You are on page 1of 18

Formuloni ligjin e dytë të Njutonit.

Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet


raporti i masave për dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave?
-L II: Nxitimi i një objekti është sipas drejtimit të forcës së jashtme rezultante që
vepron mbi të. Ai është në përpjestim të drejtë me forcën e jashtme rezultante
dhe në përpjestim të zhdrejtë me masën e objektit
-Një forcë është një ndikim i jashtëm mbi një objekt, që e detyron atë të lëvizë
me nxitim, në një sistem inercial referimi. (Supozojmë se nuk ka forca të tjera që
veprojnë). Drejtimi dhe kahu i forcës është drejtimi dhe kahu i nxitimit që ajo shkakton, në
qoftë se ajo është e vetmja forcë që vepron mbi objekt. Madhësia e forcës është
prodhimi i masës së objektit, me madhësinë e nxitimit të tij.
-Karakteri Vektroial: Është e dobishme që për të matur një forcë, të përdoret deformimi i një
suste. Provohet eksperimentalisht që forcat sillen si vektorë, për të përftuar forcën rezultante që
vepron mbi një objekt, duhen përdorur rregullat e mbledhjes së vektorëve.
-Masa është një veti e brendshme e një objekti, e cila mat rezistencën e tij ndaj lëvizjes me
nxitim (ose ndryshimit të shpejtësisë). Sa më e madhe të jetë masa e një objekti, aq më pak
përshpejtohet ai nën veprimin e një force të dhënë që zbatohet mbi të. Kjo do të thotë, se ajo
është masë e inercisë së një objekti. Madhesi skalare
-Raporti i dy masave përcaktohet si raporti i anasjelltë i madhësive të nxitimeve të prodhuar nga
forca e njëjtë që vepron mbi to. M2/M1 = a1/a2

2) Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative. Jepni shembuj të tyre, duke sqaruar se
përse
forcat në fjalë, i përkasin njërit apo tjetrit lloj.
Përkufizim – Forcat Konservative : Puna e kryer nga një forcë konservative mbi një grimcë që
lëviz midis çdo dy pikave, është e pavarur nga rruga e ndjekur nga grimca. Quajme ate force ne
te cilen puna e kryer mbi nje pike materiale eshte e pavarur nga rruga e ndjekur nga ajo pike
materiale (psh forca gravitacionale, elektrostatieke, elektrike, elektromagnetike, elastike)
Përkufizim – Forcat Konservative: Puna e kryer nga një forcë konservative mbi një grimcë që
lëviz sipas një rruge të mbyllur të çfardoshme, është zero. (Një rrugë e mbyllur është ajo për të
cilën pika fillestare dhe pika përfundimtare janë të njëjta.)
Forca që një sustë ideale ushtron mbi një objekt të fiksuar në skajin e saj, është forcë
conservative. Ajo varet vetëm nga koordintat fillestare dhe përfundimtare të objektit dhe është
zero për çdo rrugë të mbyllur.
Një forcë është jokonservative në qoftë se ajo nuk kënaq asnjë nga dy përkufizimet ekuivalente
të forcave konservative. Ajo force pune e kryer e se ciles eshte me barabarte me ndryshimin e
enegjise mekanike te plote te sistemit ( forca e ferkimit, tensionit)
A= ∆𝑊
Forcat e rezistencës janë një tjetër shembull klasik I forcave jokonservative:
Meqë forca e rezistencës ka gjithmonë kah të kundërt me lëvizjen, puna që ajo kryen mbi objekt
është gjithmonë negative. Pra forca e rezistencës nuk mund të jetë force konservative (puna e së
cilës nëpër një trajektore të mbyllur është gjithmonë zero).
3) Formuloni teoremën e Bernulit për rrymën e qëndrueshme dhe joviskoze të një rrjedhësi të
pangjeshëshëm. Shpjegoni efektin Venturi dhe jepni një shembull për të.
-Ekuacioni i Bernul ka
trajtën:
kur një rrjedhës kalon në mënyrë të qëndrueshme, përgjatë një tubi të ngushtë e të gjatë
horizontal, me prerje tërthore konstante, shtypja përgjatë tubit është konstante
-Efekti Venturi: Kur shpejtësia e një rrjedhësi rritet, shtypja e tij zvogëlohet (trajektora e lakuar
qe merr topi, forca ngritesi qe vepron mbi krahet e aeroplanit)
4) Ç’është vala? Ilustroni me anë të një shembulli të thjeshtë, faktin që vala nuk transporton
lëndë. Shkruani ekuacionin e një vale harmonike dhe emërtoni madhësitë, dukuria difraksionit,
levizje rrethore unifrom
Në të gjitha rastet kur nxitimi i një objekti (ose forca rezultante që vepron mbi të) është në
përpjestim të drejtë me zhvendosjen e tij dhe ka drejtim të kundërt me të, objekti kryen lëkundje
harmonike të thjeshtë.
Zhvendosja maksimale në lidhje me pozicionin e ekuilibrit quhet
amplituda A
Argumenti i funksionit kosinusoidal (ωt + δ), quhet fazë e lëkundjes,
Konstantja δ quhet fazë fillestare ose konstante faze. (Faza fillestare varet nga
zgjedhja e t = 0.)
-Vala konsiderohet si përhapja e një ngacmimi. Valët transportojnë energji dhe impuls në
hapësirë, pa transportuar lëndë. Për shembull, kur valët e ujit përhapen në një pellg, molekulat e
ujit lëkunden lart e poshtë, por nuk udhëtojnë së bashku me valën.
Difraksioni: Dukiuria e ndryshimit te drejtimit te perhapjes se valeve kur ato hasin carje ose
pengesa te krahasushme me gjatesine e vales.
Kur një grimcë lëviz me shpejtësi konstante sipas një rrethi, projeksioni i saj në diametrin e
rrethit, kryen lëkundje harmonike të thjeshtë. Lëvizja rrethore mund të përdoret për të përshkruar
lëkundjen harmonike të thjeshtë: rrezja e trajektores rrethore është e barabartë me amplitudën e
lëkundjeve të sistemit masë – sustë, (2) masa kryen lëvizje rrethore me shpejtësi konstante dhe (3)
perioda e masës në lëvizjen rrethore është e barabartë me periodën e lëkundjeve të sistemit masë– sustë.
5) Ç’kuptoni me forcë të fërkimit dhe sa lloje forcash fërkimi përdorim në mekanikë? Si
llogaritet forca e fërkimit? Ndërtoni grafikun e varësisë së forcës së fërkimit që vepron mbi një
objekt, nga forca e zbatuar mbi të, dhe bëni një interpretim të thjeshtë të tij.
Forca e fërkimit kundërshton lëvizjen ose prirjen e objektit për të lëvizur. natyra e forcës së
fërkimit është elektromagnetike
Forca e fërkimit statik, e cila kundërshton forcën e zbatuar (dhe rrjedhimisht, prirjen e objektit
për të lëvizur), mund të ndryshojë nga zero deri në një vlerë fs,max

