You are on page 1of 2

Ligji i dytë i Njutonit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lex II: Mutationem motus proportionalem esse vi motrici impressae, et fieri secundum lineam rectam
qua vis illa imprimitur.
Nëse një trup me masë m mbi të cilin vepron forca F , nxitimi është në përpjestim të drejtë me
intensitetin e forcës dhe në përpjestim të zhdrejtë me masën e trupit.
Ndryshimi i lëvizjes së një trupi është i barabartë me forcën që vepron mbi atë trup, lëvizja ndodh në
një vije të drejtë përgjatë së cilës vepron forca.
Ligji i dytë pohon se forca rezultante mbi mbi një thërrmijë është e barabartë me shpejtësinë e
ndryshimit (derivatin kohor) të impulsitnë një kënd reference inercial. Duke përdorur simbolikën
moderne, ligji i dytë i Njutonit mund të shkruhet si një ekuacion diferencial vektorial:
ku F është vektori i forcës, m është masa e trupit, v është vektori i shpejtësisë dhe t është koha.
Ky ligj është i vlefshëm për çdo sistem, për sistemet me masë konstante ,[3][4][5] masa mund të
nxirret jashtë operatorit të diferencimit si konstante.
ku F është forca rezultante , m është masa e trupit, dhe a është nxitimi i trupit. Pra forca
rezultante e zbatuar mbi trupin prodhon një nxitim në përpjestim të drejtë me masën e trupit.

Impulsi ose vrulli (sasia e lëvizjes)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Termi impuls është i lidhur ngushtë me ligjin e dytë të Njutonit, dhe nga pikëpamja historike
është shumë më afër me formën fillestare të ligjit.[6] Kuptimi i termit impuls jept më poshtë:[7][8]
Një impuls ndodh kur një forcë F vepron mbi një interval kohor Δt dhe jepet nga .
Fjalet forca lëvizëse u përdor nga Njutoni për të përshkruar "impulsin" dhe lëvizjen si dhe
për përshkrimin e vrullit (sasisë të lëvizjes); Si rrjedhojë, një shqyrtim i ligjit të dytë tregon se
ai përshkruan lidhjen midis impulsit dhe ndryshimit të vrullit. Pra po ta frazojmë në terma
matematike ligjin shikojmë se ai mund të paraqitet si versioni me diferenca të fundme i ligjit
të dytë, i dhënë si
ku I është impulsi, Δp është ndryshimi i vrullit, m është masa, dhe Δv është ndryshimi i
shpejtësisë.
Analiza e përplasjeve dhe fenomenet e impakteve mes trupave përdorin konceptin e
impulsit.[9]

Relativiteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Po të marrim ne konsideratë relativitetin special, ligji i forcës rezultante mund të jepet në
terma të nxitimit si me poshtë:[10]
ku rezultati i famshëm per energjinë eshte perdorur (ku c është shpejtësia e
dritës në hapësirën e lirë). Vini re se kjo është një formulë e përafërt, ku në
shprehjen ekzakte të energjisë relativiste, , është përafërsisht një. Relacioni
përshkruan punën e bërë në një njësi kohore. Këtu F·v është produkti skalar.
Ky ekuacion mund të rregullohet në mënyrë që të japi ligjin e modifikuar për
forcën
i cili tregon se edhe pse ndryshimi tek vrulli është në drejtimin e forcës, në
përgjithësi nxitimi i masës nuk është në drejtimin e forcës. Megjithatë, kur
shpejtësia e trupit në lëvizje është shumë më e vogël se ajo e dritës,
ekuacioni qe eshte me larte reduktohet në ekuacionin familiar F=ma.

You might also like