). Secili rezistor jep kontribut me “një copë” në përpjestim të drejtë me madhësinë
e vet. Kjo veçori përdoret në praktikë për të ashuquajturin pjestim tensioni.

Pjestues Tensioni quhet qarku me të paktën dy rezistorë të lidhur në seri, i cili përfton nga një
tensioni parësor i hyrjes, një tension më të vogël të daljes, në varësi të raportit të vlerave të
rezistorëve të përdorur. Skema më e thjeshtë me dy rezistorë jepet në L3-f3.

I
+ +
V1 R1
– Idakje=0
VHyrjes
+ +
V2 R2 VDaljes = V2

– –

L3-f3. Pjestues tensioni me dy rezistorë

Rezistorët R1 dhe R2 të lidhura në seri tek tensioni VHyrjes , sillen si një i vetëm, me kusht që
rryma e degëzimit, Idaljes të jetë zero. Në praktikë kjo nuk është gjithnjë e mundur dhe ky
3-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

konfigurim përdoret vetëm kur Idaljes është dhjetra herë më e vogël se I kryesore. Kur të trajtohen
Përforcuesit Operacionalë do të tregohet një mundësi për realizimin e Idaljes = 0.
Rryma që kalon tek të dy rezistorët është
𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻
𝐼𝐼 = = (3.4)
𝑅𝑅𝑆𝑆𝑆𝑆𝑆𝑆𝑆𝑆 𝑅𝑅1 +𝑅𝑅2

Në konfigurimin e dhënë më lart, si dalje shërben rezistori R2, dhe tensioni V2 shërben si tension
i daljes:
VDaljes = V2 = R2 * I (3.4.1)
𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 𝑅𝑅2
𝑉𝑉𝐷𝐷𝐷𝐷𝐷𝐷𝐷𝐷𝐷𝐷𝐷𝐷 = 𝑅𝑅 × = 𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 × 𝑅𝑅 (3.4.2)
𝑅𝑅1 +𝑅𝑅2 1 +𝑅𝑅2

Thyesa e fundit e 3.4.2 është gjithnjë < 1 që tregon se VDaljes është pjesë (pjestim) e VHyrjes.
Raporti i dëshëruar rregullohet me vlerat e rezistorëve R1 e R2.

L3-1.2 Qarku me një kontur. Mbledhja e Burimeve të Tensionit.


Qarku me një kontur është rast i veçantë i lidhjes në seri. Bëhet fjalë për një konfigurim në të
cilin ka vetëm burime tensioni dhe rezistorë të lidhur në seri. Një qark i tillë tregohet në figurën
L3-f4. Qarku me një kontur ka një rrymë të vetme I që e bën shumë të thjeshtë llogaritjen. Kahu
i saj nuk dihet paraprakisht dhe vendoset në mënyrë rastësore. Në përfundim, shenja e rezultatit
tregon cili është kahu i vërtetë i rrymës.
E2 Ej
R1 R2 I R3
I I
I + – + V2 – + –
V1 V3 + I
Vi Ri
E1
Konturi – R∑
Vn E∑
– + –Vn-1 +
I Rn I Rn-1 I I
Em
L3-f5. Qarku me një kontur dhe ekuivalenti i tij

Tensionet në rezistenca kanë detyrimisht shenja të përputhura me rrymën, ndërsa burimet mund
të jenë me orientim të çfardoshëm kundrejt saj. Për këtë arësye shuma e tensioneve në rezistenca
është aritmetike, ndërsa ajo e f.e.m. është algjebrike.
Për analizën e problemit nevojiten vetëm ligji i Ohmit dhe LKT. Duke supozuar n rezistenca dhe
m burime tensioni, sipas kahut të zgjedhur të konturit:
–E1 + V1 + V2 –E2 + V3 + … +Ej + Vi + …+Em + … +Vn-1 + Vn = 0 (3.5)
+ V1 + V2 + V3 + … + Vn-1 + Vn = E1 + E2 + … –Ej –Em (3.5.1)
4-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

I x ( R1 + R2 + R3 + … + Rn ) = E1 + E2 + … –Ej –Em (3.5.2)


I x R∑ = E∑ (3.5.3)
Barazimi 3.5.3 përputhet me një qark si ai në të djathtë të L3-f4. Veprimtaria e përshkruar në
barazimet 3.5 deri 3.5.3 quhet proces i ekuivalentimit të qarkut: -nga qarku fillestar nxirret
barazimi fillestar; -bëhen vetëm hapa matematike deri në barazime më të thjeshta; - rezultati
matematik interpretohet si një qark i ri.
Ana e majtë e 3.5.3 është lidhja e zakonshme në seri e n rezistorëve. Ana e djathtë përfaqëson
burimin ekuivalent të qarkut, E∑. Ndryshimi i rëndësishëm në këtë rast qëndron në faktin se
burimi ekuivalent është shuma algjebrike e burimeve të tensionit sipas kahut të lëvizjes në kontur
(orar ose kundërorar).
Vihet re që burimi ekuivalent ka si kufiza pozitive ato që e kanë (+,-) të kundërt me kahun e
rrymës, E1, E2, dhe kufiza negative ato që përputhen me kahun e saj, Ej, Em . Grupi i parë janë
burime që punojnë si gjeneratorë, prandaj mblidhen, dhe grupi i dytë, fatkeqësisht, janë
konsumatorë kështu që zbriten. Në se zgjidhet kahe e kundërt e rrymës, ana e majtë nuk
ndryshon, ndërsa në të djathtë gjeneruesit ndërrojnë vendet me konsumatorët.
Figura L3-f5 jep rastin kur ka vetëm burime tensioni të lidhura në seri. Shenja e mbledhjes të
secilit nga burimet varet nga vendimi se cili skaj, (1) apo (2) do të quhet këmba (+) e burimit
ekuivalent. Pra shenja në shumën algjebrike është relative.

1 2
E1 E2 E3 E4 E5 E6
E∑ = E1 + E2 + E5 – E3 – E4 – E6

1 2
E1 E2 E3 E4 E5 E6
E∑ = E3 + E4 + E6 – E1 – E2 – E5

L3-f5. Relativiteti i mbledhjes në seri të Burimeve të Tensionit

• L3-2.1. Lidhja në Paralel e Rezistorëve. Rezistenca ekuivalente në paralel.


