You are on page 1of 51

Universiteti Polis

Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajn-it


Msc. Inxhinieri Ndërtimi

TEORI E AVANCUAR E
STRUKTURAVE 1
Leksion 6

Lektore: Dr. Ilda Rusi


DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE

TË PËRGJITHSHME

KOMPATIBILITETI DHE KUSHTET KUFITARE

PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME


❖ Formulimi i parimit
❖ Veçori të përdorimit të parimit
❖ Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE

PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME PLOTËSUESE


❖ Formulimi i parimit
❖ Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
❖ Rasti i strukturave elastike lineare
❖ Dy aplikime të parimit të forcave të mundshme
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE

Të përgjithshme
Parimet bazë në sistemet elastike: Njihen edhe si:
1-Parimi i punës së mundshme dhe Parimi i zhvendosjeve të mundshme
2- Parimi i punës së mundshme plotësuese Parimi i forcave të mundshme
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Të përgjithshme
Formulimet e këtyre parimeve u referohen sistemeve korresponduese të zhvendosjeve të
mundshme (virtuale) dhe forcave të mundshme (virtuale)
Parimet Energjitike lidhja midis një sistemi forcash në ekuilibër dhe një sistemi korrespondues
zhvendosjesh

Kujdes :
Kur operohet me forca të mundshme forcat duhet të plotësojnë kushtet përkatëse të
ekuilibrit
Kur operohet me zhvendosje të mundshme ato duhet të jenë kompatibile
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Kompatibiliteti dhe kushtet kufitare
Ekuilibri i strukturës kërkon që forcat e jashtme dhe reaksionet e lidhjeve të kënaqin ruajtjen e
qetësisë së saj
Kompatibiliteti vendos kërkesa të caktuara për zhvendosjet e sistemit (pjesët përbërëse të
strukturës janë të lidhura me njëra tjetrën pa boshllëqe dhe pa mbivendosje)

Për të ilustruar konceptin e kompatibilitetit konsiderojmë një konfiguracion strukturor të


çfarëdoshëm
Pjesët A dhe B konsiderohen secili si trupa të padeformueshëm të lidhur midis tyre në pikat 1,
2 dhe 3
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Kuptimi i kompatibilitetit

-struktura me pjesët A, B dhe


pikat nyjore 1, 2 dhe 3
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Kompatibiliteti dhe kushtet kufitare
Shqyrtojmë pjesën A, forcat F1, F2 dhe F3 konsiderohen si forca të transmetuara midis pjesëve
A dhe B npm pikave nyjore
Duke i përdorur këto forca nyjore së bashku me forcat e tjera vepruese P1, P2 … Pn të pjesës
A, mund të përcaktohen zhvendosjet nyjore D1, D2 dhe D3
Në formë matricore duke përdorur kuptimin e koeficientëve të fleksibilitetit dij dhe matricës së
fleksibilitetit dA të pjesës A:
D1 D10 d11 d12d13 F1
D2 = D20 + d21 d22 d23 * F2 ose D = Do A + dA * F
D3 D30 d31 d32 d33 A F3
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Kuptimi i kompatibilitetit

-forcat dhe zhvendosjet në


pjesën A të strukturës
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Kompatibiliteti dhe kushtet kufitare
D janë zhvendosjet e plota nyjore në pjesën A që konceptohen si shumë e zhvendosjeve Do A
të shkaktuara nga forcat e jashtme P1, P2, … Pn të aplikuara në këtë pjesë me produktet
dA * F që përcaktojnë zhvendosjet nyjore nga vetë forcat nyjore F1, F2, F3
Në mënyrë të ngjashme duke e imagjinuar pjesën B si të ndarë nga pjesa A, do të shkruajmë:

D1 D10 d11 d12d13 F1


D2 = D20 + d21 d22 d23 * F2 ose D = Do B + dB * F
D3 D30 B d31 d32 d33 B F3
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Kuptimi i kompatibilitetit

