You are on page 1of 131

Elda Mineu

Edlira Gugu

Libër për mësuesin


për tekstin shkollor

“Letërsia 10”

- me zgjedhje të detyruar -

Shtëpia botuese Albas


Shtëpia botuese ALBAS

Plani sintetik dhe analitik i lëndës


Letërsia 10 ( me zgjedhje të detyruar)

36 x 2 orë = 72 orë

Moduli 1 + 2 . Bota dhe ndryshimi

NR. NJËSIA ORËT TEMATIKA OBJEKTIVAT SPECIFIKE Objektiva të përgjithshëm të Burimet mësimore
njësisë mësimore bazë dhe ndihmëse:

Moduli II. “Skënderbeu”, Sabri Godo (36 orë)


1. 1. Analizë: Figura e - Të flasë për krijimtarinë gojore, Burime bazë
Skënderbeut në toponiminë dhe krijime të tjera kushtuar “Histori e Skënderbeut“
letërsinë gojore figurës së Skënderbeut; N. FRASHËRI.
Njësia 1. dhe letërsia e - të renditë veprat e para që i janë kushtuar  të bëjë lidhjen midis veprës, “Histori e Skënderbeut“
Skënderbeu dhe kultivuar figurës së Skënderbeut; si Dhimitër autorit dhe periudhës letrare; F.S. NOLI; vepra.
krijimet kushtuar Frangu, Barleti, Bardhi dhe të bëjë  të analizojë veprën në
figurës së tij vlerësime për to, elementët e saj;
Burime ndihmëse
- të renditë vepra të letërsisë së kultivar  të dallojë veçoritë e gjinive Filmi “ Skënderbeu“.
9 orë kushtuar figurës së Skënderbeut; letrare në trajtimin e Figura e Skënderbeut:
- të evidentojë rëndësinë e letrare dhe tematikës; Këngët popullore
historike të veprave të autorëve si De  të parashtrojë qëndrimin e arbëreshe.
Rada, Dara, Skiroi, Mjeda, Shiroka, tij/saj ndaj veprës.
Çajupi, Figura e Skënderbeut:
- të hulumtojë dhe të gjejë autorë dhe Legjendat , gojëdhënat,
vepra të tjera kushtuar figurës së toponimet.
Skënderbeut. Figura e Skënderbeut:
2. 2. Analizë: Vepra -Të evidentojë veçoritë e veprës “Historia e Marin Barleti, Frang
“Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit; Bardhi, Jeronim de
Skënderbeut” e - të analizojë kohën kur u shkruan, qëllimin Rada, Gavril Dara (I
Marin Barletit pse u shkruan, figurën e Skënderbeut; riu), Zef Skiroi, Andon
- të dallojë tiparet e humanizmi evropian në Zako Çajupi, Ndre
vepër; Mjeda, Filip Shiroka.
- të flasë për rëndësinë e veprës së M. Media e shkruar dhe
Barletit, si gur themeli për veprat e elektronike.
ardhshme historike dhe letrare për figurën Interneti.
e heroit kombëtar.
1
3. 3. Studim teksti: -të komentojë fragmentin duke nxjerrë në -
Fragment nga pah veçoritë e figurës së Skënderbeut;
vepra “Historia e -të analizojë elementet e historisë dhe një
Skënderbeut” e vepre historike të letrarizuar;
Marin Barletit -të analizojë veçoritë e gjuhës e të stilit.
- Të dallojë qartësisht faktin nga pjesa trilluar
e veprës.
4. 4. Analizë: “Historia - Të përcaktojë kontekstin historik, shoqëror,
e Skënderbeut” e ekonomik të ngjarjeve trajtuar në veprat.
N. Frashërit dhe e - të analizojë veçoritë e veprës; duke u
F. Nolit ndalur te: koha kur u shkrua, qëllimi,
figura e Skënderbeut, romantizmi në
përshkrimin e figurës dhe të mjedisit
shqiptar, veçoritë e gjuhës e të stilit;
- të dallojë elementet e historisë së
letrarizuar,
- T’i vlerësojë veprat si monumente të
përjetësimit të figurës së Skënderbeut;
- të krahasojë të dy veprat dhe të evidentojë
të përbashkëtat dhe dallimet.
5. 5. Studim teksti: - të analizojë figurën e Skënderbeut sipas
Fragment nga këndvështrimit naimian;
“Histori e - të listoni personazhet e tjera në fragment
Skënderbeut” e dhe të nënvizojë cilësitë e tyre;
N. Frashërit - të dallojë elementet epike dhe lirike, si dhe
frymën romantike në fragment;
- të analizojë figuracionin artistik.
6. 6. Studim teksti: - të zbërthejë veçoritë e fragmentit, duke u
Fragment nga ndalur te: a. fakti historik dhe detajet stilistike
“Historia e me të cilat përshkruhen;
Skënderbeut” F. b. detajet artistike me të cilat pikturohet
S. Noli atmosfera e kohës.
ç. përshkrimet artistikisht të
personazheve dhe gjendjes së tyre
shpirtërore ;
- të krahasojë të dy veprat (të N. Frashëri
dhe të F.Nolit) për përdorimin e figuracionit
7. Ese përshkruese 7. Figura dhe epoka - të përdorë mjete artistike, gjuhësore në
e Skënderbeut përshtatje me temën e dhënë për të
2
për të shprehur realizuar punën me shkrim;
jehona të
ndryshme
shpirtërore
8. Ese. Shkrimi 8. Rishikim i punës
përshkrues me shkrim.
9. Veprimtari 9. Figura e - Të diskutojë rreth vlerave të filmit
Skënderbeut në Skënderbeu;
kinematografi. a. të dallojë faktin nga trillimi;
Filmi b. të analizojë figurat e personazheve
“Skënderbeu” dhe realizimin e tyre;
- të shprehë mendimin e tij për vlerat e
qëndrueshme të filmit dhe ato që janë
kapërcyer nga koha.
10. Njësia 2. 1. Analizë: - të përcaktojë kontekstin historik, shoqëror - të përshkruajë kontekstin Burimet mësimore
Qëndresa në Tematika dhe dhe ekonomik në veprën “Skënderbeu” historik, shoqëror, ekonomik të bazë: Sabri Godo :
veprën problematika e mbështetur në materiale historike; letrar; “Skënderbeu “
“Skënderbeu” romanit “Historia - të përcaktojë tematikën, problematika dhe - të reflektojë rreth lidhjeve të Burime ndihmëse:
të S. Godos e Skënderbeut” e strukturën e romanit veprës letrare me kontekstin Bibliotekë: artikuj kritikë
S. Godos - analizojë të veçoritë e veprës historik, shoqëror, ekonomik; mbi romanin.
11. 10 orë 2. Analizë: - të dallojë elementet historike nga - të analizojë aspektet Tekste gjuhësore të
Skënderbeut si elementet e trilluara në vepër; gjuhësore të veprës: retorika; përzgjedhura nga
figurë historike - të dallojë mjetet artistike të përdorura nga ndërtimi i frazës dhe theksi; mësuesi e nxënësi.
dhe letrare autori. - të eksplorojë burimet e veprës Fjalorë terminologjik,
12. 3. Studim teksti: - të komentojë fragmentin dhe letrare; fjalorë të termave
Skënderbeu si a. të dallojë elementet historike nga ato të - të parashtrojë qëndrimin e tij letrare.
figurë historike- trilluarat, ndaj veprës.
Enciklopedi .
letrare b. të dallojë mjetet shprehëse e gjuhësore
Media e shkruar dhe
13. 4. Analizë: -të dallojë në roman veprimtarinë e elektronike.
Skënderbeu si shumanshme të Skënderbeut; Interneti.
strateg, burrë -të gjejë dhe të ilustrojë me pjesë nga në
shteti, politikan e romani
diplomat
14. 5. Studim teksti: -të komentojë fragmentin, duke evidentuar
Skënderbeu si tiparet e Skënderbeut
burrë shteti, -të zbulojë mjetet me të cilat ndërtohet
politikan e ligjërimi bindës në fjalën e Skënderbeut
diplomat

3
15. 6. Studim teksti: - Të analizojë aspektet gjuhësore të
Retorika e fragmentit: retorika, ndërtimi i fjalisë dhe
Skënderbeut teksti.

16. Diskutim 7. Rreth vlerave -të diskutojë rreth vlerave artistike të


artistike të veprës veprës;
- Të parashtrojë qëndrimin e tij ndaj veprës
17. Diskutim 8.
18. Ese 9. Forca e retorikës
argumentuese në vepër
19. Ese 10. Rishikim i punës
20. 1. Analizë: Figurat - Të dallojë figurat dhe elementet reale - të parashtrojë , argumentojë Burimet mësimore
Njësia 3. dhe elementet dhe joreale në vepër. dhe evoluojë idetë e qëndrimet bazë: Sabri Godo:
Letërsia dhe reale dhe joreale - Të analizojë personazhet realë dhe të e tij rreth vlerave të veprës; “Skënderbeu“
historia në romanin trilluar; - të eksplorojë burime dhe do Burime ndihmëse:
“Skënderbeu” - Të dallojë trillimin artistik në një roman diskutojë rreth një çështje si Artikuj kritikë për
12 orë historik; p.sh tipizimi dhe arsyeja romanin.
- Të analizojë mjetet gjuhësore dhe figurative; Tekste gjuhësore të
stilistike. - të eksplorojë shkrimin përzgjedhura nga
21. 2. Analizë: Shkrirja - Të dallojë faktet historike në vepër. përshkrues. mësuesi e nxënësi .
e së vërtetës - Të dallojë trillimin artistik në një roman Fjalorë terminologjik,
historike me historik; fjalorë të termave
trillimin te - Të analizojë mjetet gjuhësore dhe letrare.
“Historia e stilistike:
Enciklopedi .
Skënderbeut” e
S. Godos Media.
22. 3. Studim teksti: - të komentojë fragmentin duke dalluar Interneti.
Kombinimi i drejtë shkrirjen e së vërtetës historike me trillimin
i historisë me (Kombinimi i drejtë i historisë me letërsinë;
letërsinë kompozicioni, kronologjia e ngjarjeve,
rrethanat, konflikti, karakteret, prologu,
epilogu)
23. 4. Analizë: - të analizojë veçoritë e konceptimeve
Konceptimet romantike dhe realiste në roman;
romantike dhe - të dallojë frymën romantike në
realiste në këtë përshkrimin e Skënderbeut, si: përmasat
roman historik e ngjarjeve, roli i natyrës, dëshira për
vetmi etj.
- të dallojë elementet realiste: faktet

4
historike, çmitizimi i heroit,
24. 5. Studim teksti: - të komentojë fragmentin duke zbuluar - -
Konceptimet mjetet artistike përmes të cilave jepet
romantike deri në fryma romantike dhe realiste në roman;
realiste në këtë - të dallojë figurat letrare në funksion të
roman historik paraqitjes së figurës.
25. 6. Analizë: Tisi - të zbulojë tisin legjendar të veprës; - -
legjendar në - të krahasojë të tri veprat për
figurën e Skënderbeun dhe të dallojë tisin legjendar;
Skënderbeut; - të dallojë ndryshimet që kanë ato në
figura e dhënien e frymës legjendare.
Skënderbeut
26. 7. Studim teksti: - të komentojë fragmentin duke u ndalur - -
Arti i të në artin e të shkruarit në përshkrimin e
përshkruarit, personazhit;
gjuha, stili - figuracionin e përdorur.
27. Diskutim 8. Tipizimi dhe
arsyeja figurative
28. Ese 9. Qëndrimi im ndaj - të shtrojë idetë e qëndrimet e tij/saj
argumentuese vlerave të veprës nëpërmjet të shkruarit argumentues,
(shkrim
argumentues)
29. Ese 10. Rishikim i punës - Të bëjë vlerësimin e shkrimit të tij dhe të - -
argumentuese me shkrim shokut;
- Të redaktojë shkrimin e tij nga ana e
përmbajtjes, stilit dhe kulturës gjuhësore.
30. Projekt 11. Faqet speciale të
revistës sime
31. Projekt 12. Faqet speciale të
revistës sime
32. Njësia 4. Duke 1. Analizë + studim - Të organizojë e realizojë veprimtari të - të mbledhë informacion dhe Portofoli im:
gjetur zërin tim Përçimi i kulturës ndryshme që kanë në thelb punën diskutojë rreth çështjeve që dokumentimi i progresit
ose Takim me së popullit nga ndërvepruese mes nxënësve në realizimit të lidhen me raportin kulturë- përmes punimeve të
shkrimtarin shkrimtari një analize të suksesshme letrare të veprës. individ-vepër; përzgjedhura
33. 5 orë 2. Analizë + studim - të gjykojë rreth vlerave të
Ndikimi i kulturës veprës duke iu referuar Burime ndihmëse
në formimin e kritereve, citimeve dhe Tekstet gjuhësore të
individit argumenteve; përzgjedhura nga
34. 3. Diskutim: Si na - të parashtrojë të strukturuar mësuesi e nxënësit;

5
ndihmon kjo analizën, qëndrimin e Fjalorë terminologjik,
vepër për të vlerësimin prej tij të veprës; fjalor të termave letrare;
përcaktuar - të dokumentojë procesin e Enciklopedi;
identitetin dhe nxënies. Media e shkruar dhe
vlerat tona. elektronike;
35. Ese. Shkrimi 4. Gjuha dhe kultura Interneti.
përshkrues e e të shkruarit në
bindës veprën
“Skënderbeu”
36. Ese. Shkrimi 5. Rishikimi i punimit
përshkrues e
bindës

Moduli II. Vepra “Jul Çezari” e U. Shekspirit (36 orë)


37. Njësia 1. 1. Personali i - Të flasë për jetën dhe veprën e Shekspirit. - të parashtrojë veçoritë e Vepra : “Jul Çezari “
Shekspirit. pjesës; Akti parë
Vepra “Jul Çështja - të ilustrojë karakteristikat e Burime ndihmëse
Çezari” e U. shekspiriane dramës dhe stilin shekspirian të Enciklopedi
38. Shekspirit 2. Analizë: “Jul - Të parashtrojë veçori të tragjedisë (subjekti, saj; Media
Çezari” konflikti, ngjarjet, koha etj.) - të veçojë gjuhën figurative të
Internet.
8 orë - Të ilustrojë karakteristikat e dramës dhe përdorur, elementët e trillimit, të
Tekste gjuhësore të
stilin shekspirian të saj; poezisë, të dramës;
përzgjedhura nga
- të kërkojë e të zbulojë elementet reale - të diskutojë dhe debatojë rreth
mësuesi e nxënësi;
historike në tragjedi. retorikës dhe konfliktit ;
39. 3. Studim teksti: - të zbulojë veçoritë tragjedisë “Jul Çezari” - të dallojë forcën e ligjërimit Fjalor terminologjik,
Fragment nga në fragment; kundërshtues dhe bindës midis fjalor i termave letrare
skena II, akti I - të dallojë elementet e veçojë gjuhën palëve;
figurative të përdorur; - të parashtrojë idetë e
40. 4. Analizë : Fuqia - të përshkruajë situatën politike, qëndrimet e tij/saj nëpërmjet të
politike dhe ekonomike e shoqërore të Romës së Jul shkruarit bindës.
harmonia sociale Çezarit;
te kjo vepër - të zbulojë paralele ndërmjet Romës dhe
Anglisë së kohës së Shekspirit;
- të diskutojë si përputhet fuqia e politikës
dhe harmonia sociale kur ato janë në
konflikt;
- të diskutojë dhe debatojë rreth retorikës
dhe konfliktit;
- të dallojë forcën e ligjërimit kundërshtues

6
dhe bindës midis palëve.
41. 5. Analizë: Kultura - Të analizojë veçoritë e kulturës romane - -
romane dhe dhe karakterin njerëzor në vepër;
karakteri njerëzor - Të diskutojë rreth thënie: “Kur je në
te “Jul Çezari” Romë, bëj ashtu siç bëjnë romanët” duke
u ndalur:
- a. te veçoritë e kulturës romane; b. te
karakteri njerëzor i Çezarit;
- c. të shprehë mendimin e tij rreth vlerave
të kulturës romane.
42. 6. Analizë: Gjuha e - Të analizojë elementet ne trilluara në një
shenjave dhe vepër me karakter historik;
paralajmërimet si - Të interpretojë shenjat si paralajmërime
elemente të dhe qëndrimin e personazheve ndaj tyre;
trilluara dhe veçori - Të krahasojë veprën “Skënderbeu” me
të dramës “Jul Çezarin” në përdorimin e këtij
elementi për të nxjerrë në pah efektin
artistik;
43. Ese bindëse 7. “Ligjërimi - të shtrojë idetë e qëndrimet e tij/saj
kundërshtues dhe nëpërmjet të shkruarit bindës,
bindës-zgjedhja e
palëve”
44. Ese 8. Rishikim i punës - Të bëjë vlerësimin e shkrimit të tij dhe të
me shkrim shokut;
- Të redaktojë shkrimin e tij nga ana e
përmbajtjes, stilit dhe kulturës gjuhësore.
45. 1. Analizë: Politika - Të zbërthejë figurën e Jul Çezarit duke - të parashtrojë veçoritë e Burime bazë:
Njësia 2. dhe historia, argumentuar karakterin njerëzor të pjesës; Jul Çezari. Akti II;
Politika dhe pasqyre njerëzore Çezarit. të ilustrojë karakteristikat e Fjalor terminologjik,
historia te vepra te “Jul Çezari” - Të komentojë madhështinë e Çezarit si personazheve: fjalor i termave letrare;
“Jul Çezari” një dukuri e karakterit njerëzor. - tipizimi dhe e veçanta
Tekste gjuhësore të
46. 2. Studim teksti: - Të analizojë fatin final tragjik të - prototipi dhe konflikti;
përzgjedhura nga
8 orë Monologët e personazhit si fakt dhe gjetje artistike; të veçojë gjuhën figurative të
mësuesi e nxënësi .
Brutit dhe Antonit - Të dallojë motivet që e kanë shtyrë përdorur; elementët e trillimit, të
Burime ndihmëse:
dhe gjuha e tyre Brutin në vrasje dhe përpjekjet e tij poezisë, të dramës;
figurative nëpërmjet monologut për të justifikuar të diskutojë dhe debatojë rreth Enciklopedi.
dhe përligjur veprimin ligjërimit bindës dhe veprimit Media.
47. 3. Analizë: Tipizimi. - Të analizojë veçoritë e figurës së Brutit; dramatik; - Internet
Karakteri njerëzor - Të nxjerrë në pah idealizmin e tij; - të parashtrojë idetë e

7
dhe idealist i - Të dallojë mjetet shprehëse që përdor qëndrimet e tij/saj nëpërmjet të
Brutit shkrimtari, me të cilat ndihet edhe shkruarit bindës, vlerësimit e
simpatia e tij për këtë figurë. përmirësimit të tij.
48. 4. Analizë: A është - Të analizojë veçoritë e figurës së Çezarit;
Çezari personazh - Të komentojë maninë e madhështisë tek
kryesor në Çezari si një dukuri njerëzore
veprën? - Të diskutojë rreth vendit që zë Çezari në
tragjedinë e Shekspirit dhe a është titulli i
përligjur në vepër;
- Të reflektojë mbi këndvështrimin e
Plutarkut dhe të Shekspirit në trajtimin e
figurës së Çezarit
49. 5. Analizë: Ligjërimi - Të analizojë veçoritë e ligjërimit bindës
bindës dhe gjuha dhe të gjuhës së figurshme në vepër;
figurative te “Jul - Të dallojë veçori të gjuhës dhe të stilit.
Çezari”
50. 6. Studim teksti: - Të komentojë duke punuar individualisht
Ligjërimin bindës dhe në bashkëpunim mbi tekstin,
dhe veçori të simpatinë e Shekspirit për Brutin
gjuhës figurative
51. Ese bindëse 7. Tema: Natyra - të shtrojë idetë e qëndrimet e tij/saj
komplekse nëpërmjet të shkruarit bindës,
njerëzore e Brutit
52. Ese 8. Vlerësim i punës - Të bëjë vlerësimin e shkrimit të tij dhe të
me shkrim shokut.
- Të redaktojë shkrimin e tij nga ana e
përmbajtjes, stilit dhe kulturës gjuhësore.
53. 1 Analizë: Natyra - Të dallojë dhe të argumentojë pika të - të parashtrojë veçoritë e Burime bazë:
Njësia III. komplekse e Jul zakonshme njerëzore tek personazhi i pjesës; Jul Cezar, Aktet 1-3;
Tipizimi i Çezarit dhe Brutit (veprimet e tij.) të ilustrojë karakteristikat e Tekste gjuhësore të
personazheve pikëtakimet e tij veçoritë e pjesës: përzgjedhura nga
me personazhet e - retorika e analiza e saj; mësuesi e nxënësi ;
9 orë tjera - pika kulmore.
Fjalor terminologjik,
54. 2. Analizë: Tipizimi. - Të dallojë tiparet idealiste tek Mark Bruti -të veçojë gjuhën figurative të
fjalor të termave letrare.
Karakteri njerëzor (fjalët e tij). përdorur;
Burime ndihmëse:
dhe idealist i - të gjejë detaje që paraqesin prakticitetin, - të diskutojë dhe debatojë rreth
Brutit vërtetësinë dhe etikën e Brutit. një teme që lidhet me pjesën; Enciklopedi.
55. 3. Studim teksti: - Të zhvillojë aftësitë analizuese dhe të parashtrojë idetë e Media.
Karakteri idealist i krahasuese duke krahasuar personazhin qëndrimet e tij/saj nëpërmjet të Internet.

8
Brutit. Etika dhe e Brutit dhe të Hamletit. shkruarit bindës, vlerësimit e
filozofia e tij përmirësimit të tij .
56. Veprimtari 4 Figura e Brutit - Të punojë në bashkëpunim për të vënë
57. Veprimtari 5 dhe modeli i tij sot në jetë një pjesë të shkurtër (një skenë)
nga tragjedia.
58. 6 Analizë: Natyra - të analizojë veçoritë e veprës nëpërmjet
pragmatiste e figurës së Kasit dhe Antonit dhe filozofisë
Kasit dhe Antonit. së tyre;
Etika dhe filozofia - të renditë mjetet artistike, gjuhësore dhe
e tyre të stilit që i dallojnë nga njëri-tjetri këto
figura.
59. 7 Studim teksti: - të komentojë fragmentin dhe të ilustrojë
Natyra karakteristikat e personazheve me vargje;
pragmatiste e - të dallojë në fragment mjetet artistike,
Kasit dhe Antonit. gjuhësore dhe të stilit që i dallojnë nga
njëri-tjetri këto figura.
60. 8 Analizë: - të dallojë veçoritë e personazheve femra;
Personazhet - të diskutojë për vendin që zënë në
femra në vepër: tragjedi personazhet femra.
Porshia dhe
Kalfurnia
61. Diskutim 9 Ku takohen dhe - të krahasojë Brutin me Hamletin duke
ku ndahen Bruti vënë në dukje tiparet e përbashkëta dhe
dhe Hamleti të veçanta;
62. 1 Analizë: Retorika - të analizojë rolin e retorikës në zgjidhjen e - të mbledhë informacion dhe Portofoli im:
Njësia 4. dhe pushteti. konflikteve; diskutojë rreth çështjeve që dokumentimi i progresit
63. Retorika e dhe 2 Analizë: Retorika - të dallojë mjetet retorike, si monologun, lidhen me raportin kulturë- përmes punimeve të
opinioni publik dhe pushteti. përsëritjet, zgjedhjen e argumenteve etj. individ-vepër; përzgjedhura
64. 3 Studim teksti: - të dallojë strukturën e një ligjërate; - të gjykojë rreth vlerave të
11 orë Ligjërimi dhe - të dallojë mjetet retorike; veprës duke iu referuar Burime ndihmëse
mjetet retorike në - të analizojë gjuhën e përdorur; kritereve, citimeve dhe Tekstet gjuhësore të
vepër argumenteve; përzgjedhura nga
65. 4. Analizë: Gjuha - të dallojë elementet teatrore në - të parashtrojë të strukturuar mësuesi e nxënësit;
skenike. publikimin e ligjërimit; analizën, qëndrimin e Fjalorë terminologjik,
Teatraliteti i - të interpretojë bukur monologë nga vlerësimin prej tij të veprës; fjalor të termave letrare;
ligjëratës vepra duke mbajtur parasysh - të dokumentojë procesin e Enciklopedi;
elementet e retorikës. nxënies. Media e shkruar dhe
66. 5 Studim teksti: - të komentojë fragmentin duke elektronike;
Veprimi në analizuar rolin që luan veprimi; Interneti.

9
veprën “Jul - të argumentojë pse Shekspiri e fillon
Çezari” dhe veprimin në momentin që vritet Çezari.
efektet dramatike
67. 6. Analizë: Çështja e - të diskutojë për veprat e Shekspirit dhe - -
autorësisë së mendimeve të shekspirologëve rreth tyre.
veprave të - Të diskutojë për rolin e vlerave të
Shekspirit dramave të Shekspirit në shpalosjen e
idealeve të mëdha të kulturës
perëndimore - individualizmin,
ndershmërinë, drejtësinë të vërtetën
68. Ese 7. Vdekja i vjen - të shtrojë idetë e qëndrimet e tij/saj - -
Çezarit atëherë nëpërmjet të shkruarit bindës,
kur ai e quan
veten Olimp
69. Ese 8. Rishikim i punës - Të bëjë vlerësimin e shkrimit të tij dhe të - -
me shkrim shokut
- Të redaktojë shkrimin e tij nga ana e
përmbajtjes, stilit dhe kulturës gjuhësore.
70. Diskutim 9. Mbi dramën ose
filmin “Jul Çezari”
71. Veprimtari 10. Takim me
shekspirologun
72. Veprimtari 11. Takim me
shekspirologun

Shënim.
Planin mësimor dhe Librin e mësuesit mund ta shkarkoni nga faqja jonë e internetit: www.albas.al
Nëpërmjet kësaj adrese si dhe adresës sonë të postës elektronike info@albas.al, ju mundësohet kontaktimi me ne për çdo problem, sugjerim apo
bashkëpunim.

10
Linja I. Romani “Skënderbeu” i Sabri Godos

Njësia I. Skënderbeu dhe krijimet kushtuar figurës së tij

Tema 1. Analizë. Figura e Skënderbeut ne letërsinë gojore dhe atë të kultivuar

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të identifikojnë vepra letrare dhe folklorike kushtuar figurës së heroit kombëtar;
- të identifikojnë veçoritë letrare të periudhës kur u shkruan vepra të ndryshme për
Skënderbeun;
- të dallojnë rolin dhe rëndësinë e figurës së Skënderbeut në letërsinë gojore dhe atë
arbëreshe;.
- të vlerësojnë rolin e rëndësishëm të Skënderbeut në letërsinë dhe historinë botërore.

Materiale dhe mjete mësimore: teksti i nxënësit, folklor-këngë të ndryshme për


Skënderbeun, vepra të ndryshme (sidomos arbëreshe), tabela dhe shkumësa të ndryshëm.

Struktura mësimore: PNP


Strategjitë Veprimtaritë e Organizimi i
Fazat e strukturës
mësimore nxënësve nxënësve
Parashikimi Stuhi mendimesh Diskutim idesh Punë me klasën
Të mësuarit
Ndërtimi i njohurive Diskutim Punë me grupe
ndërveprues
Ndërtimi i shprehive
Përforcimi Pemë mendimi Punë me klasën
studimore

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë emrin e Skënderbeut dhe nxit nxënësit të flasin se çfarë dinë
rreth kësaj figure kombëtare.

12
Ndërtimi i njohurive. Diskutim në grupe

Nxënësit ndahen në grupe dhe secili grup zbulon veçoritë e figurës së heroit tonë kombëtar
dhe diskutojnë rreth saj duke u mbështetur:

Grupi I - Në folklorin arbëresh: Kënga e Gjorg Golemit.


në ...ky sulltani qan me lot/ Kam dhe një Skënderbe në Sopot/ Në mal plak, në
krijimtarinë një breg
folkloristike Gjorg Golemi thot jam mbret...
e toponimi. Skënderbeu dhe Ballabani
...hapi çadrat Skënderbeu/ Nën hije shum të gjera/ Ulur rrinin ushtarët/
Pranë lumit të kulluar...
- në folklorin krutan: Rrethimi i Krujës
....Ky murani i par n`Kruve/ N`fush t`Kosovës fjal ka çuve/ Sulltan Murati
m’`ka afruve/ Skanderbeu sa mur xhevapin/ Me niher çè njeshi shpaten...
“Lufta e Albulenës“ etj.
Grupi II - në veprat “Udhëtimet e Çajld Haroldit” të Bajronit (meqenëse e njohin
në nëpërmjet letërsisë bërthamë),
letërsinë - në poezinë e amerikanit Henri Llongfellou “Skënderbeu” ;
botërore - “Skënderbeu-luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në histori”
i Ludvig Hollberg;
- “Skënderbeu, Aleksandri i Ri” i Oliver Jens Shmidt;
- “Skënderbeu” i Grigor Prliçevit.
Grupi III - në veprat e humanizmit shqiptar e të Rilindjes
në veprat e (Marin Barleti, Ndre Mjeda, Naim Frashëri, Filip Shiroka).
humanizmit
shqiptar e
të Rilindjes
Grupi IV - në letërsinë arbëreshe (Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, Zef Skiroi).

letërsinë
arbëreshe

Henri Llongfellou (1807-1882) lindi e vdiq në Masaçuset. Ishte profesor i gjuhëve të rralla në kolegjin “Boudoin” dhe
në universitetin e “Havardit”. Poezia “Skënderbeu” ndodhet në veprën “Historia e një hani afër udhës”. Kjo poezi flet
për momentin e largimit të Skënderbeut nga beteja e Nishit për në Shqipëri, vrasjen e Qatipit, hyrjen në Krujë,
marrjen e kështjellës, ngritjen e flamurit, gëzimin e popullit për çlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj. Të gjitha jepen
me forcë e gjallëri mjeshtërisht nga autori:
“...Kur u ngrys e kur u err,
Skënderbeu, nder, lavdi
I asqerit osmanlli
Me turq bashkë krismën merr,
Si lëfton e si humbet
Ditën e Rushajevet...
... Pastaj sulet si shigjeta
Me treqint pothua veta
Nëpër lum`e pyll e garth
13
Përmi malet Argjendar (malet e Sharrit në Kosovë)
Dhe me zemrën plot gëzim
Kapërceu lumin Drin...
...Ja kështu Skënderi trim
Mori Krujën plot gëzim.”

Burimet e poezisë: M.Barleti, Dhimitër Frangu, 1545, Venedik.

 Ludvig Hollberg (1684-1754), danez: “Skanderbeu është luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në
histori”. Vepër në prozë që jep historinë e heroit tonë me shumë admirim.
 Oliver Jens Shmidt: “Skanderbeu, Aleksandri i Ri”; pjesa e parë titullohet Burri nga Dibra; ndërsa pjesa e dytë
titullohet Nën yllin e prejardhjes.
 Grigor Prliçevi shkruan në greqisht, më 1861, 3000 vargje me titullin “Skënderbeu”, me të cilat merr pjesë në
konkursin letrar në Athinë. Ai është quajtur Homeri i kohëve të reja. Tema kryesore e veprës është ballafaqimi i
ushtrisë së Skënderbeut, i historisë, vlerave, moralit e fesë që përfaqëson Gjergj Kastrioti i krishterë me Ballaban
Pashën me origjinë shqiptare. Në vepër jepet kontrasti i plotë mes bukurisë fizike shqiptare dhe shpirtit të
deformuar nga edukata osmane.

Përforcimi. Pemë mendimi


Nxënësit diskutojnë të përbashkëtat dhe ndryshimet e figurës së Skënderbeut nën
këndvështrime të ndryshme:

Mësuesi/ja bën konkluzionet e orës së mësimit dhe vlerësimet me notë.

Detyrë: Krijoni një ese me titull: Figura e Gjergj Kastriotit, një figurë qendrore në kujtesën
historike dhe artistike shqiptare.
14
Tema 2 . Analizë “Histori e Skënderbeut” e Marin Barletit

Objektiva. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të njohin e analizojnë veprën e Marin Barletit si gur themeli për veprat e ardhshme
dedikuar heroit kombëtar;
- të dallojnë tiparet humaniste të veprës;
- të veçojnë karakteristikat e veprës së Marin Barletit, si: stilin, gjuhën, tiparet e figurës së
Skënderbeut etj.

Materialet dhe mjetet mësimore: libri i nxënësit, vepra e Marin Barletit, kritika të ndryshme
letrare, shkumësa, dërrasa etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategjitë Veprimtaritë e Organizimi i
mësimore nxënësve. nxënësve
Parashikimi Pema e mendimit Diskutim idesh Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Diskutim Të mësuarit Punë në grupe
ndërveprues
Përforcimi Ballafaqim Ndërtimi i shprehive Punë në grupe
mendimesh studimore

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Pema e mendimit


Mësuesi/ja ngre pyetje rreth figurës së Marin Barletit, vendit të tij në letërsinë shqiptare dhe
rreth vlerave që mbart vepra e tij për heroin tonë kombëtar.
- Kush është Marin Barleti?
- Për çfarë flet vepra
- Ç`qëndrim mban kritika letrare për veprën?

Qe i pari që shkroi një


vepër për Skënderbeun

dëshmitar i kohës
Marin Barleti së Skënderbeut

Shkroi veprën “Historia e Barleti e vizatoi me Kjo vepër u bë


Skënderbeut” shumë dashuri e ngjyra paratekst për veprat
fig. e heroit e mëvonshme

Nxënësit ballafaqojnë të dhënat e mbledhura gjatë javës në lidhje me këto kërkesa, ndërkohë
që në dërrasë, një nxënës i zgjedhur nga mësuesi/ja hedh përfundimet në pemën e mendimit,
në mënyrë që nxënësit të kenë mundësinë të plotësojnë mangësitë, në lidhje me temën e
orës.
15
Ndërtimi i njohurive. Diskutim
Mësuesi/ja, pasi ndan klasën në tri grupe, ndan detyrat: secilin grup të bëjë përmbledhjen e tri
çështjeve të diskutuara më sipër:
1. Kush është Marin Barleti?
2. Për çfarë flet vepra e tij?
3. Cili është qëndrimi i kritikës për veprën?
Detyrat e grupeve do të përqendrohen sidomos nën këndvështrimin e humanizmit të veprës,
pra:
Grupi 1. Roli dhe rëndësia e Marin Barletit në letërsinë shqiptare si humanist. Tiparet e tij, pse
e shkroi veprën dhe kur e shkroi.
Grupi 2 - Kush është në qendër të veprës? Flisni për mënyrën humaniste të trajtimit të figurës
së Skënderbeut nga autori.
Grupi 3 - Si e ka vlerësuar kritika shqiptare dhe ajo e huaj humanizmin e veprës?
Pasi u lihet 5 minuta në dispozicion nxënësve për t`u përgatitur, secili grup nxjerr
përfaqësuesin e tij për të lexuar ose komentuar detyrën e dhënë.

Përforcimi. Ballafaqim mendimesh


Klasa ndahet në 5 grupe, që punojnë në mënyrë të pavarur, secili me temën e tij.
Grupi 1. Vlerësoni gjuhën e përdorur, karakteristikat e saj: e pasur, e gjallë, elegante, e
vrullshme, poetike, e përzier me terma latinë, mjeshtëri plastike vizatimi të figurës së
Skënderbeut, frymë patetike dhe vrull tronditës në të shprehur.
Grupi 2. Vlerësoni stilin e autorit: i rrjedhshëm, i gjallë, bukuri dhe lehtësi fraze; figuracion i
pasur.
Grupi 3. Vlerësoni sintaksën e përdorur nga autori: fjali të gjata; përdorim i vazhdueshëm i
mbiemrave (epitete), përdorimi i shpeshtë i parantezave. Si i japin të gjitha këto veprës
karakterin epik?
Grupi 4. Në ç´raporte janë me njëra tjetrën realja dhe trillimi? Si gërshetohen ato? Cilat janë
karakteristikat e veprës? Ajo përshkruhet nga ndjenja atdhetare; nga krenaria e autorit për
vetitë luftarake të popullit të tij; nga dashuria dhe adhurimi i tij për Heroin Kombëtar.
Grupi 5. Pse emri i Marin Barletit është i lidhur pazgjidhshmërisht me atë të Skënderbeut?

Secili grup lexon dhe interpreton punën e bërë.


Mësuesja bën vlerësimin e arritjes për punën e bërë;
-bën verifikimin e realizimit të objektivave të vëna;
-bën vlerësimin/et me notë.

DETYRË. Lexoni me vëmendje fragmentin e faqes 12-13 në libër dhe përmblidheni atë me
gjysmë faqeje në fletoren tuaj.

16
Tema 3. Studim teksti. Fragment nga vepra “Historia e Skënderbeut “ e Marin Barletit.

Objektiva. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin duke nxjerrë në pah veçoritë e figurës së Skënderbeut;
- të analizojnë elementet e historisë në një vepër historike të letrarizuar;
- të analizojnë veçoritë e gjuhës dhe të stilit;
- të dallojnë qartësisht faktin nga pjesa e trilluar e veprës.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, vepra e Marin Barletit, dërrasa e zezë, shkumësa, fletoret
etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Lexim me kodim të Diskutim idesh Punë individuale
tekstit
Ndërtimi i njohurive Diskutim i drejtuar Të mësuarit Punë në grupe
ndërveprues
Përforcimi Ditari dypjesësh Ndërtimi i shprehive Punë në grupe të
studimore vogla

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Lexim me kodim i tekstit


Nxënësve u jepet detyra ta lexojnë dhe të bëjnë kodimin e tij sipas kërkesave:
1. Përcaktoni nëse fragmenti tregon periudhën para apo pas tradhtisë së Hamzait. Cilat
elemente të tekstit ju ndihmojnë në gjykimin tuaj?
2. Cilat janë konkretisht shenjat ligjërimore të letërsisë dokumentare dhe ku dalloni
interpretimet e lira dhe subjektive të autorit?
3. Tregoni ku kryqëzohen në fragment dy tipat e shkrimit:ai legjendar, me bazën në ligjërimin
folklorik dhe ai realist, mbështetur në humanizëm.
4. Ilustroni me pjesë nga fragmenti se ku shfaqet madhështia e ana njerëzore e heroit
barletian.
5. Gjeni raste të enumeracionit në fragment dhe shpjegoni si është ndërtuar ai.
6. Nënvizoni në fragmentin e dhënë elementet më të dukshëm tregues të :
a- pasurisë gjuhësore.
b- poetizimit
c- rrjedhshmërisë dhe gjallërisë së stilit.

Ndërtimi i njohurive. Diskutim i drejtuar


Pasi nxënësit përgatisin kodimin, sipas orientimeve të dhëna më lart, diskutojnë përgjigjet e
përgatitura, duke plotësuar njëri-tjetrin dhe shënuar përgjigjet më të sakta. Klasa ndahet në
grupe, të cilëve iu jepet detyrat.
Grupi 1. Flisni për strategjinë e përdorur nga Skënderbeu për sulmin ndaj kampit armik.
Përshkruajeni dhe më pas provoni ta vizatoni (të paktën një prej momenteve të tij). Pse autori
nënvizon me forcë në figurën e Skënderbeut tipare të qenësishme, thelbe të virtytshme dhe të
moralshme?Çfarë do të thotë kjo për humanizmin?
Grupi 2. Si vepron Hamzai në këtë betejë?Cila është strategjia e tij ?
17
Jepni interpretimin tuaj për fjalët e Hamzait: “Pakica , - vazhdonte, - s’ka gjë tjetër, veçse furinë
e fillimit, bashkë me të cilën bie pastaj vrulli dhe guximi njëkohësisht.” Çfarë tregon kjo për
personalitetin e tij?
Grupi 3. Çfarë jehone pati kjo ngjarje?Si reagoi ndaj saj Sulltan Mehmeti? Çfarë është
interesante në reagimin e tij?Po brezat pasardhës si reaguan dhe si e përjetuan ata këtë
ngadhënjim të lavdishëm? Gjeni metaforat dhe krahasimet e përdorura në këtë fragment.
Tregoni elementet e përbashkëta që kanë ato. Nënvizoni të gjitha epitetet e përdorura. Si
mendoni, a kanë ngarkesë vlerësuese apo hiperbolizuese ata?
Grupi 4. Analizoni nga pikëpamja sintaksore fjalinë: “Një palë po shijonin nën hije prenë
mizore; një palë kishin ngrënë e kishin rënë edhe në gjumë, disa të tjerë po merreshin me
lodra të ndryshme dhe me shakara ushtarësh e mezi qëndronin në këmbë,sepse stina e vitit
dhe ora e ditës ishin në kulmin e tërbimit,kur vapa zhuritëse e korrikut digjte si flaka dhe dielli
sapo e kishin lënë mesin e qiellit.”
Çfarë ju bën përshtypje në ndërtimin e kësaj fjalie?
Evidentoni synimin e Barletit me shkrimin e kësaj vepre letrare. Çfarë i jep me këtë vepër
kulturës shqiptare dhe asaj botërore?
Grupi 5. Tregoni se si lidhen fjalitë tepër të gjata dhe me paranteza të shumta me karakterin
epik dhe madhështor. Veçoni njësitë leksikore që kanë lidhje me armatimet. Për çfarë
shërbejnë ato?
Grupi 6. Tregoni se ku duket vrulli i rrëfimit, pasionit dhe i përfshirjes së vetë autorit në ngjarje
dhe në rrëfim. Gjeni rrethanorë të mënyrës dhe thoni se cili është funksioni i tyre dhe me çfarë
shprehen. Shpjegoni pse janë të nevojshëm në rrëfim.

Përforcimi. Ditari dypjesësh


Pasi lexojnë fragmentin, nxënësit shkëputin nga ai vargjet që kanë bërë më shumë përshtypje
ose pyesin rreth gjërave që nuk kuptojnë. Pasi e lexojnë shkruajnë në një fletë fragmentin dhe
në anën tjetër të saj komentin e tyre. Kur e sheh të nevojshme, mësuesi/ja ndërhyn duke bërë
pyetje ose duke komentuar dhe sqaruar dhe duke u ndalur më tepër te pjesa më e
rëndësishme e fragmentit.
- Cili është roli (i padukshëm)i autorit në vepër?A është ai me të vërtetë i paanshëm?
- Pse e përdor vazhdimisht autori hiperbolën?
- Është i rastësishëm përdorimi i saj?

Citim/fragment Komenti i nxënësit


Sipas mendimit tjetër, me Hazmën
nismëtar, duhej shkuar në Krujë dhe
duheshin provuar qytetarët a e pranonin
sundimin e nipçes dhe a dëshironin të
dorëzoheshin.
..........................................................

Por vendin e mbushi anembanë me një


klithmë të tmerrshme ai që arriti në kamp
me të katra, duke bërtitur se Skënderbeu
ishte pranë, se rojat ishin shkuar në thikë,
se së shpejti do t’i kishin pranë gjithë
forcat armike
............................................................

18
Po një mënyrë tjetër, skena të tjera të fatit
më të zi po ndodhnin në krahun tjetër, me
lumenj të gjerë gjaku po mbytej toka ku
sulmonte Skënderbeu me forcat e
veta......................................................