Pjestimi i rrymës.
Lidhja në paralel e rezistorëve lineare ndjek rregullin e treguar në Leksionin 1 për lidhjen në
paralel të 2-skajëshave të çfardoshëm. Skajet e njerit krah të rezistorëve lidhen të gjitha në një
nyje dhe skajet e mbetura lidhen gjithshtu të gjitha bashkë në një nyje.

5-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

+
I1 I2 I3 Ii In
Vab R1 R2 R3 Ri Rn


b

L3-f6. Lidhje e n rezistorëve në paralel me nyje “reale”

Të gjithë rezistorët në figurën L3-f6, nga njera anë i kanë të gjitha skajet e lidhura në nyjen (a),
dhe nga ana tjetër i kanë të gjitha skajet e lidhura në nyjen (b). Mjafton vrojtimi i skemës së
mësipërme për të nxjerrë përfundimin e parë për këtë lloj lidhje të rezistorëve. Egzistojnë vetëm
dy nyje, dy potenciale, ose vetëm një tension në të gjithë figurën. Si përfundim, Lidhja në Paralel
e rezistencave ka një tension të vetëm, ose të gjithë elementët e Lidhjes në Paralel kanë tension
të barabartë. Përfundimi vlen për të gjitha llojet e elementeve me dy skaje dhe është veçoria që e
bën lidhjen në paralel mënyrën kryesore të lidhjes të pajisjeve në realitet.
Skemat e vizatuara si L3-f6 bëhen të pakuptueshme me rritjen e numrit të elementeve që lidhen
në paralel, prandaj në praktikën e llogaritjes së qarqeve përdoret paraqitja e përafërt ku pikat-
nyje zëvendësohen me përcjellësa idealë, qark i shkurtër. Në vend të nyjeve pikësore krijohen
sipërfaqe ekuipotenciale, si në figurën L3-f7 majtas, të cilat sillen si nyje e shtrirë, nyje e madhe.

Ihyrjes
a a
+ + IHyrjes
I1 I2 I3 Ii In
Vab R1 R2 R3 Ri Rn Vab RParalel

– –
b b

L3-f7. Paraqitja standarte e n rezistorëve në paralel dhe qarku ekuivalent.

Për secilën nga rezistorët linearë në figurën e mësipërme është i vlefshëm ligji i Ohmit që lidh
midis tyre, tensionin e përbashkët Vab, rezistencat R1, R2,… Ri, … Rn, dhe rrymat në secilën prej
tyre I1, I2,… Ii, … In.
𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎 𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎 𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎 𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎
𝐼𝐼1 = 𝐼𝐼2 = … 𝐼𝐼𝑖𝑖 = … 𝐼𝐼𝑛𝑛 =
𝑅𝑅1 𝑅𝑅2 𝑅𝑅𝑖𝑖 𝑅𝑅𝑛𝑛

Barazimet e mësipërme nxjerrin në dukje një tjetër veçori të Lidhjes në Paralel, pavarësinë e
punimit të secilës degë. Barazimet e I1, I2,… Ii, … In varen vetëm nga Vab dhe rezistori përkatës
dhe nuk lidhen me R-të e tjera. I1 egziston edhe sikur R2 apo Rn të mos ishin fare në skemë. I
njejti pohim vlen për secilin prej elementëve të lidhjes në figurë. Për këtë arsye të gjitha pajisjet
në praktikë shfrytëzohen në paralel. P.sh., në shtëpi puna e dritave, apo e televizorëve, nuk varet
nga punimi i sobës, lavatriçes apo i cilësdo pajisje që vendoset në punë në cilindo çast të dhënë.
Lidhja në paralel i bën të pavarura nga njera-tjetra.
6-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Shqyrtimi sasior, numerik i lidhjes në paralel kërkon përdorimin e LKR në njerën nga dy nyjet e
skemës ku lidhen midis tyre, rryma kryesore I, dhe rrymat e secilit prej rezistorëve I1, I2,.. Ii,.. In.
Në nyjen (a) hyn vetëm I dhe dalin I1, I2, ..Ii, .. In . Nga LKR
IHyrjes = I1 + I2 + … + Ii + … + In (3.6)
𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎 𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎 𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎 𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎
𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 = + + ⋯+ + ⋯+ (3.6.1)
𝑅𝑅1 𝑅𝑅2 𝑅𝑅𝑖𝑖 𝑅𝑅𝑛𝑛

1 1 1 1
𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 = 𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎 × � + + ⋯+ +⋯+ � (3.6.2)
𝑅𝑅1 𝑅𝑅2 𝑅𝑅𝑖𝑖 𝑅𝑅𝑛𝑛

1
𝑉𝑉𝑎𝑎𝑎𝑎 = ( 1 1 1 1 ) × 𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 (3.6.3)
+ +⋯+ +⋯+
𝑅𝑅1 𝑅𝑅2 𝑅𝑅𝑖𝑖 𝑅𝑅𝑛𝑛

Barazimi 3.6.3 është ligji i Ohmit për gjithçka që përfshihet midis pikave (a) dhe (b), apo
gjithçka që ushqehet nga Vab. Në të djathtë të barazimit, rryma kryesore I shumëzohet nga një
madhësi që doemos është rezistencë në ohm. Kjo është pikërisht rezistenca ekuivalente në
paralel:
1 1
𝑅𝑅𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝 = 1 1 1 1 = 1 (3.7)
+ +⋯+ +⋯+ ∑
𝑅𝑅1 𝑅𝑅2 𝑅𝑅𝑖𝑖 𝑅𝑅𝑛𝑛 𝑅𝑅𝑖𝑖

Sipas procesit të ekuvalentimit që u shqyrtua tek lidhja në seri, 3.6.3 paraqet një qark të ri ku n
rezistorë në paralel zëvendësohen nga një rezistor të vetëm Rparalel, pa prekur Vab dhe rrymën
kryesore I, figura L3-f7 djathtas. Qarku i ri është i barazvlefshëm elektrikisht me qarkun
fillestar.
Duket qartë se formula e rezistencës së përgjithshme në paralel është mjaft e ngatërruar në
krahasim me lidhjen në seri. Rezistenca ekuivalente në paralel është e anasjellta e shumës së
anasjelltave të rezistencave të secilit rezistor. Edhe e shprehur me përcjellshmëri, rezistenca në
paralel ka trajtën
1 1
𝑅𝑅𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝 = 𝐺𝐺 = ∑ 𝐺𝐺𝑖𝑖
(3.7.1)
1 + 𝐺𝐺2 + …+𝐺𝐺𝑖𝑖 +⋯+𝐺𝐺𝑛𝑛

që përsëri mbetet llogaritje e ndërlikuar.