-forcat dhe zhvendosjet në


pjesën B të strukturës
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Kompatibiliteti dhe kushtet kufitare
Vektori D jep zhvendosjet e plota nyjore për pjesën B, vektori Do B jep zhvendosjet nyjore që
rezultojnë nga forcat Pi vepruese mbi pjesën B dhe produkti dB * F që përcakton zhvendosjet
nyjore nga forcat nyjore në atë pjesë

Kompatibiliteti kërkon që zhvendosjet nyjore të jenë të njëjta pvr se në cilën pjesë janë
llogaritur
Duke barazuar krahët e djathtë të barazimeve kemi:

Do A + dA * F = Do B + dB * F
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Kompatibiliteti dhe kushtet kufitare
Pas vlerësimit të koeficientëve të fleksibilitetit të matricave dA dhe dB nga zbërthimi i ekuacionit
matricor merren tre ekuacione me të panjohurat F1, F2 dhe F3
Nga zgjidhja e këtij sistemi llogariten forcat nyjore kurse nga barazimet përcaktohen
zhvendosjet nyjore
Gjithashtu duke ditur forcat nyjore, mund të aplikojmë ekuacionet e ekuilibrit për secilën nga
pjesët A dhe B të strukturës
Sigurimi i kompatibilitetit kërkon llogaritjen e zhvendosjeve (dik, Dio) – përdoren teknikat dhe
formulat e njohura të Statikës së Strukturës
Zakonisht kërkesat e kompatibilitetit jepen si kushte të nevojshme
“kushte kufitare”
DY PARIMET BAZË ENERGJITIKE NË SISTEMET ELASTIKE
Kompatibiliteti dhe kushtet kufitare

Kushtet kufitare kanë të bëjnë me përshkrimin statiko-kinematik të veçorive që tregojnë se si


një strukturë lidhet me mbështetjet e saj (Tokën)
Kështu psh në rastin e një mbështetjeje të lirë (çernierë e lëvizshme) zhvendosja në drejtimin
pingul me sipërfaqen mbështetëse të lidhjes është zero, çka shpreh në këtë rast “kushtin kufitar
në zhvendosje”
Por ndërkohë kjo lidhje nuk i bën ndonjë rezistencë rrotullimit apo zhvendosjes translative
paralele me sipërfaqen mbështetëse
Pra kushtet e barazimit me zero të momentit dhe forcës paralel me sipërfaqen mbështetëse
shoqërojnë çdo lloj sistemi forcash vepruese mbi strukturat që kanë këtë tip lidhje
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Formulimi i parimit

Le të konsiderojmë gjendjen reale të një strukture që ndodhet nën veprimin e nje sistemi
forcash të jashtme Pi të cilat kanë shkaktuar në të deformacionet ε dhe zhvendosjet
kompatibile D1, D2,…Di,…Dn
Supozojmë që pasi janë ushtruar këto veprime strukturës i aplikohet sipas koordinatave 1, 2,
…,i, ….n një sistem zhvendosjesh të vogla të mundshme dD1, dD2,…dDi, …dDn
Në një pikë çfarëdo, secilës prej këtyre zhvendosjeve u përgjigjet sistemi i deformacioneve
kompatibël dε
Zhvendosjet e mundshme krijojnë në strukturë një gjendje që quhet gjendja e mundshme apo
gjendja virtuale
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Formulimi i parimit

Cilësimi e mundshme apo virtuale është huazuar nga parimi analog i formuluar në rastin e
trupave të ngurtë
Në rastin e trupave dhe strukturave të deformueshme zhvendosjet virtuale duhet të jenë
kompatibile
Duhet të kënaqin kushtet e vazhdueshmërisë së deformacioneve në brendësi të
strukturës si dhe kushtet kinematike kufitare
p.sh në skajin e inkastruar të një trau konsol zhvendosja dhe këndi i rrotullimit janë baraz me
zero
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Formulimi i parimit