Tema 4. Analizë. “Histori e Skënderbeut” e Naim Frashërit dhe e Fan Nolit

Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësit të jenë të aftë:


- të përcaktojnë karakterin historik, shoqëror, ekonomik të ngjarjeve të trajtuara në vepra e
dhëna.
- të analizojnë veçoritë e veprës duke u ndalur te:
- koha kur u shkruan veprat;
- qëllimi për të cilin u shkruan veprat;
- figura e Skënderbeut;
- romantizmi në përshkrimin e figurës së Skënderbeut dhe mjetet e përdorura;
- shqiptarët e kohës së Skënderbeut;
- shqiptarët e kohës së sotme;
- veçoritë e gjuhës e të stilit.
- të dallojnë elementet e historisë së letrarizuar;
- të vlerësojnë veprat si momente të përjetësimit të figurës së Skënderbeut;
- të krahasojnë dy veprat dhe të evidentojnë të përbashkëtat dhe dallimet.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, veprat e autorëve, shkumës; dërrasa e zezë, fletore
shënimesh etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Përmbledhje e strukturuar Diskutim idesh Punë me klasën
mësimore (DDM) - Di
Ndërtimi i njohurive Dua të di Të mësuarit Punë në grup
ndërveprues Punë dyshe.
Përforcimi Rrjeti i diskutimit-Çfarë Ndërtimi i shprehive Punë individuale
mësova studimore

Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Di (përmbledhja e strukturuar e mësimit)
Mësuesi/ja jep temën e orës mësimore dhe më pas e ndan dërrasën e zezë në tri shtylla, ku
shkruan në dërrasë të zezë grafikun organizues të metodës Di-Dua të di-Mësova dhe në të tri
fazat e mësimit bën përmbledhjen e strukturuar të mësimit. Në kolonën Di mësuesi/ja hedh të
gjitha mendimet e nxënësve mbi dy veprat për Skënderbeun: atë të Naim Frashërit dhe të Fan
Nolit Në këtë fazë mësuesi/ja përpiqet të bëjë nxënësit të mendojnë dhe të kujtojnë sa më
shumë njohuri që kanë ata për veprat “Histori e Skënderbeut” të N. Frashërit dhe të Fan Nolit
dhe i hedh njohuritë kryesore në tabelë.

19
Di Dua të di Mësova

-Çfarë dini për poemën


“Histori e Skënderbeut” të
Naim Frashërit?

-Çfarë dini për veprën


“Historia e Skënderbeut” e
Naim Frashërit?

-Si del figura e


Skënderbeut në këto dy
vepra?

Më poshtë ka një informacion të përmbledhur në ndihmë të mësuesit në lidhje me çështjet


kryesore të veprave të sipërcituara, të cilat mësues/ja në bashkëpunim me nxënësit do të
evidentohen hap pas hapi gjatë kësaj teme.

Ndërtimi i njohurive. Dua të di


Di Dua të di Mësova

-Çfarë dini për poemën - Veçoritë e veprës së tij


“Histori e Skënderbeut” të dhe roli i figurës së
Naim Frashërit? Skënderbeut në veprën
naimjane.
-Çfarë dini për veprën
“Historia e Skënderbeut” e - Veçori të autorit dhe
Naim Frashërit? specifika e veprës së
Nolit. Roli i figurës së
-Si del figura e Skënderbeut në jetën
Skënderbeut në këto dy dhe veprën e Nolit.
vepra?
- Çfarë vendi zënë faktet
dhe analizat në këto dy
vepra?

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe dhe çdo grupi i jep njërin autor (vepër të tij). Nxënësit
lexojnë dhe komentojnë hulumtimet e tyre në lidhje me N. Frashërin dhe F. Nolin dhe veprën
“Histori e Skënderbeut”për të nxjerrë në pah se çfarë dinë.
20
- Kush është N. Frashëri?
- Roli i tij në letërsinë shqipe.
- Tiparet e romantizmit të tij.
- Këndvështrimi i autorit në trajtimin e figurës së Skënderbeut.
- Ku u mbështet për ndërtimin dhe realizimin e veprës?
- Kush është Fan Noli?
- Roli i tij në letërsinë shqipe.
- Tiparet e tij artistike.
- Këndvështrimi i tij në trajtimin e figurës së Skënderbeut.
- Ku u mbështet në ndërtimin e veprës?

Nxënësit i shkruajnë përgjigjet në grafikun organizues të metodës Përmbledhje e strukturuar e


mësimit: Di-Dua të di dhe shkruajnë gjithë çfarë di për secilin nga autorët.`

Përforcimi. Mësova
Në këtë fazë mësimore plotësohet kolona “Mësova” në tabelë, me informacionet e reja që
mësojnë nxënësit mbi këto dy vepra.

1. Vepra “Historia e Skënderbeut” e Fan Nolit


Figura e Skënderbeut është dhënë si:
- një figurë e rëndësishme identifikimi;
-luftëtari i qëndresës ndaj pushtuesit;
- frymëzuesi i luftës për liri.
Lloji i shkrimit: Libri i Fan Nolit është vepër e mirëfilltë historike e mbështetur tek
- të dhënat burimore të Marin Barletit
- kronikat turke të kohës;
- dokumente të reja, nxjerrë nga studimet e tij disavjeçare rreth Skënderbeut.

Të dhëna për veprën e Fan Nolit:


- përpiqet të ndajë e dallojë faktin nga legjenda;
- jep gjykimin e tij objektiv;
- përcakton marrëdhëniet e Skënderbeut me shtetet e tjera dhe të Ballkanit;
- jep qëndrimin e disa vendeve evropiane ndaj luftës së Skënderbeut;
- jep politikën e brendshme të Skënderbeut;
thekson meritën e madhe të Skënderbeut për formimin e një shteti të
centralizuar feudal shqiptar;
- jep atmosferën e kohës.

Veçori të veprës
- Analizat dhe faktet zënë një vend kryesor në vepër.
- Ndërthur shumë bukur artistikisht të vërtetën historike me gojëdhënat dhe legjendat.
- Përshkrimet e betejave kanë ngjyra të forta romantike.
- Veprën e shkroi në vitet 1921-1947 (në ’49 e përktheu në shqip), që është dhe koha kur
bëheshin përpjekjet për konsolidimin e shtetit shqiptar të pavarur (ndaj ai e merr si model
formimi shteti).

21
2. Vepra “Histori e Skënderbeut” e Naim Frashërit
Figura e Skënderbeut i tij është dhënë:
- ideale, pa të meta (kemi të bëjmë me himnizim);
- personazhi simbol që përmbledh idealin e atdhetarizmit;
- simbolizon popullin e tërë;
- është epiqendra e poemës.
- heroi është hero i jashtëzakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme (veçoria kryesore e
romantizmit).

Lloji i shkrimit: poemë epiko-lirike.


- mbështetet te Marin Barleti;
- vepër epiko-historike me tone lirike;
- vepra është testamenti i tij poetik.

Veçori të poemës
-himnizimi i epokës së Skënderbeut dhe i figurës së Skënderbeut;
- moralizimi (Skënderbeu është hero moral kombëtar);
-fjalimet e Skënderbeut janë mësime naimjane-skënderbejane.

Qëllimi i veprës
 evokimi i kohës së Skënderbeut për të rizgjuar vetëdijen kombëtare;
 ndërgjegjësimi i kombit.
Dhe këtë e bën disa hapa zbulues; të cilat janë: diagnostikimi i aktualitetit; ballafaqimi i heroit
me realitetin e trishtë bëhet nëpërmjet fantazmës së të atit (si te “Hamleti”, fakt ky që tregon
ndikimin e Rilindjes Evropiane te rilindësit tanë.);
“... I zi sterrë porsi natë!
I ligur, i dobëtuar,
I grisur , i çkatërryer,
I shkretë, i varfëruar,
I qar e i mallëngjyer!
Ish i venitur, i vdekur
I rridhte si lumë gjaku,
Ish i përgjynjur e i tretur
dridhej i tërë plaku!..”
Zbulimi i bukurisë së atdheut. Autori zbulon dashurinë e brendshme të shqiptarëve për
atdheun. Heroi epik është rob i nostalgjisë ekstreme, ndaj në natyrën shqiptare ai sheh vetëm
mrekullitë që e ekzaltojnë:
“... pa malet e Shqipërisë
Që ndë i vogël i kish parë
Në kohërat e lirisë,
Ndjen në zemërët zjarrë,
Një gaz që nuk e kish ndjerë,
Që kur lindi gjer atëherë.... “
“... Ishte plot me ëmbëlsirë,
E kish një të naltë ndjenjë,
t’uruarë e të mirë, të vyer e pa rrëfenjë
Shty syt e pa mëmëdhenë,
Lott’ i vanë si burimi...”
Terapia – zbulimi i krenarisë kombëtare
22
Bukuritë natyrore të atdheut vihen në kontrast me gjendjen e mjerë e të përulur të shqiptarëve,
gjë që ngacmon ndërgjegjen dhe zgjon krenarinë e secilit, veç e veç dhe pastaj te populli, për
të projektuar rebelimin:
“... Të hiqte kordhën e gjatë
E t’u bij sa kish fuqinë,
T’ja bënte kraharorë govatë
E t’i vriste mushkërinë,
T’a shtirte ndër duar,
E porsi berr t’a therte,
E ta shkelte në krahruar,
Edhe shpirtinë t’i merrte,
Porsi ujku qen’plakur
Që s’i kanë mbetur dhëmbë,
E zë dhe ngordh pa përgjakur,
Duke xhvaturë me këmbë!...”
E më tej kalohet në njëkushtrim të vërtetë luftarak:
“... Në millt shpatën s’e vë kurrë
Pa dëbuarë Tyrqinë!
Të vinjë kush është burrë,
Të shpëtojmë Shqipërinë...
Zbulimi i dashurisë.
Si heronjtë e Homerit (ndikimi nga Rilindja Evropiane ), edhe heroi epik i Naimit, përveç luftës
dhe betejave dhe idealeve të larta (patriotike) dashurohet me vajzën shqiptare dhe humbet në
krahët e ekstazës:
“...Ra në dett të bukurisë
Mendjenë vala ja mori
J’u afrua Perëndisë
Se vala atje e nxori...
Mendja kishte fluturuar
Me krahë të lehta shumë,
Skënderbeu ish qetuar,
As xgjuar ish as në gjumë... “
Këtu zbulohet himnizimi që autori i bën dashurisë.
Heroi dhe vdekja
Edhe pse heroi naimjan ka tipare dhe cilësi mbinjerëzore (gjysmëhyjnore), ai s’mund t’i
shmanget vdekjes, por e pret në mënyrë dinjitoze:
“...Atë që s’e zinte shpata
Edhe ushta dhe shigjeta,
s’mundja me duar të thata
Ndër rroba e shty e shkreta...”
Në shtratin e vdekjes, Skënderbeu u jep këshilla bashkëluftëtarëve dhe të birit, si dhe
bashkëbisedon me engjëllin:
“...në dorë t’huaj
Shqipnia të mos bjerë”.
Koha kur u shkrua, viti 1898, kur Shqipëria sa kishte nisur rrugën drejt përparimit dhe në një
moment historik, kur Shqipëria kërcënohej nga fundi i Perandorisë Osmane, nga copëtimi i saj
prej fqinjëve.

23
Veçori të veprës
a- i përmbahet historisë;
b- ka personazhe të trilluara (Kamani);
c- ndjekin rendin kohor;
d- te vepra e M. Barletit;
Në vepër ndërthuret epizmi me lirizmin.

Elementet e epizmit i gjejmë në


-gjuhën e rrëfimit;
-gjallërinë e skenave të luftës;
-madhështinë e figurave historike (Skënderbeu, Gjergj Araniti).

Elemente të lirizmit i gjejmë në:


a- përshkrimin e ndjenjave të dashurisë intime të heroit;
b- dashurinë për atdheun;
c- përshkrimin e bukurisë së atdheut;
d- përdorimin e një figuracioni të larmishëm dhe pasurinë leksikore, si përdorimi i epiteteve
të shumta, krahasimeve, similitudave etj.

Gjuha e përdorur nga autori:


a- e folura popullore
b- mjete shprehëse të shumta
c- është e pastruar nga huazimet
d- është e pasuruar me neologjizma
e- ka shprehje frazeologjike

Di Dua të di Mësova

-Çfarë dini për poemën - Veçoritë e veprës së tij 1.Vepra e Nolit një
“Histori e Skënderbeut” të dhe roli i figurës së vepër e plotë me të
Naim Frashërit? Skënderbeut në veprën gjitha veçoritë e një
vepre historike. Vepra e
naimjane.
-Çfarë dini për veprën tij Nolit është një vepër
“Historia e Skënderbeut” e - Veçori të autorit dhe e mirëfilltë historike e
mbështetur tek të
Naim Frashërit? specifika e veprës së
dhënat burimore të
Nolit. Roli i figurës së Marin Barletit; kronikat
-Si del figura e Skënderbeut në jetën turke të kohës;
Skënderbeut në këto dy dhe veprën e Nolit. dokumente të nxjerra
vepra?
nga studimet e tij
- Çfarë vendi zënë faktet
disavjeçare rreth
dhe analizat në këto dy
Skënderbeut etj.
vepra?
- Figura e Skënderbeut
është dhënë si një figurë
e rëndësishme
identifikimi; si luftëtar i
24
qëndresës ndaj
pushtuesit dhe
frymëzues i luftës për
liri.

2. Vepra e Naimit evokon


kohën ë Skënderbeut për të
rizgjuar vetëdijen
kombëtare dhe synon
ndërgjegjësimin e kombit.

- Figura e Skënderbeut i tij


është dhënë ideale, pa të
meta (është himnizuar; si
personazh simbol që
përmbledh idealin e
atdhetarizmit;simbolizon
popullin e tërë; është
epiqendra e poemës.

Nxënësit krahasojnë dy veprat dhe autorët dhe hedhin në grafik njohuritë e reja që mësuan, si
dhe reagimet e tyre vetjake.

Detyrë: Lexoni fragmentin nga “Historia e Skënderbeut” e N. Frashërit dhe punoni në f. 17,
ushtrimin 5 të rubrikës Reflektimi mbi kuptimin dhe interpretimin.

Tema 5. Studim teksti. Fragment nga “Histori e Skënderbeut” e Naim Frashërit

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të analizojnë figurën e Skënderbeut sipas këndvështrimit naimjan;
- të dallojnë elementet epike dhe lirike, si dhe frymën romantike në poemë;
- të analizojnë figuracionin artistik të poemës;
- të listojnë personazhet e tjera të fragmentit, duke nënvizuar cilësitë e tyre.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, shënimet e marra, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i nxënësve
nxënësve

Parashikimi Pyetje-përgjigje Diskutim idesh Punë me klasën


Ndërtimi i njohurive Udhëzuesit e të Të mësuarit Punë individuale dhe me
lexuarit ndërveprues ndërveprues grupe
Përforcimi Ditari dypjesësh Ndërtimi i shprehive Punë individuale e me
studimore grupe

25
Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Pyetje-përgjigje
Lexohen në klasë dy detyra shtëpie dhe u kërkohet nxënësve të bëjnë vlerësimin e tyre duke i
krahasuar me njëra-tjetrën. Bëhet diskutimi i punimeve.
Më pas mësuesi/ja u drejton pyetje nxënësve, ku me anë të përgjigjeve të tyre synohet të
zbërthehet fragmenti i dhënë. Disa nga pyetjet mund të jenë:
- Çfarë momenti përshkruhet në fragmentin e përzgjedhur?
-Si vizatohet figura e Skënderbeut sipas Naim Frashërit?
-Cilat janë disa nga tiparet e tij me të cilat e përshkruan Naimi?
-Cilat janë disa nga ndërhyrjet lirike që bën autori në vlerësimet e tij për figurën dhe bëmat e
Skënderbeut dhe pse i bën ato?
-Çfarë kuptoni ju me këtë frazë të autorit: “Tek hidhte synë dridhej dheu”?
-Naimi interesohet më tepër për cilësinë e informacionit që jep përmes poemës së tij apo
cilësinë e realizimit të saj poetik?

Ndërtimi i njohurive. Udhëzuesit e të lexuarit ndërveprues


Mësuesi/a që më parë ka përcaktuar pjesët e tekstit që duhet të studiojnë me vëmendje
nxënësit dhe i ndan ata në tri grupe, ku u jep këto detyra:
Grupi I - Usht. 3 (rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin.)
Usht. 4 (rubrika Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin)
Gjeni epitetet e përdorura dhe thoni nëse janë më shumë
vlerësuese apo cilësuese.
Grupi II - Usht. 4 (rubrika Reflektim i kuptimit dhe interpretimit).
Usht. 5 (rubrika Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin).
Gjeni në tekst raste të përdorimit të përsëritjeve:
a- Përsëritje të së njëjtës fjalë
b- Të të njëjtit tingull
c- Përsëritje të tjera.

Grupi III - Usht. 2 (rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin).


Usht. 6 (rubrika Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin).
Gjeni në fragment raste të përdorimit të anaforës, asindetit apo të figurave të
tjera të ngjashme, të pyetjes retorike etj. Mësuesi/ja përcakton nxënësit që lexojnë me zë të
lartë detyrën e tyre dhe nxit nxënësit të plotësojnë udhëzuesin e të lexuarit ndërveprues.
Kështu nxënësit plotësojnë udhëzuesin për çdo ushtrim të kësaj ore mësimore.

Përforcimi. Ditari dypjesësh


Pasi lexojnë fragmentin, nxënësit shkëputin nga ai vargjet që kanë bërë më shumë përshtypje
ose pyesin rreth gjërave që nuk kuptojnë. Pasi e lexojnë shkruajnë në një fletë fragmentin dhe
në anën tjetër të saj komentin e tyre. Kur e sheh të nevojshme, mësuesi/ja ndërhyn duke bërë
pyetje ose duke komentuar dhe sqaruar dhe duke u ndalur më tepër tek pjesa më e
rëndësishme e fragmentit.

Citim/fragment Komenti i nxënësit


posi yjtë në mest ndrinin Nx. 1. Skënderbeu dhe trimat po çanin
të mbëdhenjt’ e parësisë fushës drejt armikut si yjet në qiell
26
Nx. 2. Ashtu krenarë, trima dhe të vendosur,
................................ ndrinin si yjet në qiell trimat e Skënderbeut e
tij
po në jet’ ata shok s’kishin,
opopo! sa trima qenë.

.......................................

e zuri të bëhej ditë;


dit’ e, kthielltë dh’e mbarë
e bardhë për shqipëtarë,
shum’ e zezë për Tyrqinë
.................................................

Detyrë: Bëni me shkrim ushtrimin 5, të rubrikës “Të reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin”
në tekst.

Tema 6. Studim teksti. Fragment nga “Histori e Skënderbeut” e F. Nolit

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të zbërthejnë veçoritë e fragmentit, duke u ndalur te:
 fakti historik dhe detajet stilistike me të cilat përshkruhet;
 detajet artistike me të cilat pikturohet atmosfera e kohës;
 përshkrimet artistike të personazheve dhe gjendjes së tyre shpirtërore;
- të krahasojnë të dy veprat (Naimit dhe Nolit), si dhe përdorimin e figuracionit;
- të dallojnë faktet historike që përdor autori për të dhënë karakterin e kërkuar historik të
veprës.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Kodimi i tekstit Diskutim idesh Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Leximi i kodimit Të mësuarit Punë me grupe
ndërveprues
Përforcimi Ditari dypjesësh Ndërtimi i shprehive Punë në grupe
studimore

Parashikimi. Kodimi i tekstit


Punohen dy detyra shtëpie dhe krahasohen me njëra-tjetrën, si dhe plotësohet e vlerësohet
nga klasa. Diskutimi rreth evokimit dhe rimarrjes së figurës së Skënderbeut nga autorë të
ndryshëm, duke shprehur opinionin e tyre për trajtimin që i është bërë nga autorë të tjerë,
përgatitur orën e kaluar. Kodohet teksti sipas kërkesave të usht. 4, 5, 8 (rubrika Reflektojmë
mbi kuptimin dhe interpretimin) dhe Usht. 1, 2 (rubrika Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin).

27
Ndërtimi i njohurive. Leximi i kodimeve
Ndahet klasa në 5 grupe dhe u jepen detyrat:
Grupi I – Usht. 1, 6 (Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin).
Usht. 3 (Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin).
Grupi II – Usht. 2, 7 (Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin).

Grupi III – Usht. 3, 9 (Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin).

Grupi IV – Usht. 10, 12 (Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin ).

Grupi V – Usht. 4, 5 (Reflektim mbi gjuhën dhe stilin).

Detyra realizohet nëpërmjet teknikës se shkrimit shpejtë (xënësit shkruajnë për qëndrimin e
tyre dhe japin argumente mbi çështjet e dhëna).

Përforcimi. Ditari dypjesësh


Klasa ndahet në grupe prej 4 nxënësish dhe çdo grup ndërton ditarin dypjesësh:
- në njërën anë japin reagimet e tyre me shkrim.
-në anën tjetër bëjnë krahasimin mes dy veprave për përdorimin e figuracionit.
Nxënësit ndërrojnë vendet çdo 2 min për të këmbyer dhe plotësuar mendimin mes tyre dhe në
fund referojnë punën e bërë.

Citim/fragment Komenti i nxënësit


-Pra, më 1462, sulltani dërgoi tri Këtu flitet për forcën e shqiptarëve që, nën
ushtërira për të dërrmuar udhëheqjen e paepur të Skënderbeut, korrin
Skënderbenë. Që të tria u shtypnë vetëm fitore, edhe pse shume më të paktë në
njëra pas tjatrës. Skënderbeu i priti në numër nga turqit.
grykat e maleve të Mokrenës dhe i
mundi më 27 të gushtit 1462.
.............................................

-Tani Skënderbeu duhej ta përballte Bëhet fjalë për momentin dhe vetminë
tërbimin e sullatnit pothua i vetëm me historike të Skënderbeut dhe shqiptarëve të
një aliate të pasigurtë dhe të pabesë si kohës.
Venetia. Natyrisht, rrebeshi më i math
do të pëlciste mbi Shqipërinë

................................................

28
Tema 7. Ese përshkruese

Disa tema esesh mund të jenë:


1. “Si e shoh unë sot Skënderbeun naimjan /nolian”
2. “Si e imagjinoj unë Skënderbeun sot”
3. “Të përbashkëtat dhe të ndryshmet e Skënderbeut nolian me atë naimjan”

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të përshkruajnë figurën e Skënderbeut duke u mbështetur në dijet e marra;
- të krahasojnë dy këndvështrimet rreth figurës së heroit kombëtar;
- të përdorin mjete artistike, gjuhësore në përshtatje me temën e dhënë për të realizuar
punën me shkrim.

Mjetet e punës: fletoret, stilolapsat etj.

Metoda: Shkrim i lirë, i drejtuar.

Struktura mësimore. Shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit:
Pas dhënies së temave dhe të orientimeve të duhura rreth tyre (p.sh., nxënësit janë të lirë të
zgjedhin temën e preferuar, në të cilën mund të gjejë hapësirën e duhur mendimi vetjak)
mësuesi/ja i lë të lirë nxënësit të shprehin idetë e tyre, por pa dalë asnjëherë nga tema. Në
fund të orës mësimore lexohen 2-3 esetë më të mira.

Tema 8. Ese. Shkrim përshkrues


Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:
- të njohin e dallojnë gabimet, për të mos i përsëritur më ato;
- të njihen me punën/t më të mira.

Mjetet mësimore: fletoret e esesë, stilolapsat, dërrasa, shkumësi etj.

Struktura mësimore: Lexo /Mendo/Diskuto/korrigjo


Pasi mësuesi/ja bën një përmbledhje (grafiku në dërrasë) të gabimeve më të përgjithshme të
klasës, duke u ndalur veçanërisht në ato më tipiket, u shpërndan nxënësve fletoret, që
gjithsecili të familjarizohen me gabimet e bëra dhe të reflektojnë mbi korrigjimet e bëra. Secili
reflekton mbi gabimet personale. Më pas mësuesi/ja bën kalimin e fletoreve nga shoku në
shok, kjo për dy qëllime:
- Të ballafaqohen me gabimet e tyre dhe të shokëve.
- Të verifikojnë gabimet dhe arritjet e të tjerëve.

Në fund mësuesi/ja lexon punën/t më të mirë para të gjithë klasës; bën përmbledhjen e
arritjeve; rikujton shikimin e filmit për orën e ardhshme dhe mbledh fletoret.

29
Tema 9. Figura e Skënderbeut në kinematografi. Filmi “Skënderbeu” (Veprimtari)

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të diskutojnë rreth vlerave të filmit “Skënderbeu”;
- të dallojnë faktin nga trillimi;
- të analizojnë figurat e personazheve dhe realizimin e tyre;
- të shprehin mendimin e tyre për vlerat e qëndrueshme të filmit dhe ato që janë
kapërcyer nga koha.

Struktura mësimore. Diskutim

Zhvillimi i mësimit
Mësuesi/ja punon me të gjithë klasën, duke shtruar për diskutim çështjet e mëposhtme:
- Tema e filmit.
- Regjia e filmit.
- Personazhet kryesore.
- Personazhet dytësore.
- Muzika e filmit.
- Nga veprat e lexuara e të punuara, dedikuar Skënderbeut, sa dhe si e ka realizuar filmi
figurën e Heroit Kombëtar.
- A afron ajo me imagjinatën e tyre?
- A i qëndron kohës filmi apo ka ardhur momenti për një realizim të ri?
- Nëse duhet një realizim i ri dhe pse mendoni kështu?
- Kush mendoni se mund/duhet të jetë regjisori i tij: një shqiptar apo një i huaj përsëri dhe
pse?
- Sa mendoni se është sjellë me vërtetësi fakti dhe ku qëndron trillimi në film?

Njësia II. Qëndresa në veprën “Skënderbeu” të S. Godos

Tema 1. Analizë. Tematika dhe problematika e romanit “Skënderbeu” të S. Godos

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të përcaktojnë kontekstin historik, shoqëror dhe ekonomik në veprën “Skënderbeu”,
mbështetur në materialet historike;
- të përcaktojnë problematikën, tematikën dhe strukturën e romanit;
- të analizojnë veçoritë e veprës.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani i S. Godos, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Parashikim me terma Diskutim idesh Punë me klasën
paraprakë

30
Ndërtimi i njohurive Shënime mbi shënime Të mësuarit Punë dyshe
ndërveprues
Përforcim Punë në grupe Ndërtimi i shprehive Punë në grupe
studimore

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Parashikim me terma paraprakë


Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë disa terma dhe u kërkon nxënësve të tregojnë se çfarë
ju vjen në mendje nga këta terma dhe cila është lidhja mes tyre:

S. Godo “Skënderbeu” Tematika Problematika Qëndresa

Mësuesi/ja përdor dijet e nxënësve, por njëkohësisht shtron edhe pyetje, të cilave nxënësit
kanë mundësi t’u përgjigjen, si p.sh.:
- Kush është Sabri Godo?
- Nisur nga titulli, për çfarë bën fjalë vepra e tij?
- Pse e shkroi S. Godo këtë vepër?
- Cila është figura qendrore e romanit dhe kur zhvillohen ngjarjet?
- Cila është situata historike, ekonomike e shoqërore e Shqipërisë kur zhvillohen
ngjarjet?
- Si e njohim (historikisht) familjen e Kastriotëve?
- Cili është roli dhe rëndësia e tij dhe e veprës në dhënien e qëndresës shqiptare dhe
forcimin e saj në vitet pasardhëse?
- Si del në këtë roman qëndresa e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut?

Informacion për mësuesin

Sabri Godo me “Skënderbeun” në diktaturë

Akad. Rexhep QOSJA


Janë bërë tridhjete vjet që nga boti mi i pare i romanit të Sabri Godos,
“Skënderbeu”. Sivjet ribotohet i përpunuar me rastin e gjashtëqindvjetorit të lindjes së Heroit tonë
Kombëtar, Skënderbeut. Por si roman shumë i kërkuar dhe shumë i lexuar, ai është ribotuar edhe
herë të tjera në Tiranë e në Prishtinë.

Mbamendja e së kaluarës, njohja e saj, shpjegimi i saj, mësimi prej saj e karakterizojnë kulturën
evropiane, prandaj e karakterizojnë edhe kulturën tonë kombëtare si kulturë, në radhë të parë
evropiane. Nuk e thotë rastësisht Herodoti se historinë e shkruajmë, me qëllim që "me kohë të mos
zvogëlohet rëndësia e asaj që kanë krijuar njerëzit, rëndësia e veprave të mëdha e të
mrekullueshme...". Romani i Sabri Godos, “Skënderbeu”, është roman i madh për figurën më të
madhe historike të popullit shqiptar dhe për shqiptarët në përgjithësi në kohën e tij, prej brezave
të mëvonshëm të quajtur Moti i Madh.
Siç dihet, për Skënderbeun janë bërë shumë vepra të fushave të ndryshme të dijes e të arteve. Për
Skënderbeun janë shkruar shumë vepra shkencore: monografi, studime, artikuj. Janë bërë shumë
skulptura, piktura, gravura, janë kompozuar vepra muzikore dhe janë bërë filma artistikë. Për

31
Skënderbeun më së shumti janë shkruar vepra letrare: poezi, poema lirike, poema liriko-epike,
epope, drama dhe romane. Për të kanë shkruar shumë të huajt.
Skënderbeu ishte prijësi i luftërave më të mëdha e më të gjata kundër depërtimit të turqve në
Ballkan. Megjithëse të bëra, kryesisht në truallin shqiptar, luftërat e drejtuara prej tij kishin
përmasën evropiane: me to mbrohej edhe Perëndimi prej shtrirjes së Perandorisë Otomane dhe
krishterimi prej shtrirjes së islamit. Kjo përmasë historike, qytetëruese dhe fetare e luftërave të tij,
të shpeshtën e herëve, përbën përmbajtjen e veprave letrare që për Skënderbeun kanë shkruar
autorë të ndryshëm evropianë dhe amerikanë. Në të gjitha periudhat e letërsisë shqipe, për
Skënderbeun dhe luftërat e drejtuara prej tij kanë shkruar edhe autorë shqiptarë. Mund të thuhet,
madje, se numrin më të madh të veprave letrare për të e kanë shkruar vetë shqiptarët.
Skënderbeu është figurë e madhe e historisë kombëtare: është prijësi shpirtëror dhe politik i
popullit, është komandanti dhe strategu i luftërave më të gjata dhe më të lavdishme të popullit
shqiptar për mbrojtje prej pushtuesve; është luftëtari më i lavdishëm për lirinë e popullit shqiptar.
Jeta dhe bëmat e tij janë bërë përmbajtja historike e vetëdijes liridashëse të kombit shqiptar. Për
Skënderbeun janë shkruar tipa të ndryshëm romanesh. Më së shumti janë shkruar romane
romantike, në të cilat historia e vërtetë zëvendësohet nga kallëzime për historinë që dëshirohet. Në
to idealizohen mjedisi, personazhet, vetitë, të bërat, në përgjithësi jeta dhe vdekja e tyre!
Për Skënderbeun janë shkruar shumë edhe romane ideologjike, që përfaqësojnë një tip të romanit
romantik, në letërsinë tonë më të shpeshtë pas Luftës së Dytë Botërore. Historizmi këtu vihet në
shërbim të ideologjisë së shkrimtarit dhe të regjimit të cilit ai i shërben. Dhe është një kornizë,
brenda së cilës e vërteta historike dhe e vërteta artistike pësojnë thjeshtësim dhe shtrembërim të
madh!
Por, për Skënderbeun janë shkruar edhe romane në të cilat njeriu prijës, njeriu komandant dhe
strateg, njeriu politik apo njeriu krijues, para së gjithash, janë njerëz që, me fatin e tyre, me
përjetimet, gëzimet e dhembjet e tyre, në të vërtetë e simbolizojnë fatin e njeriut në përgjithësi.
Këto janë romane në të cilat arrihet një domethënie më e përgjithshme. Këtij tipi të romaneve për
Skënderbeun i takon edhe romani i autorit Sabri Godo.
Poetika e tij
Romani i Sabri Godos, “Skënderbeu”, pa dyshim, është romani më i mirë i shkruar për heroin tonë
kombëtar dhe, njëkohësisht, njëri nga romanet më të mira të shkruara në gjuhën shqipe deri sot.
Le ta them rishtazi: Dhuntia e veçantë krijuese, që dëshmohet në të gjitha prozat e tij, mjeshtëria
posaçërisht e dukshme gjuhësore, kultura e gjerë historike dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm
ndaj historisë kombëtare i kanë bërë të mundshme Sabri Godos të sendërtojë një pamje historike
artistike mbi epokën e Skënderbeun, pothuaj, të pasendërtueshme në romanet e tjera për të.
Romani i Sabri Godos dallon prej romaneve të tjera për Skënderbeun edhe për nga procedimi
krijues, edhe për nga gjerësia e lëndës së përfshirë historike, edhe për nga thellësia e kuptimit,
por edhe për nga cilësia artistike e tij. Ky në të vërtetë është roman kronikë: në të zbatohet
procedimi që cilëson historinë dhe kronikën. Në të nuk ka fabul dhe nuk ka subjekt, si në romanin
romantik-aventuresk, çfarë shkruanin, fjala vjen, Valter Skoti dhe një varg romantikësh të
mëvonshëm. Kompozicioni i tij nuk përcaktohet nga subjekti po nga ballafaqimi i dy botëve: i botës
që mbrohet dhe i botës që sulmon. Historia vërtet është nocioni themelor, përcaktues, i poetikës së
tij. Sabri Godo e hulumton ose, më mirë të thuhet, e krijon të vërtetën historike të kohës në të cilën
ka jetuar Skënderbeu duke shfrytëzuar dokumentet aty ku ato nuk mungojnë; duke futur në
përdorim fiksionin, aty ku dokumentet e ruajtura nuk mjaftojnë dhe duke përdorur me dhunti të
rrallë krijuese magjinë e fjalës si në rastin e parë, ashtu edhe në rastin e dytë. Dhe, kështu, në
romanin e tij për Skënderbeun do të gjejmë histori të mjaftueshme, sa të krijojmë përfytyrim të
plotë për kohën që e mbulon romani dhe mjeshtëri të veçantë krijuese, sa atë përfytyrim ta bëjë
artistikisht të paharruar. Për këto arsye mund të thuhet se në romanin e Sabri Godos janë bërë të
qarta ngjarjet, të bërat dhe bëmat që përpara janë paraqitur të mjegulluara; janë kthyer së mbari
ato që, siç e thotë edhe vetë autori në përmbyllje të romanit për Ali Pashë Tepelenën, janë
paraqitur së prapthi dhe janë bërë të shumëkuptimshme ato që më parë janë paraqitur kuptimisht
të thjeshtësuara.
Koha, hapësira, populli
32
Romani i Sabri Godos. “Skënderbeu”, është roman për një epokë. Ajo është epoka e daljes edhe e
popullit shqiptar prej të ashtuquajturit terr mesjetar dhe e krijimit të vetëdijes së re që sillte
Rilindja Evropiane, para së gjithash, ajo italiane. Koha që mbulon romani është kohë kthese në
historinë shqiptare. Fatkeqësisht, epoka që nis pas kësaj kthese nuk do të jetë epokë e ngritjes që
shënojnë popujt e Evropës Perëndimore, po epokë e rënies nën pushtimin osman, që popullit
shqiptar do t'i sjellë humbjen e lirisë, prapangelje të madhe në zhvillimin historik dhe ndërlikime
në identitetin e tij.
Romani i Sabri Godos është vepër në të cilën, me ngjarje historike, me bëma, me ballafaqime të
mëdha luftarake, me jetë e me vdekje, mbulohet një hapësirë e madhe, sado më së shpeshti
mbulohet hapësira në të cilën e ka bërë shtëpinë e tij populli shqiptar, hapësira udhëkryq mes
Lindjes e Perëndimit, në të cilën ballafaqohen pushtues të ndryshëm, synime dhe interesa të
ndryshme, qytetërime të ndryshme, në të cilën takohen apo edhe ballafaqohen krishterimi dhe
islami. Kjo hapësirë e gjerë doemos ndikon në përbërjen e romanit, por kjo hapësirë e gjerë me
konfliktet që ndodhin në të doemos ndikon në zgjerimin e vëllimit semantik të tekstit letrar. Përpos
jetës së përditshme, ngritjes madhështore historike dhe, me në fund, vdekjes së Skënderbeut, në
roman janë paraqitur edhe shumë personazhe të tjera: personazhe historike dhe personazhe të
imagjinuara. Numri i tyre me të vërtetë shumë i madh, veçantitë e tyre, shprehitë, virtytet dhe veset
e tyre të ndryshme, fatet e tyre të ndryshme, të berat a mëkatet e tyre të vogla a të mëdha, janë
artistikisht shume përshtypjelënëse. Qoftë përmes tyre, qofte edhe përpos tyre, në roman është
paraqitur jeta e popullit, qëndresa e tij, por edhe vuajtjet dhe pësimet e tij. Të gjitha këto bëjnë që
romani në shqyrtim të quhet jo vetëm roman për Skënderbeun, por roman për një popull: për
popullin shqiptar. Në të vërtetë, ky është roman historik për ballafaqimin e popullit të vogël
shqiptar, në krye me Skënderbeun, me një fuqi të madhe të kohës: me Perandorinë Otomane.
Është një roman për figura të mëdha historike, që jetojnë në thyerje të dy epokave dhe për ngjarje
vendimtarë historike, që përcaktojnë të ardhmen e popullit shqiptar në shekujt që vijnë. Romani
“Skënderbeu” është njëkohësisht roman me shkëlqim të fuqishëm poetik meditativ. Kuptimi që
sendërtohet nga fatet e dëshmuara me të vërtetat historike dhe të vërtetat artistike gjithsesi është
tragjik: liria, idealet, të drejtat, kuptimi i jetës në vazhdimësi janë rrezikuar prej fuqie. Pavarësisht
prej së drejtës që i takon për jetë, për liri, për identitet dhe integritet shpirtëror, njeriun e kufizon
apo e rrezikon fuqia e të fortit, që quhet dhunë dhe ligji i natyrës, që quhet vdekje.
Koha e shkuar dhe koha jonë
Romanet historike zakonisht shkruhen për t'u mbajtur mend historia, përvojat dhe vlerat e saj. Por,
romanet historike mund të shkruhen edhe për t'iu shmangur të tanishmes, për të shprehur
mospajtimin me të këqijat e saj. Nuk ka dyshim se në romanin e Sabri Godos, “Skënderbeu”, i
shohim qartë që të dyja këto arsye për shkrimin e tij. Është shkruar për t'u forcuar mbamendja e
asaj kohe të lavdishme të historisë shqiptare, për t'u përjetësuar edhe me fuqinë e artit vlerat për të
cilat është jetuar jeta dhe është pranuar vdekja e që janë bërë përbërës karakterizues të identitetit
kombëtar shqiptar. Është shkruar, ndërkaq, edhe për t'u shprehur me gjuhën e mbuluar të artit
letrar mospajtimi me politikën dhe me ideologjinë sunduese të kohës kur është shkruar; është
shkruar për të gjetur shpjegime për të vërtetat, mashtrimet e gënjeshtrat që nuk mund të
kërkoheshin në kohën kur është shkruar; është shkruar për të gjetur ngushëllimet për pësimet e
shumëllojshme në të tanishmen dhe për të gjetur shpresën për të ardhmen. Arsye, pa dyshim, të
mëdha, që gjithmonë i frymëzojnë veprat e mëdha të artit e të shkencës.
Prishtinë, nëntor 2005

Ndërtimin e njohurive. Shënime mbi shënime


Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fletë të bardha për të bërë skicën e grafikut organizues
“Shënime mbi shënime”. Në kolonën e parë jep treguesit të cilët nxënësit, por edhe me
ndihmën e mësuesit/es i plotësojnë.

33
Tipare të veprës
“Skënderbeu” i Godos është një nga romanet më të mira për:
- kulturën e gjerë historike të autorit.
- përkushtim të jashtëzakonshëm të tij ndaj historisë kombëtare.
- konceptimin e tij të veçantë të historisë.

Veçori të veprës:
- hulumton të vërtetën,
- trillon duke përdorur magjinë e fjalës aty ku e vërteta mungon,
- përdor figurën e Skënderbeut për të treguar dramën e madhe të popullit shqiptar në
udhëkryqin Lindje/Perëndim;
- për të rigjetur vlerat, idealet dhe shpresën ndaj të ardhmes.

Heroi i Godos:
- zbret nga froni mitik
- ka patos të kontrolluar historik, pra patos etnik, ndryshe nga heroi naimjan
- lëviz në një botë të besueshme, reale

Tematika e veprës
Qëndresa e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut ndaj:
- pushtuesit osman
- asimilimit nga:
 Latinizimi – Formula e Pagëzimit në shqip nga Pal Engjëlli.
 Turqizimi – konvertimi i Hamza Kastriotit

Struktura e romanit
- Rrëfim i strukturuar në formë kronologjike
- Këndvështrimi i figurës së Skënderbeut bëhet sipas rendit kronologjik.

Problematika
Në qendër të romanit është ballafaqimi i dy botëve
- asaj shqiptare që mbrohet,
- asaj turke që sulmon.

Problematika që rrjedh prej saj:


- Cila është qëndresa e popullit dhe e Skënderbeut?
- Cilat janë rrjedhojat?
- Si përballet islamizmi me krishterimin?

Krijimi i shtetit shqiptar për Skënderbeun është:


- mision
- vizion
Në përballje, qëndresën e Skënderbeut ndaj Perandorisë ai përdor:
- ç’ka mësuar prej saj;
- ndërtimin e shtetit;
- organizimin e shtetit;
- organizimin e luftës;

34
- trashëgiminë nga i ati në zgjerimin e zotërimeve, aleancave, dhuntinë strategjike
personale
-

Përforcimi. Punë në grupe


Mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe dhe duke u dhënë të zgjidhin detyrat:
Grupi I – usht. 1 dhe 5 në f. 24.
Grupi II – usht. 2 dhe 6 në f. 24
Grupi III – usht. 3 dhe 7 në f. 24.

Më pas e ndan klasën në grupe të vogla prej 2 nxënësish, që ndërveprojnë me njëri-tjetrin për
t’iu përgjigjur kërkesave 8-9-10 në faqen 24.

Detyrë: Mblidhni të dhëna historike për figurën e Skënderbeut. Lexoni në tekst temën 2, f. 24,
“Skënderbeu si figurë historike dhe letrare.”

Tema 2. Analizë. Skënderbeu si figurë historike dhe letrare

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të dallojnë elementet historike nga ato të trilluara në vepër;
- të dallojnë mjetet artistikisht të përdorur nga autori;
- të përshkruajnë figurën e Skënderbeut duke gërshetuar historinë dhe veprën artistikisht.

Mjetet mësimore: dërrasa, shkumësi, hulumtimet personale të nxënësve, fletoret, shënimet


etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Parashikim me terma Diskutim idesh Punë me klasën
paraprakë
Ndërtimi i njohurive Veprimtaria e leximit Të mësuarit Punë dyshe
të detyruar ndërveprues
Përforcimi Shënime mbi shënime Ndërtim i shprehive Punë në grupe të
studimore vogla

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Parashikimi me terma paraprakë


Mësuesi/ja shkruan në dërrasën e zezë disa koncepte kyç si: Skënderbeu-figurë historike,
figurë letrare, figurë reale, legjendare etj., dhe nxit nxënësit të krijojnë një tekst të shkurtër me
këto koncepte.

