You are on page 1of 29

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Fizika 1

Prof. Asoc. Dr. Dhurata KUQI


Viti akademik 2020-2021
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Leksion 3
Ligjet e Njutonit

1. Hyrje

2. Madhësitë dinamike

3. Ligjet e Njutonit

4. Forcat kryesore në mekanikë

5. Zbatime të ligjeve të Njutonit

6. Pesha

2
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Hyrje

Studimi i lëvizjes së trupave bëhet nga ajo disiplinë e fizikës që quhet mekanikë.
Mekanika ndahet në dy pjesë: kinematika dhe dinamika.

➢ Kinematika përshkruan në mënyrë cilësore dhe sasiore lëvizjet e trupave, pa


shpjeguar arsyet që e detyrojnë trupin të kryejë këto lëvizje.

➢ Dinamika, është pjesa e mekanikës që shpjegon arsyet që i detyron trupin të


kryejë këto lëvizje

Mekanika klasike, ose njutoniane, është një teori që merret


me lëvizjen, duke u bazuar në konceptet e masës dhe të
forcës, dhe me ligjet që i lidhin këto madhësi dinamike me
madhësitë kinematike (si zhvendosjen, shpejtësinë dhe
Isaac Newton
nxitimin). (1642 – 1727)

3
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Madhësitë dinamike - Forca

Të gjitha dukuritë e studiuara nga mekanika klasike mund të përshkruhen duke


përdorur vetëm tre ligje të thjeshtë, që lidhin nxitimin e një trupi me masën e tij
dhe me forcën që vepron mbi të dhe që quhen ligjet e lëvizjes të Njutonit ose
parimet e dinamikës.

Tre ligjet e Njutonit (ligjet e lëvizjes) lidhin madhësitë dinamike (masa dhe forca)
me madhësitë kinematike (si zhvendosjen, shpejtësinë dhe nxitimin).

➢ Forca është një veprim që ushtrohet mbi një trup, të cilin e detyron të ndryshojë
shpejtësinë e tij, domethënë i jep një nxitim

4
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Madhësitë dinamike - Forca

Natyra vektoriale e forcës


Dinamometri është pajisje që shërben për matjen e madhësisë së forcës.

c) Kur veprojnë të dy forcat,


leximi në sustë është trefishi I

b) Dyfishimi i forcës leximit fillestar

shkakton; dyfishimin
e leximit në sustë;
5
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Madhësitë dinamike - Forca

Natyra vektoriale e forcës

d) Forcat zbatohen pingule me njëra – tjetrën, forca


rezultante ka madhësi sa hipotenuza e trekëndëshit
kënddrejtë me katete madhësitë e forcave 𝐹1 e 𝐹2 ;

Pohojmë se:

➢ Forcat janë madhësi vektoriale.

Kur mbi trupin veprojnë disa forca, veprimi i njëkohësishëm i tyre përfaqësohet nga
rezultantja e forcave, apo forca rezultante 𝑭𝒓𝒆𝒛

Rezulantja e forcave, apo forca rezultante 𝑭𝒓𝒆𝒛 :

Frez =  F
➢ është shuma vektoriale e të gjitha forcave që veprojnë mbi
trup;
➢ gjendet duke zbatuar rregullin e mbledhjes së vektorëve.
6
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Ligji I i Njutonit

Ligji I i Njutonit

Një trup mbetet në gjendjen e tij fillestare të prehjes ose të lëvizjes me shpejtësi
(vektoriale) konstante, pra në lëvizjen drejtëvizore të njëtrajtshme, në qoftë se
rezultantja e forcave të jashtme, që vepron mbi të është zero.