Gjendja virtuale duhet konsideruar si e pavarur nga sistemi i dhënë i forcave


Një forcë reale Pi dhe zhvendosja virtuale korresponduese Di nuk është e domosdoshme të
lidhen midis tyre në korrespondencën “shkak-pasojë” (efekt). Ne këtë mënyrë zhvendosjet
virtuale mund të konsiderohen krejt të pavarura nga zhvendosjet reale të strukturës
Për të formuluar parimin, është e nevojshme që të vlerësohet shuma e produkteve të forcave
reale të jashtme me zhvendosjet e mundshme korresponduese
Kjo madhësi merr emërtimin “puna e mundshme e forcave të jashtme” ose “puna virtuale e
forcave të jashtme” dhe shënohet me dWe
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Formulimi i parimit

Në mënyrë të ngjashme duke konsideruar forcat e brendshëm reale në strukturë dhe


deformacionet e mundshme korresponduese jepet kuptimi i “punës së mundshme të forcave të
brendshme” dWi dhe i madhësisë së barabartë me të por me shenjë të kundërt që është
energjia e mundshme e deformimit ose energjia virtuale e deformimit
Kështu parimi do të formulohej:
Një strukturë elastike është në ekuilibër nën veprimin e një sistemi të dhënë ngarkesash dhe të
temperaturës nqs, për çdo sistem zhvendosjesh të mundshme nga një gjendje deformimesh
kompatible, puna e mundshme e forcave të jashtme është e barabartë me energjinë e mundshme
të deformimit

dWe = dEd
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Formulimi i parimit

dWe = dEd
Parimi i zhvendosjeve të mundshëm eshte kusht i domosdoshëm dhe i mjaftueshëm që struktura
të jetë në ekuilibër
Në formë të përgjithshme për një strukturë në gjëndje të nderur të çfarëdoshme barazimi i
mësipërm jepet :
ƩPi dDi = ∫σT dε dV
Ku σ janë nderjet reale që u korrespondojnë forcave reale Pi kurse dε deformacionet virtuale
që u përgjigjen zhvendosjeve të mundshme
Integrimi kryhet në gjithë vëllimin e strukturës kurse shuma përfshin të gjitha forcat reale
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Formulimi i parimit

Nëse në mënyrë konvencionale gjendja reale shënohet me simbolin I, kurse gjendja virtuale me
II, do të shkruanim:
ƩPiI dDiII = ∫ σI T εII dV

Ndër shkencëtarët e parë që kanë formuluar parimin e zhvendosjeve të mundshme për


sistemet e deformueshëm elastike ka qënë matematikani francez Denis Poisson
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Veçori të përdorimit të parimit

I. Parimi mund të interpretohet si rrjedhim i ligjit të ruajtjes së energjisë


II. Aplikohet në çdo strukturë që është në ekuilibër me sjellje elastike lineare dhe jo-lineare
III. Për aplikimin e parimit nuk është i domosdoshëm kushti që gjendja virtuale të jetë në
ekuilibër-mjafton që zhvendosjet të kënaqin kushtet e kompatibilitetit dhe kushtet kufitare
(avantazh në përdorimin e parimit)
IV. Puna dhe energjia virtuale nuk llogariten sa gjysma por sa madhësia e plotë e produkteve
të forcave apo nderjeve me zhvendosjet apo deformacionet virtuale korresponduese
V. Parimi supozon mos-ndryshimin e temperaturës të pikave të konsideruar
VI. Parimi gjen zbatim dhe në llogaritjen e zhvendosjeve elastike
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra

Aplikimi i parimit të zhvendosjeve të mundshme për formulimin e ekuacioneve të ekuilibrit në


rastin e një strukture të thjeshtë statikisht të caktuar me dy shufra
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
I. Formulimi i ekuacionit të ekuilibrit dhe përcaktimi i forcave në shufra
Supozojmë se forcat e brendshme tërheqëse që lindin në shufrat e sistemit për shkak të
veprimit të një force vertikale Pv janë N1 dhe N2
Zgjatimet përkatëse dl të tyre i shënojmë me e1 dhe e2