35
Një shembull mund të jetë:

Qëndroja para bustit të Skënderbeut dhe imagjinoja që të burrë me mjekër


të madhe, i hipur mbi kalin e tij, me shpatë në dorë teksa çante turmën e
pushtuesve. Ishte kaq real para syve të mi. Sytë e tij shihnin larg, shumë
larg... aq larg saç është dhe koha kur jetoi kjo figurë historike dhe
legjendare e popullit tonë...

Ndërtimi i njohurive. Veprimtaria e leximit të detyruar

Mësuesi/ja, sipas dëshirës së nxënësve, organizon referimin e ushtrimeve 8-9-10, f. 24, të


përgatitur orën paraardhëse.
Pas referimit, klasa organizohet në grupe dyshe dhe u jepet si detyrë të punojnë usht. 2, 3, 4
nga rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin dhe ushtrimet 1, 2, 3, 4 nga rubrika
Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin. Ndërkohë, tre nxënësve u jep detyrë usht. 1 për ta
përgatitur, së bashku me hulumtimet e bëra sipas detyrës së orës paraardhëse. Nxënësit, në
grupe dyshe, mendojnë përgjigjet më vete dhe i krahasojnë me të partnerit dhe përgatitin
referimin me idetë e zgjedhura.
Ndërsa 3 nxënësit që përgatitën usht. 1 dhe hulumtimet, përgjigjen në mënyrë të alternuar
sipas fazave.

Përforcimi. Shënime mbi shënime


Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fletë të bardha për të bërë skicën e grafikut organizues
“Shënime mbi shënime”. Në kolonën e parë jep treguesit të cilët nxënësit, por edhe me
ndihmën e mësuesit/es i plotësojnë ato.

Skënderbeu si figurë historike


- lindi më 1405;
- u mor peng dhe u dërgua në Edrene;
- u kthye në atdhe më 1443;
- zhvilloi 14 beteja, ndër të cilat ajo e Vajkalit, Çidhnës, Albulenës etj.

Skënderbeu si figurë letrare


- në roman ai mendohet, tërhiqet në vetminë e tij,
- del në dialog me të tjerët,
- del në këndvështrimin e të tjerëve;
- nëpërmjet përshkrimit të tipareve të jashtme të tij.

Detyrë: Lexoni fragmentin nga pjesa I, kreu XXVII, f. 26 duke mbajtur parasysh të dalloni
elementet që e bëjnë Skënderbeun figurë historike-letrare.

36
Tema 12. Studim teksti. Skënderbeu si figurë historiko-letrare

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin, duke u ndalur te veçoritë stilistikore të tij:
- të analizojnë e personazhet e pjesës;
- të dallojnë mjetet shprehëse e gjuhësore.;
- të argumentojë mendimin e krijuar mbi artin e Godos nisur nga fragmenti.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Diskutim për Diskutim idesh Punë me klasën
njohuritë paraprake
Ndërtimi i njohurive Rrjedhshmëria gojore Të mësuarit Punë në dyshe
e dyshes ndërveprues
Përforcim Punë në grupe Ndërtim i shprehive Punë në grupe
studimore

Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake


Mësuesi/ja shënon në dërrasë të zezë temën mësimore, “Skënderbeu si figurë historiko-
letrare”, ndërsa nxënësit shënojnë në një fletë lidhje ose marrëdhënie me konceptin e dhënë.

Lindi më 1405 Më 1415 iu dorëzua


peng osmanëve Heroi mendohet Përshkimi fizik i tij
tërhiqet në vetminë e tij
Skënderbeu,
fig. historike
Skënderbeu,
fig. letrare
Zhvilloi 14 beteja U kthye në Krujë
më 28 nëntor 1443 Jepet në këndvështrimin Jepet në
e të tjerëve veprimet e tij

Ndërtimi i njohurive. Rrjedhshmëria gojore e dyshes


Në këtë fazë nxënësit do të punojnë në dyshe për të lexuar dhe studiuar tekstin. Nxënësi 1 do
të tregojë diçka interesante nga pjesa që ka lexuar. Nxënësi i dytë dëgjon me vëmendje. Pas
1-2 minuta nxënësit ndalojnë dhe këmbejnë rolet, por gjithmonë duke mos përsëritur ato që ka
thënë shoku më parë. Edhe ai flet 1-2 minuta. Më pas nxënësit ndalojnë dhe radha i kalon
nxënësit 1 për të bërë përmbledhjen e pjesës në vazhdim, por duke e zvogëluar kohën në 1
minutë. Vazhdohet kështu me rishikim e informacionit të dhen në tekst. Në përfundim të kësaj
veprimtarie nxënësit pyeten nëse kanë paqartësi. Mësuesi/ja duke aktivizuar sa më shumë
nxënës, bën rishikimin e çështjeve kryesore të mësimit:

-Skënderbeu si figurë historike në roman.


-Skënderbeu si figurë letrare në vepër.
-Elementet dhe detajet që e bëjnë Skënderbeun figurë historike.
37
-Elementet dhe detajet që e bëjnë Skënderbeun figurë letrare.

Përforcimi. Punë në grupe


Ndahet klasa në grupe dhe jepen detyra:

Grupi I – usht. 1, rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin.


a) Gjeni fjalët kyç dhe i komentoni ato.
b) Gjeni përgjigjet e 5 pyetjeve: Ku? Kur? Si? Pse? Çfarë? Dhe, duke u mbështetur tek a
dhe b, i jepen përgjigjet usht. 1. Kjo realizohet me bashkëpunimin e pesë nxënësve. Secili i jep
përgjigje një pyetjeje.

Grupi II – usht. 2, rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin dhe usht. 1 nga rubrika
Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin.
Grupi III – Analizon personazhet dhe mendësitë e tyre.
- Personazhe të dukshme.
- Personazhe të padukshme.
Dhe punon usht. 4 (Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin).

Grupi IV – usht. 3 dhe 5 (Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin)


Grupi V – usht. 6 (Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin) dhe 2 (Reflektojmë mbi gjuhën
dhe stilin).
Grupi VI – usht. 3, 4 (Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin).

Detyrë: Diskutim mbi figurën shumëplanëshe të heroit tonë në përgjithësi në të gjithë romanin
dhe në fragment në veçanti. Parapërgatitje për orën tjetër: Lexoni mësimin në f. 30,
Skënderbeu si burrë shteti, strateg, politikan e diplomat.

Tema 13. Analizë. Skënderbeu si burrë shteti, politikan e diplomat

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të dallojnë në roman veprimtarinë e shumanshme të Skënderbeut;
- të gjejnë dhe të ilustrojnë me pjesë nga romani veçoritë e figurës së Skënderbeut si
burrë shteti, politikan dhe diplomat.
- të listojnë disa nga veprimet e Skënderbeut si diplomat, strateg apo burrë shteti e t’i
argumentojnë ato.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i
nxënësve
Parashikimi Mësim i përqendruar Diskutim idesh Punë me klasën
mbi argumentimin
Ndërtimi i Lexim/përmbledhje Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe
njohurive në dyshe
Përforcim Rrjeti i diskutimit Ndërtimi i shprehive Punë individuale
studimore

38
Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijim i të menduarit


Mësuesi/ja paraqet para klasës disa foto ose piktura të Skënderbeut duke luftuar, në fushë të
betejës, duke iu folur trimave të tij, para popullit, në takime me personalitete të huaja, si papën
e Vatikanit etj. Pasi shohin fotot, nxiten diskutimi mes nxënësve me anë të pyetjeve:

-Çfarë ndieni teksa shikoni këto foto/piktura?


-Në cilën foto/pikturë Skënderbeu shfaqet si burrë shteti, në cilën si politikan dhe diplomat?
-Cilat janë veçoritë e Skënderbeut si burrë shteti, politikan dhe diplomat?
- Si janë dhënë këto tipare nga autori i veprës?

Burrë shteti Politikan/


Skënderbeu diplomat

-qe i pari që mendoi të formojë shtetin e - parashikon lëvizjet e armikut;


bashkuar shqiptar; - bën organizimin politik të shqiptarëve;
-simbol bashkimi princash; - parashikon se ku do të dalë armiku,
-veç bashkimit politik, e ushtarak u miku, fqinjët dhe ai vetë;
përpoq për bashkimin ekonomik dhe atë - bën aleancat e duhura
ushtarak; - vendos armëpushimin kur duhet
-kishte drejtësi fjale dhe veprimi. - di të lidhet me fqinjët etj.

Informacion për mësuesin


Skënderbeu si burrë shteti karakterizohet nga këto tipare:
1. Qe i pari që mendoi të formojë shtetin e bashkuar shqiptar.
2. Simbol bashkimi princash.
3. Mblodhi kuvendin e Lezhës në Lezhë për 3 arsye:
a) si vend asnjanës ishte nën sundimin e Venedikut;.
b)nuk ishte pronë e tij apo e dikujt prej princërve të tjerë.;
c) ishte vendndodhje e afërt me Krujën dhe qendrën e vendit.
4. Veç bashkimit politik, e ushtarak u përpoq për bashkimin ekonomik dhe atë ushtarak.
5. Kishte drejtësi fjale dhe veprimi.
1. Skënderbeu si strateg:
- metodat e tij janë fitoreprurëse.
- përdor me sukses strategji sulmi, mbrojtjeje, tërheqjeje
- është i pari që shfrytëzoi terrenin e thyer në favor të tij;
- përdor strategji inteligjente jo vetëm me turqit, por edhe me princat shqiptarë.
2. Skënderbeu si politikan:
- parashikon lëvizjet e armikut;
- bën organizimin politik të shqiptarëve;
- parashikon se ku do të dalë armiku, miku, fqinjët dhe ai vetë.
3. Skënderbeu si diplomat:
- Bën aleancat e duhura
- Vendos armëpushimin kur duhet
- Di të lidhet me fqinjët
- Di të lidhet kur dhe si duhet me miqtë;
39
Ndërtimi i njohurive. Lexim/përmbledhje në dyshe
Mësuesi/ja u thotë nxënësve të krijojnë në dyshe, ku njëri të lexojë paragrafin me zë dhe më
pas të bëjë një përmbledhje të shkurtër të tij. U lihet koha e nevojshme, pastaj kontrollohet
përvetësimi duke dëgjuar përmbledhjet e disa nxënësve. Pas kësaj nxënësi tjetër bën pyetje
për pjesën/paragrafin. U lihet koha e nevojshme për të bërë këtë dhe pastaj kontrollohen se sa
e kanë kuptuar duke dëgjuar pyetje prej disa nxënësve. Po kështu vazhdohet me paragrafët
në vazhdim, duke ndërruar rolet brenda dyshes, pas çdo paragrafi.

Përforcimi. Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja shtron një pyetje binare, si: A mendoni se Skënderbeu shkëlqeu njësoj në të gjitha
fushat e veprimtarisë së tij?

PO JO

Sillen argumente A mendoni se Skënderbeu Sillen argumente


pro shkëlqeu njësoj në të gjitha kundër
fushat e veprimtarisë së tij?

Përfundimi._______________________________________________

Detyrë: Ushtrimi 2 (Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin).


Lexoni fragmentin nga Pjesa III, kreu XXVII, në f. 32 të tekstit.

Tema 14. Studim teksti. Skënderbeu si burrë shteti, politikan dhe diplomat

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin, duke evidentuar tiparet e Skënderbeut, si burrë shteti,
politikan dhe diplomat;.
- t’i gjejnë tiparet në fragment dhe të ilustrojë edhe me pjesë nga romani;
- të argumentojnë këto karakteristika të tij vlerat e Skënderbeut, duke i shoqëruar edhe
me ilustrime konkrete..

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, shënimet e tij, dërrasa, shkumësi etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i nxënësve
nxënësve
Parashikimi Përmbledhje e Diskutim idesh Punë me klasën
strukturuar
Ndërtimi i njohurive Diskutim i lirë Të mësuarit Punë individuale
Stuhi mendimesh ndërveprues
Përforcimi Punë në grupe Ndërtimi i shprehive Punë me grupe
studimore
40
Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përmbledhje e strukturuar


Në fillim të orës mësuesja kontrollon detyrën e dhënë dhe lexohen disa prej tyre. Bëhet
ballafaqimi i përgjigjeve dhe vetë nxënësit plotësojnë ose vlerësojnë më të mirën. Më pas
mësuesi/ja drejton pyetjen rreth orës së kaluar:

-Si shfaqet Skënderbeu si burrë shteti, si diplomat, politikan dhe si strateg në veprën e S.
Godos?
-Si mendoni ju, në këtë roman Skënderbeu është më shumë diplomat, burrë shteti, strateg apo
politikan?

Ndërtimin e njohurive. Diagrami piramidal


Në këtë fazë mësimore mësuesi/ja e ndan klasën në 4 grupe. Secilit grup i jep skedën se ku
duhet të përqendrohen. Aty mësuesi/ja ka shkruar pyetjet:

Skeda 1 - Tiparet e Skënderbeut si burrë shteti në romanin e S. Godos


Skeda 2 - Tiparet e Skënderbeut si politikan në romanin e S. Godos
Skeda 3 - Tiparet e Skënderbeut si strateg në romanin e S. Godos
Skeda 4 - Tiparet e Skënderbeut si diplomat në romanin e S. Godos

Skënderbeu
Tiparet e tij
Burrë shteti Diplomat Strateg Politikan
Qe i pari që mendoi Bën aleancat e metodat e tij janë parashikon lëvizjet e
të formojë shtetin e duhura fitoreprurëse. armikut;
bashkuar shqiptar. -Vendos përdor me sukses bën organizimin
Bashkoi princat armëpushimin kur strategji sulmi, politik të
shqiptarë. duhet mbrojtjeje, shqiptarëve;
Mblodhi kuvendin e Di të lidhet me tërheqjeje parashikon se ku do
Lezhës. fqinjët është i pari që të dalë armiku,
Veç bashkimit Di të lidhet kur dhe shfrytëzoi terrenin e miku, fqinjët dhe ai
politik, e ushtarak u si duhet me miqtë thyer në favor të tij; vetë
përpoq për përdor strategji
bashkimin ekonomik inteligjente jo vetëm
dhe atë ushtarak. me turqit, por edhe
Kishte drejtësi fjale me princat
dhe veprimi. shqiptarë.

41
Përforcimi. Punë në grupe
Ndahet klasa në 8 grupe dhe çdo grup zgjedh përgjegjësin e vet, i cili bashkëpunon me të
gjithë pjesëtarët dhe ndajnë detyrat si dhe përgatitin përgjigjen me shkrim, të cilën e referon
përgjegjësi i grupit.
Grupi I – usht. 1, 3 te Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin.
Grupi II – usht. 2, 6 te Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin.
Grupi III – usht. 4, 5 te Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin.
Grupi IV – usht. 7, te Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin.
Grupi V – usht. 8, 9 te Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin
Grupi VI – usht. 10, 11 te Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin.
Grupi VII – usht. 2, 3 te Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin
Grupi VIII – usht. 1 te rubrika Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin, si dhe usht. 2 te rubrika
Diskutim.

Detyrë: (Me shkrim) Ushtrimi 1, te rubrika Diskutim. Lexoni fragmentin pasardhës.

Tema 15. Studim teksti. Retorika e Skënderbeut

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të analizojnë aspektet gjuhësore të fragmentit;
- të gjejnë në fragment retorikën e Skënderbeut;
- të analizojnë ndërtimin e fjalisë së retorikës së tij;
- të zbërthejnë fragmentin;
- të zbulojnë mjetet me të cilat ndërtohet ligjërimi bindës në fjalën e Skënderbeut.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, fletoret, dërrasa, shkumësi etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Stuhi mendimi Diskutim idesh Hulumtim i
përbashkët
Ndërtimi i njohurive Përmbledhje në dyshe Të mësuarit Punë me grupe
ndërveprues
Përforcimi Pyetje-përgjigje Ndërtimi i shprehive Punë me grupe
studimore

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja kontrollon dhe punon me klasën të paktën 3 nga detyrat e shtëpisë dhe është vetë
klasa që bën vlerësimin e tyre
Më pas mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë fjalën retorikë dhe u kërkon nxënësve të thonë
së çfarë kuptojnë me këtë fjalë. Më pas i hedh në tabelë mendimet e tyre, disa nga të cilat
mund të jenë:

42
Dija që shtjellon Thjeshtësia e të folurit
rregullat e parimet bukur dhe qartë
për të folur bukur
Retorika

Forca e fjalës

E folura në mënyrë bindëse


tek të tjerët për të ndikuar tek ta

Ndërtimi i njohurive. Përmbledhje në dyshe


Mësuesi/ja ndan klasën në 7 grupe dhe u jep detyrat e mëposhtme:
Grupi I - usht. 1 në f. 35 dhe usht. 1 në f. 36 te rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe
interpretimin
Grupi II - usht. 2, 3 në f. 35 dhe usht. 2 në f. 36te rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe
interpretimin
Grupi III - usht. 4, 7 në f. 35 dhe usht. 3, f. 36 te rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe
interpretimin.
Grupi IV - usht. 5, 6 në f. 35 dhe usht. 4 në f. 36 te rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe
interpretimin.
Grupi V - usht. 8, 9 në f. 35 te rubrika Reflektojmë mbi kuptimin dhe interpretimin dhe usht. 1
në f. 36 rubrika Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin.
Grupi VI - usht. 1, 2 në f. 35 dhe usht. 2 në f. 36 te rubrika Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin.
Grupi VII - usht. 3, 4 në f. 35 dhe usht. 2 në f. 36 te rubrika Reflektojmë mbi gjuhën dhe stilin.

Përforcimi. Pyetje-përgjigje
Në këtë fazë përmbyllëse të orës mësimore, mësuesi/ja ngre pyetjet për diskutim:
-Ku e gjejmë në vepër retorikën e Skënderbeut?
-Cili është mendimi juaj rreth saj?
-Si e ka realizuar ata autori i romanit?
-Si do të silleshit ju nëse do të ishit në vendin e Skënderbeut?
-A do të përdornit formë tjetër ligjërate në vend të asaj që ka përdorur autori?

Tema 16-17. Diskutim rreth vlerave artistike të veprës


Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:
- të diskutojnë rreth vlerave artistike të veprës;
- të parashtrojnë qëndrimin e tij tyre ndaj veprës;
- të argumentojnë mendimin e tij me citime nga romani;
- të dallojnë çka u pëlqen më shumë në vepër.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, fletoret e tyre etj.

Metoda: Ruaje fjalën e fundit për mua (teknikë diskutimi në të cilën nxënësit me radhë
komentojnë citimet e nxjerra nga teksti)

43
Struktura mësimore: Diskutim

Zhvillimi i mësimit:

Diskutimet e nxënësve përqendrohen rreth çështjeve të mëposhtme:


- Cilat janë vlerat artistike të veprës?
- Sa dhe si e ka realizuar qëllimin e tij autori?
- Çfarë më pëlqen më shumë në vepër (me citimet përkatëse)?
- Pse më pëlqen kjo vepër?
- Si e shoh unë në raport me veprat e Nolit, Naimit, De Radës etj.?
- Cila është e veçanta e veprës?
- Cili është personazhi më i realizuar (jo vetëm figura e Skënderbeut) dhe pse mendon se
është ai?
- Cili është personazhi negativ më i detajuar i romanit dhe pse? (Sillni argumente dhe citime
nga vepra.)
- Cili është rroli që luan Moisi Golemi në vepër dhe raporti i tij i ndërlikuar me
Skënderbeun?
- Pse Skënderbeu mban qëndrime të ndryshme ndaj tradhtive (të Moisiut, të Hamzait, të
Zerqanit)? Argumentojeni mendimin.
- Cili është rroli i femrës në vepër?
- Cilat janë të përbashkëtat dhe të veçantat mes Mamicës dhe Donikës?
- Cili është roli dhe qëndrimi i Lekë Dukagjinit me dhe ndaj Skënderbeut në roman?
- Cili është fragmenti që të pëlqen më shumë në roman dhe pse?
- Shpjegoni dhimbjen e Skënderbeut ndaj humbjeve, duke u ndalur veçanërisht në atë të
Beratit.
- Flisni për stilin e autorit dhe jepni karakteristikat e tij.

Tema 18. Ese argumentuese. “Forca e retorikës në vepër”


“Ku dhe si shprehet retorika e Skënderbeut në vepër “
“Pse është e rëndësishme të zotërosh një retorikë të fortë “.

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë :


- të japin argumentimin e duhur për mendimin e tyre;
- të zbërthejnë siç duhet temën;
- të shprehen bukur, saktë e qartë, pa dalë nga tema.

Mjetet mësimore: fletoret, stilolapsat, dërrasa, shkumësi.

Metoda: Shkrim i lirë.

Struktura mësimore: Shkrim i lirë

44
Pasi mësuesi/ja shkruan në dërrasë temat, çdo nxënës është i lirë të zgjedhë atë që preferon,
atë që e ka më afër vetes, atë në të cilën mund të shprehet më mirë. Pas dhënies së
orientimeve të mundshme, nxënësit fillojnë punën e tyre të lirë, të pavarur.

Tema 19. Ese argumentuese. Rishikimi i punës


Shih temën nr. 8

Njësia III. Letërsia dhe historia

Tema 1. Analizë. Figurat dhe elementet reale e joreale në romanin “Skënderbeu”

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të dallojnë figurat dhe elementet reale dhe joreale në vepër.
- të analizojnë personazhet reale dhe ato të trilluar.
- të dallojnë trillimin artistik në një roman historik.
- të analizojnë mjetet gjuhësore dhe stilistike të fragmentit.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i
nxënësve
Parashikimi Shënime mbi shënime Diskutim idesh Punë me klasën
Ndërtimi i Di-Dua të di (DDM) Të mësuarit Punë me grupe
njohurive ndërveprues
Përforcimi Mësova (DDM) Ndërtimi i shprehive Punë me grupe
studimore

Përforcimi. Shënime mbi shënime


Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fletë të bardha për të bërë skicën e grafikut organizues
“Shënime mbi shënime”. Në kolonën e parë jep treguesit të cilët nxënësit, por edhe me
ndihmën e mësuesit/es i plotësojnë ato.

Romani – historik e biografik


 me elemente reale
 elemente joreale
Elemente reale:
 kronologjia e jetës së Skënderbeut
 fakte, data, beteja të datuara e të faktuara nga kronikat
 aleancat me Frederikun dhe Alfoncin e Napolit
 pjesëmarrja në luftërat italike (Milano, Napoli, Pulia etj )
 aleancat me princat shqiptarë

45
 aleanca me Raguzën
 marrëdhënia e ndërlikuar me Venedikun
 lidhja e Lezhës etj.

Elemente joreale:
 trajtimi i gojëdhënave dhe legjendave nga autori si të qena
 ëndrra e Skënderbeut me Shën Gjergjin që i dhuron shpatën
 figura të trilluara si ajo e Pejk Emanuelit

Ndërtimi i njohurive. Di-Dua të di (DDM)

Pas përmbledhjes së strukturuar që bën mësuesja e vë klasën të përdorë tabelën , fletoren te


ndarë në tre pjesë, duke e plotësuar me radhë:

Di Dua të di Mësova
Kronologjinë jetësore të heroit Pse i ka përdorur autori
Si dhe pse u organizua lidhja elementet joreale në vepër?
e Lezhës. Cili është rolin që luajnë në
vepër figurat e trilluara?
Cilat janë elementet reale dhe
ato joreale në vepër?
Plotësimi i tabelës
Në bashkëpunim me klasën, dijet e tyre, i jepen përgjigjet e duhura rubrikës Dua të di.

Përforcimi. Mësova (DDM)


Në këtë fazë nxënësit përmbledhin njohuritë e reja që mësuan dhe i shkruajnë ato në tabelë.
Di Dua të di Mësova
Kronologjinë jetësore të heroit Pse i ka përdorur autori Elemente reale:
Si dhe pse u organizua lidhja elementet joreale në vepër? - kronologjia e jetës së
e Lezhës. Cili është rolin që luajnë në Skënderbeut
vepër figurat e trilluara? - fakte, data, beteja të
Cilat janë elementet reale dhe datuara e të faktuara nga
ato joreale në vepër? kronikat
- aleancat me Frederikun dhe
Alfoncin e Napolit
- pjesëmarrja në luftërat
italike (Milano, Napoli, Pulia
etj )
- aleancat me princat
shqiptarë
- aleanca me Raguzën
- marrëdhënia e ndërlikuar
me Venedikun
- lidhja e Lezhës etj.

Elemente joreale:
- trajtimi i gojëdhënave dhe
legjendave nga autori si të
qena
- ëndrra e Skënderbeut me
46
Shën Gjergjin që i dhuron
shpatën
- figura të trilluara si ajo e
Pejk Emanuelit

Më pas klasa ndahet në 5 grupe dhe u jepen detyrat:


Grupi I dhe II = usht. 1, 2 në f. 38
Grupi III = usht. 3, 5 në f. 38
Grupi IV= usht. 4, 5 në f. 38
Grupi V= usht. 6 në f. 38

Tema 2. Analizë. Shkrirja e të vërtetës historike me trillimin

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të dallojnë faktet historike në vepër;
- të dallojnë trillimin artistik në një roman historik;
- të analizojnë mjetet gjuhësore dhe stilistike.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura: PNP
Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Diagrami i Veni Diskutim idesh Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Punë në grupe Të mësuarit Punë me klasën
ndërveprues
Përforcimi Rrjeti i diskutimit Ndërtimi i shprehive Punë me grupe
studimore

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi. Diagrami e Venit


Në këtë fazë të orës mësimore, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që të gjejnë në roman
ndërthurjen e të vërtetës historike me trillimin; pra shkrirjen me njëri-tjetrin të këtyre
elementeve.
Diskutimet e nxënësve drejtohen drejt zbërthimit dhe kompletimit të diagramit.

47
R
O
M
A
N
I

Të përbashkëtat

Ndërtimi i njohurive. Punë në grupe


Mësuesi/ja ndan klasën në 4 grupe dhe jep detyrat:
Grupi 1 -usht. 1, f. 39
Grupi 2 - usht. 2-3 f. 39
Grupi 3 - usht. 4, f. 39
Grupi 4 - usht. 5, f. 39
Këto ushtrime i shërbejnë përforcimit dhe ndërtimit të shprehive studimore.

Përforcimi. Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja shtron një pyetje binare, si: A mendoni se ky roman është më tepër historik, sesa
artistik?

PO JO

Sillen argumente A mendoni se ky roman është Sillen argumente


pro më tepër historik, sesa artistik? kundër

Përfundimi._______________________________________________

Detyrë: Komentoni frazën: “Jashtë ishte prapë jeta, me të cilën nuk donte të lidhej. “
Lexoni fragmentin pasardhës.

48
Tema 3. Studim teksti. Kombinimi i drejtë i historisë me letërsinë

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin duke dalluar shkrirjen e të vërtetës historike me trillimin.
- të analizojnë kompozicionin, kronologjinë e ngjarjeve, rrethanat.
- të zbërthejnë konfliktin, karakteret etj.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, dërrasa, shkumësi etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i nxënësve
nxënësve
Parashikimi Lexim me kodim i Diskutim idesh Punë me klasën
tekstit
Ndërtimi i njohurive Ditar dypjesësh Të mësuarit Punë individuale
ndërveprues
Përforcimi Rrjeti i diskutimit Ndërtimi i shprehive Punë në grup
studimore

Zhvillimi i mësimit
Meqenëse fragmenti është i njohur për nxënësit, mësuesja i jep klasës detyrë që çdo nxënës
individualisht të kodojë fragmentin sipas këtyre kërkesave:
- Cilat janë figurat më të përdorura në fragment?
- Cila është karakteristika kryesore e stilit të përdorur në këtë fragment nga
autori?Mbështeteni me argumente mendimin tuaj!
- Çfarë të bie më shumë në sy në fragment nga ana psikologjike.
- Çfarë ka të përbashkët me Nolin fragmenti i Godos?
- Shpjegoni rrethanat që parapërgatitin ngjarjen.
- Cilët janë karakteret që dalin më në pah në fragment?

Nxënësit mund të plotësojnë njëri-tjetrin në përgjigjet e tyre derisa të plotësohet siç duhet
përgjigja.

Ndërtimi i njohurive. Ditar dypjesësh


Në këtë fazë, nxënësit nxiten të zbërthejnë fragmentin e dhënë dhe nëpërmjet tij të arrijnë të
shquajnë kombinimin e drejtë të historisë me letërsinë në roman.

49
Citimi/fragmenti Komenti i nxënësit

-Turku e njihte etjen e pashuar të shqiptarëve


për hakmarrje dhe s’mund të vinte dorë mbi
kapitenët. Njëzet vjet luftë kishin mjaftuar për
të njohur prirjet dhe zakonet e njëri-tjetrit.
........................................................................

Lajmi i kobshëm erdhi befas, në perëndim të


diellit dhe nuk u besua. Asnjeri nuk dinte gjë të
saktë. Burra e gra lanë punët dhe u turrën
drejt tregut, me një frymë e me fytyra të
prishura. Në qiell vareshin re të lehta, dielli i
verdhë po ulej ngadalë; ullishta po merret
ngjyrën e arit, s’kishte asnjë shenjë oguri të
keq, po çdo njeri ndiente tani ndrydhje në
zemër, sikur mbi tokë po ecte pabesia, dhe,
duke shpejtuar, njeriu i hidhte fqinjit shikime
armiqësore, sikur ky të ishte fajtor për atë që
mund të kishte ndodhur. Kur arrinin sipër në
treg, njerëzit shtangnin në vend. Atje, në mes,
kishe dalë një hije e zezë me mendjen dhe
gojën e njeriut.
..................................................................

Përforcimi. Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja shtron para klasës pyetjen: Si mendoni ju, a gjejmë në këtë roman një kombinim të
drejtë të letërsisë me historinë?

PO JO

Sillen argumente A gjejmë në këtë roman një Sillen argumente


pro kombinim të drejtë të letërsisë kundër
me historinë?

Përfundime...............................................................................................................

Detyrë:
- Interpretoni fjalinë: “Kryexhelati përgjigjet me kokën e tij po të vdesin të dënuarit para
pesëmbëdhjetë ditëve dhe ai i ushqen e i mjekon natën, që t’i rrjepë ditën. “
- Bëni analizën sintaksore të fjalisë.

50
Tema 4. Analizë. Konceptimet romantike dhe realiste në roman

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të analizojnë veçoritë e konceptimeve romantike dhe realiste në roman;
- të dallojnë frymën romantike në përshkrimin e Skënderbeut, si: përmasat e ngjarjeve,
roli i natyrës, dëshira për vetmi etj.;
- të dallojnë elementet realiste: fakte historike, çmitizimi i heroit.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Diskutim për Diskutim idesh Punë me klasën
njohuritë paraprake
Ndërtimi i njohurive Shënime mbi shënime Të mësuarit Punë në grupe
ndërveprues
Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtimi i shprehive Punë në dyshe
studimore

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake


Pasi bëhet kontrolli detyrave të shtëpisë dhe lexohen të paktën dy prej tyre, mësuesi/ja
shënon në tabelë temën “Konceptimet romantike dhe realiste në roman”, dhe u kërkon
nxënësve që të shënojnë në një fletë lidhje apo marrëdhënie me konceptet e dhëna. Pasi
shënojnë disa emërtime, mësuesi/ja i shkruan ato në tabelë është ind i
gjallë

Hero i jashtëzakonshëm Dhënia e saktë


Himnizimi i heroit e ngjarjeve
Portretizimi i heroit
Konceptime
romantike Konceptime
realiste
Heroi tërhiqet
në vetminë e tij Idealizimi i Motit të Madh
Parateksti historik Ngjarjet historike

Më pas nxitën nxënësit të diskutojnë rreth disa ideve të dhëna, si p.sh:


- Idealizimi i Motit të Madh dhe të heroit
- Autori përdor një përshkrim fizik realist të heroit dhe një përshkrim idealist të veprimeve dhe
bëmave të tij.
- Ku takohen dhe ku ndahen konceptimet romantike dhe ato idealiste në roman?

Një nxënës shkruan në tabelë mendimet që japin nxënësit e tjerë lidhur me diskutimet e
mësipërme.
51
Përforcimi i njohurive. Shënime mbi shënime
Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë në mënyrë individuale për të organizuar informacionin
e marrë nga teksti: modeli i shënimeve mbi shënime për konceptimet realiste dhe romantike në
roman. Për t’i orientuar, mësuesi/ja pasi e ndan klasën në dy grupe të mëdha, shtron
kërkesën:

- Listoni disa konceptime realiste dhe disa konceptime romantike që hasni në roman.
Më pas grupet listojnë disa prej tyre.

Grupi 1. Konceptet romantike në roman:


- figura qendrore = Skënderbeu
- forca e brendshme dhe patosi luftarak i heroit = idealizim i tij
- hero i jashtëzakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme = sipas rrëfimit
- veçoritë e përshkrimit të tij = duket si hero i idealit
- himnizimi i tij arrihet në situata të jashtëzakonshme (dhimbja për humbjen e Beratit, të
oficerëve etj.)
- e madhërishmja që jepet nga tensioni dramatik, përmasat epike e legjendare të figurës
etj.
- idealizimi i “Motit të Madh “.
- heroi i mbyllur në vetminë e tij.
- projekti i atdheut sipas dëshirave, ëndrrave.
- krijimi i mitit të luftëtarit.

Grupi 2. Konceptimet realiste në roman:


- kronologjia e vërtetë e ngjarjeve.
- portretizimi i heroit.
- ngjarjet e vërteta historike.
- zhbirilimet psikologjike.
- arsyetimi realist i veprimeve shkak-pasojë.
- tonet e kronikës dokumentare.
- vendosja e figurave historike të patransformuara.
- gjuha historike me të cilën është shkruar.

Përforcimi i njohurive. Rishikimi në dyshe


Në këtë fazë të orës mësimore, nxënësit reflektojnë për qëndrueshmërinë e të nxënit mbi
konceptet dhe shprehitë e fituara në temën e sipërpërmendur, duke e zbatuar atë në detyrën
që u afrohet me anë të teknikës “Rishikimi në dyshe” për afërsisht 10 minuta.

Detyrë: Lexoni fragmentin pasardhës.

52
Tema 5. Studim teksti. Konceptimet realiste e romantike në roman

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet:të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin duke zbuluar mjetet artistike përmes të cilave jepet fryma
romantike dhe realiste në roman;
- të dallojnë figurat letrare në funksion të paraqitjes së figurës;
- të dallojnë elementet realistë dhe ato romantikë në fragment.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Analiza e tipareve Diskutim idesh Punë me klasën
semantike
Ndërtimi i njohurive Rrjedhshmëria gojore Të mësuarit Punë në dyshe
e dyshes ndërveprues
Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtimi i shprehive Punë në grupe të
studimore vogla

Zhvillimi i mësimit

Ndërtimi i njohurive. Analiza e tipareve semantike


Duke qenë se kjo është një temë që nxënësit u njohën një orë më parë, këtë fazë mësuesi/ja e
realizon duke përdorur teknikën e analizës së tipareve semantike. Ndërton në dërrasën e zezë
tabelën e mëposhtme dhe së bashku me nxënësit bëjnë plotësimin e saj. Në rastet kur ka
informacion që nuk njihet nga nxënësit, atë e plotëson vetë mësuesi/ja.

Konceptet Romantike Realiste


Portretizimi i heroit - +
Përdorimi i figurave historike - +
Skënderbeu si figurë qendrore e romanit + -
Ngjarjet e vërteta historike - +
Hero i jashtëzakonshëm në rrethana të + -
jashtëzakonshme
Idealizimi i “Motit të Madh “. + -
Heroi i mbyllur në vetminë e tij. + -
Gjuha historike me të cilën është shkruar - +
romani
Krijimi i mitit të luftëtarit + -

Përforcimi i njohurive. Rrjedhshmëria gojore e dyshes


Nxënësit në dyshe emërtohen njëri A dhe tjetri B. Nxënësi A fillon të tregojë çfarë mban mend
apo është interesante nga teksti. Nxënësi B dëgjon me vëmendje. Pas 1 minute nxënësit
ndalojnë dhe ndërrojnë rolet dhe procedura vazhdon njësoj me kohë tjetër për 30 sekonda.

53
Përforcimi. Grupi i ekspertëve
Meqenëse nxënësit fragmentin e kanë të njohur (si detyrë nga ora e kaluar ) mësuesi/ja ndan
klasën në 8 grupe dhe i jep çdo grupi detyrën e tij:
 Grupi I= Në f. 45 usht 1 i reflektim mbi kuptimin e interpretimin.
 Grupi II = Në f. 45 usht. 2 i reflektim mbi kuptimin e interpretimin.
 Grupi III = Në f. 45 usht. 3 i reflektim mbi kuptimin e interpretimin.
 Grupi IV = Në f. 45 usht. 4 i reflektim mbi kuptimin e interpretimin.
 Grupi V= Në f. 45 usht. 5, 6 i reflektim mbi kuptimin dhe interpretimin.
 Grupi VI = Në f. 45 usht. 7 i reflektim i kuptimit dhe interpretimit.
 Grupi VII= Në f. 45 usht. 8 i reflektim mbi kuptimin dhe interpretimin dhe usht. 2 i
reflektim mbi gjuhën dhe stilin.
 Grupi VIII= Në f. 45 usht. 1, 3 i reflektim mbi gjuhën dhe stilin.

Detyrë: Lexoni fragmentin pasardhës.

Tema 6. Analizë. Tisi legjendar në figurën e Skënderbeut

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të zbulojnë tisin legjendar që vesh figurën e Skënderbeut;
- të krahasojnë të tri veprat për Skënderbeun dhe të dallojë tisin legjendar në to.
- të dallojnë ndryshimet që kanë ato në dhënien e frymës legjendare.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, dërrasa, shkumësi, fletoret etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Diskutim për Diskutim idesh Punë me klasën
njohuritë paraprake
Ndërtimi i njohurive Grupi i ekspertëve Të mësuarit Punë në grupe
ndërveprues
Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtimi i shprehive Punë individuale
studimore

Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë çfarë dinë rreth tisit legjendar qe vesh figurën e
Skënderbeut në romanin e Sabri Godos, duke i orientuar ata me anë të pyetjeve:
- Si e paraqitet autori figurën e Skënderbeut?
- Si paraqitet Skënderbeu në sytë e bashkëkohësve të vet?
- Cili është tisi legjendar që vesh figurën e Skënderbeut në këtë roman?
- Cili është tisi legjendar qe vesh figurën e Skënderbeut në veprat e Naimit, Nolit dhe
Barletit?
- Nga këta 4 autorë, ku ndihet më shumë tisi legjendar që vesh heroin?

Një nxënës shkruan në tabelë mendimet që japin nxënësit e tjerë për to.
54
Tisi legjendar i
figurës së
Skënderbeut
Personazh-hero

Ideali kalorësiak
Besimi i madh tek ai

Fisnikëria
Lartësimi
shpirtëror

Ndërtimi i njohurive. Grupi i ekspertëve


Nxënësit tashmë i njohin të 4 veprat e autorëve: M. Barleti, N. Frashëri, F. Noli dhe S. Godo,
ndaj mësuesi/ja e ndan klasën në 4 grupe të mëdha, ku të gjithë anëtarët duhet të
bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe jep detyrat për secilin grup:

Grupi I.
- Cili është tisi legjendar i “Historisë së Skënderbeut”“ të M. Barletit?
- Ku dhe si e dalloni atë, me shembuj konkretë nga vepra(citime)?
- Pse e përdor legjendarizimin e veprës e të heroit autori?
Grupi II.
- Cili është tisi legjendar i “Historisë së Skënderbeut” të N. Frashërit?.
- Ku dhe si e dalloni atë, me shembuj konkretë nga vepra (citime).
- Pse e përdor legjendarizimin e veprës e të heroit autori.
Grupi III.
- Cili është tisi legjendar i “Historisë së Skënderbeut” të F. Nolit?
- Ku dhe si e dalloni atë, me shembuj konkretë nga vepra(citime)?
- Pse e përdor legjendarizimin e veprës e të heroit autori?

Grupi IV.
- Cili është tisi legjendar i “Historisë së Skënderbeut” të S. Godos?
- Ku dhe si e dalloni atë, me shembuj konkretë nga vepra(citime)?
- Pse e përdor legjendarizimin e veprës e të heroit autori?

Përforcimi. Shkrim i shpejtë


Në këtë fazë, mësuesi/ja jep si detyrë të komentojnë:
- Skënderbeu mbinjeri dhe Skënderbeu një njeri i zakonshëm.
Më pas, nëse ka kohë, lexohen 2-3 punime.

Detyrë: Usht. 5 në f. 47 (me shkrim) dhe lexoni fragmentin pasardhës.

55
Tema 7. Studim teksti. Arti i të përshkruarit, gjuha dhe stili i veprës

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin duke u ndalur në artin e të shkruarit në përshkrimin e
personazhit;
- të analizojnë figuracionin e përdorur;
- të bëjnë portretizimin e brendshëm e të jashtëm të personazheve.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, romani, fletoret, stilolapsat etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategji mësimore Veprimtaritë e Organizimi i
nxënësve nxënësve
Parashikimi Lexim me kodim i Diskutim idesh Punë me klasën
tekstit
Ndërtimi i njohurive Grupi i ekspertëve Të mësuarit Punë në grupe
ndërveprues
Përforcimi Diskutim i lirë Ndërtimi i shprehive Punë me klasën
studimore

Struktura mësimore: PNP


Mësuesi/ja punon detyrën e shtëpisë, me dëshirën e nxënësit dhe, nëse të tjerët kanë ndonjë
gjë për të shtuar, mund ta bëjnë atë. Mësuesi/ja jep detyrë klasës të bëjnë kodimin e
fragmentit sipas kërkesave:
- Cilët janë personazhet e fragmentit dhe karakteristikat e karakteret e tyre.
- Cili është stili i përdorur nga autori në përshkrimin e tij.
- Analizo gjuhën e përdorur nga autori në përshkrimet e tij.
- Cili është figuracioni i përdorur.
- Gjeni fjalët kyç të fragmentit.

Ndërtimi i njohurive. Grupi i ekspertëve


Më pas mësuesi/ja e ndan klasën në 7 grupe dhe u jep detyrat: :

Grupi I – usht. 1 i rubrikës “Reflektim mbi kuptimin dhe interpretimin” në f. 48


Grupi II – usht. 2 i rubrikës “Reflektim mbi kuptimin dhe interpretimin”.
Grupi III– usht. 3 i rubrikës “Reflektim mbi kuptimin dhe interpretimin”.
Grupi IV – usht. i rubrikës “Reflektim mbi kuptimin dhe interpretimin”.
Grupi V – usht. 5 i rubrikës “Reflektim mbi kuptimin dhe interpretimin”
Grupi VI– usht. 6 i rubrikës “Reflektim mbi kuptimin dhe interpretimin”.
Grupi VII – usht. 7 i rubrikës “Reflektim mbi kuptimin dhe interpretimin”.

