You are on page 1of 20

Universiteti Polis

Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajn-it


Msc. Inxhinieri Ndërtimi

TEORI E AVANCUAR E
STRUKTURAVE 1
Leksion 5

Lektore: Dr. Ilda Rusi


NDËRTIMI I VIJAVE INFLUENTE ME METODËN KINEMATIKE

Konceptime të përgjithshme
Në SSC metoda kinematike përdoret dhe për ndërtimin e vijave influente të faktorëve të
ndryshëm për shkak të lëvizjes së forcës njësi P=1

RA*dSA – 1*y = 0 RA = y/dSA


Nëse supozojmë dSA = 1 RA = y
Nga njëra anë “y” është ordinatë e traut të zhvendosur në pikën ku ndodhet P, nga ana tjetër
tregon dhe vlerën e reaksionit RA për shkak të lëvizjes së forcës lëvizëse njësi

Në përgjithësi vija A’B e traut të zhvendosur, është vija influente e RA me kusht që madhësia
dSA të merret e barabartë me njësinë
NDËRTIMI I VIJAVE INFLUENTE ME METODËN KINEMATIKE

Konceptime të përgjithshme

Për të vlerësuar forcën prerëse

Vc*dSC – 1*y = 0 VC = y/dSC

Nëse supozojmë dSC = 1 VC = y

Kjo tregon që vija e zhvendosur AC1C2B e traut është vija influente e forcës prerëse VC
Duhet theksuar fakti se zhvendosjet virtuale duhet të jenë madhësi pmv të tilla që të
justifikojnë shprehjet CC1=a/l; CC2=b/l
NDËRTIMI I VIJAVE INFLUENTE ME METODËN KINEMATIKE

Konceptime të përgjithshme

Për të përcaktuar momentin në një seksion çfarëdo C

Mc*dѲC – 1*y = 0 MC = y/dѲC

Nëse supozojmë dѲC = 1 MC = y

Kjo tregon që vija e zhvendosur AC’B e traut është vija influente e momentit MC
Zhvendosja është madhësi pmv e tillë që të justifikojë shprehjet AA’= a dѲC =a njësi;
BB’= b dѲC =b njësi
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Kuptime bazë mbi energjinë plotësuese
Krahas punës së ngarkesave të jashtme dhe energjisë potenciale përdoren gjerësisht edhe
konceptet “komplementare” apo “plotësuese” të tyre që janë puna dhe energjia plotësuese
Për konkretizim i referohemi rastit të thjeshtë të një shufre të sforcuar nga veprimi i forcës
normale
Supozojmë se shufra është e shkëputur nga një kapriatë çfarëdo e ngarkuar me forca Pi; ka
gjatësi l, sipërfaqe A dhe force të brendshme përfundimtare Nf si dhe një sjellje elastike të
çfarëdoshme, jo patjetër lineare
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Kuptime bazë mbi energjinë plotësuese

Në një moment çfarëdo të ngarkimit statik të shufrës N, zgjatimi total i saj Dl merr parasysh
përveç zgjatimit (Dl)N të shkaktuar nga forca N, edhe një zgjatje fillestare (Dl)0 shkaktuar
nga temperatura apo shkaqe të tjera mjedisore
Dl=(Dl)N + (Dl)0
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Kuptime bazë mbi energjinë plotësuese
Shënojmë vlerat përfundimtare të forcës vepruese N dhe zgjatimeve (Dl)N dhe (Dl)
përkatësisht me Nf, (Dl)N,f dhe (Dl)f
Ed=∫ Nd(Dl) grafikisht Ed jepet me sipërfaqen e vizuar vertikalisht

Me përkufizim energji plotësuese E*, konsiderohet madhësia


që grafikisht matet me sipërfaqen e vizuar vertikalisht
Cilësimi plotësuese apo komplementare lidhet me faktin se në
atë figurë sipërfaqja E* plotëson së bashku me sipërfaqen Ed
një katërkëndësh-kënddrejtë me brinjë forcën N dhe
zhvendosjen Dl
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Kuptime bazë mbi energjinë plotësuese
Matematikisht madhësia E* jepet:
E*=∫ (Dl)*dN edhe me deformime fillestare
E* = (Dl)0*Nf + ∫(Dl)N*dN

Në mënyrë analoge përkufizohet energjia plotësuese


komplementare për rastin e veprimit të faktorëve të tjerë si
momente përkulëse, forca prerëse

E* nuk ka kuptim fizik por përdoret si mjet matematikor në


llogaritjen e zhvendosjeve në sistemet elastike, lineare ose jo-
lineare pasi thjeshton trajtimin e zgjidhjeve
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Kuptime bazë mbi energjinë plotësuese