Për një sistem zhvendosjesh të mundshme (du,dv) do të shkruanim:


dWe = dEd

Në rastin më të përgjithshëm ku ushtrohen dy forca horizontale dhe


vertikale Pv dhe Ph, puna e mundshme e tyre:
dWe = Pv*dv+Ph*du

Kurse energjia e mundshme:


dEd = N1*de1 + N2*de2
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
I. Formulimi i ekuacionit të ekuilibrit dhe përcaktimi i forcave në shufra

Por duke qënë se në rastin e dhënë forcë horizontale nuk ka (Ph=0):


Pv*dv = N1*de1 + N2*de2 (a)

Kushti i kompatibilitetit të zhvendosjeve virtuale kërkon :

de1 = -du*cosα1 + dv*sinα1


de2 = du*cosα2 + dv*sinα2

Zëvendësimi i dy ekuacioneve në ekuacionin (a) na jep :

Pv*dv = N1 (-du*cosα1 + dv*sinα1) + N2 (du*cosα2 + dv*sinα2)


ose
(N1 *cosα1 - N2 *cosα2 )du + (Pv - N1*sinα1 - N2*sinα2 )dv = 0
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
I. Formulimi i ekuacionit të ekuilibrit dhe përcaktimi i forcave në shufra

Prej këtej duke qënë se du dhe dv janë gjeometrikisht të pavarura,


marrim sistemin e ekuacioneve

N1*cosα1 - N2 *cosα2 = 0
Pv - N1*sinα1 - N2 *sinα2 = 0

Këto janë dhe ekuacionet e ekuilibrit të pikës A, të cilat u morën këtu


npm përdorimit të parimit të zhvendosjeve të mundshme
Nga dy ekuacionet e sistemit gjejmë forcat N1 dhe N2:

N1 = Pv∗cosα2 dhe N2 = Pv∗cosα1


sinα1cosα2+cosα1sinα2 sinα1cosα2+cosα1sinα2

Per α1=60o dhe α2=30o dhe Pv=P, marrim:


PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
I. Formulimi i ekuacionit të ekuilibrit dhe përcaktimi i forcave në shufra

3 1
N1 = P ; N2 = 2 P
2

Me forcat N1 dhe N2 mund të përcaktohen lehtë zgjatimet e1 dhe e2 të


shufrave
Duke njohur këto zgjatime dhe duke përdorur marrëdhënie gjeometrike
analoge përcaktohen edhe zhvendosjet “u” dhe “v” të pikës A

Në rastin e dhënë sistemi është statikisht i caktuar. Forcat në shufrat


janë të pavarura nga elasticiteti i shufrave. Ekuilibri i pikës A mund të
shqyrtohet si ekuilibri i një pike që ndodhet nën veprimin e forcave të
jashtme Ph dhe Pv si dhe dy forcave të tjera N1 dhe N2 që
zëvendësojnë shufrat 1 dhe 2 (pas një prerje imagjinare të nyjes A)
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
I. Formulimi i ekuacionit të ekuilibrit dhe përcaktimi i forcave në shufra

Në një rast më të përgjithshëm ekuacioni i punëve të mundshme do të


shkruhej:
PHdu + PVdv – N1ds1 – N2ds2 = 0

Në rastin tonë (meqe PH = 0):


PVdv – N1ds1 – N2ds2 = 0

Ku ds1 dhe ds2 janë komponentët (sipas drejtimit të shufrave 1 dhe 2,


por në kah të kundërt me forcat N1 dhe N2) e një sistemi zhvendosjesh
të mundshme (du, dv) të aplikuara në pikën A
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
II. Përcaktimi i zhvendosjeve

Në vend të zhvendosjeve të mundshme arbitrare pambarimisht të


vogla, mund të vendosen zhvendosje të mundshme arbitrare me
madhësi të fundme me kusht që zhvendosje të tilla të mos shkaktojnë
ndryshime të mëdha të sistemit nga aspekti gjeometrik