Ka trajta më të thjeshta për llogaritjen e rezistencës në paralel duke filluar nga mënyra më e
njohur, e anasjellta e R paralel është sa shuma e të anasjelltave të R individuale:
1 1 1 1 1
𝑅𝑅𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝
= 𝑅𝑅 + 𝑅𝑅2
+ ⋯ + 𝑅𝑅 + ⋯ + 𝑅𝑅 (3.8)
1 𝑖𝑖 𝑛𝑛

Rezistenca shumare vjen duke u zvogëluar me shtimin e lidhjeve në paralel dhe është më e vogël
se më e vogla. Shembull:
+ 1 1 1 1 6
= + + =
Vab 2Ω 3Ω 6Ω 𝑅𝑅𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝 2 3 6 6

– Rparalel = 1Ω < 2Ω
L3-f8. Shembull 1. Rezistenca e lidhjes në paralel më e vogël se më e vogla.

7-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Zvogëlimi i vazhdueshëm i Rparalel nuk është problem për rezistorët individualë, të cilët punojnë të
pavarur, por prek ndjeshëm punimin e burimit të tensonit Vab. Çdo rezistor i ri në paralel shton një
kufizë në ekuacionin 3.6 të nyjes:
IHyrjes = I1 + I2 + … + Ii + … + In + In+1 + …
Fuqia që duhet të prodhojë burimi i tensionit, e cila si vlerë absolute është Pburimit = Vab * IHyrjes,
rritet me shtimin e numrit të lidhjeve në paralel. Kur n –> ∞ edhe Pburimit –> ∞ që është e
pamundur në realitet. Lidhja në Paralel e paraqitur këtu është idealizim i dukurisë reale.
Me shumë interes është rezistenca shumare e vetëm dy rezistorëve në paralel. Formula e thjeshtë
që del në këtë konfigurim përdoret për gjetjen hap pas hapi të rezistencës shumare për një numër
më të madh rezistorësh në paralel.

+ IHyrjes
I1 I2
VHyrjes R1 R2

L3-f9. Qarku me një çift rezistorësh në paralel

IHyrjes = I1 + I2
𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 1 1 𝑅𝑅1 +𝑅𝑅2
𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 = 𝑅𝑅1
+ 𝑅𝑅2
= 𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 × � + � = 𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 × ( )
𝑅𝑅1 𝑅𝑅2 𝑅𝑅1 ×𝑅𝑅2

𝑅𝑅1 × 𝑅𝑅2
𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 = 𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 × = 𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 × 𝑅𝑅𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝
𝑅𝑅1 + 𝑅𝑅2
𝑅𝑅 ×𝑅𝑅
𝑅𝑅𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝 = 𝑅𝑅1 +𝑅𝑅2 (3.9)
1 2

Barazimi i fundit është shprehja më e njohur dhe e thjeshtë e lidhjes në paralel me vëtëm dy
rezistorë, e para herë të dytën përmbi të parën plus të dytën. Edhe në rastin e lidhjes të më
shumë se dy rezistorëve në paralel mund të shfrytëzohet thjeshtësia e formulës të mësipërme,
duke i llogaritur dy e nga dy, me disa hapa, deri në gjetjen e Rparalel. Si shembull, në figurën L3-
f10, njehsohen fillimisht çiftet 4Ω me 12Ω dhe 10Ω me 15Ω:
4×12 10×15
+ 𝑅𝑅4−12 = 4+12 = 3Ω 𝑅𝑅10−15 = 10+15 = 6Ω
V 4Ω 10Ω 12Ω 15Ω
Si hap i dytë:
– 𝑅𝑅 ×𝑅𝑅 3×6
𝑅𝑅𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝 = 𝑅𝑅4−12+𝑅𝑅10−15 = 3+6 = 2Ω
4−12 10−15

L3-f10. Shembull 2. Përdorimi i formulës të çiftit të rezistorëve për llogaritje.

Rruga është më e gjatë se përdorimi i menjëhershëm i formulave 3.7 ose 3.8, por mbahet mend
më kollaj dhe llogaritjet rezultojnë më të thjeshta.

8-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Pjestues Rryme quhet qarku, me të paktën dy rezistorë linearë në paralel, i cili përfton prej një
rryme të madhe të hyrjes një rrymë më të vogël të daljes, në varësi të raportit të rezistorëve të
përdorur. Në lidhjen e dy rezistorëve në paralel të figurës L3-f11, rryma e secilit prej tyre mund
të shprehet si vijon:
𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 ×𝑅𝑅𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝 𝑅𝑅 ×𝑅𝑅 1
𝐼𝐼1 = = = 𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 × 𝑅𝑅1 +𝑅𝑅2 × 𝑅𝑅 (3.10)
𝑅𝑅1 𝑅𝑅1 1 2 1

𝑅𝑅2
𝐼𝐼1 = 𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 × 𝑅𝑅 (3.10.1)
1 +𝑅𝑅2

𝑉𝑉𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 ×𝑅𝑅𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝𝑝 𝑅𝑅 ×𝑅𝑅 1


𝐼𝐼2 = = = 𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 × 𝑅𝑅1 +𝑅𝑅2 × 𝑅𝑅 (3.11)
𝑅𝑅2 𝑅𝑅2 1 2 2

𝑅𝑅1
𝐼𝐼2 = 𝐼𝐼𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻 × 𝑅𝑅 (3.11.1)
1 +𝑅𝑅2

Raportet e përftuara quhen pjestim i rrymës, rryma e hyrjes ndahet në pjesë sepse thyesa është
përherë < 1. Vihet re se pjestimi i rrymës është në përpjestim të drejtë me rezistencën e degës së
kundërt. Në shembullin e figurës L3-f11, është njejta rrymë hyrje IH = 10A, por çifte rezistencash
me vlera të ndryshme.

+ IH=10A + IH=10A
I1 I2 I1 I2
VHyrjes 1Ω 4Ω VHyrjes 5Ω 20Ω

– –

L3-f11. Shembull 3. Pjestimi i rrymës si raport i rezistencave të degëve.