• trupi prehet 𝑣Ԧ = 0
𝑭𝒓𝒆𝒛 = 𝟎
• trupi kryen lëvizje drejtvizore të
𝑣Ԧ = 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑡𝑎𝑛𝑡𝑒,
njëtrajshme
𝑝𝑟𝑎 𝑎Ԧ = 0

7
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Madhësitë dinamike - Masa


Masa

Pra, raporti midis masave të dy trupave çfardo përcaktohet duke vepruar mbi secilin me
të njëjtën forcë dhe duke krahasuar nxitimet e tyre

8
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Ligji II i Njutonit

Ligji II i Njutonit

Nxitimi i një trupi është në përpjestim të drejtë me rezultanten e forcave të


jashtme që veprojnë mbi të dhe në përpjestim të zhdrejtë me masën e tij

Frez
a=
m

Frez = m  a
(njësia matëse në SI: Njuton (N)
1𝑚
1 N = (1kg)( 𝑠2 ) = 1kg ∙ 𝑚Τ𝑠 2

Ligji i dytë i Njutonit jep lidhjen midis madhësive dinamike (forcës dhe masës) me
madhësitë kinematike (nxitimin, shpejtësinë dhe zhvendosjen),

9
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Klasifikimi i forcave

Klasat e forcave:

Bazuar tek mënyra e veprimit, forcat klasifikohen:

I. Forcat jo të kontaktit, ose forcat e largësisë –


janë forca që veprojnë në largësi, kur nuk janë në kontakt me trupin;

II. Forcat e kontaktit –


janë forca që veprojnë kur janë
në kontakt me trupin;

10
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Forcat kryesore në mekanikë

I. Forcat jo të kontaktit, ose forcat e largësisë;

i. Forca e rëndesës 𝑭𝒈 , ose 𝑮:

Forca e rëndesës, është tërheqja gravitacionale (e


gjithësishme) që ushtron Toka mbi trupin me masë m.
Forca e rëndesës është forcë që vepron mbi cdo trup
me masë m.

• Forca e rëndesës jepet me shprehjen:

11
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Forcat kryesore në mekanikë

II. Forcat e kontaktit;

i. Forca e kundërveprimit të planit mbështetës 𝑭𝑵 ose 𝒏 (𝑵):

Forca e kundërveprimit të planit mbështetës, është forca që ushtron plani


mbështetës mbi trupin e mbështetur në të.

Forca e kundërveprimit të planit mbështetës është:


- pingule me planin mbështetës;
- e orientuar veritkalisht lart, kundrejt planit
mbështetës.

Moduli i saj llogaritet duke zbatuar, për trupin, ligjet e lëvizjes së Njutonit

12
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Forcat kryesore në mekanikë

II. Forcat e kontaktit;

ii. Forca e elasticitetit të sustës 𝑭𝒆 :

Forca e elasticitetit të sustës, është forca


që ushtron susta e deformuar mbi trupin
e lidhur me të.

Forca e elasticitetit të sustës është:


- e drejtuar përgjatë sustës ;
- e orientuar në kahun e kundërt të defromimit të
sustës.

• Forca e elasticitetit jepet me shprehjen: 𝐹𝑒 = −𝑘∆𝑥Ԧ

ku: k është koeficienti i


elasticitetit të sustës
13
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Forcat kryesore në mekanikë

II. Forcat e kontaktit;

iii. Forca e tensionit të fijes 𝑻:

Forca e tensionit të fijes, është forca që ushtron fija (joelastike) e tendosur mbi
trupin, e lidhur / varur me të.

• Forca e tensionit shtrihet përgjatë fijes.

• Moduli i saj llogaritet duke zbatuar, për trupin, ligjet e lëvizjes së Njutonit

14
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Ligji III i Njutonit

Ligji III i Njutonit

Ligji i tretë i Njutonit, i quajtur edhe parimi i veprimit dhe kundërveprimit, përshkruan
një veti të rëndësishme të forcave, domethënë, faktin që ato paraqiten gjithmonë
dy nga dy (në çiftin veprim-kundërveprim).

Forcat që veprojnë paraqiten gjithmonë dy nga dy (“në çift”);

• në qoftë se trupi i parë (1) vepron me një forcë 𝑭𝟏𝟐 mbi


trupin e dytë (2), atëherë me të njëjtën forcë, por të

kundërt me të 𝑭𝟐𝟏 , do të kundërveprojë trupi 2 mbi


trupin 1.