Në sistemet elastike një zgjedhje e veçantë për zhvendosjet e


mundshme është ajo kur të tilla përdoren pikërisht zhvendosjet që merr
struktura nën veprimin e forcave të dhëna
Për rastin tonë ekuacioni i PM do të shkruhej:
0*u + P*v = N1*e1 + N2*e2
Ku u, v, e1, e2 kënaqin kushtet e mëposhtme të kompatibilitetit
e1 = -ucosα1 + vsinα1
e2 = ucosα2 + vsinα2
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
II. Përcaktimi i zhvendosjeve

Në një rast më të përgjithshëm në një strukturë me shufra tip kapriatë


me disa nyje dhe forca vepruese tipike (horizontale “H” dhe vertikale
“V”) :
ƩPHu + ƩPVv = Ʃ N*e
Në barazimin e mësipërm forcat N përfshijnë forcat në mbështetjet
elastike si dhe forcat në elementet-shufra të sistemit
Në teorinë e sistemeve elastike këto barazime vlejnë kur kemi vetëm
një forcë vepruese
Në një rast të tillë mund të shprehet drejtpërdrejt zhvendosja e pikës
se ushtrimit të forcës sipas vijës së saj të veprimit
1
v = 𝑃 (N1 e1 + N2 e2)

Ku N1, N2, e1 dhe e2 jepen në funksion të forcës P


PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
II. Përcaktimi i zhvendosjeve
𝑁𝑖 ∗ 𝑙𝑖
Duke zëvendësuar vlerat N1 dhe N2 dhe duke supozuar të vlefshëm ligjin linear të Hukut pra shprehjen ei= 𝐸𝐴 𝑖

Me li = 𝑠𝑖𝑛α do të marrim për zhvendosjen:

1 3 3 ℎ 𝑃 𝑃 ℎ 1 3 𝑃ℎ 𝑃ℎ
v= ( P* P* + * * ) = ( Ph+ ) = ( 3 + 1)
𝑃∗𝐸𝐴 2 2 3/𝟐 𝟐 𝟐 𝟏/𝟐 𝐸𝐴 2 𝟐 2𝐸𝐴

Barazimi i mësipërm na jep përcaktimin e zhvendosjeve nga shprehjet e punës dhe energjisë së deformimit

Npm PPM mund të gjendet drejtpërdrejt edhe zhvendosja horizontale “u” e pikës A. Për këtë:

Supozohet një gjendje fiktive e strukturës ku kemi vetëm një forcë horizontale PH’ të aplikuar në pikën A

Me mënyrën e përshkruar më sipër si për rastin e forcës Pv gjenden forcat N1’ dhe N2’ në shufrat e strukturës
Sistemi N1’ , N2’ dhe PH’ është një sistem arbitrar në ekuilibër
PARIMI I ZHVENDOSJEVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
Aplikim në analizën e një sistemi të thjeshtë me shufra
II. Përcaktimi i zhvendosjeve

Për këtë sistem forcash duke konsideruar si sistem korrespondues zhvendosjesh virtuale atë që
shkakton forca e dhënë reale Pv = P(u, v, e1, e2) mund të shkruhet në princip barazimi i
mëposhtëm i PM:
0*v + PH’ *u = N’1*e1 + N’2*e2

Prej këtej përcaktohet madhësia:


1
u= (N’1*e1 + N’2*e2)
PH’
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Formulimi i parimit

Forma plotësuese e parimit të punës së mundshme njihet si parimi i forcave të mundshme ose
parimi i punës së mundshme plotësuese (komplementare)
Formulimi i këtij parimi i referohet një strukture të deformuar si rezultat i veprimit të një sistemi
të dhënë forcash të jashtme P1 P2 …Pi, ….Pn dhe shkaqeve mjedisore si temperatura etj
Konsiderojmë që në strukturë deformimet (ε) dhe zhvendosjet reale korresponduese sipas n
koordinatave të zgjedhura (D1, D2, … Di, …Dn) i kënaqin kushtet e kompatibilitetit dhe të
lidhjeve të strukturës
Supozojmë që struktura i nënshtrohet sipas koordinatave 1, 2, …i, …n një sistemi forcash të
mundshme të ekuilibruara dP1, dP2 …dPi, …. dPn
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Formulimi i parimit