Njehsimi i rrymave I1 e I2 mud të bëhet në mënyrë individuale bazuar në formulat e porsagjetura


më sipër. Për të dy rastet, rryma I1 rezulton 8A dhe rryma I2 rezulton 2A. Përcaktues për këtë
është raporti 1:4 i vlerave të rezistencave dhe jo vlerat konkrete të tyre.
Shembulli numerik thekson edhe faktin se rryma më e madhe kalon në rezistencën më të vogël
dhe anasjelltas. Kjo është veçori dalluese e lidhjes në paralel.

L3-2.2. Qarku me një çift nyjesh. Mbledhja e Burimeve të Rrymës.


Qarku me dy nyje është rast i veçantë i lidhjes në paralel ku ndërmjet dy nyjeve lidhen vetëm
rezistorë dhe burime rryme, dhe vetëm nga një element me 2-skaje në secilin degëzim. Në rastin
e përgjithshëm janë n rezistorë dhe m burime rryme si në figurën L3-f12. Këtej e tutje, burimet e
rrymës do të shënohen me shenjën J që të dallohen nga rrymat I në shtrimin e ekuacioneve.

9-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

+
I1 I2 In
Ik

J1 R1 R2 J2 Rn
V Rk Ji Jm

L3-f12. Qark që shtrihet midis dy nyjeve me përcjellës idealë

Të gjithë elementët janë vendosur ndërmjet dy shtrirjeve të përcjelësave idealë, të cilët krijojnë
sipërfaqe me potencial të njejtë. Për këtë arësye qarku një tension të vetëm V që gjendet kollaj.
Shenja e tensionit vendoset me hamendje dhe pritet zgjidhja përfundimtare për të kuptuar
drejtësinë e supozimit. Vendosja e shenjave të tensionit përcakton automatikisht kahun e
rrymave në të gjithë rezistorët, treguar në L3-f12. Për shqyrtimin e problemit nevojitet vetëm
LKR, në njerën nga nyjet sepse tjetra është “e tepërt”. Në se shqyrtohet nyja e sipërme, ekuacioni
i LKR rezulton
J1 + Ji + Jm = I1 + I2 + J2 + ...+ Ik + ...+ In (3.12)
Burimet e rrymës, si madhesi të njohura duhet të ndahen nga të panjohurat I1 deri In.
I1 + I2 + ...+ Ik + ...+ In = J1 –J2 + Ji + Jm (3.12.1)
Secila rrymë jepet nga ligji i Ohmit për degën përkatëse
𝑉𝑉 𝑉𝑉 𝑉𝑉 𝑉𝑉
𝑅𝑅1
+ 𝑅𝑅 + ⋯ + 𝑅𝑅𝑘𝑘
+⋯+ 𝑅𝑅𝑛𝑛
= 𝐽𝐽1 − 𝐽𝐽2 + 𝐽𝐽𝑖𝑖 + 𝐽𝐽𝑚𝑚 (3.12.2)
2

1 1 1 1
𝑉𝑉 × (𝑅𝑅 + 𝑅𝑅 + ⋯ + 𝑅𝑅𝑘𝑘
+⋯+ 𝑅𝑅𝑛𝑛
) = 𝐽𝐽1 − 𝐽𝐽2 + 𝐽𝐽𝑖𝑖 + 𝐽𝐽𝑚𝑚 (3.12.3)
1 2

1
𝑉𝑉 = (𝐽𝐽1 − 𝐽𝐽2 + 𝐽𝐽𝑖𝑖 + 𝐽𝐽𝑚𝑚 ) × 1 1 1 1 (3.12.4)
( + +⋯+ +⋯+ )
𝑅𝑅1 𝑅𝑅2 𝑅𝑅𝑘𝑘 𝑅𝑅𝑛𝑛

V = JΣ x Rparalel (3.12.5)
Barazimi i ri përkon më një skemë të re elektrike, sipas procesit të ekuivalentimit të dhënë më
parë. Figura është L3-f13.

JΣ V Rp


L3-f13. Qarku ekuivalent i qarkut të figurës L3-f12

Edhe në këtë rast, Rparalel është e njejta madhësi e diskutuar më lart. Interesi qëndron në burimin
ekuivalent të rrymës JΣ si shumë algjebrike e burimeve individuale që shfaqet në barazimin
10-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

3.12.5. Në rastin e burimeve të rrymës arsyetimin është më i thjeshtë se për burimet e tensionit:
burimet që hyjnë në nyje meren pozitive ato që dalin nga nyja merren negative. Në se në
shqyrtim merret nyja tjetër, shenjat do të këmbeheshin.
Lidhja në paralel është mënyra natyrale e lidhjes së burimeve të rrymës, për të gjeneruar rrymë
më të madhe, për rrjedhojë dhe fuqi më të madhe, për një tension të dhënë.

• L3-3. Detyra e Llogaritjes së Qarqeve. Zgjidhja e qarqeve me thjeshtime Seri-


Paralel. Zgjidhja qarqeve të ndërlikuar me sistem.

• L3-3.1. Përcaktimi i detyrës të Llogaritjes të Qarkut.


Në këtë pikë të zhvillimit të Teorisë së Qarqeve vjen natyrshëm momenti që të sqarohet dhe
përkufizohet se çfarë është në vetvete Llogaritja e Qarqeve ose Analiza e Qarqeve.

Një qark i çfardoshëm, si rregull, ka një numër të caktuar degësh ku nuk ka asnjë informacion
për rrymën ose tensionin. Degët e tilla me rryma të panjohura në terminologjinë e Teorisë të
Qarqeve quhen degë të panjohura. Fizikish dega e qarkut njihet fare mirë sepse njihen elementet
që përmban, vetëm rryma e saj është e panjohur. Bëjnë përjashtim degët që përmbajnë Burime
Rryme të cilat konsiderohen degë të njohura të qarkut.