➢ Forca e veprimit dhe të kundërveprimit, nuk ekuilibrojnë asnjëherë nëra-tjetrën,


pasi zbatohen në trupa të ndryshëm.
15
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Ligji III i Njutonit

Zbatime të Ligjit III të Njutonit

• Trupi (monitori) i mbështetur në rrafshin horizontal (tavolinë).

➢ Bashkëveprimi monitori – tavolinë

𝐹𝑚𝑡 - forca që ushtron monitori në tavolinë;


𝐹𝑡𝑚 - forca e kundërveprimit të tavolinës ndaj monitorit, pra;
𝑛 = 𝐹𝑡𝑚
𝑛 - forca e kundërveprimit të planit mbështetës;

➢ Bashkëveprimi monitori – Tokë


𝐹𝑚𝑡 = −𝑛 𝐹𝐸𝑚 - forca që ushtron Toka mbi monitor;
bashkëveprimi monitor – tavolinë

𝐹𝐸𝑚 = 𝐹𝑔
𝐹𝑚𝐸 - forca e kundërveprimit të monitorit;

𝐹𝑚𝐸 = −𝐹𝑔
bashkëveprimi monitor – Tokë
16
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Ligji III i Njutonit

Zbatime të Ligjit III të Njutonit

• Trupi (monitori) i mbështetur në rrafshin horizontal (tavolinë).

b)

c)

17
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Forcat themelore në natyrë

Forcat themelore

Të gjitha forcat që vëzhgohen në natyrë mund të shpjegohen me anën e


katër bashkëveprimeve themelore që ndodhin midis grimcave elementare.

18
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Zbatime të ligjeve të Njutonit


Rregulla për zgjidhjen e problemave me anën e ligjeve të Njutonit

1. Bëhet një vizatim i qartë.

2. Veçohet trupi (pika materiale) që na intereson dhe vizatohet tablloja e forcave tek trupi,

duke treguar çdo forcë të jashtme që vepron mbi trup. Në qoftë se në problem na

interesojnë më shumë trupa, vizatohet tablloja për secilin prej tyre.

3. Zgjidhet një sistem koordinatash i përshtatshëm për secilin trup dhe zbatohet ligji i dytë i

Njutonit, i shprehur sipas përbërseve.

4. Zgjidhen ekuacionet, e marra në këtë mënyrë, në lidhje me të panjohurat, duke përdorur

edhe informacionet e tjera që janë të mundëshme. Të panjohurat mund të jenë masat,

përbërëset e nxitimeve ose përbërëset e disa forcave.

5. Së fundi, shqyrtohen me kujdes përfundimet, duke verifikuar nëse korrespondojnë me

parashikimet e arsyetuara. Të verifikohen vlerat e parashikuara per zgjidhjet, kur variablat

marrin vlera ekstreme. 19


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Zbatime të ligjeve të Njutonit

rezultante që vepron mbi objekt

20
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Zbatime të ligjeve të Njutonit

𝑭𝒓𝒆𝒛

𝑭𝒓𝒆𝒛

21
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Forca e rëndesës dhe Pesha

Krahasimi dhe dallimi midis forcës së rëndesës (𝑭𝒈 , ose 𝑮) dhe peshës (𝑷)

➢ Forca e rëndesës 𝑭𝒈 , ose 𝑮:

- është forcë jo e kontaktit;

- është forcë gravitacionale, që ushtron Toka mbi

cdo trup më masë m;

- është force që jepet me shprehjen:

22
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Forca e rëndesës dhe Pesha

Krahasimi dhe dallimi midis forcës së rëndesës (𝑭𝒈 , ose 𝑮) dhe peshës (𝑷)

➢ Pesha 𝑷:

Pesha 𝑷 , lidhet me efektin e veprimit të forcës së


rëndesës së një trupi mbi mbështetëse ose mbi pikën ku
ai varet.

Pra, pesha 𝑷 , është forca që:


• trupi i mbështetur ushtron mbi mbështetësen e tij;
• trupi i varur (në sustën vertikale, apo fijen joelastike)
ushtron mbi sustën vertikale, fijen jo elastike vertikale
në pikën ku ai varet.