Përfytyrojmë që për këtë gjendje virtuale në një pikë çfarëdo të strukturës të shkaktohet
sforcimi dσ që përfaqëson forcën e brendshme virtuale përkatëse

Në tërësi sistemi i forcave dhe sforcimeve të mundshme duhet të jetë në ekuilibër por nuk është
e nevojshme që deformimet në gjendjen virtuale të jenë kompatibile

Produkti i zhvendosjeve reale me forcat e mundshme korresponduese quhet puna e mundshme


plotësuese dW* kurse produkti i zhvendosjeve të brendshme reale me forcat e brendshme të
mundshme korresponduese quhet energjia e mundshme plotësuese dE*
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Formulimi i parimit

Duke patur parasysh sa me sipër, parimi i forcave të mundshme formulohet:

Një strukturë elastike është në gjendje kompatibile të deformimeve nën veprimin e një sistemi të
dhënë ngarkesash dhe të temperaturës nqs, për cdo sistem forcash dhe sforcimesh të mundshme
nga një gjendje ekuilibri, puna e mundshme plotësuese është e barabartë me energjinë e
mundshme plotësuese

Matematikisht do të shprehej:
dP* = dE*
Barazimi përbën një kusht të domosdoshëm dhe i mjaftueshëm që në një strukturë në ekuilibër
të kemi gjendje kompatibile të deformacioneve të saj
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Formulimi i parimit

Në formë të zhvilluar barazimi do të shkruhej :


dPT D = ƩdPi*Di =∫ dσT ε dv
Ku dσ janë sforcimet virtuale që u korrespondojnë forcave të mundshme dP kurse
ε deformacionet reale që u korrespondojnë zhvendosjeve reale D
Integrimi kryhet në të gjithë vëllimin e strukturës kurse shuma përfshin të gjitha
forcat e mundshme dP
Nëse gjendja reale identifikohet me treguesin I kurse gjendja e mundshme me treguesin
II, barazimi do të shkruhej:
ƩPiII DiI = ∫σII T εI dV
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Formulimi i parimit

Parimi i forcave të mundshme vlerësohet si shprehje e “parimit” të ruajtjes së energjisë


plotësuese

Ky parim përdoret në mënyrë të veçantë për të llogaritur npm deformacioneve që u


përgjigjen forcave të brendshme reale, zhvendosjen e kërkuar sipas një drejtimi të
caktuar në një strukturë elastike
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit

Të përgjithshme
❑Madhësitë e punës plotësuese dhe energjisë plotësuese të një sistemi elastik vlerësohen nga integrali i
produktit të zhvendosjes (deformimit) me forcën (sforcimin) korrespondues
❑Për një sistem të thjeshtë në ekuilibër puna plotësuese është e barabartë me energjinë plotësuese
paraqitet grafikisht nga sipërfaqja sipër-majtas e kurbës P-D
❑Derivati i parë kundrejt forcës – jep zhvendosjen e sistemit sipas drejtimit të saj në pikën e aplikimit
❑Energjia plotësuese një madhësi bazë në përcaktimin e zhvendosjeve në sistemet elastike
❑Kjo madhësi shërben edhe për të formuluar kushtet e kompatibilitetit të deformacioneve në analizën e
strukturave SSPC
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
Të përgjithshme