Përforcimi. Diskutim i lirë


Mësuesi/ja hap në klasë diskutimin: Interpretoni thënien: “Bëje tokën të luftojë për ty!
Në fund të orës mësuesja bën vlerësimin.

Detyrë: Në tekst, f. 48, “Detyrë”.

56
Tema 8-9: Projekt. Faqet speciale të revistës sime

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të realizojnë përgatitjen e revistës;
- të zbërthejnë figurën e Sabri Godos si shkrimtar dhe historian;
- të shpalosin politikanin e urtë që fshihej brenda tij;
- të japin e mbledhin opinione dhe fakte të ndryshme që lidhen me figurën e tij
komplekse.

Mjetet e punës: Informacione të ndryshme nga interneti, gazeta e revista (të hulumtuara prej
tyre) e deri në mendimin e tyre kritik të mirëfilltë.

Metoda: Hulumtim i përbashkët.


Një metodë kjo që shërben për të kryer diskutime që kërkojnë të menduar kritik dhe gjykime të
pavarura.

Struktura:
Në fazën e parë mësuesi/ja bën prezantimin e temës së projektit:”Faqet speciale të revistës
sime, kushtuar shkrimtarit S. Godo”
Më pas bën ndarjen në grupe dhe jep detyrat për secilin grup. Revista do të ketë 5 faqe, pra
secili grup nga 1 faqe.
Grupi I = Jeta e shkrimtarit dhe ngjarjet që ndikuan në jetën dhe krijimtarinë e tij.
Grupi II = Figura e S. Godos si politikan, si hartues i Kushtetutës, roli dhe rëndësia e tij në
demokracinë e re e të brishtë shqiptare.
Grupi III = Figura e Godos si shkrimtar.
Grupi IV = Opinione dhe mendime të ndryshme mbi figurën e Godos brenda e jashtë vendit.
Grupi V= Mendimi i tyre kritik në lidhje me figurën e Godos si shkrimtar, historian e politikan.

Mësuesi/ja udhëzon gjithashtu që nxënësit edhe brenda grupit të ndajnë detyrat përkatëse, në
mënyrë që të realizohet në afatin e duhur përgatitja e revistës, si detyrë projekti.
Mësuesi/ja jep afatin e përgatitjes për fazën e dytë të projektit, ku nxënësit do të referojnë
punët e tyre paraprake, para se revista të çohet për botim.
Mësuesi/ja zgjedh stafin drejtues të revistës:
- kryeredaktorin.
- redaktorin.
- gazetarët.
- fotografët.
- dizajnerët.

Në fund të njësisë mësimore:


- të kontrollohen punët e nxënësve për të parë se ku kanë arritur ata;
- të verifikohen arritjet e tyre.
- të fillojë puna me revistën;
- të realizohet ajo.

57
Tema 10. Ese argumentuese. Qëndrimi im ndaj vlerave të veprës
Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:
- të shtrojnë idetë e qëndrimet e tij /saj nëpërmjet të shkruarit argumentues;
- të arrijnë të japin bukur mendimin e tyre rreth veprës.

Mjetet mësimore: fletoret, stilolapsat.

Metoda: shkrimi i argumenteve/kundërargumenteve.

Struktura mësimore: Shkrim i lirë i drejtuar.

Tema 11: Rishikimi i punës me shkrim


Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet:
- të bëjnë vlerësimin e shkrimit të tij dhe të shokut;
- të redaktojnë shkrimin e tij nga ana e përmbajtjes, stilit dhe kulturës gjuhësore.
Shih orën 8.

Tema 12. Përçimi i kulturës së popullit nga shkrimtari

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë :


- të analizojnë se në ç’mënyrë autori përçon kulturën popullore në vepër;
- të diskutojnë se për çfarë shërben kjo frymë në vepër;
- të shpjegojnë rolin e romanit në forcimin e kulturës popullore në letërsinë e re shqiptare.

Mjetet mësimore:Të ndryshme

Metoda: Rrjeti i diskutimit

Struktura mësimore:
Në fillim mësuesi/ja kontrollon detyrën e dhënë dhe punon, sipas dëshirës dhe aktivizimit të
nxënësve me punën e përgatitur.

Mësuesi/ja hap rrjetin e diskutimit sipas çështjeve të mëposhtme :


1. Ku e shohim ndikimin e kulturës popullore në vepër?
2. Si e ka realizuar këtë autori?
3. Ku është më e dukshme kjo?
4. Nga ana stilistikore, cilat janë figurat më të dukshme të ndikuara prej saj?
5. Si mendoni, a mund të ishte po kështu kjo vepër pa ndikimet popullore?
6. A u ndikua në këtë Godo edhe nga shkrimtarët e tjerë të mëparshëm për të shkruar
romanin e tij?
7. Si përçohet kultura e popullit shqiptar në këtë vepër?

Nxënësit plotësojnë njëri-tjetrin në diskutimet e tyre, për të realizuar objektivat e vënë në fillim
të orës. Në fund të orës mësuesi/ja bën vlerësimin e arritjes së orës së mësimit.

58
Tema 13. Ndikimi i kulturës në formimin e individit

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të analizojnë siç duhet temën e dhënë;
- të argumentojnë mendimin e tyre në lidhje me temën’
- të shpjegojnë rolin e romanit në kulturën dhe formimin e individit.

Mjetet mësimore: Të ndryshme

Metoda: Kundërshti akademike. (Një veprimtari bashkëpunuese për të diskutuar çështje për të
cilat ka mendime të ndryshme ose të kundërta. )

Struktura mësimore: Diskutim i mbështetur në metodën e mësipërme.


Mësuesja nxit nxënësit që të ndërtojnë vetë rrjetin e diskutimeve, çështjet për të diskutuar, në
mënyrë të lirë e aktive.

Janë ata vetë që do të organizojnë diskutimet e tyre në dy mënyra :


1. Duke menduar, shkruar pyetjet/çështjet për të diskutuar në fletore ose në dërrasë.
2. Duke u ndarë në dy grupe, në formë konkursi, ku njëri grup ndërton pyetjet e grupit
tjetër.

Tema 14. Diskutim. Si na ndihmon kjo vepër për të përcaktuar identitetin dhe vlerat
tona?

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të diskutojnë për rëndësinë dhe vlerat e veprës në lidhje me identitetin kombëtar;
- të nxjerrin vlerat kombëtare të veprës;
- të diskutojnë pse një vepër e tillë s`duhet të mungojë në bibliotekën personale.

Mjetet mësimore: Të ndryshme.

Metoda: Diskutim i drejtuar/Stuhi mendimesh.

Struktura mësimore: Diskutim i organizuar, i lirë,me pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve.


Mësuesi/ja shkruan në dërrasë çështjet kryesore ku do të mbështetet diskutimi i nxënësve :
1) Cilat janë vlerat kryesore të veprës në lidhje me identitetin kombëtar?
2) Si dhe sa ndikon vepra në forcimin e identitetit tonë kombëtar?
3) Roli i figurës së Skënderbeut në këtë identitet?
4) Cilat janë mesazhet më të rëndësishme të veprës?
5) Pse kjo vepër s`duhet të mungojë në bibliotekën personale?
6) Flisni për “luftën” ballkanike “për të rrëmbyer” figurën e Skënderbeut.
7) Cila është rëndësia e figurës së Skënderbeut sot?
8) Cila është rëndësia e romanit historik në letërsi?

Nxënësit plotësojnë njëri-tjetrin deri në realizimin e plotë të kërkesave dhe të objektivave. Në


fund, sipas dëshirës, nxënësit mund të shprehin preferencat personale në lidhje me veprën
(çfarë u pëlqen më shumë nga romani).

59
Tema 15. Ese përshkruese e bindëse. Gjuha dhe kultura e të shkruarit veprën
“Skënderbeu”

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:


- të përdorin mjete artistike e gjuhësore në përshtatje me temën e dhënë për të realizuar
punën me shkrim;
- të japin vlerësimin personal për gjuhën dhe kulturën e autorit;
- të realizojnë siç duhet esenë përshkruese.

Mjetet mësimore: fletoret, stilolapsat etj.

Metoda: Shkrim i lirë.

Struktura mësimore: Pasi jep udhëzimet e duhura në lidhje me temën e esesë, mësuesi/ja i
lë nxënësit të punojnë në heshtje e në mënyrë të lirë e të pavarur.

Tema 16. Ese përshkruese bindëse. Rishikimi i punës me shkrim


Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:
- të bëjnë vlerësimin e punës së tij dhe të shokut;
- të redaktojnë shkrimin e tij nga ana e përmbajtjes, stilit dhe kulturës gjuhësore.
(shih orën 8)

60
Test i letërsisë së avancuar e “Historia e Skënderbeut “ e S. Godos

Grupi A
1. Çfarë kanë të përbashkët M. Barleti dhe N. Frashëri në “Histori e Skënderbeut”?

2. Çfarë i diferencon veprat e Godos dhe Nolit nga ato të Frashërit dhe Barletit?

3. Rrethoni alternativën e duhur.


Për çfarë dallohet vepra e N. Frashërit:
a. për realizëm;
b. për romantizëm;
c. për antipati ndaj heroit.

4. Tregoni në ç`mënyrë figura e Skënderbeut është figurë e trefishtë në romanin e S.


Godos.
5.
6. Çfarë donte të realizonte Noli me veprën e tij dhe, sipas jush, a ia arrin këtij qëllimi?

7. Rrethoni alternativën e gabuar:


S. Godo në romanin e tij “Skënderbeu””
a. e hiperbolizon historinë;
b. e idealizon historinë;
c. e realizon paraqitjen e heroit siç e imagjinon;
d. e paraqet me përpikmëri të madhe.

8. Cili rrëfim është më i bindshëm, i Nolit apo ai i Frashërit? Argumentoni përgjigjen tuaj.
9. Komentoni në formë eseje fjalët e sulltan Mehmetit:
“Një luan të këtillë nuk do të lindë më dheu askurrë!” Dhe pastaj shtoi: “Tani Evropa dhe Azia
janë të miat! Mjerë krishterimi, se i humbi shpata dhe mburoja”.

61
Grupi B

1. Çfarë kanë të përbashkët Noli dhe Godo në “Histori e Skënderbeut “.


2. Cilat janë qëllimet e Godos me veprën e tij she a i realizon ai ato ?
3. A mund të themi se romani i Godos është një pasqyrë reale e historisë së kohës së
Skënderbeut?Argumentoni përgjigjen tuaj.
4. Shpjegoni se përse lufta është kaq e rëndësishme në romanin e Godos .ku duket kjo?
a. Në dendurinë e përdorimit të kësaj fjale.
b. Në fjalorin e luftimit.
c. Te ngjarjet që ndodhen në të.
d. Tek të gjitha këto.
5. Shpjego se si gërshetohet gjuha e artit me ligjëratën shkencore në romanin e Godos.
6. Figura e Skënderbeut në romanin e Godos është më shumë figurë reale apo e trilluar.
Argumentoni mendimin tuaj.
7. Rrethoni alternativën e saktë :
Arsyeja e torturimit të tetë gjeneralëve është :
a. Hakmarrja
b. Dhënia e një shembulli mizorie
c. Trysnia për tì kthyer kundër Skënderbeut.
8. Komento në formë eseje fragmentin :
Tani nuk i duhej gjë, edhe sikur të binin të gjitha kështjellat,veç ta linin të qetë. Po
vezirët,agallarët e ushtrisë, jeniçerët, kërkonin që ai të mbahej, qoftë dhe i vdekur, derisa të
merrej kështjella dhe të kthehej me triumf në Edrene: Ai ishte një skllav në fron, pa shpëtim
dhe pa shpresë.

62
Njësia I. Vepra “Jul Çezari” e Shekspirit

Tema 1. Personali i Shekspirit. Çështja shekspiriane

Objektiva. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të njohin jetën dhe krijimtarinë e Shekspirit;
- të klasifikojnë krijimtarinë e tij dramatike sipas kategorive përkatëse;
- të krahasojnë mendime të ndryshme të shkrimtarëve të shquar rreth krijimtarisë së Shekspirit;
- të argumentojnë opinionin e tyre rreth krijimtarisë së Shekspirit dhe vlerave të saj.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti mësimor “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar), vepra të ndryshme të
Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela, vlerësime të ndryshme për veprën e Shekspirit etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Grupi i ekspertëve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
Përforcimi Hapësira e fjalës Ndërtimi i njohurive e shprehive studimore Punë me klasën

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja e nis mësimin duke pyetur nxënësit se çfarë dinë rreth figurës dhe veprës së Shekspirit. Nxënësit
japin përgjigjet e tyre rreth këtij shkrimtari botëror, të cilat mësuesi/ja i hedh në skemën e stuhisë së mendimit
dhe më pas nis shpjegimin, duke shtuar informacione të reja rreth Uilliam Shekspirit.

figurë e shumanshme shkrimtari më me ndikim në të


jetoi në vitet 1564- gjithë letërsinë angleze
1616

trajtoi tematikë të Uilliam Shekspiri


j ë përfaqësuesi më në zë
i teatrit elisabetian

krijimtaria e tij u ndikua


dramaturgu më i
fillimisht nga Plauti dhe
shkroi sonete, komedi, rëndësishëm i Rilindjes
Seneka
tragjedi i

Më pas mësuesi/ja nis shpjegimin dhe prezantimin e Shekspirit si dramaturg. U shpërndan nxënësve për të
lexuar fragmente të shkurtra nga tragjeditë, sonetet, komeditë e tij dhe iu drejton pyetjet:
- Ç’dini për krijimtarinë e Shekspirit?
- Si mund ta klasifikojmë atë?
- Listoni disa nga dramat e tij.

Ndërtimi i njohurive. Grupi i ekspertëve

63
Mësuesi/ja ndan klasën në grupe, duke u kërkuar ta përqendrojnë vëmendjen në çështje që kanë të bëjnë me
klasifikimin e krijimtarisë së Shekspirit, si dhe kontekstin në të cilin u krijuan këto vepra:

Grupi I – emërton veprat-tragjedi të Shekspirit, duke u mbështetur në këto pyetje:


- Në ç’kohë janë shkruar ato?
- Ç’lloj tematike trajtojnë?
Grupi II – emërton veprat-komedi të Shekspirit duke u mbështetur në këto pyetje:
- Cila është tematika e tyre?
- A godasin ato vese të shoqërisë së kohës?
Grupi III – emërton dramat historike:
- Cili është konteksti historik i tyre?
- A ka në qendër të tyre figura të rëndësishme historike?
Grupi IV – emërton romancat.
- Çfarë e veçantë i karakterizon ato në lidhje me pjesën tjetër të krijimtarisë së Shekspirit?
- Cila është problematika që ngrihet tek to?

Grupi V – rendit opinionet vlerësuese pozitive për veprën dhe figurën e Shekspirit.

Grupi VI – rendit opinionet mohuese të vlerave të veprës së Shekspirit.

Në fund plotësohen tabelat nga grupet.

Krijimtaria e Shekspirit

Tragjedi Komedi Drama historike Sonetet


Makbethi Nata e dymbëdhjetë Jul Çezari
Mbreti Lir Gratë gazmore të Uindsorit Henri VI
Hamleti Shumë zhurmë për asgjë Rikardi III
Otello Ëndrra e një nate vere Rikardi II
Antoni dhe Kleopatra
Romeo dhe Xhulieta

Faza e dytë e orës së mësimit përqendrohet në mendimet dhe vlerësimet e shkrimtarëve dhe kritikëve të
ndryshëm mbi krijimtarinë dhe rolin e Shekspirit në letërsinë botërore.

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe të mëdha, të cilët evidentojnë vlerësimet pozitive dhe negative. Në
fund plotësojnë tabelën përmbledhëse.

Vlerësimi për veprën e Shekspirit

Vlerësime pozitive Citate Vlerësime jopozitive Citate


nga: nga:
Samuel Koldrixh, “Shekspiri e njihte mirë Tolstoi Shekspiri s’mund të
mendjen njerëzore, vlerësohet më tepër sesa
ndaj në veprat e tij nuk një autor mesatar
futi kurrë asnjë fjalë apo
mendim të kotë: nëse Shekspirit i mungon
ne nuk e kuptojmë atë, aftësia e portretizimit të
atëherë ky është faji personazheve
ynë, jo i tij”.
Të gjithë personazhet
Gëte Vë theksin te harmonia flasin në një gjuhë jo të
dhe unitetit i ideve natyrshme

64
Francesko de Sanktis, “Atë që nuk e kanë Ngjarjet në burimet e tyre
bërë historianët e ka jkanë më të arrira, sesa
bërë me gjenialitetin e realizimet që bën
vet Shekspiri” Shekspiri...

Xhejms Xhojsi etj. ... do të më pëlqente Bernard Shou mendon Zbrazëtia filozofike;
Dantja, por do të merrja se vepra e Shekspirit Cektësia dhe vjetërsia e
me vete Shekspirin, karakterizohet nga: moralit;
sepse ai është më i Pafuqia dhe jokoherenca
pasur...” si mendimtar

Përforcimi. Hapësira e fjalës


Në fund të punës, të përzgjedhurit e grupeve shprehin mendimin përfaqësues të grupit të tyre rreth çështjes
së përcaktuar dhe plotësojnë tabelën për veprat e Shekspirit të ndarë sipas llojeve dhe mendimet për
vlerësimet pozitive dhe negative të krijimtarisë së Shekspirit.

U kërkon nxënësve të japin opinionet e tyre në lidhje me:


- gjerësinë kohore dhe historike të veprës së tij,
- gamën e gjerë të personazheve dhe portretizimin e tyre.

Detyrë. Ese: Shekspiri dhe vepra e tij, sa afër dhe larg në kohë.

Informacion për mësuesin

Perandoria Romake

Shtrirja e Perandorisë Romake

Zgjerimi dhe rënia e Perandorisë Romake


Perandoria Romake u ngrit dhe u qeveris nga qyteti i Romës gjatë qindvjeçarëve 6 p e. s. dhe 5-6 e. s.
Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e Perandorisë Romake janë viti 27 p. e. s., fillimi i vitit të principatës së
Oktavianit, me marrjen e titullit "August" dhe viti 395 e. s, kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda
përfundimisht në pjesën perëndimore dhe atë lindore.

65
Nga koha e Augustit gjer te rënia e Perandorisë Osmane, Roma zotëronte Euroazinë Perëndimore dhe Afrikën
e Veriut. Ajo përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se
shteti romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën sundimin e perandorit Trajan, me pushtimin
e Dacisë në vitin 106, duke zotëruar një sipërfaqe që përfshinte rreth 5 900 000 km² .
Në zonat e qeverisura nga Perandoria Romake, tregtia, artet dhe kultura arritën lulëzimin e tyre më të lartë, po
ashtu edhe cilësia dhe niveli i jetesës së popullsisë së asaj kohe do të riarrihej në Europë dhe Afrikën e Veriut
shekuj më vonë.
Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përtej tyre. Në gjysmën e
saj lindore ky ndikim u përzje me elemente greko-helene dhe orientaliste. Përkundrazi, Perëndimi u latinizua.
Gjuha latine si gjuha e Romës, ishte gjuha zyrtare që përdorej në mbarë Perandorinë Romake, ndonëse u
përdorën dhe u ruajtën edhe gjuhët vendase. Latinishtja qe më pas në mbarë Europën me qindra vjet gjuha e
të shkolluarve, sidomos në shkencë, gjer në kohën baroke. Ende në ditët e sotme latinishtja përdoret në disa
degë të shkencës, si p.sh., në mjekësi dhe biologji. Prej gjuhës latine kanë lindur disa gjuhë moderne romane
europiane (italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, portugalishtja dhe rumanishtja. Shumë fjalë të huazuara gjenden
në gjuhët gjermanike dhe në sllavishte. Edhe gjuha shqipe është ndikuar shumë nga latinishtja dhe në të
gjenden shumë huazime nga latinishtja.
Gjuha latine ka mbetur gjuha meshtare e kishës katolike romake deri në Këshillin e Dytë Vatikanor.
Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë, ligje, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri dhe arkitekturën e
qytetërimeve që pasuan, vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në
sistemin shtetëror europian, para së gjithash, në drejtësi dhe ligjshmëri.
Republika Romake sipas të dhënave të shkrimtarëve të mëvonshëm, si Tit Livi, u krijua rreth vitit 509 p.e.s, kur
i fundit nga shtatë mbretërit romakë, Tarkuin Krenari, u rrëzua dhe u vendos një sistem i bazuar në kuvende me
përfaqësues të ndryshëm të zgjedhur një herë në vit, që ndryshe quheshin magjistratë. Një kushtetutë u
vendosën një varg normash dhe rregullash për balancimet dhe ndarjet e pushtetit. Magjistratët më të
rëndësishëm ishin dy konsujt, që, së bashku, ushtronin pushtetin ekzekutiv. Konsujt duhet të punonin me
senatin romak, që fillimisht ishte një këshill i përbërë nga patricë (fisnikë), por që u rrit në madhësi dhe fuqi me
kalimin e kohës.
Poste të tjera magjistratësh në republikë ishin pretorët, edilët dhe kuestorët. Në fillim, postet e magjistratëve i
kishin vetëm patricët, por më vonë ato u bënë të mundura edhe për njerëzit e thjeshtë ose plebenjtë.
Institucionet votuese të Republikës ishin komitia senturiata (asambleja e centurionëve), që votonte për çështjet
e luftës dhe paqes dhe zgjidhte njerëzit më të rëndësishëm, dhe komitia tributa (asambleja tribunale), që
zgjidhte postet më pak të rëndësishme.
Romakët gradualisht mposhtën popujt e tjerë në Gadishullin Italik, duke përfshirë etruskët. Kërcënimi i fundit i
hegjemonisë romake erdhi nga Taranto, një koloni e madhe greke, që kërkoi ndihmën e Pirros së Epirit në vitin
281 p.e.s, por kjo përpjekje dështoi. Romakët i shtrinë kolonitë e tyre në zonat strategjike, duke vendosur
kontroll të qëndrueshëm mbi rajon. Në gjysmën e dytë të shek. III p.e.s, romakët pushtuan Sicilinë dhe Spanjën
dhe rritën fuqinë e Romës. Pasi mundën Maqedoninë dhe Perandorinë Seleucide në shekullin II p.e.s, romakët
u bënë fuqia zotëruese në detin Mesdhe.
Mbizotërimi i jashtëm çoi në grindje të brendshme. Senatorët u bënë të pasur, por ushtarët, shumica fermerë të
vegjël, duke qëndruar larg shtëpisë për më shumë kohë, nuk mund të mbronin tokën e tyre, e cila ra në duar të
pronarëve të mëdhenj të tokave.
66
Të ardhurat nga plaçka e luftës, tregtia në provincat e reja dhe sistemi i ri i taksave që përcaktonte një kufi për
secilën klasë të shoqërisë, krijoi mundësi të reja ekonomike për të pasurit, duke formuar një klasë të re
tregtarësh: ekuestrianët. Ligji “Lex Claudia” pengonte senatorët që të angazhoheshin në tregti, kurse
ekuestrianët teorikisht mund të bëheshin anëtarë të Senatit, por pushtetin politik e kishin shumë të kufizuar. Në
senat shpesh shpërthenin grindje, duke penguar reformat e rëndësishme të tokës dhe duke refuzuar t’i jepej
klasës së ekuestrianëve një vend më i lartë në qeveri.
Banda të dhunshme të njerëzve të papunë nëpër qytete, të kontrolluara nga senatorët rivalë, frikësonin
elektoratin me anë të dhunës. Situata arriti kulmin në fund të shekullit II p.e.s., nën sundimin e vëllezërve
Grakus, një çift tribunësh që tentuan të kalojnë reformat e tokës, që synonin të rishpërndanin tokat e mëdha të
patricëve ndërmjet plebenjve. Të dy vëllezërit u vranë, por Senati kaloi disa nga reformat e tyre në një tentativë
për të ulur gjakrat e trazirës dhe për të qetësuar plebenjtë dhe ekuestrianët.
Në mes të shek. I p.e.s, tre burra, Jul Çezari, Pompeu dhe Krasi, formuan një pakt sekret, Triumviratin e Parë,
për të kontrolluar Republikën. Pas pushtimit të Galisë nga Çezari, një pakënaqësi ndërmjet Çezarit dhe Senatit
çoi në luftë civile me Pompeun që kryesonte forcat e Senatit. Çezari doli fitimtar dhe u bë diktator i përjetshëm.
Në vitin 44 p.e.s, Çezari u vra nga senatorët që ishin kundër përpjekjeve të tij për të marrë pushtetin absolut
dhe donin të rivendosnin qeverinë kushtetuese. Por pas kësaj, në një Triumvirat të Dytë, të përbërë nga
pasardhësi i përcaktuar i Çezarit, Oktaviani dhe ish-mbështetësit e tij, Mark Antoni dhe Lepidi, morën fuqi.
Gjithsesi, kjo aleancë së shpejti u katandis në një përleshje për mbizotërim. Lepidi migroi dhe kur Oktaviani
mposhti Antonin dhe Kleopatrën e Egjiptit në betejën e Akciumit në vitin 31 p.e.s, ai u bë sunduesi i
padiskutueshëm i Romës, duke e bërë Romën perandori.

Jeta dhe vepra e Jul Çezarit

Gai Jul Çezari (Gaius Julius Caesar) ishte ushtarak dhe burrë shteti i madh i Perandorisë Romake. Ai ka luajtur
një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake në Perandori Romake. U vra nga kundërshtarët e
tij politikë. Ai konsiderohet si një prej gjenive ushtarakë më të mëdhenj të kohës dhe një prej udhëheqësve më të
fortë. Në vitin 42 p.e.s., dy vjet pas vdekjes së tij, senati romak e quajti Jul Çezarin “Zoti Romak”.
Jul Çezari ka lindur në Romë më 12 korrik 100 p.e.s. dhe ka vdekur më 15 mars të vitit 44 p.e.s. Rridhte
nga një familje e vjetër aristokrate. Ai ka qenë anëtar i Partisë Demokratike dhe Popullore. Edhe pse ishte nip i
Caius Mariusit, Çezari, martohet me Kornelian, vajzën e Lucius Corneliusit, Cinna, mbështetësit më të madh të
Mariusit dhe armikut të Sullasit. Në vitin 82 p.e.s., kur Çezari refuzoi të ndahej me Kornelian, ai u detyrua të
largohej nga Roma.
Pas vdekjes së Sullasit, Çezari kthehet në Romë dhe nis karrierën e tij politike. Ai fiton popullaritet si anëtar i
partisë së tij dhe si orator. Më 74 p.e.s., ai shkon në Azi, për të rikthyer ushtrinë kapadokiane. Pasi u kthye, ai
nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik të Pompeit. Në vitin 70 p.e.s. Çezari u
bë oficer dhe ishte përgjegjës për administrimin e qeverise dhe ushtrisë në Spanjën e largët. Në vitin 69 p.e.s., ai
ndihmoi Pompein të merrte drejtimin e luftës në Lindje. Jul Çezari u kthye në Romë në vitin 68 p.e.s. dhe në
mungesë të Pompeit, drejtoi Partinë Popullore.
Në vitin 63 p.e.s., Jul Çezari u emërua “pontifex maximus” (kryeprift). Reforma për kalendarin ishte një nga
kontributet e tij më të mëdha për historinë. Shërbimet konsullore që kreu në Spanje, nxitën te Jul Çezari ambiciet
e tij për pushtet. Kur kthehet në Romë, për të realizuar qëllimin e tij, në vitin 60 p.e.s., krijon “Triumviratin e Parë”,
e cila ishte aleanca e tre burrave, Jul Çezarit, Pompeit, dhe Mark Lici Krasi (Marcus Licinius Crassus). Pompei
ishte komandant i ushtrisë, kurse Mark Lici Krasi ishte njeriu më i pasur në Romë. Ky nuk ishte një triumvirat i
67
mirëfilltë, sepse kjo aleancë nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat ishin në gjendje të kontrollonin
Romën dhe kjo aleancë bëri të mundur që Çezari të ndiqte Luftën në Gali.
Në vitin 59 p.e.s., Çezari martohet me Kalfurnian. Po në të njëjtin vit, si konsull, ai miraton një ligj agrar, i cili
siguronte tokë bujqësore për 20 000 qytetarë dhe veteranë të varfër. Ai gjithashtu siguroi mbështetjen e të
pasurve, duke pakësuar taksat që ata paguanin për kontratat në Azi. Kjo e bëri atë drejtues të një koalicioni
ndërmjet popullit dhe plutokratëve.
Në vitin 55 p.e.s., Çezari kreu një eksplorim në Britani dhe mundi britanikët. Në Gali Çezari hasi në kundërshtarin
e tij më të fortë në Vercingetorixin, të cilin ai e mundi në Alesia në 52 p.e.s. Me fundin e luftës, Çezari kishte
arritur kontrollin e pjesës më të madhe të Galisë. Kjo arritje i siguroi atij titullin komandanti më i madhe i kohërave,
si dhe mbështetjen dhe besnikërinë e legjioneve. Kujdesi i Çezarit ndaj ushtarëve, dëshira për të realizuar ai vetë
sulme të vështira ushtarake, e ktheu atë në idhullin e ushtarëve, një element i rëndësishëm për karrierën e tij
pasardhëse.
Në vitin 54 p.e.s. vdes e bija e Jul Çezarit, e shoqja e Pompeit, e cila që prej pesë vjetësh kishte qenë lidhja
kryesore ndërmjet dy burrave. Gjatë viteve kur Çezari ishte në Gaul, Pompei kishte filluar të mësonte gjithnjë e
më shumë mbi Partinë Senatoriale. Arritjet ushtarake të Çezarit fillojnë e rritin xhelozin e Pompeit. Vdekja e
Crassusit, në 53 p.e.s., sjell fundin e Triumviratit të Parë dhe vendosjen e Çezarit kundër të tjerëve.
Pasi përfundoi Triumvirati i Parë, senati mbështet Pompein, i cili u bë konsull individual më 52 p.e.s.
Ndërkohë, Çezari ishte bërë një hero ushtarak, si dhe një lider i popullit. Senati druhej prej Çezarit dhe donte që
ai të hiqte dorë prej ushtrisë së tij. Ata e dinin që Çezari shpresonte të bëhej konsull, pasi periudha e tij në Gali të
përfundonte. Në dhjetor të vitit 50 p.e.s., Çezari i shkruan një letër senatit, në të cilën thoshte se do të hiqte dorë
nga ushtria e tij, në rast se Pompei hiqte dorë nga posti që kishte. Senati e priti letrën me egërsi dhe i kërkoi
Çezarit të hiqte menjëherë dorë nga ushtria, përndryshe do të shpallej “armik i popullit”.
Dy oficerët besnikë të Çezarit, Mark Antoni dhe Kuint Kasi (Quintus Cassius Longinus), nuk e aprovuan ligjin dhe
u përjashtuan nga senati. Ata udhëtuan drejt Çezarit, i cili mblodhi ushtrinë dhe i kërkoi mbështetjen kundër
senatit. Ushtria kërkoi të sulmonte dhe më 12 janar të vitit 49 p.e.s., Çezari me fjalën “Iacta alea est” (vdekja
është larg) kaloi Rubikonin, kufiri që ndante provincën e tij nga Italia. Lufta civile kishte filluar.
Marshimi i Çezari drejt Romës ishte triumfues. Senati u arratis për në Kapua. Çezari u drejtua më pas për në
Brundisium, ku rrethoi Pompein, përpara se ai të arratisej për në Greqi. Ai iu drejtua Spanjës, ku vepronin oficerët
e Pompeit dhe bëri paqe me të. Pasi u kthye në Romë, Çezari u zgjodh konsull dhe më pas iu drejtua Greqisë, në
kërkim të Pompeit. Ai mblodhi një ushtri të vogël në Brundisium dhe nisi lundrimin. Ushtria ishte aq e vogël, sa
Bibulus, i cili po e priste në ngushticë, për ta penguar kalimin e tij në Epir, e lejoi pa problem. Çezari përballet në
Dyrrah me Pompein, ku zhvillohet Beteja e Dyrrahut. Ai u detyrua të tërhiqej, me Pompein që e ndiqte pas
shpine. Çezari e vendosi kampin në një vend mjaft strategjik, pranë Pharsalus-it. Pompei, i cili kishte një ushtri të
madhe, e sulmoi Çezarin, por u mund dhe u detyrua të tërhiqej drejt Egjiptit, ku dhe u vra.
Çezari, i cili kishte ndjekur Pompein drejt Egjiptit, qëndroi atje edhe për pak kohë, duke jetuar me Kleopatrën. E
mbështeti atë kundër të vëllait dhe të shoqit, Ptolemeut XII dhe bëri të mundur që Kleopatra të forconte fronin.
Nga Egjipti ai shkoi në Siri dhe Pontus, ku në vitin 47 p.e.s. mundi me aq lehtësi Farnacinin II, gjë që e pasqyroi
me fjalët: “Veni, vidi, vici” (shkova, pashë, fitova). Po të njëjtin vit, ai u nis drejt Afrikës (Libisë), ku ndodheshin
mbështetësit e Pompeit, për t’i dhënë fund revoltës së nisur nga Katoja.
Çezari u kthye në Romë, me katër triumfe të mëdha dhe i fali të gjithë armiqtë e tij. Ai nisi reforma për ndryshimin
e kushteve të jetesës, duke përmirësuar ligjet agrare, si dhe ato të kushteve të jetesës. Jul Çezari mori gjithashtu
masa për të konsoliduar mbretërinë dhe vendosjen e sigurisë. Në dimrin e viteve 46 - 45 p.e.s., Çezari ishte në
Spanjë, ku zhduku partine e fundit senatoriale të Gaus Pompeit, të birit të Pompeit.
Jul Çezari kthehet në Romë në shtator të 45 p.e.s. dhe emërohet për të pestën herë në postin e drejtuesit të
konsujve. Po në të njëjtin vit, ai u shpall perandor i përjetshëm dhe vendosi të ndërmerrte një fushatë kundër
Parthias, rreziku i vetëm që kanoste kufijtë e Romës. Fuqia e tij diktatoriale kishte ngjallur pakënaqësi dhe ishte
kritikuar rëndë nga armiqtë e tij.
68
Kundrejt Çezari u përgatit një komplot prej vetë miqve dhe mbrojtësve të tij, ndër të cilët mund të përmendim
Cimberin, Kaskën, Kasin dhe Brutin. Më 15 mars të vitit 44 p.e.s., ai u godit për vdekje me thikë, në dhomën e
senatit. Në testament Çezari ia linte gjithçka nipit të tij 18-vjeçar, Oktavianit, i njohur më vonë si Augusti.
Çezari ka qenë gjithmonë një prej figurave më kontradiktore historike. Ndjekësit e tij kishin parë te Çezari
mbrojtësin e të drejtave të njeriut nga oligarkia. Armiqtë e tij e kishin parë Çezarin si një demagog ambicioz, i cili
e hapi me dhunë rrugën e tij drejt pushtetit diktatorial dhe shkatërroi republikën. Ai ishte i shkëlqyer në luftë,
oratori dhe si drejtues shteti.
Përveç veprimtarisë së tij ushtarake, Çezari u shqua edhe për veprimtarinë letrare e historike. Më veprat e tij
letrare ai klasifikohet ndër shkrimtarët më të mirë të kohës së vet. Nga koha e Çezarit e deri më tani dihet se janë
ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komente (ditar) dhe që në fakt nuk janë asgjë më shumë se
kujtime apo broshura politike të përgatitura në stilin e raporteve ushtarake.
Si shkrimtar, Çezari shquhet për stilin shembullor, për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu, në veprat e tij, si
"De bello civilile" (Mbi luftën civile) dhe atë kushtuar luftës gale, "De bello Gallico", ai përshkruan plot gjallëri
ngjarjet ushtarake kundër Pompeit, edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm.Në veprat e Çezarit ka
përshkrime gjeografike të Ilirisë, ku përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë, në të cilën janë zhvilluar edhe disa
ngjarje.

Tema 2. Analizë e tragjedisë “Jul Çezari”

Objektiva. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të analizojë tragjedinë duke u mbështetur në:
 kontekstin në të cilën u shkrua vepra;
 subjektin dhe strukturën e strukturën e saj;
 kohën dhe hapësirën e ngjarjes ;
 veçoritë e tragjedisë “Jul Çezari”

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti mësimor “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar), vepra të ndryshme
të Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela, vlerësime të ndryshme për veprën e Shekspirit etj.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën/grupe
Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen Të mësuarit ndërveprues Punë në grup
Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive të të shkruarit Punë individuale/grupe dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja shkruan në tabelë termin Drama “Jul Çezari” e Shekspirit dhe u kërkon nxënësve të shprehen se
çfarë dinë për këtë vepër. Mendimet e tyre i shënon në dërrasë të zezë, në skemën e stuhisë së mendimit.
Nxënësve u është rekomanduar që në orët e mëparshme që ta lexojnë veprën.

69
e shkruar në vargje me temë nga
bota romake

e ndërtuar me
5 akte Personazhi
kryesor Jul Çezari

Drama “Jul Çezari”

çdo akt është Personazhe të tjera:


i ndarë në Mark Antoni, Bruti, Kasi
skena

Subjektin e përbëjnë dy Dramë historike


linja:
- vrasja e Jul Çezarit
- dhe përpjekjet për
restaurimin e republikës

Ndërtimi i njohurive. Pyetja sjell pyetjen


Mësuesi/ja ndan klasën në grupe, duke u kërkuar ta përqendrojnë vëmendjen në skemën e ndërtimit të
veprës. Mësuesja sqaron se drama ndahet në pesë pjesë, por ato nuk korrespondojnë plotësisht me aktet
(ndërtimi tradicional i veprës dramatike).

Skema e ndërtimit të pjesëve:


I – hyrja (1.1; 1.2)
II – stuhia (1.3; 2.1; 2.2; 2.3; 2.4),
III – hapësirat e jashtme (3.1; 3.2; 3.3)
IV – hapësirat e brendshme (4.1; 4.2; 4.3)
V – Filipia (5.1; 5.2; 5.3; 5.4; 5.5)

Grupi I – Ç’rol luan hyrja për ecurinë e mëtejshme të veprimit në vepër?


Hyrja: prezantimi me personazhet dhe me qëndrimin e tyre ndaj figurës së Çezarit. Heqja e stolive nga
statuja e Çezarit është shenja e parë që lajmëron se Çezarin nuk e duan të gjithë.

Pse të gëzoheni? Ç’vitore sjell?


Dhe ç’tributarë i vijnë pas në Romë
t’i zbukurojnë qerren triumfale?

- Çfarë ndodh në skenën e dytë të aktit të parë?

Në skenën e dytë të aktit të parë, që përmblidhet afërsisht në treqind vargje, tregohet se komplotistëve
tashmë iu është “mbyllur goja”, pikërisht për veprimin që kanë bërë. Kjo lajmëron për atmosferën e
rrezikshme që mbretëron në Romë. Në këtë skenë paraqitet edhe Çezari, njeriu i madh me vese të vogla, si
dhe marrëdhëniet e tij me personazhet e tjera të veprës.

Grupi II – Mësuesi/ja shtron për të pyetjet të cilat përqendrojnë vëmendjen e nxënësve në dukuri paralele
mes natyrës dhe ngjarjes në qytet:

70
- Çfarë simbolizon “Stuhia”
- Cilat situata historike përfaqëson ajo në vepër?
- Cilat detaje e shprehin “stuhinë” si dukuri fizike, natyrore dhe shoqërore?

Grupi III – diskuton mbi shpejtësinë e veprimeve, të cilat duken sikur ndodhin njëkohësisht: Shfaqja e falltarit,
letra e Artemidorit, ndërhyrja e Popilit, mbledhja e komplotistëve, shmangia e Antonit, kërkesa e Metel
Cimbrës, goditja e Çezarit, të gjitha këto duket sikur ndodhin brenda një momenti. Për të lehtësuar punën e
nxënësve, mësuesi/ja shtron pyetjet:
- Cilat janë veprimet që ndodhin në hapësirat e jashtme?
- Cila është simbolika e gjymtimit të trupit të Çezarit?
- Cili është roli i kundërvënies së dy personazheve kyç të kësaj skene (Brutit dhe Mark Antonit)?

Grupi IV – diskuton mbi rolin e zhvendosjes së veprimit nga mjediset e jashtme në ato të brendshme;
Duke iu përgjigjur pyetjeve:
- Cilat janë veprimet që ndodhin në hapësirat e brendshme?
- Cili është roli i Mark Antonit dhe i Brutit në to?
- Cili është dimensioni i vërtetë njerëzor i Mark Antonit që zbulohet në këtë fragment?
- Si ndërtohet profili i Brutit përkundrejt tij? Pse e bën këtë Shekspiri?

Grupi V – diskuton mbi skenën finale që ndodh në Filipi.


- Çfarë ndodh në Filipi?
- Përse zihet Antoni me Oktavin? Çfarë tregojnë raportet e tensionuarat aleancës në mes Oktavit dhe
Antonit?
- Si përshkruhet marrëdhënia e Brutit me Kasin?
- Si mbyllet ky akt dhe e gjithë vepra?

Në fund të punës, përfaqësuesit e grupeve shprehin mendimin e grupit të tyre rreth çështjes së përcaktuar
dhe diskutojnë për të me përfaqësuesit e grupeve të tjera.

Shënim. Nxënësit mund të ritregojnë subjektin duke ilustruar me pjesë nga vepra.

Përforcimi. Shkrimi i lirë/ rishikim në dyshe


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të komentojnë fragmentin e mëposhtëm:

Koha në dramat e Shekspirit jepet e përjetuar emocionalisht. Te vepra “Jul Çezari” nga çasti kur merret
vendimi për ta vrarë Çezarin deri në çastin e ekzekutimit të vendimit, kalon realisht shumë pak kohë, kurse
Brutit i duket e zgjatur dhe e ngadaltë, madje tmerruese: “Koha në mes, - thotë Bruti, - na duket si fantazmë,
ëndërr e shëmtuar”.

Pasi e përfundojnë detyrën, nxënësit e lexojnë në dyshe dhe bëjnë korrigjimet e nevojshme.
Në fund, mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë. Sipas kohës në dispozicion, lexohen
komentet e bëra nga nxënësit.

Detyrë: Përcaktoni motivet që janë në bazë të secilës prej këtyre pjesëve. Ilustroni me shembuj nga teksti.
Lexoni fragmentin nga Akti I, skena II dhe III.

71
Tema 3. Studim teksti. Vepra “Jul Çezari”

Objektiva. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin duke u mbështetur në:
 gjuhën e veprës;
 dykuptimësinë e ligjërimit të personazheve;
 stilin e autorit;
 portretizimin e personazheve përmes gjuhës.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti mësimor “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar), vepra “Jul Çezari” e
Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Parashikimi Parashikim me terma paraprakë Nxitja e të shkruarit Punë me klasën/grupe
Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
Përforcimi Harta e mendimit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe/klasën

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Parashikim me terma paraprakë


Mësuesi/ja vendos në tabelë figurat e Brutit, Kasit, Jul Çezarit dhe u kërkon nxënësve të shkruajnë një
paragraf të shkurtër ku të tregojnë për lidhjen e këtyre personazheve.