23
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Forca e rëndesës dhe Pesha

Krahasimi dhe dallimi midis forcës së rëndesës (𝑭𝒈 , ose 𝑮) dhe peshës (𝑷)

➢ Bashkëveprimi monitori – tavolinë

𝐹𝑚𝑡 - forca që ushtron monitori në tavolinë, pra pesha;

𝐹𝑚𝑡 = 𝑃

𝐹𝑡𝑚 - forca e kundërveprimit të tavolinës ndaj monitorit, pra;


𝑛 = 𝐹𝑡𝑚
𝑛 - forca e kundërveprimit të planit mbështetës;

𝑃 = −𝑛 𝐹𝑚𝑡 = 𝑃
bashkëveprimi monitor – tavolinë

24
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Forca e rëndesës dhe Pesha

Krahasimi dhe dallimi midis forcës së rëndesës (𝑭𝒈 , ose 𝑮) dhe peshës (𝑷)

➢ Pesha 𝑷:

- është forca e kontaktit që trupi ushtron mbi mbështetëse


ose pikën e tij të varjes;
- është forcë, që shkakton;
deformimin e planit mbështetës,
shformimin (zgjatjen) e sustës elastike vertikale;
tensionimin e fijes vertikale joelastike.

Formula që përdoret për llogaritjen e madhësisë së kësaj force, varet nga


mënyra e lëvizjes së trupit:

25
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Pesha

Shembulli 4.11, fq. 93

Një njeri qëndron mbi një peshore të vendosur në dyshemenë e kabinës së ashensorit,
ashtu siç tregohet në figurë. Çfarë vlere tregon peshorja kur kabina lëviz në mënyrë të
përshpejtuar: (a) lart dhe (b) poshtë.

a lart

a) Kabina lëviz lart në mënyrë të përshpejtuar;

𝐹𝑟𝑒𝑧 = 𝑚𝑎Ԧ P
G
𝐹𝑛 + 𝐺Ԧ = 𝑚𝑎Ԧ
Fn
Sipas oY; 𝐹𝑛 − 𝐺 = 𝑚𝑎 mg

𝐹𝑛 = 𝐺 + 𝑚𝑎
𝐹𝑛 = 𝑚 𝑔 + 𝑎 (a)

Por; 𝑃 = −𝐹𝑛 Rrjedhimisht; 𝑃=𝑚 𝑔+𝑎


bashkëveprimi njeri – peshore
26
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE
P

Pesha
Fn
mg
Shembulli 4.11, fq. 93

b) Kabina lëviz poshtë në mënyrë të përshpejtuar; (a)

𝐹𝑟𝑒𝑧 = 𝑚𝑎Ԧ
𝐹𝑛 + 𝐺Ԧ = 𝑚𝑎Ԧ
Sipas oY’; 𝐺 − 𝐹𝑛 = 𝑚𝑎

𝐹𝑛 = 𝐺 − 𝑚𝑎 PG

𝐹𝑛 = 𝑚 𝑔 − 𝑎
Fn
mg
Por, nga Ligji III i Njutonit, kemi që;
a/ poshtë
𝑃 = −𝐹𝑛 (b)
bashkëveprimi njeri – peshore

Rrjedhimisht; 𝑃=𝑚 𝑔−𝑎

27
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Pesha

Formula që përdoret për llogaritjen e madhësisë së peshës, varet nga mënyra e


lëvizjes së trupit:

a) Kabina lëviz lart në mënyrë të përshpejtuar;

𝑃=𝑚 𝑔+𝑎

b) Kabina lëviz poshtë në mënyrë të përshpejtuar;

𝑃=𝑚 𝑔−𝑎

c) Kabina lëviz në mënyrë të njëtrajtshme, pra me nxitim zero (a = 0 );

𝑃 = 𝑚𝑔

28
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Për këtë leksion u shfrytëzuan materiale nga:

Kurs i Fizikës 1
Për studentët e Inxhinierisë
Kapitulli 4: Ligjet e Njutonit
fq. 72 - 95
Gjithashtu …

29

You might also like