You are on page 1of 1

Ligji i parë i Njutonit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çdo trup mbetet në vend apo në lëvizje të pandryshuar në vijë të drejtë përderisa mbi të nuk vepron
ndonjë forcë.
Ky ligj pohon se nëse forca rezultante (shuma vektoriale e të gjitha forcave që veprojnë mbi një trup)
është zero , atëhere shpejtësia e trupit është konstante. Duhet sqaruar se zor se mund të ketë
ndonjë trup në Gjithësi që s'i ushtrohet qoftë edhe një forcë e vetme kështu që fjala "forcë" në ligjin e
parë duhet konsideruar si referencë ndaj forcës rezultante. Si rrjedhojë e kësaj del se:

 Një trup që nuk lëviz do të rrijë në këtë gjendje derisa mbi të të veprojë një forcë e
pabaraspeshuar.
 Një trup që është në lëvizje do të vazhdojë të lëvizë në një trajektore drejtvizore të
njëtrajtshme derisa mbi të të veprojë një forcë e pabaraspeshuar.
Çdo trup ndodhet ose në gjendje prehjeje ose në gjendje lëvizje të njëtrajtshme deri në çastin kur
mbi të vepron një forcë e pabalancuar. Kjo do të thotë se në mungesën e një force rezultante jo-
zero, qendra e masës së trupit do të ruajë gjendjen e saj të prehjes ose të lëvizjes drejtvizore të
njëtrajtshme. Ky ligj zakonisht referohet gjithashtu si Ligji i inercisë.
Në thelb kjo tregon se trupat kanë një tendencë natyrale për të ruajtur gjendjen e tyre të lëvizjes.
Çdo trup i reziston ndryshimit të gjendjes së tanishme. Në kushte të zakonshme ky ligj merr
parasysh një mjedis të ngjashëm me mjedisin ndër-yjor ku kemi mungesë të plotë të forcave të
fërkimit.
Një koncept tjetër që duhet theksuar është fakti se ky ligj është i vlefshëm vetëm në sistemet
inerciale të referimit.
Ligji i parë i Njutonit është një ri-frazim i ligjit të inercisë i përshkruar nga Galileo, një gjë që vetë
Njutoni e pohoi në veprën e tij.Shkruesi:DEV LEGJENDA

You might also like