Numri i degëve që rezultojnë të panjohura në një qark të çfarësoshëm shënohet me ndryshoren


m. Kjo do të thotë që në qark janë m rryma, Id-1, Id-2, …, Id-m, të cilat duhen llogaritur. Pikërisht
ky është objekti i analizës së qarqeve:gjetja e rrymave në çdo degë të panjohur të tyre.
Problemi quhet i zgjidhur kur kemi gjeneruar listën e vlerave të rrymave të panjohura, në gjuhën
e matematikës, i kemi dhënë vlera vektorit të rrymave të panjohura të degëve Id:

𝐼𝐼𝑑𝑑−1
⎡ 𝐼𝐼 ⎤
⎢ 𝑑𝑑−2 ⎥
… ⎥
𝑰𝑰𝒅𝒅 = ⎢ (3.13)
𝐼𝐼
⎢ 𝑑𝑑−𝑖𝑖 ⎥
⎢ … ⎥
⎣𝐼𝐼𝑑𝑑−𝑚𝑚 ⎦

Në secilin rast dhe në të gjitha rastet, llogaritja e qarqeve mundësohet nga kombinimi i ligjeve
bazë, Ligjit të Ohmit dhe dy ligjeve të Kirkhofit, LKR – LKT. Kjo bashkësi ligjesh është baza
absolute e zgjidhjes të çdo lloj qarku elektrik, sado i madh e i ndërlikuar të jetë, dhe e të gjitha
metodave moderne llogaritëse. Edhe llogaritjet me kompjuter, në dukje thjesht numerike, duhet
të kontrollojnë vërtetësinë e çdo hapi e çdo përfundimi me ligjet e mësipërme.

11-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Duke filluar nga ky Leksion dhe në ato në vijim do të trajtohen rrugë dhe metoda të cilat lejonë
hartimin e ekuacioneve dhe llogaritjen e rrymave ose tensioneve degëve të panjoura për të gjitha
llojet dhe konfigurimet e qarqeve.

• L3-3.2. Zgjidhja e qarqeve me thjeshtime Seri-Paralel.


Shumica e qarqeve që plotësojnë kushtin e qarkut të L3-f1, një burim ushqimi në hyrje dhe
pjesa tjetër vetëm rezistorë, kanë përzierje të të dy mënyrave të lidhjes, seri dhe paralel, pa
krijuar qarqet në trajtë rrjete, përkufizuar në Leksionin 1
Brenda këtyre qarqeve mund të kombinohen pjesë të lidhura në seri dhe pjesë të lidhura në
paralel, të cilat mund të jenë të lidhura me njera-tjetrën gjithashtu në seri ose paralel, si në
figurën L2-f14.

a) b)

L3-f14. Qarqe me kombinime klasike të grupimeve seri dhe paralel.

Figura L3-f14-(a) paraqet dy blloqe lidhur në paralel të cilët janë në seri me njeri-tjetrin. Rryma
e hyrjes I është faktori i përbashkët që tregon se skema në tërësi është e lidhur në seri. Përbri
është hapi i parë i thjeshtimit të saj në dy rezistorë në seri.
Figura L3-f14-(b) paraqet dy blloqe të lidhur në seri të cilët janë në paralel me njeri-tjetrin.
Faktori përbashkët është tensioni i hyrjes V që tregon se skema në tërësi është lidhje në paralel.
Përbri është hapi i parë i thjeshtimit të saj në dy rezistorë në paralel.
Në këtë paragraf do të shqyrtohet zgjidhja me thjeshtim të qarkut deri në gjetjen e të gjitha
rrymave të degëve, nëpërmjet teknikave të pjestimit të tensionit dhe pjestimit të rrymës. Duke
qenë se skemat e këtij lloji janë pa fund, shpalosja e teknikës do të bëhet përmes një shembulli
tipik, të treguar në figurën L3-f15

12-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

I5 R5
I1
1
2
R1 R2 I2

E R3 R4
I3 I4

L3-f15. Qark tipik për ilustrimin e zgjidhjes me thjeshtim.

Kqyrja e qarkut tregon se nuk njihen rrymat në të pesë degët e këtij qarku, që në paraqitjen
inxhinierike të problemit shprehet me

m=5

Zgjidhja e plotë kërkon që të njehsohen të gjitha rrymat e degëve, të shënuara në figurë, ose
vektori

𝐼𝐼1
⎡𝐼𝐼 ⎤
⎢ 2⎥
𝑰𝑰𝒅𝒅 = ⎢𝐼𝐼3 ⎥
⎢𝐼𝐼4 ⎥
⎣𝐼𝐼5 ⎦

Teorikisht kahu i rrymave është i panjohur, dhe shënohet sipas dëshirës, por në qarqet me një
burim rrymat do të kalojnë nga (+) në (-) të burimit. Prej këtej edhe shënimet e kaheve të
vendosura në figurën konkrete. Rruga e zgjidhjes të këtyre qarqeve është standarte me dy pjesë:

-Pjesa e parë është zvogëlimi i skemës së madhe në një burim me një rezistencë dhe gjetja e
rrymës të përgjithëshme të qarkut me ligjin e Ohmit. Fillimisht, me vrojtimin e qarku zbulohen
blloqet të cilët mund të thjeshtohen menjëherë. Thjeshtohen këto grupe dhe ndërtohet një skemë
e re, ku zbulohen sërish blloqe që mund të thjeshohen. Kjo përsëritet deri sa të përfundohet në
një rezistencë ekuvalente përfundimtare.
-Pjesa e dytë është krejt e kundëta, pasqyra e të parës. Ndiqet në rradhë të kundërt çdo hap i
thjeshtimit deri në rikthim tek skema fillestare, duke llogaritur në secilin hap prapa rrymat e
degëve sipas rradhës.
Për shembullin konkret,në pjesën e parë vrojtimi i qarkut tregon se:
- R1 nuk është në seri me R2 ngaqë ka nje degëzim në nyjen (1).
- R3 nuk është në paralel me R4 ngaqë skajet janë të bashkura vetëm në nyjen (3), por janë
të ndara në nyjet (1) dhe (2).
- R5 është në paralel me R2 sepse i kanë skajet e lidhura bashkë në nyjet (1) dhe (2). Këtu
përcaktohet hapi i parë i thjeshtimit.
13-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Llogjika e analizës së mësipërme zbatohet për çfarëdo skeme, sado e ndërlikuar që të jetë. Në
fillim gjenden grupet/blloqet ku mund të kryhen thjeshtimet e para, në seri apo paralel, pastaj
përsëritet arsyetimi për hapin tjetër. Në rastin në shqyrtim, hapat jepen në figurën L3-f16:
1 1 1
2
R1 R25 R1 R1

E R3 R4 E R3 R254 R3254 R∑
E E

3 3 3

L3-f16. Hapat e thjeshtimit të qarkut shembull deri në një rezistor ekuivalent.

- Mblidhet R5 me R2 në paralel që jep R25 dhe përftohet skema e parë.