Paraqitja grafike e punës plotësuese (e Strukturë e thjeshtë me shufra, e ngarkuar


barabartë me energjinë plotësuese) e një me forcat Ph (horizontale) dhe Pv (vertikale)
sistemi elastik të ngarkuar me forcën P
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
Të përgjithshme
Barazimet që merren duke u mbështetur në konceptin e energjisë plotësuese përbëjnë
një metodë alternative kundrejt metodës që mbështetet në parimin e punës apo
zhvendosjeve të mundshme
Konsiderojmë një strukturë të thjeshtë elastike me shufra të ngarkuar me forcat PH dhe
PV, puna plotësuese do të ishte:
W* = ∫(v*dPv) + ∫(u*dPH) ku u dhe v janë zhvendosjet e A sipas vijave të
ushtrimit të forcave PH dhe PV të pavarura midis tyre
d𝑊∗ d𝑊∗
=V ; =U
d𝑃𝑉 d𝑃𝐻
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
Të përgjithshme
Në një rast të përgjithshëm përcaktimi i zhvendosjeve nuk është i lehtë pasi nuk ka
ndonjë mënyrë të thjeshtë dhe të përshtatshme për ti shprehur zhvendosjet u dhe v në
funksion të Pv dhe PH
Mund të shfrytëzohet shprehja e E* të elementëve shufra
E* = ∫(e1*dN1) + ∫(e2*dN2) ku e1 dhe e2 ndryshimet e gjatësisë (dl)
Për E* = W* marrim:
d𝐸∗ d𝑊∗
= =V
d𝑃𝑉 d𝑃𝑉
d𝐸 ∗ d𝑊∗
= =U
d𝑃𝐻 d𝑃𝐻
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
Të përgjithshme

Në të vërtetë gjithnjë kemi E* = W*. Ky barazim rezulton si rrjedhim i drejtpërdrejtë i


parimit të punës (zhvendosjeve të mundshme) nëse në rolin e zhvendosjeve pranohen
zhvendosjet reale të shkaktuara nga Pv dhe Ph