Nëpërmjet interpretimeve grafike mund të konstatohet lehtë


vërtetësia e marrëdhënieve të mëposhtme

𝑑𝐸𝑑 𝑑𝐸
=N dhe = (Dl)0 + (Dl)N
𝑑 𝐷𝑙 𝑁 𝑑𝑁

Ku Ed dhe E* janë përkatësisht energjia e deformimit dhe


energjia plotësuese
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Shprehjet e energjisë plotësuese-rasti i strukturave lineare
Nëse në vend të N dhe Dl do të kalohet në madhësitë korresponduese të sforcimeve σ dhe
deformacioneve ε në shufër, madhësia e energjisë së deformimit Ed do të shprehej nga
integrali:
Ed = ∫ ∫σdε dV ku dV=l*dA (vëllimi elementar shufrës)
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Shprehjet e energjisë plotësuese-rasti i strukturave lineare
Me simbolikën e sforcim-deformacioneve (σ-ε) për E* do të shkruanim:
E* = ∫ ∫ εdσ dV ku madhësia ∫εdσ quhet densitet E* (sip vizuar vertikalisht)
Nëse materiali i bindet ligjit Hukut dhe pë deformacione fillestare zero, kuba sforcim-
deformim një vijë drejtë (denisteti energjisë ½(σf*εf)
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Shprehjet e energjisë plotësuese-rasti i strukturave lineare
Prej këtej rrjedh se deformimet e strukturës që shqyrtohet ndodhin në fushën elastike
lineare, E* numerikisht e barabartë me Ed
-Për strukturat lineare: E* = Ed
Në rastin më të përgjithshëm të një strukture elastike lineare në gjendje të sforcuar
trepërmasore, barazimi i mësipërm do të shkruhej:
1
-Për strukturat lineare: E* = Ed = ∫ σT ε dV
2
1
-Për strukturat lineare: E* = Ed = ∫ εT σ dV
2
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Kuptime mbi punën plotësuese
Përcaktime të ngjashme me ato të E* për një shufër kapriate mund të formulohen edhe për
kapriatën në tërësi
Në vend të diagramës “forcë e brendshme-zgjatim” të një shufre pra të marrëdhënies N-
Dl, le të konsiderojmë një diagramë analoge që shpreh marrëdhënien P-D midis një force
vepruese të jashtme P në kapriatë dhe zhvendosjes D në pikën e aplikimit të forcës dhe në
drejtim të saj
Në planin e diagramës P-D pjesa poshtë saj quhet We e forcës P, ndërsa në pjesën majtas-
sipër do të kemi W*
W* = ∫ DdP Pf vlera finale P kurse D vlera zhvendosjes në një moment çfarëdo ngarkimi
Në rastin përgjith D është shuma e zhvendosjes përkatëse Dp të shkaktuar nga P me
zhvendosjen fillestare D0 që mund të kishte sistemi elastik (për shkak të temp D=D0+Dp)
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Kuptime mbi punën plotësuese

Nëse konsiderohet një sistem me “n” forca vepruese Pi (i=1, 2, 3, …, n), atëherë puna
plotësuese do të shprehej:
W* = Ʃ ∫Di*dPi ku Pf,i është vlera përfundimtare e forcës Pi

Në rastin e strukturave elastike lineare (kapriatë, tra, ramë) dhe kur zhvendosjet
shkaktohen vetëm nga veprimi i forcave të jashtme (dmth për D0=0), W* është e
barabartë me punën e forcave të jashtme We
1
W* = We = Ʃ Pi*Di
2
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Mbi mundësinë e këmbimit reciprok të energjisë së deformimit dhe energjisë plotësuese
Këmbimi reciprok i energjisë së deformimit dhe energjisë plotësuese bëhet i mundur vetëm
në rastet kur sjellja e sistemeve strukturore është elastike lineare

I referohemi rastit të përgjithshëm kur marrëdhënia e forcës vepruese P dhe zhvendosjes


korresponduese në një element strukturor të thjeshtë si p.sh shufra elastike me gjatësi (Dl) I
shufrës, a është një madhësi konstante, kurse n-një eksponent konstant
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE
Mbi mundësinë e këmbimit reciprok të energjisë së deformimit dhe energjisë plotësuese
Sistemi linear karakterizohet nga numrat n=1 dhe a=EA/l

Referuar përkufizimeve të energjisë Ed, E* nga barazimet e tyre me punën e forcës së jashtme dhe
punën plotësuese, për një vlerë reale çfarëdo të “n” kemi:
1
Ed = ∫P*dD = a*∫Dn*dD = /
1 𝑛 ∫P1/n*dP
𝑛∗𝑎
1 1/n*dP
E* = ∫D*dP = 1 𝑛*∫P
/ = a*n ∫Dn*dD
𝑎

Derivimet japin: ∗
𝑑𝐸𝑑 𝑑𝐸
= P dhe =D
𝑑𝐷 𝑑𝑃
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE

Kuptime bazë mbi energjinë plotësuese

Shprehjet janë të vlefshme për një sistem elastik që karakterizohet nga marrëdhënia
P=a*Dn me “n” të çfarëdoshme. Nga këto shprehje duket qartë se vetëm kur n=1, pra
vetëm kur sistemi elastik është linearisht i deformueshëm kemi:

𝑑𝐸𝑑 𝑑𝐸∗
=D =P
𝑑𝑃 𝑑𝐷

Në veçanti vërejmë se në sistemet lineare zhvendosja D mund të merret nga derivimi sipas
P-së i energjisë Ed
ENERGJIA PLOTËSUESE DHE PUNA PLOTËSUESE

Kuptime bazë mbi energjinë plotësuese

Vetëm për sistemet lineare mund të thuhet se energjia Ed dhe E* janë plotësisht të
kembyeshme reciprokisht
Fakti që energjia plotësuese është thjesht një madhësi matematike dhe nuk ka ndonjë
kuptim fizik të mirëfilltë nuk përbën ndonjë problem për operimet analitike me këtë
madhësi
Marrëdhëniet që jepen nga shprehjet e mësipërme përfaqësojnë thelbin e teoremave të
Kastiljanos dhe Engesserit

You might also like