Bruti Kasi Jul Çezari

Dikur në Romën e lashtë ishin tre miq, shokë të ngushtë: Çezari, Bruti dhe Kasi. Fillimisht miqësia
mes tyre ishte e vyer. Por, me kalimin e kohës, Bruti dhe Kasi po shihnin tek miku i tyre ambicien
për pushtet. Në sytë e tyre Çezari synonte vetëm fronin dhe asgjë tjetër nuk i bënte përshtypje. Ai
po kthehej në një diktator të pamëshirshëm dhe idealet e tyre republikane s’mund ta lejonin një
gjë të tillë. Bruti dhe Kasi bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kundër Çezarit dhe e vrasin me një kamë
në dhomën e senatit...

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Pasi ndahet klasa në 4 grupe, nxënësit hapin tekstin dhe lexojnë fragmentin. Më pas caktohet detyra për çdo
grup. Mësuesi/ja shtron pyetjen, së cilës çdo grup do t’i përgjigjet për një personazh. Gjatë leximit të
fragmentit nxënësit mbajnë shënime rreth çështjes së caktuar.

- Çfarë e karakterizon ligjërimin e personazheve?

Grupi I: Tiparet e Brutit


Grupi II: Gjuha e Brutit
Grupi III: Tiparet e Kasit
Grupi IV: Gjuha e Kasit
Grupi V: Tiparet e Jul Çezarit përmes monologëve të Brutit dhe të Kasit

Ndërsa nxënësit punojnë për disa minuta, mësuesi/ja ndërton në dërrasë të zezë tabelën, e cila do të
plotësohet nga përfaqësuesi i çdo grupi me veçoritë e gjuhës së personazhit të veprës që i është caktuar. Po
kështu plotësohen të gjitha kolonat e tabelës. Në përfundim diskutohet me gjithë klasën për veçoritë e gjuhës
së personazheve të veprës, duke bërë krahasimet mes gjuhës së personazheve.

72
Grupi II: Tiparet e gjuhës së Ilustrime Grupi IV: Tiparet e gjuhës Ilustrime
Brutit së Kasit

Ligjërimi i Brutit është i Tepër gjakderdhës Metaforik po e durojnë dimrin


drejtpërdrejtë: dukemi.... nga zemërimi e ironik po na dridhej perëndia
smira për kufomën; dykuptimshme Dhe ay sy, që botën tër’ e
Ta vrasim me guxim, por Gjuha e Kasit përcakton tund, kish humbur dritën.....
pa mëri ..... natyrën pragmatiste të tij. Ajo
Sikur të mundim t’i u përshtatet situatave dhe
Metaforik: goditnim frymën.... veprimeve që ndërmerr Kasi.
kështu e shpallim punën Gjuha e tij herë është
Ligjërimi i Brutit ka fuqi të domosdoshme dhe jo të aluduese,
shndërruese, përcakton dhe urryer; metaforike; herë
justifikon, në njëfarë mënyre, ...quhemi në sy të botës dykuptimshme (ambiguide) e
protagonizmin e tij në spastronjës dhe jo vrasës herë e qartë dhe logjike.
ndryshimin e rrjedhës së
ngjarjeve…
Stili i fjalimit të Brutit është i
qartë dhe i përmbledhur.
Ligjërimi i tij është i organizuar
me fjali të shkurtra, që janë të
qarta dhe me kuptim të
drejtpërdrejtë.

Më pas, po ashtu në grupe, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të portretizojnë figurat e Brutit dhe të Kasit.

Kërkesat Grupi I -Tiparet e Brutit Grupi III -Tiparet e Kasit Grupi V - Tiparet e Çezarit
Karakteri Bruti zgjedh për të arritur
Temperamenti qëllimin një politikë të
Zotësia ndryshme nga ajo e Kasit.

Për të bërë portretizimin e figurave nxënësit punojnë ushtrimin 2, 3, 4.

Përforcimi. Harta e mendimit


Mësuesi/ja ngre pyetjen për diskutim:
- Cili është roli i gjuhës në veprën e “Jul Çezarit”?

Mësuesi/ja ndërton në dërrasën e zezë grafikun organizues Harta e mendimit, të cilën e plotëson me
përgjigjet e nxënësve.

73
përcakton rolin e përdoret ironia, paradoksi,
personazheve në vepër ambivalenca

për komplotistët gjuha plotëson


është lakonike dhe Gjuha e personazheve veprimin, ndërsa veprimi duhet t’i
karakterizon natyrën e në fragment përshtatet gjuhës
personazheve

në Romën e “Jul Çezarit”, gjuha është


pushtet dhe personazhet ngrihen dhe
bien në bazë të aftësisë së tyre për t’i
përdorur fjalët, retorikën

Detyrë: Komentoni vargjet:


Dhe kur e kapi e keqja, vura re
Që dridhej: po na dridhej perëndia!
Nga buz’ e ngordhur i kish ikur gjaku;
Dhe ay sy, që botën tër’ e tund
Kish humbur dritën.

Tema 4. Analizë: Fuqia politike dhe harmonia sociale në vepër

Objektiva. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të ndërtojnë kontekstin historik të veprës duke u mbështetur në:
 ngjarjet historike;
 faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në ngjarjet historike të asaj kohe në Romën e lashtë;
 paralelizmin e kontekstit historik të Romës së lashtë me periudhën elisabetiane.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti mësimor “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar)”, vepra të ndryshme
të Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela, materiale historike për periudhën elisabetiane dhe Romën e lashtë
etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Parashikimi Di Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Dua të di Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
Përforcimi Mësova Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Di
Në këtë fazë të orës mësimore, mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjet:
- Ç’dini ju për Romën e lashtë?
- Cilat ishin ngjarjet historike me të cilat lidhet edhe subjekti i veprës?

74
Mësuesi/ja pret përgjigje të nxënësve duke plotësuar pjesën e parë të tabelës Di/Dua të di/Mësova.
Nxënësit lexojnë tekstin dhe plotësojnë pjesën e tretë të tabelës duke u udhëhequr nga mësuesi/ja.

Di Dua të di Mësova
Ngjarjet në veprën “Jul Çezari”
zhvillohen në Romën e lashtë, në vitin
44 p.e.s, kur Roma ishte qendra e një
perandorie të madhe që shtrihej nga
Britania në Afrikën Veriore dhe nga
Persia në Spanjë.

Ndërtimi i njohurive. Dua të di


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që duke u nisur nga titulli i mësimit, njohja me veprën dhe, veçanërisht pas
leximit të tekstit, të shtrojnë pyetjet për të cilat kërkojnë përgjigje, të cilat i shkruajnë në grafikun organizues.

Përforcimi. Mësova
Pasi kanë lexuar mësimin, nxënësit u japin përgjigje pyetjeve që kanë shtruar.

Di Dua të di Mësova
Ngjarjet në veprën “Jul Çezari” 1.- Cilët ishin faktorët e brendshëm Pushtetin politik e kërcënonin:
zhvillohen në Romën e lashtë, në vitin dhe të jashtëm që kërcënonin Së pari, grindjet e vazhdueshme mes
44 p.e.s, kur Roma ishte qendra e një pushtetin politik të Romës? udhëheqësve ushtarakë, të cilët kishin
perandorie të madhe që shtrihej nga ambicie për të marrë pushtetin dhe
Britania në Afrikën Veriore dhe nga senatorëve, të cilët rrekeshin të
Persia në Spanjë. mbronin vullnetin dhe të drejtat e tyre;
Së dyti, konflikti mes qytetarëve, të
cilët ishin të përfaqësuar në senat dhe
shtresës së papërfaqësuar.
2..- A e mbështesnin qytetarët Qytetarët, të mësuar me
pushtetin e Çezarit? demokracinë, i frikësoheshin pushtetit
të Çezarit, diktator-perandor. U rrit
numri i atyre që nuk e miratonin një
përqendrim absolut të pushtetit në
duart e një personi të vetëm.
3. - Cilat ishin arsyet që shtynë Komplotistët edhe përkrahësit e
komplotistët të vrisnin Çezarin? Çezarit kishin frikë nga degjenerimi i
Republikës në tirani e despotizëm.
4. - Cilat ishin marrëdhëniet mes Kishte mungesë të marrëdhënieve
shtresave sociale në Romën e kohës? antagoniste midis shtresave sociale.
5. Ç’ndodh në Romë pas vrasjes së Lufta për pushtet e të njëjtës shtresë
Çezarit? shoqërore dhe jo lufta ndërmjet
shtresave, krijon tension shoqëror
edhe pas vrasjes së Çezarit.
6. - Cili është paralelizmi ndërmjet Shekspiri me këtë vepër bën paralele
atmosferës politiko-sociale të Romës me zgjerimin e pushtetit monarkik të
me atë të periudhës elisabetiane? mbretëreshës Elisabeta. Historia e
Çezarit i shërben për të sjellë në

75
vëmendje situatën politiko-sociale të
kohës së tij.
7. - A ishte e domosdoshme vrasja e
Jul Çezarit?
8. - A dini ju të kenë ndodhur vrasje
politike që janë bërë thelbi i veprave
artistike?

Shënim. Ndërtimi i njohurive dhe përforcimi mund të ndërtohet edhe me metodë tjetër. P.sh.:

Ndërtimi i njohurive. Diskutim/Diagrami i Venit


Mbështetur në këtë kontekst të ndërtuar nga nxënësit, duke shfrytëzuar edhe njohuritë e marra në lëndën e
historisë, mësuesi/ja pasi ndan klasën në tri grupe, shtron për diskutim këto çështje:

Grupi I – Si e pasqyron (“paraqet” ose “përthyen”, sepse pasqyrimi nënkupton pikërisht shpalosjen haptazi, të
cilën censura nuk do ta lejonte) Shekspiri në vepër atmosferën politiko shoqërore të kohës?
Mësuesi/ja mund të kërkojë që anëtarët e grupit të ndajnë detyrat, ku mes tyre të ketë nxënës që sjellin
ngjarjet politike, argumentojnë rreth tyre dhe ilustrojnë me fragmente nga vepra.

Grupi II – A e reflekton vepra jetën politike të anglezëve të periudhës elisabetiane?

Grupi III – Ndërtoni Diagramin e Venit duke evidentuar të përbashkëtat dhe të veçantat mes këtyre dy
personazheve.

Shekspiri e përdori historinë e Çezarit për të komentuar situatën politiko-sociale të kohës së tij.

Roma - Jul Çezari Anglia - Mbretëresha Elisabetë


- Cezari synonte të kthente Romën nga -Mbretëresha Elizabetë, që kishte gati
republikë në monarki; dyzet vjet që qëndronte në fron, synonte
- Pushteti i Cezarit kërcënonte qytetarët me të forconte pushtetin monarkik;
skllavëri; -mungesa e një trashëgimtari e
- Edhe mbështetësit shihnin se përqendrimi i frikësonte mbretëreshën se mos vendi
pushtetit në duar të një personi do të sillte zhytej në kaos;
tirani dhe do të kalohej në despotizëm; ekzistenc`a e censurës e bën Shekspirin
- Shekspiri i mëshon në vepër elementit të shkruajë për Romën duke shpalosur
demokratik dhe mirëkuptimit shoqëror problematikën e kohës.

Të përbashkëtat

Forcimi i pushtetit monarkik dhe humbja e lirive demokratike

Përforcimi. Hapësira e fjalës


Mësuesi/ja shtron për diskutim çështje, të cilat lidhen me konceptin e kohës në veprën e Shekspirit.
Nëpërmjet figurës së Çezarit, përqendrohuni në luftën mes njerëzve të fuqishëm.
- Çfarë roli kanë njerëzit e zakonshëm (turma) në dramë?
- A janë ata aq të paqëndrueshëm sa i përshkruajnë Flavi dhe Marulli, në skenën e hapjes së dramës?
- “Jul Çezari” është ndër dramat më të cituara në fjalimet e politikanëve modernë. Pse mendoni se kjo dramë
që flet për komplotin dhe vrasjen, mund të tërheqë politikanët e sotëm?

76
Detyrë: Si e kuptoni shprehjen e Kierkegardit: “Njeriu që nuk ka një gjykim personal për një ngjarje, në një
moment të caktuar pranon opinionin e shumicës ose, nëse është grindavec, të pakicës”. Cili është rreziku i
kësaj te Jul Çezari?

Tema 5. Analizë. Kultura romake dhe karakteri njerëzor te “Jul Çezari”

Objektiva. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të evidentojnë elemente të kulturës romake të paraqitura në vepër;
- të evidentojnë cilësi të karakterit njerëzor në vepër;
- të zbulojnë veçori të oratorisë si pjesë e kulturës romake;
- të flasin rreth ritualeve romake si elemente të botës shpirtërore dhe kulturës romake.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti mësimor “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar)”, vepra të ndryshme
të Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura mësimore: PNP


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Grupi i ekspertëve Të mësuarit ndërveprues Punë në grup
Përforcimi Shkrim i lirë Aftësia për të përsosur të shkruarin Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjen:
- Ç’ dini ju për kulturën e Romës së lashtë?
- Cilat elemente të kulturës romake nga koha e Çezarit janë pranishme në veprën e Shekspirit?
Mësuesi/ja pret përgjigje të nxënësve duke i hedhur në skemën e stuhisë së mendimit.

shkollat filozofike figura e Ciceronit


oratoria

roli i individit në
Kultura romake jetën romake
ritualet romake

virtyte si besnikëria,
superticionet respekti, ndershmëria
stoicizmi

Ndërtimi i njohurive. Grupi i ekspertëve (Të nxënit me këmbime)


Mësuesja, pasi e ndan klasën në grupe me nga 5-6 nxënës dhe i vë ata të lexojnë për disa minuta pjesën
Kultura romake dhe karakteri njerëzor te “Jul Çezari”, krijon grupet e ekspertëve me nxënës me të njëjtin
numër. Grupet e ekspertëve lexojnë pyetjet që ka parapërgatitur në fisha mësuesi/ja. U përgjigjen pyetjeve në
grupin e ekspertëve dhe diskutojnë për çështjet e paqarta. Kjo etapë mund të zgjatë rreth 10’. Pastaj
ekspertët kthehen në grupet e tyre dhe zbërthejnë para grupit çështjet për të cilat ishin përgjegjës. Nxënësi e
tjerë do të dëgjojnë dhe mund të bëjnë pyetje, të kërkojnë sqarim dhe të plotësojnë informacionin.

Fishat mund të përgatiten me pyetje të tilla:


Fisha e ekspertit I: Elementet e kultit të oratorisë në vepër.

77
- Cili është roli i oratorisë në kontekstin romak?
- Cilat janë personalitetet e njohura të oratorisë romake?
- Pse Shekspiri ka zgjedhur pikërisht ata?

Fisha e ekspertit II: Virtytet romake në vepër, si: nderi, besnikëria, respekti etj.
- Cilat janë virtytet romake?
- Te cilat personazhe shfaqen ato?
- Çfarë virtytesh dalin në ligjërimin e personazheve?
- Cili është qëllimi i përdorimit të tyre?

Fisha e ekspertit III: Ritualet romake, si elemente të botës shpirtërore të kulturës romake.
- Cilat janë ritet romake?
- Cila është domethënia e riteve?

Fisha e ekspertit IV: Karakteri njerëzor në veprën “Jul Çezari”.


- Pse kjo vepër është cilësuar si dramë e karakterit njerëzor?
- Si përshkruhet Jul Çezari përmes fjalimit të Mark Antonit e Brutit?
- Si e përshkruan Plutarku Jul Çezarin?

Fisha e ekspertit V: Roli dhe ndikimi i qytetarëve në ngjarje.


- Pse qytetarët konsiderohen nga disa kritikë si protagonistët kryesorë të dramës?
- Cili është roli i tyre në dramë?
- Thuhet se romakët që e pushtuan ushtarakisht Greqinë, u pushtuan kulturalisht prej saj, çfarë dini
nga ndikimi i kulturës greke në botën romake? Sillni argumente, duke nxjerrë informacione nga burime të
ndryshme.

Bazuar në diskutimet e mësipërme dhe njohuritë e marra në letërsinë bërthamë, nxënësit mund të krahasojnë
aspekte të kulturës greke më atë romake duke i shënuar në organizuesin grafik.

Kultura greke Kultura romake


Kultura greke pati një ndikim të fuqishëm në Perandorinë Romakët e lashtë i përvetësuan shumë gjëra nga kultura
Romake: në art, kulturë, fe etj. greke. Ata asimiluan mitologjinë e vjetër greke, personazhet
e saj dhe i përshtatën sipas tipologjisë së tyre.
Greqia klasike konsiderohet si kultura themelore që Hyjnitë më të rëndësishëm romakë janë identifikuar me
mundësoi themelimin e qytetërimit perëndimor. zotat më antropomorfe dhe perëndeshat greke.

Në fund të punës, të përzgjedhurit e grupeve shprehin mendimin përfaqësues të grupit të tyre rreth çështjes
së përcaktuar dhe diskuton për të me përfaqësuesit e grupeve të tjera.

Përforcimi. Shkrim i lirë


Në këtë fazë të orës mësimore mësuesi/ja u jep nxënësve si detyrë në klasë të shkruajnë një ese
përshkruese për figurën e Jul Çezarit.
Pasi mbarojnë detyrën e tyre, lexohen punimet e 2-3 nxënësve dhe diskutohet rreth tyre.

Detyrë: Komentoni vargjet:


Oh, unjuni romanë, romanë, unjuni,/
Të ngjyejmë në gjakun e Çezarit/
Gjer në bërryl duart dhe shpatat tona!/
Pastaj të dalim jashtë gjer në for,/
Dhe, duke shkundur armët përmbi kokë,/
Le të bërtasim: “Paqe dhe liri!

78
Tema 6. Gjuha e shenjave dhe paralajmërimet si elemente të trilluara dhe veçori të dramës

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të analizojnë elementet e trilluara në një vepër me karakter historik;
- të interpretojnë shenjat si paralajmërime dhe qëndrimin e personazheve ndaj tyre;
- të përcaktojnë elementet gjuhësore të përdorura për këtë funksion.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar), vepra “Jul Çezari”,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja e nis orën mësimore duke pyetur nxënësit se çfarë vendi zënë shenjat paralajmëruese në vepër
dhe shtron për diskutim pyetjet:
- Cilat janë shenjat dhe paralajmërimet që përdor Shekspiri?

Mësuesi/ja pret përgjigje të nxënësve, duke i hedhur në organizuesin grafik në tabelë.

Variantet e ëndrrës sipas


Çezarit dhe Brutit

Ëndrra e Kalfurnias Shenjat paralajmëruese


Shenjat
para vetëvrasjes së
paralajmëruese Kasit

Shenjat paralajmëruese
para vetëvrasjes së Brutit

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe shtron para tyre çështjet për diskutim, pasi të lexojnë fragmentet.
Gjatë leximit të fragmenteve, nxënësit mbajnë shënime rreth çështjes së përcaktuar.
Grupi I interpreton ëndrrën e Kalfurnias
Pas leximit, grupi evidenton shenjat paralajmëruese të tilla, si:
Luanesha që ulëriti mb’udhë
Varret u hapnë dhe duallën të vdekurit.
Mbi re luftuan zjarr- ushtar ....,
gjak mbi kapitolin ka pikuar...,
të ndezur hingëllinin kuajtë,
fantazmat rrugëve këlthisnin.
- Cili është roli i ëndrrës së saj?

79
Grupi II lexon ëndrrën e Kalfurnias siç e interpreton Çezari. Evidentojnë shenjat paralajmëruese të tilla, si:
...statuja ime si shatërvan i madh
me njëqind sope.
Ka derdhur gjak ...
turma prej romanësh
me buzëqeshje vinin lanin duartë.

Grupi III lexon ëndrrën sipas Deci Brutit. Evidenton këto shenja paralajmëruese:...
Është lajm i bukur dhe fatbardhë;
statuja gjak-vërvitëse,
ku laheshin romanët duke buzëqeshur.
Tregon që Rom’ e madhe
po thëthit prej teje pirje jete për rilindje...

Mësuesi/ja ndërton organizuesin grafik ,duke shënuar detajet e dhëna nga të tria grupet. U kërkon nxënësve
të evidentojnë ndryshimet mes tyre.

Ëndrra e Kalfurnias/ Ëndrra e Kalfurnias sipas Çezarit/ Ëndrra e Kalfurnias e treguar nga Deci
detajet/figurat letrare të detajet/figurat letrare të përdorura Bruti/detajet /figurat letrare të
përdorura/intensiteti i intensiteti i veprimit / toni neutral përdorura/ironia e përdorur
veprimit/tensioni dramatik

Shtron për diskutim me nxënësit çështjen:


 A është keqinterpretimi i shenjave shkak i fatit tragjik të Çezarit, Brutit dhe Kasit?
Mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të ndërtojnë grafikun e rritjes së tensionit dramatik në ligjërimin e
Pindarit, Kalfurnias. Këtu mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve në foljet e përdorura që tregojnë
veprime të tilla, si:
 te Pindari ..e qarkuan, e ndjekin pas, kalon, mend e arrinë, ca zbresin , zbriti, e zunë...
shenjat e pikësimit janë pjesë e rritjes së tensionit, përdorimi i pikëpresjes bën të mundur të rendisë veprimet
me të njëjtën vlerë duke rritur intensitetin e tyre;
 Te Kalfurnia rritet tensioni nga një sërë veprimesh...luanesha ulëriti...varret u hapnë, dualnë të
vdekurit...luftuan zjarr-ushtarë t’egër...gjak mbi kapitolin ka pikuar...të ndezur hingëllinin kuajt.
Ëndrra e Kalfurnias karakterizohet nga një dinamikë veprimesh të shpejta, me një tension që vjen në rritje nga
renditja e veprimeve të shprehura nëpërmjet foljeve, ndërton një panoramë të plotë të situatës.
Mësuesi/ja mund të shënojë në tabelë kurbën e veprimeve të Pindarit dhe Kalfurnias

80
Kurba e veprimeve të Kalfurnias Kurba e veprimeve të Pindarit

Përforcimi. Rishikim në dyshe


Nxënësit punojnë në dyshe për të përcaktuar fjalën që shënon ndryshimin e interpretimit të ëndrrës.
Diskutojnë mbi kuptimet e reja që ajo ka marrë. Pastaj po në dyshe ato i bëjnë pyetje njëri-tjetrit. Mësuesi/ja
kontrollon grupet duke dëgjuar përgjigjet e disa nxënësve dhe ndërhyn aty ku e sheh të arsyeshme për të
shtuar ose saktësuar.
Më pas bëhet vlerësimi i punës së nxënësve.

Detyrë: Bëni një shkrim analitik duke u mbështetur në fjalët e Kalfurnias:


”Kur vdes një lyparak, s’del një komet,
Po ndizen qiejt, kur na vdesin princat.

Njësia II. Politika dhe historia te vepra “Jul Çezari”

Tema 1. Analizë: Politika dhe historia, pasqyrë e jetës njerëzore te “Jul Çezari”

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të njohin aspekte të jetës politike në periudhën për të cilën flet drama e Shekspirit;
- të identifikojnë shfaqjen e tyre në dramën e Shekspirit dhe t’i krahasojë ato me veprën e Plutarkut;
- të argumentojnë duke u mbështetur në përfundimet e arritura, rreth klasifikimit të dramës “ Jul Çezari” si
dramë historike.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar), vepra “Jul Çezari” e
Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Informacion për mësuesin

Plutarku

“Jetët paralele” dhe vepra e tij

E hënë, 27 nëntor 2006


Nga prof. dr. Muzafer Xhaxhiu

Plutarku, historian e biograf grek, lindi në qytetin Kerone të Beocisë rreth vitit 50 para erës së re.

81
Ishte bir i një familjeje të njohur. Rininë e tij e kaloi duke udhëtuar dhe duke ndjekur shkollat më
të njohura të kohës. Disa vjet qëndroi në Athinë, ku dëgjoi mësimet e filozofit Amon në Akademinë
e themeluar nga Aristoteli në vitin 387 para erës së re.

Pasi fitoi emër si njeri shumë i mësuar, Plutarku udhëtoi në Egjipt, Maqedoni dhe në Kretë për t’u
njohur me fenë, me traditat dhe ligjet e tyre....Shkoi dy herë në Romë, ku dha leksione publike mbi
çështje të ndryshme të filozofisë, të moralit dhe të dijes në përgjithësi. Edhe këtu, si në vendlindje,
fitoi emër të madh. I dha mësim perandorit Trajan, ndërsa perandori Adrian e bëri guvernator në
Ahaje, krahinë në veri të Peloponezit.

Emri i Plutarkut në vendin tonë u bë i njohur me botimin në vitin 1980 të tetë biografive me
titullin “Jetë njerëzish të shquar të lashtësisë”, përkthyer nga Shpëtim Çuçka. Me botimin nga
shtëpia botuese “Logoreci” e një përmbledhjeje më të gjerë biografish nga vepra “Jetë paralele” e
Plutarkut në përkthimin e helenistit të shquar, prof. Sotir Papahristo, lexuesi do të krijojë një
përfytyrim më të plotë rreth individualitetit krijues të këtij historiani-shkrimtar, që të rrëmben me
bukurinë dhe patosin e përshkrimit të figurave të shquara të antikitetit grek dhe romak. ...

I pajisur me kulturë të gjerë e duke pasur interesa të shumtë historiko-filozofikë, letrarë e etikë, i
frymëzuar nga dashuria për atdheun dhe prirja iluministe për t’i shërbyer shoqërisë, Plutarku u bë
një nga shkrimtarët më prodhimtarë të epokës së tij. Ka shkruar mbi 210 vepra, prej të cilave kanë
arritur veç 130 shkrime. Midis tyre vepra më e çmuar është “Jetë paralele”. Në të autori ka
përfshirë 44 personazhe, duke i marrë dy e nga dy: njëri grek e tjetri romak. Plutarku i heq
paralelet i mbështetur në njëfarë afrie dhe ngjashmërie midis njëri-tjetrit. Është kjo një mënyrë për
të hedhur dritë mbi tiparet e dy figurave paralele, të shquara këto për virtyte apo për dobësi, nga
historia e Greqisë dhe e Romës.

Këto 22 çifte paralele janë: 1. Tezeu dhe Romuli, 2. Likurgu dhe Numa, 3. Soloni dhe Valer
Publikola, 4. Themistokliu dhe Kamili, 5. Perikliu dhe K. Fabius Maksimus, 6. Alqiviadhi dhe
Koriolani, 7. Timoleoni dhe Paul Emili, 8. Pelopida dhe Marceli, 9. Aristidi dhe Katoni Plak, 10.
Filoplomeni dhe Flamini, 11. Pirroja dhe Mariusi, 12. Lisandri dhe Syla, 13. Kimoni dhe Lukuli,
14. Nikia dhe Krasi, 15. Eume dhe Sertori, 16. Agezilau dhe Pompeu, 17. Aleksandri dhe Jul
Cezari, 18. Foqioni dhe Katoni i Ri, 19. Agisi dhe Kleomeni, 20. Demosteni dhe Ciceroni, 21.
Demetër Poliorketi dhe Mark Antoni, 22. Dioni dhe M. Junius Bruti. U dha kjo pasqyrë për cilindo
që do të donte të dinte ç’përfaqësojnë këto personazhe kur ende veprën “Jetë paralele” nuk e kemi
të plotë në gjuhën shqipe. Gjithsesi, vetë emrat e personazheve janë tregues për t’iu drejtuar
enciklopedive apo historisë së këtyre dy vendeve.

Në kohën kur jetoi dhe krijoi Plutarku, Greqia ishte pushtuar nga Roma. Në këto kushte u thellua
më tepër kriza politike dhe ekonomike e vendit. U trondit shumë ndjenja e dashurisë ndaj atdheut.
U bë e ditës parulla “Aty ku është mirë, aty është atdheu”. Si pasojë e këtyre zhvillimeve dhe
prirjeve kozmopolite, letërsia, artet dhe kultura në përgjithësi pësuan një rënie të ndjeshme.
Shkrimtarët u ndanë në dy kahe, disa shkruanin vepra me të cilat kërkonin të vinin në dukje
virtuozitetin e tyre si mjeshtër të formës, disa evokonin në to të kaluarën me anët e saj më heroike.
Në këtë kah e shohim Plutarkun të krijojë veprën e tij, me të cilën i vuri si qëllim vetes synime
morale didaktike, duke i dhënë ato në ballafaqim me shthurjen e përgjithshme të shoqërisë greke
të kohës. Edhe në këto jetëshkrime të zgjedhura me kujdes, të kthyera në gjuhën shqipe nga
helenisti i shquar prof. Sotir Papahristo, dalin qartë idetë përparimtare demokratike të autorit,
dashuria ndaj atdheut, për të vërtetën dhe drejtësinë, urrejtja për tiraninë dhe për çdo gjë që është
në kundërshtim me pastërtitë morale të njeriut. Ashtu siç e pohon edhe vetë jetëshkruesi, qëllimi
kryesor i tij nuk është historia, por morali. Prandaj është marrë me jetën e figurave historike që i
kanë shërbyer më mirë për të ilustruar parimet humane iluministe. Qëndrimin e tij ndaj historisë
Plutarku e ka shprehur në jetëshkrimin e Aleksandrit: “Ne shkruajmë jo histori, po biografi, dhe
virtyti apo vesi jo gjithnjë duket në bëmat më të lavdishme; shpesh një veprim i parëndësishëm, një
fjalë apo një shaka, e zbulon më mirë karakterin e njeriut sesa përleshjet me dhjetëra mijëra të
vrarë, ushtritë e mëdha dhe rrethimet e qyteteve”. Edhe në jetëshkrimin e Nikias, strateg dhe

82
politikan athinas, autori kumton se nuk mbledh njoftime të panevojshme historike, por vetëm
“faktet që shërbejnë për të kuptuar anën morale të njeriut dhe të karakterit të tij”. Këtë mendim
Plutarku e shtyn me tutje, për të treguar se sa ndikon një trajtim i tillë edhe te vetë ai. Në
jetëshkrimin e Paul Emilit, konsull dhe figurë politike romake, shënon: “Duke shkruar historinë si
të ishte një pasqyrë, unë përpiqem ta bëj më të virtytshme jetën time dhe të ndërtoj sipas shembullit
të atyre, për trimërinë e të cilëve unë tregoj në këto shënime”.

Plutarku, si rrallëkush, e vë historinë në shërbim të qëllimeve të tij morale didaktike, prandaj pak
kujdes tregon për ngjarjen dhe faktet pragmatike, të thata e të padobishme. Përkundrazi, kujdes të
veçantë tregon për të kapur ato çaste nga historia, që krijojnë të lexuesi përfytyrime me forcë
emotive, të japë pamje tronditëse e me ngjyra dramatike, si për shembull në jetën e Pelopides,
gjeneral teban, të vëllezërve Grake, tribunë dhe oratorë romakë, të Brutit, personazh politik romak
etj. Prandaj autori s’e ka për gjë t’u referohet edhe burimeve të mitologjisë, anekdotave dhe
burimeve gojore të kapura poshtë e lart, të cilat i shërbejnë për t’i dhënë më tepër relief dhe gjallëri
rrëfimit historik.
Filozofinë morale, së cilës i është përkushtuar me një zell të madh, Plutarku e shpalos gjerësisht
në “Vepra morale”, ku hyn pothuajse gjysma e asaj çka është ruajtur nga tërë krijimtaria e tij. Në
këtë vepër hyjnë shkrime me përmbajtje të gjithëllojshme. Do t’i quanim traktate të vogla, ku
trajtohen probleme nga universi njerëzor, ndonjë tezë mendjehollë, ndonjë mendim a këshillë e
urtë me karakter praktik. Të gjitha këto nuk kanë domosdoshmërish lidhje me moralin. Gjithsesi,
edhe në shkrimet që flasin për fenë, për politikën, filozofinë, për letërsinë e madje edhe për fizikën,
(ka dhe të tjera që përfshijnë anekdota e fjalë të urta), ndihet prirja moralizuese, dora e mjeshtrit
që di vetëm të ndërtojë kalanë përrallore ku mbretëron e mira. Këto shkrime disa, sa për të pasur
një ide, janë: “Gostia e shtatë të urtëve”, “Hulumtime rreth gostive”, “Dialogu mbi dashurinë”
(himn për dashurinë bashkëshortore, me një numër të madh anekdotash që kurorëzojnë
besnikërinë e famshme të Eponinës. Dashuria legjende midis vajzës gale, Eponines, dhe oficerit
romak me origjinë gale, Jul Sabinit, i cili nxiti kryengritjen e Galisë kundër Romës, viti 69 era e re.
U kap dhe u burgos në një qeli nën tokë, ku gruaja e tij, Eponina, i sillte ushqime. Të zbuluar më
në fund u dërguan në Romë, ku u ekzekutuan). “Mbi Osorisin dhe Isidenë” (bëhet fjalë për një
intrigë dashurie midis Osirisit dhe Isidës, dy hyjni të Egjiptit të lashtë). “Mbi demonin e Sokratit”,
“Mbi muzikën”, “Mbi besëtytnitë”, “Këshilla si duhet të qeveriset shteti”, “Bisedë mbi personin e
vështruar në hënë”, “Si duhet t’i lexojnë të rinjtë veprat politike”, “Mbi qetësinë e shpirtit”. Ka dhe
shumë shkrime të tjera, por dhe kaq i dhamë sa për të pasur një ditë për horizontin e gjerë dituror
dhe për brendinë intime të këtij erudicioni.

...Veprën “Jetë paralele” e përshkojnë përpjekjet e njerëzimit për ta ndryshuar dhe për ta bërë
jetën paksa më të drejtë e më të virtytshme. Nga ky këndvështrim janë vizatuar portretet e
reformatorëve dhe ligjvënësve të përmendur, Likurgut dhe Solonit (Greqi), Tiberit dhe Kaj Grakut
(Romë). Ata janë vendosur gjithmonë në një sfond konkret historik të lëvizjeve shoqërore. Në
jetëshkrimin e këtij të fundit, autori jep me nota patetike gjendjen e vështirë të skllevërve dhe të
masave të gjera të plebsit, që përfaqësonte masat e ulëta të popullit romak dhe që gëzonte të drejta
politike, civile, fetare dhe ushtarake, siç i gëzonin këto patricët që përbënin klasën e privilegjuar.
Këta reformatorë të shquar, si Likurgu e Soloni, me ligjet e tyre konsoliduan bazat e shtetit që u
formua pas një procesi të gjatë lufte civile midis aristokracisë fisnore dhe rendit të ri skllavopronar.
Edhe figurat e tjera të përfshira në këtë përmbledhje jetëshkrimesh lidhen ngushtë me luftën që
bëhet brenda shtetit, tanimë të konsoliduar skllavopronar midis forcave demokratike, që përpiqen
të ruajnë demokracinë dhe republikën, dhe atyre aristokratike dhe patriarkale, që kërkojnë të
vendosin diktaturën, që nga Likurgu e deri te Jul Çezari, Bruti etj., parakalon në veprën e
Plutarkut një periudhë e tërë historike e mbushur me përleshje politike e klasore, me kryengritje,
me prapaskena e komplote plot mizori e gjakderdhje. Krijesa e burra shteti hedhin kurorën tutje
me përbuzje, disa të tjerë mbushin botën me krime për ta vënë atë në krye. Plutarku qëndron në
pozita përparimtare iluministe kur tregon për mbretërit, të cilët s’kanë asgjë të veçantë nga njerëzit
e tjerë, madje janë të shtyrë nga ambicia për të kryer vepra mizore. Një mijë e dyqind vjet më vonë,
shkrimtari francez Zhan dë Meni do të shprehte pothuajse të njëjtin mendim: “Mbretërit s’kanë
asgjë të veçantë, as edhe nga njerëzit më të varfër, sepse vetë natyra thotë: Unë i krijoj njerëzit të

83
gjithë të barabartë”. Pesëqind vjet më pas Zhan dë Menit, shkrimtari dhe mendimtari i madh
francez Zhan-Zhak Rusoi do ta shtyjë edhe më tej këtë mendim mbi diferencim shoqëror kur do të
shkruajë në “Kontrata sociale”: “Njeriu ka lindur i lirë, kurse ai kudo është në vargonj”. Dhe në një
vepër tjetër ai do të shprehë mendimin së këta vargonj u vunë qysh kur “I pari njeri, i cili pasi
gardhoi copën e tokës, pati guximin të thotë: Kjo tokë ësht’ imja!”.

Përballë fytyrave të urryera të satrapëve dhe mbretërve tiranë si Aleksandri i Ferës, Krezi, Kiri,
Kserksi dhe të tjerë që dalin aty këtu në ndonjë jetëshkrim në disa situata episodike, parakalojnë
figurat madhështore e heroike të Pelopides, Aristidit, Brutit etj., të këtyre romantikëve të shquar të
antikitetit, që s’përfillën as edhe jetën e tyre përpara idealeve që mbronin. “Aristidi, - shkruan
Plutarku, - ishte plotësisht në gjendje që, për hir të së drejtës, të mposhtte çdo ndjenjë, qoftë edhe atë
të miqësisë dhe të përkrahjes, qoftë të zemërimit dhe të urrejtjes.” Apo Bruti, i cili “nuk u akuzua
kurrë për synim despotizmi as nga armiqtë e tij, i vetmi nga të përbetuarit kundër Çezarit, që
udhëhiqej nga idealet e republikanizmit... ndërkohë që të tjerët ishin shtyrë prej urrejtjes dhe smirës
karshi Çezarit”. Duke lexuar “Jetën” e Brutit, të bie në sy teza e Plutarkut, që sipas së cilës fëmija
edukohet moralisht në gjirin e familjes. Bruti ishte biri i Jun Brutit, të cilit romakët i patën ngritur
në Kapitol një statujë bronzi midis atyre të mbretërve, sepse Jun Bruti kishte shkatërruar
përfundimisht pushtetin e Tarkuinëve, mbretërit e fundit të Romës. Jun Bruti ishte republikan,
ashtu siç do të bëhej më vonë edhe i biri, Bruti. Veç asaj, edhe e ëma rridhte nga familja e Servil
Ahalës, i cili kishte vrarë njëfarë Spur Mali, i cili synonte të bëhej tiran. Kështu Bruti u rrit dhe u
edukua në një mjedis republikanësh.

Gjatë gjithë historisë mendjet e ndritura përparimtare janë përpjekur me ç’kanë mundur të
zhdukin pabarazinë midis njerëzve, të vendosin një rend të drejtë në një shoqëri të organizuar
mirë. Likurgu, ligjvënësi legjendar në Greqinë e lashtë, nxori në Spartë reformën “për ndarjen e
tokës midis të varfërve dhe nevojtarëve të tjerë, të cilët mbushnin qytetet, ndërsa e tërë pasuria ishte
grumbulluar në pak duar” (Plutarku – “Likurgu”). Ndër reformat e shumta që bëri ai, më e
rëndësishmja qe krijimi i një kuvendi të pleqve, i cili, sikundër thotë Platoni, i vendosur përbri
sundimit të papërmbajtur të mbretërve dhe i veshur me të njëjtat fuqi për çështjet e dorës së parë,
solli siguri për shtetin dhe mbarëvajtje në qeverisjen e vendit (Plutarku, po aty).

Mesa duket, shumëçka nga e kaluara historike e përligj politikën e shumëçkaje që është
praktikuar në kohët moderne... në vazhdën e idealeve demokratike dhe përparimtare është dhënë
edhe jeta e dy figurave të shquara nga historia e Romës, e vëllezërve plebeas, Tiber Graku dhe Kaj
Graku, të cilët luftuan për të nxjerrë popullin romak nga varfëria, nga intrigat dhe kurthet që
ngrinin patricët për ta mbajtur atë në dorën e hekurt të tiranisë. Ndër projektet e guximshme të
vëllezërve Grake, ishte edhe ndarja e tokave të republikës plebenjve të varfër, për t’u dhënë të
gjithë banorëve të Italisë të drejtën për t’u quajtur qytetarë. Vëllezërit Grake mendonin që me tokat
që do t’u faleshin të varfërve të rimëkëmbnin ekonominë e krahinave të shkatërruara nga luftërat.
Është me interes të shënojmë për të parë natyrën demokratike të republikës romake, ashtu si e
përshkruan këtë proces Plutarku: “Romakët e kishin zakon ta shisnin një pjesë të tokave që u
pushtonin armiqve të tyre në Itali, pjesën tjetër e bënin pronë të republikës. Këto të fundit u
jepeshin qytetarëve që s’kishin asnjë truall, të cilët paguanin një detyrim të vogël në thesarin e
shtetit. Të pasurit e kishin shtuar këtë detyrim dhe i kishin zhveshur kështu të varfrit nga pronat
e tyre: u hartua, pra, një ligj, i cili ndalonte që një qytetar romak të zotëronte më tepër se pesëqind
jugerë (rreth 90 hektarë M. Xh.) nga tokat e republikës.
Më tutje Plutarku shkruan: “Në fillim ky ligj i vuri ledh lakmisë së të pasurve dhe u erdhi në
ndihmë të varfërve, të cilët qëndruan kësisoj në trojet që u qenë dhënë dhe ruajtën sikush sasinë e
caktuar që kur ishte bërë ndarja. Por më vonë fqinjët e pasur arritën t’i gllabëronin këto bashtina,
duke u fshehur nën emra të rremë, pastaj e shpallën hapur pronësinë e tyre, dhe të varfrit, të
shpronësuar kësisoj, nuk tregoheshin më të gatshëm për shërbimin ushtarak, as e çanin kokën të
rritnin fëmijë.

... heqja e paraleleve në bazë të një lloj ngjashmërie, e shtyn autorin të diferencojë personazhet çift
përmes vrojtimeve të holla psikologjike e gjithfarë lloji detajesh. Personazhet e marra në shqyrtim

84
janë veshur me një jetë të pasur poliedrike, kështu që autori nuk e ka të vështirë të gjejë në ta
cilësi, vlera, virtyte apo mëkate që i bashkojnë apo i diferencojnë ata. Duke shkruar për
Demostenin dhe Ciceronin, autori thotë: “Në këtë libër... unë do të analizoj në mënyrë krahasuese
karakterin dhe natyrën e secilit, duke u nisur nga veprimtaria e tyre politike, pa bërë ndonjë përqasje
të ligjëratave, për të thënë se cili fliste ëmbël e cili më rreptë...”. Me sa duket, fati e gatoi që në fillim
Ciceronin njëlloj me Demostenin, duke futur në natyrën e romakut shumë tipare të ngjashme me
ato të grekut, si “dashurinë për lirinë e republikës, frikën përpara rreziqeve të luftës...”