Sipas PPM
Pv*v + PH*u = N1*e1 + N2*e2
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
Të përgjithshme
Pv*v + PH*u = N1*e1 + N2*e2
Interpretimi grafik i barazimit të mësipërm ku
supozohet një ligj jo domosdoshmërisht linear midis
forcave-zhvendosjeve
Nga ligji i ruajtjes së energjisë:
∫Pv*dv + ∫PH*du = ∫N1*de1 + ∫N2*de2
∫v*dPv + ∫u*dPH = ∫e1*dN1 + ∫e2*dN2
Ose
W* = E*
Vetë barazimi shpreh parimin ruajtjes së energjisë
plotësuese mund të konsiderohet që :
dW* = dE*
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
Rasti i strukturave elastike lineare
I referohemi strukturave elastike lineare plane të
tipit të ramave, trarëve
Forcat e jashtme shkaktojnë forca të brendshme M,
N, V
Madhësia e punës së forcave të jashtme We = Ed
1 1 𝑀2 𝑁2 𝑉2
ƩPiDi = Ʃ (∫ dx+ ∫ dx +∫ μ dx)
2 2 𝐸𝐼 𝐸𝐴 𝐺𝐴
Ku Di është zhvendosja në pikën e aplikimit dhe
sipas drejtimit të Pi kurse shuma në krahun e
djathtë shtrihet në të gjithë elementet shufra &
trarë
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
Rasti i strukturave elastike lineare
Supozojmë se forcat reale aplikohen në strukturë
kur ndërkohë aty vepronte një forcë virtuale Fj
Konsiderojmë që kjo forcë shkakton veprimin e Nj,
Mj dhe Vj
Madhësitë e punës dhe energjisë u atribuohen
vetëm forcave P janë të pavarura nga supozimi i
pranisë së forcës Fj, prandaj në përfundim të
veprimit të forcave Pi:
1 1 𝑀2 𝑁2 𝑉2
ƩPiDi + FjDj= Ʃ (∫ dx+ ∫ dx + ∫ μ dx) +
2 2 𝐸𝐼 𝐸𝐴 𝐺𝐴
𝑀𝑀 𝑁𝑁 𝑉𝑉
Ʃ (∫ 𝑗 dx+ ∫ 𝑗 dx + ∫ μ 𝑗 dx)
𝐸𝐼 𝐸𝐴 𝐺𝐴
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
Rasti i strukturave elastike lineare
1 1 𝑀2 𝑁2 𝑉2
ƩPiDi + FjDj= Ʃ (∫ dx+ ∫ dx + ∫ μ dx) +
2 2 𝐸𝐼 𝐸𝐴 𝐺𝐴
𝑀𝑗𝑀 𝑁𝑗𝑁 𝑉𝑗𝑉
Ʃ (∫ dx+ ∫ dx + ∫ μ dx)
𝐸𝐼 𝐸𝐴 𝐺𝐴
Ku Dj është zhvendosja sipas forcës virtuale Fj për
shkak të veprimit të forcës reale Pi
Termi i dytë në secilën anë të barazimit
përfaqëson punën e mundshme virtuale
përkatësisht të jashtme dhe të brendshme të forcës
Fj dhe forcave të brendshme të shkaktuara prej saj
Këto punë llogariten duke patur parasysh
zhvendosjen dhe deformacionet reale
PARIMI I FORCAVE TË MUNDSHME OSE PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME
PLOTËSUESE
Veçori mbi demostrimin dhe aplikimin e parimit
Rasti i strukturave elastike lineare
Ritheksojmë që këto madhësi koeficienti ½ nuk
vendoset pasi gjatë kryerjes së punës virtuale
forca Fj dhe forcat e brendshme korresponduese
qëndrojnë me vlerën e tyre të plotë
Me zbritjen e barazimeve të mësipërme marrim:
𝑀𝑗𝑀 𝑁𝑗𝑁 𝑉𝑗𝑉
FjDj = Ʃ (∫ dx+ ∫ dx +∫ μ dx)
𝐸𝐼 𝐸𝐴 𝐺𝐴
Ky barazim konsiderohet si shprehje e aplikimit të
parimit të forcave të mundshme në strukturat
elastike lineare me shufra të tipit të ramave,
trarëve etj
DY APLIKIME TË PARIMIT TË FORCAVE TË MUNDSHME
Shembulli 1: Sistem i thjeshtë elastik linear
Kërkesa: Bazuar në parimin e forcave të mundshme të përcaktohen zhvendosjet u dhe v te pikës A
DY APLIKIME TË PARIMIT TË FORCAVE TË MUNDSHME
Shembulli 1: Sistem i thjeshtë elastik linear
Kërkesa: Bazuar në parimin e forcave të mundshme të përcaktohen zhvendosjet u dhe v te pikës A

Hapat e zgjidhjes:

I. Formulohet Parimi Energjitik – PFM (PPMP)


II. Shprehet secila prej komponentëve energjitik me
formulimet përkatëse – W* & Ed*
III. Përcaktohen Forcat e brendshme Fi (Ni)
IV. Me vlerat e gjetura të Ni përcaktohen zhvendosjet ei
V. Me ei të gjetura mund të gjenden zhvendosjet u dhe v
DY APLIKIME TË PARIMIT TË FORCAVE TË MUNDSHME
Shembulli 2: Analiza e një sistemi jo-linear statikisht të pacaktuar
Kërkesa: Të gjenden vlerat e forcave të brendshme N1, N2 dhe N3 dhe zhvendosja e pikës B
DY APLIKIME TË PARIMIT TË FORCAVE TË MUNDSHME
Shembulli 2: Analiza e një sistemi jo-linear statikisht të pacaktuar
Kërkesa: Të gjenden vlerat e forcave të brendshme N1, N2 dhe N3 dhe zhvendosja e pikës B

Hapat e zgjidhjes:

I. Formulohet Parimi Energjitik – PFM (PPMP)


II. Shprehet secila prej komponentëve energjitik me
formulimet përkatëse – W* & Ed*
III. Përcaktohen Forcat e brendshme Fi (Ni)
IV. Me vlerat e gjetura të Ni përcaktohen zhvendosjet ei
V. Me ei të gjetura mund të gjenden zhvendosja v

You might also like