- Shqyrtimi i saj tregon se R25 tashmë është në seri me R4. Mbledhja e tyre jep R254 dhe
skemën e dytë.
- Në këtë skemë është krijuar konfigurimi ku R254 dhe R3 janë në paralel. Mbledhja e tyre
jep R3254 dhe skemën e tretë.
- Në fund mbetet vetëm R1 në seri me R3254 dhe arrihet thjeshtimi i plotë në R∑.
Thjeshtimi i qarkut nuk është qëllim në vetvete, por gjysma e punës për gjetjen e rrymave dhe
tensioneve në çdo rezistencë të skemës. Në pjesën e dytë kjo realizohet në hapat e kthimit pas në
skemën fillestare, me ndihmë edhe të pjestimit të tensionit dhe të rrymës.
Pjesa e dytë për shembullin në vijim fillon me skemën e fundit të L3-f16 e cila bëhet e para e
figurës L3-f17. Rryma e përgjithëshme, për rastin në shqyrtim është edhe rryma e rezistencës R1,
sikurse duket më qartë në skemën e dytë të L3-f17 ose të parafundit të L3-f16. E dyta nga fillimi
në gjetjen e rrymave ishte e dyta nga fundi në thjeshtimin e qarkut. Kështu:

𝐸𝐸
𝐼𝐼 = 𝐼𝐼1 =
𝑅𝑅∑

I∑=I1 I1 R1
+ I1

E R∑ E V3254 R3254

L3-f17. Kthimi prapa për gjetjen e rrymave të degëve.

Rezistori R1 dhe pjesa tjetër të qarkut të thjeshtuar, përfaqësuar nga R3254, janë të lidhura në seri.
Rryma I1 është e njejtë edhe për R3254, që mundëson gjetjen e tensionit për këtë pjesë të qarkut,
lidhur midis nyjeve (1) dhe (3), me ligjin e Ohmit

𝑉𝑉3254 = 𝐼𝐼1 × 𝑅𝑅3254


14-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Një hap më tej në kthimin prapa, në figurën L3-f18, dallohet se përbërëset e R3254, R3 dhe R254,
janë të lidhura në paralel midis nyjeve (1) dhe (3), e për rrjedhojë e kanë tensionin sa tensioni
midis dy skajeve të përbashkëta, d.m.th V3254 i gjetur më lart.
1

I1 R1 +

E V3254 R3 R254

I3 I254

3

L3-f18. Hapi i tretë në kthimin prapa për gjetjen e rrymave të degëve.

Gjenden kështu rrymat I3 dhe rryma e përbashkët I254 të pjesës së mbledhur në R254:
𝑉𝑉3254
𝐼𝐼3 =
𝑅𝑅3
dhe
𝑉𝑉3254
𝐼𝐼254 =
𝑅𝑅254
Janë gjetur I1 dhe I3, mbeten për të llogaritur I2, I4 dhe I5. Për këtë nevojitet një hap tjetër prapa
në figurën L3-f19, rezultati i thjeshtimit të parë të R2 dhe R5 në rezistorin ekuivalent R25.
1
2
I1 R1 I254 R
25

E R3 R4
I3 I4= I254

L3-f19. Hapi i katërt në kthimin prapa për gjetjen e rrymave të degëve.

Duket qartë që I254 dhe I4 janë e njejta madhësi, sepse rezistorët janë lidhur në seri. Sipas LKR
në nyjen (2), I4, = I254 e llogaritur më lart.
Gjetja e dy rrymave të fundit, I2 dhe I5 bëhet duke u kthyer në figurën fillestare të shembullit.
Në nyjen (2) vihet re se rryma I4 ka pjesë përbërëse I2 dhe I5 në degët paralele R2 dhe R5, gjë që
nuk vlen për nyjen(1). Eshtë rasti për të theksuar se pjestuesi i rrymës nuk vlen vetëm kur rryma
që hyn ndahet në dy rezistorë paralel, por edhe në të kundërtën, si në shembullin aktual, kur
rrymat e dy rezistorëve paralel dalin në një degë të vetme kryesore.

15-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

R5 I5
1 2

R2 I2

I4

L3-f20. Hapi i fundit në kthimin prapa, pjestuesi i rrymës.


Atëherë copat I2 dhe I5 gjenden me pjestimin e rrymës I4 në nyjen (2):
𝑅𝑅5 𝑅𝑅2
𝐼𝐼2 = 𝐼𝐼4 × 𝑅𝑅 𝐼𝐼5 = 𝐼𝐼4 × 𝑅𝑅
2 +𝑅𝑅5 2 +𝑅𝑅5

Me gjetjen e dy rrymave të fundit plotësohet detyra llogaritëse e shembullit konkret.


Skema të ndryshme kërkojnë hapa të ndryshme, në numër dhe në natyrën e veprimeve, por rruga
mbetet gjithmonë ajo e përshkruar këtu: 1– reduktohet skema me hapa deri në burim dhe
rezistencë shumare; 2 – ecet mbrapa në secilën nga hapat e pikës së parë duke njehsuar rrymat e
rezistorëve individualë, deri në gjetjen e gjithë të panjohurave.

• L3-3.3. Zgjidhja sistematike e qarqeve të çfardoshme.


Një qark i përgjithësuar përmban shumë rezistorë dhe shumë burime tensioni dhe nuk ka asnjë
mundësi thjeshtimesh seri dhe paralel të rezistencave. Skemat që krijohen kanë shumë nyje dhe
shumë degë të cilat i japin qarkut trajtën e “rrjetës”. Edhe në këtë rast, sikurse edhe për qarqet e
thjeshta seri-paralel, detyra llogaritëse mbetet e njejta, gjetja e rrymave në të gjithë të degët e
qarkut ku ato nuk njihen, ose gjetja e vektorit Id.
Rast të veçantë përbëjnë qaret me të dhëna shtesë, qarqe ku njhen paraprakisht një ose disa
rryma nga bashkësia e mësipërme, ose tensionet e lidhura me to. Kjo mundëson llogaritjen hap-
pas-hapi të qarkut. Duke përdorur me rradhë ligjet e Kirkhofit dhe të Ohmit gjenden rryma dhe
tensione të tjera të panjohura. Në se gjenden të gjitha rrymat e degëve të panjohura do të thotë që
gjendet zgjidhja e plotë e qarkut. Në se të dhënat shtesë mundësojnë gjetjen e vetëm një pjese të
rrymave të panjohura, thuhet se është ulur numri i ekuacioneve për zgjidhjen e qarkut.
Kur nuk ka asnjë mundësi që të njehsohet paraprakisht ndonjë nga rrymat Id-1, Id-2, …, Id-m,
mbetet të llogariten të gjitha rrymat e pajohura njëkohësisht. Kjo do të thotë se detyra e zgjidhjes
të qarkut do të kryhet me sistem ekuacionesh algjebrike lineare, përmasa e të cilit përcaktohet
nga numri i degeve me rryma të panjohura. Qarku me m degë të panjohura kërkon një sistem
[m x m] ekuacionesh algjebrike me të panjohura Id-1, Id-2, …, Id-m, ose ndryshe vektorin Id.
Ngritja e sistemit të ekuacioneve algjebrike kryhet me kombinim të ligjeve të Kirkofit dhe të
Ohmit, sipas hapave të përcaktuara mirë në një procedure standart. Hapat e procedurës për
hartimin e sistemit [m x m] të ekuacioneve mund të ilustrohen duke gjetur rrymat e qarkut në
figurën L3-f21-(a). Vlerat numerike pranë secilit element janë hequr për t’u zëvendësuar me
simbolet e rezistencave dhe burimeve, në një zgjidhje sa më përgjithësuese.