Forca e fërkimit kinetik, e cila kundërshton lëvizjen e objektit, jepet si


Grafiku shfaq nje rritje lineare deri ne momentin e levizjes se objektit
ku ff mbetet kinetik. Forca e fërkimit është proporcionale me forcën
normale.

6) Ligj Newton vs EM. Sqaroni me anë të një shembulli, epërsitë dhe mangësitë e njërës dhe
tjetrës përqasje.
(L.E.M) -> aplikohet në një gamë të gjerë situatash dhe nuk ka nevgé per analize to detajuar të
forcave dhe momenteve, por në situatat kur forcat jokonservative, si i eneryj forca e friksionit
eshte e pranishme ligji nuk aplikohet efektivisht dhe mund te humbi energji (LJ)→ Pershtatet
më shumë në situata të caktuara, detajimi i forcave dhe mom,analizon dhe detajan ndikimet
specifike në trup) por nuk trajton situata të nderveprimit të trupit në shkalle mikroskopike Në
përgjithësi, përdorimi i secilit ligj varet nga natyra e problemit dhe informacioni që është i
disponueshëm. Ligji i Njutonit është i dobishëm kur duhet të analizohet veprimi i forcave dhe
ndryshimet e shpejtësisë, ndërsa ligji i ruajtjes së energjisë ofron një perspektivë mbi
transformimet e energjisë në një sistem mëkanik.
7) Të formulohet parimi i Arkimedit dhe të nxirret ai nga ligjet e Njutonit.
Një trup i zhytur plotësisht ose pjesërisht në një rrjedhës, ngrihet lart nga një forcë e barabartë
me peshën e rrjedhësit të zhvendosur. Person nje shtypje te drejtuar vertikalisht lart moduli I
seciles eshte I barabarte me forcen e rendeses se fluidit te zhvendosur.
Formulimi i parimit të Arkimedit mund të bëhet në këtë mënyrë:
Fb =ρ⋅V⋅g F është forca e përtypjes (forcë e Arkimedit), ρ është densiteti i lëngut në të cilin bie trupi,
V është volumi i trupit që është përfshirë në lëng, g (për rastin e Tokës, rreth 9.8 m/s²).
Nga Ligji i Dytë i Njutonit, mund të nxirret ky parim duke e barabartuar forcenë përtypëse me
forcenë gravitacionale: m⋅g=ρ⋅V⋅g
8) Ç’ quajmë sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe
për një sistem joinercial referimi. Ç’kuptojmë me forca fiktive? Jepni shembuj forcash fiktive.
-Një sistem referimi në të cilin ligji i inercisë është (saktësisht) i vërtetë, quhet sistem inercial
referimi. (Toka, Aeroplani duke levizur horizontalisht sipas nje rruge te drejte me shpejtesi
konstante)
Në qoftë se mbi një objekt nuk vepron asnjë forcë, çdo sistem referimi në të cilin nxitimi i tij
mbetet zero, është një sistem inercial referimi
Çdo sistem referimi që lëviz me shpejtësi konstante në lidhje me një system inercial referimi,
është gjithashtu një sistem inercial referimi
-L inercis: Një objekt në prehje, qëndron në prehje, derisa mbi të, të veprojë një forcë e jashtme.
Një objekt në lëvizje, vazhdon të lëvizë me shpejtësi konstante, derisa mbi të, të veprojë një
forcë e jashtme.
-Forcë fiktive (ose pseudoforcë) lind për shkak të vëzhgimeve të kryera në një sistem referimi që
lëviz me nxitim. forcat reale janë gjithmonë bashkëveprime midis dy objekteve, ndërkohë që për
një forcë fiktive ne nuk mund ta identifikojmë objektin e dytë, veprojne ne kah te kundert me
nxitimin e sistemit joinercial te referimit. ( forca qe e shtyn shoferin te kthehet djathtas drejt
deres se makines kur ajo merr kthese) forca e korisolit.