Duke lexuar “Jetë paralele” kujtohesh se ke të bësh me një traktat, nga i cili mëson një përvojë të
pasur me probleme të gjithëllojshme me të cilët ballafaqohesh në jetë. Përvojën që shkrimtari
kërkon të transmetojë e ilustron me shembuj nga jeta dhe vepra e personazheve. Duke folur për
vlerën e vullnetit dhe të sakrificës për të përballuar çdo lloj vështirësie në emër të një ideali, sjell si
shembull Brutin apo oratorin e madh grek, Demostenin, i cili, për qëllimin që i vuri vetes “hapi një
dhomë pune nën tokë, ku ushtrohej çdo ditë për të përsosur mënyrën e deklamimit dhe për të
rregulluar zërin. Shpesh qëndronte aty edhe tre muaj rresht”. Demostenin dhe Ciceronin i bashkon
jo vetëm aftësia e jashtëzakonshme për të folur bukur, por edhe pasioni i zjarrtë për të mësuar dhe
për t’u dhënë pas filozofisë. Këtë pasion, Plutarku, iluminist i shquar i antikitetit, e gjen edhe te
Bruti, personalitet politik romak, i cili “synoi të reformonte karakterin e vet nëpërmjet studimit të
letërsisë dhe të filozofisë... Në pushimet midis betejave e kalonte kohën me lexime dhe studime.
“Duke qenë vetë njeri me virtyte, i lidhur ngushtë me familjen e tij, i ngre himn dashurisë së
pastër bashkëshortore. Mishërimi i saj është Porshia, gruaja e Brutit, e cila, siç shkruajnë
bashkëkohësit, cituar nga Plutarku, kur dëgjoi për vdekjen e të shoqit “mori nga zjarri thëngjij të
ndezur, i gëlltiti dhe mbylli gojën aq fort, sa u mbyt”. Në kohën e Plutarkut, Greqia e Likurgut, e
Solonit, e Perikliut, e poetëve, e tragjedianëve, e filozofëve të mëdhenj ishte në rënie, ashtu si Roma
e vëllezërve Grake, e Virgjilit, e Horacit, e Ciceronit, e gërryer dhe e goditur nga lufta e ashpër
civile, nga lakmia vrasëse për pushtet, nga turbullira dhe kryengritje skllavërish.
Nga demokracia e polisit helen dhe republikanizmi romak kishte mbetur vetëm kujtimi i
madhështisë së tyre të dikurshme. Mbase ishte nostalgjia që përcaktoi te Plutarku atë notë të
ngrohtë patetike emocionale që ndërthur historinë me thesarin e vlerave shpirtërore të krijuara në
shekuj. Prandaj çdo epokë ka gjetur te Plutarku vetveten. Në epokën e Rilindjes evropiane, kur në
qendër të vëmendjes u vu personaliteti i lirë i njeriut dhe përpjekja për të rilindur vlerat e
qytetërimit antik greko-romak, në epokën e iluminizmit e njëjta gjë ndodhi, veç me një ndikim më
të theksuar në mendimin filozofik. Në këto dy periudha, nga vepra e Plutarkut u frymëzuan figura
të shquara të kulturës dhe të letërsisë, si Erazmi i Roterdamit, Montenjëja, Rasini, Korneji, Gëtja,
Shileri, Hajne etj. Shekspiri sidomos e pati shumë pranë veprën “Jetë paralele” në tragjeditë e tij.
Vepra e Plutarkut jehon si një kambanë që sjell nëpër shekuj mesazhin e madh për një jetë të
ndryshme, kaq aktuale, sidomos sot kur bota është tejet e prishur, siç klith Hamleti.
Marrë me shkurtime nga gazeta Korrieri

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Veprimtari e leximit të drejtuar Të mësuarit ndërveprues Punë individuale/klasën
Përforcimi Diagrami i Venit/ Rrjeti i diskutimit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja shtron pyetjen për diskutim:
- Ç’dini për figurën e Jul Çezarit?

Mësuesi/ja i shënon në skemën e stuhisë së mendimit përgjigjet e nxënësve, disa prej të cilave mund të jenë:

85
marshoi deri në Britaninë e
Madhe, e shtriu botën romake
deri në oqeanin Atlantik
ushtarak, burrë shteti i
Perandorisë Romake luajti rol të rëndësishëm në
transformimin e Republikës
romake në Perandorinë Romake

Përqendroi pushtetin
në duart e një individi Jul Çezari dy vjet pas vdekjes senati e
quajti “Zoti Romak”

përfaqëson një rrymë të konsiderohet si një prej


re të politikës në Romë. gjenive ushtarakë dhe në vitin 44 p.e.s ai u vra në
liderëve më të fortë të senat nga një komplot i
kohës organizuar nga Bruti

Ndërtimi i njohurive. Veprimtari e leximit të drejtuar


Mësuesi/ja lexon titullin dhe shtron pyetjen:
- A trajtohet politika si pasqyrë e jetës njerëzore në këtë dramë? Cilat janë argumentet tuaja?
Shkruhen disa prej përgjigjeve të nxënësve në dërrasën e zezë.

Pasi nxënësit diskutojnë rreth titullit, mësuesja u kërkon atyre të lexojnë nënçështjen e parë dhe t’u përgjigjen
pyetjeve:
- Ku mbështetet fabula e kësaj vepre?
- Si ndikon politika në jetën e personazheve?
- Po politika si ndikon te personazhet?
Disa nga përgjigjet e nxënësve, ato që kanë më shumë informacion, fakte dhe argumente shkruhen në
dërrasë në një shtyllë të dytë.

Më pas mësuesi/ja shtron pyetjen:


- Cilat janë ambiciet politike të Çezarit?
Pasi nxënësit i përgjigjen pyetjes, lexojnë nënçështjen. Për ta zbërthyer sa më mirë, mësuesja u kërkon pas
leximit t’u përgjigjen pyetjeve:
- Si zbulohet në vepër qëndrimi politik i Çezarit?
- Cilat janë ambiciet e tij politike? Si zbulohen?
- Cila është arsyeja e vetme e vrasjes së Çezarit?

Për nënçështjen e fundit mësuesi/ja shtron pyetjet


- Cilat janë shmangiet e Shekspirit nga vepra e Plutarkut?
- Pse i ka bërë këto shmangie?

Shënim: Për realizimin e kësaj rubrike, mësuesi/ja duhet të ketë udhëzuar paraprakisht nxënësit të kenë
lexuar rreth veprës së Plutarkut dhe të mbledhin informacione rreth ngjarjeve historike të kohës.

86
Plutarku Shekspiri
Te Plutarku triumfi i Çezarit ndodh më 15 gusht pikërisht në Te Shekspiri triumfi i Çezarit ndodh më 15 shkurt,
ditën e festivalit të Luperkalit pikërisht në ditën e festivalit të Luperkalit, në vend që
të ndodh gjashtë muaj më herët.
Plutarku e vendos skenën e vrasjes së Çezarit në teatrin e Për arritur një efekt më të madh dramatik, Shekspiri e
Pompeit ka vendosur skenën e vrasjes së Çezarit në Kapitol
dhe jo në teatrin e Pompeit
Te Plutarku,vrasja e Çezarit bëhet më 15 mars (Idat e Vrasja e Çezarit, funerali e tij, fjalimi i Mark Antonit,
Marsit), testamenti publikohet më 18 mars, funerali bëhet me leximi i testamentit dhe mbërritja e Oktavit, zënë vend
20 mars dhe mbërritja e Oktavit vetëm në maj. brenda një dite në dramën e Shekspirit
Vendi i takimit të triumvirëve (Antoni,Oktavi, Lepidi, Titi) te Vendi i takimit të triumvirëve (Antoni,Oktavi, Lepidi,
Plutarku takimi bëhet në Bolonjë. Titi) në dramën e Shekspirit bëhet në Romë.

Te Plutarku dy betejat në Filipi zhvillohen me 20 ditë Ndërsa te Shekspiri të dyja betejat në Filipi
ndërmjet , pra mes tyre ka 20 ditë kohë bashkohen në një ditë të vetme.
Sipas Plutarku, Çezari para se të vdiste nuk thotë asgjë, Shekspiri ia vë Çezarit fjalën e fundit “Edhe ti, Brut?,
vetëm tërheq mantelin e tij mbi kokë kur pa Brutin në mes pastaj bie” (Et tu,Brute?).
konspiratorëve.

Në fund mësuesi/ja i drejton nxënësit të shohin shpjegimin që i dhanë ata titullit dhe u kërkon të bëjnë
korrigjimet e nevojshme, nëse duhen bërë të tilla.

Pas shënimeve në tabelë, mësuesi/ja mund të shtrojë për diskutim çështje të tilla, si:
- Cila është hapësira që i kushton Shekspiri ngjarjeve politike të kohës?
- Cili është qëllimi i Shekspirit, në evidentimin e ngjarjeve politike në vepër? A janë ato qëllim në vetvete?
- A mund të jetë një vepër letrare pasqyrë reale e jetës njerëzore? Në ç’raport janë trilli letrar dhe historia
në veprën e Jul Çezarit?
- A na ndihmon analiza e figurës së Çezarit të shohim si përcaktohet politika romake e kohës ku ndodh
ngjarja?

Përforcimi. Diagrami i Venit/Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të krahasojnë “Jul Çezarin” me njërën nga dramat historike të
Shekspirit, shfaqjen e elementeve historike në dramë.

Jul Çezari Rikardi III

Të përbashkëtat
-

Pasi gjejnë ndryshimet historike mes këtyre dy dramave, nxënësit me ndihmën e mësuesit/es gjejnë edhe
ndryshimet historike mes tyre.
Pas kësaj mësuesi/ja shtron pyetjen binare: A është vepra “Jul Çezari” një dramë historike?

87
PO JO

- A është vepra “Jul Çezari”


Arsyet një dramë historike? Arsyet

Përfundime: .........................................................................................................................
...........................................................................................................................................

Në fund mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë: Bëni një shkrim analitik, duke u mbështetur në fjalët e Kalfurnias:


”Kur vdes një lyparak, s’del një komet,
Po ndizen qiejt, kur na vdesin princat”.

Tema 2. Studim teksti: Monologët e Brutit dhe Antonit dhe gjuha e tyre figurative

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të analizojnë fatin final tragjik të personazhit si fakt dhe gjetje artistike;
- të dallojnë motivet që e kanë shtyrë Brutin në vrasje dhe përpjekjet e tij nëpërmjet monologut për të
justifikuar dhe përligjur veprimin;
- të zbulojnë karakteristika të monologëve të personazheve dhe elemente të gjuhës figurative të
përdorura në fragment.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar), vepra “Jul Çezari” e
Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Përvijim i të menduarit/Diskutim Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe/klasën
Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë me klasën

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjet:
- Ç’është monologu?
- Ku përdoret ai?
- Cilat janë karakteristikat e monologut?

88
mjet artistik

nëpërmjet tij personazhet


shprehin botën e Monologu
përdoret në tekstin
brendshme shpirtërore
dramatik

shpreh qëndrimet/synimet e
personazhit

Ndërtimi i njohurive. Përvijim i të menduarit/Diskutim

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe, që do të komentojnë:

Grupi I – fragmentin e monologut të Brutit.


Grupi II – fragmentin e monologut të Antonit.

Grupet identifikojnë se si personazhet përmes monologut, si mjet artistik, tregojnë qëndrimin e tyre ndaj
vrasjes së Çezarit, nxjerrin në pah tiparet e tyre, që shpalosen përmes fjalëve që ata thonë, si dhe veçori
gjuhësore dhe stilistike të monologëve. Lihen nxënësit për disa minuta të punojnë të pavarur. Në përfundim,
një përfaqësues nga çdo grup paraqit në tabelë informacionin e kërkuar.

Nxënësit diskutojnë se si i shërben monologu Shekspirit për të zbërthyer:

- motivet që i kanë shtyrë personazhet të kryejnë veprime të caktuara;


- argumentet që parashtrojnë, për të justifikuar veprimet e kryera;
- tiparet që shpalosin përmes fjalëve që thonë;
- gjuhën e përdorur

Bruti Antoni

Motivi: Përpiqet të justifikojë pjesëmarrjen në komplot me Motivi: Denoncon vrasjen e Çezarit.


misionin që ka ai për të mbrojtur republikën;
Argumentet që sjell: nuk mbron interesin vetjak, por atë të Argumentet: Çezari – burri më bujar;
përgjithshmin; Justifikon rendjen e Çezarit pas fronit;
Dallon perspektiva e tij nga e të tjerëve Paralajmëron luftën që mund të ndodhë
Flet me doza kritike Bën thirrje përmes një gjuhe të ashpër që të merret
haku i Cezarit
Tiparet: njeri parimor, që për interesin e përgjithshëm Tiparet: nuk është parimor; mbron kauzën e Çezarit në
është i pandashëm; dëm të republikës, hipokrit, i pamëshirshëm,
Gjuha: Përdor gjuhë të figurshme, si metoniminë (kurorën), Gjuha: e figurshme, e ngritur. Përdor metafora, epitete,
metafora, krahasime. Përdor folje në mënyrën lidhore, të thirrorin, që hap monologun. Përdor folje në mënyrën
shoqëruar me foljen modale duhet, për të treguar dëftore, me të cilat një të ardhme të zymtë për Romën
domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në eliminimin e Çezarit, pas vdekjes së Çezarit, urdhëroren, thirrja që bën për të
dëftoren që shtjellon dhe mbron idetë e veta, mënyrën marrë hakun e Çezarit.
urdhërore për të bindur veten se duhet vepruar

89
Nxënësit e të dyja grupeve diskutojnë rreth informacionit të paraqitur. Nëse kanë mendime të tjera, i japin
duke i ilustruar edhe me vargje.

Grupi I ilustron informacionin e dhënë me:

- vargjet ku jepet vendimi i Brutit për t’u bërë pjesë e komplotistëve;


- vargjet ku Bruti justifikon vrasjen e Çezarit.

 Zbërthehet domethënia kuptimore e vargjeve:

Shpërdorj’ e madhërisë vjen, kur ndahet


Ndërgjegjja nga fuqia; dhe, të them
Të drejtën, për Çezarin nuk di kur pasionet po zotërojnë
Më tepër se sa arësyj’ e tij.

 Më pas nxënësit e grupit I përshkruajnë gjendjen shpirtërore dhe psikologjike të Brutit.


 Identifikojnë përdorimin e metaforave, me të cilat është ndërtuar ligjërimi i Brutit, të tilla si:
Se dit e ngrohtë na e rrit nepërkën,
ambicje e re përunjen ka shkallë,
ia kthen ahere shkallës shpatullat,
lind me helm pas farës ...
 Identifikojnë përdorimin e inversionit. Cili është roli i tij në funksion të logjikës argumentuese të monologut të
Brutit?

Grupi II identifikon:
- vargjet kyç ku Mark Antoni paralajmëron të ardhmen e Romës;
- vargjet ku ai pohon se do të marrë hakun e mikut të tij.
Më pas nxënësit zbërthejnë kuptimin e vargjeve:
Gjakderdhja ngatërresa dhe tmerrimet
Do të na bëhen aq të zakonta
Sa nënat buzëqeshur do të shohin
kur foshnjat m’u në djep t’u copëtohen
stërvitja n’ egërsi mëshirën do ta mbysë.

 Nxënësit përshkruajnë gjendjen shpirtërore dhe psikologjike të Antonit.


 Identifikojnë përdorimin e epiteteve që përdor Antoni për të përshkruar Çezarin.
 Argumentojnë se përzgjedhja e veçantë e epiteteve të përdorura lidhet me përmasën e madhështisë së
figurës së Çezarit.
 Identifikojnë metaforat dhe antitezat që përshkruajnë Çezarin.
 Identifikojnë në tekst figurat që mbartin dhimbjen shpirtërore të Antonit përpara trupit të Çezarit.

Përforcimi. Diagrami i Venit


Në këtë fazë të orës mësimore, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të krahasojnë monologët e Brutit dhe Antonit
dhe të bëjnë dallimet mes tyre.

90
Dialogu i Brutit Dialogu i Antonit
- Përpiqet të justifikojë misi- - Përdor gjuhë të ashpër përjeton
onin e tij. me dhimbje humbjen e Çezarit
- Përdor argumente duke u - Është emotiv
bazuar në vlera

Të përbashkëtat
-

Detyrë: Bëni një ese të krahasim-kontrastit për natyrën e Brutit dhe Antonit, duke u mbështetur te monologët
e tekstit. Përpiquni të gjeni te “Ferri“ i Dantes pjesë të ngjashme përshkrimi.

Tema 3. Tipizimi. Çezari njeri dhe Çezari personazh

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të analizojnë tipare të figurës së Çezarit;
- të zbulojnë të dhëna nga jeta personale e tij;
- të krahasojnë të dhënat nga jeta reale me ato që jepen në veprën letrare;
- të dallojnë mjetet shprehëse të cilat përdor shkrimtari për të përshkruar këtë figurë.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar, vepra “Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh Të mësuarit ndërveprues Punë në grup
Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Në këtë fazë të orës mësimore, mësuesi/ja iu kërkon nxënësve të shprehin se çfarë dinë rreth figurës së Jul
Çezarit sipas Plutarkut nga ato që kanë mësuar deri tani apo nga kërkimet në internet rreth kësaj figure. Më pas
bëhet një përmbledhje e këtyre informacioneve të sjella nga nxënësit.
Mësuesi/ja i ndihmon nxënësit edhe me anë të pyetjes:
- Cila është figura e Jul Çezarit sipas Plutarkut?

Nxënësit japin mendime të ndryshme, të cilat mësuesi/ja i hedh në skemën e ndërtuar në dërrasë të zezë.

91
Ishte fans i Ishte unik, i
demokratëve shumanshëm dhe aktiv

Jul Çezari sipas


Plutarkut

Jeta e tij ishte e mbushur me Ishte i gjatё, i dobёt, me sy tё


prova tё shpirtmadhёsisё sё tij gjallёrueshёm tё zinj dhe shpeshherë
rrezatonte ёmbёlsi dhe mirёsi.

Ndërtimi i njohurive. Ditari dypjesësh

Në këtë fazë të orës mësimore mësuesi/ja përmbys skemën e ditarit dypjesësh dhe në kolonën e parë shënon
disa përfundime dhe komente që mund të dalin nga drama dhe kërkon nga nxënësit të gjejnë vargjet ilustruese
të tyre.

Komente Citime/fragmente nga vepra


(Aktet e para) Drama nis me smirën e tribunëve ndaj
dashurisë që gëzonte Çezari te populli i thjeshtë
Ofrimi i kurorës perandorake që Antoni ia zgjat Çezarit në
festën e Luperkales.
Refuzimi jo i sinqertë nga ana e Çezarit.
Dyshimi i Çezarit në lidhje me Kasin
Kasi e manipulon pak nga pak Brutin në përbetim; pusullat
me yshtje që i shkruan, diskutimi nëse Antoni duhet të vdesë
bashkë me Çezarin dhe gjykimi i padrejtë i Brutit ndaj
Antonit.
Ankimet e Porshias, për shkak se Bruti e quan të padenjë
për t’i besuar dhe dëshmia e forcës së saj, duke ngulur
thikën në kofshë.
Të gjitha shenjat paralajmëruese të ngjarjeve që i paraprijnë
vrasjes: (kafshët e flijuara pa zemër, shiu i zjarrtë dhe dallgët
e zjarrta në ajër, ëndrra paralajmëruese e Kalfurnias).
Vendimi i Çezarit për të mos shkuar në senat më 15 mars,
përpjekjet e Deci Brutit për t’ia ndërruar mendjen...

Më pas mësuesi/ja mund t’u shtrojë për diskutim pyetjet.

- Ka ndonjë element që mendoni se nuk i përket Plutarkut?


- Pas gjithë këtyre elementeve të huazuara nga Plutarku, a mund të themi që Shekspiri s’ka bërë gjë tjetër,
vetëm sa e ka kopjuar atë?

Mësuesi/ja i ndan nxënësit në tri grupe dhe kërkon që:

Grupi I të gjejë argumentet që në tekstin e Shekspirit ka elemente të veprës që nuk i gjen në veprën e
Plutarkut, të tilla si:
- Shekspiri i e rindërton ngjarjen duke iu larguar mjaft burimit historik, pasi kemi të bëjmë me një vepër
letrare.

92
- Te Shekspiri triumfi i Çezarit ndodh më 15 shkurt, pikërisht ditën e festivalit të Luperkalit, në vend që të
ndodhë 6 muaj më herët.
- Shekspiri ka vendosur skenën e vrasjes në Senat.
- Një sërë veprimesh pas vrasjes zënë vend në një ditë vrasja e Çezarit, funerali i tij, fjalimi i Mark Antonit
etj.
- Vendi i takimit të triumfeve në dramën e Shekspirit bëhet në Romë etj.

Grupi II ta përqendrojë vëmendjen te figura e Çezarit si e ka sjellë atë Shekspiri. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve
të evidentojnë këtë veçori duke u nisur nga fjalimi i Mark Antonit:

Çezar i lartë! Kaq poshtë u shtrive?


Të gjithë ngadhënësat e triumfet,
në kaq pak t’u shtrydhë?
Lamtumirë!...

Antoni e quan Çezarin “shpirtin botëror”, duke theksuar se ai ishte njeri i madhërishëm. Në fjalimin e Antonit,
Çezari na paraqitet ashtu siç e kuptonin të vjetrit madhështinë. Shekspiri na flet për ato anë të Çezarit, të cilat
janë çmuar si virtyte romake.
Shekspiri nuk e paraqet aktiv Çezarin në vepër, por ne e përftojmë atë sikur ai na flet drejtpërdrejt për të.

Grupi III të evidentojë veçori të figurës njerëzore të Çezarit, sipas Plutarkut. Për Plutarkun, edhe pse Çezari
ishte i madhërishëm, ai vuante nga të meta të tilla, si:

- egoizmi, i cili ishte një cilësi thelbësore dhe stimul për të gjitha veprimet e tij;
- prirja meskine ndaj atributeve të jashtme të pushtetit;
- egoja për pushtet të pakufishëm etj.
Plutarku e ndan jetën e Çezarit në dy periudha: kufi ndërmjet tyre është lufta e Galisë, me të cilën, sipas fjalëve
të vetë Çezarit, nis një epokë e re dhe ku ai nis të veprojë e jetojë ndryshe.
Çezari, sipas Plutarkut, fillimisht jo vetëm nuk u shqua për ndonjë gjë të veçantë, por bëri edhe mjaft punë të
këqija. Por më pas u bë një ushtarak dhe strateg i zoti. U bë i njohur për faktin se zhvilloi shumë beteja dhe
shpartalloi armiqtë më të mëdhenj të Romës. Në kapitullin e dytë Plutarku na bën me dije një fakt interesant mbi
bujtjen e Çezarit te cubat kilikianë, tek të cilët Çezari kërkonte të ushtronte pushtetin e tij, duke qenë se i shihte
si të pagdhendur dhe kishte mundësi të evidentonte madhështinë e tij mes këtyre njerëzve mjeranë. Pluarku e
përmend këtë histori për të treguar që Çezari nuk kishte qenë aspak njeri me vlera, por u bë i tillë: i guximshëm,
fisnik, i mëshirshëm, shpirtmadh, bujar, i pakorruptueshëm etj., pikërisht që ta quanin të tillë.

Përforcimi. Rishikim në dyshe


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja shtron për diskutim çështje të tilla si:
- Ç’tipare të përbashkëta dhe të veçanta ka figura Çezarit e sjellë nga Plutarku dhe Shekspiri?
- Cilat janë mjetet gjuhësore që përdorin autorët e sidomos Shekspiri?
Pasi diskutojnë fillimisht në dyshe, diskutimi bëhet me të gjithë klasën, ku mësuesi/ja korrigjon dhe plotëson
përgjigjet e nxënësve.

Detyrë: Mbështetur në diskutimet e bëra rreth ushtrimit 6, shkruani një ese me temë “Raporti rreth fatit dhe
vullnetit të lirë në vepër”.

Tema 4. Analizë. A është Çezari personazh kryesor në vepër?

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

- të analizojnë personazhet në raport me vendin që zënë brenda veprës letrare;


- të diskutojnë rreth vendit që zë Çezari në tragjedinë e Shekspirit dhe përligjjes së titullit të veprës;
- të flasin rreth opinioneve të ndryshme që ekzistojnë rreth personazhit kryesor të veprës;

93
- të komentojnë maninë e madhështisë te Çezarit si dukuri njerëzore.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar, vepra “Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime/Grupi i Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
ekspertëve
Përforcimi Rrjeti i diskutimit Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale/klasën

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi

Mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjen:

- Ç’është personazhi kryesor i një vepre letrare?


- Cili është roli i tij?
Në Greqinë e lashtë personazh kryesor quhej aktori i parë që hynte në dialog me korin, personazhi që bart
peshën kryesore të ngjarjeve në vepër.

Më pas nxënësit japin përgjigjet e tyre, të cilat mësuesi/ja i hedh në skemën e stuhisë së mendimit e vizatuar në
dërrasë të zezë.

Personazhi rreth të Mbart konfliktin


cilit shtjellohet ngjarja kryesor
Personazhi kryesor

Figura qendrore e
një vepre Rreth tij sillen
personazhet e tjera

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime/Grupi i ekspertëve

Shënim: Për mënyrën se si formohen grupet e ekspertëve dhe se si realizohet metoda kemi folur më lart.

Mësuesi/ja ka përgatitur fishat me pyetjet përkatëse për grupet e punës.


- Cili është personazhi kryesor në veprën “Jul Çezari”? Pse?
- A ka vepra një sistem të personazheve? Si janë grupuar ato?

Grupi I sjell argumentet që lidhen me mendimin rreth çështjes “A ka personazh kryesor në vepër dhe a është i
motivuar titulli i pjesës ?”:

- Pjesa më e madhe e studiuesve pohojnë se personazhi kryesor i tragjedisë është Çezari, prandaj titulli
është i justifikuar.
- Personazhi kryesor shfaqet në vepër vetëm në tri skena, i kufizuar vetëm në 150 vargje.

94
- Emri i Çezarit shfaqet 219 herë në dramë, ndërsa ai i Brutit vetëm 134 herë.
- Drama sillet më tepër rreth mitit të Çezarit sesa rreth njeriut Çezar etj.

Fisha e përgatitur për grupin e dytë mund të jetë:

- Cili ishte qëllimi i Brutit ndaj Çezarit?


- A u realizua qëllimi i tij? Pse?
- Cili prej këtyre është personazh kryesor?
- Cila është mospërputhja mes veprimeve të përfaqësuesve të personazheve dhe pritshmëritë e tyre?
-

Grupi II kundërvë mes tyre personazhet më të rëndësishme të veprës: Çezarin, Brutin, Antonin dhe analizon
rolin dhe pozicionin e secilit në vepër. Nxënësit mund ta nisin arsyetimin nga argumentet e dhëna në libër të tilla
si:

- Pas vdekjes së Çezarit personazhet mendojnë dhe flasin shumë për të. Ato i ndjek dhe i magjeps hija
e tij. Për Brutin ishte e rëndësishme të zhdukte frymën dhe jo trupin e Çezarit etj.
- Ndodh e kundërta: ai ka vrarë trupin, por jo shpirtin e tij, pasi për ironi të fatit, shpirti i Çezarit
shpërndan më shumë fuqi sesa kur ishte gjallë.
- Tragjedia e Brutit varet tërësisht nga ajo e Çezarit, pasi vdekja e tij shërben si pikë kthese në dramë.
Ajo ndërlidh dy pjesët e saj...
- Ka një mospërputhje në dramë mes veprimeve të personazheve për të realizuar qëllimet e tyre - Bruti
fundin e Çezarit e quan aktin final të shpagimit për atë që Çezari kish kryer në saje të ambicies së tij.
Për Antonin është momenti i kaosit dhe gjakderdhjes mizore... etj.
- Nxënësit bazuar në fragmente të ndryshme të veprës mund të sjellin argumente të tjera lidhur me
raportin mes personazheve më të rëndësishme të veprës. Cilin prej tyre quajnë personazh kryesor dhe
pse ku duket në fragmente .

Fisha për grupin e tretë mund të jetë:

- Cili ishte motivi që nxiste veprimet e Çezarit?

Grupi III nxjerr në pah maninë e madhështisë së Çezarit si dukuri njerëzore. Nxënësit mund ta nisin
argumentimin mbi këtë çështje nga pohime të tilla, si:

- Motiv kryesor që nxit të gjitha veprimet e Çezarit ishte egoizmi i tij dhe etja për lavdi. Ky pohim
mund të mbështetet edhe në biografinë të shkruar nga Plutarku.
- Plutarku nuk i beson këtij heroi, edhe pse të gjitha veprimet e tij e mahnitin, pasi pas këtyre
veprimeve fshihet ambicia për pushtet
- Bazuar në këtë thënie të Ciceronit: “Çezari duke ngritur statujën e Pompeut, përforcon akoma më
fort statujën e vet”, nxënësit mund të analizojnë se ku duket në veprën e Shekspirit pikërisht kjo
madhështi. A mos ndoshta vallë për shkak të kësaj madhështie kundërvënia e kësaj figure me atë
të Brutit sjell mesazhin se vepra ka si qëllim të evidentojë atributet, vlerën dhe cilësitë e një
politikani të vërtetë, Brutit?

Përforcimi. Rrjeti i diskutimit

Mësuesi/ja në përfundim të orës mësimore shtron pyetjen e cila është dhe tema e mësimit: A është Çezari
personazhi kryesor i veprës? Nxënësit ndahen në dy grupe sipas mendimit që ata kanë, duke dhënë edhe
arsyet se përse mendojnë ashtu.

95
PO JO

Arsyet - A është Çezari personazhi


kryesor i veprës? Arsyet

Përfundime:...................................................................................................................................................
........................................................................................................................................................................

Detyrë: Cila nga figurat, Çezari apo Bruti, është më madhështore dhe pse?

Tema 5. Ligjërimi bindës dhe gjuha figurative te “Jul Çezari”

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të identifikojnë veçori të ligjërimit bindës dhe gjuhës figurative te “Jul Çezari”;
- të flasin rreth veçorive të ligjërimit të Mark Antonit dhe të Brutit;
- të njohin veçoritë e gjuhës figurative në vepër;
- të krahasojnë veçori të ligjërimit të Mark Antonit dhe Brutit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “ Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar, vepra “ Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Përvijim i të menduarit Të mësuarit ndërveprues Punë në grup
Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjen:
- Ç’është ligjërimi bindës?
- Cilat janë disa nga karakteristikat e tij?
Pasi merr mendime nga nxënës të ndryshëm, i hedh ato në skemën e ndërtuar në dërrasë të zezë dhe pastaj
së bashku me nxënësit diskutojnë rreth ligjërimit bindës në vepër.

stili sofist bind dëgjuesin me anë të


mjeteve bindëse

Ligjërimi bindës

përdorimi i efekteve kundërthënia nëpërmjet


emocionale ironisë luan rol në ligjërim

96
Ndërtimi i njohurive. Përvijim i të menduarit
Në këtë fazë të orës mësimore mësuesi/ja ka përgatitur disa skeda me çështjet më kryesore ose i shkruan ato
në dërrasë të zezë:
- fjalët kyç në ligjërimin e Antonit
- veçori të ligjërimit të Antonit
- gjuha figurative dhe stili i ligjërimit

Mbështetur në këtë kontekst mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të ndahen në tri grupe sipas çështjeve të
paraqitura. Nxënësit lexojnë me vëmendje tekstin në bazë të çështjeve të përcaktuara dhe përpiqen të
ndërtojnë skemat e tyre rreth materialit që studiojnë.

Grupi I ndahet në nëngrupe më të vogla dhe shënon në organizuesin grafik veçori të ligjërimit bindës të Antonit.
Nxënësit komentojnë ngjyrimet kuptimore të fjalëve kyç të përdorura dhe renditin argumentet.

Fjalë kyç Stil i përdorur Mjetet retorike


Nder Stili sofist, fjalimi i gjatë Përdorimi i pyetjeve retorike
I ndershëm Tërheqës, finok, Përdorimi i provave okulare që ndezin
imagjinatën e turmës
ambicioz Nxit qytetarët Përsëritja ironike
Rikontekstualizim i fjalëve kyç, të cilat Hartohet në vargje Përdorimi i ironisë deri në sarkazëm
i zhvesh nga kuptimi që kanë marrë
në fjalimin e Brutit
Zhvlerëson akuzën duke i dhënë një kah
tjetër

Grupi II evidenton veçori të ligjërimit të Brutit.

Lloji i ligjërimit Mjetet retorike Stili i përdorur


Organizohet në prozë Fjali me struktura të përsëritura I thjeshtë
I qartë, i përmbledhur Pa përdorim të shumtë të figuracionit Lexim nëpërmjet rreshtave, teknika e
dhe shprehjes artistike mbushjes së hapësirave të bardha të
tekstit
Ligjërim i varfër në dukje

Fjalimi i Brutit është i thatë. Nuk tërheq vëmendjen duke iu imponuar më shumë ta dëgjojnë, sesa e bën fjalimin
interesant. Përdor etos në hyrje, duke tentuar të ruajë besimin që ka turma tek ai si element i ditur.
Flet në prozë duke u përpjekur të sqarojë, por nuk ndikon emocionalisht tek turma. Përdor pyetje retorike

Grupi III evidenton veçori të gjuhës dhe stilit

Sugjeron të kundërtën e kuptimit


Situata kontrastuese
Veçori të gjuhës Përdorim i pyetjeve retorike
dhe stilit Përdorim i përsëritjeve
Struktura të ngjashme në disa vargje
Sigurim i argumenteve

Përforcimi. Diagrami i Venit

97
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të krahasojnë dy ligjërimet e personazheve, konkretisht të Brutit dhe të Antonit,
dhe të gjejnë të përbashkëtat dhe dallimet që kanë këto dy ligjërime.

Stili i ligjërimit të Antonit Stili i ligjërimit të Brutit

Të përbashkëtat
-

Nxënësit ilustrojnë veçoritë e stilit të Mark Antonit dhe Brutit me pjesë nga vepra.

Detyrë: Sillni argumente duke u mbështetur edhe në modele të sotme të fjalimeve politike. Shkruani një ese
argumentuese me temë: ”Pse më pëlqen ligjërimi i Antonit”.

Tema 6. Studim teksti: Ligjërimi bindës dhe gjuha figurative në vepër

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin duke u mbështetur në:
 veçoritë e ligjërimit të Mark Antonit dhe të Brutit duke i ilustruar me shmebuj;
 mjetet retorike të përdorura;
 gjuhën dhe stilin e ligjërimit të personazheve.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar, vepra “Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura e mësimit: PNP


Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Parashikimi Përmbledhje e strukturuar Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh Të mësuarit ndërveprues Punë në grup
Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë me klasën

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përmbledhje e strukturuar


Mësuesi/ja u flet shkurt nxënësve rreth ligjërimit bindës, çfarë është ai dhe si ndërtohet.
Në këtë orë mësimore ata do të konkretizojnë në fragment këto veçori të ligjërimit dhe gjuhës së përdorur në
vepër.
Më pas mësuesi/ja u tregon nxënësve se në këtë orë mësimore do të mësojnë:
- Çfarë tregojnë këto dy mënyra të ndryshme hyrjeje të ligjërimeve për vazhdimësinë e mëtejshme
të tyre në vepër?
- A mund të jetë përcaktuese në ligjërim mënyra se si u drejtohen ata qytetarëve? Pse?
- A mund të parashikojmë se cili do të jetë rezultati final në fund të çdo ligjërimi? Pse?
Në këtë orë mësimore do të studiojmë fragmentin nga dy ligjërimet e dhëna dhe do t’u japim përgjigje
pyetjeve të shtruara më lart.

98
Ndërtimi i njohurive. Ditari dypjesësh

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon të rikujtojnë edhe një herë çfarë kanë thënë në orën
pararendëse mbi veçori të ligjërimit të Antonit dhe Brutit. Pasi ndahet edhe fragmenti në paragrafë, udhëzohen
nxënësit të bëjnë nënvizimet e fjalive që iu bënë më shumë përshtypje e që janë të rëndësishme.
Pasi të jetë lexuar mirë fragmentin, mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të ilustrojnë me shembuj veçori të
ligjërimit të përcaktuar në fazën pararendëse. Pas leximit dhe nxjerrjes së citimeve, ato hidhen në tabelë.

Citimi nga fragmenti Komenti i nxënësve


Ligjërimi i i Brutit -Fillimi i ligjërimit është i pazakontë. Duket që turma është shumë
Duroni gjer sa të mbaronj, e revoltuar.
Romanë! Qytetarë! Miq! Dëgjomëni që t’jua tregonj -Përdorimi i tre thirrorëve është kuptimplotë. Ai u drejtohet
punën; dhe heshtni, që të mundni të dëgjoni .... qytetarëve si bashkëvuajtës me ta duke u rrëmbyer zemrat.

Ligjërimi i Antonit Përdor kundërshtinë kontekstuale për të theksuar veprimet: “vij ta


O miq, romanë, qytetarë, më dëgjoni. varros dhe jo ta lëvdoj Çezarin”. Përdorimi i foljeve prek në
Vinj ta varros, jo ta lëvdonj Çezarin. mënyrë të drejtpërdrejtë dëgjuesit.

Ligjërimi i i Brutit Përdorimi i inversionit vendos theksin në atë aspekt që i intereson


A do të deshnit më mirë të rronte Çezari dhe ju të vdisnit folësit
robër që të gjithë, se sa të vdiste Çezari dhe të rronit të
gjithë të lirë? Qanj për Çezarin, se më deshte; gëzohem,
se qe dorëmbarë; e nderonj, se qe trim; po e vrava, se qe
ambicioz
Ligjërimi i Antonit Përdorimi i ironisë për t’iu kundërvënë fjalëve të Brutit: “E mira
Njëher’e deshtë që të gjithë – jo pa shkak; mbulohet shpesh në varr me kockat... në paska qenë ashtu, qe faj
Përse tani s’ju vjen asfare keq për të? shumë i rëndë”.
Nër egërsirat paske ikur, o gjykim,
Dhe njerëzit e paskan humbur arësyen! Zhvlerësimi kuptimor i fjalëve kyç: “Bruti është burr’ i nderçim, të
*** nderçim janë të gjithë”... etj.
Dhe rëndë shumë e pagoi Çezari. Përdorimi i figurave letrare të ndryshme: ironi: “Të nderçim janë të
Këtu, pas lejes Brutit e të tjerëve, - gjithë, ay dhe shokët,....por Bruti prapë thotë qe ambicioz...”
Se Bruti është burr’ i nderçim,
Të nderçim janë që të gjithë, ay dhe shokët, - Përdorimi i pyetjeve retorike: “Kjo qe ambicia e Çezarit?...qe
*** ambicie kjo”?
Kjo qe ambicia e Çezarit? Si ju duket? Kontrasti: “Çezari i solli Romës shumë robër lufte dhe arkat me
Çezari qante kur thërisnin të vobegtët. shpërblime i ka mbushur “etj.

Përforcimi. Diagrami i Venit


Në këtë fazë, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të analizojnë ndërtimin e fjalive të ligjërimit të Brutit dhe Antonit
dhe figuracionin që përdor nga secili prej tyre. Pasi bëjnë krahasimet mes tyre, ato nxjerrin të përbashkëtat dhe
dallimet e gjuhës së përdorur në këto dy ligjërime.

Gjuha figurative tek Antoni Gjuha figurative te Bruti

Të përbashkëtat
-

99
Detyrë: Komentoni me shkrim vargjet: “Kur është kufomë, figura e Çezarit, nëpërmjet zërit të Mark Antonit,
bëhet më elokuente sesa kur ai ishte gjallë”.

Njësia III. Tipizimi i personazheve

Tema 1. Natyra komplekse e Jul Çezarit dhe pikëtakimet e tij me personazhet e tjera

Objektiva. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

- të njohin natyrën komplekse të Jul Çezarit duke u mbështetur në:


 cilësi të karakterit të tij;
 në përshkrimet e Plutarkut;
 në anën njerëzore dhe në delirin e madhështisë që e karakterizon.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti mësimor “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar)”, vepra të ndryshme
të Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Imagjinatë e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Përvijim i të menduarit Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Imagjinatë e drejtuar

Në këtë fazë të orës mësimore, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit ta imagjinojnë për disa minuta veten si Çezari
në Romën e lashtë dhe se si do të kishin vepruar ata për të udhëhequr vendin. Ata i hedhin mendimet e tyre
në një fletë të bardhë dhe në fund lexojnë atë çfarë kanë shkruar.

Një nga detyrat e nxënësve mund të jetë:

Jam Jul Çezari, gjeneral, burrë shteti, që ndryshova rrjedhën e historisë së botës greko-
romake. Disa më konsiderojnë si një prej gjenive ushtarakë më të mëdhenj të kohës në
Perandorinë Romake. Unë ndihmova Pompein në përparimin e pozicionit politik të
Pompeit. Unë di të fal, edhe pse mund të jem një gjeneral i ashpër! Më pëlqen të
kujdesem për veten, veshjen, të stërvitem, të mbaj trupin në formë etj.

Ndërtimi i njohurive. Përvijim i të menduarit

Mësuesi/ja shtron para nxënësve pyetjen:

- Cila është natyra komplekse e Jul Çezarit, sipas Shekspirit dhe sipas Plutarkut?

100
- Ku janë pikëtakimet e Jul Çezarit me personazhet e tjera?
Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve nxënësit do të shfrytëzojnë materialin e tekstit, njohuritë e marra në lëndën
e historisë, si dhe një informacion shtesë që ka përgatitur paraprakisht mësuesi/ja. Klasa ndahet në 4 grupe.

Grupi I – zbulon tipare të Çezarit, si ambicia, etja për pushtet, tirania etj., që tregojnë natyrën e tij komplekse,
mbështetur në veprën e Shekspirit, dhe qëndrimin që mbahet nga Shekspiri në lidhje me komplotin ndaj tij.
Nxënësit diskutojnë mbi cilësitë që mbizotërojnë tek ai, duke ilustruar dhe shembuj nga vepra.

Grupi II – zbulon tiparet e Çezarit, mbështetur në informacionin e tekstit për rrëfimet e Plutarkut dhe plotësuar
edhe me skedën e parapërgatitur nga mësuesi/ja.

Skeda e parapërgatitur

Tiparet e Çezarit sipas Plutarkut

Çezari nuk ishte as bujar, as fisnik, as i mëshirshëm, as shpirtmadh, por, ngaqë ishte madhështor, ishte
dhe fisnik. Personaliteti i tij ishte unik, i shumanshëm dhe shumë aktiv. Ishte politikan, ligjvёnёs, jurist, orator,
shkrimtar, historian, poet. Mbante pranë vetes njerëzit e duhur, qё do ta ndihmonin nё arritjen e qëllimit të tij.
Çezari ishte i gjatë dhe i dobët, me sy tё gjallë e tё zinj, që shprehnin shpeshherë ёmbёlsi dhe mirёsi.
Demonstronte vazhdimisht trupin e tij, tё cilin e mbante nё njё formë tё shkëlqyer duke u stërvitur pёrditё. Ishte
njeri i përmbajtur, që shmangte gjithmonë ekzagjerimet me pijet e ushqimin, gjë qё e ndihmonte tё mbetej i
shëndetshëm, por edhe pa ia prishur qejfin vetes. Ishte shumë tërheqës dhe kishte një xhentilesё natyrale, qё
buronte nga thellësia e zemrës sё tij. Madhështia e strategjisë sё tij dhe lidhja e veçantë me ushtarët e bënin të
pushtetshëm deri te ushtari mё i fundit. Ai besonte se vetëm nëpërmjet sinqeritetit arrihet besimi midis tij dhe
ushtarëve tё tij. Luftonte gjithmonë sё bashku me ta dhe jo vetëm në raste të veçanta. I stërviste vetё ushtarët e tij
dhe ishte gjithmonë i gatshëm t’i shpërblente për shërbime trimërie, duke u dhënë armë tё çmuara dhe grada. Me
tё njёjtёn mёnyrё fitoi dhe besimin e popullit, sidomos nё fillimin e aktivitetit tё tij politik. Njё burrë me njё rrezatim
tё tillё u bënte shumë përshtypje dhe grave.