16-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

b)
a)

L3-f21. Shembull. Zgjidhja e qarkut me sistem. Emërtimi i nyjeve.

Në hapin e parë vrojtohet struktura e qarkut dhe nxirret numri i nyjeve dhe i degëve me rryma
të panjohura. Gjatë numërimit të nyjeve kryhet edhe emërtimi i tyre me numër ose shkronjë të
rrethuar, figura L3-f21-(b). Numri i nyjeve shënohet me ndryshoren n. Në shembullin e dhënë
rezulton:
n=4
Degët sipas përkufizimit të dhënë në Leksionin 2, janë pjesët midis dy nyjeve me një element 2-
skajësh, ose një kombinim seri të tyre. Gjatë numërimit të degëve të panjohura përjashtohen
vetëm degët me burime rryme.
KUJDES! Degët si ajo me E3, janë shumë shpesh burim gabimesh sepse merren si të njohura
ngaqë përmbajnë vetëm një E të njohur. Këtu harrohet që detyra e shtruar është gjetja e I në atë
degë, dhe njohja e E nuk jep asnjë mundësi për të gjetur këtë rrymë. Degët që përmbajnë vetëm
burime tensioni janë po aq të panjohura sa dhe degët me rezistenca apo kombinime R dhe E.
Numërimi i degëve ku nuk njihet rryma në shembullin e L3-f21, pas përjashtimit të degës me J2,
rezulton në 5 rryma të panjohura. Pra:
m=5
Kjo do të thotë se duhet ndëtuar një sistem [ 5 x 5] ekuacionesh algjebrike. Zgjidhja do të jetë
vektori i rrymave Id = [ I1, I3, I4 I5, I6]T.

Në hapin e dytë vendosen kahet e rrymave në të gjitha degët e panjohura, figura L3-f22-(a).
Vendosja e drejtimeve të rrymave është krejtësisht rastësore sepse, për qarqet e ndërlikuara, nuk
ka asnjë kriter që të parashikojë qoftë edhe një kahe rryme. Çdo shënim bëhet sipas dëshirës, pa
asnjë kufizim. Kahet e rrymave të degëve përcaktjnë automatikisht edhe shenjat e tensioneve në
secilin prej rezistorëve, të cilat shënohen në skemë gjithashtu në këtë hap, L3-f22(b). L3-f22
është një nga variantet e mundëshme të shënimeve që bëhen në hapin e dytë. Tensionet në
rezistorë janë gjithmonë të përputhur me drejtimin e rrymës, ndërsa për burimet e tensionit nuk
ka asnjë rregull, si p.sh. E3 në figurë.

17-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

a) b)

L3-f22. Shembull. Zgjidhja e qarkut me sistem. Vendosja e rrymave dhe tensioneve.

Në hapin e tretë nis hartimi me anë të LKR në nyjet e skemës i pjesës së parë të m ekuacioneve
të sistemit (5 për shembullin konkret). Në Leksionin 2 është treguar veçoria e Ligjit të Kirkhofit
për Rrymat, i cili në nyjen e n –të jep një ekuacion kombinim linear të n -1 ekuacioneve të
mëparshme. Matematikisht ekuacioni i tillë nuk është i pavarur dhe nuk vlen në zgjidhjen e
sistemit algjebrik. Kështu që në hapin e tretë zgjidhen për shqyrtim n -1 nyje të skemës dhe
shkruhen ekuacionet e LKR për to.
Zgjedhja edhe këtë herë është rastësore, pa kriter, mjafton të piketohet një nyje për të u hequr
nga lista e nyjeve me të cilat do të punohet. Në shembullin aktual duhet të hartohen:
n –1 = 4 – 1 = 3 ekuacione nyjesh të pavarura
Një nga variantet e mundëshme është përjashtimi i nyjes (1) dhe përdorimi i (2), (3) dhe (4).
Ekuacionet e rrymave për këtë rast janë:
(2) I1 + J2 = I3 (2) I1 – I3 = –J2
(3) I4 = J2 + I5 ose (3) I4 – I5 = J2
(4) I3 + I5 = I6 (4) I3 + I5 – I6 = 0
Për nevojat e mëtejshme të hartimit të sistemit të panjohurat renditen sipas rritjes së indekseve
nga 1 deri në m ( 1 - 6 në shembullin aktual).

Në hapin e katërt nxirret pjesa e mbetur e m ekuacioneve të sistemit me anë të LKT në konturet
e skemës. Në se nga nyjet nxirren n -1 ekuacione, pjesa e mbetur jepet nga barazim i mirënjohur
nga fizika e elekticitetit:
m – ( n -1 )
Vlera që rezulton nga formula e mësipërme përcakton numrin e kontureve nga të cilat nxirren
ekuacione të LKT të pavarura nga njeri-tjetri. Në se merret qoftë edhe një kontur më tepër se m -
(n - 1), ai del kombinim linear i ekuacioneve të mëparshme, i pavlefshëm për zgjidhjen e një
sistemi ekuacionesh algjebrike. Kjo është arësyeja që m – (n −1) quhet edhe numri i kontureve
të pavarura të qarkut të dhënë, i cili mund të ketë shumë më tepër konture se kjo vlerë.