9)Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin
e inercisë.
-Qendra e masës, e cila lëviz sikur, e tërë masa e sistemit të ishte përqëndruar në këtë pikë, dhe të
gjitha forcat e jashtme që veprojnë mbi sistem, të vepronin pikërisht në këtë pikë.
-Lëvizja e çdo objekti ose sistemi grimcash mund të përshkruhet me anë të lëvizjes së qendrës së
masës plus lëvizjen e grimcave të veçanta të systemin në lidhje me qendrën e masës.
-Për një trup të ngurtë që rotohet rreth një bosht të fiksuar, momenti i inercisë (I) llogaritet me
formën: I=∫r^2dm
10) Formuloni parimin e parë të termodinamikës. Ç’ kuptoni me nxehtësi dhe sa forma të
transmetimit të saj njihni? Sqaroni shkurtimisht secilën prej tyre. Përkufizoni energjinë e
brendëshme të një gazi ideal. Nga se varet energjia e brendëshme e një gazi ideal ? TK, L0
-Ligji 0- Në qoftë se dy objekte janë në ekuilibër termik me një të tretë, atëherë ato janë në
ekuilibër termik me njëri – tjetrin.
-Nga këndvështrimi i teorisë kinetike, një gaz përbëhet nga një numër shumë i madh
molekulash (apo atomesh) të cilat lëvizin në mënyrë të çrregullt dhe kryejnë goditje elastike me
njëra – tjetrën dhe me muret e enës ku ato ndodhen. Përshkrimi i sjelljes së një gazi me anë të
variablave makroskopikë të gjendjes, P, V dhe T mund të lidhet me mesatare të thjeshta të
madhësive mikroskopike të tilla si masa dhe shpejtësia e molekulave në gaz.Teoria që rrjedh nga
ky trajtim, quhet teoria kinetike e gazeve
-Energji e brendëshme e një sistemi quhet e gjithë energjia që lidhet me përbërësit e tij
mikroskopikë – atomet dhe molekulat – vlerësuar në një sistem referimi në prehje në lidhje me
qendrën e masës së sistemit.
-Nxehtësia përkufizohet si transferimi i energjisë përmes kufijve të një sistemi, për shkak të një
diference në temperaturë, midis sistemit dhe rrethinave të tij
-Transferimi i nxehtësisë nga një rajon në tjetrin, kryhet nëpërmjet tre proçeseve:
përcjellshmërisë, konveksionit dhe rrezatimit. Transferimi i energjisë nëpërmjet lëvizjes së një
substance, quhet konveksion.
-Ndryshimi i energjisë së brendëshme të sistemit është i barabartë me nxehtësinë që transferohet
në të plus punën që kryhet mbi system delta U = Q + A
extra
-Parimi Paskal: shtypja është e njëjtë në të gjitha pikat e së njëjtës thellësi. Në qoftë se rrisim
shtypjen duke ulur një piston, mbi sipërfaqen e sipërme të lëngut, rritja në shtypjeështë e njëjtë
në të gjithë lëngun. Ky përfundim njihet si parimi i Paskalit.
-Kriku Hidraulik: Një forcë e vogël F1 mbi pistonin e vogël, prodhon një ndryshim në shtypjen
F1/S1, e cila nëpërmjet lëngut, transmetohet në pistonin e madh. Meqë shtypjet në pistonin e
madh dhe atë të vogël, janë të barabarta, forcat lidhen sipas: F2/S2 = F1/S1
-Tensioni sipërfaqsor është një veti që i mundëson sipërfaqes së një lëngu të sillet pak a shumë si
një membranë elastike Tensioni sipërfaqsor g është raporti i modulit të forcës F që ushtrohet
paralel me sipërfaqen e një lëngu me gjatësinë L të vijës përgjatë së cilës vepron kjo forcë:
Y = F/L
-Kapilaritet: Dukuria e ngjites se lengut neper trupa te ngushte. Në qoftë se tubat kapilarë futen
në një lëng ku forcat kohezive dominojnë mbi ato adhezive, lëngungjitet në tub.

You might also like