Justifikimi i komplotit ndaj Çezarit lidhet me natyrën e tij komplekse.

Natyra komplekse e Çezarit sipas Shekspirit Natyra komplekse e Çezarit sipas Plutarkut

Në dramën e Shekspirit, komplotistët e akuzojnë si njeri Mënyra si sillet Çezari e justifikon vendimin e komplotistëve
ambicioz, të etur për pushtet, që synimi ndaj fronit do ta për ta vrarë.
çonte vendin drejt sundimit monarkik.

Jul Çezari, ishte një lider shumë i suksesshëm, gëzonte Çezari lufton për të zotëruar pushtet absolut dhe e
përkrahjen e popullit, por ishte aq shumë ambicioz, sa etja konsideron veten si figurë që do të jetojë përgjithmonë në
për pushtet (kurorën) ia ndryshonte natyrën (edhe cilësitë mendjen e njerëzve.
pozitive). Ai donte të bëhej një diktator i
pakundërshtueshëm.

Komplotistët shihnin te Çezari tiranin që do të kërcënonte


Romën dhe do të shkatërronte Republikën.

101
Në veprën e Shekspirit paraqitet me tiparet e një tirani të Mendjemadhësia e tij shfaqet te:
vërtetë, që karakterizohet nga deliri i madhështisë. Pikërisht
këto sjellje prej tirani së bashku me delirin e madhështisë e Përdor vetën III kur i drejtohet vetes, jo si njeri, por si
çuan drejt vdekjes. Arroganca e Çezarit shihet qartë nga institucion, duke u përpjekur të legjitimojë dëshirën për t’u
mënyra se si sillet me Metel Cimbrën dhe parinë që kanë konsideruar hyjni;
ardhur për t’i kërkuar një favor. Arsyeja e vetme e vrasjes së
Çezarit janë arroganca dhe ambicia e tij, të cilat në gjuhën e
komplotistëve përkthehen si rrezik për ta shndërruar
Republikën në një tirani.

Ai ishte mosbesues shenjave paralajmëruese dhe i injoron Ambicia e ndjesia e madhështisë e bëjnë të mos i marrë në
ato konsideratë paralajmërimet e falltarit, të natyrës dhe
parandjenjat e së shoqes.

Çezari ishte një njohës i mirë i natyrës njerëzore. I njeh


veçoritë e bashkëpunëtorëve të tij (Kasi këndon paprerë,
është vërejtës i hollë,... është shumë i rrezikshëm)

Ambicia e tij politike për t’u bërë i vetmi udhëheqës i


Republikës Romake ndikon te raportet miqësore që ai ka
me personazhet e tjera, në veçanti me Brutin. Bruti,
republikan i bindur, i kundërvihet politikës së Çezarit, ndaj
kthehet dhe në armikun e tij të betuar.

Edhe pse Shekspiri nuk përmend asgjë nga lufta dhe skema
e Çezarit për të marrë pushtetin, indirekt tregon se Çezari
nuk i konsideronte virtytet e romakëve si çështjen më të
rëndësishme në jetën politike.

Shekspiri gjurmon e skalit disa tipare njerëzore të Cezarit,


përmes përcaktimeve që i bën M. Antoni, (i mëshirshëm
ndaj të varfërve, zemërbutë), në fjalët e Brutit (trim,
dorëmbarë, i dashur). Ai karakterizohet nga ambicia, ndjenja
e madhështisë, verbëria, manipulimi, keqkuptimet

Grupi III – Këndvështrimi i Plutarkut dhe i Shekspirit mbi Çezarin, ku ngjan dhe ku ndryshon kjo figurë sipas
tyre.

Ky grup evidenton tiparet e përbashkëta mbi mënyrën si sillet Çezari. Figura prej tirani, deliri i madhështisë
cilat janë anët pozitive dhe negative të sjelljes së tij. A janë sjelljet e tij prej tirani që sollën fundin tragjik. Cilat
fragmente të veprës mund të mbështesin këtë pohim?

Grupi IV – diskuton mbi raporte njerëzore që ndërton Çezari dhe si njohës i natyrës njerëzore.

- Cilat janë marrëdhëniet që Çezari ka ndërtuar me personazhe të caktuar të veprës.


- Nga e kanë origjinën këto marrëdhënie?
- A mund të themi që Çezari arrin të zbulojë thelbin e çdo individi me të cilin ai bashkëpunon.
- A kishte ai të drejtë mbi opinionin e tij të ndërtuar për Kasin.

102
- Cilat fragmente e zbulojnë këtë aftësi?

Bruti sipas Çezarit Kasi sipas Çezarit

Përforcimi. Diagrami i Venit

Nxënësit në dyshe diskutojnë mbi aspekte të ngjashmërisë dhe ndryshueshmërisë mes Brutit dhe Çezarit

Çezari Bruti

- -

Të përbashkëtat

Detyrë: Bëni një punim me shkrim me temë: Ambicia dhe ndjenja e madhështisë tek unë.

Tema 2. Analizë. Tipizimi, karakteri njerëzor dhe idealist i Brutit

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të dallojnë tiparet idealiste te Mark Bruti (fjalët e tij);
- të zbulojnë tiparet të tij njerëzore;
- të gjejnë detaje që paraqesin prakticitetin, vërtetësinë dhe etikën e Brutit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar, vepra “Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Përvijim i të menduarit Të mësuarit ndërveprues Punë me klasën/grupe
Përforcimi Rrjeti i diskutimit Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale/klasën

103
Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Në fillim të orës mësimore mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të tregojnë se çfarë dinë rreth figurës së Brutit, duke
qenë se edhe ora mësimore trajton vetëm këtë figurë të kësaj drame, karakterin e tij dhe si shfaqet ai.
Mësuesi/ja i ndihmon nxënësit edhe me anë të pyetjeve:
- Çfarë përfaqëson Bruti si figurë historike?
- Po nga pikëpamja etike?

ishte idealist dhe kishte


pikëpamje republikane

veprimet e tij mbartin përfaqëson vlerat më të


Mark Bruti
tipare të forta fisnikërie mira të traditës romake

I shërben Me virtytet e tij fitonte


Republikës fjalëpakë, me vullnet të respektin e të gjithëve
hekurt, i duruar në
fatkeqësi, gjakftohtë në
rrezik, i shpejtë si rrufe
në veprim.

Ndërtimi i njohurive. Përvijimi i të menduarit


Në këtë fazë të orës mësimore, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të ndahen në dy grupe.
Grupi I portretizon Brutin si figurë historike.

Grupi II evidenton cilësitë e figurës së Brutit sipas veprës së Shekspirit.

Bruti si figurë historike Figura e Brutit sipas Shekspirit

Bruti është një nga romantikët e shquar të antikitetit, që s’përfilli as Shekspiri, ashtu si Plutarku, ndjek linjën e idealit deri në
edhe jetën e tij përpara idealeve që mbronte. fund.

“Bruti, - shkruan Plutarku, - nuk u akuzua kurrë për synim Bruti u bashkua me komplotistët si idealist që kërkon të
despotizmi as nga armiqtë e tij. Ishte i vetmi nga të përbetuarit mbrojë republikën dhe jo si armik personal i Jul Cezarit.
kundër Çezarit, që udhëhiqej nga idealet e republikanizmit...
ndërkohë që të tjerët ishin shtyrë prej urrejtjes dhe smirës karshi Ishte lakonik në mënyrën e të folurit dhe gjithmonë dinte
Çezarit”. çfarë thoshte. Ishte orator i vërtetë.

Bruti ishte biri i Jun Brutit, një republikan, ashtu siç do të bëhej më Si republikan atij i dhemb më shumë humbja e lirisë së
vonë edhe i biri, Bruti. Veç asaj, edhe e ëma rridhte nga familja e ndërgjegjes, e lirisë politike dhe vlerave të traditës, sesa
Servil Ahalës, i cili kishte vrarë njëfarë Spur Mali, i cili synonte të miqësia e tij.
bëhej tiran. Kështu Bruti u rrit dhe u edukua në një mjedis
republikanësh.

104
Bruti ishte shembull i vullnetit dhe i sakrificës për të përballuar çdo Ishte gjithmonë vetvetja. Shekspiri e shfaq atë si
lloj vështirësie në emër të një ideali. mendimtar, filozof

Bruti udhëhiqej nga pasioni i zjarrtë për të mësuar dhe për t’u Zotëronte tipare të larta dhe për këtë me veprimet e tij ai
dhënë pas filozofisë. Ai synoi të reformonte karakterin e vet tregonte se nuk e duronte dot skllavërinë. Kështu filozofi
nëpërmjet studimit të letërsisë dhe të filozofisë... Në pushimet midis që ka lënë mbresë të thellë në gjenerata të ndryshme
betejave e kalonte kohën me lexime dhe studime. dijetarësh. Me anë të librave i jepte një kuptim të lartë
jetës së tij.

Bruti përfaqëson nga pikëpamja etike përfaqëson vlerat më të mira Karakterizohet nga të qenit gjithmonë njerëzor.
romake, si: nderi, besnikëria dhe përkushtimi

Njeri me virtyte, i lidhur ngushtë me familjen e tij, i ngre himn


dashurisë së pastër bashkëshortore. Mishërimi i saj është Porshia,
gruaja e Brutit, e cila, siç shkruajnë bashkëkohësit, cituar nga
Plutarku, kur dëgjoi për vdekjen e të shoqit “mori nga zjarri thëngjij
të ndezur, i gëlltiti dhe mbylli gojën aq fort, sa u mbyt”.

Pasi shënohen në tabelë të dhënat nga përfaqësuesit e grupeve për figurën e Brutit dhe karakterin e tij,
mësuesi/ja u kërkon nxënësve të diskutojnë rreth të dhënave të evidentuara, duke u ndalur kryesisht në çështje
të tilla si:
- Bruti idealist
- Bruti njerëzor.
Nxënësit marrin në analizë të gjithë zhvillimin e tij si personazh, duke evidentuar momente nga vepra, të cilat
kanë të bëjnë me zbulimin e botës së brendshme shpirtërore dhe karakteristikat e tij, si politikan, mendimtar,
filozof, njeri etj.

Diskutimi duhet të përqendrohet në aspekte që kanë të bëjnë me:


- natyrën e tij
- mënyrën si mendon
- mënyrën si vepron
- luftën e brendshme shpirtërore
- rezultatin që arrin
- gabimet e tij
- ndikimin që ka tek turma
- fundin e tij
- rolin e tij në vepër
- preferencën e Shekspirit ndaj tij (ku duket kjo)
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të japin mendime të argumentuara në fakte, duke tentuar të rritë te nxënësit
qëndrimin dhe të menduarit kritik:

Përforcimi. Rrjeti i diskutimit


Në këtë fazë të orës mësimore, mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjet binare: A janë të ndara te Bruti idealizmi
nga njerëzorja? A kemi hasur personazhe të tjera në letërsi, të cilat karakterizohen nga idealizmi i njëjtë me
figurën e Brutit? Po sot, a kemi shfaqje të tilla të idealizmit? Pse?

Nxënësit japin përgjigjet e tyre duke e argumentuar atë.

105
PO JO

- Arsyet - Po sot, a kemi shfaqje të tilla të idealizmit? Pse? - Arsyet

Përfundime: ..................................................................................................................................................
........................................................................................................................................................................

Detyrë: Komentoni vargjet e mëposhtme:


“Me atë kamë do t’i bie edhe vetes,
kurdoherë që ta quajë vdekjen time të nevojshme vendi im”.

Tema 3. Studim teksti: Karakteri idealist i Brutit. Etika dhe filozofia e tij

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të përshkruajnë figurën e Mark Brutit;
- të zbulojnënë fragment tiparet njerëzore dhe idealiste të Brutit;
- të krahasojnë tipare të ligjërimit të tij në prozë me ato në vargje;
- të komentojnë fragmentin duke u përqendruar në cilësitë e Mark Brutit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar, vepra “Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimesh Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në grup
Përforcimi Shkrim i lirë Aftësia për të përsosur të shkruarin Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimesh


Është mirë që mësuesi/ja t’u ketë sugjeruar nxënësve që në fillim të modulit të kenë lexuar introduktën e Nolit
mbi Jul Çezarin. Nëse është bërë ky hap, nxënësit do ta kenë të lehtë të shohin dhe të bëjnë krahasime apo
paralelizma. Mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjet:
- Cili është mendimi i Nolit për Brutin?
- Pse ai arrin në këtë përfundim?

Mësuesi/ja i hedh në tabelë mendimet që japin nxënësit rreth vlerësimit të Nolit për figurën e Mark Brutit.

106
njeri i mendjes

romak kryelartë përdor mjete bujare për


realizimin e qëllimit të tij
Bruti sipas Nolit

dishepull i shkollës zgjedh mënyra të


filozofike të stoikëve sigurta për të vepruar
parapëlqen të vrasë
veten sesa të dorëzohet

Pasi vlerësojnë figurën e Brutit sipas Nolit, mësuesi/ja hap në klasë një diskutim të shkurtër se a përputhet
mendimi i Nolit për figurën e Mark Brutit me mendimin që kanë vetë ata. Mendimet dhe idetë e tyre ata i japin
duke i argumentuar.

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Në këtë fazë të orës mësimore, klasa ndahet në 5 grupe me nga 5-6 nxënës. Nxënësit hapin tekstin mësimor
dhe nisin të lexojnë në heshtje fragmentet e dhëna. Ata mbajnë shënime gjatë leximit. Qëllimi i temës do të jetë
tërësisht praktik dhe lidhet me zbërthimin e figurës nëpërmjet vargjeve të fragmentit. Nxënësit do të kërkojnë të
analizojnë dhe komentojnë figurën e Brutit dhe anën artistike të fragmenteve.

Grupi I lexon fragmentin dhe zbulon detajet që paraqesin idealizmin e Brutit.


Idealizmi i tij lidhet ngushtë me konceptin që zotëron për termat “nder” dhe “vdekje”
....në njërin sy vër nder, në tjetrin vdekje;
dhe padyshim do t’i shikonj të dy...
Më mirë u bëfsha qen e lehça kundër hënës sesa roman i tillë...

Grupi II evidenton cilësitë e Brutit sipas figurës që ka ndërtuar Shekspiri.


Hulumton fragmentin për detaje të lidhura me konceptin “e mira e përgjithshme”, si parim thelbësor i karakterit
të tij.
Detajet:
... në qoftë për të mirën e përgjithshme...
...pres monedhë zemrën...dhe gjakun derdh për drakma, se të shkul nga dor’e
ashpër e fshatarëve paranë e mjer...
E t’i mohonj rezil- paranë mikut
O perndira krismani rrufenë.

Grupi III evidenton detajet që lidhen me konceptit e korrupsionit dhe njerëzve të korruptuar
...Qysh ne po ndyjmë me ryshfete duartë...
dhe shesim nder e gjerë dhe të lartë...

Grupi IV zbulon përmes detajeve aspektin e krenarisë për atë që përfaqëson si personazh apo figurë politike/
historike/letrare.
Dhe tani shkonj me këtë fjalë që, ashtu si e vrava mikun më të mirë,
për të mirën e Romës, me atë kamë do t’i bie edhe vetes, kurdoherë që ta quajë
vdekjen time të nevojshme vendi im.

Grupi V analizon gjuhën artistike me të cilën Shekspiri realizon portretizimin e Brutit, e cila është e ngarkuar me
figuracion artistik:
-metafora: më mirë të pres monedhë zemrën, paran‘ e mjerë me shtrënges e
shtrydhje...krismani rrufenë,...shesim nder e gjerë dhe të lartë...
-apostrofa: o perëndi...

107
-pyetje retorike:... kjo a të ka hije? Për drejtësi Çezar a nuk e vramë etj?

Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen nxënësve në përdorimin e foljeve në mënyrën dëftore (do të shikonj, pres,
mohove, vramë), në mënyrën lidhore (të shkul, të lypa, të paguaj, të bëhem), dëshirore (u bëfsha, ndihmofshin,
krismani, copëtomëni), urdhërore (vër, kujto).
- Cili është funksioni i tyre?

Me anë të përdorimit të mënyrës dëftore në skenën II (akti I), autori tregon qëndrimin e Brutit ndaj nderit
dhe vdekjes, gjë që do të duket në të ardhmen. Përdorimi i dëshirores (perënditë më ndihmofshin!) shpreh
dëshirën që në rrugën e tij të nderit të ketë edhe ndihmën e perëndive.
Përdorimi i mënyrës lidhore tregon veprime, si; lejim, mundësi apo domosdoshmëri.
Përdorimi i urdhërores (krismani, copëtomëni) në një fjali nxitëse thirrmore, i jep ligjërimit shumë forcë dhe
shpreh bindjen e palëkundur të Brutit për mbrojtjen e idealit të vet.

Pra, përdorimi i mënyrave të ndryshme të foljeve është në funksion të plotë të karakterit të fortë dhe idealist
të Brutit, duke pranuar, së pari, ndëshkimin te vetja në rast shpërfilljeje dhe shkelje të vlerave.

Përforcimi. Shkrim i lirë


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja hap një diskutim në klasë se cili nga personazhet e veprës do të donin të
ishin. Duke iu drejtuar pyetjet, mësuesi/ja kërkon përgjigjet e tyre të argumentuara.

- Cili nga personazhet e veprës do të donit të ishit ju? Pse?


- Çfarë ju pëlqen nga ky personazh që zgjodhët dhe çfarë do të korrigjonit në karakterin e tij?

Mësuesi/ja u jep nxënësve 5 min. kohë të bëjnë një shkrim të lirë me temë: “Unë jam...” me njërin nga
personazhet e veprës, dhe më pas nëse, ka kohë, diskutojnë rreth disa punimeve që lexohen në klasë.

Tema 4. Analizë. Natyra pragmatiste e Kasit dhe e Antonit

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të identifikojnë cilësi dhe karakteristika të personazheve dytësore të rëndësishme në vepër;
- të përshkruajnë filozofinë e këtyre personazheve;
- të krahasojnë personazhet mes tyre.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” (me zgjedhje të detyruar), vepra “Jul Çezari” e
Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Diskutim për njohuritë paraprake Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe/klasën
Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë me klasën

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake

108
Mësuesi/ja shkruan në qendër të dërrasës së zezë fjalët “Kasi” dhe “Antoni” dhe hedh të gjitha mendimet që
japin nxënësit për këto dy figura.

Kasi Antoni

ziliqar
dinak

Inferior
gjakftohtë

Inteligjent
Veçori pragmatist

pragmatist
largpamës

ambicioz
pa skrupull
moral
lakmitar

Nxënësit i shoqërojnë mendimet e tyre edhe me shpjegimet përkatëse.

Ndërtimi i njohurive. Lexim i drejtuar


Në këtë fazë të orës mësimore mësuesi/ja u rekomandon nxënësve të lexojnë në dyshe pjesën e parë të
tekstit “Figura e Kasit”. Para se të nisin leximin e nënçështjes së parë, nxënësit japin parashikimin e tyre për
përmbajtjen e pjesës.

Pasi lexojnë nënçështjen e parë, bëhet krahasimi i informacionit që ata kishin, me informacionin e ri që morën
nga teksti. Gjatë kësaj kohe mësuesi/ja sqaron koncepte apo u përgjigjet pyetjeve që mund t’u lindin
nxënësve.

Disa pyetje mund të jenë:


- Si shfaqen veçoritë e Kasit si epikurian?
- Në të vërtetë a ishte trim Kasi apo shfaqej si i tillë sa për të rënë në sy?
- Pse Kasi është pragmatist?

Po kështu vazhdohet edhe me nënçështjen e dytë: “Figura e Mark Antonit”. Në fillim nxënësit japin
parashikimin e tyre rreth kësaj çështjeje, pra rreth figurës së Mark Antonit dhe çfarë mishëron ai, pastaj
ballafaqojnë informacionin e tyre me atë të tekstit. Mësuesi/ja gjatë gjithë kohës sqaron koncepte apo pyetje
që mund t’u lindin atyre gjatë leximit të pjesës nxënësve.

Përforcimi. Diagrami i Venit


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të krahasojnë figurën e Kasit me atë të Antonit dhe të gjejnë ngjashmëritë dhe
dallimet mes këtyre dy figurave.
Mësuesi/ja i ndihmon nxënësit edhe me anë të pyetjes:
- A ka pika takimi mes këtyre dy figurave? Ku bashkohen dhe ku ndahen ato?

109
Kasi Antoni

profilizon natyrën e politikanit dinak, dinak, gjakftohtë;


ziliqar, inferior, inteligjent, më i transformohet vazhdimisht
drejtpërdrejtë

Ngjashmëritë
- Ishin pjesë përbërëse e jetës
politike romake
- pragmatistë, komplotistë
- ambiciozë, lakmitarë dhe ziliqarë
- pjesëmarrës në komplot
- lakmitarë, largpamës, pa skrupuj
moralë

Detyrë: Komentoni vargjet:


Vij ta varros, jo ta lëvdoj Çezarin
E keqja që ka bërë çdo njeri mbetet
E mira i mbulohet shpesh në varr me kockat
Ashtu i qoftë edhe Çezarit.

Tema 5. Studim teksti: Natyra pragmatiste e Kasit

Objektiva. Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin e dhënë në tekst;
- të identifikojnë cilësi dhe karakteristika të personazheve dytësore të rëndësishme në vepër dhe
filozofinë e tyre;
- të dallojnë në fragment mjetet artistike gjuhësore dhe të stilit që karakterizojnë secilin nga personazhet;
- të krahasojnë personazhet me njëri-tjetrin.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar”, vepra “Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Ditari tripjesësh Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe/klasën

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja shtron para nxënësve për diskutim pyetjen:
- Kush është Kasi?Çfarë dini ju rreth kësaj figure?

110
Mësuesi/ja i hedh në tabelë mendimet e tyre.

profilizon natyrën
e politikanit

përfaqëson zilinë, s’ka skrupuj moralë


ambicien dhe lakminë Kasi dhe ka ego të
ë ë

karakterizohet inteligjent,largpamës,
nga kontradikta të pragmatist, komplotist
vazhdueshme

Ndërtimi i njohurive. Ditari tripjesësh


Mësuesi/ja vizaton në dërrasë të zezë tabelën e ditarit dypjesësh dhe plotëson vetë njërën kolonë të saj. Pastaj
e ndan klasën në dy grupe, ku njërit grup i cakton që, pasi të lexojnë fragmentin, të ilustrojnë me vargje cilësitë
e personazhit të Kasit, ndërsa grupi tjetër, duke punuar me veprën, të ilustrojnë me vargje cilësitë e personazhit
të Antonit. Gjithashtu nxënësit gjatë punës analizojnë edhe figuracionin letrar të vargjeve.

Pra:
Grupi I evidenton cilësitë e figurës së Kasit në fragment.

Kasi /cilësitë Ilustrime nga teksti Figuracioni letrar


Ambicioz, - ...ay shëtit tani te bot e ngushtë si një kolos; Krahasim
ziliqar, inferior dhe ne të vegjëlit po i baresim nënë këmb ...
- në shkresë, yt i bukur sa i tij, në gojë, sa i tij i Metonimi
hieshëm i yti,
- tani për perënditë të gjitha bashkë, mese ushqehet
ky Çezari ynë, që kaq i madh u rrit? Pyetje retorike
- Moj Romë, s’lindke bij bujarë më!
- qiejt e shkallmuar, cilësi monstruoze, Thirror, metonimi
Epitet metaforik
Politikan
Pragmatist
Inteligjent
Fanatik i një ideali
politik
Karakterizohet nga
kontradikta

Grupi II portretizon dhe evidenton cilësitë e Antonit në fragment duke u mbështetur edhe në komentet që jep
Noli

Antoni /cilësitë Ilustrime nga teksti Figuracioni letrar


S’ka skrupuj moralë ..Vij tani të varros, jo ta lëvdonj Çezarin.
E keqja që ka bërë çdo njeri mbetet...
Politikan ...Vij që te flas në funeralin e Cezarit
Ish-miku im, më qe i drejtë dhe i besës

111
Po Bruti thotë qe ambicioz
Dhe Bruti është burr' i ndershëm...
Pragmatist
Inteligjent, largpamës
Vrasës i ftohtë dhe i pamëshirshëm
Shfaqet gjithmonë në transformim

Nxënësit analizojnë të gjithë zhvillimin e tyre si personazhe, duke evidentuar thelbin e cilësive në momentet
kulmore të veprës, siç është vrasja e Çezarit. Diskutimi duhet të përqendrohet në aspekte që kanë të bëjnë me
mjetet gjuhësore dhe ligjërimin e personazheve.

Përforcimi. Rishikim në dyshe


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të gjejnë mjetet artistike të ligjërimit dhe figurat letrare të
fragmentit në tekst. Pasi të gjejnë figurat në fragment, nxënësit i analizojnë ato fillimisht në dyshe me shokun e
bankës dhe më pas i diskutojnë me gjithë klasën. Në fund mësuesi/ja u jep si detyrë nxënësve t’u përgjigjen
pyetjeve:
- Cila është filozofia e Kasit dhe e Antonit?
- Ku ndryshon personazhi i Kasit nga ai i Antonit?

Detyrë: Komentoni vargjet:


“Kështu o qiell e bën të dobëtin të fortë/
kështu o qiell tiranët i përmbys”.

Tema 6. Personazhet femra në vepër. Porshia dhe Kalfurnia

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të identifikojnë tiparet dhe karakterin e personazheve femra në vepër;
- të përcaktojnë rolin e tyre në vepër;
- të zbulojnë detajet që ka përdorur Shekspiri për të nxjerrë në dukje aspekte të ndryshme të karakterit të
tyre;
- të krahasojnë figurat e Porshias dhe Kalfurnias.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar, vepra “Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Diskutim i drejtuar Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Ditari trepjesësh Të mësuarit ndërveprues Punë në grup
Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Diskutim i drejtuar


Mësuesi/ja shtron para nxënësve pyetjen:
- Cilat janë personazhet femra në veprën “Jul Çezari”?
Pasi merr përgjigjet e tyre, mësuesi/ja ndërton në tabelë një skemë të thjeshtë.
- Cili është vendi që zënë në vepër personazhet femra?

112
- Pse Shekspiri nuk u ka kushtuar rëndësi në këtë dramë, kur dihet që figura e femrës ka luajtur rol të
rëndësishëm në krijimtarinë e tij?
- A mund të themi që ai është ndikuar tërësisht nga qëndrimi i Plutarkut, i cili kishte një tjetër
këndvështrim ndaj figurës së femrës?

Zënë një hapësirë


të vogël në vepër

Personazhet
Porshia femra Kalfurnia

Por janë katalizatore të


situatës. Ato nxitin burrat e
tyre të veprojnë.

Janë të rëndësishme, sepse


shërbejnë për të zbuluar
personalitetin e burrave të tyre.

Ndërtimi i njohurive. Ditari trepjesësh


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të ndahen në dy grupe dhe të lexojnë fragmentet e dhëna në tekst për dy
personazhet femra: Poshia dhe Kalfurnia.

Nxënësit analizojnë rolin dhe pozicionin e secilës prej tyre në vepër dhe në fragment,
duke u ndalur në aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me:
- natyrën e tyre
- mënyrën si mendojnë dhe veprojnë
- konceptet që zotërojnë në lidhje me virtytet romake
- rolin që luajnë në situata të ndryshme në vepër
- mbështetjen që u japin bashkëshortëve të tyre
- ndjenjat e dashurisë dhe respektit që ushqejnë për ta.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të marrin në konsideratë faktin që të dyja personazhet veprojnë në një botë të
ashpër tërësisht mashkullore. Kështu që edhe përcaktimi i përmasës dhe shfaqjes së tyre si karaktere dhe
personazhe do të analizohet brenda këtij kuadri. Nxënësit duhet të analizojnë rolin e tyre si katalizatorë të
situatës apo si nxitëse dhe ndoshta mund ta thellojnë pak më tej kuadrin e analizës duke hequr vija paralele me
figura të tjera të femrave në veprën e Shekspirit, si zonja Makbeth etj., duke i konkretizuar, sigurisht, edhe me
situatat në të cilat ato ndodhen.

Grupi I lexon fragmentin dhe zbulon detajet që paraqesin karakteristika të Porshias.

Personazhi Veçoritë e personazhit Citimi/fragmenti


Nxitëse, kureshtare Të desha t’ishe atje dhe këtu prapë
Gjer sa të them pse të dërgonj atje.
Karakterizohet nga mosmbajtja e fjalës/sekretit Qëndresë, m’u forco; dhe vër një mal

113
Porshia/ Të lartë midis zemrës sim’e e gjuhës;
gruaja e Brutit Sa zor e mbajtka gruaja sekretin
Shfaq dobësinë femërore Mjera unë! Sa e dobët
Na qenka zemr’ e gruas! Brut i dashur
Kërkon të jetë e barabartë me të shoqin
Grua e fortë dhe trime nga prejardhja ...Grua me nder, e bija e Katonit...
Besnike ndaj të shoqit Të desha t’ishe atje dhe këtu prapë
Gjer sa të them pse të dërgonj atje.

Grupi II portretizon dhe evidenton cilësitë e Kalfurnias:

Personazhi Veçoritë e personazhit Citimi/fragmenti


Grua e përulur dhe e bindur ndaj të shoqit ...Më gjunjazi të lutem, bëj si thashë...
Ushqen ndjenja dashurie dhe respekti ndaj të shoqit
Kalfurnia/ Nuk i dëgjohet shumë fjala tek i shoqi
gruaja e Çezarit Përfaqëson frikën dhe besimet paragjykuese të epokës së
Romës së lashtë në lidhje me të mbinatyrshme.
Inferiore dhe e mbyllur në familjen e saj

Disa nga tiparet e personazheve femra në veprën “Jul Çezari”

Kalfurnia jepet nga Shekspiri si grua e përulur dhe i bindur ndaj burrit të saj, Jul Çezarit. Por ajo është grua inteligjente dhe e
njeh mirë karakterin e burrit, prandaj shqetësohet për fatin dhe jetën e tij. Kjo e bën atë të pushtohet nga një frikë intuitive, që i
përforcohet nga ëndrra dhe shenjat paralajmëruese, për interpretimin e të cilave ajo është shumë e aftë. Ajo përpiqet me
autoritetin dhe zgjuarsinë e saj, me mjaft argumente dhe me sugjerime për zgjidhje, ta parandalojë Çezarin që të mos shkojë në
Senat, pasi ka pasur ankthe të tmerrshme. Por ambicia e bën Çezarin që të mos i dëgjojë fjalët e së shoqes. Kalfirnia shfaqet
pak, por nëpërmjet saj shpaloset më mirë karakteri i Çezarit. Vetëm ajo është e aftë ta njohë thellë Çezarin dhe të kuptojë natyrën
e tij të vërtetë.

Porshia, gruaja e Brutit, është vajza e një fisnik romak, me pikëpamje republikane, i cili ishte kundër Çezarit. Ajo ishte
jashtëzakonisht besnike ndaj tij dhe konsiderohej si shtylla kryesore e Brutit. Ndryshe nga Kalfurnia, Porshia shfaqet më
vepruese, më e fuqishme dhe kishte më shumë autoritet te bashkëshorti i saj sesa Kalfurnia. Ajo përpiqet të jetë gjithmonë në
krah të tij dhe ngre zërin tek i shoqi që ai t’i besojë dhe ta dëgjojë. Ajo ngjan më shumë me gratë e ditëve të sotme. Është e fortë
dhe e gatshme për të vepruar dhe nuk do të lërë asgjë të zërë rrugën e saj.

Pasi përfaqësuesit e grupeve plotësojnë kolonat e tabelës, nxënësit diskutojnë rreth pyetjes që ngre mësuesi/ja:
- Cila është gjuha dhe mjetet stilistikore që përdor Shekspiri për të portretizuar figurat e femrave?

Përforcimi. Diagrami i Venit

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të krahasojnë dy figurat e femrave, duke i ndihmuar
edhe me anë të pyetjes:
- Ku duket më shumë forca shprehëse e tyre/mbështetja dhe dashuria që u japin bashkëshortëve? Pse?

114
Porshia Kalfurnia

- Është vepruese, më e fuqishme dhe kishte - më pak vepruese dhe s’ka shumë
autoritet te bashkëshorti i saj; autoritet mbi Çezarin;
- lufton të jetë në krah të Brutit, - e tërhequr dhe më pasive se Porshia;
- ngre zërin tek i shoqi që ai t’i besojë dhe ta - është inteligjente dhe përpiqet të jetë në
dëgjojë. krah të burrit të vet në rrethana të vështira
për të.

Të përbashkëtat
1. Janë besnike dhe një shtyllë e fortë mbështetëse për bashkëshortët e tyre
2. Janë gra të mbyllura në familjet e tyre
3. Janë gra të përulura dhe inferiore
4. Zbulojnë shumë nga veçoritë e personalitetit dhe karakterit të burrave të tyre
5. Luajnë një rol kyç në veprimet e burrave të tyre

Detyrë: Komentoni me shkrim vargjet:


... mjera unë? Sa e dobët
Na qënka zemr’ e gruas! Brut i dashur,
Ta shpënçin punën mbarë perënditë...

Njësia IV. Retorika dhe opinioni publik


Tema 1-2. Analizë. Koncepti romak i retorikës dhe opinioni publik

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të flasin rreth retorikës dhe rolit të saj në Romën e lashtë;
- të analizojnë rolin e retorikës në zgjidhjen e konflikteve;
- të zbulojnë veçori të retorikës romake në oratorinë e personazheve Brut/Anton;
- të krahasojnë stilin e ligjërimit të Brutit me atë të Antonit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar, vepra “Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Përvijim i të menduarit Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
Përforcimi Diagrami i Venit/Rrjeti i diskutimit Ndërtim i shprehive studimore Punë me klasën

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja shkruan në dërrasën e zezë termin “retorikë” dhe i nxit nxënësit të shprehin lirshëm mendimet e
tyre rreth këtij termi.

115
Për shoqërinë romane të folurit U shfaq në Greqinë
publik kishte rëndësi edukative e lashtë
dhe për karrierën në pushtet

Ciceroni , Kuintiliani

Retorika është përdorur për të Retorika


informuar dhe bindur të tjerët Arti i të folurit

Aftësia për ta
përdorur gjuhën në Të folurit Në Romë u zhvilluan dy shkolla
mënyrë efektive në publik oratorike: shkolla azianike kultivoi
stilin e lartë emocional nën ndikimin
e oratorisë greke dhe ajo aticiste
që favorizonte stilin e ulët
Njohuri plotësuese në ndihmë të mësuesit
1. Shkolla Azianike kultivoi një oratori të stilit të lartë dhe ishte nën ndikimin e oratorisë greke të shekullit
III. Ajo ishte pro stilit të lartë emocional dhe imitonte ligjërimin ritmik të stilit të lartë grek, me fjalë të
kumbueshme e zbukurime gjuhësore të stilit.
2. Shkolla Aticiste, gjithashtu nën ndikimin helen, kultivoi e ulët. Sipas saj, oratoria nuk kishte si synim të
krijonte emocione, por të jepte më shumë informacion, të mësonte. Ishte reaksion ndaj së parës, që tingëllonte
e fryrë, artificiale.
Përfaqësues të shkollës së parë njihen Lysias në periudhën rreth shek. I para Krishtit në Greqi, ndërsa në
kohën e Ciceronit si i tillë përmendet Hortensius.
Sa i përket shkollës së dytë, përveç kontributit të rëndësishëm të Ciceronit, përfaqësues të këtij orientimi
oratorik ishin Jul Çezari dhe Mark Bruti. Në fakt, në shkrimet e veta retorike dhe filozofike Ciceroni nuk e
identifikon veten me asnjërën nga këto dy drejtime oratorike. Atij nuk i përshtatet stili pompoz dhe artificial i
Shkollës Azianike, mirëpo edhe stili tepër i thjeshtë dhe i ulët i tjetrës (Aticizmi) është i papërshtatshëm për
natyrën e shprehjes së tij. Ai e kishte ndjerë mosfunksionimin e rolit që duhet të luanin ligjërime të tilla: në
kohën kur ishte vrarë Çezari, Bruti kishte mbajtur një fjalim të tillë, i cili duhej ta përligjte vrasjen e tij dhe t’i
jepte atij dorën e pushtetit, mirëpo stili i tij i thjeshtë e kishte lënë të ftohtë masën e romanëve që e kishin
dëgjuar dhe përfundimisht e kishin braktisur, sado që qëllimi i tij kishte qenë i lartë dhe në mbrojtje të
sistemit republikan të Romës. Ciceroni e kishte kuptuar që një orator i aftë duhej të zotëronte të dyja stilet:
stilin e lartë me fjalë të zgjedhura, që tingëllojnë dhe krijojnë emocione, dhe stilin e ulët dhe të thjeshtë,
informativ. Kjo ishte vija e ndërmjetme, të cilën ai e preferonte dhe të cilën ai përpiqej ta ndërtonte me
praktikën e vet. Ky është stili i ndërmjetëm ose stili i mesëm që i mundësonte folësit, që në çdo moment të
kalonte në stilin tjetër, sipas nevojës dhe shijes së atyre të cilëve u drejtohej dhe qëllimit që donte të realizonte.
“Ka aq stile, sa ka dhe folës”, thoshte Ciceroni, duke u përpjekur të arsyetonte larmishmërinë e madhe të
stileve dhe prishjen e rregullave të retorikës. Për të një orator i mirë duhet të ketë pesë cilësi:
- të ketë kapacitetin për të zgjedhur materialin drejtpërdrejt;
- të ketë dituri për rregullimin e materialit;
- të ketë fuqinë e të shprehurit;
- të ketë kujtesë të mirë;
- të shpërndajë mirë të argumentet.
Në ndryshim nga Ciceroni, kohë më vonë Kuintiliani, i njohur si mësuesi i parë i Katedrës së Retorikës, të
themeluar në kohën e Vespasianit, detyrë të cilën e ka kryer për 20 vjet. Vepra e tij më e njohur është
“Ushtrimi i oratorit”, e cila ka përmbledhur gjithë përvojën e tij në këtë fushë. Mbështetja në traditën e
retorikës dhe inkuadrimi i pikëpamjeve të kohës, si dhe i pikëpamjeve individuale është rruga që ndjek
Kuntiliani në veprën e vet. Ai ishte pro modifikimit të traditës klasike të retorikës, duke pretenduar se
rezultatet do të vinin nga të rinjtë. Kuintiliani e përcaktonte oratorin si një njeri me parime morale të mira dhe

116
me arsimim të shkëlqyer, i cili përveç të tjerash, duhej të zotëronte dhe mjeshtërinë e arteve të lira. Duke mos
qenë larg koncepteve të Ciceronit mbi retorikën, mund të thuhet se Kuntiliani u përpoq të zgjeronte apo
modifikonte teorinë të tij retorike, me qëllim që të përfitonte në anën praktike, për kohën dhe formën e
edukimit të cilën ai referonte. Retorika e Kuintilianit është quajtur ndryshe edhe “Ciceronizëm për të
sotmen”, për shkak të mbështetjes që gjeti vepra e tij tek idetë e Ciceronit. Kuintiliani ka pasur një ndikim të
madh në sistemin e edukimit në Romë, duhet thënë që ky ndikim vazhdoi të ishte i madh që nga mesjeta e
deri në Rilindje.

Ndërtimi i njohurive: Përvijim i të menduarit


Mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe dhe jep kërkesat:.

Grupi I - mbështetur në materialet që u jep mësuesi/ja paraprakisht, nxënësit kodojnë tekstin për këto
çështje: marrëdhëniet e ngushta të retorikës me pushtetit në Romën e lashtë, evidentimi i pjesëve ku autori
tregon fuqinë e fjalës kundrejt ushtrimit të pushtetit arbitrar dhe dhunës etj.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë në tekst pjesët e koduara dhe të shprehin mendimin dhe përshtypjet
e tyre (akti III).

Grupi II - evidenton cilësitë e fjalimit të Brutit, si modeli më i mirë i konceptit romak të retorikës dhe i ilustron
me shembuj.
- Stil i prerë, i qartë, i përmbledhur
- Ligjërim në prozë
- Mesazh i shkurtër, i qartë, pa zbukurime retorike, i lehtë për t’u kuptuar
- I drejtohet mendjes së publikut
- Organizim i saktë dhe i thjeshtë i fjalisë
- Ndjek traditën romake të ndërtimit dhe mbajtjes së fjalimit:
-
a) Inventio (gjetja ku duhet të mbështeten argumentet)
b) Dispositio (ndërtimi i një skice të përgjithshme të fjalimit)
c) Elokutio (zgjedhja e mënyrës së të folurit që do të përdoret)
d) Memoria (mënyra e ligjërimit që e ndihmon mesazhin të mbahet mend)
e) Pronutiatio (mënyra e transmetimit të fjalimit, përdorimi i zërit dhe i gjesteve)
f) Beson te forca e argumenteve dhe nuk ndalet te ngacmimi i imagjinatës etj.

Mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të krahasojnë variantet e fjalimit të tij sipas Plutarku dhe Shekspirit.

Grupi III – evidenton veçori të ligjërimit dhe oratorisë së Antonit, i referohen edhe variantit të Plutarkut mbi
veçoritë e ligjërimit dhe oratorisë së Antonit.
- Stil me gjallëri dhe ngjyrë (azianik)
- Sipas zakonit të lashtë: lavdërimi i burrave fisnikë
- Përdor patosin për të ngacmuar imagjinatën dhe ndjenjat e qytetarëve etj
- Nuk lexon testamentin e Çezarit.

Përforcimi. Diagrami i Venit/ Rrjeti i diskutimit


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të krahasojnë stilin e ligjërimit të Brutit me atë të
Antonit.

117
Ligjërimi i Brutit Ligjërimi i Antonit

Të përbashkëtat

Dallimet në ligjërimet e: Të përbashkëtat


Brutit Antonit
- Stili i ligjërimit të tij është i prerë,. -Stili i fjalimit të Antonit është shumë i
-Bruti e ndërton ligjërimin e tij në ndryshëm nga ai i Brutit.
prozë, që t’i përshtatet korrektësisë së -Ai karakterizohet nga gjallëria dhe është
karakterit të tij. plot ngjyra (ai e quan atë stil azianik).
-Proza mundëson që mesazhi të jetë i - Antoni mban një fjalim sipas zakonit të
shkurtër, i saktë, pa shumë zbukurime lashtë të lavdërimit të burrave fisnikë në
retorike dhe në këtë mënyrë i lehtë për funeralin e tyre. Por kur pa se njerëzit po Të dy ligjërimet janë shembull i konceptit
t’u kuptuar. Ai i drejtohet mendjes së e ndiqnin me interes dhe dëshironin të romak të retorikës.
publikut dëgjonin të flitej për Çezarin, ai përzjeu Fjalët e të dy ligjëruesve ndikojnë në
-Bruti anashkalon një prej elementeve në fjalimin e tij detaje që ngacmonin
mendjen e në zemrat e njerëzve, duke i
të rëndësishme që ka të bëjë me drejtpërdrejt imagjinatën dhe emocionet e
publikun: nuk arrin të manipulojë dhe publikut. bërë ata të ndryshojnë opinion
kontrollojë ndjenjat e publikut. Ai -Ligjërimi i tij është me teatral se i Brutit
beson te forca e argumenteve të tij,
ndaj nuk ndalet te ngacmimi i
imagjinatës dhe emocioneve të
publikut, një element që do ta
shfrytëzojë mjaft mirë rivali i tij, Antoni.