18-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Qarku i shembullit në shqyrtim ka gjithsej 7 rrugë të mbyllura, apo konture, nga të cilat mund të
përdoren vetëm:
m – (n –1) = 5 – (4 – 1) = 2 konture të pavarura.
Për qarqet me skemën e shtrirë në plan, të quajtura planare, (2-D), formula e mësipërme
përkthehet në një rregull të thjeshtë: numri i kontureve të pavaruara është sa numri i
“parcelave” ndarëse të skemës zbritur numrin e burimeve të rrymës. Në shembullin aktual,
skema ka 3 ndarje/parcela dhe një burim rryme, pra mbeten vetëm dy konture të pavarura. Ky
rezultat përputhet me formulën teorike të mësipërme. Jo të gjitha qarqet elektrike janë planare,
në fakt në praktikë ka shumë pak të tillë, prandaj përdorimi i formulës duhet të ketë përparësi
ndaj rrugës të kollajshme grafike.
Zgjedhja konkrete e kontureve për ekuacionet e LKT nga bashkësia e gjithë kontureve të qarkut
është përsëri zgjedhje e lirë. I vetmi kufizim janë konturet që kalojnë nga burimet e rrymës. Çdo
burim rryme ka një tension të panjour në skajet e veta, VJ në L3-f22-(b). Ekuacioni i një konturi
të tillë e shton numrin e të panjohurave përtej m, gjë që kërkon gjetjen e ekuacioneve shtesë, dhe
e zmadhon në mënyrë të panevojshme sistemin. Prandaj, si rregull i analizës të qarqeve konturet
zgjidhen që të anashkalojnë burimet e rrymës.
Mënyra e dallimit të konturit është treguar në Leksionin 2, me vargje alfanumerike të nyjeve ose
me shigjetat e lëvizjes nëpër kontur (sipas dëshirës në kahun orar ose atë kundërorar). Në figurën
L3-f23 janë hequr rrymat e degëve për të përforcuar konceptin e ligjit të Kirkhofit për Tensionet
si shumë e pastër tensionesh, pa asnjë lidhje me rrymat. Është ligji i Ohmit që bën lidhjen e
tensionit me rrymën në rezistorët linearë dhe shrytëzohet menjëherë pas shtrimit të ekuacioneve
të tensioneve.

L3-f23. Shembull. Zgjedhja e kontureve.

Vihet re që konturi [K1] ndërtohet duke anashkaluar burimin e rrymës J2. Konturet janë zgjedhur
me kahe të ndryshme nga njeri-tjetri për të përforcuar idenë e zgjedhjes sipas dëshirës. Konturet
e treguara nuk janë të vetmit e mundëshëm, në vend të [K1] ose [K2] mund të zgjidhet korniza e
madhe, konturi i jashtëm. Kjo nuk e ndryshon rezultatin përfundimtar.

19-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Ekuacionet e LKT për konturet e zgjedhura janë:


[K1] V1 + E3 – V5 – V4 – E1 = 0 [K1] V1 – V4 – V5 = E1 – E3
[K2] – V5 – V4 – V6 + E6 = 0 ose [K2] V4 + V5 + V6 = E6
Përsëri rregullohet renditja e indekseve në rritje. Zbatimi i ligjit të Ohmit i kthen ekuacionet e
tensioneve në ekuacione me të panjohurat e sistemit, I1, … I6 :
[K1] R1 I1 – R4 I4 – R5 I5 = E1 – E3
[K2] R4 I4 + R5 I5 + R6 I6 = E6
Me plotësimin e pjesës së mbetur të m ekuacioneve për m rryma të panjohura, bëhet më në fund
i mundur hapi i rradhës i cili përmbyll procedurën.

Hapi i pestë dhe i fundit përfshin vetëm veprimet matematike të nevojshme për arritjen e
rezultatit përfumdimtar. Fillimisht bashkohen dy copat e sistemit marrë nga nyjet dhe konturet në
sistemin e vërtetë m ekuacione me m të panjohura. Pastaj, sistemi i ekuacioneve algjebrike
kalohet në trajtën e vet matricore, duke përftuar kështu një ekuacion matricor. Zgjidhja e këtij të
fundit jep vektorin e rrymave të panjohura që përmbyll detyrën llogaritëse për qarkun.
Për shembullin aktual:
(2) I1 – I3 = J2 1 –1 0 0 0 I1 –J2
(3) I4 – I5 = J2 0 0 1 –1 0 I3 J2
(4) I3 + I5 – I6 = 0 0 1 0 1 –1 I4 0
[K1] R1 I1 – R4 I4 – R5 I5 = E1 – E3 R1 0 –R4 –R5 0 I5 E1 – E3
[K2] R4 I4 + R5 I5 + R6 I6 = E6 0 0 R4 R5 R6 I6 E6

Matrica që përftohet nga zgjidhja me ligjet e Kirkhofit është bashkim i koeficientëve pa përmasë
( 1 ose -1) dhe koeficientëve me përmasë Ω. Për këtë arsye konsiderohet maricë hibride, H. Në
të djathtë të barazimit gjenden gjithë burimet e skemës në vektorin e burimeve B. Ekuacioni në
trajtë matricore është:
HxI=B
dhe zgjidhja e tij:
H-1 x B = I
ku H-1 është matrica inverse e matricës H. Zgjidhja e kërkuar për qarkun që shqyrtohet gjendet
tek vektori i rrymave të degëve I.

20-Leksioni 3
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 3
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Ky hap mbyll edhe metodikën e plotë të zgjidhjes së qarqeve të çfardoshme me rezistenca


lineare. Detyra e llogaritjes së qarkut përfundon këtu.
Kjo rrugë vlen për çdo lloj qarku si nga madhësia ashtu edhe nga ndërlikimi. Edhe qarqet e
thjeshta me lidhje seri dhe paralel mund të zgjidhen në këtë mënyrë, por mund të krijohet vëllim
më i madh pune se sa me teknikën e thjeshtimit.
Duhet theksuar se kthimi i sistemit në trajtë matricore bëhet me qëllim zgjidhjen me kompjuter të
problemit dhe jo për llogaritje me dorë, pavarësisht se edhe kjo mësohet në matematikë. Rritja e
ndërlikimit të qarqeve rrit përmasat e sistemit dhe matricës së tij kështu që kryerja e llogaritjeve
me kompjuter kalon nga e preferueshme në të domosdoshme.

21-Leksioni 3

You might also like