Në fund të orës, mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjen binare: A është fjalimi i Brutit shembulli më i mirë
romak i retorikës? Nxënësit japin përgjigjet e tyre duke i argumentuar ato.

PO JO

-A është fjalimi i Brutit shembulli


më i mirë romak i retorikës?
Arsyet Arsyet

Përfundimi: ...................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................

Detyrë shtëpie: Bëni një ese duke u mbështetur në thënien e Ciceronit:


“E admirojmë oratorin që flet rrjedhshëm dhe me mençuri”.

118
Tema 3. Studim teksti. Ligjërimi dhe mjetet retorike

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të komentojnë fragmentin e dhënë duke vënë në dukje:
 strukturën e një ligjërate;
 mjetet retorike në fragment;
 gjuhën e përdorur.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “ Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar , vepra “Jul Çezari” e
Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Pyetja sjell pyetjen Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Përvijim i të menduarit Të mësuarit ndërveprues Punë në grup
Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Pyetja sjell pyetjen


Mësuesi/ja shtron para klasës pyetjet për diskutim:
- Cilat janë mjetet e retorikës?
- Cilat mjete retorike përdor Shekspiri në veprën e tij?
- Në cilat pjesë të veprës janë përdorur ato?

argumentet emocionaliteti

Mjetet e retorikës

oratoria monologu

Nxënësit mund të ilustrojnë përdorime të argumenteve në fragmente të tilla si:


- Kasi në ligjërimin e tij sjell argumente për të bindur Brutin që t’i bashkohet komplotit
- Në përdorimin e monologut:
 fjala e Brutit me anëtarët e tjerë të komplotit (refuzimi për të bërë betimin si shpërfillje të nderit).
- Në përdorimin e oratorisë:
 fjalimi i Brutit në senat pas vrasjes së Çezarit dhe fjalimi i Antonit që i kthen njerëzit kundër Brutit dhe
komplotistëve.

Ndërtimi i njohurive. Përvijim i të menduarit


Mësuesi/ja i ndan nxënësit në tri grupe dhe u jep atyre fishat e përgatitura më parë me çështjet që do të
shqyrtojnë.
.

119
Grupi I gjen në tekst argumentet që jep Kasi për të bindur Brutin dhe përcakton llojin e tyre. Më pas
diskutojnë mbi mënyrën si janë përdorur nga Shekspiri në veprën e tij:
Çuditem qysh njeri si ky trup-dobët
Iu sul mbi supet botës madhështore.

Grupi II përqendron vëmendjen te monologu i Brutit: gjuha dhe elementet përbërëse ligjërimore. Mësuesi/ja u
kërkon nxënësve të evidentojnë mënyrën se si është ndërtuar monologu dhe të përzgjedhin argumentet që
përmbajnë parime morale dhe i japin një forcë të veçantë ligjërimit. Këto parime janë pasqyrë e karakterit dhe
moralit të tij si personazh idealist dhe ndikon në ndjenjat e dëgjuesit:
Jo jo s’ka be; në qofshim faqe burrash...
Shkaqe pa forcë....
Ç’tjetër be përveç që nderi u lidh përpara nderit
që a e bëjm’ a vdesim për këtë?....
Për çështje të dyshimtë bëjnë be të shtrembrit.
Pra, le të mos i ndyjmë virtytn’ , e rëndësin’ e planit tonë...

Gjuha e tij është e ngarkuar me figuracion artistik, si epitete: tirania shtypëse, gra shpirtshkrira, pleq
trupkufoma, skllevër frymëngrohur, roman bujar.
- pyetjet retorike përdoren jo vetëm për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesit e për t’i bashkëpërfshirë në
fjalën e tij, por edhe për t’i dhënë shkas vetes të përdorë argumentet e lidhura fort me parimet dhe moralin e
shoqërisë romane për atë që po thotë:
Ç’nevojë kemi ne aherë, o qytetarë.
Për një tjetër shpotje përveç çështjes sonë
si shtyrje për rindreqjen?...
Ç’tjetër be përveç që nderi u lidh përpara
nderit që a e bëjm’ a vdesim për këtë?...
- inversioni (rendi i anasjelltë-kryefjala del në fund të fjalisë) që përdoret për të theksuar fjalët më të
rëndësishme:
Le të vazhdojë tirania shtypëse...
për çështje të dyshimtë bëjnë be të shtrembërit...

Grupi III evidenton veçori të ligjërimit dhe oratorisë së Antonit.


Ligjërimi i Antonit lidhet ngushtë me karakterin e tij. Fjalimi i tij fillon me fjalinë: “Në keni lot, ejani t’i derdhni...”,
në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e turmës dhe të ndikojë drejtpërdrejtë në ndjenjat e tyre. Fjalët që pasojnë
rikrijojnë skenën e vrasjes dhe rolin e çdo komplotisti në të, veçanërisht të Brutit. Me këtë përshkrim ai nxit
urrejtjen e turmës ndaj tyre. Pas këtij çasti të ligjërimit, fjalët kyç, miq, s’dua t’ju shpoj, ata, të nderçëm, janë
njerëz t’urtë dhe të nderçëm, nuk erdha t’ju vjedh zemrat vëllezër, s’jam orator si Bruti... sa të rrëmbeheni, të
ngrini krye përdoren qëllimisht për t’u treguar që ai qëndron në pozita të kundërta me ta. Duke shfrytëzuar
situatën, duke u hequr viktimë e fatit, ai përpiqet të kthejë situatën në favor të tij dhe të përfitojë prej saj.
Tregohet modest. Përpiqet të hiqet i ndershëm përpara turmës. Nëpërmjet shprehjeve që përdor, i shton të
folurit të tij tragjicitetin e ngjarjes.
- Forca e fjalës së tij ndryshe nga ajo e Brutit nuk qëndron tek argumentet, morali e virtytet, por tek
teatraliteti i ligjëratës.
- Mjetet retorike që përdor janë: metafora: s’dua t’ju shpoj, nuk erdha t’ju vjedh zemrat, që t’i ndez gjakun
botës, do t’ju kishte ndezur zemrat dhe do t’i kishte vënë çdo plage të Çezarit nga një gjuhë që të ngrente jo
Romën, por edhe gjuhët për gjakmarrje...
- Përpiqet të përdorë logos të gërshetuar me patos: s’flas veç të vërtetën...dhe po ju them atë që dini që të
gjithë... të flasim në vendin tim. Po sikur të isha unë Antoni...

120
- E organizon fjalimin në vargje dhe përdor fjali të shkurtra, të shprehura me një intonacion të larmishëm: si
me fjali nxitëse thirrmore, fjali dëftore e dëftore thirrmore, fjali pyetëse etj. Në të shkruar intonacioni jepet
nëpërmjet shenjave të pikësimit, siç janë: përdorimi i retiçencës, presjes, pikëpresjes, pikëçuditjes,
pikëpyetjes etj.

Përforcimi. Rishikim në dyshe


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja shtron për diskutim çështje të tilla si:
- Cili nga ligjërimet i shërben një kauze të vërtetë?
- A i shërben retorika në këtë rast kur retorika shoqërisë apo i sjell dëme asaj? Argumentojeni.
- Kemi raste të tilla sot?
Më pas kërkon që nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve në dyshe, me shokun e bankës, dhe më pas diskutimi
bëhet me të gjithë klasën.

Tema 4. Gjuha skenike dhe teatraliteti i ligjëratës

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

- të identifikojnë veçori të gjuhës skenike;


- të përcaktojnë tiparet e teatralitetit të ligjëratës së personazheve;
- të zbulojnë detaje të gjuhës skenike dhe të teatralitetit të ligjëratës;
- të praktikojnë vetë disa ligjërata skenike.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10” me zgjedhje të detyruar, vepra “Jul Çezari” e Shekspirit,
shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Stuhi mendimi Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh/Punë me grupe Të mësuarit ndërveprues Punë në grup
Përforcimi Ditar dypjesësh Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjen:
- Cili është kuptimi që keni ju për gjuhën skenike?
Më pas mësuesi/ja i hedh në tabelën e ndërtuar në dërrasën e zezë mendimet e nxënësve.

Mjete të komunikimit
teatror. E folura skenike

Përdorimi i dialekteve
Gjuha e dramës Gjuha skenike dhe i zhargoneve

Personazhet Gjuha e personazhit, e


individualizohen sipas gjallë dhe e kuptueshme
gjuhës që flasin dhe që reflekton kulturë
121
Ndërtimi i njohurive. Ditari dypjesësh/Punë me grupe

Mësuesi/ja shpjegon termin “teatralitet i ligjëratës”/”gjuha skenike”:

Nxënësit analizojnë strategjitë retorike që përdor Antoni në fjalimin e tij për ta bërë më të efektshëm atë.
Nxënësit ndahen në tri grupe. Pas studimit të tekstit ata plotësojnë me fragmente nga teksti kolonën e lënë
bosh në tabelën e ditarit dypjesësh të ndërtuar në tabelë nga mësuesi/ja ose të ndërtuar nga vetë ata në një
fletë të bardhë. Konkretisht nxënësit do të punojnë për këto çështje:

Grupi I do të evidentojë se një ndër mjetet e suksesshme që përdor Antoni në ligjërimin e tij, është teatraliteti,
që merr ligjërata nëpërmjet rikrijimit të skenës së vrasjes së Çezarit me detaje aq konkrete e të gjalla, sikur
turma ta kishte ngjarjen para syve. Këtë ai e realizon duke zotëruar një aftësi të veçantë ligjërimi, me anë të
secilës ai e përpunon opinionin e turmës në atë drejtim që i intereson atij.
Nxënësi mund të ilustrojë me shembuj nga teksti elemente të fjalimit ku është i përdorur ky mjet.
Shembuj:
“Po, siç e dini, jam njeri pa djallëzi.
Ah unë i ziu! S’kam as kokë, as gojë, as sy.
Dhe s’di të flas me mjeshtëri dhe forcë,
që t’i ndez gjakun botës.
Shikoni ja këtu goditi kam’ e Kasit,
shikoni si e çori Kaska plot me smir...
këtu e shpoi i dashuri i zemrës Bruti.
Dhe kur e hoqi jashtë thikën e mallkuar,
shikoni si i vajti pas edhe gjaku i Çezarit
sikur u sul përjashta që të shohë më mirë,
në qe me të vërtetë Bruti që goditi...”

Grupi II do të evidentojë si mjet të rëndësishëm në ligjërimin e Antonit përdorimin e suspansit në


lexim/mosleximin e testamentit të Çezarit. Ai e bën turmën pjesë të lojës së tij, duke e ftuar që të këmbëngulë
në leximin e testamentit. Nxënësit ilustrojnë me shembuj nga fragmenti këtë situatë.

Grupi III evidenton si mjet të përdorur nga Antoni dimensionin universal që ai i jep rënies së Çezarit, duke e
përngjasuar me konceptin judë-kristian të rrëzimit.
Nxënësit ilustrojnë me shembuj, duke evidentuar frazat më interesante që pasqyrojnë këtë aspekt të tilla, si:
“Oh, ç’rënie qe ajo qytetarë!
Ahere unë e ju e të gjithë ramë,
dhe na përmbyti tradhti e gjaktë.
Oh po !Tani po qani ju vjen keq;
dhe lotët po ju rrjedhin” .
Skena e grindjes mes Brutit dhe Kasit e lidhur ngushtë me kontekstin e fjalës “vëlla”, “vëllazëror”, në një kuptim
ironik, e cila pasohet nga një situatë të tensionuar që i jep dramacitet ligjërimit. Nxënësit ilustrojnë me shembuj
momentin kur Bruti dhe Kasi përdorin fjalën “vëlla”. Këtu nxënësit bëjnë dallimin në shqiptimin dhe nuancat
kuptimore që merr fjala në të dyja rastet.

Grupi I

Komenti Citimi/fragmenti
“Po, siç e dini, jam njeri pa djallëzi.
Ah unë i ziu! S’kam as kokë, as gojë, as sy.
Teatraliteti i ligjëratës Dhe s’di të flas me mjeshtëri dhe forcë,
- Aftësia për ta dhënë ngjarjen ashtu siç do të donte ta që t’i ndez gjakun botës.
përjetonte publiku. Shikoni ja këtu goditi kam’ e Kasit,
- Aftësia teatrore e Antonit për të shkatërruar perceptimin e shikoni si e çori Kaska plot me smir...
publikut. këtu e shpoi i dashuri i zemrës Bruti.
Dhe kur e hoqi jashtë thikën e mallkuar,
shikoni si i vajti pas edhe gjaku i Çezarit

122
sikur u sul përjashta që të shohë më mirë,
në qe me të vërtetë Bruti që goditi...”

Grupi II

Komenti Citimi/fragmenti
“Po ja një pergamenë me vulën e çezarit!
Përdorimi i suspansës Ia gjeta nën sëndyq; kjo është dhjat’ e tij.
Po ta dëgjoni, qytetarë, këtë dhjatë-
Që s’kam ndër mend t’jua këndonj,më ndjeni-
................................................................
Se s’bën të dini sa ju desh Çezari,-
Se keni gjak,si njerëz, s’jeni as gur’, as drurë;
Se posa ta dëgjoni dhjatën e Çezarit,
kam frikë se ju ndez, ju egërson;

Grupi III

Komenti Citimi/fragmenti
“Oh, ç’rënie qe ajo qytetarë!
Dimensioni universal i rënies së Çezarit Ahere unë e ju e të gjithë ramë,
dhe na përmbyti tradhti e gjaktë.
Oh po !Tani po qani ju vjen keq;
dhe lotët po ju rrjedhin” .

Përforcimi. Ditar dypjesësh


Në këtë fazë të mësimit, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të argumentojnë që keqinterpretimi që karakterizon
gjuhën e veprës është përcaktuese e fatit të personazheve. Keqinterpretimet në vepër krijojnë një zinxhir logjik
me marrëdhënie shkak-pasojë. Nxënësit plotësojnë tabelën e ditarit dypjesësh dhe diskutojnë rreth
keqinterpretimit të gjuhës së përdorur, duke ilustruar me pjesë nga fragmenti. Nxënësit praktikohen në
përdorimin e gjuhës skenike në klasë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në përdorimin e elementëve të
sipërpërmendura.

Keqinterpretimet Citime/fragmente nga vepra


Keqinterpretimi që karakterizon gjuhën e veprës
Si rrjedhojë edhe gjuhën e romakëve
Përcakton fatin e personazheve: Kasit, Titinit, Brutit

Detyrë: Komentoni me shkrim vargjet: ” ...Dielli i Romës perëndoi. Shkoi dita”.

Tema 5. Studim teksti. Veprimi në veprën “Jul Çezari” dhe efektet dramatike

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

- të identifikojnë veçori të veprimit dhe efekteve dramatike në veprën e “ Jul Çezarit”;


- të përcaktojnë tipare të veprimit në vepër;
- të zbulojnë detaje të efekteve dramatike në vepër;
- të analizojnë përdorimin e tyre në një shkrim argumentues.

123
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “ Letërsia 10”, me zgjedhje të detyruar, vepra “ Jul Çezari” e
Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Përmbledhje e strukturuar Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Grupi i ekspertëve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
Përforcimi Shkrim i lirë Aftësia për të përsosur të shkruarin Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përmbledhje e strukturuar


Mësuesi/ja e nis orën mësimore duke bërë një përmbledhje të shkurtër për linjat kryesore të veprës “Jul Çezari”,
kur fillon veprimi etj.
- Cili janë linjat kryesore të veprimit në ngjarje?
- Kur e fillon veprimin e vërtetë në vepër Shekspiri?
- Cilat janë argumentet që mund të sjellim lidhur më këtë çështje?

Më pas mësuesi/ja iu tregon nxënësve që në këtë orë mësimore do të flasin për veprimin dhe efektet dramatike
në vepër. Gjatë kësaj faze nxënësit nxiten të bëjnë pyetje dhe komente rreth çështjes.

Ndërtimi i njohurive. Grupi i ekspertëve

Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe me nga 5-6 nxënës. Secili anëtar i grupit lexon një pjesë të tekstit.
Mësuesi/ja ka përgatitur për çdo grup ekspertësh fishën me pyetje. Nxënësit përcaktojnë mjetet me të cilat
arrihen efektet dramatike të veprimeve në tërësi në vepër. Për këtë arsye mësuesi/ja u kërkon nxënësve të
rishikojnë edhe një herë elementet për të cilat është folur në orët pararendëse.
- A ka një efekt zinxhir të lidhjes së tyre?
- Si realizohet kjo?

Grupi I flet për falltarin dhe letrën e Artemidorit. Identifikon detajet dhe efektet e tyre që bëjnë të mundur t’i japin
dramaticitet veprës.

Grupi II rikthen vëmendjen tek tri interpretimet e ëndrrës së Kalfurnias, përcakton detajet dhe efektet dramatike
që servir secili prej tyre.

Grupi III evidenton detaje të suspansit të testamentit

Grupi IV evidenton detaje që lidhen me përdorimin e vrimave në tunikën e Çezarit dhe plagët e trupit si
spektakël

Grupi V komenton edhe njëherë këndshikimin e rënies së Çezarit, brenda konceptit judë-kristian të rrëzimit

Grupi VI evidenton detajet e grindjes së Brutit me Kasin.

Grupi I Grupi II Grupi III Grupi IV Grupi V Grupi VI


Falltari dhe letra e Ëndrra e Kalfurnias Suspansi për Vrimat në tunikën e Konceptit judë- Grindja e Brutit me
Artemidorit leximin e Çezarit dhe plagët kristian të rrëzimit të Kasin
testamentit Çezarit

124
Pas evidentimit të këtyre detajeve, mësuesi/ja e udhëzon klasën të zbulojë detaje të efekteve dramatike në
fragmentin e dhënë në tekst. Ai/ajo i udhëzon nxënësit se duhet t’u mëshojë detajeve të tilla, si dhe të
diskutojnë për rolin e tyre dhe mënyrën si janë ndërtuar: Më vjen më lehtë të varem... ish një komedi e
thjeshtë...ia blatoi kurorën...por prapë s’qe tamam kurorë, .....kuja blatoi përsëri; aherë ai e vuri përsëri... s’i
bënte zemra fare t’i largonte gishtërinjtë prej saj.... dhe çdo herë refuzonte ay ,turma brohoritnin dhe trokitnin
duart e krasitura... sa i ra zali dhe e rrëzuan përdhe...
Në fund ekspertët e grupeve paraqesin përgjigjet e tyre dhe diskutojnë me njëri-tjetrin duke krahasuar
punët e tyre. Më pas diskutimi shtrihet edhe tek anëtarët e tjerë të grupeve, duke bërë kështu një organizim të
informacionit.

Përforcimi. Shkrim i lirë


Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të shkruajnë shkurtimisht në formën e një eseje argumentuese pse përdorimi i
efekteve dramatike i jep veprës realizimin e plotë të qëllimit të saj. Pasi punojnë për disa minuta, lexohen 2-3
prej punimeve dhe më pas bëhet diskutimi rreth tyre. Nxënësit lexojnë dhe vlerësojnë esetë e njëri-tjetrit.
Në fund mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë: Sillni në klasë materiale të ndryshme që diskutojnë mbi çështje të autorësisë në veprat e Shekspirit

Tema 6. Çështje të autorësisë së veprave të Shekspirit

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:


- të njihen me problemin e autorësisë së veprave të Shekspirit;
- të flasin rreth hipotezave të ndryshme mbi identitetin e tij;
- të zbulojnë mendime të ndryshme të kritikëve rreth kësaj çështjeje;
- të krahasojnë situata të ngjashme për shkrimtarë të tjerë të rëndësishëm të letërsisë botërore.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Letërsia 10”, me zgjedhje të detyruar, portret i Shekspirit , vepra “Jul
Çezari” e Shekspirit, shkumësa me ngjyra, tabela etj.

Material ndihmës për mësuesin


Spekulimet e shumta në lidhje me vërtetësinë e ekzistencës së Shekspirit sa vijnë e shtohen, pasi pyetjet e
shumta të ngritura rreth jetës së tij vazhdojnë të mbeten pa përgjigje konkrete.

Kush fshihet pas Shekspirit?


Shekspiri është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Evropiane dhe një nga viganët mendimtarë më të
fuqishëm që lindi kjo epokë. Shekspiri është nga dramaturgët më të mëdhenj të letërsisë botërore të të gjitha
kohërave. Krijimtaria e Shekspirit karakterizohet nga madhështia e dimensioneve të saj, me gamën e mendimeve
dhe gjerësinë e pazakonshme të mesazheve. Dramat e tij dallohen për shumëllojshmërinë e tipave, situatave,
personazheve, epokave, popujve, mjediseve shoqërore. Kjo begati e imagjinatës, tempi i shpejtë i veprimit, forca
e pasioneve të paraqitura dhe tensioni i personazheve të caktuara janë tipike për epokën e Rilindjes. Mirëpo te
Shekspiri këto tipare i janë nënshtruar një ligjshmërie të përkryer të harmonisë së brendshme. Burimet e
frymëzimeve të Shekspirit janë të ndryshme, mirëpo gjithçka që ka huazuar, ai e ka përpunuar në një mënyrë të
vetën, origjinale. Si burime mund të përmendim artin antik grek e romak, Rilindjen italiane dhe traditën popullore
të dramaturgjisë angleze. Shekspiri është origjinal edhe për sa i përket përdorimit të gjuhës. Begatia e
jashtëzakonshme e gjuhës së përdorur nuk qëndron vetëm në numrin tejet të madh të fjalëve dhe të shprehjeve,
125
por edhe në llojshmërinë e nuancave shprehëse. Në veprat e tij gjejmë një shumësi shprehjesh, proverbash dhe
fragmentesh të këngëve popullore. Të gjitha veprat e Shekspirit kanë karakter demokratik e humanist. Me një
realizëm të mprehtë kritik ato trajtojnë ide përparimtare të Rilindjes. Prandaj Shekspiri ushtroi një ndikim kolosal
në letërsinë evropiane, veçanërisht pas Revolucionit borgjez Francez. Duke marrë shembull nga Shekspiri shumë
krijues të vendeve të tjera do të vënë themelet e dramaturgjive të veta kombëtare, siç bënë Lesingu, Gëte,
Shileri, Hygoi, Pushkini etj.

Kjo është ajo çfarë dinë të gjithë për Shekspirin. Por cili ishte me të vërtetë ai? Si ka qenë jeta e tij?

Për vite me radhë janë bërë studime e kërkime të shumta rreth jetës së Shekspirit të famshëm, por pa rezultate të
qenësishme. Spekulimet e shumta në lidhje me vërtetësinë e ekzistencës së tij sa vijnë e shtohen, pasi pyetjet e
shumta të ngritura rreth jetës së tij vazhdojnë të mbeten pa përgjigje konkrete. Dyshimi kryesor janë provat e
pakta të ekzistencës që ka lënë pas vetes dramaturgu anglez. Ashtu si autopsitë e trupave të alienëve dhe
pranisë së një qitësi të dytë në vrasjen e Presidentit amerikan Kenedi, besimi se emri i Shekspirit është veç një
mbulim dhe se i ka shkruar dikush tjetër veprat e tij, nuk arrin të çrrënjoset. Skeptikët nisën ta vinin në dyshim
identitetin e vërtetë të gjeniut në fund të shekullit XIX. Që atëherë, teoria e ekzistencës së një autori tjetër ka
fituar legjitimitet falë këmbënguljes së disa studiuesve dhe historianëve. Është një çështje shumë e rëndësishme
të njihet më tej jeta e Shekspirit dhe, nëse do të jetë e vërtetë se ka qenë dikush tjetër që përdorte këtë emër,
duhet të njihet patjetër identiteti i tij dhe arsyeja përse ka dashur të qëndrojë në hije. Tani, pothuajse 300
personalitete kanë kërkuar publikisht që teoria e tyre të merret seriozisht në konsideratë dhe të zbulohet e gjithë e
vërteta që fshihet pas këtij emri me famë botërore. Më 10 shtator, aktori shekspirian Derek Xhekobi dhe ish-
drejtori artistik i "Shakespeare's Globe Theatre", Mark Rilans, shpallën publikisht "deklaratën e dyshimit të
arsyeshëm". I përpiluar nga "Koalicioni i autorësisë së Shekspirit", një fondacion dedikuar tërheqjes së
vëmendjes së publikut mbi identitetin e vërtetë të gjeniut të dramës, dokumenti i kërkon botës akademike të
pranojë se, "ka mjaft hapësirë për të pasur dyshime mbi identitetin e Shekspirit" dhe që këtij problemi t'i jepet
rëndësia e duhur nga ana e studiuesve. Bashkë me firmat e Xhakobit dhe Rilensit, gjenden ato të Çarls Çamplin,
ish-redaktori për artin i së përditshmes amerikane "L. A. Times"; Maikëll Delahoid, profesor në Universitetin e
"Uashingtonit" dhe Robin Foks, profesor i teorisë shoqërore në Universitetin "Rutxhers" të Nju-Xhersit. Por edhe
disa emra më të famshëm, si Mark Tuein, Çarls Dikens dhe Orson Uells, gjenden në listën njerëzve që besonin
se nën firmën e Shekspirit fshihej dikush tjetër. Në zemër të debatit qëndron fakti se, për një njeri aq të aftë të
penës, që e kaloi jetën duke shkruar, Shekspiri ka lënë prapa shumë pak prova të ekzistencës së tij. Pjesa më e
madhe e studiuesve bien dakord se ekzistojnë mjaftueshëm prova për të vërtetuar se Uilliam Shekspir lindi në
Stratford mbi Avon, u bë aktor dhe u kthye në qytetin e lindjes, ku qëndroi deri kur vdiq, në vitin 1616. Por udhët e
mbështetësve të secilës teori ndahen pikërisht këtu. Stratfordianët, siç njihen, besojnë se Uilliam Shekspir është i
njëjti individ që shkroi atë, që më pas do të vlerësohej si vepra më e madhe letrare në historinë britanike.
Antistratfordianët thonë se nuk ekziston asnjë e dhënë bindëse për të lidhur Shekspirin me dramat, poemat dhe
punët e tjera që i atribuohen atij. Dhe kështu nis loja e polemikave, që mesa duket nuk e po e lënë gjeniun e
madh të prehet në paqe. Stratfordianët vërejnë se emri i Shekspirit është shtypur në faqet e shumë dramave të
publikuara gjatë kohës që ishte gjallë. Antistratfordianët nënvizojnë se askush nuk e ka idenë as si e shkruante
Shekspiri emrin e tij: gjenden vetëm gjashtë firma të hedhura me shpejtësi nga dora e tij, të cilat mund të lexohen
në mënyra të ndryshme. Stratfordianët thonë se disa bashkëkohës e zënë në gojë Shekspirin në veprat e tyre;
pala tjetër këmbëngul se i referohen vetëm si aktor, pa e përmendur kurrë si autor. Pastaj, ekziston një dallim i
qartë mes jetës së Uilliam Shekspir dhe jetëve, për të cilat shkroi në veprat e tij. Antistratfordianët dalin me tezën
se vepra e tij karakterizohet nga njohja e shkëlqyer e literaturës botërore, e gjuhës, e jetës aristokratike dhe
udhëtimeve jashtë vendit, gjëra që duhej të ishin krejt të huaja për aktorin e një qyteti të vogël pa shkollim
universitar. Siç shkruhet në Deklaratë, "studiuesit nuk kanë asnjë ide për mënyrën si ai e krijoi atë bagazh të
thellë e të detajuar njohurish që tregohet më së miri në vepër". Është kjo arsyeja për të cilën për të gjetur
126
Shekspirin e vërtetë këta studiues i hedhin sytë tek aristokratët dhe njerëzit që kishin luksin për të udhëtuar nëpër
botë. Eseisti Frensis Bekon, poeti dhe dramaturgu Kristofer Marlou, aristokrati Eduard de Ver: janë këta
kandidatët më të mundshëm. Por pala tjetër e hedh poshtë me forcë këtë snobizëm, duke thënë se edhe një
formim më se normal do të kish mjaftuar që Uilliami të arrinte të shkruante veprat e famshme në fund të fundit jo
më kot quhej një gjeni. Dhe këtë stratfordianët kërkojnë ta argumentojnë, duke ngulmuar te fakti që shumica e
dramave të Shekspirit janë adaptuar nga vepra më të hershme. Sipas tyre, Uilliami u mbështet tek autorë të tjerë
për të kompensuar atë që nuk kishte marrë në universitet apo përvojat e munguara të udhëtimeve. “Ata
argumentojnë se Shekspiri në vepra është mbështetur shumë edhe te përvojat personale", thotë Xhonatan Beit,
një ndër emrat kryesorë të stratfordianëve. "Por një imazh i tillë ku shkrimtari fut shumë nga vetja në vepër i
autorëve është shumë i vonshëm, një ide shumë romantike në literaturë. Në kohën kur Shekspiri shkroi punët e
tij, nuk veprohej kështu". Por, pak rëndësi ka fakti, nëse këto kryevepra të letërsisë botërore i shkroi Shekspiri, De
Veri apo Frensis Bekon - çfarë do të ndryshojë në rëndësinë e tyre në rast se mësohet që autori ka përdorur
emër të rremë. Përse duhet të bëhen kaq shumë kërkime intensive. Përse gjithë kjo zhurmë? Që të dyja palët
insistojnë në idenë se zbulimi i identitetit të njeriut që qëndron pas "Hamletit" e "Mbretit Lir" është thelbësor për
kuptimin e veprave. "Interpretimi që u bëjmë veprave të Shekspirit do të ishte krejt i ndryshëm në rast se do të
dinim me saktësi kush i shkroi ato", thotë Bill Ribinshtein, profesor historie në Universitetin e "Uellsit", njëherësh
edhe këshilltar akademik në Fondacionin "Koalicioni i autorësisë së Shekspirit". "Në rast se ka qenë i përfshirë
thellësisht në politikë, për shembull, çdo rresht i secilës vepër do të kishte motivime të tjera", shton profesori. Me
anë të "Deklaratës së dyshimit të arsyeshëm", firmëtarët e koalicionit nuk duan të thonë se dinë kush i ka shkruar
veprat e Shekspirit, por që kjo pikëpyetje "të vlerësohet me rëndësinë e duhur nga qarqet akademike, si një
çështje së cilës i duhen kushtuar studime e thellime". Me këtë shpresë, Uilliam Lihi, kreu i katedrës së anglishtes
në Universitetin "Brunel", për herë të parë do të përfshijë në kurset e tij edhe leksione mbi autorësinë e Shekspirit.
"Studimet mbi Shekspirin merren me veprën e tij, duke e trajtuar nga shumë këndvështrime: feminist,
postkolonialist, historik", thotë ai. "Mendoj që do të ishte e rëndësishme që ta përfshinim edhe autorësinë mes
tyre". Në fund të fundit, zhurmës dhe spekulimeve të shumta nuk kishte se si t’u shpëtonte edhe Shekspiri.
Tashmë studiuesit dhe historianët më të famshëm i kanë vënë qëllim vetes që të zbulojnë të vërtetën që fshihet
pas hijes së misterit të tij. Megjithatë, atij mund t'i vihet një emër çfarëdo, mund ta quash Shekspir ose edhe
vetëm "gjeniu". Fama dhe magjia e veprave të tij nuk ka të bëjë aspak me misterin që e rrethon. Kryeveprat e tij
kanë arritur të vetme të magjepsin të gjithë botën pa pasur nevojë të kenë suportin e jetës apo emrit të autorit të
tyre. Siç ka thënë edhe Zhulieta në kryeveprën e famshme të "gjeniut": "Ai që ne e quajmë trëndafil, do të kishte
të njëjtën erë sikur ta quanim ndryshe…".
Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Diskutim i drejtuar Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime/Grupet e Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe
ekspertëve
Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë me klasën

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Të nxënit me këmbime / Diskutim i drejtuar


Mësuesi/ja vendos në dërrasë të zezë një foto të shkrimtarit të madh botëror, Uilliam Shekspirit. Më pas u
kërkon nxënësve se çfarë dinë ata rreth autorësisë së veprave të tij?
- A keni dëgjuar rreth autorësisë së Shekspirit?
- Për çfarë flet kjo çështje?

127
- Cilat janë disa nga tezat që shtrohen rreth autorësisë së tij?
- Cilat elemente të biografisë së tij i njihni, të cilat vërtetojnë autorësinë e veprave të tij?

Në bazë të përgjigjeve të nxënësve mësuesi/ja plotëson skemën në dërrasë të zezë.

Autorësia e veprave të
Shekspirit
Ka provat të pakta të Biografia e tij është e
ekzistencës së tij errët, emri i tij mund të
jetë pseudonim letrar

Dyshohet se Mark Tuein, Ka dyshime gjithashtu se


Çarls Dikens dhe Orson veprat e tij i shkroi De
Uells fshihen pas Shekspirit Veri apo Frensis Bekoni

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime/Grupet e ekspertëve


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të risjellin në vëmendjen e tyre edhe një herë kronologjinë e jetës dhe veprave të
Shekspirit. Qëllimi i kësaj lidhet me çështjen delikate të autorësisë së veprave të tij. Për këtë sjell në vëmendjen
e nxënësve eksperiencat e profesionet që ai ka bërë. Të dhëna nga biografia e tij dhe realiteti kur ai ka jetuar.
Mësuesi/ja mund të shfrytëzojë njohuri të nxënësve të marra edhe në lëndën e arteve dhe u kërkon atyre të
ndahen në grupe dhe japin të dhëna mbi jetën dhe personazhet, të cilat pretendohen të njëjtësohen me emrin e
Shekspirit. Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe me nga 5-6 nxënës. Secili anëtar i grupit zgjidh çështjen që i
jepet nga mësuesi/ja.
Grupi I mbron tezën që pas Shekspirit fshihej filozofi Frensis Bekoni.
Grupi II mbron tezën që pas Shekspirit fshihej Ben Xhonsoni.
Grupi III mbron tezën që pas Shekspirit fshihej Kristofor Marlou.
Grupi IV mbron tezën që pas Shekspirit nuk fshihet asnjë individ tjetër, veçse origjinali njihet me të njëjtin
identitet dhe jep argumente lidhur me të.

Grupi I Grupi II Grupi III Grupi IV


Pas Shekspirit fshihet Frensis Pas Shekspirit fshihet Ben Pas Shekspirit fshihej Pas Shekspirit nuk fshihet asnjë
Bekoni Xhonsoni Kristofor Marlou individ tjetër, veçse origjinali

Në fund ekspertët e grupeve paraqesin përgjigjet e tyre dhe diskutojnë me njëri-tjetrin duke krahasuar punët e
tyre. Më pas diskutimi shtrihet edhe tek anëtarët e tjerë të grupeve, duke bërë kështu një organizim të
informacionit.

Diskutohen aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me identitetin e Shekspirit; gjerësia gjeografike e veprave të
tij, tematika e shfrytëzuar nga realiteti italian i kohës, problematika e thellë lidhur ngushtë edhe krizën
psikologjike dhe ambicien për pushtet që është karakteristikë e veprave të tij etj

128
Përforcimi. Diagrami i Venit
Mbështetur në materialin e dhënë në tekst mbi autorësinë e veprave të Molierit dhe Shekspirit, nxënësit
ndërtojnë Diagramin e Venit mbi të përbashkëtat dhe të veçantat që ndajnë problemin e dy gjenive mbi
autorësinë e veprave të tyre.

Shekspiri Molieri

Të përbashkëtat
1. Për të dy këta gjeni ka dyshime që nuk kanë ekzistuar dhe pas tyre fshihen persona të tjerë.
2. Këta dy emra dyshohet të jenë pseudonime letrare të emrave të vërtetë ose të jenë shpikur këto
karaktere imagjinare.
3. Këto teza që mohojnë autorësinë e veprave të këtyre dy shkrimtarëve lidhen mbi të gjitha me faktorin
“kohë” dhe atë kulturor.
4. Shekspiri dhe Molieri kishin një arsimim të pakët për t’u bërë gjeni të përmasave të tilla.

Detyrë: Sillni në klasë materiale të ndryshme që diskutojnë mbi çështje të autorësisë në veprat e Shekspirit.

Punë me projekt

Tema: Ambicia për pushtet, individi dhe drama e tij - temë e universale e trajtuar gjerësisht në veprat
e Shekspirit, si një analizë e thellë karakteri dhe marrëdhëniesh. Veçoritë e stilit të tij

Veprat: Dramat e Shekspirit: Jul Çezari, Makbeth, Mbreti Lir, Hamleti, Otello, Tregtari i Venedikut, Rikardi III.

Qëllimi i projektit: Nxënësit në mënyrë të pavarur të analizojnë në veprat dramatike të Shekspirit ambicien
për pushtet si ndjenjë, e cila e çon qenien njerëzore drejt fatalitetit.

Objektivat. Në fund të projektit nxënësit të kenë arritur:


a. të identifikojnë praninë e ambicies për pushtet si dukuri universale në krijimtarinë dramatike të Shekspirit;
b. të analizojnë thellësisht dukurinë, shfaqjen e përmasave të saj brenda veprës së Shekspirit, pasojat e sjella
tek individi dhe shoqëria si rezultat i prezencës së saj në shoqërinë njerëzore;
c. të krahasojnë shfaqjen e kësaj dukurie në vepra të ndryshme të Shekspirit
ç. të reflektojnë rreth kësaj dukurie në realitetin e sotëm

Grupet e interesuara: klasa ndahet në gjashtë grupe, sipas tematikës së përcaktuar.

129
PROJEKT

Kohëzgjatja e projektit: 60 ditë

Referimi: 3 orë

Partnerë në projekt:

Mësuesi/ja e historisë:
a) për të ndihmuar nxënësit në ndërtimin e kontekstit historik në të cilin ka jetuar Shekspiri dhe kontekstet me të
cilat lidhen veprat e tij
b) për sqarimin e shpjegimin e termave dhe koncepteve të ndryshme historike, nëse është e nevojshme;

Mësuesi/ja e psikologjisë:
a) për sqarimin termave psikologjikë;
b) për sqarimin e shpjegimin e koncepteve të ndryshme psikologjike si : ambicia , frika, dashuria,etj;

Mësuesi i informatikës:
a) në përdorimin e Word-processor në shkrimin e materialit;
b) në përdorimin e Power Point-it për të përgatitur përmbledhjen e materialit.

Mësuesi/ja i gjuhës angleze:


a) në shpjegimin e fjalëve të panjohura në materialet e gjetura në gjuhën angleze.

Mësuesi i filozofisë/sociologjisë:
a. për shpjegimin e dukurive dhe marrëdhënieve të ndryshme shoqërore, si: ambicia për pushtet, gënjeshtra,
mashtrimi, figura e liderit dhe koncepti i tij nga kohet e hershme deri në ditët e sotme etj.
Të tjerë që japin mbështetjen e tyre për punën e nxënësit në këtë projekt.

Veprimtaritë e projektit:
Mbledhja e materialit dhe prezantimi i temës
- ndarja në grupe pune dhe përcaktim i detyrave të tyre;
- leximi i veprës dhe hulumtimi i tematikës dhe plotësimi i skedave të ndryshme me informacionin përkatës;
- konsultimi i grupit me mësuesin në orët konsultuese;
- hartimi i materialit përfundimtar;
- paraqitja para klasës dhe diskutimi rreth tij.

Shënim. Për çështjen e dhënë mund të formohen edhe nëngrupe, të cilat do të ndjekin për çështjen që do të
referojnë të njëjtën ecuri. Në fund nëngrupet bëjnë përmbledhjen që do të referohet.

Grupet e punës

Grupi I
Tema: Jeta dhe krijimtaria e Shekspirit, universaliteti i veprës së tij
- kronologjia e plotë e jetës dhe veprave të Shekspirit.
- tematikat e trajtuara, problemet e qenies njerëzore të evidentuara, përmasa universale e tyre.
- stili i tij dhe gjuha

Grupi II
Tema: Ambicia për pushtet te “Makbethi”
- subjekti i veprës;
- sistemi i personazheve;
- tema dhe mesazhi, problemet që sjell në vëmendjen tonë ajo;
- marrëdhëniet e individit me shoqërinë kur ai ndikohet nga ambicia për pushtet, pasojat e saj;
- stili dhe gjuha e veprës;

130
- krahasimi mes “Jul Çezarit” dhe “Makbethit”

Grupi III
Tema: Ambicia për pushtet te “Hamleti”
- subjekti i veprës
- sistemi i personazheve;
- tema dhe mesazhi, problemet që sjell në vëmendjen tonë ajo;
- marrëdhëniet e individit me shoqërinë kur ai ndikohet nga ambicia për pushtet, pasojat e saj;
- stili dhe gjuha e veprës;
- krahasimi mes “Jul Çezarit” dhe “Hamletit”.

Grupi IV
Tema: Ambicia për pushtet dhe para te “Mbreti Lir”
- subjekti i veprës
- sistemi i personazheve.
- tema dhe mesazhi, problemet që sjell në vëmendjen tonë ajo .
- marrëdhëniet e individit me shoqërinë kur ai ndikohet nga ambicia për pushtet, pasojat e saj
- stili dhe gjuha e veprës.
- krahasim mes “Jul Çezarit” dhe “Mbretit Lir”

Grupi V
Tema: Ambicia për pushtet dhe para tek “Otello”
- subjekti i veprës
- sistemi i personazheve.
- tema dhe mesazhi, problemet që sjell në vëmendjen tonë ajo .
- marrëdhëniet e individit me shoqërinë kur ai ndikohet nga ambicia për pushtet, pasojat e saj
- stili dhe gjuha e veprës.
- krahasim mes “Jul Çezarit” dhe “Otellos”

Grupi VI
Tema: Ambicia për pushtet dhe para te “Rikardi III”
- subjekti i veprës
- sistemi i personazheve;
- tema dhe mesazhi, problemet që sjell në vëmendjen tonë ajo;
- marrëdhëniet e individit me shoqërinë kur ai ndikohet nga ambicia për pushtet, pasojat e saj
- stili dhe gjuha e veprës;
- krahasim mes “Jul Çezarit” dhe “Rikardit III”.

(Literatura për të gjitha grupet: Parathënia; përmbajtja e librit; të dhëna nga interneti)

Dorëzimi dhe diskutimi i punimit


Çdo përgjegjës grupi paraqit para klasës materialin e përgatitur nga grupi. Veç punimit me shkrim, i cili duhet të
mbajë edhe emrin e redaktorit dhe korrektorit të grupit, materiali mund të paraqitet i përmbledhur me power-
point dhe të shoqërohet edhe me materiale ilustruese.

Ora I – prezantimi i temës ndarja në grupe, përcaktimi i detyrave


Ora II – konsultë për punën e bërë deri më tani
Ora II – paraqitja punimeve nga grupet përkatëse

Treguesit e vlerësimit të projektit:


Çdo nxënës mban shënimeve rreth punimit, seriozitetit të paraqitjes dhe bën vlerësimin individual
Diskutimi në klasë për punën e shokëve
Vlerësimi përfundimtar nga mësuesi/ja për punën individuale dhe në grup

131

You might also like